Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Dihej se këngëtari James Blunt, autori i këngës “You are beautiful” dhe shumë hiteve të tjera, ka qenë ushtar për një kohë të gjatë në Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe. E mbante kitarën të varur në tankun që militonte. Ajo që nuk dihet është fakti se këngëtari ka evituar nisjen e Luftës së Tretë Botërore.Këtë e ka shpallur vetë këngëtari britanik në një intervistë të “Sunday Times”. Në qershor të vitit 1999, Blunt ishte komandat i një njësie të trupave të Aleancës në Prishtinë për të shkatërruar mbetjet e fundit të ish-Jugosllavisë. Komandanti i Forcave të Nato-s, Uesly Clark, i tha atij të ishte në gatishmëri në zonën e aeroportit të qytetit si një nga zonat strategjike. Por në aeroport ishte një njësi me 200 trupa rusë të cilët ishin nga pala serbe, të cilët kundërshtuan largimin nga aeroporti duke drejtuar armët ndaj forcave të NATO-s. Gjenerali Clark urdhëron në radio, thotë Blunt në rrëfimin e tij: përsëris, merreni aeroportin dhe shkatërroni ushtarët rusë. Këngëtari i bindur se pasojat do të ishin fatale, nuk pranoi ti bindej urdhrit. Menjëherë pas kësaj, për fat të mirë pas aktit të mos bindjes, ai mori një tjetër kundër-urdhër në radio nga gjenerali britanik Mike Jackson, shefi i forcave britanike, i cili në mënyrë kategorike ndaloi sulmin ndaj rusëve duke thënë: unë nuk dua që ushtarët e mi të marrin përgjegjësinë e nisjes së Luftës së Tretë Botërore. Mbase një ekzagjerim, pasi NATO kishte mundësi që t’i shkatërronte forcat ruse prej 200 ushtarësh në konfliktin mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Por diçka serioze do të dilte mes perëndimit dhe Rusisë. Vështirë ta mendosh se ky është këngëtari i cili ka kënduar këngën “You are Beautiful”.
Kryeministri Sali Berisha duket se e ka gjetur “gozhdën” se ku do të kapet në fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për Unazën e Madhe të Tiranës, e cila pritet të zërë pjesë një të rëndësishme të betejës politike. Ky debat, i cili ka kohë që qarkullon mes palëve, dje u kthye në një fakt të kryer, nisur nga fakti se Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, mori vendimin për ndërtimin e segmenteve rrugore, pjesë të Unazës së Madhe të Tiranës. Miratimi i këtyre dy akseve me vlerë 135 milionë euro u shoqërua nga akuzat e Kryeministrit Berisha, se kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, ka mbajtur peng prej kohësh zhvillimin e këtij projekti, ndonëse të ardhurat e qeverisë nuk kanë munguar. Sipas Kryeministrit, vendimi për të nisur me miratimin e këtyre akseve ka ardhur pasi Rama nuk ka dashur asnjëherë që ky projekt të ishte një investim i përbashkët, duke lënë qytetarët e Tiranës në baltë dhe brenda një kaosi që krijohet nga trafiku. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet zëdhënësit të saj, bashkia deklaroi se ka qenë Kryeministri Berisha ai që ka bllokuar projektet për sa i përket ndërtimit të parkingjeve për makinat në kryeqytet. KRRTRSH Anëtarët e Këshillit të Rregullimit të Territorit miratuan dje segmentin “Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa e Kamzës” dhe “Rruga Komuna e Parisit – Rruga e re Tiranë – Elbasan”, në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe të kryeqytetit dhe po kështu infrastrukturën rrugore mes Tiranës dhe Rrugës së Arbrit. Përgjatë miratimit të këtyre akseve rrugore, Kryeministri e akuzoi ashpër Ramën se nuk kishte qenë i “aftë” dhe “bashkëpunues” për ta ndërtuar më parë këtë projekt. Këtë vendim Berisha e justifikoi me faktin se ndonëse qeveria gjatë viteve të saj në pushtet ka trefishuar grantin për kryeqytetin, përsëri kjo rritje e të ardhurave nuk solli ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor. “Granti për Tiranën ka qenë 300 milionë lekë dhe tani është mbi 1 miliard. Ne trefishuam grantin, por qytetarët e Tiranës mbetën në baltë, mbetën të mbytur në ujëra dhe në rrafshin e infrastrukturës, mbetën absolutisht nën standardin që gëzojnë sot dhjetëra e dhjetëra komuna të vendit”, theksoi Berisha. Po kështu, kreu i qeverisë e konsideroi të mjerueshme situatën infrastrukturore të kryeqytetit, duke theksuar se që nga themelimi i tij e deri më sot qyteti nuk ka përjetuar kurrë një braktisje totale siç ka ndodhur në këto katër vitet e fundit. “Mund të themi se Tirana hyri në kuti, pasi në Tiranë nuk pipëtin asgjë në infrastrukturën e saj, përveç disa ndërhyrjeve të fuqishme që u bënë në ujësjellësin e lagjeve të saj”, theksoi Kryeministri, duke e politizuar fjalën e mbajtur për miratimin e këtyre akseve rrugore. Po kështu, Berisha e akuzoi Ramën se nuk po arrinte të vinte në dukje as monumentet historike të kryeqytetit, siç ishin kështjellat e Petrelës dhe ajo e Prezës. Por theksi i sulmeve të Kryeministrit u vendos te fakti se në Tiranë nuk ishte ndërtuar as një parkim i vetëm gjatë tre mandateve që ky qytet qeverisej nga kryebashkiaku Edi Rama. “Tirana është kryeqyteti me trafikun më problematik në Europë dhe ndoshta në botë. Tirana është kryeqyteti i vetëm i një vendi që nuk ka një parkim. I vetmi kryeqytet që ka një kryetar me tre mandate dhe nuk ndërtoi dot qoftë edhe një parkim të vetëm”, theksoi Berisha. Bashkia Pas miratimit të këtyre akseve të Unazës së Madhe të kryeqytetit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës. Zëdhënësi i kësaj partie, Florion Serjani, theksoi se prej vitesh qeveria ka bllokuar projektet e dy parkingjeve nëntokësorë te parku “Rinia” dhe sheshi “Italia”. Po kështu, në lidhje me ndërtimin e Unazës, Serjani theksoi se është po Kryeministri Berisha ai që mban bllokuar prej vitesh kredinë e BERZH-it për Unazën e Madhe, duke refuzuar të gjitha variantet e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, e cila ka marrë kredinë pasi ka realizuar një projekt të vlerësuar shkëlqyeshëm nga BERZH-i. “Fajin për parkingjet e munguara nëntokësore e ka Sali Berisha. Fajin për kredinë e bllokuar të Unazës së Madhe e ka Sali Berisha. Fajin për rrugët e fundit dytësore të pasistemuara e ka Sali Berisha”, deklaroi zëdhënësi i bashkisë. Sipas tij, këtë e di çdo qytetar i Tiranës.
Pas një lajmi të mirë, vjen një lajm i keq. Komisioni Evropian la në “stazh” Shqipërinë, duke mos i dhënë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Vendimi u bë publik dje nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili tha se Shqipëria nuk i ka përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe në këtë mënyrë BE nuk mund të hapë negociatat me këtë shtet. Por cilat janë arsyet pse shteti unë u refuzua nga komuniteti evropian? Gazeta boton të gjitha 10 arsyet që shkaktuan humbjen e kësaj beteje të shtetit shqiptar. Arsyet Ngërçi politik në Shqipëri, i lindur që pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, është arsyeja kryesore që Komisioni Evropian ka vulosur refuzimin e vendit tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Pas shumë apeleve, paralajmërimeve se Shqipëria rrezikon integrimin, sërish politikanët shqiptarë nuk kanë arritur të zgjidhin krizën, duke qenë vetë ata iniciatorët e kësaj humbje për Shqipërinë. Gjithashtu shkak tjetër, është korrupsioni, mungesa e reformës elektorale, emërimet dhe ndryshimet e shpeshta të stafeve në shërbimin civil, hetimi i ministrave, gjyqtarëve, votimi politik i kandidaturave të Presidentit, etj. Të gjitha këto kritere janë bërë shkak që Shqipëria të humbasë mundësinë për negociata anëtarësimi më Bashkimin Evropian. Opinioni i KE-së Komisioneri europian për Zgjerim, Stefan Fyle, në një konferencë për shtyp rithekson edhe njëherë opinionin e Komisionit Europain, për Shqipërinë, të cilës nuk i jepet statusi i vendit kandidat në BE, pasi nuk ka përmbushur ende reformat. Duke kërkuar të vazhdojë progresin në reformat politike dhe ato ekonomike Fule sqaron se “në vitin 2011 Shqipëria do të jetë pjesë e një tjetër pakete zgjerimi”, ku do të shihet sipas tij përparimi në lidhje me përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Duke e vënë theksin veçanërisht tek situata politike e kohëve të fundit, Fyle sqaroi se ajo ishte një nga arsyet e këtij vendimi për Shqipërinë, ku sipas tij "të dyja palët politike janë përgjegjëse". Edhe për Malin e Zi, komisioneri Fule rekomandoi vazhdimin e progresit për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, por u shpreh i gatshëm të rekomandojë “statusin kandidat". Komisioneri europian për zgjerim Stefan Fule gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit për vitin 2010 u ndal të theksonte se cilat janë të mirat që shtyjnë shtetet t’i bashkohen unionit. “Njerëzit mund të pyesin se pse ka rëndësi zgjerimi, ai përforcon stabilitetin në Europë, promovon demokracitë dhe liritë themelore në këto vende. Na bën më të fortë për të promovuar interesat tona dhe të vendit tone. Paketa ka të bëjë me 9 vende që janë kandidate për BE. Kjo është paketa e parë e përgatitur pas Traktatit të Lisbonës, i cili ka hequr të gjitha pengesat institucionale",- u shpreh komisioneri. Mirel-Berisha: Opinioni i KE, ju dhamë sa merituat, zgjidhni krizën politike Kryeministri Sali Berisha falënderoi dje Komisionin Evropian për opinionin e dhënë për kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionarin e BE-së, Pierre Mirel, Berisha siguroi se do të marrë me shumë seriozitet kërkesat e raportit të dorëzuar nga Mirel dhe angazhohet për përmbushjen e reformave. Plotësimi i kushteve, është prioritet i qeverisë sime gjatë muajve në vazhdim dhe gjatë vitit që vjen”, u shpreh Berisha. Ndërsa, drejtori për zgjerimin në BE, Pierre Mirel theksoi se “përsa i përket opinionit të KE unë jam, i sigurt se i kemi dhënë kreditet e duhura punës që është bërë deri tani. Duhen ende përpjekja në mënyrë që në të ardhmen KE të rekomandojë hapjen e negociatave”. Më tej ai shtoi se “në opinionin tonë ka edhe një element shtesë dhe ky është funksionimi i Parlamentit. Sipas analizës tonë që nga zgjedhjet e shkuara, Parlamenti i Shqipërisë nuk funksionon dhe kjo për mendimin tonë është një sfide e menjëhershme. Një Parlament që funksionon ashtu si duhet është një element kyç i kritereve të Kopenhagenit” Çfarë duhet të bëjë Shqipëria? “Mendoj se janë dy gjëra të rëndësishme, këto dy vende duhet të bëjnë më shumë detyra shtëpie. Ne identifikuam prioritete kyçe dhe shtatë nga këto prioritete në rastin e Shqipërisë duhet të jenë të përfunduara. Në rastin e paketës tjetër këto kritere duhen zbatuar. Këto dy vende duhet ta kenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë për negociata. Përsa i përket spektrit politik nuk do të ketë ndarje përgjegjësie, të dy palët të mbajnë përgjegjësitë që u përkasin. Të mos qëndrojnë në vend përsa i përket prioriteteve kyç, të gjykojmë çdo vend sipas meritave. Ju vitin tjetër do të prisni një raport tjetër nga Komisioni Evropian dhe nëse kushtet janë plotësuar, ai mund të jetë pozitiv” u shpreh Fyle. Opinionii KE për vendet e tjera Në lidhje me opinionin për Kroacinë, Fyle u shpreh se “negociatat kanë arritur në fazën finale, do të përmbyllen sapo të plotësohen të gjitha kriteret”. Askush nuk është i kënaqur me ritmin e negociatave me Turqinë”,- u shpreh Fyle duke theksuar se ky vend nuk pa plotësuar ende kriteret, ndërsa shtoi se "duhet të normalizojë marrëdhëniet me Qipron". Fyle ka kërkuar nga Islanda “më shumë përpjeke që populli të kuptojë se çfarë është anëtarësimi në bllok”. Për Maqedoninë, Fyle u shpreh se “vendi vazhdon të plotësojë kriteret politike, por vendet e BE duhet të votojnë unanimisht që të nisin negociatat”, ndërsa shtoi se duhet “të arrihet një zgjidhje edhe me Greqinë”. Për Kosovën u shpreh se, “sfida të mëdha politike” e presin, ndër këto përmendi negociatat me Serbinë, për të cilën u shpreh se së shpejti do t’i dorëzohet pyetësori i BE, ku nuk nguroi të përmendë edhe bashkëpunimin që kjo e fundit duhet të ketë me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për dorëzimin e kriminelëve të luftës. Arsyet e refuzimit “Anëtarësimi do të mund të realizohet sa më shpejt kur vendi të jetë i gatshëm t’i përgjigjet detyrimeve të anëtarësimit duke përmbushur kushtet politike dhe ekonomike të kërkuara”. “Anëtarësimi – sipas kritereve të Kopenhagenit – kërkon që shteti kandidat të përmbushë stabilitetin e institucioneve duke garantuar demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave”. “Efikasiteti dhe qëndrueshmëria e institucioneve demokratike nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojnë si duhet”. “Parlamenti nuk ushtron mbikëqyrje efektive dhe kontroll mbi qeverinë. Dialogu politik është konfrontues dhe jo konstruktiv, jo vetëm për shkak të ngërçit politik që zgjat që prej zgjedhjeve të 2009”. “Vërejtjet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet nuk janë përkthyer ende në një reformë të kënaqshme elektorale, e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme”. “Shërbim civil shumë të politizuar, emërime në mungesë të transparencës dhe ndryshime të shpeshta stafesh”. “Mos respektimi nga ana e qeverisë i vendimeve të Gjykatës Kushtetues dhe votimi politik i kandidaturave të Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, përbëjnë shqetësim pasi ato sfidojnë parimet themelore si pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i shtetit të së drejtës” Në këtë dosje, korrupsioni në Shqipëri përshkruhet si “një problem veçanërisht serioz”. KE i kërkon Shqipërisë që menjëherë të zgjidhë “pengesat në hetimet ndaj gjyqtarëve, ministrave apo deputetëve që mbrohen nga imuniteti i pakufizuar. Hetimet e suksesshme duhet të pasohen edhe nga ndëshkime”. “Shqetësim për nivelin e lartë të borxhit publik, dobësitë e shtetit të së drejtës që dëmtojnë klimën e biznesit, dhe për problemet që lidhen me titujt e pronësisë”.
TIRANA, Albania (AP) -- Albanian police say four children have died in their beds, apparently poisoned by fumes caused by a small fire, after their mother left them alone to sing at a nightclub. The children, aged between 6 and 13, were found by their mother early Thursday when she came back from work in the village of Sukth, some 15 miles (25 kilometers) from the capital Tirana, police said. Spokeswoman Ornela Cako said an unattended candle, being used during a power cut, set fire to a table and a television set. The fire burnt out but a preliminary investigation found that the sleeping children were killed by fumes. The mother, who was not arrested, worked at the nightclub to support her children after separating from their father, police said. Albania suffers frequent power cuts.
Për faktin që shkolla fillore e Poreçit ka numër të madh nxënësish dhe mësimi zhvillohet në dy ndërresa, për mbajtjen e lëndës së shqipes ka qenë e vështirë të harmonizohen terminët dhe për këtë mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare mbahet çdo të shtunë paradite me nga dy orë mësimore për secilin grup. Fëmijëve shqiptarë së fundi u është dhënë mundësia që në shkollën fillore të Poreçit të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Sipas portalit “T-portal.hr”, planprogramin mësimor sipas modelit C, i miratuar nga Ministria e Arsimit e Kroacisë, prej këtij viti shkollor e ndjekin rreth 50 filloristë. Sipas kryetarit të Këshillit Nacional të Pakicës Shqiptare të qytetit të Poreçit, Idris Sulejmani, të interesuar ka edhe në mesin e nxënësve të shkollës së mesme. “Ky është model i ri sipas të cilit fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën dhe të shkruarit shqip njashtu si edhe kulturën dhe historinë shqiptare. Programi, sipas këtij modeli, nuk është i njëjtë si ai i lëndëve zgjedhore, siç janë informatika apo gjuha e huaj dhe kësisoj nxënësit, me pëlqimin e prindërve, vullnetarisht e zgjedhin këtë lëndë. Deri tani kemi dy grupe fëmijësh që ndjekin këtë lëndë – njëri prej klasës së parë deri në klasën e katërt dhe tjetri prej klasës së pestë deri në klasën e tetë – kryesisht të pakicës shqiptare dhe jemi të hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë ta ndjekin këtë lëndë. Nga nxënës tanë të shkollës së mesme kemi marrë kërkesa, por ka edhe nga ata që tashmë e kanë përfunduar shkollën e mesme”, ka thënë Sara Sulejmani – Xhelili, e cila në masë të madhe ka kontribuuar për konkretizimin e kësaj ideje. Për faktin që shkolla fillore e Poreçit ka numër të madh nxënësish dhe mësimi zhvillohet në dy ndërresa, për mbajtjen e lëndës së shqipes ka qenë e vështirë të harmonizohen terminët dhe për këtë mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare mbahet çdo të shtunë paradite me nga dy orë mësimore për secilin grup. “Deri tani po funksionon mirë dhe jemi krenarë për këtë. Edhe si prind jam shumë e lumtur që me fëmijë mund të mësoj diçka që unë nuk kam pasur mundësi ta mësoj në fëmijërinë time. Ministria e ka miratuar këtë kërkesë qysh para dy vitesh, por ka qenë shumë vështirë të gjejmë kuadro. Por këtë çështje tashmë e kemi zgjidhur dhe kemi angazhuar albanologun përkatësisht profesoreshën e gjuhës shqipe dhe të kulturës, e cila çdo të shtune udhëton nga Pula”, ka thënë Sara Sulejmani - Xhelili. Ajo thotë se programi sipas modelit C, në Rjekë po aplikohet tash tri vjet (prej vitit të kaluar në Shkollën Qendrore në Pulë, ku me këtë planprogram zhvillohet mësimi për pakicën maqedonase) por në shkollën Poreçit ani pse ka filluar këtë vit, ka më shumë nxënës që mësojnë shqip dhe kulturë shqiptare. Me rastin e futjes së gjuhës dhe të kulturës shqiptare në shkollën fillore të Poreçit, të enjten (sot), në qytetin kroat do të mbahet një ceremoni solemne, ku pritet të marrin pjesë mysafirë të shumtë. “Kjo për fëmijët tanë është një ngjarje historike”, ka thënë kryetari i Këshillit Nacional të Pakicës Shqiptare të qytetit të Poreçit, Idris Sulejmani, duke shtuar se kanë nisur bisedimet për futjen e lëndës së gjuhës dhe të kulturës shqiptare edhe në shkollat e mesme të këtij qyteti.
TIRANE-Ora duket se punon në favor të Mihal Delijorgjit. Biznesmeni i akuzuar si përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, është vetëm një hap larg lirisë njofton sot e perditshmja Gazeta Shqiptare sipas te ciles , i njëjti fat ka gjasa 't'u trokasë në derë' dhe të akuzuarve të tjerë të arrestuar, Ylli Pinarit, ish-kreu i MEICO-S, si dhe Dritan Minxollit e Sokol Ngjecit. Me vendimin e fundit të marrë vetëm pak ditë më parë nga Gjykata e Lartë, duket se "ëndrra" e Delijorgjit dhe tre të akuzuarve të tjerë po kthehet në realitet. "GSH" ka mundur të sigurojë vendimin e Gjykatës supreme që prishi dy vendimet e shkallëve më të ulëta, të cilat kishin rrëzuar kërkesën e katër të pandehurve, për lirimin nga qelia me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit. "Në rigjykimin e kërkesës së kërkuesve, Gjykata e shkallës së parë duhet të ketë parasysh përllogaritjen e afatit të kohëzgjatjes së paraburgimit për secilin nga kërkuesit, nga data kur aktet janë dërguar nga organi i prokurorisë në Gjykatën e Lartë, pra më 13.03.2009, duke mos llogaritur në këtë afat vetëm datat për të cilat gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit", thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, duke lënë të nënkuptojë që afati 1-vjeçar i pretenduar prej të akuzuarve ka filluar prej ditës që dosja ka mbërritur pranë kësaj gjykate, pasi atëherë një nga të akuzuarit ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë e ndau çështjen duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit shprehet se afatet e paraburgimit fillojnë ditën që dosja ka mbërritur pranë saj, por për Gjykatën e Lartë, ky qëndrim është i gabuar. GSH sjell te plote sot arsyetimin e gjykatës supreme. Dosja "Gërdeci" me 29 të pandehurit si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit ku me 15 Mars te vitit 2008 humben jeten 26 persona, po shqyrtohet në gjykatën e Tiranës që prej qershorit 2009. Aktualisht ndodhet në fazën e debatit për prova dhe natyrshëm që ka pasur mjaft përplasje mes palëve. Në gjyqin ndaj të akuzuarve për shpërthimin tragjik, pritet të vijë për të dëshmuar Patrik Henri, president i kompanisë amerikane SAC, për njoftimin e të cilit është dërguar një lëterporosi, por ende nuk ka ndonjë përgjigje. Nëse Henri nuk do të paraqitet në proces, atëherë prokurorisë do t'i duhet të kërkojë leximin e dëshmisë së tij të marrë përmes letërporosisë. (d.b/BalkanWeb)
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Shtefan Fyle prezantoi opinionin për statusin kandidat për disa vende të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë. Fyle njoftoi se KE-ja miratoi ndër të tjera opinionet për Shqipërine dhe Malin e Zi. Në një konferencë për media, komisioneri Fyle deklaroi se: për Shqipërinë është arritur në përfundimin që negociatat do të hapen sapo vendi të arrijë një nivel të kritereve të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet në institucione, qe kerkojne garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor. "I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me reformat e mëtejshme", tha Fyle. Komisionieri deklaroi se kësaj herë opinioni ishte më specifik dhe kërkoi që politikanët shqiptarë, të të gjithë kaheve, te tregojne përgjegjësi të njëjtë. "Politikanët shqiptarë duhet të zgjidhin krizën, nëse arrijne te dalin nga kriza dhe të përmbushin kriteret, mund të presin një rekomandim pozitiv nga komisioni", tha Fyle. Komisioneri foli edhe për Kosovën, duke vlerësuar procesin e decentralizimit atje, bashkëpunimin e EULEX, ndërsa theksoi se sfida të mëdha politike mbeten për t′u kaluar prej autoriteteve. (tch)
Me se fundi dhe Greqia po ftillohet. Athinë – Qeveria greke ka vendosur që të heqë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri. Vendimi është marrë më datë 13 Tetor të këtij viti nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Greqi, i cili ka vendosur kushte të rrepta për të përfituar pension dhe kjo e bën pothuajse të pa mundur marrjen e pensionit nga minoritarët në vendin tonë. Ata marrin prej vitesh pension nga 250 deri në 480 euro, por tanimë kur shteti helen ndodhet në krizë të thellë financiare, çka e ka detyruar qeverinë të marrë masa drastike. Sipas vendimit të ri, nuk mund të merret më pensioni me prokurorë dhe nëse pensionisti nuk paraqitet brenda 10 ditësh të muajit kur merret pensioni, atëherë ai humbet të drejtën e tërheqjes së shumës në fjalë. Kjo e bën të pa mundur tërheqjen e pensionit nga minoritarët e Shqipërisë, pasi ju duhet të udhëtojnë çdo fillim muaji në Greqi. Urdhri nga Instituti i Sigurimeve greke është dërguar në të gjitha pikat e shpërndarjes së pensioneve në të gjithë Greqinë.
 
Keshilli i Ministrave te Drejtesise dhe Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian do ti hape sot driten jeshile heqjes se vizave per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines drejt vendeve te zones Shengen. Ky lajm historik per Shqiperine te ciles iu deshen 19 vjet te kapercenin barrierat dhe historine e eksodit te 1991-shit me hapjen e ambasadave eshte percjelle ne te gjitha agjencite e huaja te lajmeve. Mesohet gjithashtu se edhe vendet qe votuan kunder rezolutes per heqjen e vizave ne Parlamentin Europian nuk mund ta bllokojne me marrjen e vendimit perfundimtar ne Keshillin e Ministrave te BE-se. Per agjencine e lajmeve ANSA burime diplomatike bejne me dije se marreveshja eshte arritur dhe dyshimet e hedhura nga vende si Franca apo Holanda duket se jane tejkaluar. Ne shpresojme ne arritjen e konsensusit ne menyre unanime bejne te ditur burimet diplomatike nga Brukseli megjithate nje vend i vetem nuk mund ta bllokoje vendimin qe do te merret me shumice te kualifikuar. Pas ketij vendimi i cili do te duhet te botohet me se pari ne Fletoren Zyrtare te Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundesine e levizjes se lire te shqiptareve ne Europe. Megjithate vendet e Bashkimit Europian te cilat bejne pjese ne zonen Shengen kane marre siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do te vazhdoje te monitoroje nga afer situaten ne keto vende qe perfitojne nga heqja e vizave. Liria me vizat do te jete per 3 muaj me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones Shengen pervec Britanise dhe Irlandes. Komisioni i BE-se i ka kerkuar Tiranes zyrtare dhe Sarajeves zyrtare tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhetimi pa viza nuk eshte nje bilete per azil ose qendrim ne BE pas problemeve qe u perball Europa me azilkerkuesit e Maqedonise vitin e kaluar. Ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Europian pritet te votojne sot ne shumice pro heqjes se vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Mediat nderkombetare kane bere te ditur se vendimi i marre ne Parlamentin Europian do te adaptohet me shumice votash nga perfaqesuesit e qeverive te BE-se qe jane edhe hallka e fundit vendimmarrese ne kete drejtim. Vendimi do te hyje ne fuqi pak para Krishtlindjeve citoi nje dite me pare gazeta Eu Observer. Nje dite me pare kjo gazete percolli skepticizmin e Frances e cila mban nje qendrim te rezervuar ndaj vendimit ku ministri i saj i Brendshem duhet te votoje dhe arsyeja lidhet vetem me shkakun e emigracionit te pakontrolluar. Po keshtu edhe Holanda eshte treguar kritike duke e vendosur theksin te mungesa e reformave cilesia e demokracise por edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar. Por vendimi per Shqiperine dhe Bosnjen nuk do te vihet ne dyshim per aq kohe sa vendimi do te merret me shumice votash. Pavaresisht nje vendimi pozitiv per vizat progres-raporti i vitit 2010 ka percjelle kritika per Shqiperine dhe duhet nenvizuar se ai eshte nje dokument i perbashket i BE-se. Me real eshte shqetesimi qe pason hyrjen ne fuqi te levizjes se lire per te cilat BE-ja do te testoje edhe prirjen e qytetareve shqiptare. Ne mjaft deklarime dhe qendrime por edhe ne fushaten e nisur nga qeveria shqiptare opinioni po perpunohet me idene se heqja e vizave nuk jep te drejten e nje qendrimi te pakufizuar ne hapesiren Shengen.
Absurdi Eshte i Vdekur http://www.shekulli.com.al/2010/08/13/absurdi-eshte-i-vdekur.html <span style="font-weight: bold"> ABSURDI ESHTE I VDEKUR</span> Nga Joni Shanaj Është tragjike kur shikon se sa shumë nuk e kupton shqiptari shqiptarin. Këtu nuk e kam për elitën politike, mos më keqkuptojë njeri, pasi elita politike historikisht e ka njohur shumë mirë popullin e saj: për të abuzuar mbi të, për ta shtypur, për ta terrorizuar e për më tepër, edhe korruptuar. Ky është një shkrim për një pjesë tjetër të elitës së një vendi, për atë pjesë e cila, ndonëse nuk ka ndonjë kapital ekonomik të konsiderueshëm, pretendon dhe beson se është mbartëse e një kapitali kulturor. Kudo në vendet moderne, si ky i yni, ka një elitë të tillë e cila vetëvendoset në një pozicion diku, nën atë elitën e madhe ekonomiko-politike, por që luan rolin e ndërmjetësit dhe katalizatorit midis popullit, të ashtuquajtur të thjeshtë, dhe shtresave të larta. Për ta thënë më troç, kjo është ajo pjesë e shoqërisë e cila mbart atë kapitalin e caktuar kulturor, por në tërësinë e saj, për mbijetesë, është e varur drejtpërdrejt nga elita e madhe e fuqishme, dhe të dyja bashkë, në negociatë të vazhdueshme dhe flirtim më njëra-tjetrën, thënë shqip, &quot;bëjnë ligjin&quot;. Është e dhimbshme dhe bezdisëse kur shikon këtë pjesë të shoqërisë e cila në vetvete duhet të luante rolin e lokomotivës së alternativave, të ketë marrë rolin e një vetëfshikullueseje, këtë radhë jo më si murgjit mesjetarë për mëkatet e veta, pasi nuk ia kërkon njeri këtë, por për ato që shihen, anatemohen dhe përqeshen, si defektet e të tjerëve, që në ketë rast është populli ynë i varfër. Nuk do shumë të kuptosh e të shohësh këtë mori përbuzjeje, përbaltjeje dhe gjykimi që kjo elitë kulturore konfuze i bën popullit të saj përditë, kudo, në media të shkruara, në televizione, apo gjithnjë e më tepër nëpër blogje të panumërta interneti. Një elitë e kthyer në çhelat morali dhe etike, duke vërshuar pareshtur me një frenetizëm titanik për t'u mbivendosur mbi këtë popull, duke anatemuar çdo bëmë të tijën, çdo shije të tijën, qoftë kjo edhe mënyrën e tij për të pushuar, për të vdekur, për të festuar apo për të bërë pazarin e përditshëm tek tregu i perimeve. Ështe normale dhe kjo ndodh kudo që elita të caktuara, ose aspirantë të ngjitjes së shkallëve të vështira sociale, të përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të distancohen dhe diferencohen nga 'populli poshtë', por ne vendin tone kjo rendje për diferencim ka marre përmasa qesharake dhe deri diku poshtëruese për këtë popull, prej një majmunërie veteimituese të gjeneruar nga një perceptim social-darvinist apo edhe herë herë anti-globalist i realiteteve perëndimore apo lindore. Ështe një luftë e përditshme vetëmohimi, fyerjesh dhe gjykimi që këta myftinj, zaimë, hoçhallarë apo priftërinj të rinj të këtij rendi shumë të sofistikuar strategjish mbijetese, i bëjnë këtij realitetit tonë, duke e shpallur dhe shpartalluar atë shpesh herë si absurd, si të paktupueshem, të pa civilizuar, idiot apo thjeshtë dhe saktë shqiptar. Kjo fjalë është sjellë tashmë në diskursin e përditshëm të kumbojë në mënyrën më pezhorative të mundshme nga këta Nastradinë me aureole perëndimore të mirëpërshtatur estetikish, pa kuptuar se janë duke mbartur në vete atë rrjedhë nga lart poshtë që në vazhdimesi kontaminon dhe infekton të gjithë shoqërinë e këtij vëndi. Në anën tjetër kemi 'ata', ata të tjërët e shpallur si të tillë, ata të tjetërsuarit brënda tokës së tyre, ata që historikisht e gjejnë veten poshtë, shtresën e varfër, gjithnjë e në mundim të vazhdueshëm të marrë dhë të imitoje atributet e pjesës dhe shtresave të mësiperme, ajo përthith dhe shpërndan me tej, trende dhe idioma, të cilat vijnë dhe perceptohen si atribute të pandara të elitave përkatese. Kjo në rastin më efemer, tek ne përkufizohet në disa shprehje tashmë të teknikës ready-made, që mund t'i degjosh nga të gjithë të shprehen në kor, duke filluar nga lypësi i rrugës, fatorinoja i autobusit, polici i trafikut, e deri tek njerëzit më të kualifikuar të mundshëm: Konstatimi retorik: &quot;Nuk bëhet ky vënd&quot;; pyetjes si je, mund t'u kthejnë përgjigjen. &quot;Ça të bësh jetojmë në Shqipëri&quot;, ose më lakonike akoma: &quot;Si në Shqipëri&quot;. Nëse vë në pyetje dicka të përgjigjen me pyetje: &quot;Po ti nuk jeton ne Shqipëri?&quot;, që nënkupton pra se 'Nuk ka zgjidhje ajo punë'. Ndërsa për të epitomizuar të gjithe të zezat e botes të dikujt mjafton të thuhet: &quot;Shqiptar hesapi&quot;. Kjo është gjithmonë për të justifikuar diçka që nuk shkon, një punë që nuk bëhet mirë, apo një incident çfarëdo në jetën e përditshme. Funksioni i këtyre shprehjeve shtrihet deri edhe në një mënyrë të gjetur për të qarë një hall të veçantë, pa dashur të hysh shumë në detaje me një njeri te panjohur. Të gjitha këto bashkohen në një idomë të vetme tashmë të kthyer në himn kombëtar: &quot;Shqipëria është absurde! Nuk ka zot që ta kuptoje këtë vënd!&quot; Këto janë, mund të themi, interpretimet e lira dhe tashmë të institucionalizuara në leksikun e rrugës, te atyre psherëtimave me zë apo pa zë, por shumë kuptimplotë e gjithnjë e më të pa artikuluara dhe eluzive, që personazhet e suksesshëm mediatikë të vëndit lëshojnë sa herë që fjala bie për vendin ku të gjithë jetojmë. Ky është momenti më sublim kolektiv që ndajmë dhe vijmë në stadin më të hollë të këtij realiteti të ri: distancimi ndaj budallallekut të të tjerëve, i cili mbetet vazhdimësisht i pa artikuluar por shumë i nënkuptuar me pakënaqësinë e përgjithshme dhe totale ndaj tij. Por a është vërtet ky realitet kaq budalla dhe i padashur nga kalorësit e suksesit publik? E gjithe kjo vorbull, ky vorteks pakënaqësie kolektive me dicka dhe gjithcka eluzive dhe të paartikuluar është shndërruar tashmë në nje mantra për shqiptarin e gjunjëzuar nën rrotën e historike që i ka zënë &quot;bishtin&quot;, të vënë në rradhë të parë nga elita e tij : Urre veten! Rrjedha e këtij vetë përcmimi nga lart poshtë ka nje origjinë dhe një gjeneze, që është ajo lëvizje masive që buron natyrshëm nga vullneti i pashtershëm i elitës kulturore për t'u distancuar nga unë, nga ti dhe nga vetja; nga ajo që në perceptimin e saj është pjesa e shëmtuar e qënies shqiptare: shqiptari vetë pra ky njeri &quot;i pa qytetëruar&quot;. Luhet kështu një lojë kukullash me identitetin, lojë kjo sa e vjetër aq edhe e njohur per të gjithë ata që synojnë te ngjisin shkallët e hierarkisë shoqërore. Megjithate në kushtet e një përshtatjeje të identitetit të ri të vetëvendosur, çfare ndodh në këtë proces është se rrugëtimi i këtij vrulli të afishuar në ligjërim koketues nga elitat kulturore në vecanti, e deri poshtë tek 'populli i thjeshtë', tashmë gjithnjë e më i poshtëruar, katalizohet një trend masiv salto mortalesh identiteti, të cilat janë nisur të përfundojnë të gjitha në poshtërim të vetes dhe në mbjelljen e një fryme disfatiste, vasaliteti dhe mungese respekti për tjetrin dhe veten. Në këtë frymë të vazhdueshme të kthyer tashmë në proces poshtërimi, elita kulturore gjen formën e saj për t'u përshtatur me një perceptim tjëtër-për-tjetër që ajo ka për mënyrën se si, atë, pra elitën kulturore, e sheh Ai, tjetri i vërtetë. Ai tjetri autentik, që në vizionin e kësaj elite është i Huaji per se. Mbi këtë marramëndje dhe marrje me mënd të mëndjes së Tjetrit është ngritur një marrdhënie e heshtur e supozuar më këtë Tjetër që ëshëe tjetër Tjetër nga ai tjetri i brendshëm, qe mbetet pra shqiptari i alienuar. Ketu ne këtë mësymje për 'lart' krijohet kjo farsë identitetesh me apoteozë një legenosje totale që zëvendëson pagëzimin e vjetër të munguar, në një identitet të supozuar të ri, kuturu me gjithçka, gjithkënd dhe gjithkund. Këtu në këto zig-zage na kthehet mbrapsht dhe na përplaset në fytyrë dhe në mëndje një histori tjëtërsimi e cila tashmë është inkorporuar brënda nesh dhe funksionon në mënyre taksative në bërjen dhe ç'berjen njeri të njëri-tjetrit. Ky mekanizëm mendor, vesh në mënyrë automatike mbi vete sjelljen e policit të vëndit më të afërt kufitar. Në këtë kurth, pra në këtë identifikim te pavullnetshëm të vetes me standardin e rojes së kufirit të huaj, tashmë të internalizuar, shqiptari elitar pozicionohet ne imagjinatën e vet, ndaj atij shqiptarit tjeter. Duke synuar tashmë te tejkaljë në mënyrë imagjinare ndarjen dhe diferencën me Tjetrin autentik, të huajin, duket sikur elita kulturore e sotme ka marre iniciativën e saj historike, të vendosë vetë virtualisht një kufi ndarës mes popullit të saj. Në njërën anë është vetja fiktive e re dhe ne anen tjeter është tjetri fiktiv, pra shqiptari i thjeshtë, ne distancim me te cilin presupozohet se bëhet afrimi me 'Tjetrin e Madh' atje ne qëndër, te Huajin autentik. Ky proçes mendoj po kalon pa u artikuluar, gradualisht, duke pësuar një shtrirje gjithnje e me poshtë në hierarkinë sociale. Risku është se kjo tendencë mund të prekë ne të ardhmen më tej, siç edhe e ka prekur në te shkuarën, idenë e vetë bashkëjetesës së shqiptarit me veten. Elita ka marrë kështu përsipër pa dashje të japë ose jo, tashmë, lejekalimin e qënies së thjeshtë humane nga një dimension social-kulturor në tjetrin. Ky është, mendoj, një reflektim dhe intrepetim i kthyer pasqyrë përkah vetes, i diskriminimit te padrejtë që shqiptari ne tërësi këto vite ka hasur kudo ku ka shkelur, në raport me perëndimin. Kam bindjen se, fatkeqësisht, kjo ka filluar të ndodhë në relata të ndërsjellta në të gjithë hapsirën e banuar nga populli yne. Këtu dua te evokoj trendet ne marrdhënie që në kanë filluar te instalohen në sejcilën anë te kufirit dy shtetëror me njëri-tjetrin. Kjo mendoj në vetvete riskon të ketë përmasa te pa parashikushme për të ardhmen, por nuk është vendi këtu t'i hyjmë këtij diskutimi. Nëse lëmë elitën kulturore një moment, dhe kthehemi tek 'populli i thjeshtë', atje poshtë dhe i poshtëruar, do të shohim se ai e pershtat në mënyrën e tij këtë ndjesi dhe performacë të sjellë nga njerëzit e sipërm, si një instrument diferncimi ndaj ambientit human që e rrethon. Sa me shumë t'i mëshohet kësaj vale, aq më të forta perceptohen shanset për t'u pranuar, pra integruar në këtë vëllazeri snobësh sipërfaqsorë të cilët mendojnë se ushqehen duke pështyre mbi popullin e tyre. Ky vetëtjtërsim kthehet me ngadalë në metodë efektive për të përfituar dicka çfaredo qofte, në një rend shoqëror tashmë pothuaj krejtësisht virtual. Në terren, në dukje, nuk ka rruge tjëtër, pasi kjo performace historike dhe ky virtualitet tepër prezent, bën të mundur diferencimin e perceptuar si jetik për elitën kulturore dhe mbijetesën e saj. Elita kulturore shqiptare në këtë proçes i lejohet gjithçka. Motoja e re është: 'Gjithçka përtej çdo mase!' Kulmin këtu, për mendimin tim, e arrin ndonjë moment shumë pikant kur, këta njerëz që përbëjnë këtë strukturë sociale, nisin e tallen me popullin e tyre dhe aq me keq, me mënyrën se si këta te tjerë mundohen të realizojnë dëshrat e veta. Këta njerëzit e thjeshtë, i bie, që edhe ëndrrat t'i kenë jo aq të pranueshme dhe përgjithësisht gabim! U kujtoj se sa me virtualë të bëhen rendet shoqërore dhe sa më te kontrolluara ëe jeëe ato, armiku ëe i madh mbeten ëndrrat e të tjërëve. Nuk ka gjë më destabilizuese për një rend virtual sesa aspiratat që njerzit kanë për jetët e tyre. Ëndrrat e popullit bëhen shqetësuese. Ato befas interferojne me një realitet simulakre dhe simulimi në një rend shoqëror ëe bëhet gjithnjë e më i mbyllur. Mënyra më e mirë për t'i kontrolluar, është të tallesh me to. Më shqetësuese bëhen largqoftë alternativat dhe mekanizmat për të realizuar ato. Çdo tentativë e shqiptarit për të realizuar një ëndërr të tij kthehet në irritim për eliten kulturore. Çucitërisht këtu elita politike dhe ekonomike është shumë më zemërgjerë. Kjo elitë politike dhe ekonomike herë herë vendoset edhe ne krye të kësaj lufte por ç'eshte e dukshme ështe se këtu elita kulturore nuk duron dot më. Ajo merr flamurin te luaje rolin më konservator. Ne dukje i trembet çdo ndryshimi real. Del me peticione, rreshtohet në neveri. Kjo sidomos këtë vit, vihet re, sa vjen e bëhet më e modës, ku këta mendimtarë të kualifikuar shpesh herë me diploma të bukura dhe me CV të pasura në çhep, i japin të drejtë vetes të mos i pëlqejë menyra si shqiptaret luftojnë për jetën dhe familjet e tyre. Këtyre tipave nuk i pëlqen mënyra si shqiptaëet ndërtojëe shëepiëe, me sa kate i ndertojnë, çfarë ngjyre i lyejnë, nga i kthejnë dritaret, si i ngrejnë ballkonet. Këtyre nuk i pëlqen si i mbajnë flokët njerëzit, si vishen vajzat, si rrine ulur burrat apo si zbukurohen gratë. Këtyre nuk u pëlqen si bëhet politika, si luhet muzika, çfarë dëgjon shoferi i furgonit, çfarë filmash shohin gratë shtëpiake, çfarë shfaqjesh kanë më shumë publik në teatër, sa herë lahen njerëzit në dite apo në javë, për kë votojne shqiptarët, si bëjnë njerëzit tifozllëk në stadium, si njerëzia shkollohet, si njerëzit duan të cojnë fëmijët në shkolla jashtë apo brënda, pse njerëzit zgjedhin filan profesion por jo një tjetër, e gjera të tilla në peëgjithësi. Ketyre nuk i peëqejnë veçanërisht dialektet e të tjerëve, dhe averzion special kanë me emrin ekzotik që dikujt i kanë venë prindërit. Njerëzit tanë të iluminuar nuk i zë gjumi natën nga pakënaqësi shumë irrituese dhe të acaruar nuk mund te rrijnë pa u shprehur. Sejcilit mjafton t'i japësh një mikrofon dhe nuk nguron asnjë sekondë të shprehë shqetësimin e tij shumë qytetar për gjithë mënyren se si jeton shqiptari i zakonshëm. Hapësira publike mediatike është e hipertrofizuar me këtë lament të përgjithshëm prej fletërrufesh imanente ku sejcili elitar kulturor i afirmuar, apo thjeshtë aspirues, është një Zeus i vogël në majë të kullës së fildishtë ku ka pozicionuar veten, apo edhe shoqërinë e tij të ngushtë, natyrisht shumë të zgjedhur. Është kthyer në një shaka praktike fakti që mjafton t'i japësh dikujt 15 minutat e tij të famës dhe nis menjëhere këngën e vuajtjes për zgjedhjet dhe zgjidhjet e gabuara që bëjnë gjithmonë ata të tjerët qe kemi fatkeqësine t'i kemi kaq pranë. Shqiptarët shpallen vazhdimisht në mënyrë shumë konkrete dhe të detajuar si primitive, tuhafë, pisanjosë, të trashë, kriminelë, kokepalarë, imoralë dhe imorale, etj bukurira si këto. Për më keq akoma, ata më të guçimshmit dhe ndoshta më të papërmbajtshmit, arrijnë edhe t'a reduktojnë popullin e tyre, verbalisht, fare thjeshte ne kafshë. Këtu në këtë dehumanizim të hapësirës jetësore të gjithë marrin pak te drejtën të ndjehen Nietzsche të veckël. Superiorë, supernjerëz, njerëz të vecantë, pse jo Elitë e Kombit. Neveria me realitetin shqiptar arrin kulmin, kur ajka e njerëzve të kulturuar nuk denjon të ndyjë duart duke marrë pjesë në zgjedhje, e aq më keq pastaj të shprehin largqoftë ndonjë simpati politike në publik. Kjo është ajo paanshmëria e intelektualëve të shquar që kopjohet sa vjen e zbret më poshtë në hierarkinë e aspirantëve të intelektit. Të qëndrosh mbi realitetin është punë mode, pasi çështja nuk është se kemi te bëjmë me stoikë. Çështja mbetet ngahera të diskutojmë për cilin realitet bëhet fjalë. Në këtë pike çdo gjë barazohet në një reductio ad absurdum ku refreni në sinkron është: &quot;Të gjithë janë njësoj.&quot; Totaliteti i kësaj gjithësie te Tjerësh, të barazuar në një distancim identifikues, e orienton kështu të drejtën për të ekzistuar te këtyre të gjithëve vetem duke i futur ata në një rezervat kulturor mbireal. Këtu në këtë rezervat mendor, ndodh një barazim reduktiv i gjithkujt ne nje hiç. Një mohim total i çdo përpjekje të çdokujt për cfarëdo lloj gjëje qoftë ajo mbi dhé. Kemi të bëjmë këtu pra me një proces post-moderno kripto-fashist, i cili tjetërson çdo përkatësi bashkënjerëzore. Rrezikshmëria e këtij fenomeni tipik të një elite kulturore provinciale, është se po ndikon në një shkërmoqje tragjike të organizimit të alternativave dhe bashkërendimit të veprimit në realitetin shoqëror. Është katastrofale për kohezionin e një shoqërie kjo përhapje masive e një fryme mosbesimi, intrigash dhe konspiracionesh alá bestseller, e cila sjell gjithnjë e më shumë një pacifizim dhe dekurajim të çdo ëndrre të mbetur pezull, pa një nisëm apo angazhim shoqëror real, të vërtetë dhe të bazuar mbi bashkërendim interesash dhe alternativash të hapura e të artikuluara qartë. Fryma mbytet që pa dalë dhe gjithcka që mbetet është psherëtima emblematike, edhe ajo e mbetur në në tentative, e nënkuptuar dhe e mbytur brënda trupit. Kështu kjo superstrukiturë mbart në vetvete alienimin e kujtdo duke sjelle rrjedhimisht bindjen e patundur se realiteti yne është absurd. 'Kete realitet', thuhet, 'nuk ka zot që e kupton'. Fatkeqësisht shkaktarë të kësaj përmbytjeje strukturore zhgënjimi janë edhe disa njerëz shumë të mirë, te cilët gëzojnë prestigj e respekt, te cilët ne publik janë të detyruar të thonë vetëm gjysëm të vërteta, të nisur nga dëshira e mirë sigurisht, pasi është shumë e vështirë të jesh shumë i sinqertë në qëndrimet e tua, me tjetrin dhe me veten, kur paguhesh si rrogëtar në sisteme të ndërlikuara pushteti. Përgjithësisht këta miqtë e të gjithë shqiptarëve, ndjehen gjithmonë shumë të zhgënjyer nga realiteti. A thua se realiteti i ka përjetësisht një borçh që nuk ua ka kthyer kurrë. Kjo lloj psikologjie e të parit të vendit si një territor tokësor që i ka vetem borçhe supermenit postmodern, është një nga gjeneratorët kryesorë të një fryme permanente mosbesimi ndaj gjithkujt tjeter; gjë kjo që paralizon të ardhmen e vendit ne mënyrë të vazhdueshme. Në një shtresë tjetër mbijetese, kush ka mbetur pa rrëmbyer diçka ga ky realitet, krijon nje tym atmosfere të pashpresë që këta mercenare mediatikë tashmë mëkojnë. Ky dorëzim ndaj absurdit te vetëshpallur, tejzgjatet dhe emanon duke u bere gjithnje e me evident në shtresat më të gjëra sociale, ku mbizoteron një moskoshiencë absolute për mënyrën se si funksionon një shoqëri moderne, përfshi këtu sidomos elementet më jetikë dhe bazat e koordinimit të aksionit social. Këto fenomene kanë një dozë pafajësie brënda, por sido që të jenë dua te theksoj se mbeten dhe janë pjellë e atij proçesi të tejzgjatur vetëpërcmimi, që u përmënd më lart, një proçes i mbyllur, i cili dëshmon një papërgjegjshmëri të plotë historike të elites kulturore të sotme. Një papërgjegjshmëri, do të thoja, që ia kalon njëqindfish asaj të elitës politike në përgjithësi. Pa e kuptuar as vetë, dhe për këtë jam i bindur, kjo elitë kulturore po kontribon duke vendosur gozhdët e fundit në përligjen, ruajtjen dhe me keq akoma, asgjesimin e mundësive të ndryshimit të kësaj shoqërie. Ju siguroj, të gjithë në thelb janë shumë te kenaqur. Por sidoqoftë këtu nuk jemi vetëm. Keto janë proçese karakteristike për elitat kulturore të vendëve në zhvillim, ose thenë ndryshe botën e trete, të cilat e kanë vendosur veten në balona virtuale lundruese në ajër mbi kokat e popujve përkates të stërmunduar dhe të lodhur. Rrugë të mbarë miqtë e mi, por përpara se të ndahemi dua të shtroj këto pyetje: Si ka mundësi që kjo elite kulturore e kupton kaq pak popullin e saj? Si ka mundësi që në vazhdimësi, vit pas viti, kuptohet kaq keq dhe me kaq vonesë konteksti ku ndodhet populli yne? Si ka mundësi që këta njërëz, të vetëkënaqur dhe të verbër, nuk e kuptojnë se me sjelljen e tyre, janë thjeshtë një mekanizëm dhe instrument i lirë në dorën e një sistemi të cilin e krijojmë vetë dhe është në dorën tonë ta ngremë e ta dretojmë si të duam? Kjo shtresë shoqërore, jo vetëm që mund të mos e kishte braktisur popullin e saj, por mundej edhe të merrte në ndërgjegje dhe në duar hartat dhe alternativat e mundshme dhe të hapura për këtë vënd, të cilat kurrë nuk janë artikuluar. Në të kundërt, realiteti shoqëror është braktisur. Përpjetë është ngritur lapidar apoteoza e budallallëkut, në formën e një tymnaje paaftësie për të prodhuar qoftë edhe një ide të vetme, lidhur me kontekstin tonë lokal dhe global. Më e rrezikshme në këtë gurore mbarëkombëtare janë disa tendenca të fundit për të kthyer dhe futur ne Shqipëri, njëzet vjet me vonesë, disa trende apo sindroma ish-Jugosllave, të huazuara me citate të marra borçh pa të drejtë autorësie e të drejtuara në kontekste të tjera, të cilat mund të kthehen në meteorë kataklizmikë për Shqipërinë. Situata ku ndodhemi dhe kjo elitë kulturore pubertale që kemi, po mbjell një sistem hipokrizie dhe paditurie publike, i cili mund të sjellë vrulle të pallogartishme energjish destruktive nga poshte lart në të ardhmen, ashtu sic është provuar mjaft herë edhe në të shkuarën e këtij vëndi. Kjo thjeshtë sepse graduliasht, përvec kafepirjes së pafund, po kthehet në virtyt paaftësia për të interpretuar dhe kuptuar drejtë dhe thelbësisht Shqipërine. Ky është ndoshta një nga shkaqet se pse kjo elite kulturore është kthyer në një mbartëse të drejtpërdrejtë dhe efikase të kontributit fatkeq historik të alienimit të cdokujt në vëndin e tij, natyrisht duke rrezatuar me elegance, sidomos se fundmi, një të mësuar mekanik, sofist e frazollog të një informacioni kaotik, i cili tashmë ka nderin të quhet postmodern. Kjo lloj simulakre intelektuale po ngre një rend shoqëror që në vetvete mbart tendencën të kryejë një pastrim të ri etnik të trojeve tona, nga çdo njeri që ka si nevojë jetike të respektojë veten e tij. Jeta e gjithkujt tjetër që nuk përfshihet në të nuk ka më asnjë kuptim. Pjesa më pikante ekzistenciale e këtij diskursi arrin madje të artikulohet bindshëm, se pjesa më e madhe e njerëzve në këtë vënd, jetojnë kot. E pra kjo kotësi e projektuar mbi të tjerët, e koketuar në nje asimilim të supozuar të brendshem të kukullave pastiço, siç ka dale në modë, mund të jetë tashmë duke instaluar një model humnere historike hendeqesh artificialë, midis atyre që shpesh herë emertohen si njerëzit e thjeshte dhe këtyre te Tjereve, që pas shume sakrificash vetëmohuese dhe përshtatjesh nga më deformueset, kanë arritur të gjenden në majat më te larta të fluturimit mes të qiejve së të mos kuptuarit, të një asgjëje kozmike, pjesë e së cilës mund të jetë edhe thjeshtë reflektimi i vetes së tyre. Nuk kisha ndermend këtu të merrja përsipër të bëja historinë e popullit tonë të varfër, shumë të bukur, të mirë dhe fatkeqësisht të vuajtur. Kjo jo vetem që nuk me takon, por mbetet mendoj, pjesë e proçesit të brendshëm dhe formimit të sejcilit prej nesh, aq sa vetë e ndjejme te nevojshme dhe të arsyeshme. Megjithate, dua ta mbyll duke u kujtuar se nuk ka asgjë absurde dhe të pakuptueshme mbi dhé. Ajo çfarë mungon është urtësia, përkushtimi, integriteti, personaliteti dhe vullneti i mire; si instrumenti i vetëm, por gjithmonë i mundshëm universal. Realiteti nuk është absurd, as i yni, as i huaji, as i juaji dhe pa një reflektim më të gjerë në këto procese indentifikimi dhe ri vleresimi të vetes, rrezikojmë të mbetemi perjetësisht një vënd qesharak; të ruajtur përfundimisht nga këta Kerberose në Hades. *Autori eshte regjisor, antropolog social
1-Vit Shtet i Kosoves Prishtinë, 17 shkurt - Sot në mbarë Kosoven, si në kryeqytetin Prishtina por edhe në qytete të tjera të Kosovës, me manifestime të ndryshme do të festohet njëvjetori i pavarësisë. Veprimtaritë zyrtare në njëvjetorin e pavarësisë nisin orën 11:00, me një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, ku do të flasin Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi. GJithashtu edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë një seancë parlamentare. Pikërisht në mesditë, në Prishtinë por edhe në shumë lokalitete të vendit nxënës të shkollave fillore e të mesme do të defilojnë me pelerina në shenjë të flamurit të Kosovës. Në mbrëmje, Filharmonia e Kosovës do të mbajë një koncert festiv, ndërkohë që një koncert me estradën lokale do të mbahet në sheshin qendror të kryeqytetit në orën 21:00. Koncerte pritet të mbahen edhe në qendrat e tjera të Kosovës.
Jews behind 9/11 Jewishworld.jpost.com ...according to a report issued in 2006 by the ADL. These accusations brought " 'The Protocols of the Elders of Zion' into the 21st century, updating a familiar theme: that Jews are inherently evil and have a 'master plan' to rule the world," says the report, which profiles the 9/11 conspiracists' cast of suspected plotters and other scapegoats. They include: • The Mossad, Israel's intelligence agency, which is accused of orchestrating and carrying out the attacks to advance the Jewish state's geopolitical agenda. "This perverse respect for the Mossad," the ADL report says, "derives in part from anti-Semitic notions that only Jews are sufficiently cunning, resourceful, and wicked to have carried out the attacks and blamed them on their enemies." • A "spy ring" consisting of young Israelis claiming to be art students. They purportedly had been tracking the 9/11 hijackers but did nothing to stop them. • Jewish businessmen, including owners of the World Trade Center, who plotted to destroy the structures to collect insurance money, thus perpetuating the "myth of the greedy Jew," the ADL report says. • "Four thousand Israelis" who allegedly worked at the World Trade Center but were warned by Israeli intelligence operatives to stay home on 9/11. One of the most widely accepted 9/11 myths, some sources say it was initiated by Hezbollah's Al-Manar television network. These assertions have been either laughed off as preposterous - or have been investigated and discredited. The "spy ring" story, for example, may have emanated from a disclosure that a number of young Israelis who violated their visas had been deported from the United States. Subsequent reports intimating that the deportees had been engaged in sinister, clandestine activities were examined by The Washington Post, among others, and found to be "nothing more than an urban myth," according to the ADL report. But the fact that conspiracy theories have been disproven is largely irrelevant to the theories' adherents, according to Barkun. The reason, he says, is that die-hard conspiracy-mongers are united by their embrace of what he calls "rejected knowledge." "These people are profoundly distrustful of authority. It seems absurd to the rest of us, but in the mirror world that conspiracy theorists live, anything that is rejected by mainstream institutions must therefore be true," Barkun says. A conspiracy-tinged view of world events seems to be gaining traction in America and elsewhere, according to Lou Manza, chairman of the psychology department at Lebanon Valley College in Annville, Pa. As evidence of this trend, he cites polls indicating that suspect theories of all kinds have gained popularity over the past 10 to 15 years. Among the possible explanations for this emerging worldview: In today's information-bloated environment, the conviction that all-powerful forces control global events makes life easier for believers by obviating the need to think critically about complex issues. "Our environment today is not conducive to a critical-thinking approach, especially with the instant access we have to so much information," Manza says. "If it's on the Internet and the graphics are good, it must be true." But why does it necessarily follow that the Jews in particular were the unseen hand behind America's most infamous terrorist attack? Because they had something to gain from 9/11, according to conspiracists, who contend that military retaliation against Arabs was its own reward for the Jews and Israel.
Tokat e rrezikuara te jugut të Shqiperisë Te nderuar forumiste po e hape kete teme per te debatuar mbi tokat e rrezikuara te jugut te Shqiperise? Greqia pohon se jugu i Shqiperise eshte Greqi,duke pretenduar se tokat qe fillojne nga Janina e deri ne Gjirokaster por edhe me lart jane Epiri dhe jane te Greqise. Greqia eshte shtetme 110 mil km2 dhe dihet shum mire se ai shtet eshte artificial i kriuar ne shekullin 19. Greqia ka perfituar duke rrembyer tokat e Chamerise, Thrakine qe Turqia thote se eshte pjese e saj dhe bullgaria pjesen veriore te Thrakise. Qysh përpara Krizës Lindore të viteve 70 shtetet fqinje ballkanike, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin shfaqur lakmitë shoviniste për t’u zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare. Madje për këtë qëllim Greqia e Serbia përpunuan edhe platformat e tyre politike. Kryeministri grek Jani Koleti shpalli më 1844 programin e tij të quajtur ,,Ideja e madhe’’ (Megali Idea), i cili synonte të krijonte një shtet të madh helenik. Sipas ,,Idesë së madhe’’, e gjithë Shqipëria e Jugut deri në Shkumbin do të përfshihej brenda kufijve të Greqisë së madhe. ,,Megali Idea’’ greke gjeti mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit.Marrëveshja e Budapestit është akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim krijimin e një shteti autonom shqiptar. Megjithatë ajo cënonte tërësinë e tokave shqiptare, sepse viset jugore, të cilat përfshiheshin nën emërtimin Epir, i premtoheshin Greqisë.Edhe Camerin na e moren Greket,keshtu qerreziku per tokat e jugut te Shqiperis ka hase ne vesh te shurdher..!! Epiri cdo here eshte permendur si pjese e Shqiperise.. Qysh nga Kongresi i Londres 1830 ku eshte krijuar mbreteria greke epiri ishte ne administraten e Shqiperise, por me vone epshet e pandalshme te grekeve per marrjen e territoreve te huaja nuk u ndalen ata pretendonin te merrnin Thesaline, Epirin dhe disa krahina perreth tyre. Dihet se keta territore qe i ka sot greqia nuk jane plotesisht te greqise por jane te pushtuara. Aso kohe Epiri ishte shume large Greqise sepse Greqia ishte shtet i sapoformuar me 350.000 banore dhe Epiri nuk perbente fare pjese e ndonje krahine te Greqise... Epiri qysh ne kohet e lashta buk ka qene nen administraten e ndonje mbreti sllav vlene te permendet Pirro i Epirit ai ka qene mbret ilir dhe askush nuk e permend se Pirro i Epirit ishte greke pra ishte pasardhesi i Skenderbegut ku te gjithe e dime qe Skenderbeu ishte lulja e shqiptarit... Epshet e pandalura te Greqise kurre nuk u ndalen ne fillim te shekullit 20 Greqia pretendonte se VorioEpiri ishte pjese e Greqise, kur ne dinim fare mire se populli i Epirit nuk ngjasonte me ate greke sepse kishte gjuhen, zakonet, veshjen, te ndryshme nga greket pra ishin shqiptare. Te debatojme lirshem mbi kete çeshtje mjaft specifike duke spikatur qeshtjen e Jugut te Shqiperise!
Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar http://www.youtube.com/watch?v=5Q2B1WAZpDM Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët, mes Molossise dhe Shqipërisë. Pervec, himnit. Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977, ai që e krijoi - Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli micronation &quot;Shtet sovran&quot;, një zone të vogël prej 14.3 hektar (58.000 m2) të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve. Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Melossia përdorë si himn të Republikës së tij, një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar, dëgjo në faqen e internetit: Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Republika e Moloseve, ka një Deklaratë ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli, pra me 18 shkurt. Ndërsa se çfarë lidhje ka Melosia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet, studiuesve, historianëve tanë për t'a zbuluar në të ardhmen. Republika e Molossias është një nga më minikombet (micronation) më të vjetër dhe është i vendosur në shkretëtirat e Dejton - Las Vegas në Nevada. Kjo minirepublik ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve, është Kevin Baugh, i cili aktualisht është president. Molossia ka, një kalë, dy qenë dhe tre mace. Emri Molossia Molossia është një emër i 'vjedhur' i fjalës spanjolle 'morro', që do të thotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesë 'ssia; është një prapashtesë standarde për 'vend'. Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por mund t'i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri ose ndoshta ka lidhje me kodrat që janë vetëm pak metra jashtë 'kufijve' të Molossias moderne. Nje version tjeter, jo me pak i besueshem, eshte qe emri rrjedh nga nje ish-familje qe mbante mbiemrin Molosachi. Lexo me Shume Republic Of Molossia - Official Website Burimi: Gazeta Shekulli
Top