Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias Pershendetje te gjitheve kudo qofshi, Meqenese nje pjese e mire juaja gjenden jashte Shqiperise, ndersa shqetesohen per gjendjen e perfolur ku ka arritur media shqiptare, mund te hasin veshtiresi apo paragjykime ne kuptimin e kesaj gjendjeje mediatike. Sot flitet e trumbetohet se qeveria socialiste dhe segmente te saj po i kundervihen me te padrejte gazetareve neper gjyqe te pafund vetem pse citojne dicka nga nje autor. Kjo eshte e vertete. Gjyqe te tilla ka plot. Ne Shqiperi sot jane te njohura ceshtjet &quot;Ceco kunder Baze&quot;, &quot;Kokedhima kunder Lubonja&quot; apo edhe pothuajse ceshtja &quot;Xhoana Nano kunder Lubonja&quot;..., etj. Ne fakt, ne median tone problematike eshte heshtur ne nje mase 80% per precedentin e vertete te shtypjes se politikaneve parekërkues ndaj shtypit te lire. Mund te klasifikohet si e rastesishme qe kjo shtypje i ka ndodhur shtypit nacionalist(Gazetes <span style="font-weight: bold">&quot;Rimekembja&quot;</span> dhe revistes se ilustruar <span style="font-weight: bold">&quot;Koha&quot;</span>), por mund te jete edhe e qellimshme. Behete fjale, pra, <span style="font-weight: bold">per padine qe ka kurdisur ish-kryeministri dhe anetari i Keshillit te Pergjithshem Drejtues te Partise Demokratike te Shqiperise, Aleksander Meksi kunder publicistit dhe diplomatit te karrieres Abdi Baleta</span>. Por Meksi ka hedhur ne gjyq edhe revisten e ilustruar &quot;Koha&quot; me botues Enver Bytyçin. Revista &quot;Koha&quot; sot eshte mbyllur si pasoje e gjyqit te humbur me Aleksander Meksin, i cili pretendon se keto dy media i kane shkaktuar nje dem moral dhe ka kerkuar nga gjykata shqiptare nje demshperblim material prej mijera dollaresh(jo lekesh) kundrejt personave Baleta(botues i &quot;Rimekembja&quot; - e perjavshme politiko-analitike e Tiranes) dhe Bytyçi(botues i &quot;Koha&quot; - reviste e ilustruar analitike e Prishtines). Me pas Meksi ka paditur edhe &quot;shkaktarin&quot; e vertete te rremujes, ish-gjeneralin Agim Shehu, ish-vartes i Meksit para 1997-es, per nje shkrim qe ky ka botuar te revista &quot;Koha&quot;. Kurse Baleta eshte paditur ne gjyq i pari vetem sepse ka cituar fraza nga shkrimi i Shehut ne &quot;Koha&quot;. Si perfundim, revista &quot;Koha&quot; sot eshte mbyllur si pasoje falimentimi ekonomik apo edhe moral. Por &quot;Rimekembja&quot; vazhdon te denoncoje kete krim gjyqesor dhe kete precedent te rrezikshem gjyqesor te drejtesise shqiptare qe solli kete gjendje te perfolur qe ekziston sot ne median shqiptare dhe ne sallat e gjyqeve, ku padi te ketij lloji jane shtuar pa kriter. Edhe pse media e perditshme shqiptare ka mbyllur qellimisht apo rastesisht nje sy per kete precedent, juve ju jepet sot e drejta te gjykoni nepermjet shkrimeve te &quot;Rimëkëmbjes&quot; kete gjendje mediatike dhe gjyqesore qe ka kapluar sot vendin. Me shkrimet qe do te sjell ketu, te marra ne internet ne faqen www.groups.yahoo.com/group/rimekembja , disa prej jush do te informohen me deshire, disa do te merziten per &quot;telenovelen&quot; e kesaj farse drejtesie, disa do ta paragjykojne pa dale ende mire thelbi i ceshtjes, disa do ta gjykojne gjakftohtesisht, disa do te bejne tifozin, disa do te ndihmojne ceshtjen me sensibilizimin e opinionit perreth e disa do te shqetesohen per kete precedenet. Kurse disa pritet qe ta kuptojne se pse media shqiptare perfundoi sot gjyqeve vetem pse citohen fraza nga shkrime apo thenie te dikujt tjeter. Sot edhe Top-Channel eshte ne gjyq vetem pse citoi nje deshmitar ne kronikat e tij te lajmeve. Ju lutem, kini durim persa kohe i botoj keto shkrime nga &quot;Rimekembja&quot;. Nese jeni te interesuar te dini, ju lutem kini miresine te lexoni keto shkrime mbi drejtesine dhe median shqiptare, e pare nga ana e nje ambasadori, diplomati, deputeti, juristi, analisti, botuesi, politikani dhe atdhetari te vertete, Abdi Baleta. Ju lutem te lini menjane paragjykimet tuaja per kete diplomat dhe gjykoni ceshtjen, pastaj me emrat mund te merremi te &quot;Politika&quot;. Nese dikush do te merzitet, epo, kjo eshte jeta...
Shihni se c'president kemi! ketu poshte esht enje material i gjetur tek gazeta shqiptare me date 30/05/2003... ju lutem lexojeni dhe jepni nje gjykim... KOMPLEKSI PER ULJEN E AVIONIT Moisiu &quot;terrorizon&quot; drejtuesit e Rinasit --------------------------------------------- ----------------------------------- TIRANE Nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Alfred Moisiu fakti që çarterin e tij e kanë lënë në ajër për 18 minuta, para se të zbriste në aeroportin e Rinasit. Në rrugën e kthimit nga vizita treditore që zhvilloi në Turqi, aeroplani me të cilin udhëtonte kreu i shtetit, mori një urdhër nga kulla e kontrollit të aeroportit &quot;Nënë Tereza&quot; që të bëjë dy xhiro në ajër, para se nisë procedurat e zbritjes. Kjo kërkesë u justifikua nga autoritetet e Rinasit se për momentin në qiellin mbi aeroport kishte shumë re dhe një tis mjegulle. Presidenti Moisiu u detyrua të presë në ajër rreth 18 minuta, përpara se rrotat e çarterit me të cilin ai udhëtonte të preknin pistën e aeroportit. Kur vargu i makinave që shoqëronin kreun e shtetit çau drejt kryeqytetit, Moisiu mendoi mos ta lerë me kaq këtë punë por t'u kërkojë një hetim special autoriteteve përkatëse. Kontrolli Drejtoria e shërbimit civil në aeroportin &quot;Nënë Tereza&quot; ka marrë tre ditë më parë një letër zyrtare nga Presidenca ku kërkohen hetime të veçanta për vonesën e uljes së aeroplanit të presidentit. Me anë të këtij dokumenti, kreu i shtetit kërkon të dijë se pse autoritetet e Rinasit autorizuan ngritjen e një aeroplani të shoqërisë së transportit civil &quot;Olimpik&quot;, para se çarteri i tij në ulej në pistë. Po kështu Moisiu i ka kërkuar llogari edhe drejtoreshës së trafikut ajror në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacioneve dhe i ka sugjeruar penalizimin e përgjegjësve të këtij incidenti. Por vonesa në Rinas nuk ishte incidenti i vetëm i udhëtimit të Moisiut. Një javë më parë, presidenti ishte në Vjenë dhe para se të hipte në çarterin e tij, teknikët konstatuan se dera e avionit nuk mbyllej. Kështu, Moisiu dhe delegacioni i tij u detyruan të presin ardhjen e një çarteri të &quot;Austrian Airlines&quot; para se të kthehej në atdhe.
Mbishkrime dygjuhësore në shoqatat shqiptare Të dashur miqët, unë besoj se në shoqatat shqiptare jashtë shtetit të gjitha mbishkrimet, jashtë dhe brenda, do të duhej të jenë dygjuhësore (gjuha e vendit + shqip). P.sh., në një shoqatë e cila gjindet në Itali: VIETATO FUMARE - NDALOHET DUHANI.
Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994 Ky emision eshte dhene ne 1994 dhe nje link i tij ne Real Audio eshte ketu. Megjithse eshte propagande e nje e nje grupi te caktuar vlen te theksohen disa gjera si neglizhimi i puneve serioze nga ana e administrates se atehershme amerikane. Degjojeni me vemendje! Ka shume rendesi te degjoni detaje qe sot jane realitet. link: http://www.jtf.org/09111994.rm (real audio)
te shkruash dicka per artikullin qe beri te lotojne shume zemra nenash te them te drejten kur pashe tittullin(tek shekulli) qe nje vajze e vogej 2 vjecare po shkonte drejt vdekjes per arsye se familja nuk kishte mundesi financiare per nje nderhyrje kirurgjikale jashte shtetit ne nje spital me te specializuar u ndjeva aq i prekur sa me pikuan lotet,kjo ishte sonila vajza 2 vjecare qe po perjetonte nje tragjedi brenda zemres se saj te vogel e cila po i brente pak e nga pak jeten ,ne kete rast ku vete nr 1 presidenti i republikes merr inisjativen ta ndihmoje sonilen dhe ,dua me te vertete te falenderoj te gjithe ata qe u treguan te gatshem ta ndihmojne sonilen e vogel si kryeministrin ,biznesmenet apo qindra shqipetare jashte e brenda vendit qe u treguan menjeher te gatshem ti japin doren nje familje e cila nuk mund te mbulonte shpenximet e operacionit te vajzes se saj te vogel ne nje spital jashte vendit,pra dua te them se ky eshte nje gjest mjaft fisnik i popullit shqipetar i cili po tregon se ka nisur nje rruge te mire dhe eshte i gatshem qe te tregoje bujarine e tij edhe pse ndoshta nuk jemi aq te pasur dua te them se kemi nje zemer te madhe ........zoti e bekofte sonilen ne kete moment te veshtire per jeten e saj!!!!!!une bashkohem me dhimbjen e familjes se soniles ne kete moment te veshtire dhe shpresoj qe se shpejti sonila te jete ne mes te familjes e sheruar .....me respekt berti uk
Perse ne shqipetaret kemi qene kokederra e te pabindur gjate gjithe historise sone? ...dhe jo vetem kaq, por edhe pertace, llafazane, hajdute, spiune, koketrashe dhe keto, mendoj une, jane te gjitha si pasoje e mosbindjes e mosdisiplinimit per te punuar. Pse vazhdojme te jemi keshtu? Ndonje ide? me shqeteson shume ky muhabet.
Media shqiptare! Ka kaluar gati me shume se je dekade qe shtypi dhe mjetet e informimit publik shqiptar jane bere te lira. Por ku ndodhen ato sot dhe sa i sherbejne publikut?! Dihet qe media eshte pushteti i katert dhe kete e kane kuptuar shume mire dhe qarqet politike-ekonomike drejtuese shqipatare. Per fatin tone te keq mediat shqiptare i kane sherbyer dhe vazhdojne t'i sherbejne ne menyren me te keqe publikut. Ato jane krejtesisht te varura nga politika dhe per te keqen tone çdo dite bejne dizinformimin ne vend te informimit; i bejne lavazh truri popullit ne vend qe t'i hapin syte. Gati 90% te mediave i sherbejne krejtesiht klaneve drejtuese qe jane ne pushtet. Ne faqet e shtypit dhe ne ekranet e TV private e publike degjohen e shkruhen vetem dizinformime dhe ne rastet kur thuhet dicka e vertete kjo ndodh vetem ne rastet kur ka lufte klanesh, kur mediat perkatese i sherbejne 'ustallareve' te tyre politike te cilet tashme jane te veshur dhe me pushtetin politik. Mediat qe konsiderohen te djathta jane ne gjendje te mjerueshme, si nga ana financiare-profesionale si dhe nga varesia politike. Gazetat me te medha jane bere vegel qorre e politikes se dites dhe ne faqet e tyre mund te lexosh vetem mashtrime te situates si dhe luften e klaneve per pushtet. Nje shembull eshte mbrojta apo sulmi ndaj Edi Rames. lyerja e mureve dhe mbjellja e barit nga zotria ne fjale konsiderohet si akti me i madhe heroik i kryetarit te bashkise kryeqytetase. Nga ana tjeter me paturpesine me te madhe fshihen abuzimet me milionat e fondeve apo paraqitet si asgje permbytja e kryeqytetit. Po publiku?! Publiku i lare ne tru nga keto media e sheh kete njeri si me te madhin dhe ashtu si po shihet ndoshta personi do te jete kandidati i ardhshem per kryeminister. Ja c'fare arrin te beje media! Pas kesaj panorame te shkurter dhe vetem te nje shembuli nga dhjetra te tille - nuk &quot;duket drite&quot; ne te ardhmen e shtypit shqiptar. Nuk dihet se kur do te behet vertete ne nje pike te kenaqshme i pavarur, madje keto media po behen armiqte me te medheje te demokracise shqiptare; ne emer te lirise jane keta qe po mbyllin syte e publikut dhe nuk po e lejojne te shohe vertete se c'po ngjet me te, se c'fare politikanesh ka ne krye. Ne kete pike une pyes. A do te kemi ndonjehere media te lire dhe sa vlen lira qe u kemi dhene - e ne emer te se ciles po fshihet e verteta?!!
Palestinezët shpallin Armëpushim Fraksionet luftuese Palestineze sapo kane shpallur nje armepushim tre mujor per ti dhene nje shanc me teper procesit te paqes. Keta tre muaj, teorikisht, jane koha kur hebrenjte dhe arabet duhet te bejne te pamunduren per te vendosur perfundimisht fatin e popujve te tyre. Personalisht jam optimist ne menyren me skeptike, e megjithate te gjithe "Bijte e Perendise" duhet ge gezohen kur i jepet nje shanc Paqes. Mendoni se koha eshte e mjaftueshme per te sheshuar te gjitha mosmarveshjet midis dy popujve? A mund te jene keta tre muaj fillimi i fundit te kesaj masakre qe na ka shoqeruar ne radio dhe gazeta qe kur kemi lindur?
po kete e moret vesh? Si i thone shqip...aktore? Aventura e 21-vjecares beratase, qe po ngjit shkallet e karrieres ne kinematografine italiane. Nga telefilmat e teatri te reklamat gjigande te &quot;Omnitel&quot;-it. Por qe mbi te gjitha deshiron te jete aktore Nga Erjon Tase Xhilda Lapardhaja, vajza shqiptare ne Cinecita Ka pozuar plot krenari nen sharmin e veshjeve &quot;Valentino&quot;. U ka buzeqeshur per disa muaj italianeve nga posterat gjigande publicitare te &quot;Omnitel&quot;, e megjithate, Xhilda Lapardhase nuk i pelqen ta cilesojne thjesht &quot;modele&quot;. Keto jane vetem disa hapa te rendesishem, por jo thelbesore te curriculumit artistik italian te bukuroshes 21-vjecare nga Berati. &quot;Me falni. Une jam aktore. Modele eshte shume... si i thone ne shqip...e ulet&quot;, detyrohet te korrigjoje ajo sa here qe bashkebiseduesit harrojne kete detaj teper esencial. Ne Shqiperi, ne vendin e saj, eshte krejt e panjohur, por pertej Adriatikut tashme nuk mjaftojne gishtat e dy duarve per te numeruar rolet e saj si protagoniste ne teater, telefilma dhe kinema. Ne rruget e Romes, qytetit ku jeton prej vitesh me familjen e saj, kane nisur ta therrasin tashme me emrat e personazheve ne filma. Qe nga rolet ne telenovelat e ndjekura edhe ne stacionet shqiptare si &quot;Un Medico in Famiglia&quot;, &quot;Non lasciamoci piu&quot;, &quot;Giornalisti&quot;, &quot;Un posto al sole&quot;, La squadra III&quot;, &quot;Madre come te&quot;, ne kinema me filmat &quot;Prima del tramonto&quot;, &quot;Il Ritorno&quot; apo &quot;Eden&quot;, e deri ne teater ne nje pjese prane aktorit te madh Paolo Vilaxho, qe ka bere per gjashte muaj xhiron neper Itali. Eshte e veshtire qe te harrosh nje fytyre engjellore si e saj. Por sigurisht, kenaqesine me te madhe ia ngjallin urimet e pershendetjet e emigranteve shqiptare. Te gjithe ndihen me krenare kur u rrefejne vendasve se vajza ne ekran apo ne bill-borderat e autostrades eshte nga vendi i tyre. Dhe Xhilda nuk e ka mohuar kurre se vjen nga vendi i shqiponjave. Vertet shqipja e saj le per te deshiruar, por kjo jo per faj te brunes se embel. &quot;Kur mesova se do te vija ne Tirane, disa muaj me pare, vendosa qe te flisja shqip ne familje. Nuk doja te beja figure te keqe ketu&quot;, shfajesohet ajo. Deri tre muaj me pare, nuk e kishte menduar se do te rikthehej ne vendin e saj nen petkun e aktores. U be shkas nje reklame e &quot;Birra Tiranes&quot;, ku ajo do te interpretoje se bashku me nje tjeter yll te spektakleve italiane, balerinin Ilir Shaqiri, qe Xhilda Lapardhaja te thyente persepari heshtjen qe ekzistonte per te ne Shqiperi. Vertet do te qendronte vetem dy dite ne Tirane dhe kur dritat e xhirimit ende nuk ishin shuar do te nxitonte te merrte avionin e pare te &quot;Alitalia&quot;-s, por ky ishte shansi me i mire per t'u rikthyer ashtu sic e kishte enderruar: si nje aktore. &quot;Erdha per te kaluar pushimet ne Berat edhe nje vit me pare, por qendrova larg kamerave e gazetareve. Doja qe te prezantohesha me nje rol dhe jo thjesht si nje emigrante qe kthehet ne vendin e saj&quot;, sqaron Xhilda ndersa ulet ne shezlong-un, buze pishines ku po xhirohet reklama e &quot;Birra Tiranes&quot;. Ne te vertete, jeta e aktores 21-vjecare shqiptare ka qene gjithnje shume prane artit. Prinderit, te dy ekonomiste, por me nje dashuri te madhe per artin, kishin gatuar te ardhmen e vajzes se tyre te pare ne shkollen e baletit ne Tirane. Dhe nje pasion i tille nuk do t'i zhgenjente prinderit e Xhildes. &quot;Ne moshen 10-vjecare, mu dha mundesia qe te ndiqja nje burse studimi ne Operen e Parisit. Nje mundesi qe e percaktoi te ardhmen time te lidhur me artin dhe qe une nuk e lashe te me shpetonte&quot;, kujton ajo. Ende nje femije, Xhilda u transferua ne vitin 1993 ne Paris per te ndjekur endrren e saj per baletin. Por pak muaj me vone, pas zhvendosjes se prinderve te saj ne Itali, Xhilda vendosi te ndryshoje edhe njehere destinacionin e saj. Kete here la Parisin, per te qendruar prane familjes se saj, duke vazhduar studimet ne Akademine Kombetare te Baletit ne Rome. Vetem ne moshen 15-vjecare, ajo do ta kuptonte se mund te hynte ne boten e artit edhe duke trokitur ne nje tjeter porte. Regjisores italiane Franceska Arkibuxhi, i nevojitej nje personazh i ri per njerin prej filmave te saj dhe po vizitonte shume shkolla te mesme per kete qellim. Mes shume konkurrenteve u perzgjodh edhe Xhilda Lapardhaja, por ne &quot;proven&quot; finale regjisorja vendosi t'ia besonte rolin nje tjeter vajze. Megjithate, embelsia e Xhildes nuk kishte kaluar pa u vene re. Vete regjisorja do t'i kerkonte numrin e telefonit dhe adresen me premtimin se do te rikthehej serish. Pak jave me pas, Xhilda do te debutonte ne telefilmin &quot;Un medico in famiglia&quot;, ne rolin e Dolores. Njeri pas tjetrit do te vinin edhe role te tjera ne boten e telenovelave, por ky dyzim mes baletit e kinematografise do te vazhdonte vetem per dy vjet. &quot;Ne moshen 17-vjecare, pata disa probleme me gjunjet qe me shkaktoheshin nga baleti. Mjeket me ndaluan qe te vazhdoja kercimin sepse ndryshe do te pesoja demtime me te renda&quot;, kujton ato momente te veshtira Xhilda. Kjo ishte edhe ndarja perfundimtare nga baleti. Per gati nje vit u ndje shume keq, pa miqte e shkolles apo shoket me te cilet kishte ndare deri ne ato momente endrren e kercimit. Ajo periudhe e veshtire i ka sherbyer edhe si nje moment i metejshem reflektimi per te ardhmen, apo edhe e ka shndrruar, sic thote vete ajo, ne &quot;nje njeri me kembe ne toke&quot;. Por kjo fatkeqesi do te kishte edhe anen e saj pozitive. E braktisur nga pasioni per baletin, Xhilda vendosi te qendronte &quot;me kembe ne toke&quot; ne kinematografi. Gjate ketyre kater viteve te fundit, vajza nga Berati ka fituar admirimin e miliona shikuesve ne interpretimet e saj ne nje sere telenovelash, por edhe tre filmave me metrazh te gjate. Megjithate kulmi i karrieres se saj te re, ka qene edhe pjesa teatrale me aktorin e njohur Paolo Vilaxhio. &quot;Ishte nje eksperience krejt e ndryshme nga kinemaja e ku cdo kush tregon me te vertete talentin e tij&quot;, shprehet 21-vjecarja. Imazhi i Xhildes eshte perzgjedhur deri me sot edhe si perfaqesues i mesazheve publicitare te &quot;Poste Prioritare&quot;, prodhimeve &quot;Buitoni&quot; ne France, apo edhe nje spoti kunder droges, qe do te shfaqet ne shtator ne te gjithe Italine. Megjithate, njera prej reklamave qe i ka dhene shpesh edhe emrin &quot;vajza e Omnitel&quot;, ka qene ajo e kompanise gjigande te telefonise ne Itali. Fale ketij curriculumi, tashme Xhilda Lapardhaja ka nenshkruar nje kontrate me njeren prej agjensive me te njohura te aktoreve italiane. Ne adresen www.cdastudiodinardo.com te agjensise, emri i aktores 21-vjecare eshte renditur mes qindra firmave te njohura te kinematografise italiane. Ne skeden personale te saj dallohet shpejt prejardhja shqiptare dhe vendlindja ne Berat, mes shume rivaleve te tjera vendase. &quot;Nuk e kam fshehur asnjehere qe jam shqiptare. Ne te gjitha prezantimet e mia tek regjisoret italiane, kam perdorur te dhenat e mia personale. Nuk kam dashur te ndryshoj as mbiemrin, ashtu sic bejne shume prej aktoreve te tjere te huaj&quot;, sqaron Xhilda Lapardhaja. A ka patur ndonjehere probleme ashtu si shqiptaret e tjere? Ajo preferon te pergjigjet thjesht me nje proverb italian: Njerezit e zgjuar nuk e vene gjithe grurin ne te njejtin thes. &quot;Kur jam ne Itali me duhet te mbroj shqiptaret perpara miqve te mi italiane, ndersa kur vij ne Shqiperi detyrohem te mbroj italianet. Megjithate, tashme opinioni per shqiptaret ne Itali ka ndryshuar&quot;, thote ajo. Edhe vete pa e kuptuar, se bashku me Kledi Kadiun, Ilir Shaqirin, Igli Taren, Erjon Bogdanin apo Elsa Lilen, ajo ka meriten e saj ne ndryshimin e ketij imazhi per shqiptaret. Por ashtu si ne cdo vend edhe ne Itali ekziston ende nje cmire mes vete njerezve te artit ndaj te huajve. Mesa duket i duhet lene ende kohe vendasve per te kaluar edhe kete hap tjeter te ndarjes. Ndoshta per kete arsye, miku me i mire artist i Xhildes eshte nje shqiptar, Edmond Budina. Me regjisorin qe punon prej vitesh si tornitor ne Itali dhe qe se fundi ka arritur suksesin ne kinema me filmin &quot;Lettere al vento&quot;, eshte takuar kohe me pare. Te dy ndodheshin ne sheshin e xhirimit te telefilmit &quot;Un posto al sole&quot;, kur u takuan per here te pare dhe qe prej atij momenti te dy jane kthyer ne miq te ngushte. Kur vjen fjala per dashurite e verteta te saj Xhilda nuk preferon te flase. Mjaftohet vetem me nje buzeqeshje te sikletosur. Ndoshta edhe sepse e ema nuk ka dashur t'i ndahet edhe gjate xhirimeve te reklames ne kete udhetim ne Shqiperi. &quot;Tani duhet te largohem&quot;, thote ajo. Zeri i regjisorit te reklames, qe kerkon te kthehet perseri ne pishine, duket se i ka ardhur si nje shpetim i shumepritur. Reklama qe e ktheu ne Tirane Nuk e kishte menduar kurre se do te bente nje dite edhe reklamen e prodhimeve te nje firme shqiptare. Por ka qene nje ftese e &quot;Birra Tiranes&quot; ajo qe ka kthyer ne realitet cdo gje. Se bashku me balerinin e njohur ne skenat italiane, Ilir Shaqirin, Xhilda do te jete protagonistja e spotit publicitar qe do te shfaqet se shpejti ne ekranet shqiptare. Gjithcka eshte realizuar brenda dy diteve ne ambientet e pishines se restorant &quot;Arturit&quot;, ne periferi te kryeqytetit. Mesazhi i reklames eshte i thjeshte: Birra sjell paqen mes dy te rinjve, qe kishin patur nje kontradikte mes tyre me pare. Nje ide dhe realizim i perkryer, por qe sigurisht qe do te mbeshtetet me teper edhe ne imazhin e dy protagonisteve te reklames. Pas gjithe kesaj ndermarrjeje qendron emri i fotografit, Roland Tasho. Iliri dhe Xhilda ishin pjese e albumit te tij te fotografive &quot;Shqiperia tjeter&quot;, i cili kishte ne qender jeten e emigranteve te njohur shqiptar ne Itali. &quot;Qe prej momentit qe njoha Xhilden, kisha vendosur te zhvillonim disa projekte qe do ta prezantonin ate edhe ne Shqiperi. Sigurisht qe reklama e &quot;Birra Tiranes&quot;, eshte vetem nje pjese e vogel e ketyre projekteve, qe presin ende te realizohen&quot;, shprehet Tasho. Pas dy ditesh, Xhilda ka marre serish rrugen e kthimit per ne Rome, por kesaj here me shpresen se reklama e &quot;Birra Tiranes&quot; e ka ndihmuar qe te trokase me dinjitet ne vendin e saj. Dhe sigurisht t'i lejoje nje rikthim sa me te shpejte.
Problemet sociale ne Shkoder C'mendoni per problemet sociale te Shkodres, e sa ndikon e drejta zakonore (kanuni) ne qytetin e Shkodres.
tv Shqiptare ne Shqiperi me pagese kush ka ndonje informacion
Shba ne driten e qiriut 14/09/03 ora 4:05pm nje blockout shkaktoi nderprerjen e dritave per shume ore ne nje zone te gjere te shba.Dritat me erdhen(NJ)vetem 1 ore para se te hap kete teme ndersa NY ndodhet ende ne erresire.
Top