Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Sipas raportit të vitit 2010 të UNHCR-së është numri më i lartë në 15 vitet e fundit Sot në gjithë botën numërohen 43 milionë njerëz që jetojnë si refugjatë. Ata janë larguar nga luftërat civile në vendin e tyre, nga dhuna ose nga trazirat. Shumica janë refugjatë në vendin e vet. Raporti për refugjatët në vitin 2010 i Organizatës Humanitare të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR ishte deri i frikshëm: Me rreth 43 milionë njerëz, numri i refugjatëve në të gjithë globin ishte më i larti që prej 15 vjetësh. Arsyeja: Prej një dekade vatrat e krizave largojnë njerëzit nga dhuna, lufta civile apo konfliktet etnike: “Ka një shtim vatrash krize të reja. Qysh prej fillimit të vitit janë edhe Bregu i Fildishtë, Libia, Siria dhe Jemeni. Dhe në të njëjtën periudhë kohore ne shohim që të gjitha krizat e vjetra nuk kanë përfunduar. Për shembull në Afganistan, ku luftohet prej më shumë se 20 vjetësh, në Somali edhe këtu prej 20 vjetësh, dhe po ashtu në Kongo", bën të ditur komisari i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Antonio Guterres, i cili në mes të qershorit të 2010-s paraqiti në kryeqytetin italian Romë raportin. Roma ishte zgjedhur për faktin se organizata e OKB-së për refugjatë në bilancin e saj të publikuar pikërisht në këtë qytet, kishte fokusuar refugjatët, që vazhdimisht largoheshin nga Afrika Veriore. Aty politikanët e qeverisë italiane do të flisnin për një "valë refugjatësh" ose "cunam refugjatësh". Në brigjet e Italisë një herë kishin mbërritur 1800 refugjatë nga Libia, të cilët fillimisht kishin bërë rrugën deri në ishullin italian Lambeduza dhe me këtë edhe rrugën për në Bashkimin Europian. Mosmarrëveshjet për pranimin e tyre e kishin prekur edhe Presidentin gjerman Christian Wulff, i cili kërkoi një sistem azili të përbashkët europian: “Për një Europë që jeton në paqe, drejtësi dhe demokraci duhet të jetë e vetëkuptueshme që të tregojë solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë": Më shumë se një milion refugjatë nga Libia u larguan nga vendi për t’u vendosur në vendet fqinje Egjipt dhe Tunizi dhe jo në Europë. "Fakt është", thotë Komisari i OKB-s për refugjatë, Antonio Guterres, "që katër nga pesë refugjatë jetojnë në botën e tretë". Kryesisht janë vendet fqinje ato që pranojnë refugjatë, si tani Kenia, e cila prej katastrofës aktuale të urisë në Kepin e Afrikës ka hapur kufijtë për refugjatët nga Somalia dhe Etiopia. Një tjetër shembull nga Afrika është pranimi i refugjatëve në Liberi. Vetë Liberia ka pranuar pas trazirave në Bregun e Fildishtë më shumë se 1800 njerëz - shumë nga ata janë pranuar privatisht, thotë Igbrahima Coly nga organizata UNHCR në Liberi: “Aty qytetarët e Liberisë, të cilët gjatë kohës së luftës civile në vendin e tyre kishin marrë prej vitesh ndihma nga Bregu i Fildishtë, tani ndihen të detyruar që t’ua kthejnë këto ndihma. Përveç kësaj, palët e të dyja anëve të kufirit kanë tani lidhje të forta etnike". Për rreth 27,5 milionë refugjatë brenda vendit të tyre, të cilët ishin zhvendosur nga vendi i banimit për shkak të luftërave civile apo katastrofave klimaterike, situata është pak më optimiste: 2,9 milionë të ashtuquajtur IDPs – Internally Displaced Persons – mund të ktheheshin përsëri dhe të fillonin jetën nga e para në vendin ku kishin jetuar më parë. Shumë nga ata ishin refugjatë të brendshëm pakistanezë dhe kongolezë, por edhe në Uganda dhe në Republikën e Kirgistanit refugjatët ishin kthyer përsëri në vendbanimet e tyre nga ku ishin larguar. Ana tjetër: Numri absolut i të ashtuquajturve IDPs, 27,5 milionë njerëz, është po ashtu jo më i lartë se qysh prej një dekade.

Klodiana Keco: Pse mbaron dashuria? Aktorja tregon për rolin e Xhulias në dramën “Morsa” të Luigi Pirandellos, premierë në Festivalin e të Rinjve, me regji të Najada Elmazit
Një jetë e sigurt për sytë e të tjerëve, apo një pasion i fshehtë për të mbajtur gjallë dashurinë? Xhulia zgjedh të rriskojë, të dalë nga monotonia e provincës, ta përtypë mosvëmendjen e Andreas, duke gjetur ngrohtësi tek Antonio, miku i burrit të saj.
Fillimisht një lojë e këndshme, tunduese në shtysën djallëzore që të jep fshehtësia, derisa gjithçka zbulohet dhe dashnorët duhet të përballen me hakmarrjen e ftohtë dhe torturuese të burrit të xhindosur.
Me këtë skenë hapet “Morsa” (’La Morsa’, 1892) e dramaturgut italian Luigi Pirandello, premierë më 14 dhe 15 nëntor në Festivalin e të Rinjve në Teatrin Kombëtar. Në natën e parë të shfaqjes, me regji të Najada Elmazit, publiku ishte i vëmendshëm në lojën e aktores Klodiana Keco (Xhulia), Dritan Boriçit (Andrea) dhe Gjergji Menës (Antonio).
Përveç tensionit të dramës me 1 akt, karakteri i vetëm femëror i saj kishte edhe peshën emocionale që i duhej përcjellë publikut. Një personazh që vuan nga frika e zbulimit të së vërtetës, e lënë zbuluar nga mbrojtja e dashurisë dhe e vetme në përballje me fajin, një përballje e gjatë dhe torturuese, aq sa vetëvrasja mund të ishte ilaçi më i mirë.
Edhe pse një rol i vështirë për aktoren e re, ajo arriti t’i përfshinte shikuesit në dhembjen, frikën, dëshirën për lumturi të personazhit, aq sa të lindin pyetje “Pse lufta për të mbajtur gjallë dashurinë, ka një fund të tillë? Përse është kaq e vështirë të marrësh një falje dhe nëse burri i tradhtuar nuk e bën kurrë këtë, a duhet të përfundojë me humbje të jetës?”.
Për këto e pyetëm aktoren, e cila qëndroi me Xhulian një muaj në sallën e provave të Teatrit Kombëtar. Klodiana Keco merr pjesë në Festivalin e të Rinjve edhe me rolin e Maria Magdalenës te “Shtëpia e Bernarda Albës”, me regji të Alma Hotit.
Puna për njohjen e personazhit nisi me analizën e të përbashkëtave dhe veçantive, tregon aktorja, duke theksuar se lista e karakteristikave nuk ishte në favorin e saj. Klodiana 27-vjeçare e kishte të vështirë t’i jepte jetë disa ndjesive të paprovuara, jetës së trishtë provinciale dhe ndjenjave të nënës.
E ndihmuar nga profesionistët për t’i perceptuar, ajo e pati më të lehtë ta kuptonte personazhin te nevoja për të shijuar jetën, për t’u ndier e lumtur, për të qenë e rrethuar nga dashuria, për të provuar ndjesi të vërteta.
Duke marrë shtysë nga temat që Pirandello trajton te “Morsa”, tradhtinë, hakmarrjen, “prerjen e kokës së falur”, nuk mund të rrimë pa e pyetur edhe për to. “Në rolin e Xhulias, unë do të zgjidhja të komunikoja. Në shoqërinë e sotme, vihet re një mungesë komunikimi.
Nuk mund të fajësojmë dikë që nuk është më i dashuruar. Kjo është e kuptueshme. I pajustifikueshëm është lënia pas dore që njerëzit i bëjnë gjendjes fillestare të zbehjes së dashurisë.
Duhet ndërhyrë në atë moment kur mendon se mund të shpëtohet diçka”, pohon ajo, duke shpjeguar edhe se një dashuri mbaron kur njëri nga partnerët harron të shohë nevojat e tjetrit, gjendjen e tij shpirtërore, mendore dhe fizike.
Hakmarrja, të cilën në rastin e Andreas e sheh si pasojë të një situate të dalë duarsh nga tensioni, presioni dhe mungesa e kohës për t’u kthjelluar, ndodh atje ku mungon toleranca, mirëkuptimi, ku mbizotëron fanatizmi që çon në humbje jetësh. “Nuk është mirë që autorët të tingëllojnë moralizues, por, në këtë rast, Pirandello na ka dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë, një thirrje për pak më shumë shpirt.
E “çliruar” nga pyetjet mbi tradhtinë dhe hakmarrjen, biseda me aktoren Klodiana Keco vijoi te rolet në teatër pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve, profesorët, modelet e skenës që e kanë bërë për vete dhe te…pyetja që i është bërë shpesh: “Përse u bë aktore?”.
“Ditën e dytë të mësimit na e ka bërë këtë pyetje pedagogia Ema Andrea. Po jap atë përgjigje që kam dhënë atëherë. Një nga dashuritë e mia të mëdha është libri.
Ai më çon në vende të tjera, në kohë të tjera, në personazhe të tjerë dhe më njeh me mënyra të ndryshme të të jetuarit. Në këtë mënyrë më hapen horizonte të reja, zgjerohet perceptimi, botëkuptimi dhe në fund të fundit qasja me shpirtin njerëzor”, tregon ajo.
Nëse libri ta jep një herë këtë mundësi, aktrimi e shumëfishon”. Realitetet ndryshe i gjen tek Strindberg, Miller, Balzak, Tolstoi, Dostojevski, Mamet dhe tanimë edhe Pirandello. Por edhe te një numër regjisorësh, produktit të të cilëve i referohet si Coppola, Mamet, Tarantino dhe Kubrick. Po te cilat modele skenike mbështetet një aktor i ri?
Për këtë pyetje të fundit ajo u përgjigj: “Nëse ndjekim një model, atëherë rrezikojmë të biem në skematizëm, gjë që nuk është aspak e këshillueshme në profesionin tonë, por sigurisht që nuk mund t’i shmangesh modelit të profesorëve të tu, partnerëve në skenë, autorëve që kemi parë në shfaqje të tjera dhe sidomos superfurnizuesit, Hollywoodit. Mendoj se gjëja më e mirë për një aktor është t’i filtrojë ato dhe t’i modelojë sipas shpirtit, formimit dhe botëkuptimit të tij. Sa më i mirë të jetë formimi, aq më estetik është edhe përfundimi”.
Përpara tre vitesh, aktorja Klodiana Keco është diplomuar në Akademinë e Arteve, me “3 motrat” nga Çehov, me regji të Alfred Trebickës. Roli që e ka ndihmuar për ta dashur profesionin është Ana Maria në komedinë greke “Kërkohet një gënjeshtar” në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku interpretoi me aktorin Aleko Prodani.
“Prej tij kuptova që receta më e mirë për këtë profesion është kombinimi i shpirtit me teknikën”, tregon ajo. Role që erdhën më pas ishin “Monologu i një prostitute në çmendinë” në teatrin e Durrësit, një bashkëpunim me regjisoren Driada Dervishi, në dramën e Franka Ramas. Kurse me regjisorë të huaj ka punuar për shfaqjet “E zonja e Bujtinës” me Gabrielle Tezaurin dhe me Beatrice Braccon te “Tradhti Bashkëshortore” e Harold Pinterit.
Ka tre vjet që merr pjesë në Festivalin e Regjisorëve të rinj në shfaqjen “Perversitet seksual në qytet” e autorëve David Mamet me regji të Rovena Lules. Në vitin e dytë tek “Over there” Doru Motoc, me regjisoren Juli Sinani. Kurse këtë vit, përveç Xhulias së Pirandellos, Keco interpreton edhe në rolin e Maria Magdalenës te “Shtëpia e Bernarda Albës”, me regji të Alma Hotit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27182. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27182
28 apo 29 Nentori Hej po vijne festat e nentorit. A ju kujtohet para disa vitesh qe festonim vetem 28 nentorin mbas 50 vitesh qe kishim festuar 28 dhe 29 nentorin. A ishte vertet ky nje trillim i Enverit apo nje trillim i Saliu....... A luhet me historine, a mund te manipulohet ajo nga politikat? Nuk e di, por di qe sivjet kemi per te festuar 28 dhe 29 Nentorin.
A mund te behet Edi Rama Kryeminister ose President Pas nje pune te shkelqyer qe ka bere Edi Rama ne bashkine e Tiranes a mendojne shqiptaret se Edi mund qe nje dite jo shume te larget te hedhi kandidaturen per Kryeminister ose President?. Dhe sa sukses mund te kete ai sipas jush?.
Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm, për të harruar darkat e mërzitshme dhe pasditet gri në zyrë, sidomos në ditët e trishta të dimrit. Kështu, sipas Clare Jones dhe Steve Watkins, autorë të librit “Udhëtimet më të bukura që duhen bërë të paktën një herë në jetë”, bëhet fjalë për më shumë se 30 itinerare që autorët i kanë cilësuar të “paharrueshme”, nga Amerika Latine në Groenlandë, nga Kina në Irlandë, nga Orissa (Indi) në Pragë. Falë tyre, zbulohet se përveç turizmit, ka vend edhe për të pasionuarit pas balenave, gjuetisë e shumë sporteve të tjerë të rrallë. Rrugë të ngrira, shtëpi të mbuluara nga bora dhe poshtë tyre arinjtë, që për gjashtë javë me radhë, nga tetori në nëntor, mblidhen në kryeqytetin botëror të arinjve polarë, në Churchill, Kanada, përgjatë brigjeve të Baida di Hudson, në pritje që uji të ngrijë për të nisur gjuetinë e fokave. Nga i ftohti polar i maleve më të larta të veriut të Afrikës deri në Marok, në nxehtësinë “përkëdhelëse” të shkretëtirës së Saharasë. Ja një tjetër vend që nuk duhet humbur sipas Jones dhe Watkins, autorë edhe të një tjetër libri të famshëm tashmë, “Gjërat që duhen parë dhe duhen bërë të paktën një herë në jetë”. Një pushim në fshatin Ait Behaddou, ku janë xhiruar filmat e famshëm "Gladiatori" dhe "Lorenci i Arabisë", është i nevojshëm. Një pyll gjigand gështenjash, trëndafilash, palmash, çati shtëpish prej balte të shoqërojnë deri sa arrin dunat e para prej rëre, afër Tinfout, për të vazhduar deri në Hamid. Vetëm 60 kilometra larg nga fshati, dunat e rërës së Erg Chagaga, ku mund të arrish vetëm mbi kurrizin e kamelieve, janë të rrethuara nga një qetësi “vdekëse”. Akoma shkretëtirë dhe qetësi nga Pekini në Samarcanda, në rrugën e mëndafshit që përshkon Azinë Qendrore dhe shkretëtirën e Taklimanit. Bukuri tjetër që nuk duhet humbur është ajo që kalon nga Uzbekistani, prek Murin e Madh përmes Tashkentit, kryeqytetit uzbek, e mbërrin në Samrcanda. Një tjetër mrekulli është edhe shkretëtira e bardhë mes vendeve që autorët këshillojnë: Slar de Uyuni, shkretëtira e kripës së Altiplanos në Bolivi, që ka “lindur” nga tharja e një liqeni gjigand parahistorik, Minchin. Fuoristradë dhe shpirt aventurier janë përbërësit e nevojshëm për të zbuluar fshatrat e mrekullueshëm të Aymara-s dhe vullkanet në Parkun Kombëtar të Sajamë-s, 12 mijë kilometra katrorë nga Minchin. Po Bostwana? Një tjetër mrekulli që nuk duhet humbur. Shpirti i Afrikës, përmes zbulimit të parqeve, lagunat e Okawango-s dhe rezervati Moremi Game. Apo udhëtimi në kësulën e akullt meridionale, Capo de Hielo Sur, në Argjentinë. Nuk kemi harruar mrekullitë përrallore të Australisë, apo "Canal du Midi" në Francë, të famshmen "Rute 66" në bordin e një mauneje që përshkon Amerikën nga Çikago në Los Anxhelos. Lind pyetja përse të mos shkojmë në Lapponi, përgjatë një rruge rreth 200 kilometra në tundrën arktike, për të mësuar si tërhiqen slitat me macet e dëborës. Dhe në fund në Ruanda, në parkun kombëtar "Des Volcans", për të parë gorricat; në Kanada, në gjurmët e kërkuesve të arit, nga Moska në Pekin me linjën hekurudhore transmongole; në Ruta Maja, nga Meksika në Honduras. Me pak fjalë, 30 itinerare dhe udhëtime të paharrueshme që duhen bërë të paktën një herë në jetë.
Dua te bej disa kutia te vogla me nje dizenjo timin, per nje rast dasme...nese dikush me ndihmon jam shum mirnjohes?!
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Tungjatjeta! Në fund të këtij muaji (me 28 Gusht 2011), do të publikohet numri i radhës i organit të përmuajshëm mediatik (falas), të pamvarur dhe gjithë-përfshirës: "Fletorja SHQIPTARIA". Qëllimi i këtij organi është që të krijojmë një platformë krejt të pamvarur nga kahet politike apo grupet e interesit komerciale. Njëkohësisht duke i dhënë mundësi konsolidimi Shqiptareve anëmbanë; pa dallim feje, krahine apo ideje! "filtrat redaktuese", janë: 1- Shqipe sa më të paster, pa huazime të huaja (të panevojshme). 2- Sa më pak propagandë partiake. 3- Artikuj që nuk ofendojnë. 4- Artikuj që s'janë publikuar në ndonjë media tjetër më përpara. Deri tani kemi pasur rreth 6000 lexues dhe me ndihmën e Zotit dhe tuajën, do të shtohen lexuesit ç'do ditë e më tepër... Për këtë arsye po kërkojmë bashkëpunetorë të lamive të ndryshme (art, kulturë, sport, shkencë, politikë, ekonomi, çështje kombëtare, teknologji, etj...) që kanë dëshirë dhe mundësi të shkruajnë diçka; që të dërgojnë shkrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Poashtu me këtë rast shpallim të hapur edhe konkursin për "rubriken fotoreportazh": ku do të publikohen 10 fotografitë më domethënëse. Fotografitë mund të jenë nga krahina të veçanta Shqiptare / Arbreshe, diaspora apo raste të veçanta me motive kombëtare. Si organ informues dhe analizues, kërkojmë intelektualë/e dhe profesionistë/e nga Republika e Shqipërisë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Cameri, Arbëreshë/e, Arvanitas dhe sigurisht nga mërgata Shqiptare. TE GJITHE TE INTERESUARIT JANE TE LUTUR TE NA KONTAKTOJNE SA ME SHPEJT QE TE JETE E MUNDUR...!!! GJITHASHTU JENI TE LUTUR T'A SHPERNDANI KETE LAJMERIM NE PROFILET TUAJA! info@fletorjashqiptaria.com WWW.FletorjaSHQIPTARIA.COM "Platforma e të gjithë Shqiptarëve; pa dallim feje, krahine apo ideje"

Personalisht mua Ismail Kadare me duket nje tip shume i qet, por ato tipa sta japin kurre pershtypjen qe mund te jene te tille, pikerisht keto jane... Per mua Helena Kadare ka dashur ta ''poshtroj'' burrin e saj ose me sakte thjeshte ka dashur te kryej nje fare "Hakmarrje" per ato momente qe ajo eshte ndjere e "shtypur" nga gjithe keto femra, dhe kushedi e sa gjera te tjera ajo di por si ka thene... Per te lexuar artikullin e plote klikoni tek link poshte: http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/13166/Cilet-jane-emrat-e-dashnoreve-te-Ismailit-qe-Helena-i-permend-ne-librin-e-saj-perse-i-rrefen-tani Libri me kujtime i gruas së Ismail Kadaresë, Helenës, ka tërhequr vëmendjen më tepër për faktin se ajo ka folur, për herë të pare, për tradhëtitë bashkëshortore të burrit të saj, për dashuritë e tij të shumta me femra të tjera. Por Helena Kadare, ndonëse jep përshkrime të hollësishme të këtyre historive, nuk rrëfen emrat e femrave. Helena madje ndonjëherë shtiret se është fare naive dhe nuk ka arritur që të kuptojë se cilat femra reale qëndrojnë pas personazheve të librave të burrit të saj. Ismail Kadare e kishte zakon që t’ u thoshte femrave që njihte se ai do t’ i përdorte ato si model për personazhet e librave të tij, çka ishte shumë joshëse për to. Madje Kadare u thoshte se do t’ i paraqiste me emrin e tyre të vërtetë. Helena në libër tregon se dikur, në vitet tetëdhjetë, ajo bisedonte me një mikeshën e saj, për atë se cila femër mund të ishte pas personazhit të Ana Krasniqit, në romanin “Dimri i Madh” të Ismail Kadaresë. Kjo është me të vërtetë qesharake, se romani “Dimri i Madh” nuk është gjë tjetër veçse romani “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i ripunuar. Në versionin e parë të romanit, të botuar në 1973, personazhi i Ana Krasniqit del me emrin Ana Kondakçi. Ky ishte praktikisht emri, paksa i shkurtuar, i një këngëtareje të re, shumë të bukur dhe shumë të njohur në Shqipërinë e kohës. Në roman, Ana Kondakçi është një vajzë e bukur me sjellje të lirshme, e cila është e dashura e shkrimtarit Skënder Bermema, i cili shkruan romanin për prishjen sovjeto-shqiptare. Në personazhin e Bermemës, Kadare qartësisht ka paraqitur vetveten, dhe në personazhin e Ana Kondakçiut, kishte paraqitur personin real që kishte emrin “Ana” në tre gërmat e fundit të emrit, dhe që e kishte mbiemrin “Kondakçiu”.Kur u botua romani “Dimri i Vetmisë së Madhe” në 1973, ai u shit shumë shpejt dhe bëri bujë të madhe jo për ngjarjet ideologjike që paraqiste, se shqiptarët qenë ngopur me historitë e viteve 1960-1961 nga propaganda e regjimit komunist. Romani bëri bujë se Kadare në të kishte bërë atë quhet në frëngjisht mise en abyme, ose në anglisht a story within a story,domethënë se brenda subjektit të romanit kishte paraqitur historinë e tij të dashurisë, në mënyrë të pagabueshme, duke shkruar qartë emrin e së dashurës së tij. Ky ishte problemi më serioz që Ismail Kadare pati me këtë libër. Natyrisht se regjimi komunist nuk fliste hapur për një çështje të tillë. Kadarenë thjesht e detyruar që në ribotimin e librit ta ndryshonte emrin e personazhit dhe ai e bëri Ana Krasniqi. Kështu që Helena e dinte mirë se cila femër qëndronte pas personazhit të Ana Krasniqit (Kondakçiut).Por Ismail Kadare nuk hoqi aspak dorë nga obsesioni i tij për t’ u vënë personazheve të librave të tij emrat e femrave reale që njihte. Helena Kadare në librin e saj me kujtime flet për dashurinë e Ismail Kadaresë me një balerinë të Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, gjë të cilën ajo e mësoi në 1969. Pak vite më vonë u botua romani i Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”, i cili bëri bujë për shkak se në të kishte një tjetër mise en abyme. Në roman, ngjarjet e të cilit zhvillohen në 1944, tregohet historia e dashurisë mes shkrimtarit Adrian Guma dhe spikeres kryesore të Radio Tiranës, e cila në roman quhet Miriam Morina. Por, Miriam Morina ishte emri i një balerine shumë të njohur në Tiranë, në kohën që u botua libri.Në romanin “E penguara”, të botuar në 2009, Ismail Kadare pohon një tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë, ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza e cila gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në shkollën e mesme, të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e njohur Raimonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të lëvizte lirisht. Në ndërkohë, Raimonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me Ismail Kadarenë, dhe i foli për shoqen e saj. Në roman, shkrimtari Rudian St. i cili ka shkruar romanin “Dimri i suferinës së madhe”, aluzion i qartë për romanin e Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”, njihet me një vajzë të re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë. Në këtë kohë Migena bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në provincë, me emrin Linda B. e cila është e internuar. Kur Migena shkon në provincë, shoqja e saj, i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe filloi të luante në filma artistikë. Bulku do të ishte aktorja që do të kishte rolet kryesore femërore praktiktikisht në të gjitha filmat që u bënë sipas librave të Ismail Kadaresë. Në filmin me seri “Emblema e dikurshme”, sipas novelës me të njëjtin titull të Kadaresë. Bulku kishte rolin kryesor femëror, atë të Anës (Ana e përhershme) së dashurës së personazhit kryesor. Ajo pati rolin e Zanës, të një prej personazheve kryesore në filmin “Ballë për ballë”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Dimri i Madh”, pati një rol në filmin “Radiostacioni”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti”, pati një rol në filmin “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, një version i ri i “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, si dhe pati rolin e Dianës, gruas së shkrimtarit, në filmin “Të paftuarit”, një film sipas romanit të Kadaresë “Prilli i thyer”. Helena Kadare në librin e saj me kujtime shkruan se në vitet shtatëdhjetë ajo zbuloi në ditarin e Ismailit se ai, në vitet 1966-1971 kishte pasur të dashur vajzën e një zyrtari të lartë të regjimit. Helena Kadare nuk e zbulon emrin e vajzës, por jep dy të dhëna të rëndësishme për të, thotë se ishte studente dhe se Ismaili i tha se kjo vajzë i pati dhënë atij librin e vajzës së Stalinit, Svetllana Allillujeva “Njëzet letra një miku”. E dhëna e fundit na shërben për ta ngushtuar shumë rrethin e femrave.
Durrës – Megjithëse tragjedia në det ndodhi vetëm pak milje larg portit të Durrësit, kapiteneria e këtij porti nuk ka kapur asnjë sinjal lidhur me atë që kishte ndodhur ne det. Kapiteni i portit të Durrësit Hysni Aruçi, duke folur për herë të parë për këtë ngjarje të rëndë, thotë se tashmë vetëm një mrekulli mund të sjellë në breg të mbijetuar. “Kapiteneria e këtij porti nuk ka kapur asnjë sinjal alarmi të lëshuar nga dy anijet e përplasura, ndërkohë që i vetmi sinjal satelitar që ka lëshuar anija e mallrave “Reina 1” është dhënë nga pajisjet pas mbytjes së saj dhe është kapur nga autoritetet portuale në Mal të Zi dhe Itali, por jo në vendin tonë ku pajisjet për kapjen e sinjaleve satelitare mungojnë”. Gjithashtu ai shton se hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë do të kryhen në Itali nga autoritete të investigimit turk dhe maltez. Hetime të cilat do bazohen në ligjet ndërkombëtare të incidenteve detare. Gjatë ditës së sotme dy të mbijetuarit janë vizituar nga ambasadori turk Hasan Ashan, në spitalin e Durrësit. Kerkimet nderkohe vazhdojne, por pak shprese ka per gte gjetur te mbijetuar.
Shqiperine po e merr lumi shqipetare... Drejtuesi i lobit grek,nje njeri me ndikim ne politiken amerikane Nikolas Geijxh u ka dhene direktiva te qarta organizatave te minoritetit grek ne Shqiperi per greqizimin e Sarandes. Pak kohe me pare mediat shkruan per nje mbledhje te fshehte te Gejxhit ne Sarande, por per here te pare behen publike porosite e tij ne te perditshmen shqiptare "Albania". Nje ishagjent i rendesishem i sherbimit sekret shqipetar ka mundur te regjistroje kete mbledhje. REKOMANDIMET NGA GEJXHI 1Te hapen bankat greke qe te stimulojne ne kredi deri ne falje te kuadrove minoritare. 2 Te sigurohen vende pune ne ekonomi,gjykata,dogana,banka e tatime. 3 Te krijohet opinjoni se Saranda eshte krijuar nga greket. 4 Te krijohet pershtypja se minoritaret jane debuar nga shqiperia. 5 Intelektualet minoritare te organizohen e te zgjedhin drejtuesit qe t'u japin paga e shperblime per festa. 6 Te stimulohen minoritaret te blejne toka nga shqiptaret. Nga ana e politikes sone vetem Sabri Godo kish reaguar duke thene se SHISHI duhet te informoje qeverine per aktivitetet antikombetare te Gejxhit qe jo vetem na cenojne interesat por edhe prishin fqinjesine tone me greket. Dhe Gejxh ka gjetur terren ne vendin tone sepse ai gjen perkrahje te Partia per te drejtat e njeriut te cilet jane shnderruar ne mercenare te Gejxhit. Jane edhe disa deputete te tjere qe paguhen nga lobi i grekeve dhe agjensi te ndryshme. Une jam i mendimit se shteti yne ka kaluar ne nje degjenerim total dhe njerez te tille jo vetem do penguar por une do thoja se duhet te eliminohen fizikisht nga sherbimet tona sekrete.
Në kushtet kur në Shqipëri e më gjerë në në trojet shqiptare po lexojmë çdo ditë e më shumë, sa nga “mendje të ndritura” intelektualësh e sa nga të pamend që u shkojnë pas, ca opinione të ngjashme me ato të të ashtuquajturve “neo-cons”, më pëlqeu të përkthej artikullin që vijon dhe ta ndaj me ju, pasi më duket se autori ka bërë një identifikim interesant të të ashtuquajturve “neo-të çmendur”, që hap një perspektivë të re për të kthjelluar disa paqartësi e botëkuptime edhe në realitetin tonë. Po ashtu, them se ky artikull është edhe një mësim për çdo “analist” shqiptar, së paku për të mësuar se në ç’raporte duhet të jenë informacioni dhe fantazia në ndërtimin e një analize. Lexim të këndshëm! (E. Cami) Nga Taha Këvanç Kryqtari norvegjez qenkësh larë në të njëjtin ujë me Bushin... Nëse terrori që mori shpirtrat e 76 njerëzve në Norvegji kalohet nëpër gazeta me germa të vogla, nuk habitem aspak... Avokati mbrojtës i terroristit deklaroi se do të mbështetej në mëtimin se klienti ishte me “të meta mendore”; gjoja qenkësh i paaftë mendërisht... Kryeministri norvegjez i mbylli këto defterë me premtimin për “më shumë demokraci, më shumë transparencë”... U organizuan ceremonitë e varrimit dhe me kaq u krye gjithçka. Qeveria nuk do të nxjerrë ligje të reja për të kufizuar të drejtat me avazin e “luftës kundër terrorizmit”; policia norvegjeze, që sipas traditës, nuk mban armë, edhe pse ndodhi kjo ngjarje, nuk ka asnjë qëllim që ta prishë këtë traditë... Sikur pas sulmeve të 11 shtatorit (2001) edhe SHBA-të të kishin ruajtur këtë gjakftohtësi që po ruan Norvegjia! Xhorxh V. Bushi, teksa mprehu shpatën për të çliruar botën, zgjodhi të përdorte këtë pretekst për të kufizuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të vet. Kjo zgjedhje e SHBA-ve kushtoi jetën e mbi pesëmijë ushtarëve amerikanë dhe trilionë dollarë dëme ekonomike. Norvegjia nuk ra në të njëjtin kurth... Mos vallë nuk ra në këtë kurth pasi u konstatua ndonjë lidhje mes ngjarjes së terrorit që përjetuan në vendin e tyre dhe atyre tipave që s’u bën syri dritë e që cilësohen së fundi rëndom me nofkën e neo-të çmendurve? Vëreni me kujdes reagimet që në ditën e parë që ndodhi ngjarja: kur kryqtari norvegjez kreu sulmin me bombë ndaj ndërtesave publike në Oslo, prej “ekspertëve” që mbështeten në opinionet e kanaleve televizive që bëjnë transmetime ndërkombëtare, ngjarja u cilësua menjëherë si “11 Shtatori i Norvegjisë” dhe përgjegjësia iu ngarkua Al-Kajdas... Pastaj ndodhi që kur u mësua më shumë mbi kryqtarin norvegjez që hapi zjarr ndaj të rinjve në moshë fëmijërore, të njëjtët opinionistë kësaj radhe nisën të shpreheshin me cilësime të tjera. I thanë “djathtist”, i thanë “nacionalist”, i thanë “fanatik i krishterë”, i thanë “neonazist”, së fundi i dhanë karar t’i thonë “i çmendur”... Në fakt, autori i akteve në fjalë nuk përkon me asnjërin prej cilësimeve... Po, është e vërtetë se urren komunistët, por i urren vetëm sepse kanë devijuar prej komunizmit... Në “Manifestin” që ka botuar më herët, në disa raste, ai pohon: “Unë, në fakt, nuk jam ndonjë fetar i krishterë”... Kush e di në sa raste përshëndet Izraelin, ndërsa për palestinezët thotë se “duhen asgjësuar”. Një i tillë si mund të jetë “nazist”? Dikush që paskësh qenë “nacionalist” apo “racist”, për të përçuar mesazhin e vet, si mund të ndodhte që të ngrihej e të vriste të rinj prej kombit e prej racës së vet? E pra, shihet se këtu ka një gabim… Gabimi është në identifikim: cilësimet që i bëhen, nuk i shkojnë aspak kalorësit tempullar norvegjez që shkaktoi humbjen e jetës së 76 njerëzve... as cilësimi “djathtist”, as cilësimi “nacionalist”, as cilësimi “fanatik i krishterë” e madje as cilësimi “neonazist”... Disa mendjendritur u përpoqën të gjejnë ngjashmëri edhe mes aktorëve të 11 shtatorit dhe kryqtarit norvegjez. Në të vërtetë, s’ka kurrfarë lidhjeje. Nga “Manifesti” mësojmë se vetëm gjashtë muaj pas 11 shtatorit është krijuar në Londër organizata “Kalorësit e Tempullit”, me qëllimin për të nisur Kryqëzatën e Re. Në “Manifest” tregohet se në organizatë bëjnë pjesë dy anglezë, një amerikan, një grek, një serb dhe anëtarë nga vende të tjera... Veçanërisht atë amerikanin kam kureshtje ta di se kush është... Dua ta njoh për këtë arsye: “Manifesti”, që i kapërcen 1500 faqet, është shkruar duke përdorur plot e plot burime... Autori, në fund të çdo kapitulli të punimit të tij, jep informacione se cilat burime ka shfrytëzuar. Duke vërejtur mes qindra burimeve, vërehet ajo pikë e përbashkët që i bashkon të gjitha: tekstet e përdorura si burime, autorët që kanë shkruar librat dhe shkrimet e përdorura, faqet e internetit nga të cilat janë cituar artikujt, thuajse të gjitha u përkasin neo-të çmendurve... Kryqtari norvegjez u referohet dhjetëra mendimeve të Bernard Lewis-it, që njihet si mësuesi ideologjik i neo-të çmendurve... Emra si Daniel Pipes dhe Robert Spencer shfaqen thuajse në çdo dhjetë faqe... Bat Ye’or shfaqet shumë shpesh mes burimeve... Duke shëtitur sytë nëpër “Manifest”, nëpër kapitujt e radhitur e nën të cilët janë shkruar këto emra, s’rri dot pa thënë me vete: “O Zot! Mos vallë raportet që iu paraqitën një herë e një kohë Bushit kanë rënë në dorë të këtij kalamanit?”... Ata që, pas 11 shtatorit, i jepnin mend presidentit Bush duke i thënë se “zgjidhja e vetme është që të rrëzohen një nga një regjimet në Lindjen e Mesme, se ne kemi probleme edhe me sistemet e besimit të këtyre”, gjithmonë i sillnin atij opinionet e po këtyre autorëve. Dhe Bushi, që lexonte të tilla raporte, një ditë doli e lëshoi si pa dashje një fjalë që mbartte kuptimin: “Po nisim Kryqëzatën.” Norvegjezi, që qysh në moshën 21-22 vjeçare ka marrë pjesë në mbledhjen e Kalorësve Tempullarë në Londër, duket se ka pësuar një lavazh të ngjashëm truri. Mësuesit “neo-të çmendur” i paskëshin larë trurin çilimiut... Duket se e vërteta që synohet të mbulohet e të fshihet është kjo: kryqtari që sulmoi ndërtesat publike në Norvegji dhe që më pas hapi zjarr mbi të rinjtë pjesëmarrës në kamp, në fakt, nuk është “i djathtë” apo “nacionalist”, madje as “neonazist”; ai është një individ që ka rënë drejtpërdrejt nën ndikimin e të ashtuquajturve “neo-cons” dhe që vepron në një linjë me ta... Sikurse neo-të çmendurit, edhe ai e sheh Islamin si kërcënim për botën. Neo-të çmendurit e shihnin Turqinë si një “hasëm” që duhet hequr zvarrë me thes në kokë. Edhe kryqtari i ri nuk e do Turqinë... Edhe kryqtari i ri ushqen miqësi me Izraelin, armiqësi me arabët... Të mbetet mes nesh, këtë të vërtetë ta dini vetëm ju… Gazeta “Zaman”, e enjte, 28 korrik 2011. http://www.zaman.com.tr/yazar.do?yazarno=1188
Pirro Prifti. ( ushtar i Janullatos) Politikanët e vjetër në moshë apo në mentalitet, të largohen http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=50649&Itemid=0&l\ ang= Friday, 13 July 2007 Nga Pirro Prifti - Nuk është për t’u habitur kur dëgjon nga politikani i njohur Edi Rama, një frazë që duhej thënë vite më parë, për më tepër një frazë sofiste, e cila le të papërcaktuar mirë se për cilët tipa politikanësh bëhet fjalë.Në frazën e hedhur në një moment të vështirë, si për koalicionin e majtë, ashtu dhe për vetë Shqipërinë, megjithëse nuk është momenti iduhur dhe zgjidhja e duhur, dufi kudër disa tipa politikanësh për të cilën e ka fjalën ky zotëri si p.sh., z. Berisha, është një duf apo një shkarkesë emocionale, e cila gjithashtu nuk zgjidh gjë. Në radhë të parë duhet pranuar realiteti i vendit dhe së dyti duhet të hiqet dorë nga tullumbacet me parulla politike, të cilat plasin sa fryhen nga bulçinjtë e politikanëve të cilëve për 17 vite kanë pasur këtë lojë të preferuar fryrjen dhe plasjen e tullumbaceve me parulla politike, nga të cilat kanë përfituar edhe vende të tjera si radikalistët. E vërteta qëndron në një aspekt tjetër të frazës sofiste të këtij kryetari të majtë sepse edhe njerëzit e thjeshtë kërkojnë politika të tjera e të reja në përputhje me demokracinë e fituar, pra qëndron në shpjegimin se cilët tipa politikanësh duhet të largohen nga politika shqiptare ata politikanë që i kam cilësuar në artikujt e para 3 viteve `xhaketa të vjetra`, politikanët e rinj që janë të `kapur` dhe nuk dinë të bëjnë politikë përveçse me ato që kanë mësuar nga të parët, apo politikanët e ish nomenklaturës së kuqe? Dëmin më të madh Shqipërisë së sotme ja ka bërë politika e vjetër e marksizëm leninizmit e implantuar dhe përshtatur për nevojat e demokracisë së sotme, politikë e cila është bartur dhe vazhdon të bartet si nga politikanë të vjetër në moshë ashtu dhe nga politikanë të rinj në moshë të mësuar nga po këta politikanë të vjetër të cilët vazhdojnë me këmbëngulje `të zbatojnë pikë për pikë materialet e partisë për luftën e klasave`?! Problematikat e rënda dhe të pazgjidhura në vendin tonë e kanë gjithashtu bazën në një aspekt të dytë të shoqërisë shqiptare akoma të pacivilizuar. Zhan Zhak Ruso (1712-1778), mendimtar e shkrimtar i famshëm frëng ka thënë një sentencë që na përshtatet ne shqiptarëve plotësisht: `Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë`. Thënia e Zhan Zhak Ruso-se është e saktë. Por Shqipëria ka dhe një mangësi tjetër, e cila e ka lënë prapa sepse kombi formohet bazuar ne dy shtylla: Atdhe+ Fe. Kolonën e fundit shqiptarët kanë kohë që nuk e kanë, qoftë sepse kanë qenë ateistë, qoftë sepse kanë më shumë se një fe, duke krijuar diferenca në mentalitet, moral, traditë punë dhe sociale dhe drejtimi dhe së fundi duke dobësuar dhe shtyllën tjetër atdhetarizmin. E vetmja mënyrë për të zbutur këtë plagë është arsimimi i mirë, por për fat të keq arsimimi i mirë tek shqiptarët ka shkaktuar atë dëm, ashtu si e ka thënë dijetari i lashtë: `arsimimi pa moralin fetar do të krijonte vetëm djaj të të zgjuar`. Megjithatë ka shpresa; arsimimi duhet, por duhet ngritur kolona e moralit fetar (besimi unik fetar) nëpërmjet një unifikimi fetar kristian të ngadaltë dhe pa dhunë. Atëherë Shqipëria do të marrë frymë lirisht ashtu si ka dhe simbolin e flamurit të Gjergj Kastriotit. Argumentet e sjella më sipër janë të mjaftueshme për të mos e zgjatur shpjegimin e shkaqeve se përse Shqipëria nuk bën hapa përpara si simotrat e saj ose i bën me shumë vështirësi. Problemi i politikanëve për të cilët është shprehur z.Rama ka të bëjë pikërisht me këtë argument, por në aspektet për të cilat folëm sepse një brez i tërë politikanësh rrëshqiti nga podiumi i Partisë së Punës në 1991 dhe u fut kush haptazi, kush pak me turp, e kush fshehurazi, gjithmonë për të zbatuar porositë e Partisë së Punës :komunisti nuk dorëzohet`. Është e vërtetë që ka pasur dhe ka akoma ish komunistë në politikë dhe jashtë saj, që kanë qenë dhe janë shembuj të një morali për t’u pasur zili, por pjesa për të cilin po flasim ka të bëjë me ata ish komunistë të cilët tashmë për arsye komplet personale dhe klienteliste (se deri në vitet e para të demokracisë ata vazhdonin të zbatonin porositë e Partisë së Punës për të vazhduar luftën e klasave me mjete të tjera dhe për tu treguar shqiptarëve se çfarë i gjen nëse ndryshohet sistemi i bukur socialist me atë kapitalist`). Rezultati dihet frytet e punës kanë dhënë një rezultat që i madh dhe i vogël po i sheh edhe tani në korrikun e 2007 duke mos lënë njëra palë (Opozita) të punojë pala tjetër (Pozita), sikur të kenë armike të tërbuar partnerin në vend që ta kenë oponent thjesht për të bërë programe me të mira dhe për t`i realizuar ato në të mirë të vendit. Problemi i shtruar për zgjidhje nga zoti Rama nuk qenka vetëm një aspiratë dhe perspektivë dhe nuk është vetëm një thënie nga arsenali politik i R. Alisë, por një mënyrë dhe metodë e sofistikuar e disinformimit të elektoratit të majtë tashmë të zhgënjyer plotësisht për të justifikuar veten nga gabimet dhe budallallëqet e bëra dhe për tua hedhur fajin të tjerëve. Argumenti në të kundërt të kësaj thënie dhe që e vë me shpatull për muri zotërinë është se pikërisht këta politikanë të vjetër, të cilët tashmë i blasfemon Rama i kanë dhënë atij votën, kontributin, dhe intrigën e tyre për ta zgjedhur këtë individ që I përket të kaluarës në fronin e së majtës së moderuar. Kjo të kujton gjithashtu historinë e paraqitur nga I. Kadareja se si hipin në fuqi njerëz me karizmë negative në fuqi, kur ai flet se si hipi Enveri në krye të PK: ditën e themelimit të partisë me 8 nëntor kur ishin mbledhur grupet komuniste në atë shtëpinë që e njohim afër Medresesë, Enveri nuk ishte. Meqenëse kishte dy arsye të forta për të marrë edhe një njeri plus në mbledhje si prania e shumë të krishterëve dhe mos bërja e kuorumit në atë mbledhje historike,z. Koço Tashko doli jashtë për të gjetur një njeri dhe për më tepër që të ishte mysliman të paktën. Fati nxori Enverin duke ecur në atë rrugë, i cili po shkonte për të bërë ca punë personale të cilat me shaka npo ky Koço e tallte duke i thënë` e mo Enverkë, do të shkosh pas ndonjë çupe`? Kësaj radhe Koço i tha `Enver eja se na duhesh në mbledhje. Enveri u përgjigj ik o p.. se kam punë… `Eja o njeri se na duhesh..` dhe ai hyri duke mbyllur derën nga pas dhe duke hapur portën e diktaturës. Një histori të tillë të ngjashme ka dhe z. Rama me Fatos Nanon, i cili e futi në politikë kur atij nuk i vinte në mënd që të merrej me këtë punë. Demokracia e post komunizmit si një nga sistemet e implantuara pas rënies se murit të Berlinit nga demokracitë perëndimore të Europës dhe të SHBA në vendet e Europës lindore ka hasur në një fenomen të paparashikuar në Shqipëri, fenomenin e mungesës së civilizimit gjë për të cilën e ka thënë (për të qenë të saktë) për fat të keq e me ironi edhe N. Hoxha kur përmendi që shqiptarët s`janë të përgatitur për demokracinë. Megjithatë shpresa ka. Brezi I ardhshëm do të minimizojë edhe më diferencat në drejtim të shtresave sociale, politkbërësve, dhe do të integrohet në KE megjithë handikapet e shoqërisë shqiptare e cila po lëpin plagët e vjetra të ish Komunizmit dhe atë më të vjetrën e lënë nga Turqia e atëhershme.
Te dashur miq, Duke u frymezuar nga nje mesazh i shkurter ne internet, ne nje rast tmerresisht ofendues, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise ka lejuar qe ne nje kishe te saj ne Himare te perurohet nje bust me flamurin grek siper. Si ka mundesi qe eshte lejuar te ndodhe dicka e tille, dhe ne pllake shkruhet se vdiq duke mbrojtur gjuhen kombetare? Cilin komb perfaqeson Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise? Nese ndjeni dhe ju se kisha autoqefale e Shqiperise eshte e te gjitheve, jo vetem e greqishtfolesve, nese ndjeni qe ka nje keqperdorim te ketij rasti dhe shume te tjereve te ngjashem, ju lutemi te merrni 2 minuta kohe e te dergoni nje email te shkurter duke shprehur shqetesimin tuaj publik. Emaili duhet derguar tek orthchal@orthodoxalbania.org dhe CC tek ideale@shqiperia.com nese deshironi te publikohet dhe ketu ne forum. Permbajtja mund te jete teper e thjeshte, mjafton 2 fjali. Te dashur vellezer te Kishes Autoqefale te Shqiperise, Edhe une si shume te tjere mesova me shqetesim lajmin e homazheve nen nje flamur jo shqiptar ne kishen shqiptare te Himares. Per me teper ndjehem i shqetesuar qe i ndjeri Guma i shpallur hero nderohet ne oborrin e nje institucioni fetar jo per shkak te besimit te tij, por per hir te mbrojtjes se interesave politike qe duhet pranuar qe jane ne kundershtim me kombin shqiptar dhe larg paqes qe duhet te diktohet nga kisha. Ju lutem respektoni kombesine shqiptare dhe te gjithe shqiptaret! Me respekt Twitter hashtag #kishaautoqefale

Chevrolet Cruze në 1centplus.com “Unë po shkoj në shtëpi të bidoj… Mbrëmë kam biduar fort por ama fitova… Ai e fitoi televizorin me vetëm 4 bida…”
Nuk është çudi që fjali të tilla t’i dëgjoni gjatë ditës në rrugë ose nëpër lokale. Nuk është një lajthitje e përgjithshme. është fjala për fenomenin më të ri në Kosovë. Ankandi më interesant ku mund të fitojnë të gjithë,1centplus.com. Termi ‘bid’ (bido, bidoj, bidim, etj.) është marrë nga anglishtja e do të thotë ofertë. Ai është futur në të folurën e përgjithshme të fansave të shumtë të 1centplus që janë të moshave të ndryshme nga e gjithë Kosova.
Ka vetëm 2 muaj jetë, por pothuajse të gjithë, në mos janë infektuar prej këtij ankandi, të paktën kanë dëgjuar për ekzkistencën e tij. Ankandi zhvillohet kështu: në faqen e internetit 1centplus.com zgjidhni produktin që ju pëlqen dhe brenda kohës së caktuar dërgoni një sms me emrin e produktit nga një numër vala ose ipko në numrin 8888. Çdo sms rrit çmimin e produktit me 1 cent. Nëse brenda kohës së caktuar askush tjetër nuk dërgon sms për të njëjtin produkt, ju shpalleni automatikisht fitues i produktit me çmimin e afishuar. “Dërgova vetëm një sms për makinën larëse dhe nuk i besova syve kur u shpalla fitues…” thotë Fisniku, një nga fituesit e shumtë të produkteve të afishuara në faqen e internetit 1 centplus. “1 cent plus nuk është vetëm një mënyrë e leverdisshme blerje” na thonë organizatorët ” por edhe një mënyrë e këndshme për të kaluar mbrëmjen të gjithë së bashku në familje.” Llojet e produkteve të ankandit janë të shumta dhe të përshtatura për të gjithë. Të rinjtë mund të blejnë një mp3 player, gratë mund të gjejnë makinën larëse ose shporetin e ri që kanë ëndërruar gjithmonë ose një televizor me ekran të gjerë për shuma sa një e dhjeta ose një e njëzeta e çmimit real. Kualiteti i produkteve është shumë i lartë dhe të gjithë artikujt janë të mbuluar nga garancia. “Emocioni i garës është shumë i fortë dhe orët e mbrëmjes kalojnë pa u ndjerë fare” na thotë Alba, fituese e një tharëse moderne flokësh.
Por befasia më e madhe ende pritet të vijë! Një veturë e re Chevrolet Cruze me kilometrazh zero do dalë për shitje në ditët në vazhdim. Rregullat e shitjes janë të njëjta. Secili mund të bidojë me sms ose drejt nga faqja e internetit. Kush do të jetë fituesi? Kjo nuk dihet… Ajo që dihet me siguri është se gara do të jetë e fortë.
Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1092. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1092
Top