Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Rikthehet në skenë Rihana Rihana është ngjitur në skenë për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur me ish-të dashurin e saj Kris Braun. Koncerti i mbajtur në Londër, solli për fansat këngë nga albumi i saj i ri Rated R, e po kështu edhe hite të hedhura më parë në treg. Për fansat surpriza më e madhe ishte dueti mes reperin Jay Z, i cili këndoi bashkë me këngëtaren hitin e tij të fundit, Run this toun dhe hitin e Rihanës Umbrella.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24052. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24052

Rikthehet në skenë Rihana Rihana është ngjitur në skenë për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur me ish-të dashurin e saj Kris Braun. Koncerti i mbajtur në Londër, solli për fansat këngë nga albumi i saj i ri Rated R, e po kështu edhe hite të hedhura më parë në treg. Për fansat surpriza më e madhe ishte dueti mes reperin Jay Z, i cili këndoi bashkë me këngëtaren hitin e tij të fundit, Run this toun dhe hitin e Rihanës Umbrella.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24052. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24052
Pa ty (Blunivers Feat. Mc Atlantis)
Blunivers: Në fillim me lule e lulen tu e ujit Kadale po shkojnë dit, ti ça je tu prit Unë kesh princi yt e ti princesha jem Çdo gabim i joti tashti shumë po t’dhem M’ke bo lulen e vyshkur e mshelur n’saksi E mbyllur n’terr çë kërkon qetësi Unë t’lus ni herë, dy herë, maksimumi tri herë Tash dije se mu shpejt dikush um merr E kur t’bohet vonë koha dije nuk kthehet Çdo minut i dashurisë tonë me lira nuk blehet Vjen tu ma menu çë sot mu kthy E jo nesër e dashur kur gjithçka munet mu kry M’bllokohen durt si n’pranga, e jom larg teje Tani edhe unë t’thom tjetër kon gjeje S’du me ti pa sytë me lot e as tu tu kajt Se për mu ishe engjëll e fjalt e ëmbla si mjaltë
Ref. 2x Yeah, shumë larg pa ty s’mund t’jetoj Edhe në ëndërr une ty të ëndërroj Nuk e di pse ëndrrën ma shkatrroi Nuk e di pse të dua e ti nuk më don
Mc Atlantis: E tash s’ka jetë pa ty me t’vërtetë E pranoj se pa ty shumë keq unë kum met Po shprehna si n’fletë se pa ty nuk jetohet Është ndjenjë dashni që pata për ty po m’rrënohet Ti je larguar e larg meje po rrin Shumë jam i piklluar se vlerën s’ma din Për gabimin ma t’vogël kurr s’do t’ia fali vetës Ti do t’jesh n’zemrën time deri n’fund t’jetës
Ref. 2x Yeah, shumë larg pa ty s’mund t’jetoj Edhe në ëndërr une ty të ëndërroj Nuk e di pse ëndrrën ma shkatrroi Nuk e di pse të dua e ti nuk më don
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5066. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5066
Pa ty (Feat. Mc Atlantis)
Blunivers: Në fillim me lule e lulen tu e ujit Kadale po shkojnë dit, ti ça je tu prit Unë kesh princi yt e ti princesha jem Çdo gabim i joti tashti shumë po t’dhem M’ke bo lulen e vyshkur e mshelur n’saksi E mbyllur n’terr çë kërkon qetësi Unë t’lus ni herë, dy herë, maksimumi tri herë Tash dije se mu shpejt dikush um merr E kur t’bohet vonë koha dije nuk kthehet Çdo minut i dashurisë tonë me lira nuk blehet Vjen tu ma menu çë sot mu kthy E jo nesër e dashur kur gjithçka munet mu kry M’bllokohen durt si n’pranga, e jom larg teje Tani edhe unë t’thom tjetër kon gjeje S’du me ti pa sytë me lot e as tu tu kajt Se për mu ishe engjëll e fjalt e ëmbla si mjaltë
Ref. 2x Yeah, shumë larg pa ty s’mund t’jetoj Edhe në ëndërr une ty të ëndërroj Nuk e di pse ëndrrën ma shkatrroi Nuk e di pse të dua e ti nuk më don
Mc Atlantis: E tash s’ka jetë pa ty me t’vërtetë E pranoj se pa ty shumë keq unë kum met Po shprehna si n’fletë se pa ty nuk jetohet Është ndjenjë dashni që pata për ty po m’rrënohet Ti je larguar e larg meje po rrin Shumë jam i piklluar se vlerën s’ma din Për gabimin ma t’vogël kurr s’do t’ia fali vetës Ti do t’jesh n’zemrën time deri n’fund t’jetës
Ref. 2x Yeah, shumë larg pa ty s’mund t’jetoj Edhe në ëndërr une ty të ëndërroj Nuk e di pse ëndrrën ma shkatrroi Nuk e di pse të dua e ti nuk më don
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5064. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5064

Raikkonen tërhiqet nga Formula 1 Ish-kampioni i botës në Formula 1, Kimi Raikkonen, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më prestigjioze automobilistike, pasi që nuk ka mundur të gjejë një skuderi të përshtatshme. Agjenti i finlandezit, David Robertson, ka thënë për BBC Sport se klienti i tij ishte munduar të arrinte një marrëveshje me McLarenin, mirëpo drejtuesit e kësaj skuderie nuk ishin pajtuar ta paguanin aq sa kishte kërkuar 30-vjeçari.
Robertson ka thënë se aktualisht klienti i tij është duke kërkuar të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në rally, edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Agjenti i Raikkonen, ka thënë se piloti megjithatë do të kthehet në Formula 1 në vitin 2011, për të tentuar ta fitojë Kampionatin Botëror. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27081. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27081

Albertosi: Milani mund ta fitojë LK, por nëse Dida nuk luan Ish-portieri i Milanit, Enrico Albertosi, beson se Rossonerët janë në rrugë të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve, por me kusht që Nelson Dida të mos jetë në portën e tyre. Vazhdoj të jem tifoz i Milanit, Cagliarit dhe Fiorentinas (skuadrave ku ka luajtur). Sa i përket Scudettos, mendoj se do të jetë vështirë për Milanin, por unë e konsideroj Ligën e Kampionëve si më të arritshme.
Asnjëherë nuk më ka pëlqyer Dida, madje as kur ishte në formën më të mirë, ai asnjëherë nuk ofron siguri. Në Itali është vetëm një portier i mirë… Buffoni, ka thënë për La Gazzetta Dello Sport ish-futbollisti 70-vjeçar. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27084. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27084

Vaksina kundër gripit të derrit e rrezikshme për jetë? Është përhapur panik në lidhje me vaksinimin kundër virusit A/H1N1. Mediat e huaja raportojnë se në Gjermani janë shënuar viktima pas vaksinimit. Ndërkohë që të tjerë të vdekur raportohen edhe në vendet e tjera, si në Kinë dhe Suedi. Sipas të përditshmes Bild, mes viktimave është edhe një fëmijë 21 muajsh. Ndërkohë, The Associated Press raporton se dy persona kanë humbur jetën në Kinë, menjëherë pas vaksinimit.
Artikulli bazohet në një deklarate të publikuar në faqen e ministrisë kineze të shëndetësisë, ku thuhet se njëri nga të vaksinuarit kishte pësuar sulm në zemër, ndërkohë që ende nuk është kryer autopsia e viktimës së dytë.
Sipas ekspertëve duhet të kryhen më shumë rezultate laboratorike, për tu vërtetuar nëse sulmi në zemër ka qenë pasojë e reaksionit alergjik pas vaksinimit, apo ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër. /Shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27087. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27087

Na kanë gënjyer për kaloritë Mediat britanike njoftojnë se gjithë këto vite është rekomanduar që të konsumojmë shumë më pak kalori sesa që është e nevojshme. Në fakt, femrave iu është rekomanduar të konsumojnë 2.000 kalori në ditë, ndërsa meshkujve 2.500. Mirëpo, tash është zbuluar se kemi nevojë për 16% më tepër kalori sesa është rekomanduar- shkruan Daily Mail.
Kjo përqindje shtesë është ekuivalente me një cheeseburger ose një qese patate të skuqura.
I rrituri mund të konsumojë edhe 400 kalori më tepër sesa vlerat e rekomanduara deri më tani dhe pa pasur frikë se do të shtojë në peshë, thonë nutricionistët britanikë. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/na-kane-genjyer-per-kalorite.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/na-kane-genjyer-per-kalorite.html

Niveli i korrupsionit, Shqipëria bën 10 hapa prapa Sërish një raport negativ ndërkombëtar për Shqipërinë. Dhe sërish për korrupsionin. Organizata prestigjioze “Transparency International” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 95 në botë, ku e gjithë lista ka 180 shtete. Sipas të dhënave të shpërndara dje, Shqipëria ka bërë hapa prapa, duke u renditur 10 vende më poshtë se një vit më parë, ku ishte e 85. Në krahasim me vitin 2009, ku Shqipëria ishte në vendin e 85, me një koeficient 3.4, aktualisht ajo është e pozicionuar në vendin e 95, me një koeficient 3.2, si shteti i parafundit në rajon sa i përket nivelit të korrupsionit. Në zonën e Euro-Azisë, Shqipëria renditet e 8 mes 20 vendesh. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria është më mirë vetëm se Bosnjë-Hercegovinën, ndërkohë që është më poshtë se Ruanda e Uganda, vende të pazhvilluara afrikane, të cilat mbahen mend për gjenocidin e tmerrshëm dhe varfërinë e lartë. Përfaqësuesi i TIA në Tiranë, Endri Shabani, deklaroi se në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, duket qartë se vendet kanë probleme serioze me nivelin e korrupsionit. “Në tërësi, rezultatet e indeksit 2009 janë shqetësuese. Ato tregojnë se korrupsioni vazhdon të jetë aty ku qeveriset pa transparencë, aty ku institucionet kanë nevojë ende për forcim dhe ku qeveritë nuk kanë zbatuar kuadrin ligjor antikorrupsion”, deklaroi përfaqësuesi i TIA-s në Tiranë, Endri Shabani. Sipas shkallës së vlerësimit nga 10 te 0, përkatësisht nga niveli më i ulët i korrupsionit në një vend që është shumë i korruptuar, Shqipëria është vlerësuar me një koeficient prej 3.2. Shqipëria është renditur e parafundit sa i përket rajonit ballkanik, si vendi më i korruptuar. Kështu Serbia është pozicionuar në vendin e 83 me koeficient 3.5, Rumania, Greqia e Maqedonia dhe Bullgaria në vendin e 71 me një koeficient 3.8. Mali i Zi është renditur në vendin e 69 me një koeficient 3.9, Kroacia në vendin e 66 me koeficient 4.1. Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, e pozicionuar në vendin e 99 me koeficient 3. Duke iu futur në thellësi çështjeve që kanë ndikuar për këtë renditje të vendit, përfaqësuesi i TIA-s në Shqipëri, Endri Shabani, theksoi se “beteja antikorrupsion mbetet një sfidë për qeverinë, Parlamentin, gjyqësorin dhe institucionet e tjera të administratës publike. Ai gjithashtu mbetet sfidë e hapur për shoqërinë civile dhe median. Zbatimi i strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë, reformimi gjyqësor dhe dalja nga apatia e mosndëshkimit ligjor të rasteve korruptive janë një sfidë e madhe për politikën dhe pushtetin ligjor. Mungesa totale e transparencës së partive politike mbetet një problem serioz. Çështjet e dyshuara për korrupsion janë një sfidë për të vërtetuar pavarësinë e profesionalizmin e gjyqësorit”. deklaroi përfaqësuesi i TIA-s në Tiranë, Endri Shabani. Në deklaratën që dha dje në Berlin kreu i “Transparency International”, Huguette Labelle, theksohet se “paratë e pista të ardhura nga korrupsioni nuk mund të gjejnë kurrë siguri. Është koha për ta ndalur këtë plagë dhe jo të gjejmë justifikime”. Sipas të dhënave të organizatës, në të gjithë botën, kostoja që i hiqet qytetarëve nga korrupsioni e kalon shifrën e 300 miliardë dollarëve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27076. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27076

Shorti për finalen e Masters Cup Huan Martin del Potro, Endi Mërrej, dhe Fernando Verdasko, do të ndeshen me Federerin, në finalet e turneut të fundit në tenis këtë stinor, në ATP Masters Cup në Londër. Del Potro, ishte ai që mposhti Federerin në finalen e US Openit, ndërsa as me Mërrejin nuk ka histori të favorshme, Federer. Nuk pritet të jetë lehtë për Federerin, i cili akoma nuk ka siguruar të përfundoj vitin si numër një. Në anën tjetër, Rafael Nadal, do të ndeshet me Novak Gjokoviçin, Nikolaj Davidenkon dhe Robin Soderlingun. As për Nadal nuk do të jetë një javë pa mund. Me Gjokoviçin në formë, dhe me Soderlingun, i cili përfundoi dominimin katër vjeçar të Nadalit në Roland Garros, asgjë nuk është e sigurt në grupin B. Nadal vitin e kaluar nuk kishte marrë pjesë në finalet në Shangai, ndërsa Rodik është larguar nga turneu për shkak të lëndimit. Garat fillojnë të dielën, ndërsa titullin nga 2008 e mbron serbi Novak Gjokoviç.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24044

Baton kalon në MekLaren
Do të jetë çifti i parë Britanik që nga viti 1968, kur dyshja Grehem Hll dhe Xhm Klark ishin pilot të Lotusit. Dy kampionët e fundit të botës në Formula 1, vitin e ardhshëm do të jenë në të njëjtën skuadër, MekLaren. Lajmi vjen pak kohë pas lajmërimit për largimin e Raikonenit nga Formula 1.
Është ndjenjë fantastike të bashkohesh me një bashkëkombës kampion bote. Luis ka arritur gjëra të mahnitshme për një kohë të shkurtër, dhe ai është një pilot fantastik që ka respektohet nga gjithë pilotët e Formula 1. Jam i sigurt se së bashku me të do të arrijmë gjëra të mëdha. deklaroi Baton pas konfirmimit të tij tek skuadra e re.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24039. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24039

Martesa, dilemë konceptuale apo seksuale ? Nga Gëzim Tushi – Pavarësisht dëshirave të tepëruara dhe optikës sociologjizante me të cilën tradicionalisht ne e kemi vlerësuar në kulturën e qytetërimit tonë martesën, duket se gjërat që determinojnë mbajtjen e saj kanë pësuar ndryshime që duhen vlerësuar me seriozisht. Më duket se nuk është koherente dhe nuk kemi as kohë për për të këmbëngulur në trajtimin e problemeve të martesës duke u nisur nga parimet e ngurta të dogmatizmit moral dhe sociologjik, duke e trajtuar realitetin e vërtetë të martesës, problemet e brendëshme dhe krizën e saj me ambalazhe të bazuara në koncepte tëe hipertrofizuar. Ndoshta nga që jemi ende shoqëri në kapërxyell, nga që ende janë të fortë skrupujt e shoqërisë tradicionale, vazhdojmë të arsyetojmë për problemet e martesës, jo duke u nisur nga ndryshimet e mëdha sociale, ontologjike dhe bioseksuale. Kur flasim për martesën më shumë merremi me logjikën e të dhëshiruarës dhe jo me analizën e realitetit të ndryshuar, që cdo ditë e më shumë ka ndikime të forta për përmirësimin por dhe përkëqësimin në të njëjtën kohë, të relacionit dhe destinacionit të saj në shoqërinë tonë. Personalisht mendoj se ka ardhur koha, që jo vetëm të shikojmë anën sociale të relacionit martesor, e cila mbetet një nga funksionet kryesore, por të vlerësojmë edhe anën tjetër, që ka të bëjë me relacionet biologjike, shpirtërore dhe vecanërisht seksuale, të cilat në kohën tonë duke qënë cështje e jetës intime, është në të njëjtën kohë një nga komponentët fondamentalë që përcakton ndarjes midis krizës, divorcit, ekzistencës apo qëndrueshmërisë së saj. Duke analizuar situatën sociale të institucionit të martesës në Shqipëri, nuk ka dyshim që ajo jo vetëm nuk është mirë, por me sa duket ajo sot është e përmbytur me histori martesash të dështuara, të prishura, të destruktuara na konfliktet martesore, nga që martesa është duke u sulmuar frontalisht nga divorci, xhelozia, dyshimet, madje edhe nga krime të shëmtuara, shumica e të cilave kanë një bazament të thellë në relacionin seksual, në relacionet shumë të ngatërruara të seksualitetit brenda dhe jashtëmartesor. Martesa  me sa duket momentalisht, është duke e theksuar dukshëm anën tjetër dikur të neglizhuar të të këtij relacioni intim. Në se duam të ndikojmë pozitivisht në këtë plagë sociale, nuk mjaftojnë teorimet sociologjizante që e trajtojnë atë si një nga institucionet e shoqërisë, duke neglizhuar një aspect të vecantë të saj, që ky institucion qëndron i lidhur në shumë fije delicate sociale dhe sekuale, të cilat e kanë bërë martesën, një relacion që sipas mendimit tim, tani duket se i ka kthyer shpinën anës sociale dhe i ka dhënë prioritet anës seksuale, estetike, atraksionit seksual. Nuk ka dyshim që martesa do të bëhet akoma më shumë një relacion më shumë intim se sa shoqëror. Nuk mund të jemi më aq shumë sociologjizantë, sa që këtë lidhje intime të ciftit të mbivlerësojmë anën sociale dhe të nihilojmë anën dhe vlerën e lidhjes seksuale të partnerëve. Kështu duhet kuptuar fakti që në këtë shoqëri moderne dhe të individualizuar, dimensioni i seksualitetit në lidhjen martesore ka marrë një peshë absolutisht sui generis ndikuese në jetëgjatësinë e saj. Atraksioni seksual nuk është më një cështje anësore e martesës, por një relacion esencial që ka peshë dhe duhet vlerësuar, në se duam të ruajmë privacinë dhe jetëgjatësinë ekzistente të saj. Ne për shkaqe që dihen nuk e kemi parrë kurrë martesën nga kjo anë. Këtë pamje të saj e kemi patur të errët. Tani jetojmë në kohë të reja. Kjo do të thotë se tani jetojmë në kohën e duhur kur njeriu në dashuri dhe në suazën e martesës jeton jetën personale, sipas parimeve të veta, duke abstraguar nga realiteti dhe parimet morale që e rrethojnë. Filozofja e shquar Hannah Arendt, ka theksuar në mënyrë të prerë dallimin midis natyrës sociale të veprimtarisë publike të njeriut, që dallon nga parimet e dashurisë si ndjenjë bipolare dhe krijuese e martetesës si institucion intim. Megjithë determinimin social që kanë relacionet e dashurisë dhe martesës, në thelb ato mbeten me natyrë të vecantë, sepse ato duke qënë relacione tejet intime të ciftit, janë në të njëjtën kohë të huaja ndaj shoqërisë dhe botës. Për sociologjinë moderne dashuria dhe martesa konsiderohen si relacionë që në thelbin e tyre janë antipolitike. Forma e shëmtuar e martesës patriarkale, e martesës me fondament të zgjeruar social, që merr parasysh dhe mbivlerëson pëlqimin e shoqërisë, në kohën tonë është e papranueshme, madje shumë e shëmtuar. Megjithatë si shoqëri nuk mund të jemi të qetë që momentalisht ka një kaos konceptual dhe social për raportin seksual në periudhën e martesës dhe beqarisë, ka prirje për konfuzione kontekstuale të martesës si lidhje sekuale e ciftit me kurorë dhe ekzistencës në të njëjtën kohë e lirisë seksuale shumëformëshe të periudhës paramartesore, të marrëdhënieve seksuale të mbyllura që determinon martesa tradicionale, si një relacion seksualisht hermetik brenda ciftit. Kjo do të thotë se duhet punë, por jo banale, demagogjike dhe sociologjizante në mënyrë që të ndikojmë tek  të rinjtë, që të kuptojnë përgjegjësinë e martesës si relacion social, shpirtëror dhe seksual, i cili shfaqet dhe është krejt i ndryshëm nga periudha idilike e kënaqësive të beqarisë, e cila tashmë gradualisht është bërë kohë e nevojshme, për të plotësuar një sasi të kënaqësive paramartesore, të përmbushjes së dëshirave natyrore, mbase dhe ekzibicionale. Kjo periudhë e lirisë paramartesore dikur e paimagjinueshme për shoqërinë tonë, duket se ka filluar të bëhet një realitet i dytë i licencimit të seksualitetit paramartesor, që po ndikon përditë e me më shumë këmbëngulje që që edhe shoqëria jonë të bëhet moderne me moral seksual të liberalizuar (jo në kuptimin banal, incestual dhe prostituiv). Problemi që është në diskutim nga të rinjtë tanë, është në se kjo periudhë e lirisë paramartesore ka kufij të qytetëruar, apo është tejet dhe pafundësisht e liberalizuar. Padyshim me sa duket edhe në kushtet e modernitetit dhe të liberalizimit seksual, në cdo shoqëri normale kjo periudhë natyrisht ka një limit social dhe personal i cili doemos që duhet të  ndërpritet dhunshëm nga martesa. Në se martesën e konsideron vetëm në aspektin e atraksionit seksual të ciftit, apo si një relacion që zgjidh problemet e tundimit dhe kënaqësisë seksuale, perceptimi është i gabuar, sepse martesa nuk është më aq e fortë në fondamentin e vet seksual, për njerëz seksualisht të obseduar, që e mendojnë atë si relacion që ka mundësi të zgjidh hallet dhe përjetimet e turbullta seksuale paramartesore. Edhe herë të tjera e kam thënë dhe kam bërë debat me parizantët e martesës sociologjizante, që mbivlerësojnë këtë relacion shoqëror përtej të vërtetës, që neglizhojnë bazën dhe vlerësimin e relacioneve seksuale të ciftit brenda martesor. Problemet e mirëqënies seksuale në martesë janë bërë shumë të rëndësishëm dhe pavarësisht elementëve rastësorë, brishtësia, magjia dhe rreziqet e neveritjes së seksualitetit martesor  është bërë cështje fundamentale, që nuk mund të neglizhohet në këtë jetë moderne, që qejfin e ka komponent të rëndësishëm. Mirëqënia seksuale nuk është element anësor, por shumë i rëndësishëm madje thelbësor për relacionin e martesës. Seksualiteti në kohën moderne duam apo nuk duam ne, janë apo nuk janë dakord moralistët, fetarët apo kushdo tjetër është bërë një cështje ekzistenciale për qëndrueshmërinë e saj. Padyshim nuk mund të neglizhojmë edhe komponentët e tjerë ekstasekualë, që ndikojnë në jetëgjatësinë e martesës dhe shmangien e konfliktualitetit brenda saj. Në kohën moderne edhe mirëqënia seksuale është pjesë e rëndësishme për të patur një martesë të sukseshme. Madje nga sa ka qënë e mundur të analizoj shkaqet e lidhjeve jashtëmartesore, duket se ata që fu Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24032. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24032

Prishtinë: U inaugurua objekti i ri qeveritar Presidenti, kryeministri, ministri i Administratës Publike dhe përfaqësuesi i kompanisë Mabetex kanë prerë të mërkurën shiritin me rastin e inaugurimit të objektit të ri qeveritar, ish – Pallati i Mediave, me çrast u vlerësua se me këtë rast po krijohen kushte dhe mundësi të reja për ngritjen efikasitetit të punës së Qeverisë së Kosovës. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin edhe përfaqësues të institucioneve të tjera, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë qeveritar. Me këtë rast, presidenti Fatmir Sejdiu theksoi se inaugurimi i objektit të ri qeveritar është një moment i veçantë për institucionet e vendit, që do të ofrojë mundësi më të mira për punën e një personeli të madh të zyrtarëve qeveritarë. Sipas tij, investimi i bërë në këtë objekt e ka peshën e vetë në kuptimin e krijimit të rrethanave më të mira dhe më të përshtatshme për punën e njerëzve të institucioneve të vendit. Besoj se në këtë trend do të vazhdohet edhe me objektet tjera të institucioneve të Republikës, sepse siç e dini edhe vetë, nuk është e mjaftueshme kapacitetet apo fondi ekzistues për shumë nga institucionet dhe kujtoj që viti i ardhshëm do të jetë një sfidë e veçantë për objekte të reja, ka thënë Sejdiu. Kurse kryeministri Hashim Thaçi tha se ky objekt i bukur i ndërtesës së renovuar të Pallatit të Mediave krijon kushtet më të përshtatshme në rajon për punën e institucioneve të vendit dhe krijon kushte, hapësirë dhe mundësi të shumta për punën e shumë ministrive dhe të një personeli të madh. Renovimi i këtij objekti, sipas Thaçit, është në kuadër të zotimeve të Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e institucioneve qeverisëse nga objektet private. Natyrisht një nga zotimet tona që në fillim ka qenë nxjerrja e institucioneve apo e ministrive nga objektet me qira e private dhe ndërtimi apo renovimi i objekteve adekuate, përshtatja e tyre. Ky është një investim që do të ndikojë në rritjen e efikasitetit qeverisës, krijimin e kushteve shumë më efektive, është shprehur Thaçi, duke përgëzuar me këtë rast edhe ministrin e Administratës Publike, Arsim Bajrami edhe kompaninë Mabetex për punën e shkëlqyer. Në objektin e ish-Rilindjes, i njohur edhe si Pallati i Mediave, i cili ka kushtuar 15 milionë euro, pritet të vendosen katër ministri dhe një staf prej rreth 800 punonjësish. Ndonëse, sipas zyrtarëve të MAP-së ende nuk është bërë e qartë se cilat ministri do të vendosen dhe se një gjë e tillë do të bëhet përmes një vendimi të Qeverisë, kohë më parë është thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jenë dy prej ministrive që do të akomodohen në objektin e ri, ndërkaq edhe Ministria e Forcës së Sigurisë ka mundësi që të jetë pjesë e këtij objekti. Sidoqoftë, deri në akomodimin e ministrive në këtë objekt do të merr edhe shumë kohë, pasi sipas përfaqësuesve të Mabetexit, një gjë e tillë kërkon kohë, të paktën deri në maj të vitit të ardhshëm.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24027. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24027
Në kufi me dy pasaporta Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1438
Insulinat e Integrimit të emigrantëve në Greqi Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/insulinat-e-integrimit-te-emigranteve-ne-greqi.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/insulinat-e-integrimit-te-emigranteve-ne-greqi.html
Top