Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur. Njoftime paraprake ende jozyrtare bëjnë të ditur se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi" ku 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Po ashtu mësohet se i lënduari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përkrahës i Partisë Demokratike. Drejt vendngjarjes janë nisur forca të RENEA-s, ndërsa aktualisht policia e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh. Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen. Mësohet se drejt Lacit është nisur me urgjencë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. / Top Channel
 
Ndryshe nga e shkuara kur emri ambasadorit të ri amerikan në Tiranë është bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kësaj here lajmi është dhënë jo zyrtarisht nga autoritet shqiptare. SHBA kanë zgjedhur si përfaqësues të presidentit Obama në vendin tonë diplomatin Donald Lu aktualisht shef i misionit diplomatik në Neë Delhi, Indi. Bie ne sy fakti qe lajmi eshte bere public nga Ministria e Puneve te Jashtme Shqiptare dhe vjen vetem dy dite perpara zgjedhjeve, nderkohe qe kerkesa për akreditim të ambasadorit të ri ka mberritur me shume se nje jave me pare. Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë lidhet me mbarimin e mandatit nga ambasadori Arvizu, i cili e nisi misionin e tij diplomatit 3-vjecar në Shqipëri në vitin 2010. Zoti Lu ka lindur në Huntington Beach, California. Është graduar në 'Princeton University' në fushën e arteve dhe pas ka kryer masterin për marrëdhënie ndërkombëtare. Karriera e tij diplomatike në DASH ka nisur në vitin 1990 duke shërbyer në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azejbaxhan dhe Uashington. / Top Channel
 
Rebelët sirianë njoftojnë se kanë marrë furnizime armësh të reja, gjë që mund të cojë në “ndryshime” sa i pëket luftimeve me forcat qeveritare në luftën civile të vendit. Duke folur përpara një takimi të grupit të kombeve “Miqtë e Sirisë”, të shtunën, Loyad Meqdad, një zëdhënës i Ushtrisë së Lirë siriane, refuzoi të jepte detaje mbi armët për reporterët, por u mjaftua të thoshte se ato nuk vinin nga Amerika. Shtetet e Bashkuara bënë të ditur javën e kaluar se do të furnizonin rebelët sirianë me “ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake”. Vendimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte prova të mjaftueshme mbi sulmet me armë kimike, në shkallë të vogël, të qeverisë. Presidenti Barack Obama tha se përdorimi i këtyre lloj armëve tejkaloi “vijën e kuqe”, duke ndryshuar linjën e politikës ndaj konfliktit sirian. Meqdad tha për AFP se Ushtria e Lirë siriane ka nisur të shpërndajë armë në vijat e para të luftës. “Kemi marë sasi të mëdha armësh të reja, përfshi disa prej atyre që kemi kërkuar më parë, të cilat besojmë se do të ndryshojnë kursin e luftimeve në fushëbetejë. Armët do të përdoren për një qëllim, vetëm luftë ndaj regjimit të Bashar al-Assad”, tha ai. / Top Channel
 
Dënimi me burg për ish-bosin e Enron-it, të goditur nga skandali, është reduktuar nga Apeli me 10 vjet, duke u ulur në vetëm 14 vjet dënim. Jeffrey Skilling drejtoi Enron-in, teksa kjo u përfshi në një nga mashtrimet më të mëdha korporative në historinë e SHBA-ve. Në këmbim të këtij dënimi më të lehtë, Skilling, i cili është burgosur që prej 2006-s, ka pranuar të ndalë apelimin ndaj dënimit të tij. Mijëra punëtorë humbën vendet e tyre të punës dhe kursimet e pensionit, kur firma e energjisë Enron falimentoi në 2001. Rrënimi i kompanisë erdhi pas zbulimeve se drejtuesit kishin mbuluar gjendjen e dobët të financave të tyre, me mashtrime në bilancet financiare dhe marrëveshje me firma hije. Marrëveshja mes Skilling dhe prokurorëve federalë lejon gjithashtu që, më shumë se 40 milionë dollarë të sekuestruara prej tij, do të shpërndahen ndaj viktimave të mashtrimit të Enron-it. Dënimi i tij pritet të mbarojë tashmë në dhjetor të vitit 2020. / Top Channel
 
Dy avionë i shkuan shumë pranë një përplasje në ajër në Nju Jork, duke rrezikuar jetën e qindra udhëtarëve, raportoi të premten "CNN". Të dy avionët u ulën pa probleme në destinacionet e tyre në 13 qershor, por sipas rrjetit amerikan, ishte një çështje fati që nuk ndodhi ndryshe. Sipas të dhënave, një Boeing 747 me qindra pasagjerë dhe një Embraer, avion i prodhimit brazilian me rreth 70 persona në bord, i kaluan fare pranë njëri-tjetrit në qiellin mbi lagjen e Kuins, teksa ishin secili në fazë ulje në dy aeroportet më të mëdha të Nju Jorkut, "J.F. Kennedy" dhe "La Guardia", përkatësisht. Saktësisht, avionët u shkëmbyen në një distancë prej disa qindra metrash horizontalisht dhe ishin pothuajse në të njëjtën lartësi, kur u rrezikua fatkeqësia, një afërsi e pazakontë dhe tepër e rrezikshme në aviacion. Agjensia Federale e Aviacionit në SHBA ka nisur hetimet, për të përcaktuar se përse kjo përplasje fatale u rrezikua në një prej hapësirave ajrore më të monitoruara dhe të vendit. / Top Channel
 
Një diplomat perëndimor i krahason zgjedhjet në Shqipëri me filmat e Quentin Tarantino-s, kur një grusht njerëzish i drejtojnë armët njëri-tjetrit. “Edhe në rast se gjysma e asaj që po dëgjojmë është e vërtetë, kjo tregon për mua se ka një fushatë goxha të gjerë për të detyruar njerëzit të votojnë një parti të caktuar,” tha diplomati, cituar nga Reuters. “Natyrisht, kjo është shqetësuese.” “Procesi i numërimit është dukshëm në mëshirën e të dy palëve,” tha diplomati perëndimor. “Askush nuk mund të pretendojë se sistemi shqiptar garanton votim të lirë dhe të ndershëm. Është një sistem thellësisht i prishur.”
 
Shefi i rendit në Kukës ka paraqitur dorëheqjen nga detyra që mban. Embro Zholi, shefi i rendit në komisariatin e Kukësit e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit, ndërkohë që sipas burimeve paraprake bëhet me dije se shkak i kësaj dorëheqjeje ishte presioni që ushtrohej mbi të nga ana e disa punonjësve të SHKB. Qarku i Kukësit është lakuar disa herë gjatë kësaj fushate për shkak të asaj që disa forca politike si PS dhe LSI e kanë cilësuar si implikim dhe ndërhyrje përmes presionit nga ana e ministrit të brendshëm, Flamur Noka njëkohësisht numri 1 në listën për deputetë të PD në këtë qark, ndaj vullnetit të qytetarëve të thjeshtë. / Top Channel
 
Një 13-vjeçar amerikan, i apasionuar pas wrestling-ut, ka vrarë motrën 5-vjeçare duke imituar lëvizjet e idhujve të tij që japin spektakël në televizion. Djaloshi e ka përplasur disa herë vogëlushen në krevat, e ka goditur me grushta në stomak dhe është hedhur mbi të për ta goditur me bërryl, njësoj siç bëjnë yjet e mundjes së lirë. Pasi e ka rrahur për tre minuta dhe pasi vajza nuk merrte më frymë, 13-vjeçari lajmëroi urgjencën. Mjekët nuk mundën ta shpëtonin pasi vajza kishte disa brinjë të thyera, dëmtim të rëndë në veshka dhe hemorragji të brendshme. WWE, federata që organizon ndeshjet e mundjes së lirë, i shprehu ngushëllimet familjes amerikane, por nuk pranoi që për këtë episod tragjik të fajësohej industria e wrestling-ut. "Në raste të tilla është për t'u fajësuar mungesa e mbikqyrjes së fëmijëve nga prindërit e tyre", shkruhet në komunikatën e WWE. Dy fëmijët kanë qenë të vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. / Top Channel
 
Ministrja belge e Azilit dhe Çështjeve të Emigracionit ishte viktimë e një sulmi të paprecentë në qendër të Brukselit. Maggie De Block u godit dy herë me tortë, fillimisht nga afër në fytyrë dhe më pas nga larg pas koke. Ajo u kap në befasi në momentin që sapo kishte parkuar makinën e saj dhe po kalonte rrugën. Sulmi është ndërmarrë nga një grup të rinjsh aktivistë që kritikojnë politikat e ashpra të propozuara dhe aplikuara prej saj ndaj emigrantëve dhe personave të huaj që kërkojnë shtetësinë apo strehim në Belgjikë. Gjithcka ka qenë e mirëmenduar sepse e gjithë skena e sulmit e ndërmarrë nga një e re është filmuar dhe pamjet amatore po qarkullojnë në internet.
 
Një vogëlush 2-muajsh nga Namibia, i lindur me 4 këmbë, i është nënshtruar një operacioni të vështirë me anë të të cilit i janë hequr me sukses dy gjymtyrët e tepërta. Andrew Palismwe është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit që zgjati 9 orë dhe që u krye në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Fëmija lindi më 6 prill me dy këmbë shtesë në pjesën poshtë stomakut dhe mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të një binjaku të pazhvilluar. Nëna e fëmijës thotë se djali i saj po i përgjigjet mirë mjekimit dhe falenderoi qeverinë që pagoi për operacionin të cilin ajo nuk e përballonte dot. Gjithsesi, ajo dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë pranuar të zbulojnë se sa ka kushtuar ky operacion. / Top Channel
 
James Gandolfini, aktori i famshem i Hollivudit, ndërroi jetë papritur në moshen 51-vjeçare pas një infarkti. Ai u bë bë i famshëm në të gjithë botën në rolin e Toni Sopranos, bosit mafioz të serialit televiz “Sopranot” qe u transmetua edhe në “Top Channel”. I lindur në Nju Xhersi nga prinder italo-amerikane ai ndodhej në Romë për pushime. Fundjaven e ardhshme do të merrte pjesë në Festivalin e Kinemase te Taorminas, ku duhet te merrte pjese ne nje tryeze te rrumbullaket bashke me rregjisorin Gabriele Mucino. Lajmi i vdekjes se tij u përhap fillimisht nga disa faqe internet si “Variety” dhe “TMZ” më pas u konfirmua nga agjentet e tij; Marc Armstrong dhe Nancy Sanders qe shprehen dhimbjen e thelle për largimin e tij të papritur. “Ai dhe familja e tij ishin pjesë e jona. James dinte si të të bente për vete, me figurën e tij të madhe dhe të dashur”. Nje reagim erdhi edhe nga stacioni televiziv HBO, qe ka transmetuar per nje decade serite e serialit “Sopranot”. “Nje trishtim i pamatshem. Ishte nje njeri special, nje talent i madh me nje sens te jashtezakonshem humori. Me ngrohtesine dhe respektin qe tregonte, prekte zemrat e shume personave. I biri i James Joseph i lindur ne Borgotaro dhe Santas, me origjine nga Napoli, aktori mori fame me rolin e “kumbarit te zhgenjyer” të Neë Jersey, të interpretuar nga vitet 1999-2007. Ai ka patur nje karriere te gjate kinematografike, e cila nisi ne vitin 1992. Edhe pas perfundimit te serialit popullor ne 2007 Gandolfini luajti ne filmin “Zero Dark Thirty’ në vitin 2012, ku tregohet gjuetia per kreun “Al Kaeda-s” Osama Bin Laden dhe “Incredibel Burt ëonderstone” ne vitin 2013. Ai kishte nisur punen per nje tjeter serial te HBO, i quajtur “Criminal Justice”. I martuar per here te dyte me hauajanen Deborah Lin, ai le dy femije, njeri prej tyre, prej marteses se pare me Mersi Vudarski. / Top Channel
Pershendetje te gjitheve!Une hapa nje sondazh per zgjedhjet e 23 qershorit. VOTIMI ESHTE I HAPUR PER 6-7 DITE,DUKE FILLUAR QE NGA SOT E DERI ME 23 QERSHOR.
Letra e mëposhtme është dërguar për botim në DITA nga Namik Çani, xhaxhai i moderatorit të Zonë e Lirë, Arjan Çani. Po e botojmë të plotë bashkë me një shënim mbi një bisedë telefonike të redaksisë me z.Namik Nga Namik Çani Sarandë I dashur Nipçe, Të shkruaj nga Saranda, unë xhaxhai tënd, që të kam dashur dhe të dua shumë, njësoj si fëmijët e mi. Unë krenohesha me ti, mor i dashur Arjan, jo vetëm unë, por gjithë familja e fisi tonë në fshatin Mashkullorë e kudo ku jetojnë e punojnë me punë të pastër e të ndershme, krenoheshim për emisionin tënd aq shumë popullor “Zona e Lirë”. Por çfarë të shtiu që të bëheshe shërbëtor i Berishës, njeriut të urryer që aq shumë dëme, e krime i ka bërë Shqipërisë e popullit shqiptar? Çfarë të shtiu që u fute në politikë, kur s’merr vesh nga politika! Ne nuk na lidh asgjë me Berishën e sojin e sorollopin e tij, përkundrazi jemi kundërshtarë të tij për gjithë ato mynxyra që i ka shkaktuar këtij populli. Po çfarë thotë ai i nëmur për luftën dhe dëshmorët a e ke dëgjuar ti? Ti e di, mor i dashur Nipçe, që në rrethin tonë familjar kemi tetë dëshmorë të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Babai dhe Dajua i babait tënd, katër xhaxhallarë të babait tënd, dy kushërinj të parë, Ali Çani 19-vjeç, partizan i brigadës së gjashtë sulmuese, i cili u vra në Borsh të Sarandës dhe vëllai i tij Riza Çani që u vra në luftën e Labinotit në Elbasan. Nuk mjafton gjithë kjo gjakderdhje? Po ti e di edhe çfarë lidhje ka Berisha e Lul Basha me vrasjen në mes të bulevardit në 21 Janar të Ziver Veizit, kushëririt tënd, ose nipin e babait tënd, i cili qëndronte me duar në xhepa e shikonte me habi kryeministrinë, se nuk e kishte parë ndonjëherë?? Ti, mor i dashur Nipçe, ke një familje të mrekullueshme. Babai tend mbeti jetim në moshën 2-vjeç, u rrit me vështirësi, vazhdoi shkollën “Skënderbe” dhe shkollën e Bashkuar dhe doli Oficer. Punoi me devotshmëri dhe arriti deri në komandant prapavije i divizionit të Delvinës. Mamaja jote punoi arsimtare në Gjirokastër e Përmet dhe për punën e saj të përkushtuar është dekoruar nga presidiumi i Kuvendit Popullor. Vëllai tënd, më i vogël është intelektual i shquar, punon me përkushtim e pastërti dhe zotëron shtatë gjuhë të huaja, ne mburremi me të. Pse i harrove gjithë këto, pse u shkëpute ideologjikisht nga trungu jonë familjar? Mendohem unë, ditë e natë dhe nuk gjej asnjë shkak për qëndrimin tënd kaq të neveritshëm. Të kam bërë thirrje vazhdimisht që të ndryshosh rrugën që ke marrë, por nuk më ke dëgjuar, përsëri si xhaxha i dhembshur të bëj thirrje: Ndrysho qëndrim, të presim në familjen tonë të përbashkët. Ky është edhe mendimi i prindërve të tu. Përshëndetje xhaxhai yt që të do me shpirt Namik Çani – Sarandë. “Xhaxha mos u shqetëso unë di se ç’bëj”. DITA e kontaktoi z.Çani pasi letra e tij mbërriti dje në emailin e kryeredaktorit. Na bëri veçanërisht përshtypje fakti që një nga viktimat e 21 janarit është i afërm i gazetarit Arjan Çani. Z.Namik na tha në linjë telefonike se këtë gjë ia ka thënë disa herë Arjanit dhe ai e di mirë këtë lidhje gjaku: “Kur doli herën e fundit dhe fliste ashtu për viktimat e 21 janarit, i bëra një sms. I shkrova: “Arjan, Ziveri është nipi i babait tend, është kushëri yti”. M’u përgjigj: “Xhaxha mos u shqetëso unë di se ç’bëj”.
Më shumë se 2 miliardë njerëz në botë shijojnë ushqyerjen me brumbuj, grerëza dhe insekte të tjera si pjesë e vakteve normale të tyre. Kjo kulturë e të ushqyerit perceptohet në mënyra të ndryshme. Jo çdokush dëshiron të konsumojë insekte. Një raport i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit pranë Kombeve të Bashkuara thotë se po të merrte përhapje më të gjerë do të ishte një mënyrë shumë frytdhënëse për të luftuar urinë në botë dhe për të eleminuar ndotjen. Duke iu referuar këtij raporti, bujqësia e insekteve është “një nga mënyrat e shumta që çon drejt sigurisë së ushqimit dhe ushqyerjes”. Specialistët sugjerojnë që jo vetëm ne mund të ushqehemi me ta, por edhe gjëja e gjallë. Insektet janë një burim shumë i mirë ushqyerjeje. Ato kanë përqindje të lartë nutrientesh. Kërkojnë 12 herë më pak ushqim sesa bagëtitë për të dhënë një produkt me të njëjtën sasi proteinash. Rritja dhe grumbullimi i insekteve ofron një mundësi për punësim dhe të ardhura. Përmes prodhimit industrial ose grumbullimit lokal, “tregtia e insekteve” mund të kthehet në një veprimtari gjeneruese të tregjeve në zhvillim. Në mënyrë që njerëzit të mësohen me idenë e ngrënies së insekteve, sipas këtij raporti ftohen që restorantet t’i përfshijnë ata në menu, gjë që mund të ndihmojë në një pranim më të natyrshëm si pjesë e dietës ushqimore. Organizata e Bujqësisë pretendon se konsumimi i insekteve do të ndihmojë në ushqyerjen e 9 miliardë njerëzve që do të popullojnë tokën në vitin 2050. Mushkonjat janë një burim shumë i rrezikshëm për përhapjen e sëmundjeve infektive. Drejtoria e Shëndetit Publik ka vënë së fundmi alarmin për mundësinë e përhapjes së malaries nga ky vektor. Më të rrezikuara janë zonat moçalore, ndonëse është një kanosje që nuk përjashton njeri. Sezoni veror na bën edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive që përhapen si nga mushkonjat ashtu edhe mizat, milingonat, merimangat, akrepat apo minjtë. Tashmë, për t’i parandaluar është vonë, por ajo që mund të bëni së paku është t’i eleminoni këto insekte dhe vektorë të rrezikshëm duke bërë dezinfektim, dezinsektimin dhe deratizimin. Me rëndësi është të zgjedhësh njerëz profesionistë të cilët përdorin preparate që kanë efektin e duhur, pa shkaktuar efekte anësore në shëndet. Një pjesë e tyre mund të përdoren vetë duke ndjekur instruksionet. Por, për disa të tjera është e domosdoshme prania e specialistit në terren. Në ambientin e shtëpisë furrtaret e mushkonjat janë shqetësimet kryesore. Ato zhvillohen më shumë në tualet dhe kuzhinë. Zgjidhja do të ishte spërkatja e ambienteve përkatëse. E veçanta e produkteve të viteve të fundit është se aplikimi mund të bëhet ndërkohë që familjarët zhvillojnë aktivitetin e tyre normal në shtëpi. E njëjta procedure bëhet edhe në industrinë e ushqimit, ku edhe shkalla e ndjeshmërisë është shumë e lartë. Dhimitri Stathis, administrator i GENAP, thekson: “Produktet që ne përdorim janë të lehta. Ato nuk duhet të bien në kontakt me ushqimin, por pikat që ne vendosim nuk janë të rrezikshme, nuk kanë aromë…” Kujdes të veçantë kërkojnë ndërmarrjet e mëdha. Gjithmonë ekziston rreziku që gjatë dezinfektimit të shtohet dëmi në shëndet: “Ne vendosim kurthe për të monitoruar prezencën dhe sasinë e insekteve që fluturojnë. Nëse ka shumë, duhet të spërkasim për t’i eleminuar ato. Spërkasim përreth për ato që ecin dhe vendosim kurthe me ngjithës për minjtë sepse ata nuk duhet të ngordhin brenda ambienteve për të mos kontaminuar ushqimin.” Me të njëjtin kujdes dhe profesionalizëm mund të mbrosh edhe mjediset e jashtme. Ekzistojnë shumë produkte të cilat arrijnë rezultatin e kërkuar duke ngordhur insektet e rrezikshme e duke mbrojtur kafshët shtëpiake.
 
Që politikanët gënjejnë kjo dihet, por që gënjeshtra të shkojë deri në atë pikë sa të fajësosh lidhjen jashtëmartesore me një aliene për shkatërrimin e martesës, kjo është e tepërt. Kështu mund të tingëllojë për shumë prej nesh, por jo për Simon Parkes, një politikan i lartë lokal i laburistëve në këshillin e qytetit Whitby në Angli. Parkes, 53 vjec, thotë se martesa e tij është duke marrë fund për shkak të lidhjes që ai ka me një jashtëtokësore që ai e quan Cat Queen me të cilën madje ka edhe një fëmijë që e ka quajtur Zarka. Parkes thotë se takohet katër herë në vit me të dashurën e tij speciale. Takimi, këmbëngul ai, bëhët në një anije hapësinore aliene e cila vërtitet në orbitë rreth tokës. Anija është edhe foleza e tyre e dashurisë. Simon është i martuar (me një tokësore) dhe baba i tre fëmijëve (njerëzorë). Ai shton se gruaja e tij u nxeh në momentet e para kur mësoi për lidhjen, por këmbëngul se ai vetë nuk po bën asgjë të gabuar sepse e dashura e tij vjen nga një planet tjetër. “Kur e zbuloi gruaja ime u nxeh me të drejtë, por kjo nuk është në nivelet njerëzore dhe unë nuk shoh asgjë gabim në këtë mes”, thotë Simon. Për “të vërtetuar” se nuk po trillon asgjë, Simon fton të gjithë që t’i bashkohen një ditë, ta shoqërojnë në gjithë aktivitetin e tij për 24 orë për të kuptuar se nuk “është i cmendur”.
Top