Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Nje artikull teper interesant. Gazeta Shekulli 24-2-2011 (Artikulli eshte dokumentuar dhe tek: http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046999586/titulli/Sherbimet-e-huaja-kane-prej-vitesh-regjistrime-per-shtetaret-e-Tiranes pasi tek URLja e pare e Gazetes Shekulli nuk ekziston me (fshire!?) (http://www.shekulli.com.al/2011/02/24/sherbimet-e-huaja-kane-regjistrime-per-shtetaret-e-tiranes.html)) U shpreh në shtyp kundër Greqisë, e shkarkojnë nga MPJ pas 11 vitesh në diplomaci. "Kërkohej një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë". DENONCIMET E DRITAN HILËS: - Draftet e një marrëveshje me Greqinë në 1994 janë zhdukur nga Arkiva e MPJ. - Ka shenja të rifillimit të negociatave nën rrogoz për Paktin Detar. - Roli i ish-ministrave në Marrëveshjen për Varrezat. - Cili është ish-ministri që vetëm në muajt e fundit, nga 150 diplomatë, 87 i zëvendësoi me "njerëz nga rruga". Shtetarët e Tiranës në marrëdhëniet me të huajt janë peng i veprimeve të tyre. "Janë regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale sjellje ordinere morale jashtë kufijve; transferta të dyshimta parash; ndërmarrje me partnerë të dyshimtë etj. Këto fakte miqve ju shërbejnë për të krijuar opinion, ndërsa armiqve për të bërë presion" - rrëfen në këtë intervistë për "Shekullin", z.Hila Ish-punonjësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomati Dritan Hila, është shkarkuar para pak ditësh nga detyra pas disa shkrimeve kritike në shtyp ndaj politikës greke kundrejt Shqipërisë. Një nga shkrimet e tij në shtyp që ka ngjallur debate ishte ai me titull "Hijet e vetëdeklarimit pas pensioneve të homogjenëve". Qëndrim kritik z. Hila ka pasur veçanërisht pas deklaratave të konsullit grek në Korçë. Për këto qëndrime ai u nxor fillimisht përpara Komisionit të Gradave dhe Disiplinës në MPJ dhe u mor masa e mosngritjes në detyrë për 2 vjet. Por, pak ditë pas kësaj mase, atij ju komunikua papritur shkarkimi. Në këtë intervistë për "Shekulli"-n, z. Hila thotë se "Nëse mendohet se unë si diplomat nuk kam të drejtë të kem opinionet e mia personale për interesat e vendit tim, dhe nuk kam të drejtë t'i shpreh ato publikisht dhe nën tagër personal, kjo është mendësi e atyre që shtetin e konceptojnë si pronë personale dhe nëpunësit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjisë, kjo quhet mendësi totalitare". Më pas, ai denoncon veprimet dhe mosveprimet në disa momente kyçe në veprimtarinë e diplomacisë ku ai kontribuon prej 11 vitesh. Një nga pohimet më interesante të këtij diplomati është përgjigja për pyetjen, pse janë kaq të mefshtë dhe jopërfaqësues të sensibilitetit publik, politikanët shqiptarë kur bëhet fjalë për raportet me të huajt që duhet të jenë reciproke. Më poshtë, intervista e z. Hila për "Shekulli"-n, dhënë dje gazetarit Denis Dedej. Z. Hila, ju jeni penalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me largim nga detyra pas disa shkrimeve në shtyp ku spikatin ato për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, apo për raportin Marti. Ju si e konsideroni këtë vendim? Pikërisht... ndër arsyet kryesore pse më larguan nga ky shërbim janë opinionet e mia kritike për qëndrimet, ose thënë më saktë mosqëndrimet e këtij institucioni ndaj çështjeve jetike për shtetin shqiptar. Nëse mendohet se unë si diplomat nuk kam të drejtë të kem opinionet e mia personale për interesat e vendit tim, dhe nuk kam të drejtë t'i shpreh ato publikisht dhe nën tagër personal, kjo është mendësi e atyre që shtetin e konceptojnë si pronë personale dhe nëpunësit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjisë, kjo quhet mendësi totalitare. Përveçse diplomat, unë jam edhe shtetas shqiptar, i cili shikonte se si institucioni i tij, ishte tërësisht i pa ndjeshëm ndaj kafshimeve që fuqi të huaja po i bënin territorit dhe interesave tona. Dhe për këtë kisha të drejtë të shprehesha, të drejtë që e ushtrova dhe të cilën do të vazhdoj ta bëj. Në botën e qytetëruar, ka shumë diplomatë që janë njëkohësisht edhe opinionistë gazetash. Mjafton të përmend këtu opinionistin e "Corriere della Sera", Sergio Romano, që ka qenë 40 vjet diplomat në poste deri ambasador dhe 50 vjet, e deri në ditët e sotme, opinionist. A kam të drejtë unë në paralajmërimet e mia për ekspansionin grek dhe përpjekjeve të Greqisë për helenizimin e Jugut të vendit? Këtë po e paralajmërojnë edhe njerëz të nderuar dhe dijetarë si Prof. Kristo Frashëri dhe Prof. Pëllumb Xhufi; KLD, mediat dhe ju në "Shekulli" këto ditë po vini alarmin për falsifikimet e kombësisë; e shumë raste të tjera. Duke perifrazuar George Orwellin, mund të thuhet se "duhet të jesh diplomat shqiptar që mos ta vësh re këtë agresion të ftohtë". Duke iu kthyer çështjes Marty, rikujtoj, se para disa javësh, gjatë një vizite në Romë, ministri Haxhinasto, kur u pyet sa çfarë masash po merren ndaj raportit të Dick Marty, që asokohe nuk ishte ende rezolutë e asamblesë së KiE-së, u shpreh se "...nuk duhet t'i japim kaq shumë rëndësi raportit të këtij Marty-t...". Por Marty dhe diplomacia sllave, nuk e kishte marrë me aq mendje të lehtë këtë çështje, sa e kishte marrë ajo shqiptare. Dhe neve na ka mbetur një bela që do të na bëhet havale për vite me radhë. Numri i fundit i revistës prestigjioze "Foreign Policy", e cilësonte qeverinë e Kosovës si të përbërë nga trafikantë organesh. Kaq mjafton si fillim për të shijuar se çdo vijë më pas. Fillimisht Komisioni i Disiplinës në Ministrinë e Jashtme ju dha një penalizim me 2 vjet mosngritje në gradë. Por më pas është firmosur një shkresë nga ministri për largimin tuaj. Çfarë ndryshoi që solli dhe pushimin tuaj nga puna? Urdhri i largimit tim, mban datën 18 shkurt, por realisht është firmosur më datë 21 pasdite. Gjatë gjithë kësaj kohe, e kontrolluan dosjen time fije për fije, me shpresën se mos gjenin mangësi për ta përdorur si argument shtesë për largimin tim, ose më vonë si presion kundër meje. Është e vërtetë që masa e propozuar nga komisioni ishte e lehtë, dhe për këtë dua të falënderoj kolegët e mi, diplomatë karriere të çmuar, të cilët pavarësisht presioneve dyditore, nga ministri, dhe i përdoruri i përhershëm, sekretari i përgjithshëm, nuk u epën për të dhënë si masë pushimin nga puna, por vetëm për kompromis "in extremis", dhanë masën "dy vjet mos ngritje në gradë" . Logjika ta donte që ministri të mos dilte mbi këtë masë, aq më shumë që nuk ka kapacitetet e nevojshme profesionale të gjykojë një komision ekspertësh. Por pas presioneve të ardhura nga njerëz që i ka mbi kokë dhe që e urdhërojnë, firmosi largimin tim. Është në këtë mes edhe putra e ambasadës greke, e cila kërkonte një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë, por duke harruar se unë mbroja sipas Kushtetutës tërësinë e vendit tim, ndërsa Ikonomus kërkonte toka dhe destabilizonte një shtet fqinj; unë flisja në emër personal, ndërsa ai në emër të shtetit grek që e kishte akredituar në Korçë. E pra sot "konsulli me xhup" gëzon statusin e tij si diplomat, ndërsa unë duhet të filloj betejën ligjore pse mbrojta interesat e vendit tim dhe i tregoja nga i vinte e keqja. Z. Hila, duke pasur parasysh që keni 11 vjet karrierë diplomatike, si do ta vlerësonit ju sjelljen e diplomacisë shqiptare, sidomos në çështjet e kohëve të fundit? Gjashtë vitet e fundit, do t'i vlerësoja si një zbythje të vazhdueshme të diplomacisë shqiptare përballë kërkesave arrogante të palës greke. Dhe këtë e mbështes në disa fakte: Ende pala greke nuk ka firmosur marrëveshjen për kufijtë tokësorë dhe atë për ujërat e brendshme që kemi dorëzuar në 1994. Madje ka të dhëna se draftet mbi këto marrëveshje, kanë humbur fare në arkivat e ministrisë. Po ashtu, pas zgjedhjeve të 2005-ës, ministria e Mbrojtjes, e drejtuar në ato kohë nga Fatmir Mediu, pa njoftuar ministrinë e Jashtme, zhvilloi bisedime me palën greke dhe i njohu të drejtën e tre varrezave, duke e vënë ministrinë e Jashtme para faktit të kryer. Por megjithëse kishte ende kohë për manovra, pasi duheshin përcaktuar modalitetet e identifikimit të kufomave dhe hollësi teknike të tjera, nëpërmjet të cilave mund të fitohej kohë dhe terren, komisioni i ministrisë së Jashtme, nën direktivën e ministrit Mustafaj, - i cili në aparencë i trajtoi interesat shqiptare me mendjelehtësi, por në realitet armiqësisht për kombin që e paguante, - dhe negocimin e njeriut që më vonë do të na bënte peshqesh edhe marrëveshjen e ujërave, ju përulën (fjala më e lehtë që mund të përdor) kërkesave greke, duke ngritur tre varreza. Janë varreza të ushtarëve të Metaxa-it, pra atyre që më '40 bombardonin fshatrat shqiptare me thirrjen "Zito Vorio-Ipiro", (Rroftë Vorio-Epiri) duke na i shitur si antifashistë. Grekët u dëshmuan edhe njëherë si manipulatorë të historisë pasi aleanca antifashiste u formua pas sulmit nazist mbi ish-Bashkimin Sovjetik. Ndërsa pala shqiptare, minimalisht, dëshmoi mungesën e kompetencës profesionale. Po kështu qëndron edhe dhënia e lejeve për ndërtimin e shkollave greke në Himarë dhe Korçë. Dhe qershia mbi tortë, ishte marrëveshja për delimitimin e shelfit kontinental, ose që njihet ndryshe si marrëveshja e detit me Greqinë. Kam përmendur më parë përgjegjësinë ligjore të komisionit dhe teknikëve negociues, por nuk duhet harruar se kjo marrëveshje kishte kohë që kërkohej nga pala greke, por u nënshkrua nga Lulëzim Basha dhe u mbrojt me zjarr nga Ilir Meta. Ndërsa Ilir Meta duhet të na shpjegojë se me çfarë ka lidhje gjithë ai zjarr në mbrojtjen e marrëveshjes, Lulëzim Basha, duhet të thërritet nga prokuroria me akuzën e "dorëzimit të territorit të Republikës". Si diplomat dhe shqiptar, i jam mirënjohës dhe kjo duhet thënë se, nëse nuk do të ishte vendimi burrëror dhe atdhetar i Gjykatës Kushtetuese, ne sot do ishim me 300 km2 më pak nga sa na lanë të parët tanë. Z. Hila, ka një lloj sjellje të vazhdueshme të shtetit shqiptar, të diplomacisë, që përpiqet t'i kalojë në heshtje të gjitha çështjet sensibël për publikun. Nga eksperienca juaj, keni arritur në ndonjë përfundim pse ndodh vazhdimisht ky intimidim në politikën shqiptare kur bëhet fjalë për raportet me të huajt që duhet të jenë reciproke dhe dinjitoze, siç i kërkon qytetari shqiptar? Politikanët shqiptarë të tranzicionit, vinin nga një shoqëri spartane, dhe rrjedhimisht ishin të paparë me botën dhe nevojtarë në kërkesa. Si fillim një mjekim i njerëzve të afërt në vendin fqinj; pastaj mplekseje me banditë ordinerë që bënin afera të lëndëve narkotike dhe që në raste kapjeje nga policitë e vendeve fqinjë përmendin emrat e protektorëve të tyre politikë; sjellje ordinere morale si të lëshuar nga zinxhiri kur dilnin jashtë kufijve; më vonë me rritjen e korrupsionit, depozitim të ardhurash në bankat perëndimore dhe transferta të dyshimta parash; dhe së fundi ngritje ndërmarrjesh të përbashkëta me partnerë të dyshimtë. Të gjitha këto nuk kanë kaluar pa u regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale. Këto fakte miqve ju shërbenin për të krijuar opinionin, ndërsa armiqve për të bërë presionin. Nuk janë dënglat e integrimit, por vetëm logjika e kapjes së shtetit nga njerëz me të kaluar të errët dhe peng në shërbimet e huaja që e shpjegon edhe rastin e fundit kur ministria e jashtme jona, vetëm pas presionit të medias thirri ambasadorin grek për t'i kërkuar qëndrim ndaj deklaratave të konsullit grek në Korçë. Po mos kishin ndodhur këto reagime, Ikonomus do të vazhdonte të ligjëronte herë nga Korça e herë nga Boboshtica. Pra, ka mungesë të theksuar profesionalizmi në shërbimet e jashtme shqiptare dhe kjo ndikohet nga emërimet politike...? E kam thënë edhe më përpara, dhe e ripërsëris se tashmë atij dikasteri i është bërë një transfuzion gati i plotë, dhe profesionistët e vërtetë, janë në pozicione margjinale. Sot në ministri, gjysma e punonjësve nuk përdorin germat "ç" dhe "ë" në shkresat e tyre; nuk dinë t'i formatojnë dhe të kuptojnë problemet. Përfaqësitë janë bërë strehë militantësh dhe nepotizmi, ndërsa ana profesionale është afër zeros. Ka filluar kjo politikë që në kohën e Besnik Mustafait, dhe më vonë Lulëzim Basha, e përdori si çiflig për të krijuar tarafin e vet dhe duke bërë trafik influence. Në muajt e tij të fundit si ministër, nga rreth 150 diplomatë që punonin në përfaqësitë tona jashtë shtetit, 87 prej tyre ishin të marrë nga rruga: militantë, ish emigrantë pa kualifikimin e nevojshëm dhe shokë e miq të tij. Po kështu në periudhën e Ilir Metës, ose duhej të ishe pjesë e interesit elektoral të LSI-së, ose e atyre private të Metës. Nëse ligji parashikonte që promovimet bëheshin brenda organikës ekzistuese, kjo nën administrimin Meta, nuk ndodhi qoftë edhe një herë. Ju përmendët më parë edhe marrëveshjen për kufirin detar, e cila u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Disa i tremben rikthimit të saj siç ka ndodhur thuajse me të gjitha çështjet e rënda për publikun gjatë kësaj qeverisje. Kemi të drejtë të frikemi për një rikthim të kësaj marrëveshje mes Tiranës e Athinës? Marrëveshja detare, ishte rezultantja e gjithë ndrojtjes dhe kapjes që diplomacia shqiptare ka treguar ndaj asaj greke. Po. Ka shenja të rifillimit të negociatave nën rrogoz, dhe tashmë duhet të jemi të gjithë vigjilentë. Dhe që kjo të mos ndodhë, gjithë opinioni duhet të kërkojë që edhe në këtë çështje të fillojë të veprojë drejtësia, pasi të duash Shqipërinë, është një ndjenjë që nuk paguhet se e kemi për detyrë, por ta shesësh atë, është një krim, dënimit të të cilit nuk duhet t'i shpëtojë dot askush: në këtë jetë me burg, dhe në të përtejmen me përbuzje kombëtare.
Një 71-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së enjtes rreth orës 6.30 minuta, në rrugen “Hoxha Tahsim” pranë farmacise numër 5 në Tiranë. Sipas policise, vrasja eshte hakmarrje per nje tjeter ngjarje te rende te ndodhur ne 5 qershor, te ketij viti ne Mamurras, ku humbi jeten nje djale 9-vjeçar. Babai i 9-vjeçarit, shtetasi Jetmir Llani eshte i akuzuari kryesor per kete vrasje. Ai ka ekzekutuar babanë e dy vellezerve te akuzuar per vrasjen e djalit te tij te vogel. Viktima eshte shtetasi Mark Llesh Shkreta, vjeç 71, banues në Mamuras, por që jetonte në Tiranë, që pas vrasjes qe kryen bijte e tij. Policia e pati te lehte zbardhjen e kesaj ngjarje, sepse viktima eshte babai i Oligert dhe Maringlen Shkretes, te cilet jane arrestuar per vrasjen e 9-vjeçarit ne Mamurras. Ne fillim te muajit te shkuar dy femijet e viktimes, kane ngritur prite per te ekzekutuar shtetasin Muharrem Llani. Ata gabuan shenjester duke i vrare te nipin 9-vjeçar. Policia arriti te kape dy autoret e ngjarjes qe shokoi opinionin publik ne ate kohe. Por, kjo vrasje nisi edhe konfliktin e armatosur midis dy fiseve Llani dhe Shkreta. Babai i femijes, mengjesin e se enjtes ekzekutoi te atin e tyre 71-vjeçarin. Policia tha se ka deshimtare qe e kane pare autorin e krimit, qe ka vepruar i vetem dhe e ka shpallur në kërkim.
Votimi në parlament i ndryshimeve në Kodin Elektoral është ndjekur me vëmendje nga ambasadori amerikan Arvizu, ai i BE-së Sequi dhe kreu OSBE-s Wolfarth, të cilët të gëzuar nga ky zhvillim, kanë parë edhe finalizimin me sukses të përpjekjeve të tyre disamujore për këtë çështje. Në përfundim të votimit Top Channel e pyeti ambasadorin Arvizu nëse ai besonte se më miratimin e këtyre ndryshimeve Shqipëria në zgjedhjet e 2013-ës do të mund të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Personalisht besoj se kjo garantohet nëse njerëzit e zbatojnë atë. Ajo që parlamenti ka për detyrë ta mundësoj. Nuk ishte e lehtë kjo që bënë. Mendoj që të gjithë meritojnë vlerësim për ketë hap të hedhur përpara. Hapi tjetër është imuniteti. Dua të jem i sinqertë me ju pasi nuk e besoja që parlamentarët do të votonin për Kodin Zgjedhor. Gjithashtu e kuptoj zotin Dule, Mediu, Oketa dhe partitë e vogla pasi me sa di ka patur dikutime për një korrektim kombëtar. Kjo nuk ishte e mundur kësaj here por mund të trajtohet në të ardhmen. Por përsëri dua të jem i sinqertë më ju. Nuk mendoja se ky projektligj do të votohej në parlament. Kam humbur dy baste pasi mendoja se do ta kishin të pamundur për ta bërë këtë. Kështu mendoj se edhe me mungesën e besimit mes palëve ata mundën ta realizojnë këtë dhe kanë mundësi të realizojnë tjetrën”, tha Arvizu. Duke komentuar votimin e kodit të ri zgjedhor kreu BE-së në Tirane Ettore Sequi u shpreh se “Nga Tirana dhe Brukseli ndoqëm çdo hap e etapë të refromës zgjedhore. Ka pasur momente të vështitra, por jemi të lumtur që shohim rezultatin. Si opozita dhe mazhoranca dëshmuan gadishmëri dhe nivel të lartë kompromisi. Na duhet të përgëzojmë të dyja palët për rezultatin e sotëm. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, u mirëprit sot edhe nga kryetari i OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, i cili tha se “pas një procesi gjithëpërfshirës negociatash, miratimi përbën një hap të madh për Shqipërinë drejt demokratizimit të mëtejshëm të vendit”. Fule: Vijoni kompromisin për reformat Komisioni Evropian mirëpriti miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor duke lavdëruar qeverinë dhe opozitën për bashkëpunimin konstruktiv në këtë fushë. Megjithëse vlerësohet si një hap i rëndësishëm, reforma zgjedhore nuk është i vetmi prioritet i opinionit, prandaj Brukseli i bën thirrje palëve të vijojnë me të njëjtën frymë për heqjen e imunitetit dhe miratimin e reformës për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në komunikatën për shtyp, të lëshuar nga zyra e Komisionerit për zgjerim Stefan Fule, të gjitha palët inkurajohen të japin kontribut e të tregojnë sjellje konstruktive, thelbësore kjo që Shqipëria të mund të hedhë hapin e radhës drejt BE-së këtë vit.
 
1.2 milionë metra katrorë, kryesisht në pjesen më të bukur të bregdetit shqiptar, po i shiten nga Ministria e Mbrojtjes biznesmenëve të ndryshem. Deputeti Erjon Braçe ka deklaruar se ky eshte skandali më i madh me tjetersimin e pronës publike në vend, po të shtosh edhe faktin se Spitali Ushtarak dhe Shkolla “Skënderbej” nuk do te ekzistojnë me si të tilla dhe do të jepen për privatizim, duke ngritur keshtu dyshime teper te forta per afera te paracaktuara me te njejtet njerez afer pushtetit, qe kane perfituar deri tani nga kjo qeveri prona publike, tendera dhe licensa. Erjon Braçe, Ka vetëm një instrument për ta ndalur gjithë këtë tmerr, zhvatje quajeni çfarë të doni në kurriz të qytetarëve të Shqipërisë: Vota! Erjon Braçe në një intervistë për Top Channel thote se Plani i Perhapjes së Ushtrise i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, si ne 2009 dhe ne 2012, nuk eshte gje tjeter veç vjedhje e hapur e pronave publike. “Në Karaburun janë 160 mijë metra katrorë të nxjerra jashtë Planit të Përhapjes për t’u shitur. Vetëm në Palasë janë 20 mijë metra katrore, në dijeninë time, tashmë të shitura. Duhet ta pyes ministrin Imamin, se kujt i janë shitur këto 20 mijë metra? Vijon në Himarë, duke përfshirë kalanë e Aliut dhe më pas në Himarë me 20 mijë metra katrorë të tjera. Brenda tjetërsimit të miratuar tashmë të pronave, të përmendur edhe një ditë më parë në Komision është edhe Spitali Ushtarak i Tiranës. Deri më sot ka qenë me kontratë aty një tjetër spital privat, kontrata e të cilit ka skaduar dhe nuk është rinovuar se do t’i vihet në dispozicion, tashmë për shitje edhe pjesa tjetër e Spitalit Ushtarak. Brenda këtij plani është Shkolla e Bashkuar, e cila po përflitet gjerësisht që do të vihet në dispozicion të një tjetër biznesi privat. Në listën e mëparshme ka qenë Komanda Detare e Bazës së Bisht Pallës. Tani, e gjithë baza. Brenda po këtij plani është Shkolla e Marinës në Vlorë dhe besoj që është në vëmendje të qytetarëve, që menjëherë ka për t’u kthyer në zonë ndërtimi. Brenda këtij plani është edhe tuneli i famshëm i Porto Palermos”, tha Braçe. Ndërkohë që vetë deputeti Braçe thotë që e gjithë kjo batërdi vjedhjesh është kryer pa transparencë dhe në mënyrë të fshehtë. “Spunto për të verifikuar gjithë këto histori janë thashethemet që dalin nga të pakënaqurit të shitjes apo tjetërsimit të pronës së Ushtrisë Shqiptare. Dëgjova dje që i fshehur pas sekretit, ministri Imami mohoi apo refuzoi transparencën në Komisionin e Sigurisë. Në dijeni të kësaj liste të jetë gruaja e zotit Imami nuk është transparencë. Në dijeni të kësaj liste, të jenë qytetarët e Shqipërisë, është një proces transparence, i domosdoshëm dhe që duhet garantuar tani”, tha Braçe. Vete Braçe thote se ky privatizim nuk i sherben askujt perveç klienteve te oborrit te qeverise. Ai keshillon se keto prona mund te shkonin per te paguar faturen e larte te ish–pronareve. “E shikoj të pafrytshme, sepse fare mirë këto prona mund të ishin përdorur për kompensim fizik të ish-pronarëve me qëllim që ajo faturë financiare, aq e rëndë për çdo shqiptar, për breza të tërë, të zerohej pikërisht prej vlerës së këtyre pronave. Nga këqyrja apo nga informacioni, që unë disponoj për shitjen e një pjese të këtyre pronave interesi primar, prioritar i Sali Berishës janë vetëm klientët e qeverisë”, tha Braçe. Persa i perket instrumentave ligjore, qe mund ta ndalin kete histori, Braçe thote se, nuk mund te gjesh asnje te tille ne nje vend, ku nuk ekziston ligji. “Tmerrësisht e vështirë për të folur për instrumenta ligjorë në një vend, ku ligji është kthyer në leckë për të llustruar këpucët, që kushtojnë shumë, të qeverisë. Nuk mund të flitet më për ligjin në këtë vend. Ka vetëm një instrument për ta ndalur gjithë këtë tmerr, zhvatje quajeni çfarë të doni në kurriz të qytetarëve të Shqipërisë: Vota!”, tha Braçe. Ne kete menyre, Ministria e Mbrojtjes pas Tregtise se Armeve dhe Pergjimeve, duket se po perfshihet ne nje tjeter skandal qe kete here lidhet me pronat. Disa nga simbolet e historise shume shpejt nuk do te ekzistojne me, si kalaja e Ali Pashes ne Porto Romano apo tunelet, qe po pesojne tashme te njejtin fat si nendeteset. Pa folur per Spitalin Ushtarak apo Shkollen e Bashkuar ne Tirane. Disa nga pronat me te rendesishme publike ne shitje Shkolla "Skenderbej" Spitali Ushtarak Tirane Shkolla e Marines Vlore Reparti i Bisht Palles Reparti i Kepit te Rodonit, Durres Reparti Shen Pjeter, Durres Reparti i Qerretit, Durres Reparti Ushtarak i Velipojes Reparti i Shen Vasilit Sarande Reparti i Cukes Sarande Reparti i Ksamilit, Sarande Reaprti Narte, Vlore Reparti i Pishporos, Vlore Reparti i Radhimes, Vlore Reparti i Kepit te Gjuhzes, Vlore Reparti i Ravenes, Karaburun Reparti i Palases Himare Reparti Kalaja e Aliut, Porto Palermo Kampi Fushor Golem
 
Policia greke ka shkatërruar një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike.Sipas Drejtorisë së Policisë së Atikes,operacioni u zhvillua ne lagjien Nea Zmirni të kryeqytetit helen dhe u konkretizua me arrestimin në flagrancë të një 34-vjeçari shqiptar dhe shpalljen në kërkim të tre shqiptarëve të tjerë. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale sasine prej 19.7 kilograme lende narkotike e llojit heroine e pastes,2.3 kilograme perzjeres se saj, nje pistolete e markes Baikal, nje automatik me silenciator, nje pistoleve Steyer dhe peshore elektronike. Te arrestuarit iu gjet nje laborator perzjerje te lendeve narkotike, si dhe nje sasi parash. Sipas burimeve policore, 34-vjeçari dhe bashkepunetoret e tij, e shisnin lenden narkotike ne doza ne Athine dhe rrethinat e saj. Mesohet se droga vinte ne Greqi nepermjet Shqiperise dhe ne vazhdim perpunohej per t'u shitur ne tregun grek te narkotikeve. Vlera e droges se sekuestruar llogaritet ne me teper se 1 milion euro.
 
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, Nikoliç ka theksuar se, Kosova nuk është problem i një njeriu të vetëm dhe për këtë arsye kërkon konsensus. “Me kënaqësi do ta merrja përsipër përgjegjësinë historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas hartimit të një platforme të përbashkët mund të shkojmë në bisedime”, ka thënë Nikoliç. Ai ka nënvizuar se, pasi të formojë qeverinë do të mbledhë eksponentët kryesorë të politikës serbe për të Me kënaqësi do ta merrja përsipër përgjegjësinë historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas hartimit të një platforme të përbashkët mund të shkojmë në bisedime Tomisllav Nikoliç President i Serbisë hartuar një platformë bisedimesh me Kosovën. Presidenti serb ka shprehur gjithashtu synimin e tij që në këtë dialog të mos jetë i përfshirë vetëm Brukseli, por edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Më tej gjatë intervistës, Nikoliç ka thënë se opinionit publik në Serbi i janë fshehur një sërë marrëveshjesh të arritura me Kosovën në Bruksel, të cilat sipas tij e çojnë Kosovën drejt pavarësisë. “Është fshehur për shembull fakti se në tavolinë para shqiptarëve mund të qëndrojë vetëm tabela me Kosovën me asteriks, por pa fusnotë”, ka thënë Nikolliç. “Pastaj, se serbët në veri të Kosovës nuk duhet të marrin tabela të regjistrimit, por kusht për këtë është që të nënshkruhen si shtetas të Kosovës”, ka vijuar presidenti.
 
Një seri atentatesh me armë zjarri janë kryer gjatë orëve të natës ndaj tre objekteve të ndryshme në Zubin Potok, në veri të Kosovës. Sipas raportimeve të “REL”, që citon burime policore, atentatet janë kryer ndaj selisë së një banke, një radioje lokale dhe shtëpisë së një zyrtari të Policisë së Kosovës. Sipas burimit, policia dyshon se sulmet, të kryera gjatë periudhës kohore 01:40 - 02:20, kanë qenë të koordinuara dhe të mirëorganizuara. Shënjestër e të shtënave kanë qenë selia e bankës KEP, stacioni radiofonik “Radio Kolashin”, ndërkohë që emri i zyrtarit policor nuk është bërë i ditur. Për fat të mirë nga sulmet nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos në banesën e zyrtarit policor, ku mësohet se është hedhur edhe një granatë dore. Në tre vendet e ngjarjes kanë mbërritur njësi të specializuara policore, përfshirë ato të EULEX-it, të cilat kanë mbledhur provat materiale, kryesisht gëzhojat e armëve të zjarrit. Në dy lokacionet e para, tek ndërtesa bankare dhe radiostacioni, janë rekuperuar plot 50 gëzhoja, ndërkohë që në shtëpinë e zyrtarit janë gjetur 20 të tilla. Aktualisht po kryhen hetime nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, por vendimtare do të jenë rezultatet e ekspertizës së provave materiale të mbledhura në vendngjarje.
 
Qeveria e Shteteve te Bashkuara publikoi ditën e enjte raportin e përvitshëm mbi gjendjen e sigurisë në botë, duke i bërë njëkohësisht thirrje shtetasve të saj që të shmangin vizitat në vendet e përfshira në “listën e zezë”. ”Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme ndaj interesave të SHBA-ve në disa rajone të ndryshme të planetit, përfshi Europë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, shkruhej në deklaratën e publikuar nga Zyra Shtetërore e Punëve Konsullore. Në dokument, i kërkohej shtetasve amerikanë që të tregoheshin veçanërisht të kujdesshëm në përzgjedhjen e mjeteve të tyre të transportit, me transportin detar dhe atë lumor të konsideruar si më të rrezikshmin, sidomos në Afrikë dhe pranë brigjeve somaleze. Ndërkohë, “lista e zezë” e shteteve që nuk këshillohet të vizitohen përfshin Jemenin, Somalinë, Algjerinë, Pakistanin, Arabinë Saudite, Republikën e Afrikës Qëndrore, Afganistanin, Sirinë, Kolumbinë, Meksikën, Kenian, zona të ndryshme në Izrael, Pakistan, Kore e Veriut e disa shtete të tjera, për një total prej 30 vendesh. Në listën e gjatë të destinacioneve të rrezikshme, përfshiheshin edhe disa aktivitete të rëndësishme sportive, zona rezidenciale, zyra biznesi, hotele, restorante, vende fetare, shkolla, zona publike dhe destinacione të tjera turistike me rrezikshmëri të lartë, në vende të ndryshme në planet. Departamenti gjithashtu këshillonte shtetasit amerikanë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen në programin e “Udhëtimit të Zgjuar”, i cili i jep autoriteteve mundësinë që të kontaktojnë shtetasit, në situata rreziku apo urgjencash të ndryshme.
 
Një hetim i ri është hapur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për vdekjen e ish-Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Dag Hammarskjold, në vitin 1961. I konsideruar nga presidenti John F. Kennedy si burri i shtetit më vizionar i shekullit dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin që ndërroi jetë, suedezi mbeti viktimë e një aksidenti ajror në Afrikë, i mbetur deri më sot në një prej mistereve më të mëdha të pazbardhura të historisë. Një hetim në vitin 1962 nuk arriti të identifikonte asnjë arsye për përplasjen e avionit që transportonte diplomatin suedez në Kongo, por të dhëna të reja kanë dalë në dritë dhe disa prej tyre përforcojnë dyshimet se vdekja e tij mund të mos ketë qenë aksidentale, por një vepër e një agjenture të huaj. Hammarskjold ishte duke udhëtuar në një prej rajoneve më të rrezikshëm të planetit për të ndërmjetësuar një armëpushim në krahinën e pasur me minerale të Katangës, ku separatistët rebelë të Moise Tshombes, u rebeluan ndaj qeverisë komuniste të mbëshetur nga Bashkimi Sovjetik. Deri më sot, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mbetet personi i vetëm i historisë që është nderuar me çmimin Nobel për Paqen pas vdekjes. Ai mbahet mend gjithashtu për vendosjen e misionit të parë paqeruajtës të armatosur me trupa të OKB-së, pas krizës së Suezit në Egjipt, në vitin 1957.
Trupat siriane janë mobilizuar në një ofensivë të re, qëllimi i së cilës është largimi i rebelëve nga disa zona të ndryshme të kryeqytetit Damask. Në ditët e fundit, luftime të ashpra janë zhvilluar në kryeqytet, ku forca kryengritëse kanë zënë disa pozicione strategjike në lagjet periferike. Tanket, artileria dhe helikopterët janë vendosur në funksion të kësaj ofensive madhore, e cila synon të rikthejë nën kontroll të plotë të forcave qeveritare kryeqytetin. Ofensiva vjen pas vrasjes, ditën e mërkurë, të tre figurave kryesore të regjimit, në një sulm vetvrasës me bombë. Aktualisht, është e panjohur vendndodhja Siria Damask, vriten katër zyrtarë Siri, një kolonel Ministri i ri i Mbrojtjes Siri, sulm kamikaz, vdes ministri i Mbrojtjes e presidentit Bashar al-Assad. Që prej sulmit që vrau ministrat e Brendshëm, atë të Rendit dhe drejtorin e Zyrës së Menaxhimit të Krizave, ai nuk ka bërë asnjë koment apo dalje publike. Më shumë se 16 mijë persona kanë humbur jetën në luftën civile në Siri, që prej fillimit të saj në mars 2011. Sulmi ndaj tre funksionarëve u interpretua ndryshe nga dy superfuqitë kryesore që përplasen në interesat e tyre në Siri. SHBA, mbështetëse e kryengritësve e cilësoi ngjarjen si një shenjë që autoritetet po humbasin kontrollin mbi vend, ndërsa Rusia e konsideroi sulmin si të përbuzshëm, ndërsa ripërsëriti mbështetjen e saj për regjimin e al-Assad. Shtëpia e Bardhë: Assad po humb kontrollin Vrasja e tre figurave kryesore në zemër të themeleve të mbrojtjes të Sirisë, tregon se presidenti Bashar Al-Assad është duke humbur kontrollin e vendit, tha Shtëpia e Bardhë. Kunati i presidentit, ministri i mbrojtjes dhe shefi i ekipit të krizave të Asad mbetën të vrarë në një sulm me bombë gjatë një mbledhje në selinë e sigurisë kombëtare. Grupet rebele thonë se bomba ishte vendosur një ditë më parë dhe paralajmëruan rënien e pashmangshme të qeverisë. Ushtria është zotuar se do të shpëtojë Sirinë nga bandat kriminale dhe vrastare. Ndërsa Shtëpia e Bardhë doli në një deklaratë me anë të zëdhënësit të saj. "Unë mendoj se incidenti i sotëm bën të qartë që Assad po humbet kontrollin", u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney. "Të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të mblidhen së bashku për të mbështetur një tranzicion". Sulmi ishte kulmi i përplasjeve disa ditore mes forcave të armatosura dhe luftëtarëve rebelë në disa zona të Damaskut. Por, në kontrast me shpërthimet më të hershme në Damask, nuk ka asnjë fotografi apo video nga skena e shpërthimit të së mërkurës, ndërsa korrespondentja e BBC-së në zonë tha se asnjë dritare në ndërtesë nuk u thye.
 
Ministria e Brenshme në Jemen informoi të enjten për arrestimin e disa shtetasve, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të agjenturës iraniane. Celula e Shërbimeve Inteligjente “Vevak”, kishte operuar më parë në Somali dhe në Bririn e Afrikës, përpara se të zhvendosej në kryeqytetin jemenas të Sana’as. Drejtuesi i këtij rrjeti ishte një ish-antar i Gardës Revolucionare Iraniane, trupës ushtarake më besnike ndaj regjimit. Në një deklaratë disa orë pas arrestimeve, Presidenti i Jemenit, Abdrabuh Mansur Hadi i kërkoi Iranit që “të shohë punët e veta dhe të lërë njëkohësisht Jemenit të merret me çështjet e tij”. Thirrja e tij erdhi pak kohë pasi një raport i SHBA-ve konsideroi Iranin si provokues i trazirave në Jemen, vendi më i varfër i Lindjes së Mesme, i turbulluar nga fondamentalizmi islamik dhe lëvizjet separatiste në disa krahina të ndryshme. Pak detaje janë dhënë rreth arrestimeve, ndonëse është komunikuar se shuma e të prangosurve ishin shtetas jemenas.
 
SOFJE - Autobusi shpërthen në aeroportin e Burgas në Detin e Zi, dy të tjerë marrin flakë. Më shumë se 30 të plagosur. Grupi vinte nga Tel Avivi dhe ishte duke shkuar drejt aeroportit bullgar. Është gjetur sasi e madhe eksplozivi. Dyshohet për akt terrorist. Radioja izraelite: "Një kamikaz". Atentati në ditën e 18-vjetorit të atentatit anti-semit të Buenos Aires-it. Shpërthim në autobusin e turistëve izraelianë, që po shkonin drejt aeroportit, e ku raportohen së paku 8 të vdekur dhe 30 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në aeroportin e Burgas në Detin e Zi në Bullgari. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas uljes së një avioni të ardhur nga Tel Avivi. Bën të ditur edhe vetë televizioni izraelian Canale 10 apo radioja publike bullgare Bnr dhe televizioni privat bullgar Bt, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme në Sofje. Dëshmitë e para të ardhura nga Bullgaria bëjnë të ditur për një eksploziv të fuqishëm, që ka përfshirë tre autobusë, ku udhëtonin turistë izraelianë që sapo kishin dalë nga aeroporti i Sarafovo. Në bord gjendeshin 40 vetë. Sipas kryebashkiakut të Burgas, sasia e eksplozivit ishte vendosur në autobusin e parë. Në fillim ka shpërthyer ai, ndërsa dy të tjerët pak pas tij si pasojë e zjarrit të parë. Ndërkohë që autoritetet bullgare kanë nisur hetimin, ministri i Brendshëm Tsvetan Tsvetanov në një konferencë për shtyp nuk ka dhënë ende detaje mbi shkaqet. Vetë presidenti i Bullgarisë ka shkuar në vendngjarje. Dëshmitë Sipas dëshmive të të intervistuarve nga radioja ushtarake izraeliane, shpërthimi do të ketë qenë vepër e ndonjë atentatori të ngjitur në autobus bashkë me grupin. Emergjenca Shërbimet izraelite të emergjencës janë duke u organizuar për të dërguar ndihma në Bullgari. Për momentin bilanci i fatkeqësisë është 8 të vdekur dhe 30 të plagosur, por nuk dihet më vonë. Kryeministri bullgar Boiko Borisov, ministri i Brendshëm, Tsvetan Tsvetanov dhe ambasadori izraelian në Bullgari janë nisur për në Burgas. Burgas Qyteti është i rëndësishëm si qendër turistike në Detin e Zi, gjysmë i banuar nga izraelitë dhe jo vetëm nga ata, shumë i njohur për lokalet dhe argëtimin e natës me çmime të ulëta. Ushtarakët izraelitë prej kohësh kishin sinjalizuar Bullgarinë, dhe sidomos këtë zonë bregdetare, si objektiv për sulme terroriste. Vendi është shumë i pambrojtur, pasi terroristët mund të inflitrohen nga Turqia. Precedentët Atentati i Burgas ka ndodhur në ditën e 18-vjetorit të atentatit terrorist në Buenos Aires. Në 18 korrik 1994 një bombë e vendosur në qendrën ebraike të kryeqytetit argjentinas vrau 85 vetë dhe plagosi 300 të tjerë. Atentat që ende ka mbetur i padënuar. Një gjykatës argjentinas vitin e kaluar e vuri gishtin mbi libanezët e Hezbollah, të cilët e kanë mohuar përgjegjësinë e tyre. Hipotezat Pas atentatit të Burgas kundër grupit izraelit qëndron Irani. Këtë ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. «Gjithë të dhënat na çojnë në Iran». Sipas dëshmitarëve të intervistuar nga radioja ushtarake izraelite shpërthimi duhet të ishte vepër e një atentatori vetëvrasës, i cili u ngjit në autobus bashkë me grupin. Më pas ka hedhur të tjera hipoteza: «Me sa duket ka qenë një sulm kundër një autobusi, që transportonte turistë izraelitë. Ka pasur edhe të shtëna me armë dhe një pajisje është hedhur kundër mjetit», ka deklaruar një zëdhënës i zyrës së kryeministrit, Ofir Gendelman. Më e kujdesshme ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme, zëdhënësi i së cilës ka nënvizuar se shkaqet e shpërthimit janë të panjohura dhe nuk ka konfirmuar as numrin e viktimave dhe as që ata ishin izraelitë.
 
Siria është në luftë civile. Deklarata ka ardhur dje nga misionarët e paqes që shohin nga afër situatën në terren, por edhe nga vetë Presidenti Bashar al Asad, i cili në një fjalim në televizion pohoi se vendi ndodhej në luftë të vërtetë. Dy ditë më parë, në një fshat sirian bombardimet e qeverisë dhe sulmet e milicisë kanë shkaktuar vdekjen e mbi 200 personave dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shkuar në terren për të vërtetuar pasojat e masakrës së mohuar nga forcat e Asad. Vendi është në kaos, por kjo nuk pengon zonjën e parë siriane të bëjë “shopping” në internet me shifra marramendëse. Asma al Asad, gruaja e Presidentit al Asad, blen në dyqanet më të shtrenjta të Londrës, duke shpenzuar mbi 300 mijë euro për mobilie luksi. Sipas britanikes “Mail on Sunday”, zonja Asad ka urdhëruar një porosi me vlerë 270 mijë paund për tavolina, divane, tapete, shandanë… të gjitha të stilit turk, të blerë në një prej dyqaneve në të shtrenjtë të dizajnit në Çelsi, dhe të gjitha për të arreduar rezidencën e saj verore, 200 milje larg Damaskut. Mediat britanike krahasojnë fotot e mobilieve luksoze dhe jetës që bën zonja Asad me rrugët e qyteteve ku çdo ditë vdesin dhjetëra njerëz. Sipas OKB-së, prej rreth 15 muajsh, kur në Siri kanë nisur protestat për rrëzimin e Presidentit Bashar al Asad, kanë humbur jetën rreth 16 mijë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve janë civilë.
 
Një trup jashtëtokësori, i balsamosur me një lartësi prej 1,5/6 metrash, u zbulua në një piramidë të lashtë që i përket dinastisë të Senesretit 11 dhe datohet që nga 1897-a deri në 1788-ën para erës së re. Mumia u varros me kujdes shumë të madh, së bashku me… shumë sende të çuditshme. Sipas burimeve të ardhura nga i institucionet e arkeologjisë egjiptiane, mumia jashtëtokësore u zbulua nga dr. Victor Lubek, profesor arkeolog në pension i Universitetit të Pensilvanisë. Teksa po kryente gërmime gjatë një ekspedite, arkeologu Lubek e zbuloi mumien në një dhomë të fshehtë të piramidës, ndërkohë që ai po kërkonte fosilet e një mbretëreshe. Në dhomë, u zbulua gjithashtu dhe përzierje prej ari, argjii dhe një lloj veshje e veçantë, e cila mbulonte trupin e mumies. Për shumë arkeologë mëdyshjet vazhdojnë të mbeten, edhe pse ato thyhen nga pamjet e fotografive të nxjerra posaçërisht me mumien. Ndërkohë, fotografia është marrë nga hulumtimi i bërë mumies nga një ekip arkeologësh, paleontologësh dhe antropologësh të Universitetit të Illinois në vitin 1972 në muzeun privat “Arequipa” në Peru. http://www.tiranachat.net/shqip/2012/07/lajme/kuriozitete/zbulohet-nje-mumie-jashtetokesore/
 
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin të gjitha elementet për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armës bërthamore. Duke folur pas bisedimeve me zyrtarët e lartë izraelitë në Jerusalem, Klinton tha se SHBA-ja dhe Izraeli preferon një zgjidhje diplomatike me Iranin. Klinton tha se propozimet e Iranit bërë në bisedimet me fuqitë botërore- të ashtuquajturat P5 +1 - ishin propozime me të cilat nuk mund të fillohet procesi i zgjidhjes së problemit. Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po zhvillon armë bërthamore, për të cilën dyshon Perëndimi. Klinton nuk e ka vizituar Izraelin që nga shtatori i vitit 2010. Analistët thonë se kjo nuk është bërë për shkak të përparimit të vogël në bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, për të cilat Klinton gjithashtu bisedoi me udhëheqësit izraelitë.
Top