Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Kosove, 550 firma per Enver Hoxhen Jane 550 nenshkrime te protokolluara dhe te dorezuara ne Komisionin per emertimin e rrugeve dhe shesheve, nepermjet te cilave kerkohet emertimi i nje rruge a nje sheshi me emrin e ish-udheheqesit komunist ne qytetin e Ferizajt "Ferizaj eshte qytet revolucionar. Eshte turp qe nje rruge a nje shesh te mos kete emrin e Enver Hoxhes, ketij kolosi te historise sone. Bile, mua po me duket pak qe vetem nje rruge te kete emrin e tij", shprehet profesori i gjuhes shqipe, Sahit Salihu, i cili eshte edhe njeri nga anetaret e keshillit per grumbullimin e nenshkrimeve. Nje jave u jane dashur per te mbledhur keto nenshkrime. Shume syresh pritet te mblidhen gjate diteve ne vijim. "Nenshkrimet jane shume te vlefshme, ndersa jane bere me numrin personal te lejes se njoftimit. Shpresojme se kerkesa jone do te mirekuptohet ne emer te ruajtjes se vlerave historike", thote profesori i sociologjise, Remzi Hasani. Ne pyetjen, se perse ne Ferizaj Enver Hoxhes i kushtohet rendesi me shume se ne Shqiperi, profesor Hasani, pergjigjet: "Eshte e vertete kjo, por as ne Serbi nuk i kushtohet rendesi Dimitrie Tucovicit, por me propozimet e reja per emertime, nje rruge ne Ferizaj do ta kete emrin e tij. Ne, asgje nuk kemi kunder ketyre emertimeve. Ne duam qe te aprovohet kerkesa jone, dhe kaq". Mesohet se banoret e rruges "Ali Hadri" kane nisur grumbullimin e nenshkrimeve per nje peticion tjeter, nepermjet te cilit ata kerkojne qe rruga e tyre me emertimet e reja qe do te behen te quhet rruga e "Enver Hoxhes". Keto peticione, ne forme kerkese, nuk i komentojne komunaret. Kryetari i Komisionit per emertimin e rrugeve dhe shesheve, Ibrahim Rexhepi, nuk deshi ta komentoje kete, duke thene se kjo eshte e drejte e qytetareve. Emertimi i rrugeve dhe shesheve, si pjese e rend esishme e plotesimit te standardeve, ka ngecur shume ne komunen e Ferizajt. Ky proces eshte dashur te kryhet ne fund te muajit mars, por ende eshte larg. Ndersa, Komisioni kishte problem me harmonizimin e qendrimeve per emertimin e rrugeve me emra nga historia dhe kultura serbe, tashme ka edhe nje problem tjeter te sferes ideologjike, qe e imponojne 550 nenshkrimet e grumbulluara per kete. Besohet se kjo kerkese e befasishme, por shume serioze e enveristeve ferizajas do te behet shkas qe procesi i emertimit te ecen me shpejte dhe te plotesohet kjo pjese e rendesishme e standardeve. Duhet theksuar se nga kater anetaret e komisionit per grumbullimin e nenshkrimeve, tre nga ta jane emra qe mbajne poste te rendesishme ne komunen e Ferizajt. Remzi Hasani eshte kryetar i Keshillit te Rrethit te LPK-se per Ferizaj, Rexhep Sadiku eshte kryetar i SBASHK-ut per Ferizaj, ndersa Hajrush Reka eshte kryetar i Shoqates per Bashkimin Gjithekombetar. "Ferizaj eshte qytet revolucionar. Eshte turp qe nje rruge a nje shesh te mos kete emrin e Enver Hoxhes, ketij kolosi te historise sone. Bile, mua po me duket pak qe vetem nje rruge te kete emrin e tij"
Gazeta me e mire dhe me e dobet ne Shqiperi! Ju lutem votoni, por jepni dhe mendimin tuaj per gazeten me te mire ne Shqiperi. Per mendimin tim, Korrieri hyn tek me te mirat, ndersa Koha Jone tek me te mbaruarat, sidomos me ato sondazhet qe ben online.
Jemi njerez pa komb e pa identitet Mire qe na i zvvarosen eshtrat e te pareve por keta banoret e fshatit Kosine qenkan te pa pare fare more vella.Po si shkojne ne meshte te mbajtur nga Krimineli Vasil Thomollari dhe ceshte me e keqja mesha eshte mbajtur ne greqisht Po si ka mundesi qe keta shqiptar budallenj tu shkerd.. nenen dhe me vone tu bejne edhe shuren ne koke pa pik turpi greket Përplasje në Kosinë ditën e Shën Mërisë Ballabani: Mbajtja e meshës prej Thomollarit, fyerje për ne. Prifti: Autorët e skandalit, para drejtësisë Entela Bani PËRMET- Skandali i eshtrave ka qëndruar pezull mbi kishën e Kosinës, gjatë meshës së mbajtur dje për ditën e Shën Mërisë. Megjithëse banorët e këtij fshati kërkuan nëpërmjet një peticioni që mesha e ditës së shenjtë mos mbahej nga prifti Vasil Thomollari, nuk është gjetur mirëkuptimi i drejtuesve të fesë ortodokse. Në kohën që liturgjia për besimtarët, më së shumti banorë të Kosinës është mbajtur nga prifti Thomollari, denoncuesi i skandalit të eshtrave, Altin Ballabani, është penguar të hyjë në kishë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Dy personazhet më të përfolur në këtë ngjarje kanë shkëmbyer replika dhe akuza në distancë me njëri-tjetrin. Ballabani e ka quajtur turp praninë e Thomollarit në kishë, ndërkohë që prifti ortodoks u shpreh së kërkon nga drejtësia dënimin e fajtorëve. Mesha Që në orët e para të mëngjesit, banorë nga fshatrat përreth Kosinës janë mbledhur në sheshin para kishës bizante. Në festë nuk ka munguar as prokurorja që po heton skandalin e eshtrave, Silvana Pani. Ritet dhe ceremonia fetare janë zhvilluar nga i shumëpërfoluri Vasil Thomollari e në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori grek në Tiranë, Kostandinos Kokosis. Mbërritja e ambasadorit në Kosinë ka bërë që liturgjia në ditën e Shën Mërisë të mbahet në gjuhën greke. Në momentin e largimit, ambasadori grek Kokosis ka uruar banorët e fshatit dhe të gjithë besimtarët për më shumë paqe, dashuri e harmoni mes tyre, por nuk ka dhënë asnjë reagim për zhvarrosjen e eshtrave në fshatin Kosinë. I vetmi që ka reaguar, ka qenë prifti Thomollari, i cili i tha ambasadorit grek se kërkon që drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje dhe të dënojë fajtorët. Denoncuesi I përjashtuar nga ceremonia fetare, varrmihësi Altin Ballabani nuk i ka kursyer akuzat për priftin e Kosinës, duke ritheksuar se ai është shkaktari i skandalit të eshtrave. “Mbajtja e meshës prej tij në këtë kishë, ku pak muaj më parë u nxorën eshtrat e të parëve, të shitura prej tij si eshtra të ushtarëve grekë, është një turp i vërtetë dhe një fyerje për të gjithë ne”,- tha dje Ballabani. Të njëjtin mendim me të kanë ndarë edhe banorë të tjerë, që u shprehën se zgjidhja më e mirë do të ishte caktimi i një prifti tjetër, për sa kohë që Thomollari është një nga të pandehurit e kësaj ngjarjeje të rëndë. “Punonjësit e policisë më thanë se po të hyja në kishë, mund të krijohej ndonjë incident. Kishin frikë se këtë veprim, Thomollari e merrte si provokim, ndaj ndenja jashtë. Familjarët e mi shkuan aty, ndezën qirinj e u lutën, s’pati ndonjë problem”, -vijon ai. Një javë më parë, Ballabani ishte thirrur nga shefi i komisariatit të Përmetit, i cili i kërkoi atij të ruante qetësinë në festën e Shën Mërisë. Festa e djeshme u zhvillua gati tre muaj pas denoncimit të zhvarrosjes së 78 skeleteve nga varrezat e vjetra. Megjithëse u pretendua se i përkisnin ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekspetiza vërtetoi denoncimet e banorëve, se ishin zhvarrosur edhe gra e fëmijë.
Rendon Group mbjell farat e luftes ne Irak Para disa kohesh degjova ne radion NPR per kompanin e Marketingut/PR, The Rendon Group, qe ishte kontraktuar nga CIA per te propaganduar luften ne Irak. Rendon Group krijoi situaten fiktive te konfliktit te brendshem ne Irak, midis Sadamit dhe National Iraki Council (qe ne fakt u ideua vete nga Rendon Group) per te krijuar konfuzion dhe per te shtyre Ameriken ne lufte. Per me teper informacion, lexoni artikullin ketu!!
"Greqia, kujdes me minoritetin shqiptar" Ambasadori i SHBA-së, Clifford Bond, denoncon mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve në Greqi "Greqia, kujdes me minoritetin shqiptar" Denoncimi është bërë në veprimtarinë më të rëndësishme vjetore të OSBE-së për të drejtat e njeriut Mentor Beqa Në këtë raport filitet për “persona që i përkasin grupit të minoritetit etnik shqiptar”. Në raport nuk përmendet termi emigrant, por specifikohet termi minoritet etnik. Raporti është i paqartë nëse flet për minoritetin shqiptar çam në Greqi. Mentor Beqa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Greqia të jetë më e kujdesshme dhe e predispozuar për të respektuar të drejtat e personave me etni shqiptare që jetojnë në Greqi. Përfaqësuesit e SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) kanë kritikuar qëndrimin e Greqisë ndaj personave me etni shqiptare, turke dhe maqedone që jetojnë në shtetin helen. Ambasadori amerikan Clifford Bond i bëri thirrje Greqisë, gjatë takimit më të rëndësishëm vjetor të OSBE-së mbajtur në Varshavë të Polonisë nga data 2 deri me 13 tetor 2006, që të ketë kujdes në trajtimin e personave me etni shqiptare. Trajtimi i personave që u përkasin grupeve minoritare etnike shqiptare, maqedone dhe turke në Greqi mbetet një problem konstant”,- thuhet në sesionin “promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimi i minoriteteve etnike”, të përgatitur nga ambasadori amerikan, Clifford Bond. Raporti është lexuar me datë 11 tetor nga vetë pregatitësi i tij. Në këtë raport vijohet me një përgëzim për vendimin e autoriteteve greke për të hapur një xhami dhe për të mundësuar mësimin e gjuhës turke. “Ne mirëpresim vendimin e Greqisë për të hapur një xhami në Greqi dhe përkushtimin e tyre për të vendosur mësimin e gjuhës turke në shkollat e Trakës Perëndimore”,- thuhet në raport. Ndërsa më poshtë vijohet me një kërkesë tjetër ndaj Greqisë, teksa thuhet se duhet të implementojë rregullat ndërkombëtare në trajtimin e minoriteteve. “Gjithsesi, ne vijojmë ta shtyjmë Greqinë të implementojë një këndvështrim gjithëpërfshirës për etnicitetin dhe të drejtat e njeriut, duke inkorporuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar dhe zotimet e saj në OSBE, përfshirë të drejtën individuale për t’u identifikuar me kombësinë përkatëse pa pasur disavantazhe”,- thuhet në raportin e përgatitur nga ambasadori Bond. Në këtë raport përmendet në mënyrë eksplicite termi “grupe të minoritetit etnik” dhe nuk përmenden emigrantët. Ambasadori Bond ka sqaruar në raportin e lexuar se për të arritur në këtë konkluzion Komisioneri i Lartë i Shteteve të Bashkuara ka bërë një shqyrtim të çështjeve të minoritetit në Europën Juglindore, si probleme që kanë të bëjnë me arsimimin, politikat multi-etnike dhe integrimin përkundrejt veçimit të personave që u përkasin minoriteteve. Ambasadori thotë se ka kënaqësinë të njoftoj se vendet anëtare të OSBE-së kanë përparuar në drejtim të respektimit të këtyre të drejtave në raport me një vit më parë. Në raport thuhet se populli i Maqedonisë përkujtoi vitin e pestë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Ohrit, dhe megjithëse zbatimi i saj kërkon kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, inkurajon qeverinë e re të Shkupit që t’i japë shtysë edhe më të fortë zbatimit të marrëveshjes. “Përfaqësuesit e minoritetit shqiptar dhe minoriteteve të tjera duhet të jenë konstruktivë dhe të angazhuar për zbatimin e marrëveshjes”- thuhet në raport. Përsa i përket Kosovës, thuhet se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë personave janë respektuar. “Ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës të ngrejë më lart respektimin e të drejtave të minoriteteve, duke përfshirë edhe lehtësimin e rikthimit të refugjatëve dhe personave të larguar”, -tha ambasadori Bond. Ai u bëri thirrje edhe liderëve të komuniteteve minoritare që të përgjigjen dhe të angazhohen, përfshirë edhe pjesëmarrjen në institucionet provizore të vetëqeverisjes. Në raport vijohet duke thënë se problem mbetet trajtimi i minoritetit kurd nga ana e Turqisë. Ambasadori i bëri thirrje Turqisë të respektojë të drejtën e kurdëve për të shfaqur identitetin e tyre nëpërmjet gjuhës kurde në media dhe publikime. Takimi në Varshavë Takimi për Zbatimin e të Drejtave Njerëzore (HDIM) është veprimtaria vjetore më e rëndësishme e OSBE-së për të drejtat njerëzore. Në këtë konferencë ku marrin pjesë përfaqësuesit e qeverive dhe të shoqatave jofitimprurëse nga 56 shtete vëzhgohet dhe konstatuhet zbatimi i detyrimeve dhe procedurave dhe mekanizmi i përputhshmërisë së këtyre detyrimeve. HDIM e 2006-ës është zhvilluar në Varshavë të Polonisë prej datës 2 deri me 13 tetor. Në fokus këtë vit ishin çështjet e anti-trafikut dhe ato të mos-diskriminimit.
Ju dëshmoj mëkatin e Kadaresë ! GSH Ju dëshmoj mëkatin e Kadaresë me internimin e familjes Rapi Pas akuzave të Paskal Milos, rrëfimi i plotë i ish-kryehetuesit Dilaver Bengasi mbi denoncimin e shkrimtarit Nga Dilaver Bengasi (vijon nga faqja 1) Kërkoi ndjekjen penale për një djalë 18-vjeçar, i quajtur Renato Rapi. Ky djalë merrte në telefon familjen e Kadaresë për të biseduar me vajzën e tij, me të cilën kishte lidhje shoqërore. Djali pretendonte se me vajzën dashuroheshin. Kur Kadareja mori vesh mbi këtë lidhje, donte me çdo kusht që kjo të prishej. Por Renato vazhdonte me të tijën. Mirëpo, telefonatat e përsëritura “e shqetësonin” familjen Kadare. Prandaj, Kadareja po bënte denoncimin ndaj Renatos. Kjo ishte vepër e sanksionuar nga neni 129 i Kodit Penal. Akuzohej në denoncim edhe nëna e Renatos, Janulla Rapi, e cila kishte marrë guximin për të shkuar në shtëpinë e Kadaresë. Mirëpo nuk i ishte hapur dera dhe Janulla e paskësh fyer, duke i rënë derës me forcë. Kështu, kishte shqetësime të mëdha Ismail Kadareja. U fillua çështja penale nga hetuesi N.Topjani. U mor në përgjegjësi penale dhe nëna e Renatos, Janulla Rapi. Akuza ishte për fyerje publike të Ismail Kadaresë. Renato ishte simpatik, inteligjent dhe vazhdonte vitin e katërt të Liceut Artistik të Tiranës. Nëna e tij, Janulla Rapi ishte shitëse e divorcuar nga burri. Hetuesi N.Topjani nuk njihte nga palët asnjë person. Por duhej të shmangte të gjitha ndërhyrjet apo presionet që mund të bëheshin. Ishte i aftë dhe korrekt. Njëherazi për çdo gjë do të konsultohej me kryetarin e hetuesisë. Pas fillimit të hetimeve, më thërret në zyrën e tij Foto Çami, në atë kohë ishte sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Tiranës, i cili më shpjegoi se I.Kadareja ishte ankuar për një “rrugaç” të quajtur R.Rapi, që i kishte mashtruar vajzën, duke krijuar momente irritimi. “Më ka thënë, - theksoi Foto Çami, - se megjithëse e ka denoncuar problemin në hetuesi, juve nuk po e vlerësoni si duhet. Për këtë problem që ka të bëjë me nderin e I.Kadaresë, - tha ai, - duhet të bëni të gjitha përpjekjet deri dhe në arrestimin e atij djali. Nuk duam të shqetësohet familja e Kadaresë”. Shpjegova se ai djalë ishte një nxënës shkolle në Liceun Artistik, por siç del, ai është dashuruar me vajzën e Kadaresë. Për sa i përket hetimit të çështjes, mendoj se është vlerësuar, megjithëse denoncimi i bërë nuk i plotësonte elementët e veprës penale, sikurse pretendohet. Djali me vajzën kanë lidhje prej kohësh dhe këtë e vërteton edhe... “Për sa i përket sugjerimit, - vazhdova unë, - se nderi i I.Kadaresë duhet shpëtuar nëpërmjet arrestimit të këtij djali, kjo më vjen keq që po ju them, por nuk mund të bëhet, sepse nuk ka bazë ligjore për një arrestim të tillë. Djali Renato nuk ka bërë asnjë vepër penale, veç dashurisë. Për dashuri, që ka të bëjë me një normë morale, nuk kemi bërë ndonjëherë arrestime”. Më tha që të shkoj përsëri pasdite në zyrën e tij, se do të ishin dhe kryetari i Gjykatës dhe prokurori i rrethit. Ndërkaq, unë u takova me V.Konomin dhe I.Remjen, përkatësisht kryetar dhe prokuror, e u tregova porosinë që më ishte bërë. Ata kishin të njëjtin mendim me mua. Edhe në takimin që bëmë pasdite me Foto Çamin, ata të dy mbështetën mendimin tim. Por hetimi vazhdoi. Janulla, nëna e Renatos ishte marrë e pandehur në gjendje të lirë. Ajo erdhi disa herë në zyrë për t’u ankuar ndaj një hetuesi, që pretendonte se ndihmonte padrejtësisht familjen Kadare. E sigurova se nga hetuesia do të kishte vetëm zbatim të drejtë të ligjit dhe objektivitet. Janulla këmbëngulte se nuk kishte bërë asnjë veprim antiligjor në adresë të familjes Kadare. Sqarimet që ajo kërkonte të bënte me atë familje, ata i kishin marrë për fyerje. Këto pretendime, hetuesi N.Topjani i kishte vërtetuar dhe i kishte raportuar. Hetuesi i çështjes kishte raportuar se shpeshherë i shkonte në zyrë edhe Elena Kadare, që i bënte presion duke i kërkuar arrestimin e Janullës dhe Renatos. Pas këtij raportimi në prani të rreth 25 hetuesve, tërhoqa vëmendjen se, nëse nuk provohej vepra penale, atëherë akuza të pushohej dhe të mos binte askush nën presionin Kadare. Sigurisht që nga ana ime si kryetar i hetuesisë, toni me të cilin porosita që të zbatohej ligji ishte i lartë, i ndikuar edhe nga ankesat e Janullës apo presionet e Elenës ndaj hetuesit. Ditën e dytë, rreth orës 8:30 të mëngjesit, mori në telefon ministri i Punëve të Brendshme, i cili kërkonte të sqarohej përse ishte fyer në mbledhjen e hetuesisë, Ismail Kadare. Veç u theksua se në hetuesi të mos pranohej asnjë person qoftë edhe nga Kadare. Ndërkohë, Hekuran Isai më tha se Elena Kadare i kishte shkuar në zyrë që në mëngjes dhe ishte ankuar ndaj kryetarit të hetuesisë, i cili jo vetëm nuk po e vlerësonte çështjen e denoncuar nga familja Kadare për të ndëshkuar familjen Rapi, por për më tepër kishte fyer Ismail Kadarenë në mbledhjen e Hetuesisë së Tiranës. Në orën 10:00 shkuam në zyrën e ministrit, së bashku me dy hetues. Atje gjetëm dhe drejtorin e Punëve të Brendshme të Tiranës dhe një punëtor operativ të sigurimit. Hetuesi N.Topjani shpjegoi saktë se denoncimi i Ismail Kadaresë nuk përmbante elementë të ndonjë vepre penale, as për Janullën e as për të birin, Renaton. Ministri Isai na shpjegoi se Ismail Kadareja ishte njeri i nderuar dhe vetë shoku Enver Hoxha e kishte vlerësuar posaçërisht. “Problemi është i qartë, - vazhdoi ai, - do pasur kujdes në trajtimin e Kadaresë”. Pastaj Elena Kadare kishte akuzuar se Janulla ndiqej si agjente ruse. Kush e kishte thënë këtë? Ishte e vërtetë, apo ishte thashethemnajë si shumë hamendje keqdashëse? Ministri shfaqi inat e pakënaqësi ndaj operativit V.M. dhe hetuesit R.I., kur dëgjova se Janulla Rapi ndiqej nga Sigurimi si agjente ruse dhe këtë problem e paska mësuar Elena, të them të drejtën u çudita. Sa thellë i kishte futur rrënjët I.Kadareja me “informatorët” e tij në punën e sigurimit dhe hetuesisë, kur ne nuk kishim dëgjuar asnjë fjalë të tillë. Mbas pyetjeve dhe përgjigjeve që u bënë në zyrën e ministrit, u porositëm që të kishim kujdes dhe të mos krijonim situata shpërthyese ndaj Kadaresë. U tërhoq vëmendje dhe për faktin se Elena kishte mësuar sekretet e Sigurimit të Shtetit. Por, me gjithë presionin nga lart, çyshtja e ngritur për Janulla Rapin dhe djalin e saj Renato, nga hetuesia u mbyll. Sidoqoftë edhe pas këtij veprimi objektiv ligjor të hetuesisë, reagimet e veprimet ndëshkuese ndaj familjes së djaloshit Renato Rapi nuk pushuan. Për të plotësuar dëshirën e Kadaresë dhe që ai të “rrinte i qetë”, me porosi partie u vendos masa e internimit të familjes Rapi. Pra, u internua Janulla dhe Renato, si kundërshtarë të familjes Kadare, për të vënë “në mbrojtje dinjitetin e tyre”. Me urdhër nga një apo disa drejtues të lartë, më 25 prill 1984, familjen Rapi e internuan në Kosovë të Elbasanit. (...) Sipas rrëfimeve të një ish-gjyqtareje të Gjykatës së Lartë, kam mësuar se Janulla Rapi, mbi bazën e denoncimit të Ismail Kadaresë Në polici, për një vepër penale si ajo “e fyerjes”, që ishte në kompetencë të drejtpërdrejtë gjykimi nga gjykata, ishte dënuar me 11 muaj edukim nëpërmjet punës. Vuajtjen e dënimit e kishte filluar në kombinatin “Josif Pashko”. Sapo kishte filluar punën e detyruar në zbatimin e vendimit të gjykatës, Janulla Rapi I kishte shkruar një letër Enver Hoxhës, duke i treguar se shkaku i dënimit të saj ishte vetëm fakti se djali i saj dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë, lidhje të cilën ai nuk e dëshironte. Enver Hoxha, pasi kishte lexuar letrën, kishte vënë një shënim duke theksuar se si ishte e mundur të dënohej ajo nënë, pse djali i saj dashuronte vajzën e Ismail Kadaresë apo kushdoqoftë tjetër. Kjo letër me shënim përkatës i ishte dërguar kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili kishte urdhëruar rigjykimin e çështjes direkt atje, me kryesues seance gjyqtarin e mirënjohur A.Z, i cili masën e dënimit “me punë të detyruar me 11 muaj”, e uli gjykimin në 2 muaj, kohë që Janulla Rapi kishte bërë deri në kohën e rigjykimit. Por sikurse citova më sipër, ky dënim i lehtë nuk kënaqi kurrë kundërshtarin e saj dhe më 25 prill 1984, Janulla Rapi me të birin Renaton, u internuan në Kosovë të Elbasanit. Marrë nga libri “Enigmat e 2 Korrikut ‘90”
Deputetët më të pasur dhe më të varfër Deputetët më të pasur dhe më të varfër Më i pasuri Tom Doshi, më i varfri Arben Malaj Gazeta Shqip Deputetët e Kuvendit tregojnë xhepat. Organizata joqeveritare "Mjaft" ka publikuar dje raportin e monitorimit të punimeve të parlamentit për legjislaturën nga janari në korrik të vitit 2006. Materiali i publikuar edhe në faqen e internetit www.unevotoj.com paraqet të detajuara aspekte të ndryshme të sjelljes së deputetëve. Kjo duke filluar nga përputhshmëria e platforma elektorale me nismat ligjore që ndërmerren, prezenca e deputetëve, shkeljet e rregullores, pasuritë dhe të ardhurat e deputetëve. Platformat Studimi vë përballë platformat politike të partive kryesore në vend me nismat e ndërmarra në parlament. Në test janë përfshirë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim. Demokratët i përqasin nismat e ndërmarra në masën 19% me platformën elektorale. Socialistët kanë këtë të dhënë në nivelin e 27%. Nga ana tjetër, Partia Republikane rezulton të ketë realizuar në nismat e saj ligjore 25% të premtimeve të saj. Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të përqasë nismat ligjore me premtimet elektorale në nivelin 40%. Antikonformistët Raporti parashikon si të tillë deputetët Tritan Shehu e Nard Ndoka. Qëndrimi i tillë nga këta deputetë rezulton të jetë treguar në tri çështje të ndryshme që janë diskutuar në Kuvend. Nga grupi Qendra Liberal Demokrate rezulton në këtë kategori Neritan Ceka dhe Diana Çuli nga PSD-ja. Nga Grupi parlamentar Socialist përfshihen në votim kundër grupit: Erion Braçe, Taulant Balla, Flamur Hoxha, Ndriçim Hysa, Arben Isaraj, Bukurosh Stafas, Rajmonda Stefa dhe Musa Ulqini. Nga partia në pushtet i vetmi deputet në këtë kategori është Spartak Ngjela. Transporti Rezulton se në Shqipëri çdo deputet ka në dispozicion një makinë, shofer, si dhe shërbimin teknik të mirëmbajtjes. Këto shifra konsiderohen tepër të larta kur krahasohen me shpenzimet që disa nga vendet perëndimore parashikojnë për transportin e parlamentarëve të tyre. Në Republikën Ish-Jugosllave të Maqedonisë, deputetëve nuk u vihet në dispozicion asnjë makinë. Ndërsa në Republikën Serbe ka vetëm një park automjetesh, i cili menaxhohet nga administrata e përgjithshme. Edhe në Kosovë rezulton që të vetmit parlamentarë që disponojnë automjete janë kryetari dhe 6 anëtarët e kryesisë. Sugjerimet Projekti është financuar nga "Open Society Institute", ndërsa kanë ndihmuar OSBE, qendra e studimeve parlamentare, instituti i lartë i deklarimit të pasurive. Ndërkohë që realizimi është kryer nga skuadra unëvotoj.com. "Mjaft" i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë që nismat ligjore duhet të përqasen më shumë me platformat elektorale. Ky institucion duhet të ulë shpenzimet në administratën publike. Deputetët duhet të marrin pjesë më rregullisht në seancat parlamentare. Rregullorja gjatë kësaj periudhe rezulton të jetë shkelur disa herë. Vihen re probleme të vazhdueshme me funksionimin e sistemit elektronik. Deputetët më të pasur Emri Subjekti Shuma Tom Doshi PS 10 milionë $ Sadri Abazi PS 5,56 milionë $ Pilo Keri PSD 1,5 milionë $ Ndriçim Babasi PD 1,27 milionë $ Sami Gjergji PD 950 mijë $ Lulzim Basha PD 830 mijë $ Genc Ruli PD 650 mijë $ Paulin Sterkaj PS 645 mijë % Nikollaq Neranxi PAA 570 mijë $ Gëzim Musabelliu PSD 543 mijë $ Deputetët më të varfër Emri Subjekti Shuma Galip Ramadhi PR 150 $ Angjelina Kola PSD 240 $ Aurel Bylykbashi PD 250 $ Bujar Nishani PD 250 $ Gjovalin Prenga PD 250 $ Rahim Kaleci PD 300 $ Besnik Jaçelli PD 400 $ Shkëlqim Ziri PD 600 $ Arenca Trashani PD 850 $ Arben Malaj PS 14,500 $
perplasen 2 trena ne meto A (rome) Rreth ores 9:35 (ora ne Rome) dy trena te metrose (linja A) ne stacionin Vittorio Emanuele perplasen duke shkaktuar plagosjen e 275 personave (nga te cilet 50 ne gjendje te rende) dhe 2 te vdekur (deri ne keto momente). Flitet qe perplasja ka erdhur si shkak i trenit qe vinte nga Furio Camillo trenisti i te cilit nuk ka respektuar semaforin i cili sipas deshmimtareve ka qene i kuq. Te shumte jane edhe studentet qe ne kete ore frekuentojne metrone per te aritur ne fakultetin e Scienze delle comunicazioni dhe mendohet qe mes te plagosurve te kete edhe shume studente. Kaq per momentin.
 
‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!! Ky artikull i sapobotuar tek peshkupauje mu duk interesant ne ate qe mund te zgjoje nje debat te gjere dhe per mendimin tim te nevojshem. ARTIKULLI NE ORIGJINAL <font color="purple"> ‘Malokët’ po Ri-Ndërtojnë Tiranën…!!! </font> 9 Tetor 2006 @ 12:50 am nga Laura www.peshkupauje.com “Shqiperia kishte ndryshuar aq shume brenda nje viti Sa ndertime! Shume bukur!”, keshtu u shprehen ca miqte e mi Franceze qe sapo u kthyen nga Shqiperia. Sa mire, dikush arrin te shoh ndryshimin per mire…se… ‘maloket’ po ri-ndertojne Tiranen!!! “Shumë ‘malokë’ kanë ardhur në Tiranë dhe po shkaterrojne Tiranën”, flitej pese vjet me pare kur une isha atje, dhe kur une isha pjese e morise se malokeve qe vershuan drejt kryeqytetit. Po cfare do te thote te jesh ‘malok’ ne shqip. Varet nga konteksti do thoni me te drejte ju. Pas komunizmit te jesh ‘malok’ do te thote te jesh i trashe, sepse vjen nga fshatra apo male apo qytete te vockla malore ku nuk ka mberritur civilizimi akoma ose nuk ka mberritur aq sa ka mberritur ne Tirane(sepse dhe te vish nga nje qytet i Shqiperise prap mund te quhesh malok). Gjate komunzmit ishte pjese e ideologjise koministe qe fshati te ishte i barabarte me qytetin, domethene nuk mund te thuhej, te pakten pa ndonje pasoje diskriminimi politik, se te jetosh ne fshat mund te ishte e papelqyeshme per disa, pasi Shqiperia ishte nje kopesht i madh me lule te shumellojshme ku cdo lule kishte te njeten vlere… (vendet e tjera komuniste ndoqen nje politike tjeter, ate te zgjerimit te jashtezakonshem te qytetit, ndryshe nga sistemi komunist shqiptar-lexo DEMISE OF COMMUNISM IN EASTERN EUROPE nga OKEY). Atehere, si ka mundesi qe te gjithe keta ‘te ardhur’ shqiptare me te njejtin aresim, kulture, ideologji, standart jetese per 45 vjet behen krejt papritur ‘maloke’ sepse vijne ne Tirane. Mos valle ‘maloke’ ka te bej me shume me ata qe erdhen nga VERIU. Pse cfare ka Veriu me shume apo me pak se Jugu? Apo cfare e ndan nje qytet nga nje tjeter? Eshte per tu alarmuar kur degjon kudo edhe shprehje te tilla “ ai maloku… ai labi…he mo se vlonjat eshte…me thuaj nga je te te them kush je…. eh korcaret si honeps dot…etj., etj.,. Ne fakt dhe Noli beri nje gafe te madhe duke shkruar kete poemen qe vetem mund te ndaje ne vend qe te bashkoje (bashkangjitur ne fund). Aq shume ka rendesi origjina ne Shqiperi tani saqe njerezit e kane aq te lehte ta marrin vesh menjehere kush je sapo ti thuash nga vjen, le me po te kapi formula ‘maloke, maloke’. ‘Maloket’ erdhen ne Tirane per nje jete me te mire kuptohet. Te jene barbare apo te civilizuar ato kane kultura te ndryshme dhe i sollen me vete sigurisht. Pjese e kultures se ‘malokeve’ eshte dhe shprehja popullore : « FJALET E SHUMTA JANE FUKARALLEK » qe mund te perkthehet ndryshe : PUNO DHE NDERTO. Dhe keshtu bene. Lagjja ku dhjete vjet me pare, une dhe vellai im ndermorem nismen (ndonese ishim studente dhe s’kishim aspak pervoje ndertimi) te hapnim themelet e para te shtepise tone (se u lodhem nga rruga e stergjate per te shkuar ne shpi dhe malli i tepert), tani eshte mbushur me vila aq te bukura nga cepi ne cep. Te gjithe te ardhur nga vende jashte Tiranes, shumica nga fshatra, kane ndertuar pothuajse vete shtepite e tyre. Ky fakt te mahnit, sepse te kesh nje shtepi kater-kateshe eshte nje lluks dhe per amerikanet (shumica ne Amerike jetojne ne borxhe me vite me radhe per te pasur nje shtepi te tille). Duke pasur shembullin e familjes sime dhe lagjes sime dhe gjithe atyre qe njoh krenohem vertete me keta njerez kaq punetore. Keta njerez nuk jane matrapaze as politikane as hajdute. Ata zgjohen heret ne mengjes dhe punojne…ndertojne. Shpesh te huajt me thone qe kur vizitojne Greqine marrin nje pershtypje negative per Grekerit se keta te fundit jane shpesh dembele qe lene Shqiptaret te punojne per ta (duke i shfrytezuar kuptohet) dhe pastaj kane dhe injorancen per te qene aq haptazi raciste te pafrikshem dhe te paturpshem…. ‘Maloket’ po ndertojne Tiranen me djersen e tyre, as Greqine as Ameriken. Kjo shihet ne radhe te pare me flamuret qe valeviten mbi shtepite e tyre ne ndertim e siper. Ne taracat e zeza mbuluar me tulla sheh vajza e djem qe punojne me pasjon… A s’eshte kjo nje ane pozitive? A s’eshte kjo shpresa jone? Mbase shume nga Tirana iken neper bote imigrante ndersa shume nga fshatrat apo qytetet e largeta te Shqiperise erdhen ne Tirane. Eshte i njeti proces i kapercimit te distancave, i zhytjes ne nje realitet krejt tjeter, por mbi te gjitha eshte nje proces mesimi dhe ndryshimi dhe ndertimi (duke filluar qe me veten). Kush eshte nje Kuksian ne Tirane? Kush eshte nje Shkodran ne Amerike? Kush eshte nje Vlonjat ne Sarande? - Jane te gjithe Shqiptare qe po ndertojne… qe ecin perpara…qe punojne aq shume… qe kane respekt per veten… Dhe une krenohem , dhe ju duhet te krenoheni, dhe ne duhet te kemi me shume shprese per te ardhmen duke njohur anet tona te forta (dhe ato te dobta)… Noli mbase duhet te kishte thene : A te duhen punetore ? I ke ne Shqiperi I ke ne Kosove I ke ne Maqedoni I ke kudo neper bote Jane te gjithe ata Qe mbajne emrin ‘SHQIPTAR’ Qe duan aq shume njeri-tjetrin…. mbase me vone do shkruajme dhe strofa te tjera, te gjithe se bashku… Kjo ishte nje ane pozitive qe une desha ta ndaj me ju dhe ju mund te shtoni te tjera … Le te shpresojme qe sa me shpejt do mburremi me politikane/ politikane (f) te afte , me intelektuale te afte, me gazetare te afte…etj,. qe do ta bejne se shpejti Shqiperine nje nga vendet europiane me josheset per tu jetuar dhe vizituar… hajt besa bese!!! … Laura … ********************************************************* Zgjidh e merr vetë F.S. Noli A te duhen luftetare Dhe arratine armiku te marre A do botes ti vesh zjarre Merr nja dhjete Kosovare A do urte njeresit te rrine Ne komande ta kesh ushtrine Ne bidat ta vesh njerezine Merr te gjithe Laberine A do trima dhe sejmene Kapardisur kudo vene Gjumi pa i zene nuk flene Per tre Mirditor bej bene. Do per pune nje korcar I ke bujqer ustallare me gra bashke te hapin varre Krahe e kembe su kane te share A te duhen genjeshtare Matrapaze e kokethare Reren ta shesin per farë Merr Krutan e je i lare Po qeflinj a te duhen? Qe me zonjat dine te kruhen Zonjat qe pjellin cdo vit Vec Elbasani i rrit Me dy kembe do hajvane? Budallenj me din pa ane Ku ti fusisht te vene Dil shetit gjithe Myzeqene A do te ruash florine Katandine e shtepine Me dy qofte mbushin sininë Ec e merr Gjirokastrinë Do te kesh e te besh qef Sofren shtruar si per mbret Pastertore e per yzmet Te tilla gjen ne Permet A do ministra Kolonjare Se mbahen burra me mend Duan kudo te jene te pare Ne meshilis e ne kuvend.. (1.Nuk e kopjova une, meqenese se kam librin, prandaj te me falni per ndonje gabim sepse e mora ne internet te albasoul. 2. Per ata qe do me versulen: fakti qe une kritikoj kete poeme nuk nenkupton qe une injoroj vlerat e Nolit!)
Shqiperia me ZIP Code Inagurohet kodi postar ZIP i Shqipërisë 33 rrethe pajisen me numrin katërshifror Edhe Shqipëria ka Kodin e vet postar ZIP. Në një takim, ku merrnin pjesë drejtorët e Postave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, është "prerë shiriti" i kodit postar shqiptar. Shpalljen e këtij kodi e bëri Kryeministri i vendit, i cili u shpreh se, posta do të bëhet institucioni më modern në vend. Kodi ZIP i vendit tonë përbëhet nga 4 shifra, ku dy të parat identifikojnë degën postare, që në Shqipëri janë 34 të tilla, dhe dy shifrat e dyta identifikojnë zonat postare, që kombinimi i tyre do të bëhet nga vet degët e postës në rrethet e ndryshme të vendit tonë. Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea, u shpreh se shpallja e këtij kodi postar është një shenjë integrimi i vendit tonë. Ai sqaroj se do të duhet një vit që të gjithë njerëzit të njihen me kodin postar që i korrespondon banesës së tyre dhe të filloj implementimi i saj nga të gjithë. Ndërsa ministri i Transporteve në fjalën e tij ka shprehur shqetësimin se duhet të identifikohen rrugët dhe lokalitetet që kanë mbetur pa emër, kjo nga pushteti lokal, dhe më pas të zbatohet ky kod që është shenjë e standardeve evropiane. Kodet për 33 rrethet Tirana 1000 Kruja 1500 Durrësi 2000 Kavaja 2500 Elbasani 3000 Gramshi 3300 Librazhdi 3400 Peqini 3500 Shkodra 4000 M.Madhe 4300 Puka 4400 Lezha 4500 Mirdita 4600 Laçi 4700 Berati 5000 Kuçova 5300 Skrapari 5400 Gjirokastra 6000 Tepelena 6300 Përmet 6400 Korça 7000 Pogradeci 7300 Erseka 7400 Mati 8000 Peshkopia 8300 Bulqiza 8400 Kuksi 8500 Hasi 8600 Tropoja 8700 Lushnja 9000 Fieri 9300 Vlora 9400 Saranda 9700 Tranziti 1700 Zyra EMS 1800
Cmimi Nobel per paqen 2006 Cmimi kete vit ju dha Muhammad Yunus dhe bankes qe themeloi, Grameen Bank, per punen qe ka bere duke ndihmuar me qindra mijra te varfer ne Bangladesh qe prej 30 vitesh duke u dhene atyre kredi te vogla ne menyre qe te fillojne biznese te vogla. Mua mu duk shume interesante kjo histori...ja nje pjese e nje artikulli: The theme was “Building a Sustainable Future,” and Mr. Yunus told about how Grameen gave loans to beggars. He made hundreds of rich people — many of them looking for causes to support — laugh out loud and also tugged at their heartstrings. “All we are doing is telling beggars that, well, since you go house to house begging, would you like to take some merchandise with you, some cookies, some candy, something?” he asked a crowd that hooted with delight at this clever notion. “A typical loan for a beggar is something like $12,” he said. “With $12, she has a basket of merchandise she carries around and goes house to house.” “Today, we have more than 80,000 beggars in the program,” he said. “Many of them have already quit begging completely.”
Muri i Madh ! Sot degjova nje lajm ne nje nga keto televizionet "Kioska" lokale te Atdheut tone te dashur qe fliste pak a shume per nje projektligj qe kishte kaluar ne "Dhomen e Perfaqesuesve" (House of Representatives) te Senatit Amerikan, ne lidhje me ngritjen e nje barriere fizike (muri) pergjate kufirit jugor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Praktikisht projektligji pecaktonte ndarjen e Amerikes me Meksiken nepermjet nje muri mbi 1000 Km te gjate ... Si e mendoni ju ne lidhje me kete vendim?
Enigma e vrasjeve të pas luftës Enigma e vrasjeve të pas luftës,zbardhja e tyre!Kush qëndronte pas vrasjeve???!!! -------------------------------------------------------------------------------- MAFIA PROSERBE NË KOSOVË KA NDIKIM TË FUQISHËM Strukturat dhe klanet e mëdha që i krijoi kupola e sherbimit serbë dhe pushteti i Millosheviqit, gjatë regjimit të tij, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon e në veçanti në Kosovë, paraqesin një strukturë të përsosur të pashpërbërë edhe sot e kësaj dite. Të ashtuqujturat " Polici Lokale" të formuara në kohën e regjimit të Millosheviqit, pas luftes, nuk janë mrrë në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe detyrat.Këto struktura, kriminale edhe pas ndonjë goditje, kohë pas kohe këto struktura janë rikonsoliduar, sidomos pas rënjes së Millosheviqit nga pushteti dhe vrasjes së Arkanit dhe disa kapove të kësaj mafie, e cila, por tjerash, ka një shtrirje edhe në Kosovë. Mafia proserbe në Kosovë, duket se ka një ndikim të fuqishum, Janë persona të përgatitur dhe të infiltruar nëpërmjet kanaleve shtetërore të aparatit të punëve të brendshme, të cilat, në të shumtën e rastëve, kanë ndërrmarrë edhe veprime politike, qoftë në urdherdhenien për vrasje, qoftë në drejtimin e ekonomisë, biznesit, kontrabandës etj.. Sipas burimeve mirë të informuara, pjestarët e kësaj strukture që janë në veprim në Kosovë, disa herë kanë kryer trajnime të ndryshme në Batajnicë ( shqiptarë) dhe kanë përvojë të gjatë në strukturat e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe atij politik, sidomos prej tyre që mund të numërohen në gishtërinjë këtu te ne. Krimi politik dhe ekonomik në Kosovë shfaqen në formë të krimit të Organizuar dhe të krimeve ordinere. Veprimtaritë kriminale të organizuara në formë të krimit të organizuar dhe të krimeve ordinere zhvillohen falë rrethanave në të cilat gjendet Kosova me status të pazgjidhur, ku kanë terren të përshtatshëm të zhvillimit dhe veprimit të tyre, duke qenë burim permanent për destabilizimin e gjendjes së sigurisë. Motivimi kryesor i veprimeve të lartëpërmendura kriminale bazohet në aktivitetet e motivuara në arsyetimin politik, në veprimtaritë e motivuara nga sherbimet sekrete të vendeve të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj kosovës. dhe në veprimtaritë e motivuara me arsyetim të përfitimit material. SI PLANIFIKON SERBIA TA RITKHEJEË KOSOVËN Vrasjet enigmatike të ish- pjesetarëve të UÇK-ës dhe të personaliteteve politike të Kosovës dhe veprimet që i kanë përcjellë ato, të cilat kohë pas kohe skajshmerisht e kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë, kanë pasqyruar shumë në destabilitetin politik dhe prishjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është potencuar shumë herë nga ana e serbëve, se shërbimet serbe i kanë prej 25000 deri 50 000 bashkëpunëtorë në Kosovë, gjë që tregon për praninë e lartë të agjenturave serbe në Kosovë, që paraqesin rrezik dhe janë mjaftë shqetësuese për Kosovën dhe banorët e saj. NË DUKAGJIN GJENDJE E QËLLIMSHME KAOTIKE Së pari po të shikohet gjeografia ku ndodhin më së shumti aktet e vrasjeve ajo i prket territorit që nuk është i banuar me serbë ( Rrafshi i Dukagjinit) Supozohet se në Pejë ish komandanti ndërkombëtar i policisë së UNMIKU-t, për rajonin e Dukagjinit Valerij Corotekno, ka qenë njëri prej kordinatorëve dhe mbështetësve të " Klanit të Zemunit", të cilët operonin në Kosovë, nëpërmjet kolegëve të tyre shqipfolës,i cili pos që ka përfituar miliona, ka ndikuar në krijimin e një gjendje kaotike, një gjendje identike të këtyre klaneve sikur të ishte në Beograd. Disa prej tyre thuajse ishin legalizuar, kuptohet edhe me ndihmen e një grupi të vogël të personelit vendor, të cilët kanë emra dhe mbiemra dhe janë njohës të mirë të situatave dhe të ngjarjeve të ndodhura. Ka prej tyre që janë edhe bartës të atyre ngjarjeve. Fatkeqësisht individë të këtyre strukturave e kishin edhe mbështetjen e haptë PARTIAKE, me të cilën i mbulonin dhe i kamuflonin veprimet kriminale-mafioze, të drejtuara edhe kundër vendit dhe progresit të Kosovës. Në atë periudhë ngjarjet e tilla shikoheshin ndryshe, por sot kur ka kALUAR një kohë edhe kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe këto ngjarje shikohen nga një vështrim krejtë tjetër, e vërteta ka një dimension tjetër. Dihen aktorët, dihen qëllimet, dihen viktimat, dihen disa nga vrasësit, natyrisht dihen edhe " bosët" porositës... SHUMË NGJARJE HESHTËN PËR SHKAK TË POLITIKËS Shumë prej vrasjeve të pas luftës kanë mbetur në heshtje dhe ndoshta dp t’i mbulojë harresa, sepse në disa sish kishte dorë Politika dhe klanet politike të cilat kishin qëllimet e veta… Viktimë e këtyre zhvillimeve është Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kusheririn e tij Hasan Zemaj, të vrarë më katër janar 2003. Hasani ishte Aktivist i hershëm i Forumit Rinor të LDK-ës, pjesmarrës edhe në aktivitetet tjera politiko-shoqërore, për të cilat askush nuk mund të thotë asnjë fjalë të keqe. Ndërkaq, Tahir Zemaj, në procesin e ashtuqujtur kundër Grupit të “ Dukagjinit”, nuk kishte dëshmuar kundër Daut Haradinajt, dhe sipas të gjitha rrethanave, nuk mund të thuhet se është viktimë e këtyre proceseve, siç është folur në fillim. Çuditërisht, po në ditën, e vrasjes, nga një grupacion, i paraqitur publikisht për herë të parë, me këtë rastë u lëshua një komunikatë për media. Ndërsa, ditën e varrimit të Tahirit, Enisit dhe Hasanit, në Strellc ishte promovuar “ një ushtri”, e cila në atë varrim, shpalosi programin e vet, për t’u hakmarrë kundër ish - strukturave të UÇK-ës, në të cilat aludonin ( i akuzonin) se e kishin kryer këtë vrasje, edhe pse këta të fundit nuk kishin shkas për ta bërë këtë vrasje të trefishtë. PRANIA PUBLIKE E FORMACIONIT PARAMILITAR Formacioni që u promovua ditën e varrimit në Strellc të Deçanit, më vonë mori përsipër disa operacione dhe vazhdimisht nëpërmjet komunikatave kërcënonte strukturat udhëheqëse të ish - UÇK-ës, udhëheqës Politik të partive, të cilat ata i konsideronin se kanë devijuar etj etj.. Ditën e varrimit përgjegjësi i Tyre mbajti fjalim ndërsa “ ushtarët e ushtrisë së Re” ishin të veshura me të kaltra, që në fakt ishte shenjë e uniformave që kishte pasur FARK-u ( grup ushtarako - Politik) i formuar dhe financuar nga Qeveria e Kosovës në egzil, i përbërë nga ish- oficerë të ish- Armatës Jugosllave. Konsiderohej forcë revanshuese e UÇK-ës, që në skenën e gjerë politike akuzonin njëri - tjetrin. Edhe ashtu formacioni i Ri paramilitar, konsiderohej forcë e armatosur e Partisë më të mache të LDK-ës, nëpermjet së cilës tentohej të dominohej mbi strukturat e ish UÇK-ës. Çuditërisht, e njëjta ngjyrë e këtij Formacioni PARAMILITAR karakterizon edhe ngjyrat e LDK-ës dhe të vet Flamurit të propozuar nga Rugova… Vrasja e Sebahate Tolajt dhe e Jusuf Haklajt Që nga ajo kohë janë shkruar mijëra faqe gazetash, aty - këtu janë dhënë edhe prova dhe fakte për ekzistimin dhe veprimin e këtij formacioni paramilitar, në emër të të cilit u shkruan dhjetëra afishe e komunikata. Mirëpo, as vrasja e Tahir Zemës, Enis dhe Hasan Zemajt, deri tash nuk u zbulua sikurse që nuk u zbardh kurrë as puna e “ ushtrisë” ( formacionit paramilitar) që doli publikisht ditën e varrimit në Strellc dhe me rastin e homazheve në Prishtinë ( për Ibrahim Rugovën) e që vazhdon të operojë edhe sot e kësaj dite, siç deklarohen vetë pjestarët e këtij formacioni. Ngjarjet do të shkojnë aq largë, sa që thuhet se dy pjestarët e SHPK-ës, SEBAHATE TOLAJ dhe JUSUF HAKLAJ, ish - pjestarë të UÇK-ës, zyrtarë të hetimeve, pasi kishin zbuluar dhe kompletuar dosjen, për vrasjen e trefishtë të Tahir Zemajt me të birin dhe kushëririn, të dy vriten në një prit të organizuar në afërsi të Pejës. Në tetor të vitit 2003, derisa ishin duke shkuar në punë. Pra, sipas kësaj, disa ngjarje që ndodhën duhet shikuar edhe Brenda SHPK-ës. Nga kjo del se edhe vrasja e parë, por edhe e dyta janë bërë për të humbur gjurmë. Se çfarë gjurmësh, se kush fshihet pas humbjes së gjurmëve dhe pas urdhrit për ekzekutimin e këtyre njerëzve, mbetet të shihet ndoshta me kalimin e kohës… Klanet dhe kupolat e mafias së organizuar dihet se për t'i realizuar qëllimet e veta, nuk i kursejnë njerëzit e asnjërës palë. Duhet përmendur që një grup me përmasa të tjera ishte edhe " Klani i MUsajva", i cili, siç është parë, gëzonte edhe përkrahje edhe mbështetje të fortë politike. Ky klan mbrenda katër a pesë vitesh u shkatërrua, duke u vrarë në rrethana të pasqaruara disa nga vëllezerit Musaj, të cilët dikur gëzonin mbrojtjen e fortë nga partia më e madhe, LDK-ja pra e cila kishte vënë në shërbim të këtij klani edhe një pjesë të shtypit, që e mbulonte propagabdën dhe AGJITACIONIN KUNDËR strukturave të caktuara. Propaganda dhe mbështetja politike, por edhe mbrojtja ndërkombëtare që iu bë një kohë kësaj familjeje, ata i trimëroi aq shumë dhe i shtyri në gabime të pafalshme, duke bërë vrasje e krime mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm ( për këtë kemi shkruar më herët në forum). Thjesht, nga partia të cilës i shërbyen me besnikëri, duke përfshirë këtu edhe klane të caktuara brenda partiake, këta njerëz i përdorën siç thotë populli, " mish për top". SI I PËRDORNIN GAZETARËT PËR ARRITJEN E QËLLIMIT TË TYRE Një fat të tillë e pësuan edhe disa gazetarë të cilët ishin të cytur dhe trimëruar për të shkruar dhe krijuar afera të rrejshme kundër ish- pjesëtarëve dhe liderëve të UÇK-ës dhe njerëzve tjerë me influencë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare. Fatkeqësisht, pasi " shefat" ( porositësit) e aferave i arrinin qëllimit e veta, gazetarët që i përdornin si vegla për arritjen e këtyre qëllimeve vriteshin për t'i humbur gjurmët. Një fat të tillë e pësuan edhe Bekim Kastrati bashkë me Besim Dajakun, Bardhyl Ajeti, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa etj... Sa për" Xhemën besoj që e keni lexuar që të mos përsëritem ndersa, po në këtë forum besoj që ju kujtohet, kur një forumist i kercenohet Rexhep Kastratit, i cili kishte kercenuar që do të flasë dhe do të tregojë për këto vrasje por edhe per disa të tjera. A, Rexhep Kastrati ishte njëri prej atyre që, shkruante sipas kërkesave të " shefave" artikuj kompromitues për bartesit e luftës dhe ish- udhëheqësit e UÇK-ës... Këto vrasje që i përmenda më lartë ndodhnin në prag të ndonjë procesi a ngjarje politike, apo për të bërë ndonjë aferë të caktuar. Këto vrasje, shefave, u shërbenin edhe për një gjë tjetër, për ta paraqitur vetën "viktimë" para faktorit ndërkombëtar, me qëllim të fitimit të një simpatie, por njëkohësisht edhe të një privilegji, që fatkeqësisht në saje të kësaj mjeshtërie të hollë aritën ta fitojnë me kalimin e kohës... Kujt i shkon për shtati mos ndriqimi i krimeve? Kjo d.mth, se mosndriqimi i krimeve dhe lënia e lirë e kriminelëve, u shkon për shtati më së shumti atyre që i kanë sponzorizuar krimet dhe kriminelët. Pavarësisht përqendrimit të madh të forcave të KFORIT, Policisë së UNMIKU-t dhe SHPK-ës, pranisë së shërbimeve intelegjente, pastaj kontigjentit të hetuesve, prokurorëve ndërkombëtarë e vendorë, bëri që të dështohet në këtë drejtim duke dështuar totalisht në zbardhjen e veprave kriminale dhe vënien e fajtorëve para drejtësisë. Kjo është një mungesë vullneti për t'u përballur me strukturat e krimit të organizuar,është një mungesë e vendimeve politike, për të ndërrmarrë masa ndAJ këtyre strukturave. Kjo bëri që që të humbet besimi i qytetarëve në drejtësi, gjykata dhe deri diku në SHPK, polici të UNMIKU-t dhe më pas në KFOR. Dosjet bëhen në Serbi UNMI-ku zbaton në Kosovë E kujt është autorësia e akteve kriminale, dhe kush po tenton me çdo kusht ta destabilizojë Kosovën?! " Dosjet" përgatiten në Serbi - gjykimet e dënimet i bën UNMIK-u në Kosovë. " Diktatet" vijnë nga ata që e kanë bërë krime në Kosovë, e që sot kanë funksione të rëndësishme shtetrore e Partiake në Serbinë fqinje. Karakteri çlirimtar i luftës që zhvilloi populli i Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, u tentua vazhdimisht të zbehët dhe të tjetërsohet nga emisarët e UNMIK-ut. Vrasjet e dëshmitarëve për humbje të gjurmëve S'do mendë që drejtësia me qëllim dhe zbardhja e krimit u heshtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, sepse siç duket strukturat e krimit të organizuar kishin lidhje të ngushta me rangje të larta në shtet dhe shteti domosdo nuk mund ta luftojë vetveten. Si pasojë e saj u likuiduan edhe shumica e dëshmitarëve të proceseve gjyqësore, nëpërmjet të cilave kishin arritur t'i organizonin proceset për të mbetur anonimë/ enigmë fytyrat e kreatorëve të këtyre proceseve. Me vrasjen e këtyre dëshmitarëve në njërën anë e mbulonin vetveten dhe nuk i përmbushnin premtimet ndaj tyre, kurse në anën tjetër ua rëndonin barrën edhe më shumë dhe i akuzonin përsëri të akuzuARIT apo të dënuarit në ato procese të montuara, tani edhe për crasjen e dëshmitarëve (!). Po e zëmë, Ilir Selimaj, bashkë me kunaten e tij Feride Selimaj, u vra pikërisht në kohën kur duhej të rishqyrtohej lënda e të ashtuqujturit " Grupi i Dukagjinit". Iliri ishte pjesëtar i Brigadës 136 dhe një kohë pjestar i njësisë speciale " Shqiponjat e Zeza". E para Ishte "dëshmitar kyç" në procesin e Dukagjinit. E dyta ai ishte dëshmitar i përpunuar me forcë për një kohë të gjatë nga një klan i njohur, për të dalë kundër këtij grupi. Së pari ishte keqtrajtuar çnjerëzisht duke e quar disa herë buzë vdekjes( duke ia thyer dhëmbët, gishtërinjtë) dhe ishte i mbajtur i mbyllur në lokacione të caktuara, derisa e kishin detyruar me dhunë të japë deklaratë siç ia diktonin përpunuesit ( persona të njohur janë këta për policinë) e pastaj ia kishin servuar policisë dhe gjykatës. Këtë gjë që ai ishte përpunuar nga një klan e dinte jo vetëm policia por edhe gjykata. Vrasja e Ilir Selimajt u përdor me mjeshtëri të madhe për të sjellë ngatrresa dhe intriga të reja. Dy ditë pas vrasjes së Ilir dhe Feride Selimajt nga fshati Osojan afër pejës, zëdhënësi i Policisë së UNMIK-ut, z. Singeton, kishte deklaruar se " është identifikuar njëri nga të dyshuarit për këtë vrasje, ai është Adem Elshani" për të cilin, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Pejë, deklaron e " janë ofruar mjaftë dëshmi se ai ka qenë njëri nga tre vrasësit që e ka kryer këtë vrasje". Pas këtij deklarimi zyrtar të policisë, i cili ishte një ndërtim apo cytje, ndodh vrasja e babait të Ademit, Isuf Elshanit nga Ozdrimi i Pejës. Në shënjestër të vrasjeve ishin dëshmitarët Më 24 shtator 2004, në një atentat të përgatitur mirë në Vitomiricë, vritet Isuf Adem Elshani ( 1947) bashkë me shokun e tij të luftës Afrim halitin - Thaçi, me të cilin ishte së bashku në veturë. Familja Elshani, Adem dhe Isuf Elshani, ishin kërcenuar edhe disa herë më parë, Ademit ia kishin vrarë vëllain më 10 nëntor 2000, deria sa ishin duke u kthyer nga gjykimi kundër disa personave që ua kishin vënë MINËN në oborr, i kishin gjuajtur me armë zjarri më 18 e 24 tetor 2000. Seanca gjyqesore ishte paraparë të fillonte në orën 12:00, por që, për arsye të panjohura, ishte shtyrë nga gjykatësi i rastit për dy orë. Në atë gjykim Adem Elshani me babain e tij Isufin kishin për të dalë në gjyq si dëshmitarë. Pas përfundimit të seancës, rreth orës 16:20, duke u kthyer nga gjyqi, familja Elshani sërish sulmohet me armë zjarri. Ata ishin duke udhëtuar me dy vetura: në të parën ishin Isuf e Adem Elshani, ndërsa në të dytën Virgjil e Granit Elshani. Kur arrijnë në Ozdrim, vetëm disa dhjetëra metra largë nga shtëpia e tyre, disa persona nga një veturë " Alfa Romeo" ngjyrë të bardhë, që vinte nga drejtimi im PEJËS, në tejkalim e sipër qëllojnë me armë zjarri dhe bomba dore në drejtim të veturave të tyre. Nga shpërthimi i bombës dhe plumbat e automatikut plagosen rëndë Virgjil Elshani ( 19) ish-ushtar i UÇK-së, i cili vdes pas 12 ore në spitalin ushtarak të KFORIT në pejë dhe Granit Elshani (15) TË CILËT GJENDESHIN NË VETURËN E dytë... Kush ishin vrasësit e paguar? Ndërsa Adem dhe Isuf Elshani që ishin më përpara, - shpëtojnë, sepse vetura " Alfa Romeo" që ishte në tejkalim, ndeshet ballë për ballë me një makinë që vinte nga drejtimi i Mitrovicës dhe veturën e mbulon zjarri. Shoferi i Veturës " Alfa Romeo" nga tronditja që merr nga ndeshja, vetëm disa minuta pasi e nxjerrin nga vetura vdes ndersa tre të tjerë dërgohen në spitalin ushtarak të KFOR-it italian. Në veturë, policia dhe KFOR-i gjejnë tri pushkë automatike me tre karikatorë rezervë, një tjetër pushkë automatike të djegur në veturë, një revole gjysmë-automatike dhe një bombë dore. Këtë radhë kryesit e krimit ishin dërguar nga Shqipëria me kërkesën e klanit që gëzonte besimin e Partisë më të madhe të Kosovës dhe ata ishin:Fatbardh gabraj ( 1979) nga fshati Geghysen me banim në Tiranë, Gazmend Luma nga Bajram Curri, Shaqir Bajraj nga Tirana dhe një person tjetër. Të lartëpërmendurit, gjatë marrjes në pyetje nga KFOR-i dhe policia, atë natë janë deklaruar se nga kush janë paguar dhe kush janë porositësit e vrasjës, që tani më s'do mendë për të ditur. Nga " porositësit" ( të njohur për policinë) vrasesit e lartëcekur kishin marrë 350 000 marka gjermane. Në vendin e krimit policia e UNMIKUT, zuri veturën " Alfa Romeo" pronë e personave që kishin financuar vrasësit e paguar nga Shqipëria. Siç u tha më lartë, familja Elshani ishte sulmuar edhe disa herë, para se të ndodhte vrasja. Më 18 tetor 2000 në orët e mbrëmjes në oborrin e shtëpisë, Isuf Elshani nga Ozdrini ( Pejë) e gjen të vendosur një minë-teledirigjuese të paaktivizuar. Për këtë e njofton policinë në Pejë, të cilët e bëjnë çmontimin e saj. Akterët, Kur kishte dalë nga oborri i shtepisë djali i Isufit, Adem Elshani, mbase për ndonjë gabim teknik nuk kishin mundur ta aktivizojnë lëndën plasëse, por as ta tërheqin më vonë, sepse ishte vërejtur nga familjarët, dhe në vendin e ngjarjes vjen policia e Unmikut dhe e SHPK-ës.. Seri vrasjesh të pazbuluara S'do mendë që strukturat e lidhura me "klanin e Zemunit" dhe të cilat operonin në Kosovë edhe me dijen e UNMIK-ut, duke pas përkrahjen e Partis më të madhe vazhdon me krijimin e " mjegullnajes" në Kosovë. Sipas deponimeve që do të bëhen më vonë në polici, por edhe në gjykatën e qarkut në Pejë, nga ana e disa pjesëmarrësve në këtë akt, në këtë tentim-vrasje kanë marrë pjesë pothuajse të njejtit akterë kryesorë, porositësit e vrasjeve të mëpastajme, ata që e kishin paguar grupin e vrasësve nga Shqipëria. Pra të njejtit të cilët më vonë edhe ishin bartesit të aktiviteteve kryesore të ish- presidencës. Me ta në këtë rast, pos të tjerëve, ishte edhe Ilir Selimaj, të cilin e kishin marrë me dhunë. Pas tentimit të realizimit të atentatit me lëndë aksplozive, nga grupi i lartëpërmendur pason atentati tjetër, këtë radhë sulmë me armë zjarri. Gjithçka ndodhi më 24 tetor 2000, rreth orës 22 e 30 minuta në qendër të Ozdrinit, me ç'rast në dy veturat e vëllezërve Elshani është qëlluar nga pusia njëkohësisht me 5-6 armë automatike. Si pasojë e kësaj plagoset rëndë Visar Elshani, ndërsa lehtë plagosen Adem Elshani dhe Ramadan Elshani ( ushtar i brigadës " Adrian Krasniqi" të TMK-ës në Istog). Edhe në këtë rast sulmuesit ishin të njejtë. Pra ata të cilët kishin marrë për detyrë nga shefat, që të krijonin për një klasë politike, përkrahjen e të cilëve e gëzonin, që të ndërronin bindjet në opinion. Si detyrohet Familja Elshani t'i zbulojë kryesit e sulmeve? Meqënese policia dhe Organet e drejtësisë nuk përparonin në zbulimin dhe në pengimin e këtyre ngjarjeve, familja Elshani detyrohet për të vazhduar përpjekjet në zbulimin dhe lokalizimin e kryesve të këtyre sulmeve të pareshtura ndaj tyre. Përpjekejt e tyre rezultojnë me zbulimin e disa prej pjesmarrësve në dy sulmet e lartëcekura. E lajmërojnë rastin në polici, me ç'rast arrestohen tre prej tyre ( M.S., I.S. dhe një person tjetër emrat të njohur për policin dhe drejtësinë) të cilët në policin e UNMIK-ut pranojnë pjesmarrjen e tyre në këto dy sulme. Por dëshmojnë edhe për pjesmarrësit e tjerë, duke dhënë edhe detajet, se gjatë tërë tërë kohës kanë komunikuar mes veti me radiolodhje, se e kanë të formuar një grup prej 30 vetave, me qëllim që të kryejnë atentate kundër pjesëtarëve të UÇK-ës, të TMK-ës por edhe të LDK-ës, për të nxitur konflikte të hapura mes tyre etj. Për këtë rast inicohet procedura penale në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Shpallja e Adem Elshanit si vrasës i Ilir Selimajt ishte një fushatë për ta likuiduAR ATË APO BABANËE TIJ, ASHTI SIç NDODHI. - Si mund të shpallej një njeri vrasës, kur vrasja kishte ndodhur në Kosovë e i akuzuari si " vrasës" në atë kohë gjendej në Gjermani. Pas shpallje fajtor nga anA e policisë së UNMIK-ut lidhur me vrasjen e Ilir Selimajt, babai i Adem Elshanajt, Isufi, kishte deklaruar në media se ishte ankuar në polici, se " policia e UNMIK-ut po ma vret familjen me dorën e vet". Kjo edhe kishte ndodhur, qëllimi i publikimit të emrit të Ademit ishte i qartë. Ilir Selimaj ishte i dyshaur për vendosjen e një mine teledirigjuese përfundi veturës së Ademit, ndërsa grupi i tij e kishte gjuajtur disa herë për ta vrarë Ademin, pastaj kishin organizuar vrasës me pagesë nga Shqipëria, të cilët në një aksion e kishin vrarë vëllain e Ademit, Virgjil Elshanin. Atë e kishin vrarë në mesditën e 10 nëntorit 2000 në rrugë për në Pejë, nga persona që ishin të paguar prej strukturave mafioze, një pjesë e të cilëve kishin pozicione të larta në partinë më të madhe, pra në LDK-ë. Pse organet kompetente nuk i çuan hetimet deri në fund? Edhe pse vrasësit e Virgjil Elshanit janë zënë dhe janë dënuar, ende sot e këtë ditë nuk janë zbardhur motivet e vrasjes, me gjithë faktin që në akuzën 12- faqëshe precizohen fare qartë motivet e vrasjes. Gjykata kishte vërtetuar se kush janë vrasësit dhe kush janë paguesit e kësaj vrasjeje - porositësit e vrasjes. Këtë e kanë pranuar dhe vetë vrasësit, se me familjen Elshani kurrë nuk kanë pasur probleme, madje as që i kanë njohur fare. Nga kjo del se Organet kompetente nuk janë marrë me hetimin e rastit të tyre që e kanë porositur vrasjen. Por edhe në shumë raste të tjera ata nuk u kanë shkuar hetimeve deri në fundë. Ilir Selimaj kishte dëshmuar rrejshëm në " Gjyqin e Dukagjinit", sepse atij i kishin bërë presion, trysni dhe ishte detyruar të dal dëshmitar në gjyq. Por, policia e UNMIK-ut, pasi e shfrytezoi atë, nuk e mbrojti më pas. Ata, për të dëshmuar, Ilirit i kishin premtuar para të majme, të cilat si ka parë me sy. Ai ishte dëshpëruar në të dy palët dhe kishte filluar të flasë aty- këtu për të vërtetën, e që kishte të bënte me të. Për të gjitha këto policia e UNMIK-ut kishte neglizhuar punën dhe nuk i kishte trajtuar fare denoncimet e familjes Elshani... Vrasjet serike të ish - ushtarëve të UÇK-ës Mafia proserbe, duke pasur edhe përkrahjen e disa qarqeve në Kosovë, kombëtare dhe ndërkombëtare ka qëndruar edhe pas vrasjes së Avni ( Smajl) Elezajt (1981) nga Alba( ish Jablanica e vogël e Pejës). Lidhur me këto vrasje, në një prononcim të KMLDNJ -së, ndër të tjera thuhej: " Vrasjet janë aq mizore sa që nuk mund të merren me mendë sa kanë ngjyrime politike. Këto janë më parë krime ordinere ose të shtytura me forcat e errëta kriminale, të cilat me krime të tilla synojnë vetëm destabilizimin e gjendjës në Kosovë, por edhe anarkinë dhe kaosin me pretendime të qarta, që të komprometohet organizata ndërkombëtare se e " paaftë për të qeverisur dhe mbajtur rendin e qetësinë në territoret nën administrimin e saj dhe për t'i kthyer forcat ushtarako - policore serbe " për të vendosur sigurinë në Kosovë"! Shihet se dora vrastare e Serbisë po vepron papengueshëm në brendi të Kosovës. UNMIK-u tregohet indiferent ndaj sigurisë së vendit. Vrasja e Avni Elezajt hyn në vazhdën e sulmëve kundër ish- pjestarëve të UÇK-ës dhe TMK-ës. Ai u vra më 12 tetor 2002, në afërsi të Restoranit " Peja City", bashkë me Bekim Mustafën ( 1975) nga Klina e Poshtme e Skënderajt me banim në Arbëresh ( ish_ Vitomiricë) të Pejës, të dy pjestarë të UÇK-ës. Madje në Avniun njëri nga ekzekutuesit kishte qëlluar edhe nga afërsia, kur e kishte afruar makinën për ta verifikuar vdekjen e Avniut. Për atë se si është pergadit likuidimi i Avni Elezajt pak më vonë ndersa tashti do të shkruaj edhe për disa raste të pandriquara, e ku viktima ishin ushtarët e UÇK-ës. Nuk është zbardhur AS VRASJA e Sadri Berishës - komandant " Sykit" të UÇK-ës nga Grabanica e Klinës.Kjo vrasje ndodhi 10 ditë pas vrasjes së komandantit të batalonit të Dytë të TMK-ës, Skënder Gashit, i cili në rethana krejtësisht të panjohura për opinionin e gjerë ishte masakruar, më 20 shtator 2000, në Sapniq të Rahovecit. Tre muaj më herët, ishte bërë edhe vrasja e Metë Morinës nga Grabanica, po ashtu ish luftëtar i UÇK-ës. Po në Grabanicë të Klinës më vonë u vra edhe Shaqir Krasniqi, ish - pjesëtar i UÇK-ës dhe epror i lartë i TMK-ës. Para se të vritej, Shaqiri ishte kërcenuar nga njerzit e një krahu të njohur politik, e pastaj ishte vrarë në një pritë të organizuar tek " Ura e Bistricës", i cili ishte duke u kthyer nga vizita, që ia kishte bërë, një të afërmi në fshatin Dollovë, bashkë me nënen e tij, e cila ishte plagosur, kur vrasësit kishin shtënë, mbi djalin e saj. Policia ka qenë, në dijeni, se kush e ka kërcenuar dhe nuk ka marrë masa. Sipas policisë, kërcënuesi ka qenë arrstuar dhe më pas i liruar. Në Grabanicë, siç u tha edhe më lartë, kishin ndodhur një vargë vrasjesh të fshehta; si vrasja e Metë Morinës, Sadri Berishës, Metë Jahës, Burim Sejdiut, i cili ishte djali i vetëm, pastaj Sabit Rexhepit, i vrarë në oborrrin e shtëpisë së tij, në fshatin Zabërgjë dhe së fundi, e Shaqir Krasniqit. Të gjitha, në fakt, vrasje të pazbuluara... ( Më vonë do të flasim edhe për vrasjet serike në LDK-ë me emra dhe mbiemra... " sabri e ka selametin" thotë populli... ) Bastisja e Avni Elezajt para se të vritej Duhet theksuar se disa ditë para se të vritet Avniu, ai disa herë bastiset dhe kërcënohet ng pjesëtarët e SHPK-së, disa herë edhe e kanë çarmatosur. Ndoshta, kjo nuk ështëe rastësishme sikur që nuk ishte e rastësishme as thirrja e "presidentit" Rugova që " në ShPK-ë duhet të punësohen ish - policët e Kosovës. Avniu pas luftës një kohë ishte pjesëtar i TMK-së e më vonë pjestarë i mbrojtjes së afërt të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Më herët ndaj tij kishte pas disa tentim vrasje të tjera. Madje njëra prej tyre, e kryer në Albë të vogël, deri sa po kthehej në shtëpi me veturë, ishte më seriozja. Më se 30 plumba kishin depërtuar tejpërtej makinës, por fatmirësisht kishte shpëtuar. Kjo kishte ndodhur në të njëjtën ditë, kur vetëm disa orë më parë, disa pjestarë të SHPK-së kishin tentuar t'ia merrnin armën me leje që e posedonte, gjë që e bënë pas këtij tentim - vrasjeje. Pra kur s'munden ta vrasin nga prita disa ditë më vonë i morën armën që e kishte me leje. Ngjarjet rreth Avniut në korrelacion me SHPK-në disi marrin një ndërlidhshmëri të pakuptimtë. Edhe pse vendi i krimit nuk ishte largë nga Stacioni i policisë, kjo e fundit del me vonesë në vendin e krimit, dhe si zakonisht edhe këtë radhë vrasësit " mbesin të panjohur". Edhe pse pothuajse të gjithë e dinë se kush e vrau Avnin dhe Bekimin, kush urdheroi vrasjen e tyre dhe kush ishin kryesit, vrasja mbetet enigmë. Pasi që Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja nuk kishin bërë asgjë për zbardhjen e rastit, këtij problemi i mbetet t'i hyjë privatisht babai i Avniut Smajli, i cili pasi arrin ta lokalizoj vrasjen dhe vrasësit, më 17 mars 2004, vetëm pak orë para shpërthimit të protestave të marsit në Pejë, afër vendit të punës, vritet SMAJL ELEZAJ, babai i Avniut, mbase pse u kishte rënë në gjurmë vrasësve të të birit. As kjo vrasje nuk u ndriçua edhe pse u bë në pikë të ditës. Vrasje tjetër e ish- ushtarëve të UÇK-së ishte ajo e Agim Makollit në Matiçan të Prishtinës por pasi që kjo vrasje lidhet me Fadil Suleviqin ( dëshmitarin në procesin gjyqesor në mes Bukoshit dhe Adem Salihajt do ta lëmë këtë për më vonë, kur do të flasim, për vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së).. Vrasja e Besim Malës - komandant Murrizit Vrasje të ish- Ushtarëve të UÇK-së, të projektuara mirë nga qarqe të vendosjes nga ishin bërë edhe Dosjet për të dërguar disa çlirimtarë në gjykatën e Hagës, aty ku ishin bërë edhe më herët, siç ishte rasti me besim Malën ( Komandant " Murrizi") i cili paraprakisht ishte çarmatosur nga UNMIK-u e pastaj u vra. Vetëm disa ditë para se të vritej në atentat, UNMIK-u, pa kurfarë shkasi apo arsyetimi, ia kishte marrë lejen e armëmbajtjes dhe armën me leje që e posedonte. Pa ndonjë hezitim mundë të thuhet që në vrasjen e Komandant " Murrizit" kanë marrë pjesë dhe kanë dorë shërbimet sekrete serbe, i përfshirë në të edhe ndonjë përkrahës në radhët e UNMIK-ut, në bashkëpunim me mafian e Organizuar e cila përplasej atë botë për të dominuar në nëntokën kosovare. Po ashtu kur të dihet që edhe disa elementë nga Kosova ishin të lidhur me Klanin e Zemunit siç është fjalë për Enver Sekiraqen ( ky kishte marrë pjesë në martesën e Arkanit me një këngëtare serbe), një krimineli i cili ishte shumë i afërtë me disa nga udhëheqësit e Paretis më të madhe në Kosovë. Tashti, kur të kemi parasysh që nga ana e serbëve është potencuar shumë herë se në Kosovë kanë 25 000 deri 50 000 bashkëpunëtorë. Ky klan kishte shtrirje dhe ka operuar në Kosovë, Maqedoni, Mal të ti dhe më pak në disa Rajone të Shqiperisë, me ç'rast pas rasjes së Xhingjiqit, pjestarët e këtij klani mafioz morën goditje edhe në Kosovë. Po të shikohet në retrospektivë do të shihet që ai klanë kishte perkrahjen e disa segmentëve të caktuara të UNMIK-ut në raste dhe vende të caktuara. Pastaj nuk supozohet kot që ish komandanti Valerij COROTECNO, ka qenë njëri ndër kordinatorët dhe mbështetsit të kësaj mafie. Në këtë kohë ish lideri i Partis më të madhe të Kosovës qëndronte akoma në Itali.. Në mesditën e 16 prillit të vitit 2000 , në qendër të Prishtinës përballë ndërtesës së Radio Kosovës, u vra Besim Mala, i njohur me emrin e luftës komandant " Murrizi", komandant i Batalionit për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Gardës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Gardës së Kosovës. Ndërkaq, gjatë luftës Besim Mala e kishte kryer detyrën e oficerit të lartë me Njësinë Speciale të Zonës Operative të Drenicës, i cili për trimërinë e treguar gjatë luftës, për pjesmarrjen aktive në shumë aksione e beteja të përgjakshme gjatë Luftës Çlirimtare, ishte bërë i njohur jo vetëm në rajonin e Drenicës, por në mbarë Kosovën. Ai u vra gjatë orarit të punës, me uniformë të TMK-së. Me këtë rastë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, krahas dënimit verbal të kësaj vrasjeje makabre të njërit ndër pjestarët më të dalluar të UÇK-së dhe TMK-së, nëpërmjet një kumtese kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejtë të SQAROHET RASTI, TË GJENDEN VRASËSIT DHE TË NXIRREN PARA GJYQIT, TË BËHEN MË SHUMË NË PARANDALIMIN E KRIMIT DHE SHUARJEN E BURIMIT TË TIJ. eDHE KJO VRASJE BËN PJESË NË SERINË E VRASJEVE TË NJËPASNJËSHME, ku viktima ishin pjestarët e ish - UÇK-së. ANDAJ nuk është e çuditshme që " shafat" i dërgonin e- mail njeri tjetrit dhe njerzve të tyre në " stilin se, e shifni se çfarë mjegullnaje kemi bërë"... Për çudi, në shumicën e rasteve ka ndodhur që; në vendë që policia të marrë në pyetje dorasit, kriminelët, ka ndodhur e kundërta, si bie fjala, hetimi i një polici të SHPK-së, nga grupi kriminal i E. Sekiraqës. Pastaj, është shumë e quditshme, se si ka qenë e mundur, deri sa në njërën anë çarmatoseshin ish - Ushtarët e UÇK-së, dhe të cilëve iu mirrreshin ato armë, të cilat edhe ashtu me leje i kishin, teksa nga ana tjeter, ca personave, të cilët kishin një të kaluar të turbullt bashkëpunimi, me ish- rexhimin serbë, në dëm të popullsis shqiptare, u lejohej armë - mbajtja??!!. Por në raste të shumta, edhe pajiseshin me to, me armë pra, nga vet Organet e SHPK-së e sidomos të UNMIK-ut... Këto vrasje dhe të tjerat si këto, janë bërë nga armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cïlët e kanë pasë të vështirë ta pranonin fitoren e UÇK-së mbi forcat armike, të cilët mendonin se me vrasjen e çlirimtarëve mund ta kthenin regjimin serb përsëri. Në një gjë të tilë shpresojnë edhe disa forumist të cilët nuk është vështirë që të identifikohen ngaqë janë të organizuar në strukturat e klanit mafijoz dhe që kryejnë punën e argatit. Por ata dhe këta gabojnë ngaqë përfundimisht, e kanë humbur luftën dhe përpjekjet, për kundërvënie mbi forcat e UÇK-së të cilat ishin dhe do të jenë të kota. Ato të kota do të jenë edhe në të ardhmen megjithëse, katër vite pas lufte, ani pse kishum SHPK-ën dhe TMK-ën, me uniforma të pranuara, në varrimin e Tahir Zemës, publikisht kishte dalur ushtria e re paramilitare, me simbole dhe Uniforma të veta, konform ligjeve në fuqi, ku në çdo vendë të botës, këta pjestarë do të arrestoheshin ose së paku, do të mirreshin në pyetje, nga pushteti.. Por në Kosovë kjo gjë nuk ndodhë ngaqë këta ishin pikërisht njerzit të cilët u kujdesen që pushteti sërish të jetë në duartë e atij që priste në Itali që të ndodhnin ngjarjet. Edhe vrasja e Avni Hajdarajt, ish - pjestarë i UÇK-së në zonën e Shalës, vëlla i vetëm i nëntë motrave, në shkurtin e vitit 2000 nuk ishte rastësi. Nuk janë rastësi as përpjekjet për ta ndarë TMK-në dhe dëshmorët e kombit, për interesa dhe përfitime partiake. Më 27 janar 2001, në një lokal të Gjakovës, në rrethana enigmatike u vra edhe Mahir Lajçi ( 1981) komandant " Rugova" nga Peja, njëri ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së dhe epror i njësisë së Mbrojtjes së afërt të TMK-së si dhe u plagosën dy të tjerë po ashtu luftëtarë të dalluar të UÇKsë.. Kjo vrasje u bë nga jerzit e klanit mafioz të Partisë më të Madhe në Kosovë, LDK-së pra, madje vrasësit iu dha edhe njëfarë imuniteti, sepse kishte shtënë në ish- struktura të UÇK-së. Zakonisht në rastet kur zbuloheshin vrasësit, thuhej se vrasësit këto vrasje i bënin në "vetëmbrotje". Së paku gjyqtarët dhe drejtësia e Kosovës kështu i kanalizonte dhe i klasifikonte. Njerzit që i vrisnin pjestarët e UÇK-së disi ishin të priviligjuar dhe të mbrojtur. Atyre u jepnin edhe revole dhe armë tjera me leje për t'u " vetëmbrojtur" siç është rasti me E. Sekiraqen apo rasti i Muriqëve, Musajve dhe të tjerëve. Pra deri në këtë shkallë kishte arritur urrejtja ndaj palës tjetër. Madje kishte ndodhur që në gjyqet tona të dënohen me nga dy vite e gjysmë dy ish - pjestarë të UÇK-së dhe të TMK-së, vetëm se paskan shikuar me përbuzje një pjestarë të " hierarkisë së priviligjuar" dhe kinse të rrezikuar nga njerëzit e UÇK-së. Atentatorët - pjestarë të strukturave kriminale serbe Terrori i porositur ndaj strukturAVE të UÇK-së nuk ka të sosur. Kjo bëhej në mënyrë sistematike dhe shumë mirë të planifikuar. Pre e këtij terrori bie edhe Ramiz M. Kiçina, pjestarë i Gardës së Kosovës në TMK dhe vëlla i dy dëshmorëve të UÇK-së, i cili, pasi ishte sulmuar në Qendër të Drenasit, vdes nga plagët e marra. Një fat të tillë tragjik do ta ketë edhe luftëtari i UÇK-së Nezir Dilaveri ( 33) nga Shtupelli i Klinës, i cili u vra më 13 nëntor të vitit 2000. Më 21 nëntor të vitit 2000, në Gjakovë pa asnjë arsye, vritet Frashër ( Imer) Syla ( 21) nga Hereçi i Gjakovës, ish - luftëtar i dalluar i UÇK-së. Frashër Syla u vra nga persona të afërt me të ashtuqujturën " polici lokale" ( nëse Ju kujtohen qenë formuar në bazë të marrëveshjes Rugova - Millosheviq) të Serbisë. Injorimi i Luftës dhe i pjestarëve të UÇK-së e të TMK-së, po cytet nga e njejta shtresë njerzish, të cilët e injoruan Luftën, që në fillim dhe ishin kundër saj gjatë gjithë kohës, një pjesë e të cilëve iu bashkua njësive paramilitare dhe militare të forcave serbe, të cilët luftuan me të gjitha mjetet kundër popullit të vet. Janë ata që vepruan përkrah forcave ushtarako - policore dhe paramilitare në masakren e Mejës dhe në masakrat e tjera anëkënd Kosovës. Janë ata që organizuan me dhjetëra prita kundër pjestarëve të UÇK-së gjatë luftës, në të cilën u vranë qindra ushtarë, me qëllim të shuarjes së luftës çlirimtare. Janë njerzit e Arkanit dhe Sheshelit të cilët i ndihmuan politikisht, ushtarakisht dhe financarisht. Kujtoni deklaraten e tre paguesve me paga nga Shqiperia të cilët janë në vuajtje të dënimit e që kishin deklaruar që kanë marrë një shumë prej 350 000 markave Gjermane... Janë njerzit e besueshëm të sherbimeve të mëhershme serbe, pra të besueshmit e UDB-së dhe të KOS-it. Janë njerzit e sherbimeve sekrete serbe që po tentojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Këta janë ata që po tentojnë të sfidojnë ish - luftëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë që e bënë për liri e çlirim, dhe strukturën e TMK-së, si institucion më i rëndësishëm i shtetit... Nga strukturat e bandave të përmendura vritet edhe Xhemajl Buçolli, pjestarë i një familjeje të njohuar nga fshati Raushiq i Pejës, i cili ishte njëri që nuk ishte përzier kurrë në punë të dikujt tjetër. Në kohën e luftës radhitet në radhët e UÇK-së. Ai pas luftës i kthehet punës. Me djersë e mund, duke punuar panderprerë e fitonte kafshatën e gojës. Xhemajli u vra nga strukturat e mafias së organizuar të nëntokës së Pejës me rrethinë në bashkëpunim edhe me grupet mafioze që i sillnin nga Shqipëria si vrasës me pagesë me qëllim plaçkitjeje. Më 10 korrik 2000, në pikë të ditës Besnik ( Elez) Balaj nga Isniqi, në tavernën e lokalit hotelier " Deçani" vrau publikisht me armë automatike bashkëvendasin e vet Sadri Ahmetxhekajn, luftëtar i UÇK-së. Dëshmitarët tregojnë se pas vrasjes makabre, besniku bërtiste " e nxora gjakun e vëllait, e nxora gjakun e vëllait..." Lidhur me vrasjen e Sadri Ahmetgjekajt, të nesermën më 11.7.2000, zëdhënësi i Komandës Italiane të KFOR-it në Pejë, koloneli XH.S. i tha agjencisë ANSA se fill pas vrasjes është ndaluar shqiptari Besnik Balaj, i cili u dorëzua menjëherë policisë së Kombëve të Bashkuara. ( " KOSOVA SOT" e datës 12.07.2000). Por deklarimin e bërë një ditë pas vrasjes, zëdhënësi i KFOR-it e mohoi të nesërmen, duke thënë se nuk është zënë vrasësi, por është marrë në pyetje një anëtar tjetër i familjes Bala. Në rastin konkret përflitet se një deklarim i tillë është bërë me qëllim që Besnik Balaj, pas vrasjes makabre të kalonte në Shqipëri pa asnjë pengesë. Babai i vrasësit Besnik Balaj, gjatë luftës kishte punuar haptazi me policinë serbe. Ai kishte bërë dorëzimin ( njësoj sikurse një forumist që ka pohuar këtu që ka bë të njejtën gjë)e armëve te policia në Isniq dhe ishte caktuar kryepolic lokal i Serbisë, për bashkësinë Lokale të Isniqit, duke poseduar librezë përkatëse, revole, por edhe pushkë automatike që ia kishte dhënë policia serbe për të Luftuar kundër UÇK-së.. Sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave Nga të njejtat struktura të Lidhura me "Klanin E zemunit" - viktimë i së cilës mundet me qenë edhe Tahir Zemaj ( apo luftë me Marajn për pozicionin e njishit), do të goditet rëndë Idriz Balaj nga Gllareva e Klinës, emër i njohur në UÇK, si komandant i Njësisë " Shqiponjat e Zeza" në ZOD, i cili me punën dhe angazhimin e tij ishte dalluar edhe në TMK, një kohë edhe si zv/ komandant i batalionit Gardist në Zonën e Tretë të Mbrojtjes. Në mbrëmje të 20 janarit të vitit 2002, Idrizit i kishin montuar eksploziv para derës së hyrjes në shtëpinëe tij në Gjakovë, përderisa bashkë me gruan dhe djalin gjendeshin te një mik i tyre në qytet. Kur kthehen sapo i afrohen derës së hyrjes, aktivizohet eksplozivi dhe nga shpërthimi i fuqishëm plagoset rëndë Idriz balaj, e shoqja e tij T.... po ashtu pjestare e TMK-së, e cila aborton foshnjën dy muajshe, humbë njërën këmbë dhe merr plagë të rënda në gjithë trupin ( shpëton vetëm në saje të ndërhyrjes së mjekëve në BOndstill), ndersa djali i tyre S... ( 16 muajsh) pëson tronditje të brendshme. Ishte ky njeri ndër sulmet më makabre të kryera ndaj pjesëtarëve të TMK-së në Kosovën e Lirë, sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave. Vlen të përmendet se kapotë e krimit të organizuar në disa raste atentatet i kishin pergatitur nëpërmjet eksplozivit me telekomandë, njësoj sikurse që janë pergatitur nga të njejta struktura bombat e fundit të krisura në Komunën e Gjilanit. Shumica e rasteve në fjalë nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite, siç është edhe rasti i Idriz balajt dhe njerëzve të tjerë.. Si u vra Avdi Mujaj - " Trimi" veprimtar i njohur i çështjes Kombëtare? Shërbimet sekrete serbe nëpërmjet bashkëpunëtorëve të vet në Kosovë, organizuan vrasjen e djemëve dhe luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së. Një fat të tillë e pësoi edhe Avdi Mujaj nga Strellci i Deçanit. Kjo vrasje ishte edhe një dëshmi tjetër që tregon se Kosova ishte e pambrojtur nga Serbia. Avdi Mujaj, i njohur me nofkën e Luftës " Trimi", ishte anëtar i Këshillit të Lëvizjes Popullore të Kosovës ( LPK-së) në Arau të Zvicrës që nga vitit 1986, gjithnjë në detyrat më të vështira dhe në kohërat më të vështira. Në organizimin e qindra demonstratave, tubimeve e në veprimtari të ndryshme për Kosovën. Kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në në mbarëvajtjen e punës në " Zërin e Kosovës", në shoqërinë kulturore " Luftëtarët e Lirisë", në Fondin e Luftës " Vendlindja Thërret", në sektorin për çështje praktike të kryesisë së LPK-së etj. duke u dalluar gjithnjë për punën e palodhshme dhe përkushtuese për liri e çlirim. Ai bëri gjithçka për rritjen dhe forcimin e UÇK-së. Dhe përseri iu duk pak. Rroku armët dhe hyri në Kosovë atëherë kur shumëkush largohej nga Kosova, dhe luftoi e qëndroi heroikisht deri në fund. ishte ai djaloshi me automatik në duar, që me disa të tjerë, në qoshe të një muri të lagjes, ishte filmuar nga largë nga një kamerman i EURO NJUSIT kështu që ajo pamje kish marrë dhenë; se Në Kosovë ka luftëtarë dhe se aty mbrohet Kosova dhe Luftohet për lirinë e saj. ishte maji i vitit 1998... Vrasja e Avdi Selim Mujes nga Strellci, para derës së shtëpisë dhe para syve të familjes dhe fëmijëve si dhe plagosja e tre kusherinjëve të tij, vëllezërve V... ( të njohur per ne.. i plagosur rëndë), F... dhe F....Mujaj, është vrasje e kryer në orët e vona të natës së 1 tetorit të vitit 2003, në oborrin e shtëpisë së Avdiut. Edhe kjo vrasje makabre, deri tani ka mbetur " enigmatike" me vrasës të " panjohur". Avdi Mujaj është sulmuar edhe njëherë tjetër në fundë të korrikut të vitit 1999, kur persona të panjohur i kishin ngritur pusi nga mali në rrugën baran - pejë. Dhjetëra plumbi kishin depërtuar në veturën e tij derisa po udhëtonte në drejtim të Pejës, por kishte mbijetuar... ... Përpjekje për vrasjen e tij kishte pasur edhe në Zvicër... Një krim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Dushkajë të Gjakovës. Këtij krimi i dha mjaftë hapësirë edhe shtypi beogradas. Shtypi në fjalë disi e jep një sihariq për likuidimin e " terroristit" Sadik Zeneli. Si në rastin e vrasjes së Avdi Mujajt, si në atë të Sadik Zenelit, si në rastin e vrasjes së MUSA HOTIT në Belgjikë( ndihmesi i atentatorëve shqiptarë i njohur), caku ishte i njejtë: goditja e atdhetarëve( veteranë)që nga disa dekada të jetës së tyre ua kishin kushtuar përpjekjeve për lirinë e KOSOVËS Vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së Gjatë këtyre periudhave ndodhën edhe disa vrasje serike mbi veprimatrët e dalluar të LDK-së siç ishte vrasja e Haki Ymerit, ish - anëtar i degës së LDK-së në Skënderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, e kryetarit të Komunës së Klines Ismet Rracit, pastaj vrasja e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, këshilltar për informim i presidentit Rugova e deputetit të LDK-së, vrasje e Kosovë Zeqirajt dhe Albert Zeqirajt përkrahës të LDK-së në Istog... Këto vrasje dhe një varg vrasjesh tjera të kësaj natyre, duke pasur edhe motive të përafërta me to janë vrasje serike të përsëritura, vrasje me porosi nga një dorë vrastare, prapa të cilës qëndron hija mbështetëse e segmenteve të forcës, ligjit dhe politikës. Ë shtë shumë interesante të thuhet që të gjitha këto ekzekutime janë bërë në mënyrë identike; pra në hyrje të banesave të viktimave. Kur jemi te Xhemajl Mustafa kësaj radhe nuk do të flasim për këtë gjë ngaqë më herët fveq kemi shkruar sikurse që dihet që; ai është ekzekutuar nga personat e njejtë, të cilët kanë kryer urdhërat e " shefave", të cilët kanë qenë ngushtë të lidhur me " Klanin e Zemunit" dhe me disa nga njerzit kyq të Partis më të madhe në Kosovë... Gërshëtimi i këtyre interesave ka bërë që gjerë më tani këto vrasje të mbeten " të pa zbuluara" pra vrasje të ditura por " të pa ndriqura". VRASJA E DEPUTETIT SMAJL HAJDARAJ Shumë herë në këtë Forum është potencuar dhe shkruar se " kush e vrau deputetin Smajl Hajdarajn?" duke aluduar dhe bërë me gishtë nga njëra palë, sipas porosive të " padronëve" me qëllim njollosje të një kategorie të njerëzve të caktuar. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, para se të vritej, në faktë kishte pasur një varg kërcënimesh nga elementë revanshistë që nga viti 1998 duke e quajtur sabotator të UÇK-së, më pastaj duke e shantazhuar në punë sa ishte drejtor i Distribucionit të Elektro Kosovës në Pejë. Disa herë kishte pas konflikt të hapur me qarqe të ndryshme brenda LDK-së, për ç'gjë vetëm pak kohë para se të vritej, e kishte njoftuar detajisht me shkrim Kryetarin Rugova Një problem të hapur e kishte pASUR ME ATË KLAN edhe gjatë luftës. Të tillët edhe pas luftës patën konflikt të hapur me Smajl Hajdarajn, madje nuk e lanë as t'i afrohej kryetarit Rugova në tubimin elektoral në Pejë gjatë fushatës së zgjedhjeve presedinciale. Në një rast tjetër, z. Hajdaraj, ishte kërcënuar me vrasje nga disa pjesëtarë të këtyre strukturave, pasi nuk i kishte lënë të hyjnë mbrenda në Objektin e Komunës në Pejë, ditën kur u bë hapja e Zyrës Flamane në Pejë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Rugova. Ngjarja e fundit kishte ndodhur vetëm disa ditë para vrasjes së deputetit. Deputeti Hajdaraj në një mbledhje të kryesisë së LDK-së dhe të deputetëve të LDK-së, kishte deklaruar se" nëse shkoni me " POVRATAKUN" unë do të dal publikisht kundër". Ai nuk vuante nga paragjykimet. Andaj vrasja e tij ishte një vrasje nëpërmjet së cilës mendohej të goditej unifikimi i faktorëve shqiptarë në diasporë por edhe në Kosovë. Realiteti objektiv që duhet të jetë është - fajtorët në burgë. Smalj Hajdaraj u vra më 17 janar 2002, ditën kur njëzet vjet më parë u vranë edhe Vëllezrit Gërvalla dhe Kadri zeka. U vra në hyrje të banesës së tij ( njësoj sikurse Xhemail Mustafa, Ismet Rraci...) në " lagjen Fidanishtja" të Pejës, me pistoletë, nga dy persona, të cilët analistët i cilësuan si " vrasës me porosi".. Smajl Hajdaraj ishte aktivist i çështjes Kombëtare dhe njëri ndër organizatorët e UÇK-së në Rugovë. Ditën e varrimit para mijëra të pranishmëve, zyrtarë të lartë të Kosovës, parlamentit dhe të partisë por edhe të UNMIK-ut lexuan telegrame dhe jetëshkrime mbi veprimtarinë e bujshme politike - ushtarake të deputetit Hajdaraj. Ata u zotuan se nuk do të shkon larg dita kur para drejtësisë do të gjenden ata që ngrehën gishtin e krimit dhe e bënë këtë vrasje mizore. Mirëpo, me sa u pa, që nga ajo kohë e gjer më sot premtimet mbetën boshe dhe dhimbja për Smajl Hajdarajn i mbeti Familjes dhe farefisit. Nga të gjithë folësit në këtë tubim mortor, vrasja e tij u cilësua vrasje me paramendim kurse për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit ishte zotuar edhe policia e UNMIK-ut. Vlerësimet paraprake të shtypit të verdhë Pra, elementet të lidhura ngushtë me disa nga krerët e Partis më të madhe dhe në bashkëveprim me " Klanin e Zemunit" kontrollonin edhe një pjesë të shtypit. Në vlerësimet e shtypit që mbështetnin vijën partiake, vrasja e Smajl Hajdarajt( ani pse ai veq pak ditë më parë me shkrim e kishte njohtuar presidentit Rugova për kërcënimet) u klasifikua si vrasje nga kriminelë të vijës së majtë politike" në Kosovë vijë kjo që realisht nuk ekzistonte por ishte paragjykuar [b]nga propaganda e disa gazetarëve ( pjesëtar të klanit) të cilët i klasifikonin strukturat të ish - UÇK-së dhe luftëtarët tjerë të lirisë me sofizma të tilla si " marksistë - leninistë"," enveristë",, " nanoistë", " stalinistë", " për " dhunën politike" etj... që kishte qëllimin e caktuar dhe domethanjen e vet të madhe - hedhjen në tabor të armikut të të gjithë atyre që ishin përpjekur për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit, për t'i dhënë vetës hapësirë për tu veshur me petkun e patriotizmit. Sofizma të tillë u ka ra të dëgjoni dhe të lexoni po ashtu nga një pjesë e disa forumistëve, me porosi dhe qëllim të caktuar, për të mjeguluar sa më shumë ngaqë " ujku gjuan më së miri kur ka mjegull".. Për këtë gjë, një forumist i " Folesë së Qyqeve" vet e pranon që ka bë gabim, ngaqë ai ka shkruar, jo si ka menduar por se si ia kanë servirur të tjerët... ( Duke mos e zbuluar nofken vetëm po ju sjellë një arsyetim të tij dërguan nëpërmjet mesazhit privat duke dashur të shfajësoj vetveten... FORUMISTI X ( i njohur për mua) ( As nuk me njef e as nuk te njof. Per ate Florimin as qe e kam dite kush eshte e çka eshte dhe ka qene gaf i imi qe e kam qite me propozimin e nje shoku. Por ishte gabimi im qe une nuk i thashe atij qite vete e pse ma nep mua. ) Tung. Paraqitjet e tilla në Kosovë dhe jashtë Kosove, ( me direktiva nga " shefat" dhe nga "Klani i zemunit") Ishin edhe një kurth për ta ngjallur dhe thelluar LUFTËN VLLAVRASËSE NDËRMJET VETI, NË MËNYRË QË ELEMENTË TË CAKTUAR TË SHOQËRISË TË PËRFITOJNË NGA FATKEQËSITË E TË TJERËVE Fatkeqësisht, pas çdo akti, janë gjetur persona apo " gazetarë të pavarur" dhe të " varur" të cilët me qëllim apo pa të, me paragjykimet e tyre kanë mjegulluar gjendjen dhe kanë thelluar hendekun e ndarjes mes forcave politike, gjë që gjithnjë u përcoll me rrezikun permanent të inicimit të përshkallzimit të situatës në shkallë më të gjerë... ********************** Vrasja e deputetit Hajdari kishte ndodhur në prag të marrëveshjës paraprake ndërmjet udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në këtë mes " dikush" sipas asaj që deklaron bashkëshortja e Smajlit -Kimetja, u kishte thënë dhe i kishin bindur familjarët e Smajl Hajdarajt që të mos e lejonin TMK-ën të marrë pjesë na varrimin e tij. Ky hap, në bashkëveprim gjithnjë të klaneve që kishin edhe përkrahjen e disa nga udhëheqësit e Partis më të madhe dhe sipas kërkesave të furnizuesve me mjete materiale, që e bënte " Klani i Zemunit" ia arritën që të hapin dhe të bëjnë një thellim hendeku ndërshqiptarë, sesoe një strukturë njerëzish punonin për shuarjen e TMK-së, përkatsisht spastrimin e saj nga elementi UÇK-ë dhe shëndrrimin në një strukturë tjetër pro serbe ( si FARKU bie fjala). Prandaj mos lejimi i pjesmarrjes sëTMK-së në varrimin e deputetit Hajdaraj, bëri që familja e tij të bie pre e kurtheve të shtresave të caktuara, të cilat emrin e tij dhe të njerëzve tjerë të ndershëm e përdorën për t'u ngjitur shkallëve të karrierës. Mu ata gjithnjë në bashkëveprim me " Klanin E Zemunit" ( e dihet që kriminelët nuk njohin as fe e as Atdhe) këtë vrasje do ta cilësojnë si " Vrasje politike" e kryer nga ana e ish - pjesëtarëve të UÇK-së ende pa u zbardhur motivet e vrasjes, qëllimi, as arsyeja. Ata paragjykonin dhe mu këto paragjykime shkaktuan huti dhe ngatërrim ngjarjesh në opinionin e gjerë. Ata i lanë që sa kohë vrasjet të pazbuluara sepse ishte në dorën e tyre aq më parë që kishin deklaruar në shtypë se i dinë vrasësit. E nëse i dijnë se cilët janë shtrohet pyetja: se përse këtë gjë se kanë bërë deri më tani, pra denoncimin e tyre? Përgjigja është e thjeshtë: ngaqë vrasësit gjendeshin në mesin e tyre! Shumë nga vrasjet e aktivistëve të LDK-së u kanalizuan se janë organizuar nga " terrori i kuq" për rritjen e objektivave politike nëpërmjet dhunës. Në një mënyrë, kjo është shkala e parë e njohjes apo e dezinformimit për ta mbuluar krimin, që në gjuhën e ¨shkencës quhet " ASANIM". Në një editorial të kohës në të përditshmën " BOTA SOT" ( Gazetë që finacohej nga vet " Klani i Zemunit") shkruhej se vrasja e martirit të Kosovës dhe të kombit shqiptarë Smajl hajdaraj është bërë me urdhrin e dhënë nga të njejtit urdhërdhënës si dhe për vrasjet e tjera... Kush po e saboton zbardhjen e vrasjeve? Nga mafia politike proserbe dhe nga disa shkrues të shtypit të verdhë, urdhërdhënësit janë treguar me gisht, me emër dhe mbiemër, me adresë. meqënëse kriminelet dihen me emër dhe mbiemër, atëherë faji është te gjyqësia, te policia që nuk i arreston kryesit e veprave. Dikush po e saboton zbardhjen e vrasjeve që janë kanalizuar si vrasje politike... Edhe vrasja e njeriut të lidhur mishërisht me serbët Ahmet Krasniqit, nga qarqe të caktuara është munduar të shfrytezohet që në mesin e shqiptarëve të nxitej vlla-vrasja aq më parë që dihet; që Ai Ahmet Krasniqi iashte i rrethuar me njerëz të cilët më parë ishin direkt të lidhur me sherbimin sekret serbë. Tashti familja Krasniqi s'ka nevojë të ndjejë veten keq ngaqë siç thotë populli " s'ka mal ma derr të egër", Ahmet Krasniqi ishte njëri nga ata që u kishte sherbyer serbëve me besnikëri. Formimi i një të ashtuqujture ushtri ( FARKU) e kishte për qëllim një farë lloj ballancimi të forcave në mesin e shqiptarëve, diçka e ngjashme si ajo Ushtria e Fikret Abdiqit në Bosnjë...]/b] Kështu që edhe pse sot e kësaj dite kërkohet të dihet se si dhe nga kush u vra ky njeri, kjo gjë heshtet. [b]Ahmet Krasniqin e vrau mafiA SHQIPTARE e lidhur ngushtë me Klanin e Zemunit të cilët operonin në disa pjesë të Shqiperisë, me qëllim dobësimi të UÇK-së. Aso kohe flitej që atij i janë dorezuar, 25 miljon marka gjermane dhe pikerisht ngaqë ishte i rrethuar, me njerëz si Tahir Zemaj, kjo edhe është arsyeja e vrasjes së dhëndërit serbë! Fazli Berisha oficer i APJ-së në Gospiq së bashku me Ahmet Krasniqin dhe njeri nga ata që kishte qenë gjatë me të, pra edhe në Shqiperi, po të intervistohet mund të thotë diçka më shumë... Gjendet në Gjermani... Ti kthehemi sërish Smajl Hajdarajt Sidoqoftë deklaratat e familjes së SMAJL HAJDARAJT, gjegjësisht të shoqes së tij, Kumrijes, e cila në disa intervista ka deklaruar se e ka parë vrasësin i cili ishte një njeri me kaçketë ( njësoj si në dy vrasjet e tjera të Xhemail Mustafës,Ismet Rracit, Shefki Popovës...) se atë e ka pritur një person tjetër, më tutje, me të cilin janë bashkuar më largë; se ata kanë pasur makinë " ASKONA" me ngjyrë të kuqe ( është interesante se të gjitha makinat kanë ngjyrë të kuqe... Edhe gjatë vrasjes së Enver Haradinajt u tha se makina kishte ngjyren e kuqe...); se familja e Smajlit por edhe vet Smajl hajdaraj gjithmonë ju ka frikësuar hyrjes së banesës... Shtrohet pyetja pse? Nga kush? Çfarë kishte shkruar Smajl Hajdaraj në atë letrën me të cilën iu kishte drejtuar kryetarit Rugova dhe treguar se cilët janë personat që po e kërcenojnë! Ndërsa ekspertët e policisë kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë qenë dy lloj fishekësh. Kjo vërteton se kanë qenë dy persona. familja e deputetit hajdaraj kanë cekur në opinion se kishin pasur edhe dy telefonata anonime para se të vritej Smajli. Kurse vëllai i Smajlit Ademi, në vargun e kërcënimeve dhe presioneve që ka pasur, kishte cekur një problem të Smajlit, në një Manifestim në Loxhë, ku siaps tij, dy pjestarë të " TMK-së" ( grupit paramilitar që më vonë kishin dalë me uniforma të kaltra në varrimin e Tahir Zemës) e paskan kërcënuar dhe pastaj kishin dalë të njofshëm me Smajlin dhe shi për këtë i kishin dhënë një Ftesë në " KULLAT e BARDHA", siç i quan ai, i vëllai i Smajlit Ademi pra, ku deputeti Smajl Hajdaraj nuk kishte shkuar. Njerëz të shumtë të strukturave të caktuara, u deklaruan nëpërmjet shtypit por edhe kafeneve, ndejave edhe tubimeve si i dinë vrasësit e Smajl hajdarajt, por ata vrasjen e tij e përdornin për marketing politik ( ngaqë vet e kishin vrarë) askush prej tyre nuk shkoi në polici për të dëshmuar. Smajl Hajdaraj ishte njeri i ndershëm, ish - epror i UÇK-së, i biri i ARI REKUT të Rugovës, i dënuar për çështje politike me shumë vite burgim në burgun e Golli Otokut. Ishte deputet i LDK-së, i cili i takonte grupit që brenda partisë së tij cilësohej si " më nacionalist", i cili kurdoherë asistoi në aspektin pozitiv të bashkëqeverisjes së Kosovës. Duket se kjo politikë nuk u shkonte përshtati disa rrymave, gjë që po shihet edhe sot. Pse asnjë vrasje nuk është ndriçuar deri në fundë?! - Sepse zakonisht është penguar që të ndriqohet sapo rrugët hetimore çonin në dyert e atyre që përfitonin politikisht nga këto vrasje, Disa sish bëhen sikur nuk dinë gjë. Por, dielli me shoshë nuk mbulohet, thotë një fjalë e urtë popullore. Ata që përpiqen të përfitojnë nga vrasjet dhe t'i komprometojnë kundërshtarët me ato vrasje, kudo në botë, zakonisht janë sponzoret e tyre, janë porositësit e tyre. Dikush ( kushdo qoftë), po mendon se tërë jetën mund ta fshehë fytyrën e tij. Kjo po ndodhë edhe me disa politikanë, të cilët sado që po shtiren dhe fshihen prapa akuzave, e dinë se çka i pret pasjmang huazuar nga Kosova.de
Hidhen themelet e bordellove me licencë Hidhen themelet e bordellove me licencë Koha Jonë 29 Shtator 2006 Disa biznesmenë shqiptarë kanë nisur në autostradën Tiranë-Durrës ndërtimin e të parave Shtëpive Publike. U është premtuar se së shpejti, Kuvendi miraton ligjin… Vetëm 20 kilometra larg Tiranës, në një prej akseve rrugore nacionale, anë autostradës, hidhen themelet e para të një bordelloje të ligjshme, shtëpi publike. Pronari i këtij objekti në perspektivë është një 35 vjeçar, emigrant në Itali prej shtatë vitesh. I organizuar dhe me biznese të tjera, ky i ri me para, po investon që në të ardhmen e tij të jetë dhe pronari i një shtëpie publike moderne. Në pamundësi për të nxjerrë identitetin e tij të plotë, për arsye personale të personazhit tonë, gjatë bisedës me të mësojmë pse ai beson se shumë shpejt në Shqipëri do të dalë ligji për lejimin e prostitucionit, kështu dhe për ngritjen e shtëpive publike si në shumë vende të botës. Ai tregon se miqtë e tij afër njerëzve të ligjit i kanë treguar për projektin gati dhe se brenda një viti një ligj i tillë do të kalojë në parlament. Kështu shpreson të fitojë dhe një licensë për shtëpinë publike, duke menduar i kënaqur se mbase do të jetë i pari që do ta arrijë këtë projekt. Investimi Për të mos u ndjerë vetëm ai tregon dhe për tre raste të tjera me këtë iniciativë dhe që objektet janë pothuajse në përfundim. Pa u larguar nga personazhi jonë, mësojmë se nuk është i vetmi që beson se në Shqipëri shumë shpejt prostitucioni do të lejohet me ligj dhe se do të ndërtohet sipas modeleve të aplikuara në vendet perëndimore. Ajo çka të bën përshtypje lidhur me ketë lajm ka të bëjë me kënaqësinë që ndjejnë individët apo grup individësh lidhur me këtë biznes, i cili deri më tani, ka lulëzuar por në mënyrë të jashtëligjshme. Besojnë në një tregti fitimprurëse sigurisht, por, edhe në një biznes që do ndihmojë shumë shoqërinë shqiptare. Nëse do flasësh me këta “pionerë”, të duket pak a shumë si një nga idetë e shumta që shqiptarët hedhin nëpër tryeza saherë që bëhet fjalë për të fituar para. Por “bordellot” e ligjshme në vendin tonë duket se do të bëhet shumë shpejt një realitet normal. Ka disa arsye që të bindin se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një ligj i cili do të lejojë prostitucionin. Sociologu Edmont Dragoti mendon se kjo do të ndodh, si në shoqëritë e tjera të zhvilluara dhe do të ndihmojë në shoqërinë shqiptare. Sipas psikologut të njohur, ligji për prostitucionin duhet të dalë sa më shpejt dhe nuk duhet të paragjykohet si një biznes i individëve por si një mundësi pozitive për shqiptarët. Në komisionin e ligjeve në Parlament mësohet se ende nuk është paraqitur një projekt i tillë, por ka pasur të interesuar nga shoqatat civile për tu pajisur me informacion. Në kushte të tilla jemi para një situate ku opinioni duket i përgatitur dhe ligjvënësit nuk kanë ndonjë argument bindës për ta kundërshtuar. Policia Ishte, zv/ministrja e brendshme Iva Zajmi që rreth një vit me parë njoftoi për rritjen e prostitucionit brenda territorit shqiptar. Zajmi sqaroi se të kthyerat, po ushtrojnë prostitucion në vendin tonë, ndaj kontigjenti është në shifra jo të zakonshme. Të dhëna alarmante jepen edhe nga strukturat e policisë në Tiranë. Informacionet e marra në rrugë operative në komisariatet e metropolit, tregojnë se të paktën 2 mijë femra, po ushtrojnë prostitucion të vazhdueshëm. Mosha e tyre varion nga 13 deri në 60 vjeçe, ndërsa përkatësia gjeografike ka një shtrirje të njëtrajtshme nga veriu në jug. Ky kontigjent, mund të vijë në rritje, pjesa më e madhe e tyre i përket shtresës së varfër dhe të paarsimuar, por nuk mungon dhe shfrytëzimi i vajzave të shkolluara, tha para pak kohësh një shef policie në Tiranë. Prostitutat “Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë dhe në shtëpinë time, nuk do të gjeni bukë për të ngrënë“, u tha Irma.P, 16 vjeçe, inspektorëve të policisë, kur u gjet në një prej moteleve në periferi. Ajo u tregoi uniformave blu se, ishin një grup vajzash të tërhequra nga njëra-tjetra, me qëllim përfitimi me trupin e tyre. Të tilla, numërohen rreth 2 mijë femra, që punojnë me tutorë, me sekserë, por edhe të pavarura. Të dhënave policore, që i mbërritën zv/ministrja Iva Zajmi, iu bashkangjitën edhe ato të shoqatave e forumeve joqeveritare. Aktualisht, pjesa më e madhe e moteleve, lokaleve të metropolit janë kthyer në qendra seksi, ku femrat qarkullojnë sa në një vend në tjetrin, me qëllim për ti shpëtuar ndjekjes policore. „Duke parë se shumë lokale, kontrollohen prej forcave të policisë, ato ndryshojnë baza dhe sigurojnë gjoja mardhënie në çift, ndaj dhe ne nuk mund të ndërhyjmë vend e pa vend“, sqaron një oficer policie. Ajo çka duket më tronditëse, ka të bëjë numrin e minoreneve në këtë profesion, shifra e të cilave i kalon të 500-at dhe kontigjenti i femrave, në kushte të vështira ekonomike për mbijetesë, numri i të cilave i kalon 1500. “Edhe ne ndodhemi në pozicion tepër të vështirë, shumë prej tyre janë vajza të vogla, të paushqyera dhe në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ndaj më tepër iu vihemi tutorëve të tyre”, thonë në polici. Në kushte të tilla, duket se shumë shpejt semofarët me „xixëllonja“, do të marrin të njëjtin kuptim si në Itali, apo gjetkë. Ndoshta, autoritetet shtetërore do të nisin diskutimet nëse është i vlefshëm një ligj për prostitucionin, apo jo. Gjithsesi, shifrat e marra nga skedat e policisë tregojnë se Shqipëria, nuk mund të përjashtohet nga fenomeni. Përse duhet lejuar prostitucioni Anila Prifti Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello). Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike…. Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e cila ishte një dwshtim dhe pse kërkonte largimin e prostitutave nga kthetrat e tutorëve, bota nuk ndryshoi. Tregtia e seksit vazhdoi më se miri deri dhe në ditët e sotme. Rrugët janë të mbushura me meshkujt në epsh, me femra që kërkojnë të jetojnë prej gjinisë së tyre dhe me ata të fuqishmit që pasurohen çdo ditë. Në Shqipëri mënyrat e prostituimit kanë qenë dhe janë të shumta nga koha kur prishja e moralit dënohej me pushkë, te abuzimet që afronte sistemi para 90-s deri në ditët e sotme. Pse s’duhet të ketë një ligj e ta lejojë!? Aktualisht në vendin tonë sipas policisë vetëm në Tiranë numërohen rreth 2 mijë femra të skeduara që ndjekin rrugën e prostitucionit, është i lartë numri i divorceve, kalon mbi 70 perqind numri i meshkujve të martuar në lidhje jashtëmartesore, gjithashtu i lartë numri i abuzuesve seksual, i lartë po kontingjenti i individëve me probleme mendore për shkak të mungesës së seksit. E paraqitur shkurt pjesa më negative që ka prekur shoqërinë shqiptare, një ligj për lejimin e bordellove vetëm sa do të ishte pak rregullator.
BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAMBOLL NUK DI NE CRRETHANA POR LAJMI ESHTE I SIGURTE... PRESIM
Top