Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

20 nëntori, Rama ndan ftesa dorazi për banorët Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpërndau të mërkurën në mesditë ftesa për protestë, qytetarëve në rrugën “Komuna e Parisit”. Në një rrugëtim derë më derë në këtë zonë të kryeqytetit Edi Rama në bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që të bëhen pjesë e protestës së opozitës në 20 nëntor. Edi Rama në këto takime spontane për të sensibilizuar qytetarët e Tiranës ka e cilësuar si demagogji të paturpshme deklaratën e kryeministrit Berisha kur mohoi kontributin e opozitës për anëtarësimin në NATO:
“Me paturpësinë më të madhe, sot Sali Berisha po mohon rolin historik të opozitës, ndërkohë që edhe në NATO do të kishim hyrë më përpara, nëse Sali Berisha nuk do të ishte bërë pengesë me shembjen e shtetit gjatë pushtimit të parë të Republikës. Sot unë jam këtu, për t’i kërkuar personalisht qytetarëve e qytetareve të Tiranës, të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë; të gjithë ata që dua të kenë të drejta të barabarta me pinjollët e familjes në pushtet dhe me kryefamiljarin që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një mjet për pasurimin e tij; të gjithë bizneseve që nuk duan të falimentojnë në janar, për shkak të kalimit arbitrar si biznes i madh nën regjimin e taksave të papërballueshme; të gjithë të papunët; të gjithë mësuesit; të gjithë mjekët; të gjithë ata që konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend; të gjithë ata që sot nuk e gjejnë te Maliqi të drejtën që u ka dhënë ligji; të gjithë shqiptarët e shqiptaret, që më 20 nëntor, pasdite në sheshin “Skënderbej”, kanë të gjitha arsyet e Zotit dhe të ligjit, për t’i rezistuar këtij pushteti të korruptuar që po e zhyt përditë Shqipërinë në një zullum. Zullum, që reflektohet edhe në listën e djeshme të publikuar nga TIA, ku jemi pas Ugandës, pas Ruandës dhe në shoqërinë e atyre ish republikave sovjetike të një korrupsioni dhe një diktature të pushtetit të parasë dhe të parasë së pushtetit, model që ne e refuzojmë dhe do ta shpërbëjmë me çdo mjet dhe me çdo çmim.” (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27128

Seanca, ish-Shefi i Shtabit, Hoxha: Gërdeci, është faji i Mediut UPDATE – Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha ka fajësuar ish-ministrin Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, avokati i Gjeneralit është shprehur se “ka qenë Mediu ai që ka zgjedhur fshatin Gërdec për vendosjen e fabrikës. Ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar ushtrinë për të bërë transportin për llogari të ‘Albademil’, etj.
Ndërkohë, që të akuzuar të tjerë të tragjedisë i kërkuan trupit gjykues që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi dhe ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve Enkelejd Alibeaj të shkojnë të dëshmojnë në gjyq.
Por pika më e nxehtë e seancës ishte raporti i avokatit të Luan Hoxhës, i cili u shpreh se “përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do demontoheshin municionet është kompetence e Forcave te Armatosura e për pasoje e Shefit te Shtabit, por ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar ndërtimin e fabrikës pikërisht në këtë vend.
Më tej, avokat Ibrahim Lahi, tha se “është gjithashtu kompetencë e Forcave te Armatosura ruajtja e sigurisë së ambienteve te një kompania private, sikurse ishte fabrika e demontimit”, duke shtuar se Ndërsa shtoi se ministri ndërhynte në kompetencat e Shefit të Shtabit. Sipas tij, ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar përfshirjen e ushtrisë në transportin e municioneve në Gërdec për llogari të kompanisë ‘Albademil’, si dhe faktin se përzgjedhja e armatimit të kalibrit te larte nuk është bërë nga Forcat e Armatosura.
Duke kundërshtuar akuzat, avokati i Luan Hoxhës e mbylli mbrojtjen për ish-Shefin e Shtabit te Përgjithshem duke thene se disa urdhra, ish-ministri i ka dhënë pa dijeni të Gjeneral Lejtnant Luan Hoxhës.
Ndërkohë avokati i ish-drejtorit te harmonizimit te ligjeve Ndue Marku i kërkoi gjykatës qe të thërrasë si dëshmitare ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po kështu si dëshmitare u kërkuan edhe dy ish ministra te tjerë, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.
Po sot, nje tjeter padi penale ngrihet per Mediun. Pas familjareve te viktimave, jane te plagosurit rëndë nga tragjedia e Gerdecit qe kerkojne marrjen e ish-ministrit si te pandehur.
Përfaqësues të shoqatës së Familjeve të viktimave të Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë një padi penale për Fatmir Mediun.
Fillimisht padia iu dorëzua Gjykatës së Lartë, e cila nuk është pranuar pasi ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit është objekt i Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj, të dëmtuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit ka njoftuar se në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kërkesa për të nisur procedimin penal ndaj deputetit Fatmir Mediu, në emër të të plagosurve nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec.
Kërkesat e paraqitura janë në emër të Roxhers Durda (i mitur) dhe Alketa Hazizaj. Këto janë dy kërkesat e para që paraqiten pranë gjykatës prej të plagosurve rëndë, ndërkohë që në ditët në vijim do të paraqiten kërkesat individuale nga të tjerë të plagosur.
Avokati, Dorian Matlija që paraqiti pranë Gjykatës së Lartë kërkesat në emër të të plagosurve u shpreh për mediat: “Tragjedia e Gërdecit përveç masakrës njerëzore që shkaktoi humbjen e jetës për 26 qytetarë, dhe përveç katastrofës pasurore që shkatërroi pronën e qindra shqiptarëve të tjerë, nuk duhet harruar që ka shkaktuar me dhjetëra plagosje të rënda, dhe qindra plagosje të lehta. Plagosjet përbëjnë vepër penale, dhe sipas legjislacionit procedural penal nuk ndiqen nga prokuroria, por ndiqen me kërkesë të vetë të dëmtuarit. Ndaj ne vendosëm t’i drejtohemi gjykatës për të vënë në lëvizje. Është në të drejtën e të dëmtuarve të kërkojnë hetim dhe gjykim të çështjes dhe deklarimin e fajtorëve nga gjykata. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27121

Një muaj pas tragjedisë Nga Valdrin Krasniqi -
Një muaj pas ndodhjes së tragjedisë në lumin Tisa, ku humbën jetën 15 qytetarë të Republikës së Kosovës gjatë përpjekjes që të kalonin ilegalisht kufirin Serbi-Hungari, ende nuk kemi persona të arrestuar. Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër kontrabandistë për rastin Tisa, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka rënë nën pranga. Derisa një tjetër person i cili në mënyrë indirekte ka qenë i përfshirë në rast, është vetëdorëzuar në polici, mirëpo për çudi i njëjti është liruar pas dhënies së një deklarate.
Ka shumë mundësi që katërshja e ndjekur të jetë larguar nga territori i Kosovës, me të kuptuar se janë vënë në shënjestër të policisë. Derisa të njëjtit kanë organizuar me dhjetëra herë kalime ilegale për qytetarë të ndryshëm, sigurisht që e kanë pasur shumë të lehtë të ikin të vetëm nga Kosova. Policia e vendit me të konfirmuar rastin se të dyshuarit janë shpallur në kërkim, është dashur të publikojë emrat dhe fotografitë e kontrabandistëve, ose në të kundërtën të mos e bëjë publike ndjekjen e tyre.
Tragjedia mori jetën e disa familjeve kosovare, ndërkohë plagët ende nuk janë shëruar. Sot u bë varrimi i Lindita Krasniqit në Rahovec, e cila bashkë me dy vajzat e saj, një muaj me parë humbi jetën në ujërat e lumit Tisa. Ndërsa, në javët e kaluara u varrosen familje edhe në fshatrat e Obiliqit, Vushtrrisë dhe Prishtinës. Rasti Tisa, padyshim është rasti më i rëndë i ndodhur vitet e fundit.
Institucionet e Kosovës disa ditë pas tragjedisë, shpallen ditë zie në Kosovë. Ditë kjo që ndërpreu një fushatë parazgjedhore. Ndërsa, qysh të nesërmen, filluan aktivitetet e subjekteve politike me intensitet të shtuar, duke kërkuar votën e qytetarëve.
Në anën tjetër, nënshkrimi i protokollit EULEX-Serbi në fushën e policisë që ndodhi muaj më parë, për shumë kënd në Kosovë vazhdon të mbetet i papranueshëm. Madje, kundër këtij nënshkrimi u organizuan edhe protesta nga organizata të ndryshime, mirëpo të jemi realist se sikur të mos ishte një protokoll i tillë, atëherë kishte me kaluar një kohë e gjatë derisa të gjendeshin viktimat e mbytura në lum.
Autoritetet serbe akoma nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës, prandaj prania e EULEX-it është e dobishme në këtë kohë.
Edhe pas tragjedisë së Tisës, përpjekjet e qytetarëve të Kosovës të dalin ilegalisht në shtetet perëndimore nuk po ndalen.
Pas këtij rasti, disa herë autoritetet serbe dhe ato hungareze kanë kapur në flagrancë klandestinë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin.
Ministria e Punëve të Brendshme disa ditë pas konfirmimit zyrtar të tragjedisë, organizoi takim punues me institucionet të tjera për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Migracion të aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Një strategji e tillë është shumë e nevojshme për një shtet të ri, andaj shpresojmë që e njëjta shumë shpejt të filloi së implementuari. Çështja e emigrimit është një problem tepër serioz në Kosovë tash e një kohë të gjatë, dhe ka një histori mjaft të prekshme, siç është edhe rasti Tisa.
Emigrimi i qytetarëve të Kosovës jashtë vendit bëhet duke kërkuar një alternativë për jetë më të mirë, sidomos për shkak të shkallës së lartë të varfërisë dhe papunësisë që mbizotëron në Kosovë. Prandaj, institucionet shtetërore duhet të punojnë më tepër rreth përmirësimit të gjendjes sociale në vend, në mënyrë që qytetarët të mos emigrojnë nga Kosova.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24089. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24089

Pamje nga brenda te nderteses se re te qeverise se Kosoves
Foto: Drifilon
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24085. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24085

U përcaktuan katër finalistët e fundit nga Evropa VIDEO
Foto nga dueli Slloveni - Rusi
Sllovenia, Portugalia, Franca dhe Greqia kanë fituar në ndeshjet e barazhit nga Zona e Evropës për pjesëmarrje në kampionatin botëror të futbollit që vitin e ardhshëm mbahet në Afrikën e Jugut. Sllovenia befasoi Rusinë në Maribor duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0, por i mjaftueshëm që të zhvleftësoi fitoren ruse në Moskë katër ditë më herët (1:2). Golin e fitores e shënoi Zllatko Dediq në minutën e parafundit të pjesës së parë Rusia, ndeshjen e përfunoi me nëntë futbollistë, pasi u përjashtuan Kerzhakov (67) dhe Zhirkov (90). Për Slloveninë pas botërorit të vitit 2002, do të jetë kjo hera e dytë që marrin pjesë në përfundimtaret e kampionateve botërore të futbollit. Takimi i shumëpritur në Zenicë ndërmjet Bosnjës e Hercegovinës dhe Portugalisë nuk kënaqi tifozerinë boshnjake, pasi idhujt e tyre u mposhtën në Bilino Polje me rezultat identik (0:1) sikur edhe para katër ditëve në Lisbonë. Golin vendimtarë e shënoi në minutën e 56-të Meireles. Franca është kombëtarja e fundit nga kontinenti i Evropës që ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të futbollit që vitin e ardhshëm organizohet në Afrikën e Jugut. Francezët u mposhtën në ndeshjen e kthimit në Paris nga Irlanda (0:1) mirëpo pasi me të njëjtin rezultat fituan në Dablin me golin e Anelkes, u zhvilluan vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ku më tepër fat patën ish kampionët e botës dhe me golin e diskutueshëm të mbrojtësit veteran, Uiliem Gallasit (më parë Anri ndali topin me dorë) në minutën e 103-të barazuan rezultatin në 1:1 që iu siguroi vizën për në botërorin e 19-të me radhë që verën e ardhshme mbahet në Afrikën e Jugut. Rezultatet e ndeshjeve të kthimit
Donjeckë, Ukraina Greqia 0:1 (ndeshja e parë 0:0) Zenicë, Bosnja e Hercegovina Portugalia 0:1 (0:1) Maribor, Sllovenia Rusia 1:0 (1:2) Paris, Franca – Republika e Irlandës po zhvillohen vazhdimet (1:1) 0:1 (1:0) Kin 0:1 (32) Gallas 1:1 (103)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24081. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24081
VIDEO: Korab Shaqiri Flet ky qytet
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24076. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24076

Bukuroshja e dites ne Shqipmedia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24072. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24072

Tetovë: Konfirmohet viktima e parë e gripit H1N1
Tridhjetë e dy vjeçari nga Tetova, i cili pardje është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive te Shkupit me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje është viktima e parë e gripit të ri A (H1N1) në Maqedoni, konfirmoi sonte ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.

“Me keqarje mund te konstatoj se vonë pasdite ndërroi jetë pacienti i infektuar nga virusi i ri A (H1N1), i cili ishte i shtruar në Klinikë me shenja të rënda klinike. Ai  iu nënshtrua menjëherë terapisë adekuate, u vu në aparatin e respiratorit, por për fat të keq, të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar përfunduan pa sukses dhe për më pak se 48 orë ai vdiq”, tha Osmani.

Ai informoi se nesër do të bëhen të ditura detaje për rastin pas takimit të Komisionit për gripin pandemik.

“Edhe para paraqitjes së këtij rasti edhe tani sistemi mbetet maksimalisht i përkushtuar dhe i angazhuar që t’i eleminojë të gjitha pasojat nga kjo pandemi e pashmangshme”, përmendi Osmani.

Sipas drejtorit të Klinikës infektive, Zvonko Milenkoviq, pacienti ka ndërruar jetë për 46 orë pasi u hospitalizua. Ai ka manifestuar një zhvillim të shpejtë, të vështirë dhe progresiv të infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes, që ka përfshirë edhe muskulin e zemrës dhe organe të tjera.

“Nga momenti i hospitalizimit dhe deri në epilogun fatal për 46 orë, edhe përkundër zbatimit të të gjitha mjeteve disponuese dhe gjithçka që mendojmë se përdoret në situata të tilla, për fat të keq epilogu përfundoi në këtë mënyrë”, tha Milenkoviq.

Në Klinikën infektive, me formë më të rëndë të pneumonisë është edhe një pacient, një grua e cila ka lindur në vitin 1954 dhe e cila ka dobësi kronike të zemrës.

Në 24 orët e fundit janë hospitalizuar nëntë persona me simptoma të gripit A (H1N1). Pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje stabile dhe trajtohen me terapi të zakonshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, katër prej pacientëve aktualë kanë dalë nga spitali, ku është konstatuar tërheqja e plotë e simptomave të gripit të ri.

Momentalisht në Klinikë janë mbajtur gjithsej 29 pacientë. Të gjithë marrin terapi adekuate.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24066. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24066
Për Pavarsi Vet me vendos apo t’vendosin kejt Kena prit me miliona vjet, kjo so e drejt Jena përgjak me turq, jena përgjak me shki S’ka ma bisedime, ja vdekje, ja liri Për Pavarsi u derdh gjaku i nipave t’Skënderbeut Për Pavarsi U nxerr haku i shipeve t’dheut Për Pavarsi rinia erdh n’kohë t’caktume Pa Pavarsi kjo do jetë veç rini e dështume E komplikume kjo fazë, po e thjeshtë dëshira jonë Dojm mi pa fmit tonë mu rrit me babë e nanë Dojm mi pa oxhaqet n’katune ka tymojnë Dojm mi pa shqiponjët t’lira ka fluturojnë
Ref. 2x Për Pavarsi Deri n’ditën e fundit të ksaj bote Për Pavarsi I sheh gjan kraht e ksaj shqiponje Për Pavarsi Gjith jom kon, kom me kon n’Ballkan Për Pavarsi Unë gjithmonë kom me kon ktu dardan
Jom shqiptar me gjak, shqiptar me emër Dardan me fis, kosovar me zemër Boll me kto rrena se nuk ka ma dredhi Tash ka ardh koha edhe zani jonë mu ndi Për Pavarsi deri n’ditën e fundit na luftojmë Për Pavarsi deri n’fund amanetin e qojmë Për Pavarsi heronjët jepën jetë o vlla Për Pavarsi ni pëllumb i bardh fluturon mbi ta Ana ata që na takon, ata që e dojmë Ana ata që shipet me shekulli e mbrojnë Ana ata qe dëshmon, kallxon iliri Se kejt bota e din Kosova osht Pavarsi
Ref. 2x Për Pavarsi Deri n’ditën e fundit të ksaj bote Për Pavarsi I sheh gjan kraht e ksaj shqiponje Për Pavarsi Gjith jom kon, kom me kon n’Ballkan Për Pavarsi Unë gjithmonë kom me kon ktu dardan
Çka nuk kuptojnë, Kosova 99% shqiptar Na dominojmë qysh prej Erës së Parë Tash hezitojnë të na dhajnë këtë Pavarsi S’ka ma hezitime, ja vdekje, ja liri
Kosova Pavarsi Kosova Pavarsi Kosova Pavarsi Kosova Kosova… Pavarsi
Ref. Për Pavarsi Deri n’ditën e fundit të ksaj bote Për Pavarsi I sheh gjan kraht e ksaj shqiponje Për Pavarsi Gjith jom kon, kom me kon n’Ballkan Për Pavarsi Unë gjithmonë kom me kon ktu dardan
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5078. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5078
Familja (Lyrical Son Feat. Big Xig)
Lyrical Son: Ma bojn Lyrikën Son tash e ki ti renin Jom Lyrical Son bitch maje n’men temin S’jena bossa (jena bossa) S’jena dosta (jena dosta) Jeni me neve fit fit Lyrical Son Big Xig sigurt mu kon hit hit Çoni nalt, mani nalt, ala ma nalt, mos u nal Ana majt, ana majt, ana djatht, ana djatht Drejtpërdrejt live tu e prek atmosferen Straight jo po high, n’Prishtinë e kaloj verën Se ksi reperi sun e mrrin kurr edhe me dasht Money Festim em thirrin se i kom gjepat e trash E kom diltindjen dit për dit, vet i bindi që jom tip Veti gjinen që se din e kom familjen qin për qin Ma me hongër mut, ma se muj me ni Mos u bo mangup se vi ta heki baterinë
Ref. S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Hej merre bindjen se ki familjen S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Mere bindjen e kom familjen
Big Xig: Bomani venin po vjen Agon amiga Clubin e shprazt e kthen t’musht me pidha E kom përqindjen (100%) E kom familjen (gjithkush e din) Hej ka po vi, ka po shkoj, me kon po rri (rri) Ku po pi, çka po boj, kon pe qi Em she n’Airport, kaloj n’Autoban N’koncert ta boj me dorë, nesër jom n’Amsterdam Ouu jom i shtrejt, i trent jom babës Thirri krejt boni ren krejt babës Papaka amiga shumë, papaka amiga Op me ring, op me pi, unë jom olle Op me iq, op qe gji, unë jom olle Shpejt si flesh heret a vonë Jom ring tingull e jo rington
Ref. 2x S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Hej merre bindjen se ki familjen S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Mere bindjen e kom familjen
(2x) Thirri thirri, thirri thirri krejt Mbledhi, ngoj asnjoni se bojn njejt Mere bindjen se ki familjen
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5075. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5075

Plaçkitësi ngelet ne dritaren e supermarketit Nuk mund te thuhet se plani ka shkuar sipas parashikimeve per nje hajdut ne Portugali, i cili eshte bllokuar ne piken ku ndoshta as nuk e kishte shkuar ne mendje.
Gjate tentatives per te vjedhur nje supermarket ne Loule, nje 22 vjecar ka ngelur ne dritare gjate hyrjes, duke kerkuar madje edhe ndihmen e policise e zjarrefikesve.
Pasi e kane liruar nga dritarja, policet e kane dorezuar hajdutin e pafat ne rajonin me te afert.
Sipas shefit te policise, i riu ngeli i bllokuar per rreth 11 ore, duke hequr madje edhe pantallonat por pa arritur te hyje nga dritarja.
Ndodh qe keqberesit te hyjne nga dritarja dhe me pas te mos dalin dot me, por kjo gje eshte vertet e rralle, shprehet kryepolici.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1069. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1069
Familja (Feat. Big Xig)
Lyrical Son: Ma bojn Lyrikën Son tash e ki ti renin Jom Lyrical Son bitch maje n’men temin S’jena bossa (jena bossa) S’jena dosta (jena dosta) Jeni me neve fit fit Lyrical Son Big Xig sigurt mu kon hit hit Çoni nalt, mani nalt, ala ma nalt, mos u nal Ana majt, ana majt, ana djatht, ana djatht Drejtpërdrejt live tu e prek atmosferen Straight jo po high, n’Prishtinë e kaloj verën Se ksi reperi sun e mrrin kurr edhe me dasht Money Festim em thirrin se i kom gjepat e trash E kom diltindjen dit për dit, vet i bindi që jom tip Veti gjinen që se din e kom familjen qin për qin Ma me hongër mut, ma se muj me ni Mos u bo mangup se vi ta heki baterinë
Ref. S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Hej merre bindjen se ki familjen S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Mere bindjen e kom familjen
Big Xig: Bomani venin po vjen Agon amiga Clubin e shprazt e kthen t’musht me pidha E kom përqindjen (100%) E kom familjen (gjithkush e din) Hej ka po vi, ka po shkoj, me kon po rri (rri) Ku po pi, çka po boj, kon pe qi Em she n’Airport, kaloj n’Autoban N’koncert ta boj me dorë, nesër jom n’Amsterdam Ouu jom i shtrejt, i trent jom babës Thirri krejt boni ren krejt babës Papaka amiga shumë, papaka amiga Op me ring, op me pi, unë jom olle Op me iq, op qe gji, unë jom olle Shpejt si flesh heret a vonë Jom ring tingull e jo rington
Ref. 2x S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Hej merre bindjen se ki familjen S’kom nevoj për krah se krah jom vet Neve na gjen gjithka nëse doni naj sen Mere bindjen e kom familjen
(2x) Thirri thirri, thirri thirri krejt Mbledhi, ngoj asnjoni se bojn njejt Mere bindjen se ki familjen
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5072. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5072

Martohet me vajzen për shkak të vizës Sipas një zyrtar i Zyrës për emigracion në Angli, me prejardhje nga Nigeria, është duke u hetuar nga organet britanike, si i dyshuar se është martuar me të bijën e tij për shkak të vizës britanike.
Adesanya (54-vjeç) jeton në Britani që 30 vjet dhe i ka të rregulluara dokumentet e nevojshme personale, mirëpo ai ka dëshiruar që edhe e bija e tij, bashkë me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët e tyre, të vinin të jetonin bashkë më të në Britani.
Ai ka organizuar gjoja se dasmën e tij – dhe u ka sjellë kolegëve fotografitë e çiftit të lumtur, duke i bindur ata se, në fakt, e bija është gruaja e tij.
Kështu, e bija e tij kishte marrë leje qëndrimi në Britani të Madhe, ndërsa çifti kishte pritur që ajo të merrte lejen e përhershme të qëndrimit, para se të divorcoheshin dhe të mund të sillte edhe pjesën e mbetur të familjes në Britani.
Megjithatë, falë dyshimit që ka lindur të kolegët e Adesanyas, ka filluar një hetim për këtë rast dhe tash duket se martesa mes këtij çifti nga Nigeria i ka ditët e numëruara ndërsa për pasojat të tjera do të mësojmë më vonë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1065. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1065

Martohet me vajzen për shkak të vizës Sipas një zyrtar i Zyrës për emigracion në Angli, me prejardhje nga Nigeria, është duke u hetuar nga organet britanike, si i dyshuar se është martuar me të bijën e tij për shkak të vizës britanike.
Adesanya (54-vjeç) jeton në Britani që 30 vjet dhe i ka të rregulluara dokumentet e nevojshme personale, mirëpo ai ka dëshiruar që edhe e bija e tij, bashkë me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët e tyre, të vinin të jetonin bashkë më të në Britani.
Ai ka organizuar gjoja se dasmën e tij – dhe u ka sjellë kolegëve fotografitë e çiftit të lumtur, duke i bindur ata se, në fakt, e bija është gruaja e tij.
Kështu, e bija e tij kishte marrë leje qëndrimi në Britani të Madhe, ndërsa çifti kishte pritur që ajo të merrte lejen e përhershme të qëndrimit, para se të divorcoheshin dhe të mund të sillte edhe pjesën e mbetur të familjes në Britani.
Megjithatë, falë dyshimit që ka lindur të kolegët e Adesanyas, ka filluar një hetim për këtë rast dhe tash duket se martesa mes këtij çifti nga Nigeria i ka ditët e numëruara ndërsa për pasojat të tjera do të mësojmë më vonë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=1065. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=1065

Emri i kryeqytetit Gazmend A. Bakiu
Krahasuar me qytetet e tjera te Shqiperise, Tirana eshte qyteti per te cilin eshte shkruar dhe do te shkruhet me shume se per kedo tjeter. Kjo per arsye se me 11 shkurt 1920, Tirana u shpall kryeqytet i perkohshem, dhe me 31 janar 1925 u be kryeqytet i perhershem i shtetit shqiptar. Ketu mund te shikoni dy foto te Tiranes se dikurshme, te cilat mund ti komentoni vete se une gjetiu e kam fjalen.
Nje nga pyetjet qe studiuesit e koheve te ndryshme kane dashur ti japin pergjigje, ka qene dhe eshte problemi se nga vjen emertimi Tirane. Per etimologjine e emrit te kryeqytetit jane bere shume hamendje dhe jane dhene po aq versione pergjate me shume se nje shekulli, te cilat ne do ti permendim te gjitha dhe me radhe. Tre shpjegimet e meposhtme lidhen me legjenden e themelimit te qytetit te sotem (1614), te treguar nga autore te ndryshem.
Ne vitin 1901, August Degrand dha shpjegimin sipas te cilit, themeluesi i qytetit, Sulejman Pasha e quajti ate Tehran ne kujtim te nje fitoreje te korrur ne Persi; me pas ky emer u transformua ne Tirana, (A. Degrand, Suvenirs de la Haute-Albanie, Paris, 1901, f.207). Ky version ka zene vend ne enciklopedi te ndryshme.
Ahmet Gashi thote se Sulejman Pasha pa nje te papune qe luante me rane (rere), dhe kur Pashai e pyeti se cpo bente, ai iu pergjigj: Jam tue tjerre rane. Dhe keshtu, ai e quajti qytetin Tir rane, emertim qe me pas u transformua ne Tirane, (A. Gashi, Gjeografia e Shqiperise, Tirane, 1933, f.67).
Ne variantin e gojedhenes se treguar nga Osman Myderizi, Sulejman Pasha pa nje plake qe po tirrte ne pragun e nje kasolleje dhe e pyeti se cpo bente; pergjigja po tir an, coi ne emertimin Tirane, (O. Myderizi, Tirana 1604-1937, Tirane, 1937, f.10).
Keto versione kane rene pasi eshte e provuar se emri Tirane (si emertim i treves), egzistonte perpara se te themelohej qyteti. Ne librat e Barlecit, e Muzakes, e Biemit dhe ne relacionet e udhetareve te ndryshem, Tirana permendet shume me perpara se viti 1614. Pra, kjo pjese e legjendes ku pretendohet se ishte themeluesi i qytetit qe i vuri edhe emrin atij, nuk eshte e vertete. Shpjegimet qe pasojne nuk kane te bejne me legjenden.
Varianti i katert i gabuar, por qe fatkeqsisht ka zene vend ne guidat e ndryshme te kryeqytetit eshte ai qe e shpjegon emrin e Tiranes me Theranden, e cila eshte shenuar ne harten Tabula Peutingeriana te shekullit te III pas Krishtit. Duke u gabuar nga vendosja ne harte dhe nga ngjasimi i emertimeve (Theranda-Tirana), eshte menduar se ketu kemi te bejme me Tiranen. Ne fakt, Tabula Peutingeriana eshte nje harte itineraresh, dhe ashtu sic ka shkruar baroni Franz Nopcsa qe e ka botuar ate, Theranda ndoshta ka qene Suharjeka e motshme, (F. Nopcsa, Zur geschichte der okzidentalen kartographie nord-albaniens ne Geographie und geologie Nordalbaniens, Budapest, 1929, f.652), dhe nuk ka te beje me Tiranen.
Sipas versionit te pare qe duhet marre ne konsiderate, emri Tirane ka ardhur nga keshtjella Tyrkanos. Kete keshtjelle me vendndodhje te papercaktuar e ka permendur historiani bizantin Prokopi i Cezarese, ne shekullin e VI pas Krishtit, (Prokopi i Cezarese, Mbi ndertimet (de aedificis), ne Iliret dhe Iliria, Tirane, 1965, f.440). Milan Sufflay mendonte se kjo keshtjelle duhet kerkuar prane Tiranes, (M. Sufflay, Serbet dhe shqiptaret, Tirane, 1926, f.7), dhe ndoshta kemi te bejme me kalane ne mes te kryeqytetit, rrenojat e se ciles dolen ne shesh se fundmi.
Nje variant tjeter paraqitet tek Shqypnija e Ilustrueme: Emri Tirane erdhi nga fjala latinisht tyros e greqisht turos -djathe, qe nenkupton nje vend te bylmetit, (Historija e Tiranes, ne Shqypnija e Ilustrueme, Shkoder, 1929, f.54). Kjo hipoteze mbeshtetet nga burimet historike sipas te cilave iliret ishin blegtore te zote, dhe djathi i deles i pergatitur nga ta ishte shume i permendur edhe jashte vendit, (K. Patsch, Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipnis ne kohen e kalueme, Tirane, 1925, f.21). Ndoshta, fusha e Tiranes u emertua e tille, sepse ishte vendi ku prodhohej bylmeti.
Versioni i trete i mundshem mbeshtetet ne hipotezen e transformimit te togfjaleshit vendas te ranat (terana, te rena), qe nenkupton nje fushe te formuar nga depozitimi i materialeve te ngurta, qe sillnin ujrat qe kalonin neper te. Po ne te njejten menyre, Xhavit Maci ka shpjeguar edhe emrin e Lanes -te lana (te lena), nga mbetjet e ngurta qe linte pas perroi qe kalon mes qytetit, (S. Jasa, Xh. Maci, Tirana, (doreshkrim), Tirane, 1990, (pjesa e shkruar nga Xh. Maci), f.19). Ky shpjegim qe niset nga gjuha shqipe eshte me i pelqyeshem per mua, ndersa versionet e meposhtme me duken me pak te mundshme.
Linguisti italian Graziadio Ascoli verente ngjashmerine ndermjet emrave toske e Tirana me emrat tuske e tireni, si rrjedhoje e familjes se madhe tireno-pellazgjike, (G. I. Ascoli, Studi critici, Gorizia, 1861, f.88). Duket se ketu eshte mbeshtetur Bardhyli (Lluke Karafili) kur thote qe Tirana e mori emrin prej emigranteve tuske, prej pellazgo-tirenasve qe erdhen nga gadishulli italik ne koherat antike, (Bardhyli, Historija e Bibljotekave ne Shqiperie, ne Hylli i Drites, nr.1-2, Shkoder, Kallnduer-Fruer 1940, f.53).
I pasigurte do te ishte edhe shpjegimi qe mund te vije nga zberthimi etimologjik i emrave te qyteve europiane te ngjashem me Tiranen, si per shembull Tirano. Jo rralle, ngjashmeria e emrave nuk do te thote asgje. Sidoqofte, ne nuk kemi nje version perfundimtar dhe bindes, per shpjegimin etimologjik te emrit te kryeqytetit tone.
Ndersa ia tregoja nje mikut tim keto variante e hipoteza, ai me shfaqi haptas pakenaqesine, per mospasjen e nje pergjigjeje perfundimtare: Si gjithandej.., me tha. Atehere, une i vura ne dukje, (sic po ju rrefej edhe juve), se edhe austriaket nuk e dine nga e ka prejardhjen emri i kryeqytetit te tyre (Viena), por sjane merzitur se tek e fundit kjo ska ndonje rendesi. Rendesi ka se si po e ndertojme (apo me mire si po e shkaterrojme) kryeqytetin, por kjo sidoqofte eshte teme tjeter.(klan)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27105
Top