Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Burgu grek - kali i Trojës Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo greke janë përplasur së fundi për çështjen e burgut dhuratë që qeveria greke i pat premtuar Shqipërisë. Ndërtimi i një burgu modern ishte pranuar menjëherë, por më pas grekët kanë vënë kushte të reja. Që në burg të strehoeshin të dënuarit shqiptarë në greqi, dhe askush tjetër. Pala shqiptare kundërshtoi, ky burg jo vetëm që nuk ia lehtësonte barrën me të burgosurit brenda Shqipërisë por i sillte një hall më shumë. Një burg ku përzihen të gjithë të dënuarit në greqi, qofshin këta adoleshentë apo femra, ashtu edhe vrasës të rrezikshëm me dënime të gjata. Çka nuk është aspak normale në administrim burgjesh. Jo vetëm kaq, por administrimi i të burgosurve do i përkiste palës greke pasi ata janë të dënuar të gjykatave greke. Futet në skenë kali i trojës. Një burg grek në tokë shqiptare është zgjidhje e shkëlqyer për grekët, aspak i dëshirueshëm për ne. Shumë shpejt u mësua se pala greke kishte seleksionuar për këtë burg 650 elementët më të rrezikshëm kriminalë. Për arsye se pas këtyre kushteve s’ka mbetur asgjë nga ai premtimi i thjeshtë për një burg dhuratë, pala shqiptare u tërhoq nga marrveshja për ndërtimin e këtij burgu. Por mospranimi nga Shqipëria u interpretua nga komisioneri grek në një raport për Këshillin e Europës si një refuzim i pashkak dhe jo për arsyet e mirqëna që u përmendën më lartë. Pra nuk vijnë të sinqertë për asgjë por me kurthe si këta të telemarketingut. E pas kësaj na bëjnë të dukemi keq në çdo shanc që u jepet, sidomos kur nuk u përmbushen tekat e tyre.
Qyteti me i bukur shqiptar? Kush eshte qyteti qe mund te quhet jo vetem me i bukuri por me "shqiptari"?
Pergjegjesia politike e gjesteve! Po mar shkas nga ajo qe po ndodh keto dite ne shume vende me shumice popullsie myslimane. Ne Libi gjendja degjeneroi para pak ditesh dhe Gedafi arriti te koleksiononte me shume se 15 te vdekur ndermjet civileve qe po protestonin kunder ministrit italian te reformave Roberto Kalderoli. Natyrisht do te ishte shume e thjeshte qe te besonim se protestat nisen per gjestin e ministrit, por duke e lene menjane kete fakt me interesonte te flisnim mbi faktin e pergjegjesise te disa gjesteve te politikaneve te ndryshem neper bote. A eshte valle e mundur qe nje minister i nje republike "demokratike" te sillet si horr neper sallonet televizive? A eshte valle e mundur qe disa kandidate per deputete ne parlamente evropiane te thone qe Izraeli duhet fshire nga harta e botes? a eshte valle e mundur qe politikane te ndryshem te pjeseve konservatore te djathta te thone publikisht se te huajt dhe ne veçanti myslimanet duhen djegur? cili duhet te jete çmimi politik qe keta personazhe duhet te paguajne?
Interpretim siperfaqsor i gazetareve shqiptare! http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=27341 linku me siper eshte nje artikull i Mustafa Nanos botuar me date 10 mars 2006 ne gazeten Korrieri me titull "Nje leksion per gazetarine shqiptare". Do me pelqente te çmontoja disa nga paragjykimet qe ky shkrim me konfirmon se ekzistojne ne opinion beresit shqiptare dhe qe nuk korrespondonje aspak me realitetin. Ndohemi ne Italia, nje shtet i qeverisur nga nje qender e djathte qe me shume se nje koalicion duket nje kolazh i ngjitur keq dhe qe arrin te bashkejtoje fale interesave qe jane ne loje. Presidenti, kavalieri, me pak fjale Berluskoni (ose Napoleoni, Jezu Krishti, De gasperi) si ka filluar ta quaje veten kohet e fundit, eshte pronar i tre rrjeteve televizive private me te medhaja italiane dhe kontrollon duke qene ne qeveri dhe rrjetet shteterore. Familja e tij ka ne pronat e veta shtepine botuese me te madhe te Italise dhe nje pjese te mire te medias se shkruar. Ne rastin e artikullit qe po komentoj flitet per Corriere della Sera, nje istitucion mediatike ne Itali. Natyrisht te gjithe e dime se si ka qene stili dhe politika e kesaj gazete gjate shekullit te fundit. Perfaqesonte pergjithesisht ndjenjat e borgjeszise italiane, e shtresave te mesme dhe dashamirese te rregullit e qetesise. Eshte po ajo gazete qe ne vitin 68 nen drejtimin e Piero Ottone - s mbeshteti hapur protestat e tudenteve duke toleruar edhe aksionet e dhunshme qe ata kryenin. Nje linje editoriale kjo qe i kushtoi largimin e nje prej penave me te shkelqyera te gazetarise italiane, Indro Montanelli. Fakti qe para pak ditesh drejtori i kesaj gazete, person me aspirata te qarta politike, shprehu haptazi nje kritike per pesevjeçarin Berluskonian, nuk do te thote automatikisht se liria mbizoteron ne Itali. Si fillim pjesa dermuese e pronareve te gazetes u distancua ndjeshem nga drejtori duke kaluar mesazhin se jane zgjedhje redaksie dhe se çdo drejtor eshte i lire ti bej. ne te vertete kjo loje e qrkitektuar kaq bukur tregon shume qarte se si duke kuptuar nga cila ane po frynte era editorialistet spostuan drejtimin. Per te thene qe berluskoni nuk ka qeverisur mire ka pasur kohe gjate 5 viteve qe te mund te shkruhej boll mbi kete çeshtje. pse pikerisht para zgjedhjeve dhe per koalicionin qe pjesa dermuese e sondazheve e japin fitues?
Lidhja shqipetaro-amerikane fton........ AACL fton te gjith shqipetaret anembane rruzullit tokesor te firmosin peticionin qe do ti drejtohet kongresit amerikan qe te votoje rezoluten 28 per pavaresine e KOSOVES.Shume me teper mund te shihni edhe ne faqen elektronike te kesaj Lidhjeje:www.aacl.com .Lidhja ka derguar edhe nje video-mesazh te cilin une ia dergova albforumit per ta bere te ditur te te gjithe anetaret. Dhe me vijne neper mend fjalet e te pavdekshmit,e te ndriturit FAN NOLIT : mbahu neno mos ki frike se ke djemte ne Amerike. Me shprese dhe deshire qe VATRA ta mbaje ndezur neper shekuj zjarrin e saj.
Qyete Shqiptare nga Sateliti me Rezolucion T Larte Keto jane disa foto Satelitore me rezolucion te larte nga Google maps. Shpresoj t'ju ve ne pune per te gjetur secili shtepine e vet. , Une e gjeta shpine time! TIRANA DURRESI SHKODRA VLORA BERATI LUSHNJA
Durres, plazhi dhe ndertesat pa leje Me duhet ca foto te durrsit (plazh, vollga) para dhe pas ktyre ndertimeve illegale qe u hoqen ne vitet e fundit. Edhe po pati njeri informacion, artikuj, etc. ju lutem ti postoni ose pm. Sa per planet urbane n'lidhje me infrastrukturen, ka njeri noi informacion, i.e. harta, plane, budxhete, ligje--ca planifikojn me bo. Me tutje, ka noi lloj kompensimi per njerezit te cilet kishin investuar ne kto projektet ilegale? flmd.
Çfare eshte ky Njeri? Çfare eshte ky Njeri? Nga Alban Bala Teksti ne vijim mban firmen e Kastriot Myftarajt- nje individi te çuditshem, quasi-fantomatik, qe publiku i gjere e besonte me teper si nje pseudonim deri diten kur Prokuroria e Pergjithshme hapi ndaj tij hetime per akuzat e nxitjes se urrjetjes nder-fetare dhe nderetnike. Hetimi tani eshte nderprere, por jo veprimtaria e ketij njeriu. Vetem gjate dy muajve te fundit ai ka akuzuar Fondacionin Soros se po ringjall ne menyre perfide nga regjistrat mesjetare te gjithe elementet me origjine çifute ne Shqiperi dhe po i mbeshtet ata - ku ai perfshin edhe Edi Ramen e Erion Veliajn e organizates MJAFT-, si dhe pervijoi provokimin e meheret qe tronditi kontinentin duke shpifur ndaj profetit islam Muhammedit kesaj rradhe me nje akuze te pashembullt per “pedofili”.(?!) Ideja e tij baze eshte ne fakt me shume se utopike. Ajo eshte e rrezikshme. Rikonceptimi kombetar shqiptar ne driten e gegeve katolike, ne formen e nje kombi krahinor te mbiquajtur “alban”- pak a shume si basket- duke propozuar ndarjen e Shqiperise me gjysmen e saj jugore “jo-albane”-sipas tij, per t’u bashkuar me trojet e shkeputura jashte kufinjve nen nje flamur e fe’ kristiane, eshte parathenie shume e trishte e nje nisme qe per shqiptaret eshte qartesisht regresive. Ajo eshte anti-shqiptare. Ne fund te fundit çfare kerkojne me teper qarqet ultra-nacionaliste te Vorio-Epirit? Eshte interesante se databaza e te dhenave kryesisht personale qe ky individ ka perdorur per te sulmuar shume figura shqiptare, nga politologu Abdi Baleta deri tek shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare, i perngjajne si dy pika uji te dhenave qe mbledhin zakonisht sherbimet sekrete, kur pergjojne, skedojne apo hetojne mbi nje individ. Z.Myftaraj asnjehere nuk ka sqaruar se cili sherbim ia ka kaluar atij keto te dhena. Vazhdimi ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=135
Analizat e guximshme te Kadarese! Them te guximta,sepse shum njerez mund te mos e kuptojne qellimin e mire, te krenarise shqiptare,Kadarese! "Nga burrat e shtetit,mbreti Zog ishte nder ata qe me se shumti u shqetesua nga nje perseritje e mundeshme(ne ditet qe jetojme po ashtu)te haxhiqamilizmit! Perpjekjet e tij(Zogut)shpeshhere te deshperuara,per nje shtet shqiptar evropian,binin ndesh me fytyren reale te Shqiperise!Shqiperia ishte e vonuar!E pervec voneses,ajo kishte nje pengese tjeter.Ndersa ne vendet e tjera feja zoteruese e krishtere ndihmonte per ndarjen nga tradita osmane,ne Shqiperi,ajo tradite mund te strehohej pikerisht pas fesezoteruese,myslimanizmit.(Parazite te shumte do t'i ngjiteshin kesaj feje,sidomos ne shekullin e xx,duke perfshire edhe te fundit,ate me te rrezikshmin,terrorizmin). Por jemi ende ne fillim te shekullit.Faik KOnica,qysh pa u permbys perandoria,u drejtohejme nje thirrje muhamedaneve shqiptare. Thirrja ishte profetike:otomanet po rrezohen,c'do te bejhne myslimanbet shqiptare?? Konica dhe gjith mendjet e ndritura te kohes e kuptonin se ceshtja e myslimanizmit shqiptar,ishte ne te vertete ceshtja e ekzistences se Shqiperise! I.Kadare- (vijon)
Video Turke per Shqiperine (kthim tek stergjysherit tane) Shikojeni me kujdes dhe komentoni ate cka do shikoni. Megaloideja turke eshte po ne ate nivel sa megaloideja Greke.Esenca e dokumentarit eshte qe shqiperia eshte mbetje turke me fjale te tjera.Kush di turqisht le ta vertetoje.Nje turk me tha qe kjo dmth "kthim ne trojet e stergjysherve te tyre.Pra historia e jone fillon me Sulltan Muratin sipas Turqve. Zbtit videon 53 min - Arnautllek Shikoni se si u shpelahet truri budallackave shqiptare me turqisht e kuran nga mengjesi deri ne darke.
Media shqiptare.. e pa drejte ne informacion Me beri pershtypje nje lajm, ne nje edicion informativ te Vizion Plus dhe jo vetem. Ne gati te gjita televizionet, ne edicionet e lajmeve nje pjese te mire, te sterholluar e zene lajmet per Tiranen.. Kur flitet per te tjera qytete shqiptare eshte fenomen i jashtezakonshem! Ndersa tregonte per javen fubollistike shqiptare i kushtoi mbi 2/3 e lajmit tiranes, duke i komentuar me video te gjihte golat e saj dhe vetem 1/4 per te gjithe klubet e tjera shqiptare. Normalisht mund te kuptoja nese behej fjale per Elbasanin i cili kryeson kalsifikimin kombetar. Perkundrazi per te u tha vetem rezultati Elbasani-Vllaznia , ky ishte edicioni yne informativ, bashke naten e mire. Kjo nuk ndihmon aspak harmonine. Duket sikur eshte e pamudur te jetojem ne respektin e vetvetes dhe te tjereve. Mungese profesionalizmi, drite shkurter, lajm i ndikuar se tepermi emocionalisht, shtremberim i informacionit..
Mbyllet TVA-ja!!! E pra tashme eshte pothuajse zyrtare qe TVA ose ndryshe Televizioni Kombetar Arberia po mbyllet pas falimentit. Mua personalisht me vjen keq pasi kalova 7 vite duke punuar per kete TV i cili pati sukseset e veta ne boten mediatike.
A jane shqiptaret rrace e bukur? he si mendoni?
Sa i pagoi Top-Channel, Ngjeles per inçizim Vete fakti se tashme inçizmi eshte kryer nga ana e Ngjeles do thote qe ai e ka bere kete me nje qellim.Perkrahja qe tashme po i ben ky kanal eshte komplet e hapur per vete nga menyra se si po rrjedh ngjarja.Por mesa duket parate e Topit edhe Karrigia e Ngjeles shkuan bosh edhe kete rradhe.Pasi dihet qe Top-Channel po shpall nje armiqesi te papare ndaj pushtetit aktual pasi kohet e fundit te ardhurat e tyre po ecin drejt minusit çdo dite.Ngjela po nje karrierist qe deri dje ishte monarkist edhe sot republikan.Dhe Berisha pasuesi i denje i Udheheqesit Enver.
Top