tirona moviestar
n'vijim t'debatit per tironen, mbylle pa arsyetim, une replikoj me mcbyrekun, i cili duket se ka kapacitet me diskutue per tironen.
ktu s'asht puna me u binde njani apo tjetri per nji qytet, por poenta asht me e gjete ma t'bukuren e tirones edhe me ja arsyetue thirrjen kryeqytet; ky debat s'asht per me i fute n'ring tironen e prishtinen, por me e hallakate tironen...
mcbyrek: Do ta dish pse e duam ne Tiranen, ti maniak me deficienca linguistike qe ndjehesh inferior ngaqe s'flet dot rrjedhshem gjuhen letrare (per te folur ate, ne te gjithe kemi sakrifikuar dicka nga dialektet tona). Ne e duam ate sepse ajo me teresine saj te banoreve te mbledhur nga e gjithe Shqiperia, eshte misherimi i zhdukjes se kufijve katundareske dhe krahinore- se pari ne dialekte- dhe eshte qendra administrative e shtetit tone dhe e gjuhes sone zyrtare. Kjo eshte nje nga arsyet pse juve ju vret syte Tirana.
tirona asht ba me vendim administrativ, perderisa elbasani, natyrshem, ka kene qendra e tokave shqiptare, si n'aspektin e gjuhes, ponjashtu edhe t'gjeografise. persa i perket zhdukjes s'kufijve krahinor, ardiani thote qi ata kufinj u zhduken tuj prue njerz prej mallakastre e tuj ndeze zjarme n'sobe...
mcbyrek: Do ta dish ti pse e duam tjeter ne Tiranen? Sepse ka nje histori te madhe heroike rezistence, ashtu si shumica e qyteteve te tjera te Shqiperise se gjymtuar. Thuajse te gjitha lokalitetet e aferta me te kane keshtjella ku eshte derdhur gjak per te mbrojtur vendin. Me thuaj ti, c'keshtjelle ka prane Prishtina? Kush tjeter pervec princ Llazar Hrebreljanovicit e ka mbrojtur ate nga turqit?
historia e rezistences s'asht e tirones, por e lokaliteteve perreth. megjithate, jo veq tirona, po edhe vendet tjera e kane mbrojte (ose jo) vetvehten e tyne, prandaj s'asht qi u ba n'tirone noj lufte vendimtare per chlirimin e shqipnise. per ma teper, ngjarje t'tilla regjistrohen n'shkoder, shkup, prizeren, janine, por jo n'tirone. provo me e ngrite tironen pa e ule prishtinen, sepse njerzit muj vine n'perfundim qi je tuj ju tute rrites s'prishtines. btw, prishtina ka kene qytet shume kohe para tirones - tuj ja nise prej ulpianes n'antike, e te novoberda n'mesjete, e deri tash. megjithate, une s'e kam edhe aq marak prishtinen, per vet faktin se asht nji qytet i shemtuet.
mcbyrek: Do ta dish ti pse e duam ne Tiranen? Sepse eshte vetem 30 minuta larg nga deti Adriatik dhe vetem 20 minuta larg nga bora e Dajtit.
po, ket gja tirona e ka t'mrekullueshme. asht i rralle noj vend ku njeri mundet n'mengjes me u la n'det, e mbasdite me skijue - asht mekat qi s'humbet energji per me u rregullue kto pasuni, por shprazet energjia me pordha shterpe se tirona asht e hjeshme, kalimi i fminise, rrugicat ku luejshim...
mcbyrek: Do ta dish ti pse e duam ne tjeter Tiranen? Sepse plani i saj i pare urbanistik eshte hartuar nga arkitektet me te mire italiane te kohes; (me bene veshet mua, apo ishe ti qe e levdoje Ardian Ndrecen se ndodhej ne Rome, ne "vreshtin" me te mire arkitektonik te botes?). E pra, te njejtet vreshtare me te mire te botes kane ideuar Tiranen. Me thuaj ti mua, cili Brankoviç serb apo Mahmud turk e ka konceptuar Prishtinen?
ket e thote edhe ardiani: tironen nisi me e ba qytet ma t'kenun zogu. chashtja asht: pse u shkatrrue e u ba me i pernga katundeve t'uralit? nji qytet i madh syn zvetnohet edhe e ndrron pamjen chdo dy vjet-bile, as chdo 20 vjet; me tironen nji gja e tille po ndodh.
mcbyrek: Do ta dish ti pse nuk e leme ne te perdhoset Tirana nga secili femije qe i duket bukur kur shkakton kaos? Sepse eshte kryeqendra artistike-kulturore-arsimore mbareshqiptare. Me 87 shkolla tetevjecare, 53 shkolla te mesme, kater universitete dhe me nje numer total prej rreth 70-80 mije nxenesish dhe studentesh. Sepse eshte nje qytet ku ka jete te dendur artistike dhe kulturore. Ku jeta nuk pushon kurre as naten ne lokalet, pub-et dhe night club-et e saj. Ku thuajse perdite ka shfaqje te reja opere, baleti, ekspozita te panumerta pikture dhe artesh te tjera figurative. Sepse aty zhvillohet festivali me i madh i muzikes se lehte. Sepse aty ndodhet stadiumi kombetar, muzeu kombetar, galeria kombetare e arteve. Se eshte qyteti ku derdhin mjeshterine e tyre shumica e shkrimtareve me te njohur te kombit (perfshi Ismail Kadarene qe eshte kthyer se fundi nga Parisi), sepse ka nje mori shtepish botuese dhe ka nje mesatare prej 400 titujsh te rinj librash ne vit. Ne e duam kryeqytetin tone sepse aty botohen te pakten 30 gazeta te perditshme, revista, ka me dhjetera televizione, radio, ndermarrje private te prodhimit, te eksportit, klubet me te mira te futbollit, ajka e trurit te kombit. Tirana eshte kryeqyteti i ndryshimeve te vrullshme sociale, i memories sone politike, i cmendurise apo mencurise se burrave te shtetit, i revolucioneve, protestave neper sheshe, rrezimit te monumenteve per te ngritur idhuj te rinj, si dhe kryeqyteti i debatit te nivelit me te larte intelektual ne gjuhen shqipe sot per sot. Tirana eshte qyteti me tashme afro 1 milione banore ku ashtu si te mirat edhe te keqiat jane te permasave te medha, por kjo na ben ne qe ta duam ate po ne permasa kolosale. Tirana eshte Amerika jone, per vete faktin se thuajse te gjithe ne kemi origjina te ndryshme, por te gjithe ne jemi tiranas sepse te gjithe kemi dhene dicka per lavdine dhe madheshtine e Tiranes.
Tirana eshte qyteti i ndryshimeve gjigandeske, qyteti i shumekatesheve te reja, i rrugeve te gjera, i Bulevardit "Deshmoret e Kombit", eshte zemra e atdheut, qyteti per te cilin shtrydhen mendjet me te mprehta te kombit (perfshire edhe intelektuale te shkelqyer si Edi Rama etj), qe jane vene ne krye te transformimit te saj.
Une mund te te shkruaj pa fund ketu arsye pse e duam ne Tiranen (pa folur per arsyet personale, sepse secili prej nesh ka historite e tij sentimentale te lidhura me rruget, shtepite, klubet, parqet, rrugicat dhe oborret e pallateve te ketij qyteti).
kto statistika syn i japin identitet tirones. per ma teper, cilindo katund t'shqipnise bane kryeqytet edhe pas 50 vjete ka me mbrri n'kto kuota qi i ka tirona sot. t'gjithe ata intelektuale qi banojne n'tirone, t'gjithe ata jane t'lindun e t'formuem si njerez jashte tirone.
btw, tirona s'mund t'quhet amerike, por nji trampoline drejt amerikes.
mcbyrek: Megjithate jam i bindur se ti prape nuk ke per t'u bindur dhe ne as qe marrim mundimin te te bindim ty, sepse ti je nje rast i pashprese, nje tumor malinj, nje rast vdekjeje klinike e logjikes njerezore dhe kombetare. Nese as kaq shume germa dhe fjali nuk te bindin ty dhe nuk sherbejne si nje pergjigje ndaj mistrecit Ndrec dhe mistreceve te tjere si ai, atehere, who cares? Ne jemi ketu ne Tirane dhe nqs ti apo ndonje tjeter mendon se nuk kemi arsye te bollshme per ta bere kete, vazhdo eksitohu me iluzionet e tua.
megjithe analizat e jueja neper skutat e trunit tem (get qi shkolla ma e forta e tirones ka kene shkolla e frojdit), prap se prap jeni shume larg debatit intelektual (mbyllet tema), larg t'pamunit se ku qendron atdhetarizmi (n'mbrojtjen e tirones apo n'fymjen e kosoves), larg estetikes (nuk e permende as edhe nji gja t'bukur qi e ka ba dora e njerit n'tirone, e per ma teper, ato pallate shumekatshe qi i permende i the n'superlativ, gja qi m'ban me dyshue per konceptin tand ndaj t'bukures), je larg thelbit (ti syn e merr vesht gjuhen teme, gjuhen e vertete shqype), larg unit e identitetit (kceni si kope tuj bertite brravo brravo), e larg shume e shume gjanave tjera...
asht fatkeqsi qi i vetmi njeri deri m'sot qi m'ka ba me e dashte tironen asht nji anglez. ai ka fole aq ndjeshem e aq mire per tironen, ai ka fole jo prej prizmes s'banesave e t'intelektualeve vetvrases, jo prej prizmes s'operetave e t'festivaleve trampoline per sanremo, jo prej bingo-tv e as prej qelqit e neonit t'pubeve, por prej prizmes s'njerise, per ma teper, prej prizmes s'fmise...u mata me ju kallxue historine e anglezit n'tirone, por hoqa dore, sepse s'ju rroke...