Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Durresi jone qytet bregdet,del e pret cunat e vet Cuna e goca ,durrsake ! Le te kujtojme nje cike qytetin tone ,Durresin.Le te themi nga nje fjale per qytetin me te bukur ne bote.Per qytetin i cili pa asnje urdher zyrtar eshte kryeqyteti i Shqiperise gjate veres. "Durres o kertheze e memedheut!"-N,Frasheri.
Mediat Amerikane te perziejne nga stomaku Nuk e di nese ndonjeri prej jush ka pare ndonjehere lajmet tek stacionet e lajmeve amerikane; jane media me e censuruar dhe me e varur nga qeveria ne bote. kur i degjoj dhe shikoj lajmet qe japin, me vjen per te vjedhur, aq shume ma shpifin. Gjate luftes ne Irak, me kujtohet vetem nje lajm qe jepte Fox News, qe me beri shume pershtypje: po ndiqej nje nga ato filmimet me satelit, ku nje bombe po shkonte drejt nje kolone me kamione ushtare qe po terhiqeshin nga nje qytet. Komentatori tha: "ishte e cuditshme se si keta ushtare irakene dolen nga qyteti duke e ditur se do te dilnin hapur dhe do te mund te sulmoheshin shume lehte nga forcat ajrore aleate". Dhe duke pare imazhet se si u sulmua kolona, komentatori tha: "sa shenjester e lezetshme" (that's a fun target!!!), sikur te ishte video-game, jo prej verteti. Nuk i shkoi ne mendje se aty mund te kene vdekur me qindra njerez, ne rradhe te pare, pastaj njerez te vobekte, qe ka shume mundesi te ishin detyruar te vishnin rrobat ushtarake!!! Imagjinoni skenen e llahtarshme! Kurse nga ana tjeter jepnin fotot e amerikaneve qe ishin kapur rob, intervista me familjet, etj etj. Per ta ishte me tragjike kjo sesa vdekja e qindra irakeneve (sikur nuk jane te gjithe qenie njerezore). Te mos flasim pastaj per viktimat civile... Ka shume raste te tjera, por kjo qe shkruajta me siper eshte nje mesazh sidomos per bashkatdhetaret qe banojne ne Amerike: mos i besoni fare mediave amerikane se bejne te gjitha politiken e Shtetit, asnjera nuk e thote te verteten deri ne fund, ose disa shkojne deri aty sa e shtremberojne fare te verteten. Po ju them edhe nje tjeter: pse ka international CNN dhe CNN amerikan? Sepse japin lajme krejt te ndryshme!!! Mediat amerikane i kane bere amerikaneve brain wash, dhe vazhdojne ta bejne kete perdite!!!
Miss Universi ! E dha mbreme ne nje nga kanalet e us ku pjesemarrse ishte dhe miss albania <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Sot ne mengjes pashe nje emision ku host ishte me origjine shqiptare shuem i njohur ketu dhe u habita pasi po thoshte qe shuem gabim qe nuk vune miss albanian , miss albania keshtu e miss albania ashtu <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> fillova te qesh pak dhe me erdhi mire per ato qe tha . si perfundim miss universi doli nje 18 vjecare :tipsy: ..................
No global ne Firenze! ka filluar sot ne Firenze takimi i grupeve No global nga mbare bota. Sipas burimeve shteterore ptitet qe te kete trazira , dhe per kete motiv i kane ndaluar korteut paqesor te manifestoj brenda qendres historike. Le te preim zhvillimet e metejshme te situates. Sipas mua nuk do te kete trazira sepse jane vete forcat paqesore qe kan organizuar takimin.
Per cfare te merr malli... Sa here largohem nga Shqiperia,sa here takoj njerez nga vendi im,sa here degjoj nje kenge,me merr malli. Me merr malli te degjoj shqip rrugeve,te kendoj shqip,te shkoj ne nje dasem e te kercej popullore sa te kenaqem,te qesh para tv me politikanet,te shoh filmat e vjedhur 3 muaj para premierave ne Tv...,te bredh rrugeve sopa-gropa... Nje mall gri... po ju?
"shqiponja te lira apo shpend pularie" kur do te vije valle ajo e bekuara dite qe shqipetaret te levizin pa viza?kur?
Shqiperia, shqiptaret dhe vlerat e tyre! Per trojet shqiptare Vilajeti i Manastirit permendet - per zgjuarsi. Vilajeti i Janines - per pende. Vilajeti i Shkodres - per patriotizem. Vilajeti i Kosoves - per pushke. Per zonat e Shqiperise Shqiperia e Veriut permendet - per pushke. Shqiperia e Mesme - per fe. Shqiperia e Jugut - per kurbet. Per virtytet krahinore Trimeria lindi ne Kruje. Burreria u rrit ne Vlore. Mendja mbeti ne Tirane. Per shtetin shqiptar Themelet e shtetit i hapi Skenderbeu. Murret i ngriti Ismail Qemali. "Catine" e vuri Ahmet Zogu. "Celsin" e deres e vendosi lufta clirimtare. Per Lidhjen e Prizrenit Koka e lidhjes se Prizrenit - Stambolli. Zemra - Prizreni. Gjoksi - Kosova. Tradita Atdhetare - vlonjatet. Besnike - skraparllinjte. Dijetare - dibranet. Kurbetllinj - korcaret. Mikpritesa - mirditoret. Pazarllinj - matjanet. Qejfli - tiransit. Shkollare - elbasanasit. Tregtare - krutanet. Kurnace - gjirokastritet. Salltanetllinj - shkodranet. Patriote - Permetaret Vecori per bimet dekorative Dibra - qyteti i blireve. Elbasani - qyteti i hurmave. Permeti - qyteti i trendafilave. Kukesi - qyteti i meshteknave. Puka - qyteti i pishave. Saranda - qyteti i portokalleve. Shkodra - qyteti i karafilave. Vlora - qyteti i eukaliptusve. Arti i gatimit Dibra - bozen, hallven, sheqerparen e pastermane. Elbasani - bugacen, ballakumen, comlekun, hashuren e taven e kosit. Korca - konjakun, turshine, japrakun e petanikun. Laberia - mishin ne hell dhe kukurecin. Permeti - veren. Kruja - hashuren. Saranda - midhjet. Skrapari - rakine. Shkodra - vezet e peshkut dhe krapin. Tirana - fergesen ne tave dheu. PS: Keto jane marre nga diku tjeter dhe autor eshte dikush tjeter!
KURRË NUK DO TË MUND TË THUHEN TË GJITHA GJËRAT PËR LUFTËN KURRË NUK DO TË MUND TË THUHEN TË GJITHA GJËRAT PËR LUFTËN Intervistë me Saim Tahiraj Përgaditën për kombëtaren “Bota sot”: Sefedin Krasniqi & Beqir Kameraj Në përvjetorin e pestë të luftës së Jasharëve në Prekaz, të 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovës ka botuar artikuj të ndryshem lidhur me përgaditjet e luftës, ushtrimeve të grupeve të para në Shqipëri në vitin 1991 deri në fillimin e luftës së hapur dhe zhvillimin e saj në Kosovë. Prej mbarimit të luftës është folur dhe janë realizuar shumë intervista me komandantë dhe ushtarë apo verimtarë që e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë botuar edhe shumë libra, shumë të tjera janë në botim e sipër. Megjithatë, ekziston përshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftën sipas shijës së krahut politik që i kanë takuar gazetarët. Veç shijes së gazetarëve dhe bindjeve politike të tyre, shumë gjëra kanë mbetur pa u thëne nga shkaku se shumë ushtarë të UÇK-së gjindeshin ende nëpër burgjet serbe. Pasi në burgjet serbe, sipas të gjitha gjasëve, nuk ka më pjestarë të UÇK-së, intervista dhe fejtone, me rrëfime për luftën, prap kanë vërshuar shtypin e Kosovës. Interesim i veçantë është shfaqur për rrëfimet e anëtarëve të familjes së Adem Jasharit. Në rrëfimin e Rifat Jasharit flitet edhe për disa pjestarë të grupit të Salih Çekajt, sidomos për familjen e vëllezërve Tahiraj nga Belegu si dhe të Osman Ferizit nga Kodralia. Për këto familje ka folur për së gjalli edhe Hamzë Jashari, i cili në intervisten e Shpresë Mulliqit, të botuar post-mortum në kombëtaren “Bota sot” më 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari e njeh mirë familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Në një intervistë të gjatë, në muajin shtator të vitit 2002, në gazetën “Zëri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshëm sikur vëllai i tij Hamza. Për komëtaren “Bota sot”, e lutëm njërin nga vëllezërit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi që ky ishte edhe më aktivi në grupin e Sali Çekajt, të flas më imtësisht rreth veprimtarisë së këtij grupi si dhe zhvillimeve të luftës në përgjithësi. Gjatë bisedës të pranishëm kanë qenë edhe vëllezërit Ismet dhe Sami Tahiraj. KURRË NUK DO TË MUND THUHEN TË GJITHA GJËRAT PËR LUFTËN Bota sot: Sikur shumë ushtarë dhe komandantë edhe Ju keni folur disa herë për gazetën “Bota sot” për luftën. Për shkaqe që tashmë dihen, asnjëherë as Ju nuk keni mundur t’i thoni të gjitha gjërat që keni dashur. Çka ka mbetur ende pa u thënë? Ku dhe kur kanë filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftëtarëve të Drenicës dhe të Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit të Salih Çekajt me këto grupe? Saim Tahiraj: Dua të jem i qartë. Ne nuk kemi punuar kokë më veti. Para se të fillojmë me përgaditjet ushtarake në Shqipëri, në mes të institucioneve të shtetit Shqiptar dhe atyre të Kosovës, sa di unë, është arritur një marrëveshje. Protogonistët e kësaj marrëveshje janë gjallë, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Ata më në fund duhet të flasin e ta thonë të vërtetën. Këtë ia kanë borxh historisë dhe gjithë shqiptarëve, por në veçanti ua kanë borxh Salih Çekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për mua këta tre janë tri shtyllat kryesore të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ata e përgaditën luftën, i realizuan aksionet e para kundër soldateskës serbe dhe vazhduan me luftën e hapur derisa ranë heroikisht në fushën e nderit. Ndërsa për kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftëtarësh do të flas në kuadër të kontakteve që kemi pasur me rastin e pregaditjes së Grupit të Dytë në Shqipëri, e sidomos pas hyrjes së këtij grupi në Kosovë. Bota sot: Atëherë na thuani diçka më imtësisht, për pregaditjet ushtarake dhe futjen e këtyre grupeve në Kosovë. Saim Tahiraj: Pas daljes së Salih Çekajt në Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet në dy drejtime: në atë politik, duke u kyçer në LDK me qendër në Shtutgard, sepse në sa ishte në Kosovë ishte anëtar i kësaj partie. Drjetimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake, e që në atë kohë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Kosovës e cila punonte në egzil. Ai pra kishte marrë instruksionet nga njerëzit e qeverisë për të filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkë me shumë shokë dhe njerëz të besueshëm të çështjes kombëtare. Pas shumë analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar në Shqipëri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem të zgjedhur nga të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Me këta djem ka bërë pregaditje ushtarake në Surrel të Tiranës, në malin Dajt. Ky ka qenë Grupi i parë i ushtarëve të Republikës së Kosovës. Bota sot: Do të ishte me interes të thuani diçka për këtë grup. Në opinion dihet shumë pak. A janë futur në Kosovë ushtarët e këti grupi të armatosur dhe me uniforma ushatarke? Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanë qenë të armatosur as të uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake një muajshe, qëllimi i tyre ka qenë futja në Kosovë nëpër rrugë dhe mënyra të ndyshme. Përjashtim bëjnë Salih Çekaj dhe Zymer Lulaj. Këta dy kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe kanë qenë të armatosur. Mendoj që për këtë duhet të flas më gjerësisht Zymer Lulaj. Ai është deshmitar i gjallë. Por e di që ata në Deçan i kanë vënë bazat e para për ushtarët e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Bota sot: Në këtë grup veç Salih Çekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjë emër tjetër të rëndësishëm që duhet përmendur? Saim Tahiraj: Po, në këtë grup ka qenë edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bëri shumë për formimin e bërthamave të para të luftëtarëve të lirisë të Llapit por edhe më gjerë. Bota sot: Për vrasjen e tij para luftës, e në veçanti pas saj ka pasur polemika nga individë të ndryshëm. Çfarë mendoni ju? Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes së tij është folur e përfolur shumë, janë dhënë vlerësime dhe spekulime, por unë nuk dua të ngatërrohem me gjëra që nuk i di. Bota sot: Atëherë, si qëndron puna me Grupin e Dytë të ushtarëve të Republikës së Kosovës? Saim Tahiraj: Unë kam pasur privilegjin që grupit të dytë t’ia bashkangjes një grup djemsh nga komuna e Deçanit. Edhe ky grup ka ushtruar në Surel të Dajtit, në të njëjtën bazë stërvitore ushtarake. Pasi unë bashkë me shumë djem tjerë tashmë i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet në Shqipëri, posa u paraqit nevoja udhëtova nga Zvicëra në Kosovë. Në Deçan kontaktova me Xhemail Berishën, një veprimtar mjaft i denjë për kohë të vështira dhe kushtet në të cilat vepronim atëherë. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi përgaditjen e njerëzve dhe të terrenit se kush mund të ishte në grupin e dytë nga komuna e Deçanit, ndërsa unë u ktheva në Zvicër. Posa e morëm sinjalin e duhur nga njerëzit përgjegjës, nga Kosova në Zvicër erdhën bashkë me Xhemail Berishën, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vëllai im, Sami Tahiraj, ndodhej në Zvicër. Meqenëse, ky tashmë ishte i kyçur në këtë organizim, iu bashkua këtij grupi në Zvicër dhe udhëtuan të gjithë së bashku në Shqipëri. Ushtrimet kanë zgjatur 30 ditë dhe ato i kanë udhëhequr oficerë të specializuar të ushtrisë shqiptare. Pas ushtrimeve në Shqipëri, qëllimi kryesor ishte që me një pjesë të armatimit të depërtojnë ilegalisht në Kosovë. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal të kufirit Shqipëri-Kosovë, me 33 ushtarë të armatosur, iu besua Salih Çekajt, tash hero kombëtar. Bota sot: Cilat kanë qenë arsyet që determinuan që Salih Çekaj t’i printe këtij grupi për tu futur në Kosovë? Kush ia besoi këtë rol dhe a ishte ky komandanti i parë i grupeve të armatosura të luftëtarëve të lirisë? Saim Tahiraj: Arsyet që Salih Çekaj duhej t’i printe këtij grupi ishin të shumta dhe të ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervë dhe për këtë fushë posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person që njifte më së miri terrenin kah duhej të hyhej nga Shqipëria në Kosovë. Sali Çekaj ishte njeri i qetë, serioz, i besës dhe një intelektual që dinte shumë mirë çfarë duhej bërë për Kosovën. Udhëheqës e kanë zgjedhur ushtarët që përgaditeshin të futen në Kosovë. Kështu pra, pas 30 ditë ushtrimesh prej 55 ushtarëve sa ishin në grupin e dytë, vetëm 34 veta u nisën drejt Kosovës me 75 kallashnikovë, me një pjesë municioni e me bomba dore. Me këtë rast dëshiroj ta ceku, por nëse është nevoja edhe ta përserisë, se kjo është thyerja e parë e kufirit dhe jo siç po pretendohet, se thyerja e kufirit u bë vetëm në vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, për trima, është bërë në vitin 1991. Atëherë ishte tepër vështirë dhe gadi e paimagjinuar një ndërmarrje e këtillë. Ka njerëz që kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë; dy, tre a më shumë veta, por me qëllime luftarake, të armatosur dhe të organizuar në baza institucionale, kjo është hera e parë deri në fillimin e luftës së hapët. Të tjerët le të thonë si të duan e çka te duan. Grupe bashibuzukësh mund të ketë pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte një rrugëtim me detyrë, i mbështetur nga institucinet e atëherëshme të Republikës së Kosovës. Pastaj në këtë rrugëtim ka qenë edhe legjenda e mëvonshme e luftës së vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal më as për Salih Çekajn, as për Adem Jasharin, as për Zahir Pajazitin. Qëllimi i futjes së armatimit në Kosovë ishte armatosja e bërthamave të para të njësiteve ushtarake për çlirimin e Kosovës, të cilat quheshin njësitet e para vetëmbrojtëse. Bota sot: Pas mbarimit të ushtrimeve në Shqipëri, pra grupi prej 33 vetave, nën komanden e Sali Çekajt niset për Kosovë. Si rrodhën punët në vazhdim? Bota sot: Unë me detyrë udhëtova nga Zvicra me aeroplan për Kosovë. Atje bashkë me Xhemail Berishën e kemi pasur për detyrë ta presim grupin prej 34 vetave që do të vinin të armatosur nga Shqipëria. Veç kësaj, ishim të caktuar të vëzhgonim forcat serbe, qofshin ato të policisë apo të ushtrisë. Përmes kanaleve tona e lajmëruam Salihun të mos nisej në kohën që ishte e cakuar, meqë kishte lëvizje shumë të mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, sidomos rreth kufirit në zonën e Rekës së Keqe e deri te Juniku dhe Pobërgja. Kështu, Salihu e shtyn udhëtimin për pak kohë. Përveç që e shtyn udhëtimin, e ndërron edhe drejtimin. Merrë një udhë tjetër, e jo atë që ishte planifikuar. Në vend se të arrinin për 3 orë e gjysmë, udhëtimi u kishte zgjatur nëntë orë. Megjithatë, të prirë nga Salih Çekaj, arritën rreth orës 5 të mengjesit dhe u vendosen në fshatin Voksh; në shtëpinë e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanë armatimin dhe u ndanë në tri grupe. Një grup erdhi te unë në Beleg, pasi vëllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhëtuar me ta. Të tjerët u vendosën në Kodrali në shtëpitë e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit. Adem Jashari ka qenë me grupin që u vendos në Kodrali, të cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobërgja. Pra, po theksoj dhe le të dihet për jetë të jetëve, se në mesin e 33 ushtarëve, nën udhëheqjen e Salih Çekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le të dihet për jetë e mot se Salih Çekaj ishte komandanti i parë i formacioneve të para ushtarake që filluan përgaditjet për çlirimin e Kosovës me luftë qysh në vitin ’91. Në atë kohë ngjarjet janë zhvilluar kështu. Për hir të vërtetës dhe përgjegjësisë historike, versionet tjera, nga kushdoqoftë, do t’i demantoj sa herë që të më jepet rasti. E vërteta është një dhe nuk ndryshohet sipas politikës ditore. Ajo nuk mund të ndyshohet, të mohohet, as të thjeshtësohet për hatër të askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarëve që kanë hyrë në Kosovë, me emër e mbiemër të secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilës armë, si dhe sasinë e municionit. Pastaj e dimë edhe kush i ka mbushur karikatorët dhe ku janë përgaditur! Kush ua ka përgaditur edhe bukën për drekë këtyre trimave etj,... Ja edhe lista, të cilën e ka edhe Niman Muçaj, autori i filmit dokumentar dhe librit “Sali Çekaj gurthemel i pavarësisë së Kosovës”. Veç kësja ne kemi edhe fotografinë e ushtarëve të Grupit të Dytë, ndërsa forografinë e Grupit të Parë ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhënë Lutfi Haziri, tash kryetar i komunës së Gjilanit. Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorë Fishekë 1. Hasan Ferizi Deçan 20102614 4 120 2. Shkelzen Gjoni Deçan 20097018 4 120 3. Sami Tahiraj Deçan 17029553 4 120/5 4. Osman Ferizi Deçan 4176733 4 120/20 5. Muharrem Bobi Przeren 7350 4 120/150 6. Hilmi Peci Mitrovicë 12133987 4 120 7. Ramadan Begu Mitrovicë 11113957 4 120 8. Nazmi Bajrami Mitrovicë 4176505 4 120/6 9. Ejup Murseli Mitrovicë 20115049 4 120/24 10. Shahin Bejtullahu Mitrovicë 20112290 4 120/180 11. Lutfi Jonuzi Mitrovicë 20060919 4 120 12. Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120 13. Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120 14. Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120 15. Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7 16. Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28 17. Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38 18. Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120 19. Xhemajl Kelmendi F.Kosovë 20096701 4 120 20. Naim Gubetini Prishtinë 20098575 4 120 21. Shemsi Zeqiri Prishtinë 20102917 4 120/6 22. Xhavit Gubetini Prishtinë 20113567 4 120 23. Faton Gajtani Prishtinë 20108076 4 120/8 24. Isuf Ismajli Prishtinë 20065291 4 120/32 25. Driton Restelica Podujevë 11101858 4 120/240 26. Ekrem Sheholli Podujevë 1112249 4 120/2 27. Qenan Azizi Tetovë 20106021 4 120 28. Feriz Xhemaili Tetovë 20060106 4 120 29. Nuri Bexheti Tetovë 20027760 4 120 30. Bujar Zeneli Kumanovë 20063866 4 120 31. Orhan Ibrahimi Kumanovë 20050812 4 120 32. Jakup Limani Shkup 411651 4 120 33. Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120 LISTA E 33 USHTARËVE QË HYNË NË KOSOVË NË DHJETOR TË VITIT ’91: Gjithsejt 33 132 3960 Me datën 08. 12. 1991 Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Çekaj Bota sot: Ku ishit Ju ditën kur ata u futën në Kosovë, si u pritën nëpër familje dhe si kanë rrjedhur më vonë ngjarjet e asaj dite? Saim Tahiraj: Unë atë ditë kam shkuar në Gjakovë për t’u dëgjuar në telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, të cilët si pjestarë të organizimit duhet të flasin për detyrat dhe përgjegjësit që i kanë pasur në atë kohë. Ata sot mund të kenë ndërruar kampin, por për hir të gjakut të atyre që sakrifikuan jetën duhet të flasin. Pra, atë ditë këta ushtarë kanë drekuar në Beleg dhe Kodrali. Pastaj janë shpërndar, nëpër shtëpitë e veta. Para se të shpërndahen, u dakorduam që pas dy javësh të vinin për ta marrë armatimin. Nga entuziazmi që kishin, nuk respektuan marrëveshjen por filluan të vijnë pas dy-tre ditësh. Ndërkohë, Salih Çekaj erdhi bashkë me Demë Tolajn te ne, në Beleg, dhe më tha që grupi i tretë që e kishte përgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj mos të udhëtonin për në Shqipëri sepse kushtet ishin të vështira dhe duhej të pritnin një moment më të volitshëm. Mbeti që Salihi të na sinjalizonte. Veç kësaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpërndarjes së armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin në Bërliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur në Pobergjë, në shtëpinë e Fadil Tolajt, e pas disa ditësh nga Pobërgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vëllezër në Broliq në shtëpinë e Salih Çekajt. Prej Broliqi nga Musa Çekaj dhe Smail Çekaj, 34 kallashnikovë i morëm unë me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpërndajmë së bashku me Grupin e Deçanit ku bënin pjesë edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se më vonë punët për shperndarjen e këtij armatimi kanë mbetur në duar të Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe të Avdyl Molliqt. Adem Jashari erdhi i pari për të marrë armatimin Bota sot: Kush ishin të parët që erdhën për të marrë armatim? Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetë Adem Jashari. Me Ademin ka qenë edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevës, por me banim në Prishtinë. Atë natë pasi hangrëm darkë e pitëm çaj, ne vëllezërit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhënë 13 kallashnikovë si dhe municion e nevojshëm. Këtu do ta përshkruaj momentin e nisjes së Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenën. Pasi i futën 12 kallashnikovë në arkën e veturës të markës Askona me ngjyrë të kuqe e me targa të Prishtinës, Xhaferi u ulë në vendin e shoferit ndërsa Ademi u ulë përpara në anën e djathtë të tij. Ademi kallashnikovin e vetë, me dy karikatorë, e vuri në prehër, ndërsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta është më mirë që edhe këtë ta maskosh pak”? Ademi iu përgjegj, “me tërë këto armë, i gjallë s’ka kush që më delë përpara”. Natën udhëtuan me Xhafer Zenën për Drenicë e Llap për ta shpërndarë atë armatim. Kështu u shpërnda një pjesë e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicës dhe Ramadan Begu erdhën nga Mitrovica, të cilët i kanë përcjellë Osman Ferizi dhe Shkëlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate. Bota sot: Në atë kohë dihet se u kryen aksionet e para kundër policisë serbe. A ishin këto armët e para që me ushtimën e tyre lajmëruan çlirimin e Kosovës, i cili do te pasojë më vonë? Saim Tahiraj: Pas shpërndarjes së këtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bërë sulmin e parë mbi punktin e policisë, qysh në vitin ’91. Salih Çekaj me një pjesë të shokëve sulmon patrullën e policisë në aksin rrugor Deçan-Lumbardh. Ndërsa Adem Jashari, me Hamzën dhe Rifatin rezistojnë në Prekaz në shtëpinë e tyre dhe i plagosin dy policë serbë. Për rezistencën e vëllezërve Jashari, ata kanë folur edhe vetë: Hamëza pak ditë para se të flijohet për lirinë e Kosovës, ka dhënë një intervistë e cila është botuar post-mortum, më 16, 17, 18 prill 1998 në gazetën “Bota sot”, ndërsa Rifati në fejtonin e gazetës “Zëri” ka dhënë një inervistë, e cila është botuar në cilësinë e fejtonit gjatë muajit shtator të vitit 2002. Me këtë rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetë me Adem Jasharin në Shqipëri në Grupin e Dytë. Më vonë Baca Rifat ka qartësuar edhe shumë gjëra, në një intervistë para disa ditësh në “Zëri”. Gjithmonë duke pasur respekt për familjen e tij do ta lusja që t’i sqaroj edhe shumë gjëra për figuren e Salih Çekajt, sepse edhe vetë Baca Rifat ka qenë në të njëjtin organizim. Nuk ka nevojë që askush të flas në emër të familjes Jashari, siç po tentohet, kur fatmirësisht disa anëtar të kësaj familjeje i shpëtuan masakres së policisë serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe në Gjermani kemi pasur kontakt me të. Ai e ka njohur shumë mirë Salih Çekajn, i cili ndejti te Baca Rifat në Munchen nëntë ditë në të pame pas vrasjes së Adem Jasharit dhe anëtarëve tjerë të familjes. LPK-ja lëshonte komunikata në emër të UÇK-së Bota sot: Si i spjegoni atëherë ata zëra që kanë propoganduar se Salih Çekaj nuk ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së, nuk ka kryer asnjë aksion dhe është vrarë duke u futur në Kosovë? Më i zëshmi ndër ta është Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tërë grupin e Sali Çekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj. Saim Tahiraj: I di dhe i njoh të gjithë ata që flasin pas shpine. Ndërsa, Shefqeti ka edhe një faqe interneti ku figurojnë disa artikuj të botuar më herët në gazetën “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janë të turpshme. Nëse dikush ka të drejtë të merret me keto gjëra, më së paku ka të drejtë të mirret pikërisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem një të drejtë, të flas vetëm për aktivitetin e LDK-së në Zvicër derisa ka qenë anëtar i Kryesisë. Me përgjegjesi po e them, se një javë pasi grupi i Salih Çekajt i ka bërë disa aksione në Kosovë, Shefqet Cakiqi ka ardhur në banesën time me disa shokë të tij, aktivistë të LDK-së së atëhershme dhe më kanë lutur të antarësohem në LDK, me propozim të më bëjnë kryetar të Nëndegës së Wilisaut. Tash të gjithë kanë dezertuar nga LDK-ja. Atëherë vetë Shefqet Cakiqi thoshte se këto aksione i kanë bërë serbët. Kjo që ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, përkundrazi, me shkrimet e kohëve të fundit ma ka forcuar bindjen për etikën e tij cakiqiane. Ndërsa sa i përket themelimit të UÇK-së, unë pajtohem se pagëzues të UÇK-së nuk kemi qenë ne. Por me këmbëngulje e them se ne kemi qenë themelues të bërthamave të para të Ushtrisë së Kosovës nën udhëheqjen e institucioneve edhe pse disa persona përgjegjës nuk i kanë kryer detyrat me të cialat kanë qenë të ngarkuar. Sa i përket pagëzimit të UÇK-së, do të ishte më së miri të dakordohen mes veti, ata që lëshonin komunikata nga Zvicëra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumë shokë kryenin aksione nëpër Kosovë. Mundësisht të dalin me një qëndrim ku dhe kur u pagëzua UÇK-ja, kush ishte i pranishëm, a ka procesverbal dhe a u inçizua ai moment. Deklaratat në shtyp se “kur është themeluar UÇK-ja, Ademi është gëzuar shumë (R.Selimi) apo “unë e themelova UÇK-në më 28 e 29 nëntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit në “Zërin” se “LPK e ka themeluar UÇK-në”, më herët i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, në librin e tij thotë se “LPK i ka lëshuar 47 komunikata në emër të UÇK-së”!!! Ndërsa unë e pyes Xhavit Halitin, a janë pyetur Salih Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti për pagëzimin UÇK-së dhe a kanë bartur këta emblemen e UÇK-së? Pastaj komunikatat që i lëshonin nga banesat e ngrohta në Zvicër në emër të UÇK-së për aksionet e tyre, a e kanë pyetur ndonjëherë Salih Çekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e këtyre komunikatave dhe faksimilin me nënshkrime të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Nga të gjitha shkrimet që kam lexuar deri tash, ata flasin për komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnë se Ademi ishte edhe anëtar apo komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-së nga Perëndimi kanë qenë denoncimi më i rëndë dhe dekonspirim më fatal, që për kapuq të madh, i është bërë organizimit ilegal të armatosur kundruell forcave serbe?! E them këtë nga fakti se në disa raste ende pa lëshuar Kosovën Grupi i Salih Çekajt, pas kryerjes së aksioneve, LPK-ja ka lëshuar komunikata duke u bazuar në lajmet e televizionit të Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirës dhe nevojave të politikës gjakpirëse të Millosheviqit. Le t’u tregojë shqiptarëve Xhavit Haliti pse komunikatat lëshoheshin në emër të UÇK-së kur ne qysh në vitin 1991 jemi futur në Kosovë me uniforma ushtarake por pa emblema të UÇK-së. Bota sot: A është i gatshëm Grupi i Salih Çekajt të merrë pjesë në ndonjë simpozium për t’i qartësuar të gjitha këto gjëra? A jeni në gjendje të ballafaqoheni publikisht me ata që aq shumë pas luftës u promovuan në shpinë të UÇK-së? Saim Tahiraj: Po natën dhe ditën, në gazeta, në radio, në televizion apo në çfarëdo sesioni apo simpoziumi të organizuar nga historianët apo sesione të ndyshme shkencore. Por jam thellësisht i bindur se ata nuk janë të gatshëm për këtë sepse nuk janë mësuar të flasin me gjuhën e fakteve por me gjuhën e forcës. Bota sot: Të kthehemi edhe njëherë si vazhdoi puna më tutje me pjestarët e grupit në fjalë? Disa prej tyre shumë shpejt u burgosën. Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, njëri nga shokët tanë, Xhavit Gubetini, i pari ra në duar të policisë serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mënjëhershme në të gjitha drejtimet si në Llap, Drenicë dhe Deçan etj... Ky organizim kishte shtrirje të gjërë, pasi ishin të përfshira Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni. Megjithatë, falë organizimit tonë të asaj kohe, ne arritëm të lajmërojmë njeri-tjetrin dhe të largohemi. Mirëpo, pesë pjestarë të ushtrimeve në Shqipëri u burgosën, e bashkë me ta edhe tre të tjerë që e ndihmonin këtë organizim. Por, u zunë vetëm pesë armë. Pjesa tjetër mbeti e pazbuluar në shtepinë e Salih Çekut dhe në shtëpinë tonë, në Beleg. Në vazhdim, me ato pushkë që mbetën të pazbuluara, u kryen shumë akasione kundër forcave serbe nëpër Drenicë, Llap e Dukagjin. Disa vite më vonë, kur filloi lufta e hapët, ato armë iu shpërndanë luftëtarëve të lirisë. Në komunën e Deçanit shpërndarjen e bëri Musa Çakaj nga Bërliqi, vëllai i Salihut dhe Bajram Tahiraj nga Belegu. Bota sot: Pas këtyre arrestimeve si vepruat ju? Saim Tahiraj: Meqenëse u rrezikuam shumë, ne u detyruam të tërhiqemi në Shqipëri dhe prisnim urdhëra tjerë. Në Shqipëri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisë. Ata na urdhëruan që ta lëshojmë sa më parë Shqipërinë, sepse, sipas tyre, Jugosllavia në atë kohë kishte shtruar në OKB-së një ankesë, gjoja se Shqipëria po përgadiste grupe terroriste kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këtë na e konfirmoi më vonë edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne u tërhoqëm nga Shqipëria dhe shkuam në Zvicër e Gjermani. Në Gjermani u takuam me Salih Çekajn dhe biseduam për mundësinë e vazhdimit të aktiviteteve ushtarake. Një prej takimeve më të rëndësishme që na mundësoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Në atë takim prej grupit të Deçanit te Bujari kemi qenë këta persona: Salih Çekaj, Zenun Idrizi dhe unë. Me ne ka qenë edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam në Shtutgard për t’u takuar dhe për të biseduar për veprimtarinë e mëtutjeshme. Para se të takohemi me Bujar Bukoshin u takuam në Shtutgard në zyrën e LDK-së me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik që diçka duhej ndryshuar. Ato forca që ishin të përgaditura të vazhdonin veprimtarinë e tyre por të jenë nën kontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kurrsesi mos të merrnin ndonjë veprim jashtë kontrollit. Propozoi që Salihi të jetë ndërmjetës në mes organeve të Republikës së Kosovës dhe atyre që do t’i kryenin këto veprime ushtarake. Pas këtyre udhëzimeve që morëm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam që të vazhdojmë aktivitin tonë. Financimin ta bënte Qeveria e Republikës së Kosovës. Si lidhshmëri mes nesh dhe qeverisë mbeti Salih Çekaj. U kthyem në Zvicër dhe filluam përgaditjet konkrete. U sigurua materiali i nevojshëm. Një shumë rreth 10’000 DM i morëm nga Bujar Bukoshi, ndërsa financimin tjetër e siguroi Salih Çekaj. Blemë gjërat që na nevoiteshin diku në vlerë prej 35.000 Frs. Unë dhe Ismet Avdullahi udhëtuam për Shqipëri dhe u takuam me Xhemail Berishën aty ku e kishim lënë takimin, pasiqë Xhemailin e kishim lënë në Shqipëri si pikëtakim. Bota sot : A ishte e vështirë kjo rrugë për në Kosovë? Saim Tahiraj: Ishte shumë vështirë. Me shume rreziqe të mëdha... Por moralin e kishim shumë të lartë. Ç’është e vërteta këto gjëra na dukeshin fare të vogla. Kemi qenë të bindur se ne duhej të vepronim edhe më shumë për çlirimin e Kosovës. Veç kufirit Kosovë-Shqipëri neve na ngrisnin kurthe edhe mbrenda në Shqipëri. Në Vlorë, në korrik të vitit 1993, forcat shqiptare na kanë bllokuar për gjashtë orë, por pasi u detyruam t’i korruptojmë, u bënë “zemërgjerë” dhe na lëshuan. Pasi u takuam në Tiranë me Xhemail Berishën, kemi udhëtuar drejt Tropojës: unë, Salih Çekaj, Zymer Lulaj, Xhemail Berisha, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Jemi ndalur në shtëpinë e Abedin Berishës, familje e afërt e Salih Berishës. Këtë bazë e kishte krijuar shumë më herët Xhemail Berisha. E morëm Abedin Berishën, e bashkë me Xhemailin po atë mbrëmje ata na kanë përcjellur deri në kufi. Pra ishte viti ’93 kur ne me armatim dhe të veshur me uniforma ushtarake kemi hyrë në Kosovë nën komandën e Salih Çekajt. Pra, e them mirë, me rroba ushtarake dhe armatim. Bota sot: Po tash, a kishin emblema këto uniforma ushtarake dhe si kaluat kufirin? Saim Tahiraj: Jo, ishin vetëm uniforma ushtarake, pa emblema dhe pa ndonjë shenjë tjetër. Qëllimi ynë ka qene të zgjerohej veprimtaria. Kemi udhëtuar natën. Dikur filloi me ra shi. U rënduam shumë. Terreni ishte i vështirë. Shpeshherë jemi rrokë dorë për dore që mos të rrëzohemi. Bile gjatë udhëtimit aq shumë u lagëm dhe u lodhëm saqë u ndalëm ta ndezim një zjarr. Por, ishim krejt të qullur. Madje çdo letër që kishim në xhepa ishte e lagur. Nuk patëm mundësi të ndezim as zjarrin. Ishim të rënduar me armë dhe municion. Megjithatë, pasi pushuam pak, vazhduam rrugën. Diku rreth mëngjesit kemi kaluar rrugën te bariera e Jasiqit. Në Shkozë të Junikut kemi ndejt gjatë gjithë ditës. Duhej të rrinim të fshehur. Përsëri natën kemi udhëtuar. Rreth mesnatës kemi arritur në Beleg. Zenun Idrizi, Ismet Avdullahi dhe Nazmi Ajeti vazhduan për në Strellc të Epërm. Pastaj Ismeti dhe Nazmiu kishin udhëtuar me Zenunin për Llap. Armatimin e kishin lënë në Strellc te Zenun Idrizi për shkaqe të sigurisë. Kurse unë dhe Salih Çekaj e Zymer Lulaj shkuam në Beleg, në shtëpinë time. U ndalëm në livadh. E thirrëm vëllain tim Ismetin dhe ai na solli darkë. Para se të ndahemi, u dakorduam të takohemi në mbrëmjen tjetër te Verrat e Llukës me Zenun Idrizin, pasi te kthehej nga Llapi. Tribuna Shqiptare
Pseudo-creators prepare CONTROL CHIPS FOR PEOPLE !!! - WARNING !!!!!! www.universe-people.com www.cosmic-people.com 1179. Pseudo-creators prepare CONTROL CHIPS FOR PEOPLE – component of the Full negative status !!! (extract from the Medium magazine – October 2000) Companies producing microchip cards explain in their advertising campaigns, that these are much better than the cash, because people do not have to care for having enough money, coins etc. ATTENTION! THIS IS JUST A TRAP! Once the microchip cards will become so common, that they totally displace the cash in the market, they will become THE EXCLUSIVE MEAN OF EXCHANGE. However this will only be valid, until they will be replaced by the final solution: MICROCHIPS IN THE MAN’S BODY, implanted usually under the skin on the hand or on the forehead. Publicist Alan Pilote expresses this warning in the French periodic Vers Demian and he further discusses the problem of microchips and the MAN’S FREEDOM. The cards with microchips will lead to the control over every person in the world. They will represent the last phase before the MICROCHIP IMPLANTATION on the body under the skin, the ”beast” mark. Without this sign it will be impossible to sell or buy anything. If everything will continue according to the plan of the international financial magnates (the main controlling agents of the negative status on the planet Earth – remark of the editor), cash, i.e. notes and coins will totally disappear in a relatively short period from the market. They will be replaced by ”electronic money”, in the first phase based on the credit cards’ microchip, later on in a short timeframe they will be replaced by the microchip itself, implanted under the skin, likely on the right hand ( this is usually the writing hand – possibility to control and monitor writing - remark of the editor). This is not a fantasy! This technology has been already tested on animals many times and it appears that everything is prepared to its accomplishment directly on a man. Why are the financial bosses of the world so interested in this system? Because IT ALLOWS TO ESTABLISH A TOTAL CONTROL OVER THE PEOPLE! These financial bosses (puppets of the saurians - remark of the editor), blinded by THEIR POWER-CONSCIOUSNESS, are convinced, that ONLY THEY ARE ABLE TO LEAD THE MANKIND IN THE BEST POSSIBLE WAY. They are aware of the fact that people will not be willing to give-up the possibility to trade in cash just easily. However in the situation of the threat of the worldwide financial crash, the financial bosses will be able to convince people, that the only possibility which will rescue them from loosing everything, is the MICROCHIP. How does the microchip for implantation look like? Unlike the credit cards, no personal code is needed, no confirmation about the cash balance from the bank. Microchip cards containing electronic information, immediately provide all requested data, they can store by 500 more information than the current cards. The leading company producing microchip cards is Mondex. Half of its shares is owned by MasterCard. Using these cards it is possible to transmit information by the Mondex telephone machines or by specially equipped computer. Mondex microchip cards are already used in 20 countries and it is expected that the European union will apply this system in combination with the common currency introduction. It is already possible to use a personal computer as a ”bank counter”, allowing to perform all requested financial transactions directly using the screen. Microsoft announced recently, that since 1999 all computers will be equipped by the tools for using microchip cards. However because microchip cards can be stolen, damaged or lost, people will be SUGGESTIVELY CONVINCED, that the IMPLANTATION of such a MICROCHIP will be much more practical and better. The microchip will not be in the plastic card any more, but it will be implanted directly ON THE MAN’S BODY. It will not be used for financial purposes only, but at the same time for IDENTIFICATION OF EVERY INDIVIDUAL PERSON. For example using the satellite or antenna transmission devices, it will always be under control, WHERE any person is at this particular moment. Something similar is already planned to be implemented in some European towns for the mandatory registration of the dogs. The official reasoning is a possibility to easily find the lost or strayed animal, in reality the town officials want to make sure that nobody can escape from paying fees for the dog. For the implantation under the man’s skin many microchips were produced. Their size is from 5 to 7 mm in length and 0.75 mm in breadth, this can be approximately compared to a rice grain. In the microchip the following main information are stored: NAME OF THE PERSON, PICTURE OF HIS/HER FACE, INSURANCE NUMBER AND CODE, FINGERPRINT, PHYSICAL DESCRIPTION, FAMILY GENEALOGY, ADDRESS, JOB POSITION AND THE EXCERPT FROM THE CRIME REGISTER. The card can store up to 34 BILLIONS COMBINATIONS, so IT CAN IDENTIFY EVERY INDIVIDUAL TERRESTRIAL. It means, that such a microchip will replace all other current identification documents (identity card, insurance certificate and many others). The person not having such a document on him/her, would not be able to buy anything, but more than this – he/she could not receive salary, pension, manipulate with the money in the bank, travel etc. Microchip is equipped by auto-charging lithium battery. The requirement to give a signal whenever the temperature of the man’s body changes led to a expensive research with the aim to identify the most appropriate position on the man’s body for the microchip placement. Two places were identified – on the forehead close to the hair and on the ridge of the right hand. This fact reminds us strongly about the passage from the Saint John’s Revelation: ”And (the beast) will force everyone, small and great, rich and poor, free and slave, to receive a mark on his right hand or on his forehead, so that no one could buy or sell unless he had the mark or the name of the beast or the number of his name (666).” So far it was not possible to understand this Saint John’s forecast. Now with the microchip implanted under the skin it is already possible! At first glance such a microchip on the hand can be seen as a big simplification, as a big advantage for everyone. However as Saint John writes in the Revelation, a man to be able to receive the mark has to give up Christ and swear the loyalty to the Anti-Christ (pseudo-creators – remark of the editor). And what is represented by Christ? Of course, the MAIN COSMIC AND NATURAL RULES and part of them is also the FREEDOM, which the individual will for sure LOOSE in the subordination to the human ruling and grasping power. Microchips will be through the satellite or antenna transmission devices connected to the CENTRAL COMPUTER with gigantic memory. There is a computer working already for more than 10 years in Brussels, which is able to register 2 billions numerical data. It is likely that this computer is being equipped and prepared to store data about people associated with various industries. Even bigger ”computer storage” has a super-computer in Luxembourg. This computer is able to store and utilize information about all inhabitants of the Earth. It appears that under conditions described above the GENERAL ”CONNECTION” OF THE EARTH’S INHABITANTS TO THE COMPUTER MEMORY will be done, which in principle is already the ORWELL’S TOTALITARIANISM. Selected individuals will be able to immediately block the bank account of any person, stop him/her using the phone, travelling or buying the travel ticket etc. We can hardly imagine what would happen in case of the central computer breakdown. And on top of it, what is most important, it is just a step from here to CONTROL OF PEOPLE FROM ANY POINT OF VIEW - based on their behavior or their stay in a particular location. It can ultimately lead to the monitoring of their psychical reactions, so in principle to THE CONTROL OF THEIR THOUGHTS. DETAILED INFORMATION ARE AVAILABLE AT www.universe-people.com "PROJECT L.U.C.I.D." Living Truth Ministries 1708 Patterson Road Austin, Texas 78733 Texe Marrse: http://www.texemarrs.com/ www.universe-people.com www.cosmic-people.com www.vesmirni-lide.cz
Fjale te mencura te shqipetareve te medhenj Kur Fan Noli po mbante nje fjalim ne OKB per problemet e Shqiperise dhe shqipetareve,kryetari i delegacionit kinez e nderpreu-"C'a vendi perfaqeson ti,se kemi dy ore qe po te degjojme".-"Shqiperine".-ja preu Noli -"Sa banore ka kjo Shqiperia",-vazhdoi kinezi.-"800 mije"- u pergjigj Noli.-"Po mua mi mbyt ne vit lumi Jance 800 mije vete e s'po ndihem".-E po po"- e mbylli Noli i madh,por une i kam SHQIPETARE,e jo kineze!
E vërteta mbi Himarën Ky është teksti më realist që kam gjetur Himara është dhe mbetet shqiptare Nga Petro Marko SPEKTER Ne e dimë gjakun tonë se nga buron Pra himarjotët nuk paguanin taksa, nuk shkonin ushtarë. Ishin si autonomë. Kur u shporr Italia nga vendi dhe dua të shtoj edhe këtë, po me keqardhje: himarjotët nuk morën pjesë siç duhej në Luftën e Njëzetës, përveç disa patriotëve si Nase Beni, që ishte kapedan - unë isha i vogël, por e mbaj mend shumë mirë kur erdhën në bregun e fshatit luftanije greke. Shumë fshatarë u ranë kambanave dhe thirrën: "Zito i Ellas!-Rroftë Greqia!" "Zito i aneksartisia, zito i aftonomia!-Rroftë pavarësia, rroftë autonomia!". Madje u shpall nga paria njëfarë autonomie dhe burrat shkonin e bënin rojë në Llogara. Pas pak ditësh erdhi ushtria shqiptare dhe populli doli në xhade me raki, me petulla,me flamuj. Therën mishra dhe hodhën valle. Po disa arhondë nuk dolën nga shtëpitë. Në krye të ushtrisë ishin Riza Cerova, Azis Çami e të tjerë...Ishte hera e parë që Himara inkuadrohej në pushtetin shqiptar dhe letrat që vinin nga mërgimtarët, nuk vinin me adresën Drimades-Himara-Epir, po Dhërmi-Himarë-Albania... Shkollat ishin greke. Disa mësues patriotë, si Naqe Konomi, Foto Vitoja, Gaqo Kaporra, Ibrahim Kushta e të tjerë, u mblodhën në shtëpinë e mësuesit tim të parë Pavllo Vretos dhe, me këshillat, udhëzimet e ndihmat që u dha Halim Xheloja, shkolla u bë shqipe. Bënim edhe greqisht, po vetëm shkrim e lexim me tekste greke. Halimi u dha mësuesve librat "Bagëti e bujqësi" të Naimit, që ishin leximet e para të shqipes në shkollën time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua të zgjatem ca. Në shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i kishte dërguar papa në Himarë, hapën të parën shkollë shqipe-seminar për priftërinj në gjuhën shqipe; kjo sipas raporteve që i dërgonin priftërinjtë bazilianë papës, një pjesë e të cilave janë botuar (doemos ato që u interesonin atyre) të Nilo Borgias, i cili përmbledh një pjesë të veprimtarisë së priftërinjve unitë (bazilianë) që ndenjën në Himarë për rreth tre shekuj... ...Pyetje: -Pasi fole për shkollat shqipe, pa më thuaj pse fshati juaj e humbi gjuhën, pse flet greqisht? Përgjigje: - Këtë do ta zgjidhin mirë kompetentët: historianët, gjuhëtarët. Unë jam interesuar dhe kam qenë shumë kureshtar. Shumë shokë më kanë pyetur: Po ju, jeni shqiptarë apo jeni grekë? Të jesh i çdo kombësie, nuk është turp, por unë, para disa vjetësh, kur isha në fshat, dhe pasi kampistët (punëtorët që shkonin në kampin e Dhërmiut për të pushuar) më pyetën nëse ishim shqiptarë apo grekë, u përgjigja me siguri: "Ne jemi shqiptarë!" Më pyetën pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda, u thashë arsyet. Të nesërmen provokova një mbledhje të gjerë në fshat. U mbush oborri i shkollës me burra dhe me gra. Mënjanë ishin nxënësit dhe gjithë të rinjtë, se e kishin marrë vesh që unë do të flisja rreth temës: "Jemi shqiptarë apo jemi grekë?" Bisedën e nisa pak a shumë kështu: -Duhet ta dimë mirë se ç'jemi, ç'kombësi kemi, se dëgjohen poshtë e lart fjalë se këta janë grekë, këtta nuk dinë se ç'janë! Pra, fillojmë: Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinën?... -Familja jonë, si gjithë Gjileku, jemi krutanë. Erdhëm këtu pas vdekjes së Skënderbeut. -Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinën e familjes sate? -Ne vijmë nga Tërbaçi. Këtu erdhën tre vëllezër nga Tërbaçi. Dhe nga të tre vëllezërit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçëdhimitrët dhe Trekot. -Po ju, o Kostë, nga vini? -Ne vijmë nga Velça! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. -Ju e keni dëgjuar atë breg-shkëmb atje lart, që quhet Trapeza ose Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontët, si ju nga Buajt. Aty tek Trapeza paguanin venecianët, prandaj quhet dhe sot e kësaj dite Kont-Tava ose Trapeza... Kështu me radhë të gjitha familjet thanë se nga rridhnin. Na doli se vetëm një ishte i huaj: Josif Averbahu, me origjinë çifute, nga Austria. Kjo e tij është një histori e çuditshme: Një konsull i Austro-Hungarisë, që ishte në Vlorë, dashuroi një fshatare tonën që mblidhte myshnje në Llogara me shoqet e saj. Ky konsull shkonte në Llogara për gjah. E pa këtë vashëz dhe u çmend pas saj. Erdhi në Dhërmi dhe e kërkoi për grua. I thashë të ndërronte fenë. U bë ortodoks dhe banor i fshatit... Pra, ç'jemi ne? Shqiptarë! Po pse u humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshet dhe gjyshët dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë dhe këndojmë shqip? Pse fjalët e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820 e tëhu, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë e as Shqipërinë, , së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun. Erdhi koha që Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin më përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t'u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve. Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijë. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës flasin si korfjatët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. Tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputën lidhjet me Labërinë, me Dukatin. Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u thellua në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili dërgoi një delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej. Paria e Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë kapedanë. Delegatët e Ali Pashë Tepelenës e thanë mendimin dhe qëllimin e vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve: -E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i thonë pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s'ka ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s'na dhanë ujë. Në na dhëntë Muhameti ujë, menjëherë bëhemi myslimanë. Kështu i thoni pashait. Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemërim dhe tha: -Eh, kaurët e dreqit, do të ma paguajnë! - Pastaj, duke qeshur: -Pizevengët, janë të zgjuar, s'ke ç'thua, janë rrufjanë të mëdhenj! Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina më heroike e Greqisë. Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe paratë e mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankën greke për shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për propagandën greke. Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues i himarjotëve pranë carit, në Peterburg. Mësuesit dhe shpenzimet për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit.Gjikë Bixhili ndërtoi dhe një shkollë, që është edhe sot e kësajdite. Ne, kur ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të varur në klasë. Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke, ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepirot, që merrej "me çlirimin" e Vorio Epirit, domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte për shkollë një...Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë (Megali Idheja: që Greqia të bëhej e madhe duke përfshirë në kufijtë e saj jugun e Shqipërisë dhe vende të Ballkanit ku janë ortodoksë). Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin si bij të një "krahine heroike greke" me histori trimërie dhe burrërie. Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufij të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thella kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia. Krerë himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë. Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse labëria u bë turke? E pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi edhe ne armiq të betuar të turkut? Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishim tetë priftërinj. Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepirot ndikuan shumë për t'i bërë himarjotët t'i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë. Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu që ne dinim më mirë se ku binte Buenos Ajresi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim se ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë. Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqtë, që deshën Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë Musa Juka, duke na armiqësuar vëllë me vëlla. Familja jonë bënte pjesë në partinë e pendëkuqve dhe mbanim në ballkon kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea Markoja ishte vrarë për Greqinë, Marko Jani ishte internuar nga italianët për Greqinë e të tjera. Deshën që ne të linim shtëpinë e të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im, Jani, i sikterisnin duke u thënë: "Andrea Markoja u vra për Himarën dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë të ngritur në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron."... (Marrë me shkurtime nga libri "Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)", faqe 43-51) * Riparova karakteret qe nuk shfaqeshin shqip (ë - ç) Blendi
Nje grek, kryeprift i Shqiperise!!! Nje nga faktoret nga me antishqiptaret,sot lulezon ne mes te Tiranes. Eshte ,te qenit,i pari i kishes orthodokse te Shqiperise,Janullatos, nje prift grek!!! Ky fakt presupozon qe:shqiptaret nuk e drejtokan dot vete kishen e tyre,megjithse eshte krejtesisht autoktone( mendoni po te ishte gjalle Noli) E,per me teper ky kryeprift grek u flet shqiptareve ne gjuhen greke,ne media.madje edhe ne raste fetare si mesha,etj.,megjithese shqipja e tij eshte mjaft e mire!!!. Pa permendur pergjegjesine e politikes sone;a duhet t'a ngreme zerin ne populli per te vene ne vend nderin tone dhe te Nolit? ...Kisha shqiptare ,eshte e shqiptereve...
PETITION AGAINST MICROCHIP TOTALITY !!! www.cosmic-people.com www.vesmirni-lide.cz PETITION AGAINST MICROCHIP TOTALITY (324). (Received by Ivo A. Benda) Newsletter 8/4/2002 PETITION ! AGAINST MICROCHIP TOTALITY Dear people, There's time to announce you YOUR SITUATION and POSITION within PUPPET SYSTEM. It's enough of hebetating people by scientists, clerks and other outer structures. PART OF THE MEN IS WORKING HARD ON MICROCHIP CONTROL SYSTEM TO ALL THE PEOPLE ON THE PLANET EARTH. This system will stand for the entire loss of remaining liberties the people contemporary have in case of realization. Men who are working on this, living in total ignorance from the view of incidence - spiritual impact, what this will mean for fundamental human rights. The Microchips are parts of computerized net via microwaves like cell phones ! The men control system is created gradually and unobtrusively to avoid any human protest. And it is in action now. An unification of the State Administration (EU at present), currency union (EURO), implementation of universal chip ID (health or driving license) cards are concerned in the Czech Republic (CR) until 2005. In the CR there are smaller systems in operation already - for city bus traffic (Frydek-Mistek, Znojmo, Breclav), trains (now Z-cards for practice), cars (implementation of a special cameras for scanning license numbers under the pretence of autumn NATO summit), health service (in Litomerice county). In the area of employment it is built in part of an ISO 9000 system whereof systems will likewise good serve in human control. The next are the mobile communication, internet and Mobile Internet (in set-up). Then banking system (charge and credit cards-cashomats-shops). The loss of liberties means a great chances for part of men EASILY and EFFECTIVELY operate with all precise personal data (inclusive personal movement - the building entrances and long distance scanning in free landscape - the wire in card is enough), thus misuse personal infos for massive muman control - knifing them of energy opposite their will. ONCE THE PEOPLE COME to this system, they cannot get back to the authentic one. There is no any technical not even ethical - spiritual guarantee - of improper use. Yet nowadays there are 180 000 daily hits into police database in CR which includes just a fragment of data prepared at disposal. IN ADDITION: all the health data, biometrics - fingerprint, IRIS of eye, personal photo, employment data (both past and actual detailed motion), financial and holding data (property and effects), MOVEMENT of persons, city traffic, buses, trains, cars. The database entries cannot be effectively protected from misuse by the lots of negative people. The system construction in the CR (and everywhere) beneath twelve year presidency of Vaclav Havel means absolute MISUNDERSTANDING and FAILURE. Neither him or state officials HAVING NOT in their programmes an increasing quality of life of the people - i.e. decreasing of gaved work to the society to a necessary level to have more time on good-class life. Thereat the economic standard allows reduce workload of men. As regards so-called office for security of personal data, it is powerless already today concerning abuse of personal data (personal database diffusion among firms and their illegal activities, etc.) Overwhelming majority of employers takes interest to keep maximum of employee energy using all possible resources. The information technology will raise these possibilities to the peak ! This procedure does not ensure the higher standard of living for people but exactly other way round this will make puppets and slaves ! Dear people, this is up to you now, whether you will just WATCH or even PARTICIPATE in construction an orwellian totality. Or else you can lawfully help to stop from human control system by your voice in petition. Sense with your heart ! Everyone who will do nothing against this system, will try it on his own to learn what he prepared himself by negative - inactive, backward and irresolute position. It will be worser than animal life. No one will get off this planetary human control system on the Earth. The events from 11th September 2002 are the instruments. The Bible - St. John’s Apocalypse contains this information as well in Revelation 13:16-18: "And he caused all (beast), both small and great, rich and poor, free and bond, to receive a mark in their right hand, or in their foreheads: And that no man might buy or sell, save he that had the mark, or the name of the beast, or the number of his name (666)". The chip ID cards will be finally (during several years) substituted by separate microchips on skin in hand (writing check) or in forehead (mind control). Their distribution has been already started within the USA. Such a microchips are already in use in animals location (dogs, pets, etc.). The microchips will also have sophisticated MIND CONTROL capacity. Further informations you can find in competent range of 5000 pages and 1000 pictures on the internet web sites www.universe-people.cz in Czech or www.cosmic-people.com or www.universe-people.com in English. About construction of the microchip control system in the world Project L.U.C.I.D. and then newspaper articles about approval by Brussels (EU) by the year 2005. We are offering the SOLUTION for both individuals and governments in our source. There is a big interest for the important information - already 150 000 CZ and 50 000 EN hits. You say yourself you are independent - by this we are contradicting your imagination of liberty. In reality this is pseudocreation - the artifficially and closely fabricated by those who are controlling you - the negative people on Earth and in Space. You say yourself you have democracy - by this we are contradicting your imagination of democracy. In reality it is going about pseudodemocracy. Consider carefully you decision ! I am against implementation of the microchip universal (health, driving license) ID's Name and Surname Settlement Signature Please write legible PRINT HAND to keep valid your vote. You can also ask for Petition Form. Your vote please send to: Ivo. A. Benda P.O. Box 51 470 06 Ceska Lipa 6 Czech Republic phone: +420-603-491600 N. PETITION AGAINST MICROCHIP TOTALITY ! 4.8.2002 I am against implementation of the microchip universal (health, driving license) ID's Please write legible print hand to keep valid your vote www.cosmic-people.com - INFO VOTES PLEASE SEND TO: IVO A. BENDA, P.O.BOX 51, 470 06 CESKA LIPA 6 - INFO.
Pushime ne Shqiperi,shtate dite ne bregdetin e vlores Pak dite na ndajne nga pushimet dhe kjo eshte koha kur te gjithe ne planifikojme se ku dhe si do ti kalojme ato. Te ngarkuara keto dite me propagande nga me te fuqishmet dhe me cmime nga me fantastiket qe reklamohen nga agjensi te ndryshme udhetimesh per te kaluar ditet e nxehta te veres ne mjedise te kenaqeshme dhe plot shendet... Asgje per te kaluar pushime ne Shqiperi,asgje... Po e marr une ne dore rolin kete radhe,dhe shpresoj qe ta bej mire.. Provoni te shijoni pushime te embla ne Shqiperi,larg streseve dhe halleve te perditeshme familjare,te mrekulluar prej pejsazheve te pa perseriteshme,banjave te shendeteshme dhe clodhese ne det,clodhjes aktive nen hijen e pishave dhe thithjes se ajrit te fresket malor... Ne Vlore mund te shijohen te gjitha keto dhe vetem ne shtate dite...I kalova vete dhe po ju a pershkruaj... Qendrimi ne hotel"Nju Jork"{po e shkruaj shqip me falni}ne ujin e ftohte Vlore,nje ndertese 4 kateshe para se te hysh tek tuneli qe te con me tej ne Radhime,orikum e tj etj...Me nje ballkon te madh te bardhe mbi det i cili ta lejon me mire pamjen ne shijimin e detit,te bluse se tij,e pangjashme ngjyre me dete te tjere...Pas,nje kodrine qe e rrethon si kurore e gjelber hotelin nga ku here pas here ndihet era e tymit te zjarrit por dhe mund te ndjesh dhe eren cytese te mishit te pjekur dhe peshkut te pjekur ne prush... Le pak per te deshiruar sherbimi ne kete hotel megjithate ju siguroj qe mjediset brenda jane komode... E morrem kenaqesine e pare te ardhjes ne Vlore,tani te shijojme nje dreke te shijshme qe do te na e beje te mundur"Parajsa"nje lokal ne te djathte te rruges per Radhime ku gatuhet dhe sherbehet shkelqyshem... E vecanta e menuse se tij:Karkaleca deti ne tave dheu... sa e miiiiireeeee,provojeni Ka dhe me mire-thote dikush Sma merr mendja,ku??Ne Orikum tek Shpendi,pukjani qe gatuan aq mire prodhime deti... Fantastike,tjeter shije me te njejtin emer,e kuqe dhe pikante tek "paradajs" dhe e bardhe dhe me prodhime qumeshti ne Orikum te Shpendi...Po ju con goja leng me duket... Tragjas-nje oaz ne shkretetire:{Mes bajgash}Modernia me varferine ne ekstrem...Hotel ku gjithcka eshte ndertuar te te jape kenaqesi,gjelberim pa fund,komoditet optimal,sherbim i kualifikuar menu e larmishme Djale fshati eshte ai qe e ka ndertuar,i lumte,mendoni sikur ne te gjithe te benim pak per Shqiperi... Zvernec-Nje piknik i paharruar mund te behet aty,nje mangall dhe ca ushqime me vehte,do ta plotesonin me se miri kete deshire...Cdo udhetar do te mbetej i shokuar nga udhetimi per ne Zvernec... Pylli i Zvernecit,ne ishullin po me kete emer,nje pyll i zi pa nje pike reze dielli te depertuar brenda tij,i ftohte,i frikshem,nje qetesi e pa imagjinueshme prej perralle ku degjoheshin aty ketu vetem zera apo klithma shpendesh te eger te shoqeruara keto me zhurmen shushuritese te ujrave...I denje ky ishull per tu bere shesh xhirimesh por ne kete radhe u be vetem nj shesh fushimi i yne ku bashke me dreken me pjekurina ne mangall mund te degjoje per historine e tij apo te manastirit qindra vjecar qe banore te tij kishte mijra pellumba qe na qendronin kudo ne trup ne krahe sikur donin te na thonin mirseerdhet...Nje paradoks,per te hyre ne manastir duhet te kalosh ne nje ure kembesoresh prej 500m{shume e bukur per mendimin tim se i shkonte pejsazhit}por makinat duhet te parkojne diku perpara saj ne nje vend aspak te pershtatshem e plot balte dhe kjo mund ti lejohet jo shume automjeteve...Le rruga pastaj...lere mos e pyetKu jeni ju biznesmene shqiptare,beni dicka per tu krijuar njerzve mundesine per te pare kete perle... LLogara-Shumekujt i ka rene rruga per atje,e kane shijuar natyren malore te ketij vendi,kane pare pishen flamur,fshatin e vogel turistik me shtepiza te vogla druri dhe pamjen qe hapet prej andej per te ndjekur rivieren shqiptare...Bukur eeee... Ne te gjithe lokalet e tij mund te shijoni mishin e pjekur por e vecanta e tyre eshte Harapashi,nje gatim me miell misri dhe te brendeshme bagetish{me duket se majmuni Hirko e ka permendur neper shkrime te tij} Tjeter i vecante ishte Axhem pilafi edhe ky me oriz dhe te brendeshme bagetish... Dhe e fundit Klaja e Kanines-Nje ballkon i bukur mbi Vlore ku nje pjese jeshiliku e saj,zhytej me kenaqesi ne det... Shijoni te dashur miq bukurine e bregdetit vlonjat por dhe na sygjeroni vende te tjera ku mund ti kalojme pushimet.Ne e dime qe jane me bollek ne Shqiperi mjafton qe te punohet ne prezantimin e tyre.Mirpres mendimet tuaja,faleminderit... :thumbsup:
Nje koment ju lutem per kete ndodhi Abuzimi i ri i një murgu Mero Baze Gjatë meshës së të dielës dhe të hënën paradite, në mjediset e Kishës Ortodokse në Tiranë, por dhe në disa redaksi gazetash, është shpërndarë një trakt i firmosur nga disa të vetëquajtur besimtarë, të cilët janë të shqetësuar për nderin e humbur të At Efremit, i akuzuar për perversitete seksuale, trafiqe vizash dhe një karrierë të dyshimtë prej murgu. Trakti ishte një abuzim i ri flagrant i At Efremit. Ai paraqiste një prej fotove të botuara në gazetën TemA ditën e tretë pasi plasi skandali, ku paraqitej At Efremi mes disa fëmijëve dhe një vajze pak më të rritur, që nuk ka rëndësi në e ka emrin Kristina apo Marina, por që ne si redaksi, menduam të mos ia ekspozojmë gjithë fytyrën. Kjo është një normë etike e çdo gazete, e cila kur ka në qendër të vëmendjes një personazh, nuk ka pse penalizon për shkak të tij dhe persona të tjerë. Por në vend të falenderimeve nga Kisha ose së paku, nga vetë At Efremi dhe “dashamirësit” e tij, u përballëm me një fushatë denigruese dhe një tërbim të papritur nga At Efremi, i cili nuk e shihka dot këtë vajzë të mbuluar. I vendosur të shijojë portretin e saj, At Efremi ka ribotuar fotografinë që paraqet portretin e plotë të vajzës. Ne nuk na mbetet gjë veç t’i kërkojmë dhe një herë ndjesë vajzës që At Efremi e do medoemos me fytyrë të zbuluar, por na duhet të themi se akuzat ndaj At Efremit nuk lidhen me atë foto, por me foton e vetmuar në mes të pyllit, me vajzën në prehër, të cilës, siç thotë vetë në intervistat e tij në shtypin e përditshëm, po e këshillonte për diçka që ia kishte kërkuar ajo. Gazeta e pa të udhës që në foton ilustruese për Atin që ka qejf fëmijët, të mos botojë fytyrat e tyre, pasi ata rëndohen nga mjedisi shoqëror, i cili sheh tek At Efremi një figurë të akuzuar. Ne nuk kemi bërë asnjë akuzë. Thjesht e kemi kujtuar se mos në foton me shumë të mitur është ndonjë nga ato vajzat që At Efremi e shëtit i vetëm nga pylli. Dhe duket se kjo e ka tronditur At Efremin në një mënyrë të tillë, që e bën shumë të besueshme skenën e vetmuar në pyll. Kështu siç po ndodh, është e qartë se pas disa ditësh, At Efremi do të nxjerrë dëshmitarë të tjerë që do të përgënjeshtrojnë foton në pyll. Abuzimi i ri i At Efremit që kërkon doemos të zbulohet fytyra e një vajze të mitur dalë në krahët e tij, pa e akuzuar askush konkretisht për atë, është tregues i instinkteve vetëmbrojtëse të një njeriu në faj. Por nëse është në faj At Efremi, nëse është në krizë personaliteti i tij, nuk ka pse shkarraviten muret e Kishës Ortodokse shqiptare me trakte që përpiqen të mbrojnë një prift, kolegët e të cilit në gjithë botën po shkojnë para drejtësisë. Historia e At Efremit është një histori perverse që ka marrë hov jo vetëm nga fakti se Ati ndjen nevojën të shijojë gjithë kënaqësitë që ia kufizon rruga e jetës që ka ndjekur, por dhe dëshirën e tij të brendshme për të na poshtëruar të gjithëve. Dhe po përpiqet të na poshtërojë deri në atë shkallë sa mes perversitetit që mbulohet nga rasoja e zezë dhe normave të një shoqërie të lirë e dinjitoze, të zgjedhim të zezat poshtë rasos së priftit. <span style="font-style: italic">Tema ka lidhje me fene por nuk eshte teologjike! Transferohet tek forumi i 'shfletimit te shtypit te dites dhe aktualitetit!</span>
Top