Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Pasagjerë të irrituar nga vonesa e trenit djegin tetë vagonë të tij.Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë në një stacion hekurudhor 40 kilometra larg Buenos Aires. Ministri argjentinas i transportit e cilësoi ngjarjen si një sabotazh pas të cilit, sipas tij, fshihet lideri i partisë së qendrës së majtë, Pino Solanas. I njëjti reagim ka ndodhur edhe në një sërë stacionesh në gjithë Argjentinën, por me pasoja materiale më të vogla. Fatmirësisht nga incidentet nuk ka patur viktima.
NJU JORK- Kompania gjigante e elektronikës "Sony" njoftoi se gjatë një hetimi lidhur me piratimin e rrjetit të saj "Playstation" zbuloi se mijëra përdoruesve të sistemit të lojërave në internet "Sony Online Entertainment" (SOE) u ishin vjedhur të dhënat bankare. "Të dhënat personale të afro 24,6 milionë llogarive SOE mund të jenë vjedhur, si dhe disa informacione të tjera nga një bazë e vjetër të dhënash që datonte në 2007", bëri të ditur "Sony" në një deklaratë për shtyp. "Informacionet e bazës së vjetër të të dhënave që mund të jenë vjedhur përmbajnë numrat e kartave dhe datat e skadimit (por jo kodet e sigurisë) për afro 12 700 karta krediti ose debiti jo amerikane dhe afro 10.700 pasqyra debiti direkt të disa klientëve në Austri, Gjermani, Holandë dhe Spanjë", saktësoi "Sony". Kompania japoneze, e cila kërkoi falje dhe njoftoi masa të tjera sigurie për të mbrojtur dhjetëra milionë klientët e rrjetit "PlayStation", saktësoi se inxhinierët e saj kishin rishikuar sistemin SOE.
Kandidati i mazhorances per bashkine e kryeqytetit Lulzim Basha zhvilloi paraditen e se merkures nje takim me banore dhe tregtare te zones se Medresese. Gjate ketij takimi Basha beri me dije se brenda majit bashkia nen drejtimin e tij do ule taksen e pastrimit dhe do heqe taksat per gjelberimin dhe tabelen. Une garantoj qe per mua pervec luftes tuaj nuk do te kete lufte tjeter beteja qe keni ju do te jete beteja ime. Do te perkushtohem me mish e me shpirt per ato objektiva qe kam deklaruar. tha Basha. Nderkohe Basha siguroi te pranishmit ne takim se heqja e taksave te siper permendura nga ana e bashkise do sjelle rritjen e numrit te te punesuarve dhe paga me te mira per punonjesit.
Biçikletat me qira, që kohët e fundit po përdoren kryesisht nga të rinjtë, është tendenca e fundit në kryeqytet. Madje shprehja të të “qeras” me një xhiro me biçikletë po qarkullon çdo ditë pranë ish-parkut “Rinia”. Një projekt i ekologjistëve, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës, ka nisur të zbatohet, ndërsa do të zgjerohet më tej me stacione të reja. Ajo që Ened Mato na tregon për këtë projekt lidhet me ndihmën që po i jepet mjedisit në sajë të kësaj nisme, por edhe nivelin e lartë të qytetarisë që kanë treguar djemtë e vajzat tiranase. Lajmi i mirë është se askush nuk ka vjedhur asnjë biçikletë në Tiranë, lajm edhe më i mirë, që po shtohen “konsumatorët” e dy rrotakëshit, duke ndihmuar mjedisin, fizikun por edhe mushkërinë e kryeqytetit. “Ecovolis” është sistemi i biçikletave me qira. Stacionet janë vendosur në vende të ndryshme të qytetit, për të bërë të mundur që anëtarët të marrin biçikletën në një nga stacionet afër me pikën e tyre të nisjes dhe ta kthejnë në stacionin tjetër më të afërt të destinacionit të tyre. Në disa vende të përcaktuara, do të ketë tetë stacione në të gjithë qytetin. Numri i stacioneve do të shtohet, veçanërisht në zona me dendësi të lartë të popullsisë dhe me trafik të rënduar. Ideja e stacioneve të biçikletave me qira është për të udhëtuar nga një pikë e qytetit në një pikë tjetër, si një mënyrë transporti për punët e përditshme. Qëllimi është që stacionet të kenë gjithnjë biçikleta, që kushdo që kalon aty pranë dhe kërkon një biçikletë të ketë mundësi të marrë një të tillë. Pagesa për përdorimin e shërbimit ndahet në dy elemente: pagesa për kohën e përdorimit të biçikletës dhe pagesa e abonimit. Pagesa për kohën e përdorimit të biçikletës është e lidhur drejtpërdrejt me sasinë e kohës që përdoret biçikleta. Biçikleta janë kryesisht biçikleta për qytet (city bike) dhe kanë dy burime: Burimi kryesor i biçikletave është Capriolo, kompania më e madhe e prodhimit të biçikletave në Ballkan. Ndërsa një pjesë tjetër e biçikletave merren nga organizata amerikane “Pedal for Progress”, të cilat janë biçikleta të ricikluara të markave më të mira. Teknikët e “Ecovolis” bëjnë njëjtësimin e biçikletave, duke i lyer, duke i rregulluar dhe duke ndërruar disa nga pjesët për të krijuar uniformitet. Të ardhurat nga abonimet dhe pagesa e përdorimit të biçikletave përdoret për mirëmbajtjen e stacioneve dhe biçikletave, për pagesën e punonjësve të shërbimit si dhe për aktivitete ndërgjegjësuese dhe sociale, të cilat do të kenë në fokus promovimin e lëvizjes me biçikletë. Dhjetë persona janë rekrutuar për të përgatitur biçikletat, për të vendosur stacionet si dhe për të shërbyer në stacionet e biçikletave. Me hapjen e stacioneve të tjera do të punësohen persona të tjerë. Gjithashtu kësaj nisme i janë bashkuar shumë vullnetarë.
Në dhjetëra tryeza ku diskutohet e ardhmja e vendit, i kemi dëgjuar politikanët tanë, në pushtet e apo jashtë tij, t’i ftojnë të rinjtë që kanë studiuar e jetuar jashtë, që të kthehen në Shqipëri, të punojnë këtu, të japin përvojën e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e atdheut tonë të përbashkët. Këto ftesa mund t’i kenë joshur shumë persona të mendojnë realisht se mund të japin ndihmën e tyre në vendin e tyre dhe realisht ne besojmë se vetëm të gjithë bashkë e me përkushtim, ne mund ta çojmë vendin tonë më përpara. Por, pas katër vitesh, Pal Çoku nuk mendon më kështu. Pasi jetoi dhjetë vjet në Firence, ai u kthye në fshatin e tij, në Ulzë. Kishte ide të mira dhe i kërkoi Partisë Demokratike ta kandidonte për kryetar të komunës, ku edhe fitoi. E kam njohur Palin, ndërsa vinte pranë televizionit “Top Channel” dhe na tregonte një tufë me harta. -Ky është plani i rregullimit të territorit të komunës. Kemi përcaktuar të gjithë zonën ku duhet të ndërtohet, çfarë mund të ndërtohet dhe si do të ndërtohet. Pali kërkonte ndihmë për realizimin e projekteve, ajo që në gjuhën politike quhet lobim. Ndërkohë që qytetet e mëdha, përfshirë edhe vetë kryeqytetin, ishin shndërruar në xhungla të mbjella me pallate monstruoze dhe ku shesheve publike u ishte shpallur luftë, një komunë kishte arritur të bënte një plan rregullues. Ulza është sot një komunë që ia vlen të vizitohet, është një pikë turistike e mrekullueshme. Një fshat i këndshëm, i shtrirë buzë liqenit të hidrocentralit të Ulzës. Është një fshat që ka rrugë të shtruara, ka një qendër urbane, me kalldrëme, trotuare, vendparkim për makinat, ka shatërvan (është e vetmja qendër në Shqipëri ku ka një shatërvan që funksionon), ka stola, lulishte dhe disa ndërtesa publike vërtet të mrekullueshme. Ulza është sot e vetmja, ose të paktën ndër të vetmet njësi vendore që ujërat e zeza i filtron para se t’i hedhë në liqen, është komuna e vetme ku uji i pijshëm faturohet me aparat matës në çdo shtëpi dhe paguhet rregullisht. Ulza është e vetmja komunë që i ka ndarë pyjet për çdo familje dhe ka hartuar kontrata me banorët, të cilëve u ndalohet prerja, por u jepet për mirëmbajtje. Kryetari i ri i komunës, veprimin e parë që bëri ishte të pastronte qendrën e fshatit nga derrat që bashkëjetonin me njerëzit. Më pas ai u gjend në një mbledhje të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me të gjithë kryetarët e komunave. Kur u pyetën se çfarë kërkonin, shumica prej tyre thanë në kor: Para, duam para. Ndërsa Pali kërkoi një plan rregullimi. Pastaj mbi atë plan ai kërkoi mbështetjen e projekteve. 230 mijë dollarë iu dhanë për ujërat e zeza e të bardha, pastaj 530 mijë dollarë për rehabilitimin e së gjithë qendrës së komunës. Këto investime nuk u bënë me fondin e komunës, as fondet e qeverisë, por me paratë e donatorëve, duke aplikuar dhe fituar projekte. Ai rindërtoi edhe një kishë, ose me saktë e ndërtoi atë. Njerëzit e fshatit u ftuan dhe pranuan të punojnë në mënyrë vullnetare dhe e ndërtuan kishën e shkatërruar. Sot aty murgeshat u mësojnë vajzave si të gatuajnë, të qepin rroba e të bëhen të zonjat e vetes. Në katër vjet, një djalë që erdhi nga jashtë, një fshat që qelbej erë e bëri një vend plot hijeshi. Por çfarë ndodhi tani? Atë nuk e kandiduan më. Sot në garën elektorale janë futur qindra kandidatë komunash e bashkish në tërë vendin dhe shumë prej tyre janë duke kërkuar mandatet e treta, të katërta e madje edhe të pestat. Shumë kanë qenë me PD-në, pastaj u bënë me PS-në, pastaj me LSI-në dhe sërish me PD-në, vetëm e vetëm që të sigurojnë rikandidimin. Dhe janë mes tyre edhe ata që janë tërësisht përgjegjës për shkatërrimin total të zonave që drejtojnë. Nga bregdeti në mal, komunat po kërkojnë të riqeverisnin njerëz që kanë futur në tapitë e tyre toka pafund dhe i shesin si t’ua kishte lënë babai. Kryetarë komunash që kanë shkatërruar infrastrukturën (komunat që rrethojnë Tiranën janë një shembull i kësaj maskarade) kërkojnë sërish votat dhe prezantohen sot nga kryetarët e partive si shembuj të suksesit. Nuk ka aty as plan rregullues, as kanalizime ujërash të zeza, pa pretenduar filtrimin e tyre. Në Ersekë e komunat e saj, rikandidojnë ata njerëz që janë përgjegjës për shkatërrimin e parqeve kombëtare, ata që kanë nën administrim pyjet dhe nën pronësi sharrat që po i masakrojnë këto pyje. Pushteti vendor është mbushur me tregtarë tokash e trojesh, biznesmenë, sekserë e matrapazë që paguajnë për të marrë kandidimin e paguajnë sërish për të marrë votat. Unë personalisht e kam parë atë vend dhe jam mrekulluar nga dëshira dhe idetë e një njeriu për të punuar. Do të doja të kishte shumë si Pali, të kishte shumë komuna si Ulza. Por përse nuk e rikandidoi Partia Demokratike Palin dhe përse Partia Socialiste nuk ia ofroi vendin, sikurse veproi me disa matrapazë të tjerë që në çdo mandat ndryshojnë parti? E telefonova dhe e pyeta se çfarë mendonte ai për këtë spostim. -E para, unë prita në zyrën time Edi Ramën kur ai vizitoi komunën tonë një vit më parë dhe kjo nuk u mirëprit fare nga partia ime. Dhe e dyta, unë kundërshtova me forcë, derisa nuk e lejova të hapej një gurore në komunë, e cila do të shkatërronte një zonë pyjore. Prapa këtij biznesi mendoj që janë njerëz të partisë sime. Dy arsye shumë madhore për t’i dhënë fund karrierës në një vend si Shqipëria jonë. Që të jesh kryetar komune duhet të jesh një militant deri në verbëri, i gatshëm të paguash para për ta mbajtur vendin dhe po kaq i gatshëm të marrësh edhe armën për partinë. Që të jesh kryetar komune duhet të shesësh interesat e njerëzve që të votojnë për hir të interesave të atyre që vendosin për politikën e madhe dhe fatin e vetë kryetarit. Duhet t’u nënshtrohesh interesave të kompanive të deputetëve e ministrave, të cilët nuk pyesin as për kosto komunitare, as për kosto mjedisore e as për kosto njerëzore. Pal, ti e ndërtove fshatin tënd dhe e bëre piktoresk. Jam i bindur se do të bëje edhe më shumë, pa pritur kacidhet e qeverisë dhe pa i shpërdoruar paratë e donatorëve të huaj për ndërtimin e shtëpive të tua, siç ndodh në qytetet tona të mëdha. Por ti dhe të tjerë si ti, jeni të parakohshëm këtu. Është kohë e dinozaurëve kjo, është kohë e maskarenjve. Opinion Nga Mentor Kikia
DigitAlb MASHTRON...! Te nderuar forumiste! Te nderuar diskutues! Ne nje njoftim ditene djeshme,nga vete TOP CHANNEL,u be e ditur se kompania satelitore greke,ne te cilen Digit ALB kishte blere te drejten e transmetimit te PRIMERA DIVISION (ne mos gaboj),ja ka bllokuar kete te drejte DigitALB. E marr persiper postimin e kesaj teme dhe venien: MASHTRUES,digitalbit per te vetmen arsye,sepse reklama dhe propaganda qe ato ndoqen kunder SAT + (qe se njof fare),ishte shume e ndyre dhe vinte era zili! KKRT duhet te marri urgjent masa ndaj ketij mashtrimi qe sipas TOP-CHANNEL doli e papritur,por sidoqofte ndodhi.Ne fund te fundit,shumica e bleresve e kane marre ate aparat sepse jane tifoze te futbollit (nje nga keto edhe une). TURP PER DIGITALB DHE TOP-CHANNEL BASHKE!
 
Bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e një aksi tjetër rrugor në Tiranë, rrugën “Medar Shtylla”, pranë zonës së quajtur ‘Komuna e Parisit’. Kryebashkiaku Rama ju ka premtuar qytetarëve se ai do të vazhdojë punën për t’i ofruar Tiranës një infrastkturë moderne duke synuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit. ”Pensionet keq, faturat më keq, punët e qeverisë akoma më keq. Të paktën rrugët, trotuaret, gjelbërimin, ndriçimin, gjithçka që ne kemi këtu si komunitet, si qytet, të vazhdojmë t’i përmirësojmë, t’i çojmë përpara, t’i transformojmë sepse edhe qeveria ditët të numëruara i ka” tha Rama. Rikonstruksioni i rrugës u bë pasi ajo ishte mjaft e dëmtuar. Brenda një jave përfundoi asfaltimi i saj.
Ja se cfare bejne te ashtuQuajturit minoritare PER CFARE KANE DHE NUK KANE NEVOJE HIMARJOTET Irakli Gjicali* Nisa per te bere kete editorial, nxitur nga disa ngjarje qe kane ndodhur ne Himare dhe nga menyra se si jane transmetuar e komentuar ato ne opinion. Dihet se ne valet e nxehta te zgjedhjeve per qeverisjen vendore te vitit 2003, Himara u kthye ne qender te diskutimeve e debateve ne komunitetin e vendit, ne gjithe Shqiperine, ne gazeta, radio, televizion, bile u diskutua edhe ne arenen nderkombetare, dhe nuk mbeti pothuaj qytetar apo intelektual, analist e gazetar, pale me politikane e deputete, jashte vemendjes qe i kushtonte politika ne kete rast Himares. U derdh kaq shume boje ne leter te formateve e ngjyrave te ndryshme, sa kjo vlere kalon buxhetin vjetor te Bashkise Himare. Ne duele rivalet partiake te PBDNJ-se dhe PS-se, shpalosen gjithe arsenalin e slloganeve per njerin apo tjetrin lojtar pa top, u shane dhe u grinden dhe percarja e krijuar vazhdon te jete e pranishme ne tere jeten e perditshme te komunitetit himarjot. Keto i krijuan politikanet per qellimin e tyre te paskrupullt, etje per pushtet dhe forma jo demokratike te arritjes se qellimit, duke nxitur meri dhe urrejtje te njerezit. Per kete nuk kane nevoje himarjotet, kjo eshte pjese e huaj e qenies se tij! Me se fundi Bashkia e re illoi pune dhe te gjithe uruan te mbyllej kjo histori e te fillojme mbare. Por nuk qe e thene per "ne te varferit", sepse ky pushtet ne vend te bashkonte vlerat me te arrira te komunitetit, futi dhe fut me teper percarjen dhe jo bashkimin. Ketu vella i dashur duhet te thuash detyrimisht qe je grek ndryshe te thone tradhtar, megjithese nuk dime tradhtare te kujt jemi. Dhe Bashkia filloi punen me ngritjen e shoqatave te reja dublante. Keshtu kishim Shoqaten e Biznesit, e cila organizoi nje tjeter si kjo, Shoqata e Gruas, beri nje tjeter si kjo me simpatizantet e vet, Shoqata e Intelektualeve, qe beri nje tjeter te tille, bile Bashkia jone beri edhe ekip futbolli sepse ekipi qe ishte, kishte trajnere qe nuk ishin te seres se tyre, dhe vec kesaj u benin thirrje djemve te lene ekipin e pare dhe te shkojne me ekipin tjeter, se do t'u jepnin para, pune, etj., etj. E njejta gje ndodhi edhe me grupin polifonik te Himares. Bashkia jone e nderuar formoi grup tjeter me nje ndryshim qe ky grup kendon vetem greqisht dhe jo shqip. E qarte! Keto shoqata dublante nuk i sjellin asnje te keqe Himares, por kur degjon ata qe propagandojne me te madhe "i yni dhe i huaji" apo jo pjesemarrjes se myslimaneve e komunisteve, etj., etj., thua qe edhe ne vendasit gjendemi ne shtet te huaj. Ketu bie ere racizmi te terbuar. Nxitja e ketyre prirjeve te shfrenuara nga disa individe, nuk kane asgje te perbashket me ato virtyte te larta te himarjotit dhe te kesaj treve me tradita te lashta te historise dhe te kultures se saj qe ka bere jehone ne gjithe Evropen. Cdo gje dhe kedo qe vjen nga Tirana, Vlora, etj., kryetari yne i Bashkise e quan kundershtar te tij, bile edhe per ngjarje te rendesishme, ate si qytetar te pare te Himares e ftojne dhe e ka per detyre te marre pjese, por me perbuzje ai pergjigjet duke mos shkuar. Keshtu kur u inagurua Banka Popullore ne Himare, i ftuar ishte patjeter kryetari i Bashkise. Por prej ores 9:00 deri ne 15:00 ishte me pak se 10 metra larg, ne nje bar dhe qendroi aty ne menyre demonstrative e fyese perballe 100 pjesemarresve ne inagurim, qe me habi pyesnin: "Pse nuk vjen ketu kryetari i Bashkise?" Kultura e tij mungon, sepse ka disa raste qe zotnia ka kaluar perpara deputetit apo ministrit dhe nuk ka denjuar fare, as minimalisht ta pershendese, pale me t'i qaje ketij ndonje hall ose problem te komunitetit dhe institucionit publik qe ai drejton, apo hallet dhe problemet tona presin!? Dhe vijme tek nje rast shume i vecante qe mban vulen me te fundit te grupit te shoqatave anonime e fantazem prane Bashkise sone. Nje dite para se shoqata atdhetare-kulturore "Laberia" te zhvillonte Kuvendin e saj te radhes ne Himare, organizata "Omonia" e Bashkise, dhe shoqatat dublante qe theksuam me lart, duke shtuar dhe Shoqaten e Pavarur te Intelektualeve si dhe Shoqaten AK Bregdeti, (perfaqesues anonime te tyre), redaktojne disa afishe proteste, gjoja ne emer te Himares dhe himarjoteve, ku u behet thirrje qytetareve te reagojne ne sheshin e qytetit, sepse provokimi nacionalist i shoqates "Laberia", behet ne vazhden e sulmeve te ndermarra ndaj komunitetit himarjot etj., etj?! Teksti i ketyre trakteve eshte teresisht i papranueshem dhe me ndjenja egoizmi, racizmi, percarjeje dhe plot mllef qe te le te kuptosh mire se keta tipa nuk kane asgje te perbashket me himarjotet dhe vete njeriun, sepse besim e Zot nuk kane. Eshte turp te rrish e te merresh me keta anonime qe dalin e flasin ne em-_e te tjereve dhe ne emer te Himares e himarjoteve duke mbjelle nacionalizem te semure e racizem, por keto akte bien ndesh me Kushtetuten e Shqiperise sepse behet hapur propagande percarese e luftenxitese dhe padyshim qe keto do te behen objekt i punes se organeve perkatese e luftenxitese dhe te Rendit e Prokurorise, me qellim qe keto plehra te Himares te pastrohen njehere e mire se nuk i duhen Himares. *Kryetar i Shoqates se Intelektualeve te Himares P.S.Marre nga Koha Jone
 
Ndërsa po vazhdon të shfaqet në rrjetin e kinemave “Imperial”, filmi i ri i Edmond Budinës, “Ballkan Bazar”, është pritur me reagime në Greqi. Duke marrë shkas nga ngjarja e zhvarrimeve të Kosinës, duke bërë një denoncim përmes ironisë, ka ngjallur reagimet e disa mediave greke. Një pjesë e mirë e tyre e kanë cilësuar si “një tjetër sfidë e turpshme kundër helenizimit dhe komunitetit ortodoks”. Duke e lidhur me festën ortodokse të Pashkëve, shfaqja e këtij filmi, në këtë periudhë, është quajtur jo e rastësishme. “Filmi bazohet në trillimet e medias shqiptare dhe qendrave të tjera, që lidhen me zhvarrosjen e eshtrave në Kosinë, për t’u paraqitur më pas si eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke 1940-‘41”. Po sipas tyre, “qëllimi i këtij filmi është zhvlerësimi dhe tallja e njërës prej faqeve më të ndritura të historisë së Greqisë moderne dhe rezistencës së gjithë popujve të Europës kundër fashizmit”. Në shkrim theksohet fakti që filmi, në pjesën më të madhe, është xhiruar brenda objekteve të kultit ortodoks, duke bërë në këtë mënyrë sakrilegj, ndërkohë që shumë prej skenave cilësohen të pahijshme. “Është i gabuar përdorimi i Kishës së Labovës së Kryqit, i cili është një monument dhe jo vetëm për arsye shpirtërore, është e ndaluar të përdoret për qëllime të tjera”. Mënyra se si ky film trajton personalitetin e një prifti ortodoks cilësohet si një “imitim i keq i propagandës ateiste në vitet e persekutimit komunist të besimit, një kopje e keqe e metodës, të cilën regjimi e përdorte për të kthyer opinionin publik kundër klerit dhe Kishës”. Sipas shkrimit, “filmi në thelb ushqen urrejtjen fetare dhe racizmin, në një kohë që arti duhet të shërbejë për të kundërtën”. Edhe përpjekja e mediave shqiptare për të reklamuar filmin futet në kuadër të kësaj klime. Edhe më parë, regjisori Budina e ka theksuar shpesh se ai ironizon me këtë film nacionalizmat e tepruara.
Postuar nga PU Për referencë, kam sjellë këtu kandidatët e partive kryesore për bashkitë kryesore të vendit dhe minibashkitë e Tiranës. Shenja * tregon kryetarin aktual të bashkisë apo minibashkisë. Bashkia Tiranë
 PD - Lulzim Basha PS - Edi Rama * PK - Hysni Milloshi Minibashkia 1
 PD - Estela Gostivari PS - Lindita Nikolla * Minibashkia 2 LSI-PD - Elez Gjoza PS - Artemon Cukalla Minibashkia 3 LSI-PD - Ilir Kokona * PS - Enver Sulollari Minibashkia 4
 PD - Hysen Gjura PS - Valt Kalaja * Minibashkia 5 LSI-PD - Erisa Xhixho PS - Jeta Seitaj * Minibashkia 6 LSI-PD - Luzhiana Abazi * PS - Krenar Cenollari Minibashkia 7 PDIU-PD - Krenar Alimehmeti PS - Erion Koka Minibashkia 8
 PR-PD - Arben Tafaj * PS - Sadi Vorpsi Minibashkia 9 PD - Indrit Fortuzi PS - Armond Halebi * Minibashkia 10 PD - Blendi Fuga PS - Enada Aliko Minibashkia 11
 PD - Haki Mustafa *
 PS - Naim Asllani Bashkia Kamzë
 PD - Xhelal Mziu * PS - Rakip Suli Bashkia Vorë PD - Fiqiri Ismaili * PS - Bashkim Haxhiu Bashkia Berat PD - Ilir Deçolli PS - Fadil Nasufi * Bashkia Kuçovë
 LSI-PD - Selfo Kapllani PS - Bardhyl Gjyzeli Bashkia Poliçan PR-PD - Çaush Qato PBDNJ-PS - Adriatik Zotkaj * Bashkia Çorovodë
 LSI-PD - Nesim Spahiu PS - Rezart Hoxha Bashkia Peshkopi
 PD - Ilir Krosi * PS - Ilir Vranici Bashkia Bulqizë PD - Roland Keta * PS - Mufit Durici Bashkia Burrel PD - Skënder Lleshi * PS - Adelina Farrici Bashkia Durrës
 PD - Ferdinand Xhaferri PS - Vangjush Dako * Bashkia Shijak
 PD - Afrim Brahimi PS - Indrit Buka Bashkia Fushë-Krujë PD - Bilal Stafuka PS - Gjon Bardhi Bashkia Krujë
 PD - Shkëlzen Hoxha PS - Ismail Dani Bashkia Elbasan
 LSI-PD - Durim Hushi PS - Qazim Sejdini * Bashkia Fier PD - Ilir Bele PS - Baftjar Zeqaj * Bashkia Lushnjë LSI - Albert Sanxhaku * PS - Fatos Tushe Bashkia Ballsh PD - Dallëndyshe Allkaj PS - Ilir Cela Bashkia Gjirokastër LSI-PD - Genci Sinoimeri PS - Flamur Bime * Bashkia Përmet
 LSI-PD - Kujtim Hoxha PS - Gilbert Jace Bashkia Korçë
 PD - Andrea Mano PS - Niko Peleshi * Bashkia Pogradec
 LSI-PD Luan Topçiu PS - Artan Shkembi * Bashkia Kukës
 PD - Hasan Halilaj * PS - Alfred Cengu Bashkia Lezhë
 LSI-PD - Viktor Tushaj * PS - Gjok Jaku Bashkia Laç PD - Bardh Rica PS - Artur Bardhi Bashkia Shkodër
 PD - Lorenc Luka * PS - Genc Uruci Bashkia Vlorë
 PD - Ardian Kollozi PS - Shpetim Gjika *
 
Në fund të vitit 2009, kur shpenzimet e larta dhe fushata zgjedhore e rritën borxhin e Shqipërisë afër kufirit të rrezikshëm 60 përqind e prodhimit te përgjithshëm kombëtar, qeveria e gjendur nën presionin e FMN-së doli në publik me zotimin se do e ulte gjatë viteve në vijim. Në atë kohë komiteti i planifikimit të strategjive miratoi programin buxhetor afatmesëm, i cili parashikonte se si borxhi do të ulej në 54 përqind deri në fund të vitit 2013. Plani u duk si një kompromis i heshtur mes qeverisë dhe Fondit, edhe pse ekspertët e FMN-së kishin kërkuar uljen deri në 50 përqind. Por në fillim të këtij viti, i njëjti komitet nën drejtimin e kryeministrit, ka miratuar një tjetër plan, i cili përmbys të gjitha zotimet e mëparshme të qeverisë. Sipas dokumentit, borxhi publik i Shqipërisë në fund të vitit 2013, kur vendi hyn në zgjedhjet e pergjithshme, mbetet sërish 57 përqind. FMN, Banka Botërore dhe agjencitë e tjera të vlerësimit parlajmërojnë se ky nivel borxhi është i rrezikshëm për Shqipërinë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në çdo 100 lekë që mbledh në buxhet, qeveria paguan mbi 13 lekë për interesa dhe shlyerje borxhi, nivel ky gati i njëjtë me atë të Greqisë fqinje që rrezikoi falimentimin buxhetor. Por shpenzimet e larta për interesa nuk janë rreziku i vetëm i borxhit të Shqipërisë. Një tjetër rrezik tashmë buron edhe nga vetë përbërja e tij. Që nga fillimi i vitit 2008, qeveria ka marrë 970 milionë euro borxh të jashtëm, shumica e të cilit kredi tregtare. Sipas të dhënave zyrtare, tashmë pesha e borxhit të jashtëm ka arritur në 40 përqind të totalit. Tashmë borxhi publik nuk varet më vetëm nga shpenzimet e qeverisë, por edhe nga kursi i këmbimit. Sa herë që leku zhvlerësohet ndaj euros, borxhi i Shqipërisë rritet. Në fund ajo çka ndodhi me financat publike në dy vitet e fundit, dëshmon se po u rrit, borxhi është i vështirë për t’u ulur sërish, të paktën jo pa vullnetin e fortë të qeverisë.
 
Johan Krojfi futbollisti i famshem holandez njihet edhe me pseudonimin holandezi fluturues. Kandidati per bashkine e kryeqytetit Lulzim Basha me histori te pasur dhe te erret jetesore ne Holande mund te quhet pa frike kandidati fluturues. Dhe ketu nuk e kemi fjalen per premtimin qe do bej rruge tramvaji ne Kombinat. Z.Basha eshte pernjimend nje tip fluturak. Dokumentat aeroportuale te levizjeve te z.Basha gjate vitit 2010 na bejne me dije se kandidati per kryeqytetin me lidhje te forta ne Hollande dhe familje me shtetesi hollandeze ka shume nevoje te levize shpesh jashte Shqiperise. Dhe e ben kete me intensitet aq te larte qe do tja kishin zili edhe turistet me te kamur. Levizjet gjate 2010-s tregojne se cdo 3 dite pune te vitit 2010 njeren e ka kaluar jashte. Shekulli posedon nje dokument te levizjeve te z.Basha dhe znj.Basha me pasporte holandeze me nr N.S.L225933 gjate 12 muajve te vitit 2010. Duke bere nje llogari te thjeshte matematikore me ditet ndermjetese mes datave te daljes dhe datave te hyrjes nga Rinasi del se z.Basha ka qene jashte Shqiperise te pakten 90 dite vetem gjate 2010-s. Dhe te mos harrojme qe kjo tabele levizjesh konfirmon vetem fluturimet nga Rinasi dhe jo levizjet tokesore. Gjithashtu duhet mbajtur parasysh fakti tjeter qe zona VIP e anashkalon ne shume raste regjistrimin ne sistem duke dalluar edhe ketu nga ne te tjeret. Ne kete kalendar te provuar te levizjeve te Lulzim Bashes gjate 2010-s ne te pakten dy raste eshte regjistruar ne hyrje por nuk e ka bere ne dalje dhe anasjelltas. Pra nuk perjashtohet mundesia qe z.Basha te kete te tjera hyrje dalje te paregjistruara cka e rrit edhe me numrin e mungesave dhe e ben te pashmangshme pyetjen Si do drejtoje z.Basha nga avioni nje bashki si ajo e Tiranes Sic dihet nga te gjithe duke hequr vetem te shtunat dhe te dielat pra pa llogaritur ditet e festave zyrtare qe gjithashtu jane pushim nje vit ka rreth 260 dite pune. Po te heqim edhe periudhen e pushimeve verore ngelen edhe me pak dite te tilla. Po cfare tregon tabela e levizjeve te z.Basha dhe znj.Basha Tregon qe z.Basha ka qene jashte Shqiperise se paku 90 dite gjate vitit 2010 pra cdo tri dite pune nje prej tyre ai e ka kaluar jashte vendit. Perserisim keto jane vetem hyrje-daljet e regjistruara dhe ne llogaritjen e diteve nuk jane marre parasysh as festat zyrtare as muaji i pushimeve verore. meqe jemi ketu cifti Basha sic provohet nga dokumentacioni i levizjeve nga Rinasi veren vitin e rid he se paku 20 fundjava gjate 2010-s serish ka qene jashte Shqiperise. Duke e mbajtur me hater na del pra qe z.Basha kalon dy dite ne zyre dhe nje ne aeroplan. Dokumentacioni qe kemi na tregon se levizjet e z.Basha jane me te rregullta se periodat. Ai ka levizur cdo muaj te vitit pa perjashtim janar shkurt mars prill maj qershor e keshtu me rradhe deri ne dhjetor ai ka levizur here 2 here here 3 here e here 4 here ne muaj. Ka raste kur ka bere aq udhetime brenda pak diteve sa dikush nuk i perballon dot financiarisht as gjate gjysmes se jetes. Psh. ne qershor 2010 ketu eshte nje nga rastet qe nuk eshte shenuar ne dalje ne sistem ka paguar 4 bileta vetem per vete brenda 5 ditesh. Dokumentacioni jep edhe nje te dhene te rendesishme per kandidatin e akuzuar shpesh si kukull e Berishes. Ai eshte kujdesur qe megjithe levizjet e shumta te enjteve te jete gjithmone ne Tirane. Ne fakt eshte nje levizje e zgjuar dhe dinake. Te enjteve jane seancat e Parlamentit ku mungesa do binte shume ne sy. Shtetesia hollandeze e znj.Basha Realisht nuk ekziston ndonje ligj i shkruar qe nje minister apo politikan me poste te larta nuk mund ta kete gruan shtetase te huaj por ky eshte rasti i vetem ne bote kur gruaja e nje ministri ka hequr dore nga shtetesia e atdheut te vet per nje shtetesi te huaj dhe burri i saj ka perfaqesuar shtetin shqiptar ne bote. Lulzim Basha eshte perpjekur te mbrohet publikisht me retorike patriotike per akuzat e abuzimeve ne rrugen Durres- Kukes por kjo mbrojtje duket qesharake nese kemi parasysh qe ai nuk ka bindur dot as gruan dhe vajzen e vet te mbajne shtetesine e tij shqiptare. Ne disa emisione televizive sa here qe eshte akuzuar zoti Basha ka kujtuar se eshte nje familje me tradita patriotike se gjyshja e tij eshte me origjine nga Peja dhe ka ardhur ne Tirane dhe se ai vlereson shume identitetin shqiptar. Por ligjerisht z.Basha i bie te jete nje dhender brenda... ne Holande Duket se Aurela ka dashur me kembengulje te mos kete me asnje lidhje me perkatesine shqiptare sepse ligji holandez lejon dyshtetesine pra zonja Basha nuk ka qene e detyruar ta leshonte me domosdo shtetesine shqiptare. Por ajo e ka bere. Edhe vajza e ciftit Basha e lindur ne vitin 2006 po ashtu ka shtetesine holandeze. Familja me shtetesi hollandeze Megjithese mburret shpesh si arkitekti i rruges se kombit Basha ka nje handicap te madh ne staturen prej patrioti qe kerkon te prezantoje. Bashkeshortja e tij ka lene me kerkesen e saj shtetesine shqiptare. Ka aktualisht shtetesi holandeze Varesia nga Sali Berisha Kritiket e Bashes e shohin ate si nje kukull ne duart e Berishes. Ai nuk ka identitet te vetin politik eshte sjelle me grupin e KOP-it nga Kosova bashke me miq te tjere te vajzes se Berishes Argita Malltezit. Lidhjet familjare me piramiden VEFA Shtypi shqiptar ka ngritur edhe disa akuza mbi pasurine ne adrese te familjes se gruas se Bashes. Vjehrra e z.Basha ka lidhje familjare me Vehbi Alimucen ish-bosi i VEFA-s e cila ka pasur investime edhe ne Holande. Sigurisht cdo hetim veshtiresohet ne kushtet e nje shtetesie joshqiptare.
Janullatosi, sherbetori i Greqise ne mes te Tirane Lexova kete shkrim te At Foti Cici dhe u trondita http://lajmishqip.com/modules.php?name=News&file=article&sid=571 Kisha degjuar shume per drejtimin e KOASH ne nje forme absurde, por paska shume me teper. Zoti ju Bekofte At Foti Cici...
 
NATO tha se ka nisur të hetojë pohimet që flasin për dhjetëra rebelë të vrarë nga sulmet e aleatëve kundër caqeve të Gadafit. “Ne jemi duke i hetuar këto raporte. Misioni i NATO-s është të mbrojë civilët dhe zonat e banuara me civilë nga sulmet”, ka thënë zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungesku. Forcat opozitare thanë se të paktën 13 rebelë kanë humbur jetën kur aeroplanët e koalicionit kanë bombarduar disa zona në mes të qyteteve Axhdabia dhe Brega.
 
Gjykata Kushtetuese është deklaruar rreth pyetësorit të Qeverisë së Kosovës, nëse deputetët e Kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin. Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, siç bëjnë të ditur burimet e Zërit, thuhet se në mungesë të 2/3 të deputetëve në Kuvend, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, respektivisht me votat e 61 deputetëve, nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Në një takim të mbajtur të enjten në mbrëmje, qeveria vendosi t’i dërgojë një pyetësor Gjykatës Kushtetuese, me të cilën i kërkohet këtij institucioni të deklarohet qartë nëse deputetët e Kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin. Gjykatës i kërkohej të sqarojë nëse në rast se nuk ka kuorum, Kuvendi mund të procedojë me zgjedhjen e presidentin, edhe në mungese të dy të tretat e deputetëve të pranishëm. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të mërkurën, e bëri publik aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president. Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuorumit është vlerësuar si antikushtetuese.
Top