Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
http://shqypnija.blogspot.com/2011/01/demonstrata-21-janar.html Demonstrata 21 Janar. Posted by Ferdinant-Disajd
 
Eksperti i pavarur, Dritan Zoto: Nuk kemi ndryshim fytyre e zëri Çdo individ mund të kryejë regjistrimin e bisedës që kryen me një person tjetër. Nëse evidenton vepër penale mund t’ia servirë prokurorisë dhe medias për ta denoncuar ligjërisht dhe publikisht. Eksperti i pavarur, Dritan Zoto, në një intervistë për gazetën “Shqip” tregon konceptet e regjistrimit e përgjimit, ndërsa shpjegon se kur këto audio-video janë të montuara apo të trukuara. Nga ajo që ka parë në media, Zoto tregon se pamjet e transmetuara së fundmi nga emisioni “Fiks Fare” nuk janë të trukuara dhe montuara, pasi asnjërit prej bashkëbiseduesve nuk i është ndryshuar fytyra dhe zëri, si dhe ambienti ku është bërë regjistrimi. Ai thotë se ekzaminimi i këtij përgjimi mund të kryhet në Shqipëri nga laboratorët privatë, ndërsa me aq sa ka dijeni shteti shqiptar nuk disponon pajisje për të tilla ekspertiza. Dritan Zoto thotë se ekzaminimi mund të kryhet brenda dy-tri ditëve, ndërsa saktëson se krahasimi i zërit mund të bëhet me një incizim të ri të prokurorisë, i cili më pas të krahasohet me zërin që është në kasetë. Emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi disa ditë më parë një filmim prej disa minutash midis një deputeti dhe ministri. Njëri prej bashkëbiseduesve pranon se e ka kryer ai këtë regjistrim, ndërsa tjetri thotë se është e montuar. Pamja e transmetuar nga “Fiksi” ishte përgjim apo regjistrim? - Në sekuencat filmike të emisionit “Fiks fare” që u transmetuan është përdorur montimi televiziv. Çfarë domethënë montim televiziv? Një pjesë e emisionit është filmuar në studio. Më pas reklama, më pas kthehet në studio, më pas jepen sekuencat filmike të për të cilin është tema e emisionit. I gjithë ky emision shoqërohet nga sigla e televizionit përkatës. Në sekuencat që kanë interes për emision vendosen titra dhe nga pikëpamja teknike këto quhen montime televizive. Ky është montazhi televiziv. Ç’do të kuptojmë me montazhin nga pikëpamja ligjore ose kriminale, me natyrë shantazhi. Kur dy njerëz që regjistrohen vetëm me sinjalin në video, atëherë me softuerë që janë sot bëhet përpunimi i këtyre regjistrimeve në video. Për shembull duke i vendosur në një ambient tjetër, për të dhënë idenë se nuk janë bërë në ambientin e parë, (zyrë, shtëpi etj.) por në një ambient tjetër ku ka interes personi që bën ndërhyrjen. Ky është montazhi me natyrë kriminale. Tani kemi regjistrimet e zërit, sërish me dy persona. Në bisedën që është regjistruar midis këtyre dy personave futen fjalë të thëna nga njëri ose tjetri person në vende të ndryshme (për shembull emisionet humoristike ku vihen në lojë politikanët ose persona të tjerë). Bëhet ekzaminimi i sinjalit, audio, video, duke analizuar spektogramet (parametrat teknikë) dhe pajisja ekzaminuese evidenton ndërprerjen e sinjalit, montimin e një sinjali tjetër dhe në fund arrihet në përfundimin se materiali audio, video nuk është në vijimësi, ose nuk është origjinal. Pra në tërësinë e sinjalit evidentohen ndërprerje dhe rifillime të sinjalit audio-video. Ndërprerjet e rifillimet hyjnë në grupin e montimeve. Çdo ndërhyrje në sinjalin që bëhet në regjistrimin audio-video evidentohen me lehtësi nga pajisjet ekzaminuese. Nëse është përdorur montazh ndryshon dhe kuptimi i fjalëve e fjalive dhe gjithë biseda merr kontekst tjetër. Disa persona kanë deklaruar se ky filmim është i trukuar! Mund të na shpjegoni çfarë është trukimi nga aspekti teknik? - Edhe trukimi është një shprehi që ndeshet në kinematografi dhe televizion si për shembull personi që do të filmohet në një film i bëhen plagë, sikur ka rrjedhje gjaku, i deformohet figura. Pra këto hyjnë në kontekstin e trukimeve. Në rastin konkret, nga pamjet e transmetuara së fundmi nga emisioni “Fiks Fare” nuk ka trukim, pasi asnjë prej personave që shihen në videoregjistrim nuk ka ndryshime të fytyrës, të rrobave etj. Te trukimi mund të ndryshohet zëri. Si? Duke u bërë më i hollë, duke u bërë më i trashë, jo për shkak të pajisjeve regjistruese, por si shkak të ndërhyrjeve që i është bërë në sinjalin audio për të bërë deformime të tilla. Si mund të kryhet ekzaminimi i një regjistrimi nëse është origjinal ose jo? - Kemi regjistrime numerike (dixhitale), audio-video, që është teknologjia e fundit dhe regjistrime audio-video në teknologjinë analoge. Ç’kuptojmë me të parën? Kemi një pajisje e cila regjistron audio-video në mënyrë shifrore dhe të gjithë regjistrimin e ruan ose në memorien e saj ose në një kartë memorie. I gjithë ky regjistrim më pas shkarkohet në kompjuter dhe ruhet në një kompakdisk. Në rastin e dytë, që është teknologjia analoge, regjistrimi bëhet në shirit manjetik që ruhet në kasetë audio dhe kasetë video. Në rastin e parë, në teknologjinë dixhitale, mundësitë e ndërhyrjeve, pra heqje sekuencash, vendosje sekuencash e të tjera, është më e madhe dhe më e thjeshtë për të punuar, sepse kryhen me kompjuter, por lënë gjurmë që janë evidente gjatë ekzaminimit. Nuk ka përpunim dixhital që nuk lë gjurmë gjatë ekzaminimit që kryhet. Në rastin e dytë në regjistrimet analoge, të duhet një tavolinë montimi për të marrë sekuencat nga njëra kasetë për t’i transferuar në kasetën tjetër. Edhe në këtë rast, gjurmët e montimeve janë akoma më të shprehura, apo të çdolloj editimi (manipulimi). Pra në të dyja variantet, mundësitë e zbulimit të ndërhyrjeve që janë bërë mund të përcaktohen nga gjurmët, pra e mbarimit dhe e rifillimit të pjesës tjetër të montimit. Te teknologjia analoge në shiritin manjetik ngelin gjurmë të butonave që shtyp “stop” dhe “pauzë”, pra duke bërë ekzaminime drejtpërdrejt të shiritit dhe në këto raste themi që biseda nuk është e plotë, por është e cunguar, sepse është shtypur butoni “pauzë”, ndërkohë që biseda vazhdon. Pra nuk ka një rrjedhje kronologjike të bisedës. Në qoftë se do të flasim për montime dhe trukime që i përmendëm më sipër, kërkohet teknologji dhe njerëz të përgatitur të ndërhyjnë në këto materiale të ruajtura në të dyja variantet që thamë. Marrim rastin e regjistrimeve numerike (dixhitale). Kur do të quhet autentike sekuenca që transmetohet? Kur është ekzaminuar vetë regjistrimi audio-video i ruajtur në CD dhe në të nuk konstatohen gjurmë të ndërprerjes së sinjalit dhe rifillimit të tij, atëherë duhet të krahasohet me regjistrimin e ruajtur në memorien ose kartën e memories të pajisjes numerike regjistruese. Pra, çdo hedhje nga memoria e pajisjes regjistruese në kompakt disk quhet kopje. Atëherë kjo kopje duhet të krahasohet me informacionin e ruajtur në pajisje ose kartën e memories së saj dhe kur ato të dyja përputhen atëherë themi që sekuenca filmike e regjistruar nuk ka gjurmë të montimeve, ndërhyrjeve në të. Ku ndryshon audio-video regjistrimi nga përgjimi? - Deri tani folëm për montimet dhe trukimet. Tani ç’do të kuptojmë me përgjim? Përgjimi është një veprim hetimor, që kryhet nga organi procedues me lejen e gjykatës dhe me mjetet tekniko-shkencore që administrohen sipas ligjit. Pra përgjimi në vetvete është kur dy njerëz bisedojnë dhe një i tretë regjistron bisedën e tyre pa dijeninë e dy personave që bisedojnë. E rëndësishme është që përgjimi bëhet nga organi procedues për qëllimin e hetimit të veprave penale ose për zbulimin e veprimtarive të mundshme kriminale. Në rastet kur njeri nga biseduesit për qëllimin e tij regjistron bisedën që zhvillon me personin tjetër, pavarësisht se njëri nga ata nuk e di që po regjistrohet, atëherë këtu nuk kemi më përgjim, sepse personi që e ka regjistruar bisedën më pas e komenton dhe e konfirmon objektin e bisedës, siç ndodhi në rastin e fundit. Pra ky është një veprim që bëhet nga shtetas të ndryshëm në kuadër të marrjes së provave në çështjet civile ose penale, ose për qëllime të tyre personale. Referuar nenit 191 të Kodit të Procedurës Penale paragrafi i parë citohet: Lejohet marrja e dokumenteve që përfaqësojnë fakte, persona, ose sende nëpërmjet fotografimit, filmimit, fonografimit, ose të çdo mjeti tjetër. Në pikën 3 të këtij neni thuhet se “dokumentet që përbëjnë provë materiale duhet të merren cilido qoftë personi që i ka krijuar ose mban”. A ka mundësi të ekzaminohet zëri i dy biseduesve brenda territorit shqiptar nga organet shtetërore dhe private? - Me aq sa kam dijeni institucionet shkencore shtetërore nuk kanë pajisje ekzaminuese të zërit, ndërsa privatet po. Në laboratorin tonë ekzaminime të tilla tashmë janë bërë rutinë dhe aplikohen në të gjitha rastet që ka kërkuar si prokuroria dhe gjykata dhe u jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve që janë shtruar si në lidhje me montimet televizive apo jo, si dhe në identifikimin e biseduesve që janë të regjistruar si në audio dhe në video. Edhe në rastin e fundit që përflitet përveç origjinalitetit të imazheve video një rëndësi merr dhe ekzaminimi krahasues akustik i dy biseduesve, pra nëse është zëri i tyre apo jo. Për këtë arsye duhet që të dy bashkëbiseduesve t’u merren modele të zërit, mirë është me të njëjtin tekst që ata kanë folur, por mund të gjenden materiale audio nga aktivitete të ndryshme që kanë zhvilluar dhe më pas bëhet krahasimi i zërave objekte ekspertimi me ato modele krahasimi të dy personave dhe arrihet në nxjerrjen e konkluzioneve nëse janë këta dy persona që kanë bashkëbiseduar apo jo.
Nene Tereza ne kartmonedhat tona! Pervec nje figure ne sfond qe mund te vihet me fytyren e saj, nje ide do te ishte qe edhe ne te gjitha kartmonedhat te vihej nenshkrimi "Tek Nene Tereza ne besojme" si analoge e "In god we trust" i amerikaneve... Jepni aprovime dhe disaprovime duke dhene dhe nje shpjegim.
 
Kryeministri i është përgjigjur nga Berati nismave të PS për protesta masive kundër qeverisë së tij, duke deklaruar se kërcënimet nuk e trembin. Gjatë një mitingu me rastin e 20-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet, Berisha ka akuzuar Ramën se bën akuza pa fakte. -“Garantoj ju, cdo socialist e cdo demokrat, se nuk kam asgjë personale ndaj tij, se nuk i është bërë dhe s’do t’i bëhet kurrë asnjë akuzë pa fakte konkrete. Por nuk mund që ne në Parlament të pranojmë standarte të tilla. Ato s’i pranon asnjë njeri i qytetëruar”, ka deklaruar Berisha. Kreu i qeverisë është shprehur se kërcënimet e PS dhe kryetarit të saj për një revoltë popullore janë të papërfillshme për të. “Unë garantoj cdo shqiptar se ne kemi respektuar në shkallën maksimale dhe do respektojmë cdo liri e të drejtë të qytetarëve. Por për kërcënimet i them shokut Edvin se, edhe nëse të parët e tij të ngrejë nga varri, Spirron, Kristaqin apo edhe Enverin, neve nuk na kërcënojnë. Ne jemi njerëz të lirë”, ka pohuar Berisha.
 
Pas katër orësh ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka dalë nga selia e Prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje mbi videon me zëvendëskryeministrin Ilir Meta, të transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”. Në një prononcim për mediat, Prifti ka bërë të ditur se ka dorëzuar kasetën orgjinale të videos dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë. “Sot u thirra nga prokuroria dhe reagova menjëherë pozitivisht për të dhënë dëshminë time për videon e transmetuar nga “Fiks Fare”. I kam sjellë prokurorisë videon orgjinale dhe shpresoj që ata që deklarojnë se janë kristal, t’u thonë të vërtetën shqiptarëve. U qëndroj deklaratave të mia dhe jam dhe do jem në dispozicion të drejtësisë gjithmonë”, ka deklaruar Prifti. Ish-ministri i Ekonomisë mbërriti në prokurori i shoqëruar nga forcat e rendit, përkatësisht nga agjentët e sektorit të mbrojtjes së dëshmitarit. Për shtypin e shkruar Prifti kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime për jetën.
Po shihja kete video: Berisha garanton zgjedhje te lira, por jam kurioz si e mendoni ju cfare do te thote te lira per Berishen?
Kudo flitet per korrupsion, per lufte ndaj korrupsionit, por ato qe flasin jane ato qe e bejne kete korrupsion, tani jam kurioz te shikoj cfare do bej ky popull??? Ketu ke nje fakt konkret dhe tregon se qeveria e ka brenda korruspionin. Dua te di, si mund qeveria te luftoj korrupsionin kur korrupsioni eshte veta ajo. Tani cfare duhet te bej Shqiptari, apo duhet te mbeshtet ne protestat e opozites (qe ajo gjithmone i ka ditur dhe vetem tani vendosen te nxjerrin keto video) apo duhet te coj zerin dhe te kerkoj ate te drejte qe dite pas dite po i mohohet pak nga pak.... Shkruani jepni nje mendim. Meta, gjatë bisedës me Priftin, në kohën kur ai ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i kërkon në mënyrë ultimative vartësit e tij që të “zgjidhë” probleme apo të anulojë leje ndaj personave apo subjekteve private. Numri dy i qeverisë, i cili duhet se ka kohë që nuk ishte takuar me Priftin, nxjerr në një moment, bllokun nga xhepi, prej të cilit lexon shënimet e mbajtura, ku përfshihen si emra njerëzish, por edhe shifra marramendëse, të cilat qarkullojnë nga në përqindje, deri edhe në shifra numerike. Pas largimit të tij nga posti i ministrit të METE-s, Dritan Prifti, ka denoncuar zv.kryeministrin, Ilir Meta, i ka bërë presion në lidhje me favore në tenderë, por publikimi i këtyre pamjeve, jep dëshminë dokumentare të fakteve. Meta - Çfarë thotë puna? Prifti - Mirë Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, dhe numrin e telefonit. Prifti - Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je. Meta - Të mos... Meta - Ke një zakon te keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë. Prifti - ... ishte tek unë një ditë më përpara. Meta - Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem? Prifti - Po jo çfarë problemi të ketë. Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpeshherë me njerëzit....ç’të të keqe ka? Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç'të keqe ka?! Meta - Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu. Prifti - ..nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër. Meta - Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari... Prifti - Po varja Meta- Çfarë të keqe ka? Prifti - Jo të keqe nuk ka (Vjen sekretarja, shërben ujin) Meta - I gjen një zgjidhje Prifti - Për kë? Meta - Tur Hajdarin. Prifti - Turin, ëhë. Meta - Turi Hajdarin, e para... Meta - E dyta, me Lushnjën, unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë... Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë. Meta - E treta... Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë? Meta - Me letra. Meta – E treta, me “Albpetrolin” çfarë do të bësh? Për Bekimin, si do ta zgjidhësh? Prifti - Do ta zgjidh, mos ki merak. Meta - Zgjidhe pra. Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me “Armon”, do ta anuloj të parën.... Meta – Po mirë, anuloje, pse s'e bën? Anuloje! Meta - Gjeje! Prifti - Po të flas dhe një herë me “Armon”... Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra. Meta- Tani për punën e hidrocentralit të Gimit... Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj. Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%. Prifti - Këtu ka një problem. Meta- Këtu nuk ka problem, sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata. Meta - Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje. Prifti - T'ua jap tenderin pa mbaruar punë ata? Meta - Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata, të tjerët më vonë, le ta marrin ata. Meta - Këtë problem e kam analizuar, e kam të... Prifti - Unë di që në Apel e kanë fituar, apo jo? Meta - E kanë fituar në Apel. Prifti - Këta e kanë humbur në Shkallë të Parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë. Meta - Absolutisht po. Apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë. Prifti – Po u them çunave këtu. Meta - Gimi më tha mua, nga ana ime 700. Prifti - Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë: Zoti Prifti, ne e kemi fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin. Meta - Alo Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit). Prifti - Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, jo ti, po ata që janë firmat. Po nuk e kanë sjellë me protokoll. Meta - Po le ta bëjnë prapë. Prifti - Ta bëjnë prapë dhe t'i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll, duke m’u drejtuar mua si ministër. Meta – Jo, jo, është ... Probleme të ndryshme, por emrin im dhe ...prandaj them që duhet bërë. Prifti - E mbyllëm atë muhabet. Meta - Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj. Meta - Bisedova edhe me doktorin, edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton? Prifti - Këtë e di. Meta - Duhet me pas shumë kujdes me ato që bëjmë... Prokuroria e hap... më pas në dy-tre veta pjesa tjetër, sa më pak. Meta - Për këtë (hidrocentralin), mbaroje sot që të jenë gati. Prifti - Sot... Meta - Janë gati. Legjenda Bekimi – Është Bekim Halilaj, i “Halilaj Group”. Ka marrë pjesë 2 herë në ankandin e “Albpetrolit”. Ankandet në “Albpetrol” janë zhvilluar gjatë vitit 2010. Bekimi ka hyrë dy herë dhe nuk ka pasur asnjë letër në rregull. Gimi- Është Agim Rrapaj, miku i Ymer Tolës, i “Vëllezërit Tola”, ku Fatmir Merkaj ka 20% të aksioneve.
Mesa duket videoja dha plagen e pare per Meten. Ai deklarohet se ka dhene doreheqjen para pak castesh
Lëvizja “Mjaft” ka protestuar sot përpara dyerve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës në kuadër të reagimit qytetar për videon e publikuar nga emisioni “Fiks Fare”. Aktivistët e kësaj lëvizjeje, eksponentë të politikës e shoqërisë civile kërkuan largimin e zv/kryeministrit, Ilir Meta nga funksioni i tij, në shenjë përgjegjshmërie ndaj përmbajtjes së asaj videoje që u cilësua si skandal. Ndërkohë policia në një njoftim të saj deklaroi se ka shoqëruar në komisariat dy anëtarë të kësaj lëvizje. Ata janë, E.Xhani 24 vjec dhe E.Brahimllari 20 vjec. Sipas deklaratës së policisë, përfaqësues të kësaj levizje pasi kanë tubuar e protestuar të qetë, para METE-s kanë kaluar më pas në rrugën “Sami Frashëri”, pranë selisë ku ndodhet LSI, ku anëtarë të Mjaft kanë fyer dhe qëlluar me vezë në lokalin e katit të I, ku ndodhet dhe selia e këtij subjekti. Shërbimet e parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, pasi kanë konstatuar veprimet e paligjshme të këtyre shtetasve, kanë shoqëruar në ambjentet e policisë, këta dy shtetas. Sipas policisë, këta do ndiqen në gjendje të lirë për konsumim të veprave penale të “Dhunimit të pronës”, “Prishjes së rendit dhe të qetësisë publike” dhe të “Fyerjes”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Levizjës Mjaft e cila ka mohuar përfshirjen e anëtarëve të saj në konfliktin para LSI-së, ndërkohë drejtuesit e kësaj lëvizje kanë depozituar një kallëzim penal për kërcënim nga anëtari i LSI-së, Dorian Veliu. Ndërkohë në një reagim të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim theksoi se personat e shoqëruar ishin të armatosur. Sipas kryetares së LRI-së, Erisa Xhixho këta persona ushtruan dhunë ndaj të rinjve të LSI-së. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kole Nikolaj ka pranuar se personat e shoqëruar nga policia janë anetarë të kësaj konfederate dhe janë provokuar nga përfaqësuesit e LSI-së. (e.n/BalkanWeb)
Shqiperia ne kohen e internetit, me letra si ne kohen e Baba Qemos. Jetojme ne epoken dixhitale. Jetojme ne nje vend ku ne cdo lagje a pallat ka te pakten 2 internet kafe. Jetojme ne nje kohe kur nxenes, studente e punonjes te administrates argetimin, informacionin dhe kontaktet i kane me se shumti nder rrjete sociale. E deri diku kjo eshte normale per kohet moderne ku jetojme. Megjithate ne morine e domaineve te pafund .com, te atyre anglisht, italisht e shqip mungon identiteti kombetar. Mungon identiteti i domaineve shqiptare ne internet. Mungojne domainet .al qe numerohen me gishta pasi shumica e faqeve shqip gjenden ne domaine te tjere. Shqiperia.com, Dardania.de, albanianews.it, kombi.im e shume shembuj te ngjashem portalesh kane zgjedhur qe identitetin e tyre te mos e japin nen nje domain .al, por ne nje domain te nje natyre tjeter, te nje shteti tjeter, te nje kombi tjeter. Shqiperia si cdo shtet ne bote ka zonen e saj ne internet. Eshte pikerisht domaini .AL. Megjithate te marresh nje domain .al nuk eshte aq e lehte sa te marresh nje domain italian, nje domain gjerman apo dhe nje domain te ndonje shteti fqinj si psh te Malit te Zi. Normalisht procedura per secilin nga keto domaine eshte e thjesht dhe zgjat 3-10 minuta. Ulesh para nje kompjuteri, kerkon nese domaini qe deshiron eshte i lire dhe nese eshte, paguan duke dhene te dhenat e tua si posedues i ri i domainit. Brenda pak castesh je pronar i denje i nje domaini te ri ne interneti. Ndersa procedura e domainit shqiptar .al eshte pakez me arkaike dhe dicka me e gjate. Per ata qe jane kurioz, koha e regjistrimit .al eshte rreth 30 dite! Megjithe angazhimin politik te shtetit shqiptar per perparimin e Shqiperise ne Internet, duket sikur ka nje hapesire te harruar teresisht dhe te injoruar nga politik-beresit shqiptare. Teknikisht domaini .al ofrohet nga Autoriteti per Komunikikimet Elektronike dhe Postare (AKEP). Megjithate „teknika“ ne kete rast ka ngelur vetem ne percaktimin e nje rregulloreje te aprovuar ne vitin 2008 me premtimin e informatizimit te plote te domainit shqiptar. Historikisht, para vitit 2008, mund te regjistroheshin vetem domaine te zones .com.al, .net.al, .org.al e te ngjashme. Domainet .al ishin te paket dhe ishin nje privilegj i padokumentuar vetem ndaj korporatave te medha, ndonje organizmi shteteror madhor apo ndonje partie politike. Pas vitit 2008 gjithcka ndryshoi duke ofruar mundesine e regjistrimit te domaineve .al nga cdo kompani shqiptare. Nje amendim i rregullores, ne vitin 2009 ndryshoi dhe politikat e cmimit, ku nga nje domain teper i shtrenjte (nga te paktet mbi 30$ ne vit) domaini kaloi ne cmimin e ri, 2000 leke ne 2 vjet. Interesi per domainet .al!? Teper i larte! Koha e pritjes se nje regjistrimi dhe menyra e regjistrimit, teper zhgenjyese! Ashtu si 12 vjet me pare, domainet .al regjistrohen duke plotesuar nje formular, duke e skanuar te firmosur, duke e derguar me email dhe duke pritur te pakten 20 dite per regjistrimin final (me te tjera procedura burokratike ne mes), por sipas ngarkeses dhe sezonit, koha e pritjes mund te zgjase edhe me shume! Kjo procedure nuk ka te beje fare me Shqiperine ne kohen e Internetit! Zgjidhja eshte teper e thjeshte! Duhet nje program qe mundeson regjistrimin automatik te domaineve, dhe nga nje program te tille e ka pothuaj cdo shtet modern ne bote. Sistemi do duhet te mundesoje pranine e disa regjistruesve privat, qe anetaresohen prane AKEP qe do ruante strukturen e tij si regjister kryesor i ketyre domaineve. Ka vite qe dicka e tille premtohet dhe reklamohet si dicka qe duhet bere ne te ardhmen nga AKEP (dikur ERT), por sic njoftohet projekti real nuk ka nisur dhe megjithe optimizmin qe mund te kene webmasterat shqiptar, nje projekt i nisur ne nje zyre shteterore zgjat te pakten 1 vit. Shqiperia ka nje sere firmash programimi. Te krijosh nje domain te ri, do te thote qe teknikisht te modifikosh ose ndryshosh 2 fjali kod per cdo domain. Te krijosh nje program qe mundeson shkrimin, fshirjen, krijimin e domaineve nuk eshte shume e veshtire per cdo programues. E megjithate prej vitesh nje program i tille ngelet nje fantazem e frikshme per nje zyre shteterore. Shtete te tjera per te shmangur burokracite dhe pergjegjesite teknike te nje zyre shteterore kane zgjedhur dhe delegimin e pergjegjesise biznesit privat. Keshtu pershembull, as me pak se vetem SHBA ia kane besuar teresisht delegimin e domaineve .us nje kompanie private e cila mundeson dhe administron te gjithe procedurat e domaineve .us. Sa eshte numri i domaineve .al? Sipas disa statistikave jo zyrtare te publikuara ne internet, domainet shqiptare jane jo me shume se 8000 cope. Numri eshte teper i vogel duke pasur parasysh qe Shqiperia ka rreth 150 000 biznese te regjistruar. Ne numrin prej 8000 domainesh perfshihen te gjithe domainet duke perfshire ato qeveritaret nen.gov.al, shoqatat nen .org.al, vete zona e re .al e te tjera. Te mendosh qe ka rreth 12 vjet qe mundesohet regjistrimi i domaineve, numri prej 8000 domainesh eshte teper teper i vogel. Sipas disa statistikave te disa hostuesve shqiptare, keto domaine jane me pak se 9% e domaineve ne perdorim nga shqiptaret. Per te shmangur parehatine e nje regjistrimi .al, shume marketues, pronar kompanish e webmastera kane zgjedhur te ruajne identitetin duke shtuar nje –al.com ne domainin e tyre, apo nje albfirma.com. Megjithate identiteti i vertete duhet te jepet nepermjet domainit .al Cfare rregullash ka per regjistrimin e domaineve .al? Domainet .al, duhet te jene te pakten 3 karaktere (dhe jo me shume se 63 te tille). Ne rregulloren e AKEP ka disa pika qe ndalojne disa domaine duke permendur qe termat fyes, diskriminues dhe te nje natyre jo te moralshme nuk jane te lejuar. Po ashtu ndalohen dhe per regjistrim dhe domainet gjeo-politik (psh kosova.al, shqiperia.al, tirana.al) per sa kohe nuk jane per nje institucion shteteror. Ne listen e fjaleve te ndaluar jane dhe termat teknike e lista e domaineve te ndaluar shtohet sipas trajtimit te castit te stafit te AKEP. Pershembull, dikush mund te regjistroje domainin arber.al, dhe nje tjeter klienti i refuzohet termi arberi.al (gjeo-politik). Dikush mund te regjistroje domainin webmaster.al, por nuk mund te regjistroje domainin server.al, dikush mund te regjistroje domainin name.al, por nuk mund te regjistroje domain.al e me rradhe… Shume shtete e kane zgjidhur teper thjeshte kete proces! Lejohet te regjistrohet cdo lloj domaini, por ne rast te abuzimit me nje domain, enti perkates ka mundesine te ta bllokoje ne cdo cast domainin. Rregulli ka krijuar nje fleksibilitet ne administrim dhe nje vet-rregullim te tregut, pa kaluar ne hallka e diskutime transparence te stafit te entit apo humorit te castit. Domainet me te famshme .al Domainet .al kane nisur historikun me ente shteterore si president.al, parlament.al e me vone me keshilliministrave.al. Ne aspektin e shoqerise civile, nder domainet e pare .al shenohet soros.al. Ne arsim domaini i pare (por pa shume buje) ishte upt.al. Te tjere domaine ishin ato te partive politike (pd.al, ps.al, pds.al etj). Ne kohet e fundit, reklama televizive i ka dhene prioritet firmave kryesore si vodafone.al, amc.al, plus.al, eagle.al etj. Ne tregun e informatikes, domainet me te njohur .al jane pcworld.al, host.al, webmaster.al e te ngjashem.
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e sotme korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e emisionit shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, të cilët bisedojnë për një aferë, që ka të bëjë me dhënien e një tenderi. Ja dhe dialogu i zhvilluar mes dy zyrtarëve, ndër më të lartët e qeverisë Berisha: Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Prifti: Po cfarë problemi ka? Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh. Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh? Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një cështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë cdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi. Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh? Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj. Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra. Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi. Por aferat mes numrit dy të qeverisë dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk mbarojnë me kaq. Ata diskutojnë për cështjen e një hidrocentrali, ku Meta thotë se nëse i jep lejen një personi të afërt me të, merr një fitim prej 7 për qind. Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700. Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund. Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin. Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit. Pas telefonatës: Meta: Për emrin tim, prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes... se prokuroria e hap...
“Shqipëria është kthyer në shpëtimin e krizës së mbetjeve urbane për Napolin, duke i hapur dyert riciklimit të mbetjeve nga Italia”. Këtë lajm e kanë bërë publik ditët e fundit agjencitë italiane të lajmeve, të cilat kanë botuar në faqet e tyre zyrtare lajme të ngjashme që flasin për sjelljen e mbetjeve urbane nga Jugu i Italisë në drejtim të Shqipërisë. Vetëm dje, në një artikull që fliste mbi këtë çështje, agjencia multimediale italiane “AMI” hidhte dritë qartë mbi atë që ajo e konsideronte si “eksportin e plehrave” drejt Shqipërisë dhe që e konsideronte këtë proces si “zgjidhjen” e krizës në Napoli. Në artikullin me titull, “Plehrat: Nga Napoli në Shqipëri, ikën Sakra Korona Unita?” (Tit. origjinal: “Spazzatura: da Napoli all'Albania, via Sacra Corona Unita?”), agjencia italiane “AMI” fliste për ekzistencën e një marrëveshjeje mes qeverisë “Berisha” dhe asaj italiane, e cila u hapte rrugën eksportimit të mbetjeve urbane nga Italia e Jugut drejt vendit tonë. Shkrimi “Ka ndodhur mrekullia e Shën Xhenaros në Adriatik”, - e niste shkrimin e saj për mbetjet drejt Shqipërisë agjencia italiane “AMI”, duke vijuar më tej: “Shqipëria i hap dyert mbetjeve të Europës, përfshi edhe Napolit. Sipas qeverisë së Tiranës, vendi ynë nuk arrin që të sigurojë lëndë të parë për industrinë e riciklimit, prandaj jemi të detyruar që të importojmë si lëndë të parë mbeturina dhe t’i përpunojmë këtu. Ministria e Ambientit parashikon hyrjen e rreth 50 llojeve të ndryshme mbetjesh, pa asnjë taksë doganore, që do të përfundojnë si lëndë e parë për industrinë e sapolindur të riciklimit në Shqipëri. Lajmi i hapur nga Observatori për Ballkanin dhe Kaukazin, meriton vëmendje. Madje shumë vëmendje! ‘Nuk do të importojmë lëndë të para radioaktive ose jo të riciklueshme’, - ka siguruar Ministria e Ambientit në Tiranë. Ndërkohë, në Portin e Barit, sipas gazetares shqiptare, Marjola Rukaj, është sekuestruar një ngarkesë me 69 frigoriferë dhe me 92 lavatriçe, e drejtuar drejt brigjeve shqiptare. E gjithë kjo ishte për riciklim, pavarësisht substancave të rrezikshme që përmbante. Shqipëria nuk ka ende një legjislacion dhe standarde europiane për këto lëndë, thonë ambientalistët. Mbase pikërisht për këtë qëllim vendet e pasura synojnë që të sjellin te ne mbeturinat e tyre. Nga sa po shikohet, pas vendeve të pazhvilluara të Afrikës, edhe Shqipërisë do t’i takojë të bëhet një kosh plehrash i vendeve të pasura”. Shqipëria një prej vendeve më të ndotura të Europës Kjo është vetëm maja e ajsbergut për një problem që shqetëson Shqipërinë prej më tepër se 20 vjetësh. Mbetjet grumbullohen pa asnjë kriter nëpër periferi në një kohë që edhe administrimi i tyre nëpër qytete është mjaft i keq. Sipas asaj që tregohet edhe nga statistikat e OJF-ve më të mëdha ambientaliste ndërkombëtare, Shqipëria është sot një nga vendet më të ndotura të Europës. Bardhyl Baltëza, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Kompanive të Riciklimit, ka deklaruar për mediat shqiptare se, “në Shqipëri nuk ekzistojnë as struktura të nevojshme dhe as infrastruktura për të bërë ndarjen dhe klasifikimin e mbetjeve për t’u ricikluar”. Sipas Lavdosh Ferunit, shefit të një rrjeti ambientalit shqiptar, “kjo është një lëvizja politike që do t’i sjellë përfitime ekonomike vetëm një grupi të vogël personash, të cilët merren me riciklimin”. Por, pa dyshim, do të përfitojnë nga kjo edhe vende të cilat kanë emergjenca në këtë sektor, siç është edhe Italia. Nuk është rastësi që Shqipëria u hap pikërisht tani portat mbetjeve nga Italia. Në të kaluarën Berisha nuk e ka mbajtur mister qëllimin e tij për të importuar mbetje nga Italia për në Shqipëri. Në një prej takimeve të tij të shumta, kryeministri shqiptar Berisha i foli për këtë çështje edhe homologut të tij italian, Silvio Berluskoni. Çështja ambientale Qeveria aktuale shqiptare duket se nuk e ka shumë për zemër çështjen e ambientit. Kanë qenë të shumta projektet me rrezik të fortë ndotjeje për ambientin, si p.sh.: furnizimi me rërë nga plazhet shqiptare për ato të bregdetit të Pulias dhe Leçes, deri te projekti për ndërtimin e një impianti eolik (me erë) në territorin e parkut Kombëtar të Karaburunit, prej nga ku energjia do të ikte e gjitha për në Itali, apo dhe disa projekte të tjera për ndërtime centralesh apo hidrocentralesh, si dhe të një termocentrali me qymyr në afërsi të qytetit të Durrësit, apo dhe e ambicieve të mëdha nukleare shqiptaro-italiane që do të duhet ta shndërronin Shqipërinë në një “superfuqi të vogël energjetike”. Impiantet e para të riciklimit Historia e mbetjeve të ndryshme të importuara nuk është një gjë e re për Shqipërinë. Që në kohën e regjimit të Hoxhës, një ish-funksionar i asaj kohe deklaroi se ishte në dijeni të një sasie ushqimesh dhe duhani të skaduar, që importoheshin dhe përpunoheshin në territorin shqiptar. Aktualisht në Shqipëri industria e riciklimit është një risi e viteve të fundit, por disa shoqëri kanë marrë tashmë lejet për të ndërtuar impiante riciklimi me bashkëpunimin e ortakëve dhe të afërmve të ish-ministrit të Energjetikës Genc Ruli (sot ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve), si aksionerë në një shoqëri italiane që duhet të ndërtojë një impiant përpunimi për mbetjet që do të prodhojnë energji elektrike. Grumbullimi i mbeturinave nëpër periferi Në Shqipëri riciklimi i mbeturinave mbetet sporadik dhe shpesh përdoret thjesht si grumbullim i mbeturinave urbane në periferitë e qyteteve. Në këto vende popullsia rome dhe të varfrit e tjerë hidhen me gjithë kuptimin e fjalës në mbeturina për të nxjerrë prej tyre ato pak materiale që mund të riciklohen sërish, siç janë kanoçet e aluminit dhe objekte të tjera metalike. Ata që e provuan problemin e emergjencës së mbetjeve shqiptare ishin fqinjët kroatë. Një sasi e madhe mbeturinash të çdo tipi dhe me etiketa shqiptare u shkojë atyre në brigjet detare. Në Shqipëri ky lajm nuk habiti as kënd, në një kohë që gazetat nxorën në faqet e tyre gjendjen e lumenjve e të liqeneve, të cilat në shumë raste janë kthyer në gropa grumbullimi për shkarkimet e mbeturinave urbane, të ujërave të zeza dhe të atyre spitalore.
 
Kam pershtypjen behet fjale per nje feste komuniste, por 11 Janari ka qene dita e Republikes :) Ndoshta ngaqe ka qene festa e pare e vitit, me ka pas ngel ne mendje... Vleresohet akoma si feste apo eshte fshire nga lista?
Zagrebi vendosi të heqë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë duke filluar që nga 1 janari. Kroacia ishte vendi i fundit i rajonit që liberalizoi hyrjen për shqiptarët, duke ndjekur vendimin e Serbisë në nëntor dhe të BE-së në 15 dhjetor. Tashmë shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë vetëm me pasaportën e tyre edhe në të gjitha vendet e Ballkanit. Shqiptarët mund të qendrojnë 90 ditë pa patur nevojë për një vizë si dhe mund të kalojnë tranzit përmes Kroacisë vetëm më pashaportat e tyre. Përmes një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndeti vendimin e qeverisë kroate që sipas saj do t’i shërbejë intensifikimit të marrëdhënieve njerëzore, kulturore e ekonomike.
Top