Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Një ushtar afgan është dënuar me vdekje me akuzën e vrasjes së katër ushtarëve francezë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Zahir Azimi tha se një gjykatë ushtarake në Kabul urdhëroi që ushtari Abdul Sabor të varet. Katër ushtarë francezë u qëlluan për vdekje më 20 janar në qarkun Tagab të provincës Kapisa gjatë një trajnimi të përbashkët që përfshinte trupat e udhëhequra nga NATO dhe ushtarët afganë. Sulmi është në vargun e incidenteve në të cilat anëtarët e forcave afgane të sigurisë sulmonin ushtarët aleatë të huaj. Në një incident të fundit tre ushtarë britanikë janë qëlluar për vdekje nga një afgan me uniformë policie në provincën jugore të Helmandit.
 
SHKUP- Dy persona të panjohur kanë djegur flamurin maqedonas para komunës ]air të Shkupit. Dyshimet janë hedhur mbi dy persona, ndërsa siç bëhet e ditur MPB ka kërkuar hollësi nga komuna dhe xhirimet e kamerave të sigurisë. Dy autorët e djegies e kanë hequr flamurin nga ndërtesa e komunës dhe më pas i kanë vënë flakën. Një rast i njejtë me djegien e flamurit ndodhi pranë komunës së Strugës, kur Minir Ismaili dogji flamurin maqedonas, në shenjë revolte ndaj fyerjeve dhe fushatave antishqiptare nëpër terrenet sportive maqedonase. Ismaili muajin e kaluar u dënua me burg prej 5 muajve për shkak të këtij akti që sipas ligjit ka nxitur urrejtje etnike dhe racore. Nga ana tjetër, asnjë nga maqedonasit nuk ka përfunduar me dënime, pas akteve të djegies dhe grisjes së flamurit shqiptar si dhe parullave antishqiptare nëpër stadiume, kryesisht nga tifozët e klubeve të njohura maqedonase të futbollit dhe basketbollit. (INA)
Te shikosh endrra eshte natyrale,te shikosh gjithashtu te ashtuquajtura makthe eshte mese natyrale. Keto histori te cilat ja themi vetes tone gjate nates kane nje fundksion shume te rendesishem dhe te dobishem. Endrrat na ndihmojne te mendojm dhe te zgjidhim nje sere ceshtjesh te jetes tone aktive. Ketu , kemi shpjegimin e 10 endrrave me te zakonshme qe ne shohim: 1.Kur ndiqesh nga dikush Te ndiqesh nga dikush eshte endrra me e zakonshme. Mund te kete ndjekur nga nje kafshe, njeri ose fuqite e erreta.Cfardo lloj gjeje qe te ndjek simbolizon nje pjesen tuaj e cila nuk eshte e afte ose nuk do te pranoj.Eshte nje periudhe ne jeten tuaj ku ndiheni i padobishem.Kafsha mund te perfaqesoje pjesen me te lire te natyres tuaj.Nje person i cuditshem ose nje energji negative perfaqeson mesime te cilat ju duhet ti mesoni ose pranoni.Kjo lloj endrres eshte nje thirrje qe ju duhet te merni me shume kontrroll ne jeten tuaj.Ndonjehere kjo enderr do te thote edhe te maresh disa vendime te veshtira. 2.Kur je duke u mbytyr Te jesh duke u mbytur ose mos te kesh mundsi te maresh fryme eshte e lidhur ngushte me ate cka karakterizon jeten tuaj. Nese shikoni duke u mbytur athere pyesni veten;"Cfare jam duke bllokuar,shmangur ose nuk jam ne gjendje te merrem? Kjo eshte vecanerisht e vertet ne lidhje me ato ndjenja qe ju nuk doni ti pranoni.Ne nje enderr,mund te mesosh te maresh fryme nen uje. 3.Kur je i bllokuar. Nese enderroni qe jeni i bllokuar ose nuk keni mundesi te levizni,eshte e mundshme qe jeni ne nje situate ku nuk keni mundesi zgjidhjeje.Ne jeten tuaj reale nuk jeni duke i lejuar vetes te pranoni qe jeta eshte e mbushur plot me mundesi te reja. Kur te zgjoheni bisedojeni me dike qe i besoni per keto periudha kur ndiheni i ngecur. 4.Kur ndahesh ose divorcohesh nga partneri Kjo lloje endrre ka me shume se nje kuptim.Endrrat e verteta per nje ndarje romantike mund te kthehen ne nje lloje pasigurie dhe pakenaqesie per mardhenien.Mund te jete gjithashtu nje menyre per ti derguar nje mesazh te pandergjegjesmes tuaj, qe ate qe mendoni si te sigurt mund te jete shume me e paqendrushme sesa mund ta pranoni.Ndonjeher disa gjera mesohen me mire nese qendroni me veten tuaj,pavaresisht gjithckaje.Mendoni se cfare ju ben te ndiheni te sigurte ne jeten tuaj reale. 5.Kur plagosesh Nese plagosesh ne enderr duhet te beni kujdes me pjesen e trupit ku jeni demtuar.Koka perfaqeson te terin ju;duart menyren sesi ju i beni balle jetes;kembet flasin per ate cka ju mbeshtet ju.Pyesni veten tuaj ne cilen periudhe te jetes tuaj keni qene te neglizhuar dhe te keqtrajtuar.Eshte momenti qe te jeni me vigjilent ne priorotizimin e disa nevojave tuaja qe dikur kane kaluar ne vend te dyte ne jeten tuaj. 6.Kur te bie dhembet Nje numer i konsiderueshem i njerezve enderron sikur i bien dhembet.Dhembet jane te domosdoshem per te folur per te ngrene,te kemi nje paraqitje te mire e mund te jene te dobishme ne mbrojten tone,Humbja e dhembeve ndonjehere surgjeron qe jeni duke patur veshtiresi ne marjen e nje vendimi.Mund te ndiheni sikur nuk jeni ne gjendje te shprehni ndjenjat e juaja reale,dyshon ne aftesine tuaj per tu kujdesur per veten tuaj ose thjesht frike te foluri ne publik. 7.Kur je nudo ne publik. Ndonjehere mund te jeni te zhveshur por askush nuk e veren kete.Nese ndjeheni te turperuar,endrra te ve ne dukje qe keni mungese besimi ne veten tuaj ose jeni jo rehat ne lidhje me njerezit te cilet ju rrethojne.Endrra pasqyron qe jeni të rrezikuare,te dobët në sytë e të tjerëve e ndonjeher edhe qesharake. Kjo eshte nje enderr e perbashket e disa prej njerezve te rezervuar por me standarte te larta. Te shikosh veten lakuriq e mos te te vi turp do te thote te keni nje ndjenje te vertet lirie. 8.Kur humbet aeroplanin,trenin,autobuzin.. Keto endrra vine kur ju vraponi gjithmone sa andej ktej per te arritur ne orar diku.Kjo gjithashtu do te thote qe keni humbur nje mundesi te levizni ose te ndryshoni horizontet tuaja.Keto endrra gjithashtu mund te shfaqen kur keni per te marre vendime te rendesishme.Keto endrra jane te ngjashme me ato endrra kur nuk keni mundesi te kaloni nje test.Duhet te pyesni veten nese jeni i pergatitur per sfiden e rralles. 9.Kur shikoni dike te vdekur tashm Te shikosh nje te aferm te vdekur,eshte nje nder endrrat me te zakonshme,Duke sikur disa nga keto vizitor jane kontakte yjore.Zakonisht keto kontakte perfshinje nje komunikim telepatik dhe pa fjale.Keto endrra jane shpesh inkurajuese dhe aspak te frikshme dhe shqetesuese.Ata bëjnë me dije se dashuria vazhdon përtej konceptit tonë të hapësirës ose kohës. Nëse personi i vdekur është duke folur me zë të lartë, ajo është me shumë gjasa nje enderr qe flet per nje pjese tuajen personale. 10.Kur shikon nje katastrofe naturore Te shikosh Nje termet,tsunami,uragan,tornado ose fundin e botes ne enderr shpesh do te thote nje menyre jetese e cila duhe te dorezohet.Ka dicka qe nuk shkon e cila eshte e ngjashme me nje ndryshim dramatik nga ajo cka eshte e sigurte dhe familjare per ju.Kjo nuk mund të jetë një masë e saktë, por mund të tregojnë disa turbullira emocionale, ose nevojen per te pranuar nje menyre krejtesishte te re per te eksistuar ne bote.
 
Kanë qenë tronditëse deklaratat e një të riu shqiptar prapa hekurave të burgut, i cili para pak javësh tentoi të vidhte shtëpinë e trajnerit të një skuadre greke. Ai thotë se u detyrua të bëhej hajdut që të shpëtonte të vëllain. Sipas të riut shqiptar, i vëllai i tij është viktimë e gjakmarrjes në Shqipëri dhe në qoftë se ai nuk do të gjente para për ta shpëtuar, ndjekësit do ta kishin vrarë. Gazeta greke “Proto Thema” shkruan në një artikull se këto ishin fjalët e shqiptarit Nikolin Nikaj. Ngjarja i ka fillesat para pak javësh, ku Nikolin Nikaj bashkë me bashkëpunëtorin e tij po shqiptar, Federik Isufi, shkuan për të vjedhur në shtëpinë e trajnerit të skuadrës PAOK, Jorgo Doni. Dy autorët hyrën në shtëpinë e trajnerit dhe duke kërcënuar me armë dhe thikë vjehrrin dhe fëmijët e tij, filluan të vidhnin. Por ngjarjet morën tjetër rrjedhë, kur vjehrra e trajnerit, e cila po kthehej në shtëpi, kuptoi që kishin hyrë hajdutë dhe i kërkoi ndihmë rojes së shtëpisë ngjitur, që ruante shtëpinë e ish-ministrit të Financave, Jorgo Papakostandinu, Ngjarja devijoi edhe më keq, ku pati shkëmbime të zjarrit midis rojes së shtëpisë së fqinjt dhe Nikolinit. Mësohet se truproja ngeli i plagosur në dorë, ndërsa Nikolini u plagos në këmbë dhe u përpoq të arratisej, por plaga e marrë nuk e lejoi dhe u arrestua nga policia gjatë tentativës për t’u larguar. “Nuk qëllova kundër tij, por në ajër e në tokë. Nuk donim të arrinin gjërat deri këtu, por e keqja u bë”, tha ai nga burgu i Koridalosë për gazetën. Madje nuk ishte në dijeni që shtëpia ku hyri për të vjedhur i përket trajnerit të PAOK, as që në shtëpinë ngjitur kishte roje. “Kur pamë që brenda në shtëpi kishte njerëz, ishte tepër vonë. Vendosëm që të mbaronim punën që kishim nisur. Kur nevoja të prek deri në kockë, nuk mund të bësh mbrapsht”, përfundoi ai.
 
Një debat i drejtpërdrejtë televiziv mes dy kundërshtarëve politikë jordanezë ka degjeneruar në një sherr ku nuk mungoi as pistoleta. Mohammad Shawabka fillimisht e goditi me këpucë rivalin e tij të ftuar në studio, aktivistin politik Mansour Sayf al-Din Murad, e më pas nxorri pistoletën. Incidenti ndodhi pasi Murad e akuzoi Shawabka-n se ishte një agjent i shërbimit sekret izraelit. Pasi e godet me këpucë (një veprim shumë ofendues në kulturën arabe), Shawabka nxjerr edhe një pistoletë të vogël. Murad nuk trembet dhe vazhdon të shajë e t’i drejtohet armëmbajtësit, i cili shihet në video duke e futur sërish në xhepin e xhaketës pistoletën. Si përfundim, askush nuk u lëndua fatmirësisht. Nuk dihet nëse pistoleta ishte e vërtetë apo jo.
Hakerat shqiptar kanë sulmuar faqen zyrtare të komunës Mogilla kryesisht të populluar me maqedonas. Në ballinën e faqes është vendosur harta e Shqipërisë Etnike dhe është një mesazh. "Ju populli maqedonas jeni thjesht njerëz racistë, të cilët mundoheni t’i largoni shqiptarët nga vendi që dikur ka qenë i tyre, mirëpo ju i morët trojet tona me dhunë, duke ju ndihmuar edhe aleatët e juaj. Mirëpo po ju tregojmë që sado që bëni veprime nacionaliste si, "Rrahja e nxënësve shqiptar? “Djegia e flamuri", e shumë veprime tjera që jeni duke i bërë, vendosja e nofkave "radikal islamist" etj., ne nuk do të mund të na përzini nga trojet tona. Mirëpo këtu gisht po kanë partia në pushtet si dhe organizatat krishtere! Qëllimi i Partive Politike [VMRO-DPMNE] është që t’i largoni shqiptarët nga trojet e tyre! Qëllimi i Organizatave Krishtere është që të zhdukin shqiptarët MUSLIMAN duke i provokuar me djegien e Flamurit, përqeshjen e fesë islame, shkrimet në dyer të Xhamive etj. Mirëpo një gjë po ju tregojmë që durimit tonë është duke i ardhur fundi! Jena një komb që s’dimë me u nda, Shqipëri ETNIKE tjetër nuk ka", shkruhej në mesazhin e kësaj faqe.
Sulmet raciste kundër të huajve janë të përditshme në Greqi. Pas sulmeve fshihet shpesh organizata raciste "Agimi i Artë". Edhe pse forcë parlamentare, me të huajt ajo flet vetëm gjuhën e dhunës. Reporterja e njohur e çështjeve të imigracionit, Ana Sotirhu e di mirë se çdo të thotë të bësh reportazh për rastet e dhunës raciste kundër imigrantëve, që po marrin trajtën e një kreshentoje të rrezikshme. “Reportazh i shkruar mbi shtypshkronjë” i referohet rastit më të fundit në distriktin Niqea të Athinës: një grup huliganësh hyn në dyqanet e imigrantëve pakistanezë, u kërkojnë t'i mbyllin dhe u japin afat një javë të largohen nga Greqia. “Kjo gjë është më tepër se një shenjë alarmi. Rrahjet e përditshme pa shkak nëpër rrugë apo dyqane, akoma edhe natën nëpër banesa, siç ndodhi në Pire me egjiptianët po marrin trajtën e pogromeve raciste,” thotë Sotirhu duke bërë fjalë “për akte të dënueshme ekstreme të së drejtës penale”. Vetë organizata Human Rights Watch, në një raport të ditëve të fundit për periudhën gusht 2009-maj 2012 jep një tablo të zymtë të sulmeve raciste, “që në një pjesë të madhe as deklarohen nga viktimat”. Pas sulmeve raciste - shpesh organizata neonaziste Agimi i Artë Viktimat e dendura të sulmeve të tilla, sidomos imigrantët me ngjyrë, në qoftë se janë të pafat dhe nuk merren në mbrojtje nga qytetarë të pranishëm, siç ndodh në shumë raste, përfundojnë në spital nga furia e dhunës dhe urrejtjes raciste. Autorë të këtyre akteve mund të jenë edhe të rinj të vetmuar, të verbuar nga racizmi, por kryesisht janë ithtarë të partisë raciste dhe neonaziste Hrisi Avgji (Agimi i Artë), që e përfaqësuar tashmë në parlament, me 19 deputetë, verbalisht mundohet të distancohet nga dhuna, por praktikisht ndodhet pas saj. “Këto grupe kanë hyrë edhe në parlament. Sulmet e përditshme në distriktet e varfëra të punëtorëve, që më parë kanë qenë distrikte refugjatësh, bëhen nga qytetarë të organizuar në një formacion të caktuar politik me ideologji dhe politikë raciste dhe ekstreme, siç është Agimi i Artë” thotë bashkëbiseduesja jonë e cila flet për “njollë” të demokracisë. Imigrantët: “mbeturina”, për ithtarët e Agimit të Artë Sa herë “hidhet guri dhe nuk mund të fshihet dora”, siç ndodhi në Niqea, Agimi i Artë nuk e ka për gjë të mbrojë aktet e tij të dhunës në emër të “patriotizmit”. Bile në thirrjen drejtuar “patriotëve” për të marrë pjesë në antitubimin e 5 korrikut, që u shndërrua në përleshje me banorët dhe aktivistët antiracistë, që manifestuan me parullën “Jashtë fashistët nga Niqea”, Hrisavgjitët i cilësonin imigrantët “mbeturina”. E majta: “Indekset sociale në Greqi të ngjashme me ato të Gjermanisë që lindi nazizmin” Për anëtarin e Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë së majtë radikale SYRIZA, Panos Kosmas “për fat të keq në Greqi sot për shkak të krizës dhe dëshpërimit që lind kemi shfaqjen e një organizate të fuqishme neonaziste, me 7% në parlament, që në qoftë se e majta dhe lëvizjet antiraciste nuk bëjnë diçka do të kemi zhvillime të rrezikshme”. “Që të bëjmë bile një analogji historike, indekset sociale sot në Greqi fillojnë dhe u afrohen indekseve të Gjermanisë së periudhës midis dy luftërave: Papunësi shumë e lartë, zyrtarisht 22 % kurse realisht 25%, recesion shumë i thellë për të pestin vit me radhë, gati 7%, në qendër të Athinës 25.000 të pastrehë, pra një vend në krizë humanitare. Në kushte të tilla lind dëshpërimi, kundravajtja, dhuna e Zhan Valzhanit, dhuna e mafieve të organizuara dhe kemi një zhvendosje të politikave shtetërore me kahje raciste” thotë Kosmas. Nuk janë të pakta zërat, si ai i bashkëbisedueses sonë Sotirhu, që fajësojnë autoritetet si “shembullin e keq” të dhunës raciste kundër imigrantëve me operacionet e famshme “Fshesa”. E më tej retorikën paraelektorale të vetë kreut konservator dhe kryeministrit aktual Samaras, për “rimarrjen e qyteteve nga klandestinët”. Por në qoftë se opinioni për “tolerancë të vetë stablishmentit politik ndaj dhunës raciste” konsiderohet i tepruar dhe i pabazë –dhe është i tillë – pyetja që shtrohet është ç'bën politika, nga ana e saj, për menaxhimin e problemit. “Qëndrimi i shtetit në çështjen e imigrantëve është një qëndrim spekulimi politik” thotë Kosmas, për sa kohë qeveria, p.sh, sipas tij refuzon të shtrojë problemin e marrëveshjes Dublini II. Kjo i mban imigrantët të bllokuar në Greqi dhe e trajton problemin e tyre si “grek” dhe jo “evropian”, kur nuk mund as t'i integrojë as t'i kthejë pas në mungesë të marrëveshjeve të riatdhesimit. Ndryshim i pritshëm konservator i ligjit për imigrantët Më kryesorja, siç thotë edhe Sotirhu, “nuk ka pasur dhe as ka një politikë të qartë për imigracionin” dhe tani askush nuk e di se “ku do të qëndrojë bile me marrëveshjen tripartiake për imigrantët”. Aktualisht gati nuk flitet fare për imigrantë, sipas saj, por vetëm për klandestinë. Kështu mbetet të shohim në ç’kah do të ndryshojë ligji për nënshtetësinë e fëmijëve të imigrantëve dhe si do të përkthehet në praktikë ajo që tha kryeministri Samaras në deklaratat programatike se “do të kemi dhe në Greqi atë çka është në fuqi në pjesën tjetër të Evropës”. “Mbetet ta shohim, Greqia nuk është si çdo vend tjetër evropian, Greqia është portë hyrjeje, kurse Evropa destinacioni i fundit i udhëtimit, një vend në kolaps dhe hemoragji të gjithanshme ekonomike dhe sociale, një vend me papunësi të madhe për vetë qytetarët e saj, që kur ushtron një politikë represioni ndaj të huajve vetëm sa e përkeqëson problemin” thotë politikani i majtë grek duke paragjykuar ndërkohë një “ndryshim konservator”. Agimi i Artë, që kërkon abrogim të ligjit dhe akuzon konservatorët për “tërheqje” dhe “mashtrim të elektoratit”. Është vërtet “paradoks historik”, siç e quan bashkëbiseduesi ynë, që vendi i emigrimeve të mëdha, akoma edhe në ditët e sotme për shkak të krizës, “të lindë dhe të përqafojë një rrymë raciste dhe naziste, siç duket se po ndodh”. Ndaj dhe Festivali i sivjetshëm i 16-të antiracist në Athinë u përjetua si një një notë optimiste, një “festë solidariteti” ndaj të huajve dhe një “jo” e fuqishme kundër racizmit. “Ishte një festival tejet masiv, një kundërpërgjigje kundër racizmit dhe Agimit të Artë” thotë Kosmas për të shtuar se “kjo është demokracia e vërtetë greke”, “Greqia që duan vetë evropianët”.
 
“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova”, ky është refreni i ish-presidentit Boris Tadiç, i cili krijoi momentumin psikologjik që një xhandar-poet të shkruante ato vargje fashiste... ...Kurse një elitë politike fashiste u përkujdes t’i fuste ato vargje në shtet… Betimi i xhandarmërisë serbe si fashizëm i përjetshëm është shpallje lufte permanente shqiptarëve kosovarë, luftë për “Nanën Kosovë”, pa të cilën “Serbia nuk ekziston”. Nëse për zyrtarët e Brukselit, të zgjedhurit e popullit serb janë legjitimë (Nikoliç & Daçiç), atëherë surrati i Slobodan Milosheviçit pas hyrjes së Serbisë në BE mund të na shfaqet në monedhat euro… Kur kolegët kosovarë Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj po ia përkujtonin një zyrtari të BE-së në Bruksel se mandatari për krijimin e qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, ka qenë pjesë e regjimit të Milosheviçit, sikur ka qenë edhe presidenti i tashëm i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ai jo vetëm që u mbajti ligjëratë atyre, por u çart krejt. “Jo, jo. Nuk do ta pranojmë lojën tuaj për t’u kthyer nga e kaluara. Duhet të shikoni nga e ardhmja. Lërini emocionet, sepse kjo nuk do të na çojë askund. Nëse shikojmë nga e kaluara, atëherë për secilin mund të shohim se ka qenë pjesë e diçkaje… Nikoliçin e kanë zgjedhur qytetarët e Serbisë dhe pikë”. Ndokush do të thotë se nuk mund të bëhet një paralele midis diktaturës naziste (që prodhoi Holokaustin) dhe asaj të regjimit milosheviçian (që krijoi hapësira të tilla për jetë të zhveshur), por esenca është e njëjtë. Pse? Atë që Giorgio Agamben e cilëson “hapësirë për jetë të zhveshur” nuk varet nga brutaliteti, por nga pikëpamja e së drejtës, si paradigmë dhe nomos i planetit tonë. Pra, nga ky këndvështrim krimet janë të barabarta dhe kriminelët janë të njëjtë, pa marrë parasysh numrat ose brutalitetin. Në këtë kontekst, nëse themi se Stalini ka vrarë 1 milion, Enveri po e zëmë vetëm disa mijëra, Sloba rreth 300 mijë, Pol Poti dyfish, e Hitleri 6 milionë, prandaj ky i fundit është më kriminel se të parët, ky relativizim i krimit ruan thellë në vete nomos-in biopolitik, se ideja e Holokaustit nuk vdes dhe se shoqëria njerëzore është e gatshme ta pranojë krimin për hir të do farë mitesh të të drejtave të shumicës, kombit, klasës etj. Relativizimi i krimit, këtu qëndron gabimi në zanafillë. Fashizmi konsensual është rikthyer në Serbi, pas një pauze, që supozohej se ishte prelud në një mendësi të re, europiane të Serbisë. Por Tadiç u përkujdes që në Serbi të rilindë Ur-Fashizmi ose fashizmi eternal (i përjetshëm), siç e definon Umberto Eco fashizmin e përjetshëm, që themelet i ka te teoria e “gjakut dhe truallit”, që në thelb është tradicionalizëm kundër modernizmit; nacionalizëm kundër liberalizmit; frustrim dhe paranojë kolektive kundër çlirimit nga frika. “Sot e tërë Gjermania është Hitler”. Ky është titull i gazetave nga 4 gushti i vitit 1934, shpreh ndërrimin themeltar të pushtetit që po ndodhte. Dy ditë më përpara, në ditën e vdekjes së Paul Vohn Hindenburg-ut, kryetarit të Rajhut, Hitleri pa vonesë e suprimoi vendin e kryetarit dhe e ndërroi betimin ushtarak – nga atëherë, ushtarët i betoheshin atij personalisht, “si udhëheqës i Rajhut dhe popullit gjerman”, do t’i jenë besnik pa kusht. Që këtu Adolf Hitleri është shef i shtetit dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura, si dhe shef qeverie dhe i Partisë monopoliste Nacional-Socialiste të Gjermanisë. Në Ditën e Vidovdanit 1989 në Beograd, Serbia festonte “unifikimin”, shtypi profashist i Beogradit shkruante: “Sot e tërë Serbia është me Slobodan Milosheviçin”, ndërsa në Kosovë kishte filluar “Nata e thikave të gjata”. Kjo paralajmëronte të tjerët se së shpejti “të gjithë do të jenë shqiptarë.” Kështu nisën luftërat në ish-Jugosllavi, të inspiruara nga fashizmi eternal me idenë e “rikthimit në histori”, te “zemra e Serbisë – Kosova”. Radovan Karaxhiç, lideri i serbëve të Bosnjës, që po gjykohet në Hagë për krime lufte, ishte psikiatër dhe poet me vokacion. Një dekadë më vonë shfaqet midis Beogradit një koleg i tij “poet” dhe komandant i xhandarmërisë serbe, si autor i tekstit të betimit të kësaj force, me rastin e 152-vjetorit të formimit të saj… “Poetika” e tij përkon me rikthimin në mesjetë, në Kosovë. Sipas gazetës “Blic”, ministri i Brendshëm serb dhe mandatari për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se xhandarmëria serbe nuk duhet të shfrytëzojë betimin në të cilin thuhet se “Serbi dhe popull serb nuk ka pa Kosovën”, sepse, sipas tij, nuk duhet dhënë alibi që dikush të dyshojë në qëllimet e mira të Serbisë! Daçiç ka thënë se ky nuk është betimi zyrtar i xhandarmërisë dhe se ai këtë tekst asnjëherë nuk e ka lejuar e as nënshkruar. “Sloba i vogël” ka vlerësuar se ky betim nuk duhet më të përdoret, në mënyrë që të mos ketë dilema se a paraqet teksti metaforë apo kërcënim. Në anën tjetër, një vlerësim konstitucional e ka dhënë politikani shqiptar Pandeli Majko, sipas të cilit betimi ushtarak nuk është një refren muzike, i cili ndryshohet apo i mohohet autorësia… por është betim zyrtar (shtetëror) i cili rrëzohet vetëm duke e ribërë me të njëjtën procedurë. Por a është ky betim metaforë apo kërcënim për luftë? Në xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit. “Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj, kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e xhandarmërisë, Stanica Puzoviç. Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Kosovës nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ndërrimin e pushtetit në Serbi. “Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj e deri sot”, ka thënë ajo. Natyrisht, se fashizmi i heshtur serb u rilind pikërisht këtu në Gazimestan më 1989-n, kur u dhunua autonomia politike e Kosovës, prandaj nuk thuhet kot se krimineli rëndom kthehet në vendin e krimit… Si do të reagonte Brukseli zyrtar sikur ta zëmë FSK-ja të betohej zyrtarisht se për Zotin do të kthehet në tokat e të parëve për të marrë gjak, në Sanxhakun e Nishit, në Toplicë!? Kjo dihet. Po si është e mundur që në Beograd, policia serbe jep betimin fashist “Për Nënën Kosovë” përderisa në Prishtinë policia kosovare kritikohet për përdorim të tepruar të forcës, përse disa serbëve ua ka zhveshur (në mënyrë shumë estetike!) fanellat me surratet e kriminelëve të dëshmuar të luftës, Milosheviç, Sheshel, Karaxhiç dhe Mladiç…Nëse akti i policisë kosovare dikujt i duket i dhunshëm, lë ta veshë fanellën me portretin e Hitlerit në Berlin ose të Musolinit në Romë, por më përpara i duhet të kujdeset që ta zërë një avokat të fortë. Për habi, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ka dënuar të premten incidentet e dhunshme, sipas tij, që kanë ndodhur gjatë 28 qershorit, ditës kur serbët manifestuan përvjetorin e Betejës së Kosovës, ose “Vidovdanin”, në Gazimestan. Derisa zyrtarët e BE-së u thonë gazetarëve kosovarë “Jo, jo nuk do ta pranojmë lojën tuaj për t’u kthyer nga e kaluara…”, në rezonin europian duket se e kaluara e serbëve është ajo në të cilën duhet pasur kujdes, por që më parë e kaluara e shqiptarëve duhet të stigamtizohet, duhet të ndalohet!? E që habia të jetë neveritëse, një zyrtar qyqar i Qeverisë hajdute kosovare, në një bisedë për gazetën “Vesti”, që botohet në Frankfurt, ka thënë të mos i ketë pëlqyer ajo që ndodhi as tek njëra e as tek pala tjetër. “Heqja e fanellave gjithsesi që nuk është fotoja e mirë që u dërgua për ne, në botë”, është komenti i njërit nga zëvendëskryeministrat kosovarë. Edhe vetë Mahatma Gand’hi, ideatori i rezistencës në jodhunë, thoshte se mes qyqarllëkut dhe dhunës ai është për dhunë! Derisa në librin “Kosovo” Dobrica Qosiçi shkruante se “Kosova dhe Metohia” është sot tokë e dhunës permanente të shqiptarëve krimogjenë të indoktrinuar nga ideologjia shqiptaromadhe dhe se është territor i mjerimit ekonomik, pa sundimin të së drejtës dhe ligjit, është shoqëri e përfshirë në krim të organizuar, në tregti me drogë dhe gra; pra shoqëri e pashpresës sociale në nivelin më të ulët të qytetërimit në Europë, pra pragu i fundit i civilizimit. Tezat e tij për shqiptarët etnikë radikalizohen në nazizëm që shpërfaqet deri në formën e vet kërcitëse në librin “Kohë gjarpërinjsh”, ku, sipas tij, tabani social, politik dhe moral tribalist-barbar i Ballkanit i bë si aleatë me Amerikën dhe Bashkimin Europian në luftë kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të iluminuar ballkanik – popullit serb. Pra, fqinjët e serbëve, shqiptarët etnikë në Ballkan, Qosiçi i cilëson tribalë dhe barbarë, cilësime shoviniste që u bartën njëkohshëm edhe në Enciklopedinë e Maqedonisë. Këto teza të autorit fashist serb Dobrica Qosiç dhe të kopjuara në Shkup nga Blazhe Ristovski, joinventiv sa duhet, për ta mishëruar të keqen universale dhe si një plagjiator i marrosur, nuk kanë asgjë mangët nga tezat naziste për superioritetin e racës ariane ndaj kombeve me shkallë të ulët të civilizimit. Qosiçit dhe Ristovskit u mungojnë vetëm furrat e gazit. Prandaj, një ditë dikush normal në Bruksel do të kujtohet se vazhdimi e këtyre temave është refreni i Tadiçit: “Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe si të tilla janë kundër vlerave të përbashkëta europiane dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. “Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime – Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë…” – betohen xhandarët serbë. Serbia e shumë breza xhandarësh dhe kjo e xhandarit-poet Bratislav Dikiç nuk do të ekzistojë gjatë ose Ballkani do të zhytet sërish në kaos dhe dhunë! E nëse kjo ndodh, nuk do të ekzistojë më kurrfarë ideje europiane… Fashizmi po përparon në Europë… Pra, ndaleni sot!
 
farëdo që mendohet rreth ndërhyrjes në Libi (muaj më parë), detajet flasin për një reklamë të keqe rreth NATO-s.. .. Një planifikues i Forcave Ajrore amerikane më tha: “Ishte si Borëbardha dhe 27 xhuxhët që rrinin në gjunjë përpara saj”. Shtetet e Bashkuara ishin Borëbardha dhe anëtarët e tjerë të NATO-s ishin xhuxhët. Statistikat që kishin të bënin me se sa kohë duhej të vazhdonin të vetme SHBA-të në Libi, të shtyrë nga britanikët dhe francezët, pavarësisht gjethes së fikut diplomatike të të “udhëhequrit nga prapa” janë shkatërruese për aleancën. Më shumë se 80 për qind e benzinës së përdorur në këtë ndërhyrje ka ardhur nga ushtria amerikane. Pothuajse të gjithë urdhrat individualë në operacion kanë pasur një adresë, atë amerikane. Nga dhjetëra vende pjesëmarrëse vetëm tetë forca ajrore u lejuan nga ministritë e tyre të Mbrojtjes të hedhin bomba. Shumë fluturime mësymëse, me sa duket ishin vetëm simbolizim. Ndërsa shumica e sulmeve ajrore u kryen nga avionë jo-amerikanë, Shtetet e Bashkuara drejtuan fundin logjistik të luftës. “Evropa ka vdekur ushtarakisht”, më tha një gjeneral amerikan. Në vitin 1980, vendet evropiane përbënin 40 për qind të shpenzimeve totale të mbrojtjes të NATO-s, tani ato përbëjnë 20 për qind. Numri i Forcave Ajrore të SHBA në këtë kuadër është më i madh se Ministria britanike e Mbrojtjes. Buxhetet ushtarake të Evropës perëndimore janë në rënie, sikurse edhe forcat e tyre të armatosura nuk janë të lejuara nga politikanët lokalë të bëjnë shumë përveçse të marrin pjesë në ushtrimet e ndihmës humanitare. Fuqia e ushtrisë së një vendi në fund të fundit mbështetet në shëndetin e marrëdhënieve civile-ushtarake brenda shoqërisë së saj. Në Shtetet e Bashkuara ka shumë debate, si dhe tensione në lidhje me rolin e duhur të një ushtrie në një shoqëri demokratike. Por megjithatë, amerikanët janë thellësisht krenarë për forcat e tyre të armatosura, edhe gjatë luftërave në situata edhe më komplekse, në ndryshim kjo me pjesën më të madhe të vendeve të Evropës Perëndimore, ku nuk është ky vlerësim, përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Danimarkën. Evropianët kanë tendencë për të parë anëtarët e forcave të tyre të armatosura si shërbëtorë të civilëve të veshur me uniforma qesharake. Ideja se është ushtria ajo që mbron lirinë e tyre demokratike, u duket thjesht si diçka për të qeshur. Kështu, mund të konkludojmë se NATO-ja, e cila është e formuar nga ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe e shumicës se vendeve në Evropë, është në një situatë të mbaruar. Pse të merresh me një aleancë, ku pjesa dërrmuese e anëtarëve të saj kanë ushtri që nuk mbështeten nga populli? A nuk është dëshmi ndërhyrja në Libi se edhe në të ashtuquajturat operacione të NATO-s, Shtetet e Bashkuara kryen punën e të tjerëve pa marrë meritat e duhura? Përkundër gjakut të derdhur nga disa vende si Kanadaja dhe Danimarka, a nuk përbën Afganistani provë se NATO kryesisht ngushton dhe zvogëlon veprimet dhe aksionet e Shteteve te Bashkuara pa i dhënë mbështetjen e nevojshme në fushëbetejë? Nuk ishte Kosova dëshmi që NATO është kaq burokratike, saqë iu desh shumë javë për të mposhtur një regjim shumë të prekshëm në Serbi? Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, NATO është dominuar tërësisht nga Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, vendet evropiane veriore gjithmonë kanë qenë shumë më tepër brenda në NATO sesa fqinjët e tyre jugorë, ku që nga 1950 deri më 1980 ishin kryesisht të korruptuar dhe të detyruar për të shkuar mirë së bashku dhe për të qenë të qetë. (Dhe kur dikush protestoi, siç protestoi kryeministri grek, Andreas Papandreu në vitin 1980, askush nuk e çau kokën.) Ky realitet nuk ekziston më, sepse NATO nuk ka bërë luftë të fortë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë. Sikur gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë të kishte shpërthyer një luftë konvencionale në zemër të Evropës, përpjekja perëndimore do të ishte dominuar jashtëzakonisht nga Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, gjatë Luftës së Ftohtë NATO kishte një qëllim kryesor, mbrojtjen e Evropës Qendrore përballë sovjetikëve, gjë e cila sot i mungon. Zhdukja e këtij qëllimi që ishte kryesor e dobëson shumë NATO-n. Po kështu edhe tërheqja e dy prej katër ekipeve amerikane të brigadave luftarake të ushtrisë nga Evropa në vitin 2014, do ta dobësojnë atë më tej edhe me vendosjet e raketave në Evropën Lindore. Por kjo nuk do të thotë se aleanca nuk funksionon. Në fakt, dobësimi i Bashkimit Evropian për shkak të problemeve të saj të borxhit e bën NATO-n më të rëndësishme se në çdo kohë tjetër që nga rënia e Murit të Berlinit, si një agjent vendimtar politik stabilizues brenda vetë Evropës. Sidomos për Evropën Lindore, NATO shërben si një vulë e miratimit të këtyre shteteve ish-komuniste që luftojnë për të marrë investimet e huaja dhe kështu parandalon Rusinë për të minuar ato. Gjeografia është ende sunduese. Rusia, për shkak të historisë së saj të pushtimit, kërkon ende një rresht shtetesh miqësore në Evropën Lindore. Prandaj, Rusia do të bëjë gjithçka që mundet për shtetet në jug, nga Polonia në Bullgari. NATO është një mekanizëm politik, diplomatik dhe ushtarak i drejtuar kundër dizajnit rus. Sa më shumë Evropa lëkundet nga kriza e saj e borxhit, aq më e madhe bëhet mundësia e synimeve gjeopolitike të Rusisë, por po kaq e rëndësishme bëhet edhe politika e NATO-s. NATO ka gjithashtu rëndësi në lidhje me drejtimin e ardhshëm gjeopolitik të Gjermanisë. Për sa kohë që NATO ekziston dhe Gjermania është një anëtar i saj, duke luajtur një rol të konsiderueshme politik, edhe pse jo ushtarakisht, atëherë shanset e Gjermanisë për t’u ofruar në një aleancë me Rusinë në vitet e ardhshme zvogëlohen. Analitikisht, është gabim të supozojmë që vetëm se një organizatë politiko-ushtarake është më pak funksionale tani se një çerek-shekulli më parë, ajo është thjesht pa vlerë. NATO ka burokraci protokollare, ndërveprueshmëri midis ushtrive anëtare dhe në të gjithë mënyrën e procedurave standarde operative gjatë dekadave për të cilat do të ishte e papërgjegjshme t’i hiqje qafe. NATO mund të veprojë shpejt në raste emergjente humanitare, me të cilat publiku evropian është mësuar dhe të cilat në një farë mënyre zvogëlojnë ndikimin amerikan. NATO, si në rastin e Kombeve të Bashkuara, ende ofron mbulim diplomatik të shkallëve të ndryshme të veprimeve amerikane. NATO është hegjemonia e lirisë amerikane. Imagjinoni sa pak rënie do të kishte lufta në Irak sikur operacioni i NATO-s të kishte qenë me të drejta të plota dhe jo i njëanshëm. Pa organizatat si NATO dhe Kombet e Bashkuara, fuqia amerikane do të ishte më e vetmuar në një botë anarkike. Përveç detajeve të sigurisë të ofruara nga disa vende të NATO-s në Afganistan, NATO nuk do të marrë më shumë në këtë luftë të armatosur, sepse publiku i Europës Perëndimore nuk është i gatshëm të paguajë çmimin buxhetor që sjellin luftërat e nxehta. Në çdo rast, angazhimet në tokë janë veçanërisht problematike për ushtarakët. Në Afrikë dhe në pikat përtej, në misionet e shpëtimit, NATO mund të jetë e përshtatshme në mënyrë ideale në ajër dhe në det. Por NATO do të mbahet gjallë në mënyrë që të mund të vazhdojë të shërbejë si një mjet për koherencë politike europiane. Iniciativa “Mbrojtja e zgjuar” është një rast në pikën, ku vendet individuale do të koordinojnë gjithnjë e më shumë politikat e tyre në blerjen e armëve. Për shembull, holandezët shpërbëjnë batalionet e tyre të tankeve dhe ua besojnë njësiteve gjermane dhe të tjerëve mbrojtjen e territorit holandez. Kursimet holandeze janë investuar në radarët e mbrojtjes raketore balistike, një investim nga i cili do të përfitojnë të gjithë anëtarët e aleancës. Ata që rastësisht nënvlerësojnë NATO-n, supozojnë se Evropa nuk do të përballet në të ardhmen e saj me asnjë të keqe gjeopolitike. Por ky supozim mund të jetë i gabuar. Vetëm të shikosh konfiguracionin e vitalizuar nga betejat ushtarake të Grupeve Nordike për të përfshirë shtetet baltike dhe skandinave, si dhe Irlandës. Po kështu, Grupi i Vishegradit për të përfshirë Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Këto në të ardhmen pjesërisht mund të zëvendësojnë NATO-n, por ato mund të vazhdojnë të bien nën ombrellën e NATO-s. Dhe këto janë të gjitha përgjigjet ndaj një Rusie të shtrirë në Lindje dhe të fuqishme ushtarakisht. Një Rusi shumë dinamike, një situatë më kaotike në Afrikën e Veriut dhe trazira të vazhdueshme dhe moszhvillimi në Ballkan mund të paraqesin sfida në të gjithë Evropën. E në këtë rast, NATO do të sigurojë një mekanizëm besimi të dobishëm. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për NATO-n, për të ndihmuar në organizimin e mbrojtjes evropiane, pikërisht në mënyrë që Uashingtoni të mund të përqendrohet në Lindjen e Mesme dhe në Azi. NATO nuk është e madhe, por për momentin ajo është e mirë mjaftueshëm.// *************
 
Në revistën "Newsweek" përshkruheshin dhjetë horra me pushtet në botën e sotme. Përshkruheshin në mënyrë skematike, duke veçuar fare pak tipare të tyre. 1. Muammar Gaddafi, diktatori i Libisë, 68 vjeç, ka 41 vjet në pushtet; si shenjë dalluese ka veshjen prej portieri; mban si roje trupi vajza të virgjëra; e thërrasin Kolonel; krimi më i madh i kryer prej tij është bombardimi i avionit që ra mbi Lockerbie; abuzimi më i madh me pushtetin ka të bëjë me përvetësimin e 144 tonë flori; miku legal më i mirë e ka emrin Silvio Berlusconi; ka grua Safia-n, një ish-infermiere; e ardhmja për të nuk duket shumë premtuese; si bëmë intelektuale ka një libër me titull "Libri i gjelbër". 2. Kim Jong-Il, diktatori i Koresë së Veriut, 70 vjeç, ka 16 vjet në pushtet, emrin përkëdhelës e ka Truri Qendror; është i dhënë pas konjakut; shenjë dalluese ka veshjen me rroba si pizhame; krimi më i madh i tij ka të bëjë me të dhënën e tmerrshme, sipas së cilës kanë vdekur 1 milionë koreano-veriorë prej urisë; pasuria e tij abuzive arrin në 4 miliardë dollarë; mania e tij pas luksit i kushton vendit 20% të buxhetit; miku legal në arenën ndërkombëtare e ka emrin Hu Jintao; gruaja e tij është Kim Young Sook; ka gjithashtu një numër të dashurash; në perspektivë po projekton pushtetin e djalit të vet; ka shkruar një libër me titull "Mbi Artin e Kinemasë"; mëkati më i falshëm janë "brigadat e hareshme" të mbushura me vajza të shkollave të mesme. 3. Aleksander Llukashenko, diktatori i Bjellorusisë, 56 vjeç, ka 16 vjet në pushtet, e thërrasin "babai i kombit", trill i tij janë rrëshqitjet në akull me patina, si shenjë dalluese ka mustaqet e tipit "Stalin"; krimi më i madh i tij është abuzimi i vazhdueshëm me të drejtat e njeriut; përfitimet e paligjshme arrijnë në nivelin e 9 miliardë dollarëve (sipas Wikileaks-it); miku më i mirë ndërkombëtar i tij është Papa Benedikti i XVI; ka për grua Galina Rodionovna Lukashenkon; e ardhmja e tij nuk duket e kërcënuar; kokëçarjet e tij intelektuale janë ato të një eksperti në bujqësi; mëkati më i falshëm: kënaqet duke dëgjuar këngë për veten. 4. Robert Mugabe, diktator i Zimbabves, është 87 vjeç, ka 23 vjet në pushtet, e thërrasin Bob, në kohën e lirë ka qejf të merret me një supermarket të tijin, si shenjë dalluese ka mustaqet e tipit "Hitler"; krimi më i madh i tij është masakra e mijëra civilëve në vitet '80, si pasuri të paligjshme ka (tok me një grusht miqsh) gjysmën e tokës së vendit; si mik ndërkombëtar të vetin ka kryeministrin malaizian; gruaja e tij është "Gucci" Grace, a.k.a. "the First Shopper"; e ardhmja e tij është pothuaj e sigurt; për pozë intelektuale i mjafton posti i kancelarit të Universitetit të Zimbabves; mëkati më i falshëm: sheh me dyshim të gjithë ata që e rrethojnë. 5. Basher Al-Assad, diktator i Sirisë, është dyzet vjeç, ka dhjetë vjet në pushtet, e thërrasin Luani, e mban ngrohtë me Hizbullahët, si shenjë dalluese ka të qethmen "flattop", krimi më i madh i tij është shtypja e protestave të kohëve të fundit; përfitimet e paligjshme i ka dhuratë prej të atit (2 miliardë dollarë), si mik ndërkombëtar ka Lula Da Silva-n; gruaja e tij quhet Asma (kohët e fundit ka dalë në revistën Vogue); e ardhmja e tij është e palexueshme; si arritje intelektuale ka profesionin e oftalmologjistit (mjek i specializuar në sëmundjet e syve); si mëkat më të falshëm ka qasjen nepotike në ushtrimin e pushtetit. 6. Than Shwe, diktator i Burmës, është 78 vjeç, ka 19 vjet në pushtet, e thërrasin Bulldog, harxhon shumë kohë me lordët e Opiumit, si shenjë dalluese ka veshjen ushtarake dhe dekoratat në gjoks, krimi më i madh i tij është shpërngulja e 1 milion vetëve, pasuritë e paligjshme janë të pallogaritshme e burojnë prej naftës, si mik ndërkombëtar ka kryeministrin indian, gruaja e tij është Kyaing Kyaing, e cila beson në ekzistencën e magjistarëve, e ardhmja e tij është e palexueshme, si kokëçarje intelektuale ka pasionin për astrologjinë, mëkati më i falshëm është besimi i tij se ai mund të jetë Buddha. 7. Omar Al-Bashir, diktator i Sudanit, është 67 vjeç, ka 21 vjet në pushtet, e thërrasin Field-marshall, është poligam, si shenjë dalluese ka një bastun; krimi më i madh i tij janë viktimat e Darfurit; pasuria e paligjshme arrin në 9 miliardë dollarë dhe e ka të gjithën në banka të huaja; si mik ndërkombëtar ka kryeministrin turk; dy nga gratë e tij janë Fatima Khalid dhe Widad Babiker; e ardhmja e tij është e pasigurt; në fushën intelektuale nuk ka asnjë pretendim (ka qenë një paramilitar), mëkati më i falshëm është se ka ndaluar celebrimet mes të sapomartuarve. 8. Gurbanguly Berdimuhamedow, diktator i Turkmenistanit, është 53 vjeç, ka 4 vjet në pushtet, e thërrasin "Turkmenbashi", është i dhënë pas punës; si shenjë dalluese ka vetullat si të Peter Gallagher-it; krimi më i madh i tij është burgosja e dyshimtë e një prifti në vitin 2010; si pasuri të paligjshme i llogarisin një avion dy-vendesh, që e mori dhuratë nga Mahmoud Ahmadinejad; si mik ka princin Andrew; ka një grua në Londër dhe një të dashur në Rusi; të ardhmen e ka të sigurt; si arritje intelektuale ka një diplomë dentisti; është i dhënë pas garave me kuaj dhe organizon dhe vetë të tilla. 9. Islam Karimov, diktator i Uzbekistanit, është 73 vjeç, ka 21 vjet në pushtet, e thërrasin Babagjysh, bën ndërhyrje të vazhdueshme në biseda dhe nuk i lë interlokutorët që të flasin, si shenjë dalluese ka flokët që i hedh nga njëra anë e kokës në tjetrën për të mbuluar tullën, krimi më i madh është masakra e bërë nga ushtarët e tij në Andijan në vitin 2005, si pasuri të paligjshme i regjistrohen 60 milionë dollarë, si mik ndërkombëtar ka këngëtarin Sting; gruaja e tij është ekonomiste dhe quhet Tatyana Akbarovna; e ardhmja e tij e pasigurt për shkak të shëndetit të dobët; nuk ka trashëgimtarë; është diplomuar si inxhinier dhe ekonomist. 10. Teodoro Obiang, diktator i Guinesë Ekuatoriale, është 68 vjeç, ka 31 vjet në pushtet, e thërrasin El Jefe, i pëlqen shumë që njerëzit të veshin plaçka, ku është vizatuar fytyra e tij, qejfi i tij është të kombinojë një kravatë mëndafshi me një shami xhepi në pjesën e sipërme të xhaketës, krimi më i madh i tij është se 70% e popullsisë së vendit jeton me më pak se sa dy dollarë në ditë, si pasuri të paligjshme ka 700 milionë dollarë, ndërsa djali i tij ka 36 milionë dollarë, si mik ndërkombëtar ka Condoleezza Rice-in; ka disa gra dhe mbi 40 fëmijë; e ardhmja e tij është e sigurt; si arritje intelektuale ka një diplomë kineasti; thashethemi më i tmerrshëm në adresë të tij është se "është kanibal".
 
Sillen detajet e identifikimit të i Flamurit të shoqërisë "Drita" në Bukuresht që i përket vitit 1884. Pas një pune të gjatë të studiueses dhe përgjegjëses së Arkivit Etnografik Arjola Prifti së bashku me restauruesin Frederik Stamati, Prifti tregon të dhënat e flamurit, i cili deri më sot nuk është studiuar dhe nuk kishte një kartele historike. Prifti thotë se Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi ,përsa i përket dekoracionit ka disa ndryshime të cilat tregojnë variantin e tij , ndërsa gjendja e tij është relativisht e mirë. Flamuri me dimensionet me një gjatësi 158 cm dhe gjerësi 117 cm, ndodhet në Fondet etnografike të qendrës së studimeve albanologjike . Ky flamur është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit e cila ka dhenë një kontribut të çmuar në veprimet e saj pro shqiptare në themelimin e shtetit shqiptar. Ky është flamuri i pestë që del në dritë brenda këtij viti.
“Ngujohet” 13-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin me thikë në zemër në mes të qytetit të Ballshit. Frika e një hakmarrjeje nga të afërmit e viktimës, të cilët mësohet se janë mjaft të irrituar nga tragjedia e ndodhur, ka bërë që familja Kamaj ta strehojë te farefisi i tyre të miturin Y. Kamaj. Ende nuk konfirmohet nëse fëmijës i është thënë e vërteta e krimit të kryer prej tij, por dy ditë më parë, babai i tij, Xhemal Kamaj, pohoi se i biri 13-vjeçar nuk ka dijeni se shoku kishte ndërruar jetë. Ai pohoi se i biri i mitur është në burg, por një fakt i tillë është mohuar nga Policia e Fierit. Burime të Policisë bënë të ditur se fëmija i mitur, sipas legjislacionit shqiptar, nuk mund të procedohet penalisht pa mbushur 14 vjeç. Kur ai të ketë mbushur këtë moshë, atëherë për çdo lloj krimi të kryer prej tij, i kalohet seksionit të të miturve. Të afërm të familjes së tij bënë të ditur se për të evituar një hakmarrje të mundshme, 13-vjeçari do të qëndrojë tek të njohur të familjes. Kjo deri kur i zoti i shtëpisë, Xhemal Kamaj, i cili kishte edhe lidhje miqësore me babanë e viktimës, Bilbil Lamaj, t’i zgjasë dorën atij dhe t’i kërkojë ta falë. “Djali ende nuk e di që e ka vrarë shokun e tij. Ai këmbëngul që t’i bëjë një vizitë në spital dhe të jenë prapë shokë”. Kështu u shpreh dy ditë më parë për gazetën “Panorama” babai i 13-vjeçarit që, sipas Policisë, është autor i vrasjes së të miturit Xhevit Lamaj. Ndërkaq, nga familja e viktimës nuk ka asnjë reagim verbal deri tani se si do të veprojnë për tragjedinë që iu ndodhi. Të afërm të familjes pohuan se ngjarja i ka lënë të shokuar ata, ndërsa janë mjaft të irrituar, duke qenë se kryefamiljarët njiheshin dhe madje një javë para se të ndodhte ngjarja, kishin pirë së bashku kafe. Gjithashtu, edhe fëmijët ishin shokë dhe luanin gjithnjë futboll bashkë. Ngjarja e rëndë që tronditi të gjithë qytetin e Ballshit ndodhi rreth orës 22:30 të së premtes. 13-vjeçari Xhevit Lamaj ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët futboll në lagjen e tij kur autori, me të cilin ishin konfliktuar për lojën rreth dy javë më parë, e ka thërritur. Fëmija ka shkuar, por ngjarja precipitoi me përleshje mes tyre e më pas ai u qëllua me thikë. Me gjithë tentativën e banorëve për ta çuar në spital, mjekët konstatuan se fëmija kishte ndërruar jetë pasi mjeti mprehës i kishte prekur zemrën. BASHKEPUNETORI Edison Kamaj, 21 vjeç, vëllai i autorit të dyshuar të krimit, pritet të dalë sot para togave të zeza në Fier. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 13-vjeçarit me thikë, Xhevit Lamaj. Policia bëri të ditur zyrtarisht, pas arrestimit të tij, se 21- vjeçari nga fshati Usoj i Mallakastrës, është bashkëpunëtor në krim. FAMILJANë familjen Lamaj ka pllakosur zija. Të afërm të familjes pohuan se nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre se si do të veprojnë dhe as është verbalizuar prej tyre hakmarrja ndaj fëmijës apo familjes së tij. Dhjetëra të afërm, miq, banorë të zonës dhe të qytetit, vijojnë të ngushëllojnë familjen për ngjarjen e rëndë.
 
Sonda Opportunity, e cila ndodhet ne siperfaqen e planetit, ka bere 817 fotografi te realizuara ne Mars, qe nga 21 dhjetori i 2011-es, deri me 8 maj Nje nga fotografite me te mira te realizuara ndonjehere ne Mars, mundi te fokusoje sonda Opportunity, e cila ndodhet ne siperfaqen e planetit. Fotografia ne fjale, eshte nje nga 817 te tillave te realizuara ne Mars, qe nga 21 dhjetori i 2011-es, deri me 8 maj 2012. Vendndodhja ku gjendet aktualisht Opportunity, quhet Greeley Haven dhe ne ate rajon aktualisht eshte dimer. Fotografia ne fjale, eshte 36 gradeshe dhe sipas NASA-s, ngjyrat e saj, nuk jane ato reale, pasi disa drita blu dhe te kuqe, i jane shtuar me qellim qe te veçohen materialet e ndryshme qe ndodhen ne siperfaqen e Marsit. Per NASA-n, kjo fotografi eshte me e mira qe eshte realizuar ne siperfaqen e Marsit. Nderkohe, duhet theksuar se ne 5 gusht dhe nje tjeter sonde, Curosity, do te ulet ne planetin e kuq. Ja ku e keni edhe videon: ja edhe ku e mora lajmin: http://gazetac.com/index.php/ambienti-natyra/19761-zbulohet-kafke-aliene-ne-mars-video.html
 
Rikthehen tragjeditë në përpjekjet e mijëra refugjatëve afrikano-veriorë për të mbërritur në brigjet italiane. Të paktën 54 persona kanë gjetur vdekjen në përpjekje për t’u larguar nga vendi i tyre e në kërkim të një jete më të mirë. Lajmi konfirmohet nga organizmi i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR. Sipas UNHCR në varkën e nisur nga brigjet libiane kanë qenë 55 persona, pjesa më e madhe të të cilëve nga Eritrea. 54 prej tyre kanë gjetur vdekjen dhe vetëm njëri ka mundur t`i shpëtojë kalvarit të mundimeve. Ky i fundit është shndërruar në të mbijetuarin dhe dëshmitarin e vetëm të tragjedisë. Pjesa më e madhe e refugjatëve kanë gjetur vdekjen si pasojë e dehidratimit dhe mungesës së ushqimit. Ai rrëfeu për UNHCR se si kishte humbur bashkë-udhëtarët e tij një e nga një në odisenë e udhëtimit 15-ditor nëpër Mesdhe drejt brigjeve italiane. I mbijetuari u shpëtua nga roja bregdetare tuniziane mbrëmjen e ditës së hënë. Ai u transportua menjëherë në spital dhe pasi mblodhi energjitë e humbura rrëfeu gjithë historinë. Komisari i Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në OKB, Alexander Aleinikoff tha se bëhej fjalë për një tragjedi të vërtetë dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që patrullojnë në detin Mesdhe të bëjnë kujdes me varkat që mbartin emigrantë klandestinë për të shmangur të tilla ndodhi.//
Pas ngjarjes qe ndodhi ne Ballesh ku u vra 13 vjecari nga moshatari i tij,Ballshi u konsiderua si qyteti i tmerrit ne Shqiperi sepse menyra se si u vra 13-vjecari ishte e tmerrshme. 13-vjecari eshte vrare me thike mishi 35 cm e gjate e cila iu ngul ne zemer. Gjithashtu numri i turistave per te vizituar qytetin antik te bylysit eshte ulur per shkak te kesaj ngjarjeje te rende. Pra si mendoni ju ne lidhjen e kesaj ngjarjeje me qytetin?
Top