Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Atlasi gjeografik i popullsisë: prej Arqile Bërxholi Shifni o burra se asht tuj dal kaka nkrye ksaj punes smagjypve Atlasi gjeografik i popullsisë", që është dërguar për botim nga Arqile Bërxholi manipulon të vërtetën e etnive ne shqipëri Në një intervistë për shtypin e Tiranës, Prof. Dr. Arqile Bërxholli, drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike në Akademinë e Shkencave, dhe një ndër udhëheqësit e Atlasit thekson se atlasi ofron informacion hartografik, grafik tabelar e të shkruar për ngjarjet e popullsisë së Shqipërisë në intervalin 1923‑2001, me materialin tërësor, të përpunuar në metodologji bashëkohore në Departamentin e Gjeomatikës në Shkollën e Lartë teknike të Karlsruhes nën drejtimin e Prof. Dr. Kristian Harmann. Të dhënat e këtij atlasi për etnitë në Shqipëri janë të dhëna manipulatorësh bizantinë që përkojnë me dëshirat e ustallarëve të Athinës. Këta çirakë të denjë të tyre shpallin së shpejti se etnia e rumunëve në Shqipëri (vllehëve) përbëhet prej 139065 banorë, të vendosur sidomos në rajonin jugor dhe juglindor të vëndit tonë si dhe në disa vendbanime rurale në Myzeqe. Migrimi i brëndshëm natyrisht individë, familje apo grupe familjesh i bën të pranishëm në të gjithë qytetet e vendit; edhe një kategori tjetër që përshihet në popujt etnikë, janë romët me 109036 banorë. Së pari do të sqarojmë cilët janë vllehët. Vllehët janë banorë të Vllahisë, krahinë e Rumanisë Jugore, që shtrihet midis harkut të Alpeve Transilvane në veri dhe rrjedhjes së Danubit në jug edhe jug‑lindje. Vllahia në lashtësi banohej nga Dakët, ajo hyri në orbitën e Romës në shekullin II pas Krishtit. Në Rumani dhe në pjesët e saj jugore, në Vllahi, u vendosën mjaft kolonë romakë të sjellë nga Roma. Këtu erdhën edhe të emigruar spontanë. Sipas "The World Book Encyclopedia", vol. 16, Chicago, 1995, fq. 16 rumunët rrjedhin nga Dakët, romakët dhe fise të tjera si Gotët, Hunët dhe Sllavët. Këto fise të fundit erdhën në Rumani pasi ikën legjionët e Romës. Në periudhën e pushtimeve sllave e bullgare, një lëvizje e madhe emigratore përfshiu mjaft vllehë të cilët u shpërngulën përtej zonës së romanizuar‑Bullgari‑Dalmaci. Ata u shpërngulën në Gadishullin Ballkanik në Jug të Danubit. Në serbisht quhen "vllasi", nga grekët "kucovllahë", në dalmaci "morlakë" (vllehët e detit). Dr. Milan Shuflai në librin e tij "Serbët dhe shqiptarët" në faqen 105 shkruan: "Prej shekullit XVII u serbizuan edhe morlakët. Sot, në viset e thjeshta sllave gjendet një sasi e vogël arumunësh (vllehësh) të cilët si psh. në Bosnje u asimiluan qysh prej kohës që u dyndën. Po ky fat priti edhe maqedono‑rumunët, që mbetën të shpërndarë në jug përqark Selanikut e Seresës, përqark Velesës dhe Prizrenit u shndërruan në serbë, ndërsa rrotull Elbasanit, Beratit dhe Tiranës u kthyen në Shqiptarë". Ndërsa antropollogu me famë botërore, E. Pittardi në "Historinë e racave njerëzore" pohon: "Ka gjithashtu rumunë mjaft larg mbretërisë: pikërisht kucovllehët (maqedono‑rumunët, vllehët çalamanë etj.), të grumbulluar më shumë në vargmalet e Rodopit, të Pindit dhe që akoma takohen në vende të tjera në jug‑perëndim të Ballkanit dhe në grupe të vogla të rumunëve të Istrisë. Burime të ndryshme për vllehët Sipas H. Inalçikut në " Enciklopedi e islamit", Paris, vëll. I, 1960, te zëri "Shqipëria" (f. 673) me autor dijetarin osmanist më të mirë të kohës, H. Inalçik, ve ne dukje se në Vjetarin statistikor osman të vitit 1892, vilajeti i Janinës përbëhej nga 223,885 myslimanë, 118.033 grekë, 129.517 shqiptarë ortodoksë, 3517 çifutë, 37762 vllehë dhe vetëm 92 katolikë. Duke shtuar se një pjesë e këtyre grekëve ishin me origjinë shqiptare të konfesionit ortodoks, të greqizuar prej institucioneve fetare dhe shkollave greke që u themeluan me zell të madh në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XVIII, por nga ana tjetër edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve është regjistruar si greke, pse në atë rast është marrë feja për kombësi si rum milet që ishin të krishterë në atë kohë. Në librin e Peter Bartlit "Myslimanët shqiptarë në kohën e lëvizjes kombëtare për pavarsi" (1968, Otto Harrasowitz, Wiesbaden, f. 75, na jepet statistika austriake të kësaj kohe për Vilajetin e Janinës. Popullsia në këtë vilajet kishte këtë përbërje: 330.000 shqiptarë (65%) 128.000 grekë 38000 vllehë 10000 osmanë 3500 çifutë. Te zëvëndëskonsullata e Francës në Janinë, më 29 korrik 1901, ku njoftohet ambasada franceze në Kostandinopojë, si dhe ministri i Jashtëm, Z. Delkase (AIH, F 129 E 15, Turqi, politika e brëndshme, Epir, 20, 1890‑1914) jepet edhe statistika e popullsisë së Vilajetit të Janinës. Citojmë atë: 1. Popullsia‑Numri i banorëve të Vilajetit, sipas statistikave zyrtare, arrin në 519.000 frymë me shifra të rrumbullakosura. Ky numër përshin: 225000 myslimanë 290000 të krishterë nga pikëpamja etnografike ndarja është pak më e afërt. Megjithatë, kam arsye të mendoj se shifrat e mëposhtme janë mjaft të sakta: Shqiptarë 349.000 Myslimanë 219.090 Të krishterë 130.000 Grekë 125.000 Kucovllehë 35.000 Shqipfolës 13.000 Të helenizuar 12.000 Turq të vërtetë 5500 1zraelitë 4000 Më poshtë po citojmë sasinë e vllehëve të disa kazave të Vilajetit të Manastirit sipas statistikës turke të (1908‑1909), botuar në "Shqipnia përpara Konferencës së Paqes", Dokumenta zyrtarë të paraqitur nga ana e Dërgatës Shqiptare, që prej 12 shkurt e deri më 5 qershor 1919, e të botuara nga ana e Qeverisë së Përkohshme. Kazaja e Manastirit 41.158 vllehë Kazaja e Ohrit 345 vllehë Përlepe 212 vllehë Resne 120 vllehë Kostur 14987 vllehë __________________________________ Të gjithë 56.822 vllehë Në "Shqipëria dhe Kosova, kufijtë politike dhe etnike 1867‑1946", Botime arkivore, Londër, 1999, f.544, jepet sasia e vllehëve të Shqipërisë si dhe përqindja e tyre pas vitit 1913ë 15342 vllehë, që përbëjnë 1.713 të popullsisë së Shqipërisë. Sipas të dhënave të regjistrimeve osmane 1910 del se në përbërjen e katër Vilajeteve (Vilajeti i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Vilajeti i Janinës) vllehët kapin shifrën 117400 (arumunë). Në regjistrimin e popullsisë së vitit 1930, në Shqipëri janë regjistruar 13000 vllehë; regjistrimi është bërë në bazë të deklarimit të gjuhës së folur. Në revistën "Demografia" gjendet edhe artikulli i Prof. *** . Dr. Arqile Bërxholli "Struktura etnike dhe fetare e popullsisë së Shqipërisë", fq. 75, ku vihet në dukje se në Shqipëri në vitin 1930, 30000 veta deklaronin se dinin turqisht. Kjo sasi e madhe shpjegohet se deri në 1930 kishte vetëm shkolla turke dhe popullsia shqiptare kishte të drejtë të studionte vetëm në këto shkolla. Kjo sasi prej 30000 veta nuk bën pjesë në strukturën etnike të popullit shqiptar dhe po të pasqyrohet në të është gabim. Punimet e Teki Selenicës për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë janë të sakta. Ato udhëhiqen nga ndërgjegjia kombëtare që e karakterizon punën e atij demografi të shquar shqiptar që punoi në kushte të vështira pa të mirat që gëzon shekulli i 21‑të. Nga ç'ka thamë më sipër del se Prof. Arqile Bërxholli dhe grupi i tij ka shumëzuar sasinë e vllehëve në Shqipëri me një koefiçient që kush e di nga i ka ardhur, ose është frymëzuar ngta libri i shovinistit "Junghan Otto, "Minoritetet kombëtare në Evropë", New York: Covici‑Friede Publisher, 1932, i cili pohon se në Shqipëri më 1928, 185.000 vetë i përkisnin minoriteteve (22.2%), 65000 prej tyre ishin serbë dhe malazezë (7,83%), 55.000 ishin arumunë (vllehë) (6.62%), 50.000 ishin turq (6.02% dhe 15.000 grekë (1.8%). Më poshtë po citojmë disa të dhëna nga "Vjetari Statistikor Botëror për minoritetet" vit 1997, botim i "Grupit Ndërkombëtar të të Drejtave të Minoriteteve", 379, Brixton road London së 9, 7 DE për zërin "Shqipëri", Grupet Kryesore të Minoriteteve, fq. 201: ‑ Grekë 59000 ( 1.8% ) ‑ Maqedonas 4700 ( 0.19% ) ( të marra nga regjistrimet e popullsisë së Shqipërisë të vitit 1989). Nën titullin "Vlerësime të tjera" jepen nga këto të dhëna: ‑ Grekë 150000 (4.4%) ‑ Romë rreth 100000 (2.9%) ‑ Maqedonas 40000 ( 1.2% ) ‑ Vllehë 35000‑50000 ( 1‑ 1.5 %) ‑ Sllavë jugorë 40000 ( 1.2 %) Pra sipas këtyre "vlerësimeve të tjera" popullsia e Shqipërisë paska 11.2% popullsi minoritare. Këto të dhëna bazohen në: Albanian Helsinki Committee, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit, Dhoma 35, Tirana, Albania; Tel / Fax: 3554233671. Association of Aromanians, Rruga "Gjollesha", Pallati 7, Shk. 3 Ap. 19 Tiranë, Albania. Open Society Foundation for Albania, RR: "Labinoti", No. 125, Tirana, Albania Rromani Baxt, Tirana, Albania, fax 355 42 35197. Vlen të përmëndet edhe Horak, S.M; "National Minorities in Albania, 1919‑1980, Horak, S.M, (Ed) Colorado, 1958. I cili thotë që në Shqipëri vllehët janë 35000 vetë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1960 në Shqipëri, Peter Prifti në (Socialist Albania since, 1944. Domestic and Foreign Developments Cambrigde, Mass: MIT, 1978, f.87) pohon se në Shqipëri kishte 10.000 vllehë (0,66%). Kurse në regjistrimin zyrtar jugosllav të 1981 në Kosovë nuk kishte asnjë vlleh, ndërsa në Serbi në regjistrimin e popullsisë së vitit 1991 figuronin 17.807 vllehë ( V. Ortakovski, "Minorities in the Balkans, New York, 2000). Bën çudi kur lexon profesor H.Poulton i cili pohon se grekët janë rreth 95% popullsi etnike, megjithëse ata janë sipas Pittarit fotografi e popujve të Ballkanit. V.Ostrakovski në veprën e sipërpërmendur duke iu referuar burimeve zyrtare greke flet për një popullsi homogjene greke në Greqi. Prof. H.Poulton në "Minorities and states in conflict", London, 1994 na jep edhe sasinë e vllehëve të Greqisë. Në regjistrimin e 1935 ai na thotë se ata kapin shifrën 19703 ndërsa në vitin 1951, 39855 vllehë. Rritjen e sasisë së vllehëve të Shqipërisë e shpreh qartë "Gazeta Shqiptare" e datës 29.01.1998 që shkruan: "refugjatët" vllehë në Selanik kërkojnë shtetësi greke". Shoqata e vllehëve në Selanik po kryen punën e saj më së miri. Ajo i futi në grevë 600 vllehë, se ata duan shtetësi greke. Deklarohet se vllehët e Shqipërisë që jetojnë në Greqi, kapin shifrën 80000‑100000 vetë. Vllehtë‑ thonë grekët‑ janë grekë që flasin një dialekt të veçantë grek. Zoica Papazizi‑Papatheodoru, profesoreshë kimie në Trikalla dhe drejtoreshë e Shoqërisë Kulturale Parahelenike vllahe u poshtërua nga shtypi grek, pse ajo dëshmoi për gjuhën vllahe pranë organeve të Bashkimit Evropian. I kujtojmë lexuesve të nderuar se personaliteti shkencor Z. Grosman, drejtor në Ministrinë Federale Gjermane, përcakton: "Minoritete etnike quhen ato grupe njerëzish, që flasin gjuhë të ndryshme nga ajo zyrtare, që janë autoktonë dhe që jetojnë tradicionalisht prej disa shekujsh në një vend dhe ku ata përbëjnë përqindje të konsiderueshme të popullsisë". Këto kushte nuk I plotëson as minoriteti grek në Shqipëri. Arqile Bërxholi thotë se vllehët dhe romët synojnë të sigurojnë një atdhe mëmë dhe një mbështetje. Sigurisht që mbështetjen nga shteti jonë do të kenë. Sa për atdheun mëmë, romët e kanë shumë larg e kanë në Indi. Ata nuk janë 109036 por 10 herë më pak. Në Tiranë ndodhen vetëm 2708 romë dhe kryeqyteti ynë është vendbanimi që ka më shumë romë në Shqipëri (gazeta "Ditët tona", Korrik, 1996, fq.3). Mendoj se për regjistrimin e tyre nuk duhet të marrë pjesë vetëm Arqile Bërxholli me grupin, por edhenjë grup që të nxjerrë realitetin dhe të pasqyrohet e vërteta e etnisë në fjalë. Sinjalet për një statistikë të tillë false na i ka dhënë gazeta "Koha ‑ Jonë" e datës 14.12.1997, nën titullin sensacional "Tirana kryeqyteti europian i romëve" ku thuhet ndër të tjera "Shqiptarët propozojnë Jo Poloni, por këtu tek ne...në Tiranë të ngrihet selia e tyre qëndrore....Presim që ky propozim të votohet...Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1989, tek ne rezultojnë mbi 110000 romë... Romët kanë ardhur në Shqipëri rreth shekullit të XIV..... Fëmijët romë mësojnë në vegjëli të folurit shqip, krahas romishtes, që tek ne ndahet në katër dialekte... Ne dëshirojmë tu paraqesim politikanëve modelin e Kushtetutës Finlandeze ku të përcaktohemi si pakicë kombëtare", thotë Furtuna (kryetari i romëve të Shqipërisë). Bëjmë çudi sesi regjistrimet për romët te drejtorit të Qendrës së Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave përputhen me ato të kryetarit të romëve Furtuna. Në Greqi na bën të ditur Poultoni, romi mysliman në atë vend merr shtetësinë greke pasi kthehet në fenë orthodokse dhe për këtë na jep një shembull në Follorinë të Maqedonisë greke, ku kisha greke kthen romët myslimanë në orthodoksë. Hugh Puolton (në "The Balkans: Minorities and States in conflicts", London: Minority Rights Group, 1991) pohon se popullsia rome në Shqipëri është 10000 vetë. Sipas George Brynner (1995) ajo është 60000 vetë, kurse Janusz Bugajski (Ethnic politics in Eastern Europe, Armonk, New York, M.E. Sharpe, 1994) thekson se romët në Shqipëri kapin shifrën prej 10000 vetësh. Një i intervistuar rom nga revista "Politika dhe Shoqëria" Vëll. 4, Nr. 1 thotë: " Flamuri ynë është gjysëm bl;u dhe gjysëm i gjelbër dhe me një rrotë. Ato simbolizojnë qiellin dhe tokën, ndërsa rrota simbolizon lëvizjen tonë. Ne kemi gjuhën tonë që e ruajmë prej shekujsh, feja e jonë është muslimane. Kur emigrojmë në Greqi ne asnjëherë nuk e ndryshojmë emrin." Lind pyetja: 1. A mund që një drejtues i një institucioni të Akademisë së Shkencave të RSH të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe për përmbysjen e raporteve të strukturës etnike të Shqipërisë pa pasur një oponencë nga ekspertë të pavarur të kësaj fushe? 2. Është për të ardhur keq që nuk ka pastur asnjë reagim nga opinioni dhe struktura shtetërore për "këtë zbulim" të "strukturës së re etnike të Shqipërisë"? Edhe prof.dr. Arqile Bërxholi, me manipulimet e tija me shifra, jep të njëjtën pamje ashtu si edhe politikanët shovinistë grekë për minoritetet në Shqipëri. Së pari, një kompozim i tij i minoriteteve të Shqipërisë tregon se Prof.dr.Arqile Bërxholi ndjek rrugën e Nikola Geixhit në trajtimin e problemit të popullsisë. Së dyti me shifra e dhëna për minoritetet në Shqipëri zoti Arqile Bërxholi dëshmon se tek ai dominojnë elemente subjektive dhe se bart në vetvete elementë politikë antikombëtarë. Së treti, "vllehët në Greqi mendojnë se janë më grekë se grekët, pasardhësit e legjionarëve romakë të martuar me vajza greke ose shtetas bizantinë që flasin greqishten dhe një dialekt të greqishtes; po ashtu vllehët e Greqisë shfaqin pretendimet e tyre se janë vllahe trojet deri në veri të Vlorës, të Voskopojës, të Korçës dhe të Krushevës dhe se këto vende janë pjesë të kombit grek" (T.J.Winnifrith, "The history of a Balkan people", London, 1995). Kështu që emigrantët shqiptarë myslimanë: emër e fe ndrruar nga halli si dhe ortodoksët shqiptarë, grekët duan t`i kthejnë në bashkatdhetarë të tyre vllaho‑grek vorio‑epirotë të trojeve greke deri në veri të Vlorës dhe të Korçës me anë të ligjit të dyshtetësisë, duke iu ndrruar më pas kombësinë dhe duke i shndërruar kështu trojet shqiptare në toka greke. Së katërti, për sasinë e vllehëve në Ballkan autori i sipërpërmendur vë në dukje "se nuk është as raca as feja as kultura si dhe ndërgjegja e tyre e një identiteti të ndarë nga të tjerët, por gjuha e tyre. Në se marrin si kriter përcaktues për vllehëfolësit përdorimin e zakonshëm të gjuhës vllahe në shtëpi si dhe bilinguizmin e tyre, dalin përfarsisht 50.000 vllehë folës në Ballkan, 30.000 në Greqi e 20.000 në vendet e tjera të Ballkanit." Së pesti, Greqia emigrantët shqiptarë, ose më mirë t`i quajmë pengjet njerëzore tonat, i ka detyruar të ndrrojnë strukturën etnike dhe fetare. Ajo zotëron në vendin tonë një pjesë të mirë të sektorëve strategjike që janë të barazvlefshëm me pavarësinë. Sot në Athinë qarkullon libri "Epiri 4000 vjet histori dhe civilizim grek" shkruar nga një duzinë akademikësh me editor akademikun Sakelarius, botim në gjuhën angleze, që ka dalë në dritë në vitin 1997, ai është pasuar nga ribotime të tjera të tij. Jemi në një kohë kur zëvendësministri i jashtëm grek Lovedos pohon se Shqipëria do të hyjë në BE kur t`u japë të drejtat 400.000 minoritarëve në Shqipëri. Qarqet shoviniste greke, duke përfituar nga gjendja ekonomike e keqe që gjendet sot vendi ynë, sigurisht kërkojnë që të dali sa më shpejt që të jetë e mundur një atlas gjeografik i popullsisë së Shqipërisë të tipit të sipërpërmendur që ta përdorin për qëllimet e tyre antishqiptare. Ja dhe një paturpësi e radhës!! Është për të vënë në dukje sulmi që i bëhet trashëgimisë kulturore shqiptare p.sh. në një album mbi veshjet popullore të botuar kohët e fundit nga Instituti i Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave, në kapakun e albumit është vënë veshja e gruas greke, duke e paraqitur atë si veshje popullore shqiptare të qytetit të Korçës. A ka paturpësi më të madhe? Një veprim që duhet lavdëruar Citojmë mospranimin me të drejtë gjatë vitit 1994 të dokumentarit televiziv për vllehët në Ballkan financuar nga Këshilli i Evropës, nga Drejtori i Televizionit Shqiptar Qemal Sakajeva për mungesë oponence: "Regjizori Piro Milkani kishte paraqitur në Departamentin e Filmit një dokumentar televiziv të tij për vllehët në Ballkan. Të gjithave u parapriu me informacionin se "dokumentari është sponsorizuar nga Këshilli i Evropës dhe përmendi një shumë marramendëse dollarësh. Ndërkohë, kërkoj që televizioni t`ia përfundonte disa procese teknike të pakryera dhe mbi të gjitha, ta transmetonte sa më afër për shikuesit tanë. Që të tre zbritëm në studio. U ulëm përballë monitorit për të parë dokumentarin. Ai qe ndërtuar mbi bazën e intervistave me vllehë të njohur të Rumanisë, të Bullgarisë, të Serbisë, të Maqedonisë, të Greqisë, të Shqipërisë. Ndër vllehët e vendit tonë kishte film dhe tekst për disa figura të shquara si Artisti i Popullit Sandër Prosi, Artisti i Merituar Prokop Mima etj. Përfshirë edhe njerën degë të origjinës vllahe, të vetë autorit të dokumentarit. Por ato çfarë të mbeteshin në mendje dhe të nxitnin e lindnin disa pikëpyetje ishin çështje historie që nënvizoheshin: 1. Që qendra e të gjithë Vllehëve të Ballkanit ka qenë Voskopoja. 2. Që gjuha vllehe është gjuha më vjetër se gjuha e të parëve të shqiptarëve. 3. Që qyteti i lulëzuar i Voskopojës‑ kryeqendra ballkanike e vllehëve ‑ u shkatërrua siç thuhej nga "satrapi Ali pashë Tepelena". Fort mirë që përgatitej për një pakicë, që ishin gjetur mjete financiare për t`i ardhur rreth e rrotull tërë Ballkanit për të filmuar personalitete të spikatur nga vllehët dhe që këmbëngulej për ta shfaqur në të gjitha televizionet kryesore ballkanike. Duke gjykuar mbi këtë mundësi të krijuar, ndjeje lakmi që , si do të ishte e mundur që, ashtu si për vllehët, edhe krijuesit e televizionit shqiptar të gjenin burime financiare në shuma aq të mëdha ose edhe më pak, për të bërë emisione për çështje shqiptare të pazgjidhur të Kosovës, të shqiptarëve të nëpërkëmbur të Maqedonisë, të shqiptarëve krejt të rrudhur të Malit të Zi, për problemin e madh të mohuar të çamëve në Greqi? Dokumentari mund të transmetohej por tre teza të mëdha Gjuha, Kryeqendra dhe shkatërrimi ‑ nuk mund vetëm të lëshoheshin flurthi mbi ne dhe aq. Shqipëria ka institucionet e duhura shkencore dhe specialistët e vetë. Le të ballafaqoheshin ato pikëpamje që hidheshin dikur tjetër jashtë Shqipërisë. Le të saktësohej ose pasurohej me to dhe pastaj të kalonte në ekran. Çëshjtje të ngjashme për asnjë vend tjetër të Ballkanit. Ishte e nevojshme që të bëhej oponencë shkencore rreth të vërtetave. Kjo nuk e dëmtonte krijimin veçse shmangte kërcitjet a përplasjet me historinë tonë në se kishte. ‑ Po ky është financuar nga Këshilli i Evropës dhe nuk ia vlen të diskutohet, ‑ tha Milkani, i cili, forumin e lartë evropian u duk se e përmendi për tu mbrojtur. ‑ Këshilli i Evropës ka paguar paratë, por nuk është autor i ideve. ‑ Është mirë që pikëpamjet të këshillohen me specialistë shqiptarë të Akademisë së Shkencave. Ai u tërhoq me mospranimi. Kërkesën e thjeshtoi deri në nevoja teknike. ‑ Të paktën , lejoni ta titrojmë dokumentarin në shqip. Por Televizionin Shqiptar, institucion që varej nga Kuvendi, nuk kish pse e përzienim me procesin e thjeshtë të përfitimit të pak parave. Ashtu u ndamë. Ai nuk pranoi t`i ballafaqonte të tri pikëpyetjet mbi Shqipërinë dhe Vllehët me specialistë të institucioneve shkencore përkatëse". Mendoj se atlasi gjeografik i popullsisë duhet të kalojë si maket në departamentin e gjeografisë ku të diskutohet e të kontrollohet nga gjeografët tanë, ku të bëhen konstatimet e duhura e pastaj të përpunohet me metodologjinë bashkëkohore. Për këtë Akademia e Shkencave duhet të japë ndihmën e duhur. SHERIF DELVINA
Perse shqiptaret nuk e duan njeri tjetrin? Per mua ngelet e vetmja pyetje e cila me ka munduar gjate gjithe ketyre viteve te mergimit ne dhe te huaj. Te takosh nje shqiptar tendin eshte e pamundur te mos krijosh konflikt. Te takosh nje shqiptar tendin eshte e pamundur te arrish ne nje konkluzion te perbashket. Te takosh nje vajze shqiptare te shperfill menjehere duke te injoruar sikur ti te ishe nje kriminel. Ti besh nder nje shqiptari eshte e pamundur te mos ja kthesh ate permbys perpara se ta besh ate nder te plote. Nje shqiptar qe mendon se eshte njeqind per qind mik dhe shok ne te mire dhe te keqe, te del mbas nje fare kohe me armik se armiku. Ti thuash dicka per mire shqiptarit tend eshte njelloj sikur ti drejtosh pushken. Ta ofendosh te vret. Ti ngrish vlerat nje shqiptari,ky njeri behet me keq se nje dinosaur. Ta duash nje shqiptar i ke bere varrin vetes. Ta maresh ne shtepi nje shqiptar, beji llogarite per jete a vdekje. Neqoftese nje shqiptari i thua patriot ke genjyer veten. Ti tregohesh i sinqerte nje shqiptari do te thote te ka shkelur me kembe. Jane me qindra pyetje te tilla qe me kane munduar ne mergim dhe kjo ka qene nje disfate personale per mua. <ul type="square"> Tek shikoja rumunet, bullgaret, serbet, boshnjaket etj qe jane ne nje kategori me shqiptaret, ndihesha "ziliqar" sepse tek ata shihja ndryshime radikale. [/list] Perse nuk e duam vetveten? Perse jemi kaq te liq me njeri tjetrin? Mos valle ka te beje kultura e dobet e kultivuar? Mos valle luajne rol dija, shkollimi, edukimi, horizonti etj? Mire se ne shqiptaret me horizont te mbyllur dhe me dije te pakta,mund te justifikojme ato qe thashe me lart, por si ka mundesi te ndodhin keto gjera me ata qe tere jeten e tyre kane bredhur nje bote te tere dhe ndihen me me horizont te hapur,me atdhetare, me te ditur se ne? Perse nuk e duam veteveten, eshte pyetja qe do te me mundoje tere jeten time?
Si ndiheni ju kur nje i huaj ju shane "Refuge" ose "Refugjate" ne shqip Kam pasur deshire shume ta hap nje teme si kjo sps me ka vene re ketu ne angli se kjo fjale perdoret shume shpesh nga anglezet edhe gjermanet (kur kam qene ne gjermani). Te ju them te drejten une jam vajze dhe e urrej shume kete fjale kur e degjoj sps eshte fjala me e ulet per ne shqiptaret qe jetojme ne vende te huaja. Gjithashtu kam pasur rastin te degjoj qe shume shqiptare jane zene me anglezet dhe ka kaluar ne vrasje gjithashtu. N.q.f jetoni jashte shqiperise pergjigjuni kesaj pyetje n.q.f jo nuk do e keni idene se per cfare po flas.
ndihme---turizem!!!! kam nje shok italian qe me thote shpesh kur do shkojme ndonjehere ne shqiperi (ka bredhur pak ashume gjith ballkanin hiq kosove maqedoni bullgari e shqiperi) une kam nja 3 vjet qe nuk shkoj edhe doja te dija nese iki ku ta coj ti bej te shohi dicka. do te doja nje intinerar nga dikush qe e ka provuar. qytetet per te vizituar rruga qe do ndiqet cmimet nese eshte e mundur te hoteleve dhe eshte me mire me makinen tone apo taxi. periudha me emire per te shkuar per vec veres etj.
Ka edhe keshtu! Eshte per tu habitur kur shikon se shumica ketu prezantohen ne publik si cdo kombesi pervec se Shqipetar,mjaftojne te dijne kater-pes llafe te ndonje gjuhe te huaj dhe hopa e morrem edhe kombesine. Se jo per gje por jemi njerez qe integrohemi shpejt ne. Dhe te ndodh shpesh pastaj te takosh Italiano me aksento Shkodrano,Kuksiano,Laciano.etj. etj.
Vargje per memedheun Eja djal lum nana, se u banл shumл vjet, Qл kur ike e shkove mл djeg malli i shkretл. Oh mл djeg malli i shkretл. Mos qaj nлnл e dashur se vjen pranvera, Vij kur kлndon bylbyli e зel manaferra. Oh зel manaferra O kлndon bylbyli, e unл qaj me za, tash ka nis pranvera, oh moti sґte kam pa. 0h moti sґtл kam pa. Vij moj loke vij, pasha sytл e mij Nuk te la nл vaj, malli asht tue mґgri... Oh malli лshtл tue me gri. Eja djal i nanлs mл ata sy rrush, Shpirti flakл me digjet, e zemra prush. Oh e zemra prush... Oh,mos qaj nлnл e dashur, tash kur erdh liria. Vij e tґi shлroj plagлt qe tґi la robлria... Oh tґshkaktoj robлria. Oh, eja lum djali, nґdash me mл gjetл gjallл Kujtimet mґpлrmallin,malli me djeg zjarr. Oh malli me djeg zjarr Oh, qeshu nлnл e imja, e mos mbaj zi, Pлr festл tл madhe, unл do tл vij, Oh, pлr festл tл madhe do tл jem nл shtлpi, Oh, kurrлn e kurrл, sґte lл me duar nл gji.
Ku jan fuqite me te medha ne bote E kam te njohtur faktin qe oficialisht ne perendim ligjet krijohen duke e shikuar faktorin Ekonomik resp. si me te rendesishmin. Faktore te tjera si traditat dhe vlerat shoqerore shihen si faktore me më pak rendesi se ai ekonomik. E kam pershtypjen pra qe kompani te medha si General Electric & General Motors & Nestle, Microsoft etj. jan forcat qe me se shumti e levizin boten resp. njerezin ne ate drejtim qe eshte duke shkuar. Ju lutem per objektivitet... preferoj mesataresin me teper se ekstremin...
Gomari-Taxia moderne! Two thumbs up to my sarandiote peeps for using their creative thinking skills SARANDE, Albania (Reuters) - Passengers just off the Greek bus at the unfinished border crossing with Albania stare in disbelief when led to a donkey with a taxi sign tied to its head. Impoverished Albanian villagers have started a donkey-taxi service at the new Qafe Bote crossing to help travelers negotiate the 2.5-km (1.5-mile) mountain path between the two Balkan neighbors, charging two euros ($2.36) for a ride. &quot;During weekends and holidays people come loaded with luggage. On those days I make six runs,&quot; said Avni Mullai, 50, a former farm worker. But business is expected to dry up once a nearby road linking the two countries is finished.
Demonstrimi per "Gjithperfshirje" nxjerr dhembet edhe neper administrata. Behet fjale per shkarkimin e gruas se Fatos Klosit e cila me sa po lexojme eshte e shkarkuar indirekt me urdher te "Gjithperfshirjes". Administrata edhe kesaj rradhe tregoi se eshte e politizuar plotesisht dhe punon me urdher nga lart. Kjo eshte nje fatkeqesi e rradhes kur mendon se propaganda per depolitizimin e administrates, policise , gjykatave, institucioneve shteterore etj ka qene nje bllof qe perfundoi me shkarkimin e zonjes Klosi Urojme qe zonja Klosi mos ti kete ngjare burrit te saj te pakten ne zanatin e tij te deri paradisamuajve, ku me urdher nga lart edhe ai e pa majen e thanes, ne menyre qe te kemi cfare te besojme ne keto informacione. E Marte, 24 Qershor 2003 HAKMERRET NANO. SHKARKON GRUAN E KLOSIT Edlira Prenga Hakmarrja e kryeministrit Nano mberrin deri ne rang drejtoresh ne drejtorite e ministrive. Dje me urdher te Ministrit te Arsimit, u shkarkua nga detyra per shkelje te etikes se zyrtarit te sherbimit civil drejtoresha e drejtorise se kontrollit financiar ne Ministrine e Arsimit zonja Dorina Klosi. Ndoshta ne ndonje rrethane tjeter, lajmi nuk do te kishte shume buje. Por fakti qe e sharkuara, eshte zonja e ish-shefit te sherbimit informative, tregon qarte hakmarrjen qeveritare ndaj atyre qe flasin kunder. Zonja Klosi, ditet e fundit, doli publikisht ne shtyp ne mbrojtje te te shoqit, Fatos Klosi, menjehere sapo prokuroria e Tiranes, e coi dosjen e tij ne gjykate per ta penalizuar per "shperdorim detyre". Por zonja Klosi nuk eshte larguar thjesht dhe vetem nga detyra e drejtoreshes, por ajo eshte larguar nga Sherbimi Civil, qe do te thote se jane te pakta mundesite per te filluar serish ne administraten qendrore pas vendimit te marre dje nga zyrtaret e larte te kesaj ministrie. Zonja Klosi qe dje nuk mund ta ushtroje detyren e saj ne Ministrine e Arsimit si Drejtore e Drejtorise se Kontrollit Financiar. Ka punuar qe prej tre vjetesh ne kete institucion dhe deri dje gjerat shkonin mire. Per te mbrojtur bashkeshortin e saj ndaj sulmeve te kryeministrit Nano dhe ceshtjes se ngritur per te, qe tashme do te kaloje ne gjykate, dje si "shperblim" te pare mori shkarkimin nga puna. Ne momentin kur zonja Klosi u njoh me vendimin e prokurorise, ku dosjen ja delegoi tashme gjykates, nuk ka qendruar dot ne heshtje duke i shkruar ne menyre publike, kryeministrit Nano. Duke i kerkuar Nanos qe te marre nje vendim te drejte dhe jo ashtu sic ajo pret per zotin Klosi, ne menyre te drejtperdrejte ajo i tha atij se pas kesaj do te dale ne shesh e verteta per zonjen e tij, Xhoana. Ne intervisten qe dha dje per "KJ", ajo u shpreh se e priste nje vendim te tille qe ne momentin kur u ul ne kompjuter per t-_kruar letren ndaj zotit Nano. "Kjo ishte me e pakta qe mund te ndodhte, nga ai pret cmendurira qesharake", u shpreh bashkeshortja e ish-kreut te SHISH-it, Dorina Klosi. E pergatitur per kete hakmarrje te kryeministrit Nano, zonja Klosi cilesoi se nuk do te ndale asnje moment mbrojten ndaj bashkeshortit te saj, sa here qe t'i jepet mundesia te shkruaje dhe te flase. Vendimi I eshte komunikuar personalisht nga sekretari i pergjithshem i Ministrise. Shkresa eshte perpiluar paraditen e djeshme, sepse kryeministri vetem te dielen eshte kthyer nga Selaniku dhe eshte njohur me permbajtjen e letres publike. Zyrtaret e ministrise, nuk kane pritur as orarin e fiksuar zyrtarisht per punonjesit e administrates civile, por rreth ores 15.00 te mesdites se djeshme, zonja Klosi eshte thirrur ne zyren e Sekretarit te Pergjithshem, dhe ky i fundit, nen justifikime "me vjen keq, por ti e kupton se ky eshte nje urdher nga lart", i ka dorezuar zonjes Klosi shkresen e shkarkimit nga detyra. Kjo shkrese eshte bazuar mbi ligjin per "Statusin e nenpunesit civil" dhe ne vendimet e Keshillit te Ministrave per "rregullat e etikes ne sherbimin civil" dhe "Per disiplinen ne sherbimin civil". Madje, sipas shkreses zyrtare, zonjes Klosi i eshte lene vetem nje dite kohe per ankimim, pra ajo duhet te paraqitet sot ne Ministri, per t'u degjuar nga eproret qe e kane shkarkuar.
sa te pafat...... sapo lexova gazetat ne shqiperi kur pashe se sa arritje ishin bere ne selanik per integrimin e shqiperise ne BE.sa te pafat jemi ne ,por mendoj qe edhe BE nuk ka faj sepse une perdite po shoh se cfare po ndodh ne vendin tim, perdite vrasje e plagosje ,perdhunime e plackitje valle do te mesohemi ne shqipetaret te jetojme me pune te ndershme ndonjehere?!apo ata qe kane pozite te vjedhin e te vjedhin pa mbarim ,valle nuk e dine ata qe ka familje shqipetare qe edhe konsumimi i perditshem e i nevojshem nuk i del por ka raste qe merr dhe borxh?ju lutem jepni edhe ju mendimin tuaj per kete teme sepse edhe une jam bere shume pesimist per te ardhmen e vendit tim,por une mendoj qe eshte koha qe c`do njeri nga ne mund te jape nje kontribut te c`muar ne te ardhmen e vendit tone ,juj faleminderit ,me respekt toni
Nikolle Lesi i kryqezuari i dyte i mallkimit popullor te revoltave te vitit 1997 Sot po i hidhja nje sy gazetes &quot;koha jone&quot; dhe kam ngelur shume i befasuar nga shkrimi i kryeredaktorit te kesaj gazete dhe me vjen ndermend ajo fjala e urte popullore qe thote <span style="font-weight: bold">Po luajte me zjarrin digjesh edhe vete, ne i shpetofsh ate moment mos mendo se ja dole mbane</span>dhe keto fjalet e urta popullore paskan qene nje mrekulli e lashte per nje komb si ne por fatkeqesisht te paprovuara ne realitet. Meqe flasim per zjarrin, uroj qe Nikolle Lesi te kete nje kompjuter ne shtepi dhe ndoshta do te kete shansin te lexoje edhe keto fjali te adresuara personalisht atij. E Shtune, 21 Qershor 2003 CESHTJA &quot;ZAMIR DULE&quot; DHE E DJEGURA E PERNDJEKUR &quot;KOHA JONE&quot; Nga Nikolle Lesi Ndjeshmeria e vonuar e Kryeministrit Shkas per kete shkrim te gjate e jo te paramenduar u be nje vendim i qeverise, natyrisht i kryeministrit Nano parmbreme, i cili, mes shume halleve qe ka ne parti e brenda qeverise qe po i rrezohet, u kujtua te lidhe nje pension per ish-gazetarin e gazetes &quot;Koha Jone&quot;, zotin Zamir Dule. Pohoj, qe ne krye te heres, se eshte nje akt civil i kryeministrit, nje veprim qe duhej kryer qe sapo Nano mori qeverine ne korrik te vitit 1997, asokohe kur plaget dhe shkrumbi ne mjediset e gazetes &quot;Koha Jone&quot; si dhe te gazetarit Zamir Dule ishin ende te pathara nga djegia dhe masakrimi qe i beri pushteti i PD-se, me 2 mars 1997. Por do te mundohem te shpjegoj jo nga pozitat e deputetit, por te nje gazetari e botuesi se c'ndodh me median ne Shqiperi tash sa vite ose, me sakte, qe prej vitit 1991 e deri tani. Natyrisht, duke synuar te pershkruaj nje histori kaq te gjate te mbushur plot e plot me ngjarje, skupe, djegie e ringritje nga hiri, mundet edhe te harroj ndonje fakt apo emer, por gjithsesi te tjeret qe kane punuar ne &quot;Koha Jone&quot; mund te plotesojne tablone e piktures se trupit te djegur sa here, te gazetes se pare te pavarur &quot;Koha Jone&quot;. Duke iu rikthyer vendimit te vonuar te zotit Nano per t'i lidhur pension te posacem gazetarit, nese me lejohet ta quaj, gazetarin tim te gazetes, me duhet t'i kujtoj zotit Nano se kete kerkese ai, pra, si kryeminister ne vitet 1997-1998 e ka pasur nga ish-kryeredaktori i gazetes &quot;Koha Jone&quot;, Ben Blushi, te cilin pas zgjedhjeve te qershorit '97 e mori si keshilltar ne kabinetin e tij. Po keshtu e njejta kerkese i eshte bere edhe nga shefi i sektorit te jashtem te gazetes, Vladimir Prela, te cilin kreu i PS-se e mori si shef te kabinetit te tij ne qeveri. Pra, zoti Nano beri nje akt civil, por te vonuar ne kohe, pothuaj 6 vite, qe do te thote se ne keto vite gazetari Dule eshte mbajtur mes skamjes se mbijeteses dhe ndonje ndihme financiare qe ka pasur mundesi gazeta &quot;Koha Jone&quot; per t'i dhene, ndonese kontrolli financiar i tatimeve qe na coi zoti Nano vjet ne dhjetor, kur i kritikuam gruan per trafiqe, na e quajti si shkelje financiare, pra, ndihmen ne vlera monetare qe pronari i gazetes &quot;Koha Jone&quot; i kishte dhene gazetarit ne fjale. Megjithate edhe njehere them me ndjenjen e gazetarit-koleg te Dules, e nje miku qe kemi ndare hallet bashkerisht ne ato kohe te rremujshme, me mire vone se kurre, veprimi qe beri kryeministri te enjten ne darke, ndonese e ka bere per ta perdorur emrin e tij ne lojen parlamentare te dites se hene, kur ai eshte thirrur nga nje grup deputetesh per presionin e tij familjar ndaj medias. Gazetari Dule, simbol i guximit profesional me mafien dhe shtetin Zamir Dule mbetet nje nga emrat qe realizoi perlat e gazetarise se shkruar te kronikes se zeze, talent q` dritheroi jo vetem pushtetin e mafias qe po lindte, por edhe ate politik te Berishes. Zamiri provoi disa here kercenimet dhe rrahjet e te kritikuarve te gazetes &quot;Koha Jone&quot; derisa erdhi casti fatal per te dhe per ndertesen mediatike &quot;Koha Jone&quot; per te cilen edhe ai hodhi nje gur te madh ne themelet e saj, duke e paguar naten e 2 marsit 1997 me percellim te trupit, me goditje ne koke dhe ne duart me te cilat kishte shkruar ato mijera rrjeshta qe prej vitit 1993. Por zoti Nano nuk duhet te harroje as prangat ne duart e Aleksander Frangajt (sot drejtor i pergjithshem i TV Klan), as burgun e Martin Lekes (sot drejtor i Telenorba Shqiptare), as shpatullat e masakruara dhe gishterinjte e shpuar te Alfred Pezes (sot kryeredaktor i &quot;Korrieri&quot;), as perndjekjen ne mesnate te Armand Shkullakut, por dhe shkrimet analitike te Andi Bejtjes qe zgjonin meri ne stanin berishian, as tritolin e vendosur tek shtepia e gazetares sone ne Vlore, Zenepe Luka, ne kohen e qeverisjes se PS-se, por as nofullat e shqyera e te perbaltura tek kodrat e Liqenit Artificial te gazetarit Bardhok Lala. Nuk harrohen as grushtat dhe tavolinat siper kokes ne mes te lokalit &quot;Caplini&quot; ne Tirane ndaj Andi Bushatit nga shikas qe na survejonin ore e cast. Mire do te ishte qe te mos harroheshin as bajonetat qe shpuan krahet e korrespondentit tone, asokohe ne Gjirokaster, Aleksander Cipa, por as rrahjet e gazetareve te RD-se dhe gazetes &quot;Tema&quot; gjate viteve te sundimit socialist. Shumica e atyre qe sapo permenda, pervec &quot;RD&quot; dhe &quot;Tema&quot;, kane qene ose jane gazetare te lindur prej &quot;KJ&quot; si dhe njekohesisht kane lindur gazeten e pare te pavarur &quot;Koha Jone&quot;. I permenda keto si dhe pak me poshte te tjere per t'i kujtuar zotit Nano, pa harruar Berishen, se gazetaret civile nga vete natyra jane oponente te cdo qeverie, e djathte apo e majte qofte ajo. Ata si gazetare apo nese jane konvertuar edhe ne botues, nga natyra jane larg shijeve qe sjell tenderimi qeveritar sic ka ndodhur me qeverite e PS-se e sidomos me ate zotit Nano gjate ketyre muajve. Kjo lloj kategorie, pa harruar dhe disa te tjere, pranon te rrije edhe pa reklamat shteterore, te cilat i menaxhon personalisht kryeministri ose Zonja e Pare e ketij vendi, e cila juridikisht nuk mund te quhet si Zonje e Pare, por de facto ka marre rolin e First Lady. Rasti i vonuar ne kohen e botuesve tenderues Zamir Dule beri mire qe na u kthye ne skene jo vetem si dekor qe i duhet Nanos te henen ne parlament, por pikesepari per te kuptuar ose me sakte per te bere nje analize se c'trajektore ka bere media shqiptare ne keto 12 vite pluralizem. Gazetari korcar Dule, edhe tani pas kaq vitesh heshtjeje, na ndezi muzen per te rithene per te saten here ato qe duhet te kete parasysh nje pushtet politik. Nuk mundet te ndalohet fjala e lire as me dhune, as me djegie, as me oferta. Flas per median qe perpiqet te jete e pavarur. Ketu nuk kam parasysh median apo botuesit qe perfitojne tendera nga fondet publike. Media e lire quhet ajo qe nderton nje biznesmen, por qe fiton nga prodhimet e tij ne treg e jo qe e mban gazeten me cmim nen koston reale te prodhimit te saj, duke e financuar nga para te dyshimta dhe jotransparante. Kjo kategori biznesmenesh apo tregtaresh-botues qe kane lindur nen pushtetin e PS-se, tre vitet e fundit, eshte nje masakrim qe i behet lirise se fjales dhe pavaresise gazetareske. Nese do te me lejonte miku im, Zamir Dule, do t'i pohoj se kjo qe po ben qeveria ano eshte pak a shume si me goditjet e pesuara nga Zamiri ne vitin '97. Asokohe te godisnin fizikisht, kurse sot median ose e blejne segmentet shteterore me parate e kontrabandes, ose mafia qe lejohet nga shteti urdherohet qe te fuse ne dore median per ta pasur si nje prapavije te pislleqeve te tyre ne miliona e miliona dollare. Meria e Kryeministrit per fotot me dhe pa syze Ndonese ne natyre e ne kohe te ndryshme, reagimet e Nanos perseri jane goditje ndaj medias. Thelbi mbetet i njejte: asfiksim i fjales se lire. Ne kohen e Berishes perdorej dajaku si mjet ende jo i civilizuar, kurse Nano perdor ne menyre te sofistikuar bllokimin e te gjitha arterieve per nje media te lire. Nese zoti Nano ne vitet '97-'98 realisht ishte pro thelbit te lirise se shtypit, ashtu sikurse lavderonte nga vrimat e burgut te paren gazete te pavarur &quot;Koha Jone&quot;, tani qekur e mori per te saten here qeverine dhe qe kur u martua per te dyten here eshte bere shtypes i shtypit. Nuk pranon asnje rrjesht kunder tij, asnje paragraf ku te mos kete dale fytyra e tij, por tani e don pa syze. Bile, kur ndonje gazete harron nga nxitimi dhe nxjerr fotografine e tij me syze te trasha, atehere udheron policine tatimore qe pronarit te gazetes apo televizionit t'i beje nje &quot;klizem&quot; shteterore! Bertet duke thene: &quot;Une nuk jam me qorr!&quot; dhe shikon nga keshilltari i tij, Agim Isaku, i cili, fatkeqesisht, ka qelluar me syze problemore shikimi. E keqja do te ishte edhe me e keqe nese dhe vete Isaku do te gjente kurim per syte dhe te hiqte syzet. Atehere shoqeria dyshe e ish-qorrave Nano-Isaku do te na masakronte per fotografite. Por cdo e keqe ka nje te mire: Agimit nuk ka klinike ne bote qe ia sheron shikimin ne largesi. Ai deri tek... prapa shefit veshtron qarte! Ku po shkon shtypi sot? Keshtu, i dashur Zamir, po ndodh me shtypin, te cilit ti i kushtove shpirtin, pervec duarve qe t'u masakruan po per shtypin. Por ne keto kohera, o Zamir, na kane dale plot gazeta e revista. Tek revistat mbetet Klani si i pare, kurse ne, pra, gazeta &quot;Koha Jone&quot; kemi humbur kuroren e Mbretit te Shtypit te lire. Jemi princer mes princerve te panumert te shtypit. E ka humbur apo ia moren kete kurore, duhen shume analiza e analiste. Duhet te flasin edhe Armand Shkullaku (sot drejtor i lajmeve ne TV Klan), edhe Andi Bejta (sot drejtor i madh ne Top Channel), edhe Blendi Fevziu (sot edhe ne &quot;Korrieri&quot;, edhe ne TV Klan), por duhet te flase dhe Rudina Xhunga (sot drejtuese ne nje emision te shikuar ne Top Channel). Mire do te ishte te na fliste edhe shpirti i ndritur i Teodor Kekos, por do na mjaftonte te thoshte disa fjale se ku po shkon shtypi sot dhe shkrimtari Kico Blushi. Arian Cani mbetet ai qe ka qene, o Zamir. Kurse Zamir Alushi, te cilin e ke bere gazetar, tani bredh sa ne nje redaksi ne tjetren, pasi sapo kritikon qeverine e heq pronari botues qe ka tendera me qeverine. Por kane ndodhur dhe cudira, o Zamir, ne keto vite! Nje gazetar qe kemi pasur asokohe Altin Hazizaj eshte bere kryetar shoqate. Flet dhe per lirite qe duhet te kene homoseksualet. C'te besh o Zamir! Ben Blushi e Ilir Gjoni na u bene ministra. Njeri iku, tjetri akoma mbetet. Kurse Emin Barci, asokohe shef i rubrikes se ekonomise ne gazeten tone, tani e ka shijuar ekonomine. Eshte bere i madh. Rri ne zyre nje hap larg Fatos Nanos. Krahasuar me Demken eshte vetem Emin. E keshillon dhe e orienton tamam sic orientonte atekoh` ne gazeten &quot;Koha Jone&quot; Milto Baken. Por ka prape cudira te tjera o miku Zamir. A te kujtohet Dritan Kaba, shefi i reklamave te gazetes? Eshte bere me i madh se sa cdo mendje njerezore do ta perfytyronte: Eshte ngjitur ne kryeministri, ne kat te dyte, nje dere larg Agim Isakut si keshilltar per median i kryeministrit. E keshillon zotin Nano per median moderne dhe kryetari i qeverise, qekur ka afer Kaben, eshte me i qarte se c'duhet te beje me median. Por na ka ndodhur dhe nje cudi tjeter. A te kujtohet nje person i gjate e i shendoshe? Ylli Dylgjeri e ka prape emrin. Ka qene atehere menaxher reklame tek &quot;Koha Jone&quot;. E di se c'eshte bere? Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Rendit Publik. Po pate nevoje per ndonje polic merr ne telefon Dylgjerin. Por ate tjetren a e di, o Zamir, qe Milto Baka, ish-drejtori ekonomik, na ka ikur qekur nuk kishim me para ne arken e finances. E ndjeu se pas djegies se redaksise dhe bllokimit te saj per afro dy muaj ne po falimentonim. Priti ca dite dhe kur degjoi qe as Nano nuk na i dha leket e djegies se redaksise tone dhe fap nje dite na iku. Nuk e gjeta me ne redaksi. &quot;Po falimenton Nikolle Lesi. Nuk e ka mire as me Nanon ky njeri!&quot; - tha dhe kishte ikur pa marre as bicikleten qe ia bleme ne si redaksi. Bile e kishte keshilluar dhe Agim Xhafken te largohej sa me pare se ndertesa e &quot;Koha Jone&quot; jo vetem ishte djegur nga Berisha, por dhe po rrezohej nga Nano. &quot;Nuk pranon Nano mbreter te tjere ne asnje fushe. Nano eshte Mbreti i vetem!&quot; - i tha Xhafkes duke rendur rruges qe te con per ne Klan. Por e di se cka ndodhi me pas o Zamir. Nxitoi per te ikur edhe Xhafka. Beri llogarite dhe i dilte se me ato qe kishte fituar ne &quot;Koha Jone&quot; mund te bente nje Publimedia. Edhe ai iku. Metamorfoza qe promovon Kryeministri C'te bejme o miku im! Para e madhe ka hyre me media. Sapo ben ca miliona dollare nje tregtar me trafiqe apo dhe me kontrabande te ligjshme fap turret ne hotel &quot;Rogner&quot; apo &quot;Sheraton&quot; dhe deklaron: &quot;Edhe une do te behem botues apo pronar televizioni&quot;. Dhe i bejne o Zamir; para kane, roje kane, miqesi me Nanon kane. E perse te mos jene dhe pronare gazetash apo televizionesh!? Neser do t'i kesh deputete dhe drejtues te Shtetit. Po, po, Zamir! Do te kalojne edhe ne fshatin tend, por nga siper, me helikopter. Tani ta bejne me dore nga lart. Nuk kane kohe te zbresin ne toke. Ja, prit edhe pak jave kur nje presidente firme private ne nje shoqeri udhetimesh kur te vendose helikopteret e saj ne dispozicion te linjave Tirane-Korce e Tirane-Sarande. Leke i madh ka dale o Zamir! Se desh harrova. Roland Qafoku, ai gazetari qe ti e solle, e kishim ca kohe zv/kryeredaktor. Tani na iku. Ka shkuar diku ketu afer, ne Tirane eshte. Para e madhe, Zamir! Asokohe t'i udhetoje shume here ne kembe e pak here me nje biciklete. Tani po te punosh ne ministrira apo fondacione gazetaresh ke prone nje veture. Ja per shembull, a te kujtohet gazetari i sektorit te politikes Skender Minxhozi? Nese jo per momentin, rikujto nje djale te gjate, simpatik dhe qe perhere shikonte nga dera e jashtme e redaksise se mos e prisnin dajaket e SHIK-ut te Gazidedes. Nese nuk kishte te SHIK-ut behej kurajoz dhe shkruante. Ne te kundert, i dhimbte barku. Eh, tani ai ka veture te shtrenjte. Quhet Skender Minxhozi. Na eshte bere keshilltar ministrash. Edhe ti Zamir nuk duhej te shkruaje kaq guximshem. Edhe une e provova ne '95, por me vune tritolin tk dera e shtepise. Po nje gazetar kulture qe na u specializua ne Londer a e mban mend? Sokol Balla quhet. Tani i papune. E provoi ca muaj tek TV Klani, por nje dite harroi pa dhene lajmet dhe ... e pushuan. Shkruan nganjehere tek &quot;Koha Jone&quot;. Edhe ti po t'i paguash me shume se ne Tirane, atje ne Bilisht, do te te vijne. Udhetojne ne mengjes heret, punojne deri pasdite dhe ne darke i ke prape ne Tirane. Nese nuk ke para nen sendyq, mos nis gazete apo media elektronike. Nuk ka rregulla loje te barabarta e te ndershme sot. Nuk lexohet ai qe ka shkrime te guximshme, por ai qe shitet me lire ne treg. Ti ben mire te nxjerresh nje gazete me 5 leke cmimin dhe do te jesh brenda nje muaji i pari i vendit ne tirazh. Ah, c'po ben kjo paraja! Keshtu, o Zamir. Ka ndryshuar shume gazetaria qe nga viti 1997. Ka gazeta me shumice. Plot 18 te perditshme. Ka 123 radio private dhe televizione 87. Te thashe, ke leke te vjedhura, duhet t'i futesh patjeter ne media. Natyrisht nuk mund t'i fusim te gjithe ne nje thes. Ka edhe te mire. Por te miret nuk i pranon zoti Nano. I do te gjithe si vetja. Po qe nanoist ben para, media, dhe ngjitesh lart, shume lart. Eh, kane ndryshuar punet ne media ne ngjyrat e letres se gazetes. Po ke faqen e pare me ngjyra-ngjyra blihesh sot. Nuk e ke, ndonese ke shkrime te guximshme, nuk te marrin as gazetashitesit. Kane ardh' kohe me lajle-lule tani ne Tirane. Nuk bere tituj ku te thuash se &quot;vrau veten ne dege te thanes, apo vdiq si qyp ne koke te pusit&quot; nuk te blejne. Kane dale lexues te cuditshem keto kohe qe na ke munguar, o Zamir. Nuk pijne me uje shkrimet e natyres tende kunder mafias. Duhet te pyesesh nusen e kryeministrit se si e don titullin. E don te shkurter apo te gjate, natyrisht titullin. Na ka ndodhur keto vite edhe nje cudi tjeter. Berisha, ai qe ishte i Pari i vendit asokohe kur &quot;te rregulluan&quot; ty naten e 2 marsit 1997, tani eshte bere dashamires i medias. Mbron shtypin dhe kritikon Nanon per represion ndaj medias. Edhe te henen ne parlament, dite kur do te diskutohet per median, Berisha do te te mbroje ty. Une nuk kam te drejte te flase per ty. Kane dale here Nano dhe here Berisha qe luftojne, sipas radhes, ne mbrojtje te lirise se shtypit. Ne, te shtypit te viteve te para te pluralizmit, nuk jemi me gazetare, botues apo analiste. Jo. Tani ka dale ne radhe te pare Nano, Berisha, Isaku, etj. Miku im Zamir, gjithsesi, mberritja e kujteses se vonuar ka nje te mire. Sipas Sokratit te vjeter, &quot;Driten i verbri e sheh me trokellime te shkopit&quot;. Kryeministri Nano e firmosi pensionin tend se i duhet &quot;per dite te keqe&quot;. Ne te vertete i idhet behet edhe me tej fati i gazetarit te vertete. Mesa duket, politikanit Nano i vlen per sherbim edhe skamja apo fatkeqesia mentale e gazetarit Zamir Dule. Kete djallezi, miku im, per shkak te realitetit qe rrethoi dhe madhoi universitetin e gazetarise shqiptare te 13 vjeteve te fundit te quajtur &quot;Koha Jone&quot;, une kam avantazhin ta lexoj te gjithen. Eshte koha qe satanai behet engjell. Tani po iki, Zamir. Do te takohemi nepermjet gazetes kur te vije prape Berisha ne pushtet dhe te te jap dekorate nderi per ate qe te bene berishianet ne ate mars te vitit 1997. Kohe te veshtira tani. A kemi ndryshuar ne apo kemi mbetur pas kohe, kete nuk po di me e gjete o Zamir!
Larg syrit, larg zemres apo e kunderta....??!! Si anetare e re qe jam, dua t`ju ve pak ne mendime. Shpresoj te dini pergjigjjen e kesaj thenies se vjeter se une nuk po e gjej dot. :confused: Dhe meqe ra fjala po i uroj vetes mireseardhjen ne AF :rockband:
lajme, dhune e pastaj..... Zakonisht kur shkoj ne shpi gjate pushimit te drekes gjeja e pare qe bej hap tv. Eshte ora kur tv italiane japin lajmet. Informacioni i pare qe mora sot ishte rreth atentatit ne Izrael ku midis te tjereve kishte gjetur vdekjen edhe nje italiane..familjaret qe qanin, fytyra e djalit handikapat, fjalet e vajzes me bene te perlotesha dhe ta lija dreken ne tavoline. Kjo gje ndodh pothuajse perdite..perdite diku ne bote do ndodhi diçka, nje atentat, nje fatkeqesi natyrore, nje incident ... me vjen spontane pyetja &quot;a eshte e drejte qe lajme te tilla te jepen gjate dites?&quot;. Ne oren 13.00 femijet kthehen nga shkollat, nje prind arrin te justifikoje dhunen qe shohin neper filma, neper videot e disa kengetare &quot;te çmendur&quot; sepse ajo eshte imagjinate por nuk mund te arrije kurre te justifikoje lajmet e tv. Femijet kane nevoje per siguri, si mund te ndjehen te sigurte kur degjojne ne tv apo lexojne neper gazeta qe nena akuzohet se ka vrare te birin, kur shohin skena lufte, skamje, atentatesh. nuk e di kur do vije ajo dite qe njerezit ta kuptojne qe dhuna lind dhune. Pas rastit te Erikes dhe Omarit (qe vrane nenen dhe vellain e saj) u shtuan vrasjet e familjareve, nuk demostron kjo ate qe thashe me siper. Jam kurioze te di ç'mendoni ju per çka kam shkruar.. per nje vajze si une qe enderron te kete nje familje me shume femije kjo e mesipermja perben nje problem te madh
Probleme dhe RRUGEZGJIGHJE te mundshme te problemeve ne shoqerine shqipetare TEMA 1 ====== Si mundemi si individe te ndihmojm demokratizimin apo qyteterizimin e shoqeris tone. TEMA 2 ====== çfar mundemi te bejm qe te permieresojm imazhin e kombit tone jashte vendbanimeve tona. Sqarim ====== Mendimet te jen konkrete dhe ju lutem shpreheni ne form dialogu dhe jo ne forme disputative (Dialog dhe jo diskusion)
propaganda desha te ndaj me ju diçka qe me tingelloi shume e trashe. tashme u ngopem duke pare netv heronjte amerikan mbartesit e lirise,maratonomaket e demokracise dhe mua me gjithe emilio feden e mentanen me keputet shpirti kur ndonje amerikan shkruan ndonje leter ne shtepi... fundja e dime te gjithe qe irakent jane bij qensh e s'jane djem nenash.Ato si 5 si 50 a si 50 000 te vdekur njesoj jane...djemt tane te mos i gjej gje pa pabuksit jane pjelle e shejtanit. pastaj na dolen dhe terrorista.kamikazet e ne gjendje lufte te hapur s'e kisha imagjunar se mund te thuhej. po kane te drejte, kushdo qe vret nje amerikan (vari leshin se mbron vendin, te parin idene a familjen e tij) qofte dhe duke sakrifikuar jeten e tij eshte nje kamikaz terrorist... Po Po amerika na mesoi sot se Vojo Kushi yne eshte nje cope burracakau, kamikaz terrorist e se mic sokoli ia ka fut kot...te dhjefsha vlerat kombetare e krenarine e fisnikerine. Sot ka rendesi amerika dhe paqja e saj. ah dhe kjo me habiti sa demoktaci mund te jete nje demokraci e obliguar?!?!?
Top