Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Solli pa viza 8 pakistanezë, gjobë për Turkish Policia kufitare e kryeqytetit vendosi ndëshkimin me 2.4 milionë lekë të reja, për kompaninë ajrore turke disa ditë më parë
Aziatikët u prapësuan në Rinas drejt vendit të origjinës, pasi kishin mungesë dokumentacioni
TIRANE- Policia e Kufitare e kryeqytetit, gjobit me 2.4 milionë lekë të reja kompaninë ajrore turke “Trukish Airlines”, për transportim në drejtim të Shqipërisë të një grupi personash nga Pakistani pa marrë më parë vizë në ambasadën shqiptare, që mbulon Pakistanin.
Lajmi është bërë i ditur dje për “Shekullin”, nga burime të Drejtorisë së Policisë së Kufitare të Tiranës, sipas të cilës, për këtë kompani të huaj ajrore ishte marrë masa ekstreme e gjobitjes pasi më tepër se dy javë më parë, kjo e fundit kishte sjellë në Shqipëri rreth tetë persona udhëtarë të saj, me shtetësi pakistaneze.
Por sipas burimeve të Policisë, shtetasit e vendit aziatik që ndodhet në kufi me Afganistanin dhe Indinë, nuk ishin pajisur më parë me vizë nga autoritetet e ambasadës Shqiptare në Turqi apo Kinë, ku edhe këta të fundit mund të kryejnë këtë procedurë. Itinerari
Tetë pasagjerët, për të cilët u gjobit “Turkish”, kishin ndjekur një itinerar që niste nga Islamabadi, kryeqyteti i Pakistanit, në drejtim të Stambollit, nëpërmjet një linje ajrore. Nga qyteti më i madh turk Stambolli, personat kanë udhëtuar në drejtim të aeroportit të Rinasit nëpërmjet shoqërisë turke të fluturimeve “Turkish Airlines”.
Me të mbërritur në aeroportin e Tiranës, tetë personat me shtetësi dhe kombësi pakistaneze, pasi kanë kaluar në zonën e tranzitit, janë drejtuar për në pikën e kalimit kufitar, ku janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Kufitare të Rinasit.
Sapo ata janë konstatuar se kishin udhëtuar në drejtim të Shqipërisë pa viza, autoritetet e Policisë Kufitare kanë kërkuar prej tyre biletat dokumentet e tjera të udhëtimit, nga Pakistani në Shqipëri.
Kur oficerët e Rinasit, kanë konstatuar se personat ishin pa vizë hyrëse për në Shqipëri, kanë vendosur prapësimin e tyre në drejtim të vendeve të origjinës, duke mos iu lejuar hyrjen në vendin tonë.
Po kështu autoritetet e policisë së Kufirit të komisariatit të Rinasit, vendosën që veç prapësimit të tyre, ndaj kompanisë që i kishte sjellë të merrej një masë e rëndë gjobitjeje, me qëllim për të mos i lejuar ata të përsërisnin raste të tilla.
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, për rastin në fjalë kompania ajrore turke “Turkish Airlines”, me të cilën ata kishin udhëtuar, u gjobit me vlerën e 24 milionë lekëve të vjetra. Më parë me masa të tilla gjobitjeje me shuma më të vogla ishin ndëshkuar edhe kompani të tjera, të cilat kishin sjellë në drejtim të Shqipërisë pasagjerë të tyre të cilët udhëtonin pa vizë nga vende me të cilat Shqipëria ka një regjim vizash.
Masa Nuk deklaroi të ardhurat në kufi, detyrim paraqitjeje për të akuzuarin
Gjykata e Tiranës vendosi dje detyrimin paraqitjeje për Erjon Bojaxhi, i kapur të dielën rreth orës 15:15, nga policia e Rinasit duke fshehur dhe transportuar një sasi parash prej 200 mijë eurosh, një sasi dollarësh e koronash norvegjeze, në aeroportin e Rinasit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Prokurorisë së Tiranës që gjatë vlerësimit të masës së arrestit për të kishin kërkuar masën e detyrimit me paraqitje për Bojaxhi.
Ky i fundit, punonjësi i një prej kompanive ajrore që operojnë në Rinas, ishte kapur katër ditë më parë nga oficerët e kontrollit të kompanisë, duke transportuar nga terminali i aeroportit në drejtim të avionit, një çantë në të cilën ndodheshin 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë amerikanë.
Këto para, sipas burimeve, i ishin dhënë Bojaxhiut, nga një person me emrin Alban, pronar i një agjencie të këmbimit valutor në qendër të Tiranës. Sipas deklarimit të vetë të arrestuarit, paratë duhej t’i dërgoheshin në avion tregtarit, i cili ka pretenduar se ka qenë duke udhëtuar në Turqi, për të bërë atje këmbim valutor, me qëllim për të përfituar nga kursi i favorshëm i këtyre monedhave atje.
Pas arrestimit të punonjësit të kompanisë ajrore, policia ka nisur procedimin penal edhe në ngarkim të pronarit të vërtetë të parave, me akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi. Ky veprim parashikohet si kondravajtje penale në Kodin Penal të vendit tonë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27195. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27195

Projekt-buxheti, qeveria refuzon Prokurorinë Anëtarët e komisionit të Ligjeve, por edhe vetë Ministria e Financave nuk ka pranuar asnjë kërkesë të Ina Ramës për shtim fondi ndaj organit të akuzës
Financat propozojnë që Prokuroria të shkarkojë disa individë nga organika, me qëllim që të emërohen 11 magjistratë të rinj
TIRANË- Ndarja e lekëve për vitin e ardhshëm ka vënë në konflikt institucionet e drejtësisë me mazhorancën.
Pavarësisht se në gjithë retorikën e saj politike e djathta i ka mëshuar fort luftës kundër krimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, institucionet kryesore që në tërësinë e tyre përbëjnë sistemin e drejtësisë janë ndjerë dje të braktisura nga ekzekutivi dhe nga deputetët e djathtë, të cilët nuk kanë mbështetur asnjë nga pretendimet e këtyre institucioneve për më shumë para për vitin e ardhshëm.
Njëra prej tyre ka qenë edhe institucioni i akuzës, të cilit nuk i është plotësuar asnjë nga kërkesat e paraqitura dje nga kryeprokurorja Ina Rama në Komisionin e Ligjeve për shtim fondesh për vitin ardhshëm.
Prokuroria
Duke folur para Komisionit të Ligjeve, kryeprokurorja Ina Rama ka prezantuar pretendimet e këtij institucioni lidhur me mënyrën e shpërndarjes, që ka bërë Ministria e Financave Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm.
Në këtë seancë, Ina Rama njoftoi komisionin për dy shqetësime, që kanë dalë lidhur me mënyrën e shpërndarjes së fondeve të buxhetit të shtetit 2010, duke sjellë në vëmendje vërejtjet mbi numrin e punonjësve dhe fondin e pagave.
Përsa i përket aspektit të personelit ajo ka bërë të ditur se ndërsa janë rritur kërkesat për luftën ndaj krimit, kjo prokurori vijon të ketë të njëjtin numër punonjësish 807, ashtu si edhe disa vjet më parë.
Prandaj,- ka theksuar Ina Rama,- për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës është e nevojshme që të merren parasysh disa kërkesa për shtim punonjësish, përfshi këtu prokurorë, përkthyes, ndihmës juristë dhe ekspertë të ndryshëm, që në total përbënin një numër prej 54 punonjësish.
Megjithatë, duke kuptuar mundësitë e Buxhetit të Shtetit, Ina Rama i ka kërkuar që të paktën vitin e parë, pra vitin e ardhshëm këtij institucioni t’i miratohet një shtesë në personel prej 40 vetash. “Aktualisht në strukturën organike të sistemit të Prokurorisë janë të punësuar 806 punonjës. Ky numër për vitin 2010 duhet rritur me 40 punonjës”, – u shpreh kryeprokurorja Ina Rama.
Ndërsa, duke i detajuar këto kërkesa në vendet e veçanta të punës, ajo ka shtuar se duhen rekrutuar 11 ndihmës ligjore, me arsim juridik, 3 ekspertë të fushës së financave dhe teknologjisë së informacionit, 6 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore, 5 punonjës në prokurorinë e rrethit gjyqësor Përmet, si dhe 6 përkthyes që do të shërbejnë për zbatimin e ligjit për marrëdhëniet juridike me vendet e tjera për ekstradimet.
Një kërkesë tjetër e kryeprokurores ishte edhe ajo për të parashikuar në buxhet shtimin e një numri prej 11 prokurorësh magjistratë, si zbatim i ligjit për shkollën e magjistraturës.
Ajo ngriti shqetësime edhe për zërin e pagave dhe sigurimeve, i cili, sipas saj, ka pësuar një ulje në krahasim me një vit më parë. “Megjithëse argumentet bindëse që i kemi paraqitur Ministrisë së Financave , në projekt- buxhetin e vitit 2010 të paraqitur për miratim është planifikuar 36.730 mijë lek më pak, shumë e cila është e domosdoshme të na akordohet , pasi krijon paaftësi paguese në zërin paga dhe sigurime shoqërore”, – tha Ina Rama.
Financat
Por pavarësisht këmbënguljes së kryeprokurores, Ministria e Financave si hartuese e projekt-buxhetit ka qenë e prerë në qëndrimet e saj, për të mos bërë asnjë ndryshim nga ato që ishin parashikuar më parë. Kështu sa i përket shtimit të numrit të personelit Ministria e Financave ka deklaruar se nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në organik, pasi kjo ka qenë një kërkesë e vjetër, që institucioni i prokurorisë e ka përsëritur çdo vit.
Ndërsa përsa i përket zbatimit të ligjit për shkollën e magjistraturës, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave i ka propozuar kryeprokurores që të gjejë mundësinë brenda organikës ekzistuese, që të emërojë 11 magjistratët duke pushuar disa individë të tjerë nga organika. “Ka një ligj që magjistratët të punësohen në prokurori, por ne kemi gjykuar që jo çdo vit mund ta shtojmë numrin e prokurorisë së përgjithshme me 11 punonjës.
Mbi këta bazë kemi menduar se këta mund të emërohen duke riparë raportet midis numrit të prokurorëve dhe numrit të personelit mbështetës, që mund të reduktohet”, – u shpreh ekspertja e Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli. Një logjikë kjo që nuk është pritur mirë as nga kryetari i komisionit Ilir Rusmali, megjithëse edhe ai në fund i është bindur argumentimit të përdorur nga ministria.
Gjithashtu, Ministria e Financave ka hedhur poshtë edhe pretendimet e prokurorisë lidhur me kufizim të buxhetit për pagat dhe sigurimet, duke theksuar se për 2010 ka një rritje me 30 milionë lekë të reja. Ndërkohë që kundra prokurorisë kanë qenë edhe deputetët e mazhorancës të cilët kanë vlerësuar si të ekzagjeruara dhe të pa mbështetura në nevoja kërkesat e prokurorisë.
Madje sipas kryetarit të Komisionit Ilir Rusmali do të ishte më mirë që ky institucion të kërkonte ekspertë të informatikës apo elektronikës sesa të kërkonte ndihmës juridik për prokurorët. Në përfundim, kryeprokurores i është dashur të largohet duarbosh nga komisioni parlamentar i ligjeve, i cili s’ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e saj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27198. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27198

LDK-ja dhe AAK-ja në Prizren lidhin koalicion Prizren, 19 nëntor Sot bëhet zyrtarizimi publik i marrëveshjes mes Degës së LDK-së dhe të AAK-së në Prizren, e lidhur të mërkurën mbrëma, që kjo e fundit të përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hanefi Muharremi, në rundin e dytë të zgjedhjeve, me 13 dhjetor. Në balotazh, Muharremi do të ketë për kundërshtar Ramadan Mujën e PDK-së.
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren kanë arritur marrëveshje që në balotazh për kryetar të Komunës së Prizrenit kandidati i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi, të mbështetet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet në një njoftim të dërguar nga zyrat për informim të degëve të dy këtyre partive në Prizren.
Sipas njoftimit, me marrëveshjen që  pritet të zyrtarizohet sot, do të bëhen publike modalitetet e koalicionit në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi, në bazë të rezultateve të bëra publike nga KQZ-ja, ka marr 30.3 për qind të votave, kundrejt Ramadan Mujës të PDK-së, i cili ka marr 31.2 për qind të votave, për kryetar të Prizrenit.
Ndërkaq, për Kuvendin Komunal, LDK-ja ka marr 25.9 për qind nga 41 ulëset sa ka KK-ja e Prizrenit, ndërsa PDK-ja ka marr 28.8 për qind të ulëseve, sipas rezultateve të rritshme të bëra publike nga KQZ-ja.
Pas këtij koalicioni, LDK-ja  dhe AAK-ja arrijnë një forcë prej 33.8 për qind të ulëseve në KK-në (AAK-ja  ka marrë 7.9 për qind)..
Në bazë të kësaj përqindje, maksimumi i ulëseve që mund të sigurojnë bashkarish në KK këto dy subjekte, është 14 ose 15 këshilltarë, që nuk mjafton karshi  të paktën 21 votave,  sa i duhet një subjekti politik që të ketë shumicën në Kuvendin Komunal, nëse i fiton edhe zgjedhjet për kryetar komune, me 13 nëntor.
KOHA
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24128

Nata ime e parë në shtëpinë e Enverit Vizita e dështuar në shtëpinë time dhe dera e hapur te prindërit e të fejuarit tim, në një dhomë me Sanon dhe në shtratin e tij Unë nxitova me një frymë të shkoja në shtëpinë time, në rrugën e Saraçëve, me mendimin tu bëja prindërve të mi një surprizë. Por nuk i gjeta aty. Ata ende nuk ishin kthyer nga zonat e lira, ku u detyruan të shkonin bashkë me vëllanë tim ilegal dhe të sëmurë, kur i informuan se do ti arrestonin. Siç do mësoja më vonë, shtatë herë ishte kontrolluar shtëpia ime, shpesh nën drejtimin e vetë Man Kukaleshit, spiuni numër 1 i Qazim Mulletit.
Shkak për këtë, siç u mor vesh nga brenda, u bë një spiun që banonte në rrugicën tonë, i cili kish raportuar sikur ne kishim në shtëpi radiotransmetuese. Ndoshta ai kishte pikasur edhe hyrje daljet, njerëzit që merrnin e jepnin me nënën time letra, komunikata, trakte etj.
Por edhe ata që hynin e rrinin aty, siç ishin korrierët e disa qarqeve, që siç e kam shënuar diku, e kishin bazën në shtëpinë time. Meqë nuk gjeta njeri në shtëpi, u nisa tu bëja surprizë prindërve të Enverit.
Ata banonin në një shtëpi përdhese me dy dhoma, që binte te një rrugicë te unaza e Trenit, përballë me shtëpinë e Bije Vokshit, ku u themelua Organizata e Rinisë Komuniste të Shqipërisë. Hyra tërë gëzim në shtëpi dhe kur më panë ata edhe u habitën, por edhe u kënaqën pa masë.
Menjëherë më mbuluan me pyetje të shumta për Enverin. Babai, xha Halili u interesua edhe për qeverinë e re që qe formuar në Berat, deri edhe për ministrat, disa prej të cilëve i njihte se ishin gjirokastrite, si: Dr. Nishani e ndonjë tjetër.
Atë ditë më mbajtën për darkë dhe në kundërshtim me zakonet e kohës, ende e fejuar, fjeta një natë në shtëpinë e burrit, në një dhomë me Sanon, pikërisht te krevati i vetëm prej hekuri të Enverit mbuluar me qëndismat e tantellat e Sanos, që i vëllai i kërkoi të mos dalë partizane, por të kujdeset për prindërit pleq dhe të punojë në terren me këshillat antifashiste të grave, gjë, që e bëri me vendosmëri dhe guxim deri në çlirim, madje edhe më vonë, me veprimtarinë e saj shoqërore si ndihmës gjykatëse etj. Me dinjitet dhe modesti shembullore, si motër e denjë e Enverit.
Të nesërmen që në mëngjes, shkova në zyrat e Komitetit të Partisë për Tiranën, ku takova dhe u çmalla me Gogo Nushin, një nga sekretarët e rinj Xhaferr Spahiun, shokun tonë, bashkëpunëtor i pandarë në shtypin e rinisë, shkrimtarin shumë të respektuar dhe padrejtësisht të harruar, Shefqet Musaraj.
Që andej, kalova në zyrat e shtabit për Tiranën, që të takoja komandantin trim që drejtoi luftimet e brigadave dhe divizioneve partizane për çlirimin e Tiranës, shokun Mehmet Shehu, ku gjeta edhe Fiqretin, me të cilën dolëm dhe u ramë disa rrugëve të Tiranës dhe pamë se si ishte katandisur ish-rruga e quajtur “Mbretnore” nga barrikadat partizane, guerilasit dhe vullnetarët qytetarë.
Hymë në Pazarin e vjetër, aty ku ishte bërë gërmadhë i gjithë pazari. U ngjitëm lart nga rruga e Dibrës, ajo që të çon te spitalet. Në ato zona, majtas e djathtas, kishim shumë baza strehimi gjatë ilegalitetit tonë.
Në rrugën e quajtur e Shelegëve, pikërisht ku ka qenë baza e parë e arkivit të KQ provizor të PKSH-së, të porsaformuar, kish ndodhur një ndeshje me armë, mes guerilasve tanë dhe një kompanie nazistësh, ku ishin vrarë nja 3-4 nazistë dhe si hakmarrje qenë djegur shumë shtëpi.
Drekë, hëngrëm në mensën e KQ të Rinisë, që ishte ngritur poshtë zyrave të këtij, në ish-ndërtesën e Luogotenencës, në rrugën e Elbasanit. Aty takova shokë e shoqe të qarkorit të rinisë, po vetëm një shoqe, që ishte nga qarkori i vjetër i vitit 1942, që kish qenë edhe në mbledhjen e fundit me Qemalin, që e bëmë, te lagjja që mban emrin “Ali Demi”, te shtëpia e patriotit Hysen Dashi, ose siç i thonim shkurt te “66-ta”.
Ngarkova shoqen, mundësisht të gjente shokët e mbledhjes së asaj nate, në mos, edhe shokë e shoqe nga qarkorët e mëvonshëm të rinisë, sepse pasdreke në ora 16 do të shkonim në bulevardin e demonstratave të plotësonim një dëshirë të shokut tonë, Qemalit. Çfarë qe ajo dëshirë?
Atë natë mbledhja u ndërpre shpesh herë, pasi qe një natë shumë e tensionuar, e shkaktuar nga kori i lehjeve të qenve, nervozë nga lëvizjet e patrullave. Për të çtensionuar gjendjen shpirtërore të atyre djemve dhe vajzave, që kishin marrë përsipër të luftonin në moshë aq të re, Qemali, shprehu një dëshirë që ai nuk e realizoi dot, dhe neve na e la kujtim e peng që nuk harrohet.
Ai tha gjithë gaz dhe optimizëm: “…do të vijë edhe dita jonë…e lirisë dhe kështu siç jemi do të dalim në bulevard duke kënduar dhe bërtitur…le të thonë ç’të duan, le të na quajnë si të duan, të marrë etj, etj, vazhdoi ai në këtë frymë si një i ri, sikur ishte i barabartë me to, por që ishte një psikolog i përkryer.
Dhe ne, bëmë siç dëshironte ai: thirrëm, kënduam e qeshëm, po me sy të lotuar duke kujtuar shokun tonë, heroin e lavdishëm të rinisë. U interesova se ku mund të flija. Më thanë, se më kishin rezervuar një dhomë në hotel “Dajti”, bashkë me një shoqe. Hyra për herë të parë në atë hotel, që m’u duk madhështor. Në fakt ishte prezantues dhe funksional e na nderoi gjatë dekadave të shtetit socialist.
Dhoma ime ishte e thjeshtë dhe komode, binte nga ana e pasme. Nga ana e përparme, dhomat kryesore të gjumit ishin të mëdha dhe me sallone në parahyrjen e tyre. Një e tillë i qe caktuar Enverit, si Kryetari i Qeverisë së re Demokratike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27185. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27185

Paniku nga bojërat e flokëve, shpërfytyrohet 15 vjeçarja Është rasti i tretë brenda pak javësh, ndonëse këtë radhë duket shumë i rëndë.Pas historisë së Zoe Vernon, shpërfytyruar nga boja e flokëve dhe asaj të Rachel Bulmer, që pasi u bë brune u gjet e transformuar në fytyrë ja Abigail Colbourne. Vajza është 15 vjeçe nga Sydenham, në jug të Londrës. Sipas The Sun, Abigail, si duket edhe në foto, pasi leu flokët pësoi një reaksion të tmerrshëm alergjik. Fytura u fry e shpërfytyrua, ndërkohë që sytë nuk i dallohen më. “Fytyra ime ngjan me atë të një alieni. E ndieja kokën sikur të më shpërthente”- ka thënë ajo për tabloidin The Sun. Më tej ajo ka tërhequr vëmendjen për prodhuesit, kurse e ëma e saj ka kërkuar më shumë sensibilizim. “Njerëzit duhet të jenë më të informuar për këto bojra”- ka thënë mamaja e vajzës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27179. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27179

Zbulohet intervista e Ismail Qemalit më 1916, për gazetën amerikane Christian Science Monitor Në vitin 1916 Shqipëria nuk ishte vetëm një shesh beteje, ku ushtritë huaja bënin luftë. Sipas medias amerikane, kjo tokë kishte një burrë të shquar shteti me emrin Ismail Qemal Bej Vlora, që i qëndroi konsekuent idesë së tij të pavarësisë së Shqipërisë deri në fund. Gazeta shumë e njohur amerikane me qendër në Boston, “Christian Science Monitor”, ka nxjerrë së fundi nga arkivat e saj një intervistë historike. Ka zhvilluar në Paris, më 18 mars të vitit 1916, një bisedë me kryeministrin e parë të shtetit shqiptar, pra vetëm dy vjet nga largimi i tij nga ai post.
Në faqen e arkivit thuhet se ajo është intervistë dhe ne nuk duhet të befasohemi se nuk kemi pyetje-përgjigje strikte, por një shkrim i bazuar mbi këtë intervistë. Madje aty botohet edhe një fotografi e rrallë, e panjohur për publikun shqiptar, por e njohur për arkivat e “Christian Science Monitor”, ku kjo fotografi ende fle në sirtarët e saj. Jemi në një situatë ku Shqipëria me të vërtetë rrezikonte integritetin e saj territorial, madje edhe pavarësinë e fituar me aq mund. Jo vetëm princ Wiedi, por edhe forcat dhe Fuqitë e Mëdha në atë periudhë pak kishin mundësi të bënin për Shqipërinë që u kthye në një vend ku hynin e dilnin ushtri, luftonin me njëra-tjetrën si të ishte një tokë pa zot. Madje, sipas historianëve, Shqipëria është në vend të parë në Evropë për nga numri i ushtrive të huaja që kanë luftuar këtu. Një gazetar i “Christian Science Monitor” arriti jo vetëm të takohet, t’i bëjë fotografi dhe të bisedojë për çështjen e Shqipërisë dhe Ballkanit me plakun flokëbardhë. Është interesant fakti se Ismail Bej ka treguar të dhëna që botohen për herë të parë dhe ashtu ato i ka zënë pluhuri i arkivit. Falë hapjes së arkivave të gazetës, tashmë historia shqiptare dhe e Ismail Qemalit ka një dëshmi më shumë. Ai flet aty për kontributin që dha në Turqi, fundin e perandorisë turke dhe përpjekjet e tij për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë ai rrëfen momentin si e shpalli në Vlorë Pavarësinë, ecejaket, shtetet që e ndihmuan por edhe interesat e tyre. Një fakt i panjohur më parë është ndihma që ka dhënë princ Mirko i Malit të Zi, duke i vënë në dispozicion Ismail Qemalit edhe materiale ndihmë. Por që më shumë se kaq, ai parashikonte dhe besonte se vetëm Anglia do të ishte shteti që do ndihmonte dhe mbështeste Shqipërinë në lirinë e të ardhmes. Një intervistë që po e ribotojmë ashtu siç është botuar 93 vjet më parë.
Ismail Qemali: “Une dhe pavaresia e shqiperise”
Paris, Francë – Në prag të një interviste premtuar përfaqësuesit të “The Christian Science Monitor”, burri i shtetit i njohur shqiptar, Ismail Qemal Bej, i cili shkroi pavarësinë e vendit të tij pas shekujsh në sundimin turk, shpjegon me detaje historinë e brendshme të ngjarjeve që çuan në ngritjen e flamurit të pavarësisë në Vlorë, në Nëntor 1912. Këto detaje, sipas tij, nuk janë publikuar asnjëherë. Gjithë jeta publike e Ismail Qemalit është bazuar në idenë e zhvillimit të Shqipërisë dhe progresit krah për krah me Turqinë e begatë dhe të mirë-administruar. Këto dy elementë, sipas tij, ishin themelorë për një zgjidhje të fortë të çështjes së Ballkanit. Ai është mbase i vetmi burrë shteti i mbijetuar, i cili deri në momentin e fundit punoi në mënyrë konsekuente dhe konstante për mbajtjen e Turqisë dhe sigurimin e gjithë kombësive në perandori të së drejtës për të marrë pjesë në qeverisje dhe gëzimin e drejtësisë së plotë. Turqia, sipas tij, është devijuar nga rruga e drejtë prej Partisë së Re Turke, e cila ka ndaluar zbatimin e politikës së vetme nga e cila do ishte rigjeneruar, duke e zëvendësuar me një politikë që e kishte çuar në shkatërrim të plotë moral. Në verë të vitit 1912, kur Lufta e Ballkanit dukej e paevitueshme, Qemal Bej bëri një përpjekje finale për të ndryshuar drejtimin e fatit të Turqisë. Gjërat në ato kohë lëviznin me shpejtësi dhe tendenca e përgjithshme e ngjarjeve rezultoi në një ligë të shteteve ballkanike për të rrëzuar Turqinë. Rreth kësaj periudhe mbreti i Malit të Zi kishte hapur negociatat me synimin që të bindte Ismail Qemalin ta vizitonte për një konferencë. Ky i fundit u takua me gjeneral Becel, i dërguari i mbretit i cili e nxiti të shkonte në Cetinjë për të takuar mbretin, por Ismail Qemali e konsideroi të paarsyeshme, parë nga këndvështrimi politik i momentit. Sidoqoftë, ai ra dakord që të shoqëronte gjeneralin Becel në Shën Porta Rosa, ku takoi trashëgimtarin, princin Mirka, dhe përfundimisht vendosi të mos e vizitonte mbretin. Në mënyrë që të parandalonte Shqipërinë të përzihej në Luftën e Ballkanit që ishte në prag, princi Mirka nxiti Ismail Qemalin të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Sipas princit Mirka, Mali i Zi do të lejonte kalimin e gjithë mjeteve të nevojshme në territorin e tij dhe gjithashtu do furnizonte me materialet e nevojshme të luftës Shqipërinë, në mënyrë që ajo të mbronte, nëse do ishte e nevojshme, interesat e saj ndaj pushtuesit turk dhe mbi të gjitha Shqipëria të ndërmjetësonte me Rusinë për të përtuar pranimin e saj të heshtur për autonominë e Shqipërisë. Ismail Qemali, që pa se Turqia ishte drejt fundit të saj dhe se Shqipëria gjithashtu do të vuante pasojat nëse s’bëheshin disa ndryshime, parashikoi gjithashtu se do ishte e padobishme të deklaronte pavarësinë e Shqipërisë nëse ajo më vonë do përballej me kapriçot e Rusisë, pasi ishte një ligj i pashkruar rus për të mos përkrahur asnjë shtet jo-sllav në Ballkan. Gjatë negociatave ishte kuptuar gjithmonë se ndërkohë që rivendosja e territoreve në Ballkan ishte e paevitueshme dhe disa popuj duhej të liroheshin nga sundimi turk nëse ai s’reformonte politikat në mënyrë urgjente, por Turqia nga ana tjetër nuk do merrte fund. Pas këtij diskutimi, Ismail Qemali u kthye në Kostandinopojë për të bërë përpjekjen më supreme të jetës së tij për ta kthyer Turqinë nga rruga që kishte marrë. Fakti se ai mund ta shihte Turqinë nga një këndvështrim i jashtëm dhe, se e dinte ekzaktësisht cili ishte plani i shteteve ballkanike, e vendoste atë në një pozicion unik nga ku mund të shihte qartë dhe të kishte parasysh se si shpërthimi kërcënues mund të shmangej. Ai kishte përpjekje të mëdha për të bindur qeverinë të ndryshonte programin teksa ishte akoma në kohë për të shpëtuar Turqinë, por ato kishin rezultuar të padobishme, ndaj ai bëri më të mirën që mundte në ato rrethana për Shqipërinë. Pikërisht në këtë kohë Qamil Bej, anglofili i madh, ishte vezir i madh dhe i ofroi Ismail Qemalit vendin e presidentit të “Conseil D’Etat”, por duke qenë se dhe vetë i madhi Qamil Bej nuk ishte në gjendje të kryente ndonjë reformë reale dhe Partia e Turqve të Rinj ishin të përkushtuar ndaj politikave të tyre. Ismail Qemali e refuzoi emërimin dhe përpara se të largohej nga Kostandinopoja kishte shpërthyer Lufta e Ballkanit. U bë e detyrueshme që Ismail Qemali të kthehej në vendin e tij sa më shpejt të ishte e mundur dhe ai u largua nëpërmjet Vjenës, ku pati një intervistë me kontin Berehtold. Armiqtë e Ismail Qemalit nuk hezitojnë të thonë se ai ia shiti Shqipërinë Vjenës, çka ai thotë jo vetëm që nuk është e vërtetë, por është një shpifje dashakeqe mesa kanë dëshmuar faktet. Me mbërritjen e tij në Vlorë, në Nëntor të vitit 1912, ai gjeti jo më pak se 60 delegatë që përfaqësonin jo vetëm qarqet e vendit, por edhe pasuesit të katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve, të cilët morën pjesë në një konferencë kombëtare, ku ishin të pranishëm gjithë krerët e rëndësishëm të Shqipërisë. U votua pavarësia e Shqipërisë dhe Ismail Qemal Bej u emërua kreu i qeverisë së re dhe ministër i Jashtëm. Kushtetuta u hartua sipas modelit zviceran. Ismail Qemali qëndroi kreu i qeverisë për 14 muaj. Në përgjigje të pyetjes se pse gjithë Fuqitë e Mëdha po kacafyteshin për Shqipërinë, Ismail Qemali iu përgjigj se çështja shqiptare përmblidhet me pak fjalë. Fillimisht ishte një marrëveshje mes Austrisë dhe Italisë, të cilat siguruan që pavarësisht asaj që ndodhte, ata do insistonin që status quo-ja e Shqipërisë të vazhdonte. Nuk duhet të imagjinohet se kjo marrëveshje ishte në interes të Shqipërisë, pasi në të kundërt, të dy këto vende lakmonin portet e Adriatikut shqiptar, pavarësisht se secili prej këtyre dy vendeve preferonte të mos i kishte nëse do ishte e nevojshme për të mos i pasur vendi tjetër. Këto porte në duart e Austrisë ose Italisë do të përcaktonin virtualisht kontrollin e Shqipërisë, e cila kishte shërbyer si kocka e sherrit ndërmjet Austrisë dhe Italisë, ndaj dhe çështja e Shqipërisë u la për një kohë të gjatë e pazgjidhur. I pyetur se cila ishte politika e duhur për të ardhmen e Shqipërisë, Ismail Qemali u shpreh se shpresa për të ardhmen e vendit të tij ishte në Angli. Ai kishte si synim të vazhdonte të punonte për një Shqipëri të lirë me autonominë e saj. Ajo çka donin shqiptarët ishte të liheshin në punën e tyre. Ishte e rëndësishme që bota të njihte faktin se Shqipëria ishte raca më e vjetër në Evropë dhe duhej lënë të çonte përpara civilizimin e saj. Ndërkohë që ata s’ishin një popull i madh tregtar, ata kishin qenë të mëdhenj në shumë forma të tjera. Shumë prej burrave të shtetit dhe gjeneralëve të Orientit e kishin prejardhjen në Shqipëri dhe ky vend ishte akoma në gjendje t’i jepte Orientit atë cilësi intelekti që ishte e nevojshme dhe që do kishte qenë e vështirë të gjendej diku tjetër. Për momentin ato ishin privuar nga një pjesë e madhe e territorit që u takonte, pasi fqinjët e tyre kishin marrë territore të mëdha me anë të pretendimeve jo shumë bindëse, duke u lënë vetëm malet. Një pjesë e madhe territori ishte marrë për shembull nga Mali i Zi, me pretendimin se dikur në atë territor ishte një manastir murgjish malazezë. Njerëzit kërkuan që territori të kthehej. Nëse Shqipëria do ruhej, nuk bëhej fjalë që ajo të përfshihej në Serbi, Greqi apo Maqedoni, pa përmendur Italinë. Populli donte kufijtë e tij bazuar në fakte etnike. Aty ku territori përfshinte 80 për qind e më shumë subjekte shqiptare, atëherë ajo pjesë duhej përfshirë në kufijtë e vendit. Në Shkodër për shembull, nëntë të dhjetat e popullsisë ishin shqiptare dhe sërish Mali i Zi pretendonte ta merrte. Shqiptarët nuk ishin vetëm në këtë ditë shumicë në këtë pjesë të vendit, për të cilën ata pretendojnë se do jetë Shqipëria e së ardhmes, por ata kishin qenë aty që prej lashtësisë. I pyetur se si priste që të viheshin në vend kërkesat e popullit të tij, Ismail Qemali u përgjigj se shpresa e tij e madhe ishte ndërhyrja e Anglisë për zgjidhjen finale. Vetëm nëse e shkuara e saj do të ishte një hipokrizi e madhe, të cilën ai s’e besonte, përndryshe Anglia ishte e detyruar të mbronte kombet e vogla. Burrat e shtetit anglez e dinin shumë mirë se në momentin që ato do hiqnin dorë nga ideja e dhënies së një ndihme të tillë, Anglia do humbiste atë që ishte elementi kryesor i madhështisë së saj. Edhe pse kishte parë fakte që dëshmonin të kundërtën, Ismail Qemali deklaroi: “Unë vazhdoj të kem besim se influenca e Anglisë do të përdoret për t’i siguruar Shqipërisë lirinë”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24123. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24123

Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha: Gërdecin e ndërtoi Fatmir Mediu Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha ka fajësuar ish-ministrin Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, avokati i Gjeneralit është shprehur se “ka qenë Mediu ai që ka zgjedhur fshatin Gërdec për vendosjen e fabrikës. Ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar ushtrinë për të bërë transportin për llogari të ‘Albademil’, etj.
Ndërkohë, që të akuzuar të tjerë të tragjedisë i kërkuan trupit gjykues që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi dhe ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve Enkelejd Alibeaj të shkojnë të dëshmojnë në gjyq.
Por pika më e nxehtë e seancës ishte raporti i avokatit të Luan Hoxhës, i cili u shpreh se “përzgjedhja e Gërdecit si vend ku do demontoheshin municionet është kompetence e Forcave te Armatosura e për pasoje e Shefit te Shtabit, por ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar ndërtimin e fabrikës pikërisht në këtë vend.
Më tej, avokat Ibrahim Lahi, tha se “është gjithashtu kompetencë e Forcave te Armatosura ruajtja e sigurisë së ambienteve te një kompania private, sikurse ishte fabrika e demontimit”, duke shtuar se Ndërsa shtoi se ministri ndërhynte në kompetencat e Shefit të Shtabit. Sipas tij, ka qenë Mediu ai që ka urdhëruar përfshirjen e ushtrisë në transportin e municioneve në Gërdec për llogari të kompanisë ‘Albademil’, si dhe faktin se përzgjedhja e armatimit të kalibrit te larte nuk është bërë nga Forcat e Armatosura.
Duke kundërshtuar akuzat, avokati i Luan Hoxhës e mbylli mbrojtjen për ish-Shefin e Shtabit te Përgjithshem duke thene se disa urdhra, ish-ministri i ka dhënë pa dijeni të Gjeneral Lejtnant Luan Hoxhës.
Ndërkohë avokati i ish-drejtorit te harmonizimit te ligjeve Ndue Marku i kërkoi gjykatës qe të thërrasë si dëshmitare ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po kështu si dëshmitare u kërkuan edhe dy ish ministra te tjerë, Aldo Bumçi dhe Enkelejd Alibeaj.
Po sot, nje tjeter padi penale ngrihet per Mediun. Pas familjareve te viktimave, jane te plagosurit rëndë nga tragjedia e Gerdecit qe kerkojne marrjen e ish-ministrit si te pandehur.
Përfaqësues të shoqatës së Familjeve të viktimave të Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë një padi penale për Fatmir Mediun.
Fillimisht padia iu dorëzua Gjykatës së Lartë, e cila nuk është pranuar pasi ish ministri i Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit është objekt i Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj, të dëmtuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit ka njoftuar se në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kërkesa për të nisur procedimin penal ndaj deputetit Fatmir Mediu, në emër të të plagosurve nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec.
Kërkesat e paraqitura janë në emër të Roxhers Durda (i mitur) dhe Alketa Hazizaj. Këto janë dy kërkesat e para që paraqiten pranë gjykatës prej të plagosurve rëndë, ndërkohë që në ditët në vijim do të paraqiten kërkesat individuale nga të tjerë të plagosur.
Avokati, Dorian Matlija që paraqiti pranë Gjykatës së Lartë kërkesat në emër të të plagosurve u shpreh për mediat: “Tragjedia e Gërdecit përveç masakrës njerëzore që shkaktoi humbjen e jetës për 26 qytetarë, dhe përveç katastrofës pasurore që shkatërroi pronën e qindra shqiptarëve të tjerë, nuk duhet harruar që ka shkaktuar me dhjetëra plagosje të rënda, dhe qindra plagosje të lehta. Plagosjet përbëjnë vepër penale, dhe sipas legjislacionit procedural penal nuk ndiqen nga prokuroria, por ndiqen me kërkesë të vetë të dëmtuarit. Ndaj ne vendosëm t’i drejtohemi gjykatës për të vënë në lëvizje. Është në të drejtën e të dëmtuarve të kërkojnë hetim dhe gjykim të çështjes dhe deklarimin e fajtorëve nga gjykata.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27172. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27172

Viktima e parë nga AH1N1, Maqedonia: Ska vend për panik Ministri i Shëndetësisë në qeverinë maqedonase, Bujar Osmani ka pranuar se mbërëm është shënuar vitima e parë nga gripi i derrit, por ka shtuar se nuk është koha për panik, pasi rastet nuk janë të shumta.
Ministri Osmani tha se pacienti kishte qenë në gjendje të rëndë klinike, me temperaturë të lartë dhe frymëmarrje të vështirësuar.
Të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar kishin rezultuar të pasuksesshme.
Ndërkaq, duke folur për programin BBC, Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Shkup, Shaban Memeti, tha se në Maqedoni numri i të prekurve kishte shkuar në 350, por nuk kishte vend për të bërë panik.
Pacienti ishte pranuar para 48 orëve në Klinkën Infektive në Shkup me shenjat klinike të një bronkopneumonie. Ështe diagnostifikuar se ka virus AH1 N1 në laboratorin tonë pranë Institutit të Shëndetit Publik. Situata klinike, shenjat dhe simptomat kanë avancuar shpejt dhe më pas është vendosur në respirator. Keqësimi i situatës ka vazhduar, ndaj pacienti nuk ka mbijetuar dhe ka vdekur rreth orës 19. 00.
Sipas tij, numri i të prekurve shkon duke u rritur, numri ka kaluar 350, por ky ishte rasti i parë që ka vdekur nga virusi. Epidemiologët do të marrin të dhëna më të qarta. Bëhet fjalë për një pacient që nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por që ka jetuar brenda në Maqedoni. Mosha e tij është e re. Duhet të shihet konktakti i tij me familjarë dhe njerëzit përreth, të merret një anamnezë epidemiologjike e saktë që të shihet se cili ka qënë kontakti i pacientit me të tjerë dhe të gjitha rastet të izolohen.
Memeti shton se nuk ka vend për panik nuk ka pasi numri nuk është shumë i madh. Të gjithë qytetarët dhe institucionet përkatëse duhet të respektojnë rregullat që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nëse flasim për kushte, të cilat pacientët apo qytetarët duhet t’i respektojnë ato janë që nëse ka raste të tilla në familje ose tek qytetarët duhet të paraqiten tek mjeku i familjes, nëse kanë simptoma të gripit sezonal apo të AH1 N1. (bbc)

Maqedoni, regjistrohet viktima e parë e gripit të derrit
Në Maqedoni është regjistruar viktima e parë nga gripi AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrave. Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se personi që ka ndërruar jetë është Halil Tahiri, 32 vjeç nga fshati Maran i Shkupit. Ai mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar temperaturë të lartë dhe pengesa në frymëmarrje.
Vdekjen e tij e konfirmoi sonte edhe ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili ka shprehur keqardhje për regjistrimin e viktimës së parë nga ky virus. Në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një grua e moshës 55 vjeçare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë regjistruar nëntë raste të reja të personave të infektuar. Numri i të infektuarve nga virusi AH1N1 ka arritur rreth 350 veta. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27175. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27175

Rama ndan ftesa në Kombinat: Kutitë, rruga e vetme e integrimit TIRANË- Hapja e kutive, që mban të fshehur të vërtetën e 28 qershorit është rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë. Kështu ka deklaruar lideri i PS-së, Edi Rama nga zona e Kombinatit në Tiranë, ku në një takim me banorë ka shpërndarë ftesta për protestën e opozitës, nesër në sheshin “Skenderbej”.
Rama ka ftuar banorët në protestën që sipas tij bëhet në emër të transparencës së zgjedhjeve, duke u thënë atyre se me këtë protestë i duhet treguar Berishës se nuk preken votat.
Një ditë më parë, Rama u shpërndau ftesa për protestë, qytetarëve në rrugën “Komuna e Parisit”. Në një rrugëtim derë më derë në këtë zonë të kryeqytetit Edi Rama në bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që të bëhen pjesë e protestës së opozitës në 20 nëntor. Edi Rama në këto takime spontane për të sensibilizuar qytetarët e Tiranës ka e cilësuar si demagogji të paturpshme deklaratën e kryeministrit Berisha kur mohoi kontributin e opozitës për anëtarësimin në NATO:
“Me paturpësinë më të madhe, sot Sali Berisha po mohon rolin historik të opozitës, ndërkohë që edhe në NATO do të kishim hyrë më përpara, nëse Sali Berisha nuk do të ishte bërë pengesë me shembjen e shtetit gjatë pushtimit të parë të Republikës. Sot unë jam këtu, për t’i kërkuar personalisht qytetarëve e qytetareve të Tiranës, të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë; të gjithë ata që dua të kenë të drejta të barabarta me pinjollët e familjes në pushtet dhe me kryefamiljarin që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një mjet për pasurimin e tij; të gjithë bizneseve që nuk duan të falimentojnë në janar, për shkak të kalimit arbitrar si biznes i madh nën regjimin e taksave të papërballueshme; të gjithë të papunët; të gjithë mësuesit; të gjithë mjekët; të gjithë ata që konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend; të gjithë ata që sot nuk e gjejnë te Maliqi të drejtën që u ka dhënë ligji; të gjithë shqiptarët e shqiptaret, që më 20 nëntor, pasdite në sheshin “Skënderbej”, kanë të gjitha arsyet e Zotit dhe të ligjit, për t’i rezistuar këtij pushteti të korruptuar që po e zhyt përditë Shqipërinë në një zullum. Zullum, që reflektohet edhe në listën e djeshme të publikuar nga TIA, ku jemi pas Ugandës, pas Ruandës dhe në shoqërinë e atyre ish republikave sovjetike të një korrupsioni dhe një diktature të pushtetit të parasë dhe të parasë së pushtetit, model që ne e refuzojmë dhe do ta shpërbëjmë me çdo mjet dhe me çdo çmim.”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27166. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27166

Alket Rizai nga Gjykata e Athinës: Do arratisem përsëri Humba betejën, por jo luftën. Këto ishin fjalët që shqiptari më i kërkuar në Greqi Alket Rizai, tha gjatë daljes nga gjykata e Athinës. I shoqëruar nga katër automjete të blinduara të policisë greke, ai është shfaqur me një pamje krejt tjetër nga imazhet e bëra publike pas arratisjes spektakolare nga qelitë e Koridhalos në shkurt 2009. Seanca u zhvillua në Gjykatën Evelpidhon. Dhjetëra gazetarë grekë pritën të merrnin një deklaratë nga shqiptari, por Alket Rizai me pranga në duar nuk është përgjigjuar asnjë fjale për shtypin grek. Pasi ka ngritur pak kokën ka thene ne shqip se kam humbur një betejë, por jo luftën, duke dhënë mesazhin se së shpejti pritet të dalë para gjykatës për të fituar pafajësinë, ose në rast të kundërt do të arratiset përsëri. Se bashku me Alket Rizain, i cili kishte zgjatur flokët e zinj, në gjykatë u shoqëruan edhe e dashura e tij, Aspasia Metropia(Sula) dhe çifti shqiptar që u arrestua në shtëpinë e marrë me qera ditët e fundit, në Sulin e Eepërm, të Grammatikos, 30 km nga Athina. Është shoqëruar në Gjykatë po ashtu, edhe shtetasi grek Kristos Anagnostopoulos, i cili i dha shqiptarit Alket Rizai Mercedesin e vjedhur, të blinduar si masë mbrojtëse për udhëtimet e tij.
Rizai merr përgjegjësinë Sakis Kehajoglu, avokati mbrojtës i Alket Rizait, ka thënë se shqiptari ka marrë të gjithë përgjegjësitë, për vete në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria greke. Ai ka thënë se çdo përgjegjësi i përket atij si për armët edhe për arratisjen nga burgu i Koridhlosë më 22 shkurt 2009, duke liruar nga faji të dashurën dhe bashkëpuntorët e tij shqiptarë, Ervis Stefani,e Blertina Lule. Rizai ka thënë se gjithçka është kryer prej tij dhe se e dashura dhe dy miqtë, nuk kanë asnjë lidhje me veprat penale. Akuzat ndaj Rizait Prokuroria e Krimeve të Rënda e Athinës, vendosi masën e arrestit ndaj Rizait me akuzat për 11 krime, nga të cilat katër janë: organizatë kriminale, mbajtje e armëve dhe municioneve, rrëmbim dhe nxitje për përdhunim. Prokuroria akuzoi për këto krime edhe të dashurën e Alket Rizait, shtetasen greke Aspasia Metropia (Sula). Ndërkohë u kërkua mbajtja në arrest edhe për çiftin shqiptar, Ervis Stefani dhe Blerina Lule, të cilët u kapën në flagrancë në vilën ku strehohej Rizai si dhe për Krisanthos Anagnostopulos, pronar i automjetit të blinduar. Gjykata formuloi akuzën edhe për shokun e Alket Rizait i arratisur bashkë me shqiptarin vitin që shkoi, Vasilis Paleokostas. Hetuesit thonë se kanë gjetur lidhje mes organizatës krimale Sindikata e Krimit,e drejtuar nga Panajotis Vlastos, me Alket Rizain dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas policisë, një nga telefonat e Alket Rizait, i cili u përdor në arratisjen e dytë në shkurt 2009 ishte në pronësi të Jorgo Trobukit, një prej personazheve të organizatës kriminale Sindikata e Krimit. Ky person akuzohet se ka drejtuar edhe pengmarrjen e bosit me të madh linjës së udhëtimeve detare në Greqi, Perikli Panagopullos. Arrestohet pronari i makinës së Rizait Krisanthos Anagnastpollos është pranari i dy makinave të blinduara me të cilat qarkullonte Alket Rizai dhe e dashura e tij. Ky shtetas grek është arrestuar dje nga policia me akuzën për organizim kriminal në bashkëpunim. Anagnastopullos është vellai i një 36-vjecari pronar buzuqesh dhe nje lokali, i cili u vra jo shumë kohë me pare jashtë një kafeneje në pronesi të tij, në një lagje te Athinës, për larje hesapesh. Njohja me kriminelin grek Alket Rizai është dënuar me 25 vjet burg për akuzën e vrasjes në Greqi. I riu nga Ballshi, 34 vjeç, i cili është njohur në burgjet greke me të shumëkërkuarin Vasilis Paleokostas, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasje dhe në shenjë revoltë organizoi arratisjen e parë dhe të dytë me bashkëpunëtorët grekë. Rizai kërkon 3 ditë afat për dëshminë Pak orë pas konfirmimit të masës së arrestit në gjykatë, Alket Rizai dhe të arrestuarit e tjerë nga policia greke, kanë kërkuar tri ditë afat për të dhënë deklarime para prokurorisë në lidhje me arratisjet, fshehjen ndaj policisë dhe armët e mbajtura pa leje. Veprat penale të ngritura ndaj tyre do të hetohen dhe do te dëgjohen po nga i njejti gjyqtar diten e premte kohë kur të arrestuarve u mbaron afati procedurial. Akuzat kanë të bëjnë me:(krijim të organizates kriminale, në këtë rast për armë mbajtje pa leje, posedim të armeve të zjarrit dhe municioneve masive, marrje peng të helikopterit, detyrim të viktimës (pilotit) të kryejë vepër penale me qëllim, rrëmbim të avionëve të sigurise publike, nxitje për përdhunim, arratisje, vjedhje në publik, falsifikim në mënyrë të përsëritur të dokumenteve identifikuese./panorama/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27163. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27163

Konfirmohen edhe 14 raste të reja me A/H1N1 Nga 19 persona të dyshuar të jenë prekur nga gripi i derrave të cilët janë paraqitur në 24 orët e fundit, prej tyre 14 kanë rezultuar pozitive në A H1N1. Kështu, sipas shtypit të sotëm, numri i përgjithshëm të infektuarve nga Gripi A H1N1 në Kosovë është ngritur në 68.…
Ky lajm është konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, nga këta 14 persona të infektuar, dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të hospitalizuar gjithsej 11 pacientë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka hartuar një qarkore, e cila obligon të gjitha shkollat në Kosovë të bëjnë dezinfektimin e shkollave.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24118. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24118

Pse preferohet Online-Shopping gjithnjë e më shumë Para 10 vjetësh njerëzve u dukej e papërfytyrueshme të blinin on-line. Sot numri i klientëve që porosisin dhe blejnë mallra përmes internetit është në rritje të vazhdueshme dhe oferta është shumë e madhe.
“Pse porosis Online? Sepse nëntë nga 10 artikujt që dua t’i blej i gjej në internet më lirë se sa në dyqan. Sepse mund t’i blij edhe të shtunën në darkë në orën 11 të natës, sepse s’kam nevojë për shitësen që të më këshillojë dhe se është thjesht komode.” Tregon 40-vjeçari Rolli, i cili ka 12 vjet që porosit disa herë në muaj në internet. Përveç mungesës së kohës meshkujt mendojnë se e kanë më kollaj të porosisin në internet, sesa të bredhin nga një dyqan tek tjetri.

Oferta pa fund, preferenca pa fund
Oferta e mallrave që tregtohen përmes internetit është thuajse e pafundme. Por edhe preferencat e klientëve për mallrat që blejnë në internet janë të ndryshme. Katarina, e cila është gjithashtu kliente e rregullt e on-line shopping, tregon se: “Zakonisht blen ble rroba ose prodhime kozmetike, ndonjëherë ndonjë medikament, këpucë apo CD.”
Kurse Rolli thotë se Online blen vetëm: “Libra, CDs, DVDs. por jo këpucë, apo pantallona, pra diçka që duhet ta provosh. Si dhe gjëra për përdorim të përditshëm.”
40-vjeçari i blen rrobat në mënyrën tradicionale, pra në dyqan. Në këtë mënyrë ai bën përjashtim nga statistika, sipas së cilës me 42 përqind veshjet janë mallrat që porositen më tepër përmes internetit. Ato ndiqen prej CD apo DVD-ve me 18 përqind.

Ç’ndodh me të dhënat që jep ?
Një problem që lidhet me tregtinë on-line janë të dhënat personale, që duhet të japësh për të kryer një blerje. Edhe në këtë drejtim konsumatorët ndryshojnë nga njëri tjetri. Dikush është më skeptik dhe i kujdeshsëm, një tjetër jo: “Për mua është shumë e rëndësishme se ç’ndodh me të dhënat që jap. Po ashtu e rëndësishme është se sa janë kostot e dërgimit të mallit. Por ashtu shikoj nëse mund t’i besoj faqes, pra është një firmë e njohur, apo një sipërmarrje e panjohur”  – tregon Claudia, që është nëpunëse në një bankë.
Për Geraldin kanë prioritet të tjera gjëra: ”Zakonisht unë nuk i vë mend nëse e njoh apo nuk e njoh atë që bën ofertën në internet. Pra blej atë që më duket më e mirë dhe më e lirë.”

Ble më e mirë dhe më e lirë
Besimi në tregtinë online- është i pakufishëm, por pikërisht për këtë shkakton edhe probleme, p.sh. kur do të reklamosh diçka. Gjithësesi për ata që e njohin mirë këtë lloj fushe, bota e tregtisë virtuale duket mrekulli e vërtetë.
Rolli thotë se është bërë ekspert i tregtisë online dhe se shumë prodhime që porosit jashtë Gjermanisë janë më të lira se po t’i blesh këtu megjithëse çmimit të mallit i shtohet edhe ai i dërgimit me postë “Zakonisht gjërat që porosit në Angli janë më të lira se po t’i blesh në Gjermani. Po ashtu edhe një CD që e porosit në SHBA është megjithë shpenzimet për transportin më e lirë se në dyqan këtu në Gjermani.”
DW
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24114

Muzika përcakton personalitetin e njeriut Më thuaj cfarë muzike dëgjon, të të them cfarë personaliteti ke! Kjo në fakt është lidhja që është gjetur mes muzikës dhe trurit të njeriut. Duket se shijet muzikore paraqesin një celës të vërtetë për të kuptuar mendjen njerëzore dhe lidhja mes tyre është e padiskutueshme tashmë. Kështu, të apasionuarit pas muzikës Heavy metal, janë po aq të sjellshëm e kreativë sa ata që dëgjojnë muzikën klasike të Bahut apo Moxartit, për të cilët thuhet se janë më të ndrojtur e të vështirë në komunikim. Sipas disa studimeve, edhe njeriu primitiv dëgjonte muzikë dhe mbetej i shtangur prej saj. Muzika është një nga elementet që e ka kultivuar edhe më tepër njeriun, duke e sjellë në variantin e sotëm. Më shumë se një produkt i kulturës, muzika duket se është një produkt i biologjisë dhe zhvillimit njerëzor. Sipas studiuesit Mithen, ka qënë pikërisht shfaqja e njeriut të parë Homo Sapiens, që përcaktoi ndarjen e muzikës nga gjuha e folur, pra bëhet fjalë për këtu e 20-70 mijë vjet më parë.
EFEKTI ILAC I MUZIKËS
Por, muzika ka edhe një efekt tjetër të vecantë, atë të shërimit të shpirtit. Sipas studiuesve, ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt, edhe të na qetësojë; mund të shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie. Ajo qëndron gjithmonë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme. Lidhja racionale mendim-muzikë, ekziston tek të gjitha grupmoshat. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, vecanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin, dhe motivimin për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqëndrim të vecantë. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alrmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje, ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpeshherë shoqëroheshin me vallëzime, kishte instrumenta pothuajse hionotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetië ose e përleshjeve. Por  nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur sesi marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët që të luftonin me më shumë kurajë. Sot muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencës biomjekësore dhe karakterizohet nga linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Muzika i ofron njeriut një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muziko-terapia i gjen aplikimet e para të saj tek sëmundjet mendore dhe depresioni. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrje kirurgjikale, mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.
MUZIKA DHE PERSONALITETI
BLUES: Persona krijues, me besim.
JAZZ: Persona mjaft optimistë
KLASIKE: Krijues, por të ndrojtur
RAP: Shprehen mjaft lirshëm
OPERA: Xhentile dhe delikatë
COUNTRY: Punëtorë të zellshëm
REGGE: Dembelë, jo kreativë
DANCE: Jo fort të sjellshëm
HEAVY: Pa besim tek vetja
POP: Jo krijues dhe sbëhen mite
SOUL: Mitizues dhe mjaft krijues
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24110. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24110

Karzai, bën betimin si presidenti i Afganistanit
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24101. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24101

People: Johnny Depp, mashkulli më seksi në botë!
Është një opinion dhe në klasifikim i një ndër revistave më prestigjoze dhe më të njohura në botë, People. Në këtë mënyrë nuk mund të merret si i parëndësishëm. Sipas kësaj reviste, i jepet edhe një herë aktorit Johnny Depp cmimi Mashkulli më seksi në botë. Me shumë meritë, aktori e merr këtë cmim për herë të dytë.
Ndërkohë, po me aq meritë e kanë përfituar dy herë këtë cmim edhe aktorët e mëdhenj hollivudianë George Clooney dhe Brad Pitt.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24105
Top