Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Britania e Madhe mund të bëhet vendi i parë që do të lejojë përdorimin e ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve nëpërmjet fekondimit "in vitro, IVF. Ligjvënësit britanikë po shqyrtojnë mundësinë e përgatitjes së draftit ligjor brenda këtij viti, ndërsa nisja dhe aplikimi i kësaj procedure të pritet të ndodhë brenda 2 vitesh. Ekspertët thonë se teknika e përdorimit të ADN-së së tre personave në lindjen e fëmijëve eliminon sëmundjet mitokondriale që trashëgohen nga nëna tek fëmija. Kundërshtarët e kësaj teknike e cilësojnë atë si joetike dhe i druhen faktit se pas kësaj do të pasojnë modifikime të tjera gjenetike. ADN mitokondriale kalon nga nëna të fëmija përmes vezës. Në rastet kur mitokondria është “difektoze”, teknika IVF synon përdorimin e vezës së një dhuruesje për të shmangur problemet për fëmijën. Ky fakt do të bëntë që fëmija i lindur, përvec bartjes së ADN-së së dy prindërve të tij, do të kishte edhe një sasi të vogël të ADN-së së dhurueses së vezës. Skema e korigjimit te mitokondrise se demtuar
Cfare lloj mediash perdorni per informim? Sa e degjoni radion? Sa i besoni mediave dhe informatave te tyre? Pergjigjuni ne pyejte te ngjashme si keto ne anketen mbi te rinjet dhe mediat. Kjo ankete do te ju marre vetem 5 minuta te kohes suaj, dhe pergjigjet tuaja do te jene plotesisht anonime! Faleminderit paraprakisht per kohen tuaj! Linku per anketen: https://www.surveymonkey.com/s/kosovo-youth
 
Sokol Olldashi nuk ka zhgënjyer pritshmëritë publike, kur zgjodhi mesditën e së martës për të shpallur hyrjen në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Për ta marrë përfundimisht këtë vendim atij i janë dashur pak ditë, gjatë të cilave tha se ka kontaktuar me bazën e partisë dhe veçanërisht me kryetarin në detyrë, Sali Berisha, prej të cilit duket se ka marrë garancinë e neutralitetit në garën për kryetarin e Partisë Demokratike. Në fjalinë e parë të shpalljes së kandidimit Sokol Olldashi bëri kujdes që, përveçse të jepte arsyet përse hyn në garë, të vërë në dukje se ai është Do të punoj për ndërtimin e themeleve të partisë, për të kaluar nga opozitë sot në shumicë nesër. Shumica e shqiptarëve ende besojnë tek morali për të çuar gjërat përpara Sokol Olldashi Deputet i PD pjesë e Partisë Demokratike që prej themelimit të saj. “Hyj në këtë garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, anëtarët e PD, por edhe me krenarinë se jam pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet 97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 deri më sot. Hyj në këtë garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të 100 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat, bashke me ta, do të ngremë opozitën sot për t'u rikthyer shumicë nesër”, deklaroi Olldashi. Në deklaratën e shkurtër të shpalljes së kandidaturës për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi artikuloi me një fjali edhe arsyen përse ai konsideron të rëndësishëm procesin, të cilin e quan “rindërtim të themeleve morale”, që do të rikthejnë demokratët në shumicë qeverisëse. “Sepse besoj që proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve ende besojnë në moralin dhe në idetë për të çuar vendin përpara”, nënvizoi Olldashi. Kandidatura e Sokol Olldashit është e vetmja që është dorëzuar zyrtarisht në Partinë Demokratike. Kandidatura tjetër e përfolur është ajo e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, por zoti Basha nuk ka dhënë ende asnjë sinjal. Dhe, deri tani, ai ka shmnagur çdo koment nëse do ta ndërmarrë një hap të tillë.
 
Një gjyqtar vrau me thikë një futbollist në fushë, përpara se tifozët të hakmerreshin duke i prerë kokën. Ngjarja makabër, e raportuar të premten nga “Globoesporte”, ndodhi gjatë një ndeshje amatore në Maranhao, në veri të Brazilit. Gjatë ndeshjes, gjyqtari 20-vjeçar, Otavio Jordao da Silva de Catanhede i tregoi karton të kuq një futbollisti, 31-vjeçarit Josenir dos Santos Abreu. Ky i fundit, në irritim e sipër e qëlloi me shqelm dhe gjyqtari, i papërmbajtur, nxorri një thikë dhe e qëlloi për vdekje. Lojtari ndërroi jetë rrugës për spital, por ngjarja shokuese bëri që publiku të pushtonte fushën, të lidhte arbitrin pas shtyllës, ku i prenë kokën, të cilën më pas e vunë mbi traversë. E pabesueshme, por e vërtetë, policia tashmë ka nisur hetimet dhe ka realizuar dy arrestimet e para. Të tjerë nga publiku rrezikojnë të përfundojnë në pranga, për këtë linçim mesjetar, në një ngjarje që shfaq anën më të keqe të futbollit, atje ku ai konsiderohet më shumë si një fe se sa një sport. / Top Channel
Një tjetër krim brenda familjes është parandaluar në Durrës. Ngjarja e dytë kriminale, me premisë pasoja të rënda brenda anëtarëve të familjes, u arrit të parandalohet nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Shijakut, të cilat kanë siguruar të dhunuarën dhe fëmijët e më pas kanë kapur bashkëshortin dhunues. Menjëherë pas marrjes dijeni, rreth orës 23.45 të së dielës, nga bashkëshortja 40-vjeçare e dhunuar, nënë e dy fëmijëve, mbi dhunën e ushtruar nga i shoqi dhe vënien në ndjekje të saj i armatosur, së pari shërbimet kanë marrë në mbrojtje të dëmtuarën dhe fëmijët dhe më pas kanë organizuar punën për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, duke ndërmarrë edhe masat përkatëse të sigurisë. Brenda një kohe të shkurtër, policia arriti të kapë autorin e dyshuar, shtetasin Gazmend Banushi, 43 vjeç, banues në fshatin Goxhas të Shijakut, ndaj të cilit në vijim të veprimeve procedurale u krye arrestimi në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë model 54 së bashku me krehrin me 4 copë fishekë, një armë gjahu, teke gjysmautomatike, si dhe disa fishekë arme gjuetie. Në deklarimet e saj në polici e dëmtuara ka shpjeguar se pasi është rrahur, kanosur e fyer, ajo dhe vajza e saj nga bashkëshorti, këto të fundit kanë mundur të largohen fshehtas nga banesa duke kërkuar ndihmë në polici. Në ndjekje të tyre, i armatosur me pistoletë është vënë bashkëshorti Banushi, i cili në vazhdimësi i ka kërcënuar në telefon për jetën. Po nga veprimet e para rezulton se dhuna e vazhdueshme në familje e shtetasit në fjalë ka pasur motive tejet banale, pretendime për mosrespektim të anëtarëve të fisit të tij. Banushi u arrestua për veprat penale të “dhunës në familje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Parandalimi i kësaj ngjarjeje të mundshme kriminale brenda familjes në këtë fshat të Shijakut vjen pas rastit të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku me ndërhyrjen në kohë të policisë lokale u arritën të parandalohen pasoja fatale mbi jetën e bashkëshortes dhe fëmijës 15-muajsh nga bashkëshorti dhunues Asllan Hoxha, i cili pas dhunës fizike të ushtruar ndaj së shoqes shtatzënë, tentoi djegien e banesës. Ai u arrestua në flagrancë për veprat penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr, mbetur në tentativë”, si dhe “shtrëngimit ose pengimit për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”.
Një betejë me zjarrin në Arizonë i ka shkaktuar vdekjen 19 zjarrfikësve, të cilët po përpiqeshin të mbanin nën kontroll flakët që kërcënonin Jarnellin, vend që ndodhet 130 kilometra në veri-perëndim të Feniksit. Zjarri kishte nisur nga një rrufe ditën e premte dhe ishte përhapur me shpejtësi falë temperaturave të larta dhe erës së fortë. Sipas BBC, ky bilanc tragjik për zjarrfikësit është i krahasueshëm vetëm me atë të 11 Shtatorit, kur u sulmuan Kullat Binjake. Arizona dhe pjesë të tjera në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë Kaliforninë, kanë regjistruar temperature rekord në ditët e fundit. / Top Channel
Ne ish stacioni e fundit te tiranes se re.per komunikim telefononi 0695586911 Ju mirepresim
Edituar si materiale raciste!
 
Një mjek në Rusi u kap në kamerat e spitalit duke rrahur në mënyrë brutale një pacient, i cili sapo kishte dalë nga një operacion delikat në zemër. Imazhet e tmerrshme, të transmetuara në mediat ndërkombëtare gjatë së enjtes, u regjistruan në repartin e reanimacionit kirurgjikal, në qytetin rus me një milionë banorë të Permit, në Urale. Pacienti ndërroi jetë disa orë më pas, pasi pësoi disa ndërlikime post-operatore, që nuk dihet nëse kanë lidhje me sulmin barbar të kirurgut. Aktualisht, autoritetet ruse kanë nisur një hetim ndaj mjekut Andrey Votyakov, që është pezulluar deri në përfundimin e hetimeve edhe nga ana e spitalit.
 
Ka nisur procesi i votimit për të zgjedhur ata që do të na qeverisin katër vitet e ardhshme. Në orën 7.00 u hapën Qendrat e Votimit, ku pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur 3.271.885 zgjedhës, shifër kjo e nxjerrë nga regjistrimi kombëtar elektronik. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 te dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli. 150.000 është numri i votuesve që votojnë për herë të parë. Kryetarja e KQZ-së, zonja Lefterie Lleshi hapi në mënyrë simbolike një qendër votimi në Tiranë rreth orës 07:10. "I bëj thirrje shqiptarëve të votojnë masivisht, të lirë dhe në fshehtësi. Gjithashtu i bëj thirrje komisionerëve të kryejnë detyrën sipas Kodit Zgjedhor dhe të lenë mënjanë ndikimet politike", u shpreh Lleshi për mediat pas votimit. Vendi është i ndarë në 12 qarqe. Të regjistruar si subjekte elektorale janë 66 parti dhe dy subjekte të pavarur. Subjektet politike jane grupuar në dy koalicione: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca për Shqipërinë Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë. Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtaret dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë. Po ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është realizuar me sukses shpërndarja e materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit në 89 Zonat e Administrimit Zgjedhor. Kryetarja e këtij Komisioni i bëri apel komisionerëve në të gjithë vendin që të bashkëpunojnë. Informacionet zgjedhore sipas qarqeve Tirana, 32 mandate Qarku i Tiranës kishte një popullsi prej 766 mijë banorësh më 2013 me rritje 26.1 për qind në krahasim me vitin 2001 kur kishte 597 mijë banorë. Lista e votuesve për Tiranën mbart 784 mijë emra, nga 725 mijë që kishte në vitin 2009. Tirana është edhe një nga qarqet që mund të sjellë përcaktimin e fituesit në këto zgjedhje. Në vitin 2009, koalicioni i udhëhequr nga PD mori 178 mijë vota, koalicioni i vogël i djathtë Poli i Lirisë mori rreth 7 mijë vota. Koalicioni i PS mori 173 mijë vota ndërsa LSI mori rreth 20 mijë vota. Aleanca e udhëhequr nga PD fitoi 16 mandate (një u fitua nga republikanët) ndërsa koalicioni i PS mori 15 mandate dhe LSI mori 1 mandat. Një ndryshim i lehtë në këtë rezultat mundet të përcaktojë edhe fatin e një mandati më shumë për njërën palë dhe një mandati më pak për palën tjetër. Durrësi, 13 mandate Durrësi është një nga dy qarqet e vetme në Shqipëri që kanë shënuar rritje të popullsisë dhe rritje të normës së urbanizimit. Në vitin 2013, në Durrës banonin 267 mijë vetë me rritje 7.8 për qind në krahasim me vitin 2001 kur popullata banuese qe 245 mijë vetë. Në listat e votuesve në Durrës gjenden 308 mijë emra, ndërsa më 2009 kishte 290 mijë emra. Në vitin 2009, aleanca e PD mori 68 mijë vota, Poli i Lirisë, 1122 vota, koalicioni i PS mori 52 mijë vota ndërsa Koalicioni i LSI mori 10 mijë vota. Në total, PD mori 7 mandate, PS 5 dhe LSI 1 mandat. Edhe në Durrës mund të kemi surpriza për shkak se metoda e llogaritjes së ndarjes së mandateve e bën të mundur që pak vota t’i japin një mandat shtesë njërës palë apo palës tjetër. Elbasani, 14 mandate Elbasani është një qark tjetër që ka shënuar rënie të konsiderueshme të popullsisë banuese. Në vitin 2013, popullsia e këtij qarku qe 293 mijë banorë me rënie 18 për qind nga 362 mijë banorë në vitin 2001. Elbasani ka 319 mijë votues në lista ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, votuan 158 mijë vetë. Nga këto, 69 mijë vetë votuan aleancën e PD, 73 mijë vetë aleancën e PS ndërsa aleanca e drejtuar nga LSI mori 7,700 vota. Mandatet janë ndarë në mënyrë të barabartë 7 me 7. Berati, 8 mandate beratPopullsia në qarkun e Beratit qe 138 mijë vetë në vitin 2013 nga 192 mijë vetë që qe në vitin 2001. Në listat zgjedhore në këtë qark gjenden 178 mijë votues, ndërsa në vitin 2009 morën pjesë 84 mijë votues. Aleanca e udhëhequr nga PD mori 27 mijë vota ndërsa ajo e udhëhequr nga PS mori 44 mijë vota. LSI mori 9,200 vota. PD mori 3 mandate, PS 4 mandate dhe LSI mori 1 mandat. Lezha, 7 mandate Qarku i Lezhës shënoi 133 mijë banorë më 2013 me rënie 15.3 për qind në krahasim me vitin 2001 kur popullata qe 159 mijë banorë. Në Listat e Votuesve, ky qark ka më 2013 160 mijë emra, ndërsa në vitin 2009, pati 148 mijë emra. Në vitin 2009, në këtë qark morën pjesë 72 mijë votues në zgjedhje, nga të cilët, Aleanca e Djathtë mori 37 mijë vota dhe aleanca e majtë mori 24 mijë vota. Aleanca e udhëhequr nga LSI mori rreth 4 mijë vota ndërsa Aleanca Poli i Lirisë mori 2300 vota. LSI shpreson të nxjerrë një deputet në këtë zonë, por në zgjedhjet e vitit 2009 më vete ka marrë 2500 vota, shifër kjo që duhet të dyfishohet për të patur të sigurtë nxjerrjen e një deputeti. Fieri, 16 mandate Popullsia e qarkut Fier më 2013 qe 305 mijë banorë, me rënie 18.4 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qe 382 mijë banorë. Fieri ka 16 mandate zgjedhore dhe kjo ka bërë që lufta politike për këtë qark të jetë e ashpër. Në Fier u shënuan më 2009 disa nga përplasjet më të egra si dhe një manipulim zgjedhor i faktuar në Rruzhdije, ngjarje që u bë simbolikë e mbushjes së kutive të votimit me vota emigrantësh që nuk qenë të pranishëm. Lista zgjedhore e Fierit këtë herë ka 376 mijë votues ndërsa më 2009 kishte 352 mijë votues. Më 2009, morën pjesë 179 mijë votues, nga të cilët, afro 92 mijë votuan për Partinë Socialiste, 11 mijë për koalicionin e udhëhequr nga LSI dhe 71 mijë për koalicionin e udhëhequr nga PD. PS mori 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI mori 1 mandat. Shfaqja e PDIU në skenën politike si dhe kandidimi i pavarur i Dritan Priftit janë të rejat e qarkut të Fierit. Dibra, 6 mandate Dibra është një qark tjetër që ka shënuar rënie drastike të popullsisë. Në vitin 2013 këtu banonin 133 mijë vetë, nga 189 mijë vetë që banonin në vitin 2001, me rënie të përgjithshme prej 27 për qind dhe me rënie mesatare vjetore prej 3 për qind. Në listat e votuesve, Dibra këtë vit ka 129 mijë vetë, nga 122 mijë që kishte më 2009. Në vitin 2009, Aleanca e Djathtë mori 40 mijë vota ndërsa Aleanca e Majtë mori 22 mijë vota. LSI mori 4 mijë vota ndërsa Poli i Lirisë mori 2800 vota. Kukësi, 4 mandate Qarku i Kukësit pati 83 mijë banorë më 2013 me rënie 22.7 për qind në krahasim me vitin 2001 kur qenë 111 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore është 2.4 për qind. Por lista zgjedhore e Qarkut të Kukësit për këtë vit është 78 mijë vetë, me rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2009, kur lista zgjedhore përmbante 73 mijë emra. Sipas të gjitha gjasave, në Kukës duhej të nxirreshin tre mandate deputetësh, por regjistrime të reja të popullsisë banuese në disa zona të thella bënë që popullsia të rritej artificialisht. Rrjedhimisht, maxhoranca aktuale pritet të nxjerrë në këtë qark një deputet më shumë se sa duhej. Në vitin 2009, Aleanca e Djathtë fitoi në këtë Qark 28 mijë vota ndërsa Aleanca e Majtë e udhëhequr nga PS fitoi 13,700 vota. LSI fitoi 1200 vota. Partia Demokratike fitoi 3 mandate në këtë qark ndërsa Partia Socialiste, 1 mandat. Qarku Korçë: 8 KZAZ, 447 qendra votimi, në total 273.287 votues Qarku Vlorë: 9 KZAZ, 432 qendra votimi, në total 293.169 votues Qarku Gjirokastër: 4 KZAZ, 237 qendra votimi, në total 122.039 votues Qarku i Shkodrës, 11 mandate Qarku i Shkodrës ka shënuar një rënie të shpejtë të popullsisë totale dhe popullsisë rurale dhe rënie më të përmbajtur të popullsisë urbane. Në vitin 2013, qarku i Shkodrës shënoi 211 mijë banorë me rënie 15.5 për qind në krahasim me vitin 2001, kur popullata banuese qe 256 mijë banorë. Rënia mesatare vjetore është 1.6 për qind. Pavarësisht kësaj, në listat zgjedhore të qarkut Shkodër, ka 250 mijë zgjedhës. Në vitin 2009, në këtë qark u hodhën 119 mijë vota. Në vitin 2009, në këtë qark koalicioni i Djathtë mori 67 mijë vota ndërsa koalicioni i majtë mori 41 mijë vota. Lëvizja Socialiste për Integrim mori 3,400 vota. Në këtë qark, e djathta mori 7 mandate deputetësh ndërsa e majta mori 4 mandate
Gjykata penale në Shkup e ka dënuar me tre vite burg ish-kryeministrin maqedonas Vllado Buçkovski. Padia kundër Buçkovskit ishte ngritur nën akuzën se gjatë kohës kur ai drejtonte Ministrinë e Mbrotjes ka abuzuar me dy milion euro, mjetet financiare të kësaj ministrie, duke blerë pjesë të panevojshme për tanket e armatës. Krahas tij, në aferën e njohur “Pjesët e tankeve”, u dënuan me nga tre vite burg edhe ish-shefi i Shtatëmadhorisë së Armatës së Maqedonisë, Metodija Stamboliski dhe dy persona tjerë. Pas shqiptimit të dënimit nga gjykata, Buçkovski tha se vendimi është skandaloz dhe nuk është i bazuar në fakte. “Vendimi ishte skandaloz. Më vjen keq që gjykatësi nuk kishte guxim dhe nuk kishte asnjë dëshmi që do ta shfrytëzontë për vendimin e tij. Shihet qartë se vazhdon praktika e gjykatësve për t’iu vardisur pushtetit. Jam i bindur se ky vendim do të rrëzohet pasi, të gjitha indikacionet nga Gjykata e Apelit çonin drejt një vendimi për lirimin tonë”, deklaroi ish-kryeministri. Në bazë vendimit të gjykatës, të akuzuarit obligohen që të kthejnë mjetet financiare me të cilat kanë abuzuar, që kalojnë shumën prej 2 milion eurove. Ndërkaq, ish-kryeministri maqedonas Vllado Buçkovski javën e kaluar, promovoi partinë e re, Aleanca për Maqedoni Positive, bashkë me biznismenin Minço Jordanov dhe gazetarin Lupço Zikov. / Top Channel
Fishekzjarrët janë gati në Kroaci dhe liderët e huaj kanë mbërritur për ceremoninë kremtuese të hyrjes në Bashkimin Europian, rreth 20 vjet pasi vendi fitoi pavarësinë në një luftë të përgjakshme civile, që tronditi mbarë kontinentin. Mesnatën e së dielës, Kroacia do të bëhet shteti i 28-të anëtar i bllokut, i pari që i bashkangjitet atij që prej 2007-s, kur BE-ja zgjeroi radhët me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Anëtarësimi në Bashkimin Europian shënon një pikë kthese historike për vendin e vogël, që u përball me masakra pas shpalljes së mëvetësisë nga ish-Jugosllavia në 1991-shin. Një dekadë më vonë, kur nisi negociatat për aderim, Kroacia, dikur e shkatërruar nga lufta por tani në lulëzim, e priti me ngazëllim të jashtëzakonshëm perspektivën e shndërrimit në një anëtar të elitës europiane. Por, me ngërçet e mëdha ekonomike të BE-së dhe recesionin, që ka përfshirë edhe vetë ekonominë e saj, entuziasmi është zbehur disi. Në Bruksel, megjithatë, ky aderim u përshëndet me një ceremoni të shkurtër, nën mikpritjen e presidentit të Këshillit Europian, Herman van Rompuy. “Kam një urim të veçantë për kolegun tonë, Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë. Vendi juaj ka punuar shumë për të arritur këtë ditë dhe ia doli me sukses. Është vërtet një moment historik për Kroacinë, për qeverinë tuaj, për qytetarët e vendit tuaj. Ju keni qenë gjithmonë europianë dhe tani jeni anëtarë të BE-së me të drejta të plota. Kjo do të thotë mundësi të reja, do të thotë një e ardhme e përbashkët, por, me këtë vijnë edhe përgjegjësi”, u shpreh Herman van Rompuy, president i Këshillit Europian. Disa ekspertë thonë se Kroacisë do t’i krijohen shumë mundësi. Por, duke qenë se BE-ja është ende në krizë, asistenca e saj ekonomike nuk ka për të qenë aq energjike sa ç’duhet të jetë. Përpos kësaj, shtimi i konkurencës, pas hyrjes në Bashkimin Europian, do të sjellë edhe sfida të reja. Vetë kryeministri Milanoviç mendon se ky hap do të përbëjë kapitullin e parë të një udhëtimi të gjatë. “Jeta është udhëtim e jo destinacion. Ura është ajo që ka rëndësi, dhe jo qëllimi. Ndaj, kjo urë ka qenë mjaft e gjatë për ne. Një rrugëtim i gjatë me shumë shqyrtime, kontrolle e bilance, me shumë kapituj”, u shpreh Zoran Milanoviç, kryeministër i Kroacisë. Pranimi i Kroacisë në BE përmbyllet pas një procesi 7-vjeçar. Ky aderim vjen në një moment shumë të vështirë për bllokun dhe një pjesë e shtypit gjerman e vlerëson në mënyrë kritike, e deri polemike, anëtarësimin e saj. Ekziston frika se, Kroacia do të bëhet si Greqia, varr për paratë gjermane. Disa gazeta në Gjermani shkruajnë se ky vend është në borxh, thellësisht i korruptuar dhe i rrënuar nga papunësia e lartë.
“Dimri ka marrë fund dhe vera do të vijë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”. Ky është titulli i një artikulli të cilin ja kushton prestigjiozja “Kathimerini” triumfatorit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, Edi Rama. “Ndjenja që u krijua nga zgjedhjet si brenda dhe jashtë vendit, është se filloi një ndryshim i ri politik, duke ia hequr pushteti nga duart një njeriu të vetëm dhe duke ia dhënë gjithë popullit pas shumë vitesh”. I pyetur se si do të veprojë qeveria e tij për të ngrohur marrëdhëniet e ngrira të dy vendeve, sidomos pas retorikave irredentiste të paraardhësit të tij, Edi Rama përgjigjet se kabineti i ri nën drejtimin e tij do të ketë prioritet në zhbllokimin e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, por duke respektuar të dy palët bindjet dhe vullnetin e njëra-tjetrës. Sipas Ramës, jetojmë në kohë të ndryshme nga më parë dhe nuk mund të përfitohet nga marrëveshjet e përbashkëta nëse nuk ndryshojmë. Ajo që tashmë po quhet loja energjitike dhe që është hapur në rajonin tonë, është një lojë që nuk mund të luhet mirë, nëse nuk tregojmë që kemi një frymë të përbashkët, një frymë rajonale. “Shqipëria në këto momente të vështira dhe interesante duhet të rifreskojë mënyrën se si e shikon ajo Europën, por edhe se si Europa e sheh atë. Në këtë kuadër edhe Athina dhe Tirana kanë një rol të madh për të luajtur”, thekson Rama. I pyetur se si ai u përgjigjet zërave që thonë se do të hakmerret ndaj kundërshtareve të tij politikë, kryeministri i ri shqiptar, përgjigjet se pas një triumfi të tillë në zgjedhje, populli kërkon edhe një ndryshim të madh, një frymë të re dhe një mënyrë të re të ushtrimit të politikës. “Periudha dramatike e qeverisjes së vendit me një Kryeministër që ishte njëkohësisht President i Shtetit, kreu i drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm, kreu i Shërbimieve Sekrete, madje dhe drejtori i Televizionit Shtetëror është mbyllur njëherë e mirë nga populli shqiptar të dielën e kaluar”, ka thënë ai duke shtuar se shqiptarët kanë hyrë në një epokë të re me vullnetin e tyre të lirë dhe tashmë nuk ka kthim. Sipas “Kathimerini” Berisha ka vonuar tre ditë të pranojë rezultatin e humbjes ,por edhe pse me vonesë ky veprim është tregues se demokracia në Shqipëri ka treguar shenjat e saj të pjekurisë pas gjithë atyre që ka përballuar në 22 vitet e fundit dhe se tranzicioni i qetë i pushtetit do t’i japë një dinamikë të re integrimit të vendit në BE. / Top Channe l
Edhe pse ngërçi i bllokimit të procesit "Dajti" nuk ka ende një zgjidhje për gjetjen e një avokati që ta mbrojë, kjo çështje duket se ka dalë jashtë vëmendjes së drejtësisë, pasi kurioziteti i të gjithëve është fokusuar tek deklaratat e të pandehurit. Pas paralajmerimit te tij se do të hapte "Kutinë e Pandores", Dajti akuzoi një oficer policie, se ishte ai njeriu qe kishte vrare kolegun e tij Saimir Duçkollari gjate operacionit te 7 gushtit 2009, aksion i finalizuar me kater viktima nga radhet e policise. "Pavaresisht se në planin operacional nuk ndodhet emri i Saimir Duçkollarit për të qenë në këtë detyrë atë ditë, unë deklaroj - tha Dajti - se Saimir Duçkollari nuk është qëlluar duke hapur derën e Tuaregut, ku unë ndodhesha, pasi në këtë automjet ekspertiza nuk konkludoi gjurmë papilare të tij, ai është qëlluar mbas makines dhe pas kraheve me kallashnikov nga shoku i tij, plumbi i pershkoi zemren dhe i doli ne gjoks"- rrëfeu Dajti per ate qe ai pretendon se ka pare ate dite. Por ndersa ne fashikullin e hetimin Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon si autor per kete vrasje Dritan Dajtin, duke ju referuar akt-ekspertizes se saj dhe plumbave te dale nga nje arme e perdorur prej Dajtit, i pandehuri ju referua nje ekspertize tjeter me numer 318, duke shtuar se Duçkollari ndodhej mes tij dhe kolegut Flamur Gashi dhe eshte ky i fundit sipas te akuzuarit qe e ka qelluar Duçkollarin. Gjate seances Dritan Dajti - tha- se kjo e dhene eshte vetem hapja e kapakut te Kutise se Pandores, ndersa paralameroi se ne seancen tjeter do publikoje te dhena per oficerin Arjan Muça, qe sipas tij ka lidhje me dy vrasje policesh, me te cilat eshte i lidhur ky shtet nenvizoi Dajti, vrasje qe sipas tij kane ndodhur perpara masakres se Durresit.
Mjekë infeksionistë shqiptarë dhe të huaj bëjnë apel që në vend të kryhet testim masiv i popullatës për HIV AIDS, pasi vetëm në 5 muajt e parë të viti janë shtuar 56 raste të reja dhe ka tendencë në rritje duke bërë që të raportohen gjithsej 570 raste të prekur në vendin tonë. "Trendi është në rritje. Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 56 raste të reja. Duhet treguar vëmendje për këtë çështje. Shqiptarët, sidomos grupe që ne i konderojmë të rrezikshëm, tregojnë sjellje të rrezikshme seksuale. Testimi ofrohet në Shqipëri dhe duhet të jetë më i aksesueshëm", tha Arjan Harxhi, mjek infeksionist. Mjekët kërkojnë që testi i HIV AIDS të bëhet i detyrueshëm në klinikat gjinekologjike për gratë shtatzëna, po kështu të shtrihet edhe në poliklinika, ndërkohë që qytetarët duhet ta bëjnë vullnetarisht këtë test shprehen mjeket. Por nga ana tjeter as ne Spitalin Infektiv nuk eshte e vazhdueshme kjo analize pasi here pas here mungojne testet. Mjeke infeksioniste te huaj thone se testimi eshte menyra me e mire e parandalimit dhe e trajtimit te HIV AIDS. "Pavarësisht se jeni nje vend me prevalence te ulet, numri i te prekurve me HIV AIDS eshte ne rritje. Kjo do te thote se duhet te merren masa per te parandaluar rritjen e metjeshme te numrit te te prekurve. Ministria e Shendetesise duhet te bashkepunoje me mjeket infeksioniste per testim masiv te vazhdueshem te popullates dhe per te ofruar mjekime te pershtatshme per te prekurit sipas protokolleve mjekesore nderkombetare", tha Mike Youle, mjek infeksionist anglez. Mjeke infeksioniste nga Shqiperia dhe Anglia kane zhvilluar nje takim per te shkembyer eksperiencat mbi semundjet infektive si HIV AIDS, hepatitet, tuberkulozi. / Top Channel
Top