Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
ABORTE TE PALIGJSHME NE KLINIKA PA LICENCE Si u zbuluan klinikat kriminale Aty ku gratë kërkojnë fshehtësi dhe se dinë që rrezikojnë jetën, njëlloj si në të shkuarën Autori i Lajmit: Denisa Kona Abortet klandestine nuk i përkasin vetëm së shkuarës. Të tilla ndodhin ende sot në Tiranë në klinikat private. Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë, klinika të liçensuara me specifikimin për të bërë aborte, në Tiranë janë vetëm 3 ose 4 (një e shtuar në një listë të dytë), në realitet gëlojnë shumë të tilla. Këtë fakt shumë të përfolur nga mjekët e Maternitetit të Tiranës dhe nga njerëz të zakonshëm, gazeta “Ballkan” e verifikoi nëpërmjet investigimit të saj. Ashtu si dikur, edhe sot nëpër shtëpitë e mjekëve vazhdon provokimi i aborteve. Me ndryshimin e vetëm se tani pas dere apo në rrugë kanë edhe nga një tabelë dhe grupi familjar është shndërruar i gjithi në personel me bluza të bardha. Në fakt, ata e kanë nga një liçensë për të punuar privatisht, (disa të parinovuar), veçse kjo liçensë me afat të skaduar ose jo, u ka vlejtur ose u vlen për të bërë vizita, por jo për të bërë aborte. Sakaq, edhe ata që janë të liçensuar si klinika, kanë të ligjëruar në aktivitetin e tyre vizitat, analizat por jo abortet. Vetë shefja e liçensave në Ministrinë e Shëndetësisë, Vasilika Xhafa, tha se kriteret e një klinike për të bërë aborte janë të tjera nga të një klinike të zakonshme dhe liçensa në këto raste është e specifikuar. Mjekët e maternitetit të Tiranës përmendën dje faktin shqetësues se një pjesë e klinikave nuk i kanë kushtet për të bërë aborte, nuk kanë aparaturat, mjetet e ndihmës, personelin e majftueshëm e të specializuar, s’kanë burimin e oksigjenit dhe kushtet higjieno-sanitare. Për rrjedhojë, në maternitet paraqiten shpesh gra me ndërlikime të mëdha nga abortet nëpër klinikat klandestine. Por gratë vazhdojnë të shkojnë drejt tyre, pa ditur asgjë për sigurinë që ato ofrojnë dhe për pasojat që mund të kenë, pasi një abort mund të shndërrohet nga çasti në çast në një patologji, madje të rëndë. Nga ana tjetër, frekuentimi i madh i këtyre klinikave (në disa prej tyre ka radhë) tregon se klientet llogarisin vetëm shpenzimet e momentit. Ndërsa shpenzimet e mëpasme nga komplikacionet e rënda apo të lehta as që i mendojnë. Ato nuk e dinë se një abort në maternitet u garanton kontrollin dhe mjekimin falas deri në një muaj pas abortit, ndërkohë që nëpër klinika, pas një jave fillon pagesa e re. Ditë më parë, gjinekologët e maternitetit kishin pohuar shpenzimet e mëdha që i sjellin maternitetit këto raste, shpenzime të cilat do të dohej t’i paguanin klinikat të cilat u kanë marrë përsipër abortet. Në kushtet kur një numër i madh klinikash bëjnë aborte klandestine është e natyrshme që të mos ketë as informacion se sa aborte kryhen gjatë një viti. Askush nuk i deklaron ato. Por kjo gjë duket se nuk e ka shqetësuar asnjëherë Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë, gazeta “Ballkan” nëpërmjet kontakteve të saj zbuloi vërtetësinë e fjalëve të gjinekologut Eshja se “në klinikat private bëjnë abort barrat e mëdha, të ndaluara për arsye se nuk u pëlqen seksi i fëmijës. “Që të kuptohet nëse fëmija është djalë apo vajzë, duhet të kalojnë 3 muaj. Kështu që, zakonisht abortet e mëdha bëhen për këtë arsye. I lënë qëllimisht sa të kuptojnë seksin e fëmijës dhe pastaj duan t’i heqin”. Për të kuptuar se çfarë sigurie ofrojnë një pjesë e këtyre klinikave për abort, mjafton edhe fakti se i vetmi ambient për to është hyrja e apartamentit ku mjeku apo mjekja edhe banon. Kështu, abortet klandestine të regjimit socialist para ’90-ës vazhdojnë nëpër kthina rrugicash, e hyrje pallatesh, me ndryshimin e vetëm se tani kanë sipër nga një tabelë. Zbulimi E vërteta e aborteve klandestine Një histori e stisur shërbeu për të zbuluar këtë realitet skandaloz: Një histori e treguar nëpërmjet telefonit: Dukej si dashakeqe, si e qëllimshme, si pa motiv. “Mos po u bëjmë keq këtyre mjekëve duke e rrëfyer publikisht këtë që ndodh çdo ditë në klinikat e tyre private?” Një mendim i tillë na bëri të lëkundeshim në vendimin që kishim marrë. Mendime si këto se “ata janë duke ndihmuar femra në nevojë”, “se sidoqoftë, ato shkojnë vetë atje, është zgjedhja e tyre”, ishin pa peshë kur u vunë në peshore përballë faktit tjetër: Sa foshnja të pafajshme nuk arrijnë ta shohin dritën e kësaj bote, edhe pse kanë mbi 3 muaj që rriten me qejf në barkun e nënave të tyre? Sikur të kishin mundësi të flisnin ato bebe, do të thërrisnin e do të thoshin: “Duam të jetojmë”. Ato nuk mundën të flasin, por ka një zë që do të flasë për to. Historia e treguar “Më falni! Klinikë gjinekologjike jeni? Desha të pyesja se a bëni ju aborte se kam një kushërirën (shoqen) time që ka një problem të tillë… A ka problem se ajo është pak e vogël, 16-17 vjeçe? Pastaj, ka edhe një problem tjetër: është aty tek 14-15 javëshi. E merr përsipër doktori (doktoresha)?… Kur të vijmë?… Ku ndodheni ju?”… Kjo situatë e zhvilluar nëpërmjet telefonit iu drejtua mbi 10 klinikave private (me dhe pa liçensë) dhe 5 mjekëve të tjerë që punojnë privatisht. (ndërkohë që kemi botuar 14 raste). Dhe arritëm të merrnin qëndrimin e pjesës më të madhe të tyre. Ndërsa një pjesë nuk u kontaktua dot për mungesë telefoni, ndërrim të numrit apo të rastësisë. (Ndërkohë adresa e plotë dhe numri i telefonit që mungonin në disa raste, janë kritere të liçensimit) Zbardhen bisedat telefonike me klinikat private që marrin përsipër të bëjnë aborte “Barrë e madhe? Ç’pret? Hajde urgjent” Klinikat fetare: “Nuk bëjmë nga këto punë. Ju rekomandojmë të zgjidhni marternitetin” Klinika “Mary Stopes” në rrugën Musa Karapici, tel 241. 018 -Klinikë gjinekologjike jeni? -Po -Kam një kushërirën time që nuk i ka mbushur 17 vjeçe dhe e ka kaluar 3-muajshin… -Ne nuk i bëjmë. Ne bëjmë aborte deri në 12 javë (Kjo klinikë është një ndër 4 klinikat që kanë liçensë për të bërë aborte. Ka bërë reklamë para disa kohësh edhe për abortet në TV) Klinika “Ikeda”, rr. Kongresi i Manastirit (kontaktuar me telefon 374 404 dhe me takim) -Alo, klinika Ikeda? -Po -Desha t’ju pyesja se a bëni aborte se kam një kushërirën time… -Hajdeni këtu, bëni një eko, konsultohuni për moshën e barrës me doktorin dhe ta planifikoj (Në takim) -Bëni aborte? -Po -Se kam një problem…bëni abort 14 javësh? -14 javësh? E paske pak të madhe, megjithatë hajdeni nesër takoni doktorin -Në fakt, nuk është për mua. Është ndopak doktor i mirë? -Është shumë i mirë. Është doktor i vjetër, Jorgo Danushi. -Po ka rrezik aborti i madh? Mos kini merak se doktor Danushi është mjek shumë i mirë, është marrë me këtë punë. Mund t’ju japë edhe ndonjë kokërr që ta zbusë qafën e mitrës. Pse, abortohet edhe me kokrra? ---Jo, por ato e parapërgatisin mitrën. -Nuk ka mjek më të ri, se ky Jorgoja mund të jetë shumë plak? -Po, kemi edhe një mjek tjetër që punon edhe në Maternitet: Artur Habibi quhet. Po deshe të jap edhe numrin e celularit. Thuaj ma dha Dhurata. Numri i tij është 068 21 33 936. (Kjo klinikë nuk e ka liçensën për aborte, por vetëm për vizita, ekzaminime dhe analiza) Klinika “Biogenezis” në rrugën “Ali Demi”, tel. 239 297 -Jeni gjë klinikë gjinekologjike? -Po jemi -Bëni gjë aborte? -Po, bëjmë -Ku jeni? -Përballë me fushën e Sportit ”Ali Demi” -Dhe si quhet kjo klinika? -“Biogenezis Klinik” ‘Kam një kushërirën time që ka pak, vetëm një javë që ka kaluar 3-muajshin -Atëherë bëje kështu: Hajde të marrësh një konsultë me mjekun dhe të të thotë ai pastaj se çfarë të bësh. (Kjo klinikë është e liçensuar për endokrinologji, obstetri, akupunkturë, por nuk ka liçensë për aborte) Ambulanca “Zonja e Këshillit të Mirë”, rr. e Kavajës, tel 232 021 -Alo, jam një qytetare dhe desha t’ju pyes se a keni ju klinikë gjinekologjike? -Po kemi -Bëni aborte? -Jo, nga këto punë nuk bëjmë ne -Po ku bëhen? -Meqenëse po pyesni, do t’ju sugjeroja që të shkonit në maternitet. Për mendimin tim vetëm atje shkoni Klinika “Shëndeti” te farmacia 10 (takim i drejtpërdrejtë) -Bëni aborte? -Po -Cila mjeke i bën? -Ja, kjo që shikon këtu -Kjo? Nuk e kisha menduar se mund të ishte kaq e moshuar -Pse, si i do ti, të reja? Po i deshe të reja, të reja nuk kemi, por kjo është doktoreshë shkencash (Tani flet vetë doktoresha e moshuar) -Ato të rejat kanë qenë nxënëset e mia. Unë kam punuar pedagoge -Mirë, dakord, por kam një problem se barra është 14 javë. E bëni dot ju? -Kjo që kërkon ti, nuk është abord, por vrasje. E ne nuk e bëjmë se s’na e lejon as ligji, as ndërgjegjja -Pse, ç’ndryshim ka 12 javë nga 14 javë? -Ka shumë ndryshim moj vajzë. Për dy javë fëmija është rritur shumë, ai dëgjon, i rreh zemra. Prandaj e ke gabim… (Kjo është një ndër 4 klinkat e kryeqytetit që kanë të ligjshme për të bërë aborte. Por e ka reklamuar pak javë më par aktivitetin e abortit në një televizion ) Klinika “Bethany” rr. Islam Alla, tel.223420 Urdhëroni, shërbimi për gruan Bëni ju aborte? Jo, aborte jo nuk bëjmë Klinika diagnostike Ortodokse e Ungjillëzimit” me shumë specialitete, tel. 360 925 -Bëni ndërhyrje për barrë? -Më fort se nuk ju dëgjoj -Për zorrët? -Jo, për barrën -Eko? -Jo aborte -Jo, aborte ne nuk bëjmë. Aborte vetëm në maternitet është mirë të bëni. Atje vetëm ka siguri Klinika “Bethany” e Planifikimit Familjar në Korçë, tel 082 48 181 -Alo, kam një kushërirën time, por është e vogël, aty tek 17 vjetët dhe është shtatzënë 14 javëshe. Nuk dimë se çfarë të bëjmë se ajo është shumë e vogël, s’e mban dot, s’ka se si ta mbaj. Ke parasysh vetë moshën e saj. Çfarë mund të bëjë ajo? -Nuk ke faj, por ne nuk bëjmë vetë aborte. Por meqenëse puna qenka kështu, meqenëse është dhe vajzë dhe do të mbahet në fshehtësi, të shkojë drejt e në shtëpinë e Ilir Karanxhit. Ai i merr përsipër mbi 3 muaj. -E di adresën ? -S’ka gjë se do pyes Klinika gjinekologjike, rr. Kongresi Manastirit, tel. 365 665 -Alo, kam një kushërirën time që është shtatzanë. Po e ka pak të madhe. Si i bëhet? -Nuk e di se këto janë biseda telefoni. Sillni vajzën me vete, të bëhet eko-ja dhe të rekomandojmë. -Më falni se po ju marr edhe një herë. Më ndihmoni edhe me një numër celulari të doktoreshë Lelës? -Dëgjo, doktoresha nuk përgjigjet as në klinikë, as në celular. Por ti merre atë të vijë të bëjë ekon, të shihet sa është. -Desha t’i thosha pak privatisht… prandaj… se i ka kaluar 3 muaj, është 14 javëshe. -Atëherë, urgjentisht, pse vonon ti? Na ke edhe pasdite sot, 4 me 6 që të lëmë ditën. Një orë e më parë. (Mjekja Lejla Resuli ka liçensë vetëm për vizita dhe jo për aborte) Klinika “Ballkan Care” rr. Ismail Qemali, tel. 258 267 -Klinikë gjinekologjike? -Po -Merrni përsipër aborte? -Aborte? Bëjmë, bëjmë -Se kam një kushërirën time, është pak e vogël në moshë. Tani i ka mbushur 17 vjet. -Ëhë…shiko, e sjell dot të flasë me doktoreshën? -E, se e ka pak të madhe barrën. Është 4 muajshe. -Sa? Faktikisht te klinika jonë nuk bëhen kaq të mëdha. Deri në 12-13 javë -Në fakt, ajo është 15 javëshe. -Këtu tek ne, jo -Po ku mund të drejtohemi? -Është edhe një klinikë tjetër tek doktor Luli, te Shkolla e Kuqe. Aty mund të pyesësh se ku është klinika e doktor Lulit -Është mjek i mirë ky? -Po, po, është shumë i mirë. Po tamam unë nuk e di vendin -Më fal që po ju marr edhe një herë. Në cilën klinikë punon doktori? -Një moment ta shoh: Tek klinika “Ursula” (Në listën e parë për klinikat të marrë në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk ishte bërë shënimi “liçensë për abort”, me gjithë kujtesën tonë që gjërat të na jepeshin me siguri, për të mos pasur ngatërresa. Në listën e dytë me emrat e mjekëve të klinikave, ishte bërë shënimi i objekttit të liçensës, edhe abort) Klinika “Ursula” pranë Shkollës së Kuqe, rruga “Qemal Stafa”, tel. 375 590 -Jam një qytetare dhe desha të pyesja: Ju jeni doktor Luli? -Unë jam -Doktor Luli, më thanë në një klinikë tjetër për ju që…se kam një kushërirën time… Po ajo tani i kaluar 14 javë që është shtatzanë. -Të vij që sot ta ndihmoj -Për ta vizituar apo mund të bëni ndërhyrje që sot? -Të vij dhe të mbarojmë punë Telefonata e dytë pas pak sekondash -Doktor Luli. Më fal se harrova të thosha moshën e saj. Është 16 vjeçe apo nuk ka problem. -S’ka problem, mund ta ndihmoj për të gjitha. Hajde mirupafshim! (Nuk ka asnjë klinikë të liçensuar me këtë emër. Ndërsa mjeku Lulzim Cami ka liçensë si person, por jo për aborte) Klinikë gjinekologjike, pranë shkollës së kuqe, rr. A Gjeçovi, tel. 376 472 -Mirëdita. Jeni gjë klinikë gjinekologjike? -Po -Desha të flisja pak me doktoreshë Sashenkën -Unë jam -Doktoreshë Sashenka, unë kam një kushërirën time, por nuk e di a bëni aborte ju te klinika juaj ? Po bëjmë Kam një kushërirën time, është çik e vogël 16 vjeçe… Po… Edhe është shtatzanë donmethënë… Po… Dhe më duket se është aty te 14 javë a 14 e gjysmë E këto të mëdhatë nuk i bëjmë ne. nuk i pranojmë xhan Po kush bën? Nuk e di se këto janë të vështira një çik. Vetëm nja 2-3 klinika private bëjnë. Se nuk lejohen, janë të ndaluara e kupton? E di, e di, por ajo është e vogël dhe s’e mban dot Po, ç’të të them unë (Kjo mjeke është e liçensuar si person fizik dhe jo si klinikë. Nuk ka liçensë për të bërë aborte) Klinikë gjinekologjike pas Piacës në apartament, tel 229 631 (Nuk ka lënë numër telefoni në ministri, por gjejmë në numerator numrin familjar) -Alo, mirëdita! Familja e doktoreshë Burbuqes? -Unë jam doktoreshë Burbuqja -Doktoreshë, keni ju klinikë tuajën? -Kjo është klinika. -Po bëni aborte? -Po -Se… kam një shoqen time, po ka problem se është moshë e re? -Jo, s’ka problem -Pastaj… është edhe 14 javëshe. Bëhet? -Po qe e palindur, ta shoh në Eko… Telefonata e dytë pas pak sekondash -Alo doktoresha…? -Doktoresha është e zënë. Kush jeni? -Mora dhe pak më parë dhe desha ta pyesja për diçka -Për ça deshe ta pyesje? “Do vish sot apo nesër” thotë doktoresha? -Nesër, nesër, po desha ta pyesja se kjo shoqja ime, ngaqë ka shumë frikë, thotë që kam dëgjuar që ka edhe ilaç që e bën këtë punë. -Si ilaç?! Që ta abortojë vetë? -Që mund t’ia japë mjekja ndoshta -Në asnjë mënyrë. Në asnjë vend s’jepet. Edhe doktoresha po ma thotë që andej…Pa ardhur, ajo paska frikë! S’ka pse të ketë frikë -Domethënë duhet të bëjë patjetër ndërhyrje? -Patjetër, patjetër. Me aq sa qenka ajo. Edhe më e vogël po të jetë (barra) nuk del dot me ilaç pa ardhur (këtu) -Po ajo është 17 vjeç -Le të jetë 17 vjeç, s’ka problem. Kanë ardhur edhe 14 vjeç. Po nesër, po erdhe, paradite. Ë doktoresha? Hajde që në mëngjez thotë. (Mjekja Burbuqe Kote ka një liçensë por jo për të bërë aborte, vetëm për vizita) Klinikë gjinekologjike në një apartament të rrugës “Ali Demi”, Tel. 228 497 -Alo! Klinika gjinekologjike e doktor Nikitës? -Po (zë femëror) -Bën aborte doktor Nikita në klinikë? -Nuk e di. Hajde të bisedosh vetë me doktorin -Kur të vij? -Klinika është e hapur nga ora 17.00- 20.00 (Gjinekologu Nikita Manoku mund të bëjë aborte vetëm në maternitet) Ja mjekët që punojnë në klinikat private, pa rinovuar liçensat Rajmonda Condi e Klinikës “Ballcan Care” rinovimi i fundit 1999 Darina Demiri e Klinikës “Zonja e Këshillit të Mirë” rinovimi i fundit, mars 1999 Marika Elezi e Klinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, rinovimi i fundit, tetor 2001 Brunilda Nallbani e Klinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, rinovimi i fundit 2001 Maks Gjoni i Klinikës Ortodokse të Ungjillëzimit, rinovimi i fundit 16.5.2002 (Ditë në vazhdim do të publikojmë emrat e mjekëve që duhet të kishin rinovuar liçensën si person fizik) Pronocimi Shefja e liçensave në Ministrinë e Shëndetësisë, Vasilika Xhafa “Nuk dimë të ketë klinika që bëjnë aborte pa liçensë” Sa e ka nën kontroll Ministria e Shëndetësisë veprimtarinë e klinikave private? Këtë pyetje ia drejtuam shefes së liçensave në Ministrinë e Shëndetësisë, Vasilika Xhafa. Ajo na tha: “Klinikat gjinekologjike i kontrollon një grup pune. Ka inspektorë nga disa drejtori. Me urdhër të ministrit këto kontrolle bëhen çdo dy muaj sipas një plani në rrethe të ndryshme. Kur paraqitet ndonjë problem i veçantë, shtohet edhe ky.” Xhafa tha se mendojnë se e kanë nën kontroll gjendjen dhe se nuk dinë që në Tiranë të ketë klinika që të veprojnë pa liçensë ose jashtë objektit të liçensës. “Me aq sa kemi parë ne, nuk ka të tilla. Mjekët e liçensuar janë me diplomë, aparaturat janë me leje importi nga Ministria e Shëndetësisë dhe ambientet me leje higjieno-sanitare. Gjithashtu, këta mjekë janë anëtarë të Urdhrit të Mjekëve.” Por nga ana tjetër, nëpunësja e Minisitrisë e përjashtoi nga kompetencat e tyre kontrollin e klinikave ilegale duke thënë se nuk mund të kontrollojnë atje ku nuk ka tabelë. “Kush nuk ka tabelë, i bëjmë shkresë bashkisë dhe tatimeve” tha ajo në parim. Xhafa pohoi se në ndonjë rast të tillë i është bërë klinikës proces-verbal dhe është detyruar të vijë të bëjë dokumentat e rregullta. Duke qenë se gjërat kanë fuksionuar kështu, privatët mund të punojnë si piratë dhe në kurriz të shëndetit të pacientëve, se edhe ditën kur të kapen, nuk paguajnë asgjë për aktivitetin e paligjshëm të tyre. Maksimumi i masës ndëshkimore është mbyllja e përkohshme e aktivitetit. Vasilika Xhafa, shefja e liçensave në Minsitrinë e Shëndetësisë, tha gjithashtu se nuk kishin zbuluar ndonjë rast kur klinika të ketë dalë jashtë specifikimit të lejes, ose që të bëjë aborte të mëdha mbi 3 muaj. Ndërsa për çështjen e tarifave dhe se a duhet t’i paguajnë vetë klinikat shpenzimet e komplikacioneve të aborteve, ajo tha: “Tarifat me sa di unë, nuk janë të përcaktuara”.
Pse eshte Shqiperia me e avancuar ndaj Kosoves Nga dy pjeset kryesore te trungut shqiptar, Kosova eshte duke mbetur me pas Shqiperise. Supremacia e ketej kufirit lidhet me avantazhin e gjuhes, letersise, politikes dhe historise, te cilat duken se po shijohen me shume, nga kufizimet e te shkuares dhe nga e ardhmja me e qete. Perndryshe ne Kosove, ne te njejten rruge, Kosovareve u duhet qe te gjejne me se pari,... Standartet e shumepritura Ben Andoni Shqiperia duket se endrren per supremacine ndaj Kosoves e ka filluar ne momentin, kur kioska e pare private me nje pronar kosovar, qe shiste nje esence limonate me tre ngjyra te ndryshme, u vendos perballe hotel "Dajtit" ne kryeqytet. Ishin ditet e para te ndryshimeve demokratike te fillimviteve '90-te dhe "vllaznit" kosovare, qe po benin biznes, duket se mbeten te fiksuar me imazhin e njerezve qe "te shisnin uje me boje", pak si shtrenjte. Ne te njejten kohe, kur rradha ne kioskat e tyre shtohej, drejt Tiranes u dynden makinat e markave te fundit me targat e Zvicres dhe Gjermanise, qe mbanin brenda kryesisht bashkatdhetare te permalluar dhe aventuriere fshatare, qe shikonin me cinizem Shqiperine, si vendin e tyre te ri te spekulimeve te rastit ... Qe nga ajo kohe, bashke me ndryshimin e qendrimit ndaj kosovareve, filloi ideja se ne perketej kufirit, do te ishim me te mire!! Madje me cdo kusht. Shenjat e para "inkurajuese" u dhane nga shqiptaret perketej, qe shkuan jashte si emigrante: Ata tregonin me pathos bemat e tyre dhe fushemarrjet ndaj kosovareve, "qe kishin kohe, qe e shikonin boten". Duket se nje fryme e keqe frynte nga nje goje e prishur dhe derdhej ne mes dy kokave te shqiponjes kombetare, qe ashtu te ndara nuk mund te benin dot asgje. Kadareja ishte i pari, qe duket se gjeti terrenin e humbur me bashkatdhetaret e tij kosovare. Ne dukje te pare, ishte me e lehte, qe edhe Shqiperia te afrohej nepermjet tij drejt gjysmes se mohuar prej dekadash. Por, nuk ndodhi keshtu. Ne drejtim te Akademise se Stockholmit, perkundrejt disa letrave negative per Kadarene, duhet te kishte dhe letra me autoresi kosovare, qe i mohonin cmimin e shumepritur. Nderkohe, letraret e tjere, cuditerisht, duket se nuk u beri shume pershtypje kjo hapje. Ishin vitet kur fryma kombetare, u zbeh ne trojet kombetare dhe filloi aklimatizimi me nje sistem te ri. E ndersa, shqiptaret punonin ne dukje te qete, kosovareve po i vinte mbi koke nje lufte e tmerrshme. Ishte koha, qe edhe letersia bashkekohore shqiptare, pavaresisht vleresimeve sporadike qe i beheshin, u duk se gjeti nje truall me te pershtatshem per zhvillimin e saj. Pervec Kadarese, edhe Fatos Kongoli, Ylljet Alickaj, Besnik Mustafaj, Fatos Lubonja, Bashkim Shehu e pak te tjere, mesyne drejt nje bote te re te letrave . Nje letersi, qe synonte te sillte nje imazh te ri, me ane te nje brezi te ri letraresh shqiptare. Rrokjetemat qe u trajtuan ishin te ndryshme, por kryesisht spikati, ajo qe mund te quhet si me atraktivja ndaj Shqiperise: Shperfytyrimi i njeriut ne nje rregjim absurd. Shtuar ketu me nje mungese te perhershme te letersise bashkekohore, shqiptaret munden qe te thithin ne vitet '90 te shekullit te shkuar, aq letersi, sa nuk kishin marre per dekada me rradhe. Per fat te keq, kjo fryme nuk mund te percillej ne Kosove. Atje, mund te lexoheshin prej kohesh autore, qe ne Shqiperi as nuk njiheshin dhe kushdo mund te blinte gjithshka qe nga kolanat e filozofeve te njohur dhe duke mbaruar tek autoret super te ndaluar. E ndersa, Shqiperia po merrte nje ecje te shpejt dhe pa u ndaluar, ne nje rruge te mohuar, Kosova nanuritej ne nje vendnumero. Kjo fushe nuk mund te ecte, nese shqiptaret nuk do te ndryshonin edhe ne gjuhe. Duket se me aftesite e saj, shqipja standarte, eshte e zonja per te asimiluar te gjitha ndryshimet e kohes dhe madje edhe t'ia dale me sukses. Dhe, pavaresisht, ndikimeve te medha, shqipja u mbajt. Nje gje e tille u vertetua nje vit me pare, ne nje takim mbarekombetar per gjuhen standarde. Ku lufta e ashper per shqipen standarde, duket se u ruajt me shume ne sensin e shqiptareve te ketej kufirit. Ndersa u sulmua, nderkohe me furi nga shume studiues kosovare. Por pa fat. Nje fushate e filluar ne Kosove, ne mos gaboj nga Migjen Kelmendi duket se u tret, pa lene ndonje gjurme. Ne ditet tona, duket se edhe ne Kosove fale hapjes se madhe dhe lirise se viteve 2000, kosovaret jane afruar organikisht me afer shqipes standarte. Dhe, pavaresisht pretendimeve te ndryshme, se kosovaret e kane te veshtire pershtatjen me shqipen standarte, tashme mund te shikosh lehte, se kosovaret jane me afer saj. Nje arsye qe e justifikon kete eshte se ne Shqiperi ende jane nga gjuhetaret me te njohur shqiptare, qe kane kontribute te pamohueshme per gjuhen kombetare. Per sa i perket politikes, avantazhi i Shqiperise eshte i dukshem. Shqiperia ka nje shtet qe funksionon prej 90 vjetesh. Dhe, pavaresisht nga luhatjet e tij, qe kane qene te kondicionuara nga situatat e ndryshme gjeopolitike, hera-heres jo te favorshme per shqiptaret, shteti ka funksionuar. Shqiptaret kane pasur nje shtet dhe jane menaxhuar me politikat e ketij shteti. Ndersa, per kosovaret ka qene nje gje ndryshe, ata vazhdimisht e kane kundershtuar shtetin e tyre, qe e kane pare si burimin e humbjes se identitetit dhe pavaresise se tyre te ligjshme. Madje, duket se kosovaret, e kane ende te veshtire, qe te mesohen edhe sot me idene e nje shteti te dyte shqiptar, qe gjithsesi, do te funksionoje me rregulla te tjera, me nje flamur dhe me nje himn te ri. Kesaj i shtohet mungesa e forces se formacioneve politike, vendimmarrja e te cilave ne Parlament eshte e paperfillshme, kundrejt subjekteve te OKB-se. Ne anen tjeter te kufirit, pavaresisht nivelit medioker te politikes te Tiranes, ajo perseri shikohet si nje faktor stabiliteti ne Ballkan, dhe eshte nje politike qe i referohen. Kjo u duk ne ngjarjet qe ndodhen ne Ish-Jugosllavi ne pergjithesi ne vitet e fundit te shekullit te shkuar. Po ashtu, politika e Tiranes, eshte referuese per probleme te ndryshme te Evropes Juglindore dhe Perendimi ka qene i hapur dhe eshte shprehur per nota pozitive, kur flitej nga Tirana zyrtare per kufizimin e emigranteve apo pakesimin e droges lindore ne drejtim te Perendimit. E gjithe kjo situate tashme ne Kosove, ndiqet nga nje media e ashtuquajtur "dembele". Nje gjenerate krejt e re, qe duhej te perballej me parametra te tjere, per sa i perket ndryshimeve, qe po perjetonte Kosova. Por, duket se ky brez i ri i mungonte Kosoves, pervec pak emrave, qe jane referues per gazetarine shqiptare te dy aneve te kufirit. Kjo ishte arsyeja, qe nje numer i madh gazetaresh shqiptare, kane shkuar pas Luftes ne drejtim te Kosoves. Kuptohet duke shfrytezuar pagesat e mira dhe avantazhin e relativisht nje media me te lire te Shqiperise. Nga ana tjeter, shqiptaret jane rritur shume ne median vizive. Kjo fale ndikimit te mediave italiane dhe thithjes se lehte te programeve dhe ekspresioneve te ndryshme prej Italise. Nje gje e tille nuk duket ne Kosove. Pavaresisht se, kosovaret kane nje supremaci te dukshme ne zhvillimin grafik, fale nje kulture me te avancuar te artit grafik ne Kosove ne pergjithesi. Duhet thene se, impresioni i nje media shume "te ngadalte" ne Kosove, ne kuptimin figurativ, mbizoteron ne Shqiperi, ku gazetaret kosovare duken teper flegmatike. Nje gje e tille nuk ndodh me gazetaret shqiptare, qe jane me agresive dhe kane idera me te shumta. Kjo eshte menyra e tyre per te mbijetuar, ne xhunglen e televizioneve qe jane bere. Perfundimisht, Shqiperia ne pergjithesi ka supremacine ndaj Kosoves, per shkak te virgjerise se pergjithshme dhe deshires per te rikuperuar. Ndersa, Kosova ka mbetur ende peng i te shkuares dhe i konsumimit pergjysem te shume gjerave, te ish-rregjimit te shkuar. Nderkohe, qe besohet se sa me i madh te jete kontakti, aq me i madh do te jete dhe zvogelim i diferencave. Momentalisht, nga shqiptaret eshte zhdukur i imazhi i shkuar i limonates 3 lekeshe (kursi i vjeter i lekut) dhe Kosova eshte bere me e pranishme organikisht. Gjithsesi, shqiptaret duken se e aspirojne me shume te ardhmen, qe e kane me te lire sesa kosovaret, te cilet drejt saj, pike se pari, u duhet te fitojne luften e madhe me Standardet...
Vdes "Gjeneral" Rapush Xhaferri! I kishim harruar piramidat... por ja ndodhi sot qe vdiq nje nga ish boset e firmave piramidale Rapush Xhaferri ish pronar i ish firmes piramidale Xhaferri... Pyetja ime lind spontane: Sa leke late tek ky i ndjeri?!
IZRAELI I MADH te formohet izraeli i madh . ky eshte qellimi i dhunes dhe luftes qe ndodh ditet e sotme ne lindjen e mesme . Nuk eshte dicka sekrete qe po e zbuloj une ne kete teme, por eshte dicka e shpallur nga vete shteti i dhunshem cifut . e kane shpallur ate ne monedhat e tyre madje dhe ne hyrje te parlamentit cifut, qendron harta e izraelit te madh . qysh ne fillimin e formimit te popullsise cifute, e cila i ka rrenjet tek profeti Jakob, bijte e te cilit deshen te vrasin vellane e tyre Josif, nga zilia qe kishin per te . pikerisht cifutet, nga keto lloj vellezerish rrjedhin duke trasheguar cilesite e tyre, ziline dhe armiqesine per te tjeret . per ta qellimi e justifikon mjetin . po ju, cmendim keni per shtetin israel duke pasur parasysh qe eshte ndertuar mbi kufomat e qindra mijera palestinezeve te vrare, dhe miliona te tjereve te shperngulur . megjithate vrasjet dhe shpernguljet vazhdojne .
Sqipetaret fetare? Me cudit pa mase fakti kur lexoj shpesh ketu ne forum se sa me zell disa bisedues ose sic pretendojne ata vete hulumtues te fese se shqiptareve,flasin pa reshtur per te gjitha fete qe neve pretendojme se i perkasim. Une e di mire ashtu sic mund ta dije thithkush se cfare roli ka feja?, sa fetare jemi ne?,a besoj ndopak ne zot apo jo?-pra me fjale te tjera gjithekush e di se neve shqiptaret nuk e kemi fene te kultivuar prej historise sone mijra vjecare-pak rendesi ka nese flasim per fene islame,katolike apo ortodokse. Une do te ngrija nje ceshtje ketu lidhur me rolin e fese ne kohet moderne(nese do ta quanim keshtu te tashmen tone ne shqiptaret),dhe ne menyren e arsyetimit te disa zoterinjeve qe jo vetem njollosim identitetin e tyre dhe te tjereve por edhe deshirojne te ngjallin nje percarje ndermjet besimeve te ndryshme. Personalisht,une do te theksoja ketu se nuk jane as muslumanet as edhe ortodoksit qe ngjallin percarje midis shqiptareve por jane vetem ata qe pretendojne se jane katolike. Dhe cka eshte me e keqja duke aluduar me fene e ashtuquajtur te tyre u drejtohen te tjereve me etiketim turq(pra muslimane).Gje qe sa fyese eshte edhe e ulte per kedo qe e degjon. Kohet e fundit duke marre shkas edhe nga konfloktet nderkombetare keta elemente nuk hezitojne qe te fyejne te tjret duke u thene se edhe juve jeni njelloj si irakenet apo kurdet. Por ata njerez duhet ta dine mire se kush kane qene katoliket shqiptare,se sa patriote kane qene ata e te tjera si keto. Por mendimi im eshte se ne duhet ti leme keto personifikime qe ngjallin vetem sherre dhe asgje tjeter.M efjale te tjera ne nuk kemi qene asnjehere dhe nuk ka sesi te jemi te udhehequr nga feja,andaj dhe mendimi im eshte se neve nuk jemi fetare dhe se ne ne shqiperi kurre nuk kemi patur konflikte fetare. Le te punojme dhe jetojme se bashku ne emer te paqes,historise dhe kultures sone kombetare. Oniro.uk
Al Qaeda duke pregatitur sulm ne Shqiperi Al Qaeda Albanian Branch Prepares Attacks? 26 April 2004 | 07:46 | Dnevnik, Macedonia The European representative for Al Qaeda, the Muslim priest Abu Hamza, has said that the Albanian branch of the terrorist network will carry out an attack if Tirana does not stop at once its support for the United States, Macedonian daily Dnevnik writes. “Al Qaeda has its people I nAlbania and soon they will be ready for action,” Abu Hamza said in a London mosque. Zedhenesi Evropian per Al Kajden, Imami Abu Hamza, ka thene qe dega shqiptare e Al Kajdes do te ndermarre nje sulm/atentat n.q.s. Tirana nuk nderpret menjehere mbeshtetjen per Sh.B.A, shhkruan e perditshmja Maqedonase Dnevnik. "Al Kajda ka njerezit e vete ne Shqiperi dhe se shpejti do te jen gati te sulmojne", Abu Hamza tha ne nje xhami ne Londer.
cila eshte perqindja e nacionale ne shqiperi Te dashur miq te af Kjo teme e hapur ketu nuk behet per te prekur ndjenjat e patrioteve te vertete e as per te prekur sedren e atyre qe mendojne se i dijne te gjitha . Cila eshte perqindja e vertete nacionale e shqiperise ? Heren e fundit nje mik nga Tirana kur ishim ne Korqe me tha : Edhe ndonje vit dhe shqipteraret ne Korce do te mbesin ne vendin e dyte , sepse nurmi i romeve po rritet. Per sa kohe qe ky eshte nje shembull i vogel dhe per sa kohe qe numri i shqipetarve te ikur jashte eshte shume i madh , cila ne te vertet eshte e vertete per perqindjen nacionale te shqiperise?
Mungesa e Tolerances ne Boten Islamike E keni vene re qe kur musulmanet,sidoms arabet, vine ne Europe, i jepen te drejta te jetojne simas kultures se tyre te hapin xhami etc. C'do here shoh gra arabe me shami ketu ne Brux. Por pse atehere ata nuk respektojne kulturen Kristiane te vendeve te tjera. Pse duhet qe grate e huaja te veshin shami kur ikin ne Arabi Saudite ose ne Iran. Pse ne Arabi Saudite nuk lejohet te kete kisha publike dhe praktine e fese krishtere. Pse ne Mecca duhen te futen vetem musulmane, kur ne Rome ka xhami. C'fare mendoni per kete kontrast ?
Julien Roche, mbreti i shqiperise... Keshtu na e prezantuan mbreme ne France Z.Julien Roche ne nje reportazh ku nxine Shqiperine per te ngritur sa me lart "aftesite" e Roche. Nga ana e francezeve edhe pritej po me e keqja eshte se edhe kryeminstri Nano kish pranuar te shprehej mbi ceshtjen dhe i thuri ca lavde "mbretit". C'mendoni???
Hitler apo Mandel ? Hapa kete teme,nga nje arsye;Fjalet e neve Shqiptareve gjithnje ne veshe te shurdher! A duhet te jemi te vrazhdte e luftarak sikur HITLERI,apo te bute e paqadashes sikur MANDELA,qe dikush t'na beje llogari ? Pyetje: Cfar ngrite dinjitetin dhe forcon identitetin tone kombetare? Ju lutem,le te jete inkuadrimi ne kete teme,me plotepergjegjesi dhe ndergjegjje! Me dashuri per kombin tim!
Sa shkodrane ka? ore po sa shkodran ka ne kete forum?
SHOQATA GAZETARËSH APO VËLLAZËRI MASONIKE? Pershendetje, A mund te flasmi per gazetarine ne Shqiperi? Cila gazte ju ndikon me shume ne mendimin tuaj sot ne Shqiperi? A i lexoni rregullisht artikujt analitike te gazetave shqiptare? Po per gazetaret, analistet, e kryeredaktoret, c'mendoni? A jane ata te varur apo mbrojne nje linje te caktuar te mdnimit te tyre politik e intelektual?
Ja se cfare shkruan nje turist per Sranden. Ja se cfar shkruan nje turist ,ose ku e di une se kush eshte mbrapa tij ,per saranden.E kam vizituar shume shpesh Saranden dhe mua me iritoi shume sepse ato qe shkruan jane histori te para 15 vjeteve dhe kjo qe shkruan eshte nje propagande e keqe qe i behet shqipetareve.Ka qene reale por pas hapjes se kufijve se tani ne Sarrande nuk ndodh kurre qe femijet tu vine rrotull turistave per lemoshe. Lexoni vete faqet e ketij website : http://www.virtualtourist.com/m/64dd5/b3390/
Tirana dhe rinia e saj Ne konceptin e ekzistences se kryeqytetit, do te perfshija shume elemente te domosdoshem dhe te pazevendesueshem te tij. Nga keta elemente perberes te metropolit shqiptar, nje vend te rendesishem ze rinia apo brezi i ri sic preferohet te quhet sot. Nuk dyshoj se ne Shqiperi (kjo se pari duke e krahasuar me rinine e provincave te tjera shqiptare), te qenit pjese e rinise se Tiranes eshte kenaqesi dhe krenari ne te njejten kohe. Por a eshte me te vertete e denje dhe perfaqesuese rinie e sotme ne Tirane? A i ndjek me te njejtin ritem ajo ndryshimet ne jeten e zbehte socilae dhe kulturore te kryqytetit. A eshte pjese e ndryshimeve dhe reformave relativisht te ngadalta? Duke vizituar Tiranen (per arsye pune se shumti),pyetjet e mesiperme ngelen pa pergjigje dhe marrin trajte retorike. Eshte fatkeqesi e cila do ndjehet shume ne nje te ardhme te afert fakti i mosleximit nga nje e madhe e rinise sone plot energji. Deshira e madhe per t'u ulur e shkuar kohe pa kohe ne clube e pub-e ben qe rinia e sotme per mendimin tim, me disa perjashtime, stonon shume me zhvillimin e Tiranes. Nje shembull konkret jane forumet mediokre politike etj qe jane kthyer ne "alo konvikti" per cdo eveniment partiak. Vazhdon akoma te shihet zhvillimi i infrastruktures dhe shtimi i orarit te dritave etj si nje eveniment... Viti 2004!?!? Ku jane te rinjte shqiptare qe duhet te perfaqesojne Shqiperine ("Dua me shume Shqiperine" ) ne shume fusha ne arenen nderkombetare? Ku eshte deshira dhe puna e tyre e pazevendesueshme per zhvillimin shoqeror e kulturor te jetes se kryqytetit. Mos valle emigrimi i trurit po sjell pasojat e para, negative e shkaterruese per kombin? Nuk dua qe forumi "Mendimi Juaj" te marre vetem trajten e kritikes, por gjykoj se ne duhet te perfaqesohemi me denjesisht kudo qe jemi, t'i japim nje impuls te ri zhvillimit shoqeror, larg politikes, larg klubeve ne menyre qe te mos infektohemi nga brezat e meparshem qe vazhdojne te bejne demagogji me fatin e nje kombi te lashte dhe me njerez te mrekullueshem. Le te jene z. Rama, Klosi e Blushi si shembujt me te mire te rinise progresiste shqiptare dhe te jene ata qe te kontribuojne, mundesojne per ringjalljen e aktivizimin e rinise Shqiptare ne shume fusha te jetes Shqiptare dhe perfaqesimit te saj ne arenen nderkombetare. Le te jemi ne, brezi i ri me aktiv, me veprues ndaj mediokreve dhe shkerdhatokrateve qe kane uzurpuar shtetin i cili me shume veshtiresi po merr trajtat e tij qe duhet. Dhe se fundi, qe te mos shtohet me shume pyetja "te kthehem apo jo...." te bashkemoshataret e mi, le te jemi me optimiste per te ardhmen tone duke dhene sado pak kontributin dhe eksperiencen tone modeste dhe te fituar me shume sakrifica larg prinderve, miqve e njerezve tane te dashur ne Shqiperi.
Re: Izraeli pergatit eliminime te reja... Bravo i qofte atij Izraelit,se i byth ven eshte edhe i boni zap gjithe ato vene arabe anej . Tamom gjiganti me Golian
Top