Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Dua tju tregoj nje lajm te ri ku kusheriri im ka qene vet prezent ne kete ngjarje qe ka ndodhur ne qytetin e vogel te Ballshit,ne Jug te Shqiperise. BALLSH- Goditi me thikë për vdekje një 13-vjecar, arrestohet autori i krimit në Ballsh. Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e 21-vjecarit Edison Kamaj 24 orë pas krimit. Ndërkohë që nuk jepen detaje në lidhje me ngjarjen, e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Ballshit. Ndërkohë, raportohet se gjata krimit ka qënë i pranishëm dhe vëllai i autorit me iniciale Y.K për të cilin u mendua fillimisht se e kishte vrarë ai bashkëmoshatarin. Ndërkohë që dëshmia e tij pritet të zbardhë plotësisht shkakun e ngjarjes, por sipas policise konflikti ka nisur dy javë më parë ku palët janë konfrontuar fizkisht. VRITET ME THIKË NË ZEMËR 13-VJEÇARI Vritet me thikë një 13-vjeçar nga Ballshi. Burime zyr tare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 22:30. Mësohet se minoreni Xhevahir Lamaj është përfshirë në një sherr të çastit me bashkëmoshatarin dhe njëkohësisht shokun e tij, B.L. Në grindje e sipër, Y.K. ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Lamajn në zemër. Për pasojë 13-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punen per kapjen e autorit. Gjithashtu kam marr informacione se thika ishte thike mishi.
Universitete Publike: Universiteti i Tiranës Bul. “Deshmoret e Kombit”, Sheshi “Nene Tereza”, Tirane Rektori : DHORI KULE Fax: +355 4 223981, Tel. : +355 4 228402 Web: http://www.unitir.edu.al Universiteti Politeknik Bul. “Deshmoret e Kombit”, Sheshi “Nene Tereza”, Tirane Rektori : JORGO KAÇANI Fax: +355 4 227914, Tel: +355 4 227996 Web: http://www.upt.al Universiteti Bujqësor i Tiranës Kamëz, Tiranë Rektori : FATOS HARIZAJ Tel./Fax: +355 4 227804 Web: http://www.ubt.edu.al Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër Rektori : Prof.Dr. ARTAN HAXHI Tel./Fax: +355 22 43747 E-mail: ahaxhi@unishk.edu.al web : http://www.unishk.edu.al Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan Rektori : LIMAN VARROSHI Tel./Fax: +355 54 52593, Tel. : +355 54 52782 E-mail: info@uniel.edu.al Web: http://www.uniel.edu.al Universiteti “ Fan S. Noli” Korçë Rektori : GJERGJI MERO Tel./Fax : +355 82 42230, +355 82 42580 Web: http://www.unkorce.edu.al Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë Adresa: Sheshi Pavarsia, Skelë, Vlorë Rektori : Prof. TANUSH SHASKA Tel.: +355 63 22288, Tel./Fax: +355 63 2 4952 E-mail : tshaska@univlora.edu.al web : http://univlora.edu.al Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër Rektori : GËZIM SALA Tel./Fax: +355 72 63776 Web: http://www.uogj.edu.al Akademia e Arteve Bul. “Deshmoret e Kombit”, Sheshi “Nene Tereza”, Tirane Rektori : PETRIT MALAJ Tel./Fax: +355 4 225488 Web: http://www.akademiaearteve.edu.al Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” Tiranë Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë Rektori : Prof. Dr. VESEL RIZVANOLLI Tel./Fax: +355 4 226652 E-mail : contact@ust.edu.al web : http://www.aefs.edu.al Universiteti “Aleksandër Moisiu” Adresa: Lagja 1, Rr. Currilave, Durrës Rektori : Prof.dr. AGIM KUKELI Tel./Fax: 00355 52 239161 / 00355 52 239663 Website: http://www.uamd.edu.al Universitetet Private: University of New York Tirana Rr. Komuna e Parisit, P.O.Box 2301, Tirana, Albania +355 42 273056 +355 42 273059 web: http://www.unyt.edu.al Universiteti Epoka Telephone Central : +355 42 232 086 / +355 42 222 077 Fax : +355 42 222 117 Address : Epoka University Km 12, Autostrada Tiranë-Rinas, Albania web: http://www.epoka.edu.al Universiteti Europian i Tiranës Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023 Telephone: +355 4 2421 806 Mobile Phone Number: +355 68 20 16 616 Web: http://www.uet.edu.al Universiteti Justiniani i Parë Adresa: Bulevardi “Zogu I”, Në krah të Ministrisë së Drejtësisë Sekretaria: Tel : +355 42 225280, +355 69 22 97 356 Rektorati: Tel +355 68 20 11 333 Web: http://www.justinianiipare.com Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë Adresa:Rruga e Durrësit, Tirana (Albania) Tel: +355 (0)4 2273290 Fax: +355 (0)4 2273291 Web: http://www.unizkm.al Universiteti Luarasi Rruga: Avdi Kazani, Nr.1 Tirana, Shqiperi +355 (0) 4 2267 200 Web: http://www.luarasi-univ.edu.al Universiteti UFO Adresa: Rr. e Durrësit, Tiranë. Tel: 00 355 (4) 2 223 562 / +355 4 271 601 Web: http://www.ufouniversity.al Universiteti Kristal Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Kilometri i 3-te Tel: +355 4 2 407 225 Web: http://www.kristal.edu.al Universiteti Marin Barleti Adresa: Tiranë, Rr. “Sami Frashëri”, nr. 41 (pranë kompleksit të pishinave) Tel.: +355 4 22 40 706 Fax: +355 4 22 50 911 Cel: +355 69 20 62 086 Web: http://www.umb.edu.al Universiteti Medikadent Adresa: Rr. “Shemsie Haka” ish Poligrafiku, prane Kryegjyshates, Tirane Tel./Fax. : 04/2 355 221 Mob. : 068 20 75 110 / 068 200 8145 Web: http://www.medikadent.edu.al Universiteti Mesdhetar i Shqiperise Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nr. 52 Tirane (AL) Tel: +355 4 2421774 / +355 4 2237351 / +355 68 5047 301 Web: http://www.umsh.edu.al Universiteti Planetar Adresa: Universiteti Planetar i Tiranës : Rr. “Budi 74/1″,në hyrjen e Qytetit Studenti, përballë Liceut Artistik, Tiranë Cel : +355 68 20 90 099 | +355 68 20 44 669 Web: http://www.universitetiplanetar.com
Viti i ardhshëm shkollor për arsimin parauniversitar do të nisë në 10 shtator. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë me dije gjithë kalendarin e pushimeve dhe të fillimit të semestrave mësimore të arsimit parauniversitar. Gjithashtu burime zyrtare panë këtij dikasteri kanë bërë me dije edhe datat e provimeve të lirimit. Në këtë mënyrë jo vetëm mësuesit por edhe nxënësit do të kenë mundësin për të pasur një kalendar të detajuar për vazhdimësinë e vitit shkollor që sot. Për të gjitha kategoritë e arsimit para-universitar: -Mësimet fillojnë me datën 10 shtator 2012 -Pushimet e dimrit fillojnë në datën 24 dhjetor 2012 dhe përfundojnë me 6 janar 2013 - Semestri i parë i shkollave të Arsimi Bazë përfundon me datë 23 janar 2013 dhe semestri i dytë fillon me datë 28 janar 2013 - Për të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar do të ketë pushim në periudhën 27- 31 mars 2013 Përfundimi i shkollës: - Arsimi bazë: Mbaron në 7 qershor 2013. Periudha e Provimeve të Lirimit 10 – 23 qershor 2013 - Arsimi i mesëm (pa maturën) 14 qershor 2013 - Matura 24 maj 2013. Periudha e provimeve të maturës shtetërore 24 maj – 30 qershor 2013
 
28-vjeçare, Chiara Corbella gëzonte një martesë të lumtur me Enrico Petrillon, por më parë çifti kishte humbur dy fëmijë, Daviden dhe Marian, për shkak të defekteve në lindje. Një italiane humbi betejën me kancerin në fundjavë, pasi vendosi të shtynte trajtimin që mund të dëmtonte djalin e saj kur ishte shtatzanë. 28-vjeçare, Chiara Corbella gëzonte një martesë të lumtur me Enrico Petrillon, por më parë çifti kishte humbur dy fëmijë, Daviden dhe Marian, për shkak të defekteve në lindje. Në vitin 2010, sipas Agjensisë Katolike të Lajmeve, Corbella mbeti shtatzanë sërisht dhe këtë herë fëmija gëzonte shëndet të plotë. Mjerisht, në mesin e shtatzanisë, e reja u diagnostikua me një formë agresive kanceri dhe mjekët i bënë të qartë që mund të kishte shanse për t’i mbijetuar sëmundjes vetëm nëse do të niste trajtimin në mënyrë të menjëhershme. Megjithatë, fillimi i kimioterapisë në atë moment do t’i kishte kushtuar jetën djalit të saj të palindur. Për këtë arsye, Chiara vendosi të sakrifikonte me vetëdije të plotë jetën e saj për atë të djalit, Franceskos, i cili lindi tërësisht i shëndetshëm. Djali erdhi ne jete në 30 maj 2011 dhe nisja e trajtimit pas kësaj date, vetëm sa i mundësoi 28-vjeçares të jetonte edhe një vit më shumë. Në një letër lamtumire, ajo i shkroi të birit se “do të kujdesej për të nga qielli, ku do të bashkohej më në fund me vëllain dhe motrën e tij”. Në fund, në letrën prekëse, përveç bekimit për të birin, nëna shprehu dhe një dëshirë të fundit. “Bir, bëj krenar babain tënd për ty”, amaneti i lene prej saj.//
Ndoshta është nga rastet më të rralla që policia e Kosovës, ndërhyn kundrejt ekstremistëve serbë dhe u tregon atyre “etikën”.Dihet se në shumicën e rasteve policia e Kosovës nuk ka ndërhyrë dhe as ka kryer veprime për të qetësuar gjendjen, ashtu siç dhe është roli i saj, por ajo ka qenë një “spektatore” e thjeshtë në shumicën e ngjarjeve të rënda.Kjo, pasi përgjegjësinë për përballimin e emergjencave dhe rasteve të tilla e ka EULEX-i. VIDEO :
E pabesueshme!Shqiperia pushtohet nga serbet duke e bere Serbine nje nder 5 shtet me te forta ne bote ne lojen me te famshme ''Erepublika''. http://www.erepublik.com/en...Me sa kam marr informacion qeveria eshte shtypur rende dhe qendresa shqiptare ishte shume e dobet pasi serbet ishin gati 12 mije veta qe luanin online kurse shqiptaret vetem 1-2 mije veta qe luanin online. U bej thirrje te gjitheve qe jane shqiptare te regjistrohen tek kjo faqe dhe te clirojne Shqiperine. Rroft Shqiperia Etnike!Eshte vetem nje loje.Regjistrohuni!
 
Vallë ç'të jetë kjo kafshë e dalë nga laboratoret mjekësore në Xinxiang, provincën Henan në Kinë? E kanë quajtur të ngjashëm me derrin, por po ta shohish në pjesën e pasme kur ikën duket si një mini kalë Poni apo dhe qen. Por ajo që është e sigurt, është se qyteti në të cilën kjo monstër laboratorike ka dalë është tmerruar. Ata shprehen se vetëm për nga lëkura mund të jetë një derr gjenetik por që eksperimenti nuk është bërë si duhet, por ka dështuar në një fazë. Por policia thotë se në fakt është një qen race me origjinë kineze dhe quhetqen me kreshtë dhe pa qime i cili është shumë i shtrenjtë. "Ky është padyshim një qen, dhe mjaft i shtrenjtë," tha një zëdhënës. Është një racë e çuditshme e cila hyn në garë për qenin më të shëmtuar në botë.
 
Për të dytin vit radhazi shteti i Merilendit (SHBA) ka vënë shpërblim për ata që do të kapin një “Frankenfish”, një lloj të rrallë peshku me origjinë afrikane që mund të lëvizë edhe jashtë ujit. Prej vitesh kjo specie me emrin Channidae vë në vështirësi ekosistemin lokal sepse mund të spostohet nga një pellg në tjetrin falë aftësisë që ka për të ecur me luspat shumë të forta dhe për këtë arsye autoritetet po kërkojnë të pakësojnë impaktin e tyre në ambjent. Këto peshq nuk janë agresivë dhe nuk janë grabitqarë. Në këtë mënyrë po shtohen jashtëzakonisht shumë dhe kanë “pushtuar” tetë shtete në SHBA. Për çdo ekzemplar të vrarë shteti i Merilendit paguan 200 dollarë. Sipas mediave lokale vitin e kaluar janë vrarë 82 peshq, por kjo nuk mjafton sepse një peshk Channidae bën 15 mijë vezë dhe çiftëzohet 5 herë në vit. Gjithashtu “Frankenfish” mund të arrijë 1 metër gjatësi dhe kapja e tij kërkon eksperiencë.
 
Lajmi publikohet ne faqen elektronike e gazetes 'To Vima', sipas se ciles behet fjale per nje 45-vjecar, i martuar me tre fëmijë,i cili kishte lidhje dashurie me 15- vjeçaren nga Shqiperia prej disa muajsh. Ai e kishte njohur ate pasi kompania shteterore ku ai punonte, kryente disa punime ne shkollen e zones ku mesonte vajza. Një shtetas grek, nëpunës civil dhe anëtar i Partisë neonaziste ' Agimi i Artë ' është akuzuar se ka përdhunuar një të mitur shqiptare në një prej zonave të Athinës Verilindore. Lajmi publikohet ne faqen elektronike e gazetes 'To Vima', sipas se ciles behet fjale per nje 45-vjecar, i martuar me tre fëmijë,i cili kishte lidhje dashurie me 15- vjeçaren nga Shqiperia prej disa muajsh. Ai e kishte njohur ate pasi kompania shteterore ku ai punonte, kryente disa punime ne shkollen e zones ku mesonte vajza. E joshur nga premtimet e tij dhe sidomos nga oferta per pune qe ai i ka bere 15-vjeçarja ka pranuar lidhjen me te, por disa dite me vone ajo ka denoncuar tek organet e Rendit, se 45-vjeçari e kishte cuar ne nje zone te pabanuar dhe e kishte perdhunuar. Madje i ka premtuar asaj edhe para vetem qe te mos rrefeje ngjarjen dhe te vazhdojne lidhjen e e tyre. Por ndersa nxenesja shqiptare ka ngelur shtatzene pas perdhunimit, ajo ka shkuar te abortoje femijen ,ndersa prinderit i kane kerkuar shpjegime 45-vjeçarit i cili para policise ka pranuar lidhjen e paligjshme me nje te huaj, pavaresisht ideve te tij nacionaliste, por nga ana tjeter ka pohuar se vajza ka kryer cdo gje me deshirene e saj Me pas bashke me disa prej anetareve te partise se tij, i ka kercenuar prinderit me sulme te grupeve te Chrisi Avgji nese do te insistonin me denoncimin e perdhunimit. Perfundimisht 45-vjeçari eshte arrestuar nga policia greke, por dy dite me pas eshte lene i lire me kusht dhe me garanci prej 30000 eurosh. Gazeta ne fjale ka komunikuar me prinderit e vajzes te cilet kane pohuar kercenimet e vazhdueshme nga te rinj neonaziste edhe pergjate denoncimeve ne prokurori. Per çeshtjen jane informuar zyrtare te larte te policise greke si dhe organet vendore te kesaj zone te Athines. 'Chrisi Avgji' ka ruajtur perqindjet e saj ne zgjedhjet e 17 qershorit dhe eshte tashme forca e peste politike ne vend. Sipas To Vima, nje ne dy police ne Athine ka votuar per kete parti, pavaresisht fenomeneve te dhunshme te anetareve te saj ndaj emigranteve ,por edhe ndaj politikaneve kundershtare, sic ishte rasti i sulmi te dhunshem ndaj dy deputeteve gjate nje emisioni televiziv.// Gjithashtu ka patur edhe reagime nga organizata te ndryshme te drejtave te njeriut dhe femijve duke e cilesuar greqine si nje nder 10 vendet me numrin me te madh te minoreneve pasi kete vit numri i perdhunimeve ndaj minoreve shkoi 3677 dhe greqia renditet e 9 ne bote per nga perdhunimet ndaj minoreneve.
 
Një 63-vjeçare “mbeti shtatzanë” me një kallamar të cilën e hëngri, treguan studimet biologjike në një laborator në Korenë e Jugut. Gruaja, ashtu si shumë herë të tjerë konsumoi një pjatë kallamarësh, por pas disa ditësh filloi të ndiente probleme dhe disa therrje në gjuhë. Ajo u paraqit tek mjekët, të cilëve iu përshkroi se ndiente sikur diçka i lëvizte në gojë. Koreanojugorja u testua për parazitë, por ajo që gjetën mjekët në gojën e saj, ishin disa gjallesa tepër të vogla të panjohura për ta. Analizat e specializuara treguan se në fakt, gjallesat ishin 12 larva të ndryshëm kallamari, që kishin ngelur në gojën e saj si vezë dhe më pas ishin fiksuar pas gjuhës, ku kishin gjetur një habitat të përshtatshëm për t’u zhvilluar. Një rast i tillë i dokumentuar është unik dhe ekspertët kanë mbetur të befasuar nga kjo “shtatzani”, e pamendueshme edhe për faktin që kallamarët kanë nevojë për një habitat shumë specifik për t’u zhvilluar.
Young Jeezy eshte nje rrepist amerikan dhe nje nder rrepistat me te mire ne bote pasi ze vendin e 2 pas Eminem-it.Sot pashe ne CNN ku foli Young Jeezy qe do vinte ne Shqiperi vitin e ardhshem ku do te japi 3 koncerte ne Ballkan,ne Shqiperi,Kroaci dhe Greqi. Young Jeezy eshte edhe kengetari im i preferum.
Erdhi stina e veres,stina me e nxehte e vitit dhe me e parapelqyera per adoloshentet dhe te rinjte pasi keta mbarojne shkollen...Por eshte edhe stina e plazhit ku njerzit preferojne te ikin ne plazh disa ne mal dhe disa neper peisazhe te ndryshme...Pra cfare do beni ju gjate stines se veres???Me cfare do merreni???Do punoni apo nuk do punoni???Ku do ti kaloni pushimet verore???? Per pak harrova dhe me cilen skuader jeni ne kampionatin europian 2012??? Ju uroj pushime te kendshme dhe te qeta... Ah edhe cilat jane plazhet qe do te frekuntoni me shume?
listes se gjate me numrin e shqipetareve te vrare ne greqi,si qente rrugeve,sot iu shtua edhe nje tjeter.nje bashkatdhetar ,familjar,babai i nje djali 2 vjec,vritet ne mes te rruges,(duke ecur ne punen e vet i mjeri), me thike,dhe ne fund me nje hekur te ngulur ne gjoks.lajmet e para bejne fjale per nje grup motociletistesh, ( mendohet te jene te organizates nazisto-fashiste hrisi avgji,shqip agimi i arte)
Në 10 minutat e parë pasi kemi pirë një kanoçe apo shishe Coca Cola: 10 lugë sheqer depërtojnë në sistemin tuaj trupor. Sasia ditore që duhet të ketë trupi është 10 për qind e kësaj. Arsyeja pse nuk ju vjen për të vjellë menjëherë nga sasia hiperbolike e sheqerit që fusni në trup, është acidi fosforik, i cili pret shijen e sheqerit, duke ju lejuar që të mbani pijen në stomakun tuaj, transmeton Mia. Pas 20 minutave: sheqeri që keni marrë nga pirja e Coca Colas ju provokon një shpërthim të insulinës. Mëlçia juaj përgjigjet dhe shndërron në yndyrë sa më shumë sheqer që të mundet. Dhe ende shumë sheqer, mbetet. Pas 40 minutave: Absorbimi i kafeinës është tashmë i plotë. Arteriet tuaja zgjerohen, rritet tensioni i gjakut dhe mëlçia vazhdon të hedhë sheqer në gjak. Përçuesit e adenozinës në trurin tuaj janë bllokuar dhe janë të përgjumur. Pas 45 minutave: Trupi juaj rrit prodhimin e dopaminës, duke ngacmuar qendrat e kënaqësisë në trurin tuaj. Është e njëjta mënyrë me të cilën funksionon heroina në trurin tonë. Pas 60 minutave: Acidi fosforik lidh azbestin (kalçiumin), magnezin dhe zinkun në zorrën tonë të hollë, duke siguruar një nxitje të mëtejshme të metabolizmit. Kjo shkaktohet nga sasia e madhe e sheqerit dhe ëmbëlsuesve artificialë që gjithashtu rrisin nxjerrjen urinare të kalçiumit. Tani, në “lojë” hyjnë edhe fuqitë e kafeinës. Duke qenë diuretik, ju bën të keni nevojë për jashtëqitje të ujit të hollë. Kjo siguron largimin nga trupi juaj të magnezit, kalçiumit dhe zinkut që duhet të shkonte te kockat e trupit tuaj. Po ashtu largohet edhe natriumi, elektroliti dhe uji. Tani ju do të keni një përplasje të sheqernave. Ju do të bëheni nervoz ose do të ndjeni ngathtësi. Ndërkohë, ju keni nxjerrë ujin që kishte Coca Cola Coke që pitë, por bashkë me të edhe ushqyesit e çmuar që trupi juaj do të mund të përdorte për të përballuar këto dhe për të ndërtuar e ruajtur eshtra dhe dhëmbë të fortë.
Top