Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Tokat e rrezikuara te jugut të Shqiperisë Te nderuar forumiste po e hape kete teme per te debatuar mbi tokat e rrezikuara te jugut te Shqiperise? Greqia pohon se jugu i Shqiperise eshte Greqi,duke pretenduar se tokat qe fillojne nga Janina e deri ne Gjirokaster por edhe me lart jane Epiri dhe jane te Greqise. Greqia eshte shtetme 110 mil km2 dhe dihet shum mire se ai shtet eshte artificial i kriuar ne shekullin 19. Greqia ka perfituar duke rrembyer tokat e Chamerise, Thrakine qe Turqia thote se eshte pjese e saj dhe bullgaria pjesen veriore te Thrakise. Qysh përpara Krizës Lindore të viteve 70 shtetet fqinje ballkanike, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin shfaqur lakmitë shoviniste për t’u zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare. Madje për këtë qëllim Greqia e Serbia përpunuan edhe platformat e tyre politike. Kryeministri grek Jani Koleti shpalli më 1844 programin e tij të quajtur ,,Ideja e madhe’’ (Megali Idea), i cili synonte të krijonte një shtet të madh helenik. Sipas ,,Idesë së madhe’’, e gjithë Shqipëria e Jugut deri në Shkumbin do të përfshihej brenda kufijve të Greqisë së madhe. ,,Megali Idea’’ greke gjeti mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit.Marrëveshja e Budapestit është akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim krijimin e një shteti autonom shqiptar. Megjithatë ajo cënonte tërësinë e tokave shqiptare, sepse viset jugore, të cilat përfshiheshin nën emërtimin Epir, i premtoheshin Greqisë.Edhe Camerin na e moren Greket,keshtu qerreziku per tokat e jugut te Shqiperis ka hase ne vesh te shurdher..!! Epiri cdo here eshte permendur si pjese e Shqiperise.. Qysh nga Kongresi i Londres 1830 ku eshte krijuar mbreteria greke epiri ishte ne administraten e Shqiperise, por me vone epshet e pandalshme te grekeve per marrjen e territoreve te huaja nuk u ndalen ata pretendonin te merrnin Thesaline, Epirin dhe disa krahina perreth tyre. Dihet se keta territore qe i ka sot greqia nuk jane plotesisht te greqise por jane te pushtuara. Aso kohe Epiri ishte shume large Greqise sepse Greqia ishte shtet i sapoformuar me 350.000 banore dhe Epiri nuk perbente fare pjese e ndonje krahine te Greqise... Epiri qysh ne kohet e lashta buk ka qene nen administraten e ndonje mbreti sllav vlene te permendet Pirro i Epirit ai ka qene mbret ilir dhe askush nuk e permend se Pirro i Epirit ishte greke pra ishte pasardhesi i Skenderbegut ku te gjithe e dime qe Skenderbeu ishte lulja e shqiptarit... Epshet e pandalura te Greqise kurre nuk u ndalen ne fillim te shekullit 20 Greqia pretendonte se VorioEpiri ishte pjese e Greqise, kur ne dinim fare mire se populli i Epirit nuk ngjasonte me ate greke sepse kishte gjuhen, zakonet, veshjen, te ndryshme nga greket pra ishin shqiptare. Te debatojme lirshem mbi kete çeshtje mjaft specifike duke spikatur qeshtjen e Jugut te Shqiperise!
Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar http://www.youtube.com/watch?v=5Q2B1WAZpDM Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët, mes Molossise dhe Shqipërisë. Pervec, himnit. Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977, ai që e krijoi - Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli micronation "Shtet sovran", një zone të vogël prej 14.3 hektar (58.000 m2) të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve. Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Melossia përdorë si himn të Republikës së tij, një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar, dëgjo në faqen e internetit: Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Republika e Moloseve, ka një Deklaratë ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli, pra me 18 shkurt. Ndërsa se çfarë lidhje ka Melosia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet, studiuesve, historianëve tanë për t'a zbuluar në të ardhmen. Republika e Molossias është një nga më minikombet (micronation) më të vjetër dhe është i vendosur në shkretëtirat e Dejton - Las Vegas në Nevada. Kjo minirepublik ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve, është Kevin Baugh, i cili aktualisht është president. Molossia ka, një kalë, dy qenë dhe tre mace. Emri Molossia Molossia është një emër i 'vjedhur' i fjalës spanjolle 'morro', që do të thotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesë 'ssia; është një prapashtesë standarde për 'vend'. Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por mund t'i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri ose ndoshta ka lidhje me kodrat që janë vetëm pak metra jashtë 'kufijve' të Molossias moderne. Nje version tjeter, jo me pak i besueshem, eshte qe emri rrjedh nga nje ish-familje qe mbante mbiemrin Molosachi. Lexo me Shume Republic Of Molossia - Official Website Burimi: Gazeta Shekulli
Jam krenare qe jam shqipetare Te jesh shqipetare eshte dicka e shtrenjte dhe asnjehere nuk do te ndryshoje. une jam shqiptare she asnjehere nuk do ta mohoj
Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë Po lexoja kete artikull teper interesant mbi problemet e ngritura ditet e fundit ne lidhje me Universitetin e Vlores. http://shteguidhive.blog.al/?p=11

Quote:

Liberalizimi i universiteteve i gjeti të papërgatitur shqiptarët. Dyert e hapura për këdo u kuptua si një ftesë për marrje diplome për të gjithë, pa dallim feje, race, lidhje familjare, gjinie dhe kryesisht pa dallim përgatitjeje. Mirëpo pavarësisht nga keqkuptimi, është e qartë se universiteti shtetëror zgjedh dhe mirë madje se kë do të pranojë si student/e dhe kë jo. Vërtet sot nuk ka më konkurse të cilat me një provim vendosnin fatin e dikujt pavarësisht prej cilësisë së përgatitjes në katër vite (gjë që u vu re, sidomos kur provimkonkursi u bë me zgjedhjen e alternativës së duhur, që rezultoi në pranimin e plot njerëzve të paaftë në shkolla që nuk i bënin dot!), por edhe mbledhja e pikëve dhe renditja e tyre nuk është gjë tjetër veç një formë përzgjedhjeje. Synon meritokracinë, por shumë prej nesh kanë dëgjuar histori fantastike kopjimi në provimet e maturës shtetërore dhe ato me zgjedhje. Me pak fjalë, dëshira “e mirë” nuk mjaftoi për të arritur cilësinë e dëshiruar. Përveç shtrembërimit të rezultateve të konkursit, gjithashtu vihet re se caktimi i studentëve nëpër universitetet e Shqipërisë ndikohet nga fakti se Tirana vjel më të mirët, dhe se të mesmit dhe ata pa mbështetje përfundojnë të studiojnë cikël të ulët në Korçë, apo ndonjë degë tjetër në Lushnje, ku kërpudhat universitare po përpiqen të justifikojnë ekzistencën. Në këtë situatë, kur Universiteti i Vlorës në autonomi të plotë të ligjëruar në dokumentet zyrtare sipas të cilave universitetet shtetërore gëzojnë autonomi, vendos ta ushtrojë këtë pushtet dhe të shtojë një kriter tjetër cilësie (studentët me mesatare nën 6 nuk do t’i rregjistrojë), pikërisht për të shmangur degradimin e shpresës për ndërtimin e një universiteti të mirëfilltë, reagimit janë të ashpra. Palët, përfshi dhe ministrinë e linjës, argumentojnë se nuk është e drejtë dhe se po diskriminohen të rinjtë, duke iu hequr të drejtën e studimit. Kjo është qesharake duke menduar se i gjithë sistemi është ndërtuar në bazë diskriminimi që caktohet nga pikët, dhe se disave iu mohohet Tirana, edhe pse është zgjedhja e tyre e parë. Nëse liberalizim do të thotë të futet kush të dojë, ku të dojë, atëherë pse shumë nuk fitojnë të drejtën për t’u futur në shkollën që është alternativa e tyre e parë?! Sepse nuk është e mundur, dhe sepse shkollat e larta duan të përzgjedhin. Në këtë situatë, Vlora ka të drejtë të zgjedhë të mos pranojë ata që mezi e kanë kaluar shkollën e mesme, që fatkeqësisht shpesh në Shqipëri do të thotë se janë dhe më dobët se ç’tregojnë notat e tyre. Përveç të drejtës për të përzgjedhur studentë në një sistem i cili është në bosht përzgjedhës, Universiteti i Vlorës do të hyjë në historinë e shkollimit shqiptar, si universiteti i cili i pari bëri me dije hapur dëshirën për t’u përmirësuar, jo me fjalë, por me vepra. Shkolla shqipe po vuan më rëndë se kushdo pasojat e tranzicionit, dhe një 18 vjeçar/e futet në universitet, por nuk di të mendojë në mënyrë kritike dhe në plot raste as edhe të shkruajë gjuhën standarde shqipe, ndërkohë që mesataren e ka të lartë. Në një situatë kur edhe mesatarja e lartë nuk garanton cilësi, është e drejta e shkollës për të refuzuar ata që kanë mesataren e ulët. Vlora s’po bën gjë tjetër veç po refuzon të diskriminohet si shkollë e lartë e dorës së dytë, të cilës i dërgohen ata studentë që shkolla të tjera që pretendojnë se janë më të mira, nuk i pranojnë. Pra, refuzimi në fakt është ndaj vendimit të ministrisë për të çuar të dobtit në Vlorë, teksa më të mirën i çon gjetkë. Natyrisht, pas disa vitesh përvojë me modelin e maturës shtetërore Vlora ka kuptuar se si universitet i ri që është me studentë të dobët nuk ka asnjë shans për të dalë nga mediokriteti e për të ndërtuar një traditë universitare, me një fjalë: të bëhet UNIVERSITET. Kështu që refuzimi më duket mëse i drejtë. Kushdo, përfshi dhe një shkollë të lartë shtetërore si Universiteti “Ismail Qemali” ka të drejtë të synojë dhe përpiqet të bëhet cilësor. Në fund të fundit, Ministria, me pushtetin që mbart, mund t’u caktojë të refuzuarve një tjetër vend, në një shkollë të lartë që i pranon gjithsesi.

Korça Qyteti i Serenates Shqiptare. Ku i kam patriotot e mi???Ka apo jo?
Kruje,o qytet i bekuar! http://www.illyricum.org/fotos/kruja/Images/kruja_muzeu3.jpg http://www.illyricum.org/fotos/kruja/Images/Muzeu_Kruja2_1.jpg http://www.illyricum.org/fotos/kruja/Images/Muzeu_Kruja_1.jpg http://www.illyricum.org/fotos/kruja/Images/skenderbeg6.jpg http://www.illyricum.org/fotos/kruja/Images/viz-skenderbeg.jpg
A jan Shqiptar/e???? Ju pershendes te gjith dhe Nuk e di, a ka qen kjo pyetje njer ne ket forum.... por ni gjat koe sme hiqet nga mendja.... Si mendoni ju: A jan edhe ata shqiptar/e qe as nuk e din gjuhen shqipe edhe as historin shqipe? e kam fjalen per generationat qe kan le ne vend te huj si nuk kan pas mundesi ta mesojn gjuhen shqipe perfect edhe historin dmth ata vec emrin e mbajn shqiptar por as sedin se cfar eshte te jesh shqiptar/shqiptare Ok, shpresoj, qe de me ipni deni Koment...
Premtimet e dhëna për prindërit A keni dhënë ndonjë premtim për prindërit tuaj? Për shembull, "Unë do të martohet vetem me vajzë shqiptare" ose "Unë kurrë nuk do të largohet nga Shqipëria për një tjetër vend", etj. A keni mbajtur ato premtime apo është e mundur që të gjejë kompromis me ta? Unë jam i interesuar veçanërisht në mendimet e shqiptarëve të veriut në lidhje me premtimin për martesë vetëm vajzë shqiptare. Faleminderit shume!
Nenshat, Shkoder Ju lutem tregoni, sa shumë banorë jetojnë në fshat Nenshat afër Shkodres? Faleminderit shume!
Shqiperise i duhet nje organizate terrorriste ! Them se do jeni cuditur me titullin por prisni... mos me paragjykoni ! Besoj se te gjithe jemi vaksinuar ketu, do thoni ju ca lidhje ka kjo me temen ... Vaksina per trupin e njeriut vjen ne dy forma ne antitrupa te gatshem dhe ne mikrob te dobesuar, pikerisht ky i dyti ka lidhje me temen... Mikrobi i dobesuar injektohet ne menyre qe te jete vete trupi yne qe ta njohe dhe ta luftoje ate duke prodhuar vete antitrupat. Ca i ndodh nje shteti kur brenda tij injektohet nje "mikrob i dobesuar" si psh. nje organizate terrorriste... I gjithe sistemi do jete ne gjendje gadishmerie dhe ne presjon te vazhdueshem qe nga politkanet, prokuroria, sherbimet iformative dhe deri te policia e thjeshte do jene me vigjilente se kurre dhe si pasoje do kemi dhe nje rekrutim te perzgjedhur ne keto forca dhe nje rritje te efikasitetit te tyre dhe nje nevoje per te qene te pavarura dhe keshtu kemi perfituar " antitrupat " . Tingellon pak si fantastrategji por them se do zvogelonte demet qe po ndodhin c'do dite... Mendoni ju se do guxonte njeri te abuzonte me pushtetin si sot ? Po marveshje si ajo me Greqine ? Dhe ca eshte me kryesorja nuk do kishte me Politikan qe te ndihej i paprekshem ... ( nuk po i bej thirrje askujt, eshte thjesht nje supozim OK ! )

Tatimet ngopin me gjoba karburantet Një aksion i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave ka goditur rëndë pothuajse gjithë kompanitë e karburanteve që tregtojnë me shumicë në rang vendi. Bëhet fjalë për verifikimin e aktivitetit në përputhje me legjislacionin tatimor, nga ku rezulton se pjesa dërrmuese nuk kishin respektuar udhëzimet e lëshuara nga Ministria e Financave. Burime të sigurta pohojnë për “Shqip” se masa e gjobave e kapërcen vlerën e 400 milionë lekëve ose rreth 5 milionë dollarë, ndërsa mësohet se janë mbyllur dhe 15 pika të shitjes së karburantit me pakicë. Aksioni për verifikimin e zbatimit të udhëzimit për shitjen e naftës me çmimin e shumicës, sikurse e kërkoi ministri Ridvan Bode, duket se nuk është respektuar nga të gjitha subjektet sh.a. Megjithatë, këta të fundit pretendojnë se përgjegjësia bie mbi pikat e pakicës, të cilat nuk kanë zbatuar siç duhet kontratat. Gazeta zbulon se aksioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, ku objektiv do të jetë verifikimi i vendosjes së kasave fiskale.
Furtuna
Masa e ndëshkimit për tregtarët e karburanteve nuk ishte pritur në këtë masë nga vetë ata. Goditja më e madhe është lëshuar ndaj grosistëve, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël në funksion të kontrollit të çmimit. Ministria e Financave kishte miratuar vitin e kaluar disa udhëzime rresht, që përcaktonin në thelb kontrollin e çmimit që nga importuesi. Pra, vetë kompanitë sh.a. (shumica) duhet të binin në konsensus me sh.p.k.-të (pakicën) në vendosjen e çmimit. Ndarja e fitimit mes tyre do të bëhej në varësi të komisionit, kurse qeveria do ta kishte më kollaj ti vilte të ardhurat që tek importuesit. Mesa duket kjo skemë nuk është respektuar, sikundër pretendojnë tatimet, derisa kanë vendosur goditjen me 400 milionë lekë gjoba dhe mbylljen e 15 pikave. Mes kompanive të gjobitura janë dhe disa të njohura në treg.
Kasat
Një tjetër aksion pritet të zhvillohet sot, kësaj here për kasat fiskale. Afati i fundit për vendosjen e pajisjeve fiskale ishte data 15 tetor, brenda së cilës kompanitë duhet të lidhnin kontratat për kasat. Edhe në këtë pikë duket se gjobat do të jenë të mëdha, pasi të dhënat e para operative flasin për shumë subjekte që nuk i kanë respektuar afatet. Të autorizuara për vendosjen e kasave janë pesë kompani, kurse për tregtim karburanti janë mbi 1 mijë. Afati u shty një herë në maj 2009, duke vendosur 15 tetorin, me shpresën se kontratat do të lidheshin, kurse vendosja e pajisjeve do të zgjaste deri në dy vjet, për shkak të teknikës së komplikuar.
Tregu
Tregu i shumicës së naftës për vitin 2008 arriti një vlerë rekord prej afro 77 miliardë lekësh, me një rritje në vlerë prej rreth 40%, në krahasim me vitin 2007. Në të dhënat e tregut total përfshihet vlera e karburantit të importuar dhe xhiroja e shoqërisë së vetme prodhuese në vend të naftës, ARMO. Ritmet e rritjes janë shumë më të larta se në vitin 2007, kur tregu shënoi një rritje prej 10% në krahasim me 2006-ën. Në total, gjatë vitit të kaluar u importuan rreth 440 mijë tonë karburante, me një rritje 5% krahasuar me vitin 2007, ndërsa ARMO ka prodhuar dhe 110 mijë tonë të tjera, duke e çuar konsumin total në rreth 550 mijë tonë. Tregu i hidrokarbureve është një treg i rregulluar me ligj dhe një nga tregjet me mbikëqyrjen më ligjore fiskale.
Goditja më e madhe është lëshuar ndaj grosistëve, të cilët duhet të lidhnin kontratat me shitësit e vegjël.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27212. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27212

Abraham: Unë, më shumë shanse se Diop për tu bërë kuqezi Nigeriani i Tiranës synon Kombëtaren: “Kam aplikuar para tij për shtetësinë”
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe, pak ditë më parë kishte shqiptuar një fjali, ku la të kuptohet se, nëse në pozicionet, ku nuk shikohen alternativa mes futbollistëve shqiptarë, që luajnë në kampionatet europiane apo edhe në Kategorinë Superiore, atëherë këto alternativa do të kërkohen edhe mes futbollistëve të huaj, të cilët do të mund të natyralizohen në shqiptar. Për këtë arsye, ai përmendi edhe rastet precedente të kësaj nisme, duke nxjerrë emrat e Bosnjës dhe Turqisë. “Për sa u takon lojtarëve të rinj, do të mundohemi të gjejmë disa futbollistë në pozicione të ndryshme, pasi 10 ndeshjet eliminatore kërkojnë një grup të madh futbollistësh, u shpreh trajneri kuqezi në konferencën e shtypit të së hënës, dy ditë pas barazimit 0-0 në miqësoren e Estonisë. Do të rrisim profesionalisht lojtarët që kemi, por nuk përjashtohet mundësia që të marrim edhe lojtarë që luajnë jashtë, siç kanë bërë Bosnja dhe Turqia”. Por kur kishin kaluar pak më shumë se 24 orë nga deklarata e teknikut kroat, tashmë është hedhur në qarkullim një emër. Ai i mbrojtësit senegalez të Dinamos, Ablaje Pape Diop, i konsideruar si një nga të përzgjedhurit e Kuzhesë për një të ardhme të mundshme me ngjyrat e Shqipërisë. Në FSHF ngrenë supet për një hipotezë të tillë, ndërkohë që te Dinamo pohojnë se enkas për ti krijuar mundësinë mbrojtësit të luajë në përfaqësuesen tonë, tashmë kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me shtetësinë shqiptare. Por këto zëra të fundit kanë zgjuar sërish dëshirën e një tjetri futbollist të huaj në Kategorinë Superiore, të përfolur prej vitesh si një alternativë e mundshme për të veshur bluzën e Kombëtares. Ai është nigeriani Abraham Aleçenvu, mbrojtësi i Tiranës, i cili është padyshim një ndër futbollistët më të mirë të huaj që kanë shkelur në fushat shqiptare në këto 10 vitet e fundit. Që nga koha kur ishte pjesë e Elbasanit, ku doli për herë të parë kampion, nigeriani u përfol se mund të bëhej pjesë e përfaqësuese shqiptare. Zërat u shtuan pas kalimit te Tirana dhe te Dinamo. Nga Brigel, te Bariç dhe Han e kanë pëlqyer performancën e tij dhe e kanë konsideruar si një mundësi të mirë për Kombëtaren. Por gjithçka mbeti në rangun e fjalëve, edhe pse proceduat për marrjen e pasaportës shqiptare për të janë drejt fundit. “Nuk më vjen keq, nëse marrin Diopin në Kombëtare, gjithsesi mendoj se duhet të më marrin dhe mua, pasi edhe unë dua të bëhem kuqezi, rrëfen vetë Abraham. Pastaj unë kam më shume shanse, pasi kam aplikuar i pari për pasaportë shqiptare, kam katër tituj radhazi dhe tifozët më njohin dhe më duan. Megjithatë pres të mbyllen procedurat ligjore për pasaportën, pasi dua të luaj me kombëtaren shqiptare”. Megjithatë, i huaji i vetëm që ka fituar katër tituj kampionë në Shqipëri me tre skuadra të ndryshme (ku shkon ai fiton titullin kampion: Në 2005-2006 fitoi Elbasanin, në 2006-2007 te Tirana. 2007-2008 te Dinamo dhe në 2008-2009 sërish te Tirana), duket se ka vendosur të luajë me dy porta mes Nigerisë dhe Shqipërisë. “Sidoqoftë, nëse më bëjnë ftesë edhe nga Kombëtarja e Nigerisë, do ta pranoja”, konfirmon afrikani, i cili lë një derë të hapur edhe për kombëtaren e atdheut të tij.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27215. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27215

Çështja Baze, letërkëmbimi Taçi-Withers Biznesmeni: Deklaratat tuaja më dëmtuan. Ambasadori: Letra juaj më habit
Rezart Taçi, i burgosur me akuzën “dhunim për shkak të detyrës”, për rrahjen e gazetarit Mero Baze, ka pasur një letërkëmbim nga burgu me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, John L.Withers II, njeriun që pas ngjarjes dha një mesazh të fuqishëm në mbrojtje të fjalës së lirë.
Nga burgu, më 9 nëntor 2009, Taçi i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan, me anë të së cilës kërkon ta bindë se është i pafajshëm dhe se deklaratat e tij publike kanë ndikuar në burgosjen “e padrejtë”.
Por përgjigjja e ambasadorit pak ditë më pas ka qenë e prerë: “… nëse letra juaj ka për qëllim të shkurajojë zyrtarët e ambasadës apo mua, për të mos folur publikisht në raste të ardhshme mbi çështje të tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se më duhet tju zhgënjej”, shkruan Withers.
Gazeta “Shqip” ka arritur të sigurojë letërkëmbimin, të cilin po e botojmë të plotë:
Taçi: Shkëlqesia juaj
Në prill 1963, Martin Luter King, i Riu, në një letër dërguar nga burgu i Birmingamit shkruante: “Padrejtësia në cilindo vend është një kërcënim për drejtësinë në çdo vend”. Edhe unë po ju dërgoj këtë letër të hapur nga burgu në vitin 2009, këtu në Tiranë, si viktimë e një padrejtësie.
Lexova në shtyp ndërhyrjet tuaja të ndryshme lidhur me rrahjet që kanë shkaktuar dëmtime ndaj z.Baze. Së pari, më lejoni tju siguroj që askush më shumë se unë nuk i mbështet shqetësimet tuaja për lirinë e fjalës dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Jam i sigurt që ndani me mua po kaq shumë parimin se një njeri është i pafajshëm derisa të provohet fajtor nga një gjykatë, pas një gjyqi të drejtë. I mohoj tërësisht pretendimet se unë mora pjesë në rrahjet që i kanë shkaktuar dëmtime të rënda z.Baze. Jo vetëm që mohoj përfshirjen time, por edhe dënoj dhunën që aq shpesh njollos shoqërinë tonë moderne.
Për fat të keq, komentet dhe deklaratat tuaja, në mënyrë të qëllimshme apo të paqëllimshme, kanë çliruar forca të ndryshme që më kanë vënë mua në shënjestër dhe kanë krijuar një padrejtësi që ka çuar në burgosjen time. Këto forca nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet që u bashkëngjiten Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe BE-së. Kjo padrejtësi jo vetëm që ka implikime negative për mua dhe familjen time, por sa më shumë që të zgjasë, aq më shumë gjasa ka që të ketë implikime negative mbi afro 2000 punëtorë dhe familjet e tyre, që varen për jetesën e tyre nga “Taçi Oil Group”.
Do të isha shumë mirënjohës nëse mund të kujtonit publikisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe ju jeni po aq në mbrojtje të lirisë së shtypit sa dhe në mbrojtje të Sundimit të Ligjit dhe që një person është i pafajshëm derisa të provohet fajtor pas një gjyqi të drejtë, jo pas një gjyqi të shtypit dhe thashethemnajës.
Besnikërisht juaji, Rezart Taçi
Withers: I dashur z.Taçi
Lexova me habi letrën tuaj të datës 9 nëntor. Ju kritikoni pohime të paspecifikuara, që unë paskam bërë dhe me sa duket edhe deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve më 3 nëntor mbi sulmin fizik kohët e fundit ndaj gazetarit Mero Baze, sikur paskëshin krijuar “një padrejtësi që çoi në burgosjen time”. Është e pamundur të logjikohet se si mund të arrini në një përfundim të tillë. Seria e veprimeve, ndërmarrë nga autoritetet ligjore gjatë shqyrtimit të çështjes, janë veprime të pavarura të organeve shqiptare. Për këtë arsye, ju këshilloj që çfarëdo ankesash që mund të keni, ti trajtoni drejtpërdrejt në ato autoritete.
Jam edhe më shumë i shtangur me pohimet tuaja duke qenë se, përpara ndonjë deklarate nga ambasada, zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshi Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, dhe ministrin e Jashtëm Meta, e dënuan sulmin ndaj Bazes me fjalë shumë më të ashpra se çdo fjalë tjetër përdorur nga ambasada. A mund të mendoj, për këtë arsye, që u keni dërguar edhe atyre letra të ngjashme si në ton, ashtu edhe në përmbajtje, me atë që më keni dërguar mua? Nëse jo, ju këshilloj ta bëni këtë sa më parë.
Së fundi, nëse letra juaj ka për qëllim të shkurajojë zyrtarët e ambasadës apo mua për të mos folur publikisht në raste të ardhshme mbi çështje të tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se më duhet tju zhgënjej. Është detyra dhe privilegji im të ngre çështje të tilla në Shqipëri, pikërisht siç më kanë besuar qeveria dhe populli amerikan. Ju siguroj që kjo bindje e imja do të kishte mbështetjen e plotë të Dr. King.
Sinqerisht, John L. Withers II (Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27208. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27208

Amarda Adeti i krushqise Nje kenge e cila shpreh momente dasmash,vjen per ju e kenduar nga kengetarja simpatike Amarda Arkaxhiu.Titullohet adeti i krushqise dhe ne permbajtje shpreh adetet dhe zakonet e dasmes shqiptare.Duke perfituar dhe nga rasti stafi i AlbaniaSite.Net pershendet te gjithe Shqiptaret anembane kudo qe ndodhen dhe ne vecanti ata qe shikojne kete video.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27204. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27204

BE në dilemë për krerët e rinj. Personalitete, jo shefa të mëdhenj Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ende në dilemë për gjetjen e personave që do të zënë vendet e presidentit të parë të përhershëm të BE-së, dhe postit tjetër të fuqishëm të përfaqësuesit të politikave të jashtme. E sigurt është që kërkohen personalitete, por jo shefa të mëdhenj, që të diktojnë politika dhe të lënë në hije udhëheqësit e vendeve të mëdha.
Udhëheqësit evropianë u duhet të marrin në konsideratë shumë kritere: A duhet të jenë ata njerëz të fuqishëm e karizmatikë, apo thjesht krye-figura të BE-së, duhet të vijnë nga vendet e vogla apo të mëdha, duhet të përfaqësojnë krahun konservator apo të majtë, duhet të jenë meshkuj apo femra?
Megjithatë një gjë është e sigurt, ata duhet të dalin me një rezultat pas takimit, sepse nëse nuk e bëjnë këtë, thotë korrespondentja e BBC-së për çështjet evropiane Oana Lungescu, mesazhi do të ishte “katastrofik”.
Çfarë po kërkojnë udhëheqësit e BE-së që të kenë këto kandidatë?
Nuk është shumë e qartë se çfarë po kërkojnë udhëheqësit e BE-së. Ajo që është e sigurtë që po kërkojnë ata është dy, në fakt tre persona, presidenti i parë i përhershëm të BE-së, që është një detyrë me kohë të plotë si kryesues i Këshillit Evropian, pastaj është shefi i ri i politikës së jashtme, që është një figurë më e fuqishme se posti ekzistues që e mban Havier Solana – me më shumë para në dispozicion dhe më shumë personel – dhe e treta, ata po kërkojnë për një sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, që është krye-punonjës civil i një organi që bashkon përfaqësues nga 27 vendet anëtare.
Por përcaktimi i detyrave që duhet të bëjë kandidati që do të fitojë është shumë i mjegullt në Traktatin e Lisbonës që hyn në fuqi më 1 dhjetor. Pra, varet nga 27 udhëheqësit e BE-së për të vendosur se kë duan, veçanërisht për dy postet kryesore. Në shumë mënyra, personaliteti i atyre që do të caktohen do të përcaktojë pak a shumë se çfarë do të bëjë ai.
A kanë arritur udhëheqësit e BE-së në një konsensus se çfarë duan ata që të bëjë personi që do të marrë këto poste? Kjo është një çështje shumë komplekse, sepse shumë vende të vogla dhe të mesme thonë se ata duan një kryetar dhe jo një shef të madh. Pra, ata nuk duan dikë që do t’ju diktonte atyre politikat. Por edhe udhëheqësit e disa nga vendet e mëdha si kancelarja gjermane Angela Merkel, apo presidenti francez Nicolas Sarkozy, nuk duan që kjo figurë t’i vërë ata në hije. Ata duan një person që të ketë fuqi të mjaftueshme, por jo aq i fortë sa t’i vërë ata në hije.
Duket se po shfaqet tani një lloj konsensusi se pozicion më i fuqishëm duhet të jetë ai i përfaqësuesit të punëve të jashtme – ai do të jetë fytyra dhe zëri i Evropës që do t’i bjerë botës rreth e qark me një staf prej 5000 diplomatësh dhe me një rrjet përfaqësish të BE-së në të gjithë botën. Por në këtë çështje shtohet edhe një vështirësi tjetër që është se atyre u duhet të vendosin një lloj ekuilibri midis konservatorëve dhe socialistëve, midis vendeve të reja dhe të vjetra anëtare, midis vendeve të mëdha e të vogla, dhe mundësisht edhe midis meshkujve dhe femrave.
Cilët janë disa prej emrave që qarkullojnë tani në Bruksel si kandidatë të mundshëm?
Ka shumë emra kandidatë për dy postet kryesore saqë kryeministri suedez Frederik Reinfeld, që drejton samitin, ka një detyrë shumë të vështirë. Ai tha para takimit se ka biseduar me 26 kolegët e tij gjatë katër ditëve dhe netëve të fundit, siç u shpreh ai, ‘përpiqu të kontaktosh 26 persona brenda 24 orësh, ju uroj fat që ta bëni’. Pra ky samit, që është quajtur ‘darkë pune’ mund të zgjasë deri natën vonë, madje ndoshta edhe deri të premten në mëngjes.
Javët e fundit është folur për ish-kryeministrin britanik Tony Blair, por tani, megjithëse ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë britanike dhe pasardhësit të tij Gordon Brown, shumë pak udhëheqës të tjerë do të donin të kishin një person kaq karizmatik, por edhe kaq ndarës sa Tony Blair si kreu i BE-së. Ka disa mundësi të tjera, si kryeministri belg Herman Van Rompuy, që është e kundërta e zotit Blair, që është një njeri që bën kompromise, por sigurisht jo karizmatik si Blairi, saqë edhe në Bruksel mund të gjesh njerëz që mund të thonë Heman kush?
Ka edhe disa persona të tjerë kompromisi si kryeministri holandez Jan-Peter Balkenende, apo kancelari austriak Volfgang Schusel, apo disa që kanë paraqitur veten e tyre si kandidatura të mundshme si ish-presidentja letoneze Vaira Vike-Fraiberga, apo presidenti estonez Toomas Ilves. Pra nuk ka mungesë kandidatësh, por është e sigurt që ka mungesë konsensusi.
A ka ndonjë garanci se udhëheqësit e BE-së do të vendosin për emrat në fund të takimit, pavarësisht sa gjatë mund të zgjasë ai?
Nuk ka asnjë garanci. Këto vendime do të merren pas dyerve të mbyllura, dhe për këto emra nuk do të votojnë as gazetarët, as zyrtarët apo diplomatët, as popullsia 500 milionëshe e vendeve të Bashkimit Evropian, por vetëm 27 kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së, që do të mblidhen në këtë darkë në Bruksel.
Megjithatë ata janë të vetëdijshëm se, nëse nuk dalin me një marrëveshje këtë javë, ky do të ishte një mesazh shkatërrues – kjo do të thotë që pasi kanë luftuar për më shumë se tetë vjet për të pasur Traktatin e Lisbonës më 1 dhjetor, tani ata nuk munden të arrijnë marrëveshje për personat që duhet të zënë vendet që traktati ka krijuar, njerëz që mendohet se do t’i japin BE-së një zë më të fuqishëm në botë. Pra, do të jetë një rezultat shkatërrues nëse ata nuk dalin me një produkt. Çështja tjetër është se sa të fuqishëm do të jenë ato personalitete. Pra, në një farë mënyre mesazhi do të jetë në emrat e tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27201. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27201
Top