Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
ikja Ikja Ikja qe reaktive. Në mirëkuptim të plotë me shpirtin e cfilitur. Përmes një mrrekullie të bardhë e qetësuese, të mbushur plot me re të pambukta, aeroplani afluturonte me shpejtësi afro 1000 km në orë. Po rikthehesha përfundimisht në vendlindje. Prapa kisha lënë një jetë të trazuar. Përpara gjeja një Kosovë të çliruara e thuajse të pavarur. Australinë unë e dua shume. Është vendi më i mirë në botë. Jam i bindur për këtë, pasi kam kaluar plot 30 vjet të jetës sime ketu. Shpinën ja ktheva për shkak të gruas. Jo më kot thonë se ajo o ta nxin o ta zbardh jetën. Me pak fjalë, mua jo vetëm ma nxiu, por ma sterosi fare. Po të kisha patur një familje të mbarë, me siguri nuk do të isha larguar nga ky vend i bekuar nga ligji e Zoti bashkë. Por fajin nuk ma ka askush, vese koka ime. Si një dashnor i marrosur në rininë time të parë ,lidha jetën me një të huaj. Për këtë shkak edhe fëmijët m’u tjetërsuan. Ime shoqe është ose më mirë të them ishte serbe. U njohëm e u dashuruam në vitin e fundit të shkollës së mesme në Prishtinë ,pa mbushur ende 19 vjeç. Qemë të dy moshatarë. Unë pata ardhur plot një muaj më parë në jetë. Atëherë bashkim-vellazërimi titist pat njohur bumin e tij më të madh. Në mesin e viteve shtatëdhjetë vendosëm të fejoheshim. Por, të dy familjet tona nuk pranuan kurrësesi. Na mohuan. Kështu u detyruam të emigronim larg ,në Australi. Në shkollë kishim mësuar edhe nga pak anglisht. Kuptohet, vitet e para të emigrimit qenë të vështira. Por ne ishim të rinj e duke punuar fort arritëm ta përballonim jetën. Punonim në një uzinë për prodhimin e hekurit, në rrethinat e Sidneit. Kishte raste edhe me dy turne. Kur bëmë plot pese vjet në Australi blemë edhe shtëpinë tonë. Fëmija e parë, djali na lindi në fillim të vitit 1981. Atëherë Beogradi përgjaku keq Kosovën-Republikë. Pranvera e paharruar krisi për herë të parë keq marrëdhëniet tona. Ishim në këndëvështrime krejt të kundërta përsa i takonte vlerësimit të atyre ngjarjeve. Për rrjedhojë grindjet u bënë më të shpeshta. Arritëm deri atje sa ti thonim njëri-tjetrit shkja apo shqiftar. Këtë kohë ime shoqe u bë veprimtare e njohur në mbledhjet e shumta antishqiptare të serbëve të Sidneit. Kurse komuniteti ynë mbetej i vogël, i paorganizuar e mbi të gjitha i përçarë. Ndasitë partiake bënin punën e vet. Ballistët më njëanë, komunistët në anën tjetër qe veçse grindeshin e grindeshin papushim. Disa herë pata tentuar ta pengoja ,po gruaja jo vetëm që nuk dëgjonte ,por pati raste që merrte me vete edhe djalin. Kjo gjë jo vetëm që më acaronte keqas, por edhe më shqetësonte. Sherret morrën përmasa të mëdha. Cudi si nuk u ndamë atëherë. Ndoshta ngaqë ajo si edhe unë nuk kishim askënd në Sidnej apo në Australi. Unë nuk doja kurrësesi që djali im të mëkohej me frymën serbe. Kjo nuk nënkuptonte se isha ndonjë nacionalist i theksuar, por gjithësesi në drejtim të rritjes së fëmijëve mund të gjendej një e mesme. Pastaj ishte vetë jeta australiane që do ti merrte natyrshëm fëmijët tanë nëpër hudhite e saj. Kjo mundësi mua më qetësonte. Por ime shoqe nuk donte ta njihte këtë realitet. Ajo djalin e quante serb. Vazhdimisht i fliste serbisht, paçka se edhe shqipen nuk e fliste keq. Ndërkohë që unë i flisja vetëm shqip.Por ,me kalimin e viteve, kur im bir zuri të fliste, shprehej veçse serbisht. Shqipen arrinte ta kuptonte por nuk shprehej dot. Kjo gjë më tensiononte më tej aq sa ndonjëherë i flisja edhe ashpërsisht. Ai dëneste si një zog i trembur. Merret me mend lehtë se konfliktet tona të brendshme u thelluan së tepërmi. Tashmë ato nuk mund të quheshin më krrisje, por çarje të thella. Situata u qetësua diçka veçse atëherë kur djali filloi klasën e parë në sistemin arsimior australian. Shpejt ai nisi të fliste një anglishte të shkëlqyer. Fatmirësisht kjo bëri që vetvetiu te shmangej disi prej gjuhës së mëmës. Vija re se e donte shkollën, se mësonte mirë. Sikur m’u rikthye sërish diçka qetësia. Përsa i takonte gjuhës shqipe, tek im bir ajo konsistonte veçse tek ndonjë fjalë tepër e përgjithshme si fjala vjen bukë, ujë, kripë apo ndonjë tjetër. Pra po shndërrohej plotësisht në një material fosil. Vajza, pra fëmija e dytë na lindi në mesin e vitit 1989 .Pikërisht atëherë kur në emër të mbrojtjes së të drejtave serbe ,gjatë festimit të 600-vjetorit të betejës së Fushë-Kosovës kundra osmanëve (në të cilën tok me ballkanasit e tjerë derdhën gjakun edhe shqiptarët), Sllobodan Millosheviçi ja hoqi barbarisht autonominë Kosovës. Pas kësaj, për plot 10-vjet rresht, shqiptarët njohën një diktaturë të egër që kulmin e saj e pati në pranverën e vitit 1999. Sic dihet tashme boterisht ,kasapi i Ballkanit kreu një genocid tipik hitlerian mbi popullsinë dërmuese shqiptare në Kosovë. Por edhe vajza porsi vellai i saj ,deri në fillore gjuha e parë ju bë sërbishtja. Shqipen pothuajse nuk e dinte fare. Anglishten e përvetësoi vetëm kur u inkuadrua në arsimin australian. Ngjarjet e viteve 89 e këtej sollën përsëri një rëndim të ndjeshëm në marrëdhëniet tona bashkëshortore. Puna arriti deri atje saqë zëniet tona u bënë tepër shqetësuese jo vetëm për fëmijët, por edhe për komshinjtë tanë australianë. Pse ta fsheh, ata na kallëzuan në polici. Por kulmin qe kur këtij denoncimi ju bashkëngjit edhe ime shoqe. Ajo më akuzoi se unë e kasha dhunuar. Sigurisht që unë e mohova. Pikërisht në këtë rast u bë fare e qartë se mes nesh gjithshka pat marrë fund. Fizikisht nuk u prangosa veç shpirtërisht po. Pas kësaj vendosa që të mos kthehesha më në shtëpi. Për disa javë rresht flija në ndërmarrje. Mungesa e fëmijëve po bëhej e paduruar. Rikthimi nuk lidhej me lutjet e gruas, por thjesht me lotët e fëmijëve. Ishin ende të parritur. Apo nuk më shëmbëllente aq shumë vajza. Sikur të më kishte prerë kokën. Bile edhe emrin (me lufte) ja pata vënë si të nënës sime. Megjithatë emri nuk ndryshoi asgjë. Siç thashë rritja e saj u bë po e njëjtë si edhe e djalit. Duke qene se ime shoqe tanimë nuk shkonte më në punë, indoktrinimi i fëmijëve të mi sa vinte e po bëhej më i ndjeshëm. Në mënyrë të veçantë këtë e vija re te djali. Ai po shfaqte interes të posaçëm ndaj librit. U lidh ngushtë me letërsinë sllave të botuar qoftë në alfabetin cirilik e qoftë në atë latin .Pak interesohej për letërsinë angleze apo atë amerikane që fare lehtë mund të sigurohej në Australi. Lexonte diçka edhe nga letërsia australiane aq sa I imponohej nepermjet shkolles. Librat e Ivo Andriçit nuk i shqiste nga dora .Kishte raste kur me to edhe gdhihej. Madje në këtë kohë zuri të hedhë në letër edhe vjershat e para ,të cilat ja lexonte vetëm së jëmës. Frymëzimin e gjente tek mitet serbe. Ndërsa letërsinë shqiptare nuk e njihte aspak sado që jo pa qëllim i pata blerë të gjitha librat e Kadaresë që gjëndeshin nëpër libraritë e Sidneit. Mes tyre kishte botime që i kushtoheshin Kosovës. Novelën “Qebaptorja e vjetër” e lexoi me një frymë njësoj siç bënte me librat e Andriçit. Fill pas kësaj debatoi për herë të parë me mua. Tha se populli serb është më i qytetëruari, më i kulturuari në Ballkan e se Kosova nuk ishte gjë tjetër veçse djep i Serbise. Më therri në zemër ky debat. Nuk di ç’më mbajti që nuk e godita. Ndofta ngaqë djalit e po ashtu edhe vajzës nuk i kam vënë dorë asnjëherë. Sidoqoftë indoktrinimi serb i tim biri pati marrë fund. Nuk zgjati shumë e përfundova i shtruar nga zemra në spital. Atje lexova edhe një histori të Shqipërisë në anglisht, libër të cilin djali nuk e pati zënë me dorë. Në spital më mbajtën plot një muaj. U grinjta, u thinja plotësisht. Në shtëpinë time po ndihesha gjithnjë e më i huaj. Gruan e shihja dhe më shihte si armik. Tamam në këtë kohë ktheva kokën drejt vendlindjes. Më kishte marrë malli shumë për të. Kisha plot 21 vjet pa qënë atje. Po ku të shkoja? Babai më pati bërë hasha. Shumë vjet të jetës së tij, ai i pat shkuar burgjeve të serbit. Lufta kish arritur pikun e saj. Theksoj se nuk jam ndonjë trim i madh për t’ju bashkuar rradhëve të UçK-s, paçka se e adhuroja. Pas genocidit milosheviçian ju gjenda fare pranë bashkëkombasve të mi, të cilët shteti australian i morri në mbrojtje shëmbullore. Vizitat e shpeshta në kampin e tyre krijuan acarim të jashtëzakonshëm te gruaja. Si e marrë ajo shante e mallkonte pa prerë. Madje një herë ndërhyri edhe djali duke i thënë se po e tepronte. Por ajo s’dëgjonte. Tamam kokë serbe. Shëndeti nuk po më shkonte mirë. U shtrova për herë të dytë në spital. Përsëri një muaj. Këtë herë gruaja jo vetëm që nuk erdhi vetë ,por pengoi edhe fëmijët. Më pikoi në zemër që ata nuk erdhën për të më vizituar. Marrazi nuk lejonte stabilizimin e plotë të zemrës. Tok me daljen nga spitali dola përfundimisht edhe nga puna. Si njeri pa shpenzime të mëdha ,fare lehtë mund të jetoja vetëm me përkrahjen e shtetit. Pastaj kam puuar 20-vjet papushim. Mënjanë kam vënë diçka. Kulmi i marrëzisë arriti kur mora vesh se do të fejohej djali. Me kapadajllëkun më të madh gruaja më tha se ai do të fejohej me një vajzë serbe nga Nishi. - Eshte i vogel ,eshte femi… – reagova une. - Përse është i vogël?! Përse është fëmijë,- turfulloi ajo. – Harrove veten ti? Edhe zotrote kur u fejove e u martove nuk ishe më shumë se 20- vjeç. Edhe djali po kaq vjeç është si ti. Vajza është e mirë e prej një familjeje po të mirë. Pastaj do apo s’do ti djali do të fejohet. Më pas kur të shkojnë në Universitet le të martohen. Ata të dy në një shkollë do të jenë. Fejesa e djalit u bë kur unë serish gjendesha i shtruar në spital. Zemra nuk shkonte mirë. Këtë herë më mbajtën plot dy muaj. Askush prej familjes sime nuk u duk për të më parë. Veç vajza që e kisha pikë të dobët. Po çmëndesha fare. Thashë se nuk jam ndonjë trim i madh, përndryshe vërtet duhet ta kisha vrarë gruan. Veç të tjerave ,fill pas fejesës së djalit kish nisur të më brente krimbi i shqetësimit për vajzën .Sidoqë ajo ishte ende e pa rritur kisha frikë se mos gruaja ma lidhte perseri me ndonjë familje serbe. Prej saj tashmë pritej gjithshka. Bombardimet dhe hyrja e NATO-s në Kosovë e patën marrosur krejt. Pikërisht në këtë kohë ndodhi më e rënda. Gjatë një vizite të krushqëve u grinda keqas me babanë e së fejuarës së tim biri. Në të vërtetë ai ishte një çetnik i tërbuar. Bile kishte marrë pjesë si officer reservist jo vetëm në luftën e Kroacisë, por edhe ne atë të Bosnjes. Në Australi, pat ardhur si refugjat, paçka se mundesh të ishte edhe një kriminel i kërkuar lufte. Nuk la gjë të zezë pa thënë për NATO-n, për Bill Klintonin, Toni Blerin, Madalen Ollbrajtin e për UCK-në. Bile në jë cast na shau aq keq ne shqiptarët sikur unë të mos isha fare atje. M’u ngrit gjaku, m’u errën sytë e dhoma m’u bë terr. Kupa qe mbushur. Vetiu u gjenda në këmbë e zura të ulërija. Aq rëndë kam sharë saqë është turp ti zë ato fjalë në gojë. Dridhesha i tëri nga nevrikoja. Dhoma u zhyt në një heshtje të thellë varri. Të gjithë më shihnin me sy të shqyer. Gruaja qe bërë dyll e verdhë në fytyrë. Krushku i hutuar shihte drejt e në sy të shoqen e tij. Vajza qe mbledhur grusht në ndenjësen e saj të vogël. Heshtjen e varrit e theu veçse shpërthima rënkuese e nuses e cila për të fshehur lotët mbuloi fytyrën me duar e pothuajse me vrap doli jashtë në oborr. Pas i vajti im bir. Ndërkohë krushku e mblodhi veten e qe ngritur në këmbë. I tha serbisht për tu ngritur të shoqes e bëri drejt derës. Duke ikur ime shoqe i preu rrugën dhe e ndali. Në të njëjtën kohë duke vështruar nga unë u shpreh: - Shqiftar i ndyrë… Një shtysë e çuditshme, e jashtëzakonshme më bëri të lëvizja. U gjënda ballë për ballë me të. E godita aq fortë në fytyrë sa që ra si e këputur në krahët e krushkut. Ishte e para herë dhe e fundit që e godisja. Nuk morra vesh se ç’ndodhi më tej veçse diçka nuk do e harroj deri sa të rroj. Tek po dilja jashtë shtëpisë pashë vajzën time për herë të fundit. Qe mbledhur grusht në ndënjësen e saj dhe lotonte në heshtje. Ndjeva sërish të më dridhej trupi. M’u duk si jetime. Tamam si ato fëmijët e Kosovës pa nënë e pa babë të cilet i transmetonte televizioni australian. Ika. Humba në terr. Nuk dija se ku po më shpinin këmbët. S’pata mëndje të mirrja as makinën. Pas disa minutash më sollën në vete dritat e forta të një klubi nate. Ktheva kokën pas .Shtëpia ime pat humbur në terr përgjithmonë. Shpejt u vendosa në Melburn. Ndryshe nga Sidnei, në këtë qytet shqiptarët janë më të shumtë. Zura sërish punë në një uzinë hekuri. Emigrimi im i zgjati plot shtatë vjet. Në vitin e gjashtë erdhi për të me takuar vajza. Po bënte një shëtitje me klasën në Melburn. Ishte rritur e zbukuruar. Kur më përqafoi e mu fut në goks nuk i mbajta dot lotët. Sikur po ndihesha unë fëmijë para saj. Në mbrëmje e çova në “Crown”, në një nga vendet më të bukura të qytetit. Kaluam një darkë të shkëlqyer. Të nesërmen në mëngjez nuk vajta në punë. E përcolla vajzën deri në stacionin e trenit, në Flinder Strit. U ndamë. Lotët e saj njomnin me dënesë xhamin e dritares së madhe.Aty per aty ndeza nje cigare .Pata harruar plotesisht rregullat e prera australiane. Nuk di në do ta shoh më bijën time. Shpatull kërrusur e i harkuar bëja drejt daljes. Per herete pare po endjeja veten si te plakur.Kete situate te trazuar nuk e pata perjetuar as edhe neper spitale.Kur dola jashtë nuk kuptova asgjë. Binte shi apo lotoja unë. Pas një viti morra vesh se vajza qe fejuar. Me një serb. Brenda ditës pësova atakun e parë. Më shtruan urgjentisht në spital. Pasi dola nisa të përgatisja ikjen time. Përse duhet të vdisja si qen rrugëve të huaja. Në fund të fundit kockat të më treteshin në vendin tim. Ikja qe reaktive. Në mirëkuptim të plotë me zemrën e cfilitur.
Ofensivë e re greke drejt Jugut të Shqipërisë Gazetari I gazettes Skënderbeg:Fillimi i vitit 2006 e njëkohësisht fundi i këtij dimri shënoi ofensivën më të re helene drejt Jugut të Shqipërisë si dhe ndaj asaj që njihet si plaga më e dhimbshme e kombit tonë, pra Camerisë martire. Thesproti: Po është e drejtë. Janë shumë ngjarje të këtij dimri të ftohtë që e vërtetojnë plotësisht këtë. Prandaj dua ti përmend rradhazi ato. Natyrisht, në fillim kujtoj incidentin e paprecedent të Sarandës, kur zoti Karolios Papulias (presidenti grek) anulloi takimin e tij me Presidentin Moisiu. Pastaj vjen shtetëzimi i dhunshëm, “ligjor” i Gjykatës së Lartë Greke ndaj pronave të çamëve autoktonë. Në rradhë është tolerimi absurd qe lidhet me rregjistrimin e popullsisë sonë në bazë të kriterit te ri kombëtar e fetar(?) bashkë. Natyrisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur hapjen e shkollës së parë greke në Himarë. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Athina zyrtare nepermjet vete kreut te kishes helene z.Kristodulis e kurorizon, e pagëzon këtë ofensive bizantine. Madje kryepeshkopi grek arriti deri atje sa ti kerkoje të gjithë bashkombasit te tij që të ngrene në Vorioepir flamurin e helenizmit. Gazetari I gazettes Skëndërbeg:Pra, po të shpreheshim figurativisht do të thonim se lukunia politiko-propagandistike greke skërmiti egërsisht catejt e vjeter e te mprehte? Thesproti:Pa diskutim. Veçse këtë herë ofensiva greke është më e egër e ka front, ka shtrirje më të gjere. Ajo nuk është me e fokusuar vecse në një problem të vetëm siç është për shëmbull çështja came. Përmes sulmit të saj më të ri, Athina zyrtare ka për qëllim të karfosë (të çbëj) përfundimisht tragjedinë came, pastaj të krijojë precedentin delikat fe-kombësi ne Jugun e Shqipërisë, si dhe nëpërmjet shkollës greke te helenizoje me tej Himarën. Pra thënë ndryshe po synon seriozisht të hedhë hapa të mëtejshme në drejtim të realizimit të “Megalaidesë”. Përmes këtëj këndvështrim, kete ofensive do ta konsideroja si më të rrezikshmen në këto 15 vitet e fundit të demokracisë se brishte shqiptare. Sigurisht, këtu nuk mund të harrojmë në asnjë mënyrë kombinimin e heshtur, prefekt të saj me punen e sprovuar te gjeneralit te mirenjohur te Asfalisë greke në Tiranë, “fortlumturinë” se tij zotit Janollatos si dhe gjithë shpurres qe e ndjek. Vec diçka tepër të rëndësishme dua të theksoj ketu qysh në fillim rreth problemit te Camërisë. Një gjë duhet të jetë tepër e qartë si për ne shqiptaret e po ashtu edhe per te tjeret. Çamëria nuk mund të jetë kurrë çështje pronash apo parash, qofshin këto edhe të shifrave stratosferike në flori apo në dollarë. Çamëria as nuk mund të blihet as nuk mund të shitet. Ajo mbetet plaga më e rëndë që ende rrjedh gjak prej shtatit të kombit tonë. Problemi i saj është identik me çështjen e Kosovës packa se momentalisht nuk mund te kete shtrirje aq te gjere. Po në mos sot, nesër ajo patjetër do tëmarre rrugen e zgjidhjes. Kujt vallë i shkonte ndërmend 10 vjet më pare se Kosova do fitonte Pavarësinë? Dhe këtu nuk ka asgjë të veçantë, asgjë të jashtëzakonshme. Po ndodh një proces historik fare normal për ne shqiptarët që thjesht quhet Bashkim Kombëtar. Dhe kete realitet te ri ne Ballkan, Perendimi e njeh mire e ne menyre te qyteteruar po e perkrah. Arsyeja eshte sepse Europa tok me Ameriken jane me se te bindur qe kombi shqiptar ne Ballkan eshte me properendimori nga te gjithe. Gazetari I gazettes Skënderbeg:Pak më lart ju përmendët termin “Megalaide”. A mund të qendroni diçka më gjerë këtu? Thesproti:Patjetër. Siç kam theksuar edhe herë të tjera qoftë në shtypin apo mediat e Shqipërisë, Kosovës apo Iliridës, “Megalaideja” ose thënë shqip “Ideja e madhe” as më shumë e as më pak është strategjia pushtuese greke ndaj fqinjëve të saj (Shqipëri, Maqedoni, Turqi, etj). Ajo lindi me krijimin e vet shtetit të pavarur grek në vitet 1820-30. Në thelb të saj qëndron mentaliteti i vjetër bizantin i cila siç dihet i dha mundësi helenëve që realisht ta sundonin Ballkanin. Pikërisht këtë ëndërr të vjetër sundimi kërkojnë ta bëjnë realitet grekët përmes “Megalaidesë”. Dhe duhet pranuar se në këtë drejtim ata nuk kanë qënë të pasuksesshëm. Për këtë do të mjaftonte të përmendnim një fakt domethënës. Të mos harrojmë se kur Greqia fitoi Pavarësinë (1820-30), ajo ishte brenda kufujve te saj natyral. Pra shtrihej ne Peloponez, Athinë dhe ne disa ishuj. Jashte ketyre kufijve qendronte jo vetem Epiri, Maqedonia dhe Traka, por edhe Kreta, Korfuzi, Dekadontezet etj. Sipërfaqja e saj e atëhershme ishte 50 mijë km katrorë. Kurse sot grekët kanë arritur jo vetëm ta dyfishojnë territorin e tyre, por edhe ta kapërcejnë atë. Konkretisht. Sot harta e Greqisë i ka kapërcyer të 110 mijë km katrorët. Pra mbi dyfishin e territorit te saj natyror. Me pas me kalimin e viteve viktima te pushtimit te saj u bene vec te tjerave edhe Epiri e bashke me të edhe Camëria martire. Gazetari I gazettes Skënderbeg:Pra thënë ndryshe “Megalaideja” është e njëjtë me “Naçertenien”qe njihesh si platforma apo programi pushtues serbe në Ballkan e qe tashme po varroset perfundimisht? Thesproti:Tamam ashtu… Skenderbeg:Po për Epirin çfarë mund të thuhet? Per shqiptaret e Australise ky term eshte pak i njohur. Thesproti:Deklarata e Kristodulosit, kryepeshkopit grek për ngritjen e flamurit helen në Vorioepir është vërtet një provokim i rëndë kombëtar per ne. Për më tepër që ajo pati një aplifikim te fuqishem nga mediat dhe mjetet e shtypit grek. Vorioepiri është vetë Shqipëria e Jugut që ka si kufi verior lumen e Vjosës. Kurse pjesa e poshtme e Epirit (mesi dhe jugu) gjenden brenda kufijëve shtetërorë të Greqisë. Të marra së bashku këto troje na japin Epirin e plotë. Ngjyrimi helen i ketij termi lidhet thjesht me prapaganden e fuqishme e te panderprere greke. Ndarja e Epirit ze fill me Kongresin e Berlinit(1878) dhe perfundon me Konferencen e Ambasadorve ne Londer(1913). Pra fati politik i tij eshte simetrik me Kosoven qe u coptua po ne keto periudha kohe. Tashmë termi Epir i përket historisë ose më mirë të themi periudhës antike. Epiri ka qënë një shtet i fuqishëm në pellgun e Mesdheut. Kulmin e tij, ai e arriti nën mbretërimin e Pirros në shekullin e III para Krishtit. Epiriote ishte dhe Olimbia, nëna e Aleksandrit të madh të Maqedonisë. Siç bëjnë të ditur vetë dijetarët e lashtë helenë(grekë), si Herodoti, Tuqiditi, Skilaksi etj, Epiri përbëhej prej tri fiseve kryesore qe ishin Kaonët, Mollosët dhe Thesprotët. Mes tyre kanë jetuar edhe disa fise të vegjël, por të parëndësishme. Kaonët që s’janë gjë tjetër veçse lebërit e sotëm, shtriheshin poshte Vlores se Pavarsise e mbaronin tek lumi Pavël(i Shalësit), fare pranë qytetit të vogël të Konispolit në jug të Shqipërisë. Thesprotët ose siç njihen ndryshe çamërit e sotëm jetonin përtej lumit Pavël deri në gjirin e Parges, Prevezës apo të Artës. Ata ishin fqinjë me amfilohet e me ambrakasit helenë. Madje fisi i vogel i amfiloheve para asimilimit te plote eshte njohur si nje fis epirot. Ndërsa Mollosët (malësorët), që realisht kanë qënë fisi më i madh e më i fuqishëm epirot banonin mes maleve të shumtë, larg bregudetit Jon, pikerisht atje ku sot jetojne kolonjaret, permetaret, koniciotët, janinotët, etj. Sigurisht, që kufijtë e këtyre fiseve si dhe vetë kufijtë e shtetit të Epirit ndryshonin hera-herës majtas, djathtas, para, mbrapa, në varësi të politikës dhe luftrave të kohës. Por ajo që është më e rëndësishmja e që duam të theksojmë këtu është fakti i njohur si prej historianëve helenë e po ashtu edhe prej atyre të mëvonshëm bizantin, venecian, osmanë etj thuhej se gjuha e përditshme me të cilën shpreheshin fiset epirote qe krejt ndryshe nga ajo helene. Dijetarët antikë grekë e quanin atë gjuhë “barbare” e që nuk kishte asgjë të përbashkët me gjuhën helene. Duke qene se gjuha epirote nuk ishte gjuhe helene(greke), atehere vetvetiu ngrihet pyetja:cfare gjuhe ishte ajo? Pra ne cfare gjuhe shpreheshin epirotet johelen e “barbar”? Llogjika e thjeshte qe mes te tjerave mbeshtetet edhe ne autoktonine e mirenjohur te shqiptareve ne Epir te ben te mendosh se ajo gjuhe nuk ish gjuhe tjeter vecse shqipja e vjeter e cila edhe sot e kesaj dite vazhdon te flitet ne Cameri e me tej si mijra vjet me pare. Ose sic shprehet me sakte arvanitasi i madh Aristidh Kolja,qe greket e helmuan fill pas luftes se Kosoves, gjuha e epiroteve te lashte (pra e shqiptarve te sotem) eshte aq e vjeter sa dhe Perendite. Pastaj jo më kot Perëndimi Gjergj Kastiot Skenderbeun e ka quajtur edhe si një mbret apo princ të famshëm epirot. Me këte rast duam t’u bëjmë vetëm një pyetje grekërve. Çfarë ishte apo eshte për botën e civilizuar Gjergj Kastriot Skëndërbeu? Shqiptar apo grek? Do mjaftonte vetëm përgjigja e kasaj pyetje të ditur për ta patur fare të qartë idenë se çfarë kuptonte me termin Epir apo epirot Europa në kohët e shkuara. Me pak fjalë me Epir dhe epirot nënkuptoheshin gjithmonë shqiptarët e jugut ose sic njihen ndryshe “tosket” si dhe vetë Shqipëria e jugut “Toskeria” në të cilën banonin keta fise e që shtriheshin sic permendem deri në gjirin e Ambrakisë. Po ashtu duhet të theksohet se lidhur me përkatësinë etnike të Epirit shqiptar një punë të jashtëzakonshme kanë bërë edhe Rilindasit tanë me Sami Frashërin në krye. Gjithashtu punë të vyer ne kete drejtim kanë bërë dhe historianët dhe arkeologët tane te më vonshëm me në krye të paharruarin Hasan Ceka. Gazetari I gazettes Skëndërbeg: Himara po tërheq gjithnjë e më shumë vëmëndjen e opinionit të gjerë. Këtë dimër ajo zuri vend të rëndësishëm në skenën politike shqiptare. Veçse duket sheshit se tashmë nuk janë vetëm shqiptarët aktorët kryesorë në këtë skenë. Tanimë në Himarë gjithnjë e më dëndur po shfaqen edhe aktorë të tjerë siç janë përfaqësuesit grekë. Këtë e vërtetoi katërcipërisht pjesmarrja e palajmëruar e zëvëndësministrit të jashtëm grek gjatë ceremonisë antishqiptare të përurimit të shkollës së parë helene në Himarë, ku nuk u pa te valvitej qofte edhe nje flamur i vetem shqiptar, perposh flamujve te shumte greke. A mund te jipni mendimin tuaj per kete ceshtje ? Thesproti:Për Himarën ka ardhur koha të flitet troc. Himara është thembra e Akilit. Revanshi helen në këtë tokë thjesht shqiptare ka arritur kulmin.Them toke thjesht shqiptare pasi dihet fare mire se edhe ata himarjot qe flasin greqisht e kane kete gjuhe fosil te maredhenieve te hershme tregtare me ishullin e Korfuzit apo me thelle. Tregues të ofensives helene ne Himare janë jo vetem flamujt e shumte grek, valvitja e tyre e lire ne perurimin e asaj shkolle qe ju permendet e ku mungonte qofte edhe nje flamur i vetem shqiptar, por edhe e mbi te gjitha parullat e shumta në greqisht neper rruge e gjetiu ku shkruhet pa teklif se Himara është greke e se ajo tok me fshatrat përreth duhet ti bashkohet Greqisë. Me Himarën, as më shumë e as më pak grekërit synojnë të përsërisin Sulin shqiptar që fatkeqësisht bëri historinë moderne të Greqisë. Mendoj se nëse nuk trajtohet me kujdes, nëse nuk i vihet fre menjëherë kësaj gjëndje, atëherë “Megalaideja” do të avancojë aq shumë në Jugun e Shqipërisë sa që nuk do të jetë habi që një ditë të krijohet atje sindromi i “Republikës autonome të Vorioepirit”(1914-1918) apo edhe i pranveres se zezë te vitit 1997. Marrëzia greke nuk njeh caqe provokimi, aq më tepër tani kur Perëndimi po angazhohet cdo ditë e më shuimë me pavarësinë e Kosovës. Personalisht, Hiamrën nuk mund ta shoh aspak përmes romantizmit të Xhorxh Bajronit. Përkundrazi. Shumë ndodhi të viteve të fundit atje, si fjala vjen zgjedhjet vendore e kanë turbulluar situatën. Ujku mjegull do thotë populli yne dhe Asfalia greke kete atmosfere don atje. Ajo ku gjen shesh ben edhe pershesh… Ndërkohë shkrimtari dhe atdhetari i madh himariot, Petro Marko si një mjek i përsosur i ka bërë autopsinë më të arrirë Himarës. Ai me të drejtë e quan atë vend të Skëndërbeut dhe të Arberit, por mes të tjerash citon se Himara ka qënë dhe skenë dramatike ku hera–herës ndesheshin pendëkuqtë pro shqiptarë me pendëblutë progrek. Në këtë konteks nuk mund të harrojmë kurrë se në të hyrë të dhjetorit 1912, fare pak ditë pasi Ismail Qemali shpalli Pavarësinë në Vlorë, flamurin e lirisë ne Himare e ngriti dyfeku i Isa Buletinit, i lebërve dhe i vetë pendëkuqëve himariotë. Dua te theksoj se kjo situatë ndjellakeqëse në Himarë është frut i inferioritetit të paanë të Qeverive shqiptare ndaj Athinës zyrtare. Sigurisht ne e kuptojmë pozicionin solid e aktiv të Greqisë në Bashkimin Europian. Presioni dhe levizjet e saj jane te njohura. Me te shumefishuara behen ato kur sjell ndërmend ekonominë tonë te dobet,te varur dhe ato qindra e mijëra emigrantë shqiptarë që rroptohen nëpër udhët e Greqisë prej 15 vjetësh. Këtu natyrisht nuk mund të harrohet as eksperienca e hidhur e “Fshesës” së vitit 1994. Sidoqoftë ndjejmë dhimbje kur konstatojmë se marrëdhëniet shqiptaro-greke vazhdojnë ritin e njohur të raportit vasal-sundues. Fundin e përgjigjes sime për Himarën dua ta mbyll përmes një pyetje. A do të lejojë Qeveria jonë dhe tok me të të gjithë shqiptarët kudo që janë e ndodhen ne vendlindje e ne diaspore që Himara të shndrohet në një Sul të dytë siç po përpiqet ethshëm politika e strategjia helene? Prandaj duhet të zgjohemi sa nuk është vonë. Ndaj Himarës së Arberit, ndaj kësaj perle të rrallë të bregdetit Jon duhet të kthejë sytë seriozisht jo vetem biznesi shqiptar, por edhe ai i Kosoves, i Iliridës si dhe i diasporës. Gazetari I gazettes Skëndërbeg:Po rreth çështjes se rregjistrimit të popullsisë sipas një kriteri të ri e të dyfishtë të kohëve të fundit çfarë mund të na thoni ? Pra si e shihni rregjistrimin e ri fetar krahas përkatësisë sone kombëtare? Thesproti:Të gabuar.Per me teper kur ne shqiptaret njihemi ne bote si nje popull me nje tolerance te madhe fetare. Jo me kot mbi 100 vjet me pare Pashko Vas shkodrani shprehej se feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Jam i mendimit se sërish ky vendim absurd është rrjedhojë e presionit djallezor,të drejtëpërdrejtë apo te tërthortë të Athinës. Theksimi i kriterit fetar sot ne Shqiperi është delikat edhe per vete situaten e nderlikuar nderkombetare te ketij problemi. Njihet mirë pretendimi i vjetër dhe absurd helen ndaj shqiptarëve ortodoksë. “Megalaideja” gjithmonë i ka konsideruar ata si grekë, ndërkohë që shqiptarët myslymanë (para shpalljes së Pavarësisë) i ka quajtur si turq. Dua të kujtoj me këtë rast se varfëria e theksuar ja ka ulur ca kokën shqiptarëve. Në këtë kuadër merret lehtë me mend se nga halli jo vetëm shqiptarët ortodoksë, por edhe ata myslymanë apo katolikë mund të deklaroheshin si grekë. Më mire do të ishte që kjo çështje mos të hapej sepse sa herë që janë hapur “kacekët e Pandorës” gjithmonë ka patur erëra të forta e pse jo edhe fortuna.Me kete rast dua ti kujtoj politikës shqiptare nje thenie 100 vjecare të kryeministri nacionalist grek Lefter Venezellos qe thoshte: ne e dimë që myslymanët e po ashtu dhe ortodoksët e Korçës janë shqiptarë. Veç prioriteti i tyre jetësor është në Greqi e jo në Shqipëri. Dhe këtë të vërtetë të hidhur e ka vërtetuar plotësisht periudha 15 vjeçare e mërgimit te pasosur shqiptar. A mund te harrojme pastaj emigrantet e shumte shqiptare ne Greqi. Padiskutim tani, një numër i tyre e veçanërisht fëmijët kanë nisur ta flasin shqipen si arvanitasit. Per te gjitha keto regjistrimin sipas kriterit te fese e konsideroj krejtesisht te gabuar. Gazetari I gazettes Skëndërbeg: Meqë përmendët arvanitasit, a mund të qëndrojmë pak tek çëshja e tyre dhe çfarë ndryshimi kanë ata me arbëreshët e Italisë? Me siguri kjo do ish me interes per shqiptaret e Australise? Thesproti :Arvanitasit ndryshe nga camerit qe jane autoktone ne tokat e tyre kane emigruar ne Greqi te kushtezuar nga rrethanat e kohes qysh ne shekullin XIV, pra para periudhes se Skenderbeut (njelloj si edhe arbereshet e Italise). Fakti qe keta shqiptare te vjeter thirren arvanitas(ne Greqi) apo arberesh (ne Itali) lidhet thjesht me aspektin frazeologjik te ketyre dy gjuheve fqinje. Pas vdekjes se Skenderbeut dhe pushtimit osman te Shqiperise (Arberise), shqiptaret u detyruan te emigronin me shumice drejt Jugut. Ne menyre te theksuar ata u vendosen ne Greqi, ku gradualisht arriten te loznin nje rol kyc ne historine moderne te ketij shteti.Nuk duhet harruar kurrsesi kontributi i jashtezakonshem i arvanitasve ne Pavarsine e Greqise. Per ta bere me real,me te prekshem kete fakt do te mjaftonte te kujtonim ketu se 90% e Kapedaneve qe udhehoqen luften per lirine greke ishin arvanitas, pra shqiptare. Ketu nuk bejne perjashtim as vete kryeheronjte e Revolucionit si Marko Bocari. Kollokotroni, Bubulina, Miauli etj, etj. Por grekerve asnjehere nuk ju ka pelqyer qe ta njohin kete te vertete. Perkundrazi ata kane shkelur mbi gjakun e arvanitasve te medhenj sa here qe kane sulmuar e pergjakur Camerine apo kur edhe sot e kesaj dite synojne ende pushtimin e Shqiperise se Jugut. Per te mos zene me ne goje pastaj mohimin e te drejtave me elementare per arvanitasit dhe shqiptaret e tjere ne Greqi duke perfshire vecanarisht ketu Camerine, sic jane arsimimi ne gjuhen shqipe, shtypi, radiot, flamuri kombetar, te drejta keto qe minorotaret grek ne Shqiperi i gezojne ne nivelet me te larta europiane. Por mosmirenjohja, pabesia, tradhetia greke eshte me rrenje shume te tjella ne histori. Dinakeria greke njihet boterisht. Antishqiptarizmi grek eshte bere teper i njohur vecmas sot, kur shqiptaret per arsye ekonomike punojne atje. A nuk jane thuajse te perditshme keqtrajtimet apo vrasjet e shqiptareve te pafajshem ne Greqi?! Ndersa krejt e kundert eshte situate e arberesherve ne Itali,sidoqe historia e tyre eshte pothuajse e njejte me ate te arvanitasve.Packa se ata jane 10 fish me te pakte ne numer se arvanitasit (rreth 200 mije ne te gjithe Italine) eshte per tu theksuar se arbereshet edhe sot e kesaj dite e ruajne dhe e flasin perditshmerisht shqipen e vjeter te kryeheroit te tyre, Gjergj Kastriot Skenderbeut,Pastaj ne drejtim te ruajtjes se traditave te tyre kulturore e kombetare,ata asnjehere nuk ka qene te shtypur.Perkundrazi, shteti italian i ka lene vazhdimisht te lire.Per rjedhoje ata prej shekujsh kane me dhjetra revista qe botohen ne gjuhen shqipe, radio private po ne gjuhen shqipe etj,etj. Pa qendruar gjate pastaj tek katedrat e shumta te shqipes prane Universiteteve te njohura italiane qe fillojne me La Sapiencen ne Rome e mbarojne ne Kozenca te Kalabrise. Keto dy panorama krejt te ndryshme mes realitetit arvanitas ne Greqi dhe atij arberesh ne Itali deshmojne si drita politiken e vjeter e te re helene ndaj shqiptareve. Prandaj dua ta mbyll kete bisede te gjate nepermjet nje sentence thelbesore qe kam ne kapakun e njerit prej librave te mi “Rikthim ne Cameri” ku thuhet: Nderkohe qe Kosova perjeton lirine. Nderkohe qe shqiptaret e Maqedonise dhane sinjale te qarta per ardhmerine e tyre, Cameria martire mbetet ende plaga qe rrjedh gjak prej shtatit te kombit tone. Kjo jo thjesht per faktin e njohur e tragjik te 200 mije camerve myslimane te perzene me genocide prej Athines, por edhe te mijra e mijra vellezerve te tyre te krishtere te cilet edhe sot e kesaj dite prej Filatit, Margellicit, Paramithise, Gumenices, Parges, Filipiadhes, Sulit e deri ne Preveze e Arte kane frike te shprehen hapur ne gjuhen e memes, pasi grushti i eger i shtetit diktatorial nacional e shoven grek do binte mbi ta pa meshire… Gazetari I gazettes Skenderbeg: Dicka ne fund per incidentin e Sarandes. Thesproti: Per kete incident jam shprehur edhe nje here ne gazeten “Skenderbeg”. Prandaj s’ka aresye te riperseris veten.
Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Nga Ardit Rada Shumë shpesh kemi dëgjuar në lidhje me abuzimet tek femijët si dhe me mungesën e një politike konkrete mbrojtëse për to sikurse kemi dëgjuar jo rrallë herë për përpjekjet që qeveria aktuale po bën për të ndihmuar biznesin i madh apo i vogël qoftë ai. Ky kontrats ngjarjesh sigurisht që në hyrjen e mësipërme të bën të mbetesh gojë hapur për aq kohë sa nuk mund ta gjesh lidhjen mes dy situatave në vendin tonë. Mirëpo pasi lexova shkrimin e STANDARD, nr 166, në lidhje me femijët shqiptarë të braktisur e pa mbrojtje dhe deklaratën e UNICEF për këtë problem, të them të drejtën nuk u cudita dhe pasi s’është hera e parë që shqiptarët degjojnë të tilla probleme dhe për më tepër ne perballemi përditë me fëmijë lypës, fshirës xhamash të makinave në bulevardet kryesore dhe “banorë” të përhershëm të parqeve në kryeqytet.Por ndryshe nga ajo që UNICEF theksonte në deklaratë, se gjakmarrja po cënon arsimimin e fëmijëve, unë mendoj se ka një mori problemesh dhe gjakmarrja nuk është i vetmi faktor negativ.Për aq kohë sa ministri Pollo shprehet se do të ndërtojë 100 shkolla për të pa arsimuarit dhe nuk ka vënë asnjë gur në themel dhe për aq kohë sa ai nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të fillojë ndërtimi i shkollës së parë dhe se kur do të vendoset tjegulla e fundit e shkollës së njëqindtë, a mundemi ne t’ja hedhim sërisht fajin gjakmarrjes apo prindërve të papërgjegjshëm? Koha ka treguar se propaganda dhe demagogjia të sjell dicka: simpatinë e përkohëshëm tek njerëzit.Por ndryshimi i prekshëm të shpie akoma më larg.Të bën të fitosh një besim të gjatë dhe një emër të mirë për komunitetin.Për tu kthyer sërisht në “kontrastin” e mësipërm dhe lidhjen midis kësaj gjëndje shqetësues për fëmijët dhe lehtësimin e bizneseve, ajo që më erdhi ndërmend ishte roli i qeverisë si rregullator midis subjekteve tregtare dhe organizatave të ndryshme në vendet perëndimore. Kështu përshembull, në shkëmbim të uljes së taksës për një subjekt tregëtar nga ana e shtetit, ky i fundit duhet të ketë financuar më parë ose të vazhdojë të financojë një organizatë që lobon për të drejtat e njeriut dhe femijët.Këto politika të ndjekura prej vitesh jo vetëm në perëndim por kudo në vendet me kulturë demokratike dhe shoqëritë e civilizuara, mbi të gjitha kanë sjellë dukshëm uljen e shkallës së analfabetizmit dhe të varfërisë. Mendoj se ky shembull është jo pak i nevojshëm që të ndiqet edhe tek ne.I tillë mekanizëm do të sillte mbi të gjitha një ndryshim të dukshëm dhe pozitiv të problemit në fjalë dhe gjithashtu do ti ofronte qeverisë një arsyetim më bindës kur vjen puna për deklaratat në lidhje me uljen e tatimeve dhe cmimit të energjisë për bizneset.Për më tepër, do të justifikonte dhe thënien e urtë të popullit se njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën.
Vizitë në vendin tim Nuk ka aspak rëndësi nëse jam prej Prespe, Këshave apo Ostreci. Tashmë dihet nga të gjithë se një numër të ndjeshëm të shqiptarëve të Australisë e bëjnë pikërisht banorët e këtyre fshatrave përreth qytetit të Manastirit në Iliridë. E rëndësishmja është se e dua së tepërmi vendin tim, paçka se jam rritur në Melburn, në këtë qytet të mrekullueshëm. Atdhetdashurinë e kam të trashëguar prej tharmit, gjakut të prindërve që u detyruan të marrin udhët e mërgimit plot 30vjet më pare. Krenarinë e të qënurit shqiptar e kam të mëkuar prej këngëve tona. Si me qumështin e nënës jam ushqyer me epizmin, heroikën e tyre. Në to kam mësuar historinë, luftrat tona të pafundme për liri. Skënderbeun,Ismail Qemalin e Adem Jasharin i kam idhuj. Ndërsa Nënë Terezën ikonë. Më së fundi munda të bëja realitet ëndrrën e jetës sime. Me qindra, me mijra herë ma pat prishur gjumin e natës. Pak muaj më parë,pikerisht kur u bëra plot 25 vjeç arrita të vizitoj vendlindjen. Madje dua t’u them se atje gjeta edhe shoqen time të jetës. Pra, u fejova e në të njëjtën kohë çova në vend amanetin e gjyshes ,e cila nuk donte kurrë që ta lidhja jetën me një të huaj. Fshatrat tona përreth Manastirit më pëlqyen, veç për të qënë i sinqertë duhet të them se më lanë edhe një shije të hidhur. Të bukur, por skajsisht të varfër. Ostrecin dhe Këshavën i ngatërroj ende me njëri-tjetrin. Të dy më duken njësoj. Ndërtuar mes malesh të lartë që per te mos thene kurre rrallë herë i has ketu në Australi. Infrastruktura i mungonte pothuajse tërësisht. Me shume rrugë bagëtish. Vec njerëzit qenë shumë të dashur e të afruar.Mbi të gjithe kushërinjtë.Apo ndofta varferia i ben njerzit me te mire. Ata habiteshin me shqipen time të njejte me te tyren. Nuk do të më hiqen nga kujtesa asnjëherë netët që fjeta në shtëpinë e vjetër të nënës e të babait. Prej mendimeve të shumta gjumi do të më zinte vonë. Kurse në agim do të më zgjonte kënga e këndezit si dhe blegërima e bagëtive. Bile një natë pashë edhe një ëndërr. Veç nuk arrita të kuptoja se kush bridhte pas qingjave ?! Babai i mitur apo unë vete? Fshatrat e Prespës qenë ndryshe. Liqeni i bënte ato te bute,piktoresk. Por edhe këtu infrastruktura linte shumë për të dëshiruar. Ndjeja dhimbje për këtë. Përmirësimi, shtimi i udhëve do të sillte patjetër zhvillimin e kësaj zone. Në këtë mënyrë turizmi do merrte një hop të ri. Pelisteri më tërhoqi së tepërmi. Mal aq të lartë nuk kisha mundur të shihja asnjëherë në Australi. Edhe këtu si në Këshavë e Ostrec njerëzit qenë miqësor. U largova prej fshatrave të Prespës mes një pezmi të dyfishtë. Përse vallë shqiptarët e Australisë nuk kthenin kokën, nuk investonin seriozisht në vatrën e tyre amtare?! Vizita në Manastir ma shtoi më tej trishtimin. Për fat të keq atje nuk shquajta as edhe një shenjë të vogël shqiptarie. Ndonëse u enda disa orë nëpër qytet nuk munda të gjeja as shtëpinë e Qirjazajve të njohur. E kisha imagjinuar ndryshe Manastirin. Në trurin tim,përmes Kongresit të famshëm të shkronjave të para shqipe,ai lartohej bukur e madhërishëm si vetë kulla e sahatit të madh. Por jo. Atje nuk kish asgjë shqiptare. Bile në një shitore ku kërkova diçka për të pirë nuk më folën as shqip e as anglisht. Mezi u morra vesh me ta pasi unë nuk njoh asnjë fjalë të vetme në sllavisht. Sidoqoftë, zemrën porsi ai dielli i mëngjezit në të hyrë të dimrit ma ngrohu Struga. Ky qytet i bukur buzë liqenit të madh jo vetëm që llafoste shqip por edhe frymonte po në të nëjtën mënyrë. Ndryshe prej Manastirit e Ohrit, nëpër udhët e tij do shihje edhe tabela të shkruara në gjuhën shqipe. Pikërisht këtu ndjeva për herë se ndodhesha në vendin tim. Të paharuara do me mbeten ne mendje vizitat që kreva në Shkup e Tetovë. Çarshia e vjetër më habiti me origjinalitetin e saj . në Shkup nje shqiptar më kallëzoi edhe vendin ku do të ngrihej së shpejtio monumenti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Më pëlqeu pozicioni. Ai do të lartohej karshi kalasë, buzë Vardarit të gjërë që më kujtoi Jarrën e Melburnit. Kalaja vete nuk m’u duk aq e lartë. Zemra më thoshte se kështjella e Skënderbeut në Krujë do të ishte shumë më e lartë, shumë më madhështore se ajo. Ndonëse e vogël dhe më pak e bukur se Shkupi, Tetova me te drejtë ka famën e kryeqëndrës shqiptare të Iliridës. Aq shumë flamuj kuq e zi pashë atje sa nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Natyrisht as edhe në festivalet e Fustkrajit (Melburn), Dandenongut apo Shepartonit, ku çdo vit mblidhen me mijëra e mijëra shqiptarë të Australisë. Ndersa Sharri madhështor, në të cilin pak vite më parë patën luftuar për liri aq shumë shqiptarët ja shtonte me tej heroiken ketij qyteti legjendar.Ne qender,para biblotekes kryesore gjëndej shtatorja e poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Atje ju luta një të panjohuri për të më bërë disa foto. Ato mbetën ndër kujtimet e mia më të vyera. Hyra edhe në librarinë e madhe. U mahnita. Aq shumë libra në gjuhën amtare nuk kasha parë asnjëherë në jetën time. Natyrisht, bleva vjershat e zgjedhura të Naimit. U ula në njërin prej stolave të lulishtes pranë e zura të shfletoja. Vargjet e poemës “Bagëti e bujqësi” të parat. Nuk po kuptoja se çfarë po me ndodhte? Po lexoja apo po këndoja? Po bëlbëzoja nëpër buzë këngën e bukur te Gëzim Nikës me vargjet e kesaj poeme: “O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate … Në Qafë- Thanë kalimi i kufirit shqiptaro-shqiptar më mornicoi shtatin. Për Shqipërinë Nënë më pat treguar aq shumë gjyshi. Për fat të keq, ai pat ndërrruar jetë pa mundur ta shihte atë. Por drithërimën e trupit do të ma flladiste ëmbëlsisht valëvitja e një flamuri të madh kuq e zi në pikën më të dukshme të doganës. Pas pak minutash gjendesha brenda një taksie. Përhumbja ende nuk më qe tretur. Vërtet ndodhesha në Atmëmëdhe?! Qeshë bërë një me xhamin e taksisë. Qytetet apo fshatrat që përcollëm deri sa arritëm në Tiranë nuk mund ti mbaj mend të gjitha. Veç rrugën nuk mund ta harroj kurrësesi. Më pëlqeu së tepërmi. Dhe kjo jo thjesht falë pejsazheve të mrekullueshme, ku si nëpër legjenda shfaqeshin malet e lartë e lumenjtë e kulluar, por edhe fale vetë cilësisë se saj. Ajo udhë ishte sa e re e po aq edhe moderne .Me të gjitha tabelat e nevojshme rrëfyese dhe e siguruar plotësisht prej honeve të shumta e të thella. Aq shumë më pëlqeu ajo udhë e gjarperuar saqë po ta njihja shoferin do ta kisha drejtuar makinen vete. Natyrisht, këtu nuk mund të lë pa kujtuar qytetin e Elbasanit. Ai është ndër më të përmendurit në Shqipëri. Kalaja e tij më befasoi. Ishte vërtet e madhe e me mure të trashë, po e ndërtuar në fushë (në qëndër të qytetit). Nuk pata menduar asnjëherë se kalatë shqiptare do ishin ndërtuar edhe nëpër fusha. Ato i pata fantazuar të ngritura nëpër malet e lartë, ku qe teper e vështirë të shkelte këmba e armikut. Por nuk do zgjaste shumë qe kalaja e Petrelës, paçka se më e vogël se ajo e Elbasanit do më shfaqesh para sysh si një shqiponjë në fluturim. Meditimin ndaj saj do të ma prishte një ndër ato ndërhyrjet e rralla të shoferit që tha: - Për më pak se gjysëm ore do të jemi në Tiranë. Hyrja në kryeqytet koencidoi me rënien e muzgut. Neonet dhe yjet në qiell mplekseshin kendshem me njëra-tjetrën. Hotelet e shumtë periferik po më sillnin ndër mend shtëpitë lluksoze në Australi që zhyteshin mes blerimit. Sigurisht, Tiranën nuk mund ta krahasoja as me Melburnin, Sidnejn apo Brisbenin. Por, pa dyshim që është më e bukur se Shkupi. Në Tiranë, në mënyrë të veçantë do të më tërhiqnin ndërtimet e reja shumëkatëshe e moderne. Tiranës nuk i mungonin as rrugët e gjera e as gjelbërimi. Të pashlyeshme do të më mbeten ne kujtesë shetitjet përgjatë “Lanës” apo bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Vizita në Muzeun Kombëtar ishte vërtet krenari. Gërshetimi antik e bashkëkohor i historisë sonë përbën një pasuri. Në këtë këndvështrim Australisë i mungojnë shumë gjera. Portreti i Deas së Butrintit apo i Bukuroshes së Durrësit janë unikal. Piku i vizitës në Shqipëri mbetet kështjella dhe muzeu i Gjergj Kastriotit në Krujë. Sa shumë pata dëgjuar dhe ëndërruar për te. Dhe nuk isha zhgënjuer aspak. Në Krujë ndjeva për herë të parë se historia e popullit, kombit tim nuk na përket vetëm ne, por gjithë njerëzimit. Jo më kot Skenderbeu respektohet si një hero botëror. Në njërën prej lokaleve të kullës vigane Brenda kalase piva një kafe. A e dini se që andej munda të shoh edhe detin Adriatik? Ish vërtet dicka e rralle e paperseritshme. Kuptohet në atdhe nuk mund të rrija pa vizituar Vlorën e Pavarësisë e te Ismail Qemalit. Kënaqësia në të qe e dyfishtë. Vlora shquhet jo vetëm për historine, por edhe per hijeshine e saj. Prej kodres se Kuzbabasë ajo shfaqet si në pëllëmbë të dorës. Që andej mund të shohesh mrekullisht sheshin e Flamurit, ishullin e Sazanit si dhe vete gadishullin e Karabarunit. Udhën për në Sarandë e bëra me anije per gjate bregut te detit.. Ishte vërtet i bukur, por i mungonte dora e njeriut. Sigurisht nuk do thoja se BREGU mund të bëhej fjala vjen si Gold Costi në Brisben, por nëse ndaj tij do qe treguar interes më i madh, turizmi do kish përparuar së tepërmi. Disa plazhe të vegjël me guralecë të bardhë do më sillnin ndër mend Oazet e rrallë australiane e jugaziatike. Si një patkua kali ngecur mes maleve Saranda sfidon ishullin grek te Korfuzit.Per fat te keq si edhe vete BREGU mbetet ende e panjohur prej agjensive te ndryshme turistike te Australise e me gjere. Veç mrekullia e saj lidhet me qytetin e Butrintit. Mund të thuash se ai rruhet si plot 2500 vjet të shkuara. Në të nuk mungonin as amfiteatri, as pistat sportive e as vendet e pagëzimit të shtruara me mozaik. Ndërsa ne muret e lartë që përqarknin qytetin antik nuk mungojnë as skulpturat origjinale të ruajtura me kujdes siç eshte rasti i një luani ne nje porte hyrese. Nderkohe qe në Shqipëri,Butrinti eshte nje qytet i zakonshem antik. Si ai e madje shume me të rendesishem jane edhe shume qytete te tjere.Per kete do mjaftonte te permendnim Durrësin, Lezhen, Shkodren , Beratin etj qe gjithashtu jane mbi 2500 vjecar.Nderkohe qe kujtojme se vetem amfiteatri i vjeter i Durresit qe ende egziston ne mbi gjysmen e tij duhet te kete permasat e stadiumit “Telstra” qe ngrihet ne qender te Melburnut, Përmes Korfuzit si në një revistë parakalalova gjithë bregdetin e çamërisë. Gumenica më solli ndër mend Sarandën.Preveza do të më kujtonte Srugën. Ndërsa Praga mbetet jo vetëm ballkon përmbi Jon, por edhe perla e gjithë bregut të tij. Siç shprehet Kadareja i madh, Kosova e lirë e bën më të plotë shtatin e kombit tonë. Prishtina shquhet për rininë e freskine. Si në Tiranë, Melburn apo Sidnej vërsnikët e mi janë tepër të shoqëruar. U çudita e më erdhi mirë që ata shpreheshin lirshëm edhe anglisht. I ngritur karshi teatrit Kombëtar, monumenti i Skëndëërbeut më përngjau më shumë me atë të Krujës se sa ate të Tiranës. Veçse Prishtinën do e dëshiroja me më shumë blerim . Ndoshta ky pretendim vjen ngaqe une jam lindur rritur në Melburn, në qytetin më të bleruar të botës. Sidoqoftë ishte emocionuese që ndodhesha nëpër rrugët e Prishtines. Në Prekazin e komandantit të UCK-së Adem Jashari derdha lot gëzimi e hidhërimi bashkë. Në memorialin e tij madhështor ndjeva veten njësoj sikur të isha në Krujën e Gjergj Kastriotit .Do dëshiroja të thoja me plot gojen se Drenicën dhe Labërinë i shoh si vatrat më të zjarrta të lirisë sonë kombëtare. Kafeja në Skënderaj, fare pranë monumentit gjigand të Adem Jasharit më shijo më tepër se në hotelin “Grand”. Pikërisht, gjatë atyre minutave që qëndrova atje u binda katerciperisht se liria, Pavarësia e Kosovës është si të thuash e njëjtë me puhizën që sjell flladitja e flamujve kuq e zi në krah të Adem Jasharit. Natyrisht, nuk mund të largohesha prej Skënderajt pa vendosur me duart të dridhura një buqetë me lule në monumentin e komandantit të madh . Faleminderit Adem Jashari! Ura mbi Ibër ne Mitrovice e ushtaret francez mbi të do më rikujtonin sërish vitet e luftës . Sa gjak i pafajshëm shqiptar qe derdhur në të. Madje sjell ndër mend se genocidi miloshevician shtatë vjet më parë pat prekur thelle të gjithë popullin Australian. Kambera atehere priti dhe strehoi plot 4 mijë refugjatë kosovarë. Ne shqiptarët e Australisë qemë lidhur aq ngushtë me vëllezërit tanë.Ne cdo cast i gjendeshim prane. I ktheva shpinën urës së Ibrit i mërzitur. Tehu i mprehtë i bajonetës së ushtarit francez mbante të ndarë në dy pjesë qytetin shqiptar. Kur vallë do të bashkohej ai?! Me siguri Mitrovica do të behej një kur Kosova do zyrtarizoj vetë Pavarësinë. Përndryshe liria çfarë kuptimi do të kishte?! Po atë ditë u nisa për në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi.Do te shkoja edhe në Ulqin. Në Melburn ka shumë shqiptarë prej trojeve tona etnike në këto…Mal te Zi. Prej tyre kam shume miq. Ulqini me pelqeu.Por nuk munda teshkoja ne Tivar.Si edhe ne Manastir ne qytetin e vjeter nuk mund ti shquaje as edhe një shenjë shqiptarie.Kurse ne qytetin e Barit prane detit shqiptaret sikur jane humbur,sikur jane tretur.U ktheva serish ne Ulqin.Atje ishte ndryshe.Te vinte ne gjume gjuha shqipe.Kjo me qetesonte,me shlodhte. Naten e mire.
 
Italia nderron rruge!!! U mbyllen sot ne oren 15:00 kutite e votimeve ne Itali. Sfida eshte ndermjet Silvio Berluskonit, kryeminister aktual dhe Romano Prodit, sfidanti i qendres se majte. Italianet duket se pas 5 vitesh kane arritur ndoshta te vleresojne ne menyren e duhur qeverisjen berluskoniane dhe po shprehin qendrimin e tyre qe deri tani nga komentet e para jane ne favor te qendres se majte.
 
Kapet pedofili britanik! ...per here te pare e kam pare ket tipin para nja 6 muajsh duke kaluar tek parku rinia me nje femije rom 5-6 vjecar perdore! Tju them, te drejten me beri shume pershtypje ky individ (thinjosh, me mjekerr, i veshur me pantallona trecerekshe, t-shirt dhe nje cante te madhe mbi shpine) aq sa i thashe personit me te cilin kisha dale: "Nuk te duket sio pedofil ky..." Per here te fundit e pashe dje ne lajme te vene nen pranga, i akuzuar pikerisht per dyshimin qe pata dhe une.
Kompleksi grek i Berishes Kompleksi grek i Berishës > > > Ilir Babaramo > > Në shtypin afër të majtës prej kohësh është krijuar > një klishe: Berisha, nacionalist i pandreqshëm që > përkeqëson marrëdhëniet me Greqinë. Ana tjetër e > medaljes: gazetat e djathta në Shqipëri e kanë sulmuar > Paskal Milon si "vegël të Athinës". Më këto dy > parafabrikate janë ndërtuar dhjetëra fjalime në > Parlament dhe janë shkruar qindra komente. > Anulimi i vizitës së ministrit grek të Mbrojtjes > risolli dhe një herë në qendër të vëmendjes > kompleksitetin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Prej > shumë vitesh Athina ka kërkuar ndërtimin e një varreze > për ushtarët e saj, që u vranë në luginën e Vjosës > gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkesë herë është > refuzuar dhe herë është mbajtur pezull nga qeveritë e > mëparshme shqiptare. Arsyet e shtyrjes dhe refuzimit i > shpjegoi qartë ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo. > Ndërkohë, dy ministra të kabinetit "Berisha" bënë të > ditur se varreza do të ndërtohet. Madje, shefi i > diplomacisë, Besnik Mustafaj, saktësoi se nuk do ketë > një, por tre memoriale të shpërndara në Jugun e > Shqipërisë, në Këlcyrë, Bularat dhe Korçë. > Në mesin e vitit 2006 duket absurde të komentosh nëse > duhen ndërtuar apo jo varreza ushtarësh të Luftës së > Dytë Botërore. Por anulimi dy herë rresht i vizitës së > ministrit grek të Mbrojtjes ka pikërisht këtë shkak. > Argumenti për ndërtimin e varrezës është ai i > precedentit. Në territorin shqiptar janë ndërtuar > përkujtimore për ushtarë francezë të vrarë në Korçë > gjatë Luftës së Parë. Në kodrat e liqenit artificial > ne Tiranë është një tjetër varrezë, ajo që përkujton > ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë > Botërore. Në një rrethanë të tillë nuk ka përse të > bllokohet ndërtimi i memorialeve që përkujtojnë grekët > e vrarë në territorin shqiptar. Ata që paraqesin këto > pretendime harrojnë të vërtetën e thjeshtë historike. > Në gjithë historinë e ekzistencës së shqiptarëve > Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë pasur pretendime > territoriale ndaj Shqipërisë. Ndërsa invazionet e > herëpashershme të ushtrisë greke kanë vënë në rrezik > ekzistencën e shtetit shqiptar gjatë gjithë gjysmës së > parë të shekullit XX. Eshtë e vërtetë që të rënët në > luginën e Vjosës janë viktima të luftës italo-greke > dhe në rastin më të mirë mund të konsiderohen > antifashistë, që duhen nderuar. Por motivi nuk është > ky. Ish-ministri i Jashtëm, historiani, Paskal Milo, u > shpreh në një intervistë për "Vizion Plus" se Greqia > ende nuk ka pranuar të kryejë të gjitha aktet e të > drejtës ndërkombëtare që i japin fund ligjit të > gjendjes së luftës dhe mbi të gjitha: pretendimet > territoriale për të ashtuquajturin Vorio Epir. > Në qershorin e vitit 2000, përmes një note zyrtare > ambasada shqiptare i kërkoi shpjegime Ministrisë së > Jashtme greke nëse është ende në fuqi ligji i Gjendjes > së Luftës. Përgjigja zyrtare ishte. "Po". Për gati dy > dekada, që nga koha e rivendosjes së marrëdhënieve > diplomatike, Athina ka refuzuar të nënshkruajë > marrëveshjen për riparimin e shenjave të kufirit dhe > piramidave. Një veprim i tillë bie ndesh me traktatin > e miqësisë të nënshkruar në pranverën e vitit 1996. > Lëvizjet diplomatike të Greqisë kanë synuar gjatë > gjithë kësaj periudhe të lënë të mjegullt pretendimet > territoriale që kanë pasur në të gjitha konferencat > ndërkombëtare, ku janë përcaktuar kufijtë e Ballkanit. > Rivendikimi territorial është shoqëruar dhe me masakra > të kryera nga ushtria greke ndaj popullsisë civile > shqiptare. Këto masakra janë kryer pikërisht në atë > hapësirë ku do të ndërtohen mauzoletë. Varrezat pritet > të shtrihen që nga Korça deri në Gjirokastër. Kushdo > mund t'i komentojë si piramida kufiri të Vorio Epirit. > Provokimi është i qartë. > Prej disa dekadash, dy popujt e kanë lënë pas këtë të > shkuar tragjike. Ashtu si dhe Franca me Gjermaninë. > Por në axhendën e bisedimeve të presidentit francez me > kancelarin gjerman është e paimagjinueshme të ketë > qoftë dhe një nuancë fare të vogël se kujt i përket > Alzas-Lorrena. > Eshtë absurde që në vitin 2006 të bësh diplomaci me > varre. Kjo duhet te ishte përgjigja e qeverisë > shqiptare. Por Berisha duket se vuan nga kompleksi që > ka ndaj Greqisë. Beson se 9 vjet më parë e rrëzoi nga > pushteti lobi grek në SHBA. > Për këtë arsye është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë > që i vjen nga Athina. Eshtë i gatshëm të paguajë çdo > çmim, mjafton të mos ta akuzojnë si nacionalist që > duhet larguar nga pushteti. Athina duket se po abuzon > me këtë kompleks të Berishës. Tek e fundit, fqinjët > tanë të Jugut duhet të jenë të kënaqur me ekspansionin > e ekonomisë greke në Shqipëri. Energjia, sistemi > financiar, telekomunikacioni, tre kolonat mbi të cilat > ngrihet ekonomia e një vendi, janë thuajse nën > kontrollin e plotë helen. Dhe lideri i fundit komunist > në Ballkan, Ramiz Alia, që në vitin 1989 e kishte > kuptuar se "imperializmi tashmë nuk lufton për > territore, por për tregje". Pikërisht për këtë arsye > historia e varrezave duket absurde. Lugina e Vjosës > është pushtuar nga valët e AMC. Nafta që përdoret aty > vjen nga kompani greke. > Banorët i vendosin kursimet në banka greke, ndërsa me > punën e rëndë të tyre në emigracion kanë ndikuar në > rritjen e shpejtë të GDP greke. Për këtë arsye, nëse > duhet dhënë ndonjë kryq i Shën Gjergjit për mbrojtje > të interesave helene në Shqipëri, më parë se çdo > tetari të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, medalja > i takon mikut tim Oktapodhas, drejtorit të > Përgjithshëm të AMC. Kjo kompani siguron qindra > milionë dollarë fitim në vit, të cilët përdoren si > oksigjen për "gjyshen e saj të sëmurë", kompaninë > publike greke OTE, e cila shpëtoi nga falimentimi > pikërisht për shkak të kapitaleve që injekton nga > Shqipëria.
Hapet sezoni turistik Sarande, celet zyrtarisht sezoni turistik Eshte celur dje zyrtarisht, sezoni veror turistik 2006 ne qytetin e Sarandes. Ne nje atmosfere festive, kryetari i Bashkise Sarande, Edmond Gjoka, tha para pjesemarresve se deshironte te falenderonte Qeverine shqiptare 'per mbeshtetjen e vecante morale dhe financiare qe po i jep qytetit tone', si dhe donatoret e rendesishem si Banka Boterore, Banka Evropiane per Zhvillim, etj. "I gjithe komuniteti yne eshte pergatitur per kete hap te madh, tha Gjoka, duke shtuar: "Saranda i pret miqte e kesaj vere me me shume rruge te rregulluara, me shume uje dhe energji elektrike, gjelberim dhe plazhe te rregulluara, por edhe me me shume qetesi e rend, edukate dhe kulture qytetare", u shpreh kryebashkiaku Gjoka. Ky eshte sezoni i trete veror qe bashkia e Sarandes e cel ne javen e pare te muajit maj. Vitin e kaluar ne bregdetin e Sarandes preferuan te kalojne pushimet rreth 50 mije turiste nga vendi dhe shtete te tjera. Vera, rikonstruksion 5 akseve rrugore: Investimet ne rrjetin rrugor qe lidh qytetin e Sarandes me pjesen tjeter te vendit jane trefishuar gjate ketij viti ne krahasim me vitin 2005. Drejtori Rajonal i Rrugeve, Paqesor Aliko, tha per Atsh-ne se "rruget me problematike ne vite per vizitoret e shumte qe vizitojne qytetin turistik te Sarandes, do te perfundojne brenda nje afati te shkurter kohor". Sipas tij, per rehabilitimin e pese segmenteve te rruges kombetare Jorgucat-Sarande jane akorduar nga buxheti i shtetit rreth 64 milione leke, te cilat do te sherbejne per sistemimin dhe asfaltimin e tyre. "Segmenti rrugor Jorgucat-Sarande pritet te rehabilitohet pothuajse krejtesisht deri ne daten 20 Maj, duke lehtesuar qarkullimin ne kete aks qe lidh Saranden me Gjirokastren dhe Kakavijen", perfundoi Aliko. E Diele, 07 Maj 2006
Pas Greqise Turqia ...........kush tjeter E Marte, 22 Shkurt 2005 <span style="font-weight: bold"> TURQIA: RISHIKONI ROLIN E SKENDERBEUT</span> Sipas agjencise se lajmeve &quot;Anadolu Agency&quot;, Erdogan ka kerkuar korrektesi historike. Kryeministri Taip Erdogan i kerkoi homologut te tij, Nano, rishikimin e teksteve te historise Kryeministri turk Taip Erdogan gjate vizites se tij ne Tirane i ka kerkuar homologut shqiptar ngritjen e nje komisioni ekspertesh dypalesh per rishikimin e teksteve te historise. Sipas agjencise turke te lajmeve &quot;Anadolu Agency&quot;, kerkesa e Erdogan per Nanon ishte qe &quot;informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise&quot;. Ky detaj i rendesishem ne fakt nuk u publikua nga pala shqiptare, e cila vendosi te heshte publikisht ndaj kerkeses se kryetarit te qeverise turke. Kerkesa per rishikimin e teksteve te historise nuk eshte e para qe mberrin ne adrese te shtetit shqiptar. Gjithashtu, &quot;ne emer te fqinjesise se mire&quot; kete kerkese e artikuloi pak kohe me pare edhe qeveria greke. Madje per kete u caktua nje grup i perbashket pune, i cili do te hiqte nga teksti i historise shqiptare ato paragrafe qe &quot;cenojne marredheniet&quot;. Edhe ne rastin e kerkeses se kryeministrit turk, qeveria shqiptare nuk ka bere asgje publike, por gjithcka ka dale ne shesh nga autoritetet apo mediat e huaja. Kerkesa e kryeministrit Erdogan per rishikimin e historise i referohet periudhes kur Gjergj Kastriot Skenderbeu perballoi permbi 25 vjet ushtrite e drejtuara nga sulltanet turq. Ne historine boterore, Skenderbeu njihet edhe si mbrojtes i vlerave te Krishterimit, pasi nuk lejoi depertimin e ndikimit osman mbi Perendimin. E Marte, 22 Shkurt 2005 HISTORIA S'ESHTE PRONE E QEVERIVE Nga Erl Murati Vizita e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan ne Tirane do te kalonte ne rutinen e nje kornize te njohur zyrtare, nese agjencia shteterore turke e lajmeve &quot;Anadolu Agency&quot; nuk do te publikonte nje informacion te papritur. Sipas kesaj agjencie, kryeministri Erdogan i ka deklaruar homologut shqiptar se &quot;informacioni mbi marredheniet Turqi-Shqiperi duhet te reflektohet korrektesisht ne librat shqiptare te historise&quot;. Zakonisht, kur kryetari i qeverise se nje shteti e ngre kete problem zyrtarisht ne nje vizite zyrtare ne nje shtet tjeter, do te thote se sipas tij, problemi eshte bere nje ceshtje per t'u zgjidhur ne marredheniet mes dy shteteve. Afermendsh, kjo tregon se kryeministri i Turqise dhe shteti qe ai perfaqesoi me viziten ne Tirane eshte i pakenaqur me menyren si eshte paraqitur ne tekstet shqiptare te historise, historia jone me Turqine. Jo vetem eshte i pakenaqur, por kerkon qe edhe tekstet tona te korrigjohen. Kerkesa qe i behet shtetit tone nga Turqia, qe te korrigjoje historine, nuk eshte problem qe mund te anashkalohet apo te mbyllet. Kjo eshte nje ceshtje me e rendesishme nga ajo nese mori pjese apo nuk mori pjese PD-ja ne sallen e parlamentit kur mbajti fjalimin kryeministri turk. Nuk eshte e veshtire per secilin nga ne, te kuptoje se cfare do te thote kerkesa e Turqise per te korrigjuar tekstet e historise sone. Kjo do te thote qe ne duhet te rrezojme Skenderbeun dhe historine e tij te mbrojtjes se shtetit shqiptar nga pushtimi turk. Ne duhet te rrezojme e te mohojme Rilindjen Kombetare, sakrificat per pavaresine dhe themelet e kultures nga Naim Frasheri tek Ismail Kadareja. Kerkesa e Turqise eshte e dyta, pas asaj te Greqise. Edhe Greqia, edhe Turqia, kerkojne qe te rishkruajme historine tone sipas variantit te tyre. Keto kerkesa, jane njelloj te pavend pasi historia nuk mund te ndryshohet sipas oreksit te njerit apo tjetrit kryetar shteti apo qeverie te huaj. Nese kerkesa te tilla do te pranoheshin, s'do te duhet te habiteshim nese nje dite edhe kryeministri i Serbise do te na kerkonte ta rishkruajme historine e kombit tone. Historia nuk eshte prone e qeverive dhe miqesite me shtetet nuk forcohen duke shtremberuar apo fshire historine. Kerkesat qe na vijne nga &quot;avokatet&quot; tane per hyrjen ne BE dhe ne NATO, kane nevoje jo vetem per nje qendrim zyrtar te qeverise, por edhe te opinionit publik.
Burg prindërve që shesin vajzat Ne serine e temave qe kam hapur per shitjen e femijeve shqipetare, holokosti ndaj femres, po postoj kete pjese te artikullit te marre nga Shekulli, 11 Maj, 06: Kryeministri kërkoi dje hartimin e ligjit për pjesëmarrjen e komunitetit kundër trafiqeve Burg prindërve që shesin vajzat TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje nga ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, që të hartohet sa më shpejt projektligji për pjesëmarrjen aktive të komunitetit kundër qenieve njerëzore. “Nuk mund të mos ndërhyjmë ne me të gjithë forcën e komunitetit për të mbrojtur vajzat tona. Komuniteti dhe qeveria kanë një përgjegjësi absolute për mbrojtjen e tyre. Nuk mundet që njerëz të zhveshur nga çdo lloj morali njerëzor t’i grabisin apo mashtrojnë ato dhe t’i nxjerrin rrugëve të botës. Janë institucionet, pushteti vendor i shtrirë në çdo bllok dhe lagje të vendit me këshilltarë, kryepleq, i cili është qeverisja direkte e qytetarëve. Unë pres z. Ministër, që ju të sillni kuadrin ligjor, kundër trafikut njerëzor, pasi krimet në familje janë të shëmtuara, por më i shëmtuari është ai i shitjes së vajzës tënde dhe ai që kryen një gjë të tillë duhet të përballet me ligjin dhe me shumë ashpërsi. Një dënim të rreptë dhe krim shumë të rëndë përbën edhe për atë që shet fëmijën apo vajzën e vet, por edhe për atë që përgjumet. Komitetet antitrafik që janë ngritur në shkallë vendi, siç ekziston edhe në qendër. Ky ligj duhet t’i ndihmojë këto komitete për të hartuar një strategji të qartë, e cila do të mbrojë çdo vajzë shqiptare. Ne jemi gati të qëndrojmë pranë gjithsecilit prej tyre, por jo ata të mendojnë të shesin fëmijët e tyre sepse ky gjest është një lëndim dhe një poshtërim shumë i madh për shoqërinë”, - tha dje Berisha. Për këtë arsye, kryeministri kërkoi rishqyrtimin e Kodit Penal, për të rritur në një shkallë më të madhe dënimin për trafikantët e vajzave dhe të fëmijëve. “Nuk duhet të hezitojmë. Ne kemi kodin tonë dhe duhet të japim të pamundurën të veprojmë ndaj këtyre tregtarëve. Hapat që janë bërë deri tani janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Këto hapa tregojnë se institucionet kanë një vullnet të hekurt për t’u përballur me krimin e organizuar, për të dëshmuar në çdo moment se shteti është më i fortë se krimi”, - tha ai.
Ismail Kadare: Prania e dy shteteve shqiptare... Ismail Kadare: Prania e dy shteteve shqiptare në Ballkan do të jetë e mirë për vizionin e shqiptarëve Ilir Ikonomi 22-04-2006 Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës gjatë qendrimit në Shtetet e Bashkuara, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare tha se me zgjidhjen e statusit të Kosovës, prania shqiptare në Ballkan do të jetë e fuqishme. Duke folur për ato që ai i quajti “dilema” tek disa shqiptarë lidhur me përkatësinë e tyre, ai tha se kombi shqiptar e ka vendin në Evropë dhe jo në Lindje. Ismail Kadareja erdhi në Shtetet e Bashkuara për të mbajtur një ligjëratë në Institutin Harriman të Nju Jorkut mbi marrëdhëniet mes letërsisë dhe tiranisë. Zëri i Amerikës: Ky është një vit me rendësi për Kosovën, statusi i së cilës është në prag të zgjidhjes. Në Ballkan duket se do të krijohet së shpejti një shtet i ri. Çfarë prisni që të sjellë krijimi i këtij shteti të ri në psikologjinë shqiptare në përgjithësi? Ismail Kadare: Me sa duket kjo do të ndodhë. Do të krijohet një tjetër shtet shqiptar në Ballkan, pra do të ketë dy shtete shqiptare. Për shumëkënd kjo u duk në fillim si pak e çuditëshme, e papranueshme. Këtu nuk ka asgjë të papranueshme, është normale. E papranueshme, e tmerrshme ishte që gjysma e kombit shqiptar nuk kishte liri, ishte në gjendjen e një kolonie. Kjo ishte skandaloze. Kurse zgjidhjet e tjera janë të gjitha logjike. Nuk duhet harruar që dikur, nëse hapim kronikat e Rilindjes, flitej për katër Shqipëri, ose katër vilajete siç quheshin. Prandaj këtu nuk ka asgjë të keqe dhe kjo është një përvojë që e njeh bota. Ka disa kombe që përbëhen nga dy shtete madje nga dy shtete e gjysmë. Pra, me sa duket, në një kohë të afërt në Ballkan do të ketë dy shtete shqiptare dhe kjo është një gjë e mirë për të gjithë hapësirën shqiptare, për vizionin e kombit shqiptar, për shtatin e tij, për përmasat e tij. Dhe kur trupi është më i plotë, edhe mendja bëhet më e plotë. Është diçka që i përshtatet kombit shqiptar dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ka një gjë të mirë: prania shqiptare në Ballkan do të jetë e fortë, e fuqishme. Kur them këto fjalë nuk i them sepse neve na duhet një prani e fuqishme për të uzurpuar ndonjë vend tjetër ose për t’u shtrirë diku ku s’na përket. Absolutisht jo. Kombi shqiptar do të gjejë shtatin e vet natyral. Se e ka gjetur këtë në një hapësirë unike ose në dy, kjo nuk ka shumë rëndësi. Kryesorja është që kombi shqiptar po hyn në Evropë me atë shtat që ka dhe jo me një shtat të gjymtuar siç ka qenë deri më sot. Zëri i Amerikës: Kohët e fundit ju keni shprehur një farë ndjeshmërie për faktin që një pjesë e shqiptarëve priren të shohin drejt lindjes se sa drejt perëndimit, të cilin ju e konsideroni si vendin e natyrshëm të tyre. Cilat janë shkaqet e këtij preokupimi? Ismail Kadare: Këtu kemi të bëjmë më tepër me një keqkuptim sepse nëqoftëse shqiptarëve do t’u shpjegohet mirë se çfarë është Lindja dhe çfarë është Perëndimi dhe përse ata i përkasin kontinentit evropian, atëhere nuk do të ketë dy mendime për këtë gjë por do të ketë një mendim. Natyrisht në çdo vend ka gjithmonë grupe të vogla që mendojnë mbrapsht dhe nuk u pëlqen kurrë mendimi i përgjithshëm por unë mendoj që vendi i shqiptarëve në Evropë është një vend objektivisht i natyrshëm, nuk është fryt i një propagande ose i një plani strategjik apo një shpikje. Shqiptarët e kanë pasur vendin në Evropë, e kanë dhe do ta kenë në Evropë. Nuk ka kontinent tjetër për ta. Prandaj vetë pyetja kur shtrohet, për mua përmban një element absurditeti. “Jo, po ne kemi edhe elemente nga Lindja,” thonë disa. Të gjithë vendet kanë elementë nga Lindja, disa herë edhe vende të largët. Të marrim Spanjën. Për shkak të një bashkëjetese relativisht të gjatë me botën arabe dhe myslimane, në kulturën, arkitekturën dhe gjuhën e saj ka gjurmë të kësaj bashkëjetese dhe kjo është normale, ashtu siç ndodh me të gjitha vendet. Por askush nuk mund të thotë se Spanja është midis Lindjes dhe Perëndimit. Ajo ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një vend evropian. E tillë është pak a shumë pozita e Shqipërisë. Ne nuk jemi më afër asaj që quhet Lindje se shtete të tjera. Ka një sërë shtetesh që janë në kufi me Lindjen, shumë më afër se ne, prandaj s’ka pse ne t’i krijojmë vetes një lloj dileme të kotë, një lloj pyetje, hamendje, dyshimi nëse jemi më shumë kështu apo më shumë ashtu. Zëri i Amerikës: Ka patur raste që në Shqipëri tensione ndërfetare janë rritur, përfaqësues të njërit besim fetar ankohen për veprime të besimtarëve të një feje tjetër, siç e kemi pare për shembull gjatë këtij viti. A është ende e vlefshme shprehja se marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri janë të shkëlqyera, apo kjo ka mbetur thjesht një formulë për t’u dukur mirë në sytë e botës. Ismail Kadare: Nuk mendoj se ka qenë një formulë e sajuar për propagandë të trandafiltë, pra për t’u dukur mirë. Jo. Kjo ka qenë një gjë e vërtetë. Nëqoftëse do të kishte patur dizarmoni fetare, Shqipëria do të ishte shpërbërë prej kohe ose do të ishte tani një grumbull krahinash që kush e di se si do të kishin përfunduar po të ishin ndarë sipas feve. Kështuqë harmonia fetare, marrëveshja midis feve ka qenë një realitet, një gjë për të cilën shqiptarët janë krenuar me të drejtë. Sepse, duke qenë një popull shumë energjik në grindje, siç janë për fat të keq, ata do ta gjenin fenë si një vjegë, si një pretekst për t’u shpërbërë. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka pse të ndodhë tani. Natyrisht, në liri shfaqen probleme që për arësye madhore të robërisë nuk janë dukur më parë. Shqiptarët kanë patur probleme të tjera. Kur gjysma e Shqipërisë ishte shtypur nga komunizmi shqiptar dhe gjysma tjetër nga komunizmi serb, sigurisht që problemet fetare dalin në plan të dytë. Kështuqë kur vjen liria – Shqipëria dhe kombi shqiptar përgjithësisht, në shumicën e strukturës së vet janë të lirë - natyrisht që do të dalin probleme më të sofistikuara dhe prandaj del edhe problemi i kësaj harmonie fetare e cila, për mendimin tim nuk ka pse të rishikohet. Ajo ka qenë një përvojë shumë e vlefshme për kombin shqiptar por ajo duhet mirëmbajtur dhe duhet riushqyer, asaj i duhet bërë meremetim ashtu si çdo ndërtesë në këtë botë që kërkon mirëmbajtje. Zëri i Amerikës: Sa rëndësi ka kërkimi i identitetit etnik apo fetar për shqiptarët në një botë ku kryefjala është globalizimi? Cfarë duhet harruar dhe çfarë duhet ruajtur në këtë identitet? Ismail Kadare: Unë mendoj se identiteti shqiptar nuk bie ndesh me atë që quhet identitet evropian. Absolutisht jo. Evropa, që në themelet dhe në frymën e saj është Evropë e kombeve. Nuk është Evropa e fshirjes së kombeve. Nuk ka ndonjë Evropë abstrakte, të përgjithshme. Nuk ka ndonjë Evropë siç ishte doktrina e komunizmit sipas të cilës “jemi në radhë të parë komunistë pastaj kemi edhe kombësitë tona, jemi sovjetikë pastaj jemi edhe lituanezë, gjeorgjianë apo armenë” siç thuhej për kombet në ish Bashkimin Sovjetik. Jo. Evropa po ndërtohet si një Evropë e kombeve dhe jo si një Evropë e fshirjes së identiteteve. Prandaj, identiteti shqiptar si identitet themelor në Ballkan, është po aq i fuqishëm sa edhe identiteti grek, identiteti i sllavëve të jugut dhe s’ka pse neve të na shqetësojë një gjë e tillë. Ne kështu do të bëjmë pjesë në mozaikun evropian dhe kështu është e gjithë Evropa: në veri janë identitetet e vendeve skandinave, në qendër janë të tjera identitete, në perëndim të tjerë dhe në lindje të tjerë. Zëri i Amerikës: Ndoshta vendet perëndimore nuk janë treguar aq dashamirës ndaj shqiptarëve, e kam fjalën te vështirësitë e mëdha që ende kanë ata për të udhëtuar në Perëndim. Duket sikur Perëndimi tregon një farë përbuzjeje ndaj faktit që shqiptarët janë ende të varfër. Kush e ka fajin në të vërtetë? Ismail Kadare: Vështirësia për të udhëtuar në Perëndim është e përgjithshme. Ka një sërë vendesh, një pjesë e Evropës, nuk udhëton dot në Evropë. Kjo është e vërtetë. Është gjithashtu e vërtetë se për ne shqiptarët vitet e fundit është krijuar një lloj teprimi në këtë kah. Unë e kam ngritur disa herë që Shqipëria duhet të marrë masa për t’u mbrojtur nga racizmi antishqiptar. Çdo komb në Evropë e ka për detyrë t’i bjerë ziles së alarmit kur konstaton se me pa të drejtë – dhe gjithmonë racizmi është i padrejtë – ka shenja të racizmit. Unë e përsëris se ne nuk duhet të flemë mbi dafina por të shqetësohemi kur njerëzit tanë bëjnë gjëra të padenja por gjithashtu duhet të shqetësohemi kur pa të drejtë të tjerët na e teprojnë këtë gjë sepse racizmi krijon një kundërveprim shumë të keq tek një popull. Ai ose bëhet po ashtu racist ose egërsohet. Zëri i Amerikës: Në ligjëratën që mbajtët në Institutin Harriman të Nju Jorkut ju folët për marrëdhëniet ndërmjet letërsisë dhe tiranisë. Tani që në Shqipëri tirania nuk ekziston më, me sa efektivitet po e shfrytëzojnë shqiptarët lirinë e fituar në aspektin e kulturës dhe të artit. Ismail Kadare: Letërsia nuk përfiton e para nga liria, ndoshta përfiton e fundit. Letërsia është mësuar të jetojë në të dyja, edhe në mungesë të lirisë edhe në liri, prandaj ajo nuk përfiton përnjëherësh, përfitimi i saj është afatgjatë. Jeta shoqërore shqiptare do të ketë përfitime të tjera shumë të dukshme dhe i ka ndërkaq. Por në fund vjen arti sepse kalendari i artit është i ndryshëm, është shumë i ngadaltë, zhvillimi i tij është i ngdalatë dhe prandaj letërsia dhe artet jetojnë shumë gjatë sepse pjekurinë e tyre e arrijnë ngadalë. Marre nga VOA http://www.voanews.com/albanian/2006-04-22-voa1.cfm
"Cel" Luli ne buqeten e Berishes ...dje ishte nje gonxhe ne bacen e Kop-it ndersa sot Lul ministri eshte celur. Mire qe eshte celur, por qenka dhe ngjyre roze. Qe prej dy ditesh Basha eshte pjesa me pulle te kuqe e gazetave greke. Per me teper lexoni komentin e gazetes shqiptare dhe vijoni me diskutime. Revista prestigjioze “Proto Thema” dhe gazeta Trafik botojnë historinë “Dashuria me deputeten greke e ministrit Basha” “Zoti i Dashurisë goditi ministrin” -------------------------------------------------------------------------------- Një flirt greko-shqiptar prej dy ditësh është bërë temë e medias greke. Në qendër të historisë është Lulëzim Basha anëtar i kabinetit qeveritar të Berishës dhe në anën tjetër deputetja sharmante greke, Elena Rapti. Media greke e quan flirt (gazeta Trafik) apo dashuri ndërballkanike për Elena Raptin, nën tingujt e këngës të Panajoti Psomiadhis (prefekti i Selanikut) (revista Proto Thema). Kjo e fundit ishte e para që zbuloi “flirtin” e ministrit shqiptar si dhe ka publikuar fotot e “ministrit riosh dhe bjondes bukuroshe” (citojmë median greke). Artikulli i gazetares greke Ollga Gali i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore me pjesmarrjen e ministrave të Jashtëm, të kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. E ndërsa sipas gazetës kryeministrat ishin të “ngujuar” në hotelin luksoz Hyatt Regency, për arsye sigurimi, nuk kishin të njëjtin “fat” ministrat e Jashtëm, ata të Transportit dhe zëvendësministrat. Por me më shumë “ngjyrë” shkruan gazeta ishte mbrëmja e ministrave ballkanikë të Transportit. Në mbrëmjen e së mërkurës së kaluar prefekti i Selanikut për të kënaqur të ftuarit shtroi një darkë në restorantin “New Gourmet” në lindje të qytetit. Aty të gjithë të ftuarit i prisnin surpriza. Vetë prefekti për aftësitë e tij zanore nën shoqërinë e pianos filloi të këndonte me mikrofon në dorë (gjë të cilën e ka bërë edhe herët e tjera). Madje arriti që të krijonte një ambient tepër të këndëshëm. Gazeta ka përkthyer të plotë tekstin e botuar nga dy gazetat greke Proto Thema dhe Trafik për këtë histori rozë. Proto Thema Ballkanasit dhe veçanërisht politikanët ndjehen në Selanik si në shtëpinë e tyre. Sidomos kur bëhet fjalë për dëfrim. Shumë prej tyre janë klientë të rregullt të klubeve të natës të qytetit, dhe shpeshherë ishin edhe protagonistët kryesorë të luftës së luleve nëpër të ashtuquajturat buzuqe. Kështu që ishte mëse e natyrshme që të mos e humbnin rastin e qëndrimit të tyre në Selanik, në kuadrin e samitit. Ndërsa kryeministrat ishin të “ngujuar” në hotelin lukzos Hyatt Regency, për arsye sigurimi, nuk kishin të njëjtin “fat” ministrat e Jashtëm, ata të Transportit dhe zëvendësministrat të cilët dolën për të bërë jetë nate. Por, më me shumë “ngjyrë” ishte mbrëmja e ministrave ballkanike të Transportit. Pas një dhurate që i bëri ministri grek i Transportit Mihalis Liapis, prefektit të Selanikut Panajotis Psomiadhis duke lejuar lëvizjen e taksive të qytetit në korsitë e autobusave, prefekti i njohur i Selanikut, në mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, për ta falenderuar dhe për të kënaqur të ftuarit shtroi një darkë në restorantin “Neë Gourmet” në lindje të qytetit. Aty të gjithë të ftuarit i prisnin surpriza. Vetë prefekti i njohur për aftësitë e tij zanore nën shoqërinë e pianos filloi të këndonte me mikrofon në dorë. Këngëë si “Më zuri gjumi”…”Dëgjo o shoku im”, “Zemra e gruas”. Më pas duke kërcyer sirtaki dhe zembetiko arriti që të krijonte një ambient tepër të këndëshëm. Rreth mesanatës, në restorantin në fjalë u shfaqën deputetët e Selanikut (të partisë në fuqi,) zonja Elena Rapti dhe Kostas Gjulekas, të shoqëruar nga zëdhënësi i kësaj partie Nikos Eleftheroglu. Por shfaqjen si dhe zemrën e ministrit riosh shqiptar të Transportit, Lulëzim Basha, e vodhi natyrisht zonja Rapti. Flasim për një dashuri rrufe, tek e cila deputetja bukuroshe nuk dha vazhdim. Thjesht ju bë qejfi. Më pas të gjithë pranuan propozimin e zonjës në fjalë që të shkonin në këto orë të mëngjesit … ”për një gotë në këmbë”. E ku tjetër? Tek bar restoranti i njohur buzë detit “Shark”. Atje takuan zëvendësministrat e Jashtëm Janis Valinakis dhe Euripidis Stilianidhis, të cilët sapo kishin mbërritur pas darkës me industrialistët e Greqisë së Veriut. Tek “Shark” takuan edhe një grup tjetër ministrash të Jashtëm të rajonit. Megjithëse nuk kërcyen ballkanasit duket se po u shijonte tej mase muzika e fortë dhe pijet në buzë të detit, në këtë mbrëmje pranverore.. Pothuajse vështrimet e të gjithëve përqëndroi mbi veten e vet një tjetër zonjë simpatike bjonde, ministrja e Jashtme e Kroacisë Kolinta Grabar Kitarovic. Shumica e tyre u kthyhen përsëri në këtë vend …krimi të nësermën në drekën e shtruar nga kryeministri Kara-manlis buzë detit për udhëheqësit e delegacioneve. Kryeministri grek u shfaq pak i mërzitur, ndoshta nga takimi i mëparshëm me homologun turk Rexhep Tagjip Erdogan. Ndryshe nga dita e djeshme kur dha kokteil tek salla e hotelit Hyatt. Atje u jepte dorën të gjithëve të ftuarve së bashku me ministen e Jashtme Bakojanis. Në këtë kokteil ishin të ftuar edhe deputetët e qytetit të partisë në fuqi, të cilët silleshin vërdallë me nga një gotë në dorë dhe shquheshin si ajo miza në qumësht. Nga ana e tij kryebashkiaku i qyetit përfitoi nga rasti dhe i bëri të vetmin kompliment disa muaj para zgjedhjeve lokale kryeministrit të vet duke i thënë- zoti kryeministër, të gjithë për Pashkë shëndoshen, vetëm ti je dobësuar. Pas këtij komplimenti komenton gazeta me siguri që kryebashkiaku do marrë përsëri bekimin e udhëheqësit të tij. Gazeta Trafik Në brendësi përsëri një gazetarja e gazetës Trafik fillon shkrimin e saj me komente për këtë ngjarje. Elena Rapti nuk ja u fsheh miqve të saj se u josh, ashtu siç do grua në këtë rast, por gjithnjë di të vendosë limite midis shfaqjes së saj politike dhe jetës personale. Kështu e joshur nga flerti tepër i përmbajtur i ministrit shqiptar të Transportit Lulëzim Basha duket se tregohet deputetja Elena Rapti e cila u bë me shfaqjen e saj qëndra e vëmendjes në një mbremje me karakter politik. Duke ju referuar gazetës të së dielës, Proto Thema, edhe kjo e përditshme, përshkruan momentin kur deputetja e bukur u shfaq në këtë mbrëmje dhe padyshim përqëndroi vëmendjen e të gjithëve, midis të cilëve edhe të ministrit shqiptar. Sipas artikullit ministri shqiptar, me mënyrë tepër të kujdeshme, shfaqi interesin e tij ndaj politikanes bukuroshe, e cila e pranoi këtë gjest admirimi me shumë mirësjellje. Sipas gazetares greke, Zonja Elena Rapti, pas ndarjes së saj kohët e fundit, nuk do të mund të ndjehej përveç se e lajkatuar dhe ashtu si gjithnjë ta përballonte faktin e debulesës së veçantë që i shfaqi ministri …me fjalë tepër të kujdesshme dhe të sjellshme. Më tej gazeta shkruan se zonja Rapti nuk u fshehu miqve të saj se u josh tepër, por si gjithnjë ajo vendos kufij midis shfaqjes së saj politike dhe jetës personale. Ndërkaq nuk është hera e parë, sipas artikullit, që Elena e bukur, pranon komentet e kujdesshme të ndonjë kolegu për arsye se është një prej figurave më të spikatura të parlamentit grek dhe që shquhet për moralin dhe përgjegjësinë që ka marrë tashmë si një politikane.
Shqipëria, fitore në tavolinë me Sudanin Shqipëria, fitore në tavolinë me Sudanin Aida Tuci Shqipëria është klasifikuar e 3-ta në grup pas fitores së djeshme ndaj ekipit të Sudanit në kampionatin botëror të pingpongut, që po zhvillohet në Bremen të Gjermanisë. Fitorja e djeshme është marrë në tavolinë pasi ekipi i Sudanit nuk është përfaqësuar në këtë eveniment. Kështu, ekipi ynë kombëtar arrin fitoren e parë në historinë e pingpongut shqiptar në një garë kaq të rëndësishme ndërkombëtare. Edhe pse kjo fitore është marrë në tavolinë, ajo do të hyjë në statistikat e federatës sonë si një nga fitoret më të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e kanë mbyllur aventurën botërore djemtë e përfaqësues sonë: Arion Tërniqi, Ilir Shabanaj dhe Jonuz Tufa. Ky artikull eshte mar nga gazeta "Sporti Shqiptar". Gazetarja ka rrjedh me duket se te quash nje nga fitoret me te rendesishme kur del i parafundit ne grupin tend dhe vendi i fundit nuk ka mare pjese fare Nga i gjejne keta gazetare more si me i pas mbledh me qiri
Ilir Meta blen Balkanweb-in dhe News24!!! Sipas nje informacioni te fundit qe kam ilir meta dhe njerezit e tij kane blere televizionin e Bolinos, News 24 si dhe agjensine e lajmeve balkanweb. Ende nuk eshte mesuar nese brenda paketes se shitur eshte dhe gazeta shqiptare. Nderkohe mesohet se nje tjeter televizion TVA-ja i cili prej nje periudhe relativisht te gjate eshte ne nje krize financiare, flitet te jete shitur ne duart e botuesit te gazetes panorama. Lajmi nuk eshte i komfirmuar pasi nje tjeter ze thote se TVA-ja tashme eshte prone e Birres Tirana.
PO kete si ta quajme??? Sajoi atentat ndaj vetes, burg pa afat BERAT- Gjykata vendos masën e sigurisë burg pa afat për 31-vjeçarin nga Kuçova që sajoi atentatin ndaj vetes, dy javë më parë. Ridvan Bani, i njohur edhe me emrin Luis, u arrestua disa ditë më parë e kallëzimit ë rremë. Në mbrëmjen e 17 prillit, ai shkoi në një rrugë larg fshatit ku banon, nxehu një kaçavidë me petrogaz dhe hapi disa vrima në trup, në të cilat pastaj futi plumba. Pasi kreu këto tortura mbi veten, burri i ri u shtri në një kanal dhe lajmëroi me telefon një kushëririn e vet, sikur i kishin bërë atentat. Policia mbërriti shpejt dhe e çoi të plagosurin në spital, ku ai u operua për dy orë të tëra. Pasi “mori veten” ai akuzoi një kushëri të gruas së tij për atentain, në përpjekje për të krijuar konflikt me familjen e bashkëshortes, të cilën donte ta divorconte. Ky siç pohoi vetëm pas disa ditësh vetë Bani, ishte shkaku i vetëm që ai sajoi atentatin. Por e gjithë kjo i kushtoi shtrenjtë atij, pasi Bani rrezikon burgun për kallëzim të rremë. Pyetja eshte: c;i themi ketij fenomeni?
Top