Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Quhet TWR (through the wall-përtej murit), peshon më pak se 3 kilogramë dhe është një radar portabël në gjendje të shohë përtej mureve. Objekti në fjalë mund të përdoret për qëllime civile, si për shembull për lokalizimin e të bllokuarve nën rrënojat e një ndërtese, apo për shërbime ushtarake, në aksione kundër terrorizmit. Objekti është prezantuar nga SELEX, një shoqëri italiane, që e ka prezantuar në sallonin ndërkombëtar të hapësirës ajrore në Paris. Radari mundëson zbulimin imediat të qënieve njerëzore pas mureve të cimentos, duke sjellë shikimin e frymëmarrjes për të verifikuar nëse janë gjallë, si dhe lëvizjet e tyre. Gjithashtu, ai mundëson shikimin e planimetrisë së një ndërtese, duke pasur një reze zbulimi prej 160 gradësh.
 
Shtrihet për të bërë gjumin e darkës, por 34-vjecarja zgjohet në mëngjes adoleshente. Naomi Jacobs u zgjua në shtëpinë e saj, por pësoi një zhgënjim të thellë kur nuk gjeti në dhomë motrën e saj, kur nuk dëgjoi prindërit që hanin mëngjes në katin e poshtëm, kur pa se në dhomën ngjitur ishte një fëmijë dhe në pasqyrë u shfaq ajo, por e plakur. Në panik të plotë Naomi filloi të pyeste veten e saj se cila ishte realisht, nga vinte, cfarë bënte në këtë shtëpi që nuk ishte aspak familjare për të. Në mënyrë instiktive ajo krijoi një numër telefoni (këtë e mbante mend) dhe ne anën tjetër të receptorit ishte motra e saj. "Nuk e di ku jam dhe cfarë po më ndodh", ishin fjalët e para që tha. Nuk vonoi shumë kur në shtëpinë e saj ia behu e motra dhe shoqja e saj më e mirë. "E kalova atë ditë duke qarë për gjërat që kisha humbur. Isha shumë konfuze, kisha humbur shkollën, miqtë, shëtitjet në park, shtëpinë. Isha ende Naomi, por nuk jetoja më në Kansas", tha Naomi, pasi e mori veten nga trauma e pësuar. Mjekët shpjeguan se Naomi kishte pësuar një Amnezi Globale Tranzitore që manifestohet me humbje të përkohshme te memorjes. Ky problem është pasojë e stresit të madh dhe fshin memorjen emocionale. "Në periudhën e black out, ka qenë cdo gjë shumë e vështirë, Mjeku më tha që të mos sforcoja memorjen time, sepse cdo gjë duhet të kthehej normalisht. Por ishte e sikletshme që isha një adoleshente me trupin e një 34-vjecareje. Po ashtu e përjetova shumë keq faktin se ëndrrat e mia nuk është realizuar. Isha një nënë 'single' dhe nuk isha martuar kurrë. Punoja 13 orë në ditë dhe e kisha lindur djalin tim në ujë", tha Naomi.
 
Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi se do të garojë për një mandat të dytë presidencial në vitin 2012. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen e internetit të Obamas. Në një mesazh drejtuar mbështetësve të tij Obama i ka bërë thirrje për mobilizim, në mënyrë të të mbrohet ndryshimi që ai solli në mandatin e tij të parë. Ekspertët thonë se Obama do të jetë në gjendje të grumbullojë një fond të paprecedent, prej 1 miliardë dollarësh për fushatën e ardhshme.
 
Qyteti i Pogradecit është mbushur me parrulla kundër Partisë Socialiste ditën e sotme. Pikërisht sot, Edi Rama, kreu i PS, do të prezantojë kandidatin për bashkinë e këtij qyteti, Artan Shkëmbin. “LSI qëndron pas këtyre parrullave. Kjo parti ka vepruar natën e mbrojtur dhe nga policia”, ka deklaruar kandidati i PS-së për bashkinë e Pogradecit.
 
Një fotografi e montuar e vënë në qarkullim nëpërmjet postës elektronike nga një politikan amerikan ka skandalizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marilyn Davenport, një përfaqësues i rrymës ultra konservatore të “Tea Party”, i nisi bashkëpunëtorëve një fotografi të një familjeje majmunësh, ku këlyshi i majmunit kishte pamjen e presidentit Obama. Imazhi shoqërohej me shkrimin: “Tashmë kuptohet përse presidenti nuk ka një certifikatë lindjeje”, një argument ku partia “Tea Party” është kapur shpesh pas këtij fakti për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e njeriut të parë me ngjyrë që drejton Shtëpinë e Bardhë. Fotografia dhe ajo që ka shkruar përfaqësuesi i rrymës ultra konservatore Davenport është konsideruar me një përmbajtje të fortë raciste nga shumë amerikanë, ndërsa shteti i Kalifornisë i ka ndaluar politikanit të largohet nga shteti, pasi ndaj tij ka nisur një hetim. Në bazë të kushtetutës amerikane, një president duhet të ketë lindur detyrimisht në tokën e SHBA-së për t’u zgjedhur në atë post. Sipas “Tea Party”, certifikata e lindjes së Obamës në ishujt Hawai, pjesë e SHBA-së, është e falsifikuar.
 
Pirja e tetë gotave ujë në ditë ndihmon në luftimin e kapsllëkut? Prerja e shpeshtë e flokëve i rrit dhe i bën më të fortë? E gjithë e vërteta mbi disa mite të zakonshme. Për disa janë gjëra të zakonshme, për të tjerë legjenda metropolitane. Të përbashkët kanë faktin se të dyja kanë një ndikim të jashtëzakonshëm mbi njeriun, saqë mund të transmetohen brez pas brezi, derisa sa mund të konsiderohen paksa nga të gjithë të vërteta të qëndrueshme. Ka nga ata që u besojnë, sepse i kanë dëgjuar, të tjerët e bëjnë thjesht për trashëgimi kulturore. Më poshtë do të lexoni disa nga mitet që lidhen me temën e shëndetit, por që shkenca është përpjekur t’i sfidojë. T’i presësh shpesh flokët ndihmon që të rriten më shpejt dhe më të shëndetshëm. Qethja zero favorizon rritjen dhe daljen e kaçurrelave Jo, nuk është aspak e vërtetë. Së fundmi ky mit është përgënjeshtruar nga një studim shkencor. Fakti që një qime duket sikur rritet më e plotë, ndodh vetëm për arsye se është më e errët në krahasim me “të vjetrën”, sepse ende nuk është ekspozuar në diell. Madje as rruajtja me brisk nuk do t’i bënte më të dendura. Shpjegimi? Maja e flokut është pjesa më e dobët. Zakonisht ne jemi të prirur të mendojmë se floku dendësohet po të pritet shpesh, edhe pse numri i qimeve mbetet i njëjtë. Të pish tetë gota ujë në ditë ndihmon në hidratimin e organizmit dhe luftimin e kapsllëkut?Jo, nuk është e vërtetë. Sipas studiuesve, kjo bindje nuk mbështetet nga asnjë provë shkencore. Për ta mbajtur trupin të hidratuar mjafton të pini normalisht ujë dhe të konsumoni sa më shumë fruta dhe zarzavate. Të gjithë e dimë se uji të bën mirë, madje këtë na e kanë përsëritur shumë herë dietologë, trajnerë e mjekë të ndryshëm. Duhet të jemi të hidratuar, sepse organizmi ynë mund t‘i zhvillojë më mirë funksionet e tij. Në këtë mënyrë lëkura dhe flokët janë më të fortë e më të shëndetshëm. Ndoshta shumë prej nesh ndjekin edhe tendencën amerikane, që kur dalin nga shtëpia marrin gjithmonë me vete një shishe uji. Shpesh kemi dëgjuar se kur bën vapë duhet të pimë sa më shumë ujë dhe se sasia minimale duhet të jetë 1.5 litra në ditë. Për të pastruar veshin është patjetër i nevojshëm përdorimi i kunjave me pambuk? Jo. Duke i pastruar veshët në këtë mënyrë rrezikoni ta shtyni dyllin më në brendësi dhe ta ngjeshim më shumë. Rreziku është edhe më i madh nëse kjo procedurë aplikohet te fëmijët. Në këtë rast nuk bëni gjë tjetër veçse ua dëmtoni edhe atyre membranën timpanike. Por si t’ia bëjmë që ta mbajmë të pastër kanalin aurikular? Mjafton të përdorni produktet e duhura. Po kunjat me pambuk? Përdorini për të pastruar kërthizën. Sauna ndihmon që të dobësohem? Jo, dhe arsyeja është thënë shumë herë. Rënia e menjëhershme nga pesha shkaktohet veçanërisht nga humbja e lëngjeve përmes djersitjes. Zakonisht lëngjet e humbura në organizëm mund të zëvendësohen lehtësisht. T’i nënshtroheni një seance saune ka të mirat e veta: ju qetëson, e ndihmon organizmin të eliminojë helmet dhe të favorizojë largimin e acidit laktik, substancë që trupi e prodhon pas një sforcimi. Gjinia e fetusit kuptohet nga forma e barkut? Jo. Një bindje popullore thotë që kur barku është lart, është vajzë, ndërsa kur është poshtë dhe i kërcyer, është djalë. Kjo është një nga bindjet më të gabuara. Probabiliteti për të gjetur gjininë e fetusit gjatë muajve të parë të shtatzënisë duke parë formën e barkut nuk i kalon 50 për qind. Të ngrënit natën na dobëson? Jo. Sipas një studimi të “Oregon Health & Science University”, personat që hanë gjatë orëve të vona të natës nuk shtojnë në peshë. Por pavarësisht kësaj, të gjithë e dimë se një kalori mbetet e tillë në çdo orë të ditës dhe natës. Pirja e ujit kur jeni të djersitur ju bën dëm? Jo. Të gjithë kur kemi qenë të vegjël jemi këshilluar nga gjyshja ose mamaja për rrezikun që na kanosej kur pinim ujë të ftohtë, ndërsa ishim të djersitur. Kjo është shumë e gabuar. Etja e madhe që ndihet pas aktivitetit fizik është treguesi i vetëm i organizmit që na lajmëron se jemi të dehidratuar. Nëse nuk do t’i vinim veshin kësaj “thirrjeje” shëndeti ynë do të rrezikohej seriozisht. Pini ujë me temperaturë ambienti, ose nëse keni shumë vapë, konsumoni ujë të ftohtë, por asnjëherë të ftohtë akull.
 
Ketu ne forum gjithmone flitet per shume tema, dashuria,politika,shakate etj etj etj. Ndersa une sot po lexoja kete artikull tek shqiperia dhe mendova qe ta ndaj edhe me ju. Me kohet qe kane ardhur, aty ku dritat rriten, uji rritet, benzin,nafte,gaz rriten atehere disa keshilla per te ruajtur dicka me shume sebesoj se do i bejne keq njeriu :) Kuptohet ka persona qe ndoshta s'ja kane nevojen shume ketyre keshillave por gjithsesi nese edhe ato duan te kursejne te pakten ketu do gjejne disa keshilla interesante :) Ja dhjetë këshillat e nevojshme: 1. Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë. 2. Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme, por jo të nevojshme dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme. 3. Natyrisht që nuk mund të jetohet vetëm me produktet të cilat janë shumë të nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, një aperitiv në bar me miqtë janë të rëndësishme, por vetëm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund të prishet. 4. E hëna. Mund të filloni të zgjidhni një ditë të javës, të parën për shembull, që nuk do të shpenzoni asnjë qindarkë. Do të jetë një ditë me shpenzime zero. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë). 5. Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar. 6. Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit. 7. Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë), se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero. 8. Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë derri prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës. 9. Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël ose një pagesë për një punë të kryer. 10. Nëse vazhdoni kështu për gjashtë muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shënuar në fletore çdo shpenzim të bërë për produktet e nevojshme dhe për plotësimin e ndonjë dëshire, jeni në rrugë të mbarë për t’u bërë një kursimtar/e i/e vërtetë.
 
Sot ne mengjes sapo hap www.shqiperia.com, shikoj kte artikull si lajme te pare... Ne vend qe te me behet qefi ose te them qe shiko se me ne fund e vrane, mua me duket nje ''pralle'' Amerikane qe behet per te sponzorizuar Obamen per zgjedhjet e ardhshme... Ju si mendoni??? Vertet eshte e mundur qe ta kene vrare ose me sakte vertet mendoni se ka ekzistuar nje individ i tille??? Mua me duket e gjitha vetem nje histori e ngritur nga Amerika per te arritur tek nafta... dhe tani shfrytezohet per te rifituar presidencen... :/ Osama Bin Laden, udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Qaeda është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan përpara një jave. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Truri i sulmeve të 11 shhtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara u vra brenda territorit të Pakistanit dhe presidenti Obama deklaroi se pas sulmit trupit ushtarake kanë arritur të kenë dhe trupin e vrarë të Bin Ladenit. Trupi i vdekur i Osamës është shfaqur në TV Express. "Vdekja e Bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaedës. Por vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaeda do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë ne. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe jashtë" nënvizoi më tej presidenti Obama. Presidenti amerikan tha se forcat amerikane që morën pjesë në operacionin e vrasjes së Bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje. Raportet e para flasin për një sulm të forcave të SHBA-ve drejtuar një vile jashtë Islamabadit dhe pati luftime në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Obama falenderoi presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari për bashkëpunimin. "Ne duhet të rikonfirmojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë e kurrë nuk do të jenë në luftë me islamin. E kam bërë të qartë ashtu siç e tha dhe presidenti Bush pas 11 shtatorit se lufta jonë nuk është kundër islamit, Bin Ladeni nuk ishte udhëheqës i myslimanëve, por një vrasës masiv i myslimanëve. Al Kaeda ka masakruar myslimanë në shumë vende përfshi këtu tek ne. Ikja e tij do të mirëpritet nga të gjithë ata që besojnë tek paqja dhe dinjiteti njerëzor", tha Obama. Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj amerikanë. Presidenti Obama përpara se të bëjë lajmin publik ka informuar presidentin Bush dhe Clinton. Presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe për Amerikën". Kryeminsitri britanik, ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së Bin Ladenit, ka thënë se vdekja e Bin Ladenit ka sjellë "lehtësim të madh" në të gjithë botën. Kryebashkiaku i New York, Mchael Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit. Ku ndodhet trupi i Bin Laden? Trupi i terroristit Osama bin Laden, sipas mediave nderkombetare, ndodhet në duart e trupave amerikane. Ndërkohë një zyrtar amerikan foli për varrosjen në det bazuar në traditën islame. Faqe të ndryshme në internet vënë në dyshim origjinalitetin e fotos me imazhin e fytyrës së masakruar të Bin Laden të shpërndarë nga televizioni pakistancez, duke komentuar se fotoja e publikuar është një imazh i vjetër i përpunuar, që ka qenë në qarkullim prej shtatorit të vitit 2006. Ndërkohë edhe roli i shërbimit pakistanez të inteligjencës mbetet në hije. Operacioni duket se është kryer me këtë shërbim,por autoritetet e Islamabadit e kanë përgënjeshtruar. Pas njoftimit për vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnë presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Xhihad kërcënon Obamën “Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë”, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike. “Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë t’iu shkatërrojmë”, përfundon mesazhi i shkruar në arabisht. CAIR: SHBA, jo në luftë me Islamin Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-Islamike CAIR, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve kanë lëshuar një deklaratë mëngjesin e së hënës, duke përshëndetur vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden. "Ashtu sikurse kemi deklaruar vazhdimisht që prej 11 shtatorit të vitit 2001, Bin Laden nuk ka përfaqësuar asnjëherë myslimanët", thuhet në deklaratë. Po ashtu organizata ka përsëritur deklaratën e dhënë nga presidenti Obama se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë dhe nuk janë në luftë me islamin. Ndërkohë selitë dilomatike në të gjithë botën janë vendosur në gatishmëri të lartë pas lajmit për vdekjen e Bin Ladenit. Departamenti i Shtetit, sipas një zyrtari të lartë ka lëshuar apel për kujdes për të gjithë shtetasit e tij. Gjithashtu është rritur niveli i gatishmërisë për shkak se mbështetësit e Al Kaedës mund të hakmerren ndaj qytetarëve amerikanë apo institucioneve të SHBA.
 
E bija e Osama bin Ladenit ka shpjeguar sot se babai i saj është kapur i gjallë në shtëpinë e tij në Pakistan, dhe më pas është ekzekutuar në su të familjarëve nga forcat speciale amerikane. Rrjeti televiziv arab Al-Arabiya citon një zyrtarë nga Pakistani, i cili hedh poshtë deklaratat e SHBA-së, duke thënë se nuk ka qenë një plumb i vetëm i shkrepur nga forcat amerikane Televizioni gjithashtu, raportoi se gjashtë fëmijët dhe një nga gratë e Osama bin Laden, gjenden në spital në Rawalpindi. Ndërkohë, drejtori i CIA-së Leon Paneta, shpjegoi se rregullat ishin të tilla, se nëse ai do ti bindej forcave speciale dhe do të ngrinte duart lart, do të arrestohej, por shtoi se nuk kishte shumë kohë, dhe se ai kishte bërë lëvizje kërcënuese, ndaj dhe forcat speciale e qëlluan.
 
Shefi i terrorit, Osama Bin Laden, nuk donte që fëmijët e tij të bëhen pjesë e rrjetit Al Kaeda. Ju këshillon, që të mos punoni në bazë e as në front, shkruan e përditshmja kuvajtiane Al Anbah. Më pas Obama bëhet sentimental e kërkon falje për cilësinë e munguar të babait. Më vjen keq që nuk do e kaloj me ju kohën time si baballarët e tjerët, por kam vendosur të drejtoj Al Kaedën në rrugën e xhihadit. Më pas ai u thotë grave të tij se ato nuk duhet të martohen pasi të vdesë. Testamenti është gjetur mes materialeve që janë sekuestruar në shtëpinë e tij. Mendohet se është shkruar në vitin 2001
1. ARSIMI BAZË: Klasa Mësim Festa Sem. I Sem. II Gjithsej I - IX 18 17 35 javë 7 ditë Mësim: Për klasat I-IX Semestri i parë fillon më 12 shtator 2011 dhe mbaron më 27 janar 2012; Semestri i dytë fillon më 30 janar 2012 dhe mbaron më 6 qershor 2012. Pushime Periudha e parë, pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2011 dhe mbarojnë më 4 janar 2012. Periudha e dytë, pushimet fillojnë më 28 mars 2012 dhe mbarojnë më 1 prill 2011. Provime: Provimet e Lirimit zhvillohen në periudhën 7 - 22 qershor 2012 2. ARSIMI I MESËM Klasa Mësim Provime të maturës shtetërore Festa X -XI 36 javë - 7 ditë XII 34 javë 5 javë 7 ditë Klasa X-XI Mësimet fillojnë me 12 shtator 2011 dhe mbarojnë më 13 qershor 2012; Klasa XII Mësimet fillojnë me 12 shtator 2011 dhe mbarojnë më 22 maj 2012; PUSHIMET: Periudha e parë, pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2011 dhe mbarojnë më 4 janar 2012. Periudha e dytë, pushimet fillojnë më 28 mars 2012 dhe mbarojnë më 1 prill 2012. Provimet e maturës: 23 maj 2012 – 30 qershor 2012
 
I lodhur nga rrjeti shoqëror? Dëshiron të dalësh nga Facebook? Ndoshta ju nuk jeni i vetmi. Të shqetësuar për privatësinë ose ndoshta thjeshtë të mërzitur nga përdorimi i kësaj faqje, 100.000 britanikë janë shprehur se kanë ç’aktivizuar profilin në facebook muajin e fundit. Të dhënat janë negative për drejtuesit e këtij rrjeti edhe në SHBA, ku 6 milionë njerëz janë larguar prej tij (numri i përdoruesve ka rënë nga 155.2 milion në 149.4 milion). Afrimi i përdoruesve të rinj është ulur në dy muajt e fundit dhe tashmë facebook do të përqendrohet tek vendet në zhvillim për të arritur objektivin e saj – 1 miliard përdorues. Më herët, këtë vit drejtues të rrjetit bënë të ditur se në Britaninë e Madhe kishin arritur 30 milion përdorues, pra gjysma e popullsisë. Kohët po ndryshojnë dhe duket se po vjen ajo që kishin parashikuar ekspertët. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore janë të përkohshëm, ata zakonisht mërziten shpejt nga përdorimi i tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën. Numri i përdoruesve ka rënë dhe në Kanada, me 1.5 milion si dhe në Rusi dhe Norvegji me nga 100.000. Por nuk ka vetëm lajme të këqija për drejtuesit e facebook, pasi në vendet në zhvillim si Meksikë dhe Brazili, numri i përdoruesve vazhdon të rritet, transmeton Shekulli.
 
Çfarë ndodh në këtë moment në botën e internetit? Pikërisht tani, çfarë bëjnë miliona personat e lidhur në rrjet? “Go-Gulf.com” është përpjekur t’i japë një përgjigje këtyre peytjeve me një inforgrafikë të Shanghai Web Designers. Në 60 sekonda rezultoi se nga aktiviteti i përdoruesve të internetit në të gjithë botën, janë dërguar gjithsej 168 milionë email, ndërsa janë ngarkuar 6600 foto në portalin Flickr. Çdo 60 sekonda serverat e Google iu përgjigjen 694445 pyetjeve të bëra dhe në YouTube u publikuan 600 video të reja. Në FB u azhornuan 695 mijë statuse dhe u postuan 510 mijë komente, në Twitter u krijuan 320 profile të rinj dhe u gjeneruan 98 mijë mesazhe me 14 karaktere. Gjatë këtyre momenteve udhëtojnë në rrjet më shumë se 370 mijë telefonata të bëra nga Skype. Përdoruesit jo vetëm shkarkojnë aplikacione për iPhone (13 mijë çdo sekondë), por edhe broëser si Firefox, më shumë se 1700 në minutë.
 
Pas një sëmundjeje të rëndë që prej disa muajsh, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, ka ndërruar jetë. Ajo ka vdekur të dielën në mbrëmje, pas orës 21.00. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, duke u percjelle me pas nga mediat e Kosoves. Kelmendi ka qenë bashkëthemeluese e LDK-së. Në Qeverinë e kaluar, Nekibe Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, dhe njëkohësisht kryente funksione të larta partiake në LDK. Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat serbe vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, si dhe të dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.
Në këtë shkrim do të përshkruaj një marrëveshje që merret si shembull për të treguar pothuajse çdo gjë që nuk shkon si duhet në Kosovë, dhe mbase justifikon këtë titull populist. Më duhet t’ju kërkoj durim, sepse përshkrimi do të jetë i gjatë, dhe për të larë veten, sepse më duhet të flas edhe për veprimet e mia. Në planin afatshkurtër zhvillimi i Kosovës varet nga kapitali i huaj, sepse nuk ka mjaft para në Kosovë për të bërë investime që janë të nevojshme për ta bërë më produktive ekonominë kosovare, të krijohen më shumë vende pune dhe të ketë paga më të larta. Dhe investitorët e huaj do të zgjedhin të investojnë apo jo në Kosovë po ashtu nëse investimet e tyre do të jenë të mbrojtura apo jo: ata do ta shikojnë gjendjen e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, dhe se si mbrohen të drejtat e kreditorëve. Në planin afatgjatë e ardhmja e Kosovës nuk varet nga linjiti, metalet dhe toka e saj pjellore ose nga paratë e investitorëve të huaj, por nga rinia e Kosovës. Dhe e ardhmja do të jetë e ndritur ose e errët varësisht nga cilësia e edukimit që marrin të rinjtë. Universiteti i Prishtinës u ofron studentëve të tij edukim jo të shtrenjtë, por të papërshtatshëm. Arsyet janë të shumta, por një arsye kryesore është mungesa e burimeve për të paguar për laboratorë, kompjuterë, libra dhe mësimdhënës të mirë. Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) ofron më shumë sesa një edukim të mirë, por është i shtrenjtë: pagesa vjetore e një studenti është e barabartë me të ardhurat dyvjeçare të një punëtori mesatar të Kosovës. AUK-u është një institucion privat joprofitabil, një OJQ. Lëshon diploma që janë të pranuara nga një universitet njujorkez, Instituti Rochester i Teknologjisë, dhe është i mbështetur nga një fondacion humanitar i themeluar në New York. AUK-u publikon auditimet vjetore në uebfaqen e tij, një veprim për admirim. Aty secili mund t’i shikojë se në katër vjetët e kaluar të ardhurat mesatare ishin 2.8 milionë euro, dhe se harxhimet vjetore janë 3.1 milionë euro (përjashtoj prej këtyre shufrave një kontratë të madhe me Ministrinë e Arsimit, që të dy vjetët e kaluar, i ka dhënë AUK-ut një përfitim vjetor prej 270 mijë eurosh). Shuma e shkollimit përbën 95 për qind të të ardhurave. Harxhimet janë shumë më të ndryshme: 37 për qind i shkojnë Institutit Rochester të Teknologjisë, në shkëmbim të akreditimit akademik dhe shërbimeve të caktuara këshilluese, 32 për qind shkojnë për pagesa të profesorëve, 9 për qind i shkojnë fondacionit humanitar njujorkez, në shkëmbim të gjetjes së profesorëve që dërgohen në AUK, dhe katër për qind për pagën e presidentit të AUK-ut. Pjesa tjetër shkojnë për kompjuterë, libra dhe gjëra të ngjashme, dhe për bursa studentëve më të dalluar. Por shumica e këtyre bursave janë themeluar nga donatorë ose nga Qeveria e Kosovës: AUK-u kontribuon vetëm me 35 për qind për këto bursa, që është vetëm tetë për qind të shpenzimeve të përgjithshme të tij dhe pak më pak se përfitimet që merr nga kontrata me Qeverinë. Në esencë, AUK-u është një biznes që eksploaton faktin se Universiteti i Prishtinës nuk ofron edukim adekuat, dhe se studentët e pasur kanë vështirësi në marrjen e vizave për të studiuar jashtë vendit: në shkëmbim të shumave të larta, ai u ofron atyre shkollim të mirë dhe diploma amerikane, dhe ia transferon pothuajse gjysmën e këtyre shumave Institutit Rochester të Teknologjisë dhe fondacionit humanitar njujorkez. Këto janë për shërbime (akreditim akademik, këshillime dhe gjetje të profesorëve), për të cilat nuk ka ndonjë vlerë reference tregu, dhe ku çmimi përcaktohet pa penguar ndërmjet palëve; ky çmim, për shembull, mund të rritet me qëllim që AUK-u të mos prodhojë ndonjë përfitim, që do të duhej të shkonte për aktivitete humanitare në Kosovë. Kjo është pikërisht ajo çfarë duket se ka ndodhur; në katër vitet e fundit, çmimet e këtyre shërbimeve janë rritur në linjë me të ardhurat e AUK-ut, dhe si rezultat, më 2007, 2008 dhe 2009 AUK-u ka shënuar humbje, dhe vitin e kaluar ka shënuar një përfitim shumë të vogël (tre për qind të të hyrave). AUK-u është i liruar nga taksat, sepse është një OJQ: preferenca e tij për të dërguar para në New York në vend se t’i shpenzojë ato për bursa ose aktivitete humanitare në Kosovë mund të kulmojë me shmangie, dhe si pasojë e kësaj, mund të themi se raporti i AUK-ut me qytetarët e Kosovës është një humbje për këtë të fundit. Ende duhet të themi se edukimi privat është një biznes legjitim i përsosur, dhe AUK-u po ia del shumë mirë me të: nxjerr të diplomuar me shkathtësi më të mira mesatare sesa ata të Universitetit të Prishtinës ose sesa shumica e universiteteve private, që disi kompenson atë humbje. Në nëntë e dhjetë minuta të 23 shtatorit të vitit 2010, derisa isha ulur në karrigen time në tavolinën ku mban takimet bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjeta një numër dokumentesh lidhur me një çështje që nuk ishte në agjendë. Shpejt e shpejt ua hodha një sy këtyre letrave gjatë diskutimit të çështjeve të tjera, dhe gjeta se një copë tokë që i takonte një ndërmarrjeje shoqërore ishte duke u tjetërsuar për të lejuar ndërtimin e objekteve të ndërtesave. Një dymbëdhjetë e gjysmë, pas një dreke të lirë, shefi i bordit, zotëri Dino Asanaj, na kërkoi të aprovonim tjetërsimin dhe kompensimin e ofruar për të, duke thënë se kjo ishte e rëndësishme për mbështetje të edukimit më të mirë në Kosovë. Ko ishte një pusi: zgjidhje të propozuara dhe letra mbështetëse duhet t’iu dërgohen anëtarëve të bordit pesë ditë para mbajtjes së takimit. Unë thashë se bordi nuk duhej të votonte, sepse nuk kishim kohë të mjaftueshme për ta studiuar çështjen, dhe kishte dyshime për ligjshmërinë e tjetërsimit. Shefi i bordit ngulmonte në votim: Unë abstenova së bashku me një koleg timin, dhe gjashtë anëtarët e tjerë të bordit votuan në favor të propozimit. Gjithë çfarë mora ishte se propozimi ishte aprovim vetëm “në parim”, duke lënë pezull këshillën për ligjshmërinë e tjetërsimit. Pasdite vonë i studiova letrat: më 16 qershor të vitit 2010, Qeveria kishte vendosur të tjetërsonte dhjetë hektarë tokë – në Hajvali, afër Fshatit Ndërkombëtar, që i takonin ndërmarrjes shoqërore “IMK Eksport Kosova”, që administrohet nga AKP-ja (vendimi numër 04/130, nënshkruar nga zotëri Hashim Thaçi); toka ka leje ndërtimi, dhe lidhje të lehtë me rrugët, ujin, kanalizimin dhe energjinë elektrike. Paragrafi i parë i vendimit thekson se ndërtimi i kampit në këtë parcelë tashmë ka filluar. Një letër tregonte se më 8 qershor kushtet e tjetërsimit ishin diskutuar dhe qartësisht ishin pajtuar në një takim të mbajtur në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, ku i pranishëm në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ministri i atëhershëm i Ekonomisë dhe Financave (Ahmet Shala), ish-ministri i Arsimit (Enver Hoxhaj) dhe menaxherja e AKP-së e ngarkuar për shitje (Mrika Tahiri) dhe presidenti i AUK-ut (dr. Chris Hall). Një letrën e datës 3 shtator tregonte se pagesa e kompensimit nga Qeveria për AKP-në për tjetërsimin e tokës ishte arritur në 3.4 milionë euro, dhe më 14 shtator ministri Shala i kishte shkruar AKP-së dhe AUK-ut për t’i siguruar edhe një herë se Qeveria do ta paguajë atë. Gjithçka ishte vendosur madje përpara se Bordi i AKP-së të ishte njoftuar. Sa i përket transaksionit, kam nxjerr këto përfundime pasuese. Vazhdimin e gjeni tek: http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/11454/Vjedh-nga-te-varfrit-per-tu-dhene-te-pasurve pasi ketu ne forum nuk me lejon me shume karaktere
Top