Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Me poshte do lexoni intervisten qe Pirro Dhima ka dhene per nje reviste shqiptare. Mund ta lexoni dhe te gjykoni qendrimin e tij, gjithsesi shume kush e gjykon dhe shume tjere e vlersojne, po sikur te ishit ju ne vendin e tij cfare vendimi do kishit konsideruar per te ardhmen tuaj??? Te jesh kampion bote por me kombesine greke apo te jetosh e te tentosh te jesh kampion bote me kombesine Shqiptare??? Kampioni olimpik dhe botëror me Greqinë rikthehet pas 17 vjetësh në atdhe, krenar për karrierën sportive, por më shumë i “mallëngjyer” për vendlindjen Kishin kaluar me shumë se 17 vjet që nga koha kur u largua nga Tirana, për të mos u kthyer më si shqiptar, por si heroi i kombit grek dhe kampioni më i suksesshëm në sportin e peshëngritjes në dy dekadat e fundit. Pirro Dhima është kthyer në vendlindje plot mall dhe emocion, por mbi të gjitha krenar, që për 17 vjet arriti të realizonte ëndrrën për t’u bërë një nga sportistët më të mëdhenj në botë, një kampion i madh. I patutur nga paragjykimet dhe i bindur se historia shkruhet vetëm një herë, 3 herë kampioni olimpik ndihet krenar që kthehet sërish në vendlindjen e tij, për të takuar miqtë, shokët, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë parë si idhullin e tyre në sportin e hekurave. I zhytur në një tjetër jetë të mbushur plot lavdi, peshëngritësi i madh ndihet shumë i realizuar dhe si suksesin më të madh veçon familjen e tij, të cilën e quan medaljen më të madhe të karrierës së tij. Sot Pirro Dhima është kandidati më potencial për të marrë presidencën e peshëngritjes, por qëllimi i tij kryesor është që ta bëjë sportin sa më popullor dhe të forcojë edhe më shumë miqësinë mes dy vendeve. Pirro Dhima garoi për herë të parë nën flamurin grek në lojërat verore olimpike në 1992, duke marrë medaljen e artë. Më pas erdhën titujt e paharrueshëm botërorë në vitin 1993 dhe në 1995, ndërsa në Olimpiadën e Athinës ishte mbajtësi i flamurit grek. Pirro Dhima ka fituar 4 medalje në 4 olimpiada të ndryshme dhe ka fituar statusin e heroit kombëtar në shtetin helen. Pirro Dhima, riktheheni në Shqipëri pas dy dekadash, kur u larguat ishin vetëm një djalosh i bëshëm plot ambicie, ndërsa tani jeni një baba që keni një familje plot vizion… Ika nga Shqipëria kur isha vetëm 19 vjeç, jam larguar në 7 shkurt 1991 dhe po kthehem pas 16-17 vjetësh. Kalon koha, rritemi, u martuam, u bëmë më fëmijë… Jeta vazhdon… Kur u larguat nga Shqipëria ishit thuajse në majën e Olimpit, ju duheshin edhe pak metra, kur kaluat kufirin u bëtë një nga heronjtë e peshëngritjes botërore me shumë tituj olimpikë dhe botërorë. Do t’i kishit arritur nëse do të vazhdonit të stërviteni në Shqipëri? E qartë kur ika nga këtu isha në një moment shumë, shumë të lartë. E qartë që trajnerët e mi që kisha këtu më ndihmuan jashtë mase, që të ecja përpara në sport, por me ato kushte që po zhvillohej sporti te ne nuk besoj se do të arrija ato rezultate që erdhën më pas, ato medalje që mora pas vitit 1991. Jam i kënaqur për të thënë të vërtetën, pasi arrita t’i bëj realitet ëndrrat e mia, pasi shumë ëndrra mund të kemi, por pak arrijmë që t’i realizojmë. Cilat janë momentet më të bukura që keni përjetuar në këto 2 dekada larg Shqipërisë? Momentet më të bukura janë familja ime, kalamajtë e mi. Kam një familje shumë të bukur, kam 2 vajza dhe një çun dhe mendoj se ato janë trofetë më të mirë, janë medalja më e madhe që kam marrë në jetën time. Në këto vite keni bërë një sport shumë aktiv, si do të ishte përkufizimi që mund t’i bënit kësaj karrierë shumë të pasur? Jashtëzakonisht shumë e mirë, kisha mundësinë të merrja edhe medaljen e katërt në atë në olimpiadë, megjithë problemet që kisha nuk arrita ta fitoj dot. Gjithsesi mendoj se përkrahja e publikut në pallatin e sportit ishte një medalje më vete, që më bëri akoma edhe më të lumtur. Ndër të tjera ju jeni një hero i kombit grek, duke qenë se keni mbajtur flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 2004… Kënaqësia është e madhe, pasi njerëzit më njohin në rrugë, më respektojnë, më kujtojnë. Ndërkohë kënaqësia më e madhe është se vij pas kaq vitesh në Shqipëri dhe gjej sërish shumë shokë e miq të mi, që më duan dhe më respektojnë. Mund të bëni një krahasim të atyre viteve kur garonit ju në Shqipëri dhe asaj që kaluat më pas… Vitet tona ishin shumë të vështira, jo se tani kanë ndryshuar shumë për sportin, por nuk e di… ne u rritëm ndryshe, me frymën e respektit dhe dëshirës me shumë modesti. Nëse do ta kthenit rrotën e historisë mbrapa, si do ta mendonte botën Pirro Dhima? Shumë e vështirë, historia një herë shkruhet, nuk mund ta shkruash disa herë… Ju vazhdoni të jeni akoma aktiv në peshëngritje, si e patë Olimpiadën 2008? Sporti grek pas vitit 2004 ku arriti majën, e gjeti të papërgatitur në Pekin, duke e kthyer 20 vjet mbrapa. Kaloi shumë probleme, por besoj se do të rikthehet sërish. Mirë apo keq ka njerëz që e duan sportin, dhe në Shqipëri e njëjta gjë, janë njerëzit e sportit që vazhdojnë të rrinë afër sportit. Edhe unë në këtë moment jam afër sportit për ta ndihmuar. Kontributi im do të jetë duke qëndruar më afër dhe nuk ka rëndësi se unë do të kandidoj për president, e fitoj apo jo, e rëndësishme është të jap një kontribut. Folët për një fikje të peshëngritjes greke, mos kanë qenë vallë vetëm emrat e Pirro Dhimës, Vitorit dhe Luanit ato që e mbajtën gjallë në këto vite? Është e qartë që ne e mbajtëm gjallë. Pirro, Luani, Viktori, Xhelili, Goga… Ne e mbajtëm vërtetë, gjithsesi ka edhe djem të rinj që filluan peshëngritjen se ishte Pirro, Luani, Viktori… E filluan duke na patur ne si udhërrëfyes, si heronjtë e tyre dhe kjo është diçka e mirë, që gjen akoma djem të rinj që duan të punojnë. Megjithëse ju jeni me flamurin grek do ktheheni sërish te Shqipëria se është një pjesë e jetës suaj. E keni ndjerë mungesën e Shqipërisë gjatë këtyre viteve? Nuk e kam ndjerë nga fakti që i kam patur afër gjithnjë miqtë, është e qartë që jemi takuar shpesh atje. Por duke patur parasysh të gjitha impenjimet me gjithë ato trofe të fituar dhe një jetë krejt tjetër, nuk është e lehtë t’i kushtosh shumë kohë familjes, miqve, të bësh turizëm… Je gjithë kohës në punë, stërvitje, në palestër ke shumë gjëra të tjera në kokë, ke shumë pak kohë të merresh me familjen dhe me njerëzit e tu. Kemi qenë larg fizikisht, për shkak edhe të kohës, por gjithsesi kemi qenë afër nëpërmjet komunikimeve të shpeshta në telefon. Më takonin atje dhe për këtë jam ndier mirë. Në familjen tuaj sa pjesë shqiptare ka? E kam fjalën te fëmijët më shumë… Fëmijët janë rritur me një nënë greke. Është pak e vështirë pasi e thashë që kam qenë larg familjes dhe ka qenë e vështirë t’u mësoj shumë fjalë shqip. Por gjithsesi më pyesin shumë për çdo fjalë e shumë gjëra të tjera që i kërkojnë fëmijët. Ju e keni parë Olimpiadën e Pekinit dhe sigurisht që i keni ndjekur sportistët tanë, një plejadë e re, si e shikoni peshëngritjen shqiptare? Peshëngritja shqiptare pavarësisht nga goditjet e shumta që ka patur gjithnjë ka qenë e mbushur me talente, pasi burimi ka lëshuar vazhdimisht ujë. Jam i sigurt që të gjithë këta çuna i njoh shumë mirë, i njoh, i kam parë në garim dhe them se do të ecin shumë përpara. Nuk është e lehtë të shkosh e të rrish atje lart, pasi atje ka shumë erë të fortë. Pra e rëndësishme është të dish të rrish aty… Ju nuk keni ndërmend të largoheni përfundimisht nga sporti, kontributi juaj do të jetë në drejtimin e këtij sporti, do të ketë ndonjë pjesë edhe për Shqipërinë? Ajo që unë mendoj është që të jemi afër dhe ta ndihmojmë sa më shumë njëri tjetrin, t’i japim dorën njëri tjetrit, se kështu do bëhemi më të mirë dhe do ndihmojmë më shumë edhe sportin. Keni ardhur për herë të parë në Rinas, për të mos thënë fare, çfarë ndjesie patët kur erdhët në Rinas? Kisha emocione të them të drejtën, nuk mund të them se isha shumë i qetë, kisha e emocione, arrita në Rinas, u qetësova më shumë kur pashë shokët, pashë qytetin tim që ka bërë shumë ndryshime, dhe jam i kënaqur që pas 17 vjetësh mbërrita në Tiranë. Jo se ishte kaq larg Tirana, por ishin të tjera kushte që na larguan. Si ndjeheni tani në Shqipëri? Jam i qetë, jam i lumtur, jam me shokë, miq, trajnerët e mi… Ndihem mirë, pasi kur ke shokë, ke gjithë botën, je i mbushur dhe ndihesh mjaft mirë. Të gjithë më duan më respektojnë dhe unë gjithashtu. Dimë që së shpejti ju do të kandidoni në Greqi për postin e presidentit të federatës greke të peshëngritjes, cili është qëllimi i kësaj sipërmarrje dhe çfarë mendon se Pirro Dhima mund t’i japë ende sportit? Po është shumë e vërtetë unë së shpejti do të kandidoj për presidencën e federatës grekë të peshëngritjes dhe mendoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme. Sporti grek, në veçanti peshëngritja, mori një goditje të madhe vitin e kaluar dhe të gjithë duhet të punojmë për ta ringritur. E ndiej që sporti ka nevojë për pak më shumë mbështetje dhe t’i bëjmë të kuptojnë fëmijët që sporti është gjëja më e bukur në botë. Sporti i bën më të mirë dhe është një shkollë e rëndësishme për t’u rritur njerëz të mirë në radhë të parë dhe kampionë të mëdhenj. Besoj se kam mjaftueshëm emër në peshëngritjen botërore dhe të gjitha ato që unë i kam fituar në vite, dua t’ua mësoj sa më thjeshtë një brezi të ri. Besoj se edhe kontributi për peshëngritjen shqiptare do të jetë shumë më i madh? Natyrisht miqësia do të jetë shumë më e fortë dhe sporti shkon përpara me miq e shokë, ndaj të gjithë bashkë do punojmë ta ngremë sportin më lart. http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9922/Pirro-Dhima-Heroi-i-kombit-grek-kthehet-ne-Shqiperi-pas-17-vjetesh
Shkupi ndizet nga një provokacion i hapur i qeverisë maqedonase për ndërtimin e një kishe ortodokse në mjediset e Kalasë së vjetër të Shkupit. Gjithçka ka ndodhur nga një veprim i “fshehtë” që ka nisur të enjten mbrëma, i cili ka provokuar një përplasje ndërqytetare dhe ndëretnike, që si pasojë ka pasur edhe të lënduar. Ndërtimi i kishës ka nxitur reagimin e shqiptarëve, ku të parët kanë qenë qytetarët e Shkupit shqiptar ose asaj pjese siç quhet “Çair”, të cilët janë ngjitur me vrap në kodër për të ndaluar ndërtimin e kishës. Tetë të plagosur ka qenë bilanci i fundit i raportuar pas përleshjes së protestuesve shqiptarë dhe atyre maqedonas në Kalanë e Shkupit. Në mesin e të plagosurve në këtë përleshje janë edhe dy policë, si dhe gjashtë protestues nga të dyja palët e konfrontuara. Njëri nga të plagosurit është në spital, ndërsa të tjerët janë në mjekim shtëpiak. Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë i moshës 13-vjeçare. Përleshja ka ndodhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë maqedonase, situata është qetësuar. Por dje paradite rreth 200 protestues maqedonas ishin futur në brendinë e kalasë në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë të udhëhequr nga lëvizja “Zgjohu!” nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë në brendinë e kalasë. Një grup protestuesish shqiptar janë goditur nga njësitet policore, pasi kanë tentuar të hyjnë brenda kalasë, pas provokimeve që ata kanë marrë nga grupet e protestuesve maqedonas. Në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i lëvizjes “Zgjohu!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar që të qetësojë radhët e para të protestuesve. Turmat e protestuesve maqedonas gjithashtu kanë sulmuar me gurë turmën e protestuesve shqiptarë. Situata ka qenë gjithë kohën e tensionuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhevat Buçi, si dhe deputetë të BDI-së, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, të cilët kanë tentuar që të ulin tensionet. Por policia maqedonase ka marrë masa represive. Bëhet e ditur për persona të plagosur, ku njëri prej tyre është i plagosur me thikë. Aktivistët e lëvizjes “Zgjohu!” janë futur në brendi të kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të kalasë. Përshkallëzimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi kalanë e Shkupit, e cila, siç u tha, po bëhet në themelet e një kishe të rrënuar nga shekulli 13. Por, kjo nismë ishte kundërshtuar nga partitë dhe organizatat joqeveritare shqiptare, të cilat ditëve të fundit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe mos tensionimin e situatës në aspektin ndëretnik dhe ndërfetar. Punimet për kishën ishin ndërprerë me një marrëveshje qeveritare, mirëpo ajo nuk u respektua, pasi punëtorë të një ndërmarrje maqedonase u ndaluan të martën në mbrëmje nga qytetarë të Shkupit, derisa fshehtas po vazhdonin ndërtimin e kishës. Aktivistët Kreu i lëvizjes “Zgjohu” deklaroi se “po bëhen pesë vite që po na provokojnë një pas një. Ata provuan në mënyrë tinëzare duke punuar natën me na vjedhë kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu dhe kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e tyre sesi veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të shqiptarisë këtu. Ju lutem që të shpërndaheni”. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, theksoi se kjo situatë është e provokuar dhe e organizuar nga struktura të pushtetit. Ky aktivitet ka marrë shtysë nga kisha që është montuar brenda një nate në stil kaçakësh. Nuk ndërtohet një shtet binacional me kësi provokimesh. “Ky është tensionim i provokuar dhe ne kemi vepruar me dinjitet. Me këto kisha dhe kryqe po bëhet si varrezë masive. Është provokim i radhës i organizuar nga pushteti”, theksoi Shpëtim Pollozhani. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi në një deklaratë të sajën gjatë incidentit në kala, se dy pjesëtarë të policisë janë të lënduar, ndërsa ka të plagosur edhe në mesin e protestuesve. “Nga sulmet me gurë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë, ndërsa nga spitali i qytetit kanë njoftuar se rreth gjashtë persona të moshave prej 13 deri në 24 kanë kërkuar ndihmë për lëndimet që kanë pësuar në incidentin në Kalanë e Shkupit”, theksohet në njoftimin e MPB-së. http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9916/Shqiptare-dhe-maqedonas-perleshen-ne-Kalane-e-Shkupit-
 
Humnerat e krijuara nga rrëshqitjet e tokës së Apolonisë së lashtë, lagështira dhe paqëndrueshmëria e tokës, po fundos pjesë të Teatrit Romak rreth 2400-vjeçar, i cili ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit antik, duke rrezikuar jo vetëm strukturën e kësaj vlere të pamatë të kulturës dhe trashëgimisë sonë, por edhe pjesë të vlerave të tjera antike, ende të padala në dritë. Rrjedhjet e ujërave përmbi strukturën e këtij teatri dhe mos kryerja e një studimi të mirëfilltë gjeologjik në këtë zonë, ka sjellë edhe dukurinë që nuk po njeh frenim të saj. Mjaft specialistë arkeologë, që kanë kryer gërmimet në këtë zonë, janë shprehur se duhet doemos studim gjeologjik, për të ndërhyrë e parandaluar shkarjen masive të kodrës. Muzeu i Apolonisë Edhe kodra ku është ndërtuar kompleksi muzeal në Apoloninë e lashtë, ka pësuar shkarje. Specialistët thonë se shkarja ka ardhur jo vetëm për shkak të pozicionit gjeografik të godinës, por edhe gërmimeve të kryera aty, para disa viteve, nga një ekspeditë arkeologjike, e cila ka shkatërruar disa nga strukturat mbajtëse të tokës, ku ndodhet tashmë edhe salla muzeale. Kjo e fundit tashmë është bosh. Një restaurim i pjesshëm ka ndodhur vetëm në një pjesë të çatisë dhe parmakëve të saj. Ndërsa vendet ku dikur qëndronin të ekspozuara shtatore, statuja, sarkofagë, si dhe gjetje të tjera historike ka mbetur bosh. Statujat qëndrojnë në hollin e një pjese të ndërtesës muzeale, në kushte aspak të favorshme, për mbrojtjen e tyre nga erozioni kohor. Janë më shumë se 25 zbulime, kryesisht shtatore, statuja sarkofagë etj, që rrinë në pritje të përfundimit të një projekti, që ende nuk është dukur në horizont. Dy herë premtoi ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, se ministria që ai drejton do të ndërhynte për restaurimin e qendrës muzeale në parkun arkeologjik Apolonia. Burime nga parku arkeologjik thanë se ky projekt përfundoi gjatë muajit shkurt dhe që kap shifrat e rreth 200 mijë dollarëve. Por edhe pse në këtë gjendje, Apolonia e lashtë sërish i ka dhënë turizmit shqiptar. Shifrat e marra nga zyra rajonale e Parkut Arkeologjik tregojnë se për vitin 2010 qytetin antik e kanë vizituar rreth 35 mijë vizitorë të huaj dhe vendas. Në statistikat e këtij parku janë të prera rreth 11 mijë bileta për hyrjet e vizitorëve dhe këto statistika janë bërë të ditura edhe në Ministrinë e Turizmit. Nëse shifrat e vizitueshmërisë do të krahasoheshin me një vit më parë, rritja shkon në kufijtë e 30% më shumë. Drejtor i parkut, Marin Haxhimihali thotë se edhe me fondin jo shumë të madh që i është akorduar kësaj zyre rajonale, është bërë e mundur të përballohet fluksi i kërkesave të vizitorëve aq shumë kureshtarë, për atë që ofron kjo zonë turistike historike. Foto: http://s878.photobucket.com/albums/ab344/arabiado/
———–T-a-b-u-l-a-t-et————- From: Edi Rama To: Taulant Balla Message: Ku je? From: Taulant Balla To: Edi Rama Message: Po mbledh lule prapa piramidës. From: Edi Rama To: Taulant Balla Message: Hajde te kafja! From: Taulant Balla To: Edi Rama Message: Të sjell ca gurë? From: Sali Berisha To: Lulzim Basha Message: Ça po ndodh? From: Lulzim Basha To: Sali Berisha Message: Nuk e di. From: Shefi policisë 1 To: Shefi i policisë 2 Message: Na mbytën me gurë. From: Ndërmarrja e Gjelbërimit1 To: Ora News Message: E dogjën palmën. Puc! From: Zjarrfikësja To: Shefi i policisë1 Message: Të hap zjarr? From: Shefi i policisë 1 To: Zjarrfikësja Message: Çfarë zjarri do hapësh, mor idiot. Hap zorrën! From: Erion Veliaj To: Edi Rama Message: U lagëm mer lal. From: Nard Ndoka To: Nard Ndoka Message: nardnoka. From: Andi Bushati To: Mero Baze Message: E shef poçin e kuq te dritarja e Kryeministrit? Me bast që i bie From: Mero Baze To: Andi Bushati Message: Me çfarë do t’i biesh, me atë me xham apo me atë pa xham? From: Ora News To: Ndermarrja e Gjelberimit1 Message: Puc puc From: Silvio Berlusconi To: Sali Berisha Message: Carissimo! Tutto bene? From: Sali Berisha To: Silvio Berlusconi Message: Mi hanno scoppiato le labbra. From: Bamir Topi To: Unknown number Message: Sa është arsenali me gallatasarajin? From: Unknown number To: Bamir Topi Message: Dy me zero. Vetëm se ka dhunë në stadium. Mos anulohet ndeshja. From: Bamir Topi To: Unknown number Message: Çfarë dhune ore! Dhunë është ajo? Vër dy për Arsenalin! From: Erion Veliaj To: Spartak Ngjela Message: Lali, ke një çadër? From: Spartak Ngjela To: Erion Veliaj Message: Sikur 13 mijë të kisha, asnjë s’do të të jepja. From: Edi Rama To: Taulant Balla Message: Do vish te kafja apo jo, se s’kam lek me vete. Më flliqe me Fidelin. From: Taulant Balla To: Edi Rama Message: Për dy makiato s’e bën veten Fideli From: Sinan Hoxha To: Seldi Message: Ku ma ke lon çelsin e Benzit? From: Sali Berisha To: Lulzim Basha Message: Kush ma theu poçin e kuq, që kam në zyrë?! From: Andi Bushati To: Mero Baze Message: E shef pra…çfarë nishani!!! From: Ndërmarrja e Gjelbërimit1 To: Ora News Message: Puc zemër.
Shkruar Juliana Thimitri/Shqip Deklaratat e një dite më parë të konsullit grek Theodhoros Ikonomu, ku ai e ka cilësuar Korçën si zonë me popullsi helene dhe ka bërë thirrje për bashkimin e popullsisë dhe regjistrimin e kombësisë, por edhe ka prekur atë pjesë që quhet Vorioepir, ka sjellë edhe reagime në qarqet intelektuale të qytetit të Korçës. Një pjesë e madhe e intelektualëve korçarë, por edhe e forumeve të ndryshme të opinioneve, ka kundërshtuar deklaratat e diplomatit grek të Korçës, për më tepër që në këtë rajon nuk ka zona minoritare greke apo dhe ndonjë pakicë etnike të njohur zyrtarisht. Intelektualët e kanë quajtur një incident deklaratën e radhës, që synon të krijojë një zgjerim artificial të popullsisë greke në Shqipëri. Ylber Merdani, shkrimtar, publicist, “Qytetar Nderi” Është paradoks të mendosh që në Korçë ka grekë. Këtu nuk ka pasur asnjëherë as minoritet dhe as grekë, por mos ndoshta ngatërrojnë fjalën ortodoksi me fjalën Greqi apo kombësi greke. Nëse bëhet fjalë për ortodoksët e Korçës, ata janë shqiptarë. Jam rritur në një ambient miqësor mes feve dhe në një vëllazërim fetar. Nuk kam asgjë me fqinjin tonë, madje ne i kemi ndihmuar dhe në kohë lufte dhe grekët kishin borxhe me ne. Është paradoks të pretendosh sot se në Korçë na paska grekë, se nuk ka pasur të tillë. Edhe në rast se një moment flitet për një Vorioepir, kjo s’ka të bëjë me Korçën. S’ka pasur minoritet asnjëherë dhe as popullsi greke. Unë vij nga një familje e vjetër korçare dhe mbaj mend se pleqtë nuk thoshin greku, por greçka. Këtu ka pasur tek-tuk disa greke që ishin të martuara në Korçë dhe vetëm kaq. Zamira Kita, aktore Korçarët nuk janë grekë. Më ka bërë përshtypje kjo deklaratë e konsullit grek dhe mendoj se ishte një deklaratë e tepruar, sepse ne korçarët nuk jemi grekë, por shqiptarë. Pavarësisht se ka një pakicë të organizuar në shoqata, kjo nuk do të thotë se korçarët janë grekë, sepse sigurisht që nuk janë. Për sa i përket regjistrimit të popullsisë mund të regjistrohen vetëm ata që vërtet rrjedhin nga familje me origjinë greke. Kristaq Prifti, mësues në pension E konsideroj një incident deklaratën e konsullit grek. Nuk i takon të bëjë thirrje të tilla nacionaliste. Nuk ka asnjë dyshim që korçarët janë shqiptarë, ndërsa fakti se flitet për grekë në Korçë, besoj i takon atij plani afatgjatë që kanë grekët për të zgjeruar në mënyrë artificiale popullsinë greke në Shqipëri. Këtu s’ka një minoritet grek dhe kjo çështja e Vorioepirit del në skenë sa herë që vetë grekët kanë ndonjë interes. Tani me regjistrimin e popullsisë dhe deklarimin e kombësisë duan të krijojnë idenë se edhe ata persona që për arsye emigracioni janë pajisur me dokumente, të figurojnë zyrtarisht si grekë, që më pas të ngrihet pretendimi mbi baza të regjistrimit zyrtar, se në fakt na paska minoritet edhe në Korçë. Kjo është një politikë e njohur tashmë nga grekët, që punojnë me plane afatgjata dhe nuk e kuptoj se përse kaq shpesh duhet të bëhen deklarata të tilla për të thënë se nuk jemi shqiptarë dhe për të na mohuar identitetin kombëtar.
Po vrisja mendjen se cduhet te bej nje popull kuri cmendet kryeministri. 1-Nuk le prokurorie te hetoje 2-Organizin miting ose anti-miting 3-Perfshin edhe ushtrine ne valle 4-... . . 100- Tejkalon cdo lloj kopetence dhe duket shume i lodhur sa here qe del e flet! Pse nuk dorehiqet qe te shlodhet ca?:)
Që prej momentit kur një foshnje merr për herë të parë frymë, pozicioni i tij në familje është përcaktuar nga shumë faktorë. Midis kryesorëve, është fakti nëse ai është fëmijë i vetëm apo vendi që ka në radhën e disa fëmijëve. Një studim i Shoqatës së Psikologëve Britanikë arriti të përpilonte karakteristikat kryesore dhe të përbashkëta të secilit prej këtyre kategorive. Studimi i botuar sot në faqet e “The Guardian” përfshin në veteve katër kategoritë e ndryshme, atë të fëmijës së vetëm, të fëmijës së madh, të mesëm apo të fundit, në rastin kur janë më shumë se një. FËMIJA I PARË Pothuajse gjithmonë, fëmijët e mëdhenj priren nga një ndjesi për të treguar në familje vlerën e tyre dhe kërkojnë vëmendje më të madhe. Kjo është arsyeja përse zakonisht ata kanë rezultate më të mira në shkollë se sa motrat e vëllezërit që i pasojnë....... Lexo te plote http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9804/Femija-i-pare-apo-i-fundit-Ja-si-sillemi
ZOGU ME DY KRENA Na ishte njëherë, por jo shumë kohë më parë, një zog me dy krena, njëra majtas e tjetra djathtas. Ajo e djathta ishte llupëse dhe e aftë të gëlltisë gjithçka që i duhej të mbushte gushën ; kurse ajo e majta, po aq llupëse, por sidoqoftë ca e ngathtë dhe gjithnjë e uritur. Një ditë, Kokëdjathta i tha Kokëmajtës : « Ec me mua (ta pret mendja !), kam gjetur një cep të mirë ku ka për të dyja. Do të kënaqemi fare. » Kokëdjathta e dinte mirë se ishte një lëndinë e helmuar, por ideja e saj ishte që ta ngordhte Kokëmajtën dhe të ngopej vetëm për vete. Mirëpo s’e kishte menduar aq mirë. Sepse helmi e ngordhi trupin e zogut dhe me ç’rast, të dyja kokat vdiqën.
Forumista te dashur, kujdes kur shkruani sms tuaja, evitoni qe ne fund te mesazhit te shkruani "puc" apo "puc puc" se keshtu do beheni objekt hetimi!
TV Klan Urdhëri i prokurorisë për arrestimin e 6 komandantëve të gardës së republikës, përfshirë Komandantin e Përgjithshëm të Gardës, si dhe sekuestrimi i mbi 150 armëve të Gardës së Republikës nga prokuroria, është një plan për të neutralizuar dhe eleminuar tërësisht funksionimin e institucionit që mbron shtetin dhe institucionet më të rëndësishme të tij, si dhe jetën e personaliteteve kushtetues të Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kërkuar thirrjen e tyre në cilësinë e dëshmitarit apo drejtuesve të institucionit për t’i pyetur më pas për të hetuar dhe pas hetimit të nxjerre përgjegjësitë e gjithësecilit, por me një urdhër politik, ka urdhëruar arrestimin në bllok vetëm të drejtuesve të Gardës që bënë planin e mbrojtjes së kryeministrisë dhe në asnjë rast nuk ka lëshuar asnjë urdhër arresti për ata që bënë planin e sulmit ndaj kryeministrisë. Ky vendimi i Ina Ramës do të thotë që tashmë garda është pa asnjë drejtues në detyrë dhe se gardës tashmë i mungojnë më shumë se gjysma e armatimit. Dhe kjo mund të përkthehet fare qartë si një mesazh për keqbërësit: "Sulmojeni kryeministrinë sepse tashmë garda nuk e ruan më". Prokuroria ka gabuar rëndë dhe mund të mbajë përgjegjësi historike të turpshme për nxitjen e një lufte civile në Shqipëri. Sepse në rast se prokuroria ka për qëllim të neutralizoje dhe eleminojë gardën, kryeministria dhe institucionet e tjera do të mund të mbrohen nga militantë partiakë. Por kjo do t’i thoshte fund shtetit dhe një rikthim në vitet që çdo shqiptar nuk dëshiron t’i kujtojë më. Prokuroria mund të fillojë hetimin e çdo ngjarjeje dhe të çdo personi, siç ndodh rëndom në procedurat hetimore, me pyetjen e drejtuesve si dëshmitare apo si persona në dijeni të veprimeve të kryera dhe vetëm pas hetimit kishte të gjitha të drejtat ligjore të bënte arrestimin e atyre personave që kanë përgjegjësi në një shkelje të mundshme të ligjshme. Arrestimi pa pritur të dëshmojnë por thjesht se janë të gjithë drejtues të Gardës, është veprim tejet i nxituar që s’ka të bëjë aspak me hetimin e ngjarjes, por me neutralizimin e Gardës së Republikës. http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14739
Eshte me e rendesishme gjuha apo feja? Une jam nje anetar i ri i ketij forumi. Do te desha prej pjesetareve te tij si e mendojne problemin e meposhtem: Per nje popull si faktor bashkimi i tij eshte me i rendesishmem feja apo gjuha? Ne rastin konkret shqiptar, mendoni se jane me te rendesishme faktoret qe i afrojne katoliket, ortodokset dhe myslimanet shqiptare, si gjuha e perbashket apo ato qe i largojne, si feja. Kini parasysh gjithe rrjedhojat qe ka kjo e fundit per sa i perket zakoneve, moralit, raporteve familiare etj.. Faleminderit
 
Ndodhi ajo qe ndodhi, e pame te gjithe, rishikuam vetem dicka te pare me perpara por kesaj rralle ne form tjeter, por cfare ke ndryshuar nga herat e fundit qe kemi pre dicka te tille??? Le te themi gati asgje, nje turm te eger qe kerkojne te hyne me dhune nje vend qe nuk i takon te hyne. E bukura eshte se kesaj rralle polcia ishte me e permbajtur dhe ishte "HEROIKE". Deri ketu cdo gje eshte shume e qarte, ne fund te protestes numerohen 3 te vedekur dhe plote te plagosur nga te dyja palet. Ne Tirane tema e dites dhe debatet me te ashpera jane keto, kush e nisi, ose kush kishte te dretje, protestuesit te revoltuar apo policet qe ushtruan dhune ne fund apo gardistet qe vrane 3 persona... Une qe te kuptohemi sjam me asnje parti as me PD dhe as me PS, por tani duke dashur te mos jem asnje anes ne kete cfare shikoj ne ate turm. Shikoj nje skenare te paralajmeruar, shikoj nje lider i opozites qe vetem Lider nuk mund te jete, nje person qe i dergon qytetaret te bejne protesta dhe ne fund kerkon ti leshoj faturen mazhorances per te arritur ne pushtet, jo kjo sme duket e drejte, sme duket e drejte qe nje person te rri te shohi dhe te tjeret te vriten, por pavarsisht kesaj perseri Shqiptari me mbeshtetjen tek partia e vete thote fajin e ka partia demokratike se urdheroj ushtaret te qellojne. Ketu dalim ne faktin qe perseri ketu te miret po behen persona rrugecer, persona qe se kishte problem ti leshonte gura,drasa e cti dilte perpara ca policve qe ishin ne krye te detyres. Shqiptari nuk ndryshon kurr apo jo, njesoj si televizionet qe ne shikojme, me tregoni ju lutem ku keni pare nje televizion qe te mbaj anen e verte, pa mbeshtetur qeverine e pa mbeshtetur opoziten??? identik si personat qe jane ne rruge... mendoj se shqiptari i vertet nu duhet te kerkoj fajin tek gardistet qe qelluan sepse une mendoj se ishte humbje e trualli e nje personi qe ka ndejtur ne presion per 3 ore dhe jo nje urdher i dhene nga lart sic thojne militantet e ca partive socialiste, sme duket e drejte sepse te dashur miq po te shohim Neni 221 Kryengritja thote: Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm. Problemi qendron tek personat qe i sollen ato persona aty, te gjithe duan ti japin faturen qeveris per vdekjen por ai qe i vrau ato persona dhe qe i dergoj ne ate pike ai eshte personi qe duhet gjykuar, ai eshte personi qe vertet i vrau ato persona, sepse nese ti dergon personat per te luftuar ne ate menyre e kishte ndar mendjen qe do kishte edhe te vrare, dhe faturen e atyre te vdekurve o ja ngecje qeverise per te ardhur ne pushtet. Kjo duhet te ishte nje demostrat paqesore po ai qe e organizoj ku ishte? Shkurt populli u perdor si "peshk" per qellimet e nje individi. Te vjen keq te shohesh qe ne fund akuzohen disa gardist qe perseri duhen akuzuar dhe gjykuar por nuk jane vetem ato, nuk duhet kapur nga i fundit problemi por nga te paret, mos te kishte qen kjo demostrat atehere askush nuk do kishte vdekur... Populli perdores si peshk dhe ne fund fatura i ngec gardistave, ato faturen do e paguajne perpara ligjit por nuk duhet te jene te vetmit... ato nuk vrane protestues paqesore qe po kalonin rruges, ato kerkuan te paralajmeronin personat e dhunshem qe ishin perpara kryeministris, dikush e humbi truarin nga presioni i tepert dhe ja vdiqen 3 persona, por ne fund mos harroni qe ajo nuk ishte demostrat paqesore dhe fajin per kete se kishin gardistet.... Ne fund dua ta mbyll me nje fjale te theni nga politikanet e ps, qe thojne njerzit ishin apsolutissht te qete dhe ishin shume paqesor, ju lutem shikojeni pak kete videon poshte: Dhe e fundit eshte kjo: Po te keni pare videot me vemendje nje protestues i leshon flamurin policit, ai polic pasi e pa flamurin ne tok beri 2 hapa perpara ne mes te gruave dhe drasave mblodhi flamurin dhe e mori duke e mbajtur deri ne momentin e fundit te protestes.... PER MUA KY ESHTE HERO dhe jo ato injorant qe gjuajne dhe jo ato njerez injorant qe rrine e shohin ose ne kryeministri cfare behet ose ne lokalet per rreth, ato thjeshte jane ca lepuj qe fshien si dhjaksa dhe therasin popullite trimerine qe askush nga ato ne te vertet se ka per te bere cdo gje mire...
Fol moj qeveri, fol se na kënaqe, Ose je e çmendur, o s'ke cipë në faqe Çdo orë e çdo çast po dëgjojmë harbutin "Turp të ketë rojtari që kapi hajdutin" (!). Shan e jargavitet kjo racë zagari, E ka fajin çimka s'e paska kusari (!) Siç thoshte dikur mbretëreshë shëmtira, Për shëmtinë e saj fajin kish pasqyra. Kope e hajdutëve se mban dot inatin, E ka fajin çimka, u prishi rehatin. Bën sikur s'kupton tufa me majmunë, Se çimkat u shpikën bash për këto punë. Shohim se si nxin shteti zemërak, Se një çimkë e vogël i zuri në lak. Duket se hajdutet keq kanë rënë në hall, Saqë dhe Filipin e quajnë çakall. Keq nga zemërimi veten hanë me dhëmbë, Ndjejnë se si u shket, toka ndënë këmbë. Nga një çimkë e vockël keq u zemëruan, Jo se janë kusarë, por se u zbuluan. Me vite zanatin e kishin ushtruar, Po kurrë nuk qenë zënë me preshin në duar. Një çimkë e vogël bëri katrahurë, I nxori kusarët me zë dhe figurë. Me zë dhe figurë në arrën e misrit, Zëvendës i parë i Kryeministrit E ka xha Saliu kapak të tenxheres, Nuk ka ç'i bën derës, i bie penxheres. Po të kishte numrat e di dhe rabecka, Sala do ta hante, Metën me gjithë lecka. Duket që Saliu keq ka rënë në hall, Metës i thotë qengj, Filipit çakall. Të gjithë pas Saliut çudira këputin, Të vrasim rojtarin që kapi hajdutin (!). Bir Selman i nënës, kë të qajë më parë, Iliri që iku, pastë këmbën e mbarë. Me shpirt e me zemër, urojnë gjithë shqiptarët, Me vetie martë, që të gjithë kusarët. Që tani në korr, po na ulërasin, Që na djegin sytë kur shikojmë si flasin. Kur dëgjojmë seç thonë, të lot mendj'e kokës, Ky koalicion, turp' i Europës. Turp' i Europës dhe i gjithë Planetit, Si shpellë Ali Babe, gjithë zyrat e shtetit.
Top