Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
British Politics Blunkett dha doreheqjen, ne fakt u pushua nga Nr.10(kush tjeter) nje goditje, dy - shume dhe te nxjerrin jashte loje...
Po Asirianet ku jane?! Gjate luftes se pare boterore ne 1914 kur Asirianet donin te krijonin nje shtet te vetin ne trekufinin TURQI-IRAK-SIRI u be masaker e papare ne ate kohe. Me dhjeta mijera u vrane e u masakruan.Ketu Turqit shfrytezuan Kurdet e Irakut me premtime te nje shteti nese keta do te masakronin me ndihmen e ushtrise turke Asirianet e krishter. Asirianet u masakruan, debuan dhe i perhapen por edhe Kurdet ngelen te mashtruar,e njejta ngjau edhe me Armenet pervec nje dallimi te vogel qe me ne fund krijuan nje shtet te vogel(mos po e njifni veten ne kete).E njejta po ju ngjan edhe Kurdve sot, ndoshta edhe keta nje dite do te formojne nje shtet te vogel, nese ju ndihon USA. Lindja e mesme eshte kazani i gjith se keqes ne kete bote.
 
LONDËR- Mbi 30,000 oficerë policorë kanë marshuar në Londër, ndërsa qindra-mijëra punëtorë të sektorit publik në Britani kanë hyrë në grevë, kundër masave shtrënguese të qeverisë. Greva 24-orëshe është e fundit në serinë e aksioneve protestuese, qe kur qeveria e Dejvid Kameronit ka ardhur në fuqi, në vitin 2010. Oficerët e policisë kanë vënë kapele bejsbolli me mbishkrimet “Shkurtimet janë kriminale”. Qeveria ka ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve dhe ndryshime të pagave dhe pensioneve të tyre. Policia, e cila sipas ligjit britanik e ka të ndaluar të mbajë grevë ka paralajmëruar se masat e qeverisë për të reduktuar deficitin rekord, vënë sigurinë publike në rrezik. Oficerët e burgjeve kanë marrë pjesë po ashtu në protestë.// http://gazetac.com/index.php/sporti/botat/17998-shkurtimet-nga-kriza-policet-britanike-ne-proteste.html
 
Al-Kaeda i kërkoi ndjekësve të saj që t’i vendosin flakën pyjeve amerikane gjatë verës, si një metodë e re efikase terrori. Publikimi u bë në revistën e famëkeqe të terroristëve, “Frymëzimi”, e cila shoqëronte artikullin e saj edhe me udhëzime vizuale për mënyrën se si mund të krijohen “bomba zjarri” e se si mund të përhapen vatrat e tij në një pyll. ”Është e drejta juaj të ndizni një bombë zjarri”, shkruhej në revistë në të cilën inkurajohej çdo terrorist që të zgjidhte këtë mënyrë të re terrori gjatë verës, në vendet joislamike ku jetojnë. Përsa i përket SHBA, artikulli kishte një dedikim të veçantë dhe përshkruante se vendi më i mirë për të kryer një sulm të tillë është Montana, për shkak të hapësirës së gjelbër që e rrethon dhe popullsisë në rritje të vazhdueshme. ”Në SHBA, ka më shumë shtëpi në zonat rurale se sa në qytete dhe është e vështirë të gjesh një vend më të mirë për të shkaktuar një dëm më të madh se sa në Montana”, shkruhej në artikullin, e pafirmosur nga ndonjë autor. Në të kujtohej se zjarri i madh i pyjeve australianë në dhjetor 2002 çliroi një energji të barazvlefshme me fuqinë e 23 bombave bërthamore, prandaj zjarrvënia në pyje konsiderohet si një forcë e përshtatshme për t’i lëshuar “qafirëve amerikanë”. E prodhuar nga Al-Kaeda në një destinacion të panjohur në Gadishullin Arabik, revista “Frymëzimi” publikoi edicionin e saj të parë që prej vrasjes me një sulm me avionë të telekomanduar në shtator 2011 të kryeredaktorit Samir Khan dhe editorialistit të njohur, Anwar al-Awlaki.// http://gazetac.com/index.php/sporti/botat/17776-al-kaeda-ndryshon-taktike-shba-se-i-veme-flaken.html
Bruksel, 9 qershor 2011, NOA – Principata e Andorrës ka njohur zyrtarisht Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke çuar në 76 numrin e vendeve që kanë njohur shtetin më të ri të Europës. Konfirmimi zyrtar i njohjes është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel. Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve. Principata e Andorrës është shteti i vogël në jugperëndim të Evropës, që gjendet në lindje të maleve Pirenej dhe kufizohet nga Franca dhe Spanja. NOA/INA
 
Si mendoni per logon e 100 vjetorit te Pavaresise? Shume e thjeshte per mendimin tim, ka bukurin e vete, por prap ngjyrat kuq e zi te mbushin me shume syrin se sa ca vija... Jepni mendimin tuaj :)
Rrefim i jashtezakonshem i Rifat Jasharit: Historia e familjes Jashari „NESE ZOTI I JEP YMER, SHABANI DO TA TRASHEGOJE KETE VEND „ Cila eshte prejardhja e familjes se komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jashari ? – Kush ishte romi i cili me nje gjysme thesi drithe e shpetoi familjen e Murat Jasharit nga uria? – Si mundohej pushteti i atehershem t`i detyroje Jasharet qe ta leshojne Prekazin? Cili nga anetaret e familjes e pengoi shitjen e pasurise se Jashareve dhe shpernguljen nga Kosova? Para rreth treqind vjeteve, nga tre vellezer shqiptare:Jashari, Meha dhe Kadriu do te nisin te krijohen tri lagje te Prekazit, ketij fshati te Drenices, me te zeshmit ne historine e re te Kosoves. Njeres prej familjes se ketyre tri lagjeve, asaj qe do te pagezohet me emrin e te parit prej tre vellezerve e qe me vone trasheeguesit e saj do te njihen si Jasharet, historia do t` i jape vulen qe pas 5 marsit te vitit l998, gjithandej ku frymojne shqiptaret dhe kudo ne bote, te njihet si familja qe me vetesakrificen me sublime, i hapi definitivisht rrugen lirise se Kosoves. Do te jene bvrezat kater, pese dhe gjashte te kesaj familjeje, ata me te cilet do te identifikohet ditelindja e kesaj lirie, e enderruar me shekuj nga shqiptaret e Kosoves, ndersa plaku i urte Shaban Jashari me djemte Hamzen e Ademin, si me nipat e mbesat e tij, ata qe me gjakun e tyre, do t` i japin Prekazit nder shekuj breza, nderin qe te quhet vendlindja e lirise se Kosoves. Ne gjithe kete nder e patriotizem te cilin Jasharet ia lane per trashegim historise se atdheut, Adem Jashari, djali i trete i Shabanit e Zahides, do te jete figura kryesore me te cilen do te nise te shkruhet kjo histori. Per nje pjese te kesaj historie dhe per shume gjera te padegjuara deri tash, ne nje rrefim te jashte-zakonshem per „Zerin“, flet Rifat Jashari, deshmi e gjalle e rezistences shumevjeçare te familjes legjendare Jashari kunder pushtuesit serb. TRUNGU TREQINDVJECAR I FAMILJES Zeri : Cila eshte prejardhja e familjes Jashari ? Rifat Jashari: Ne baze te historise te cilen neve na e kane shpjeguar te paret tane, familja jone, ka jetuar ne Prekaz te Poshtem para shume vjeteve. Per gjashte vjet l952-l958, babait nuk ka guxuar t` i vije per vizite as daje, as nip e as shok... Kur ne Kosove vinte ne ate kohe ndonje funksionar i larte nga Beogradi, babe Shabanit i ndalohej dalja nga shtepia, ndersa policet i thoshin: „Rri ne shtepi e mos leviz“. Prekazi i Poshtem perbehet prej kater lagjeve:lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku. Tri lagjet e para jane krijuar prej tre vellezerve: Jasharit, Kadriut dhe Mehes, prandaj edhe jane te nje gjaku, ndersa Lushtaket jane te ardhur me vone ne Prekaz. Jashari ka pasur tre ddjem, ndersa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej ddjalit te trete te Jasharit, Muratit, prej te cilit pastaj jane krijuar brezat e tjere te familjes tone: Fazliu, Murati, Shabani, pastaj une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu familjar, une jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, te Hamzes e te Ademit jane gjenerata e gjashte. Fale Zotit, tash ne i kemi edhe nipat e vegjel dhe trungu yne familjar po degezohet gjithnje e me shume, per dallim prej te kaluares, kur neper brezat e familjes Jashari ka qene vetem nga nje gjenerate pasardhesish. Kjo fije e holle e trashegimtareve te Jashareve ka bere qe edhe origjina e familjes tone te mos jete e veshtire per t` u shpjeguar. Zeri: Cka mund te thoni per te kaluaren e te pareve tuaj, cfare ka qene ajo? Rifat Jashari: I pari yne, Murati, emri i te cilit eshte perterire tri here brenda gjashte brezave te familjes sone, ka shkuar ushtar apo „asqer“ si i thoshin ne ate kohe, ne Pleme te Vogel, ne te vellait te vet. Prej asaj kohe, tregojne se ai nuk eshte kthyer kurre ne shtepi. Murati e ka lene ne djep djalin e tij te vetem, Fazliun, gjashte muajsh, te cilin e ka rritur mixha i tij. Zeri: Kur ka ndodhur kjo, a mund ta thoni perafersisht? Rifat Jashari: Ka ndodhur kjo dikund para rreth 3OO vjeteve. Prej shkuarjes dhe moskthimit te Muratit ne shtepi, per familjen tone fillon nje lloj „peni i holle“ qe gjithmone ishte ne prag te keputjes. Mirepo, fale Zotit, kjo nuk ka ndodhur. Fazliu, te cilin sic thame, Murati e kishte lene ne djep, ishte rritur dhe bere nje njeri i ndershem perkunder asaj se ishin atehere kohe te veshtira nen roberi, dhe kohe kur ka pasur shume ngaterresa midis njerezve, marrje tokash dhe vrasje te meshkujve per shkak te pasurise. Me keto probleme per fat, Fazliu nuk ishte ballafaquar. Pasi ishte martuar , Fazliut i kishte falur Zoti nje djale – Muratin, qe ishte babagjyshi yne. Murati pastaj i kishte pasur dy vajza, qe me vone ishin martuar ne Llaushe dhe te vetmin djale – Shabanin, i cili ishte martuar me Zahiden, , nenen tone dhe na kane pasur neve tre djemve: mua (Rifatin), Hamzen dhe Ademin dhe pese vajza : Haven, Zylen, Zojen, Qamilen dhe Halimen. Djemte e mi, te Hamzes e te Ademit, jane gjenerata e gjashte e familjes Jashari. Zeri: Kur eshte lindur mixha Shaban? Rifat Jashari: Babe Shabani ka lindur ne vitin kur eshte vrare Azem Bejta (l924), simbol i luftes kunder serbeve ne Drenice. Per babe Shabanin kane treguar se si femije ka qene shume hallelig kah shendeti dhe eshte rritur me veshtiresi te medha. Qe ne femijeri, babagjyshi i kishte treguar atij per luften e Azem Bejtes dhe qendresen e tij heroike. Gjate kohes sa ka jetuar babagjyshi Murat, zullumet e pushtetit serb ndaj familjes sone kishin qene te tepruara dhe kete e kishte provvuar edhe babagjyshi, por edhe babe Shabani. Ndonjehere keto ajtje kishin ardhur edhe vete rrethi i tyre, i cili ne ate kohe kishte frike te madhe nga pushteti. Ne ato kohe te veshtira, shume njerez i kane thene babagjjyshit qe ta shese token dhe pasurine dhe ta leshoje vendin, sepse kishin menduar se vetem ashtu familja jone mund t` i shpetoje zullumit te madhe qe po i bente pushteti. Por, babagjyshi nuk kishte dashur ta beje kete. Nga te paret, ai kishte trasheguar afer l9 hektar toke e mal, dhe kete pasuri ne, pasardhesit e tij, e kemi sot e asaj dite, ne kete vend, ne Prekaz. Ne ate kohe kur babagjyshi kishte presione te medha nga pushteti per t` u shperngulur nga Prekazi dhe nga Kosova, trojet shqiptare po i leshonin nje numer bukur i madh i shqiptareve. Nje here, per shkak te presionit te tepruar edhe babaggjyshi veç sa nuk e kishte shitur pasurine per ta marre me gjithe familje rrugen e mergimit. ALI XHEMA - ROMI QE E SHPETOI FAMILJEN E MURAT JASHARIT NGA URIA Zeri: Mixha Shaban e ka theksuar ne nje rrefim te mehershem per „Zerin javor“, se nena e tij ka qene personi kryesor qe nuk e ka lejuar Muratin ta shese pasurine dhe ta leshoje Prekazin? Rifat Jashari: Ashtu eshte. Shtylla kryesore e babaggjyshit ka qene e shoqja e tij Halimja, gjyshja jone. Ajo ka qene nje grua burrnore prej nje familjeje te forte nga Kosterci (tash Kastrioti). Miqasia ne ate kohe i kishin thene babe Shabanit: „ Shite pasurine dhe largohu prej ketu, sepse ketu nuk ke jete te gjate, o Murat!“. Por, gjyshja jone , Halimja, kishte kundershtuar duke thene :“Pasuria nuk shitet. Ne qofte se ky djale (Shabani) qe na e ka fale Zoti eshte me ymer, do ta trashegoje kete vend“. Babe Shabani, atehere i kishte pasur 6-7 muaj, ndersa vendosmeria dhe kembengulja e gjyshes Halime, kishte bere qe familja jone ta vazhdoje jeten ne kete truall ku jemi edhe sot. Me vone, tregojne se si eshte rritur babe Shabani dhe per te thone se qe nga femijeria ka pasur nje inteligjence te larte, te dhuruar nga vete natyra. Ne rinine e tij, nuk kishte shkolla te larta e fakultete, ku do te mund te shkolloheshin, por ai e kishte kryer ne ate kohe medresene, ndersa pas sherbimit ushtarak, babai e kishte kryer edhe nje kurs per t` u bere mesues. Pas kthimit nga ushtria, si nje nga intelektualet e pare ne Drenice., babai kishte filluar te punoje si mesues ne Drenice. Me se shumti ka punuar ne Terdec, Obri, Prekaz,Kline, Prelloc, Skendeeraj, etj. Si mesues ka punuar prej vitit l949-l952, kur edhe burgoset nga pushteti i atehershem. Zeri: Sa kane jetuar gjysherit tuaj? Rifat Jashari: Babagjyshi Murati, ka jetuar deri ne vitin l962, ndersa gjyshja Halimja deri ne vitin l963. Zeri: Thate se gjyshi juaj Murati, ka pasur shume presion qe ta shese pasurine e tij dhe te largohet nga Prekazi. A ju ka treguar mixha Shaban diçka per te kaluaren e babait te tij? Rifat Jashari: Me kujtohet nje rast te cilin ma ka treguar babe Shabani. Rasti eshte shume i dhembshem, por po e tregoj. Ne kohen sa ka qene babai ushtar, ne Kosove kishte qene skamje e bukes dhe, babashyshi Murati kishte shkuar neper fshatra te Drenices, qe te kerkoje buke, sepse mashkull tjeter nuk kishte pasur ne familjen tone. Kerkon gati tere diten, por nuk gjen askund buke. Nuk i jep askush. Duke u kthyer nga Llausha e takon ne rruge Ali Xhemen, nje rom, i cili i thote babagjyshit:“O Murat Fazlia, nje Zot eshte , si ketu, si atje...pse po merzitesh?“, duke menduar se Murati po merzitej per djalin (Shabanin) qe i kishte shkuar ushtar. „Jo more burre, nuk po di çka me ju ba robve n`shpi qe s` e kane kokrren e miellit, se per Shabanin, as qe po me bjen ne men“, ia kishte kthyer babagjyshi. Ali Xhema ia jep babagjyshit nje gjysme thesi miell dhe ky kthehet ne shtepi....Eshte interesant se ne sulmin e 5 marsit te vitit l998 mbi familjen tone dhe ne Drenice, Aliut iu kane vrare tre anetare te familjes nga forcat serbe. Prej Muratit qe ishte djali i trete i Jasharit jane krijuar brezat e tjere familjare:Fazliu, Murati, Shabani, une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu, une Rifati jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, te Hamzes e te Ademit jane gjenerata e gjashte. Me vone, kur babai kthehet nga ushtria, fillon te punoje si mesues ne Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzen se ka qene „i papershtatshem“. Eshte interesant te tregohet se para dy javeve, ne nje dasme ketu ne Drenice, djali im Murati takon aty nje burre prej Terdeci, i cili i thot Muratit : „Eh more djale, babagjyshi yt,Shabani, ma ka mesduar alfabetin shqip“. Ky burre i kish treguar Muratit edhe se si babai ia kishte mesuar atij dhe nxenesve te tjere kengen e Bajram Currit, ndersa i kish treguar edhe per ate se pas largimit te Shabanit nga shkolla, mesuesi tjeter u kishte thene nxenesve se „kjo kenga per Bajram Currin, te cilen ua ka mesuar mesuesi Shaban, eshte e ndaluar“, dhe siç thoshin atehere „irredentiste...“. Dhe, siç tregova me heret, babane pastaj e burgosin ne Skenderajk, dhe prape babagjyshi mbeti i vetem. Cka te beje?- Mendon ta shese nje pjese te pasurise per ta nxjerre nga burgu djalin te cilin pushteti tenton ta joshe4 me gjera te ndryshme vetem e vetem qe ta beje te punoje per ta, duke i premtuar pasuri te madhe. Keto ai s` i kishte pranuar . Prej atehere, ai u ballafaqua çdo here me veshtiresi te medha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri te izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi per gjyshte vjet me radhe. GJASHTE VJETET E RENDE TE IZOLIMIT TE MIXHES SHABAN Zeri: A mund te na tregoni ndonje shembull konkret te ketij izolimi qe i ishste bere ne ate kohe mixhes Shaban? Rifat Jashari: Do ta permend nje rast qe ka ndodhur pikerisht te motra e madhe e babait ne Llaushe. Halla jone fejonte dy djemte e saj per nje dite. Dhendri yne, vjen dhe i thote bablokut: „Nese vjen ti Shaban, per mua nuk ka kurrfare fjale te nuses“, dhe e bind se duhet te shkoje te nipat e tij edhe pse ne ate kohe rrethi i ngushte , por edhe i gjere familjar, prej frikes se pushtetit, e kishin leçitur babe Shabanin. Shkon babai atje dhe futet ne ode ku ishin se paku 3O burra. Ata çohen menjehere prej aty dhe i thone dhendrit tone:“Nese Shabani eshte ketu, ne do te çohemi dhe do te ecim“. Dhe, per te mos ia prishur vaden motres se tij, babai çohet dhe largohet nga fjala e nuses. Per gjyshte vjet, babait nuk ka guxuar t` i vije per vizite askush.... Bile bile, policia dhe pushteti i atehershem me urdheresa te ndryshme kerkonin nga babai, qe per çdo levizje te cilen ai do ta bente jashte katundit, t` i paraqitet patjeter policise. Ne ate kohe, kur ne Kosove vinte ndonje funksionar i larte nga Beogradi, per babane, me urdher te policise, ishte i ndaluar largimi nga shtepia. Gjate atyre diteve, policet i thoshin babait:“Rri ne shtepi e mos leviz“, ndersa per çdo levizje , se pari i thoshin te paraqitet ne polici dhe t` u tregoje atyre se ku e ka ne plan te shkoje dhe per çfare arsye. Kjo periudhe ka qene pas vitit l952 deri ne vitin l958. Zeri: Dmth. Keto kann qene vitet me te renda per mixhen Shaban? Rifat Jashari: Po. Pikerisht vitet l952-l958.Gjate kesaj kohe babai ka perjetuar krizat me te medha dhe eshte ballafaquar me presionin me te madh per ta leshuar vendin. Ne ato vite, familja jone dhe dy familje te tjera te fshatait, te cilat regjimi i kishte ne sy per te keq, paguanin tatim te madhe, sepse keshtu, pushsteeti dodnte qe ta mbaje presionin mbi ne qe ta leshojme vendin. Babai i ka paguar shtetit tatim nga 45.OOO para te asaj kohe bashke me te bijte e Hamze Shasivarit dhe Haxhi Halimin. Ky ishte tatimi me i larte ne krejt komunen e Skenderajt qe paguante dikush. . SI I SHPETOI SHABAN JASHARI PUSHKATIMIT NGA PARTIZANT E MAL SADIKUT (vazhdon)
Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare Kur vete ministria jone nuk ja di vleren enciklpoedise: http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe12/1.htm
 
Enigma e Syrit te Kalter. Agonia e Syrit te Kalter, cfare po behet me burimin Nuk ka në tërë Evropën një burim uji aq të pastër, aq të madh dhe aq të bukur sa Syri i Kaltër yni. Nuk ka shqiptar që të mos jetë mburrur para të huajve dhe të mos jetë ndjerë krenar me Syrin tonë të Kaltër. Nuk ka pasur asnjëherë një interesim dhe një keqardhje aq të madhe, nga tërë opinioni shqiptar, sa ç’pati kur shteroi Syri i Kaltër, në tetor të vitit të kaluar. Nuk ka pasur ndonjë tjetër zonë të mbrojtur të Shqipërisë me më pak interesim dhe me më pak studime se sa për Syrin e Kaltër. Por çfarë i ndodhi dhe ç’po ndodh sot me Syrin e Kaltër? Është një pyetje që njerëzit vazhdojnë ta bëjnë shpesh dhe kudo. Unë e vrojtova përsëri Syrin e Kaltër para pak kohësh dhe mund të jap një informacion të ri për të, por më parë le të bëjmë një kronikë të shkurtër për ndodhitë me Syrin e Kaltër. Legjenda Ka disa legjenda për Syrin e Kaltër. Një prej tyre thotë se, kur kanë hedhur një kafshë në liqenin e Janinës, ajo ka dalë te Syri i Kaltër. Por është një një legjendë tjetër e popullsisë çame, në të cilën lidhen çuditërisht bukur realja me fantastiken. Kjo është dokumentuar nga H. Pedersen në vitin 1893 dhe thotë: “Një herë e ndë një kohë, fryjti një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti kërreu një gjarpër… Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit… Kafsha hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte… U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpëri hëngri gomarin, u dogj dhe briti: “Ku je ti det, ata im dhe ti lumë, vëllau im!…” E u shtri për dekije. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proktasën dot”. Nga kjo legjendë mund të supozohet se Syri i Kaltër ka shpërthyer në një kohë që njerëzit e kujtojnë, sepse nuk ka qenë më parë. Nga ana tjetër, legjenda përkon shumë mirë me faktin që Bistrica ka qenë si një përbindësh për tërë krahinën, ajo vazhdimisht përmbytej, duke u bashkuar me detin. Por emri “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50, kur u bënë studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij. Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu, sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes. Brenda Syrit të Kaltër Në tetor të vitit 1984 unë jam zhytur për herë të parë në Syrin e Kaltër. Më kujtohet se, kur po bëheshim gati t’u zhytur, shpejt na rrethuan disa fëmijë që kishin ardhur këtu në ekskursion me prindërit e tyre. Sa herë që bënim ndonjë zhytje në mjedise me njerëz ishim mësuar edhe me spektatorët kureshtarë, që u jepej rasti të shihnin një sport mjaft të rrallë në atë kohë në Shqipëri. Ndërkohë që ne vishnim kostumet e zhytjes, u përgjigjeshim dhe dhjetëra pyetjeve që na bëheshin përreth. Por, në çastin kur po i drejtoheshim vrimës së Syrit dhe spektatorët kishin rënë në heshtje, një grua e moshuar vrapoi e alarmuar drejt nesh dhe bërtiti: “Çfarë bën, mor bir,- m’u drejtua mua.- A e di që kjo të thith brenda?” “Jo, nuk e dimë,- i tha kolegu im me shaka,- ndaj do zhytemi që ta provojmë.” “Këtë e dinë të gjithë,- këmbënguli ajo e bindur,- ka një rrymë që del dhe një që të thith brenda.” “Vetëm jashtë shtetit mos të na nxjerrë, se s’kemi as pasaportat”,- i thamë ne me shaka dhe u futëm për herë të parë në misterin e Syrit të Kaltër. Në thellësitë 2-4 metra anët e vrimës gjigande ishin të mbuluara me një bar jeshil, shumë të dendur, të lartë deri në gjysmë metri dhe në mes të tyre ishte tuneli i errët, prej nga përplasej në fytyrat tona një lumë i tërë i furishëm. Aq e fuqishme ishte rryma e ujit, sa shpesh na hiqte maskat e zhytjes nga fytyra dhe ne detyroheshim t’i mbanim të ngjeshura për fytyre me një dorë, ndërsa me dorën tjetër tërhiqeshim për një litari ku kishim lidhur një sperancë, të cilën e lëshonim para nesh. Kur ajo ngecte, tërhiqeshim nga litari për të mposhur forcën e ujit, që na fluturonte lart. Tuneli vinte pak i pjerrët dhe ishte 3-4 m i gjerë. Unë në një dorë mbaja kamerën, me tjetrën tërhiqja litarin. Kështu, duke përparuar pëllëmbë pas pëllëmbe, arritëm në thellësinë 20 m ku tuneli hapej në formën e një zgavre të madhe dhe ne u kapëm në shkëmbin anësor të shpellës, aty ku rryma e ujit ishte shumë e dobët dhe mund të qetësoheshim. Kishim pushtuar kështu Syrin e Kaltër deri në 20 m. Por ai vazhdonte më thellë, në një zgavër të errët, pak më të ngushtë në të djathtë. Si herë e parë, për ne ishte mjaft. E kapëm sperancën në fund dhe, duke u mbajtur përsëri nga litari, u ngjitëm lart me frikën se mos na flakte rryma e ujit në tavanin shkëmbor. Që prej asaj kohe jemi zhytur shumë herë të tjera në Syrin e Kaltër. Në vitin 1999, ne lamë në fund të shpellës 20 metra të thellë simbolin e derdhur të zhytësve shqiptarë, një litar, i cili do të ndihmonte në zhytje të gjithë zhytësit që e ushtronin këtë turizëm si dhe një bllok plastik e disa lapsa nënujorë, me të cilët do të firmosnin të gjithë zhytësit që arrinin këtë pikë. Kur u futëm përsëri, pas dy vjetësh, pamë se një faqe e fletores ishte mbushur me firma të zhytësve turistë të huaj që e kishin vizituar Syrin e Kaltër. Pra, Syri i Kaltër ishte bërë një pikë e shkëlqyer edhe për turizmin nënujor. Agonia e Syrit të Kaltër Syri i Kaltër, është bukuroshja e natyrës sonë dhe një e bukuri e rrallë për Evropën. Kush e pa dhe nuk ra në dashuri me të, populli që i këndoi në legjendën e përbindëshit dhe ujit, inxhinierët e hidrocentralit të Bistricës, kur e studiuan dhe i dhanë këtë emër, dhjetëra specialistë të tjerë, që studiuan ujërat e saj, ministrat e Mjedisit dhe të Turizmit, që e shpallën monument natyre dhe mbushën botimet turistike me pamjet e saj për të tërhequr turistët, kryeministri që mendoi shitjen e tij në Itali dhe, në fund, gjithë njerëzit që interesohen shpesh për gjendjen e tij edhe sot. Në tetor të vitit 2002 kjo bukuroshe ishte në agoninë e vdekjes. Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq: u erdhi keq. Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar edhe për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë. Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i zotit: "Ishte dënim për ata që donin ta shisnin",- pëshpërisnin. Por pas kësaj ndodhie, ministri i Mjedisit s'pati kohë ta vizitojë këtë monument të natyrës, të shpallur prej tij. Ministri i Turizmit nuk shprehu as keqardhje, kryeministri ishte i mërzitur se i dështoi biznesi me të dhe ne të gjithë thoshim: "Si e harruan dhe braktisën kështu bukuroshen e natyrës shqiptare?" Ndërkohë, në Tiranë vazhdonin seminaret për ruajtjen e mjedisit, ruajtjen e parqeve kombëtare dhe zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Mijëra dollarë për seminare dhe asnjë lek për të kuruar Syrin e Kaltër. Atëherë ne, një grup zhytësish, adhurues të hershëm të Syrit të Kaltër, vendosëm të shkojmë vetë për të parë në brendësi se çfarë i kishte ndodhur, ku i dhimbte dhe, mundësisht, ta ndihmonim. "Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavor,- tregon Fatmiri, që e ka lokalin te Syri i Kaltër.- Ditën e pestë Syri u zbardh dhe s'nxori më ujë". Fatmiri atëhere lajmëroi shumë institucione për rrezikun e taposjes së Syrit të Kaltër, por asnjë nuk e vuri ujin në zjarr për të. Në Sarandë, kur u tregonim se kishim ardhur për t’u zhytur në Syrin e Kaltër, të gjithë thoshin: “E pra, sa gjynah! Po nuk mund të shpëtohet?” Me të vërtetë, kur e pamë ashtu, si një gropë me ujë të ndotur, ndërkohë që përreth rridhnin ujëra të pastra, u ndiemë si në vdekjen e një gjëje të gjallë. Tejdukshmëria ishte shumë e keqe për filmim, megjithatë unë e bëra gati kamerën time nënujore. Hapi i parë nën ujë çoi nga tabani një llum të bardhë, që e turbulloi akoma më shumë ujin, aq sa ne nuk po dallonim njëri-tjetrin as gjysmë metri larg. Nga prekjet me dorë dalluam një shtresë rëre që kishte mbuluar gurët dhe barin jeshil të Syrit kudo. Të tre menduam se bebja e syrit duhej të ishte mbushur plotësisht me gurë dhe rërë. Po të zhyteshim të tre në atë trubullirë, mund të rrezikonim njëri-tjetrin. “Ti e njeh më pëllëmbë shpellën nënujore,- më tha Ariani.- Kur të arrish në fund, na jep sinjal nëpërmjet litarit, që të të tërheqim.” E lashë kamerën, mora një fener nënujor dhe u nisa pingul, duke prekur tabanin pëllëmbë pas pëllëmbe. Për çudi, gryka e tunelit vazhdonte. Filluan të më dhimbnin veshët, gjë që donte të thoshte se kisha arritur thellësinë 4-5m. Syri i Kaltër ishte i hapur. Po ku ishte taposur? Vazhdoja të zbrisja duke prekur me duar rërën dhe shkëmbinjtë që dilnin sipër saj aty-këtu dhe shpesh, për të qetësuar veten, mbyllja sytë. Filloi dhimbja e dytë e veshëve. Pra, kisha arritur në thellësitë 10-12 m. “Po pse s'rrjedh uji?” Tashmë errësira ishte e njëjtë, si t'i hapja dhe t'i mbyllja sytë. Llamba ime nuk e çante trubullirën më larg se disa centimetra. Vazhdoja të lëshoja peshën e lidhur në litar dhe njëkohësisht ta tërhiqja atë nga pas ku e mbanin shokët e mi aty lart. Litari ishte gjëja më e çmueshme në këtë rast. Ai ishte filli që më lidhte me jetën dhe që ishte në duar të sigurta. Zhurma e ajrit që dilte nga gojëza më dha të kuptoj se duhej të isha në thellësinë rreth 20 m, pra në vendin ku shpella zgjerohej dhe pastaj vazhdonte në një grykë më të ngushtë. Këtu ngado kishte vetëm rërë. Kisha arritur në fund. Pra bukosja kishte ndodhur në 20 metra thellësi, në vendin ku shpella ngushtohej. Pikërisht në vendin ku unë s'do të doja të ndodhte. “Kush e di sa e trashë do të jetë tapa". Tërhoqa tri herë litarin për të më tërhequr, kur në këtë çast mbi trupin tim filloi të bjerë një masë e madhe rëre dhe gurësh të vegjël. Në sekondë në tru më vërshuan mijëra mendime paniku. “Mos do të mbetem i varrosur nën rërë këtu, në fund të shpellës dhe..." U rashë me forcë këmbëzave për të dalë sipër ortekut nënujor, ndërkohë që mbaja në dorë litarin tërë shpresë. Pak sekonda dhe ndjeva tërheqjen e litarit nga sipër, por paniku ende s'më ishte larguar. Mbi ujë qëndronin shokët, kamera dhe disa vizitorë. “Syri i Kaltër e ka problemin poshtë, 20 metra thellë,- u thashë.- Kjo e bën më të vështirë shpëtimin e tij". Syri i Kaltër dhe politika e ruajtjes së mjedisit Pas publikimit të gjerë në media të problemit të Syrit të Kaltër (shyqyr që është media dhe për mjedisin) në Ministrinë e Territorit dhe Turizmit u bënë dy mbledhje me specialistë të ndryshëm të fushës përkatëse. U bënë shumë propozime për ta sistemuar gjithë zonën, madje dhe për ta pyllëzuar zonën përreth, u propozuan shumë fonde (rreth 50 mijë dollarë), u parashikuan shumë makineri të rënda dhe të lehta për t’u instaluar për punë te Syri dhe u bë shumë publicitet për angazhimet e qeverisë. Në fund, u çua vetëm një makineri që sistemoi zhavoret përreth dhe me kaq investimet mbetën. Por, pas disa muajsh, vetë Syri i Kaltër, filloi të nxjerrë përsëri ujë, ndonëse më pak dhe përsëri të trubullt. Syri i Kaltër po ringjallej vetë. Në fund të marsit të vitit 2003 prurja ishte shtuar më shumë dhe qartësia ishte përmirësuar disi. Po në brendësi ende është i veshur me rërë dhe gurë, gjë që nuk e lejon të ketë bukurinë e Syrit dhe njëkohësisht përbën një rrezik për mbylljen e tij. Shembulli i Syrit të Kaltër është tipik për problemet e mjedisit në vendin tonë; bëhen shumë mbledhje, shumë seminare shkencore, shumë publicitete, shumë politikë dhe shumë pak investime konkrete për ruajtjen dhe përmirësimin e tij. Pregatitur nga Xhemal MATO dhe marre nga Shekulli.com.al
Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE Dogana e makinave hiqet në korrik F.Papadhimitri TIRANË-Automjetet nuk do të tatohen më me tarifën tradicionale doganore. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat, drejtori i përgjithshëm i Doganave si dhe menaxheri i kërkimeve pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Kështu, tarifa doganore, ose taksa e njohur si “zhdoganimi” prej 2 për qind për makinat e reja dhe 15 për qind për makinat e përdorura, do të hiqet, por kjo vetëm për automjetet që hyjnë nga vendet e Bashkimit Europian. Heqja e taksës në fjalë, vjen si pasojë e nënshkrimit të pritshëm të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Marrëveshja që pritet të nënshkruhet në muajin qershor, sanksionon bërjen zero të taksave doganore, që nga data 1 korrik e këtij viti, për rreth 85 për qind të produkteve industriale që hyjnë nga BE-ja në vendin tonë. Duke pasur parasysh faktin se importet e BE-së, zënë rreth 68 për qind të totalit të importeve të Shqipërisë, specialistët dhe ekonomistët parashikojnë një impakt shumë të madh, jo vetëm në strukturën e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, por edhe në çmimet e produkteve të importit. “Zerimi i taksës doganore për produktet industriale, do të thotë që tashmë makineritë dhe shumë produkte të tjera, do të hyjnë në Shqipëri me çmime më të lira. Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për bizneset, por edhe për konsumatorët shqiptarë, të cilët do të mund të gjejnë në tregun vendës produkte me çmime më të ulëta”,- ka thënë Ilir Ciko, menaxher kërkimesh pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Një nga disavantazhet më të mëdha konkurruese të Shqipërisë, në krahasim me vendet e tjera, kryesisht ato të BE-së, është teknologjia e prapambetur që aplikohet në vend. Rinovimi i teknologjisë është cilësuar si një nga kushtet më të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, edhe nga shumë ekspertë të fushës ekonomike. Vendi ynë përballet me një deficit tregtar relativisht të lartë, i cili, megjithëse për momentin nuk përbën ndonjë shqetësim, në një të ardhme jo shumë të largët mund të kthehet në një problem serioz për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë Automjetet Për taksat që paguhen për automjetet do të ndryshojë vetëm tarifa doganore, pasi taksat e tjera do të vijojnë të paguhen. Përparim Dervishi, drejtori i përgjithshëm i Doganave, bëri të ditur dje për mediat, se në zhdoganimin e makina aplikohen dhe taksa të tjera. Kështu, personat që do të sjellin një automjet nga BE, do të paguajnë taksën e importit dhe TVSH-në. Taksa doganore është e ndryshme për automjetet, në varësi të përdorimit të makinës, makinat e reja me kilometrazh 0, paguajnë taksë doganore 2 për qind të vlerës së tyre, ndërsa ato të përdorura 15 për qind. 29/04/2006 __________________ kush e shpjegon nje cike me shume kete artikull.Dmth sa mund te kushtoje dogana e nje Benc Mercedez 1500 cc i 85 ??? Deri sot kushton rreth 300 000 te reja ,para 2 vjetesh ishte 150 000 te reja. Po tani sa do kushtoje ???
 
Pullat Shqiptare! I kam vene re shume here letrave qe me vijne nga Shqiperia per pullat e Postesh Shqiptare qe jane mbi to. Nuk kuptoj pse shumica e motiveve qe jane mbi to nuk kane lidhje fare fare me Shqiperine dhe shqiptaret!! Psh nga nje leter e sotme ishte nje pulle me imazhin e presidentit amerikan Linkoln dhe ne sfond flamuri amerikan. Te tilla ka shume- e me motive nga me te cuditshmit, qe gjithmone jane joshqiptare, dmth qe nuk kane lidhje me ne. Un' s'kam vene re ne keto vendet tjera nje fenomen te tille. Me thoni nese jam gabim. :shrug:
A ka mundesi ndonjeri qe te me sugjeroje ndonje gjimnaz te mire ose te shkelqyer ne Tirane?
Gegerisht VS Toskerisht Do te kisha shume deshire te dija si mendoni ju bashkebisedues te Af per dy dialektet e Shqipes. Te mira dhe te keqiat... Kush duhet te ishte dialekti zyrtar per mendimin tuaj?? Cili eshte me i pasur?? etj....
 
Dështon parada gay, manifestim me fletëpalosje. Arvizu: Mbrojtja e të drejtave të LGTB-së është një prioritet kyç për ne. Pak interes nga qytetarët, mbështetje nga diplomatët. Nuk ishte një paradë nga ato që kemi parë rëndom në ekrane. As ndonjë manifestim protestues në mbrojtje të të drejtave të një komuniteti të diskriminuar. Dita kundër homofobisë në Shqipëri, përtej bujës që iu bë e masave të sigurisë nga policia, rezultoi një aktivitet fare normal, nga ata që bëhen sa herë kalendari daton ngjarje të caktuara. Pak përfaqësues nga komuniteti gay, lezbikeve, trans dhe biseksualëve, shumë diplomatë e përfaqësues organizatash joqeveritare. Mungonin politikanët, ndërsa qytetarët e Tiranës nuk treguan ndonjë interes për të marrë pjesë qoftë edhe për kuriozitet. Kjo panoramë të ofrohej dje te “Vëllezërit Frashëri” në qendër të Tiranës, në çelje të aktivitetit “Festivali i Diversitetit”, i organizuar nga Ambasada PINK, njëra prej tri organizatave që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve. Dje gjate aktivitetit per diten kunder homofobise Tubimi tjetër me maska përballë Parlamentit nuk u bë. Ambasadorët e vendeve të huaja, të pranishëm, e përshëndetën këtë aktivitet. “Dua të përgëzoj Kryeministrin Berisha që e ka bërë tejet të qartë pozitën e qeverisë së Shqipërisë për të drejtat e LGTB-së. Dua të falënderoj edhe Policinë shqiptare për të gjitha aktivitetet e zhvilluara këtë jave, si dhe atë që ndodhi në Vlorë. Mbrojtja e të drejtave të LGTB-së është një prioritet kyç për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Obama lëshoi një direktivë: që ambasadat në mbarë botën të mbrojnë të drejtat e personave LGTB”, tha ambasadori amerikan, Arvizu. Ky aktivitet u përshëndet nga Avokati i Popullit, zëvendësministrja e Punës dhe nga përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian. Në nisje të aktivitetit, rreth orës 9:30, ambasadori i Ambasadës PINK, që mbron të drejtat e komunitetit LGTB, Altin Hazizaj, tha se shqiptaret janë ende homofobikë. “Kuvendi i Shqipërisë duhet të shikojë mundësinë që sa më parë të miratojë ndryshimet që adresojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e krimeve kundër komunitetit LGTB dhe çdo komuniteti tjetër në Shqipëri. Ne i ftojmë politikanët, partitë politike, administratën, të marrin masa serioze për të ndërtuar kapacitetet e stafeve të tyre për të mbrojtur dhe për të respektuar të drejtat e komunitetit LGTB”, tha Hazizaj. Myslimanët: Në BE me vlera, jo me homoseksualë Tubimi kundër LGBN: Jemi pro traditës familjare.“Stop degjenerimit, pro moralit”; “Pro familjes, pro jetës”. Me këto pankarta në duar manifestuan dje përfaqësuesit e Forumit Mysliman të Shqipërisë. Tubimi u bë në të njëjtën orë kur pak metra më tutje po mbahej aktiviteti i komunitetit LGTB në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Në mbrojtje të vlerave të familjes dhe shoqërisë shqiptare, drejtuesit e Forumit Mysliman janë shprehur kundër homoseksualizmit. “Homoseksualizmi është një nga mëkatet më të rënda, të cilën Zoti i madhëruar e ka dënuar në mënyrën më të ashpër. E gjitha shoqëria shqiptare duhet të jetë kundër, sepse është kundër traditës dhe moralit shqiptar”, tha Fisnik Kruja, nga Forumi Mysliman Shqiptar. Ai shtoi se manifestimi u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, e vendosur më 15 maj, për të sensibilizuar opinionin publik në lidhje me problemet që kalon sot familja shqiptare. Myslimanët gjatë manifestimit të tyre u shprehën kundër mbështetjes që u dhanë disa ambasada komunitetit LGBT në Ditën Ndërkombëtare të këtij komuniteti. “Ne nuk mendojmë se futja e shqiptarëve në Bashkimin Europian duhet bërë me flamurin e homoseksualizmit”, tha Kruja. Ai shtoi se në Europë, Shqipëria do të mund të futet më shëndetshëm nëse promovohen vlerat familjare, për të cilat sot shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë. “Në këto ditë, kur vlerat e familjes ndjehen më të rrezikuara se kurrë më parë dhe në kohën kur brezit të ri po i serviren modele të denatyruara jashtë natyrshmërisë njerëzore, FMSH ndjehet më e angazhuar se kurrë në ripërtëritjen, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë morale, e cila zanafillon me bërthamën e shoqërisë, me familjen”, tha Kruja. Sipas tij, numri i divorceve po pëson rritje galoponte në një shoqëri gjithmonë e më të shpërqendruar. Gjithashtu po shtohen abortet në të gjithë vendin, si dhe dhuna në familje, e cila tregon për krizën e rëndë që ka kapluar familjen shqiptare. “Numri i fëmijëve që vuajnë pasojat e divorceve të prindërve është një plagë e madhe sociale, pasojat e së cilës do të shihen pasi ky brez të arrijë moshën e pjekurisë”, tha Kruja. Sipas tij, Forumi Mysliman i Shqipërisë mbron me forcë vlerat dhe moralin. “Ne do të angazhohemi për të bërë gjithçka të nevojshme për sensibilizimin e opinionit publik. Ky manifestim, siç e shihni, është paqësor dhe me çdo mjet paqësor ne do të promovojmë vlerat e familjes”, tha Kruja. Myslimanët qëndruan për më shumë se një orë në rrugë duke bërë thirrje për të rritur ndjeshmërinë sociale në lidhje me ruajtjen dhe shenjtërimin e familjes shqiptare.//
Top