Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Kryeministri japonez, Naoto Kan e konsideroi situatën si më të rëndën që pas Luftës së Dytë Botërore, kur vendi i tij u godit nga dy bomba bërthamore. (UPDATE) “Nëse japonezët do ta kalojnë këtë krizë, kjo varet nga secili prej nesh. Besoj fuqimisht se ne mund të tejkalojmë tërmetin dhe tsunamin duke qenë të bashkuar”, tha Kan. Ai tha se situata në centralin bërthamor të Fukushimës, një nga prefekturat më të goditura prej tërmetit prej 9 ballësh pas përditësimit prej agjencisë sizmiologjike japoneze, është e rëndë. Sistemet e ftohjes në 2 reaktorët e centralit Fukushima 1 pushuan se funksionuari fill pas tërmetit që goditi brigjet veri-lindore të Japonisë. Pas shpërthimit të së shtunës në këtë reaktor, autoritetet pranuan se në zonë nivelet e radioaktivitetit kishin kaluar limitet. Të paktën 19 persona po trajtohen pas ekspozimit radioaktiv. Punonjës me veshje speciale kontrollojnë të gjithë banorët për shenja radioaktiviteti, ndërsa këta të fundit po përpiqen të largohen. Televizioni japonez, NHK raportoi se mbi 310 mijë persona në mbarë vendin, u shpërngulën në tenda. Shumë prej tyre kishin mbetur pa energji elektrike. Zyrtarët njoftuan se do të shtohet me 100 mijë numri i ushtarëve që veprojnë në zonën veri-lindore të Japonisë. Vendi po jeton me frikë pas alarmit se ekziston rreziku për një shpërthim të dytë në centralin bërthamor Fukushima 1. Teknikët po përpiqen me të gjitha mjetet të ftohin reaktorin 3. Agjencia bërthamore japoneze, shpalli gjendje e jashtëzakonshme edhe në një central të dytë në Anagau, ku janë regjistruar nivele të larta të kontaminimit. Televizioni NHK raportoi se numri i të vdekurve është 1131, ndërsa policia paralajmëroi se numri i viktimave mund të kalojë mbi 10 mijë. Ekspertët po përpiqen të mbajnë nën kontroll një tjetër reaktor bërthamor në rrezik shpërthimi pasojat e të cilit do të ishin edhe më të rënda. Në zonën e goditur nga tsunami llogariten të paktën 10 mijë viktima ndërsa mbi 300 mijë persona janë evakuuar. Shkencëtarët thonë se tërmeti e ka lëvizur Japoninë me 2.4 metra nga vendndodhja e saj e mëparshme.
Policia greke torture shqiptareve Video-Skandal ne Greqi, Oficeri i policise torture mbi dy shqiptare. Skandali ka shperthyer menjehere pas publikimit ne internet te nje videoje te xhiruar ne nje dhome hetimi te rajonit te policise se Omonias ne Athine. Reagon ashper Karamanlis. Nisin hetimet Nje oficer policie eshte shkarkuar nga Detyra ne Greqi, pas shfaqjes se tij ne nje video amatore duke ushtruar torture trupore dhe psiqike tek dy te rinj shqiptare. Eshte ndoshta nje prej ngjarjeve me te renda qe kane ndodhur ndonjehere ne Greqi ne rradhet e policise greke. Skandali ka shperthyer menjehere pas publikimit ne internet te nje videoje te xhiruar ne nje dhome hetimi te rajonit te policise se Omonias ne Athine. Ne video duket qarte nje polic grek qe qellon mbi dy shqiptare te arrestuar me nje shkop qe mban ne duar. Me pas i detyron te qellojne dhe te shajne njeri tjetrin. Ngjarja e turpshme ka ndodhur nje vit me pare, ne 24 qershor te 2006 ne nje prej dhomave te hetimit te rajonit te policise se Omonias ne Athine. Dy shtetasit shqiptare qellohen nga njeri prej policeve greke, me rroba civile, i cili me pas i detyron t’i gjuajne njeri-tjetrit. Ne dhomen e hetimit ndodhen edhe dy police te tjere, njeri prej tyre xhiron skenen me telefonin e tij celular, tjetri duket se ka uniforme. Rreth pese minuta e gjysem eshte gjatesia e videos e cila qarkullonte per me se nje vit neper celularet e policeve greke ne mbare vendin, ndersa dje u publikua ne nje faqe interneti. Per ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Kostas karamanlis, i cili ka urdheruar ministrin e Rendit, Viron Polidhoras te veproje me rreptesine me te madhe. “Askush nuk mund te shperdoroje detyren dhe te nxije figuren e Greqise”, deklaroi kryeministri grek Kostas Karamanlis. Keshtu Drejtoria e Pergjithshme e policise urdheroi urgjent hapjen e nje procesi hetimi per ceshtjen. Ne te njejten kohe eshte pushuar perkohesisht nga puna polici, autori i kesaj ngjarjeje, ndersa eshte transferuar shefi i rajonit te Omonias. I pyetur sot ne mengjes nga hetuesi perkates polici pergjegjes tha se e gjithe skena ishte thjesht nje shaka dhe se nuk i mbante mend dy shoket e tij! “Operatori” i videos se turpit dhe kolegu i tij spektator akoma nuk jane cuar para drejtesise. Ky ishte nje rast unik ku autoret mbase do ndeshkohen por ka me qindra ose edhe mijera raste ku te drejtat e njeriut shkelen hapur edhe ku autoritet jo vetem nuk reagojne por ato madje marrin pjese ne kete torture cnjerezore qe u behet ketyre njerezve vetem per faktin se ata kane lindur ne shqiperi.Keto shfaqje kafsherore te grekeve te kujtojne torturat poshteruese te serbeve.mjaft me keta barbare te paqyteteruar! TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!
 
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle zhvilloi sot me 30.03.2011 një vizitë në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e tij Natasha Batler. Zyrtari i lartë evropian mori pjesë në një seminar për të diskutuar me partitë politike në vend mbi përmbushjen e 12 kushteve që BE-ja kërkon të plotësohen nga Shqipëria.
 
Për herë të parë qeveria shqiptare mori vendim që në buxhetin e vitit 2011 të vendosë kufij për shpenzime pagash nga pushteti vendor. Nga inspektimet e Ministrisë së Financave për vitin e shkuar dhe jo vetëm, rezulton se disa bashki i kanë shpenzuar fondet e dhëna nga qeveria, vetëm për rritjen e pagave dhe aplikimin e shpërblimeve. Ishte kjo arsyeja, që Financat ndryshuan ligjin e buxhetit, duke vendosur kufizime. Duke e risjellë edhe njëherë në kohë, debatin dhe më pas votimin e buxhetit të këtij vitit, kryetari I komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho tregon për ABC News se udhëzimi i posaçëm i Financave u hartua pas konstatimeve mbi shpenzimin e fondeve të shtetit jo në shërbim të qytetarëve. Veçanërisht, nga bashkia më e madhe, ajo e Tiranës. Në fakt bëhet fjalë për fonde që bashkitë i marrin nga qeveria përmes granteve të pakushtëzuara, pra fonde që jepen jo vetëm për paga, por edhe për investime. Në lidhje me këtë Spaho thekson se udhëzimi i zbatimit të buxhetit përcakton qartë kufirin e shpenzimeve vetëm për paga. Sipas ndryshimit të bërë nga specialistë të Financave në ligjin e buxhetit aktual. ministrisë, bashkive u lënë hapësira për shpenzime në masën 20-30 për qind, komunave deri në 40 për qind, kurse qarqeve 50 për qind. Kjo bëhet veçanërisht e ndjeshme për ato bashki dhe komnua që nuk kanë votuar ligjin e buxhetit. Aktualisht, pa miratuar buxhetin për këtë vit janë Bashkia e Tiranës, Fierit dhe Patosit, të cilat do ta kenë tepër të limituar përdorimin pa kriter të buxhetit për paga dhe shpërblime.
 
Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, tha se forcat aleate ajrore kanë arritur mbi Libi për të parandaluar forcat e Muamar Gadafi nga bombardimi i Bengazit. Duke folur pas takimit në Paris të liderëve evropianë, amerikanë dhe arabë, Sarkozi tha se komuniteti ndërkomëtar do të veprojë për të ndaluar “çmendurinë vrasëse” të Gadafit. Burimet ushtarke citohen të kenë thënë se disa avionë francezë po fluturojnë mbi Libi, ndërsa avionët danezë dhe amerikanë kanë arritur në bazën ajrore në Itali. Ndërkohë, mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare sulmuan periferinë perëndimore të qytetit. Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit. Nis misioni ushtarak kundër Libisë Misioni ushtarak për Libinë, ashtu siç pritej pas rezolutës së OKB-së filloi të shtunën. Avionë luftarakë francezë dhe të tjerë po mbrojnë qytetin Bengazi. Me këtë u hap rruga e zbatimit ushtarak të rezolutës. “Avionë të jerë luftarakë janë gati për të intervenuar kundër tankeve në mbrojtje të civilëve”, tha presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Ata kanë goditur objektiva të ushtrisë libiane, ka bërë të ditur, presidenti francez, Nicolas Sarkozy të shtunën në Paris, pas samitit të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e një sërë shefash shtetesh dhe qeverish nga Evropa dhe vende të tjera. Samiti diskutoi mënyrën e zbatimit të rezolutës së OKB-së. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i adresoi Gaddafit shprehjen se “dera e diplomacisë do të hapet po qe se ndalon agresioni.” Edhe kryeministri britanik David Cameron u shpreh se koha për të vepruar në Libi erdhi. Dhe këtë e bëri vetë Gaddafi, tha ai për televizionin britanik. “Kolonel Gaddafi e premtoi armëpushimin, ai po vetë e theu armëpushimin”, tha Cameron. Britania e Madhe ka vendosur avionët luftarakë, sipas gjasave, në afërsi të Qipros. Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy mbrojti ndërhyrjen ushtarake në Libi pas takimit në Paris. “Nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe ta shohim këtë masakër,” tha ai. “Koha e kërkon këtë.” Ne duhet ta ndihmojmë popullin libian dhe të shpëtojmë jetët e njerëzve. Gjermania ndihmon me marrjen e përgjegjësive në Afganistan Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit në Paris u shpreh se të shtunën fuqitë botërore ishin të bashkuara në qëndrimin se dhuna në Libi duhet të marrë fund. “Rezoluta e OKB-së është e vlefshme, prandaj edhe ne duam që ajo të zbatohet me sukses”, tha Merkel. Ajo konfirmoi qëndrimin e saj se Gjermania nuk do të marrë pjesë në misionin ushtarak, por bazat amerikane në Gjermani mund të përdoren. Megjithatë Gjermania ka ofruar të lehtësojë NATO-n në Afganistan. Avionët gjermanë të tipit AWACS do të marrin përgjegjësi në Afganistan për të liruar forcat amerikane që të kryejnë misionin në Libi. NATO planifikon një sulm të shpejtë të aleancës ushtarake. Por për pjesëmarrjen dhe mjetet në mision ka pasur divergjenca mes anëtarëve, kështu që NATO nuk e ka mandatin, edhe pas konsultimit të ambasadorëve në Bruksel të shtunën. “Ky është një mision gjigant, ne kemi nevojë për përgatitje të sakta para se të fillojmë”, tha një diplomat i NATO-s. Veprimet ushtarake koordinohen nga Italia Britania e Madhe, Franca dhe SHBA janë udhërrëfyese në këtë mision ushtarak. Misioni i SHBA-së në Libi pritet të jetë tepër i kufizuar. SHBA, sipas njoftimeve të gazetës “New Jork Times” të shtunën, do të marrë pjesë vetëm “ditë dhe jo javë” në luftën kundër Gaddafit. Italia do të vërë në përdorim bazat e saj. Koordinimi i veprimeve ushtarake kundër Gaddafit do të bëhet nga bazat amerikane të SHBA-së dhe NATO-s në Itali. Kanadaja është shprehur për një ndërhyrje të shpejtë. Avionët e saj luftarakë janë gati në rajon dhe kanë nevojë për dy ditë për përgatitjen e sulmit. Danimarka pas miratimit të njëzëshëm të parlamentit nisi të shtunën gjashtë avionë luftarakë të tipit F-16 në Sicili. Ministrja e Mbrojtjes, Gitte Lillelund Betch deklaroi se ata janë gati për mision të dielën. Qeveria siguroi se në mision do të bëhet ç’është e mundur që të mënjanohen viktimat civile. Edhe Spanja ka ofruar ndihmën e marinës së saj dhe aviacionit ushtarak. Belgjika ka ofruar katër deri në gjashtë avionë luftarakë të tipit F-16. Bashkë me vendet evropiane, flitet se merr pjesë në misionin luftarak edhe shteti arab i Katarit, por kjo ende është e pakonfirmuar zyrtarisht. Avionë luftarakë francezë fillimisht fluturuan “në të gjithë territorin libian” me mision për mbledhje të dhënash. Sulmohet Bengazi, mijëra persona largohen Mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare kanë sulmuar periferinë perëndimore të qytetit. Një zëdhënës i protestuesve tha se forcat besnike të Muamer Gadafit po sulmojnë me artileri dhe tanke. Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit. Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi. Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm. Shkelet armëpushimi në Libi Libia i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të armëpushimit me forcat kryengritëse në Bengazi. Agjencia shtetërore e lajmeve Jana tha se trupat ushtarake kanë vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa dëshmitarët flasin për sulme ajrore të forcave të Gadafit në qendër të qytetit. Një zëdhënës i protestuesve tha se ushtarakët kanë hyrë nga perëndimi, duke sulmuar me artileri. Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi. Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm. Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka paralajmëruar udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, se do të përballet me ndërhyrje ushtarake nëse nuk vepron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Obama tha se Gadafi duhet ta respektojë plotësisht armëpushimin e shpallur nga autoritetet. “Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gadafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama. Por, përfaqësuesit e Kongresit amerikan thanë se presidenti Obama duhet të marrë miratimin e këtij institucioni për operacionet ushtarake. “Fakti që Shtetet e Bashkuara duan të reagojnë ushtarakisht, nuk paraqet vetëm vendimin e OKB-së. Në Kushtetutë ekziston neni rreth angazhimit të forcave tona të armatosura”, tha përfaqësuesi demokrat, Denis Kuciniç. “Presidenti nuk duhet të lejojë veprimin ushtarak në Libi pa votën e përfaqësuesve të popullit”, tha kryetari republikan, Riçard Lugar. Ky i fundit përkujtoi se ish-presidenti Roland Regan, 25 vjet më parë, ka kërkuar miratimin e Kongresit për bombardimin e Libisë. Ndërkaq, demokrati Xhon Larson tha se rreth “përdorimit të ushtrisë ndaj çdo vendi, madje edhe kundër regjimit brutal të kolonel Gadafit, duhet të njoftohet Kongresi dhe çdo gjë të bëhet në përputhje me Kushtetutën”.
 
BALLSH- Një adoleshent është arrestuar si autor i vrasjes së nënës së dy fëmijëve, Violeta Mehmeteti e cila u plagos rëndë nga shpërthimi i një granate sapo tentoi të dilte nga banesa për të hapur dyqanin, ndërsa dha shpirt rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen "Gllavenicë" të qytetit të Ballshit. Pa kaluar 12 orë nga krimi, gjatë orëve të natës policia ka vënë në pranga Aleksander Dokon, nga qyteti i Selenicës, në rrethin e Vlorë si dhe ka ndaluar edhe 19 vjeçarët Xhuljano Lamaj dhe Ertion Lamaj nga qyteti i Ballshit nën akuzën e moskallzimit të krimit. Nga kontrolli që policia bëri në banesën e autorit të krimit u gjetën prova të plota materiale që dokumentojnë autorësinë e krimit si dhe 2300 fishekë mod 56. Sipas hetimeve paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që burime brënda grupit hetimor konfirmojnë se autorët dhe vajza e viktimës kanë njohje dhe janë konviktorë në shkollën artistike "Jakov Xoxa", në Fier, çka përbën dhe burimin e konfliktit. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte rreth orës 07.00 në qytetin e Ballshit, kur shpërthimi i një granate vendosur në derën e banesës së familjes Mehmeti shkaktoi vdekjen e 42 vjeçares nga shpërthimi i së cilës humbi jetën shtetësja Violeta Mehmet
Lu Hao është një vogëlush kinez 3-vjeçar që peshon 56.7 kg, ose pesë herë më shumë se moshatarët e tij. Prindërit e tij thonë që nuk mund t’i vënë një dietë sepse kanë frikë nga reagimi i “gjigandit”. Ata tregojnë se nëse Lu nuk merr 3-4 racione gjatë vaktit bëhet shumë nervoz dhe ka shpërthime inati. “Nëse nuk e ushqejmë atëherë ai fillon të qajë pa pushim”, thotë nëna e 3-vjeçarit, Chen Huan. Lu Hao nuk pranohet më në kopsht për shkak se edukatoret mendojnë se masa e tij trupore përbën rrezik për fëmijët e tjerë dhe shtëpia është i vetmi vend ku mund të luajë. Doktorët mendojnë se problemi i tij ka të bëjë me një çrregullim hormonal. “Ai nuk është vetëm mbipeshë, por edhe shumë i gjatë për moshën që ka. Nëse është problem hormonal, ne jemi në gjendje ta kurojmë. Por, nëse ai vazhdon të shtojë peshë me këtë ritëm, zemra e tij nuk do ta përballojë”, tha Dr. Lu Hong.
 
Me pak minuta diferencë nga njëri-tjetri, deputetët e Partisë Socialiste kanë mësyrë në disa njësi bashkiake të kryeqytetit, duke kërkuar ndryshimet që po bëhen në listat zgjedhore pas 8 marsit, datë prej të cilës, sipas Kodit Zgjedhor, nuk lejohen më regjistrime të reja përvec disa rasteve të vecanta. Socialistët pretendojnë, sic kanë vënë në dukje në të gjitha daljet e fundit, se po bëhen regjistrime fiktive me synimin për të manipuluar zgjedhjet e 8 majit. Tek njësia numër tre kanë qenë Erjon Brace dhe Ilir Gjoni, të cilët kanë debatuar ashpër me Ilir Kokonën, që do të jetë kandidati i LSI në këtë zonë. “Ka një afat njëmujor. Ajo që ne kërkojmë është kjo, përse ju nuk e bëni këtë gjë? Po kërkoj sa njerëz janë shtuar në regjistër”, ka deklaruar Brace gjatë debatit. “Kërkesa që kemi bërë ne si njësi numër tre është të kemi akses në këto lista për t’i verifikuar. Por përgjigjia ka qenë negative”, ka shtuar pas tij deputeti Ilir Gjoni. Probleme ka patur edhe në njësinë numër 6, edhe kjo e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e ku për socialistët ka qenë deputeti Saimir Tahiri. “Do më japësh listën? Dua listën”, i ka kërkuar Tahiri punonjëses së njësisë bashkiake, e cila nga ana e saj është përgjigjur: “Jo, bëje kërkesën me shkrim”. “Po sjellin mercenarë elektoralë që të votojnë për PD dhe LSI”, ka thënë më tej Tahiri, pas tentativës së tij të dështuar. Post demonstrimi i socialistëve në këtë njësi bashkiake ka përfunduar me shoqërimin e tre banorëve të zonës, të cilët mbështesnin deputetin e PS. Ndërkohë, deputeti Namik Dokle ka qenë në njësinë bashkiake numër 11, në Laprakë, Eduard Shalsi në njësinë numër 8 dhe Ledi Shamku tek njësia numër 10. “Jemi të vendosur të mbrojmë të drejtën e shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka deklaruar Shalsi.
 
Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Durrës ku ka marrë pjesë në përurimin e rrugës Bubq-Ishëm, fondi për të cilën kap vlerën 120 milionë lekë. Kryeministri Berisha ka sulmuar nga qyteti i Durrësit Edi Ramën. “Rama fondin për rrugët e kryeqytetit të Tiranës i shndërroi në rroga”, ka deklaruar kryeministri. Shefi i qeverisë tha se tashmë po ecet drejt fushatës elektorale. “Fushata vendore e lidhur me interesat tuaja. Gjithçka e qytetarëve dhe për qytetarët. Gjithçka për shkollimin e fëmijëve tuaj. Do të këtë projekte për rrugët e rrugicat. Kujdesi shëndetësor do të jetë i cilësisë më të mirë”, i ka premtuar Kryeministri Sali Berisha qytetarëve të Durrësit. Kryeministri tha se ne qeveria e vetme që dyfishuar pensionet. Ai tha se janë dyfishuar pensionet e fermerëve, ndërsa premtoi se kjo do jetë fushata e qytetarit. Ai tha se Ishmi nuk kishte infrastrukturë, por falë investimeve te qeverisë gjithçka ka ndryshuar. “ Ne do bëjmë fushatë për qytetarët. Rama 2 vitet e fundit ka bërë vetëm kuti”, tha kryeministri. Kryeministri premtoi se qeveria synon që atje ku jetojnë qytetarët të nxjerrim si një komunitet në kushte normale evropiane. Kryeministri tha se isha: do bëjmë gjithçka që fëmijët tuaj të shkollohen sa më mirë Duke nënvizuar se kjo fushatë për maxhorancën do të ketë në qendër të saj qytetarin, ai tha se Rama po zhvillon fushatë tipike të vjetër dhe se fushata e Ramës e bazuar në sharje e trillime Berisha premtoi rritje të investimeve për sektorin e arsimit, shëndetësisë por duke mos lënë pas edhe bujqësinë. “Qeveria do financojë çdo rrënjë ulliri. Dyfishim i shitjeve e prodhimeve. U dyfishua eksporti në vend”, tha Berisha Berisha bëri akuza Ramës për zgjedhjet e 8 majit “Rama kërkon t’i shndërrojë në demonstratë. Do garantojmë zgjedhjet më të mira. Socialistët mos ndikohen nga akuzat e Ramës”, deklaroi kryeministri. Berisha tha se duhet ta shndërrojmë këtë kohë në periudhën e projekteve. “Projekti ynë Shqipëria vend i zhvilluar. Do qëndroj prapa çdo premtimi. Do financoj çdo projekt. Do bëj gjithçka që të ndjehemi krenarë”, iu është drejtuar kryeministri Sali Berisha, qytetarëve të Durrësit.
 
Duket sikur jane perdhosur pak simbolet kombetare. me poshte po paraqes targen e re dhe simendoj une qe do ishte me mire. Jeni te lutur te jepni opinionet tuaja Targa zyrtare Nje variant do ishte ky i meposhtmi Ose me mire fare mos ta vinin shqiponen se sa e bejne te bardhe. Simboli yne eshte shqiponja e zeze. Mos jane Bllofi i radhes? Thjesht te paguajme lek kot dhe me vone do dalin targa te reja kur te ndrrohet qeveria????
Nga Fatos Lubonja Marrë nga Gazeta Panorama Është vetëm dy muaj histori, por nga ato që tronditin botën. Në atë fillimi të tmerrshëm të vitit 1997, dukej sikur gjithçka kishte dalë duarsh në Shqipëri. Njerëzit që kishin humbur ato të pakta kursime që kishin, shumëkush edhe shtëpitë, kishin dalë rrugëve për të protestuar. E vetmja gjë që kishin për të humbur, ishte jeta dhe asokohe dukej sikur edhe ajo ishte zhvlerësuar. Pasi kanë kaluar 14 vjet qysh atëherë, publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja, nxjerr një libër të titulluar “Nëntëdhjeteshtata – Apokalipsi i rremë”. Botim i shtëpisë botuese “Marin Barleti”. Është një rrëfim i detajuar i atyre muajve, nga një njeri që jo vetëm e ka përjetuar atë periudhë si çdo shqiptar tjetër, por ka qenë edhe pjesë aktive e zhvillimeve të kohës. Në vitin e mbrapshtë, Lubonja u zgjodh drejtues i Forumit për Demokraci, një koalicion i partive më të rëndësishme opozitare, krijuar për gjetjen e një zgjidhjeje situatës së krijuar pas rënies së firmave piramidale në Shqipëri. Duke qenë pjesë e tavolinave, bisedimeve, prapaskenave.. Lubonja rrëfen se ç’ka ndodhur me të vërtetë në ato muaj të vështirë. Është pjesa e padukshme e historisë, ku përmenden emra politikanësh të vjetër e të rinj, të atyre që mbanin postet më të larta të pushtetit, që nga Berisha, Meksi, Shehi, tek ata më të rinj, si Majko, Zogaj, Ceka etj. Lubonja e ka bërë veten personazh dhe preferon të flasë në vetën e tretë, duke e quajtur veten Fatos Qorri. Aty-këtu ai i referohet edhe fletëve të ditarit, të mbajtur aso kohe. Ngjarjet e librit hapen me rrahjen e Edi Ramës dhe Lad Myrtezait, me të cilët vetëm pak para se të ndodhte incidenti, Lubonja kishte qenë në të njëjtën tryezë. Ç’u bisedua atë natë dhe vizita në shtëpinë e prindërve të Edi Ramës, ku ai shtrihej i plagosur. FATOS LUBONJA Te Noeli … Sapo hyri brenda, Qorri hodhi sytë përreth. Lokali ishte përplot me klientë që kishin krijuar një tymnajë të dendur duhani. Në njërin kënd ishin disa oficerë policie. Ca më përtej pa disa aktorë të rinj të teatrit. Tek tryeza e vogël, e mbështetur në shtyllën qendrore të lokali, qe edhe Shvarci me Ditën, një aktore e re bionde që e simpatizonte shumë përkthyesin e famshëm. Diku edhe më në qoshe, në tryezën më të privilegjuar e më të thellë të lokalit, dalloi një nga funksionarët më të lartë të PD-së, zv/kryeministrin Dashamir Shehi, që e kishte shumë qejf rakinë. Tek tryeza më e afërt me derën, gjeti një grup miqsh. Ishte piktori Edi Rama, i cili kishte ardhur për ca ditë nga Parisi ku ishte me një bursë krijimtarie, piktori Lad Myrtezai, gruaja e Edi Ramës, Delina, që rrezatonte energji me zërin e saj të lartë, si dhe aktori Artan Imami me të shoqen, këngëtaren e bukur Rovena Dilo. Të gjithë kishin qenë me lëvizjen antikomuniste në fillim të viteve ’90, por ishin ndarë herët me partinë në pushtet. Përveç Rovenës, të tjerët qenë edhe firmëtarët e një peticioni intelektualësh kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare të një viti më parë, që kishin përfunduar me rrahjen në sheshin “Skënderbej” të deputetëve të opozitës, që kishin dalë për të protestuar. Qorri zhveshi kapotën treçerekëshe, shallin dhe kasketën që e mbante mbrapsht në kokë, i vendosi në varësen aty pranë dhe u ul në tryezën e tyre. Ata ishin në valën e bisedës mbi një përleshje që kishte ndodhur mes policisë dhe demonstruesve tek firmat piramidale që kishte emrin e gruas që e drejtonte, Sudja. Kjo rome, që askush nuk e besonte se mund të merrej me punë të tilla si ngritja e firmave financiare, ishte bërë personazhi i ditës. Pasi kishin pritur më kot të merrnin paratë, njerëzit kishin ngulmuar që Sudja të dilte t’i sqaronte. Ajo kishte dalë më në fund në një dritare dhe u kishte thënë: “Do t’ju kthej përgjigje pasi të konsultohem me kompetentin, por do të prisni ca se nesër nisem për pushime!”. Lajmi se Sudja do të nisej për “pushime”, kishte rënë si bombë mes njerëzve që prisnin. Ishte kuptuar se ky qe fundi i shpresës për t’i marrë paratë. Kishin dalë të tërbuar në rrugën kryesore dhe kishin filluar të hidhnin parulla kundër qeverisë. Kërkonin të dinin se kush ishte kompetenti. Policia i kishte shpërndarë egërsisht. Në tryezë po thuhej se kompetenti me shumë gjasa ishte vetë Kryeministri Meksi. Rama, që nuk përmbahej kur fillonte të fliste, i përmendi pushimet e Sudes, duke u tallur me zë të lartë. Disa veta nga tryezat përbri kthyen kokën, ndër ta edhe një prej policëve. Ata u panë sy ndër sy dhe ulën zërat. “Sa mirë që erdhe”,- i tha Rama Qorrit, “takova sot ata të Aleancës. Të gjithë thoshin se ka ardhur momenti për të bërë diçka, se opozita duhet të vihet në krye të protestave. Pas Sudes, do të bien njëra pas tjetrës edhe piramidat e tjera”. Aleanca Demokratike ishte partia e intelektualëve të zhgënjyer, që ishin shkëputur të parët nga PD-ja. Të gjithë në atë tryezë mbështesnin atë parti. Sipas Ramës, liderët e Aleancës i kishin thënë se qenë dakord të bashkëpunonin me ish-komunistët, dhe të krijonin, sa nuk ishte vonë, një front kundër Berishës. Por donin që Qorri të futej patjetër në këtë front si ish-i burgosur politik i njohur. Kishin biseduar edhe me Kurt Kolën, kryetarin e Shoqatës së të Persekutuarve Politikë, i cili ishte dakord që nisma për krijimin e këtij fronti të merrej nga Shoqata. “Nuk jam personi i përshtatshëm për këtë punë”,-u tha Qorri. “Pse?” “Më duket se nuk kam prirje të vihem në krye njerëzish. I kam mbështetur ata të Aleancës me shkrime. Sapo kam hartuar dhe një deklaratë dhe një protestë në emër të tyre”. “Për çfarë”? “Përgënjeshtroj pretendimet e Berishës se nuk kanë pasur dijeni për piramidat. Se kështu po thonë tani: Nuk dinim gjë. Po si ka mundësi? Berisha që s’ka kursyer asgjë për të na gjurmuar ne, paska lënë pa hetuar këto Piramida! Kam rreshtuar faktet: reklamat që u ka bërë piramidave Radiotelevizioni shtetëror; kërcënimet që bënë bosët e tyre para zgjedhjeve, se po të vinte në pushtet ndonjë parti tjetër, njerëzit nuk do t’i merrnin përqindjet e interesit, fushatën e tyre elektorale që qe e mbushur me makinat, flamujt, simbolet e Gjallicës dhe VEFA-s. E mbyll duke thënë se këta njerëz nuk mund të jenë zgjidhësit e krizës , e se nuk mund të na gënjejnë me arrestimin e ndonjë mashtruesi, prandaj duhet ulja në tryezë e të gjitha forcave politike shqiptare”. “Po protesta?”,-pyeti Delina. “Ua kam nisur atyre të Zërit të Amerikës, për dijeni edhe Ambasadës Amerikane këtu. E kemi me ata pisat, korrespodentët e tyre në Tiranë. Po i përcjellin ngjarjet në mënyrë skandaloze. Janë komplet në shërbim të Berishës. Nuk kanë turp dhe dalin krah për krah me punonjësit e policisë dhe të shërbimeve sekrete në makinat që ushtrojnë dhunë për të shpërndarë turmën”. “Mirë ata, po Ambasada ç’thotë? Au bindën, më në fund, se kjo qeveri s’duhet mbështetur?” “Harrojeni”, ndërhyri Artan Imami, duke tentuar ta ulë sa të mundë zërin e tij të trashë dhe kumbues, për të cilin Rama e qesëndiste duke i thënë “ti je vetëm zë”. “Pse?” – e pyeti e shoqja. “Sepse ambasadorja është me origjinë italiane, mike e ngushtë e Forestit, ambasadorit Italian, një nga njerëzit më të afërt të Berishës”. Mirëpo Edi Rama iu kthye përsëri bisedës që kishte bërë me aleancistët. “Kam shkruar edhe unë në Paris një shkrim,- i tha Qorrit, por sa mbërrita këtu mu duk i tejkaluar, se ngjarjet këtej po rrokulliseshin marramendshëm. Nuk vlejnë më shkrimet dhe deklaratat. Ti duhet të hidhesh në veprim”. “Më lër rehat, kam filluar të shkruaj një roman mbi piramidat, – i tha Qorri, do ta titulloj “Vapori me sheqer”. “Lëre mo vaporin me sheqer se këtu po mbytet vapori me njerëz”. Në bisedë e sipër, panë se zv/kryeministri Shehi u ngrit për të dalë, i shoqëruar nga dy tipat me të cilët ishte në tryezë. Kur u gjend pranë tryezës së tyre, ndaloi. Ishte i pirë dhe kjo i jepte pamjes së tij ambiguitetin karakteristik të të dehurve, ku nuk dallon dot dashurinë nga agresiviteti. Nuk kuptohej nga vështrimi që po u hidhte, nëse ishte miqësor, pasi i njihte, apo armiqësor dhe kërcënues, prapë pasi i njihte. Pushteti është dehur, i përshpëriti Edi me zë të ulet Myrtezait që e kishte në krah. Shehi nuhati se diçka u tha për të dhe desh të qëndronte, por pronari i lokalit, që po e shoqëronte, i hapi derën. Unë jam tirons i vjetër, u briti Shehi me zërin e trashur nga rakia, teksa ikte. Vështirë ta kuptoje nëse e tha për t’u treguar se ai nuk ishte si shefi i tij, Presidenti Berisha, që qesëndisej nga kundërshtarët për origjinën e tij nga shpellat e maleve të Veriut, apo se ishte qytetar më i vjetër i Tiranës se ata, prandaj nuk i pirdhte? Qorri nuk kishte dëshirë të qëndronte gjatë. Para se të largohej, shkoi në tryezën e Shvarcit për ta përshëndetur. E njihte përkthyesin që kur kishte qenë fëmijë. I ninëzohej i vetmuar në Kafe Tirana me një libër, apo një bllok shënimesh në tryezë, me një filxhan kafe përpara, duke kaluar orë të tëra. I kishte ngacmuar imagjinatën asokohe, edhe sepse mbante një kapele republike nga ato të liderëve komunistë, por që atij i rrinte ndryshe, që atëhere kishte dëgjuar se ai nuk ishte shqiptar, por çifut që kishte lindur në Sarajevë e që kishte ardhur në Shqipëri së bashku me prindërit kur kishte qenë shumë i vogël… Pastaj u ngrit e u largua, pasi u përshëndet edhe me tryezën ku kishte bujtur. Ata do të qëndronin edhe ca dhe pastaj Artan Imami, i vetmi që kishte makinë, do t’i dërgonte në shtëpinë e Edit dhe Delinës, ku banonte dhe Myrtezai… Dorezat e hekurit Të nesërmen në mëngjes, ndërsa ishte ende në shtrat, Qorri dëgjoi Ben Kumbaron që po i thërriste nga poshtë me një zë, ku ndihej një kumt i keq. Kur doli në dritare, pa Benin gjysmë të shaluar mbi biçikletën e tij, me një fytyrë më të zymtë se ajo që kishte zakonisht. “Çfarë ka ndodhur?” “Edi Ramën dhe Lad Myrtezain i kanë goditur me doreza hekuri në kokë”. “Kur? “Mbrëmë vonë, kur ktheheshin për në shtëpi nga Noeli”. “Si janë”? “Jashtë rrezikut, por keq, veçanërisht Edi”. “Ku ndodhen?” “Pasi i kanë qepur në spital, i kanë kthyer në shtëpi”. “Atëherë s’ka rrezik jete”. “Jo”. Veshi kapotën, rrasi kasketën së prapthi në kokë, duke e tërhequr më fort se zakonisht nga prapa dhe zbriti me nxitim poshtë. Atje mori biçikletën që e mbante lidhur tek një hekur i shkallës dhe u nisën të dy për në shtëpinë e prindërve të Edi Ramës, ku ishte shtruar ai, pasi e kishin kthyer nga spitali. Rrugës, Beni i tregoi aq sa dinte për çfarë kishte ndodhur. Disa persona të panjohur u kishin bërë pritë në zonën e errët të pallatit të Edit, pak më përtej vendit ku i kishte lënë me makinë Artan Imami. Kishin qenë të maskuar me kapuçë. Delinën e kishin lënë të kalonte, kurse ata të dy i kishin sulmuar duke i goditur me doreza hekuri. Ladi kishte shpëtuar më lehtë, vetëm me një çarje në kokë. Edin e kishin goditur shumë më egërsisht: kishte përfunduar në spital me disa çarje të thella në kokë dhe me hundë të thyer. Ishte më mirë, por me kokën krejtësisht të fashuar dhe shumë i traumatizuar. Teksa dëgjonte tregimin e Benit nga maja e biçikletës, Qorri nuk mund ta ndalte mendjen së kërkuari shkaqet e mundshme të kësaj goditjeje, me një ndjenjë frike edhe për fatin e vet. Menjëherë i dolën parasysh fytyrat e shefave të policisë të një darke më parë, ndër to edhe fytyra e dehur e zv/kryeministrit Shehi teksa dilte nga Noeli. Nuk mund të mos i lindte dyshimi se sinjali ishte nisur që andej, por prapë nuk donte ta besonte. Apo mos kishin dijeni për bisedat që kishte bërë me aleancistët për krjimin e një fronti opozitar të bashkuar, e donin ta shkatërronin këtë ide pa lindur? Deshi të besonte për një çast se ndoshta arsyeja e goditjes mund të ishte armiqësia me një komshi të pallatit përballë, militant i PD-së. Ky thuhej se ishte ankuar për performancat që bënin lakuriq në shtëpi dy artistët; se po i prishnin moralin e familjes dhe se e kishin detyruar të mbante dritaret mbyllur. Por kjo mund të ndodhte në verë, jo tani në dimër. Jo, jo, të mendoje se goditja nuk kishte të bënte me atë që po ndodhte në të gjithë vendin, ishte një naivitet. Kjo goditje ishte një sinjal kërcënimi për të gjithë. I kaloi nëpër mend se kishte tre-katër vjet që shtypi dhe media e Berishës mbillte urrejtje kundër intelektualëve, që iu kundërvunë rrugës, që mori partia Demokratike pasi hipi në pushtet. Antishqiptarë, tradhtarë, spiunë, homoseksualë; qenë epitetet më të zakonshme të përdorura kundër tyre. Kishin krijuar posaçërisht për ta edhe disa epitete të reja, si “grekosllavoortodoksë”, që tregonte nacionalizmin dhe racizmin e një vulgu që nuk u mor vesh se si buthtoi aq shpejt në partinë e parë antikomuniste. Edi Rama kishte qenë një nga më të sulmuarit, për shkak të shkrimeve të tij. Tani që pushteti ndihej i kërcënuar, gjuha e urrejtjes po shndërrohej në dhunë direkte. Po pse kishin zgjedhur Edi Ramën? Kush e kishte kryer goditjen? Ishte akti spontan i ndonjë militanti fanatik të nxitur nga klima e urrejtjes, apo urdhri i dikujt që e kishte programuar qëllimisht? Kësaj nuk mund t’i përgjigjej me siguri, por anonte nga kjo e dyta. * * * Shtëpia e prindërve, ku ishte shtruar Edi Rama, një apartament në katin e katërt të një pallati ndërtuar në kohën e komunizmit, ishte e hapur si në një ditë zie. Njerëzit hynin e dilnin në dhomën e pritjes dhe në kuzhinë. Vetë i plagosuri ndodhej në njërën nga dhomat e gjumit. Qorri hyri një moment për ta parë. Iu afrua shtratit të tij me frikën se nuk do të qe në gjendje të përballonte pamjen e një fytyre të gjymtuar dhe ashtu i doli. Nuk ishte e lehtë të rezistoje para asaj fytyre të nxirë e të buhavitur, gjysma e së cilës ishte e mbuluar kryqazi me dy fasho të bardha që takoheshin të gjakosura mbi hundën e thyer. Anës fashove mezi dukeshin sytë e nxirë. Edhe buzët i kishte të stërfryra. Edi Rama diç tentoi t’i thoshte, por nuk mund të fliste. I doli një si belbëzim. Qorrin e pushtoi një ndjenjë e përzier ngashërimi, që i ndodhte shumë rrallë. Eshtë shenjë dobësie nervash, të cilat nuk mund të mos ishin të dobëta, sesa ashtu të sulmuara nga tërë ato ndjenja të fuqishme kontradiktore, ku tmerri për atë që po shihte, pleksej me dëshpërimin, keqardhjen, dhe pafuqinë për të kundërvepruar. Nuk qëndroi gjatë aty. Kaloi në dhomën tjetër ku gjeti shumë të njohur dhe miq. “Duhet bërë diçka, duhet të bësh diçka”, – dëgjoi zërin e Delinës që sikur po i fliste njëherësh atij dhe të gjithëve. Mbeti ndërdyshas, sikur po priste që dikush të merrte një vendim. “E vetmja që mund të bëj, është të shkruaj në “Koha Jonë””, – iu përgjigj, pasi pa që nuk doli ndonjë propozim më i mirë. Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa i çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin. Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur tek dera e një komshiu të tij fotograf dhe i kishte kërkuar ta fotografonte. Qorri mori në dorë fotografitë që fotografi i kishte larë që atë natë. Vrajat e gjakut që zbrisnin nga koka dhe hunda e shpërthyer nga doreza e hekurit, lanin fytyrën, këmishën e bardhë të lëshuar dhe zbrisnin poshtë pantallonave. Seç kishte një kontrast në këtë pamje, me faktin që njeriu që kishte pësuar ato goditje gjakderdhëse ishte ende në këmbë. Iu kujtua një legjendë e vjetër me një të vrarë që ecën duke mbajtur në dorë kokën e prerë…
Nga Ornela Liperi Marrë nga Revista Monitor Kush po e fiton garën e ethshme për të tërhequr sa më shumë para nga reklamat, në një kohë që bizneset reklamuese po ndiejnë tkurrje të aktivitetit për shkak të krizës? Si u nda torta në vitin 2010 mes televizioneve, gazetave, radiove, outdoor-it dhe internetit? Cilët janë reklamuesit më të mëdhenj në vend? Një spot 30 sekonda në ndërprerjen e katërt publicitare të “Dancing With the Stars”, programit më të ri të “Vizion Plus”, që pritet të fillojë së shpejti, kushton 234,000 lekë (rreth 1670 euro)[1], sipas ofertës zyrtare. Ky është spoti më i shtrenjtë në vlerë, aktualisht në tregun televiziv. Në “Big Brother”, formati i suksesshëm televiziv që po transmetohet aktualisht në “Top Channel”, një ndërprerje publicitare po 30 sekonda është 225,000 lekë (1607 euro). Çmimet e këtyre dy shfaqjeve nga realiteti që po “hahen” kokë më kokë për koston e reklamimit janë disa herë më të shtrenjta në krahasim me disa vite më parë. Televizionet po guxojnë të konkurrojnë me çmime të larta, në një kohë që biznesi mendohet mirë përpara se të shpenzojë për publicitet, teksa të ardhurat dhe fitimet i janë tkurrur si rrjedhojë e krizës globale ekonomike. Në fund të fundit, televizionet kanë investuar ndjeshëm për cilësinë e programeve të tyre, me blerjen e formateve të suksesshme televizive, duke arritur t’i imponojnë tregut çmime më të larta, edhe pse kjo do të thotë shpesh tërheqje të reklamuesve. “‘Big Brother’ ka një audiencë të paimagjinueshme”, pohojnë burime nga “Top Channel”. “Pas audiencës së lartë të arritur në edicionin e parë të ‘Dancing With the Stars’, presim që edhe sezoni i dytë të ketë vëmendje të madhe”, pohon Ana Kekezi, drejtoreshë marketingu pranë “Vizion Plus”, duke shtuar se shfaqjet nga realiteti po tërheqin interesin më të lartë për momentin, ndërsa vëmendja për emisionet politike ka rënë. Në fakt, televizionet kryesore në vend (“Top Channel”, “Klan”, “Vizion Plus”) kanë arritur t’i rezistojnë rënies së të ardhurave nga reklamat, ndërsa gazetat kanë ndier më shumë shkurtimet e buxheteve të kompanive. Reklamimet outdoor kanë shënuar rritje, me bizneset që po e perceptojnë atë si një mjet me kosto më të lirë reklamimi për audiencën që kap. Por, ai që po kalon në një fazë të vërtetë lulëzimi është interneti... Tregu i publicitetit në total, rreth 55 milionë euro Matjet e sakta mungojnë, por “Monitor”, pas informacioneve të shumta që mblodhi nga agjencitë publicitare, televizionet (xhirot e deklaruara prej tyre), të dhënat për monitorimet e televizioneve nga “McMonitoring”, gazetat kryesore dhe kompanitë më të mëdha reklamuese, ka arritur të bëjë një vlerësim të tregut të publicitetit në vend dhe ndarjes të tij sipas llojit të mediave. Tregu në total vlerësohet të jetë rreth 55 milionë euro, ku rreth 65% e kësaj shume shkon për televizionet, më pas renditen reklamimet outdoor, me rreth 20-23% të totalit, të ndjekura nga radiot e media e shtypur, me përkatësisht rreth 5 dhe 5-7% dhe interneti që zë një peshë të vogël prej 1%, por që ka shënuar rritje të shpejtë. Televizionet arrijnë të shmangin rënien Buxheti i parë, që kompanitë tentojnë të shkurtojnë në kohë krize ekonomike, është ai i marketingut dhe i publicitetit. Televizionet rezulton se kanë arritur t’i rezistojnë kësaj tendence, duke u mbrojtur në njëfarë mase dhe nga rritja e tarifave të publicitetit. Sipas të dhënave nga agjencia monitoruese “McMonitoring” (shiko nënndarjen në faqet në vijim) megjithëse, krahasimisht me vitin 2009, koha reklamuese e kanaleve televizive në tërësi në vend është zvogëluar me 9%, vlerësohet se të ardhurat janë rritur me rreth 18%, si rezultat i aplikimit të tarifave më të larta. Sipas të dhënave nga “McMonitoring” (shiko nënndarjen në faqet në vijim), tregu i televizioneve, i llogaritur nga monitorimi i numrit të spoteve televizive shumëzuar me tarifat zyrtare, që ofrojnë televizionet, arrin në 80 milionë euro. Aktorët e tregut pohojnë se realisht shuma është më e vogël, për shkak të skontove të mëdha që aplikojnë televizionet (që janë të konsiderueshme sidomos nga “TV Klan” e më pas “Vizion Plus”, ndërsa “Top Channel” u qëndron më besnike tarifave zyrtare). Në tërësi skontot nga tarifat zyrtare luhaten në 30-50%, ka raste edhe më shumë. Matja reale e tregut vështirësohet edhe për shkak të marrëdhënieve të këmbimit barter që ekzistojnë mes televizioneve e bizneseve, apo produkteve e shërbimeve që reklamohen nga kompani brenda të njëjtit grup (si p.sh. “Digitalb” e “Supersport” me “Top Channel” e televizione të tjera ku ka marrëveshje këmbimi, apo produktet që marketohen nga pronarët e televizioneve, si në rastin e “Ora News”, me produktet e “Yldon”, apo “Koha TV”). Aktorët e tregut pohojnë se të ardhurat e televizioneve nga publiciteti realisht llogariten në rreth 35 milionë euro, ku rreth 30 milionë euro është xhiro e tre televizioneve kryesore “Top Channel”, “Tv Klan” dhe “Vizion Plus” (pjesa më e madhe shkon për “Top Channel” dhe “Klan”) dhe shuma e mbetur ndahet mes televizioneve të tjera të vogla, kryesisht TVSH, “News 24” dhe “Ora News”, me dy televizionet e lajmeve që vlerësohet të kenë ecuri të mirë porsa i përket të ardhurave nga publiciteti. Aktorët e televizioneve kryesore pohojnë se kriza ka çuar në një administrim më të mirë nga ana e kompanive të shpenzimeve për publicitet, duke bërë që kostoja për një mijë vetë (kosto që të kushton për të arritur një mijë vetë) të ketë qenë më e mira e mundshme. Teksa reklamuesit janë përpjekur të bëjnë një shpërndarje më të mirë të buxhetit, aktorët e tregut pohojnë se ka pasur një largim të tyre nga televizionet e vogla. Sipas të dhënave nga “McMonitoring”, gati gjysma e shpenzimeve totale për reklamë në televizion gjatë vitit 2010, është transmetim reklamash në fushën e telekomunikacionit, pijeve, shërbimeve publike (telefoni fikse, interneti, universiteti) dhe bankave (shih në vijim raportin e plotë të “McMonitoring”). Treg i vogël mesazhesh Televizionet përpiqen të nxisin dërgimin e mesazheve nga individët për zgjedhjen e këngëtarit apo këngës së preferuar në gara të ndryshme muzikore, banorit që duhet të qëndrojë apo largohet nga shtëpia e “Big Brother”, personazhit publik që duhet të vazhdojë garën e vallëzimit, mesazhe për të shfaqur preferencën për argumentet në diskutim në “E Diela Shqiptare” e kështu me radhë. Por burimet nga televizionet pohojnë se ky është një treg mjaft i vogël, për shkak se SMS-të janë të shtrenjta, duke bërë të hezitojnë edhe teleshikuesit më të vëmendshëm. Edhe dy televizione të reja Përqendrimi i tregut të publicitetit në televizione dhe tarifat relativisht të larta të reklamimit po tërheqin interesin për zhvillimin e televizioneve të tjera të tipit gjeneralist. Alsat, një televizion fillimisht i konceptuar rajonal dhe i përqendruar në dhënien e lajmeve tashmë ka ndërruar tërësisht emrin dhe formatin. I shndërruar në AS (Albanian Screen), ku lajmet nuk janë pjesa kryesore e formatit, ai synon të konkurrojë me televizionet kryesore në vend. Channel One është televizioni tjetër, që synonte po këtë treg (në pronësi të aksionarit të Ora News), por projekti ka mbetur pezull nga vendimi i Këshillit Kombëtar Të Radio Televizionit për t’i hequr licencën, pasi nuk ekziston një subjekt televiziv “Channel One”, i licencuar nga KKRT. Programet më të ndjekura televizive Gara për audiencë është ashpërsuar. Formate të ngjashme televizive që përplasen në të njëjtin orar, shfaqje nga realiteti apo muzikore, emisione të pafund politike, emisione mëngjesi, programe të pasdites, telenovela, shfaqjet e gjata të të dielave synojnë të rrëmbejnë vëmendjen e audiencës në çdo orë të ditës. Matja e saktë dhe në kohë reale e audiencës vijon të mbetet problem, sidomos në vendosjen e çmimeve në varësi të kostos për audiencë dhe nga ana tjetër vështirëson zgjedhjet e kompanive për programet televizive, ku ata duan të reklamojnë. Televizionet vetë përpiqen të bëjnë sondazhe përmes telefonit, apo në momente të caktuara bëhen matje të audiencës përmes ditareve. Tregu nuk po arrin të gjejë rrugën e duhur për t’i hapur rrugën investimit në teknologjinë e matjes së audiencës në mënyrë të drejtpërdrejtë (real time). Aktorët e televizioneve pohojnë se çmimet vendosen në bazë të kostos së realizimit të programit, pagesës për marrjen e licencës (kur është program i blerë) apo orarit kur transmetohet. Nga matjet indirekte të agjencive publicitare rezulton se lajmet janë më të ndjekura në “Top Channel”, i ndjekur nga “Vizion Plus”. Të dielën pasdite audienca ndahet mes e “Diell” në “Top Channel” dhe “E Diela Shqiptare” në “Klan”, ku herë rezulton një program më i ndjekur e herë tjetri. “Fiks Fare” mbetet një emision me audiencë të qëndrueshme. Nga dy formatet, që po shfaqen kohët e fundit, “100 Milionë” në “Top Channel” dhe “Milioneri” në Klan, ndonëse shfaqen në dy ditë të ndryshme, duket se vëmendje më të madhe ka marrë Adi Krasta me “100 Milionë”. Me audiencë mjaft të lartë janë dhe ndeshjet sportive të futbollit dhe Formula 1. “Këngët e Shekullit” i “Klan” ishte programi më i preferuar i së shtunës, deri në momentin që nisja e shfaqjes nga realiteti “Big Brother” mori një pjesë të konsiderueshme të audiencës, sidomos te të rinjtë. “Portokalli” vijon të mbetet më i preferuari të dielën në mbrëmje, ndërsa me audiencë në rritje ka ardhur dhe programi konkurrent në “Vizion Plus”, “Apartamenti 2XL”. Ekspertët e televizioneve pohojnë se shpesh në përzgjedhjen e orareve apo programeve për të reklamuar nga kompanitë nuk ka një përputhje mes tregut të synuar, të cilit i drejtohet produkti, dhe audiencës që ndjek atë program të caktuar. Shpesh mund të shihen reklama, që i dedikohen një tregu të synuar të ri dhe me të ardhura të larta në një program, që ndiqet nga të moshuar apo individë me të ardhura të ulëta. Audienca që shpenzon konsiderohet ajo nga rreth 20 deri-diku te rreth 50 vjeç, që është dhe mjaft kërkuese e selektive për ndjekjen e programeve. Sidomos audienca e pasdites vlerësohet që i përket kryesisht kategorisë me të ardhura të ulëta. Një target më selektiv, me të ardhura të larta dhe që shpenzon, vlerësohet se ndjek programet e mbrëmjes (pas orës 21:00) por dhe emisionet e orëve të vona (pas orës 22:00 apo 23:00) Reklamat u largohen gazetave Media e shtypur është ajo që ka ndier më shumë tkurrjen e buxheteve të kompanive për reklama. Burime nga gazetat kryesore në vend pohojnë për “Monitor” se reklamat në sasi kanë rënë ndjeshëm me rreth 25-30% vitin e kaluar. Gazetat nga ana e tyre janë munduar ta kompensojnë këtë rënie përmes rritjes së çmimeve, çka ka bërë që reduktimi në të ardhura të ketë rezultuar në 10-15%. Janë “zhdukur” nga tregu i shtypur bizneset e vogla reklamuese, po ashtu dhe bankat ulën buxhetet për këtë kategori mediatike dhe të vetmet që po reklamojnë në mënyrë të qëndrueshme janë kompanitë celulare. Largimi i kompanive nga shtypi i shkruar pranohet dhe nga agjencitë publicitare. Numri i lartë i titujve në treg, cilësia jo shumë e lartë e gazetave dhe sidomos konkurrenca në lajme që u bëhet nga televizionet, por dhe nga interneti, po largojnë gradualisht dhe reklamuesit, të cilët e panë shtypin e shkruar një nga mediat ku mund të shkurtonin buxhetet e tyre. Më të qëndrueshme, sipas burimeve nga agjencitë publicitare, kanë qenë reklamat në revista. Gazetat, sipas vlerësimeve të agjencive publicitare, sot marrin rreth 5-7% të totalit të shpenzimeve për reklama, nga rreth 10% që ishte kjo peshë tre vjet më parë. Në vlerë, gazetat në total marrin rreth 3-3.5 milionë euro. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shtypi i shkruar zë një peshë shumë të vogël të tregut të reklamave. Ngërçi i medias së shtypur është ndier më shumë në vitin 2010, me mbylljen e disa gazetave si “Albania”, “Korrieri” dhe “Ballkan” (kjo e fundit për t’u hapur sërish). Teksa pjesa më e madhe e gazetave sidomos në vitet 2000 u hapën nga sipërmarrës me biznese të mëdha, maturimi i këtyre bizneseve, tregu i vogël i të ardhurave nga reklamat në këtë segment dhe rënia e shitjeve për shkak të interesit më të pakët të lexuesve, duket se do të çojnë gradualisht në një seleksionim të gazetave në vend. Dhjetë reklamuesit më të mëdhenj në shtypin e shkruar në vend, sipas të dhënave nga agjencitë publicitare për vitin 2010 kanë qenë: AMC, “Eagle Mobile”, “Vodafone”, reklamat për edukimin, “Digitalb”, QTU, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, “Tring Communication”, “Sigal”, OSSH (sot CEZ), me një vlerë totale prej gati 3 milionë euro. Kompanitë celulare zënë 60% të kësaj shume. Outdoor, tregu në rritje Outdoor vlerësohet të ketë tërhequr vëmendjen e shumë reklamuesve, si një media që perceptohet se ka një kosto të lirë për audiencën që kap. Kompanitë e telefonisë celulare dhe ato fikse e të internetit kanë qenë pothuajse gjatë gjithë vitit të pranishme nëpër qytete apo rrugë ndërqytetëse, duke reklamuar emrin apo produktet e tyre në ‘city light’ e ‘billboard’. Një formë reklamimi kjo që është përdorur dhe nga bankat e produktet ushqimore. Agjencitë publicitare pohojnë se mund të ketë një ulje të kostos së reklamimeve, nëse ashtu siç pritet do të ketë ulje të taksave nga ana e pushtetit lokal. Të dhënat për këtë treg vijojnë të mbeten të pakta. Interneti, “dashuria” e re e reklamuesve Interneti mund të konsiderohet si një mjet komunikimi, që po kalon një fazë lulëzimi. Rritja e shpejtë e penetrimit të tij dhe e kohës, që një pjesë e konsiderueshme e tregut të synuar, sidomos të rinjve, kalojnë ulur para kompjuterit duke naviguar në internet, ka zgjuar interesin e kompanive reklamuese. Këtë interes e pohojnë burime nga “Top Channel”, ku kjo faqe renditet më e klikuara nga portalet shqiptare, (e gjashta në total). Kjo faqe ka deri në 130 mijë klikime në ditë, ku 40% janë nga jashtë Shqipërisë. Vilma Mesareja, drejtoreshë marketingu e “News 24” dhe “Balkan Web”, tregon se të ardhurat nga reklamat në faqen e “Balkan Web” për vitin 2010 arritën në rreth 250 mijë euro, me një rritje prej 25% me bazë vjetore, duke ndjekur shtimin e interesit për të naviguar në këtë faqe uebi. “Vetëm më 21 janar kemi pasur 3000 klikime në sekondë në linkun që të çonte në news on line”. Kompanitë që reklamojnë në këtë faqe, sipas saj, pohojnë se kanë pasur efekt të ndjeshëm e të matshëm nga reklamat në ueb. Nga një kërkim i fundit në “alexa.com”, “Balkan Web” renditet faqja e shtatë më e klikuar në vend dhe e dyta në Shqipëri. “Balkan Web” dhe “Top Channel” konkurrojnë kokë më kokë, ku herë del njëra faqe si më e klikuar e herë tjetra. Portali i informacionit “ikub.al” ka pasur një rritje të ndjeshme të klikimeve gjatë muajit të fundit, duke u renditur në faqen e tretë shqiptare (të nëntën në total). Drejtuesi i saj, Romeo Sherko, pohon se ka një trend të kompanive për të shkuar drejt reklamave në internet. “Muajt e fundit, bizneset që duan të reklamojnë po na kontaktojnë direkt, gjë që nuk kishte ndodhur më parë”, pohon ai. Sipas tij bizneset sa vijnë e po ndërgjegjësohen më shumë për avantazhet e reklamimit në internet dhe duan të jenë sa më të shikueshëm edhe “on line”. Agjencitë e marketingut vlerësojnë se reklamat përmes internetit kanë arritur në 1% të totalit të shpenzimeve për reklamim në vitin 2010, peshë e krahasueshme me vendet e rajonit, por shumë më e vogël se në vendet e zhvilluara, ku ajo shkon në mbi 10%. Vlerësohet se shpenzimet për reklama “on line” të kenë arritur në rreth 550 mijë euro në vit, ku “Balkan Web” dhe “Top Channel” marrin më shumë se gjysmën e këtyre të ardhurave. Tregu do të ishte edhe më i lartë, vlerësojnë ekspertët e televizioneve, në rast se në Shqipëri do të ishin zhvilluar shitjet “on line”, një shërbim pothuajse jo ekzistent në Shqipëri për momentin. Shitjet “on line” do të gjeneronin sidomos interesin e kompanive të retail (pakicës) për të qenë të pranishme në faqet më të klikuara në Shqipëri. Tendenca për të reklamuar “on line” është shoqëruar dhe me rritjen e çmimeve. Një reklamë në faqen e “Top Channel” në kokën e të gjitha faqeve (banneri është i dukshëm në çdo faqe të websitit, në krye të saj, sipër të gjithë përmbajtjes) kushton 6200 euro në muaj, sipas ofertës zyrtare. Çmimi më i lirë është ai prej 500 eurosh në muaj që pozicionohet në fotot e ditës. Sipas ofertave zyrtare nga “Balkan Web”, një faqe e plotë në momentin e klikimit në “Balkanweb” kushton 6000 euro në muaj. Reklama më e lirë është Banner me link në faqen e parë të “Balkanweb” (200px me 80 px), që kushton 1000 euro në muaj. Këto çmime janë disafish më të shtrenjta në krahasim me disa vjet më parë. Motori i kërkimit “Google” dhe rrjeti i ndërveprimit social “Facebook” mbeten dy faqet më të klikuara edhe në Shqipëri. Në renditjen e 20 faqeve më të klikuara po shtohen gjithnjë e më shumë emra shqiptare. Portali “Shekulli on line” është rritur ndjeshëm në renditje, po ashtu dhe “Shqipëria.com”. Depërtimi në rritje Penetrimi i internetit është rritur ndjeshëm në vend gjatë vitit të fundit. Sipas raportit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2010, numri i përdoruesve shkon deri në 110 mijë familje, ku afërsisht 13.7 për qind e familjeve shqiptare e kanë si shërbim. Po ashtu vlerësohen se janë edhe mbi 10 mijë pajtimtarë në fushën e biznesit. Numri i linjave të internetit për 100 banorë është 3.7 për qind, krahasuar me 2.5 për qind që ishte në vitin 2009. Një treg potencial për reklamuesit janë dhe ata që e kontrollojnë internetin nga celulari i tyre. Po sipas të dhënave të AKEP, gjithsej 1 milionë e 200 mijë përdorues të celularit e shikojnë internetin nga aparati i tyre mobil. Rritja e shpejtë erdhi falë teknologjive të reja të ofruara nga shoqëritë, si dhe nga nevoja që kanë individët për të pasur sa më afër dhe shpejt, në interes të punës. AKEP vë re se tregu i përdorimit të internetit dhe i kartave modem për kompjuterë ka pësuar rritje të ndjeshme. Vlerësohet që me hyrjen e shërbimit 3G, përdorimi i internetit përmes celularit dhe kartave modem do të pësojë rritje edhe më të madhe. RENDITJA Faqet më të klikuara të internetit në Shqipëri 1 Google 2 Facebook 3 <span>YouTube </span> 4. Yahoo! 5 Windows Live 6 Top Channel 7 BalkanWeb 8 Wikipedia 9 <span>www.ikub.al - Portali kryesor i informacionit për shqiptarët</span> 10 Agjencia e Lajmeve NOA 11 Blogger.com 12 Telegrafi.com 13 MSN 14 Shekulli On-Line 15 LiveScore 16 Gazetastart.com 17 Shqiperia.com 18 Twitter 19 LinkedIn 20 Lajmifundit .....Vazhdon
 
Saki kritika për futbollin italian Pasi kane perfunduar impenjimet e para te skuadrave italiane ne ligen e kampioneve, ish-tekniku i njohur italian, Arrigo Saki nuk e fsheh kendveshtrimin e tij kritik: Juventus dhe Milan ende nuk jane gati per tu perballur me emrat e medhenj te futbollit evropian. Duket befasuese kritika e Sakit, per ish-skuadren e tij, Milan, perfaqesuesja e vetme e futbollit italian qe fitoi, ndaj Olimpik Marsejes ne Velodrom 2:1. Barazuan Juventus (1:1 me Bordon), Inter (0:0 me Barcelonen) dhe humbi Fiorentina (0:1 me Lionin). Ne luajtem me tre skuadra te vazos se dyte, Bordo, Olimpik Marseje dhe Lion dhe me Barcelonen e madhe, kampione te Evropes, nenvizoi Saki. Te gjitha skuadrat tona vuajten dhe i lane iniciativen kundershtarit. Vetem Milan kishte 45 minuta te mira. Por qe te jesh protagonist duhet te luash te plota 90 minuta. Eshte e nevojshme qe cdo skuader e jona te mbrohet dhe te sulmoje si grup. Duke vazhduar me tej Saki nenvizoi: Prisja me shume nga skuadrat italiane, por nuk u befasova nga rezultatet e arritura. Asgje e re nga futbolli qe shfaqem. Dhe pse investojme shume ne deshtuam perseri ne ndryshimin e mentalitetet. GJithnje e njejta filozofi: rezultati mund te mbuloje gjithcka qe ka nevoje te analizohet dhe zberthehet. Ne fund Saki tregon gishtin per dy tekniket e rinj: Ferraren e Juventusit dhe Leonardon e Milanit, duke pohuar se ata nuk jane gati per misionin qe u kane besuar. Ka shume padurim ne futbollin italian, qe nuk na lejon te ndryshojme faqen dhe te ndertojme dick ate madhe dhe shpresedhenese. Ne kemi nevoje per teknike qe jane mesues te mire te futbollit dhe jo per ish-futbolliste qe u ngarkohet drejtimi i skuadres, perfundor Saki. </p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22600. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22600
PROSTITUTAT FLOKEBARDHA - Zor se mund te gjesh njeri ne Shqiperi qe te njohe figuren e njerit prej drejtuesve shpirteror te luftes clirimtare ne Greqi kunder sundimit otoman, ate te Odise Andrucos. Ne fakt,vet kjo levizje e fuqishme pergjithesisht shqiptare e viteve 1820 -1821 qe solli krijimin e shtetitte ri Grek ,nuk njihet dhe s`ka si te njihet,sepse nuk pasqyrohet realisht ne tekstet tona te historise.Emri i ketij himarioti,lidhet me politiken e bashkimit te shqiptareve mysylmane e te krishtere per te luftuar pushtimin turk dhe per te krijuar nje shtet tolerant,ligjor e te aresimuar te filluar nga Ali Pashe Tepelena. Me gjithe eleminimin e Luanit te Janines,fryma e tij per bashkimin kombetar, u be nje nga synimet kryesore te shqiptareve mysylmane dhe ortodokse ne Greqi. Ndones Sulltani ne emer te Allahut dhe Patriarkana ne emer te Krishtit mallkonin dhe vrisnin, shqiptaret vendosen per bashkejetese dhe bashkim kombetar duke formuar me 15 janar 1821 "Aleancen e Unitetit Kombetar". Te gjithe heronjte e pamvarsise me gjak shqiptari u bashkuan rreth Aleances me nje frymezim;"Te krishtere e mysylmane,kane nje nder e nje vatan". Por kjo ryme kombetare, gjate luftes clirimtare edhe mbas formimit te shtetit grek, degjeneroi ne lufte fetare te te krishtereve "greke" kunder mysylmaneve "turq"e nxitur nga orekset e fuqive te huaja (ne ate kohe ne Greqi kishte vetem tre parti ajo"franceze","angleze" dhe "ruse"). Ne janar te 1822 Aleanca nuk ekziston me dhe me parullen "te gjithe banoret e Greqise qe besojne ne Krisht jane greke" synohet te konsolidohet nje shtet fetar ortodoks. Himarioti Odise Andruco rebelohet nga zbatimi nga ana e shtetit grek te politikes,( jo me te shperblimit me 30 argjend per cdo koke te prere shqiptari, qe praktikonte shteti turk) po te urejtjes fetare qe shkaktoi luftra vellavrasese te mysylmaneve e te krishtereve shqiptare. Per kete, nga historiografia greke u quajt "Armiku me i keq i Greqise!" Kjo politike e shtetit grek kishte vetem nje aresye: Se shqiptaret perbenin shumicen dominuese te popullsise dhe sic thekson studiuesi A.Kolia "ne se nxjerim jashte keta arvanitas nuk,nuk mbetej asgje nga greket dhe Greqia!" (f.396 "Arvanitasit...") Shumica e popullsise shqiptare qe perbehej nga mysylmanet u ndoq e u eliminua sistematikisht. Tragjedia e fundit e se ciles u luajt ne deri ne mbarim te luftes se dyte boterore ne Maqedonin greke,Thraki dhe Cameri. Kane kaluar afro dy shekuj nga koha kur himarioti Odise Andruco behet fli per hir te ideve te tij per bashkim kombetar,por dhe sot e kesaj dite ,arma kryesore e luftes se ekstremisteve greke mbetet "perca dhe sundo". Shqiptaret e sotem,ashtu si te paret e tyre jane tolerante dhe nuk jane fanatike te asnje besimi fetar. Nga sondazhet del se 63% e tyre nuk shkojne asnjehere ne vendet e kultit dhe vetem 4% shkojne nje here ne jave ('"Telegraf"1.3.2007). Por kishat ortodokse shqiptare(greke ) ,"qe jane motorat politike me te fuqishem" sic i ka cilesuar njohesja e mire e Ballkanit E.Durham qe ne fillimet e shk.20, kryejn ne menyre sistematike programin te percaktuar mire, per zhdukjen e gjuhes shqipe dhe ckombetarizimin e shqiptareve. Perpjekjet e ortodoksise greke mbeshteten nga shteti yne jugor,i cili me anen e levave te tij te propagandes dhe kultures , shtremberon historine e Greqise se Re (eksperience e trasheguar me kulturen pellazge) duke fshire prej saj te gjithe elementin shqiptar" ...te cilet kane qene autoret kryesore jo vetem te pamvaresise se mbreterise,por edhe te perparimit te saj ekonomik,pa te cilin Greqia nuk do te mund te ngrihej as moralisht dhe as materjalisht." (M.Frasheri "Shqiptaret" .37) Kjo fshirje historike te elementit shqiptar qe praktikohet ne ditet tona (ka shembuj te shumte te dhene nga A.Kolia "Arvanitet..." si dhe shtypi i yne ) shoqerohet me presione psikologjike te tipit "eshte nder te quhesh greke dhe turp, te quhesh shqiptar" e shoqeruar me reprezalje administrative per ata qe flisnin shqip. Nje shembull i qarte eshte ay i nje studiuesi anglez qe ne dipllomen e tij kish marre temen per marredheniet e arvanitasve me emigrantet shqiptare ne nje fshat afer Athines,perdor pseudonim ne vend te emrit te fshatit. Kete politike ,"perca e sundo" te shovinizmit grek,kunder se ciles si shume luftetare te shquar te historise sone luftoi edhe O.Andruco,per fat te keq po e praktikojne politikanet tane te viteve te "demokracise". Sot s`kemi me"turq" dhe "kaure" por "blu" e te "kuq" e ngjyra te tjera. Panorama e marredhenieve te shoqerise se sotme shqiptare i ka te gjitha ngjyrimet e nje "lufte fetare" te shekujve te kaluar: Kemi mallkime, presekutime deri ne organet e drejtesise dhe administrate, ndertime dhe shkaterime,emertime dhe cemertime ,sulme pa asnje moral ne shtyp dhe kanale televizive, e deri ne sulme fizike ,plumba dhe bomba. "Kur kemi mashen pse te djegim duart!" gezohen qarqet ekstreme greke qe yshtin dhe i miklojne keta politikane (pa i pergjithesuar) me alibine e "ndihmes" per ne BE dhe NATO-n,por edhe me allishverishe biznesesh qe te bejne te shurdherin dhe te verberin ndaj rrugeve te qarta qe Europa u tregon se nga te kalohet. Qe partiaket tane (ne shumicen e rasteve)jane mbeshtetesit kryesore te politikes antishqiptare te shtetit grek ,faktohet katerciperisht nga politikat e ndjekura nga qeveritaret dhe parlamenti i yne ndaj: -"Ligjit te luftes" qe harmonishem bashkejeton me traktatin e miqesise shqiptaro-greke. -Mosnenshkrimit te marreveshjes se kufijve midis dy shteteve. -Mos aprovimit ne parlamentin tone (por as eshte propozuar) te ligjit per administrimin dhe drejtimin e subjekteve fetare, qe do te mbronte sovranitetin e kishes sone dhe do ta shkepuste nga kthetrat e ortodoksise greke. -Pronave came,qe perben nje rast flagrant e antiligjor jo vetem per kushtetuten greke ,por edhe konventat nderkombetare. Pa llogaritur krimet mbi nje popullsi te tere qe asnje gjukate kombetare a nderkombetare nuk i ka denuar. As shteti i sotem Greke nuk merr mundimin te kerkoj falje,sikur nuk ka ndodhur gje. Antishqiptarizmi i politikes shqiptare, pasqyrohet ne agjendat e qeveritareve tane qe te frikesuar ndaj ndjeshmerise se tejskajshme te ndjenjes nacionaliste te shtetit grek, nuk guxojne jo vetem t`i permendin keto krime te se kaluares por as ato te sotmet ndaj gjysem milion emigranteve tane qe jetojne e punojne ne token helene (nuk po them te dalin ne mbrojtje te interesave te arvanitasve se ata nuk jane fare ne llogari .Si nuk marrin shembull nga kujdesi per minoritetin grek ne Shqiperi te homologeve te tyre?) "Ambasadori shqiptar ne Athine, Vili Minarolli u ka kerkuar autoriteteve vendes qe emigranteve te mos u ipet leje e te trajtohen si te burgosur..."("Ballkan"5.11.2006) Qendrime antishqiptare te shtetareve tane zbulohen qarte ne rastet flagrante si ato te kenges ne vidio qe per nga permbajtja nuk ndryshon nga ajo qe Patriarkana ne vitin 1867 ua mesonte te bindurve te vet " do t`i mergoj prej helenizmit kudo qe te gjej shqiptare, kam per t`i marre shpirtin dhe gjakun do t`ua pije" ("Ndryshe" 7.3.2007) Po si e gjykojne racizmin vete "elita"greke? Sociologu i Universitetit te Athines na sqaron :"Prania ne mase e te huajve ne Greqi eshte dicka relativisht e re "dhe se greket " kane shume frike se emigrantet mund t`iu marrin atyre vendet e punes dhe te influencojne negativisht ne kulture...se ushtria greke eshte edukuar keshtu se ka per detyre te mbroje vendin nga sulmet e huaja...se keto jane forca qe sterviten per te qene agresive ne menyre qe te jene te gateshme TE NDERHYJNE NE SITUATA TE VECANTA." (???) ("Teleraf"7.3.2007) Mjafton vetem kjo copez e deklarates se peraqesuesit te institucionit te larte mesimor per te kuptuarse se ,shovinizmi dhe racizmi grek nuk eshte nje rast "sporadik" ,sic duan ta sheqerosin parlamentaret tane ne polifoni me perfaqesuesit e shtetit grek (pa i pergjithesuar). Kjo eshte nje strategji aktive e shtetit grek,frika me e madhe e se cilit mbas skandalit, eshte se mos diskreditohet edhe me shume tek nderkombetaret. Vete fakti qe per kete rast flagrant foli vetem nje gazete e Athines,tregon qarte mos seriozitetin dhe mosperkushtimin per te luftuar racizmin,por per ta fshehur nga pjesa me e madhe e ndergjegjesuar e popullit te vet,qe nuk pajtohet me keto qendrime si dhe nga acarimi i emigranteve shqiptare. Sa per emigracionin dhe multikulturen qe na e permend sociollogu i nderuar, besoj se duhet ta dije, qe nuk ka vend ne Europe qe ta kete njohur kete fenomen qe ne lashtesi e deri ne ditet tona ,me mire se Greqia. Mos te na detyroje sociologu i Athines t`i tregojme se si eshte formuar popullsia qe sot perben shtetin grek. Aq e pasur dhe e nderlikuar eshte e gjithe kjo strategji shoviniste greke qe e ka zanafillen ne Perandorine Bizantine, sa jo nje shkrim por edhe volume te tera librash nuk do te mjaftonin. Por sic thote nje fjale e urte came "E verteta menon (vonon) por nuk haron!" Prandaj piken e fundit te antishqiptarizmit te shtetareve dhe politikaneve tane,po ja rezervoj qendrimit pasiv te tyre ne ditet tona ndaj PROSTITUCIONIT 200 eurosh qe realizohet nga kisha ortodokse dhe administrata greke ne Shqiperi. Qe eshte prostitucion e qe behet nga shqiptaret flokebardhe, kjo s`ka pike dyshimi, sepse ata qe konvertohen ne "minoritare" e gezojne kete "ndihme" perkundrejt shitjes (jo te nderit fiziologjik) po te kombesise , te angazhimit per te haruar gjuhen shqipe e per te mallkuar fisin nga kane lindur,fene islame e per tu JARGAVITUR greqisht para kamerave dhe nderkombetareve ne rastet e votimeve. Ne te kaluaren keto prostituta i quanin "lebese" d.m.th. ata qe shkelin besen e popullit te tyre. Lebeset perbuzeshin dhe luftoheshin nga shqiptaret per te cilet BESA ishte me e shtrenjte se jeta e per te cilen nuk kursehej as kryet e djalit. Sot, keto prostituta 200 euroshe flokebardha,nje pjese e te cileve jane te pandergjegjshem e te zhytur ne varferi te tejskajshme,por shumica vetem per ca para me shume se "paraja e bardhe per dite te zeze", na kane rrethuar ngado, ne rruge ,ne shoqeri e deri ne familjet tona. Keto prostituta flokebardha, se bashku me familjaret e tyre qe dridhen se mos humbasin kete "ndihme" a ngandonje "fshese" angazhohen per te shtuar shoqaten apo partine qe i drejton, me prostituta te reja, kuadro te ardheshme per administratat shteterore, kryeministra e deri presidente (shikoni se kush lakohet nder kandidatet e mundshem). Keto prostituta 200 euroshe te fanatizuara si dikur besimtaret ortodoks, i jane vene punes per te pakesuar popullsine shqiptare dhe shtuar ate "greke" ne Shqiperi deri sa te vije e lumtura "regjistrimi i popullsise" dhe te triumfoje mashtrimi historik se Shqiperia eshte Greqi. Ja perse politikanet tane , te cileve u jane eresuar syte nga makuteria e parase, nuk degjojne zerin e shqiptareve e as te nderkombetareve, por vazhdojne te zbatojne politiken antishqiptare te percarjes te racisteve ekstremiste greke, duke minuar demokracine e duke i hequr asaj cdo shans per tu bashkuar me vendet europiane. Per politikanet tane (te ndergjegjesuarit ta ngrene zerin me force) shqiptaret mbasi te kthehen te gjithe ne prostituta e tu nenshtrohen orgjive makabre te KLIENTIT GREK, te Athines mund te zvariten drejt Europes e NATO-s. Nuk presim gje nga keta politikane ,por t`ua hapim syte atyre qe nga varferia nuk e kuptojne qe si robot ,greku do ti hedhe kunder gjakut te vet. E le te mallkojme e t`i largojme nga vetja "lebeset" flokebardhe qe jargaviten por se shpejti do te hidhen ne sulm per te zhdukur racen e paster pellazgjike shqiptare. Po ne qoftese ju doni te rrembeni trojet tona Atehere ,mos nuk eshte vdekja fund i njeriut? Zjarrin,pra dhe le te digjet bota anembane! Po te jete se humbasim atdhen` e dashur tonin, Qielli le te permbyset, me te dhe perendite! Naim Frasheri.
 
Himara është kthyer shpesh në arenë përplasjesh, ku elementë të ndryshëm, më së shumti grekofonë të viteve të fundit, janë përpjekur të krijojnë idenë e një lufte ndëretnike. Një situatë kjo e krijuar më së shumti nga dobësia e shtetit shqiptar dhe nga hezitimet e politikës së majtë e të djathtë për të zbatuar ligjet në fuqi, gjë që ka kontribuar në krijimin e kultit të të paprekshmit Bollano, në gjendje të vendosë dhe të vulosë vetë gjithçka ”Shqipëria Tjetër“, reportazhi i zakonshëm në edicionin qëndror të lajmeve të orës 19:30, riktheu përsëri në vëmendje Himarën, qytetin ku një “plagë” po tentohet të hapet. Pas thirrjeve antikombëtare e deklaratave me Vorio Epir, heqjes së tabelave të sinjalistikës rrugore në gjuhën shqipe, falsifikimet e guidës zyrtare turistike, mbështetjes së sulmeve histerike kundrejt komisaritit të policise, qendrave zgjedhore, e bllokimit të rrugës nacionale, kryetari i Bashkisë së Himraës rikthehet të sfidojë shtetin. Këtë herë, në qendër të sulmit të tij përdhosen edhe simbolet e shtetit, nën të cilat, në faqen zyrtare të bashkisë, botohet një histori e falsifikuar e prejardhjes së Himarës dhe zonës përreth. Faqja, në krye të saj mban logon zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Kjo është shenja e parë dhe e fundit kombëtare, pasi gjithçka deri në fund, i përket thuajse në mënyrë dërmuese shtetit grek. Pika e parë, ajo e historisë që pasqyrohet në këtë faqe, është thuajse nje trakt kundër shtetit shqiptar dhe figurave simbol të tij. Duke nisur nga djali i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, i njohur në historinë shqipëtare si Gjon Kastrioti, por i pagëzuar në faqen e Bashkisë Himare si Jani Kastrioti. Sipas përmbledhjes historike të faqes, Jani së bashku me udhëheqësin grek, Korkodhillos Klladhas, për 10 vjet me rradhë mundën të mbanin të pavarur Himaren nga sulmet e njëpasnjëshme të ushtrisë osmane . Skandali thellohet më tej, kur në pasazhin pasardhes shkruhet se 33 fshatra të Himarës, me ndergjegje kombëtare greke, krijuan Konfederatën autonome të qeravneve. Në këtë pjesë të faqes zyrtare, ndergjegja greke, përveç fshatrave të sotëm të Himarës, Piqerasit, Qeparoit, Vunoit, Iliasit, Palases etj, bashkangjit me këtë vetëdije edhe fshtara të tille, pjese historike e kësaj krahine, si Dukati, Fterraj, Tërbaçi, Nivica, Lopëzi, Vranishti, Lepenica, Progonati, Tepelena, Tragjasi, Rradhima, Lukova e Kallarati. Të gjithë këta fshatra, pjese e Labërisë së epërme, sipas asaj qe pohohet në faqe, kane qenë toka të populluara nga grekët. ”Janë rrotull 50 fshatra, të cilat kanë përberë një unitet shqiptar mbas periudhës së Skënderbeut, në shekullin e 15–16. Ato përbënin një unitet jo vetëm etnografik shqiptar të qartë, por edhe një unitet politik dhe ushtarak”, dëshmon historiani Pëllumb Xhufi. Sipas tij, paria e këtyre fshatrave është organizuar shpesh në takime, nga ku u janë çuar letra sovranëve më të mëdhenj të Europës, qe nga Mbreti i Napolit, Mbreti i Spanjes, Perandori i Gjermanisë dhe me vonë, Careshës së Rusisë. ”Në të gjithë këto letra, thuhet qartazi se banorët e konsideronin veten si shqiptarë dhe konsideroheshin si pasardhës të Gjergj Kastriotit. Ata shprehin gatishmërinë e tyre për të marrë armët në një kryengritje të re ndaj Turqisë, për të çliruar Shqipërinë”, thekson Xhufi. Më tej, në faqen e bashkisë, si moment mjaft i rëndesishëm i historisë së Himarës cilësohet 5 nëntori i vitit 1912, datë që përkon me zbarkimin e majorit Spiro Spiromilo në qytet, i cili siç shkruhet, çliroi të gjithë fshatrat, në krye të disa vullnetarëve. Përtej historisë së shtrembëruar që e shndërron Spiro Spiromilon në hero, cili ka qenë ai në të vërtetë dhe çfarë përfaqëson për këtë zonë? Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik të asaj që grekët e quajnë qeveria e Vorio Epirit, duke qenë njëkohësisht edhe komandant në zonen e Himarës. Ajo ishte një qeveri e cila drejtohej nga Jorgji Zografi dhe që nuk u njoh as nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i cili i kërkoi largimin e menjëhershëm nga trojet shqipëtare, ndërsa qeverisë greke arrestimin e tij. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Bashkinë Himarë që t’a quajë në mënyrë flagrante këtë datë, kur e gjithë zona u pushtua nga grekët, si vlerë e shtuar në historinë e Himares dhe fshatrave të saj. ”Spiromilio ishte pikërisht një nga këta renegatë, i cili u promovua nga shteti grek, u bë gjeneral, iu dhanë pensione, iu dhanë ushtarë dhe në vitin 1912 zbarkoi me anijet greke, për të bashkuar Himarën me Greqinë”, dëshmon Xhufi. ”Spiromilo ka banuar në në një shtëpi të madhe, e cila në faqen e bashkisë konsiderohet një monument kulture mjaft i rëndësishëm, i cili duhet të vizitohet nga turistët për shkak të lidhjes që ka me historinë e Himarës”. Historia e manipuluar me vulën e Vasil Bollanos dhe nën logon zyrtare të Republikës së Shqipërisë vazhdon më tej kur shkruhet se në 9 shkurt 1914 himariotët kundërshtuan planin e fuqive të mëdha, për t’i përfshirë brenda kufijeve të shtetit shqiptar. Sipas faqes, Himara dhe fshatrat e saj nuk kane asnjë lidhje me Shqipërine, por janë përfshirë në menyrë të dhunshme brenda saj. Për të vazhduar më tej me 22 dhjetorin 1940, kur Greqia sulmoi Shqipërine, duke pushtuar qytete si Gjirokastra, Korça, Saranda e deri në Pogradec. Kjo periudhe historike, kur më shumë se 25% e vendit ra në duart e ushtrise greke, në faqen e Bashkisë Himarë paraqitet si një moment festiv, që përkon me hyrjen e trupave greke në Himare, të pritur me entuziasëm dhe lule. Nga e shkuara në të tashmen, asgjë nuk ndryshon. Mjafton të konsultosh faqen në pjesën ku përshkruhen fshatrat që i përkasin zonës nga Himara në Sarandë dhe do të gjesh deformimin e rradhës. Në listen e gjatë, Borshi cilësohet si i vetmi fshat ku banorët janë muslimanë, ndërsa të gjithë fshatrat e tjerë, Dhërmiu, Palasa, Piluri, Kudhesi, Qeparoja, Piqerasi, Lukova, Shën Vasili e Nivica, sipas faqes, banohen nga greko-ortodoksë në shumicë dërrmuese. Si për të mos i dhënë këtë herë mundësi Vasil Bollanos për të mohuar gjithçka, në fund të faqeve është e shkruar se të gjitha të drejtat e ketij siti në internet janë të rezervuara nga bashkia Himarë. Sigurisht, në krye logoja e Republikës së Shqipërisë, që këtë herë nuk mund të mbyllë njerin sy. Edhe pse kërkuam t’i japim mundësinë Vasil Bollanos të përgjigjet për këtë skandal të ri, ai nuk priti kamerat tona, pavaresisht insistimit për t’a takuar. Vasil Bollano është kthyer thuajse në një mit pandërshkueshmërie, duke i lejuar vetes të përdhosë shpesh herë simbolet e një kombi, të shkelë kushtetutën e tij e megjithatë, t’ia hedhë pa u lagur e thuajse duke tallur organet e drejtësisë shqipëtare, të cilat janë treguar të pafuqishme për të zbatuar ato ligje që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Një gjë të tillë, organet e drejtësisë shqipëtare, e kanë bërë shpesh herë me Vasilin apo në shqip, “Mbretin” e vetëshpallur të jugut të Shqipërise. Jo vetëm për tabelat ku gjykata e shkalles së parë e shpalli fajtor dhe apeli e liroi, por edhe në shume raste te tjera. Mes tyre, raporti i Kontrollit të Lartë të shtetit, në Bashkinë Himarë, ku në 89 faqe përmendet jo pak, por 239 herë fjalet në kundërshtim me ligjin, si dëm ekonomik, përfitim i padrejtë e keqpërdorim fondesh. KLSH e akuzon Bollanon për abuzime që kapin vlerën e 230 milionë lekëve të vjetra. Tenderat, deri tek ai i varrezave të qytetit të Himarës, kanë rezultuar me shkelje, ashtu si lejet e ndërtimit, të pasura nga shkeljet e shumta të ligjit. E gjithë kjo vjen edhe prej faktit se Vasil Bollano është shndërruar në të përkëdhelurin e politikës shqiptare, duke mbajtur njërin krah tek Kryeministri Berisha ,e tjetrin tek opozita ku bën pjesë edhe Dulja. Ndërkaq, numërimi mbrapsh për zgjedhjet lokale ka filluar e mbetet për t’u parë kush do t’a perkrahe këtë herë Bollanon, që numerikisht e ka të pamundur të fitojë, çka shume e kujtojnë në 2000 dhe 2001-n, kur PS e PD bashkuan votat duke lënë Bollanon me gisht në gojë. Mbetet për t’u parë këtë herë, teksa Top Channel solli fakte të falsifikimit që i bëhet historisë, nën logon e Republikës së Shqipërise. Faktet mbeten fakte e Vasil Bollano edhe këtë herë është kapur me “presh në duar”. Shpresojmë që këtë herë, për të parën herë, drejtësia të mos heshtë. TCH/M.Mema
Top