Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Dua vetëm të di cilat kanë qenë fjalët e fundit që ka thënë im bir para se të vdiste”. Këto janë fjalët e nënës së Julian Çunit, i cili u godit për vdekje me thikë para tre muajsh, në furgonin e linjës Tiranë- Durrës, ku ndodhi edhe vrasja. Sadete Çuni rrëfen për “Gazetën Shqiptare” se prej kohës që djali i saj ka vdekur, drejtësia shqiptare nuk ka bërë asgjë për kapjen e personave përgjegjës për vdekjen e djalit të saj. “Në asnjë vend të botës nuk është parë që të vritet në mes të ditës një 17-vjeçar duke punuar për të nxjerrë bukën e gojës, dhe vrasësit të lëvizin lirshëm,” pohon Sadetja me lot në sy. Ajo ankohet pasi asgjë nuk është bërë nga shteti edhe pse gjithçka dihet. “Asnjë gjë, thjesht heshtje. Nuk kemi komunikuar me forcat e policisë, kemi shkuar që të flasim me ndonjë person që të na japë një zgjidhje, por askush nuk di asgjë. Vrasja e djalit tim është zbardhur, por vrasësit lëvizin akoma të lirë”, shprehet nëna. Ajo tregon se nuk kanë arritur të kontaktojnë me shoferin e furgonit. “Vrasja e djalit tim do i rëndojë gjithë kohën, gjithë jetën në ndërgjegje. Prandaj ne kërkojmë që ai të thotë të vërtetën, vetëm të dëshmojë atë që di dhe atë që ka parë. Unë si nënë i bëj thirrje që të dëshmojë vetëm të vërtetën”, rrëfen Sadetja në GSH. Ajo apelon që drejtësia të veprojë, përderisa vrasja e djalit të saj është e zbardhur dhe autorët dihen.
 
Kerkoj ndihme nga te gjithe ata qe e dine mire kompjuterin!Kam 3 dite qe me dergon mesazh ne hotmail nje njeri me emrin anthony dhe me jep nje link ku te fitoj para dhe pastaj me thojne na jep numrin e llogarise bankare qe te hedhim parate.Une nuk kuptova asgje se ca po bente ai por une nuk kam llogari bankare dhe i thash atij ''me ler te qete'' kurse ai me thote mua ja dicka te bukur per ty: Ke fituar 20 euro dhe nese i do keto euro,na jep numrin e llogarise bankare qe ti hedhim. Une nuk di ca te bej.Puna eshte se kam edhe mesazhe te rendesishme aty ne ate email dhe i kam ne italisht dhe anglisht dhe nuk di ca te bej. Si do ishte me e mira? Ta denocoj ne polici per vjedhje dhe mashtrim piratik apo jo? Gjithashtu e kam kercenuar se do ta denocoj ne polici por ai me thote mua,sapo ke fituar edhe 50 euro te tjera. I dergova prape mesazh para 10 minuta dhe prej pergjigje... Ju lutem,me jepni nje ide si ta mbroj hotmailin tim nga ky mashtrim per euro.
Pershendetje Po prezantohem me pare. Quhem Marin Mema , jam gazetar ne Top Channel. Jam rregjistruar ketu, per nje arsye shume te vecante, te kem debat sa me te drejperdrejte me te gjithe. Do te mireprisja cdo idee qe mund te me jepej per speciale apo reportazhe, te cdo natyre sociale apo investigative.Per cdo problem qe ju shqeteson apo ju ben pershtypje do prisja me qejf cdo ide.Per te goditur korrupsionin apo per te treguar nje realitet te hidhur dhe godites.
Kur akrepat e orës u përputhën me orën 12, të 21 dhjetorit 2012, banorët e Zelandës së Re e informuan tërë botën përmes rrjetit Twitter se kiameti nuk ndodhi dhe se gjithçka është OK. Zelanda e Re është aty ku ishte!? Njerëzit në mbarë botën me frikë e pritën këtë datë, por falë banorëve të Zelandës së Re, tash mund të marrin frymë lirshëm. Sepse, “fundi i botës” nuk ka ndodhur. Zelanda e Re u bë shpejtë top-temë në internet. Njerëzit nxituan që me pjesën tjetër të botës t’i ndajnë përshtypjet për datën më të frikshme të vitit. Disa nga “cicërimat” në Twitter janë: “Fundi i botës nuk ka ndodhur. Sinqerisht, Zelanda e juaj e Re”. “Në Zelandën e Re tash është e premte, por bota nuk mbaroi”. “Hej, botë, sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re dhe bota është akoma këtu. Do të jeni të sigurt nesër, Amerikë”. “E pra, erdhi 21 dhjetor në Zelandën e Re, dhe do të ishte keq të mendohet se fundi i botës do të pres zonën kohore amerikane”. Artikulli : http://www.euralb.com/lajmet/bota/deshton-fundi-i-botes-mbijeton-zelanda-e-re/
 
prindërit e një 7-vjeçareje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përballën me një zgjedhje tepër të vështirë, t’i injektonin virusin HIV vajzsës së tyre apo ta linin të vdiste nga leuçemia. , raporton Top - Channel.Pasi kimioterapia e dytë kishte dështuar dhe e mitura rrezikonte të humbte funksionin e organeve jetësorë brenda 48 orëve, prindërit zgjodhën që të eksperimentonin kurën e pazakontë, të propozuar nga mjekët e një spitali në Filadelfia. Leuçemia, e njohur shpesh në zhargonin popullor si “kancer në gjak”, karakterizohet nga një rritje e vazhdueshme e rruazave të bardha të gjakut në trup. Rruazat e bardha përbëjnë thelbin e sistemit imunitar të trupit, por në rastin e leuçemisë, ato nisin të zëvendësojnë rruazat e kuqe, të domosdoshme për jetën, duke sjellë eventualisht vdekjen. Nga ana tjetër, HIV-i bën të kundërtën, duke degraduar sistemin mbrojtës të trupit nëpërmjet shkatërrimit të rruazave të bardha dhe në momentin kur ky “mur mbrojtës” bie, virusi shndërrohet në AIDS-s, momenti kur organizmi preket nga një shumicë sëmundjesh, duke sjellë vdekjen. Me ruazat e bardha jashtë kontrollit, tek 7-vjeçarja, futja e një HIV-i të përforcuar, solli një impakt të menjëhershëm në trup, duke reduktuar numrin e tyre dhe eliminuar kërcënimin e menjëhershëm për jetën e Emily Whitehead. Whitehead, u shndërrua kështu në personin e parë që i nënshtrohet kësaj kure të pazakontë, e cila në fillim u shoqërua me një reaksion në trupin e saj, që e kaloi në gjendje kome dhe bëri që mjekët të vlerësonin shanset e saj për mbijetesë në 24 orët e ardhshme nga një në 1 mijë.Megjithatë, 7-vjeçarja u përmirësua gradualisht dhe së fundmi u la e lirë të largohet nga spitali. Mjekët, shpresojnë që me kalimin e kohës, të gjejnë një mënyrë të për të ekuilibruar dy sëmundjet me efekt të kundërt tek rruazat e bardha të gjakut, ndërsa Emily, është e lirë që të rikthehet të gëzojë jetën e saj, e cila tashmë nuk ka më një datë “skadence”.//
 
Sipas nje studimi i bere nga BE,nxorri ne perfundim se numri i nazisteve po shtohet dite per dite.Vendet ku numri i nazisteve eshte me i larte jane: 1-SHBA-deri tani jane verifikuar 12.459.300 persona qe jane naziste. 2-Serbi-Para 3 vitesh u formua nje organizata naziste serbe me emrin ''Serbia e Madhe'' dhe deri tani numri i kesaj organizate ka vajtur ne 9.344.218 persona.Kjo organizate eshte me ideologji naziste dhe objektivat e kesaj organizate jane formimi i Serbise se madhe dhe shfarrosjen e kosovareve,boshnjakeve,kroate,myslimaneve dhe njerzit me ngjyre.RACA ARIANE. 3-Greqia-Partia Agimi i Arte e cila eshte nje parti neo-naziste ne pushtet dhe synimet e tyre jane me shume se nacjonaliste. E pashe ne nje artikull ne gjuhen frenge dhe e lexova te gjithen por ishte me i gjate dhe u perpoqa ta perktheja ne gjuhen shqipe pasi google translate nuk e perktheu sakte dhe keshtu u detyrova ta perkthej vete.Artikulli qe gjeta eshte me i gjate se fragmenti qe shkruajta me lart. http://www.americannaziparty.com/index.php http://en.wikipedia.org/wiki/Golden_Dawn_(Greece)
 
MAJAMI : ''Dukej kaq mirë në çastin e vdekjes'' ka thënë 77-vjeçari, duke shpjeguar se nëna e tij vdiq pa vuajtur. Ka vdekur në moshën 116-vjeçare në Monroe, në shtetin amerikan të Georgia-s, Besse Cooper, gruaja e regjistruar në librin Guiness si njeriu më i moshuar i gjallë në gjithë botën. Gruaja u nda nga jeta qetësisht në një shtëpi pushimi menjëherë pas prerjes së flokëve, sipas birit të saj, Sidney. ''Dukej kaq mirë në çastin e vdekjes'' ka thënë 77-vjeçari, duke shpjeguar se nëna e tij vdiq pa vuajtur. "Këtë mëngjes u zgjua, përgatiti një mëngjes të madh tradicional dhe rregulloi flokët. Sikur ta kishte parashikuar gjithçka'', ka shtuar Sidney Cooper, duke saktësuar se nëna ka përshkuar në jetën e saj tre shekuj dhe ka pasur 4 fëmijë, të gjithë gjallë dhe mirë me shëndet. Gruaja u njoh një herë nga libri Guinness si njeriu më i vjetër në botë në janar 2011. Titulli iu mor më pas nga braziliania Maria Gomes Valentim, e cila kishte lindur 48 ditë përpara saj.
 
Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë detektuar se Koreja Veriore ka lansuar një objekt në orbitën e Tokës. Koreja e Veriut ka thënë se ka lëshuar një raketë, e cila ka vendosur satelitin në orbitë. Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë detektuar se Koreja Veriore ka lansuar një objekt në orbitën e Tokës. Japonia ka thënë se raketa ka fluturuar mbi Okinavën dhe lëshimin e saj e ka cilësuar si “të patolerueshëm”. Shtëpia e Bardhë ka dënuar po ashtu lansimin e raketës duke e quajtur “akt provokues”, i cili “dëmton sigurinë rajonale dhe shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara”. Koreja e Veriut ka bërë një provë të dështuar raketore në muajin prill. Kritikët akuzojnë regjimin verikorean se përdor provat e tilla si mbulesë për zhvillimin e raketave.//
 
Pas debateve të sotme, rezoluta e PE-së për Shqipërinë dhe amendamentet shtesë pritet të votohen mesditën e së enjtes në ditën e fundit të seancës plenare në Strasburg. Parlamenti Evropian debaton në mbrëmje, në seancë plenare në Strasburg, mbi rezolutën për Shqipërinë. Në politikën e zgjerimit, ekskluzivitet i vendeve anëtare, qëndrimet e Parlamentit janë vetëm këshillimore. Por edhe mbështetja simbolike për dhënien e statusit, me plotësimin e kushteve, vjen pas miratimit të konkluzioneve refuzuese të Këshillit të Ministrave të BE-së. Njësoj si në përfundimet e vendeve anëtare, edhe në rezolutën e Parlamentit është shtuar ndërkohë një amendament për retorikën nacionaliste nga eurodeputetja e djathtë greke Marietta Giannakou. “PE lavdëron Shqipërinë për nxitjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, por përsërit bindjen se kufijtë e Ballkanit duhen respektuar plotësisht dhe i bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të frenohen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tensione rajonale. Gjithashtu, PE mirëpret politikat e qeverisë kundrejt komuniteteve shqiptare në vendet fqinje, veçanërisht për këshillimin e tyre të bashkëpunojnë me qeveritë respektive për zgjidhjen e problemeve”, thotë deputetja Giannakou. Pas debateve të sotme, rezoluta e PE-së për Shqipërinë dhe amendamentet shtesë pritet të votohen mesditën e së enjtes në ditën e fundit të seancës plenare në Strasburg. Ernest Bunguri//
 
Një grup shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë shpallur krijimin e një organizate të re, të quajtur “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike” (ADA), e cila i dedikohet luftes për liri politike dhe vendosjes së ligjit në Shqipëri. ADA do udhëhiqet nga aktivisti Geri Kokalari. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Nju Jorkut, grupi shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e vendit ku të gjitha“shtyllat e institucioneve demokratike janë kompromentuar. Shumë pak nga mjetet e shtypit e kritikojnë qeverinë dhe ligji është veç një fjalë e rreme, sepse qeveria i manipulon gjykatësit në çdo moment”. “Ndërkohë që vendi është i pavarur, liria politike është në rrezik,” vijon deklarata. “Investigimet për korrupsionin e zyrtarëve më të lartë qeveritarë janë ndaluar në çdo hap dhe asnjë palë zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe të drejta”. Kokalari i ka bërë thirrje shqiptarëve në botë që të bashkohen për të sjellë demokracinë e vërtetë në Shqipëri. “Në Shqipëri demokracia ekziston vetëm si fjalë dhe ajo që e ka zëvendësuar demokracinë është nisur në rrugë të gabuar. Zgjedhje të paligjshme, kërcënim i medias, mospërfillje për rregullat ligjore dhe korrupsion i nivelit më të lartë të qeverisë po i vjedhin shqiptarëve lirinë që meritojnë,”tha Kokalari. Krijimin e ADA e ka përshëndetur edhe Uilliam Rajerson, ambasadori i parë që ka shërbyer në Shqipëri mbas rënies së komunizmit. “Është një lajm i mirëpritur që një grup shqiptarësh kanë filluar një organizatë të dedikuar për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri. Të gjitha demokracitë – duke përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – kanë të meta dhe kanë nevojë për përmirësim”.//
Sot,teksa po shikoja ne televizor per festen 1 shekullore te pavaresise se Shqiperi,pashe qe tek A1 Report i cili eshte nje kanal qe jep vetem lajme,pashe qe ne disa titra thuhej:''Sali Berisha tmerron shtet fqinje duke permendur edhe Bashkimin Kombetar ne diten 1-shekullore te Pavaresise se Shqiperise''. Gjithashtu ne dreken zyrtare qe beri Sali Berisha i cili kishte ftuar shume politikane nderkombetare dhe kombetare sic ishin Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani,Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci,Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga,Zv kryeministri i Maqedonise,disa ministra te Shqiperise dhe Kosves,kryeministri i Hungarise,ministri i jashtem i Kroacise,Presidenti i Malit te Zi,ministrat e jashtem te disa vendeve,ambasadoret e huaj qe jane ne Shqiperi perves ambasadorit maqedonas,greg dhe rus qe nuk erdhen si dhe politikane te tjere te huaj.Zoti Sali Berisha i dergoi ftese edhe Presidentit te Greqise dhe Maqedonise te cilet e refuzuan menjehere ftesen. Arsyeja qe Presidenti i Maqedonise e refuzoi ishte se para disa ditesh u qellua me veze makina e kryeministrit maqedonas ne tirane dhe djegia e flamujve maqedonas diten kur erdhi kryeministri maqedonas. Aryseja qe Presidenti i Greqise nuk erdhi ishte se per shkak te disa probleme etnike dhe probleme te vjetra e refuzoi direkt ftesen. Por Sali Berisha ka bere edhe nje veprim nacjonalist sot: Ai permendi Bashkimin Kombetar te trojeve shqiptare. Gjithashtu ,ne baze te informacioneve qe kam marr,SALI BERISHA NUK KA FTUAR ASNJE POLITIKAN SERB NE SHQIPERI DHE AS AMBASADORIN SERB NE SHQIPERI. Te lumt o Sali Berisha qe nuk i ftove por edhe po ti ftoje,ata nuk do vinin. Gezuar Festen dhe ora 11:46 duke pare Rita Oren duke kenduar ne sheshin Nene Tereza. Shqipetare kudo qe jeni dhe te gjithe ata qe kane qene ne sheshin Skenderbej dhe ne sheshin Nene Tereza ne Tirane,ju lutem lini mbresat qe ju la kjo dite e sotme. Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe jane.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, ndërsa çdo tentim që të arrihet një gjë e tillë do të jetë joproduktiv dhe destabilizues, thuhet në një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit, pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për “Shqipërinë e të gjitha tokave shqiptare”. Në qëndrimin e DASH shtohet edhe që Shqipëria e humbi shansin për të plotësuar kriteret e BE-së. Drejtori i zyrës për Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore thotë se mungesa e vullnetit dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri, bëri që vendi të humbasë rastin për të plotësuar kriteret që kishte vënë Bashkimi Evropian. Në një intervistë për kolegun Arben Xhixho, një ditë para nisjes për një vizitë disa ditore në Shqipëri, diplomati amerikan u bën thirrje pative kryesore politike që të votojnë në parlament tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Zëri i Amerikës: Zoti Moore, Shqipëria sapo përfundoi festimet për 100 vjetorin e pavarësisë, çfarë pritet tani, cilat do të jenë hapat e ardhshëm? Zëri i Amerikës: Ne jemi të kënaqur të urojmë Shqipërinë për 100 vjetorin e pavarësisë, jemi të kënaqur që Sekretarja Klinton pati rastin të shkojë atje dhe të flasë në parlament. Ka shumë arësye për të festuar, por në të njejtën kohë ne presim të shikojmë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Ndërsa ende nuk është shuar euforia e përvjetorit, ka po ashtu edhe një dozë të madhe zhgënjimi si në Shqipëri edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë edhe në Uashington, se u humbën mundësitë për disa vendime të rëndësishme që duhet të ishin marrë nga parlamenti për të plotësuar kriteret e kandidaturës për në Bashkimin Evropian. BE-ja pas disa ditësh do të dalë me vendimin e saj për Shqipërinë dhe ka mungesë përparimi për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe vullnetit të partive politike për të punuar së bashku për të plotësuar kriteret. …. Ne do t’i bënim thirrje gjithë deputetëve dhe anëtarëve të të gjitha partive që t’i linin mënjanë diferencat, t’i linin mosmarrëveshjet e brendshme mënjanë dhe të punojnë së bashku për miratimin e tre ligjeve. Zëri i Amerikës: Thirrja për bashkëpunim u është bërë disa herë autoriteteve, por duket se nuk ka sukses. Si e shpjegoni ju këtë? Jonathan Moore: Arësyeja mund të jetë që partitë politikë në opozitë, ose në qeveri, po punojnë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, për t’u pozicionuar për to. Edhe ne këtu në Uashington kemi dallime jo të pakta mes partive tona kryesore politike. Por është e rëndësishme që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, si dhe anëtarët e tjerë të parlamentit të ulen së bashku për të miratuar tre ligjet në fjalë, që janë të domosdoshme për përparimin e vendit, diçka që është për të mirën e të gjithë vendit. Në se ka mosmarrëveshje të brendshme politike, ato duhen trajtuar veçmazi, ato janë të një përparësie më të ulët. Zëri i Amerikës: Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Sekretarja Klinton u bëri thirrje autoriteteve të forcojnë institucionet, veçanërisht sistemin e drejtësisë që të jetë i paanshëm. Këto ditë prite të ndryshojë Prokurori i Përgjithshëm, ndryshim për të cilin palët kanë mendime të kundërta. Cili është mendimi juaj? Jonathan Moore: Përsa i përket Ina Ramën si Prokurore e Përgjithshme është e rëndësishme që çdo ndryshim që bëhet për këtë post, të bëhet në mënyrë transparente, të hapur dhe në përputhje me ligjet, në përputhje me mandatin e saj si Prokurore e Përgjithshme. Në se ajo do të qëndrojë si kryeprokurore, apo do të jetë dikush tjetër, është jetike që ky institucion dhe të gjithë ata që punojnë në të, të jenë në gjendje ta kryejnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga politika. Zëri i Amerikës: A ka Departamenti i Shtetit ndonjë qëndrim lidhur me interpretimin e kohëzgjatjes së mandatit të kryeprokurores Rama? Jonathan Moore: Ne nuk kemi ndonjë qëndrim zyrtar se sa është ose duhet të jetë mandati. Në disa rrethana zyrtarët qëndrojnë në poste, në disa të tjera mund të largohen më herët, ne nuk përpiqemi të diktojmë rrethanat. Standartet që mbështesim ne dhe që populli shqiptar kërkon janë që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë një post politik, të jetë i pavarur siç duhet të jetë edhe sistemi i gjykatave. Zëri i Amerikës: Një nga çështjet e tjera që Sekretarja Klinton ngriti në Shqipëri ishte ajo e korrupsionit. Për të është folur shumë. Autoritetet thonë se po e luftojnë korrupsionin. Si mund të matet lufta kundër korrupsionit? Jonathan Moore: Edhe ne këtu në Amerikë kemi probleme me korrupsionin. Nuk ka matës të përkryer. Për ne që i ndjekim zhvillimet në vendet e rajonit, na ka bërë përshtypje, dënimi i ish-kryeministrit kroat Sanader. Lufta kundër korrupsionit nuk është rreth posteve, nuk është për një krim të caktuar, korrupsioni merr forma të ndryshme në nivele të ndryshme të shoqërisë, është e rëndësishme, dhe këtu po i rikthehem çështjes që ju ngritët më parë, që prokuroria dhe gjyqësori të jenë të pavarur. Të gjitha rastet e korrupsionit duhet të hetohen dhe të gjykohen, ata që shpallen fajtorë të kryejnë dënimin. Ne nuk do të imponojmë ndonjë kriter ose shembull të caktuar për të, por është e qartë nevoja e luftës kundër korrupsionit. Prandaj ne kemi kaq shumë programe me Shqipërinë dhe vendet e tjera në rajon e sidomos për shtetin ligjor. Zëri i Amerikës: Gjatë festimeve për pavarësinë në Shqipëri pati shumë zëra për bashkim me Kosovën. Madje një parti ka filluar të mbledhë firma për një referendum për këtë çështje. Cili është komenti juaj? Jonathan Moore: Qëndrimi ynë është i qartë, kufijtë e Evropës janë të përcaktuar, ne nuk duam të shohim ndryshime dhe nuk mbështesim ndryshime. Nuk është në interes të ndonjë prej vendeve apo grupeve etnike të rajonit që të rishkruhen kufijtë, apo për t’u përqëndruar tek nacionalizmi. Standartet e larta të demokracisë dhe të drejtave të njeriut do t’u shërbejnë gjithë njerëzve të rajonit, pavarësisht në cilin vend jetojnë. Ne nuk mbështesim ndryshim kufijsh. Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar nga ndonjë lëvizje e tillë? Jonathan Moore: Në gjithë botën ka lëvizje të ndryshme, është e rëndësishme që ato të kenë mundësinë t’u prezantohen publikut, audiencave të ndryshme, të kenë qasje tek to, kjo është pjesë e procesit demokratik, por një gjë duhet të jetë e qartë, ndryshimi i kufijve nuk është një alternativë. /Zëri i Amerikës/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./
 
Rrofsh për jetë të jetëve , Shqipëria Jonë .. Çdo vit dhe më e sigurt , më e fortë dhe më e begatë ..! Sot është dita e madhe e Pavarësisë, vendi ynë shënon 100-vjetorin e Pavarësisë. Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen festojnë këtë ditë të madhe. Qysh errët në mëngjes kryeqyteti është zgjuar nga atmosfera gazmore, ku rrugët janë mbushur me të rinj nga Kosova, të cilët janë veshur kuq e zi dhe dalin fotografi në vendet ku kryeqyteti është zbukuruar me flamuj. Redaksi e gazetës "Shekulli" uron të gjithë shqiptarët si brenda vendit ashtu dhe jashtë gëzuar 100-vjetorin e të qenit shtet shqiptar. Sot në ditëlindjen e Atdheut, Vlora, është zemra e festës, aty ku ngrit flamuri 100 vjet më parë nga Ismail Qemali ka mbledhur shqiptarë nga të katër anët e botës dhe trojeve shqiptare. Më 28 Nëntor të viti 1912 shqiptarët u mblodhën në Vlorë për të shpallur Pavarasinë e që atëherë ka kaluar tashmë një shekull. Shqiptarët nga të gjitha trevat janë mbledhur sot në Vlorë për të kremtuar pikërisht këtë ngjarje, më e rëndësishmja e kombit, është dita që simbolizon bashkimin, prandaj të gjithë sot duhet të përulemi me nder e respekt para flamurit që ringjalli një komb! Sot në Vlorë duket se historia do të përsëritet, pasi 40 pinjollë stërnipa të Isa Boletinit do t’i kthejnë qytetit flamurin origjinal kuqezi, që ky i fundit e mori nga Ismail Qemali, para se të kthehej në Kosovë. Rreth 400 mijë vizitorë pretendohet se kanë mbërritur dhe do të mbërrijnë në Vlorën e Flamurit, në itinerarin e pak orëve të ardhshme, për të qenë pjesë e festimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë. Aktivitete të shumta dhe festime mbarëkombëtare pritet të ketë sot si në Vlorë ashtu edhe në Tiranë, ku politika shqiptare për herë të parë do i harrojë problemet dhe do jetë e bashkuar, si për të vënë në vend ëndrrën e Ismail Qemalit! AXHENDA Ora 10.00 Hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100- vjetorit të Pavarësisë, homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit. Më pas ceremonia zhvendoset në Tiranë. Ora 13:00 Ceremonia e vendosjes së kurorave dhe nderimit pranë monumentit “Nënë Shqipëri” Ora 14:00 Dreka zyrtare e ofruar nga Kryeministri i Shqipërisë, Z.Sali Berisha dhe Ministri i Punëve të Jashtme Z. Edmond Panariti Ora 14;30 Koncert i madh me pjesemarrjen e grupeve folklorike nga te gjitha trevat shqipfolëse. Sheshi “Skënderbej” Ora 15:30 Parada e Forcave te Armatosura. Sheshi "Skënderbej" Ora 18:00 Përurimi i Monumentit te Pavarësisë. Parku Rinia Ora 18:30 Koncerti Jubilar ne Pallatin e Kongreseve//shek
 
Nje nga variantet qe po reklamohen ne internet, por burimi eshte teresisht i paditur. Cfare mendoni per te? Personalisht me pelqen
 
Zëri i Amerikës solli një reportazh për rolin e presidentit amerikan në historinë e Shqipërisë. Shqipëria feston 100-vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë vit jubilar veç heronjve dhe patriotëve shqiptarë që mbrojtën me mish e me gjak trojet shqiptare, nderohen edhe personalitete të huaja, miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një ndër miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë njihet edhe presidenti amerikan, Woodrow Wilson. Presidenti Wilson i njohur për qendrimet e mbajtura në diplomacinë ndërkombëtare të viteve të pas Pavarësisë së Shqipërisë, mbrojti të drejtën e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur. Zëri i Amerikës solli një reportazh për rolin e presidentit amerikan në historinë e Shqipërisë. *** Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë. Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta një pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur Presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha. “Por mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në Evropë, të cilët nuk ishin marrë parasysh në politikën e fuqive të mëdha. Pra ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo”. Në dhjetor të vitit 1918 Presidenti Wilson u nis për në Evropë ku kaloi pjesën më të madhe të gjashtë muajve të ardhshëm i përfshirë në negociatat e Konferencës së Paqes në Paris. Negociatat për fatin e Shqipërisë, kishin të bënin me synimet për kontrollin e Adriatikut. Territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Por synimet e fqinjëve nuk ishin ndalur aty. “Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga Britania dhe Franca, me siguri që do të ishte ndarë në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915”. Fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Wilson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë. “Disa nga fuqitë e mëdha kishin rënë dakord fshehtas pa dijeninë apo angazhimin e Shteteve të Bashkuara që ta ndanin Shqipërinë dhe Presidenti Wilson kur e mori vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste”, thotë Robert Enholm, Drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Woodrow Wilsonit në Uashington, ku ish-presidenti kaloi vitet pas largimit nga posti". Për historianin Nikolla Pano, rreziku që i kanosej Shqipërisë ishte synimi i fqinjëve por edhe dobësia e qeverisjes së vendit. Profesor Pano thotë se në fillim të negociatave, Presidenti Wilson kishte prirjen të bënte disa lëshime. “Por ajo që filloi ta bënte Wilsonin të mbështeste gjithnjë e më shumë Shqipërinë, ishte fakti që Greqia dhe sidomos Italia u bënë gjithnjë e më kërkuese”. Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara - arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë se Presidenti Wilson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve veriorë, ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të sillte zhdukjen e Shqipërisë. “Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”. “Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”. Shtetet e Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick Williams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër thelbësor në qëndrimin amerikan. "Faktori tjetër që duhet mbajtur parasysh në fillimin e skenarit të mbrojtjes së Shqipërisë, është roli i diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e saj si Faik Konica e sidomos Fan Noli. Faik Konica ishte jashtë vendit gjatë pjesës më të madhe të luftës, por Fan Noli ishte në këtë kohë në Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe njerëz të tjerë të njohur si Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako”. Kështu mendon edhe zoti Enholm i Shtëpisë Woodrow Wilson. “Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë falë parimit të tij të vetëvendosjes, dhe më konkretisht edhe nga kontaktet me shqiptaro-amerikanët”. Zoti Pano thotë se shqiptarët ndërmorën një fushatë masive propagande për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tërësisë së saj territoriale. Dy ditë pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta Dielli vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën New York Times. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve. Trashëgimia e Woodrow Wilsonit është e ndërlikuar. Disa bëjnë përgjegjëse platformën e tij për shumë nga problemet moderne të Ballkanit, sidomos ato që kanë lidhje me konfliktet e viteve 1990. Por siç thonë historianët, po të mos kishte ndërhyrë Woodrow Wilson, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël se sa është sot. Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar nga shqiptarët, ndërsa ata festojnë 100 vjetorin e pavarësisë.//
Top