Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

NYC_GUY

Primus registratum
Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

CNN sapo ka njoftuar qe Mr Tenet ka dhene dorheqjen nga posti i shefit te CIAs . Ai dje gjithashtu ka shtyre nje vizite qe do bente ne Shqiperi ne daten 4 Qershor .
 

une_une

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

Iku himarjoti nga Bushi? Besoj se e dini George Tenet eshte nga Himara. Hiqet si grek por eshte shqiptar.

Eshte mallkim ne shqiptaret te jemi kunder tjetrit? Shikoni hebrenjte sa unitet kane midis tyre. E dine asnjeri nuk i do ne rajon(neve nuk na duan ne Ballakn edhe Europe) edhe zgjidhje kane kush e kush te punoje me shume per te huajt?

Shqiptaret duhet te kopjojne hebrenjte. Shqiptaret jane te ngjashem me hebrenjte ne kete spekter situate. Cfare duhen bere? Cfare metoda?

Do shpikni metoda te reja te importuara nga ata qe mund te jene shkaktaret ne kete mes?

Pres te jene pergjigje hebrenjte vrases te palestinezeve etc etc.... Po flasim per shqiptaret ketu apo palestinezet? Po flasim per mireqenien tone apo te palestinezeve?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

Mua personalisht me bahet qejfi,nje Grekofil ma pak ne nje instance kaq te rendesishme si CIA. :wave:
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

pse e dha doreheqjen?Apo i pelqeu Robert Redford te filmi Spy Game /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe i la vendin e lire... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

E pate intervisten e Tenetit mbreme??Kur e pyeten:po tani,ku do vesh?U tha:do shkoj ne Himare te formoj nje CIA shqiptaro-greke qe te spiunoje te dyja palet /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

hm...dashka edhe zbulim edhe kunder zbulim /pf/images/graemlins/laugh.gif bravo greku /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

Tenet eshte quajtur nga Amerikanet nje "kafshe politike",sju nda kafshlleku Grekeve marksisto /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

eshte shqiptar sipas gazetave ketej nga ne!!!!!!
na i paska prinderit shqiptare po ka lindur ne USA.Dmth do t'ia fuse vendit t'vet ky!!!!!si tere shqiptaret ne fakt!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

Ai nuk dha doreqjen, ate e kane pushuar, por per te "save face" gjasme dha doreqjen. Gjithmone ne Amerike kur japin si arsye "familjen" ta dini se i kane pushuar.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

1.Born George John Tenet, January 5, 1953, Flushing, New York, the son a restaurateur and homemaker who emigrated from Greece after fleeing their native Albania. Has a fraternal twin brother, Bill.

source:
http://www.cnn.com/interactive/profiles/tenet/tenet.bio.html


2.Nëna dhe babai i shefit të Shërbimit sekret amerikan CIA, Xhorxh Tenet, (Koka) kanë qenë të regjistruar si votues në Himarë në qendrën e votimit 4582, dhe 4588, ndonëse mamaja e zyrtarit të lartë amerikan Tenet është e gjallë në SHBA, e ndjekur nga bashkëshorti i saj i vdekur, Qirjako Koka. Vangjelia Kacelano dhe Qirjako Koka rezultojnë të regjistruar si votues në Himarë.
Ashtu sikundër u ka ndodhur shumë shqiptarëve, edhe prindërve të babait të shefit të CIA-s, ua kanë ndarë qendrat e votimit dhe nuk i lënë bashkë pas ndarjes së tyre njerëzore.
Lajmi konfirmohet nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore në Himarë, por mund të verifikohet gjithashtu thjesht nëse klikon në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vangjelia Kacelano, nëna e shefit të shërbimit më të fortë të botës, është ende e gjallë dhe ajo mund të vinte të votonte në Himarë, megjithëse qysh kur është arratisur nga Qeparoi në vitin 1945, nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Ajo vazhdon të jetojë në SHBA, ndërsa i biri i saj është një nga njerëzit më të fuqishëm të botës.
Babai i Xhorxh Tenet, i cili në Qeparo ka qenë njohur me emrin Qirjako Koka me datëlindje 1900, ka qenë po ashtu në listë, por me qendër votimi të ndryshme nga ajo e gruas së tij. Por ndërsa nëna e shefit të CIA vazhdon të jetë në listat e zgjedhësve, pasi është jashtë Shqipërisë, mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri, janë hequr nga këto lista, përfshi dhe votues të shumtë në zonën e Himarës të identifikuar si josocialistë.


Familja Tenet ka emigruar për në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa djemtë binjakë janë lindur në Amerikë. Babai i Tenet, mbiemri i të cilëve është Koka, ishte nga Qeparoi, një nga fiset më në zë të Himarës.
Në shekullin e 19-të familja Koka, e cila jetonte në Itali, kishte ndryshuar emrin në Tenet për arsye të mos gjendej nga gjakësit kundërshtarë. Pas Italisë familja Tenet në fillimet e shekullit të 20-të u vendos në Korfuz, por dhe atje ajo u detyrua të braktiste ishullin dhe të vendosej përgjithmonë në Qeparo të Himarës, vendi i të parëve.
Babai i Tenet, shkon në emigrim në Francë ku familja e tij thuajse kishte emigruar krejtësisht dhe punon në minierat e qymyrgurit në Sent Etien, ku qendroi deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht ndërsa në Himarë Lufta italo-greke solli dhe shumë të shpërngulur, i ati i Tenet njihet në Itali me një vajzë nga Himara nga një fis nga më të dëgjuarit e krahinës Vangjelia Kacelano, e cila kishte mundur të ikte me një nëndetëse angleze nga brigjet e Himarës në prag të mbarimit të Luftës.
Kështu njohja e dy të rinjve nga Himara në tokën italiane, do të sillte emigrimin e tyre përfundimisht në SHBA në qytetin më metropol të botës New York. Ndërsa në 5 janar 1953 dy djemtë binjakë George dhe William do të vinin në jetë, por në vitin 1965 babai i tyre pas pak vitesh do të ndahej nga jeta.
Sot, ndërsa George ka një djalë me emrin Jani, Bill është babai i tri vajzave, të cilët rrinë pranë gjyshes së tyre 87 vjeçare Vangjelia Kacelano.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Ironike apo jo!??
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

Sipas nje shkrimi te nje te njohuri te Geor Tenet na doli qe ky paskesh qene shume i interesuar per "persekutimet" qe qeveria shqiptare po ju beka minoritetit grek ne shqiperi?? :smash:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Xhorxh Tenet jep doreheqjen .

Mire boni qe dha doreheqje pra se gjithmonE gabim ka qen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top