Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Presidenti rumun, Traian Basescu dhe kryeministri Emil Boc, janë liderët më pak të paguar në BE, theksohet në listën e publikuar nga buletini rumun “Econtext”. Basescu dhe Boc fitojnë 10 herë më pak nga liderët e vendeve të tjera në Bashkimin Evropian. Me pagën mujore prej 1 800 eurosh, Traian Basescu gjendet në fundin e listës së të ardhurave të shefave të shteteve evropiane. Më i paguari është presidenti i Austrisë Heinz Fischer, i cili fiton merr 22 500 euro në muaj. Pas tij, vijon presidentja e Irlandës Mary Machalis me 21 000 euro, shefi i shtetit francez Nicolas Sarkozy me 20 000 euro dhe presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano me 18 500 euro. Paga, të ngjashme me këtë të Basascut, marrin edhe presidenti i Sllovenisë, Danilo Tirk, i cili merr 3 500 euro dhe presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov me 2 300 euro. Emil Boc është në të njëjtën situatë në krahasim me kolegët e tij. Kryeministri rumun fiton 1 500 euro në muaj, ndërsa kryeministri më mirë i paguar është kryeministri i Francës, Francois Fillon i cili merr 20 000 euro në muaj ose 13 herë më shumë sesa Boc.
 
Cdo kulturë ka zakonet dhe ritualet e saj. Ato gjëra që neve mund të na duken shumë të çuditshme, për anëtarët e një shoqërie tjetër janë diçka e zakonshme dhe shumë normale. Ja disa prej tyre: Hedhje fëmijësh në Indi Në qytetin e Sholapur ekziston një traditë shumë e rrezikshme: hedhje bebesh nga një lartësi prej 15 metrash. Fëmijët e vegjël hidhen nga ballkonet dhe banorët e zonës i presin poshtë me një peshqir. Thonë se kjo gjë sjell fat. Para në këmbët e nuses në Suedi Para se nusja të shkojë në altar, prindërit i vendosin nga një monedhë në këpucë. Babai një monedhë argjendi në këmbën e majtë, ndërsa nëna një monedhë floriri në këmbën e djathtë. Ky ritual thuhet se garanton që martesa mos të ketë vështirësi ekonomike. Sekuestrim nusesh në Gjermani Tradita kërkon që nusja të sekuestrohet para dasmës. Këtë gjë e bëjnë miqtë e saj dhe familjarët. Dhëndrri duhet të fillojë ta kërkojë për të treguar dashurinë që ndjen për të. Nuset e sotme zakonisht fshihen nëpër pub-e. Dita më e lumtur e jetës? Në Skoci, sidomos në zonat malore, vazhdon të ndiqet një traditë e vjetër: nuses i hidhet miell, vezë dhe pupla. Më pas, e “zbukuruar” në këtë mënyrë ajo duhet të shëtisë në fshat ndërkohë që të afërmit përplasin bidona në mënyrë që të gjithë të dalin për ta parë.
 
E ardhmja e shqipëtarëve Unioni turko-arab ? Nga Xhevat Rexhaj</p> Pas LDBsë, popullata shqiptare në të gjitha trojet etnike ishte e shkëputur nga e drejta e fjalës së lirë. Në asnjë mjet të atëhershëm informimi shqiptarët nuk e kishin guximin( nuk lejohej- të hante furra) të merreshin me vetveten por duhej të shkruanin për të huajtë, për sllavizmin dhe sllavët edhe këtë në të dy anët e kufirit të atëhershëm. Ata që mendonin dhe deklaronin diç tjeter nga politikat zyrtare denoheshin dhe eliminoheshin përfundimisht  nga jeta normale njerëzore. Vitet e 80′ të shekullit të kaluar sollën një freski në Evropën ish komuniste, pasi që USA e shkatërroi arushen e madhe BRSS me satelitet e saj edhe për ne shqiptaret filluan erëra më të buta, pra qysh me 1989 intelektualët shqiptarë në krye me Dr. Ibrahim Rugovën formuan një parti, të parën në Evropën Juglindore LDK-në. Me vetë zgjedhjen e Dr. Rugovës kryetar, e më vonë President historikë i Kosovës dhe njëherit lider historik i shqiptarëve të të gjitha trojeve, u vu një bazë e fortë e lirisë së të shprehurit dhe të shkrimit. Mirëpo ajo më kryesorja ishte se filozofia rugoviane ishte përcaktuese e një rruge nga e ardhmja ajo e Euroatlantizmit, kuptohet në një arritje të një miqësie historike SHBA- Shqiptarë. Falë kësaj filozofie dhe mençurie rrodhën e dhe ngjarjet për të cilat ne jemi vetë dëshmitarë, Kosova u pranua shtet, shqiptarët u faktorizuan dhe së fundit presidenti i madh i SHBA së G.W. Bush jun. e bekoi Shqipërinë duke shkelur me këmbë në truallin e Arbërit. Po si vepruam ne shqiptarët atëhere? Thuaja që të gjithë ishim më Amerikan se vetë amerikanët, ishim të ngazëllyer nga përkrahja marramendës e e ytre për qështjen tonë dhe thjeshtë shpesh thoshim se mund të bëhemi edhe shteti i 54 i SHBA-ve. Thënë të drejten edhe përfaqësuesit më të lartë të administratës amerikane mahniteshin nga një mishërim i tillë shqiptarë për SHBA-në. Ata kishin dëgjuar qysh në vitin 1990 për këtë nga goja e Presidentit Rugova.. Si po veprojmë ne shqiptarët tani? Një fjalë e popullit thotë kceva ujin në r.s  kalin Po pra, nëse shihen dhe përcillen të gjitha rrjedhat dhe ndodhitë pas përfundimit të luftës vihet në përfundim se mu ajo thanje e popullit po gjenë vend në realitetin tonë, sidomos të sotëm. – Në biseda të ndryshme, në lexime të ndryshme dhe njëherit në përditshmërin e sodit, mund të konkludosh se fatkeqësishtë po shtohet numri i njerëzve që shajnë Amerikën. Shajnë Bushin dhe atë vetëm se ai dhe Amerika janë kundër myslimanëve?,shkohet aq larg  sa që të tillët edhe rekrutohen nëpër organizata të ndryshme që ti shkaktojnë deme dhe terror Amerikës, pa koment. – Deri para përfundimit të luftës besimtarët mysliman kishin mishërim fenë e mirë islame, ishin tolerant dhe më në fund ishin patriot shqiptarë që mendim të fundit kishin çlirimin shqiptarë nga zgjedha serbe. Lehtë mund të dokumentohet se për të gjitha fetë tona në plan të parë ishte përkatësia kombëtare pra Shqiptari. – Tani më ka ndërruar shumçka, një numër i madh i njerëzve së pari deklarohen mysliman-islam e pastaj shqiptarë, pa koment. – Në tërë këtë allishverish, që në të ardhmen do të ketë pasoja fatale ( ato vetem se kan filluar me terror), lojë të fëlliqur janë duke luajtur një numër shumë i madh i intelektualëve shqiptarë, nëse mund të ju themi intelektual, të cilët prijnë në kinse mbajtjen e fesë, falen, agjërojnë dhe janë nonstop në lëvizje për ta zgjeruar rrjetin e një myslimanizmi ekstrem dhe fatal për të ardhmen e kombit tonë. Që terë kjo për çudi të vazhdoi dhe të mos trazohet fare, vulën përfundimtare po e japin insitucionet shtetërore të Kosovës. Ne e dim mirëfilli se në vetë institucionet tona dhe te vetë krerët e tyre arabizmi dhe turqizmi kanë zënë vend dhe bëjnë strofull. Të tillët të futur gjerë në fytë në korrupcion nuk duan dhe nuk guxojnë të i dalin përpara kësaj përqudnie. Duhet të jetë e sigurtë se shumë donacione të pazbardhura dhe ilegale hisen e ndajnë me krerët institucional. Shihet qartë se shteti në Kosovë nuk funksionon, partnerët e koalicionit për të mos rrezikuar votat edhe kinse myslimane lejojnë atentate, rrahje, djegje shtepishë dhe kërcnime serioze. E thash në fillim dikur nuk ishte liria e të shprehurit, kur nuk kishim shtet,e tani më nuk guxon të flasësh fare për devijimet e shoqërisë shqiptare sepse je në listë të zezë, mund të likuidohesh lehtë si një bubrec, se qentë nuk po guxojnë ti vrasin sepse për këtë nuk ka ende tenderë, e kur të hapet tenderi mbushin gjepat para dhe i vrasin. Pra ku ka më keq, dikur të torturonte dhe të eliminonte Serbia dhe pushteti serb, e sot fatkeqësishtë të njejten dhe besa më keq ta bënë shqiptari, andaj edhe lind pyetja çfarë shteti dhe çfarë pushteti kemi ore? MOZOMOKEQ. Amerika i pat përkrahur shumë talebanët në luftë për tu çliruar nga okupimi rus, kur ata e bënë shtetin bashkë me ndihmen amerikane u’a kthyen pushken amerikanëve, kësaj shul shqip i thonë bukëpërmbysësa. Po frikohem se mos po bëhemi edhe ne si talebanët e duhet dikur Amerika me na pushtu me armë për me na kthye, po e tham myslimanqe ndinë, argatin jemi kah e bajmë me vetëdije. Gjashtë pikat e Ban Ki Munit dhe gjashtë yjet në flamurin e Sejdi Thaqit, nuk na sjellin asgje tjeter. Populli i urtë shqiptarë ka thënë qysh a mileti ashtu edhe pushteti, sa tka bakllava dhe çaj rusi mirë janë punët… Mjerishtë me duhet të them se shqiptari për pak para shitet çdokund, edhe unë jam shqiptarë.</p> Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21836. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21836
 
Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar se ndihet optimist nga rezultati që po del nga numërimi i votave në kutitë e gabuara nga ana e KQZ-së. Ai theksoi se është i vendosur që të numërohet çdo votë dhe të bëhet transparent vullneti i qytetarëve. Basha deklaroi se rruga e dhunës nuk ndihmon në ecjen përpara të këtij proçesi. “Padyshim ndihem optimist nga rezultatet, ndërsa KQZ duke vepruar si KZAZ, vazhdon shqyrtimin e votave të panumëruara. Askush nuk duhet të deklarohet fitues derisa të gjitha zërat të dëgjohen dhe proçesi të përfundojë. Vazhdoj të mbetem i vendosur që çdo votë të numërohet. Jam në pritje të rezultatit përfundimtar, por vazhdoj të presë me durim derisa proçesi të ketë mbaruar”, tha Basha. “Kjo garë është shumë e ngushtë dhe veçanërisht pse është e tillë duhet t’i përmbahemi ligjit. Bllokimi i rrugëve, përleshjet me policinë nuk ndihmojnë në ecjen përpara të këtij proçesi i cili është më transparent se kurrë dhe mendoj se do të jetë i tillë deri në fund”, theksoi Basha.
TIRANE- Së shpejti rrugët nacionale duke filluar nga ajo Durrës-Kukës, Tiranë-Fier etj, do të bëhen me pagesë. Lajmërimi është bërë nga vetë Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme me ministrat e kabinetit qeveritar. Duke iu drejtuar ministrit të Transporteve Olldashi, Kryeministri tha se “Ky vend nuk ka kapacitete publike për mirëmbajtjen e tij. Unë e di se ju keni kontaktuar dhe ministria juaj po punon me IFC-në, për ta dhënë për menaxhim sa më shpejt". Ai vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme që ky proces të ecë, ndërsa shtoi se duhen marrë në konsideratë edhe akse të tjera rrugore. Kështu “Sapo të përfundojë segmenti Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, atëherë dhe autostradat Tiranë-Fier, Tiranë-Durrës, të shqyrtohen, të jepen për menaxhim". Këto janë vepra të mëdha. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk disponon kapacitetet njerëzore dhe materiale për mirëmbajtjen e tyre. Mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i ndërlikuar. Vende të tjera të mëdha, ndër më të mëdhatë e Evropës, nuk marrin përsipër mirëmbajtjen, por ua japin kompanive të mëdha për t'i mirëmbajtur". Deklaroi Berisha. Deri tani, në asnjë rast nuk ishte pranuar zyrtarisht se për mirëmbajtjen e rrugëve duhej të paguhej një tarifë nga automjetet. Madje, kur një gjë të tillë, për herë të parë e përmendi media kosovare lidhur me kalimin në tunelin e Thirrës, duke iu referuar kompanisë menaxhuese, zv/ministri i Transportit e përgënjeshtroi atë menjëherë. (s.g/BalkanWeb)
Benjamin Franklin. Pjese nga historiku i baballareve te Amerikes Nje pjese nga fjalimi i nje prej themeluesve te USA. Pyetja eshte: A ka qene anti-semitist? Benjamin Franklin 'Gentlemen, a great danger threatens the United States. This danger is the Jews. Everywhere they act to bring down morality. Throughout their long history, they have remained isolated, cut off from the nations among which they lived. They have not integrated into the cultures, but acted always to incite financial crises and strangle the economies [of these nations], as happened in Portugal and Spain. If they are not expelled from the U.S. in accordance with the constitution, within a hundred years they will come to this land in great numbers, and will take us over and destroy us.'" Me sa duket nuk e dinte se cfare do te thote anti-semitizem ne ditet tona. T'ja falim gabimin kesaj koke te lavdishme te historise se demokracis!
BEOGRAD- Policia serbe ka arrestuar një person me emrin Milorad Komadic, i cili në të vërtetë mund të jetë Ratko Mlladic, në kërkim për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Lajmi është bërë i ditur nga media serbe e cila i referohet një lajmi në gazetën kroate Jutarnij List. Sipas radios serbe B92 arrestimi ka ndodhur gjatë një operacioni special të forcave të policisë. Sipas radios serbe B92 arrestimi ka ndodhur gjatë një operacioni special të forcave të policisë. Nuk është saktësuar ende vendi i arrestimit të të ndaluarit që i ngjan Ratko Mlladic. Por bëhet e ditur se po kryhen analizat e ADN-së për të siguruar nëse kemi të bëjmë vërtet me Mlladic, një ndër dy më të kërkuarit për krime në ish Jugosllavi dhe i shpallur në kërkim nga Gjykatë Ndërkombëtare e Hagës. Në orën 13.00 pritet që vetë presidenti serb, Boris Tadic të japë një deklarate për shtyp. Edhe një zyrtar i ministrisë së Brendshme ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se një i dyshuar i cili ka ngjashmëri fizike me Mlladic është ndaluar dhe po i kryhen analizat e ADN-së. Komisioni Europian bëri të ditur sot se ka të gjitha arsyet të mendojmë se Ratko Mladiçi, shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, mund të jetë arrestuar. Ata shtojne se presidenti serb, Boris Tadiç do të bëjë një deklaratë për këtë çështje. Dhe një mik i familjes së Mlladic konfirmoi arrestimin e tij. Tv shtetëror serb RTS konfirmon se i arrestuari është vetë Ratko Mlladic. Ish gjerenali serb i Bosnjes është një prej dy njerërve më të kërkuar nga Gjykata e Hagës, për krime lufte në ish Jugosllavi dhe genocid gjatë luftës në Bosnje 1992- 1995. Arrestimi i tij së bashku më Goran Haxhic është kushti kryesor nëse Serbia kërkon të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Duket sikur me te thatin do digjet dhe i njomi. Problemet e Maqedonise dhe Serbise ne abuzime me vizat do krijojne probleme dhe per ne shqiptaret...
 
Presidenti Republikës, Bamir Topi hedh poshtë të gjitha spekulimet mediatike në lidhje me votën e tij të fshehtë më 8 maj, duke i quajtur ato si një produkt i sajuar politik e mediatik. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, hedh poshtë me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë me 8 maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e presidentit Topi. Më tej në deklaratë theksohet se cdo qytetar ka mundur të shohë votimin korrekt e ligjor të presidentit. ”Çdo qytetar i interesuar ka patur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Çdo aludim tjetër, mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa dhe mungesa e profesionalizmit dhe pavarësisë nga ana e KQZ-së për administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet më tej në deklaratë. Kreu shtetit u bën thirrje aktorëve politikë dhe KQZ që të lënë mënjanë alibitë dhe përpjekjet, sipas tij, për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të zbatojnë ligjet e Kushtetutën. ”Presidenti i Republikës refuzon të përfshihet në spekulimet dhe lojrat politike të ditës, dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit apelon edhe njëherë aktorët kryesorë politikë dhe KQZ, që të lënë mënjanë çdo alibi dhe përpjekje për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që u ngarkon Kushtetuta dhe interesat madhore të vendit”, mbyllet deklarata e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Simboli i humbur, libri i ri nga Dan Brown Sot del ne qarkullim libri i ri i autorit Dan Brown, i titulluar “Simboli i humbur”. Ne nje interviste per NBC autori flet per librin e ri dhe e krahason ate dhe me librat qe i paraprine, si “Kodi Da Vinci”. Karakteri kryesor i librit, Langdon, eshte i njejte si ne dy librat pararendes.</p> Me poshte vijon nje artikull nga Shqip i para disa ditesh mbi kete liber.</p> Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish</p> Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar “Sekretet e Kodit Da Vinçi”, ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. “Klonim njerëzor… Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin”? Po, por çhyjnë në këtë mes masonët? Hyjnë, si jo. Janë pikërisht ata protagonistët e “Simbolit të Humbur” (”The lost symbol”), librit më të pritur në botë për momentin, parashikimet e shitjes së të cilit shkojnë në gjashtë milionë e gjysmë. Kur duhen edhe tri ditë nga D-Day, dita e madhe e Danit, nga promovimi i librit i parashikuar për datën 15 shtator, e gjithë bota ngre pyetje mbi vëllimin e mistershëm të shkrimtarit më të mistershëm. 46-vjeçari, bir i një mësuesi matematike dhe i një muzikanteje nga Exter, New Hampshire, kur ishte i vogël dëshironte të bëhej këngëtar i muzikës pop dhe në kursin e shkrimit krijues u gjend pranë një të madhi si David Foster Wallace. Çfarë do të ketë shpikur për këtë kapitull të fundit të trilogjisë së Robert Langdon, profesorit të Universitetit të Harvardit, ekspert i simbologjisë, për të cilin ka polemizuar deri edhe Vatikani?</p> Një gjë është e sigurt dhe e ka bërë të ditur tashmë edhe vetë botuesi: 524 faqet e romanit do të zhvillohen të gjitha brenda 12 orëve në Washington DC. Domethënë në qytetin e themeluar nga një mason, George Washington, në të cilin mbretëroi një bos gjysmë i njohur, por me të cilin, betohet Burstein në gazetën “New Yorker”, do të njihemi. Quhet Albert Pike dhe dyshohet se është një ndër themeluesit e Ku Klux Klan, i përfshirë edhe në komplotin për vrasjen e Presidentit Lincoln, statuja e të cilët është ende e ekspozuar mirë në Judiciary Square, në kryeqytetin që sot pret Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ashtu siç ndodh në çdo libër tjetër të verdhë, që është për tu vlerësuar e respektuar, nuk ka si të mungojnë të dhënat. E para ishte e fshehur në posterin e botimit amerikan të Kodit, ishte fraza: “Nuk ka ndihmë për birin e asaj vejushe?”, që në të vërtetë ishte një lloj fjalëkalimi mes masonëve. Pastaj ishte bërja publike e dy kopertinave të “Lost Symbol”, ajo amerikane dhe angleze, që të dyja me Kapitolin, Selinë e Kongresit Amerikan, të vendosur në një piramidë të kuqe në kopertinën e parë dhe në të dytën me logon e masonëve. Pastaj vinin gjurmët e lëna në faqet në internet, Twitter dhe Facebook, me një listë kopjesh dhe numrash që nuk janë gjë tjetër veçse gjatësia dhe gjerësia gjeografike e adresave të Washington-it, Shtëpisë së Bardhë, Washington Cirkle, Dupont Cirkle, Logan Circle dhe Mt. Vernon Squere: më pas edhe Pentagoni (një tjetër simbol?) në brendësi të së cilit shfaqet një yll pesëcepësh, një tjetër simbol mason. E dhëna e fundit të çon te shoqëria sekrete e masonëve në kohët e shkuara dhe te shoqëria e ditëve tona. Mjafton të kalosh Potomac-in dhe nga Washington-i, qark i Columbia-s të shkosh drejt fqinjës Virginia, ku në Langley gjenden shtabet kryesore të CIA-s. Këtu, sekreti i sekreteve: ja ku shfaqet Kriptos, skulptura e realizuar nga James Sanborn, që fsheh katër mesazhe. Tre prej tyre janë deshifruar, me të katërtin do të merret profesor Langdon (pikërisht në Langley, çfarë rastësie).</p> Mbetet ende për tu parë se si përbërësit janë të gatuar në këtë libër. Cili është filli që lidh CIA-n me masonët dhe masonët me Rosacroce-n, sektin tjetër që do të shfaqet në faqet e Dan Brown? I shuminformuari Burstein thotë për “Washington Post” se Rosacroce-t kishin një pjesë të Kryqit të Shenjtë. Nëse tek ai kryq do të ishte ruajtur gjak, atëherë Jezusi mund të klonohej”. E megjithatë gjithçka mund të ndodhë kur shfaqet Dan Brown. Gjithçka është e kundërta e gjithçkaje. Madje edhe hakerat, që pak kohë më parë shkatërruan sitet ku ushtroheshin fansat në kërkim të të dhënave- njësoj si loja online “Today Show”, ku këto ditë do të jetë i ftuar Dan Brown- kanë arritur të shkaktojnë një gudulisje të vogël në zbulimin e detajeve të librit. E madje as magjistarët e internetit nuk kanë arritur dot të ngrenë kapuçin që mbulon fytyrën e “Simbolit të Humbur”.</p> Gazeta Shqip</p> Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë Dan Broën në librin “Simboli i Humbur”. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër</p> “Çmenduria” e fundit e Dan Brawn, mbi masonët dhe Amerikën</p> Lev GROSSMAN</p> Ndoshta tashmë dikush e ka kuptuar se data e publikimit (18 mars 2003) të “Kodit të Da Vinçit”, libër i Dan Brown, ka qenë vetëm dy ditë para sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut. Ky nuk është aspak një konspiracion, por thjeshtë një koinçidencë e çuditshme. Por megjithatë, siç thonë fansat e Kodit të Da Vinçit, të bën të reflektosh.</p> Mendoni për një çast: Libri i Brown-it propozoi një histori të ndryshme të kristianizmit, ku pati një përçarje të hidhur pak kohë pas vdekjes së Jezu Krishtit midis fraksionit të patriarkalëve që kishin fshehur martesën e Jezusit dhe fraksionit disi më të këndshëm që konsistonte në valën e parë të shndritshme të feministeve liberale. Me fjalë të tjera, Kodi i Da Vinçit rindërton historinë e kristianizmit, duke e shndërruar në një diçka që të jep më tepër përshtypjen e Islamit, ku gjithashtu pati një përçarje të hershme midis Sunnis dhe Shi’itëve. A mundet që shtjellimi i librit, në një botë amerikane ku sundon kristianizmi, të shprehë një identifikim dashamirës sekret, madje edhe të pavetëdijshëm me Islamin? Nëse hyn në thellësitë më të errëta të librit të lind natyrshëm pyetja nëse shkrimtari ka dashur të shprehë dëshirën e shtypur të kristianizmit për të patur një histori më pak të mërzitshme dhe më shumë islamike, për të qenë më e pasur, e errët, e copëtuar në rrënjët e saj nga një luftë ngacmuese sektesh.</p> Ndoshta jo. Por, ky është emri i lojës në universin e Brown-it: në nivelin e saj më kryesor, fantazia browniane sugjeron se koinçidencat nuk janë thjesht çështje fati dhe gjërat nuk janë thjesht gjëra. Ato gjithmonë kanë një kuptim të caktuar, një domethënie, përfaqësojnë një hallkë në zinxhirin e gjatë të ngjarjeve. Heroi i Brown-it, Robert Langdon, është në fund të fundit një simbologjist (që ndjek një fushë të hetimeve të intelektit njerëzor që, duhet theksuar kjo, nuk mund të ekzistojë në Harvard dhe në asnjë vend tjetër). Nën fërkimet e tij të ditura dhe çuditërisht aseksuale, objektet vijnë në jetë dhe shndërrohen në simbole. Shkronja V nuk është thjeshtë një shkonjë V, është një kupë, një simbol i feminilitetit të përjetshëm. Kaosi, në mënyrë sekrete shpreh rregull. Zhurma në fshehtësi përçon sinjale.</p> Ndryshe nga dy novelat e tjera të Langdon, “Simboli i Humbur” (i përbërë nga 509 faqe) nuk merret me historinë e kishës kristiane. Mitologjia që dekodon Langdon, është ajo e Frankmasonëve (parrulla e të cilëve ordo ab chao, rregull nga kaosi, mund të jetë edhe shprehje e marrë nga Dan Brown). Langdon thirret në Washington, D.C., nga një telefonatë shumë misterioze që ai mendon se e ka marrë nga miku i tij i vjetër dhe udhëheqësi e tij Peter Solomon, kreu i Smithsonian. Langdon mendon se duhet të mbajë një fjalim në një mbrëmje Smithsonian për mbledhje fondesh në ndërtesën Capitol. Por, kur ai paraqitet atj Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=332. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=332
 
Edhe keto ankohen per krizen qe po kalojme, mjafton te shohesh renditjen qe "BILD" ka bere per te kuptuar se ku i kane gabimet e krizes qepo kalojne... Mire ti behet po he.... Këta gjermanët po na çmendin fare”. Kështu shkruanin disa gazeta kryesore të Athinës, duke iu referuar një shkrimin në revistën Spiegel, ku thuhej se Greqia do dilte nga zona euro. Sipas grekëve, Gjermania po përfiton miliona euro në shpinë të krizës greke. Nga ana tjetër, gjermanët nuk kanë të sosur në shkrimet e tyre kundër Greqisë. Një parazit në bashkësi, kështu e quajnë. Më poshtë është një shkrim i gazetës më të madhe gjermane, Bild, me titullin “Ja pse Greqia nuk del kurrë nga kriza”: A njihni ndonjë vend që i paguan për 22 vite me radhë pension një të vdekuri dhe askush nuk e vë re? Tamam! Greqia! Kryeministri George Papandreu po përpiqet prej një viti që të mbajë presionin e BE për një kurs të rreptë kursimi. Rrogat, shpërblimet e pensionet janë ulur me 20 përqind. Por rezistenca po bëhet gjithmonë e më e madhe. Jo vetëm sindikatat e fuqishme kënaqen me privilegje të çuditshme. BILD liston ato gjëra që shkojnë sërish gabim. - 800 ish politikanë kërkojnë të rimarrin gjithmonë e më shumë para- rreth 80 milion euro. - Bashkëpunëtorët e Papandreut marrin 16 paga mujore në vit. - Punonjësit në shtet marrin bonus edhe për përpikmërinë në punë, nëse luajnë duart e nëse punojnë në temperatura nga 0 deri në 8 gradë. Madje marrin bonus edhe nëse merren me fotokopjen. Një punonjës në shtet mund ta rrisë pagën me këto bonuse nga 3908 euro deri në 8675 euro në muaj. - Shoferët e autobusëve e nisin zyrtarisht kohën e punës sapo dalin nga shtëpia, duke e quajtur punë kohën që u duhet për të shkuar tek vendi i punës. Madje edhe për nxehjen e motorrit ata marrin bonus. - Ditët e pushimit për makinistët e lokomotivave llogariten me 28 orë, jo me 24 orë në ditë. - Priftërinjtë marrin për çdo shërbesë një shpërblim financiar. - Në disa ndërmarrje shtetërore si për shembull tek “Hellenic Petroleum”, punonjësit marrin 18 rroga mujore në vit. Një roje nate merr deri në 72 mijë euro. Dhe çdo punonjësi i paguhen çdo vit 5 ditë pushime në një hotel luksoz, të cilin e zgjedh ku të ketë qejf. Punonjësit e këtij koncerni fitojnë 50 përqind më shumë se kolegët gjermanë. - Politikanët e rangut të lartë, kur vendosin të largohen marrin një të ashtuquajtur “dorë e artë” me plot 250 mijë euro, që ta kalojnë në qetësi periudhën post- politike. Që nga viti 1993, parlamentarët marrin pensione dopio. - Një në katër grekë është i punësuar në shtet. Kompanitë shtetërore kanë edhe borxhet më të mëdha. - Më shumë se 200 mijë shtëpi në Greqi janë ilegale. Taksat që paguajnë? Nul. - Një punonjës taksash përvetëson deri në 2 milion euro. Madje edhe murgjit janë të përfshirë në shmangien e detyrimeve tatimore. - Shteti grek duhet t’u sigurojë farmacistëve një marzh fitimi prej të paktën 35 përqind. Me një farmaci për 1200 banorë, Greqia është në krye të BE. - Në një lagje të Athinës u zbulua një mjek, që kishte 10 milion euro në llogarinë bankare- por që paguante taksa për 30 mijë euro. - Për shkak të punës në të zezë dhe evazionit fiskal, zyrat e financave në Greqi humbasin çdo vit 30 miliard euro.
Sic u njoftua dje, Televizioni i njohur informativ News 24 bashke me Gazeten Shqiptare dhe faqen online Ballkanweb, nuk do jenë më pronë e Edisud, me përfaqësues Karlo Bolinon. Eshte njoftuar zyrtarisht blerja e grupit mediatik nga biznesmenet shqiptarë Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Hysenbelliu eshte pronar i gazetes Panorama kurse Santo, drejtor i Bankes Kredins. Me poshte pjese nga njoftimi zyrtar i Fokus Grup NJOFTIM PËR MEDIA Bari/Tiranë. 11 MAJ 2001 Televizioni "NEWS 24", "Gazeta Shqiptare", "RadioRash" dhe portali në internet i lajmeve "BalkanWeb", që prej ditës së sotme është pronë e shoqëris shqiptare "Focus Group" SHPK. "Focus Group" SHPK është themeluar nga zotërinjtë Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Pronarët e rinj të "NEWS 24", "Gazeta Shqiptare", "RadioRash" dhe portalit në internet të lajmeve "BalkanWeb", synojnë që të pasurojnë akoma më shumë vlerat e këtij shërbimi mediatik. "Focus Group" SHPK
Ka shume sondazhe neper mediat shqiptare online ku cdo pale shpall fituesin sipas interesave te saj. Ketu nuk behet fjale vetem per sondazhet, po dhe per personazhet e vitit e cdo lloj sondazhi pseudo-popullor qe mund te perbeje lajm propogande. Per kete arsye vendosem qe para ca kohesh te hapnim nje sondazh mbi zgjedhjet ne Shqiperi duke u fokusuar tek Kandidati i ardshem per bashkine e Tiranes. Megjithese prisja qe Edi Rama te udhehiqte ne internet, duke pasur parasysh shtresen qe ka pasur access vazhdimisht ne internet, per habine tone, kandidati tjeter, Lulezim Basha dominoi qe nga dita e pare kete sondazh. Rezultatet: Lulzim Basha votuar nga 5254 votues unik 59% e pjesëmarrësve ne votim Edi Rama votuar nga 3639 votues unik 41% e pjesëmarrësve ne votim Pjesmarrës në votim gjithsej 8893 votues(unik).
Pasaportat biometrike, vendoset “taksë” nga administrata greke 2011-05-08 Kërkon që origjinaliteti të vërtetohet me një firmë avokati, që kushton 30-50 euro U interesova në KEP (qendra e shërbimit për qytetarët) të Nea Ionisë të mësoja çfarë dokumentesh duhet të paraqisja për të marrë ndihmën sociale për qiranë e shtëpisë. Veç dhjetëra kërkesave (dhe pastaj hajde e beso në një administratë greke jo burokratike), nëpunësi më tha: “Duhet të sjellësh një dëshmi që pasaporta juaj shqiptare është origjinale”. “Si origjinale”, e pyeta, ishte hera e parë që një nëpunës grek dyshon për pasaportën time. ”Më duhet një dëshmi nga një avokat që pasaporta juaj është origjinale”, më tha nëpunësi. “Nga avokat shqiptar”, e pyeta instiktivisht, pasi nuk mund të konceptoja që një avokat grek të dëshmojë origjinalitetin e pasaportës së shtetit shqiptar. “Jo nga avokat shqiptar. Duhet ta dëshmojë avokat grek”, tha zotëria. ”Me seriozitet ligjor ma kërkoni”, e pyes sërish nëpunësin. ”Po, po, dëshmi nga avokati grek që pasaporta jote shqiptare është origjinale”, tha ai. ”Po si do ta dëshmojë avokati grek origjinalitetin e pasaportës shqiptare”, i thash. ”Këtë nuk e di unë. Ja urdhëresa që më ka ardhur nga eprorët e mi”, dhe më tregoi vërtet një urdhëresë nga ministria e brendshme. Harrova një çast, dhe kujtova se KEP-i ishte institucioni i parë që kërkon nga emigrantët shqiptarë një dëshmi të avokatëve grekë që pasaporta e tyre, edhe kjo e reja, biometrikja, është... origjinale! Të njëjtën dëshmi për pasaportat shqiptare na i kërkuan edhe për kërkesën që bëri fëmija im për shtetësinë greke. Dhe avokati grek, në fotokopjen e faqes së parë të pasaportës time (nuk i tregova fare origjinalin e pasaportës), më hodhi një vulë, e mbi të nënshkroi një firmë të tij dhe më kërkoi... 30 euro!!! Kështu, fotokopja e faqes së parë të pasaportës, me vulë e firmë të avokatit grek, e bind tashmë shtetin grek që pasaporta e shqiptarëve është...origjinale. Shteti grek, tashmë as që nuk ta njohë më pasaportën shqiptare si dokument të ligjshëm, po nuk pagove avokatin grek, me aq euro sa i do qejfi atij. Sepse shteti as që ka vendosur tarifë shërbimi, dhe as që kërkon nga avokatët që të japin faturë për këtë shërbim. Dhe që ata, avokatët, të të deklarojnë eurot dhe t’i paguajnë taksë shtetit. Shteti kësisoj, u jep mundësinë avokatëve grekë që të vjedhin vetë shtetin, derisa nuk paguajnë asnjë lloj takse për eurot që vjedhin nga ky lloj shërbimi i ri, duke vulosur fotokopjet e pasaportave të shqiptarëve. E parë në kuadrin e ligjshmërisë ndërkombëtare, shteti grek nuk ka asnjë të drejtë tashmë që të dyshojë për origjinalitetin e pasaportave të lëshuara nga shteti shqiptar, pasi ato janë biometrike, çka përbënte edhe një nga kushtet kryesore për liberalizmin e vizave që Evropa e Bashkuar (dhe vetë Greqia) e miratuan më 8 nëntor të vitit të kaluar. Pastaj, asnjë shtet në botë, nuk mund të dëshmojë për origjinalitetin e pasaportave të një shteti tjetër. Shteti grek, duke i detyruar që të paguajnë avokatët grekë për një vulë në fotokopjen e pasaportave të shtetit shqiptar, i vlerëson vetë pasaportat e shtetit shqiptar, si letër higjenike! Dhe, habia më e madhe është që ambasada shqiptare në Athinë, as ka dëgjuar gjë fare për këtë veprim të paligjshëm të shtetit grek. Që të bindet ambasada shqiptare për veprimin arbitrar të shtetit grek që nuk do të njohë pasaportat shqiptare, kërkon që ... shqiptarët të ankohen te ajo. Ambasada shqiptare nuk e shikon si detyrim diplomatik, as të marrë mundimin e të interesohet, a të pyesë në ndonjë zyrë të KEP të Athinës. Pale, që të interesohet e të ankohet te vetë qeveria greke!!! Nuk është problemi te sorollatja dhe te eurot që avokatët grekë u vjedhin emigrantëve shqiptarë duke u dhënë nga një vulë në fotokopjen e pasaportave. Qeveria greke i trajton emigrantët shqiptarë si skllevër modernë, duke i zhvatur ekonomikisht me njëmijë mënyra të paligjshme. Qeveria greke, duke shkelur çdo të Drejtë Ndërkombëtare, zhvlerëson dokumentacionin themelor të një shteti fqinj dhe aleati në NATO, sikurse është pasaporta, duke vënë në dyshim vetë ligjshmërinë e shtetit shqiptar. Qeveria greke, kërkon, kësisoj, që të vendosë rregullat e kushtet e saj edhe në marrëdhëniet diplomatike me shtetin shqiptar, duke e trajtuar shtetin shqiptar, sikur të jetë çiraku i saj. Urdhëresa e qeverisë greke që të kërkojë nga emigrantët që të dëshmojnë origjinalitetin e pasaportës shqiptare me vulat 30-50 euro të avokatëve grekë, po qe se ka të tjera qëllime, nga këto që përmendën, le ta na i shpjegojnë qeveritarët grekë. Ose, mbase reagojnë qeveritarët shqiptarë... Dhe ky veprim arbitrar ekonomik, antiligjor ndaj shqiptarëve nuk është i vetëm. Fatkeqësisht. Qeveria greke deri tani i detyron emigrantët shqiptarë që për çdo veprim që duan të kryejnë me administratën, të dëshmojnë që certifikata e tyre familjare që lëshohet vetëm nga gjendja civile e shtetit shqiptar të vuloset nga organet diplomatike greke në Shqipëri, kundrejt një shume prej 25 eurosh. Në KEP, madje kanë dhënë edhe një urdhëresë tjetër vetëm në dëm të emigrantëve shqiptarë. Cilido emigrant shqiptar që do të bëjë kërkesën për ndihmesë sociale për qiranë e shtëpisë, duhet të marrë një dëshmi në Shqipëri, që nuk ka apo ka pasuri të patundshme, dhe këtë dëshmi, ai duhet ta vulosë sërish në Organet diplomatike greke në Shqipëri, kundrejt një pagesë tashmë të njohur, mbi 25 euro!!! Në cilin shtet të botës, shteti i trajton kështu emigrantët, duke i vjelë ekonomikisht, sikurse po bën Greqia me emigrantët shqiptarë?! Ose të pyesim ndryshe? Në cilin shtet të botës deri më sot u detyruan emigrantët grekë që janë me miliona, të paguajnë për çdo shërbim me administratën e shtetit ku jetojnë...? (Jakup Gjoca)
Top