Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Çështja Baze, leterkëmbimi Taçi-Withers Rezart Taçi, i burgosur me akuzen dhunim per shkak te detyres, per rrahjen e gazetarit Mero Baze, ka pasur nje leterkembim nga burgu me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane, John L.Withers II, njeriun qe pas ngjarjes dha nje mesazh te fuqishem ne mbrojtje te fjales se lire. Nga burgu, me 9 nentor 2009, Taçi i ka derguar nje leter ambasadorit amerikan, me ane te se ciles kerkon ta binde se eshte i pafajshem dhe se deklaratat e tij publike kane ndikuar ne burgosjen e padrejte.
Por pergjigjja e ambasadorit pak dite me pas ka qene e prere: … nese letra juaj ka per qellim te shkurajoje zyrtaret e ambasades apo mua, per te mos folur publikisht ne raste te ardhshme mbi çeshtje te tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se me duhet tju zhgenjej, shkruan Withers.
Gazeta Shqip ka arritur te siguroje leterkembimin, te cilin po e botojme te plote:
Taçi:
Shkelqesia juaj
Ne prill 1963, Martin Luter King, i Riu, ne nje leter derguar nga burgu i Birmingamit shkruante: Padrejtesia ne cilindo vend eshte nje kercenim per drejtesine ne çdo vend. Edhe une po ju dergoj kete leter te hapur nga burgu ne vitin 2009, ketu ne Tirane, si viktime e nje padrejtesie.
Lexova ne shtyp nderhyrjet tuaja te ndryshme lidhur me rrahjet qe kane shkaktuar demtime ndaj z.Baze. Se pari, me lejoni tju siguroj qe askush me shume se une nuk i mbeshtet shqetesimet tuaja per lirine e fjales dhe mbrojtjen e te drejtave te gazetareve. Jam i sigurt qe ndani me mua po kaq shume parimin se nje njeri eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor nga nje gjykate, pas nje gjyqi te drejte. I mohoj teresisht pretendimet se une mora pjese ne rrahjet qe i kane shkaktuar demtime te renda z.Baze. Jo vetem qe mohoj perfshirjen time, por edhe denoj dhunen qe aq shpesh njollos shoqerine tone moderne.
Per fat te keq, komentet dhe deklaratat tuaja, ne menyre te qellimshme apo te paqellimshme, kane çliruar forca te ndryshme qe me kane vene mua ne shenjester dhe kane krijuar nje padrejtesi qe ka çuar ne burgosjen time. Keto forca nuk kane asgje te perbashket me parimet qe u bashkengjiten Shteteve te Bashkuara te Amerikes, NATO-s dhe BE-se. Kjo padrejtesi jo vetem qe ka implikime negative per mua dhe familjen time, por sa me shume qe te zgjase, aq me shume gjasa ka qe te kete implikime negative mbi afro 2000 punetore dhe familjet e tyre, qe varen per jetesen e tyre nga Taçi Oil Group.
Do te isha shume mirenjohes nese mund te kujtonit publikisht qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, NATO dhe ju jeni po aq ne mbrojtje te lirise se shtypit sa dhe ne mbrojtje te Sundimit te Ligjit dhe qe nje person eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor pas nje gjyqi te drejte, jo pas nje gjyqi te shtypit dhe thashethemnajes.
Besnikerisht juaji,
Rezart Taçi
Withers:
I dashur z.Taçi
Lexova me habi letren tuaj te  dates 9 nentor. Ju kritikoni pohime te paspecifikuara, qe une paskam bere dhe me sa duket edhe deklaraten e Ambasades se SHBA-ve me 3 nentor mbi sulmin fizik kohet e fundit ndaj gazetarit Mero Baze, sikur paskeshin krijuar nje padrejtesi qe çoi ne burgosjen time. Eshte e pamundur te logjikohet se si mund te arrini ne nje perfundim te tille. Seria e veprimeve, ndermarre nga autoritetet ligjore gjate shqyrtimit te çeshtjes, jane veprime te pavarura te organeve shqiptare. Per kete arsye, ju keshilloj qe çfaredo ankesash qe mund te keni, ti trajtoni drejtperdrejt ne ato autoritete.
Jam edhe me shume i shtangur me pohimet tuaja duke qene se, perpara ndonje deklarate nga ambasada, zyrtare te larte shqiptare, perfshi Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, dhe ministrin e Jashtem Meta, e denuan sulmin ndaj Bazes me fjale shume me te ashpra se çdo fjale tjeter perdorur nga ambasada. A mund te mendoj, per kete arsye, qe u keni derguar edhe atyre letra te ngjashme si ne ton, ashtu edhe ne permbajtje, me ate qe me keni derguar mua?
Nese jo, ju keshilloj ta beni kete sa me pare.
Se fundi, nese letra juaj ka per qellim te shkurajoje zyrtaret e ambasades apo mua per te mos folur publikisht ne raste te ardhshme mbi çeshtje te tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se me duhet tju zhgenjej. Eshte detyra dhe privilegji im te ngre çeshtje te tilla ne Shqiperi, pikerisht siç me kane besuar qeveria dhe populli amerikan. Ju siguroj qe kjo bindje e imja do te kishte mbeshtetjen e plote te Dr. King.
Sinqerisht,
John L. Withers II
“Taci”, jep doreheqjen gjyqtarja Sollaku
Jep doreheqjen gjyqtarja e caktuar per vleresimin e mases se sigurise per Rezart Tacin, biznesmenin e akuzuar per dhune ndaj gazetarit Mero Baze.
Gjyqtarja Zeqine Sollaku vendosi largimin nga detyra, pasi deklaroi se ka konflikt interesi per shkak te nje procesi te hapur gjyqesor me gazetarin Mero Baze.
Per konflikt interesi vendosi largimin edhe anetari tjeter i trupit gjykues Fatos Qako, i cili deklaroi se nje prej te afermve te tij eshte ekspert ne nje prej kompanive te Rezart Tacit.
Nderkohe shorti cakton trupin e ri gjykues qe do te merret me ceshtjen e biznesmenit Taci.
Top-Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24097

Çështja Baze, leterkëmbimi Taçi-Withers Rezart Taçi, i burgosur me akuzen dhunim per shkak te detyres, per rrahjen e gazetarit Mero Baze, ka pasur nje leterkembim nga burgu me ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane, John L.Withers II, njeriun qe pas ngjarjes dha nje mesazh te fuqishem ne mbrojtje te fjales se lire. Nga burgu, me 9 nentor 2009, Taçi i ka derguar nje leter ambasadorit amerikan, me ane te se ciles kerkon ta binde se eshte i pafajshem dhe se deklaratat e tij publike kane ndikuar ne burgosjen e padrejte.
Por pergjigjja e ambasadorit pak dite me pas ka qene e prere: … nese letra juaj ka per qellim te shkurajoje zyrtaret e ambasades apo mua, per te mos folur publikisht ne raste te ardhshme mbi çeshtje te tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se me duhet tju zhgenjej, shkruan Withers.
Gazeta Shqip ka arritur te siguroje leterkembimin, te cilin po e botojme te plote:
Taçi:
Shkelqesia juaj
Ne prill 1963, Martin Luter King, i Riu, ne nje leter derguar nga burgu i Birmingamit shkruante: Padrejtesia ne cilindo vend eshte nje kercenim per drejtesine ne çdo vend. Edhe une po ju dergoj kete leter te hapur nga burgu ne vitin 2009, ketu ne Tirane, si viktime e nje padrejtesie.
Lexova ne shtyp nderhyrjet tuaja te ndryshme lidhur me rrahjet qe kane shkaktuar demtime ndaj z.Baze. Se pari, me lejoni tju siguroj qe askush me shume se une nuk i mbeshtet shqetesimet tuaja per lirine e fjales dhe mbrojtjen e te drejtave te gazetareve. Jam i sigurt qe ndani me mua po kaq shume parimin se nje njeri eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor nga nje gjykate, pas nje gjyqi te drejte. I mohoj teresisht pretendimet se une mora pjese ne rrahjet qe i kane shkaktuar demtime te renda z.Baze. Jo vetem qe mohoj perfshirjen time, por edhe denoj dhunen qe aq shpesh njollos shoqerine tone moderne.
Per fat te keq, komentet dhe deklaratat tuaja, ne menyre te qellimshme apo te paqellimshme, kane çliruar forca te ndryshme qe me kane vene mua ne shenjester dhe kane krijuar nje padrejtesi qe ka çuar ne burgosjen time. Keto forca nuk kane asgje te perbashket me parimet qe u bashkengjiten Shteteve te Bashkuara te Amerikes, NATO-s dhe BE-se. Kjo padrejtesi jo vetem qe ka implikime negative per mua dhe familjen time, por sa me shume qe te zgjase, aq me shume gjasa ka qe te kete implikime negative mbi afro 2000 punetore dhe familjet e tyre, qe varen per jetesen e tyre nga Taçi Oil Group.
Do te isha shume mirenjohes nese mund te kujtonit publikisht qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, NATO dhe ju jeni po aq ne mbrojtje te lirise se shtypit sa dhe ne mbrojtje te Sundimit te Ligjit dhe qe nje person eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor pas nje gjyqi te drejte, jo pas nje gjyqi te shtypit dhe thashethemnajes.
Besnikerisht juaji,
Rezart Taçi
Withers:
I dashur z.Taçi
Lexova me habi letren tuaj te  dates 9 nentor. Ju kritikoni pohime te paspecifikuara, qe une paskam bere dhe me sa duket edhe deklaraten e Ambasades se SHBA-ve me 3 nentor mbi sulmin fizik kohet e fundit ndaj gazetarit Mero Baze, sikur paskeshin krijuar nje padrejtesi qe çoi ne burgosjen time. Eshte e pamundur te logjikohet se si mund te arrini ne nje perfundim te tille. Seria e veprimeve, ndermarre nga autoritetet ligjore gjate shqyrtimit te çeshtjes, jane veprime te pavarura te organeve shqiptare. Per kete arsye, ju keshilloj qe çfaredo ankesash qe mund te keni, ti trajtoni drejtperdrejt ne ato autoritete.
Jam edhe me shume i shtangur me pohimet tuaja duke qene se, perpara ndonje deklarate nga ambasada, zyrtare te larte shqiptare, perfshi Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, dhe ministrin e Jashtem Meta, e denuan sulmin ndaj Bazes me fjale shume me te ashpra se çdo fjale tjeter perdorur nga ambasada. A mund te mendoj, per kete arsye, qe u keni derguar edhe atyre letra te ngjashme si ne ton, ashtu edhe ne permbajtje, me ate qe me keni derguar mua?
Nese jo, ju keshilloj ta beni kete sa me pare.
Se fundi, nese letra juaj ka per qellim te shkurajoje zyrtaret e ambasades apo mua per te mos folur publikisht ne raste te ardhshme mbi çeshtje te tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se me duhet tju zhgenjej. Eshte detyra dhe privilegji im te ngre çeshtje te tilla ne Shqiperi, pikerisht siç me kane besuar qeveria dhe populli amerikan. Ju siguroj qe kjo bindje e imja do te kishte mbeshtetjen e plote te Dr. King.
Sinqerisht,
John L. Withers II
“Taci”, jep doreheqjen gjyqtarja Sollaku
Jep doreheqjen gjyqtarja e caktuar per vleresimin e mases se sigurise per Rezart Tacin, biznesmenin e akuzuar per dhune ndaj gazetarit Mero Baze.
Gjyqtarja Zeqine Sollaku vendosi largimin nga detyra, pasi deklaroi se ka konflikt interesi per shkak te nje procesi te hapur gjyqesor me gazetarin Mero Baze.
Per konflikt interesi vendosi largimin edhe anetari tjeter i trupit gjykues Fatos Qako, i cili deklaroi se nje prej te afermve te tij eshte ekspert ne nje prej kompanive te Rezart Tacit.
Nderkohe shorti cakton trupin e ri gjykues qe do te merret me ceshtjen e biznesmenit Taci.
Top-Channel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24097. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24097

Serbia mbështetë Greqinë në kontestin për emrin Serbia mbështetë qëndrimin e Greqisë në kontestin për emrin e Maqedonisë, për të cilin konsideron se është i arsyeshëm, i barazpeshuar dhe racional.
Këtë e porositi ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, pas takimit në Beograd me ushtruesin e detyrës ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas.
Jeremiqi dje tha se Serbia ka mirëkuptim për qëndrimin e Greqisë lidhur me çështjen e emrit të shtetit kryeqytet i të cilit është Shkupi, duke marrë parasysh se kjo është çështje shumë delikate, transmetoi agjencia Fonet.
Ministri grek në kuadër të turneut ballkanik do t`i vizitojë edhe Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Shqipërinë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24094. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24094

Fadil Berisha akuzohet për Miss Universe 2009 Revista People, në edicionin e saj spanjoll, ka akuzuar fotografin shqiptar Fadil Berisha. Revista People, në edicionin e saj spanjoll, ka akuzuar fotografin shqiptar Fadil Berisha për favorizim të zgjedhjes në finale të Miss Albania dhe Miss Kosova, përkatësisht Hasna Xhukici dhe Marigona Dragusha. Summer Time (KJ)shkruan se një shkrim i People me titull Fotógrafo habría influenciado Miss Universo, ka thënë se Berisha, fotografi zyrtar i këtij konkursi bukurie me përmasa botërore, ka zgjedhur qëllimisht, përmes ndikimit të tij, vajzat shqiptare në finale.
Edhe më herët, debatet që hodhën dyshime mbi zgjedhjen eMiss Universe2009, Stefania Fernandez, nxitën polemika rreth figurës së fotografit shqiptar. Fadil Berisha akuzohet për favorizim nacional, në Miss Universe 2009, madje edhe presidenti i këtij evenimenti Donald Trump. Në shkrimin e revistës thuhet se Fadil Berisha është përgjegjës për zgjedhjen e kandidateve në Miss Universe, duke favorizuar hyrjen në dhjetëshe të kosovares Marigona Dragusha dhe shqiptares Hasna Xhukici.
Media spanjolle supozon se Berisha ka përgatitur dy kandidatet e Miss Kosova dhe Miss Albania për disa javë në Nju Jork para udhëtimit në Bahamas, ku kanë marrë këshilla nga fotografi. Media i referohet një deklarate të dhënë nga Miss Kosova, Marigona Dragusha, e cila është shprehur se ka kaluar gjashtë javë të mrekullueshme në SHBA duke punuar me fotografin Fadil Berisha dhe vajzën nga Shqipëria, Hasna Xhukici. Kjo zgjedhje, shkruan revista spanjolle, ka qenë e qëllimshme, që këto dy vajza të bashkohen më pas me agjencinë e tij të modelimit në Amerikë që drejtohet nga Trump.
Nga ana tjetër, presidentja e Miss Universe, fill pas deklaratave ka pohuar se zgjedhja e Stefania Frenandez ka qenë e ligjshme. Ne nuk kemi vendosur të denoncojmë akuzat ndaj zgjedhjes se Stefania Fernandez, pasi ajo fitoi konkursin në mënyrë legjitime. Vajzat kandidate në Miss Univers janë qenie njerëzore dhe mund të dyshojnë, tha Paula Shugart. Ajo ka sqaruar se çdo vit ka gjithmonë një polemikë, pa marrë parasysh cili kandidat fiton, pasi vetëm një nga konkurrentet do të shpallet fitues dhe askush nuk do të jetë plotësisht i kënaqur me rezultatin.
Unë e di se ka shumë njerëz të cilët janë të zhgënjyer, por kjo nuk është asgjë e re për ne. Stefania Fernandez bëri histori duke marrë kurorën e Miss Universe, por zgjedhja e saj do të shënohet në kujtesën time si një nga më të kritikuarat e të gjitha kohërave./Ekonomisti/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27160. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27160

Afrika 2010, iken Rusia Pas humbjes 2-1 ne ndeshjen e pare kunder Rusise, Sllovenia ben mrekulline duke fituar 1-0 ne takimin e dyte te luajtur ne Maribor dhe siguron bileten per ne Afrika 2010. Skuadra vendase e ka nisur lojen menjehere ne sulm duke shfaqur qarte synimet e saj perballe skuadres se Gus Hidink. Kembgulja e lojtareve sllovene shpreblehet ne minuten e 44 kur Dedic mposht portierin Akinfev qe zhvleftesoi dopieten e golave te shenuar prej Biljaledinov ne takimin e pare.
Me nisjen e pjeses se dyte ne disavantazh, ruset humbin edhe qetesine duke qene te paqarte ne lojen e tyre dhe per me teper duke e mbyllur ndeshjen me 9 lojtare pas largimit te Kerzhakov ne minuten e 66 dhe te Zhirkov ne minuten e 3 shtese te takimit.
Nderkohe, trajneri holandez, Gus Hidink pas kualifikimeve te Korese se Jugut ne 2002 dhe e Australise ne 2006 deshton ne aventuren e tij te trete drejt nje Boterori.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27151. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27151

Këshilla për fëmijë të shëndetshëm gjatë dimrit Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, tek fëmijët vihen re infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ato që hasen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se ndryshe nga vitet e tjera kur infeksionet gripale shtoheshin në muajt nëntor-dhjetor, tani ata paraqiten që në muajin tetor. Fëmijët pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës e kalojnë nëpër shkolla dhe kopshte.
Qëndrimi në ambjente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit. Familjet në këtë periudhë duhet të interesohen më shumë për ushqyerjen e fëmijëve. Specialistët në këtë periudhë u japin familjeve këto këshilla, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve:
1. Një nga dy fëmijë të moshës 5-vjeçare ka mungesë hekuri. Tani është e mundur të mësoni rreth këtij problemi dhe të merrni masa parandaluese. Vitamina C që ndodhet tek zarzavatet mundëson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish.
2. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrnave, çdo ditë mund të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët me zarzavate përdorni dhe sallatë.
3. Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit. Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e zarzavate. Sepse pengojnë marrjen e hekurit.
4. Në mëngjes jepini arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara.
5. Në vend që ti jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani ti pijnë para se të humbasin vitaminat.
6. Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish.
7. Bëni të mundur që fëmija juaj të konsumojë peshk të paktën një ose dy herë në javë.
8. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mire është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon. Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe. Kur ta kërkojë le ta shijojë por mos marrja e tyre është zgjidhja më e mirë.
9. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supërave me drithëra, bulgur dhe grurë.
10. Disa fëmijë nuk mund ta pijnë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund ti jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund tia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer. (start)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27154. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27154

A të dobëson domatja? Specialistët besojnë se njerëzit mund të dobësohen më shumë duke ngrënë domate, sesa të mbajnë dieta vrasëse apo të zhvillojnë ushtrime të shpeshta aerobike. Duke iu referuar studiuesve të universitetit Reading, The Daily Express thekson se konsumimi i frutave mundëson ngopjen, dhe për këtë arsye zhduk dhe kurthet e nxitjes për të ngrënë tek njerëzit që duan të dobësohen.
Mendohet se tek domatja ka përbërës të shumtë që ndryshojnë nivelin e hormoneve të oreksit. Kjo pengon dhe gërryerjen e stomakut nga uria.
Kërkuesit i dhanë për të ngrënë 17 grave sanduiçë të bërë me bukë të bardhë, domate dhe karota. Në fund arritën në përfundimin se buka me domate mundëson më shumë ndjenjën e ngopjes.
Udhëheqësi i studimit theksoi se akoma nuk mund të flitet për përmbajtjen e studimit, por rezultatet e arritura janë të rëndësishme dhe të kuptueshme nga ana statistikore.(start)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27157

Gjykata e Apelit lë në burg Kriston, akuzohet për terrorizëm DURRES – Mbetet në fuqi masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Artan Kristo, i akuzuar për terrorizëm. Pas apelimit, trupi gjykues i përbërë nga Valentina Sadinaj dhe ndihmesit Valbona Cekrezi dhe Besim Derzhnjeva u mblodh rreth ores 13.00. Në këtë seancë akuza u përfaqësua nga prokurori i çështjes në Apel Alfred Elezi. Trupi gjykues, pasi u njoh me çështjen dhe kërkesën e mbrojtjes, ka lenë në fuqi vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
Ndërkohë që avokatet e të pandehurit Rajmond Todhe dhe Ilir Malindi kanë kërkuar lehtësim të akuzës, pasi sipas tyre, shtetasi Artan Kristo nuk praqitet mirë nga ana shëndetësore dhe ka një sërë problemesh familjare, pasi pret 2 fëmije. Ata duke paraqitur këto arsye, kanë kërkuar që ndaj tij të vendoset ” masa e detyrimit të paraqitjes”.
Gjatë zhvillimi të seancës, besimtare te shumte mysliman kanë qenë të pranishëm pranë ambienteve të Gjykatës se Apelit në Shkozet të Durrësit, për të mbështetur sipas tyre, vëllanë Artan Kristo.
Ndaj shtetasit Artan Kristo rëndon akuza për mesazhe terrorizmi në internet ndaj opinionit publik, dhe për këtë arsye ai do të vazhdojë të qëndroj ne burg deri sa te zbardhet çështja gjyqësore në ngarkim të tij.
Gjykata e Shakllës së Pare Durrës, kishte vendosur me 23 tetor masën e sigurisë burg pa afat për Artan Kriston akuzuar për nxitje të veprimeve terroriste. Kristo është mbrojtur duke thënë se fjalët e tij janë keqkuptuar. “Prokurori nuk i kupton ato fjalë. Jam i pafajshëm, nuk meritoj të qëndroj pas hekurave, pasi fjalët janë të shkëputura nga konteksti i fjalimit prej 60 minutash”, ka thënë ai, duke kërkuar të lihej në detyrim paraqitje. Por kjo kërkesë nuk eshte marre parasysh.
Terrorizmi, si e vëzhgoi SHISH-i ‘imamin’ Kristo
“Terroristi” shqiptar me mbiemrin e krishterë, Artan Kristo, është ndjekur për muaj të tërë nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Vëzhgimi dhe përgjimi i tij është kryer në mënyrë konstante duke monitoruar si jetën reale ashtu edhe atë virtuale të ndërtuar në forume të ndryshme nën emrin Muhamed Abdulla Al Albani. Informacionet e para të marra nga SHISH-i tregonin se ai mund të ishte pjesë e një celule terroriste. Madje ai mund të kishte lidhje me rrjetin e terroristit më të madh të botës, Osama bin Laden. Pas muajsh të tërë ndjekjeje dhe përgjimi, SHISH arriti të përfundojë dosjen për Kriston. Të gjitha materialet iu dorëzuan prokurorisë së Tiranës më datë 27 gusht 2009. Por materialet e SHISH-it kanë vetëm vlerë referuese dhe prokurorisë iu desh të mblidhte prova të tjera në lidhje me aktivitetin e njeriut të dyshuar si terrorist. Hetuesit kanë monitoruar aktivitetin virtual të Kristos në disa faqe online dhe aty ka rezultuar se ai kishte tejkaluar elementët që të shpien në veprën penale të nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Aktiviteti i Artan Kristos ishte zhvilluar në tre faqe online, www.forum-islamik.com; www.udhezimedhedrita.net dhe www.albselefet.net. “Ky kallëzim është bërë si rrjedhojë e disa pamjeve video të shfaqura në faqen e internetit www.albselefet.net. bazuar në atë që kemi parë dyshojmë se shtetasi Artan Kristo synonte mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Duke klikuar në këtë faqe interneti, konkretisht tek rubrika “videos”, shfaqen dy video të tij me titullin “A ka Xhihad në botën islame sot?”. Në këto video shfaqet i arrestuari Kristo dukë bërë thirrje për Xhihad, të cilin e konsideron si obligim deri në ditën e gjykimit, për të shkuar në luftë me qëllim për të vrarë, për të shkatërruar vendet dhe për të ngritur islamin. Ai bën thirrje në këtë fjalim për t’u përgatitur besimtarët myslimanë me sa të kenë mundësi, që të ndihmojnë Islamin me Xhihadin e fjalës, të dorës e të shpatës, të bombës e çdo lloj mjeti tjetër që të ketë kur të vijë koha”,- thanë hetuesit e çështjes. Ata i kanë cilësuar këto fjalime si nxitje të urrejtjes fetare që rrezikojnë përçarjet sociale dhe mbarëvajtjen fetare brenda komunitetit mysliman si dhe midis besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri. “Xhihadi është obligim deri në ditën e gjykimit. Të shfrytëzojmë kohën, vendin, të shfrytëzojmë pasurinë, të shfrytëzojmë mundësitë tona, pasi të kemi realizuar ecurinë në aspektin fetar. Atëherë padyshim se bota do të na nënshtrohet, do t’i nënshtrohet botës islame, nëse realizon këtë çështje…Xhihadi është obligim, si në Palestinë, Afganistan, Irak, apo më herët që duhet të jetë në Andaluzi të Spanjës, ku kanë vdekur muhaxhedinë myslimanë, kanë luftuar për islamin dijetar, hoxhallarë, popull, gra e fëmijë, ku edhe janë masakruar në Andaluza të Spanjës”,- është një pjesë nga pasazhet e Kristos. “…Në Xhihad shkohet për të vrarë, nëse shkon për të vrarë ata qafirë që bëhen pengesë në shtetin islam, është bërë pengesë për shoqërinë islame, për drejtësinë, për shumë gjëra, ta heqësh qafe atë qafir, duhet të shkosh për të vrarë jo për tu vrarë…Nuk jemi kundër Xhihadit, duhet ta kuptojnë këto të Bin-Ladenit që nuk jemi kundër Xhihadit, jemi pro. Ne i lutemi Allahut që të vijë një ditë e të na mundësohet edhe neve Xhihadi që ta ndihmojmë këtë islam, si me dorë, shpatë, e bombë kur të vijë koha”,- thuhet ndër të tjera në fjalët që “imami” Kristo shqipton në pamjet e këtyre videove para një grupi të rinjsh të Rrushbulli në Durrës. Gjithashtu, sipas dosjes, rezulton se Kristo, prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamiste, të llojit salafit-tekirist me një grup të vogël të rinjsh nga Rrushbulli e Golemi në Durrës, duke dhënë këshilla fetare tepër radikale për besimtarët myslimanë në faqet e internetit www.forum-islamik.com. Këto akuza, vetë “imami” Kristo dhe avokati i tij mbrojtës i kanë cilësuar si një kurth i organizuar nga agjentët e SHISH-it. Madje ata pretendojnë se gjithçka është ndërtuar nga Shërbimi për t’i bërë presion Kristos që ai të rekrutohet dhe të shndërrohet në agjent për të treguar gjithçka që ndodh në botën islame shqiptare. Sot pritet që në Gjykatën e Durrësit të shqyrtohet edhe njëherë kërkesa e prokurorit për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës me “arrest në burg” për shkak se dosja ka kaluar për kompetencë tokësore në rrethin e Durrësit.
Prokuroria, verifikim Artan Kristos për bigami
TIRANË- Institucioni i akuzës i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile në Shkozet të Durrësit, duke i kërkuar verifikimin e gjendjes civile të të dyshuarit për “akte terroriste” Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, pasi rezulton se ka dy gra. Kjo në bazë të relacioneve të dërguara nga SHISH-i në Prokurorinë e Tiranës, referuar edhe në vendimin e arrestit të Gjykatës së Tiranës marrë në mungesë ndaj të akuzuarit Artan Kristo. Për të vërtetuar këtë fakt, mësohet se prokuroria, i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile të njësisë administrative ku banon i arrestuari, me qëllim për të verifikuar statusin e tij familjar. “Nga të dhënat hetimore që ndodhen të administruara në dosjen përkatëse rezulton se i dyshuari Artan Kristo jeton me dy gra dhe si fryt i lidhjes me to ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë. Me gruan e parë me të cilën ka edhe kurorë martese, Kristo ka katër fëmijë, ndërsa me gruan e dytë nuk ka vendosur celebrim por vetëm bashkëjeton me dëshirën e kësaj të fundit dhe me të ka dy fëmijë,- thuhet në materialet shkresore të dosjes. Këtë fakt e ka pohuar edhe avokati mbrojtës i të pandehurit, Ilir Malindi. Ai tha dje për “Shekullin”: Klienti im është i martuar vetëm me një grua ndërsa me tjetrën bashkëjeton me dëshirën e saj. Në këtë rast nuk kemi asnjë vepër penale, pasi kjo nuk është e parashikuar në Kodin Penal. Kjo gjë është e rregulluar me Kodin Familjes, që ndodhet në fuqi”,- tha avokati Malindi. Më tej ai deklaroi se organet hetimore duan të gjejnë patjetër një akuzë që ta mbajnë në burg klientin tim”. Ndërkohë, në nenin 7 dhe 9 të Kodit të Familjes sanksionohet ndalimi për t’u martuar me më shumë se një grua apo burrë.
Terrorizmi, web shqiptar me thirrje për luftë e lavde për Bin Laden
TIRANË- Video me pamje terroriste shoqëruar me tekst në shqip ku bëhet thirrje për luftë janë publikuar në një faqe interneti me emrin “Forumi-islamik”, www.forumi-islamik.com. Që në faqen e parë të websitit në një video realizuar po nga forumi me të njëjtin emër me atë që mban vetë web-i shfaqet një video “Lufto dhe qëndro”. Videoja hapet me fotot e torturave në burgun e Abu Graib dhe më pas tregon njerëz të maskuar dhe të armatosur me mitraloz e antitank që sulmojnë trupat aleate ne disa vatra lufte. “Kjo thirrje për ty o Ummet i plagosur! O popull, përgatitni luanët. Kthejini fesë suaj shërbimin që meriton. Lirohu prej prangave dhe të mbarojnë ankesat. O bijtë e popullit tim! Zgjohuni! Lufto në çdo vend që ka arrit jehona e kufirit! Qëndro dhe derdh plumba mbi brezin e sionizmit”- , shkruhet ne video. “Po Usame” është një tjetër video produkt i forumit në të cilën i këndohet terroristit Osama Bin Laden. “Po Usame, zhduke ti ushtrinë amerikane/i rrite nderin myslimanëve/Nga vendlindja u largove, për xhihad rrugën e more”- dëgjohet në video.
Zbulohen mesazhet online të Artan Kristos
TIRANË- “Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt”. Me këto fjalë dhe të tjera të kësaj natyre, që prej organit të akuzës janë cilësuar si nxitëse për akte terroriste, i arrestuari Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, i ka ftuar “vëllezërit” e tjerë myslimanë të përgatiten për ditën kur do të fillojë “Lufta e Shenjtë”, Xhihadi. Këto dhe fjalët e tjera nxitëse, të thëna e të shkruara nga Kristo në tri faqe të ndryshme interneti (forume myslimane) janë mbledhur dhe renditur nga përfaqësuesit e akuzës, duke i përdorur para Gjykatës së Shkallës së Parë dhe duke e bindur këtë të fundit të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Kristos. Përveç vendimit të masës së sigurisë, togat e zeza vendosën gjithashtu që dosja penale në ngarkim të Kristos t’i kalojë për kompetencë prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit si dhe janë urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë kontrollin e banesës dhe klinikës mjekësore të përdorur nga i arrestuari në qytetin bregdetar. Sipas vendimit të togave të zeza të firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha, ky i fundit ka lejuar oficerët e policisë të kryejnë kontrollin e imtësishëm në ambientet e banesës tre katesh që ndodhet në lagjen “Troplini” në fshatin Rrashbull të Durrësit dhe në klinikën mjekësore që ndodhet në banesën dy katesh në rrugicën e Gjykatës së Apelit Durrës, konkretisht rruga “Bajram Curri”, lagjia 14 Shkozet, që përdorej nga i arrestuari Kristo. Sipas këtij vendimi që mban nr. 1534, kanë qenë agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) që kanë hasur këshillat dhe propagandën e “imamit” Abdulla Al Albani (Artan Kristo) në faqet e internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjithashtu, përveç këshillave dhe propagandës për të kryer vepra me qëllime terroriste, sipas akuzës, i arrestuari Kristo nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike në faqen e internetit të moderuar nga ai vetë www.albselefet.net shfaqet duke synuar mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. “Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, ka rezultuar se kallëzimi penal në prokurori ka ardhur me datë 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku edhe është regjistruar procedimi penal me nr. 2915, viti 2009, që bën fjalë për veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” nga i arrestuari Artan Kristo”-thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas këtij vendimi, “imami” Abdulla Al Albani ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi, është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë, rritjen dhe ushqimin e të cilëve e siguron duke ushtruar profesionin e “mjekut popullor” dhe predikuesit të fesë islame nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt me njerëzit, në rrugë telefonike dhe elektronike. “Artan Kristo prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem të Durrësit, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagande Kristo e realizon edhe nëpërmjet faqeve të internetit me frymë islame. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, organi i akuzës pretendon se i arrestuari Kristo nxit urrejtje fetare, e cila rrezikon përçarjen sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesës brenda komunitetit mysliman dhe më gjërë”-thuhet në vendimin e gjykatës. Gjithashtu, mësohet se në rrugë operative dhe me metoda specifike, prokuroria ka mundur të siguroi biseda të ndryshme të kryera nga katër numrat telefonikë, nga një adresë elektronike interneti si dhe tre faqet zyrtare të forumeve islamike që përdoreshin nga vetë i arrestuari, në komunikim me personat e tjerë. Sipas akuzës, i arrestuari Kristo dyshohet se nëpërmjet këtyre komunikimeve me persona të tjerë dyshohet se ka kryer veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. (SHekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27138. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27138

Investime ne Shqiperi? E veshtire Nje studim i fundit i Dhomes Europiane te Tregtise ka konkluduar se bizneset shqiptare jane ne pjesen derrmuese te tyre kritike me sjelljen e administrates tatimore dhe lehtesirat fiskale te qeverise. Sipas studimit te publikuar vetem pak dite me pare, mbi 85 perqind e bizneseve qe operojne ne Shqiperi, vendase apo te huaja qofshin keto, jane te pakenaqur nga administrata fiskale dhe i konsiderojne lehtesirat tatimore si te paqarta, te pamjaftueshme dhe shpesh here selektive.
I njejti problem sipas studimit vihet re edhe ne Bosnje dhe Kroaci, ndersa ne Maqedoni dhe Mal te Zi bizneset e vleresojne pozitivisht sistemin tatimor.
Studimi i Dhomes Europiane te Tregtise thote se vendet e Ballkanit perendimor edhe pse paraqesin potenciale te medha per investime, kane nje sere problemesh, te cilat pengojne kompanite europiane per te investuar.
Studimi evidenton si tre pengesat me te medha nivelin e larte te korrupsionit, mungesen e transparences dhe konsultimit gjate hartimit te ligjeve, si dhe politikat e dobeta rregullatore.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27141. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27141

Klara Buda, jeta ime mes Parisit dhe Tiranes Prej kohesh ajo drejton seksonin ne shqip ne Radio France-Internacional, nderkohe qe gazetarine e quan ushtrim intelektual, pavaresisht nga profesioni i individit. E larguar nga Shqiperia rreth viteve `90-te, ajo synonte me shume nga cfare i ofroi atdheu i saj, duke u bere modeli i femres intelektuale ne bote. Karriera e saj ne media kaloi nga Departamenti i Komunikimit dhe i Informacionit ne UNESCO, me pas bashkepunoi me BBC-ne. Alma Cupi kryeredaktore ne nje prej televizioneve ne Shqiperi ka pare nga afer punen e saj ne Paris.
Aty kam pare se pervecse nje gazetare ka qene edhe perfaqesuese e imazhit te Shqiperise ne Paris per shkak te njohjeve, per shkak te profesionit te saj. Ajo ne nje fare menyre ka percjelle te gjithe informacionin nga Shqiperia ne frengjisht per te gjitha gazetat atje, eshte shprehur Cupi.
Ne Tirane e ka sjelle promovimi i librit Kloroform.
Romani ne kapituj te vecante i ngjason nje trilleri te vertete ndoshta dhe me skena pak horror, megjithate kjo ne nje fare menyre eshte me nje qellim te caktuar. Nuk kishte kufij mbi diktaturen per te privuar lirite e shprehjes se mendimit dhe te kufizimit te lirive mendore, thote Mond Panariti.
Mikesha e saj e fakultetit Kozeta Baboci nuk mendohet gjate per te percaktuar rinine e hershme te Klares:
Klara eshte shume elegante ne shume gjera, ne menyren e te thenit te gjerave, mund te them elegante dhe pikante, thote Baboci.
Zef Preci, nje tjeter mik i saj, thote se me shume e ngacmon libri i Klares, sesa kujtimet e njohjes.
Kam bindjen se ky nuk eshte libri i saj i pare, jam i bindur se Klara do te shkruaj edhe me tej. Ajo jo thjesht reflekton mbi ate qe ka shkuar, uroj mos te perseritet kerkund dhe per askend, por mbart edhe probleme te tjera filozofike, letrare etj., thote Zef Preci.
Ne kontekstin profesional te Klara Budes vecojme perkthimin, ajo thote se per qellime studimi ju desh te analizonte dhe te perkthente ne frengjisht rrefenjen e Mitrush Kutelit Fshati im e pi rakine.
Ajo thote se eshte si te gjitha vajza shqiptare, me pare kryen detyrat dhe me pas u dedikohet pasioneve(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27144. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27144

Madonna takohet me vjehrren 15 vjet me te re Madonna ka udhetuar drejt Brazilit per te marre pjese ne nje fushate bamiresie per femijet ne nevoje por gjate ketij udhetimi ajo ka takuar edhe nje njeri mjaft te vecante. Behet fjale per mamane e te dashurit te saj 23 vjecar, Jesus Luz. Kengetarja amerikane ndoshta eshte ndier disi ne siklet nga ky takim, pasi e ema e modelit Cristiane Regina Da Silva, eshte rreth 15 vjet me e re se kengetarja.
Parrukierja 36 vjecare ka hyre ne hotelin e kengetares ne Rio De Janeiro. Zonja Ciccone dhe i dashuri i saj, ne ate moment ndodheshin ne restorantin e hotelit por me pas ata jane takuar ne njeren nga dhomat e rezervuara. (t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27148. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27148

Vizat në zonën Shengen, dalin formularët e rinj të aplikimit TIRANE- Presidenca Suedeze e BE ka nisur ne ambasadat e huaja akredituar ne vendin tone formularet e rinj te aplikimit per viza ne zonen Shengen.
Kërkesa për një vizë duhet t’i drejtohet misionit diplomatik të shtetit që është destinacioni i udhëtimit (ose misionit diplomatik të shtetit që përfaqëson atë shtet, sipas rastit). Nëse destinacioni kryesor nuk mund të përcaktohet, kërkesa duhet t’i paraqitet misionit diplomatik të shtetit të parë Shengen ku futet aplikanti. Kërkesa për një vizë kushton vetëm 35 euro.
Nëse aplikanti për vizë nuk disponon shumën e mësipërme në euro mund të paguajë në monedhën vendase, në lek, por tarifa do të llogaritet kundrejt normës përkatëse të këmbimit. Por, nëse kërkesa për vizë refuzohet, tarifa e paguar nuk rikthehet. Sipas Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave (VFA) përjashtim nga kjo tarifë bëjnë një kategori e caktuar njerëzish. Kështu gjatë procesit të aplikimit për vizë nuk kërkohet pagesa prej 35 eurosh nga të afërmit e rezidentëve shqiptarë në atë shtet, anëtarët e delegacioneve zyrtare, fëmijët nën 6 vjeç, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, gazetarët, nxënës, studentë, studentë që ndjekin kurse pasuniversitare, etj.
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë me një vizë të vlefshme Shengen në Shtetet anëtare të mëposhtme dhe Shtetet e asociuara që zbatojnë plotësisht Acqui-në Shengen si: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Dokumentet për vizat si vizitorë:
Garanci mbështetjeje nga personi pritës. Republika Çeke kërkon ftesë nga personi pritës i vërtetuar nga autoritetet e vendit të destinacionit. Greqia kërkon ftesë nga personi pritës i vërtetuar nga autoritetet përkatëse greke, provën e ADN-së ose mjete të mjaftueshme financiare. Hungaria kërkon ftesë nga personi pritës e certifikuar nga autoritetet hungareze dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare, duke përfshirë vërtetimin nga Zyra e Tatimeve. Strehim i vërtetuar. Një fotokopje të kartës së identitetit të personit pritës në rast se është qytetar hungarez ose një kopje të lejes së qëndrimit, nëse është qytetar i huaj në Hungari. Italia kërkon një ftesë nga personi pritës dhe një fotografi e kartës së identitetit të personit pritës në rast se është një qytetare italiane ose një kopje të lejes së qëndrimit nëse është shtetase shqiptare. Personi pritës mund të veprojë si garantues që jep mjetet financiare për kërkuesin. Ndërsa në rstin e Zvicrës letër ftesë nga pritësi në Zvicër është e mjaftueshme për të filluar procedurën.
Nëse kërkuesi dhe personi pritës kanë lidhje familjare ose gjaku, kërkuesi duhet të paraqesë dokumentet që provojnë marrëdhënien Letër punësimi ose dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznes d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë Rezervimin e udhëtimit (fluturim ose autobus, nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar). Greqia është i vetmi shtet që kërkon kërkon një fotokopje të personit pritës në rastin kur është një qytetar grek ose një kopje të lejes së banimit nëse është qytetar shqiptar. Këto fotografi duhet të vërtetohen nga autoritetet greke.
Për vizat si turist:
Provë e mjeteve të mjaftueshme financiare – p.sh, deklarimet bankës personale të kërkuesit që tregon një periudhë operimi të paktën tre muaj, letër punësimi, ose kontratë punësimi, certifikata të sigurimeve shoqërore, dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznesin e tij / saj – d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë; Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).
vizë biznesi:
Kërkesë ose ftesë me shkrim nga shoqëria pritëse ose personi juridik, zyra, shteti ose autoriteti lokal dhe duhet të verifikohet ekzistenca e një biznesi në Qendrën Kombëtare Shqiptare të Regjistrimit. Ftesa duhet të lëshohet jo më shumë se 2 muaj para datës së kërkesës
Mund të paraqitet një letër nga një shoqëri shqiptare, që përmban hollësitë personale, rolin në biznes, qëllimin dhe gjatësinë e udhëtimit (origjinale ose kopje). Letra duhet të lëshohet jo më vonë se 2 muaj para datës së kërkesës dhe ftesa nga shoqëria pritëse që konfirmon që ajo do të mbulojë shpenzimet financiare, ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull, deklarim të bankës personale dhe/ose një certifikatë nga punëdhënësi që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet) Letër punësimi e kërkuesit Dokumente të regjistrimit të biznesit të shoqërisë ku kërkuesi punon (vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencën e biznesit dhe NIPT-in e shoqërisë) Prenotimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).
Për të marrë një vizë për të qenë i pranishëm në Aktivitete Kulturore dhe Shkencore duhen
Një kërkesë me shkrim ose ftesë nga institucioni pritës për të marrë pjesë në aktivitet Një letër ftesë nga institucioni pritës që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet financiare, ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull një deklarim të bankës personale) Letër punësimi ose arsimi dhe dokumente të regjistrimit të biznesit (licencë biznesi) Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar)..(SHEKULLI)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27135

Maroni: Ballkani Perëndimor, sa më parë në BE TIRANË- Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni ka përsëritur sot në Tiranë qëndrimin e qeverisë së tij për mbështetjen e Shqipërisë drejt rrugës në BE. Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, Maroni ka theksuar se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE duhet të bëhet shpejt, pasi zgjerimi rrit nivelet e sigurisë në Europë. Maroni tha më tej se Italia do të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për liberalizimin e vizave. “Kam garantuar impenjimin tim që Këshilli i Ministrave të Brendshëm europiane të vendosë për liberalizimin e vizave në mesin e vitit të ardhshëm. I rëndësishëm është procesi i hyrjes në BE, pasi Ballkani Perëndimor është pjesë e jona, ndaj zgjerimi i unionit rrit nivelin e sigurisë”,- tha ai. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27132. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27132

20 nëntori, Rama ndan ftesa dorazi për banorët Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpërndau të mërkurën në mesditë ftesa për protestë, qytetarëve në rrugën “Komuna e Parisit”. Në një rrugëtim derë më derë në këtë zonë të kryeqytetit Edi Rama në bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që të bëhen pjesë e protestës së opozitës në 20 nëntor. Edi Rama në këto takime spontane për të sensibilizuar qytetarët e Tiranës ka e cilësuar si demagogji të paturpshme deklaratën e kryeministrit Berisha kur mohoi kontributin e opozitës për anëtarësimin në NATO:
“Me paturpësinë më të madhe, sot Sali Berisha po mohon rolin historik të opozitës, ndërkohë që edhe në NATO do të kishim hyrë më përpara, nëse Sali Berisha nuk do të ishte bërë pengesë me shembjen e shtetit gjatë pushtimit të parë të Republikës. Sot unë jam këtu, për t’i kërkuar personalisht qytetarëve e qytetareve të Tiranës, të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë; të gjithë ata që dua të kenë të drejta të barabarta me pinjollët e familjes në pushtet dhe me kryefamiljarin që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një mjet për pasurimin e tij; të gjithë bizneseve që nuk duan të falimentojnë në janar, për shkak të kalimit arbitrar si biznes i madh nën regjimin e taksave të papërballueshme; të gjithë të papunët; të gjithë mësuesit; të gjithë mjekët; të gjithë ata që konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend; të gjithë ata që sot nuk e gjejnë te Maliqi të drejtën që u ka dhënë ligji; të gjithë shqiptarët e shqiptaret, që më 20 nëntor, pasdite në sheshin “Skënderbej”, kanë të gjitha arsyet e Zotit dhe të ligjit, për t’i rezistuar këtij pushteti të korruptuar që po e zhyt përditë Shqipërinë në një zullum. Zullum, që reflektohet edhe në listën e djeshme të publikuar nga TIA, ku jemi pas Ugandës, pas Ruandës dhe në shoqërinë e atyre ish republikave sovjetike të një korrupsioni dhe një diktature të pushtetit të parasë dhe të parasë së pushtetit, model që ne e refuzojmë dhe do ta shpërbëjmë me çdo mjet dhe me çdo çmim.” (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27128

Seanca, ish-Shefi i Shtabit, Hoxha: Gërdeci, është faji i Mediut UPDATE – Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha ka fajësuar ish-ministrin Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, avokati i Gjeneralit është shprehur se “ka qenë Mediu ai që ka zgjedhur fshatin Gërdec për vendosjen e fabrikës. Ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar ushtrinë për të bërë transportin për llogari të ‘Albademil’, etj.
Ndërkohë, që të akuzuar të tjerë të tragjedisë i kërkuan trupit gjykues që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi dhe ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve Enkelejd Alibeaj të shkojnë të dëshmojnë në gjyq.
Por pika më e nxehtë e seancës ishte raporti i avokatit të Luan Hoxhës, i cili u shpreh se “përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do demontoheshin municionet është kompetence e Forcave te Armatosura e për pasoje e Shefit te Shtabit, por ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar ndërtimin e fabrikës pikërisht në këtë vend.
Më tej, avokat Ibrahim Lahi, tha se “është gjithashtu kompetencë e Forcave te Armatosura ruajtja e sigurisë së ambienteve te një kompania private, sikurse ishte fabrika e demontimit”, duke shtuar se Ndërsa shtoi se ministri ndërhynte në kompetencat e Shefit të Shtabit. Sipas tij, ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar përfshirjen e ushtrisë në transportin e municioneve në Gërdec për llogari të kompanisë ‘Albademil’, si dhe faktin se përzgjedhja e armatimit të kalibrit te larte nuk është bërë nga Forcat e Armatosura.
Duke kundërshtuar akuzat, avokati i Luan Hoxhës e mbylli mbrojtjen për ish-Shefin e Shtabit te Përgjithshem duke thene se disa urdhra, ish-ministri i ka dhënë pa dijeni të Gjeneral Lejtnant Luan Hoxhës.
Ndërkohë avokati i ish-drejtorit te harmonizimit te ligjeve Ndue Marku i kërkoi gjykatës qe të thërrasë si dëshmitare ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po kështu si dëshmitare u kërkuan edhe dy ish ministra te tjerë, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.
Po sot, nje tjeter padi penale ngrihet per Mediun. Pas familjareve te viktimave, jane te plagosurit rëndë nga tragjedia e Gerdecit qe kerkojne marrjen e ish-ministrit si te pandehur.
Përfaqësues të shoqatës së Familjeve të viktimave të Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë një padi penale për Fatmir Mediun.
Fillimisht padia iu dorëzua Gjykatës së Lartë, e cila nuk është pranuar pasi ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit është objekt i Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj, të dëmtuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit ka njoftuar se në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kërkesa për të nisur procedimin penal ndaj deputetit Fatmir Mediu, në emër të të plagosurve nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec.
Kërkesat e paraqitura janë në emër të Roxhers Durda (i mitur) dhe Alketa Hazizaj. Këto janë dy kërkesat e para që paraqiten pranë gjykatës prej të plagosurve rëndë, ndërkohë që në ditët në vijim do të paraqiten kërkesat individuale nga të tjerë të plagosur.
Avokati, Dorian Matlija që paraqiti pranë Gjykatës së Lartë kërkesat në emër të të plagosurve u shpreh për mediat: “Tragjedia e Gërdecit përveç masakrës njerëzore që shkaktoi humbjen e jetës për 26 qytetarë, dhe përveç katastrofës pasurore që shkatërroi pronën e qindra shqiptarëve të tjerë, nuk duhet harruar që ka shkaktuar me dhjetëra plagosje të rënda, dhe qindra plagosje të lehta. Plagosjet përbëjnë vepër penale, dhe sipas legjislacionit procedural penal nuk ndiqen nga prokuroria, por ndiqen me kërkesë të vetë të dëmtuarit. Ndaj ne vendosëm t’i drejtohemi gjykatës për të vënë në lëvizje. Është në të drejtën e të dëmtuarve të kërkojnë hetim dhe gjykim të çështjes dhe deklarimin e fajtorëve nga gjykata. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27121
Top