Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Aktori i njohur Roland Trebicka vuan nga një sëmundje e rëndë, ndonëse familjarët dhe miqtë e tij kanë preferuar të mos flasin për këtë çështje. Por nga burime pranë aktorit mësohet se ai vuan nga një formë e rëndë e kancerit në mushkëri. Për këtë arsye. Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për përballimin e shpenzimeve të kurimit të tij në Francë. Me një vendim të posaçëm, kryeministri Sali Berisha ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave që të zbatojnë këtë V.K.M ku thuhet: "të akordohet fondi prej 4. 700.000 lekë (katër milionë e shtatëqind mijë lekësh) për përballimin e shpenzimeve të kurimit të zotit Roland Trebicka në Francë". Më tej, saktësohet se "kjo ndihmë duhet të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit". Është për t'u theksuar, në fakt, se kjo është një ndër herët e rralla kur shteti nuk e vlerëson kontributin e artistit nëpërmjet titujve, por vjen në ndihmë në mënyrë konkrete. Mungesa e Roland Trebickës Ka disa muaj që Trebicka nuk është parë në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe as te kafe "Aleanca" me kolegë, disa prej të cilëve thonë nën zë, një formë për të mos e pranuar, se aktori vuan nga kanceri në mushkëri dhe është larguar për kurim në Francë. Nuk ka shumë kohë që ai interpretoi në skenën e teatrit në dramën "Tablo Absurde" të Ferdinand Hysit, me regji të Milto Kutalit, në rolin e një burri që nuk ka kaluar nëpër stadet normale të zhvillimit, nuk ka kaluar fëmijëri dhe rini për të qenë dhe ka mbetur fëmijë. Ky personazh, si edhe të tjerë, të krijuar nga Hysi tentuan të tregojnë me jetët e tyre për absurditetin e kohës ku kanë jetuar, nën regjimin komunist. Ndoshta ky rol i freskët, jo i krijuar siç duhet nga regjisori Kutali, nuk i kujton kushedi se çfarë shikuesit të teatrit, edhe pse vetë aktori Trebicka dukej i angazhuar dhe ndihej mirë me atë rol. Nuk janë të paktë rolet që Roland Trebicka ka interpretuar në teatër, duke filluar me komedinë "Pallati 176" me regji të Alfred Bualotit, ku ka interpretuar rolin e Jovan Bregut. Deri në këtë kohë ai kishte marrë pjesë në kinema në filmin "Debatik" të Hysen Hakanit, "Ëndërr për një karrike" (1984) me regji të Fehmi Hoshafit dhe "Koncert në vitin 1936" (1978) me regji të Saimir Kumbaros. Në teatër ka interpretuar në vepra me peshë, te "Magjia e madhe" e Eduardo de Filippos, te "Don Zhuani" i Molierit "Revizori" i Gogolit, te "Mbreti po vdes" Molier në vitin 2002. Më 2009-ën ka interpretuar te "Kohë për të çmendur" me regji të Gëzim Kames në Teatrin e Korçës dhe "Të gjithë me huqe" po me regji të Kames në Teatrin Kombëtar. Shekulli i uron shërim të shpejtë.
 
Procedurat e aplikimit për ushtar profesionist Kandidatët që dëshirojnë të shërbejnë vullnetarisht në FA si ushtarë profesionistë, do të aplikojnë për këtë qëllim në Qendrat dhe Stacionet e Rekrutimit. Për këtë, ata plotësojnë pyetësorin dhe formularin e aplikimit Nr1, Nr 2 (bashkëlidhur këtij dokumenti) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme dhe afatin e paraqitjes në QPR për vijimin procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes për ushtar profesionist. nxitoni nuk keni shume afat u rihapen perseri aplikimet vraponi o burraaaaaaaa cfare do lloj ndihme kontaktoni me mua qe ndihmova nje shok per te bere gjitha aplikimet kujdes !!!!!sot sado i zoti qe te jesh sado i zoti qe te jesh ATA Vleresojne vetem .................. keshtu eshte shqiperia e sotme Paci Fat
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Orgjocë në Komunen e Zapodit në rrethin e Kukësit. Një 19-vjeçar grabiti një fëmijë të mitur 8-vjeçar për qëllime trafikimi. Përmes një deklarate për shtyp, policia e qytetit veri-lindor bëri të ditur arrestimin e 19-vjeçarit Begzin Isha, nën akuzën e rrëmbimit të të miturve me qëllim trafikimin. Sipas të dhënave policore Isha e ka rrëmbyer 8-vjeçarin në qendër të fshatit, gjatë së premtes në mbrëmje. Policia e Kukësit arriti ta gjejë të miturin vetëm të shtunën në mbrëmje pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative nga informatorët e saj. I riu 19-vjecar, Begzin Isha ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë. Gjatë marrjes në pyetje në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, ai pranoi fajësinë e krimit të rëndë, por ende nuk është sqaruar se cili ishte destinacioni i synuar i këtij rrëmbimi. Fëmija 8-vjeçar pasi ka kaluar 24 orë nën ndikimin e dhunës psikologjike nga rrëmbyesi i tij ka shfaqur probleme të renda. Ai i rrëfeu policisë se rrëmbyesi e kishte kërcënuar me pistoletë se do ta vriste. Fëmija është dërguar për trajtim në qendren rajonale shëndetësore të Kukësit. Ndërkohë pasi është njohur me ngjarjen e rëndë ka reaguar familja Mata, së cilës i ka humbur prej dy vitesh vajza e tyre Bleona Mata 9 vjeç. Dyshimet e hedhura për ndonjë trafikim të mundshëm fëmijësh nga ndonjë rrjet kosovar, ka rizgjuar shpresat e familjes Mata, për ndonjë të dhënë mbi fatin e vajzës tyre. Rrëmbimi i fëmijës 8-vjeçar ndodhi në po të njëjtën zonë ku humbi dy vjet më parë Bleona Mata.
Pasi Kryetari i Shtetit te Korese se Veriut kercenoi me lufte Shtetin e Korese se Jugut dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes,''Frika'' ne SHBA dhe OKB eshte rritur larte.Sipas burimeve dhe informacioneve qe kane,Korea e Veriut do sulmoje seshpejti Korene e jugut dhe bazat ushtarake te SHBA ne Japoni dhe Korene e Jigut.Kryetari i shtetit te Korese se Veriut prishi armepushimin me Korene e Jugut i cili ishte nje armepushim qe prej vitit 1953.Shteti i Kines ka vendosur te jete neutral ne kete ceshtetje kurse Shteti i Rusise ka vendosur te jete ne krahe te Shtetit te Korese se jugut si dhe ka kercenuar SHBA t'i qendroje larg luftes koreane perndryshe, Russia do ndihmoje ekonomikisht dhe ushtarakisht Korene e Veriut.Japonia kercenon Korene e Veriut se nese bie ndonje bombe ose ndonje plumb nese territoret e Japonise,atehere Japonia do nderhyje ne lufte kunder Korese se Jugut. OKB paralajmeron se nese Korea e Veriut do filloje sulmet,atehere OKB do filloje te marre masa te renda per Korene e Veriut.Gjithashtu nje deklarate e bere nga Mbreteria e Bashkuar(Anglia) ka thene se mbeshtet plotesisht 100% SHBA kurse Franca ka vendosur te jete neutral per momentin. NATO pritet te zhvilloje nje mbledhje pas disa ditesh per kete ceshtje serioze.Mbeshtetje per SHBA ka ardhur edhe nga Koalicjoni i Shteteve Arabe te cilet do ndihmojne SHBA ne luften kunder Korese se Veriut. Ne SHBA eshte vene alarm kurse gjendja ne Korene e Jugut,forcat e aramtosura jane ne gatishmeri. Gjithashtu jane vene alarme se nese ndodh lufta midis 2 Koreve dhe SHBA,atehere do te nisi edhe lufta per Kosoven,mbase nje sulm nga Ushtria e Serbise.Per ceshtjen e Kosoves,mendohet se Rusia do ta ndihmoje Serbine. Per kete ceshtjen e kosoves,pritet te behet nje mbledhje ne javet ne vazhdim,si dhe BE paralajmeron Serbine. Disa artikuj per kete ceshtje: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=254209 http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=254348 http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=254350 http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=254318&ref=ml 2 artikuj nga BBC http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-21992174 http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-21979880 http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-21980395 Disa artikuj nga CNN: http://edition.cnn.com/2013/03/31/world/asia/us-korea-f-22s/index.html?hpt=hp_t1 Gjithashtu ne CNN dhe ne media te tjera,te shteteve te tjera jane me qindra artikuj per kete ceshtje.
 
Shtatë njerëz, përfshirë dhe policë, u vranë sot në një sulm vetëvrasës që synonte selinë e policisë të qytetit Tikrit , thanë burimet policore dhe mjekësore Gjatë këtij sulmi u plagosën njëmbëdhjetë vetë më së shumti policë. Vetëvrasësi me bombë i hipur në bordin e një kamioni karburanti furnizues sic konfirmon Agjencia e Lajmeve të Athinës. Sulmi ka ndodhur në frontin e selisë së policisë në qendër të qytetit.
 
Shërbimet sekrete italiane kanë paralajmëruar rrezikun që i kanoset vendit fqinj nga kriza financiare, efektet e të cilës mund të shkaktojnë tensione sociale dhe veprimtari të grupeve anarkiste. Në një raport të dorëzuar në Parlament, shërbimet sekrete paralajmërojnë se rritja e vështirësive si pasojë e papunësisë dhe gjendja e vështirë financiare e sipërmarrjeve mund të cënojnë besimin e punëtorëve tek sindikatat. Sipas tyre, këta faktorë mund të ofrojnë mundësi të reja për grupet antagoniste të organizuara për të krijuar situata konfliktuale, si protesta e manifestime të dhunshme. “Në një situatë të tillë parashikohet rreziku i një intensifikimi të kontestimeve ndaj eksponentëve të qeverisë dhe institucioneve, në mos të përfaqësuesve të partive politike dhe sindikatave të konsideruara jo të angazhuara mjaftueshëm në mbrojtjen e nevojave të punëtorëve”, thotë raporti i DIS. Për rrjedhojë, vijon më tej dokumenti, ekziston rreziku për një degradim të situatës, pasi ngritja e ndjenjës së alarmit tek popullsia mund të favorizojë aksionet radikale që synojnë një ofensivë sociale. Një tjetër rrezik, sipas agjentëve 007, është edhe infiltrimi i organizatave mafioze në punët për infrastrukturën publike, si në ndërtimin e ndërtesave, të rrugëve dhe në sektorin e energjisë së rinovueshme. “Aftësia e këtyre organizatave për t’u infiltruar në punët publike duket gjithnjë e më e përhapur, jo vetëm në jug, por në të gjithë territorin e vendit, duke ndotur kështu ekonominë e pastër”, thonë më tej shërbimet sekrete. Ndërsa kriminaliteti informatik përbën për momentin sfidën kryesore për sistemin e vendit, me teknikat e sulmeve dhe objektivat e hakersave që ndryshojnë më shpejt se kundërmasat e marra nga institucionet, vlerësohet në raport. “Gjithashtu, situata e krijuar mund të favorizojë rrezikun për falimentimin e bankave dhe spiunazhin industrial e atë ekonomik”, vlerëson më tej dokumenti i paraqitur në Parlamentin italian.
 
Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetit vlerësoi se ndikimet e rrjedhjes bërthamore të impiantit të Fukushimës nuk do të jenë afatgjata dhe as vendimtare për shëndetin e të prekurve. Studimi dy-vjeçar i OBSH-së u përqendrua në matjen e nivelit të rrezatimeve në një perimetër përreth Fukushimës dhe të problemeve shëndetësore që kishin shfaqur banorët e kësaj zone në veri të Tokios, gjatë kësaj kohe. Centrali bërthamor i Fukushimës, në të cilin funksiononin gjashtë reaktorë, u godit nga një tërmet i magnitudës 9.0 sipas shkallës rihter dhe nga një tsunami që pasoi në mars 2011, duke vuajtur dëme të rënda. Eventualisht, problemet në ftohjen e sistemit të bërthamës radioaktive brenda reaktorëve krijuan rrjedhje të uraniumit dhe panik në masë në ditët dhe javët pas krizës. ”Personat e ndodhur pranë Fukushimës janë prekur nga rrezatime të ulta dhe kanë një shans lehtësisht më të lartë gjatë jetës për t’u prekur nga kanceri, por niveli i atyre që do të sëmurën nuk do të ndryshojë shumë me mesataren kombëtare”, shkruhej në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. ”Ndryshimi i vetëm i përket punonjësve të emergjencës, që rrezikojnë kancer të tiroides pasi përthithën avuj radioaktivë gjatë kohës së krizës, por duke qenë se tiroidja është veçanërisht rezistente ndaj prekjes nga tumori, shanset mbeten gjithsesi të ulta”, veçohej në raport. ”Fëmijët e ndodhur përreth zonës së prekur në mars 2011, kanë një shans lehtësisht më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet tumorale gjatë jetës, por edhe për ta probabiliteti i shtuar është aq i ulët, sa vështirë se do të ketë ndonjë veçim të dukshëm nga statistikat kombëtare”. Sipas vlerësimeve mbi shkallën e incidenteve bërthamore, Fukushima vlerësohet në nivelin më të lartë, menjëherë pas Çernobilit. Megjithatë, ndryshe nga shpërthimi i ndodhur në vitin 1986 në centralin e Ukrainës Sovjetike, përgjegjës për mijëra jetë njerëzish të humbura direkt dhe indirekt, autoritetet japoneze patën kohë të mjaftueshme gjatë krizës për të evakuar zonat potencialisht të rrezikshme, ndërsa kriza, ndonëse tepër e rëndë, nuk doli asnjëherë nga kontrolli.
 
Autoritetet afrikanojugore kanë nisur hetimet mbi një video amatore tronditëse të transmetuar në një televizion kombëtar, ku disa policë shfaqen duke prangosur një të dyshuar pas furgonit të tyre, përpara se të nisen dhe ta marrin zvarrë për qindra metra. Si rrjedhojë e këtij trajtimi, një taksist 27-vjeçar me origjinë nga Mozambiku u dëmtua rëndë dhe humbi jetën në spital. Ishte një kalimtar ai që filmoi ngjarjen e ndodhur në rrugët e Johanesburgut me një smartphone. Kalimtari dërgoi imazhet tek disa televizione kombëtare, të cilat transmetuan pamjet ne edicionet e lajmeve. Një zëdhënës i Drejtorisë së Hetimeve të Policisë deklaroi se “ndihet i tronditur nga pamjet”, ndërsa pranoi se video “eshte autentike”. Grupet e të drejtave të njeriut kanë protestuar prej kohësh për shfaqjet e brutalitetit policor në Afrikën e Jugut. Sipas raportimeve të shtypin vendas, faji i vetëm i viktimës 27-vjeçare ishte parkimi i gabuar në një rrugë dytësore në Johanseburg. Të irrituar nga sjellja e tij, policët e prangosën pas furgonit, i cili nisi të lëvizte me shpejtësi, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse shtetasit mozambikas. Në periudhën 2011-12, autoritetet kanë hetuar 720 raste të brutalitetit policor, midis tyre edhe disa raste fatale, në komisariate të ndryshme policore. Ne 2012-n, policia afrikanojugore u sulmua ndërkombëtarisht, pasi hapi zjarr ndaj një proteste të minatorëve, duke vrarë disa dhjetëra prej tyre.
 
Fillon zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit edhe në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Muçibabë dhe Mutivotë. Ministria kosovare e Punëve të Brendshme njofton se këtë të enjte nga ora 8 e mengjesit ka filluar zbatimi i marrëveshjes edhe ne këto dy pika. “Tani të gjitha pikat kufitare po funksionojnë normalisht, sipas marrëveshjes së IBM-së. Fillimi i zbatimit të saj në të gjitha pikat kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme. Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit u arrit në dhjetor të vitit të kaluar në raundin e tretë të bisedimeve mes kryeministrit të Kosoëvs, Hashim Thaçi dhe atij te Serbisë, Ivica Daçiç. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, MIK funksionon në atë kuptim që institucionet policore dhe doganore të të dyja shteteve janë afruar fizikisht mes tyre. Në të gjitha pikat kufitare që lidhin këto dy shtete nuk ka simbole shtetërore. Autoritetet identifikohen nëpërmjet uniformave. Pritet që së shpejti të ndërtohen objektet e përbashkëta të cilat do të mundësojnë funksionimin e autoriteteve kosovare e serbe nën të njëjtit kulm. Ky proçes do të menaxhohet nga Bashkimi Europian.
 
Ish-shefi i krimeve të Komisariatit Nr.6 në kohën kur kjo strukturë policie drejtohej nga i ndjeri Dritan Lamaj është marrë në mbrojtje nga kolegët, pasi është kërcënuar me SMS të dërguara në numrin e tij të policisë. Bëhet fjalë për Aranit Arapin, i cili aktualisht mbante funksionin e shefit të Komisariatit në Pogradec, të cilit i është dërguar mesazh me tekst: “Dritani u prehtë në paqe, tani është radha jote”. Ky mesazh i është dërguar vetëm pak minuta pasi ishte ekzekutuar kryekomisari në Tiranë, ndërkohë që veç Arapit, policia ka marrë në mbrojtje edhe familjen e tij. Kërcënimi Sipas të dhënave, Aranit Arapi, shef i Komisariatit të Pogradecit, e ka marrë mesazhin kërcënues më 24 shkurt, kur ndodhej me disa kolegë, duke diskutuar për çështje pune dhe menjëherë ka njoftuar eprorët e tij, ndërkohë që ende nuk ishte vënë në dijeni për vrasjen e Dritan Lamajt. Menjëherë ai ka njoftuar eprorët e tij dhe të shtangur nga vrasja e kryekomisarit, drejtuesit e policisë kanë marrë masat që të mbrohet Arapi, por edhe familja e tij. Sipas të dhënave të besueshme policore, pasi zyrtarisht nuk jepet asnjë detaj, mësohet se menjëherë drejt Pogradecit janë nisur forcat speciale RENEA, ku kanë marrë Aranit Arapin me një makinë të blinduar dhe e kanë sjellë në Tiranë. Gjithashtu, shërbime të tjera policore janë dërguar pranë banesës së tij, duke marrë në mbrojtje familjen, ndërkohë që më vonë, siguria e kësaj familjeje u ka kaluar strukturave të repartit special RESI. Verifikimet Ndërkaq, celulari i të kërcënuarit është sekuestruar nga policia për t’u analizuar, ku fillimisht është identifikuar numri kërcënues dhe nëpërmjet prokurorisë i është bërë shkresë kompanisë celulare për të zbuluar emrin e poseduesit të tij. Grupi hetimor ka kërkuar të dhëna të plota për këtë numër, duke filluar që nga antenat, se ku ka qenë poseduesi kur ka dërguar SMS-në, e deri te telefonat, ku është aktivizuar numri. Sipas të dhënave, kërkohet gjithashtu, nëse në telefonat ku është përdorur karta SIM janë përdorur karta të tjera, me qëllim për të identifikuar autorin dhe për të dokumentuar plotësisht këtë kërcënim. Nga një informacion i pakonfirmuar, dje u deklarua në media se numri kërcënues ishte i paketës së blerë nga vetë policia, megjithëse kjo nuk është pranuar zyrtarisht nga asnjë prej strukturave të policisë apo të prokurorisë. Dyshimet Policia e lidh kërcënimin e oficerit pikërisht me çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt, pasi në kohën kur kryekomisari drejtonte komisariatin e Kombinatit, Aranit Arapi, oficeri i kërcënuar ishte shef krimesh në këtë komisariat. Madje, edhe vetë Arapi ka qenë i ekspozuar drejtpërdrejt mes konflikteve të uniformave blu me mbështetësit e biznesmenit të arrestuar në Selanik të dyshuar për vrasjen e Lamajt. Ish-shefi i krimeve të Komisariatit Nr. 6 u largua pothuajse në të njëjtën kohë me Dritan Lamajn nga drejtimi i kësaj strukture policore, e cila mbulonte zonën e Kombinatit.
 
Një dëshmitar ka parë të gjithë skenën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt. Madje, dyshohet se, krahas të dhënave për automjetin, ka treguar edhe disa karakteristika të autorëve. Megjithatë, burimet nga policia dhe prokuroria nuk preferojnë të japin ndonjë të dhënë më shumë, pasi, duke parë çështjen mjaft komplekse, i rrezikohet jeta. Grupi hetimor mjaftohet vetëm me të dhënat se personi në fjalë është një dëshmitar që ka qenë pranë vendit të ngjarjes. Sipas tyre, ai ka qenë shumë afër autorëve, madje është parë edhe nga banorët e tjerë që është shtrirë në momentin që ka filluar breshëria e parë e plumbave. “Kemi një dëshmitar që ka treguar për autorët dhe automjetin që kanë treguar. Emri i tij nuk bëhet i ditur, për arsye sigurie, ndërsa dëshmia e këtij personi ka qenë mjaft e vlefshme”, pohojnë burimet nga policia. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar dje një analizë të gjatë për këtë çështje, ku në mbledhje kanë qenë edhe oficerët e rinj të Policisë së Shtetit. Janë diskutuar një sërë provash që nga dëshmitë, ekspertizat dhe provat e gjetura në automjetin e autorëve, ku flitet se janë gjetur një sërë provash, që nga gëzhojat e deri te fijet e flokut. Megjithatë, do të duhen të tjera verifikime për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje komplekse. Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur dje masën e sigurisë “arrest me burg” për Jak Jakun dhe Ndue Jakun, për akuzën e armëmbajtjes dhe municioneve luftarake pa leje, si dhe për sasinë e drogës që u bllokua në banesën e tyre gjatë kontrolleve të policisë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt në kryeqytet. Masa e sigurisë për Jak Jakun, i cili u kap nga policia greke së bashku me Arben Frrokun, është shpallur në mungesë, ndërkohë që për vëllain e tij, Ndue Jakun, masa është kërkuar në prani të tij. Në fakt, për Jak Jakun pritej që kërkesa e prokurorisë të depozitohej pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, por për mungesë provash, me sa duket organi i hetimit i është drejtuar Gjykatës Penale. Kështu, nga akuza është kërkuar arrest me burg për praninë në shtëpinë e tij të një pushke tip snajper, 2 automatikëve, një pistoletë, armëve të gjahut, si dhe një sasie lënde narkotike të llojeve kokainë, heroinë e marijuanë. Dy ditë më parë, Krimet e Rënda shpallën masën e sigurisë arrest me burg në mungesë edhe për Arben Frrokun, si i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ndërkohë që organi hetimor është në pritje të përgjigjes së laboratorit të kriminalistikës për armët e bllokuara te familja Jaku.
 
Si rregull, edukimi i tij privat dhe prejardhja duhet t’i kishin ardhur në ndihmë në një situatë të tillë. Por aristokrati skocez Robert Oliphant Maxtone- Graham, ishte aq i zemëruar me faktin se bimët e hashashit që i kishin dhënë ishin të një standardi shumë të ulët sa u ankua tek policia. Si rezultat, ish- këshilltari i qeverisë, 57- vjeçar, përfundoi duke arrestuar veten. Maxtone- Graham kishte thirrur policinë në telefon për një zënkë me një person tjetër. Ai u ankua tek policia se i kishin dhënë bimë kanabisi të një cilësie të dobët. Edhe avokati i aristokratit tha se ky rast ishte i pazakontë.
 
Police used teargas to drive back protesters following an attempt by the Occupy supporters to shut down the city of Oakland. Photograph: Noah Berger/AP It was more sophisticated than we had imagined: new documents show that the violent crackdown on Occupy last fall – so mystifying at the time – was not just coordinated at the level of the FBI, the Department of Homeland Security, and local police. The crackdown, which involved, as you may recall, violent arrests, group disruption, canister missiles to the skulls of protesters, people held in handcuffs so tight they were injured, people held in bondage till they were forced to wet or soil themselves –was coordinated with the big banks themselves. The Partnership for Civil Justice Fund, in a groundbreaking scoop that should once more shame major US media outlets (why are nonprofits now some of the only entities in America left breaking major civil liberties news?), filed this request. The document – reproduced here in an easily searchable format – shows a terrifying network of coordinated DHS, FBI, police, regional fusion center, and private-sector activity so completely merged into one another that the monstrous whole is, in fact, one entity: in some cases, bearing a single name, the Domestic Security Alliance Council. And it reveals this merged entity to have one centrally planned, locally executed mission. The documents, in short, show the cops and DHS working for and with banks to target, arrest, and politically disable peaceful American citizens. The documents, released after long delay in the week between Christmas and New Year, show a nationwide meta-plot unfolding in city after city in an Orwellian world: six American universities are sites where campus police funneled information about students involved with OWS to the FBI, with the administrations' knowledge (p51); banks sat down with FBI officials to pool information about OWS protesters harvested by private security; plans to crush Occupy events, planned for a month down the road, were made by the FBI – and offered to the representatives of the same organizations that the protests would target; and even threats of the assassination of OWS leaders by sniper fire – by whom? Where? – now remain redacted and undisclosed to those American citizens in danger, contrary to standard FBI practice to inform the person concerned when there is a threat against a political leader (p61). As Mara Verheyden-Hilliard, executive director of the PCJF, put it, the documents show that from the start, the FBI – though it acknowledgesOccupy movement as being, in fact, a peaceful organization – nonetheless designated OWS repeatedly as a "terrorist threat": "FBI documents just obtained by the Partnership for Civil Justice Fund (PCJF) … reveal that from its inception, the FBI treated the Occupy movement as a potential criminal and terrorist threat … The PCJF has obtained heavily redacted documents showing that FBI offices and agents around the country were in high gear conductingsurveillance against the movement even as early as August 2011, a month prior to the establishment of the OWS encampment in Zuccotti Park and other Occupy actions around the country." Verheyden-Hilliard points out the close partnering of banks, the New York Stock Exchange and at least one local Federal Reserve with the FBI and DHS, and calls it "police-statism": "This production [of documents], which we believe is just the tip of the iceberg, is a window into the nationwide scope of the FBI's surveillance, monitoring, and reporting on peaceful protestors organizing with the Occupy movement … These documents also show these federal agencies functioning as a de facto intelligence arm of Wall Street and Corporate America." The documents show stunning range: in Denver, Colorado, that branch of the FBI and a "Bank Fraud Working Group" met in November 2011 – during the Occupy protests – to surveil the group. The Federal Reserve of Richmond, Virginia had its own private security surveilling Occupy Tampa and Tampa Veterans for Peace and passing privately-collected information on activists back to the Richmond FBI, which, in turn, categorized OWS activities under its "domestic terrorism" unit. The Anchorage, Alaska "terrorism task force" was watching Occupy Anchorage. The Jackson, Michigan "joint terrorism task force" was issuing a "counterterrorism preparedness alert" about the ill-organized grandmas and college sophomores in Occupy there. Also in Jackson, Michigan, the FBI and the "Bank Security Group" – multiple private banks – met to discuss the reaction to "National Bad Bank Sit-in Day" (the response was violent, as you may recall). The Virginia FBI sent that state's Occupy members' details to the Virginia terrorism fusion center. The Memphis FBI tracked OWS under its "joint terrorism task force" aegis, too. And so on, for over 100 pages. Jason Leopold, at Truthout.org, who has sought similar documents for more than a year, reported that the FBI falsely asserted in response to his own FOIA requests that no documents related to its infiltration ofOccupy Wall Street existed at all. But the release may be strategic: if you are an Occupy activist and see how your information is being sent to terrorism task forces and fusion centers, not to mention the "longterm plans" of some redacted group to shoot you, this document is quite the deterrent. There is a new twist: the merger of the private sector, DHS and the FBI means that any of us can become WikiLeaks, a point that Julian Assange was trying to make in explaining the argument behind his recent book. The fusion of the tracking of money and the suppression of dissent means that a huge area of vulnerability in civil society – people's income streams and financial records – is now firmly in the hands of the banks, which are, in turn, now in the business of tracking your dissent. Remember that only 10% of the money donated to WikiLeaks can be processed – because of financial sector and DHS-sponsored targeting of PayPal data. With this merger, that crushing of one's personal or business financial freedom can happen to any of us. How messy, criminalizing and prosecuting dissent. How simple, by contrast, just to label an entity a "terrorist organization" and choke off, disrupt or indict its sources of financing. Why the huge push for counterterrorism "fusion centers", the DHS militarizing of police departments, and so on? It was never really about "the terrorists". It was not even about civil unrest. It was always about this moment, when vast crimes might be uncovered by citizens – it was always, that is to say, meant to be about you.
 
Vatikani i ka hedhur poshtë raportimet nga mediat italiane, që e lidhin dorëheqjen e Papës me një dosje sekrete, ku pretendohet se ka një rrjet homoseksualësh brenda klerit. Gazetat italiane flasin për një dosje sekrete nga tre kardinalë, që zbulon një rrjet të nëndheshëm me klerikë të lartë, që kanë organizuar festa homoseksualësh dhe janë përballur me shantazhe. Gazeta “La Repubblica” pretendon se akuzat e rënda janë bërë në një raport të quajtur “Vatileaks”, që i është paraqitur Papës rreth datës 17 dhjetor. Por Vatikani sot ka akuzuar mediat italiane se po shpërndajnë informacione false dhe të dëmshme, në përpjekje për të ndikuar kardinalët që do të mblidhen muajin tjetër në konklavë për të zgjedhur Papën e ri. Raporti sekret është përgatitur nga kardinali spanjoll, Julian Herranz, kardinali italian, Salvatore de Giorgi dhe kardinali sllovak, Jozef Tomko. Ata e nisën hetimin pasi maxhordomi i Papës, Paolo Gabriele u arrestua dhe u akuzua se kishte vjedhur dokumente sekrete të Papës. “La Repubblica” pretendon se Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të përballej me pasojat e raportit me 300 faqe. Gazeta thotë se hetimi ka zbuluar se ekziston një lob homoseksualësh brenda kishës, që ka njëfarë kontrolli mbi karrierën e atyre në Vatikan. Ata organizonin takime seksuale në disa ambiente në Romë dhe në Vatikan, duke i bërë ata shumë vulnerabil ndaj shantazheve.
Top