Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Faleminderit serbeve qe na kujtojne kush jane here-pas-here PARIS- Ambasada e Republikes se Kosoves ne Paris eshte sulmuar ne oret e vona te se premtes nga huligane te cilet kane demtuar pllaken zyrtare te ambasades duke shkruar simbole dhe parulla serbe. Lulezim Mjeku nga Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves beri te ditur per Telegrafi.com se ky eshte akt vandalizmi kunder perfaqesise se Kosoves ne Paris. Ai konfirmoi se policia franceze ka mberritur ne vendin e ngjarjes nderkaq tha se presin qe policia e ketij vendi te ndermerr masa ndaj ketij rasti. Ndryshe mediat raportojne se dyshohet qe demtimi i pllakes zyrtare te ambasades duke duke shkruar simbole dhe parulla serbe eshte kryer nga ekstremiste. m.a/tg/BalkanWeb
Pergjegjesi apo pasoje e paqendrueshmerise se motit?? cmendoni ju per kete dhe cmendoni se do ta nxjerte vendin nga kjokrize natyrore? vendimet e shtetit apo zbutja e motit???
 
Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend. Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave iu liberalizuan vizat së fundmi, Bosnjes dhe Shqipërisë. Fotot janë fare të pavenda dhe fyese, por ndoshta nga Shqipëria nuk ka për të ardhur ndonjë notë proteste. Të mësuar me fyerje gjithfarësh, ne në Tiranë, ndoshta do ta kalojmë edhe këtë herë, pa ndonjë reagim zyrtar këtë situatë. Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane, - njoftoi agjensia e lajmeve NOA Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme. Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj, sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament. Në foton e parë, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë. Për këtë parti të djathtë zvicerane, "shqiptarë e boshnjakë" identifikohen në një "kategori" të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie. Në foton e dytë, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se "edhe ne do të përfundojmë si këta". (!) Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq është bërë sipas organizatorëve, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve dhe sjelljes së tyre të mbyllur me femrat. Zëdhënësi i SVP-së ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistët e "Ëohlen", në perëndim të Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet të miratohet në shkallë kombëtare. Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër. Federale e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë. Shumë pyetje dhe këndvështrime mund të ngrihen mbi këtë fushatë, por ajo që më së paku duhet theksuar është që zviceranët, me sa duket nuk e kanë fare idenë se cilët janë dhe si sillen shqiptarët. Duket që paratë e shumta që janë shpenzuar nga qeveritë e Tiranës për lobime lidhur me imazhin e vendit, mund të kenë shkuar kudo, por nuk kanë mbërritur në veshët e zvcieranëve, përderisa ata besojnë se gratë e shqiptarëve lahen në pellgje me shami në kokë dhe rroba veshur. FOTO: DICITURA 1 Ndaj, në foton e parë që ju dalloni, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. DICITURA 2 Në foton e dytë, siç e dalloni dhe ju, në liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve. Lajmin publikuar në mediat e huaja mund ta lexoni edhe në http://www.telegraph.co.uk/news/worldneës/europe/italy/8146696/Anti-immigrant-political-party-issues-image-of-naked-models.html)
Ajo të ciles Amerika i druhej prej kohësh, ndodhi. Wikileaks nisi hedhjen online të mijëra mesazheve diplomatike amerikane, një veprim që pritet të trondisë të gjithe diplomacine botërore. Ky koleksion gjigant e teper delikat te dhenash ofron nje mundesi te paprecedente per te mesuar kuliset e ujdive neper ambasada, mendimet e verteta amerikane mbi lideret boterore apo vleresimet reale te kercenimeve terroriste e atyre berthamore. Wikileaks e sulmuar nga hakerat nje dite me pare, ka hedhur ne internet vetem 200 nga mbi 250.000 mesazhet qe thote se disponon. Megjithate, te dhenat e plota i jane kaluar 5 prej gazetave me te medha e prestigjoze te globit, nder to ‘New York Times’, ‘The Guardian’ e “Le Monde”. Mesazhet diplomatike jane si kontemporane, ashtu edhe me te hershme. Te fundit prej tyre, te derguara ne shkurt te ketij viti, hedhin drite mbi marreveshjet e administrates Obama ne ceshtje krizash e konfliktesh. Te dhenat qe kercenojne t'i katapultojne Shtetet e Bashkuara ne nje krize globale diplomatike, tregojne sesi lideret arabe kane insistuar ne menyre te fshehte per nje sulm ajror mbi republiken islamike te Iranit. Sesi zyrtare amerikane jane instruktuar nga vete shefja e diplomacise amerikane Hilari Klinton te spiunojne lidershipin e Kombeve te Bashkuara. Vleresimet qe jepen per udheheqes te ndryshem boterore. Silvio Berluskoni pershkruhet nga nje diplomat i larte amerikan si njeri i papergjegjshem, nje vanitoz i padobishem e jo-efikas, ndersa permendet edhe miqesia e tij e ngushte me Vladimir Putin, qe ne dokument etiketohet si `` super-qeni``. Nikolas Sarkozi, dyshues e autoritar, Angela Merkel cilesohet nje njeri qe druhet te rrezikoje e perpos kesaj, vuan dhe nga mungesa e fantazise. Presidenti afgan Hamid Karzai eshte tmerresisht i dobet si lider, thuhet ne dokumente, Dimitri Medvedev eshte Robini ne filmin ku rolin e Batmanit e interpreton Putin, ndersa njeri prej mesazheve veren sesi kolonel Gadafi udheton gjithmone me nje bjonde te beshme ukrainase. Perpos ketij veshtrimi pa doreza mbi disa prej udheheqesve boterore, informacionet sekrete qe aktualisht, nuk jane me te tilla, permbajne edhe te dhena mbi perpjekjet iraniane per te pershtatur per perdorim raketa koreano-veriore me rreze te gjate veprimi. Pazaret per zbrasjen e kampit te Guantanamos nga te burgosurit, perfshire ketu edhe kerkesen e bere haptazi diplomateve sllovene qe ne kembim te nje takimi me presidentin amerikan Barak Obama, te pranonin ne vendin e tyre nje te burgosur. Gjermania po keshtu u paralajmerua ne 2007-ten te mos nxirrte mandate-arreste per oficeret e CIA-s te perfshire ne rrembimin e nje qytetari te pafajshem gjerman, te dyshuar gjoja per terrorizem, historia e te cilit kaloi edhe neper shqiperi. Lidhjet e supozuara mes qeverise ruse dhe krimit te organizuar. Nje bisede te presidentit Jemenit me gjeneralin David Petraeus mbi sulmet ndaj bazave te Al Kaedes ne vend, ku kreu i shtetit premton: ne do te vazhdojme te themi se bombat jane tonat, jo tuajat. Apo edhe ngurrimin e amerikaneve per te ndaluar furnizimin e Hezbollahut ne Liban me arme nga Siria, kur nga ana tjeter, me fjale e denonin ashper nje akt te tille. Washingtoni e kritikoi ashper publikimin e mesazheve, duke e cilesuar nje akt papergjegjshmerie qe ve jete njerezish ne rrezik. Kongresmeni republican Peter King, anetar i Komitetit te Sigurise kombetare ne Dhomen e Perfaqesuesve, shkoi edhe me tej duke kerkuar qe Wikileaks te shpallet organizate terroriste. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes deklaroi nga ana tjeter se po forcon sistemin e sigurise se kompjuterave te tij per te shmangur rrjedhje te tjera informacioni ne te ardhmen. Deri tani askush nuk eshte akuzuar konkretisht per kalimin e informacioneve sekrete website-t te Julian Assange, por dyshimet kryesore bien mbi ushtarin amerikan Bradley Manning, te arrestuar ne Irak ne muajin qershor e te paditur per nje rrjedhje te mehershme informacioni tek kjo organizate. Kjo eshte e treta here qe Wikileaks hedh online dokumente sekrete te Shteteve te Bashkuara, pas publikimit te mijera dosjeve mbi luften e Afganistanit dhe ate te Irakut, qe perfshinin nder te tjera pretendime per torturim dhe vdekjet e papermendura te 15.000 civileve irakiane.
Gjenevë – Debati për kërkesën e Shqipërisë ishte ndër takimet më të hidhura që kishte zhvilluar ndonjëherë Lidhja e Kombeve. Lufta po zhvillohej rreth mundësisë së rishqyrtimit të konferencës së Paqes, ndërsa frynin erërat e urrejtjes raciale dhe religjioze. Delegatët kërkuan që secili nga anëtarët e tjerë të flasë, por kryetari ishte shprehur që të ndërpritej për të mos u dhënë më kohë debateve. Peshkopi Fan Noli tha se këshilli, i kontrolluar nga Fuqitë Aleate, kishte refuzuar kërkesën e Shqipërisë në betejën e saj për kufijtë kundër fqinjëve të fuqishëm; qeveria e tij apeloi te Asambleja, e cila aktualisht, në trajtimin e kësaj përplasjeje, kishte shënuar progres. Ai kërkoi nga lidhja që të përpiqej për të vendosur paqen dhe të tërhiqeshin serbët nga territori shqiptar. Por kërkesa e dytë risolli çështjen se cili ishte territori shqiptar dhe i gjithë diskutimi ishte bazuar në debatin për kufijtë. Përfaqësuesi i Anglisë, zoti Fisher, ndërmori qëndrimin e tij, që dy palët duhet të mbajnë nën fre trupat e tyre atje, megjithëse nuk mund të bëhej asgjë, por duhet të priteshin vendimet e ambasadorëve. Pretendimet greke dhe serbe Zoti Frangulis e mbështeti këtë dhe më pas mbajti një fjalim të gjatë, duke mbrojtur pretendimet greke për Epirin, të cilin e pretendonin edhe vetë shqiptarët. Zoti Spalaikovitç, përfaqësuesi i Jugosllavisë, i akuzoi shqiptarët për nxitjen e vazhdueshëm të trazirave dhe parashikoi rrjedhjen e konfliktit në një luftë fetare. Kjo shkaktoi një klithmë në qoshen ku ndodheshin përfaqësuesit shqiptarë. Disa delegatë ishin në këmbë dhe përfaqësuesi jugosllav tërhoqi referencën e tij për çështjen fetare. Ai lexoi një numër telegramesh, duke treguar luftimet që po vazhdonin tani atje dhe duke u bazuar në kauzën e tij ai deklaroi se asnjë ushtar serb nuk e kishte kaluar vijën që shtrihet poshtë zonës së përcaktuar nga konferenca e Paqes, duke përfunduar se luftimi po transferohej në veri të kufirit dhe se kjo po ndodh për faj të vetë shqiptarëve. Simpatia e shumicës së delegatëve ishte qartë kundër përfaqësuesit serb, edhe kur ai deklaroi se “ne i duam shqiptarët”, këtu shpërtheu një e qeshur nga të gjitha anët e sallës. Përplasja mes Nolit dhe delegatit serb “Unë jam thellësisht i prekur nga këto deklarata dashurie nga të gjithë fqinjët tanë”, - tha ai. “Ne nuk kërkojmë më shumë prej tyre, ne kërkojmë vetëm të na lënë të qetë. Ne i duam serbët po aq sa ata na duan ne”. Në përgjigje të deklaratës së lexuar nga zëdhënësi serb lihej të kuptohej se ajo mund të jetë shkruar nga kreu i qeverisë disidente të Shqipërisë. Peshkop Noli tha se njeriu, emri i të cilit ishte dëshmi e koniunkturës së Serbisë, as nuk mund ta shkruajë apo ta lexojë një gjë të tillë. Zoti Spalaikovitç qëndronte në këmbë dhe lëshoi një rrëke fjalësh, kuptimi i të cilave ishte që sa më shpejt të jetë e mundur ata mund ta dëbonin qeverinë aktuale të Shqipërisë, pasi mund të vijë të jetojë në Serbi. Presidenti, përfaqësuesi i Suedisë, zoti Branting, deklaroi se mendimet tashmë ishin thënë dhe debati është mbyllur. e gjithë rrjedha e debatit në tërësi ishte një demonstrim shprehës se sa e mundshme është për lidhjen e kombeve, ashtu siç po ecën tani çështja, që të ndërmarrë ndonjë veprim të rëndësishëm në rastet kur janë të lidhura interesat materiale të vendeve të fuqishme të organizatës.
Interesante, po lexoja lajmet tek Telegrafi dhe po lexoja lajmin qe nje Shqiptar i arsimuar ne nje Universitet ne Bulllgari (American University of Bulgaria), i ka dhuruar ketij universitetin 1milion $$$$ Dhe ka bere mire, ne Shqiperi do shkonin per lesh ato leke nese do ia dhuronte ndonje instituti arsimor!
Vullneti politik i gjithë forcave politike duhet të jetë i garantuar, për të garantuar suksesin Jo amnisti fiskale për pronat e krimit! Vënia në jetë dhe ndërmarrja e mëtejshme e nismave për zbatimin e amnistisë fiskale për biznesin kërkon një vullnet thelbësor politik. Kështu ka deklaruar dje, numri dy i Financave shqiptare, Alfred Rrushaj, gjatë një tryeze të rrumbullakët pikërisht për këtë qëllim. "Nëse qeveria do të vendosë të ndërmarrë amnisti fiskale, padyshim vullneti politik i gjithë forcave politike në vend duhet të jetë i garantuar, për të garantuar suksesin e këtij procesi", deklaroi Rrushaj në konferencën e organizuar nga Fondacioni për "Liri Ekonomike" lidhur me mundësinë dhe domosdoshmërinë e ndërmarrjes së amnistisë fiskale për ekonominë shqiptare. Sipas tij, përfshirja e forcave politike në vend është domosdoshmëri gjatë procesit të hartimit të amnistisë, për miratimin në Parlament, ashtu si edhe gjatë zbatimit të saj. Por, vuri në dukje Rrushaj, deri tani opozita ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj publikisht, nëse do e mbështesë apo jo këtë proces. Një proces i kujdesshëm i balancuar dhe jo i nxituar i hartimit të politikës së amnistisë fiskale, vlerësoi ai, e bën të besueshëm unicitetin e kësaj iniciative, që do të thotë që amnistia fiskale nuk mund të jetë e përsëritshme. Nga ana tjetër, Rrushaj u shpreh se, "qeveria siguron aktorët e biznesit se në asnjë moment dhe mënyrë politika e faljes nuk do të shërbejë si justifikim moral për ndëshkime të ardhshme dhe rritje gjobash apo sanksione të tjera". Ai tha se, Ministria e Financave nuk do të mbështeste në draftin e paraqitur nga biznesi faljen e aseteve të krijuara nga krimi i organizuar apo para dhe asete të krijuara nga persona me aktivitet publik. Ndërkohë, drejtori i Fondacionit për "Liri Ekonomike", Artan Gjergji, bëri të ditur se amnistia fiskale është e nevojshme, ndërsa shprehu besimin se edhe ambienti dhe kushtet e tregut janë të gatshme. Gjergji u shpreh se, ka dy burime kryesore që çlirohen nga ky proces, të ardhurat nga Diaspora, si dhe tërheqja e kapitaleve të fjetura që vijnë nga ekonomia gri. Në këtë drejtim, ai theksoi se aplikimi i një politike të tillë fiskale pritet të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit, të rrisë bazën e tatimpaguesve, si dhe në kushtet e krizës ekonomike globale të rrisë likuiditetin në treg. Dhoma së Tregtisë dhe Industrisë, institucioni që ka inicuar hartimin e një drafti për amnistinë fiskale, deklaroi se realisht sipërmarrja shqiptare në 20 vitet e ekonomisë së tregut ka përfituar nga vakuumet e ndryshme ligjore, ndaj dhe vlerësoi ai, kapitalet dhe asetet e biznesit të fshehura apo të padeklaruara janë të konsiderueshme. "Këto kapitale apo asete e kanë të pamundur të përfshihen në qarkullimin financiar të ligjshëm të kompanisë dhe nuk mund të hipotekohen as nuk mund të shërbejnë dot si kolateral për kredi bankare", tha Jaka. Sipas tij, për shkak të aseteve të padeklaruara, biznesi shqiptar, në raportet me partnerët e huaj, paraqitet me potencial të cunguar. Fushat e zbatimit të amnistisë Plani për të nisur diskutimin mbi hartimin e projektligjit mbi legalizimin e aseteve u vu në zbatim në fillim të këtij viti. Ajo çka palët kanë shumë për të negociuar është fusha e veprimit, baza ligjore, struktura deri ku duhet të shtrihet legalizimi, si dhe norma e taksës. Ndërsa, sa i takon konceptit, si biznesi, ashtu edhe qeveria e kanë të qartë se nuk bëhet fjalë për amnisti, pra falje detyrimesh të papaguara kur ato janë dokumentuar nga aktiviteti, por për legalizim asetesh, të fshehura për shkaqe që lidhen me shmangien e detyrimit tatimor. Sa i takon normës së taksës për legalizimin, palët janë duke shqyrtuar disa variante të atyre vendeve që e kanë aplikuar vitet e fundit. Duke iu referuar modelit moldav, i cili parashikohet të merret në konsideratë, norma e taksës varion prej fushës së legalizimit dhe forma, nga 3 deri në 15 përqind. Kurse Italia, vendi fqinj, që kryen amnisti fiskale çdo 5 vjet, aplikon një taksë prej 15 përqind. Të tjera vende të zhvilluara, si Gjermania, legalizimin e aseteve e kanë kryer duke i vendosur biznesit një detyrim prej 20 përqind, kurse Belgjika, një normë prej 22 përqind. Duhet sqaruar se, këto nivele detyrimesh përputhen me mesataren e shkallës tatimore që kanë këto vende dhe nëse i referohemi Shqipërisë, që konsiderohet për taksa të ulëta, palët gjykojnë se kufiri optimal do të ishte 10 përqind. rilindja demokratike
 
Muzika përcakton personalitetin e njeriut Më thuaj cfarë muzike dëgjon, të të them cfarë personaliteti ke! Kjo në fakt është lidhja që është gjetur mes muzikës dhe trurit të njeriut. Duket se shijet muzikore paraqesin një celës të vërtetë për të kuptuar mendjen njerëzore dhe lidhja mes tyre është e padiskutueshme tashmë. Kështu, të apasionuarit pas muzikës Heavy metal, janë po aq të sjellshëm e kreativë sa ata që dëgjojnë muzikën klasike të Bahut apo Moxartit, për të cilët thuhet se janë më të ndrojtur e të vështirë në komunikim. Sipas disa studimeve, edhe njeriu primitiv dëgjonte muzikë dhe mbetej i shtangur prej saj. Muzika është një nga elementet që e ka kultivuar edhe më tepër njeriun, duke e sjellë në variantin e sotëm. Më shumë se një produkt i kulturës, muzika duket se është një produkt i biologjisë dhe zhvillimit njerëzor. Sipas studiuesit Mithen, ka qënë pikërisht shfaqja e njeriut të parë Homo Sapiens, që përcaktoi ndarjen e muzikës nga gjuha e folur, pra bëhet fjalë për këtu e 20-70 mijë vjet më parë.</p> EFEKTI ILAC I MUZIKËS</p> Por, muzika ka edhe një efekt tjetër të vecantë, atë të shërimit të shpirtit. Sipas studiuesve, ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt, edhe të na qetësojë; mund të shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie. Ajo qëndron gjithmonë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme. Lidhja racionale mendim-muzikë, ekziston tek të gjitha grupmoshat. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, vecanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin, dhe motivimin për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqëndrim të vecantë. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alrmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje, ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpeshherë shoqëroheshin me vallëzime, kishte instrumenta pothuajse hionotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetië ose e përleshjeve. Por  nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur sesi marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët që të luftonin me më shumë kurajë. Sot muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencës biomjekësore dhe karakterizohet nga linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Muzika i ofron njeriut një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muziko-terapia i gjen aplikimet e para të saj tek sëmundjet mendore dhe depresioni. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrje kirurgjikale, mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.</p> MUZIKA DHE PERSONALITETI </p> BLUES: Persona krijues, me besim.</p> JAZZ: Persona mjaft optimistë</p> KLASIKE: Krijues, por të ndrojtur</p> RAP: Shprehen mjaft lirshëm</p> OPERA: Xhentile dhe delikatë</p> COUNTRY: Punëtorë të zellshëm</p> REGGE: Dembelë, jo kreativë</p> DANCE: Jo fort të sjellshëm</p> HEAVY: Pa besim tek vetja</p> POP: Jo krijues dhe sbëhen mite</p> SOUL: Mitizues dhe mjaft krijues</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24110. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24110
Në dokumentat sekrete të Wikileaks që parashikohet të publikohen së shpejti përfshihet edhe Shqipëria, më saktësisht prapaskenat e marrëdhenieve diplomatike mes vendit tonë dhe Greqisë. Lajmi njoftohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke sipas të cilave ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara. Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdheniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë. Në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhenieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke. /TCH
Incidenti i fundit i deputetes Vokshi dhe policise kufitare te Kosoves tregoi tamam se si e perceptojne veten politikanet shqiptare ne te dy anet e kufirit. Sic mesohet nga akti i gjykates, deputetja Vokshi u eshte drejtuar policeve me fjalet: Ndersa Thaci dhe te tjere plehra ne Kosove (mendoja se te tille ka vetem ne Shqiperi dhe Kosova eshte me imune), pushojne nga puna policet qe donin te respektonin ligjin dhe dinjitetin e tyre. Kjo do te thote qe sa here te shikoni nje deputet qe ju ve kemben persiper, heshtni! Sa here qe nje deputet jep urdher ne dikasterin shteteror ku punoni, edhe sikur te jete e jashtligjshme, bejeni! se perndryshe do fluturoni nga puna. Sa here qe te shihni nje abuzim, heshtni... sepse ata jane mbi ligjin, jane mbi demokracine dhe te tjeret jane "kafshe" qe mund te fyhen, abuzohen dhe trajtohen si te duan ata!
Të shpëtojmë kishën nga helenizimi • Artan Hoxha Qeveritarët shqipëtarë dhe klasa politike në vend duhet të heqë dorë përfundimisht nga përfitimet politike nëpërmjet marrëveshjeve me Janullatosin, pasi ato janë në dëm të interesave kombëtare”. Kjo ka qenë një nga gjashtë kërkesat që komuniteti i besimtarëve ortodoks të kishës “Shën Maria” e Elbasanit i ka drejtuar organeve më të larta të shtetit, forcave politike, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të organizmave të huaja të akredituara në Shqipëri. Përfaqësuesi më i lartë i kësaj kishe, kleriku At Nikolla Marku paraqiti arsyet pse misioni i kryepeshkopit më kombësi dhe shtetësi greke Janullatos, jo vetëm që ishte i përfunduar dhe i tejkaluar prej kohësh, por ishte kundër interesave kombëtare të besimtarëve ortodoks shqiptarë. Apeli me gjashtë kërkesa të specifikuara i drejtohej për mbështetje dhe përkrahje pretendentit për fronin mbretëror shqiptar Leka Zogu, kryetares se parlamentit Jozefina Topalli, Presidentit të Republikës Aleksandër Moisiu, kryeministrit Sali Berisha, partive politike, trupit diplomatik të atashuar në Tiranë dhe të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera fetare. Patriarkana Dje në mesditë kreu i Kishës Ortodokse “Shën Maria” e Elbasanit, At Nikolla Marku doli në një konferencë për mediat duke paraqitur një apel drejtuar strukturave më të larta drejtuese dhe politike në vend. Mesazhi i këtij apeli ishte, të pengohej misioni helenizues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare që po ndiqet nga prelati i saj më kombësi e shtetësi greke Janullatos, të krijohet një patriarkanë ortodokse kombëtare me qëndër në Tiranë dhe të hartohet legjislacioni i duhur për të normalizuar funksionimin e subjekteve fetare në vend. Kërkesa e parë e paraqitur nga kleriku ortodoks At Nikolla Marku, i cili nuk është nën tutelën e KOASH-it të drejtuar nga Janullatos, ishte ngritja e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga niveli i një kryepeshkopate në një Patriarkanë Ortodokse Autoqefale Kombëtare dhe fronëzimi në krye të saj i një prelati shqiptar. At Marku kërkoi mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo që ata ndodhen, madje qoftë dhe të besimeve të tjera fetare. “Kthimi në Patriarkanë i jep mundësi Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptarë që të qëndrojë në identitetin e saj kombëtarë. Njëkohësisht do të pengohej ndërhyrja dhe ndikimi i huaj në çështjet e ortodoksisë shqipëtare si dhe do të bëhej bashkimi i të gjitha Kishave Ortodokse Shqiptare në të gjithë botën. Qëndra e patriarkanës të vendoset në Tiranë”, tha At Marku. Zgjidhja Për të zgjidhur problemet kryesore të cilat kanë çuar në përçarjen e besimtarëve ortodoksë shqiptarë dhe vënien në rrezik të autoqefalisë së kësaj kishe At Marku paraqiti një seri propozimesh të tjera. Nëpërmjet tyre synohet largimi i Kryepeshkopit grek Janullatos, pengimi i influencës së kishës greke në Shqipëri, vendosja në krye të saj e një kleriku shqiptar, vënia nënkontroll e administrimit financiar të subjekteve fetare, transparenca e donacioneve që vijnë nga jashtë si dhe financimi për komunitetet fetare nga buxheti i shtetit. “Hartimi i ligjit për administrimin financiar të subjekteve fetare do ti jap fund abuzimit me fondet e donacioneve të dyshimta që futen nga jashtë”, tha At Marku. Ai e cilësoi kryepeshkopin Janullatos një diktator fetar, njëlloj si Hitleri apo Enver Hoxha. Në fund At Marku e cilësoi Janullatosis, “gjeneral i ushtrisë së humbur greke gjatë Luftës së Dytë Botërore, njëkohësisht dhe pushtuese në Shqipëri, që duhet të largohet një orë e më parë nga vendi”.
Behet fjale per rektorin e Universitetit te Vlores: "Tanush Shaska kërkon dorëheqjen dhe akuzon kryeministrin dhe ministrin si shkatërrues të sistemit arsimor" Ne nje artikull te publikuar tek Shekulli ai shprehet i indinjuar per presionet qe u behen Universiteteve dhe permend rastin e nje gjykatesi qe ka angazhuar te gjitha strukturat qe kontrollon per t'u hakmarre per mos pranimin e djalit te tij ne kete Universitet. Duket sikur Arsimi shqiptar dhe profesoret jane te paafte te reagojne ndaj injorances dhe personave qe duan nga 2-3 mastera por qe nuk dine as te shkruajne mire shqip.
Ketë e thonë disa shkencëtarë anglezë në një studim të ri të realizuar nga Exeter dhe Oksford, publikuar në revistën Proceedings që botohet nga Royal Society B: Biological Sciences Studimi jep të dhëna të cilat provojnë që seksi i një fëmije është i lidhur me dietën e nënës dhe që një dozë më e madhe kalorish është e lidhur me farëzimin e fëmijëve meshkuj. Ky studim ndoshta i jep përgjigje edhe faktit habitës që në vendet e zhvilluara ku gratë i nënshtrohen në vijimësi dietave të ndryshme, numri I meshkujve të lindur është prej vitesh në rënie, thotë Fiona Matheës e University of Exeter. Në 40 vitet e fundit, përqindja e lindjeve të meshkujve në vendet e industrializuara ka pësuar një rënie në 1 për 1000 Në qeniet njerëzore, të tejkalosh mëngjesin si vakt, mund të interpretohet si aftësi e munguar e organizmit ndaj ushqimit, sepse nivelet e sheqerit në gjak, ulen Pavarësisht se seksi i fëmijës përcaktohet nga babai, nivele të larta të glukozës inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e embrioneve meshkuj dhe shkurajojnë ato të seksit femër, edhe pse arsyeja e kësja është e vështirë të kuptohet. Matheës dhe kolegët e saj kanë studiuar 740 gra shtatzana me fëmijën e parë dhe kanë zbuluar se 56 përqind e tyre me dendësi të lartë kalorish në momentin e farëzimit, prisnin fëmijë djalë.
Sa here bie shi ne kryeqytetin perseritet e njejta situate. Pothuajse te gjitha segmentet kryesore si ato te unazes se qytetit bulevardi etj jane pothuajse plotesisht te bllokuara. Dje qytetaret kane pritur deri ne 4 ore ne rruge duke mos mundur te levizin. Ndersa perballe kesaj situate te veshtire autoritetet kane akuzuar njera-tjetren. Duket sikur i njejti skenar perseritet gjithmone kur bie shi, por kesaj here ishte vertet e tepruar sepse trafiku ka zgjatur per 4 ore. Politikanet akuzojne njeri tjetrin dhe secili nuk pranon fajet e veta dhe si gjithmone ne shqiperi "faji" mbetet "jetim". Do doja te dija nga ana juaj ku qendron vertet problemi, problemi eshte tek Bashkia apo tek Policia rrugore??? Gjithsesi pervec ketyre problemi qendron edhe tek "edukata ne timon" , ajo cfare dua te them eshte se pranoj faktin qe kemi trafik, pranoj faktin qe nuk kemi polici dhe semafora , por ndoshta problemi me i madh qendron ne shumicen e qytetareve te cilet hyne ne korsine e gabuar duke shkaktuar ne kete menyre bllokimin e trafikut. Apo edhe ketu faji mbetet jetim duke qene se qytetaret fajin ja pasojne qeverise dhe bashkise?
lindi si diskutim nga nje muhabet me Enon. Une mendoj se Tirana eshte bere shume e lodhshme per te jetuar. Po i thoja qe ia vlen te jetosh diku tjeter, qofte dhe ne Korce (rasti ekstrem) e te punosh ne Tirane (duke qene se Eno thote qe Korce-Tirane behet per 2.30 minuta). Me duket sikur Tirana eshte bere shume e rremujshme, shume stresuese dhe do deshiroja te shihja lagje qe zgjerohen ne periferi te saj ku mund te jetosh pak me i qete nga turmat e zhurmshme e te pista. Mendoni se ka ardhur koha qe te punohet ne Tirane e te jetohet jashte saj?
Top