Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Po lexoja qe Artan Kristo eshte denuar per terrorizem me 5 vjet! Personalisht me duket si fryrje per te nxjerre nje imazh "lufte" ndaj terrorizmit se rrezik real nga terrorizmi! Mendoni se ka me verte muslimane terroriste ne Shqiperi?
Ambasada greke pason paralajmërimin e ambasadës italiane: 11 pika që duhet të kihen parasysh nga udhëtarët shqiptarë në kufi. Në kufi, një listë dokumentesh dhe garancish, të ngjashme me ato të kërkesës për vizë. Pavarësisht se autoritetet shqiptare thonë që "pasaporta biometrike mjafton", që në ditën e dytë të lëvizjes pa viza të shqiptarëve drejt zonës Shengen, është bërë e qartë se pasaporta duhet shoqëruar me një sërë dokumentesh të tjera, pak a shumë ato që paraqiteshin edhe për t'u pajisur me vizë. Në një njoftim të shpërndarë dje për mediat nga Ambasada dhe Konsullatat e Greqisë në Shqipëri, renditen të gjitha dokumentet që do të vazhdojnë të kërkohen në kufi krahas pasaportës. Më poshtë është njoftimi i plotë zyrtar autoriteteve greke. (Dje "Shekulli" botoi një udhëzim të ngjashëm të lëshuar nga Ambasada Italiane) Njoftim nga Ambasada dhe Konsullatat e Greqisë në Shqipëri: 1. Hyrja në zonën Schengen pa vizë konsiston në një periudhë kohore të shkurtër. Ajo nuk përbën me një shqetësim në të gjitha ato raste që nuk përfshijnë një udhëtim me qellim rehabilitimi, tregtie, arsimimi dhe jo për punësim. Ky qëndrim nuk duhet të tejkalojë 90 ditë gjatë një gjashtëmujori. 2. Heqja e vizave Schengen i përket vetëm qytetarëve të pajisur me pasaporta të reja biometrike. 3. Lëvizja e lirë i përket vetëm sistemit të vizave Schengen (C). Ndër të tjera janë hequr vizat për turizmin, për qëllime biznesi, për shoferet TIR, për qëllime mjekësore, për pjesëmarrje në evente artistike, sportive e në ngjarje të tjera. Gjithashtu, janë hequr vizat për bashkëshortet dhe familjet e shtetasve grekë ose shtetas të një shteti anëtar të BE-së. 4. Nuk janë liberalizuar vizat kombëtare (D), d.m.th., vizat që i përkasin bashkimit familjar, punësimit sezonal, minoritaret (shtetasit shqiptarë me origjinë greke), studimeve etj. 5. Ata, të cilët janë të pajisur me pasaportë biometrike dhe kanë vizë Schengen, ku kohëqëndrimi është me pak se 90 ditë gjatë një gjashtëmujori, por mbaron pas datës 15/12/2010, duhet të mbarojnë ketë afat kohor, përpara se të kthehen në shtetin përkatës. Në qoftë se dikush ka marrë vizë dhe fillon të jetë e vlefshme 1/12/2010 dhe hyn në zonën Schengen në 2/12/2010 numërimi i 90 ditëve fillon po atë datë 2/12/2010. 6. Hyrja në zonën Schengen komandohet nga dispozitat e ligjit për të drejtën e komunitetit Schengen. Konkretisht të interesuarit duhet të kenë dokumente udhëtimi të vlefshme, të mos jenë të regjistruar si të padëshirueshme në sistemin e informacionit Schengen, si dhe në bazë të të dhënave kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, të mos konsiderohen si një kërcenim për rendin publik, sigurinë, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve anëtare të BE-së. 7. Gjithashtu, palët e interesuara që duhet të kalojnë jashtë kufijve duhet t'u argumentojnë hyrjen në zonën Schengen autoriteteve kufitare të kontrollit të shteteve anëtare të BE-së. Ata duhet të argumentojnë mjaftueshëm qëllimin dhe kushtet e qëndrimit me dokumentet e domosdoshme. Ky i fundit duhet të provojë që ka mjete jetese të mjaftueshme për nevojat që lindin gjithë qëndrimit. 8. Veçanërisht autoritetet kufitare të kontrollit të shteteve anëtare të BE-së nga ku do të bëhet hyrja për në zonën e Schengenit, do të duhet të shqyrtojnë nëse personi ka: a) Sigurim shëndetësor b) Të ardhurat e nevojshme për periudhën e qëndrimit dhe ndër të tjera mund të jetë mbajtës i një kartë krediti (Ju lutem kini parasysh se minimumi i të ardhurave për një ditë, sipas Legjislacioni Grek konsiston në shumën prej 50 €), c) Dokumente që vërtetojnë akomodimin e udhëtimit në ato raste që nuk bëhet fjalë për një vizitë private familjare, por për turizëm rekreativ (p.sh., rezervime hoteli, bileta ajrore me datën e kthimit etj.) 9. Për më tepër, autoritetet e kontrollit të kufirit kanë të drejtë të kërkojnë ndër të tjera: a) Ftesa për pjesëmarrjen në konferenca dhe ngjarje të natyrës tregtare, ose ftesa nga kompanitë për kontaktet e biznesit në ato raste që i përkasin udhëtimeve të biznesit, b) leje qarkullimi ndërkombëtare për shoferët e kamionëve e transportit, si dhe dokumentet e porositura të mallrave nga firmat import-eksporte etj. c) Një vërtetim mjekësor nga institucionet në të cilat të interesuarit janë pranuar për vizitë dhe trajtim, në ato raste që udhëtimet janë të ndërmarra për arsye mjekësore dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare për pagesën e trajtimit mjekësor (p.sh., llogarite bankare) dhe d) Ftesë për evenimente artistike dhe ngjarje sportive për udhëtarët që udhëtojnë për motive të tilla etj. 10. Në çdo rast, nëse ndonjë nga kriteret e mësipërme nuk plotësohen, ose vënë re ndonjë shkelje, sidomos autoritetet e para kufitare të shtetit, mund të refuzojnë hyrjen në zonën e Schengenit. 11. Zbatimi i këtyre kushteve nga të interesuarit cilësohet si thelbësor për lehtësimin e punës së autoriteteve kufitare.
 
Në një raport të “Wikileaks”, autoritetet serbe në një takim me ambasadoren amerikane në Beograd, Mary Varlik kanë shprehur shqetësime lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, për shkak të rritjes graduale të popullsisë shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA. Në korrespodencën e “Wikileaks”, Jovan Ratkoviq, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Boris Tadiq në takimin e 5 shkurtit të vitit 2010 ka folur mbi pikëpamjet e Serbisë në planin e zhvillimeve në rajon dhe situatës në vendet fqinje. “Serbia është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë se sa të Bosnjës. Nuk është e qartë se si një vend i përbërë nga dy grupe krejtësisht të ndryshme etnike, me gjuhë dhe fe të ndryshme mund të qëndrojnë së bashku, veçanërisht me popullsinë shqiptare etnike, e cila është dhe që për 20 vjet do të jetë e barabartë me popullsinë sllave”, ka theksuar Ratkoviq. Ai ka informuar ambasadoren amerikane për përpjekjet e presidentit Boris Tadiq për kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit. “Presidenti Tadiq është duke folur me të dyja palët e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shpresën e zhbllokimit të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka nënvizuar këshilltari për politikë të jashtme i presidentit serb Jovan Ratkoviq. Në këtë korrespodencë të publikuar nga “Wikileaks”, zyrtari i lartë i presidencës serbe ka informuar ambasadoren amerikane edhe mbi raportet e Serbisë me vendet tjera fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën./ina/
 
Behgjet Pacolli humbet 20 milion euro në Poker !!! Biznismeni i famshëm shqiptar Behgjet Pacolli dje ka humbur plot 20 milion euro në një kazino në Las Vegas në lojën e pokerit. Në fakt Behgjeti së pari fitoi 50 milion euro,por shejtani si shejtan e shtyri Behgjetin që të vazhdojë të luajë dhe kështu ai humbi 70 milion euro.</p> Sipas burimeve të sigurta pas kësaj humbjeje të madhe Pacolli është gati të falimentoj sepse nuk ka para ti paguajë taksat e firmave të tijë. Njeriu që dikur kishte limuzina dhe truprojë,tani do të sillet rrugëve duke kërkuar kanaqe për hekër , dhe e gjitha kjo shkaku i kumarit. Këtë lajm e pritën shumë të gëzuar Kryeministri Thaqi dhe Presidenti Sejdiu të cilët me të dëgjuar për lajmin,filluan të festonin me një shishe shampanjë.</p> Pritet që Pacolli të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të AKR-së,sepse kanaqet nuk presin. Thonë se brenda një nate mund të bëhesh milioner,por brenda një nate mund të bëhesh edhe fukara. Kështu e ka jeta,kur më deshte e nuk të deshta :P:P.</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=336. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=336
Ambasada jonë në Francë, një çerdhe familjare për qokat e politikës. Këngëtari ende student, i bashkohet ish-bashkëshortes së Fatos Nanos. Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris. Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë dhe pas interesimit të "Shekullit", një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik i "Shekullit" në kryeqytetin francez. Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë. Vajza e saj, kalon bashkë me të fejuarin nga Strasburgu, ku studionte, në Paris, por Parisi është i shtrenjtë. Emërimi e ndihmon goxha çiftin e ri të bëhet me rrogë dhe shtëpi. A nuk është e bukur jeta? Sigurisht, po të kesh mamin apo babin me pushtet, në Shqipëri jeta është jo vetëm e bukur, por edhe e lehtë. Mua personalisht me duket e pa pranueshme, jam dakord qe shekulli eshte nje gazete partiake dhe mbane shume anen e partis socialiste, por kesaj rralle ky lajme eshte vertet i drejte dhe fjalet e thena jane te sakta. Mendoj se secili ne jete duhet te zgjedhi nje rruge, rruga qe ka marr kengetari i talentuar shkodrane eshte muzika, te vazhdoje ne ate drejtim dhe jo te kerkoj ndihmen e "mamas se nuses" per ty hyre politikes, eshte e pa pranueshme. Kjo verteton qe cfare qeverie dhe cfare politikanesh kemi ne, ndoshta ky lajme eshte totalisht pasqyra e shqiperis, nese do te jesh dikush ne shqiperi duhet te kesh sezben nje "Mik"....
Po lexoja qe Suedia qenka goditur sot pasdite nga nje auto-bombe! Me verte fatkeqesi dhe nuk me besohet qe ka akoma te tilla akte terroriste verdalle. Bomba paska shkaktuar 1 te vdekur dhe deri tani 2 te plagosur :(
Si mendoni ja vlen te ndertojme nje Central berthamor ne Shqiperi? Cfare mund te jene pasojat? Do vazhdojme te mbajme syte nga qielli per shi (duke i lidh me dritat)? Do gjejme dot staf te kualifikuar qe te mos na bej gjemen? Eshte akoma frika e Cermobilit apo kohet kane ndryshuar dhe nuk ndodh me nje gje e tille?
Policia britanike arreston themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Lajmin e konfirmon site i Sky News. Pak ditë më parë qarkullonin zërat se gazetari australian do të dilte para drejtësisë të martën. Interpoli e kërkonte prej kohësh për akuzën e një përdhunimi në Suedi. Të hënën avokati i Assange, Mark Stephens, deklaroi se ishte në kontakt me Scotland Yard për të organizuar marrjen në pyetje të klientit të tij, duke shtuar se 'takimi' do të ndodhte së shpejti. Disa burime të tjera thanë për "The Guardian" se Assange i kishte kërkuar mbështetësve të tij që t'i dilnin garant dhe të mblidhnin një shifër prej 100-200 mijë stërlinash, për të fituar lirinë me kusht.
Nje problem i cili i shqeteson te gjithe eshte edhe higjena,e cila mund te ndikoje ne shendetin e njerezve duke e perkeqesuar ate dhe te kete pasoja te renda.....le te shpresojme qe ky fakt te mos shderroheten ne nje karastrofe ekologjike....
Nderkohe qe presim taulant ballen te na shuaje kureshjten, rilindjademokratike na tregon se kush eshte Fatos Gjura. Si u krijua dhe si funksiononte rrjeti kriminal i drejtuar nga deputeti i PS me shtrirje rajonale Taulant Balla me laborator droge në Kuturman Deputeti i PS, Taulant Balla është përfshirë në trafikimin e drogës dhe rezulton, si një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në rajon. Dokumentet që janë tashmë të disponueshme dhe që do të bëhen publike gjatë ditëve të ardhshme, flasin për një rrjet kriminal të drejtuar nga deputeti socialist, Balla, i cili rezulton të jetë nën hetim edhe jashtë territorit të republikës. Ajo çfarë është tashmë e provuar është implikimi i tij në mbledhjen dhe përpunimin e lëndeve narkotike. Balla nuk ka qenë i vetëm në këtë trafik dhe një nga bashkëdrejtuesit e këtij trafiku ka qenë edhe Fatos Gjura. Ky i fundit është arrestuar dy vjet më parë dhe tani është në pritje të gjykimit nga drejtësia shqiptare. Ai që i ka shpëtuar operacionit policor, ka qenë Taulant Balla, kjo ndoshta edhe nga imuniteti i deputetit heqjen, e të cilit Rama e kundërshton ashpër në Parlament. Policia ka qenë prej kohësh në ndjekje të rrjetit kriminal të trafikut të drogës së Librazhdit. Operacioni është konkluduar me sukses dy vjet më parë, ku përveç të arrestuarve është sekuestruar edhe një laborator droge, në të cilin rrjeti kriminal i drejtuar nga deputeti i PS, Taulant Balla prodhonte lëndët narkotike për t'i bërë gati për shpërndarje në treg. Laboratori i drogës i bllokuar nga policia ishte instaluar në fshatin Kuturman, i cili ndodhet disa kilometra larg Librazhdit, në zonën e Çermenikës ku është edhe vendlindja e deputetit socialist Taulant Balla. Lënda narkotike që prodhohej në këtë zonë të thellë të Çermenikës përpunohej në laboratorin e drogës të ngritur posaçërisht në Kuturman dhe dërgohej me makinën e tij në Maqedoni dhe Selanik. Lënda e parë që përdorej për përpunimin e drogës ishte kanabis sativa. Arrestimet Pas identifikimit të zonës në të cilën ndodhej laboratoiri i drogës, policia ka organizuar operacionin duke bllokuar këtë laborator. Menjëherë më pas kanë rënë në pranga edhe dy nga bashkëdrejtuesit e rrjetit kriminal, Fatos Gjura dhe vëllai i tij. Këta vazhdojnë të jenë në qelitë e burgut në Elbasan. Sipas burimeve në këtë rrjet kriminal kanë qenë të përfshirë edhe shoferi i deputetit Balla, si dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve gjithashtu është vënë në pranga. Si trafikohej droga Procesi është nën hetim, por ajo që mund të thuhet është se rrjeti kriminal e ka zhvilluar aktivitetin prej shumë vitesh. Ky rrjet është fuqizuar së tepërmi dhe ka shtrirë aktivitetin në vendet fqinje, pasi Taulant Balla ka marrë mandatin e deputetit në zonën e Librazhdit. Në këtë periudhë, ka nisur edhe trafikimi i drogës jashtë territorit të vendit, kryesisht në Selanik dhe Maqedoni. Fillimisht në transportimin e drogës në drejtim të këtyre destinacioneve ka marrë pjesë vetë deputeti socialist, Balla. Më pas, rrugën e trafikut e ka drejtuar Fatos Gjura. Për të trafikuar drogën jashtë vendit, Balla i jepte makinën e tij të deputetit dhe pasaportën diplomatike Fatos Gjurës dhe në këtë mënyrë makina nuk kontrollohej në doganë. Ajo çfarë është evidentuar nga policia kanë qenë hyrje-daljet e shpeshta në makinë të deputetit Balla në vendet fqinje, gjë e cila provohet edhe në pikat tona kufitare, por edhe ato të vendeve fqinje. Në momentin kur Fatos Gjura me të vëllanë përfunduan në burg, deputeti Balla i braktisi dhe megjithë premtimet që i ka bërë familjes së tyre se do të bënte gjithçka për t'i liruar. Ai tashmë i fshihet pjesëtarëve të familjes Gjura dhe shkon shumë rrallë në Librazhd. Familjarët e Fatos Gjurës janë shprehur se kanë mbetur të zhgënjyer nga deputeti Taulant Balla, pasi vetë ai i futi në trafikun e drogës dhe tani i ka lënë në burg. I gjendur përballë presionit të familjes së Fatos Gjurës, deputeti Balla nuk shkon në Librazhd, por dërgon shoferin e tij Nin Mema, i cili bredh nëpër qytet me pistoletë, të cilën e mban pa leje. Taulant Balla përdori miliona lekë të përfituara nga trafiku i drogës në fushatën elektorale për t'u zgjedhur deputet në vitin 2009 në Librazhd. Në këto zgjedhje Balla kishte me vete dhjetra persona të dyshimtë nga rrethet e tjera të vendit, të cilët i paguante me lekët e drogës për të bërë presion tek zgjedhësit në Librazhd, për ta votuar atë. (Vijon në numrin e ardhshëm)
Janullatosi ne Boston Elegji per Nolin - Ose buzeqeshja e vrerosur e IMZOTIT Kete te diele ne Boston per te gjithe shqiptaret dhe vecanerisht per ata te besimit te krishtere ka nje feste, nje kremtim, nje pershpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 vjetori i krijimit te katedrales se Shen Gjergjit nga shqiptari Theofan Stilian Noli. Deshiroja te shkoja dhe me telefona fillova te interesohesha. Dhe zbulova se Janullatosi dora vete do te jete i pranishem. U zemerova. E lashe fare. C’pune ka Janullatosi me Nolin? C’pune kam une me Janullatosin? Pse duhet te ha dreke me te? Une kam pune me Nolin dhe per te mendova te shkoj fillimisht. Ta nderoj. Ti cmoj mesazhin qe na ka lene. Ate te pastertin shqiptar. Noli vete do te pranonte qe ne pershpirtjen e tij te ishte Janullatosi? Do t’ia jepte doren valle sikur te ishte gjalle? Sipas fjaleve thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne kete katedrale e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin PIER4 njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Them sipas fjaleve sepse organizatoret, tipike si ne Shqiperi, kane mbajtur te fshehte cdo detaj mbi kete aktivitet. S ka nje program, s ka nje axhende te dites per te madhin Njeri NOL dhe krijesen e tij, katedralen e Shen Gjergjit. Konspiracion i madh, per shumen e vogel te 65 $ qe kerkonin per te ngrene dreke me Janullatosin.Perpos lekeve qe si besimtar do ti hidhja ne kishe, kur shporta e lekeve do te vinte verdalle neper bamires gjate meshes. Ky eshte nje reagim qe me teper se sa fetar eshte i paster, shqiptar. Pyeta prape. Me siguruan se Janullatosi do te jete i pranishem. Me thane se shume vete kane anulluar prenotimet ne lokalin e te mirenjohurit Antoni Athanas. Ne kete lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele kemba e Janullatosit.Jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirepritur nga shqiptari i madh Athanas. Nuk dua te jem pjese e asnje grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime e paska krijuar tashme percarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencen e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajne te fshehte dhe me se fundi pranojne me krenari se e kane ftuar ata Janullatosin grek ne kremtimet per panshqiptarin NOLI. S’kane asnje detyrim per ta bere kete, madje as ndervarje hierarkike mes katedrales se shqiptareve ne Boston dhe kishes autoqefale ne Shqiperi. Jane thjesht motra...Apo Shemra??? Megjithate te dielen e kesaj jave ne Boston simboli fetar i festes zbehet, per ti lene vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishes autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Ndoshta ka te drejte. Sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udheheqes, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithate Janullatosi do te jete prezent ne Kishen e Shen Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshem panvaresine e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojne grekun Janullatos. Perdhosje ??? Nuk e di. Por mua me kujtohet Odisea i lashte dhelper dhe krijimi i tij djallezor Kali i Trojes. Nje kale Troje modern, qe nuk pranon te beje pershpirtje fetare per viktimat came to genocidit grek, por e politizon qenien e vet duke meshiruar ceshtjen politike te Qipros Veriore. Nje kale Troje qe ka ngulur kembet e veta ne fshatin Kosine dhe zhvarros te vdekurit e lashte te hallexhinjve permetare dhe u ve emra luftetaresh greke qe kane mbrojtur te ashtuquajturin „Vorio Epir” ne luften e dyte boterore. Me vjen keq qe si besimtar orthodoks nuk gjej fuqine, por as nuk deshiroj qe ti drejtohem Janullatosit me titujt qe ka, personalisht nuk e njoh si rregullator te marrdhenieve te mia me ZOTIN. Me vjen shumefish keq qe si shqiptar te pranoj ngjitjen me dhune te dy portreteve te kunderta deri ne perbuzje ndaj njera tjetres. E imagjonoj Imzot Nolin, te kthehet permbys ne varr- tha nje bashkombese e nderuar kur do te merrte vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian. Por une te djelen, nuk do te jem as ne katedralen e shen Gjergjit e as ne lokalin e Anthoni Athanasit. Une do te shkoj te varri i Imzotit dhe do ti ve nj tufe me lule. Fytyren e tij e kam parasysh tashme me vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nenqeshje te vrerosur ne cep te buzeve te lodhura. Veshtrimi i syve te tij pyet: ”Edhe kete ma bete???” Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka.... Asgje me shume se ky varg i madherishem i Imzot Nolit nuk do ta pershkruante me mire gjendjen shpirterore te tij nese do te ishte gjalle e do te merrte pjese ne 100 vjetorin e themelimit te Katedrales se Shen Gjergjit ne Boston. Shenja qe fuqishem e kerkon Imzoti po vjen, vecse ne krahun e kundert... Boston 6 mars 2008 Eldri Buli
Edhe kryeministri shqiptar nuk i shpëtoi dot “virusit” për të pasur një makinë të veçantë e mbi të gjithë të një sigurie të lartë. Me anë të një vendimi të posaçëm, shefi i qeverisë ka hequr mënjanë një fond prej 70 milion lekësh për blerjen e një makine të blinduar, që thuhet se do të përdoret në raste të veçanta për parkun e delegacioneve. Ende nuk dihet pse ky shpenzim i madh në një kohë krize, por duket se kryeministri po përpiqet të shtojë masat e sigurisë mbi personin e tij. Duke shfletuar ca lajme sot ne mengjes shikoj kete lajme. Tani me keto kohe qe kane ardhur, me kete krize qe shqiperia po kalon a eshte i drejte nje shpenzim i tille??? Apo dicka po e frikson kryeministrin tone te 'dashur'??? Si thoni ju o popull si thoni???
 
Pak dite pas publikimit te komunikimit te ambasadave amerikane neper bote (cablegate.wikileaks.com), themeluesi i Wikileaks shpallet ne kerkim nga Interpoli. Akuza? Nuk eshte ndonje arsye konspiruese, por ... abuzim seksual! Thuhet se Assange paska abuzuar seksualisht me 2 femra ne Suedi gjate nje vizite dhe ato tani po e hedhin ne gjyq. Sencat seksuale kane qene fillimisht te pranuara nga partneret, por gjate tyre ato akutojne Assange qe ka abuzuar duke vazhduar dhe insistuar ne marredhenie seksuale dhe pas kerkeses se tyre per te ndaluar ... Bazuar mbi nje kerkese te nje gjykate ne Suedi, Assange tashme eshte ne listen e te kerkuarve Interpol dhe pritet qe mund te kete ndonje arrest te tij ne Angli ku thuhet se qendron keto kohe. Pyetja, kemi me verte te bejme me nje "abuzim" te Assange, apo USA po gjen menyren me "demokratike" per te goditur armiqte e saj? Burim: Wired
 
Vlera e dollarit ka rënë, pas krizës së bankave amerikane Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Vlera e dollarit ka rënë, pas krizës së bankave amerikane Tregjet financiare vazhdojnë të jenë nën trysni të konsiderueshme. Problemet janë më shumë psikologjike sesa në realitet, mendojnë analistët. Vetëm në fillim të javës banka qendrore amerikane shmangu nëpërmjet një aksioni të pashembullt me anë të garancive shkatërrimin e plotë të një prej bankave më të mëdha amerikane të investimeve, Bear Stearns, e cila u prej konkurrentit J.P.Morgan. Të dielën ministri i financave, Henry Paulson mund të shihej ende në të gjitha emisionet e mëngjesit të televizioneve amerikane. Ministri i financave përpiqej të qetësonte, pasi masat e ndihmës të bankës qendrore, fjalimet e Paulson-it dhe të presidentit amerikan George W. Bush nuk patën ndikimin e nevojshëm. Kapitulli më i ri i krizës financiare globale ishte kolapsi dhe shitja e mëpasme nga nevoja e bankës investuese Bear Stearns. Ministri i financave, Henri PaulsonBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ministri i financave, Henri Paulson Paulson doli në fillim të javës sërish para mikrofonave: 'Dua të theksoj se kemi një treg kapitalesh që e lakmon gjithë bota, i cili është konkurrues dhe eficient. Sepse ne reagojmë shpejt ndaj problemeve dhe se institucionet tona financiare janë të fuqishme.' Vërtet qetësuese nuk u dukën fjalët e ministrit të financave para shtypit në Wall Street mendon analisti Richard Bove. Problemet janë më shumë psikologjike sesa në realitet, shpjegon ai. Pikërisht kjo i shqetëson tregtarët në bursë, duke qenë se mungon besimi fati i Bear Stearns mund të prekë cilëndo bankë tjetër investimesh. Aksionet e Lehman Brothers për shembull ranë përkohësisht me 40 për qind të hënën, megjithëse nuk pati arsye konkrete për këtë. Çfarë po ndodh aktualisht? Bankat kanë mbledhur hipoteka, i kanë bashkuar dhe i kanë shitur si letra me vlerë. Institute të tjera bankare i kanë lënë këto letra me vlerë si garanci ose i kanë bashkuara më tej duke emetuar sërish letra me vlerë. Në total me to janë fituar shumë para vitet e kaluara. Me shfaqjen e pasigurisë gjithnjë e më shumë kreditorë po kërkojnë garanci më të mëdha prej bankave, të cilat nuk janë më në gjendje t'i japin këto agaranci. Tregtarët në bursën e Wall Street-it druajnë një reaksion zinxhir.
Top