Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Do mbahen sdo mbahen zgjedhjet? Sa me shume kohe kalon qe ndodhemi ketu, sa me shume takime dhe informacione marrim, aq me pak kuptojme cndodh, do me thoshte para disa diteve njeri prej diplomateve, anetar i delegacionit te OSBE-ODIHR-it
Agim Isaku
Krejt ndryshe nga optimizmi i para disa muajve, kur justifikonin marreveshjet me Berishen per Kodin Zgjedhor te radhes, perfaqesuesit socialiste ka disa kohe qe shfaqen neper ekrane me fytyra te ngrysura, duke paralajmeruar as me shume e as me pak, por mundesine e shtyrjes se zgjedhjeve. Leter e Islamit derguar Ministrit te Brendshem. Tre kushtet tona per zgjedhjet, thote autori i teorise win-win dhe shton: PS nuk eshte bashkefajtore e deshtimit te zgjedhjeve Konferenca e disate per shtyp. Paralajmerim tjeter serioz dhe padi per arrestime te mundshme. Xhafa i shkruan KQZ-se. Merr ne dore procesin, i thote. Meta, i perjashtuar nga procesi si pasoje e marreveshjes se dy partive te medha, kembengul se shtyrja do te ishte nje turp, posacerisht tash qe jemi edhe anetare te NATO-s. Dhe kronikat alarmante vazhdojne ne koherence me konferencat e shtypit. Lista te manipuluara. Radhe te gjata neper pikat e aplikimit per karta identiteti. Energji elektrike qe mungon. Specialiste te patrajnuar. Humbje te gjata te sinjalit te internetit. Lufte acaruese numrash dhe emrash. Te vdekurit neper lista. Te gjallet qe punojne e jetojne jashte kufijve te shtetit. Te semuret. Pensionistet
Tashme pyetja nese zgjedhjet politike te radhes do te mbahen me 28 qershor apo do te shtyhen per ne vjeshte, eshte ushqim kryesor jo vetem i mediave. Delegacioni i OSBE-ODIHR punon si ne ethe, thuajse i hutuar. Sa me shume kohe kalon qe ndodhemi ketu, sa me shume takime dhe informacione marrim, aq me pak kuptojme cndodh, do me thoshte para disa diteve njeri prej diplomateve, anetar i ketij delegacioni. Tensioni gjithandej sa vjen e rritet. Madje shumekush ka filluar te beje edhe kalkulimet nese kjo shtyrje e mundshme e zgjedhjeve shkon ne favor te kesaj apo asaj partie.
A do te shtyhen zgjedhjet? Sa te verteta ka ne ato qe pretendojne partite? Keto jane pyetje te cilave nuk ka per qellim tu jape pergjigje ky shkrim. Shqetesimi yne eshte tjeter: perse kjo situate absurde tensioni ne cdo prag zgjedhjesh ne Shqiperi?
Kalimthi ia vlen te kujtojme se e njejta situate u krijua edhe ne zgjedhjet e shkuara vendore. Edhe asokohe gjeneratori i tensionit ishte po selia roze. Problemet ishin te njejta, pavaresisht se atehere flitej jo per karta, por per certifikatat dhe dokumentat e tjere te identifikimit. Pervec nderhyrjes tradhetare te Nanos, u desh nderhyrja energjike e nderkombetareve qe zgjedhjet dikur te mbaheshin, pavaresisht se jashte afatit ligjor. Shqiptaret gjithashtu mbajne mend se sapo Rama siguroi fitoren ne Tirane, ankesat nga selia roze u shuan. Zgjedhjet u certifikuan ne ate nivel qe u certifikuan, pavaresisht se qe te dyja partite pretendojne se i kane fituar ato; njera se ka fituar qytetet e medha, tjetra Shqiperine.
Dhe ja ku vijme serish ne te njejten situate e cila po kthehet ne nje fatalitet nervangrites per qytetaret ne cdo prag zgjedhjesh. A thua se edhe tensioni i dates eshte pjese e pandashme e Kodit Zgjedhor. Qe ta kuptojme me mire se sa absurde eshte situata, mjafton te hedhim syte e te shohim se cndodh ne situata si kjo ne vendet perreth nesh, jo me larg. Zgjedhjet shpallen. Mbahen ne daten e caktuar. Jo perhere pa probleme. Diku nga ora 18 e dites se zgjedhjeve, partia humbese, pa pritur ende te dhenat perfundimtare, thjesht duke respektuar ndjesine e pergjithshme dhe te dhenat paraprake (exit polls-et, sikunder thirren) pershendesin fituesin. Atje ku ka pretendime per parregullsi, shtojne fjaline: Ne lidhje me parregullsite, partia jone do tu drejtohet organeve kompetente, kryesisht gjykatave. Kaq. Dhe te nesermen fillon punet vazhdojne normalisht.
Tek ne kjo ka ndodhur shume rralle. Dhe duke qene se perben nje perjashtim, ata qe e kane bere (kujto psh, Berishen pas referendumit per Kushtetuten me 1994 dhe Nanon ne mbremjen e 3 korrikut 2005), menjehere jane akuzuar si tradhetare dhe njerez qe i kane shitur zgjedhjet.
Vini re se si shprehet Berisha: Nuk mund ta le Shqiperine ne doren e te papergjegjshmi me vese si Rama. Besoj se e mbani mend se te njejten gje thoshte Rama ne prag te zgjedhjeve te fundit lokale: Smund tia leme Tiranen nje krimineli si Berisha
Pikerisht tek identifikimi i lidereve me pushtetin (kuptohet per shkak te perfitimeve) dhe me tej akoma tek identifikimi i tyre me mbare vendin apo njesine nen administrim, buron edhe ankthi qe shoqeron mbajtjen e zgjedhjeve, qe jane thjesht dhe vetem nje mundesi per ndryshim pushteti.
Sot situata eshte edhe me absurde. Meqenese te dy drejtuesit kryesore jane ne pushtet (Berisha ne Qeveri dhe Rama ne Bashki), nuk ka se si mos te te krijohet ndjesia se gjerat do te ishin ku e ku me te qeta nese keto zgjedhje te mallkuara te mos mbaheshin fare. Posacerisht per Ramen, te cilin asnjeri nga sondazhet nuk e nxjerr fitues. Dhe kjo lidhet pazgjedhshmerisht me menyren se si politikanet shqiptare e konsiderojne pushtetin: shtypje te tjetrit dhe burim perfitimesh te majme personale.
Sikur te ishte ndryshe, gjerat do te ishin ndryshe edhe ne kete pragzgjedhjesh (klan)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27099

Pse sna i dhane vizat Ne mund te ndertojme rruge, tec-e dhe hec-e sa te duam. Mund te hartojme projektligje qe tani u themi drafte e pastaj ti miratojme dhe ti quajme ligje, por perpara Brukselit do te jemi po ata problematike.
Nga Alqi Kociko
Pas nje bombardimi mediatik te pakten gjashtemujor nga ana e qeverise sone dhe pas nje ndjesie shprese te pergjithshme ne mes tone, se dita e bekuar me ne fund erdhi, Brukseli na e beri me hile. Europa nuk i liberalizoi vizat per shqiptaret, duke i bere sevap vetem Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise. Sigurisht, zhgenjimi yne merr me vete nje lloj ngushellimi qe e sjell bindja se se shpejti kjo dite do te vije; ne mos pas nje viti, pas dy vjetesh. Dhe kur vjen puna per te pritur per viza, e kemi treguar se kemi nje durim derri. Por zhgenjimi mbetet po ai, dhe keto dite frustrimi eshte projektuar ne dy drejtime: Zhgenjim ndaj garancise qe ka dhene vazhdimisht qeveria shqiptare, dhe nga ana tjeter ndaj hiles qe na beri Bashkimi Europian.
Duke u vene ne nje gare krahasimore me komshinjte fatlume, si ballkanas xheloze qe jemi, nuk eshte se nuk te krijohet pershtypja e padrejtesise. E kujt i dhane te drejten te levize pa vize neper Europe? Serbeve, ketyre shkaktareve te pergjakjes 10 vjecare te Ballkanit, ketij shteti qe edhe me paterica dhe i fashuar gjithkund, i bie gajdes se nacionalizmit te semure nderkohe qe plaget ekonomike dhe sociale i kullojne parreshtur. Malit te Zi, qe deri pak vite me pare ne vend te parajses se turizmit, media, politikane dhe prokurore europiane e portretizonin si parajsen e trafiqeve qe komandoheshin nga vete shtetaret kryesore; Maqedonise, ketij shteti qe mezi doli gjalle nga lufta e tete viteve te shkuar dhe qe sipas shume analisteve e politologeve, ende nuk i ka kaluar rreziku i shperberjes.
Perballe tyre eshte Shqiperia qe ka bere nje mal me reforma, qe u anetaresua ne NATO, qe nese dikur konsumonte siguri, tani eksporton stabilitet, qe pati rritje aq te qendrueshme ekonomike saqe nxorri jashte loje edhe FMN-ne dhe qe pajisi shtetasit e vet me karta identiteti. Por ja qe edhe sipas arsyetimit zyrtar te BE-se, kjo puna jone nuk eshte edhe aq e koklavitur. Ju or zoterinj, thote Brukseli, keni mangesi ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, procedurat e leshimit te pasaportave i keni problematike, po ashtu dhe menaxhimin e kufijve dhe emigracionit. Pak me shqip, do te thote se pasaporta mund te jete biometrike dhe elektronike, por nje kriminel mund te marre dy a me shume te tilla; ne kufijte tane hyne e dalin derri e dosa (me perjashtim te virusit), dhe po tua liberalizojme vizat, kete paaftesi tuajen do ua beni peshqesh vendeve te BE-se.
Dhe keshtu, ne jemi ne te njejten kategori dhe rradhe pritjeje me Bosnje-Hercegovinen. Vertet jemi kaq keq ne luften kunder krimit dhe trafiqeve? Vertet kushdo qe kerkohet nga ligji mund ta bleje nje pasaporte te paster dhe te shkoje kur ti teket, pa i thene njeri plac? Ky lajmi i mos-liberalizimit qe erdhi kete mesjave, u parapri nga plot lajme te tjera, sigurisht te mbizoteruara nga zgjedhjet dhe politika. Mes tyre, ra ne sy nje vendim i Gjykates se Larte, i paarsyetuar, per lirimin e nje personi te akuzuar per trafikimin e sasise me te madhe te heroines se kapur ndonjehere ne vend, plot 40 kilograme. Prokurorise se Krimeve te Renda i mbeten ne dore filmimet, fotografite dhe provat e tjera, e shokuar nga ky vendim. Edhe ne shume raste te tjera, organit te akuzes i kane mbetur neper rafte muaj e vite te tera hetimesh pas vendimeve heroike te kesaj natyre.
E pra, ne mund te ndertojme rruge, tec-e dhe hec-e sa te duam. Mund te hartojme projektligje qe tani u themi drafte e pastaj ti miratojme dhe ti quajme ligje, por perpara Brukselit do te jemi po ata problematike. Edhe atehere kur me nje vendim me shume politik sesa institucional, BE-ja te na i liberalizoje vizat, jam i bindur se pasaporta e shqiptarit do te keqyret me me skrupulozitet dhe mosbesim neper pikat kufitare, sesa ajo e malazezit, serbit dhe maqedonasit. Dhe per kete do te kontribuojne edhe raste si ky i fundit, kur Gjykata e Larte u kap me heroine. (klan)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27102

Villa Certosa eshte kthyer serish ne qender te vemendjes Por kete here jo per skandalet e panumerta te kryeministrit italian Silvio Berluskoni me femrat.
Ndoshta keto skandale kane rezultuar nje reklame e suksesshme per vilen e manjatit italian, sepse sipas zerave te fundit, Berluskoni ka marre nje oferte prej 450 milione eurosh, me e madhja ne te gjithe boten e ofruar per nje vile.
Familja Al Nayhan qe mbreteron ne Emiratet e Bashkuara Arabe eshte magjepsur nga madheshtia e nderteses ne ishullin e Sardenjes, aq sa eshte e gatshme te derdhe shumen stratosferike per te blere vilen.
Shitja rekord mund te finalizohet gjate vizites se Berluskonit ne Abu Dhabi gjate diteve te ardhshme ku do takohet me sheikun Khali¬fa bin Zayed bin Sultan Al Nahayan.
Claudio Giuntoli eshte njeriu qe po merret me detajet e shitjes. Nuk mund as ta konfirmoj dhe as te pergenjeshtroj. Po punoj me seriozitet te madh per kete gje, shprehet Giuntoli. Sipas revistes Forbes, familja Al Nahayan ka nje pasuri rreth 23 miliarde dollare dhe ndodhet ne vendin e 20-te te renditjes boterore. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1059. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1059

Ka vdekur gruaja më e moshuar e SHBA-ve Ka vdekur në moshën 114-vjeçare gruaja më e moshuar e SHBA-së.
Olivia Patrisia Tomas u nda nga jeta në Seint Frensis Hom të Uilliamsuillit, pranë Bufalo-s. Sipas Foks Njuz, Olivia lindi në 29 qershor 1895 dhe ishte njeriu i tretë, më i moshuar në botë.
Një grua japoneze që ende jeton, mban titullin e njeriut më të moçëm në glob. Kama Çinen, ka lindur një muaj e 19 ditë, përpara Olivia Tomas.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1055. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1055
GJume ne moshen e internetit Te dhenat e fundit nga nje zyre e OKB na tregojne qe jemi te fundit ne rajon per perdorimin e rrjetit. Komunikimi ka pare rritje, por tek fqinjet me shume. Ja si ka evoluar teknologjia e re ne vend
Nga Anduela Nika
Te huajt na etiketojne si nje popull llafazan. Qe flasim shume dhe shpejt. Dhe 40 te perditshme per pak me shume se 3 milione banore tregojne per kete aftesi komunikative qe kemi. Por kur vjen puna per te paguar per sasine e fjaleve qe derdhim, aty fillon e na merret pak goja dhe i biem shume shkurt, aq sa po te ishte e mundur do te shpiknim edhe nje kod komunikimi permes numrit te zileve te leshuara ne celular. Te dhenat e bera publike nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojne se shqiptaret flasin mesatarisht 45 sekonda ne dite dhe ne muaj dergojne nga 6-11 mesazhe. Nje shifer kjo ne kufijte e modestes po te krahasohet me 114 qe dergon nje irlandez ne dite.
Keta po qe jane llafazane te medhenj. Ceshtja nuk qendron tek mungesa e deshires per te komunikuar, por duket qe jemi nje popull qe vazhdojme te parapelqejme komunikimin live sesa ate virtual. Megjithate, duhet te pranojme se historia jone teknologjike filloi vone dhe dhe perparimi ka qene mbreselenes, po te llogarisim edhe ckemi hequr gjate ketyre 18 viteve te fundit.
Nga ana tjeter, as me internetin nuk i kemi punet dhe mire, sepse renditemi te 85-tet duke zene vendin e fundit ne rajon; Maqedonia renditet e 65-ta, Bullgaria e 46-ta, Bosnja e 58-ta. Duke iu referuar raportit te fundit te Bashkimit Nderkombetar te Telekomunikacionit, nje zyre e OKB-se qe rregullon numeracionin telefonik nderkombetar dhe ceshtje te tjera, Shqiperia ka fituar shume pak vende ne krahasim me vitin 2002, por pjesa tjeter e botes eshte zhvilluar shume me shpejt ne kete drejtim duke na lene prapa.. Sot 18.5 % e popullates lundron ne internet, nderkohe qe pese vite me pare ishte vetem 0.34 % te popullates. Rreth 9.5% e familjeve shqiptare kane nga nje kompjuter, ndersa 75% e popullates zoteron nje celular. Tregu i internetit me mbi 400 mije vizitore po konkurron edhe tregun e televizioneve ne Shqiperi, te cilet gjithashtu perpiqen ti marrrin keta 400 mije vizitore duke transmetuar online, njesoj si stacionet e medha globale si CNN apo BBC. Ato qe ndryshojne jane vetem numrat, nga miliona vizitore ne kenaqemi me disa mijera, nderkohe qe teknologjia eshte e njejta. Ajo qe nuk duhet harruar eshte se zhvillimi i teknologjise se informacionit ne Shqiperi ka ecur me ritme marramendese gjate viteve te fundit, por megjithate, vendi nuk eshte bere me konkurrues ne tregun nderkombetar. Produktet shqiptare ne boten e internetit kufizohen tek informacioni, nderkohe qe tregtia permes internetit eshte shume e kufizuar dhe ka mbetur ne te njejtat nivele te fillimit te saj ketu e 5 vite me pare. Sigurisht jane shtuar dyqanet virtuale, por ato mbeten gjithnje ne kuadrin e shitjeve te librave dhe cd-ve dhe ende nuk kemi dhe ne nje ebay ne shqip apo nje portal tjeter qe te beje tregti online. Mungesa e legjislacionit ne kete pike mbetet nje handikap i madh. Ligji per internetit eshte me te vertete nje vakum ne legjislacionin tone. Aktualisht nuk ka nje te tille, ben te ditur Ylli Bufi, nenkryetar i Komisionit Parlamentar te Ekonomise. Mungesa e ligjit perkthehet me me pak siguri per klientin dhe asnje takse per dyqanet virtuale. Cdo dyqan, i cili tregton cfaredolloj malli paguan nje takse te caktuar ne shtet. Kjo nuk ndodh ne tregtine via internet, sepse ata nuk jane te regjistruar tek Tatim-taksat, nuk duhet te marrin license per te hapur dyqanin. Mjaftojne vetem 250 euro per te blere nje hostim, nje llogari ne banke dhe vendosja e produkteve qe do te shesesh. Pergjithesisht cmimi i produkteve qe shiten nga dyqanet shqiptare nuk i kalon te 30 dollaret..
E megjithate serish nuk kemi nje boom ne shit-blerjet online, pavaresisht se ne kete moment teknologjine e kemi ne anen tone. Sepse nuk mund te flasim me per disa dhjetra kompjutera te sjella ne menyre partizance ne fundin e viteve 80, ku studenti me i mire e kishte mesuar tastieren duke e pare te vizatuar ne derrase te zeze; qe nuk kishte prekur kurre nje mouse me dore e ku programimi shihej si nje zgjidhje matematikore sesa si nje proces automatik, thjeshtesisht i kuptueshem nese jep komandat e duhura. Hapja e vendit ndaj botes se qyteteruar nuk u perkthye menjehere ne zhvillim te komunikimit. Kompjuerat e pare qe hyne ne vend ne vitin 1991 erdhen nga Fondacioni Soros, dhe ishin si ujet e paket per ata pak qe dinin si ti perdornin. E njejta gje ndodhte edhe me telefonine e levizshme. Shqiptaret deri ne ate kohe te mesuar me postat, ku duhet te prisnin rradhen per te patur nje bisede me te afermit apo miqte e shihnin pak me habi pasjen e nje telefoni pa kabell. Albanian Mobile Communications si kompani shteterore, e leshoi sinjalin e saj te pare ne maj 1996 dhe per disa vjet rresht, posedimi i nje numri celular shqiptar ishte simbol i padiskutueshem i statusit te personit. Kjo per shkak te cmimit shume te larte, ku perfshihej garancia prej gati 100.000 lekesh te reja dhe fatures se kripur qe te duhej te paguaje cdo muaj. Ndaj te vetmit qe dispononin ne Shqiperine e re demokratike nje celular ishin biznesmenet dhe te ngjashmit e tyre, politikanet. Por uria per kete forme te re te teknologjise do te rritej shpejt, kur ne vitin 2000 kompani e pare e telefonise se levizshme AMC do te privatizohej. Kuptohet qe 15 mije abonentet e deriatehershem do te shnderroheshin ne qindra mije brenda pak muajve, me ane te kartave me parapagese. Vetem nje vit me vone, hyn operatori i dyte Vodafone duke e rritur akoma me shume gamen e shtrirjes gjeografike dhe numrin e klienteve. Tani pothuajse te gjithe kishin nga nje celular. Tregun do ta gjalleronte dhe perthyente akoma me shume operatori i trete Eagle Mobile, duke ua shtuar klienteve larmine e zgjedhjes dhe llojet e sherbimit. Interneti eshte atraksioni me i fundit, qe ofrojne te tre kompanite qe operojne ne tregun tone e qe me shume gjasa do ta ofroje dhe operatori i katert qe pritet te ngreje se shpejti antenat. Keshtu, edhe nese nuk keni kompjuter mund te navigoni qe nga celulari juaj ne internet.
Por rrjeti mbareboteror (worldwide web) vetem pese vitet e fundit po e shton perhapjen ne Shqiperi. Interneti, i menduar fillimisht si nje platforme ku do te shperndaheshin dokumentet shkencore mes universiteteve te ndryshme, ne bote eshte shnderruar ne nje menyre jetese, ne domosdoshmeri si ajri, uji e ushqimi. Sipas The Economist, interneti mund te behet modeli post-kapitalist i zhvillimit. Ne pretendojme akoma te jemi tek pjesa e kapitalizimit. Per te kaluar tek post, do te na duhet ta pesefishojme numrin e 400 mije lundruesve qe kemi aktualisht. Sipas te dhenave jo zyrtare, ne Shqiperi konsumohen mesatarisht rreth 80 milione dollare pajisje telekomunikimi sipas disa kompanive qe veprojne ne kete treg. Gjate viteve te fundit, qeveria ka kryer programe te shumta per zevendesimin e metodave te vjetra me teknologjine e informacionit, ndersa nje program qeveritar per te pajisur shkollat me kompjutere dhe me internet duket se nuk e ka permiresuar shume renditjen e Shqiperise ne arenen nderkombetare ne kete fushe. Edhe pse zyrtarisht jemi ne moshen e internetit, akoma nuk e kemi kaluar klasen. Patjeter qe nuk mund te matemi me vende si Japonia, Shtetet e Bashkuara apo Irlanda, ku po komunikohet me shume permes teknologjise sesa permes kontaktit direkt. Do te ishte e ekzagjeruar te krahasohemi edhe me vendet balltike, qe kane bere nje progres fenomenal ne kete fushe. Ndoshta sepse si ballkanas, preferojme akoma te shihemi sy me sy e te flasim shtruar. Por ja qe edhe ne Ballkan na e kane kaluar. E sa per ti pare gjerat me sy pozitiv, mund te themi se dite me te mira na presin: Kur je i fundit, nuk ke si te shkosh me poshte, por vetem me lart!
Te dhena
Shqiperia sot ka 22 ISP (internet service provider) te licensuara nga te cilat 11 me shtrirje kombetare dhe vetem njera Albtelecom ka lidhje backbone (direkt ne linjen nderkombetare me trafik te madh)
Cmimi i internetit nga 2002 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27096. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27096

Gripi i derrit, raportohen plot 121 raste Mes nesh mund të kemi të prekur nga AH1N1, por më shqetësues mbetet gripi i zakonshëm
Lorina Mixha
Laboratori i virologjisë raporton edhe 24 raste të reja të prekur nga gripi i derrit AH1N1. Në vendin tonë numri i të infektuarve nga virusi shkon në 121. Ndërkohë që kemi rritje të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes në masën 15 për qind, krahasuar me javët e kaluara. Në të gjithë këtë situatë, autoritetet shëndetësore japin garanci se veç përhapjes së gjerë të virusit, nuk janë gjetur të dhëna për qarkullimin e mutacioneve apo kombinimeve të dy viruseve në të njëjtën kohë.
“Mes nesh mund të ketë disa të prekur nga gripi i derrit, por pavarësisht kësaj mbetet më shqetësues prekja nga gripi i zakonshëm se sa nga gripi i derrit”, tha drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, nuk do të ketë më raportime për numrin e të prekurve nga gripi i derrit, vetëm në raste të veçanta kur situata paraqitet e rënduar apo në rast se zbulohen vatra të tjera të infeksionit si në rastin e shkollave në Klos.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk janë konfirmuar raste të fëmijëve të prekur nga gripi i derrit dhe absolutisht nuk ka fshehje të rasteve nga ana e autoriteteve shëndetësore.
Situata
Ministria e Shëndetësisë nuk do të raportojë çdo rast me virusin AH1N1, por do të monitorojë rastet më të rënda të tij, si edhe vatrat e reja të virusit. “Kur numri i të prekurve kalon 100, nisur dhe nga praktikat e vendeve të tjera, nuk raportohen më raste të reja, por ato më të vështirat”, sqaroi Pëllumb Pipero. Sipas tij, nga të dhënat e fundit, nuk rezulton të ketë evidenca për raste të reja të të prekurve në moshat fëminore, duke përfshirë këtu edhe rrethin e Matit.
Institucionet shëndetësore janë duke marrë informacionin e nevojshëm nga të gjitha shkollat e vendit (publike ose private). Në asnjë rast nuk flitet për mbyllje të klasave apo shkollave të caktuara. Sakaq, gjendja shëndetësore e pacientit me virus AH1N1, një ndër rastet e para të komplikacioneve që po ndiqet pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, paraqitet e përmirësuar.
Gripi i zakonshëm
Për sa i takon influencës stinore, dy ditët e fundit ka pasur rritje të një fluksi pacientësh. Rreth 10-15 për qind e rasteve me gripin stinor kanë pasur infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Sipas drejtorit Pipero, institucionet shëndetësore po përballen me një situatë gripale, e cila ishte parashikuar për periudhën dhjetor-janar. Rreth 50 për qind e rasteve të ekzaminuara deri tani kanë qenë influencë stinore. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, periudha e gripit në vend nis në muajin dhjetor dhe përfundon në fund të muajit mars. Përhapja e virusit është në monitorim të vazhdueshëm. Por ajo që shqetëson autoritetet shëndetësore, njëkohësisht edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është në kohë e shfaqjes së virusit në forma të “dëmtuara”. Veç raportimit të rasteve, OBSH-ja ka kërkuar nga shëndetësia të mbajë në kontroll situatën, duke raportuar dhe kërkuar në rast se paraqiten raste me kombinime të viruseve apo të prekur nga viruse, të cilat kanë pësuar mutacion.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27090. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27090
Hajde zhul dhe mikrobe Mungesa e higjienes bashke me te nxehtin e veres, i kthen tregjet ku furnizohen 800 mije qytetare, ne vendet ku pislleku blihet me para. Cilat jane institucionet kontrolluese dhe cfare duhet bere
Nga Sebi Alla
Eshte bere zakon qe nje here ne vit, diku ne muajt e nxehte, te bejne lajm fytyrat serioze e te merakosura te specialisteve te tatimeve apo higjenes, qe nuk ngurrojne te shpallin mbylljen e dyqaneve qe nuk plotesojne kriteret higjienosanitare. Vala kalon, dhe tregjet e tregtaret jane po aty, me po te njejtat probleme. Nderkohe qe Tirana sa vjen e ngjishet me popullsi te re, duket se fuqia e tregut e tejkalon seriozitetin e shtetit qe pretendon se po rrit standardet. Kuptohet qe ne kete mes, standardi i vertete nuk eshte tek banaqet dhe llamarinat, por tek menyra sesi ruhen produktet ushqimore dhe si garantohet cilesia e mallit. Dhe ne shumicen e tregjeve ne Tirane, mund te gjesh bashke njesoj si 10-15 vjet te shkuara, rroba te vjetra dhe mish, peshk dhe fruta-perime, kepuce dhe bulmet. Ne fund, pas nje dite zallamahije e pislleku, e gjithe tregtia perzihet ne menune e konsumatoreve, qe ne jo pak raste perfundojne ne repartin e toksikologjise si te helmuar. Sepse gjithcka vjen nga stomaku…
Qe te besh pazar prane Pazarit te Ri, duhet te matesh mire, pasi stomaqet e dobeta jane te parat qe e pesojne. Masa me e mire praktike para se te futesh ne merkaton ku tregtohet mish i gjithellojshem, eshte te zesh hundet me duar. Vendosim te bredhim si bleres, pasi e provuam si gazetare ti kerkonim informacion nje kasapi dhe ai ngriti hanxharin. E qarte; ai dhe koleget e tij e dine fare mire se ne cfare kushtesh tregtojne. Dy kanale te ashtuquajtuara kulluese, jane mbushur me gjak bagetish dhe mbetje te tjera, deri tek plencat, ndersa siper tyre lodron nje shtrese mizash. Gjithkush bertet me sa force ka, hajde mish i fresket. Ne fakt ketu ka cmime te larmishme. Vetem 550 leke kilogrami eshte ai i mishit qe vjen nga jashte, ndersa i vendit varion nga 600-700 leke kilogrami. Ne mure mbizoteron ngjyra here e kuqe dhe here e kuqerremte e gjakut te bagetive, ne varesi te kohes qe ka aty. Kur pyesim nese eshte mish i kontrolluar, qe te gjithe pergjigjen se vjen cdo dite veterineri i bashkise dhe vendos vulen perkatese. Ndoshta mishi nuk ka te share per freskine apo vlerat ushqyese kur sapo therret, por kur vjen puna e higjienes, ne kete merkato eshte nje makth i vertete. Pislleku ketu blihet goxha shtrenjte. Askush pervec kasapeve te mesuar nuk mund te qendroje shume gjate ne kete vend ku edhe vete kafshet ndoshta do kishin ngordhur nga duhma e rende, para se te therreshin.
Duhet dale shpejt perjashta per tu mbushur me oksigjen. Por aventura vazhdon. Ne pjesen perendimore te merkatos shitet peshk. Pluhuri qe ngrene automjetet perfundon ne tezgat e tregtareve, dhe ky eshte problemi me i vogel, duke supozuar se peshku eshte i fresket ose te pakten, i ruajtur mire. Situata eshte disi me ndryshe kur kalojme me tutje ne tezgat ku shiten fruta dhe perime. Por edhe ketu syrin e keq e prishin disa kova te medha te mbushura me ullinj Berati. Te pambuluara mes pluhurit dhe llumit qe rrjedh anembane tregut, kokerrmedhenjte konkurrojne me produktet e bulmetit. Aty ku djathi i bardhe ngaterrohet per kackavall, pasi ka nisur te marre nje ngjyre te verdhe qe vetem ar nuk eshte.
Ky pershkrim i shkurter, eshte ne fakt ajo qe mund te perjetoje perdite gati nje e treta e banoreve te Tiranes. Por edhe pjesa tjeter qe psonisin gjetiu, serish vertiten ne te njejtat ujera.
Tregjet ne Tirane jane ne pergjithesi te gjitha problematike, por ato me te papranueshme mbeten prej vitesh tregjet ushqimore dhe ne menyre te vecante ato te produkteve dhe nenprodukteve te mishit, pohon drejtori ekzekutiv i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatoreve, Altin Goxhaj. Dhe te vijne ndermend theniet qe ne vitet e diktatures, iu atribuoheshin punonjesve rebele te fabrikave e punishteve ushqimore: Ah, ta dini ju se cfare hani! Po tani qe per fat te mire, skemi diktature?
Pertej problemeve te gjithepranuara per kushtet e munguara frigoriferike dhe higjienosanitare te mallrave ushqimore, ekziston nje renditje tregjesh ne kategorine e skandalozes. Keshtu ne tregun e ish Uzines Dinamo, ndonese i destinuar per fruta-perime, persona te ndryshem duke perfituar nga klientela e sigurte, nuk kane ngurruar qe te vendosin tezga duke afishuar ne vende me te dukshme mish, sallam dhe nenprodukte te qumeshtit. Pavaresisht se jane jashte kushteve higjeno-sanitare, konsumatoret mbushin qeskat duke synuar te kapin qofte edhe nje 10 lekesh me pak se ne supermarkete. Vijme ketu se eshte me lire dhe pse e shohim se nuk ka kushte. Por cte bejme, nuk ble dot 750 leke nje kile mish ne dyqan, shprehet nje grua e moshuar, duke shtuar se do ta zieje shume qe te mos marre ndonje semundje. Vertet zierja ne temperatura te larta dhe per shume kohe eshte nje mundesi per te zhdukur mikrobet, por kjo nuk arrihet ne masen 100 per qind. Edhe pse eshte nje treg me i vogel, ai i Shkolles se Bashkuar eshte renditur nder vendet problematike ku shitet shkel e shko, jashte kushteve qe kerkojne produktet shtazore. Mania per te perfituar sa me shume ne cdo vend ku ka levizje, ka joshur disa te ashtuquajtur tregtare qe te shesin produkte ushqimore ne vendin e parashikuar per veshmbathje; kjo ndodh ne afersi te tregut te Stacionit te Trenit ne Tirane. Rruga qe te shpie ne thellesi, nga te dyja anet eshte e mbushur me rroba, kryesisht te perdorura. Nderkohe qe kur mberrin ne sheshin e madh, me pare duhet te kapercesh disa govata te mbushura me peshk dhe miza. Nuk na gjen gje neve, jemi mesuar me keto kushte, thote me karshillek tregtari. Ndoshta ka kujtuar se shqetesimi yne kryesor ishte shendeti i tij. Eshte e tepert ta pyesesh per license biznesi apo per frigoriferin e madh profesional, te domosdoshem per ruajtjen e peshkut.
Situata te tilla ka te gjithe Tiranen. Ironia eshte se kur u interesuam per numrin e institucioneve qe merren me kontrollin e standardeve dhe te kushteve higjeno-sanitare ne tregje, ne letra na dolen plot pese syresh. Detyrat jane te shperndara qe nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Ministria e Shendetesise deri tek Bashkia e Tiranes. Dhe afro gjysma e Tiranes furnizohet nga keto skuta qe nuk kane as kushtet me minimale te higjienes.
Kemi asgjesuar shume produkte ushqimore te skaduara dhe shpesh ndermarrim aksione edhe per produktet shtazore, por kontrollin e drejtperdrejte ne tregje e ka Bashkia Tirane, thote zedhenesi i Ministrise se Bujqesise, Rexhep Shahu. Ndersa edhe Goxhaj ben pergjegjes te gjitha institucionet, por mbi te gjitha pushtetin lokal.
Ne nje situate ku ka shume institucione qe duhet te kontrollojne, por asnje qe e nis dhe con deri ne fund, mbetet shpresa se nje dite, te pakten metropoli do te behet me nje thertore moderne. Sepse pavaresisht se permendem kater tregjet me problematike ne Tirane, edhe minimarketet apo dyqanet e mishit furnizohen nga tregu i gjese se gjalle. Ka vite qe eshte folur per treg te integruar mishi, me te gjitha pajisjet dhe infrastrukturen e duhur, por ketu ka lindur xhelozia se kush do ta ngreje nje ngrehine te tille, qe te pakten produktet e mishit te ishin te garantuara. Bashkia e Tiranes e ka premtuar, por duke e vonuar; para dy vjetesh ka nderhyre Ministria e Bujqesise qe i kerkoi bashkise te percaktonte vendin dhe fondet ti akordonte ministria. Por duket se bashke me produktet shtazore, ato qe shiten pa kriter jane edhe premtimet. Jemi ne nje gjendje vertet shqetesuese te tregtise se produkteve ushqimore; kriza egersohet cdo vere, por nuk iken perfundimisht.
Nje nga problemet me tipike ne Tirane ka qene dhe mbetet praktika e shitjes se produkteve ushqimore te pasigurta apo ne kushte te papershtatshme. Vazhdimisht ne Tirane gjenden produkte ushqimore te skaduara, produkte ku etiketa e perbajtesve nuk perputhet me permbajtjen reale te produktit, produkte ku lenda e pare apo kushtet e perpunimit jane te dyshimta, thote Goxhaj. Nderkohe qe permend edhe rastet e ekspozimit t Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27093. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27093
Për pare nuk e bojm (Bimbimma Feat. Mc Kresha)
Bimbimma: Njeri e vyn lekun, a leku e vyn njerin Njerzt pa frymë meten se leku e shtunë deken Deri sa t’pjerrit territ shehrit Bjen shehrit sherri e ja sheh shehrit sherri Dikujt leku ja qel dyrt, dikujt leku ja mshel sytë Dikush e lyp lekun, dikon leku e lyp Dikujt ia bjen kohën, leku ia qel token se ka me zhdryp S’di pse s’di me bo K ik se po vi me flow Me ndihmën e ni teknike fikse, që t’shti me ik se Digjesh, shpërngulesh me tjerat fikse Ik o pluhun se po vjen ni thithse elektrike S’di a pse s’di me po ritme qitme Po vi me beat, qy atij po iu doket e çuditshme Për derisa ik se për përgjigje i shëndrojnë Paret shumë na vyjn
Po për pare nuk e bojm
Ref. Paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm Paret, paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm Paret, paret shumë na vyjn, paret, paret shumë na vyjn Paret, paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm
Mc Kresha: Për pare se boj, se paret unë i boj Për ato lakna deri sa t’plakna punoj Jom njeri s’nalna veç i shumzoj Veç i shumzoj, veç i shumzoj Op unë jom top kur o puna për hip-hop Unë i ngrehi rimat nëpër flow si me konop Ja për pare ton thojnë, po une thom op Jom si boss te boss *** Lekt, mony green, Tv, flac scream Edhe kufere edhe bass bin Qa s’nin kta djemt veç bass bin Ti mushin vesht full rep deri sa s’nin Na sheh n’rrugë, na sheh n’binë n’katër stinë Dhipat nuk i thirrim se ato vet vin Edhe lekt vin Tavnik Prishtinë ***
Ref. 2x Paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm Paret, paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm Paret, paret shumë na vyjn, paret, paret shumë na vyjn Paret, paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm
Për pare nuk e bojm, nuk e bojm, nuk e bojm Nuk e bojm, nuk e bojm, nuk e bojm, nuk e bojm Paret shumë na vyjn po për pare nuk e bojm
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5070. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5070

Për pare nuk e bojm (Feat. Mc Kresha)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5068. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5068

Të paktën në 20 lokacione mund të përsëriten zgjedhjet e 15 nëntorit Komisioni Qendror Zgjedhor do të mund të jap rezultatet e përgjithshme të votimit për rrethin parë, ditën e diel, në rast se Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të arrijë të shqyrtojë të gjitha ankesat që i janë paraqitur nga subjektet politike. …
Sipas burimeve të Radio Kosovës (RTK) në Komisionin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa janë rreth 80 ankesa që duhet shqyrtohen brenda dy ditëve, në mënyrë që KQZ të mund të jap rezultatet të dielën.
Të paktën në 20 lokacione mund të përsëriten zgjedhjet e 15 nëntorit. Kjo për shkak të shkeljeve që janë bërë dhe keqpërdorimit të votave, thanë burime të Radio Kosovës nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Sipas tyre, brenda dy ditëve të ardhshme duhet të shqyrtohen mbi 80 ankesa në mënyrë që KQZ të dielën të jap rezultatet përfundimtare për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, Florian Dushi, anëtar i KQZ-së, pranoi se ekziston një fluks i madh i ankesave të ardhura nga partitë në afro 22 komuna dhe KQZ pret vendimin e organit të ankesave rreth kësaj çështje, në mënyrë që të mund të dal me rezultatet.
Ekzistojnë një mori ankesash të bëra nga partitë që janë duke u shqyrtuar, shpresoj që KZAP do të arrin me kohë që të vendos rreth këtyre ankesave në mënyrë që të mund të shpallim këtë javë rezultatin e zgjedhjeve, tha Dushi.
Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndërkaq zyrtarisht nuk kanë dhënë detaje se sa është përqindja e vendeve ku duhet të përsëriten votimet dhe rasteve që mund të përfundojnë në gjykatë.
Osman Tmava, anëtar i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha se janë duke u shqyrtuar të gjitha këta ankesat. Ai u zotua se KZAP do të marr me kohë vendimet rreth të gjitha ankesave.
Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha ankesat dhe të mund të japim me kohë vendim. Janë disa që janë hedhur, disa të tjera që janë dhënë dënime për partitë dhe kandidatët e tyre, ose për komisionerët zgjedhor, tha Tmava.
KQZ deri më tani ka dalë vetëm me të dhëna paraprake për zgjedhjet e 15 nëntorit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24061. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24061

Virusi H1N1 shkakton vdekjen e një shqiptari në Itali Një 37-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në qytetin italian të Napolit si pasojë e virusit të gripit të derrave. Emri i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërkohë që autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të ditur se ai vuante edhe nga një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh në organizëm. I ndjeri ndodhej në reanimacion prej më shumë se 10 ditësh pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24056. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24056
Top