Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Adolf Hitler nuk është vetëvrarë në bunkerin e Berlinit por ka vdekur në Argjentinë. Është ky informacioni më i ri që është publikuar në lidhje më vdekjen e Hitlerit nga një autorë britanikë. Gazetari britanik Gerrard Uilliams dhe bashkëautori i tij, Simon Dunstan në publikimin e librit të tyre të titulluar “Grey Wolf: The Escape Of Adolf Hitler” (Ujku i përhimtë: Arratisja e Adolf Hitlerit), shkruan se udhëheqësi gjerman fashist nuk ishte vetëvrarë në bunkerin e Berlinit në vitin 1945, por ai ishte arratisur në Argjentinë, ku kishte jetuar deri në vdekje në vitin 1962. “Nuk dëshirojmë të riparojmë historinë, por ka shumë dëshmi tek të cilat kemi arritur dhe që nuk duhet të injorohen”, ka theksuar Uilliams për Sky news. Sipas tij, nuk ka dëshmi t ligjshme për vdekjen e Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun në bunker, por dëshmitë dhe faktet për jetën e dëshmitarëve okularë për jetën e tyre në Argjentinë janë të vërtetuara dhe vështirë për tu përgënjeshtruar.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që nxori të pafajshëm Ilir Metën. Në rrjetin social Twitter ai shkruan se “Skënderbeu dhe gjithë etërit e kombit e të pavarësisë shqiptare do të ndjeheshin sot të turpëruar nga llumi i drejtësisë pas 100 vjetesh pavarësi!”. Më tej Rama vlerëson se: “e turpëruar ndjehet sot edhe Europa që dje u pengua nga drejtësia në përpjekjen për ta pa kandiduar Shqipërinë në BE në vitin e pavarësisë!”. Ju si mendoni??? A do ndihej i turperuar Skenderbeu per Shqiperine sot???
A duhet te bashkohen trojet shqiptare ne nje shtet te vetem si per shembull "Shqiperi Etnike"?
Oh sa kam qeshur.Me lot kam qesh.Digjojeni ju lutem. http://www.youtube.com/watch?NR=1&feature=endscreen&v=f8zTeTyTcvY
Voskopojë, vidhet kambanerja 300 vjeçare në kishë Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike. Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk është rasti i parë që kjo kishe bie pre e grabitësve, vetëm dy vjet më parë persona të paidentifikuar kanë vjedhur një pjesë te ikonostasit te kishës, e cila daton ne vitet 1700. /E.L/
 
Debate about an airport bill has sparked tension between the left and the right within the California Assembly. Cats and dogs; water and oil; orange juice and toothpaste; Republicans and Democrats -- some things in this world just aren't made to mix. Donkeys and elephants can usually be civil with each other, but occassionally the facade falls away and you'll hear under-the-breath sarcastic remarks or outright verbal attacks. Forget all that: debate over this new bill is like a political brawl. Democrats want to pass a bill that will require police to arrest anybody who enters an airport with a concealed gun. That in itself isn't what's making Republicans angry -- it wouldn't really be that far off from what the TSA would put a gun owner through, anyway. What's peeving Republicans so much is that they see the bill as a mocking jab at the GOP. Earlier this year Republican Tim Donnelly was caught attempting to bring a loaded gun onto an airplane. Republican assemblymen are calling this bill an "embarrassment" and an "insult to the citizens of California." Some assemblymen even throw out catcalls at speakers. By contrast, Democrat Norma Torres wrote about irresponsible gun owners who are careless with their weapons. Is that an honest sentiment that she's just trying to translate into legislation, or is that an insult directed at the Republican party?http://www.guns.com/debate-over-airport-gun-bill-devolves-into-verbal-sparring-8192.html
Isha duke pare lajmet tek ABC NEWS dhe po shikoj lajmin se nje autobuz me 40 pjestare brenda ne autobuz me nxenes dhe mesues ka rene ne zonen e Himares prej nje lartesi nga 50-100 m.Ne lajme kane dale gati 7 reportere qe kane folur dhe eshte nje temerr. Ky eshte nje autobuz me 40 veta te cilet ishin nisur nga Elbasani per ne Sarande.Kane qendruar 3 dite ne Sarande dhe autobuzi ka rene ne Himare.Shikoni ABC NEWS ose ORA NEWS. Sipas te dhenave nga policia dhe mjeket jane nisur nga Tirana 3 helikoptere me forcat RENEA,7 ambulanca prej Vlores,jane shperndare rreth 80 polica deri tani neper akset rrugore te Himares. Kane shkuar ne vendin e aksidentit 3 ambulanca me mjeke dhe te paisur me ndihmen e shpejte. Gjithashtu Arben Vogli,drejtori i spitalit te Sarandes thote se jane nisur 5 ambulanca prej spitalit te Sarandes me mjeke te paisur me ndihmat mjekesore.Ne vendin e aksidentit kane ardhur edhe disa forca te Reneas dhe 30 polica. Jane nisur prefekti i Vlores,kryebashkiaku i Himares ne vendngjarje. Nga Tirana jane nisur 5 deputete por shpresojm te mos kete viktima. Dim qe jane 10 veta te lenduar qe deri tani. Ora 17:00
Bollano Kundershton ligjet dhe kushtetuten e shqtetit shqiptar, thote qe Himara e skenderbeu jane greke, thote kjo eshte shqiperia duke treguar gishtin e mezit.
 
Me 17 maj 2012 do plasi lufta ne Tirane.Homoseksualet,lezbiket dhe biseksualet kane paraden e tyre neser ne daten 17 maj 2012.Kur te dalin ne parade,te shkretet ata qe do rrifen. Pavarësisht debateve qe ka hapur aktiviteti i paralajmëruar i homoseksualeve ne Tirane, ambasada “Pink” përforcon qëndrimin se festivali i diversitetit i 17 majit është shenje e respektimit te te drejtave dhe lirive te këtij komuniteti ne Shqipëri. Te vendosur për zhvillimin e festes se tyre, Altin Hazizaj kreu i ambasadës “Pink” deklaron se ne demokraci çdokush ka te drejte te festoje si politika, besimtaret ashtu dhe komuniteti i LGBT-ve. Kreu i ambasadës Pink, Alitin Hazizaj tregon se nuk do te ketë parade ashtu si ne disa shtete te huaja, por një aktivitet festiv qe nis me ngritjen e flamurit te LGBT ne një nga sheshet e tiranes. Me pas një përfaqësi e ambasadës Pink do te marshoje drejt kryeministrisë për t’i dorëzuar kreut te qeverise Sali Berisha flamurin e tyre. Festa e homoseksualeve do te vijoje me koncerte deri ne orët e mbrëmjes. Por i menjëhershëm ka qene reagimi i disa komuniteteve fetare dhe partive politike. Myslimanet janë me radikale duke kërkuar moslejimin e aktiviteteve te tyre, ndërsa katoliket dënojnë fenomenin por shprehen kundër diskriminimit. Edhe subjekte, parti politike janë kundër festes se homoseksualeve ne Shqipëri. Pas qëndrimit me te ashpër te Legalsiteve edhe kreu i PDK, Nard Ndoka, është kundër aktiviteteve te tyre dhe fenomenit ne tërësi. Festa e pare e këtij lloji ne Shqipëri pritet te thelloje debatet mes feve, politikes dhe komunitetit LGBT. Ky i fundit pretendon se ne Shqipëri 5 deri 10% e popullsisë kane orientim te ndryshëm seksual.
 
Sot me 17 maj 2012 do luhen 2 ndeshjet me te rendesishme ne futbollin shqiptar. Ne oren 16:00 luhet Partizani-Terbuni(Puka) per kampionatin e Kategorise se dyte,se kush do te fitoje.Ndeshja luhet ne stadiumin Selman Stermasi dhe mendohet se do jene mbi 6 mije tifoza dhe sipas policise,siguria do te jete e larte pasi do kete deri ne 170-200 polica. Kurse per ndeshjen Tirana-Skenderbeu do luhet per kupen e Shqiperise dhe keto 2 skuadrat jane ne Superligen e Shqiperise dhe cilesohen si 2 skuadrat me te mira te futbollit shqiptar deri tani.Ndeshja Tirana-Skenderbeu do luhet ne Tirane ne stadiumin Qemal Stafa.Per orarin e kesaj ndeshje nuk jam informuar.Mendohet se numri i tifozave do te jete mbi 10 mije ose edhe me shume dhe numri i policave do jete deri ne 250 pasi ndeshja mund te kete edhe trazira. Partizani-Terbuni vs Tirana-Skenderbeu vs Jepni mendimin tuaj se kush do te fitoje.
 
Kur ai erdhi në kampingun e kombëtares, në Harburin e vogël pranë Hamburgut, askush nuk e njihte. Dhe nuk kishte se si. Altin Lala ishte “arratisur” fare i vogël nga Shqipëria. Kur ende nuk i kishte mbushur të 16-t, ai së bashku me tërë shokët e ekipit përfaqësues të U-16, në vitin 1991 nuk u kthyen më në Shqipëri. U shpërndanë si zogjtë e korbit nëpër Gjermani. Shtypi i atyre viteve shkroi diçka, por më pas ngjarja u harrua… Shqipëria kishte halle dhe probleme më të mëdha ato kohë. Dhe ja tani, pas 6 vitesh, në radhët e kuqezinjve shfaqet ai i harruari dhe i arratisuri, Altin Lala. Ashtu i vogël, trup imët dhe flokëgjatë, nuk ta mbushte syrin. Madje edhe trajneri i Shpresës asokohe, Sulejman Mema, nuk dinte asgjë për vlerat e këtij futbollisti të ri. Por edhe ai ishte thyer para këmbënguljes së të riut për t’u provuar, pa pretendime për më tepër. Djaloshi Lala e kishte kapur rastin fluturimthi. Pak kohë përpara ndeshjeve Gjermani – Shqipëri, ai i kishte telefonuar trajnerit Mema dhe i kishte kërkuar që të bënte një provë me ekipin Shpresa. Shpenzimet i merrte përsipër vetë, donte që trajneri vetëm ta shikonte një herë dhe nëse nuk i nevojitej, ai mund të largohej. Para kokëfortësisë dhe logjikës së ftohtë të djaloshit, që fliste nga Gjermania, Mema u dorëzua dhe e grumbulloi me Shpresën. Kështu Altini u vesh kuqezi. Me këtë rast takoi shokët dhe hoqi njëfarë soji edhe mallin për Shqipërinë, ku kishte lënë familjen. Djali “plangprishës” tani u kthye në shtëpi. Aventura e Lalës me Shpresën nuk zgjati shumë. Talenti dhe aftësitë e tij dallonin. Trajneri i Kombëtares së asaj kohe, Astrit Hafizi, e grumbulloi dhe e aktivizoi me të rriturit në turneun e Maltës, në vitin 1998. Aty Kombëtarja fitoi mbrojtësin e saj të djathtë, inteligjent, luftarak e të kudondodhur, që quhej Altin Lala.Qysh nga ajo kohë, nga ndeshja në ndeshje, Lala rritej në moshë, por më shumë rritej edhe si një futbollist profesionist, i domosdoshëm për kuqezinjtë e Shqipërisë. - Më është dashur mjaft punë, mund e djersë për të arritur deri këtu, – tregon Lala. – Jeta ime nuk ka qenë bahçe me lule. Nuk do t’i harroj kurrë ditët e para në Gjermani. Isha thuajse kalama. Nuk dija të flisja, nuk kisha asnjeri ku të mbështetesha, qoftë edhe tek ndonjë i afërm, apo farefis. Dija vetëm të luaja futboll dhe dëshiroja të bëhesha futbollist. Isha kapur fort pas kësaj ëndrre, aq sa isha bërë skllav i saj. Dhe tani nuk jam i zhgënjyer. Madje kur kthej kokën pas dhe shikoj se ç’kam arritur, i harroj të gjitha ato që kam hequr. 1. Pak kohë pas qëndrimit në Gjermani, Altini u sistemua në një kamp refugjatësh, në Fulda. Po fusha e futbollit e tërhiqte si magnet djaloshin nga Tirana. Ashtu me gishta, me këmbë e duar siç dinë të merren vesh vetëm shqiptarët, Altini u kërkoi gjermanëve ta linin të luante edhe atë. Ata u befasuan nga aftësitë e këtij djaloshi njeri pa njeri. Menjëherë e përfshinë në radhët e ekipit të të rinjve të Borusias së Fuldës. Aty luajti për dy vjet, për të kaluar më pas në ekipin e të rriturve të Fuldës, që luante në kategorinë e tretë. Këtu Altini ishte një gjysmëprofesionist dhe si të thuash, jeta e tij kishte marrë udhë. Ai e kishte bërë zgjedhjen. Në vitin 1998, Altini pati dy gëzime njëherësh. Ai veshi fanellën kuqezi dhe u bë titullar i kombëtares së Shqipërisë dhe ndërkohë nënshkroi një kontratë me ekipin “Hanover 96″ në Bundesligën 2. Tani ai nuk ishte më i panjohur. Emri i tij gjithnjë e më tepër do të mbushë faqet e shtypit sportiv gjerman. Lala, edhe në Hanovër, shpejt do të fitonte fansa. Me natyrën e tij të qetë, por hokatare, Altini do të bëhet edhe kripa e ekipit. Veç jo vetëm për natyrën dhe karakterin, por edhe për lojën dhe rendimentin në fushë. Aty ai nuk të hap rrugë. Aftësitë e mira fizike, inteligjenca në lojë dhe talenti, e bënë Altinin ndër lojtarët kryesorë dhe më të rëndësishëm të Hanovrit që synon ngjitjen në Bundesligë. Për çudi, ndryshe nga Shpresa, nuk luan mbrojtës i djathtë, por lojtar i lirë në mesfushë, që shihet sa në mbrojtje aq dhe në ndihmë të sulmit. Ai edhe pse i huaj, u imponohet drejtuesve të klubit të Hanovrit dhe fiton besimin e trajnerit të tij, që e konsideron Lalën një perlë të “Hanovrit 96″. Edhe për tifozët ai kthehet në simbol. Gjermanët, në pamundësi për ta shqiptuar mbiemrin e tij, sa herë ai e kapte topin, këndonin në korr “La-la-la”. Ndërkohë, në shkallët e stadiumit, ku luante Hanovri, nuk do të mungonin bashkatdhetarët e tij, nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Për ta, Altini është njëherësh edhe krenari dhe simboli i atdheut të tyre. Ata e shikojnë atë duke luajtur dhe krenohen me aftësitë dhe talentin e tij, i cili i bën që mendja t’u fluturonte dhe për pak orë Shqipëria t’u afrohej e të ishte me ta. 2. Kalimi nga Fulda në Hanovër, edhe pse i hapi perspektiva të reja, i krijoi një hendek Altinit. Dhe djaloshi 23-vjeçar kishte të drejtë. Ai në Fulda kishte lënë zemrën… Një vajzë e quajtur Viktoria nga një familje refugjatësh italianë, e kishte bërë rob të sajin. Ishin njohur aty në Fulda fare të rinj dhe ishin dashuruar me njëri-tjetrin. Kështu që rruga nga Hanovri në Fulda, në kohën e lirë për Altinin do të ishte jo vetëm e shpeshtë, por edhe e dashur dhe e papërfillshme. Por do të vinte një kohë, që kësaj “aventure” i duhej dhënë fund. Altini dhe Viktoria vendosën që të shkurtojnë largësitë dhe të martohen. Dhe kështu bënë. Dasmën nuk e bënë në Gjermani, por në Itali. Më saktë, në Melisa, në një pikë buzë detit Mesdhe, ku familja e bashkëshortes së ardhshme, ka një hotel turistik me 4 yje. “U bë një dasëm e madhe dhe e bukur, – tregon i ati i Altinit, Doda. – Ishte një dasmë italo-shqiptare, e cila nuk ndryshon thuajse asgjë nga ato tonat, për sa i përket zakoneve. Familja e nuses i ruante me rreptësi traditat e familjes italiane. Kjo, ndoshta edhe për faktin, se pranë Melisas jetonin mjaft arbëreshë, shumë prej të cilëve ishin miq të familjes dhe të ftuar në dasmë. Në atë dasmë të Melisas, në atë korrik të 1999-tës, krushqit nga ana e dhëndërit, ishin të paktë. Ishte familja Doda, e ëma, i ati, motra e martuar dhe i vëllai i Altinit, që shkonin nga Tirana. Me ta u bashkua edhe një shok i Altinit somalez, që vinte nga Gjermania. Këta plotësonin numrin 250 vetëve, që morën pjesë në ceremoninë e celebrimit në kishën e Melisës dhe pastaj gëzuan deri vonë duke kërcyer e kënduar nën tingujt e muzikës italiane, që shoqërohej nga zëri i tre këngëtarëve pjesëmarrës në San Remo. Ishte një dasmë, ku kishte të ftuar nga të gjitha kontinentet. E në këtë konglomerat miqsh nuk mungoi edhe vallja ballkanase me motive shqiptare e interpretuar nga njerëzit e Altinit dhe arbëreshët e Italisë. Thënë shkurt, ishte një dasëm që do të kujtohet gjatë në Melisa për nga hareja, luksi dhe shkëlqimi. 3. Çifti Lala jeton në Hanovër. Me të mund të komunikosh lehtë nëpërmjet telefonit edhe pa qenë Altini në shtëpi. Mjafton të dish të flasësh një nga gjuhët ndërkombëtare dhe menjëherë, e shoqja, Viti, siç e thërrasin miqtë dhe në familje, do të përgjigjet me lehtësi e shkathtësi. Se Viktoria është një poliglote e vërtetë. Ajo ka studiuar për gjuhë të huaja dhe zotëron italishten, gjermanishten, spanjishten, anglishten dhe frengjishten. Në sajë të kësaj aftësie, ajo para martesës ka punuar si përkthyese në një bankë, punë të cilën tani e ka ndërprerë, qysh kur është martuar dhe jeton në Hanovër, për t’iu përkushtuar më tepër të shoqit, që ka nevojë për përkujdesjen e saj. Por ndërsa flet me Altinin për aftësitë poliglote të së shoqes, ai thotë: “Shtoni edhe gjuhën shqipe, sepse edhe atë ka arritur ta mësojë. Ajo tani i di disa fjalë dhe e kupton, por më ka kërkuar libra të gjuhës shqipe ngaqë dëshiron ta mësojë mirë dhe me gramatikë”. E në vazhdim të bisedës me Altinin mëson se Viti interesohet mjaft për Shqipërinë dhe ka një dëshirë të zjarrtë ta prekë vendin ku ka lindur i shoqi. Dhe ajo ka të drejtë. Ashtu siç Altini është bërë pjesë e pandarë e saj, ajo do të bëjë të sajën edhe Shqipërinë, vendlindjen e të shoqit, i cili nuk len ditë pa i telefonuar familjes së tij në Tiranë, atij që ajo i përkushtohet me plot dashuri dhe që me talentin e tij tani është bërë simbol krenarie për tifozët e Hanovrit dhe një “ambasador” i mirë për të gjithë bashkatdhetarët e tij refugjatë në Gjermani.
 
Altin Lala i ka dhënë lamtumirën Hanoverit në ndeshjen kundër Kaiserslauternit, 2:1. Mesfushori shqiptar u aktivizua gjashtë minuta në këtë takim, derisa tifozët kishin përgatitur një befasi për të. 49 mijë tifozë në “AËD Arena” kanë përshëndetur me duatrokitje shqiptarin Altin Lala, i cili këtë fundjavë luajti ndeshjen e fundit me skuadrën e Hannoverit. Debutimi i Lalës me skuadrën e Hannoverit ka qenë në vitin 1998 me fitoren 1-0 ndaj Karlsruher. Me këtë skuadër Lala është aktivizuar 149 ndeshje në Bundesligë, dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Në 2004 Lala vendoset kapiteni i skuadrës dhe falë shpirtit të tij luftarak në fushë, tifozët e quanin “Shtatshkurti luftarak”.Për nderë të 36-vjeçarit, i cili për 14 vjet rresht veshi fanellën e Hanoverit, para fillimit të takimit në stadiumin AWD-Arena, ishte përgatitur një koreografi mahnitëse me mbishkrimin ‘Danke Altin 1998-2012’ Përveç kësaj, të gjithë tifozët dhe bashkëlojtarët kishin veshur fanellat me portretin e Lalës dhe numrin, 8 të cilin e kishte bartur. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, por edhe i Hanoverit, nga sezoni i ardhshëm do ta bartë fanellën e ekipit të dytë të Bajern Myniht.
 
Sipas të dhënave, më shumë se 9 mijë kriminelë lufte i shpëtuan ndjekjes ligjore duke u strehuar në vendet latine dhe midis tyre përfshiheshin edhe kroatë, ukrainas, rusë apo shtetas të vendeve perëndimore që u bënë pjesë e makinës naziste të vrasjeve. Nëntë mijë nazistë të përfshirë në krime lufte gjetën strehë në Amerikën e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore, tregojnë dokumente sekrete të publikuara rishtas. Në kuadrin e rihapjes së disa proceseve ndaj atyre pak ish-oficerëve ende në jetë, prokurorët gjermanë kërkuan akses në arkivat shtetërore të Brazilit dhe Kilit, duke zbuluar se fenomeni i “emigrimit të madh nazist” ishte shumë i më madh nga sa besohej më parë. Sipas të dhënave, më shumë se 9 mijë kriminelë lufte i shpëtuan ndjekjes ligjore duke u strehuar në vendet latine dhe midis tyre përfshiheshin edhe kroatë, ukrainas, rusë apo shtetas të vendeve perëndimore që u bënë pjesë e makinës naziste të vrasjeve. Vlerësimet thonë se 5 mijë nazistë u shpërngulën në Argjentinë. Rreth 1 500-2 000 në Brazil, rreth një mijë në Kili dhe pjesa tjetër në Paraguaj dhe Uruguaj. Në këto shifra nuk përshihen qindra të tjerë që u larguan në vendet me regjime të djathtë të Lindjes së Mesme. Më parë, besohej se vetëm pak mijëra arritën të shpëtonin duke emigruar. Një shpërngulje e tillë masive u mundësua me bashkëpunimin e autoriteteve vendase. Ish-presidenti i Argjentinës, Juan Peron, i shiti 10 mijë pasaporta argjentinase rrjetit ODESSA, një organizatë e ngarkuar me mbrojtjen e esesëve dhe oficerëve të tjerë të lartë nazistë. Midis funksionarëve më të lartë nazistë që shpëtuan ishte arkitekti i Holokaustit, Adolf Eichman, i cili u rrëmbye në vitin 1962 nga shtëpia e tij në Buenos Aires nga një komandë e përbërë nga agjentë të Shërbimeve Sekrete Izraelite (Mossad). Më pas, ai u shpall fajtor për vrasjen e qindra mijëra hebrenjve dhe u ekzekutua me varje në Tel Aviv. Të tjerë funksionarë të lartë që nuk u kapën kurrë ishin Josef Mengele, mjeku që kreu eksperimentet çnjerëzore mbi mijëra të burgosur në Aushvic apo Franz Stangl, njeriu që drejtoi kampin e vdekjes së Treblinkës, u mbytën në gaz qindra mijëra hebrenj dhe të burgosur të tjerë lufte.// http://gazetac.com/index.php/enciklopedi/dosjer-histori/16520-amerika-e-jugut%2C-%E2%80%9Cparajsa%E2%80%9D-e-nazist%C3%ABve.html
 
Branka Prpa shprehet se të dy vrasjet kanë ndodhur në rrethana të ngjashme dhe në një distancë kohore të shkurtër. Vrasja e ndodhur në vitin 1999 rikthehet në qendër të vëmendjes pas deklaratave të serbes Branka Prpa, gruaja e Slavko Curuvija, prezantues i njohur në Beograd për qëndrimet e tij kritike ndaj regjimit të Millosheviçit, që u vra me një plumb në kokë në prill të 1999-s, dy javë para vrasjes së prezantueses së BBC-së. Branka Prpa me të shoqin, Slavko Curuvija Branka Prpa shprehet se të dy vrasjet kanë ndodhur në rrethana të ngjashme dhe në një distancë kohore të shkurtër. Sipas saj, apeli i gazetares Dando në emër të refugjatëve kosovarë të luftës e bëri atë shënjestër të regjimit të Millosheviçit. Historianja serbe thotë se në vitin 1999, një numër i madh njerëzish u cilësuan nga regjimi si armiq politikë dhe u kthyen në shënjestra të vrasësve me pagesë. “Po të shikosh kohën dhe rrethanat e vrasjeve kupton se ato janë kryer në të njëjtin kontekst”, evidenton vejusha Branka Prpa ngjashmëritë mes dy krimeve. Faktikisht, si prezantuesja e BBC-së, edhe Slavko Curuvija ishin gazetarë të profilit të lartë dhe janë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë: me plumb në kokë teksa ktheheshin në shtëpi. Jill Dando u vra në 11 prill 1999, pak metra larg shtëpisë së saj në Londër. Për vrasjen e saj u akuzua Barry George, komshiu i Jill, një vetmitar i obsesionuar pas armëve. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2001, por Apeli e shpalli të pafajshëm dhe e riktheu në liri 7 vjet më pas.// http://gazetac.com/index.php/enciklopedi/dosjer-histori/16088-gazetarja-e-bbc-se-u-vra-se-u-doli-ne-mbrojtje-refugjateve-kosovare-te-luftes-ne-1999-n.html
Top