Të jesh i dobishëm, edhe mbi rrota
Elton Lleshi është një i ri nga Laçi me aftësi të kufizuara. Për shkak të një sëmundjeje që e preku në fëmijërinë e hershme, nuk provoi të ecë me këmbët e veta, ndërsa sot ai është trajnues i personave që ashtu si ai lëvizin me një karrocë me rrota. Përcjell energji dhe dëshirë për të jetuar edhe pse mbi rrota.

“Historia ime është e gjatë, por ajo që dua të them është se dhe mbi rrota njeriu mund të jetojë, ndonëse është e vështirë”.

Eltonin, apo Tonin siç e thërrasin të gjithë, janë të shumtë ata që e admirojnë për energjinë që transmeton. Sëmundja e poliomielitit e preku që të vogël dhe që atëherë nuk mundi më të ecë. Ajo i preku këmbët dhe nuk e la të provonte lëvizjen normale me to. Punonjës të Fondacionit shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara tregojnë atë që ai e ka hedhur pas krahëve, duke u ndalur vetëm te jeta aktuale, aktive që bën. Për 17 vjet Eltoni qëndroi i mbyllur në shtëpi, larg njerëzve dhe jetës së vërtetë. Vetëm me familjen. Marrja e një karroce me rrota ishte fillimi i ndryshimit. “Që atëherë nuk u ndal më. Karroca i dha pavarësinë. Ai ka një vullnet të hekurt”. E ka lënë pas qytetin e vogël të Laçit dhe prej dy vjetësh punon si recepsionist në “World Vision”. Njëkohësisht është kthyer në trajnues të atyre personave që ashtu si ai, për arsye të ndryshme, vuajnë pamundësinë e të ecurit me këmbët e tyre.

Përmes një projekti, që ofron shërbime mbështetëse, fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara është duke zhvilluar te mali i Robit një kamp rehabilitimi aktiv me 40 invalidë dhe familjarë të tyre të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, si Kukësi, Lezha, Kurbini, Mirdita, Tirana, Durrësi, Malësia e Madhe dhe Librazhdi. Shumica e tyre janë përdorues të rinj të karrigeve me rrota dhe duhet të mësohen për tu përballur me këtë mënyrë të re lëvizjeje, duke u aftësuar për një jetë sa më të pavarur.

Sipas drejtuesve, kampi është konceptuar me sesione të plota trajnimi, që përfshijnë teknika të rehabilitimit aktiv, fizioterapi, modele sociale, orientim ligjor, këshillim dhe argëtim. Projekti është mbështetur nga fondacioni “Vodafone Albania” dhe bazohet në filozofinë se përdoruesit e karrigeve me rrota mësojnë të tjerë përdorues me aftësitë praktike për një jetesë të pavarur. Ofrimi i mjeteve ndihmëse për lëvizje, si edhe kampet e rehabilitimit aktiv, kanë si synim të sigurojnë të drejtën për lëvizje, përfshirje dhe një cilësi më të mirë jetese për personat PAK në vendin tonë.

Dhurata Bylyku është nga Marikaj dhe së bashku me të motrën, edhe ajo invalide, do të qëndrojnë për një javë në këtë kamp, që u jep mundësi të socializohen dhe të ndihen të dobishëm dhe pse të pamundura të lëvizin normalisht: “Kjo na bën mirë. Në fshat dihet si është situata, por këtu mësojmë si të jemi sa më të pavarura dhe jo barrë e të tjerëve”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24805. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24805