Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
KUR ITALIA ISHTE... SHQIPTARE Ka një rrethanë pak të njohur, të ditur vetëm nga specialistët, që dalloi një epokë historike gjatë së cilës një pjesë e territorit italian u qeveris nga shqiptarët Shpesh, duke ndjekur kujtimet e historisë bashkëkohore mësuar në shkollë dhe ne universitet, sjellim ndërmend se mbreti Viktor Emanueli III ishte mbret i Italisë dhe i Shqiperisë nga 16 prilli 1939 deri në 25 tetor 1943. Por ka një rrethanë pak të njohur, të ditur vetëm nga specialistët, që dalloi një epokë historike gjatë së cilës një pjesë e territorit italian u qeveris nga shqiptarët. Po ta shohim tani, e të po të përdorim metrin e të drejtës së sotme ndërkombëtare, ishte më shqiptare ajo pjesë e Italisë së shek. XV mbajtur më këmbe nga ‘gli schipetari’ (Honor), sesa “italiane” Shqipëria e periudhës së lartpërmendur (Unione Personale). Po le të shohim si kanë rrjedhur ngjarjet, pa lenë mënjane analizimin e rëndësise së madhe historike e strategjike të krahi-nave të interesuara. Monte Sant’Angelo Monte Sant’Angelo, qendra më e madhe e Kepit Garganik, i famshëm që nga Mesjeta e hershme për shenjtëroren e Shën Mikelit Kryengjëll, që u vizitua nga shumë papë, perandorë dhe princër, u kthye në nje nga etapat e shenjta të pendesëtarëve që shkonin në pelegrinazh në Tokën e Shenjtë apo në Kryqëzata. Edhe Shën Françesko i Asizit shtegtoi aty nga viti 1216 deri më 1222. Të njohura, historikisht e artistikisht, edhe kisha e Shën Pietrit, i ashtuquajturi Varri i mbretit longobard Ròtari, Kisha e Shën Marise së Madhe dhe Kështjella madhështore Normane, në ndërtimin e të ciles, siç do të shohim edhe më tej, shqiptarët dhanë një ndihmesë vendimtare. Qyteti i ngritur rreth shenjtërores më të lashtë të Krishtërimit pas Jeruzalemit dhe Romës, pati rëndësi shumë të madhe që nga epoka romake e vonë dhe mesjetare e hershme. Për mëse njëmijë vjet kjo qytezë është fortifikuar vazhdimisht dhe depërtimi i saj taktik-logjistik është përshkruar më së miri në vitin 1500 me fjalët e Markoldit: “Por duhet ditur se katër janë vendet kryesore që vënë në dyshim se turku mund të shkelë ndonjëherë në Mbretëri, domethënë Taranto, Bari, Trani dhe Monte Sant’Angelo [...] Monte Sant’Angelo, i cili sipas Kavalerit, përfshin 60 milje nga tokat e Puljes, me një pjese mbi det, me fortifikime”. Honor Honor-i i Monte Sant’Angelo-s u themelua në shkurt të vitit 1177 nga Guglielmo II, i Miri i Siçilisë (1166-89), si sundim “në të cilin ushtrohet një autoritet më i lartë se ai feudal” (P.F. Palumbo), në mirënjohje të prestigjit të Shenjtërores, pra të shenjtërisë së vendit. Sundimi përfshinte, përveç kryevendit Monte Sant’Angelo, edhe Siponto, Vieste, Lesina, Peschici, Ritum (ndoshta Rodi Garganik i sotëm), Carpino, Cagnano, Sfilzi, Candelaro, Versentino, Lanzano, dhe manastiret e Shën Gjonit në Lamis, Shën Maries të Pulsanos si edhe pronat e tyre. Honor-i iu dha në pajë Giovannës, vajzës së Enrikut II mbret i Anglisë (1154-89), dhe grua e të sipërpërmendurit mbretit Guglielmo. Honor-i u kalon shqiptareve Kur Ferdinandit I të Aragonës, mbret i Napolit (1458-94), iu desh të strehohej në Barletta, për t’iu larguar sulmit të Anzhuinëve, ai u gjend i rrethuar në atë qytet dhe mundi të shpëtonte falë ndërhyrjes së Skënderbeut. Në shenjë mirënjohjeje, më 1464, mbreti u dha princërve shqiptarë dukatin e Monte San-t’Angelo-s, që përfshinte edhe San Giovanni Rotondo-n, me një fjalë Honor-in. Tashmë është e qartë se Honor-i antik, me gjithë territorin e tij gjerë, ndërpreu procesin e vet të shpërbërjes, vendin e tij e zuri një dukat me përmasa të reduktuara dhe me juridiksion më të kufizuar në krahasim me të shkuarën, por më lehtësisht i mbrojtshëm. Sundimi i Skënderbeut dhe i trashëgimtarëve të tij zgjati rreth 20 vjet. Ferdinandi I kishte dashur t’i tregonte mirënjohjen e tij princit shqiptar, duke i dhënë, së bashku me feudin, një serë fuqish dhe të ardhurash, si privilegjin e taksës detare, domethënë vjeljen e taksave të rënda mbi mallrat e imbarkuara dhe zbarkuara, juridiksionin e drejtpërdrejtë mbretëror që përjashtonte gjithë të tjerët, mundesinë e eksportit të mallrave të çfarëdo vlere nga bregdeti i Monte Sant’Angelo-s e nga porti i Mattinata-s, me heqjen e detyrimeve ndaj Manfredonia-s. Ndërsa Skënderbeu ishte në Shqipëri, duke luftuar turqit, më 1467, e shoqja, Andronika Komneno, erdhi në Monte Sant’Angelo për të marrë në pronësi Kështjellën ku edhe banoi. Por pas disa muajsh iu desh të shkonte në Shqipëri për t’u përkujdesur për të shoqin heroik të sëmurë, që më pas vdiq në janar të vitit 1468, në moshen 65-vjeçare. E mbetur e ve, Andronika me të birin Gjon Kastriotin, shkoi të jetonte, në Napoli me të ardhurat që merrte nga dukati i Monte Sant’Angelo-s, ku vilte edhe taksën mbi kripën. Konsumimi nga koha dhe sulmet e pësuara kishin lënë prej vitesh shenjat e tyre mbi Kështjellën Normane dhe mbi muret e fortifikuara. Ferdinandi I, që më 1475 u kthye në Monte Sant’Angelo, jo si luftëtar por si pelegrin, kuptoi, ndoshta pikërisht në atë çast, se ishte i nevojshëm restaurimi i pikave më të rëndësishme të fortifikatave. Nuk harroi të jepte udhëzimet e duhura , në brendësi të një plani të pergjithshëm, për të cilin, më 1483, urdhëroi Gjon Kastriotin të merrte masat në mënyrë që “tokat e bregdetit, të malit dhe të Viestes të mos i tremben ushtrive armike”. Punimet e restaurimit vazhduan padyshim në mënyrë të kënaqshme pasi, më 1484, rnbreti “u shkruan qytetarëve të Monte Sant’Angelo-s, duke i falenderuar për zellin e tyre në punën për fortifikimet dhe për restaurirrun e mureve dhe të rrugëve të qytetit. Janë të lutur të ngulmojnë në punën e mirë, aq më tepër në mungesë të Fort të nderuarit Gjon (Kastrioti), zotëria me vlerë, i cili shkon në tokë te Otrantos, në lufte kundër armiqve” (N. Barone). Në përfundim të punimeve, më 1493, kështjella e Monte Sant’Angelo-s, ashtu siç ndodhi në të njëjtën kohë edhe për atë të Manfredonia-s, u përforcua nga dy kulla të mëdha e hijerënda trung-konike dhe me bastionin lindor, të pajisur jo vetëm me mure të qëndrueshme e të larta por edhe me frëngji të përshtatshme për të plotësuar kërkesat e reja mbrojtëse, të lindura nga përdorimi i artiljerisë, e në përgjithësi, i armëve të reja të zjarrit. Mbreti mori zemër nga punimet e përfunduara dhe tek lajmëronte, më 1492, Giacomo Pontano-n dhe të tjerët të masave të marra nga ai vetë për rastin nëse “Turku prish paqen”, udhëzoi që “Messer Theodoro de Trivulci të shkojë në Monte Sant’Angelo me njëqind burra të armatosur” (Trinchera). Kjo është periudha kur Ferdinandi I filloi të urdhëronte ngritjen e shume kullave vrojtimi kundër saraçenëve, të cilat të ndërtuara në pjesën me të madhe gjatë periudhes spanjolle mund të vërehen edhe sot përgjatë bregut të Garganos dhe të gjithë Italisë jugore. Le të kthehemi në historinë e feudit shqiptar, më 1484, Gjon Kastrioti duke mos duruar dot shqetësimin e treguar nga popullsia për taksat e nevojshme të kërkuara për fortifikimin e zonës, i kërkoi dhe mori nga mbreti Fer-rante shkëmbimin e Monte Sant’Angelo-s e të San Giovanni Rotondo-s me tokat e Soleto-s dhe të San Pietro in Galatina, pranë Leçes, me titullin e Kontit. Edhe sot e kësaj dite në komunën Monte Sant’AngeIo prania e shqiptarëve kujtohet në mënyrën më të mirë: ne stemën zyrtare të Bashkisë është shqiponja dykrenore, me njërën kokë që shikon nga Roma e tjetrën nga Kostantinopoli, duke theksuar pozicionin kyç dhe drejtpeshimin historik dhe gjeopolitik të Shqipërisë. Lo stemma del Comune di Monte Sant’Angelo (marre nga: http://foreignaffairs.tripod.com/armillotta/albania04_honor.html)
Olsi Jazenxhi dhe hipokrizia aziatike e tij! Kush eshte Olsi? Ne shikim te pare nje shqiptar me nje emer te lezetcem! Nga rrjedh mbiemri i tij qe tingellon shum i huaj ne veshin tone? Jazenxhi...rrjedh nga jabanxhi/hanxhi/haxhi??Nuk e dime akoma! Po ai a e di rrenjen e mbiemrit te tij? Ne nje pyetje qe i beri Andrea Stefani tek "top show" i Dadushit per "gervishjen ne histori mbi prejardhjen e tij fetare",Jazenxhiut i mbeti pershtyma me fyt! Behj fjale per "fyerjen" qe u paska bere Presidenti Shqiptar muslimaneve me deklaratat e tij ne Angli mbi origjinen kristiane te shqiptareve! Kur mendon qe njerez te tille japin mesime teologjie neper Universitetet Shqiptare,te ze diarrea! Ky,se bashku me jabanxhiun tjeter Hysamedin(,)Ferraj po pergatisin rinine shqiptare me opium "made in afgan"qe "transportohet" nga wahabistet! "Jazenxhiu"...mua me le nje shije te tharte kur i shqiptoi mbiemrin! "pse qenka me e mire Evropa per shqiptaret dhe jo azia"?Kjo ishte pyetja qe i drejtoi jazenxhiu Andrea Stefanit! Natyrisht qe Andrea ia perplasi surratit kete "pse-ne"!
ore ca ke me shume shqiperia nga vendet e tjere... ka ...........?
kapet Aldo Bare - kriminel apo Robin Hud? ministria e rendit njofton kapjen e Alfred Shkurtit ialias Aldo Bare. A eshte ish speciali i 326tes nje kriminel apo Robin Hud?
Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve! Te me falni per postimin e gjate, por ky ishte artikull me te vertete i gjate. Një grup besimtarësh të Tiranës kërkojnë ndërhyrjen e kreut të Komitetit të Kulteve, për përmirësimin e situatës “ Njerëz me precedentë, drejtojnë Komunitetin Mysliman” Lindita Çela TIRANË- “Pas vrasjes së Sali Tivarit, në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë, falsifikatorë, kërcënues dhe pa arsim përkatës”. Një grup besimtarësh myslimanë i janë drejtuar, nëpërmjet një letre të hapur, kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës, në lidhje me keqfunksionimin e Komunitetit Mysliman gjatë kohëve të fundit. “Imamët e xhamive të kryeqytetit dhe teologët po trajtohen nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman si terroristë”,-thuhet në letrën drejtuar Kullës, ku nuk mbetet pa u përmendur edhe shoqërimi i imamëve në polici si dhe qendrimi i “nxituar” i Ilir Kullës në këtë çështje. Sipas besimtarëve të Tiranës, çdo ditë e më shumë po krijohen situata të rënda nga krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndaj edhe ata kanë kërkuar ndërmjetësimin e Ilir Kullës për të përmirësuar këtë situatë. Sipas imamëve dhe besimtarëve të Tiranës, mënyra sesi drejtuesit e Komunitetit po menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar anomali dhe rrëmujë, e cila po ndikon negativisht e po çorienton të gjithë besimtarët. Problemet Për imamët dhe besimtarët e Tiranës, kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca dhe Myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj në Shqipëri. “Janë pikërisht këto lojëra hipokrite që kanë provokuar besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpshme. Shoqërimi në polici i disa imamëve të kryeqytetit para pak kohësh, konsiderohet një veprim i turpshëm, i iniciuar nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman”,-thuhet në letrën që i ka mbërritur kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Sipas letrës së mësipërme, imamët e shoqëruar në polici nuk bënë gjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklaratë të institucionit të Myftinisë së Tiranës për parregullsitë dhe shkeljet e ndodhura në komunitetin më të madh fetar në vend. Sipas imamëve të Tiranës, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman ka marrë masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm, Zylyftar Dervishit, masa këto që nuk janë zbatuar nga krerët e Komunitetit. “Zoti Muça dhe zoti Myftari nuk kanë dashur të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, ndërkohë që u janë imponuar besimtarëve me ngritjen e lloj-lloj komisionesh, derisa u vërtetua se Zylyftar Dervishi kishte diplomë të falsifikuar”,-thuhet në letrën e mësipërme. Abuzimet Emërimi i Zylyftar Dervishit, imam në qytetin e Lushnjes konsiderohet nga ana e imamëve të Tiranës si një tjetër rast që ka ngjallur provokimin e besimtarëve myslimanë. Në letër theksohet se drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të gatshëm të dërgojnë në polici ata që ngrënë zërin për këto raste abuzive, ndërkohë që vetë falsifikatorët mbahen në poste kyçe të strukturave drejtuese të Komunitetit. “Këtë të premte, titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z. Isuf Salkurti, ish-titullar i K.M.SH deri në vitin 2000, i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Ndërsa Myftiu i Kavajës është kërcënuar me vdekje nga njerëz anonimë, pas kritikave që ka bërë lidhur me deviacionet në akide. Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se nxitjet dhe përkrahjet ndaj ekstremizmit vijnë si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare”,-thuhet në letrën e besimtarëve myslimanë, dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. KRYETARI Muça: Myftinjtë e Tiranës duhen pushuar nga puna TIRANË- Njerëz të papunë, që duhen të pushohen nga detyra, i ka cilësuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, myftijtë e xhamive në Tiranë. Sipas tij, asnjë nga akuzat e ngritura në letër nuk qëndrojnë. Përkundrazi, kryetari i Komunitetit Mysliman thotë për gazetën “Shekulli” se letra është vetëm një shpifje dhe asgjë më shumë. Z Muça, myftijtë e Tiranës thonë se në Komunitetin Mysliman, në strukturat drejtuese po vendosen njerëz të paarsimuar dhe që kanë falsifikuar dokumentet. Është e vërtetë kjo? Do të doja të dija ku është thënë kjo. Kush janë personat me emër që e thonë një gjë të tillë dhe më pas të përgjigjem. Këto akuza ngrihen nëpërmjet një letre të hapur të myftijve të Tiranës, që ia kanë dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës. Sa të vërteta janë akuzat, që nuk bëhen publike për herë të parë? Nuk ka asgjë të vërtetë në të. Këta janë njerëz që vetëm mashtrojnë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Në Komunitetin Mysliman janë vendosur njerëz, të cilët kanë arsimin dhe besueshmërinë e devotshme për të drejtuar këto struktura. Kushdo që thotë të kundërtën, vetëm shpif dhe mashtron opinionin publik. Unë ju garantoj ju se në Komunitetin Mysliman nuk ka njerëz të tillë. Por ata që i thonë këto gjëra duhet të lëvizin nga postet që kanë, sepse, me sa duket, nuk kanë punë tjetër veçse të merren me llafe dhe shpifje. Mos është një kërcënim ky që po iu bëni vartësve tuaj? Absolutisht jo. Është ajo që duhet bërë. Këta myftij duhet të lëzen nga detyrat, sepse duket se nuk bëjnë punën e tyre. Zoti Muça, një nga kritikat e letrës është se ju shkarkoni nga detyra njerëzit që guxojnë të flasin, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këta myftinj? Këta njerëz, deri më tani nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë folur ku u ka dashur qejfi. Por ajo që duhet bërë vërtet është lëvizja e tyre, sepse mesa duket, nuk kanë asnjë punë me islamin dhe detyrat që ngarkon feja për të zbatuar. LETER E HAPUR Drejtuar : Kryetarit te Komitetit Shtetëror për Kultet Z/ Ilir KULLA. Tirane, 15/08/2005. I nderuar z/ Ilir! Për një kohë të gjatë, opinioni publik ndjek me të drejtë i shqetësuar zhvillimet në Komunitetin Mysliman Shqiptar, e padyshim në veçanti besimtarët muslimanë. Mënyra sesi zotërinjtë drejtues të K.M.SH-së menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar një anomali dhe rrëmujë, e cila po çorienton të gjithë besimtarët duke e ndier veten të papërfaqësuar,të turpëruar madje padrejtësisht edhe fajtorë. Kryetari i komunitetit z/Selim Muça dhe n/kryetari, myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj ne Shqiperi, duke provokuar njëherazi tejskajshëm besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpeshme, siç ishte rasti i shoqërimit ne polici të disa imamëve të kryeqytetit të cilet nuk bënë asgjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklarate të institucionit të myftinisë së Tiranës të drejtuar nga z/Myftari. Lidhur me këtë ngjarje edhe pozicioni juaj z/Ilir ka qenë i nxituar . Këshilli i përgjithshëm mori masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm z/Zylyftar Dervishi ndërsa z/Muca e z/Myftari nuk i zbatuan e me lojërat e tyre i imponuan besimtarëve për një vit rresht , ngritjen e lloj-lloj komisioneve derisa na doli se z. Zylyftar Dervishi kishte diplome të falsifikuar . Kaq të vështirë e kishin këta njerëz për të verifikuar dokumentacionin e z/Dervishi në zyrën e kuadrit të K.M.SH-se - drejtor i se cilës ka qenë z/Muca? Çfarë fsheh heshtja e tyre ? Si mund të punojë në insitucionin më të lartë islam një njeri falsifikator dhe i akuzuar për krim? Përse të mos denoncohet në prokurori ky rast? E sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, për t’i provokuar besimtarët e transferojnë z/Dervishi myfti në Lushnje. Nga ana tjetër tregohen të gatshëm t’i dërgojnë në polici ata qe ngrenë zërin për këto raste. Te tilla lojëra mbjellin ndjenjën e armiqësisë me shtetin . Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se çfarëdo lloj nxitje dhe përkrahje ndaj ekstremizmit vjen si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare. Atdheu ynë është Shqipëria dhe ne duam të jemi pjesë e integrimit të saj me një institucion serioz e stabil, me vlerat e harmonisë , tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare, të trashëguara nga të parët tanë ,për të cilat jemi krenare dhe na nderon gjithë bota. Gjërat në komunitetin musliman as që pritet të përmirësohen. Këtë të premte titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z/Isuf Salkurti ish-titullar i K.M.SH-se deri në vitin 2000 i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Përveç kësaj ky njeri më pas ka shfaqur një deviacion te njohur ndaj monoteizmit islam për të cilen është thirrur edhe në komunitetin musliman. Myftiu i Kavajës është kercënuar me vdekje nga njerëz anonimë pas kritikave që i ka bërë lidhur me deviacionet ne akide. Kryetari dhe n/Kryetari së shpejti do të afrojnë njerëz të tjerë të ngjashëm me kurikulumin e këtyre, të pushuar më parë nga puna , pa arsim të lartë teologjik për të formuar këshillin e teologëve i cili dekreton qendrime islame lidhur me problematikat bashkëkohore. Imagjinoni ç’mund të behet nga inkompetenca e këtyre. Zoti Ilir! Pas vrasjes së Tivarit në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë falsifikatorë , kërcënues, pa arsim përkatës . Teologet po trajtohen nga komuniteti si terroriste. Po krijohen situata të rënda nga kreret e K.m.SH-se. Ku po shkohet kështu ? A ka shtet ky vend? A ka ligje këtu ? A ka organe drejtësie këtu? Po ju drejtohemi ju me besimin tek Allahu (xh.sh.) mbështetur në një koncept që bën dijetari i madh islam, IBN TEJMIJE mbi vlerësimin e shtetit të së drejtës kur thotë: “ Zoti e vlerëson shtetin e së drejtës qoftë ky i udhehequr nga jobesimtarë dhe nuk e vlerëson pushtetin e padrejtësisë qoftë ky i udhëhequr nga besimtarë”. Me respekt Një grup besimtarësh të Tiranës 16/08/2005 KATEGORIA: Kronike nga Tirana
akt terrorist ne vlore pas aktit terrorist ne vlore ku nje mbeti i vrare dhe 5 femije te plagosur rende shtrohet pyetja: nqse nuk denohen me vdekje keta kriminele atehere kush tjeter. Ka ardhur koha qe akteve bastarde ne shqiperi tu jepet fund, vec denimi me vdekje duhet ti prese vrasesit dhe kriminelet. Nqse bota flet per te drejtat e nejriut duhet te mbrohen ato te Njeriut dhe jo te kriminelit qe hedh njerez ne ere se ai nuk eshte njeri.....dhe nqse botes nuk i pelqen ne djall me ta.
Emigrimi i shqipetareve Emigrimi,zgjidhje problemesh,apo problem kombetar?
 
Brishtesia e demokracive ish- sovietike! Nga exit poll qe po dalin keto ore ne Ukraine duket se zgjedhjet po i fiton Yanukovich, qe siç dihet eshte filo rus dhe mbeshtetet fuqishem nga Kremlini. Duket si nje paradoks ne nje vend ku para dy vjetesh revolucioni portokalli i hapi dyert nje faze te re politike ukrainse. Por brishtesia e kesaj demokracie te re, neqoftese mund ta quajme te tille, u duke menjehere. Lideri Iushenko pasi mori vendin e presidentit, qe e mban akoma sot, emeroi kryeministre zonjen Timoshenko Pas akuzash reciproke per korrupsion keta te dy u ndane duke i dhene jeta dy forcave politike te ndara mes tyre. Aktualisht nga parashikimet kjo e fundit duket te kete marre me shume vota se ish lideri i saj. Skenaret e mundshme jane te ndryshme dhe mjaft shqetesuese, me nje rikthim te fuqishem te filoruseve. Nga ana tjeter, ne Biellorusi, pas zgjedhjeve teatrale ku presidenti ne fuqi Lukashenko fitoi me pothuajse 90% te votave situata eshte mjaft kritike. Opozita pas ditesh protestash neper sheshe dhe e mbeshtetur politikisht nga shtetet evropiane dhe administrata amerikane, tashme eshte pothuajse e tera ne burg. Pikerisht sot, presidenti Lukashenko krenar pohoi se arriti te mposhte avancimin e Evropes drejt ish Bashkimit Sovietik dhe se Biellorussia eshte nje simoter e Rusise. Te dyja keto situata tregojne qarte se sa shume varen ne nivel ekonomik nga nena Rusi te gjitha ish shtetet satelite te saja.
 
1968 - 2006, historia perseritet??? Paris 1968 police franceze rrahin studente te universitetit te Sorbones, te zbritur ne sheshe per te protestuar menyren autoritare te drejtimit te shtetit dhe per te kerkuar me shume liri. Paris 2006. Police franceze rrahin studente te zbritur ne sheshe per te protestuar kunder reformes se tregut te punes qe parlamenti aprovoi keto dite ne France. reforme qe per te rinjte eshte sinonim i destabilizimit te jetes se tyre. Itali 1968. Studente protestojne kunder sistemit ne Itali, i konsideruar si autoritar dhe qe nuk leshonte liri te mjaftueshme. Milano 2006. policia perleshet me studente qe zbresin ne sheshe per te protestuar kunder tolerances qe aparatet shterore tregojne ne drejtim te disa organizatave fashiste.
 
Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006 Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006 Denis Macshane flet për BBC-në Ish-ministri britanik për Evropën, Denis Macshane thotë se Ballkani ose do të evropianizohet ose do të përballemi me ballkanizimin e Evropës. Zoti Macshane është deputet në parlamentin britanik që nga viti 1994. Ai konsiderohet si një nga përkrahësit më të fortë të Bashkimit Evropian dhe zgjerimit të tij. Në karrieren e tij ka qënë gazetar i BBC-së, president i sindikatës se gazetarëve dhe themelues i Institutit të Politikës Evropiane. Dr Macshane është njohës i mirë i Ballkanit dhe vazhdon të ketë interes në të ardhmen e tij. Diana Kola bisedoi me Dr MacShane pas një leksioni që ai dha në London School Of Economics -- Ballkani Përëndimor, nga historia në Evropë. Ai fillimisht flet për sfidat që ka Ballkani dhe Evropa në vitin2006. Denis Macshane Zoti Macshane: Vendimet e mëdha këtë vit janë, së pari për statusin e Kosovës. Shpresoj që Beogradi mund ta kuptojë se Serbia duhet ta lerë Kosovën dhe të bjerë dakort që me mbrojtje për serbët që jetojnë atje, ta lerë Kosovën të bëhet një shtet i pavarur. Mendoj se ky do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në 2006 . Mendoj se problemi tjetër është se ka shumë krim, por nuk ka kapitalizëm të mjaftueshëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri. Fatkeqësisht, pavarësisht nga përpjekjet e Dr. Berishës dhe qeverive të tjera, Shqipëria ka reputacionin ndërkombëtar se aty ka shumë kriminalitet. Unë do të dëshiroja të shihja një politikë të mirë ekonomike, ajo që mund të quhet kapitalizëm modern, dhe më pak ekonomi të keqe, që do të thotë krim: kontrabandë të duhanit, trafik të drogës, imigracion ilegal dhe forma të tjera korrupsioni që prishin shanset e Shqipërisë. BBC: Le të ndalemi tëk çështja e parë që ju përmendët. Kur thoni që Serbia duhet ta lerë Kosovën, e keni fjalën që Kosova duhet të jetë krejtësisht e pavarur? Zoti Macshane: Po. Ministrja e jashtme zvicerane Micheline Calmy-Rey ka dalë hapur dhe ka thënë se Kosova duhet të ketë status të pavarur si një shtet sovran. Është e pazakontë që një vend si Zvicra të udhëheqë në fushën diplomatike. Normalisht zviceranët parapëlqejnë të presin për vende të tjera të marrin vendime të mëdha në fushën e politikës së jashtme. Por unë mendoj se ajo ka të drejtë, dhe ajo po thotë me zë të lartë atë që çdo ministër i jashtëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe në komunitetin ndërkombëtar po e thotë privatisht: se ne nuk duam të vazhdojmë me Kosovën si një protektorat i Kombeve të Bashkuara, me UNMIK-un duke e drejtuar atë në mënyrë jo efikase. Kosova ka nevojë për më pak ushtarë dhe më shumë policë, dhe Kosova si një shtet i pavarur sovran, e varfër, me burime të pamjaftueshme, me të gjitha veshtirësitë që ka, do të mund të marrë më shumë përgjegjësi për vendimet e veta - dhe nuk do të bllokojë me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, sepse ky është çmimi i madh. Me një ekonomi me moderne, me popullatë të arsimuar, me burime të mëdha, me një kryeqytet të madh si Beogradi dhe qytete të tjera të mëdha si Novi Sadi, Serbia duhet të jetë së shpejti në rrugën drejt Evrop;s, por duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës fillimisht dhe në të njëjtën kohë duhet të sigurojë që kriminelët e luftës si Mlladi, Karaxhiç të shkojnë në Hagë. BBC: Pse nuk po e thonë udhëheqës të tjerë evropianë këtë me zë të lartë -- si ministrja e jashtme zvicerane, por edhe kur po përdoret fjala "pavarësi" i shtohet epiteti "i kushtëzuar"? Zoti Macshane: Të gjitha shtetet evropiane kanë pavarësi të kushtëzuar, në atë kuptim që ne kemi rënë dakort të dorëzojmë një pjesë të sovranitetit tonë duke qënë pjesë e Bashkimit Evropian. Unë nuk mendoj se duhet të obsesohemi me terminologjinë. Në histori ka shumë shembuj në Evropë të diçkaje më pak se një shteti të plotë sovran, republikan ku mbyllen kufinjtë për pjesën tjetër të botës. Në fund të fundit ne pamë një shembull të një shteti të pavarur shqiptar nën zotin (Enver) Hoxha kur ai ishte në krye të Shqipërisë -- kjo ishte një katastrofë e plotë. Kështu në Evropën moderne, pavarësia e kushtëzuar është ndoshta cilësimi korrekt, por ne duam ta shohim Kosovën me autoritetin e një shteti që është në gjendje të marrë kredi, që është në gjendje të vendosë marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare, të ketë përgjegjësi për sigurinë e vet, për policinë e vet dhe të pranojë përgjegjësi për minoritetet që jetojnë brenda kufijve të vet. Denis Macshane BBC: Çfarë do t'i thoshit atyre që janë të shqetësuar për egzistencën e dy shteteve shqiptare në Ballkan? Zoti Macshane: Nuk ka asnjë problem, në kuptimin që Shqipëria ka egzistuar aty historikisht dhe ka qënë aty për shekuj, pavarësia e të cilës si shtet është konfirmuar me kufij të përcaktuar për pjesën më të madhe të shekullit të 20 edhe pse për nga qeverisja përvoja e saj nuk ka qënë e kënaqshme, dhe Kosova është me një shumicë të madhe shqiptare. Unë nuk shoh asnjë vështirësi - për shembull a duhet të shqetësohemi se ka dy-tre, apo dy shtete e gjysmë gjermane, Gjermania, Austria, dhe Zvicra apo tre shtete e gjysmë franceze, Franca Belgjika, Zvicra etj. Unë i konsideroj këto argumente irelevantë. Ajo që ka rëndësi në Evropën e sotme është mposhtja e krimit, korrupsionit, mposhtja e theksit të tepruar mbi identitetin fetar dhe ecja përpara në ekonominë moderne, me një shoqëri të drejtë, me arsim të mirë për të gjithë qytetarët. BBC: Në leksionin tuaj, ju përmendët pesë probleme të mëdha që egzistojnë në Ballkan që ju i cilësuat si 5 C-të në anglisht apo 5 K-të në shqip -- konfesioni (feja); kapitalizmi; korrupsioni, krimi dhe komunizmi dhe të paktën katër prej tyre lidhen me Shqipërinë, të cilën ju e përmendët edhe në fillim të intervistës si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku duhen zgjidhur disa probleme. Si ish-ministër i Evropës në kabinetin britanik, nga kontaktet tuaja me politikanët shqiptarë dhe me Shqipërinë vetë, pse mendoni se egzistojnë këto probleme thuajse 15 vjet pas rënies së komunizmit? Zoti Macshane: Me përjashtim të Koresë se Veriut, nuk mendoj se ka patur një sundues komunist aq të lig sa Hoxha. Shqipëria ka patur trashëgiminë më të mjerueshme. Jugosllavia, 20-25 vjet më parë ishte një vend nga i cili të gjithë mund të udhëtonin pa viza, ishte një vend i pasur, i suksesshëm, pastaj erdhi periudha e Millosheviçit që e çoi në luftrat e viteve '90. Shqipëria ka vazhduar të bëjë gabime. Skandali i piramidave i mesit të viteve '90 ishte në fakt një lloj kryengritje e armatosur, që pastaj solli ndërhyrjen e domosdoshme të operacionit Alba ku u futën ushtarët italianë. Mendoj se Hoxha la pas një nga strukturat administrative shteterorë me të dobëta, me inefikase dhe ka qënë shumë e lehtë që si përgjigje ndaj problemeve të Shqipërisë të kalohet te krimi, kriminaliteti ndërkombëtar. Shqipëria varet shumë nga shqiptarët që jetojnë jashtë dhe dërgojnë të ardhurat e tyre në vend. Ajo nuk ka qënë në gjendje të zhvillojë ekonominë e vet, veçanërisht turizmin, por këto janë të gjitha sfida që mund të kapërcehen. Shqipëria, nga ana tjetër, është shumë e përgjegjshme në arenën ndërkombetare. Ajo është pjesë e komunitetit global që vepron kunder terrorrizmit - bashkëvepron në Afganistan dhe Irak. Udhëheqësit e vet thonë gjërat e duhura. Ajo ka kaluar në një proces zgjedhjesh demokratike dhe ka patur një ndryshim demokratik të qeverisë dhe shpresojmë që në Shqipëri po krijohet një kapital politik që do të mundësojë një qeverisje më të mirë të vendit në të ardhmen. BBC: Ju vetë keni thënë se jeni optimist dhe njiheni si një nga mbështetësit me të mëdhenj të Evropës dhe zgjerimit të saj. Ku e mbështesni këtë optimizëm dhe çfarë do t'i thoshit skeptikëve që thonë se vende si Shqipëria nuk kanë vend në Evropë, të paktën në të ardhmen e afërt? Mos harrojmë se shpesh nëpër raporte të institucioneve ndërkombëtare dhe media, Shqipëria përmendet për krim, trafik, korrupsion dhe përveç problemeve reale ka edhe probleme të mëdha imazhi në Evropë. Zoti Macshane: Të dorëzohesh para pesimizmit do të thotë të dorëzohesh para fatalizmit dhe determinizimit politik dhe ekonomik që është qesharake. Kur unë isha djalë i vogël në vitet 1950, vendi që dukej se kontrollonte krimin në Londër ishte Malta, maltezët. Nuk e di pse të shkretët maltezë shiheshin si shqiptarët e botës së krimit të Londrës. Tani Malta është një vend i pasur, i suksesshëm i Bashkimit Evropian. Më kujtohen vende si Spanja për shembull që jo shumë kohë më parë kanë qenë pabesueshmërisht të varfra, por qeveria dhe autoritetet spanjolle thanë: Jo, le të zhvillojmë industrinë e turizmit, të jemi miqësore dhe mikëpritës ndaj të huajve, të ndërtojmë hotele të mira dhe plazhe të bukura, dhe shumë shpejt Spanja u bë më e pasur. Pra bëhet fjalë për udhëheqje. Unë nuk do të komentoja mbi politikanët në Shqipëri. Kjo do të ishtë e pasjellshme dhe i uroj atyre gjithë të mirat, por është e domosdoshme që Shqipëria të dërgojë sinjale të qarta se po lufton krimin e organizuar brenda Shqipërisë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. Unë s'flas shqip. Policët britanikë nuk flasin shqip, as policët italianë apo gjermanë nuk flasin shqip, përveç disa specialistëve. I takon vetë Shqipërisë dhe udhëheqësve të vet të thonë: "A duam që vendi ynë të jetë i suksesshëm apo e vetmja gjë që duam është ta lemë dhe të shkojme të jetojmë diku tjetër?". Ky është një propozim qesharak në Evropën bashkëkohore. Ne duam që Shqipëria të jetë një vend normal evropian ku njerëzit janë të lumtur të jetojnë dhe të përparojnë, ku kanë mundësi të udhëtojnë, nga ku mund të vizitojnë vende të tjera, të punojnë jashtë si të gjithë ne, pa viza, por kjo kërkon udhëheqje nga brenda Shqipërisë. BBC: Po kjo pikë e fundit që ju përmendët ka mjaft rëndësi -- pra lëvizja e lirë -- edhe në nivel individual, por edhe si shoqëri. Për shumë njerëz të thjeshtë lëvizja e lirë është shumë e rëndësishme për t'i dhënë atyre mundësinë për të punuar, studiuar etj., dhe qeverive të Evropës Përëndimore i kërkohet vazhdimisht nga qytetarët, por edhe nga politikanët shqiptarë të lehtësojnë regjimin e vizave për t'u dhënë mundësi shqiptarëve të shkojnë në Evropë edhe për të punuar përkohësisht në mënyrë që të ndihmojnë ekonominë e familjeve të tyre, por edhe të vendit pasi siç e thatë edhe ju është një vend mjaft i varfër. Në fakt ajo që po ndodh me sistemin e vizave është se për shkak të kufizimeve janë bandat kriminale ato që po përfitojnë duke i siguruar shqiptarëve kalimin ilegal në Evropë që krijon edhe probleme të kriminalitetit. Zoti Macshane: Po kjo është e drejtë -- është si problemi i vjetër i periudhës së ndalimit të alkoholit në Shtetet e Bashkuara, ku u përpoqën t'i ndalonin njerëzit të pijnë alkohol dhe menjëherë mbërritën bandat kriminale duke i dhënë njerëzve mundësinë të bënin atë që donin, pra të pinin. Po kështu ndodh me udhëtimin e lirë. Mendoj se ka arsye për të bërë një lehtësim të kufizimit të vizave, por kjo është një deklaratë nga dikush që është i interesuar për politikën e jashtme dhe në rritjen e Evropës. Nëse flet me policë britanikë apo me ministritë e brendshme në Evropë dhe këtu në Londër, që është përgjegjëse për këto çeshtje, ata janë shumë të frikësuar dhe të nervozuar. Ata thonë: "Kjo është çmenduri. Nëse heqim regjimin e vizave do të vijnë më shumë kriminelë". Unë personalisht nuk mendoj se është kështu. Unë mendoj se ne kemi nevojë këtu në Britani për njerëz që janë të gatshëm të punojnë. Ne i kemi hapur kufijtë për vendet e tjera të lindjes që janë anëtare të BE-së në një kohë kur vende si Franca dhe Gjermania e ruajtën kontrollin strikt, dhe kjo ka funksionuar në avantazh të Britanisë. Kështu me kalimin e kohës, dhe nëse Evropa rikthehet në rrugën e rritjes ekonomike, nëse Gjermania për shembull po rritet me 3 ose 4 për qind do të kërkojë punëtorë shqiptarë për të bërë punët që do të hapen. Por për momentin, në Gjermani, Francë, në Itali, tre ekonomitë e mëdha të Evropës përveç Mbretërisë së Bashkuar, ne kemi një rritje prej 0 për qind, kemi papunësi masive dhe kemi një politikë ku njerëzit janë të frikësuar nga heqja e kufizimeve të vizave, por kjo eshtë diçka që duhet të kemi si synim të arrijmë. BBC: Dhe së fundi çfarë mendoni ju se do t'i bëjë evropianët, optimistët dhe skeptikët, që kur të shohin Ballkanin të thonë: Po, kemi arritur evropianizimin e Ballkanit? Zoti Macshane: Përfundimi i çështjeve të papërfunduara të viteve 1990, që do të thotë dërgimi i atyre që akuzohen për krime lufte aty ku u takon - në Hagë. Së dyti, t'i jepet mundësi Kosovës të jetë Kosovë. Së treti, të mos kemi lajme nga Ballkani, sepse nuk ndodh asgjë që shkakton interes, nuk ka trazira, nuk po sulmohen kisha, ndaj fshatrave serbe nuk ka kërcënime, nuk ka skandale të mëdha kriminaliteti si skemat piramidale, nuk ka trafikim të njerëzve dhe fëmijëve. Pra, Ballkani Përëndimor të bëhet monoton, sepse kjo i pëlqen parave. Kapitalit i pëlqen stabiliteti, normaliteti dhe jo titujt bombastikë të lajmeve. Dhe ajo për të cilën ka nevojë Ballkani Perëndimor është investimi ekonomik, por ai nuk mund të krijohet në mënyrë artificiale, ose nuk mund t'u thuash investitorëve të çojnë paratë e tyre në një rajon nëse ata nuk mendojnë se paratë e tyre do të jenë të garantuara, se ka shtet ligjor, se vendimet merren për arsye biznesi, jo sepse një politikan do që t'i sigurojë vend pune të birit apo bijës së vet në këtë kompani perëndimore. Dhe në fakt njerëzit e dinë se çfarë duhet bërë, ata thjesht duhet të nisin ta bëjnë në mënyrë modeste hap pas hapi, por mendoj se kjo mund ta përshpejtojë, dhe për këtë unë shpresoj, që Ballkani Perëndimor do të bëhet si çdo pjesë tjetër e Evropës.
Mustafaj, mediat dhe absurdi shqiptar Mustafaj, mediat dhe absurdi shqiptar Nga Alban Bala Per here te pare, ne nje menyre publike dhe te hapur (ndoshta me gjuhe pak diplomatike, por thellesisht te argumentuar politike)- dikush qe ka veshur kostumin e perfaqesuesit te shtetit shqiptar vendos te flase qarte dhe fort ne favor te shqiptareve. E ben kete ne nje menyre te kthjellte duke deklaruar se çdo ndarje e Kosoves, pra ndryshim kufinjsh, do t’i hape rrugen nje serie ngjarjesh te ngjashme, ku Shqiperia nuk mund te garantoje me ndalimin e procesit (nder shqiptaret- sigurisht). E ben kete i shtrenguar, perballe refuzimit qe Franca dhe Belgjika i bene deklarates se forte te ministrit britanik Jack Strou ne favor te pavaresise se Kosoves. I shtrenguar nga paralajmerimet per nje zbythje te qendrimit europian ne lidhje me kete çeshtje, nje ngjarje qe askush nuk mund te garantoje se nuk ndodh. Gjermania nuk eshte shprehur ende hapur per kete. Hungaria, nje satelite e Gjermanise, testoi nderkaq nje teze qe e rikthen procesin te pakten 3 vjet mbrapa. Italia po ashtu, gjendet e mberthyer ne daren e etheve elektorale, ku nje fitore e pritshme e te majteve do te permbyste shume gjera ne favor te serbeve. Besnik Mustafaj, nje diplomat karriere- i sigurt ne gjerat qe ben dhe shume sfidues, tha haptas se nese parimi i mos-ndryshimit te kufinjve nuk perfillet ne kete rast per te qetesuar serbet dhe per t’i dhene kuptim negociatave thuajse shterpe te Vienes, atehere shqiptaret kane shume risi per te diskutuar kur eshte fjala per kufinjte aktuale te Ballkanit. Dhe Shqiperia nuk mban ne kete rast pergjegjesi! Gabimi i Mustafajt Deklarata e z.Mustafaj ne fakt permbante fjalet e duhura ne gojen e gabuar. Sikur Ministria e Jashtme te kishte menduar gjate ketyre muajve per te ndertuar nje sistem instrumentash per te shprehur qendrimet alternative, siç mund te konsiderohet edhe ky i fundmi, ajo nuk do te ishte gjendur perballe kesaj ngjarjeje..... Artikullin i plote: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=119
 
Jo AMBO Aurel Mucaj Shpresoj se pari qe kjo teme te mos fshihet. Ne gazetat Shqiptare flitet shpesh per projektin AMBO por duke dhene dizinformacion dhe duke mos shpjeguar si eshte realiteti. Une do t'ju le atyre qe jane te interesuar te kerkojne vete ne google KETU per te kuptuar me mire ç'fare fshihet prapa AMBO qe do te thote Albania Maqedonia Bullgaria Oil. Por siç do te shihni edhe ju pas ketij dominimi Amerikan dhe militarizimit te nje linje te tille qe nuk kuptohet pse duhet kaloje ne Vlore apo ne Shqiperi kur Greqia eshte me afer??? Apo ta marri direkt nga Bullgaria...? Sepse Greqia preferon te zhvilloje turizmin dhe ben pjese ne Evrope. Ne gjirin e vogel te Vlores do te hyjne anije naftembajtese aq te medha saqe Kanali i Bosforit nuk i nxe. Imagjinoni ju impaktin qe do te kene keto anije ne gjirin e Vlores apo ne rastin me te keq te nje aksidenti, Nje katastrofe ekologjike. Shikoni ne foto. Sepse komuniteti evropian eshte kunder influences Amerikane ne ballkan pra <font color="red">Ne si popull nese mbeshtetim nje projekt te tille nuk kemi per tu futur kurre ne Evrope per fajine e disa politikaneve te shitur. </font> Ka arrdhur momenti te ngreme zerin dhe te mos lejojme keto biznese te pista ne kurriz te popullit shqiptar. Ju ftoj qe te lexoni edhe kete artikull te : [b]Michel Chossudovsky Professor of Economics, University of Ottawa KETU PERSHENDETJE
A ka Hamas ne AMBO? E Shtune, 11 Mars 2006 Frrok Cupi Kryeministri Berisha eshte perfshire ne nje intrige te etheshme kunder naftesjellesit amerikan AMBO. Qellimi i tij eshte bere i qarte: te djege naftesjellesin amerikan dhe ta zevendesoje me gazsjellesin rus "Gazprom". Ndersa kryeministri ka kohe qe perpelitet per te gjetur pretekstin; te tjeret po Cuditen me marrezine qeveritare te shqelmimit te interesave amerikane ne Shqiperi. Brenda vetem gjashte muaj kohe te qeverisjes se Berishes, jane atakuar dy projekte te medha amerikane. Projektit te "General Electric" per "trenin elektrik", iu tha "largohu" perfundimisht; te njejten gje po ben edhe me naftesjellesin AMBO. Rreth dy vjet me pare kur u tha se dhe u vendos se nga Burgas i Bullgarise, do te kaloje neper Shqiperi drejt Europes, naftesjellesi amrikan AMBO, kjo krijoi nje atmosfere entuziazmi dhe besimi qytetar. Nje projekt i tille amerikan siguron fitime ekonomike dhe siguri per Shqiperine qe ka mbetur e vetme mes shteteve te Europes Juglindore pa prezence te garancive te tilla madhore. Tentativa e Berishes per ta fshire "gjurmen" e projektit amerikan ka ngjallur reagim te gjere, sidomos ne qarqet politike, ne rrethet akademike dhe mes analisteve. Aq me teper ka ngritur antenat e vemendjes qellimi i Berishes per te zevendesuar projektin amerikan me nje projekt rus. Intriga kunder naftesjellesit amerikan AMBO, me sa duket ka lidhje me Hamas-in. Hamas eshte grupimi radikal palestinez, i cili fitoi shumicen ne zgjedhjet e fundit politike ne Palestine dhe qe po kerkon "vdekje Izraelit". Pikerisht per arsyen e perfshirjes se Hamas ne akte terroriste dhe te filozofise "per luften, kunder paqes", SHBA dhe bota perparimtare e priten fitoren e Hamas si nje "partner te papranueshem" dhe kthim prapa. Edhe vete qytetaret paqedashes te Palestines u tronditen nga ajo qe ndodhi. Mirepo bash ne kete atmosfere dilemash te nxehta, Rusia ftoi kreret e Hamas dhe deklaroi se "bota duhet te respektoje fitoren e Hamas-it". Mareveshjet dhe interesat e ndersjellta mes diplomacise ruse dhe krereve te Hamas-it, po shihen me vigjilence. Tere kjo eshte konsideruar nje ndeshje e paqte mes Amerikes dhe Rusise. Tamam ne kete pike kulmore, kryeministri i Shqiperise Sali Berisha po djeg rrugen amerikane dhe po e Con ne favor ndaj Rusise. Cila eshte lidhja Hamas- Berisha? Hamas u ka bere thirrje te gjithe elementeve te mundshem ekstremiste e terroriste ne vendet e Lindjes se Mesme qe te bashkohen "kunder Amerikes". Ne gjirin e ketij grupimi jane pranuar te paret Hazbullahet, organizata terroriste Al Kaeda, presidenti i Iranit, etj. Vete Hamas ben lojera "per te fituar kohe" here duke pranuar paqe dhe here duke shpallur lufte. Por jo vetem per te fituar kohe, kryesisht per te fituar aleate jashte rajonit te vet. Berisha, kur ishte President i Republikes se Shqiperise ishte nje prej aleateve te vendeve te Konferences Islamike dhe me lidhje te forta shpirterore me shume miq personale qe me vone u konstatuan anetare te organizatave terroriste. Hapje- mbylljet e presidentit Berisha mes Perendimit dhe vendeve te Lindjes se Mesme, krijuan ulje ngritje tronditese per interesat e Shqiperise. Ne Korrik 1995 qeveria e drejtuar nga Berisha vendosi tu jape statusin e "te priveligjuarit" bisneseve te vendeve te Konferences Islamike. Ndersa te nesermen kryeministri ndoqi linjen e Presidentit duke i treguar vendin Perendimit: "Perendimi te shikoje punet e veta". OSBE/ ODIHR u ndalua te hyje ne Shqiperi ne Tetor 1996. Presidenti i mbylli deren delegacionit te Kongresit te SHBA. Me siguri edhe kjo ishte nje prove e antiamerikanizmit te tij ne sy te aleateve nga Lindja. Pjeset me piktoreske te vendit u lane ne duar te bisneseve prej Lindjes se Mesme. Me 22 Qershor 1992, fisk dy muaj pas ardhjes ne pushtet, Berisha i shkruan nje leter Emirit te Kuvajtit, ku i thote se "Me vullnetin e Allahut populli shqiptar iu rikthye besimit te Islamit". Besnikeria e Berishes mori pesha politike. Ne emer te fondacioneve te "ndihmave" islamike, ne Shqiperi u vendosen disa anetare dhe krere te organizatave terroriste qe synonin agresionin kunder Perendimit. Pas largimit te Presidentit ne vitin 1997, agjencite e zbulimit se bashku me CIA zbuluan dhe ekstraduan nga Tirana 12 celula te terrorizmit. Rreth 300 te drejta nenshtetesie shqiptare kishte dhene Presidenti per rezidente islamike. Nje nga kreret e Al Kaeda-s, Jahsin Kadi, i cili u ekstradua nga Tirana, kishte qene nje nga miqte e preferuar te presidentit Berisha; ai kishte marre pjese shpesh ne ceremonite e larta zyrtare te Presidentit. Kishin kaluar disa vjet qe nuk kishim degjuar zhurma rreth rrezikut te terrorizmit islamist ne Shqiperi. Ish sekretari amerikan per sigurine, Tom Ridge, para nje jave shfaqi ne Tirane preokupimin qe Shqiperia te mos u kthehet me fondacioneve qe mbartin rrezikun e terrorizmit, siC kishte ndodhur ketu ne periudhen 1993-97. Pak jave me pare, Ministri i Jashtem i Spanjes, i kujtoi ekipit te ri qeverises ne Tirane se "jeni vend i Konferences Islamiste, negocioni me aleatet". Ishte me shume nje kujtese frike per te shkuaren e ekipit te ri qeverises. Vete kryeministri aktual ka shfaqur perseri prirje te lidhjeve me vendet e Konferences Islamike; edhe anetare te ekipit te tij politik kane studiuar ne shkolla integraliste ne Libi ose kane manifestuar sulme propagandistike ndaj CIA-s. Vetem nje dite pas njoftimit se Berisha fitoi zgjedhjet, Presidenti i Iranit therriti ambasadorin e tij ne Tirane dhe e keshilloi per aktivizim me te madh, sepse Shqiperia u afrua "me ne"; citon agjencia amerikane e lajmeve "Association Press". Prerja e projektit amerikan AMBO dhe zevendesimi i saj me projektin rus eshte kontributi qe i kerkohet Berishes nga aleatet e Lindjes se Mesme. Hamas mund te shperbleje Mosken per mbeshtetjen qe i dha, permes Shqiperise; ndersa Perendimit i tregohet kufiri i fundit ne breg te Adriatikut. Ky eshte nje ogur i keq, tmerresisht i keq per te gjithe ne.
A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?! Tani, qe lufta mbaroi, regjimi i Sadam Huseinit u rrezua- dhe ne kohen qe armet e shkaterrimit ne mase bashke me bazat e Al-kaides, nuk u gjeten; a ka me ndonje arsye, pse amerikanet te qendrojne ne Irak. Amerikanet duket se dolen bllof me akuzat e tyre mbi armet e shkaterrimit ne mase. Nese vertet do kishin ekzistuar, atehere me siguri qe udheheqsia e paskrupullt irakene do i kish perdorur gjate luftimeve, por nje gje e tille nuk ndodhi, pra nje prove e qarte, se arme te tilla ishin vetem ne koken e amerikaneve. Nje shije shume te keqe, amerikanet lane sidomos ne ditet e para te hyrjes pa lufte ne Bagdat. U lejuan trazira, u shkaterrun nga bastisjet shume institucione dhe me e keqja shume monumente te kultures se vjeter vendase, e cila eshte njekohesisht djepi i qyteterimit boteror, u vodhen, ndersa amerikanet sapo hyne ne qytet te paren gje qe bene, qe sigurimi i ministrise irakene te naftes. Nje prove e qarte kjo! Ditet e fundit ka pasur protesta ne rruget e Bagdatit nga populli iraken. Dje kane dale ne rruge 10 mije banore te kryeqytetit iraken, per te protestuar kunder atyre qe ata i quajne "pushtues amerikane", ndersa sot vendet fqinje te Irakut kane kerkuar largimin e menjehershem te trupave amerikane. A kane te drejte legjitime te qendrojne ende aty amerikanet?!
 
Vdes Sllobodan Milosheviç U shua sot ne moshen 64 vjeçare ish diktatori serb Sllobodan Milsheviç ne ambientet e burgut prane gjykates se hages ku po i beheshin proçeset per krimet e bera gjate regjimit te tij. Versioni zyrtar konfirmoi para pak minutash se ai vdiq per disa probleme kardiologjike. Si ka ndodhur ne te gjitha keto raste edhe kesaj rradhe gjykata do te hapi megjithate nje hetim formal mbi vdekjen. Si do e ifluencoj ky fakt vazhdimin e situates ne Kosove dhe me gjere ne rajon?
Top