Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Jo pajisje shtëpiake, televizion plazmë, apo ndonjë komplet filxhanësh. Louise e Les Hampson, një çift të martuarish anglezë, kanë kërkuar t’u bëhet një dhuratë paksa e veçantë për martesën e tyre. Në listën e tyre të dasmës u kanë bërë kërkesë 200 të ftuarve të mos u bëjnë dhuratë, por t’u sjellin atyre një shumë në para, aq sa për të mbledhur një fond që të bënte të mundur një gjoks të ri për Louise. Vajza 33-vjeçare donte t’i nënshtrohej prej kohësh një operacioni kirurgjie plastike për të rritur format e saj, por edhe për shkak të punës së saj jo fort përfituese, s’kishte paratë e nevojshme për të kënaqur tekën e saj. Për far të mirë, i fejuari i saj, 24-vjeçari Les, nuk ka pasur asgjë kundër dëshirës së saj. Ndoshta sepse në fund të fundit, i vetmi që do ta shijojë duhet të jetë ai. Kishim çdo gjë që na duhej për shtëpinë tonë – ka deklaruar Luise, e cila ka 3 fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme -. Pas tre fëmijëve që linda, gjoksi im u zvogëlua, nuk isha më e kënaqur. Për fat, të ftuarit e mi të jashtëzakonshëm më bënë këtë dhuratë të bukur”. Saktësisht, miqtë e çiftit kanë arritur të mbledhin plot 2 mijë sterlina, aq sa kanë mjaftuar për operacionin.
REPARTI 326 Erdhën sampistët. Vetëm kjo fjali mjaftonte që të gjithë të fortët e qyteteve të mbylleshin në shtëpitë e tyre për të dalë andej vetëm pas përhapjes së lajmit se IFAT e tyre ishin nisur për në Tiranë. Edhe pse tani ata i përkasin brezit të 40 vjeçarëve, çunat e rinj u shikojnë me zili fizikun prej ramboje. "Ata djem kishin forcë robotike. Brenda pak viteve reparti 326 u shndërrua në komandon më të pregatitur. Ata mund të rrinin 1 javë pa fjetur dhe pa bukë. Ishin qitësit më perfekt. Ngjiteshin nëpër pallate dhe pemë me lehtësinë më të madhe. Jeta e tyre ishte vetëm stërvitje dhe pregatitje profesionalo-psikologjike. Edhe reparti i Rena-s që aktualisht kap nivelet e forcave speciale më të afta në botë nuk mund të krahasohet me ata", tregon Nexhmi Zoto, një nga ish komandatët e të tmerrshmve që në vitet 80 të gjithë i njihnin me emrin sampistët. Si u krijuan rambot e Enverit. Në fillim të vitit 1982 u vendos të krijohej një forcë speciale policore e cila do të përdorej për detyra specifike dhe kundër akteve terroriste. Edhe pse Shqipëria në atë kohë ishte vërtet "oaz qetësie", informacionet e shumta të sigurimit të shtetit për atentate ndaj udhëheqjes së lartë, por sidomos të dhënat për zbarkime të disa grupeve me komando nga vendet fqinjë bënë që të hidhet ideja e krijimit të repartit 326. Vendi ku do të istalohej ky repart u zgjodh prapa burgut 302, pikërisht aty ku gjenden sot forcat speciale RENEA. Enver Hoxha Thuhet se ideja për krijimin e supermenëve të policisë shqiptare ka qënë e vetë Enver Hoxhës por ish komandatët thonë të sigurt se ka qënë Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu ata që urdhëruan krijimin e 326-tës. Brenda pak muajve u ngritën disa godina 3 katëshe dhe një palestër moderne. Kompania e parë u krijua me ushtarë të zgjedhur në gjithë vendin. Komandanti i parë u emërua Nexhmi Zoto. Më pas "u rekurtuan" sportistët më të zgjedhur të klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Ishte i vetmi repart në Shqipëri ku zgjatja e shërbimit ushtarak zgjaste 3 vjet. Bërthama u krijua me më të mirët të cilëve ju bashkëngjitën sportistë të dalluar. Këta u organizuan në 2 kompani me rreth 200 veta të cilët pagueshin mirë dhe kishin normën më të lartë të ushqimit. Ishin pikërisht këta 18-22 vjeçarë që me stërvitje non stop, improvizime aksionesh të shkallës më të lartë të rezikshmërisë brenda pak kohësh do të shndëroheshin në makina të vërteta lufte. Shërbimet e para të tyre kanë qënë shoqërimet e udhëheqsve të shtetit dhe partisë dhe goditje të elementëve problemetik nëpër qytete të ndryshme. Por muskujt dhe pregatitja e tyre superprofesionale kërkonte një provë të vërtetë. Dhe ajo erdhi shumë shpejt. Reparti 326 gjatë stërvitjes Si eleminuan komandon e Xhevdet Mustafës. Mëngjesin e 31 gushtit 1982, një urdhër nga lart bëri që në repartin 326 të jepej alarmi. Të gjithë e kuptuan se u kishte ardhur dita të provonin vehten dhe të justifikonin pregatitjen "e egër" që kishin bërë në pak muaj. U zgjodhën më të mirët rreth 100 veta të cilët i ndanë në 2 grupe. Komandanti dhe një nga kreët e lartë të Ministrisë së Rendit Publik u tha se operacioni ishte shumë i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht sekret. Do kapnin ose eleminonin një bandë për të cilën kishte të dhëna se ishte e përbërë nga njerëz të stërvitur mirë për luftë terroriste dhe të armatosur me armët më të sofistikuara në botë. Kaq dhe asgjë më shumë. Po atë ditë sampistët hipin në IFAT e mbuluara të repartit dhe nisen jo pa emocion për të kryer aksionin e tyre të parë. Sipas një plani të detajuar vendosen në bregdetin e Golemit në Durrës. Të ndarë në skuadra të shumta istalohen nëpër bunkerë, në pyllin aty pranë dhe kabinat e plazhistëve. Urdhëri ishte dhënë që pa rënë në sy të banorëve, plazhistëve apo kalimtarëve rastësorë që prisnin në gjendje lufte. Njëri grup të cilin e kishin veshur me rroba civile lëvizte me makinë dhe më këmbë në gjithë vijën e bregdetit aty. Pjesa tjetër ishte istaluar në bregdetin e Divjakës. Ka qënë shërbimi më i gjatë në historinë e policisë shqiptare. Plot 26 ditë pa lëvizur dhe me pak orë gjumë "rambot" prisnin bandën e Xhevdet Mustafës të cilin e vranë më 27 shtator 1982 pas 2 orë luftë. Reparti 326 gjatë stërvitjes Aksione të tjera dhe dëshmori i parë Përfundimi spektakolar i aksionit për eleminimin e bandës së Xhevdet Mustafës, bëri që emri i repartit 326 të merrte përmasa mitike. Vetëm pak muaj më pas çunat e specialeve të policisë do të zgjidhnin një tjetër operacion të vështirë. Në fillim të vitit 1983, rrethohet në shtëpinë e tij në qytetin e Shkodrës një nga emrat më të tmerrshëm të qytetit Cuf Susta. Pas një ore luftë kapua i qytetit verior përfundon i vrarë. Aksionet më pas nuk kanë të sosur pavarsisht se niveli repartit i cili tashmë nga njerzit ishte pagëzuar me emrin "Sampistët" kërkonte kriminelë të vërtetë të cilët në atë kohë në Shqipëri numëroheshin me gishta. Arratisja e 3 të burgosurve në vitin 1995 nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel. Sipas informacioneve të arrtisurit ishin fshehur në malet e Bulqizës duke tentuar të arratishin nga posta e Viçishtit. Ka qënë operacioni i parë me helikopter. Ismeti që vazhdon të jetë efektiv i repartit RENEA, tregon sesi për 14 ditë rresht kanë kontrolluar pyjet dhe malet. Flinin jashtë dhe ushqimet u mbaruan shumë shpejt. Asnjëri prej të burgosurve të arratisur të cilët u kapën po nga sampistët më pas nuk arriti të kalonte kufirin. Maji i vitit 1987, shënon një tjetër aksion spektakolar të sampistëve. Qindra njerëz në qytetin e Kuçovës pas ndeshjes së futbollit mes ekipit vendas dhe atij të Dinamos, mbajtën peng në dhomat e zhveshjes të gjithë skuadrën tiranase. Policia e cila ndeshej për herë të parë me një revoltë kaq masive ku u përdorën edhe gurët dhe mjetet e tjera të forta duke bërë të plagosen dhjetra efektiv të tyre dhe tifozë, nuk ishte aftë të vinte rendin. Ka qënë mbërritja e trupave të repartit 326 me helikopter që bëri të mundur në mesnatë të tërhiqte futbollistët e Dinamos dhe brenda pak orëve të rikthente me dorë të fortë rendin dhe qetësinë. Në vitin 1991 repartit ju ndryshua emri. Nga bërthama më e mirë e tij u themelua RENEA. Po atë vit gjatë aksionit për të shuar luftën mes njerzve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar Ushtarake bie dëshmori i parë pjestar i vjetër i sampistëve Lulëzim Sulollari. Pak muaj më vonë vritet në Shkodër edhe një tjetër legjendë e repartit 326 Arben Ujka. Tani shumica e tyre janë larguar jashtë vendit. Të tjerë janë bërë komandant te Renea apo drejtues policie në komisariate të ndryshme...
 
By: Silvia Valencia I’ve done a few blogs on Balkan stereotypes, and I feel that it’s time to progress into some more useful information: how to date a Balkan man. Let’s be honest: they’re charmingly sexy and it’s inevitable that their flirtatious anger and abrupt irritability will bring you back to the good old kindergarten days, when boys used to throw spitballs at the girls they fancied, and the girls got mad but secretly liked it. Their chronic annoyance with everything in life is all an act and more importantly, a challenge. As a whole they are undeniably handsome and irresistibly masculine; but don’t be fooled, they are also the most difficult beings on the face of this planet. If you ever find yourself in a relationship with a Balkan man, here are a few pointers that can work to your advantage: Be mean. Whereas most men respond well to flirting, a Balkan man wants an even greater challenge. If you show interest initially, then him asking you out (when he knows you already like him) means that he is submitting to your demands, and that is unacceptable. Satisfy his competitive nature by letting him think that he won you over. The more abrasive you are, the more intrigued he’ll be. Confuse him. He’ll want confirmation that you like him, but as soon as he gets it, he’ll pretend not to like you. This is where you return the favor and act uninterested, followed by a period of prolonged patience. He’s not expecting this, as he thinks that he has you hooked. When he completes his 5 stages of grief, he’ll get back into the initial cycle of wanting the challenge. Except this time he knows you mean business. Be on guard. Now that he has you, this guy will seriously test your patience. His weird sense of humor will encourage him to annoy you to unimaginable extents, only to laugh at you when you get mad. In his mind he’s “testing your tolerance level”. (He thinks he’s doing legitimate girlfriend-research.) In reality, the only purpose of this is for him to entertain himself; so don’t take it too seriously. Stock up on alcohol. The Mayans predict that the world will come to an end in 2012, but if you’re dating a Balkan man, you’ll be experiencing the end of the world a couple times a year (mainly during flu season). This is because when a Balkan man catches a cold, he acts like he’s going to die. The best thing to do is to maintain a steady supply of rakija and cooked wine. After all, his conspiracy theories about the medical industry will cause him to refuse any medicine, and the long drunken naps will silence him to your benefit. He’s always right. Except for when he’s wrong, but when he’s wrong he can’t know that he’s wrong because he’ll be in a bad mood for the rest of eternity. Let him think that he’s right no matter what. It’s just the easiest way. Don’t emasculate him with vegetables. He’ll think you’re trying to starve him to death and he’ll stop trusting you. If for some reason you want to feed him more vegetables, hide them in stews or slip more of them into the salads that accompany the meat. Similarly, if you have to put him on a diet, don’t tell him he’s on a diet because a permanent frown will appear on his face. Just be creative. Find your balance. Balance of what, you ask? Well, you’re going to be expected to be a traditional yet slightly modern, mother of eight children with a perfect yoga-sculpted body. Something between a girl like his mother and a girl that his mother would never approve of; damsel in distress meets femme fatale; burek-maker extraordinaire meets pornstar meets virgin; educated but not educated enough to disprove his opinions; submissive enough to make him feel like the man, but not submissive to the point that it eliminates the challenge. Maintain the challenge, unless he means it, then don’t challenge him. Or do. I don’t know. … Or, be yourself. And when he realizes that you’re probably the only person willing to put up with him, he’ll accept you the way you are because he doesn’t want to die alone. Get along with his mother. But not too well, because then he’ll feel ganged up on and he’ll rebel against both of you. Regardless, he’s a Balkan man and he loves his mommy, so be nice to her. Her being nice to you is a bonus; don’t think you’re entitled to such treatment. After all, you stole her baby and you suck at ironing. She has every right to hate you. And finally, be strategic with your battles. Whereas most men become mellowed with guilt when they know you’re mad at them, Balkan men are quite the opposite. Regardless of the reason, you being mad at them will turn into them being mad at you for being mad at them. To deal with the complex nature of fighting with Balkan men, your anger towards them is to be divided into 3 categories and dealt with accordingly. 1.The subliminal fight If you’re only slightly mad at him and feel that your reason isn’t worth the major argument that is bound to follow, hide the salt or the remote control. Without realizing it, he will learn to associate whatever he did to anger you with being miserable and incomplete. 2. The silent treatment This is for when you’re mad at him but not mad enough to go to war with him. The silent treatment will genuinely drive him crazy; it leaves him at an unpredictable phase and unpredictability indicates a loss of control on his part. Stay strong. 3. Homicide Despite the name of this category, you’re not actually going to kill him. You’re just going to blow up with anger to the extent that he thinks you’re going to kill him. This is in fact the only way to argue with a Balkan man, because the only way he’ll get the point is out of fear. Make him scared for your sanity or lack thereof, and he’ll learn faster than you think. There you have it, a guide for dating Balkan men. I want to remind everyone that in reality I have nothing against Balkan men and will probably breed a few more of them in the future (you’re welcome / I’m sorry). That being said, good luck to you, to your Balkan man, and to your incredibly difficult dating life ahead. The article was originally written in English. Photo Credit: Christian G. Marra Originally posted at http://www.kosovotwopointzero.com/
Shoqata stundentave shqiptare ne ontario. klikoni linkun ta shikoni.... http://www.usc.uwo.ca/clubs/albanian/
 
Rrjeti televiziv amerikan americana WSAW TV, Wisconsin, jep lajmin e denimit te Z.Dillion Makuski, 20 vjec, per vjedhje te pelenave te pista. Sipas akuzes, ky person pasi nuk gjeti pelena “te perdorura” ne koshin e plehrave, hyri brenda ne shtepi per te kerkuar te tjera. Aty, u kap pikerisht nga pronari i shtepise, i cili e mbajti brenda deri ne mberritjen e policies. Makuski u kap me 6 pelena te pista neper xhepa. Ai vete kishte veshur pelena ne momentin e arrestimit.. Policia e denoi me 200 ore pune sociale.
 
Nje djalosh, i mbiquajtur “Djali Breshke” me mizori nga te tjeret, po fillon nje jete te re pas nje operacioni qe ka zgjatur 2 ore, per t’I hequr nje shtrese te trashe lekure nga shpina e tij. Maimaiti Hali, eshte vetem 8 vjec dhe jeton ne Heping, ne veri te Kines, ka lindur me nje shtrese lekure qe mbulonte nje pjese te madhe te shpines se tij. Kirurgu Ye Xianpo shpjegon: “Lekura qe hoqem ishte e forte si te ishte lekure demi dhe perdorem lekuren e shtreses se flokeve meqenese rritet shpejt. Hali shton: “Ishte pak e dhimbshme, por tani te tjeret nuk do te qeshin me me mua. Mezi po pres te dal jashte ne diell, pa kemishe, dhe te shkoj te notoj me miqte e mi.
 
Rrjeti televiziv amerikan americana WSAW TV, Wisconsin, jep lajmin e denimit te Z.Dillion Makuski, 20 vjec, per vjedhje te pelenave te pista. Sipas akuzes, ky person pasi nuk gjeti pelena “te perdorura” ne koshin e plehrave, hyri brenda ne shtepi per te kerkuar te tjera. Aty, u kap pikerisht nga pronari i shtepise, i cili e mbajti brenda deri ne mberritjen e policies. Makuski u kap me 6 pelena te pista neper xhepa. Ai vete kishte veshur pelena ne momentin e arrestimit.. Policia e denoi me 200 ore pune sociale.
 
Tendencat në arsimim sipas seksit Shqyrtimi i arsimimit sipas seksit në Shqipëri për periudhën 1994-2010 është vërtet shumë interesant. Ai tregon qartazi prirjen për arsim të femrës, sidomos në vitet e fundit. Në vitin 1994, struktura ishte pothuajse 50% me 50%. Femra në auditore ishin afërsisht vetëm 1500 më shumë se sa meshkuj, por me kalimin e viteve situata ndryshon ndjeshëm. Deri në vitin 2003, numri i femrave u rrit me 82% kundrejt 1994, ndërsa ai i meshkujve me 22%. Burimi: MASH,INSTAT Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania Në këtë vit, raporti femra-meshkuj ndryshoi në 62% me 38%, ndërsa në vlera absolute, 10.760 më shumë femra. Burimi: INSTAT Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania Viti 2003-2004 shënoi një kthesë të rëndësishme. Ritmi i rritjes të të arsimuarve ishte më i lartë se sa në cdo vit të mëparshëm. 21.6% më shumë, ritëm që u mundua të mbahej edhe në dy vitet pasardhëse. Përvec masivizimit të universiteteve, viti 2003 përmbys edhe raportet e ritmit të rritjes së studentëve midis meshkujve dhe femrave. Kështu, në vitin 2003-2004 ritmi i rritjes së meshkujve të regjistruar ishte 23%, ndërsa i femrave 20%. Diferenca thellohet në dy vitet pasuese: 24% me 16% dhe 22% me 13%. Megjithatë, edhe me këto ndryshime të fundit, femrat vazhdojnë të mbizotërojnë nëpër auditore. Në vitin 2009-2010, ishin gati 12.000 më shumë femra që vazhdonin studimet e larta. Të dhënat bëhen më interesante po të marrim parasysh edhe popullsinë totale për grupmoshat 15-24 (Të dhënat e popullsisë janë marrë nga INSTAT. Në metodologjinë e përdorur nga INSTAT, klasifikimi sipas seksit është bërë për grupmosha të ndara në 4 vjecar. Për këtë arsye, duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve i përkasin moshës 18-22 vjec, janë mbledhur dy grupmosha të popullsisë: 15-19 dhe 20-24). Burimi: INSTAT Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania Duke nisur që nga viti 2005, ka më shumë meshkuj se sa femra të moshës 15-24 vjec. Kjo shpjegon pjesërisht pse ritmi rritës i studentëve të regjistruar meshkuj është më i lartë se sa ai i femrave, duke filluar prej vitit 2003. Nga ana tjetër, fakti që ka më shumë meshkuj se sa femra, por megjithatë, në mënyrë konstante edhe pas vitit 2005, numri i studenteve femra është ndjeshmërisht më i lartë, tregon përparësinë që ka marrë arsimi i femrës.
 
Në një nga pikat turistike të qytetit të Vlorës ka nisur takimi i përvitshëm me piktorë shqiptarë, ku për herë të parë kishte pjesëmarrës edhe nga Kosova. Në këtë eveniment kulturor po marrin pjese rreth 40 piktorë të cilët për tre ditë do të realizojnë së bashku një ekspozitë. Ekzpozita e titulluar, “Ditët vlonjate të pikturës” është kthyer në një akivitet të përvitshëm që nxit jo vetëm kulturën, por dhe turizmin në këtë zonë.
Griset flamuri grek në një fshat në Patra të Greqisë. Ngjarja është shënuar në fshatin Neohor të zonën Ilia të Patras. Tre shqiptarë, pasi kanë zbritur flamurin grek që valëvitej në qendër të fshatit, e kanë grisur atë dhe më pas janë larguar për në drejtim të paditur. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës dhe kryetarine fshatit, i cili ka vënë në lëvizje policinë. Pas disa orësh, është bërë e mundur kapja e njërit prej shqiptarëve. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë, shqiptari jetonte në Greqi me dokumentacion jo të rregullt. Ai është marrë në pyetje por nuk ka dhëne shpjegim për motivin dhe bashkëpunëtorët. Këta të fundit, janë shpallur në kërkim policor, por burimet shprehen se identiteti i tyre nuk është i plotë, pasi njihen vetëm emrat e shkurtër që u thërrisnin në zonë. Ndaj tre shqiptarëve është ngritur akuza, “fyerje ndaj simboleve të kombit”. Ngjarja ka bërë bujë në vendin fqinj dhe është pasqyruar në të gjitha mediat.
Gezuar Festat e Nentorit!!!! Ej, gezuar! Te gjithe juve me gjak shqiptar ne dejet. Mos harroni nga vini.
Nene Tereza (1910 - 1997) Ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi Nene Tereza në Shkup, me datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë. Nene Tereza kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nene Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Nene Tereza Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja në bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumë. Nene Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa.
Papergjegjshmeria shqiptare ka arritur kulmin! Po na vrasin femijet e deputeteve. Po lexoja mbi nje aksident ne rruge ku nje tjeter djale-deputeti ne timon shkakton nje aksident ku humbet jeten nje vajze, plagosen te tjere e terrorizohen deri dhe kliente te lokaleve prane rruges. http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=223292 Sigurisht, njoftohet se: "Ledio Ruçi është marrë në pyetje për aksidentin nga policia.", por kur ai tjetri vret dhe denohet me 2 vjet burg, ketij do i rrahin shpatullat e do i buzeqeshin kur t'i japin celesat e makines se tij qe kushton aq sa nje nepunes shteti nuk i merr rroge ne 15 vjet!!!!!
Ndërron jetë pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë. Ai ishte shtruar në reanimacionin e Neurokirurgjisë në QSUT që prej datës 17 nëntor, ku mbahej nën kontrollin e mjekëve. Zemra e pretendentit për fronin mbretëror ka ndalur së rrahuri, pas gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhej prej gati dy javësh. Zogu u shtrua më 17 nëntor në spitalin nr. 5, në gjendje kritike për jetën. Mjeku Besnik Boçi, njëkohësisht nëndrejtor i QSUT, tha se situata shëndetësore e pretendentit për fronin mbretëror ishte tejet e rëndë për shkak të çregullimeve të ritmit të zemrës. “Zemra ka kaluar nga 90 rrahje në minutë në rreth 200 rrahje në minutë, është situatë thuajse e pashpresë, – tha dr.Boçi Mësohet se Leka Zogu kishte një rënie të menjëhershme të temperaturës në 35 gradë C, gjë që çoi në shtrimin e menjëhershëm në ambientet e urgjencës të spitalit Nr.5. Mësohet se gjendja gripale ka ndikuar në shqetësimet që Leka Zogu 72 vjeç, një duhanpirës rekord, ka patur kohët e fundit me zemrën. Biografia e Leka Zogut I Leka Zogu I lindi më 5 prill 1939, në Pallatin Mbretëror, Tiranë. Ai është djali i vetëm i Mbretit Zogu i dhe mbretëreshës Geraldina. Pas largimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16-vjeçar, regjistrohet në kolegjin e Olon-it në Zvicër, ku mori edhe diplomën në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale. Ne 9 prill 1961, pas vdekjes së Ahmet Zogu, Leka Zogu bën betimin si Mbret i Shqiptarëve në moshën 22 vjeç, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish-deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata. Ne vitin 1975 Leka Zogu I u martua me Mbretëreshën Suzan. Nga viti 1979, jetoi bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare në Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Ne vitin 1993, vjen për herë të parë në Tiranë, por detyrohet të largohet të nesërmen, pas ndërhyrjes së autoriteteve të asaj kohe. Në 11 prill 1997, vjen sërish në Shqipëri, duke organizuar vizita, takime e bashkëbisedime në të gjitha rrethet e vendit. Merr pjesë në referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe më 11 korrik 1997, largohet nga Shqipëria. Rikthehet për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbretërore u krye me ftesën e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë jetës në emigracion, Leka Zogu është angazhuar në biznesin e konstruksioneve të porteve detare dhe import-eksportin e lëndëve të para, duke kryer veprimtarinë e tij njëkohësisht në Spanjë e në Britaninë e Madhe me shtrirjen e aktivitetit që nga SHBA e Kanadaja, në Lindjen e Mesme dhe deri në Japoni e Australi. Në vitin 1972, Leka bëhet nismëtar i Kuvendit të Madridit për të bashkuar të gjitha forcat politike të emigracionit shqiptar sipas motos “Atdheu mbi të gjitha!” Gjatë këtyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptarët kudo në botë. Gjatë viteve të fundit, Leka I ishte tërhequr nga jeta aktive politike e shoqërore. Funksionet publike kryheshin në vend të tij nga i biri, Princ Leka, dhe përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Korca,nje Paris i vogel. Si mendoni per te ardhmen e korces? Do arrije ajo te behet vertert nje Paris i vogel?
Top