Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Përshëndetje, jam Vis Elbasani, kisha kohë pa hyrë në forum, vite. Nuk pashë temë mbi zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe mendova se mund të flasim diçka rreth tyre. Personalisht nuk aktivizohem në ndonjë organizatë, forum apo parti, ndonëse mund të kem simpatitë apo neveritë e mia. Një pyetje për të gjithë - do të votoni? Pse "po", pse "jo"? (dhe nëse nuk e dini, kur do ta merrni vesh:p? Forca edhe me parrullat, o burra!
 
Me ujë të kristaltë, plazhe me rërë dhe rrethuar nga shkëmbinjtë që të bëjnë hije, një ndër plazhet e ndodhur në Ishullin Marieta në Meksikë, mund të renditet lehtësisht midis destinacioneve më piktoreske të botës. Megjithatë, ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk është natyra ajo që krijoi këtë “oaz” të mrekullueshëm, por vetë dora e njeriut. Në fillim të viteve 1900, ky destinacion i largët në Meksikën Perëndimore përdorej nga ushtria si një “tabelë qitje”, për topat e kalibrit të rëndë. I bombarduar në mënyrë të vazhdueshme, një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ndër vite u tret ngadalë prej detit, duke shënuar kështu lindjen e këtij plazhi, i arritshëm vetëm nga ana e ujit, nëpërmjet mjeteve të vogla lundruese. Artikulli eshte marre nga Top Channel Albania http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=258414&ref=onews
Ketu mund te postoni cdo lloj thenie qe ju pelqen dhe mendoni ta ndani me ne... Ja disa nga une Një marrdhënie nuk është thjesht të mbani duart e bashkuara kur kuptoheni. Një marrdhënie do të thotë edhe të keni keqkuptime dhe megjithatë të mos e lëshoni dorën e njëri-tjetrit. Gabimi më i madh është t'i japësh zemrën dikujt, që ka nevojë për tru... "Çdο νajzë e ka nga një shok të ngushtë, një të dashur dhe një dashuri të vërtetë. Por me fat është vetëm ajo vajzë që i ka të treja këto vetëm me të njëjtin person!" Nje grusht nga nje mashkull te thyen turinjt por nje shpull nga nje femer te shkaterron reputacionin ...!
Vazhdojnë pritjet dhe nderimet zyrtare për Elhaida Danin dhe kantautorin Riccardo Cocciante. Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi zërit të njohur të muzikes italiane titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: Si një artist mbareboteror, mik i shquar i Shqipërise, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirterore" "Zoti Cocciante, ju e shoqëruat Elhaidën tonë të dashur në majat e suksesit, të suksesit të kulturës, të artit, të muzikës, të talentit. Por kultura, muzika e këngëtarëve italiane, midis të cilëve edhe ju, ka një vend të veçantë midis shqiptarëve dhe Shqipërisë", tha presidenti Nishani. Nje vleresim i tille shkaktoi mbresa te forta tek kantautori italian. Vemendja eshte rikthyer tek Elhaida Dani, ne takimin me kryeministrin Berisha, i cili i beri urime te perzemerta fitueses se "The Voice of Italy". "Shqiptarët kanë qenë të elektrizuar atë natë nga fitorja jote, e kanë pritur me një entusiazëm të jashtëzakonshëm, sepse të fitosh në atdheun e këngës dhe muzikës është fitore e madhe", tha Berisha. "Ju falenderoj shumë për mikpritjen. Mallëngjehem se nuk mendoj se i meritoj të këto gjitha ndërime që po më bëhen mua. Ju falenderoj për gjithcka po bënë për mua", tha Elhaida Dani. Z. Berisha falenderoi Z. Cocciante per mbeshtetjen qe i dha Elhaides. Ne perfundim te takimit, ai i dhuroi kengetares nga Shkodra, simbolin e çelesit Sol dhe monedhen e argjendte te 100-vjetorit te Pavaresise, ndersa kantautorit italian, nje pene te argjendte, se bashku me monedhen e 100-vjetorit. / Top Channel
Përshëndetje, jam Vis Elbasani, kisha kohë pa hyrë në forum, vite. Nuk pashë temë mbi zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe mendova se mund të flasim diçka rreth tyre. Personalisht nuk aktivizohem në ndonjë organizatë, forum apo parti, ndonëse mund të kem simpatitë apo neveritë e mia. Një pyetje për të gjithë - do të votoni? Pse "po", pse "jo"? (dhe nëse nuk e dini, kur do ta merrni vesh:p? Forca edhe me parrullat, o burra!
 
Presidenti francez u bë protagonist i një gafe të sikletëshme për të. Duke folur në frëngjisht në një konferencë për mediat në Tokio, Francois Hollande ngatërroi japonezët me kinezët. Duke iu referuar vrasjes së 11 qytetarëve japonezë gjatë krizës së pengjeve në Algjeri në muajin janar, Hollande tha se “populli francez i përcjell ngushëllimet më të thella popullit kinez”. Ajo që përforcoi akoma më shumë gafën ishte vazhdimi i fjalimit të Hollande që nuk e kuptoi atë cfarë kishte deklaruar. Përkthyesi u tregua i vëmendshëm dhe në japonisht e përktheu në mënyrë korrekte. Megjithatë, kjo nuk i shpëtoi gazetarëve frëngjisht folës që dëgjuan gjithcka. Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Kinës nuk kanë qenë ndonjëherë të shkëlqyera. Dy vendet e mëdha të Azisë së Largët së fundmi janë përfshirë në konflikte diplomatike në lidhje me sovranitetin e një grupi ishujsh në Detin e Kinës. Sondazhet në të dyja vendet tregojnë një mosbesim të thellë mes dy popujve dhe asnjërës palë nuk i pëlqen të ngatërrohet me tjetrën. Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare 3-ditore, e para e një presidenti francez në Japoni që pas 17 vitesh.
Qeveria greke po përgatitet të shqyrtojë rivendosjen e pensioneve të rreth 31000 minoritarëve nga Shqipëria dhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Lajmin e bën publik gazeta “Kathimerini” e cila nënvizon se kjo lëvizje e Athinës zyrtare që mbështetet nga vetë kryeministri Samaras, por edhe nga liderët e dy partive të koalicionit qeveritar, kryesocialistit Evangjelos Venizellos dhe kreut të së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis, realizohet pasi janë vënë re pasojat sociale që ka shkaktuar ndërprerja e tyre prej 1 marsit të këtij viti. Lajmi është konfirmuar gjithashtu nga vetë ministri i Punës dhe i Sigurimeve Sociale gjatë një interviste në stacionin televiziv SKAI. Disa muaj më parë, me synim kursimin e rreth 166 milionë eurove deri në vitin 2015 nga fondi i pensioneve të Institutit Agrar OGA, një projektligj i ri u kërkonte minoritarëve mbi 65 vjeç nga këto vende që të plotësonin tre kritere bazë për të marrë pensionin: të banonin në mënyrë të përhershme në Greqi, të kishin mbi 20 vjet qëndrim dhe të mos merrnin pension nga një shtet tjetër. Në këtë mënyrë u ndërprenë plotësisht pensionet e 14500 minoritarëve nga Shqipëria dhe të mbi 60% të atyre që vinin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe u përfituan 130 milionë euro brenda këtij viti, fakt që krijoi një mundësi të re ekonomike për rivendosjen e tyre. Në ligjin e ri që po përgatit qeveria greke pritet të ndryshojë kriteri i qëndrimit në Greqi nga 20 në 10 vjet, si dhe të kompensohet pensioni që marrin nga shteti prej të cilit vijnë. Për shembull, për minoritarët në Shqipëri pensioni që shkon nga 70 deri në 120 euro, do të plotësohet deri në shumën prej 345 eurosh me pensonin në Greqi. Sipas “Kathimerini”, në gjirin e minoritet grek në Shqipëri ka pasur një masë pakënaqësie për ndërprerjen e pensioneve të minoritarëve të moshuar, pasi ato konsideroheshin një e ardhur tepër jetike jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre në të dy shtetet. Ndërkohë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se kur do të çohet ky amendament në parlamentin grek për miratim. / Top Channel http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=258558&ref=fp
 
Alarmohet Gjermania dhe Franca per shkak te nje partie te re grege neo-naziste e formuar nga ultra-nacjonalistet grege per nje Greqi pa te huaj dhe per nje Greqi ''Naziste''.Sipas gazetat amerikane,rreth 45 organizata neo-naziste dhe 3 mije neo-naziste kane shkuar ne Greqi gjate 48 oreve te fundit.Ambasadori gjerman ne Greqi ka shprehur se nese nuk merren masa per kete parti neo-naziste,do te prishen marrdheniet diplomatike midis grego-gjermane.Per afersisht te njejtat fjale kane thene ambasadoret franceze,angleze dhe italine ne Greqi. Gjithashtu nese nuk ndalohet kjo parti,do te ndalohen te gjitha kredite qe BE do ti jape Greqise,si dhe nese kjo parti merr ndonje pjese te ''forte'' ne qeveri,atehere Greqia do te perjashtohet nga BE,NATO DHE OKB---ka thene Ban Ki Moon.
 
Samantha Karavella është fituesja e "Top Fest 10" me këngën e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare. "Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë", ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se çmimit, që u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani. Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të "Top Fest," u ngjitën në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme. Fituesja e madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales. Ja, fituesit e kategorive Në kategorinë "Best Group", çmim i mbështetur nga "DigitAlb", Offchestra u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me "Lynx", "Burn", "NA". Çmimin për këtë grup e dhanë 4 finalistët e "Big Brother 6" Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona. E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin "Best Male", ku fitues për këtë kategori u shpall artisti Andos. Ndërsa për kategorinë "Best New Artist", çmimin e fitoi "The Code", që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina Simoni, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të "Fondacionit Dritan Hoxha|, e dha Lori Hoxha. Marsela Çibukaj, e shpallur e dyta në "The Voice of Albania 1", është këngëtarja me e votuar në internet. Çmimin e Internetit për Çibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet. Një artiste që është rritur me "Top Fest", Naza fitoi çmimin 'Top Albania Radio', me këngën e saj "Dëgjo zemrën". Dy prej fituesve të "Top Fest" ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e Çmimit "Best RNB". Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie. Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi të nominuarit për çmimin "Best Pop Rock", të cilët ishin Andos, |Copyleft", Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori. Samantha Karavella u shpall fituese për kategorinë "Best Female". Çmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i "Top Fest", Mentor Haziri, ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Çibukaj dhe Beatrix Ramosaj. Një nga fituesit më të pëlqyer të "Top Fest", Alban Skënderaj shpalli çmimin "Best Balade". Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan. Show dhe surpriza Një prej surprizave të kësaj mbrëmjeje ishte performanca në kërcim modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, të shoqëruara nga trupa e baletit e Top Channel. Pike kulmore e spektaklit te ketij jubileu te "Top Fest", ishte kur ne skene u ngjiten disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite, kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani.
 
Pas zhurmave që qarkullonin prej muajsh se praktikisht presidenti Vladimir Putin dhe ish-bashkëshortja e tij Ludmilla jetonin të ndarë prej kohësh, së fundmi vetë çifti pranoi këto zëra duke njoftuar publikisht prishjen e kurorës 30-vjeçare. Por kush qendron pas këtij divorci, që për hir të së vërtetës nuk habiti aspak rusët? Gjimnastja Alina Kabaeva, 30 vjeç, e përfolur prej kohësh si e dashura e fshehtë e presidentit rus, madje që ka edhe një fëmijë me të. Lajmi se Putin do divorcohej nga Ludmilla për t’u martuar më Alinan, 30 vite më e re se ai, u publikua fillimisht në gazetën e Alexander Lebedev, i njohur si kundërshtar politik i Putin. Gjashtë ditë më vonë gazeta u mbyll. Alina në një poster Pavarësisht se askush nuk i beson arsyet e tij, Putin këmbëngul se u nda nga bashkëshortja e tij Ludmilla sepse nuk kishte kohë t’i përkushtohej, pasi ishte i zënë gjatë gjithë kohës me punën dhe “detyrën e vështirë si president i vendit”. Alina në moshën 15-vjeçare / Top Channel
13 ore kane qe bisedojne mbi shkarkimin e anetarit z. Muho ne kuvend eshte e pa imagjinushme se cpo thuhet ketu e 13 ore,.....
Top