Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....???? Kam vene re se qe nga renia e komunizmit nuk ka me femije me emra shqipetare. C'fare po ndodh??? Ne kemi pasur shume emra arab ne shqiperi sic ishte, tani eshte bere me keq dhe me qesharake Brezi i ri po na del Rambo Hysenaj, Rembrant Kola etj.... Emrat Shqip jane te bukur pse nuk perdoren me nuk e kuptoj. respekt
Anjeza Shahini automatikisht në vendin e gjashtë Kënga serbe përjashtohet sepse është kopjim i një kënge Azerbajxhanase të vitit 1993. Sekretari i EBU-së nuk e firmosi vendimin e përjashtimit kur serbi në konferencë per shtyp tha se “do hakmerrem për 500 vjet robëri nën Perandorinë Osmane. Edhe pse nga presidenti i EBU-së ai këngëtar u lejua të konkurojë kur shfaqi shenjat e shovinizmit, u ndëshkua më pas nga vetvetja. Shfaqet pirateria serbe në Festivalin Europian të Këngës së Lehtë. Një kompozitor që merret normalisht me muzikë është i pari që nuhat këtë lloj piraterie. Edhe kompozitorit shqiptar Edmod Zhulalit i ka tingëlluar si e njohur që në ditën e parë të Eurofestit melodia “Lane Moje”, në shqip “Drenusha ime”, kënduar nga Zheljko Joksimoviq, përfaqësues i Serbisë dhe Malit të Zi, por nuk ka qenë aq i sigurt në fillim. Në rastin e një vote aq publike, ka shumë të ngjarë që sa është ende e “ngrohtë”, kënga e një populli tjetër e përdorur për të siguruar suksesin në një festival kaq prestigjioz t’i pëlqejë publikut dhe pavarësisht se çfarë do të mësohej më pas kënga e Serbisë dhe Malit të Zi arriti të marrë shumë vota nga publiku, duke arritur të zërë vendin e dytë në Eurovision. Kënga ishte e bukur, thanë pjesëmarrësit, por kush merr vesh nga muzika në fillim tha se kënga i përngjet “Sen Gelmez Oldun”, të kënduar nga këngëtari nga Azerbejxhani, Alihan Samedov që e ka publikuar që në vitin 1993 në një album. Akuzën për plagjiaturë e ka ngritur vetë këngëtari Azerbejxhanas, i cili e ka shpallur hapur vjedhjen dhe ka sensibilzuar tërë mjediset artistike. “Këngën time e ka kopjuar me pak ndryshime serbo-malazezi Zheljko Joksimoviq”, ka thënë ai duke shkaktuar me shqetësimin e tij rimbledhjen e një komisioni shqyrtues për Eurofestin. Madje kërkesat janë ngritur në mjediset artistike që kanë qenë pjesëmarrëse; që kënga e Serbisë dhe Malit të Zi të përjashtohet nga renditja në vendet fituese. Muzikanti Alihan Samedov ka ngritur pretendimin se kënga “Lane Moje” është një kombinim origjinal i muzikës pop dhe tingujve tradicionalë nga vendlindja e autorit. Sipas tij instrumentet muzikore arkaike, pothujase të harruara janë njehsuar me vargjet e dashurisë, duke krijuar një eksperiencë emocionuese muzikore”, shkruhet ne vvebsitin zyrtar të Festivalit Europian. Madje argumetohet se ngjashmëria e të dy këngëve shfaqet nga fillimi në fund. Zheljko Joksimoviq, muzikës së Alihan Samedov i ka shtuar vetëm tekstin. Megjithëse disa këngë të tjera mund të kenë tingëlluar si kopje në këtë festival, rasti i Serbisë duket tepër flagrant. Në kuadër të këtij sensibilizimi ku artistët shqiptarë pjesëmarrës e quajnë akt të dënueshëm dhe mësojnë se në rastin e përjashtimit të Serbisë Anjeza Shahini kalon automatikisht në vendin e gjashtë. Autori i tekstit të këngës shqiptare që fitoi vendin e shtatë në natën finale në Eurofest Agim Doçi tha për Tema se “Kënga ka një tekst që po të hiqen fjalët për dashurinë, del një këngë për dele. Në vend që të këndojë delja ime ka kënduar “Drenusha ime’- llane moje. Komiteti i Gjermanisë Spanjës dhe Francës që janë themeluesit e EBU-së e verifikuan dhe e kanë gjetur plagjiaturën në 100% të kësaj kënge. Elimimi i Serbisë në këtë rast, mua nuk më gëzon por më garanton se EBU-ja është një festival i votës demokratike dhe i telefonatave demokratike, tha Doçi. U habita kur sekretari i EBU-së nuk e firmosi vendimin e përjashtimit kur serbi shfaqi shovinizëm në konferencë me fjalët e tij “do hakmerrem për 500 vjet robëri nën Perandorinë Osmane. Edhe pse nga presidenti i EBU-së ai këngëtar u lejua të konkurojë kur shfaqi shenja shovinizmi, u ndëshkua nga vetvetja. Fakti që këngëtari do të eleminohet nga lista e fituesve për plagjiaturë më garanton se në festivalin që do të behet në Shqipëri kushdo këngë që ta meritojë çmimin e parë nuk do të guxojë të konkurojë nëse do të ketë plagjiaturë. Madje poeti Agim Doçi është interesuar për origjinën e këngës. “Janë kënge pastorale të çobanëve, kur i këndojnë deles dhe dashit që të qetësojnë shpirtin rebel, bagëtive kur u jepet ujë”. Duke rrëfyer për traditën e kësaj muzike Doçi shton edhe faktin që Anjeza Shahini kalon automatikisht në vendin e gjashtë. Ai tha se “Kjo u konfirmua nga sekretari i EBU-së që është njëkohësisht edhe mik personal i zotit Artiur Zheji. Ka konfirmuar në të gjithë vvebsitet me tituj të mëdha se Serbia eliminohet dhe çdo fitues pas vendit të dytë do të ngjitet një kat më lart. “Unë e dëgjova më pas festivalit në një stacion turk këngën që është vjedhur dhe e pashë se më ngjante, por nuk mund të kisha siguri, por fakti që këngëtari Azerbaxhanas e ka paditur ka treguar se kënga duhet eliminuar”, tha kompozitori shqiptar Zhulali për TemA. Organizatori Gëzim Podgorica tha për TemA se ai vetë nuk e njeh muzikën, dhe është në ndjekje të pohimeve që po bëhen faqet e internetit dhe të reagimit që kanë pasur në këtë rast organizatiorët kryesorë të Eurofest. Derisa të presim konfirmimin me shkrim për eliminim e këngës së Serbisë, do të duhet pak kohë se janë ngritur pretedime edhe për plagjiatura të tjera. Sidoqoftë ky është një veprim jo i pëlqyeshëm për një festival ndërkombëtar për të cilin mbajnë përgjegjësi, jo vetëm këngëtarët, por edhe drejtuesit e saj. Dhurata Hamzai, Gazeta Tema, 27-05-2004
Shqipëria është turpi i botës!!! - Ra edhe një Ky eshte shkrimi me i mire kritik qe kam lexuar kete vitin e fundit dhe ben fjale per MARREZINE ne pika kritike te Shtetit arkaik shqiptar qe po SHKATERRON PA MESHIRE te gjithe trashegimine kulturore dhe natyrore... <font color="red">Ra edhe një </font> Artan Lame 24 Tetor 2006 Gazeta Shqip Bie telefoni. Në anën tjetër zëri i nervozuar i Ani Tares, i përzier me një ton dëshpërimi: “Tano, ta gëzojmë shtëpinë e parë pa leje brenda Parkut të Butrintit”. Mes fjalive gjysmake e tërë revoltë, marr vesh se ndërtimet pa leje kanë kapërcyer kufirin e Parkut më të mbrojtur dhe më të bukur të vendit të shqiponjave, atë të Butrintit. Butrintin, që e filluan sefte Trojanët nja tri mijë vjet të shkuar; e më pas iu deshën nja 600 vjet grekve e romakëve që ta ndërtonin e zbukuronin me nam të madh, aq të madh sa edhe Ciceroni vinte atje për të kaluar pushimet; pastaj në mbi dymijë vjet kaluan mbi të bizantinë e normanë, avarë e venedikas, francezë e otomanë. Lanë të gjithë gjurmët e tyre libra, harta, bina e kala. Pastaj u mblodhën të mëdhenjtë e kësaj bote më 1913 dhe kur vunë kufijtë e Shqipërisë, Butrintin ja lanë asaj. Pastaj, në vitet ‘30, u desh të vinte një italian, Ugolini e thoshin, që të kalonte gati dhjetë vjet të jetës së tij për ta gërmuar dhe kthyer shkëlqimin e dikurshëm, që i do thënë “i lumtë”, se ja doli ta bënte me nam. Pastaj vitet kalonin dhe të gjithë qeveritë e vendit të shqiponjave janë krenuar me këtë brilant që na ra nga qielli dhe kanë çuar atje gjithë miqtë e tyre të ndritur që nga Çiano i Musolinit, Hrushovi i Stalinit e deri te presidentët, lordët kryeministrat, e princat e kohëve të ra, të Saliut, Meidanit e Moisiut. Me shumë mund, në vitin 2004, ndërtimet pa leje në Ksamil u frenuan dhe më tej edhe u ndërprenë fare. Tani kanë filluar me një hov të paparë dhe si nuk mbeti më pëllëmbë këtej kufirit të Parkut, u hodhën edhe matanë. Dhe ministri i Kulturës (s‘e kemi edhe të tillë) shkon e bën konferenca në Burrel për turizmin në Mat (!!!). Marrëzi pa anë e kënd. Mirë efendëm, doni të bëheni qesharakë, bëhuni, është puna e lëkura juaj, po bëni edhe ndonjë punë, që të paktën të mos merrni në qafë ato pak gjëra që na kanë mbetur nga e shkuara. Se po i shkatërruam kështu siç po i shkatërrojmë, nuk meritojmë të jemi pjesë e botës së qytetëruar. Se po i shkatërruam siç po i shkatërrojmë, më mirë të mos i kishim pasur fare, sesa të bëhemi me faqe të zezë, e të na quajnë “barbarë modernë”. Aq sa them me vete, se do të qe më mirë që në vitin ‘13, kur na vunë kufijtë, Butrintin t‘ia kishin dhënë Greqisë, që të paktën nuk do ta mbushte me blloqe betoni e shtëpi pa leje dhe do të dinte ta ruante e restauronte, për të mirë të gjithë njerëzisë. Na rruat nacionalizma boshe pastaj, për Shqipërinë e Mëmëdhenë, që i këndojmë këngë sa nuk kemi gjë në dorë, e që e zhvatim sa mundemi sapo që na e lejon rasti! Këtë çka lexuat deri tani, paçka se duket sikur është shkruar për këto ditë, nuk e kam shkruar sot. Me ca pak ndryshime e kam shkruar 3 muaj të shkuar dhe atëherë thashë se, sikur ç‘të bëhet, xheç do të lëvizë patjetër. Por jo, or jo, asnjë qime nuk lojti askush, për be. Asnjë zyrtar nuk lojti vendit e të thosh ore po ç‘ka ky që qahet kështu e thërret sikur ç‘të ketë ngjarë, pa të shohim si është puna. Asnjë drejtor a ministër, që ne të gjithë bashkë u paguajmë rrogën, nuk e lojti b… për të parë se ç‘ka ngjarë. Kaluan 3 muaj dhe unë sërish isha në Butrint e Ksamil në ditët e para të tetorit. A e dini se sa është numri i ndërtimeve pa leje të ngritura atje vetëm në 6 muajt e fundit? Mbi 650!!! A e dini se sa kantiere ndërtimi pa leje gjeta atje para 10 ditësh? Mbi 140!!!. Kudo gjëmonte matrapiku, zhurma e karpentierëve, venin e vinin betonierat me beton dhe makinat me tulla, hidhej llaç e ngriheshin skela, muratorë e ustallarë ngado. Ky është Ksamili ynë, “Perla e Jugut”, e më the të thashë dokrra të tilla, me të cilat ne vazhdojmë të gënjejmë veten. Po prit se nuk kam mbaruar. Ngado ngriheshin e digjeshin pirgje me plehra përgjatë rrugës që të çon në Butrint dhe mes tyre mezi çante rrugë autobusi i Misseve që shkonin t‘i thurnin himne virgjërisë së brigjeve krenare shqiptare. Po prisni se nuk kam mbaruar. Ai ndërtimi për të cilin u nervozua Auroni, 3 muaj të shkuar, tani ishte mbaruar dhe nuk ishte më vetëm. Brenda murit rrethues të Parkut, tashmë ngrihej një grup prej të paktën 6 shtëpish dhe vazhdonin të ngriheshin të tjera. As që bëhej fjalë që ndokush atje të merakosej për ç‘ndodhte. As kryetar Komune as Polici Ndërtimore, as Polici Rendi, as Ministri e Kulturës, as Ministri Mjedisi, as Ministri e Punëve Publike, as dreqi e as i biri. Të vetmit që vinim vërdallë mes atij shkatërrimi qemë unë dhe Auroni, që si prifti me gjeneralin, mblidhnim dëshmitë e luftës së shqiptarëve kundër vendit të vet. Dhe si i mblodhën sërish këto kocka të dëshmive të shkatërrimit, nuk kam ç‘të bëj tjetër veç t‘jua lëshoj sërish përpara këmbëve gjithë atyre që haram e paçin rrogën e këtij vendi, të cilit po ja bëjnë varrin kështu. Shihini këto foto të një copëze të vendit që shqiptarët jua kanë lënë në dorë për ta qeverisur. Muaj të shkuar britmën time e quajta “Ra kalaja”. Kësaj radhe kalaja nuk është më anonime. Tash britma ka një emër “Ra Butrinti”. Pastaj ndodhi një gjë për të qarë e për të qeshur. Një javë pasi qeshë atje, në Ksamil zbriti Policia Ndërtimore gjithë bujë e zulmë. Drejtori foli në televizor e tha se do të prisheshin të gjitha ndërtimet pa leje (!!!). Filloi të prishte dy të parat, mileti u ngrit me gurë e u hapi kokën nja dy policëve dhe shteti mbushi brekët dhe ja mbathi. Tamam si në ‘94-ën, në Bathore, kur shteti ja mbathi përpara plakave me sëpata. Kishte vetëm një ndryshim: mungonte Tritan Shehu, që atëherë si i papërvojë, u zu rob nga plakat. Tani Tritani ja di radhën muhabetit dhe paçka se është sërish në pushtet, nuk trazohet më në punë me zarar. Dhe ne që kujtonim se me këtë Qeveri jemi kthyer te ‘97-a. Me ç‘na panë sytë, po shkojmë ca më prapa akoma: arritëm ‘94-ën. Të shohim se ku do të ndalemi. Në fund, doli prefekti në Vlorë dhe deklaroi se gojët e liga duan të prishin popullin me Qeverinë, se nuk do të prishen ndërtimet dhe pastaj i vuri vulën: Zona e Ksamilit nuk është më “zonë turistike”, por “zonë informale”. T‘u thaftë goja mor prefekt mavria! Po si ta nxuri goja kur e the, mor të nxjerrtë gropa jashtë! Fundi i historisë: Mbi Butrint u kthye sërish puna, ndërtimi dhe betoni me të njëjtën forcë e hov. Titullin e këtyre radhëve e kisha menduar “Ra Butrinti”, por tri ditë të shkuara, Auroni botoi shkrimin e radhës për urën e Tatzatit, që po rënkonte ditët e fundit të saj dhe për një tjetër urë të vjetër, e cila sapo ra dhe u largua nga kjo botë. Lum ajo se të paktën i mbylli sytë me nekrologji. Edhe ky shkrim i tiji, hapej me një telefon që i bënë Auronit për ta lajmëruar se ura ra. Para ca muajsh, unë po nga kjo gazetë i shkruaja Artan Shkrelit “Ra kalaja”. Jemi katandisur një tufë lunatikësh që veç i çojmë haber njëri-tjetrit sa herë bie dhe një copë Shqipëri. Me një ndryshim: Kishte gati dy vjet, që unë isha bërë si koshi i mbeturinave, ku të gjithë ata që merrnin vesh ndonjë vaki a të ngjarë, nxitonin të ma thoshin për të zbrazur ndërgjegjen e tyre, e për të më plasur mua. Do bare, tani nuk më zbrazen veç mua, por edhe gazetës, duke ja lëshuar klithmën asaj e përmes saj gjithë shqiptarëve. Artikullin e Auronit e lexova këtë fundjavë, kur kisha dalë sa pa zënë dimri maleve të Kolonjës sime. Ku dreqin mora udhën e vajta! Pyjet, ato pyjet e bukura të Kolonjës e Përmetit, po priteshin pa mëshirë e sëpata binte mbi pisha e lisa, si në mall të hasmit. Naim beu, sot do të kish ndërruar vargjet e do t‘u këndonte jo më “lisave të gjatë”, por “cungjeve të thatë”. Ju thaftë gishti i pushkës o gjyshër të mi, edhe atje në varr tek flini, që e mbrojtët këtë tokë, se po ta kishit lënë ta merrte greku, sot të paktën do ish e mbuluar me pyje e do këndonte bilbili ashtu siç është përtej Gramozit, në tokë të grekut, ku pyjet e Konicës e Kosturit harlisen përpjetë e gëlojnë nga jeta. Më ndjeni o gjyshër për llafin e rëndë, se ju e bëtë punën tuaj e ne nuk e bëmë dot tonën. Që thoni ju, andej nga bridhja maleve, Edvini, shoku im, që më shoqëronte, mes dufit e psherëtimave që i dilnin për shkretimin që shihte, kthehet e më thotë: Po sikur të paguajmë dikë që t‘u hedhë nga një bombë nja katër a pesë makinave e traktorëve që presin pyllin, e pastaj të tjerët do frigen e kështu pylli shpëton? Bëmë një llogari të shpejtë, se sa kushton kjo punë dhe na doli që, përfshirë blerjen e bombave, pajtimin e një “trimi” nga Tirana, që të vijë e t‘i hedhë, pagesën e rrugës e të ushqimit të tij për tri-katër ditë “punë”, gjithë-gjithë vente nja 500 dollarë. Për kaq para pyjet e Kolonjës po i merr lumi! Pastaj rashë me këmbë në tokë e i them: Lëre Edvin këtë punë, se Auroni do që të hedhë në erë Ksamilin, unë dua të hedh në erë të marrët e Tiranës, ti këta të Kolonjës, e kështu sikur nuk del hesapi se bëhen si shumë. Ka më të ngjarë të na heqin qafe neve, e kështu t‘u ecë pazari mbarë e t‘u bien veshët rehat nga gërr-mërret tona. Mirëpo prapë ideja më josh. Dhe duke u përkundur nëpër gropat e udhëve të maleve, më vjen në hatër një histori që e dëshmon Sejfi Vllamasi. Sejfiu kujton që më ‘21-në a ‘22-në (atje në male nuk e kujtoj sak motin) kur të rinjve të politikës së asaj kohe u kish ardhur në majë të hundës nga myteberët e dallkaukët e politikës së mykur, i vjen një ditë Ahmet Zogu (atëkohë djalë i ri pa mbushur të tridhjetat e plot idealizma), e i thotë: Sejfi bej, e kam gjetur si të bëjmë: Do thërras një mbledhje të gjithë krerëve e politikanëve në konakët e mi në Tiranë dhe, kur të jenë mbledhur të gjithë brenda, do t‘i vë dinamitin shtëpisë. Kështu do shpëtojë Shqipëria njëherësh nga të gjithë ngatërrestarët. Vllamasi mburret të thotë që ja prishi mendjen Zogut të mos e bënte këtë punë dhe ja doli. Çudi me këtë vend! Sa herë që të urtët nuk ja kanë dalë dot me të marrët, janë përpjekur t‘ia dalin me të tilla udhë. Për të ma forcuar idenë, më vjen në ndihmë edhe Masakra e Manastirit më 1830, ku sulltani si nuk i shtronte dot kokat e krisura të këtij vendi, i ftoi e i mblodhi të gjithë bashkë në Manastir, ku i theri njëherësh, duke rënë rehat sulltani e vendi për nja 50 vjet. Ka qenë edhe një tjetër, që ra rehat 50 vjet duke prerë koka, po e keqja e këtij ishte se kishte së prapi edhe kokën e vet, se përndryshe do të kishte bërë goxha punë të paqme. Gropat më sjellin sërish në vete dhe më kujtojnë se jemi në 2006-ën. Në gjithë këtë histori me bomba, thika e të therur, mungon një gjë: mungon shteti. Ai që duhet të dalë zot e të mos na bëjë ne të shohim ëndrra me thika e bomba. Edvini do të ishte bërë ministri më i mirë i Ambientit në këtë vend, Auroni do të kish qenë ministri më i mirë i Turizmit, apo unë do të kisha qenë më i miri ministër i monumenteve. Po asnjë nga ne nuk do të arrijë ndonjëherë të bëhet. Ne do të vazhdojmë të psherëtijmë gazetave dhe të marrët do të vazhdojnë të bëhen ministra. Kështu është ndarë kjo punë, se përndryshe Zotit të Gjithëfuqishëm do t‘i duhej të gjente ndonjë mallkim tjetër për këtë vend.
Studentes muslimane i mohohet studimi Jo me larg se sot degjoj ne TCH lajmin se nje studente e nje universiteti ne Durres u perjashtua ngaqe refuzoi te hiqte veshjen e tradites islame per femrat. Rektori theksoi se shteti dhe shkolla (e tij) eshte laike, dhe i kishte dhen 2 jave afat per te ndryshuar paraqitjen e saj. Vajza nuk leviz nga istikami. Komuniteti musliman reagon ne perkrahje te vajzes. Kush ka te drejte sipas jush, vajza apo rektori?
xhemi hard video!!! paska qen kismeti xhemit videoja e rradhes... http://www.badongo.net/vid/167350 komentoni
ToP SHoW C'mendoni per Emisionin e pernatshem te Alban Dudushit ? Personalisht e vlersoj shume ,prekin tema/probleme te reja cdo dite me te ftuarit qe ka emisioni .Nje nga gjerat e bukura te TOPIT. Cdo nate shtrihem ne krevat dhe me pelqen te degjoj mendimet e te ftuarve. Si ju duket juve ne krahasim me emisonet qe jane ne qarkullim ne Tv e tjera
Gazetat Italiane shkruajne dhe keshtu ... Pershendetje, poshte do te gjeni nje artikull te "CORRIERE DELLA SERA" mbi studentet shqiptare ne Itali. Eshte ne italisht, keshtu qe shpresoj te me mirekuptojne ato qe s'flasin italisht. CORRIERE DELLA SERA, 02.11.06 Ministri, artisti e imprenditori con laurea made in Italy Studenti e manager, l'altra immigrazione Raddoppiati i «cervelli» stranieri nelle università di Milano. La più numerosa è la comunità albanese Non solo scafisti, clandestini e traffici illeciti, ma anche simbolo di esportazione di cervelli. L’Albania, infatti, sta cambiando faccia: sono più di 10 mila gli studenti e i ricercatori albanesi nelle università di Italia e, a Milano, è la più grande comunità di stranieri con 1500 giovani. Dunque, i talenti esportati non sono solo ballerini della celeberrima Accademia di Tirana, ma anche tantissimi ragazzi che hanno lasciato le proprie famiglie e sono venuti a studiare da noi, in particolare modo nel capoluogo lombardo. Aspirano a diventare medici, economisti, avvocati, letterati e ingegneri. Calcano i banchi degli atenei milanesi e in tanti frequentano l’Accademia di Brera, sulle orme di Ibrahim Kodra, il celebre pittore milanese-albanese, scomparso lo scorso febbraio. «Qui diventiamo dottori e poi torniamo a casa — spiega Erlir Puto, 26 anni, neo laureato in giurisprudenza all’università statale Bicocca con il massimo dei voti —. L’Albania è un Paese in forte crescita e negli ultimi anni i giovani che hanno seguito la mia strada andranno poi a lavorare in posti di prestigio che daranno senz’altro impulso e dignità al nostro Paese. È anche un modo per prepararci ad un eventuale ingresso in Europa». Erlir Puto, che ha concluso quest’anno anche la specializzazione per le professioni legali ed è stato presidente dell’Associazione New Albanian Generation Era, si è ritrovato per l’ultima volta con gli amici connazionali lo scorso 11 ottobre per assistere alla partita di calcio, Olanda-Albania, in un rinomato locale sui Navigli. «Un modo simpatico — ricorda Puto — per salutarci e augurarci reciprocamente buona fortuna». Poi il ritorno in famiglia, a Tirana. Gli iscritti stranieri nelle università italiane sono oltre 38 mila. E, per la maggior parte, provengono dall’Albania. A seguire la Romania e il Camerun. E sono soprattutto donne. È questo l’identikit dello studente straniero disegnato dal Centro Studi Sintesi di Venezia. E’ un fenomeno che si è sviluppato in maniera evidente, specie negli ultimi quattro anni. Complessivamente dal 1998 ad oggi, gli studenti stranieri che hanno concluso gli studi universitari sono più che raddoppiati. «Gli studenti albanesi - spiega Erlir Puto - si sono organizzati in diverse associazioni in tutta Europa con l’ obiettivo di reintegrarsi nella società albanese dopo la fine degli studi. In Albania vengono organizzati poi dei tirocini durante il periodo delle vacanze, dove in genere i "giovani cervelli" riescono ad andare a lavorare nelle più importanti istituzioni governative e imprese del Paese». C’è poi il discorso inverso. Molti ragazzi lombardi si sono trasferiti a Tirana per studiare all’Accademia della Danza. Non solo: E’ nato il gemellaggio tra la Cattolica di Milano e l’università Nostra Signora del Buon Consiglio di Tirana, inaugurata lo scorso anno alla presenza delle massime autorità albanesi e,tra gli altri, l’allora presidente della Camera, Pier Ferdinando Casini: «La nuova università si inserisce a pieno titolo nello spazio comune europeo per l’istruzione universitaria». E ha aggiunto: «Il rifarsi a Maria Teresa di Calcutta e a Luigi Monti non ha alcun carattere confessionale. L’istituto è infatti aperto a tutti, indipendentemente dal loro credo politico». di Michele Focarete Lidhja: http://www.corriere.it/vivimilano/speciali/2006/11_Novembre/02/cattolica.shtml
Kush na shan me shume? Ju lutem lexoni kete artikull dhe komentojeni me nota sa me reale! Po e postoj, pasi mu duk realist dhe qe prek disa pika te cilat ne i shmangim per nje arsye apo tjeter. Burimi: www.balkanweb.com Ne vend te shuplakes se Sunday Times! Nga Ilir Kulla Na vjen keq sa here na shajne jashte vendit tone ne shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen keq me te drejte, por per fat te keq ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria e semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka. Kete mund te mendosh teksa lexon shkrimin e djeshem te Sunday Times-it. Nuk ka dyshim qe autori i ketij shkrimi qe na pershkruan ne shqiptaret me nota te zeza, gati-gati si barbare dhe me tone me shume se percmuese dhe pexhorative ka ndjenja dhe ndjesi te tepruara, madje te ekzagjeruara antishqiptare. Nuk perjashtohet as fakti se autori mund te jete nje nga ata te shumte gazetare neper bote qe per nje moment te jete vene ne dizpozicion te nje lobingu nderkombetar kundra shqiptareve, ne momentin e pavaresimit te Kosoves. Asgje nga keto nuk perjashtohet… Sikunder nuk mund te fshihet fakti qe autori i ketij shkrimi di me te vertete pak per shqiptaret dhe per historine e tyre te vertete. Qe ndoshta nuk di aspak per figurat e shquara te botes se kane patur per nder te thone qe jane shqiptare. Natyrisht qe autori i cili ne shkrim ka kujtuar vetem Nene Terezen e Kalkutes, nuk di ose ka “harruar” te permende inxhinjerin e famshem evropiano- shqiptar Karl Gegen, Papa Klementin, Mehmet Ali Pashen themeluesin e Egjiptit te ri qe shkaterroi furine vehabiste ne ate kohe, piktorin Ibrahim Kodra, shkrimtarin Kadare, vellezerit e famshem hollivudiane Belushi, e deri madje tek zbuluesi i famshem i Viagres qe te gjithe shqiptare si shume e shume te tjere. * * * Por le te kthehemi tek fillimi, tek fakti pse na vjen keq kur na fyejne dhe na shajne te huajt dhe nuk na vjen aspak keq kur fyejme, shajme, ofendojme njeri-tjetrin. Pse nuk na vjen ose na ka ardhur keq kur kemi djegur apo vrare njeri-tjetrin dhe Shqiperine. Ne asnje rresht te shkrimit te Sunday Times-it nuk mund te lexosh me shume fyerje qe i jane bere vendit tone dhe neve si popull sesa ato qe i ka bere politika shqiptare ne parlament dhe jashte tij Shqiperise. A mos valle eshte e para here qe kemi degjuar nga goja e lidereve tane politike qe jemi kthyer ne vendin e prostitutave, droges, mafias e sa e sa te tjerave ofendime te bera gjate fushatave elektorale! Po akuzat qe i kane bere opozitat-pozitave e anasjelltas vetem per ca vota me shume i harruam? E pra te mos na vije keq, ata qe na shajne jane shume me te varfer ne fjalorin e tyre sesa c’jemi, c’kemi qene dhe ndoshta cdo te jemi vete ne kur i sulemi njeri-tjetrit. * * * Dikur nga viti 2002 me delegacionin e parlamentit shqiptar ne Keshillin e Evropes ishte dhe kryeministri aktual Berisha, i cili zakonisht shkonte ne keto mbledhje. Ne nje nga seancat ne Strasburg do te diskutohej per problemin e Moldavise. Kreu i opozites e tash kryeministri i vendit te share, mori fjalen ne kete seance. Per cudine e te gjitheve ai e filloi fjalimin duke thene, “zoterinj kolege moldave une ju kerkoj te falur juve, per faktin se nje pjese e bandave qe shfrytezojne vajzat tuaja jane shqiptare. Por ata jane te lidhur me mafian qeveritare ne Shqiperi dhe me ministrat (ishte fjala per socialistet)”. Natyrisht qe te gjithe u shastisen me ish-Presidentin e vendit, i cili nuk rrinte pa gjetur rast e pa rast mundesine per te hedhur balte ndaj vendit te vet, thjesht se ishte ne opozite. Me ka rastisur te jem tek varrimi i Papa Vojtiles. Ne Tirane ku atmosfera elektorale ishte e nxehte mberriti me SMS po nga Kryeministri aktual lajmi se paraardhesi i tij Nano na paskesh bere nje skandal diplomatik me karriken ku do ulej dhe na qenkesh perplasur me Presidentin per ceshtje protokolli. Pertej faktit qe ne Vatikan nuk ndodhi asgje, duke qene se isha vete deshmitar okular, lind pyetja, po sikur ne te vertete te kishte ndodhur dicka a ishte me e hijshme per ish-Presidentin e vendit te heshte sic beri Rexhep Meidani, apo te klithte politikisht sepse kishte nje fushate zgjedhore perpara!!! * * * Sasia e llumit, baltes, dhe fekales qe kemi prodhuar dhe me tej hedhur ne keto vite ndaj vendit tone dhe njeri-tjetrit eshte qindra mijra here me e madhe sesa ajo e Sunday Times-it, por eshte gjithashtu mijra here me e madhe sesa aftesia jone per te lare veteveten dhe imazhin e vendit tone. Shkrimi Sunday Times-it na rikujton epoken e zeze te Piramidave. Po valle kush nga ne mori guximin qytetar nje here te vetme te beje autokritike? Kush nga ne tha qe populli yne u kthye ne nje parazit qe mendonte se do te jetonte pa punuar, se do te hante me luge floriri, pa punuar se parate e firmave ishin te sigurta, sepse te gjithe nen rrogoz ishim te bindur se ato i sherbenin si alibi firmave per te pastruar parate e zeza te botes. Ajo ka qene “nje menxyre” shpirterore e jona, per te cilen nuk ishte fajtore vetem qeveria, ishim fajtore te gjithe. Problemi qendron tek fakti se asnjehere seriozisht shoqeria jone nuk ka marre persiper ti beje nje ekzaminim ndergjegjes se vet, asnjehere. Me kete sjellje i kemi dhene vazhdimisht uje burimit te atyre qe nuk na kane dashur. Ne na vjen keq kur ata na shajne dhe na fyejne, por ne te vertete nuk bejme asgje realisht qe te ndodhe e kunderta.
Me formimin e Dardanis shpres per tu regullu Shqip Me formimin e Dardanis mbase hapet drita jeshile per tu permbysur ky fat i zi i Shqiprise.Se si nuk e di por une e shikoj si shume shpresdhenese sidomos sipas atyre komenteve te fundit te Evropes pas vendosjes se Agim Cekut si udheheqes te Dardanis.
Qeveria, QNK, tani Teatër Kombëtar e Galeri Artesh TIRANË- Teatri Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve ndërrojnë “shtëpi”. Megjithëse në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, deri dje në mbrëmje nuk u hodh vendimi i zbardhur për transferimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishëm të kulturës dhe artit në vend, në mbledhjen e paradites, kryeministri Berisha lajmëroi marrjen e një vendimi të tillë. Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e djeshme të një rëndësie të veçantë, kryeministri Berisha vlerësoi vendimin për shndërrimin e Qendrës Kulturore Kombëtare “Arbnori” në Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, me propozim të Ministrisë së Kulturës. Lidhur me këtë, kryeministri Berisha u shpreh: “Teatri merr një sallë dinjitoze dhe një ambient nga më dinjitozët në vend. Qendra Kombëtare e Kulturës “Arbnori” me hapësirat e saj të gjera, nuk arriti gjatë këtyre 15-viteve të fitojë gjallërinë dhe të përshtatet tërësisht me kushtet e tregut. Në këtë mënyrë, krijohet një hapësirë e madhe për Galerinë, për ekspozenë shumë më të plotë të dhjetëra veprave të kolosëve të kulturës shqiptare dhe botërore, të cilat presin për t’u ekspozuar, ashtu sikurse Teatri Kombëtar merr një sallë dhe një ambient shumë më dinjitoz se ai që sot disponon dhe këtë ai e meriton plotësisht”. Nuk dihet ende. se kur do të bëhet shndërrimi i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” në Teatër Kombëtar dhe Galeri Kombëtare të Arteve, por dihet, se aktualisht në ambientet e saj zhvillojnë aktivitetin disa biznese private, një prej të cilëve që dje kontestoi vendimin e qeverisë. Zhvendosja e Teatrit dhe Galerisë, në ambientet e QNK-së, vjen në një kohë që në krye të dy këtyre institucioneve pas 3 korrikut, janë emëruar titullarë të rinj. Ndërsa, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, që para viteve ’90 u ngrit si një muze për të ekspozuar veprën e Enver Hoxhës, vetëm para një muaji iu dha emri “Arbnori”. Reforma në Akademinë e Shkencave Ndërkaq, kryeministri Berisha foli dje në mbledhjen e qeverisë gjithashtu, për rëndësinë e miratimit të projektligjit për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Me këtë ligj, u shpreh Kryeministri, ky institucion i rëndësishëm i vendit pëson një reformë të rëndësishme, që do i mundësojë atij të shkëputet nga trashëgimia organizative e regjimit totalitar, për t’u kthyer në një institucion elitar të botës së lirë. “Reformat, janë motoja jonë. Me këtë rast, shtoi Kryeministri, dua të shpreh respektin tim për punonjësit e Akademisë dhe institucioneve, por forma e organizimit të saj është tërësisht e tejkaluar dhe e papajtueshme me stadin aktual të zhvillimit të vendit”,- tha ai. Marre nga Shekulli
Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës Islami Radikal - Vehabizmi Po e dëmton Pavarësinë e Kosovës! Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve e partive dhe OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botërorë një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës". Që një vend i ndarë të përkufizoj identitetin e tij qytetërues, duhet të përmbushë kriteret: vullnetin e elitës politke dhe ekonomike për ndryshim, gadishmërinë e komunitetit për ripërkufizim identiteti, dhe vullnetin e qytetërimit pritës. I plotëson Kosova këto kritere për aterim në njërin apo tjetrin qytetërim? Cili qytetërim do ta gëlltisë a të fus Kosovën në gjirin e vet? E gjendur në udhëkryq të qytetërimeve dhe si amallgam kulturor, Kosova përballet me sfiden e identitetit qytetërues dhe shtetërorë. Ringjallja islame edhe tek ne paraqitet si përpjekje që islami të përceptohet jo vetëm si religjion por dhe si mënyrë e të jetuarit. Në botën islame po ndodhë një lëvizje e gjërë kulturore, sociale dhe politike që predominon mbi qëndrimet gjithnjë e më të zbehta sekulare. Tregues të një ngjallje islame edhe tek ne, janë: vëmendja e shtuar për ritet fetare, falja në gjami dhe jasht saj, axhërimi, shpërndarja e publikimeve religjioze, përqëndrimi në veshjen islame, kërkesa gjithnjë e më e madhe e futjes së mënyrës së jetës islame në jetën publike siç është kërkesa e faljes në institucione publike, futja e mësimit të fesë në institucionet shkollore, etj. Të gjitha mediat pa dallim si dhe subjektet politike në Kosovë mundohen të joshin klientelën duke ofruar atmosferë krejt orjentale. Me këtë paraprijnë televizionet lokale. Që nga çlirimi i Kosovës e këtej bashkëbiseduesit tonë për çështje të ndryshme, miq dhe të tjerë, duke filluar nga temat më të thjeshta e deri tek negociatat për statusin final të Kosovës, në mes tjerash kanë krijuar një përcepcion të turbullt sa i përket elementeve të qytetërimit. Përpos mangësive në qeverisje, brenda kompetencave të ofruara, dhe guximit e vullnetit për të ndërhyrë në keqmenaxhimin e UNMIK-ut, institucionet dhe kasta politike shqiptare paraqiten kinse të shurdhër para vërshimit më të ri nga Lindja. Kjo dosido ngiti çmimin per te fituar besimit për njohjen e shtetësisë me të gjitha atributet. Identiteti i Kosovës është në një sprovë serioze. Popujt e besimit mysliman në Ballkan kaluan në Islam nga trysnitë e violencat Otomane, me çrast pranuan verzinon më pragmatik, racional e logjik, si dhe atë mistik, apo dimensionin psiko-spiritual të islamit. Kësi soji kosovarët së bashku me të gjithë të islamizuarit tjerë në Ballkan kultivuan versionin e shkollës Hanafi apo Sufi. – tasawwuf të islamit. "Luftëtarët e islamit të pastër", siç kanë dëshirë të quajn veten wahabinjtë, filluan aktivitet e tyre në Kosovë që në fillim të viteve '90, pa u penguar fare nga sundimtarët e ideologjisë simotër neo-nazi-fashist të Millosheviqit. Sot e asaj dite ata në mënyrë eksplicite kundërshtojnë çdo ndikim të jashtëm kulturorë duke imponuar mësimin ekskluziv me praninë e patjetërsueshme nëpër kryeshnoshe, syneti a ndonjë tubim të ngjashëm, kundërshtojnë teoritë shkencore mbi dukurit natyrore a shoqërore duke ofruar si zëvendësim shpjegime nga Sheriati a Kurani, siç bënë, fjala vjen, në Pejë djaloshi i quajtur Elvis Goga i përfolur si krye muxhahidini vendor në Pejë. Çfarë kërkoj në Pejë Arfan Qadeer Bhati, pakistanezi me nënshtetësi norvegjeze? OJQ-të që ende veprojnë nën ombrellën e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë e që erdhën në Kosovë pas luftës së fundit 1999, po nxjerrin përfitime nga varfëria në paralagjet e qyteteve të Kosovës, por në masë të madhe edhe nëpër fshatrat përreth. Dhe e tërë kjo sipas qeverisë saudite, "jo për disa muaj apo vite, por derisa ekziston nevoja..." Modus operandi i lëvizjes wahabite në Kosovë është indoktrinimi fetar i popullatës së varfër shqiptare, boshnjake dhe egjiptiane e të ashkalive. Raste të tilla janë më se të dukshme p.sh., në: Shipol paralagje e Mitrovicës, në Kodrën e Trimave apo në Vranjevc të Prishtinës, në Prizren dhe Pejë, në Radavc të Pejës, në Voksh të Junikut, në Ferizaj e Kaçanik etj, etj. Të rekrutuarit nga qendrat anti-kosovare (Arabia Saudite dhe SigurimiShtetërorë i Serbisë) ata po e hapin rrugën për forcat globalizuese të islamit ndërkombëtarë duke tentuar të mposhtin traditën islame tolerante, të larmishme, që i bëri ballë centralizimit dhe hegjeminozmin të "Islamska Zajednicës" të dirigjuar nga Beogradi i para dhe pas Luftës së dytë Botërore. Është mu kjo qendër që e jetësoj marrëveshjen Tito-Kypyrli për dërgimin e 300.000 shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Wahabizmi arab i përkrahur nga shërbimi inteligjent serb në Kosovë, në vazhdën e "Islamska Zajednicës" është duke tentuar të ndryshoj në galop shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Dhe këtë po e bënë deri në një masë, sepse qytetarët kanë filluar të siellen me shpërefillje ndaj tyre, apo po i frikësohen atyre? Rast, në morinë e rasteve që flet për futjen e "islamit global" thellë në shpirtin e ashtuquajtur "intelektual" është ceremonia e varrimit të artistit të mirënjohur kosovar, Muharrem Qena. Asgjë kundër lirisë së të shprehurit të familjes, po të mos ishte bërë pompozitet arkivolit të mbështjellur me flamur të gjelbër me shkrim arab, ngjarje kjo e mbuluar nga të gjitha mediat relevante të Kosovës.. Fondacioni Bamirës Islamik (IEF) sipas të dhënave të ofruara në web faqen zyrtare saudite, i ofron fëmijëve kosovarë "arsimimin" në mbi 30 shkolla kuranike nëpër Kosovë. Fëmijëve u ofrohen shuma fillestare prej 50 euro për të mësuar këndimin e ajeteve dhe surave të veçanta nga Kurani. Në shkollat e ndërtuara nga fondet e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë ndihmuar nga Fondacioni Bamirës Islamik, po punohet në krijimin e gjeneratës së re të myslimanëve lojale, jo ndaj Kosovës, por ndaj Internacionales Islame. Gjithnjë në shërbim të këtij projekti, pranë xhamive të identifikuara si të "tyre", aktivistët wahabi kanë hapur internet kafet për të joshur fëmijët e moshave të ndryshme që pas seancave të internetit të dëgjojnë "naslihatet" kundër Skënderbeut dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare, (kundër Kadares, Nënë Terezës) kundër civilizimit perëndimor dhe vet islamit tradicional kosovar. Përpos faktit të lartpërmendur aktivistët muxhahidin si cak kanë përzgjedhur edhe shtresat tjera të popullatës kosovare. Të vejat, të larguarit nga puna, fshatarët, të rinjtë e papunësuar, disa "intelektual" marrin mjete financiare (150 euro dhe ndihma të tjera) për të dëshmuar stilin krejt islam të jetës, të formave më radikale. Në web faqet e partive politike më të mëdha në Kosovë, apo në ato të intelektualëve shqiptarë si Dr. Milazim Kransniqi &amp; Company, në linket e web faqeve të tyre kanë ikonën Religjioni me hapjen e të cilit aktivizohet automatikisht ilahija orientale kënduar nga Adem Ramadani. Shihni web faqen AlbaNur.net. Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve, apo prtive e OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botërorë një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës". Kuluaret politike shtetërore të Serbisë me të tjerë, në bashkëpunim të ngushtë me muxhahedinët vendor e ndërkombëtarë parashohin, apo po përgatisin një "rebelim" të mundshëm mu në prag të zgjedhjes së statusit të Kosovës. Figurat karakteristike wahabi të civilizimit islam do të fiksohen vetëtimthi nga kamerat e reporterëve të shtëpive të mëdha mediale botërore. Dhe, " të padëshiruarit", do të fundosin edhe për një kohë të gjatë ëndrrën e kultivuar që moti. Ëndrrën për të jetuar të lirë, pa frikë, në harmonie tolerancë të vendosur që moti nëkëtë pjesë të Evropës. Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, partitë politike dhe OJQ-të duhet të shpallin mesazhe të qarta ndaj kësaj dukurije vetëvrasëse në Kosovë. Suretu Esh Shura - Kaptina e Marrëveshjes Ajeti 40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush falë e bënë pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu. Vërtetë Ai nuk i do zollumqarët. Shkruan, Genc Morina Ruprecht Karls Universitat Heidelberg Philosophische Fakultat
Ne jemi te mallkuar prandaj nuk ngrime koke Epo te vjedhesh ate cka eshte per te miren tende kjo dmth te lutesh per mallkimin tende Milot-Klos, hekurudha që u shit për skrap Shinat dhe aksesorët e tjerë të hekurudhës janë vjedhur përgjatë pesë viteve të fundit Gjergj Marku Rrëshen- Drejtoria e Hekurudhave nisi pak ditë më parë një ekip për të marrë disa aksesorë në hekurudhën Milot-Klos. Por ekipi ka mbetur i befasur kur ka gjetur vetëm gjurmën e asaj që dikur ishte hekurudhë. Drejtoria e hekurudhave i ka dërguar një shkresë policisë për brigadën që do të çmontonte shinat, ndërkohë që sipas drejtuesit të kësaj brigade, E.Tafa, shinat ishin zhdukur me kohë. Gjithçka kishte “firuar” në hekurudhë, që nga kullat e larta të vrojtimit, devijuesit, shinat, etj. “Vetëm një devijues ka një vlerë shumë të lartë”,- thonë punonjësit e kësaj brigade. Janë zhdukur plot 12 të tillë... Nuk është e lehtë të zhdukësh një shinë e aq më tepër kilometra të tëra. Gjithçka duket se është bërë nën “sytë e verbuar” të policisë, pasi shinat para se të transportohen janë prerë me fresibël dhe me oksigjen, aq më tepër kur një pjesë e hekurudhës shtrihet në afërsi me komisariatin e policisë. Qëkur traseja e hekurudhës Milot-Rrëshen kaloi në inventar të drejtorisë së rrugëve dhe funksionimi i kësaj linje nuk ekzistonte më, vazhdoi me ritme të shpejta zhveshja e saj. Dhjetëra kallëzime penale janë bërë nga autoritetet e hekurudhës, por pa adresë, ndërkohë që sipas një studimi të tyre, u duhet jo më pak se 20 milionë lekë te reja për të tërhequr shinat dhe aksesorët e mbetur. Në afro 10 kilometër trase të kësaj hekurudhe, ka punuar xhenio e ushtrisë, por nuk dihet se ç’është bërë me shinat e hekurudhës, ndërkohë që ato duheshin grumbulluar dhe dërguar në magazinat e kësaj ndërmarrjeje shtetërore. Nëse këtë punë nuk e bëri ndërmarrja e hekurudhave me qendër në Durrës, janë “piratët” e natës, që punojnë pa u lodhur me gurë fresibël e saldatriçe për të copëtuar shinat e reja, prodhim modern i kohëve të fundit, dhe dërgimin e tyre në Kombinatin e Nikshiqit. Drejtoria e hekurudhës mjaftohet thjesht me kallëzimet penale, stivohen dosjet dhe në fund mbyllen “për mungesë autori”. Burime nga brenda drejtorisë së hekurudhës, thonë se për të bërë një zëvendësim shine diku në trasetë ku kalojnë trenat, blihet shina dhe nuk merren të gatshme. Zhdukja në 5 vjet Milot-Rrëshen-Klos, është një rrugë e hekurt që do të çante për herë të parë mespërmes verilindjes. Do të shërbente për transport mallrash dhe udhëtarësh. Lokomotivat dhe vagonët e hekurt do të zëvendësonin qindra makina të tonazheve të rënda, më së shumti të modelit ÇEK, që harxhonin pa masë karburant, goma, pjesë këmbimi, fuqi punëtore, nëpër të tatëpjetat e rrezikshme të këtyre viseve. Mbaron faza e parë. Mijëra aksionistë nga e gjithë Shqipëria do të derdhnin djersën e tyre nëpër dhjetëra kantiere ndërtimi; dhjetëra makineri e projekte të avancuara në teknologjitë e zbatimit. Për herë të parë aplikohet traseja me binarë betoni, duke zëvendësuar shtyllat e drunjta të stazhionuara. Dhjetëra urëza të vogla e 7 të mëdha bashkojnë brigjet e lumenjve Mat, Fan i Madh dhe Fan i Vogël. Ura e Tarazhit është e dyta në vend për nga madhësia dhe lartësia, një vepër ku ishin aplikuar metodat e fundit në ndërtim, ndërsa sot është në degradimin të plotë. Në të dy anët e kodrinave të Prosekut filloi ndërtimi i një tuneli 8 kilometër, më i madhi në vend pas atij të Rajcës. Synonte daljen në bregun e Liqenit të Ulzës dhe më pas një urë që do t’i kishte këmbët në liqen për të kaluar në zonën e Matit, drejt Klosit. Punimet u kryen dhe me tej deri në rrëzë të Klosit, nga ku përmes një “traverbangu” gjigant do të sillej kromi që nga Bulqiza për t’u transportuar me tren për në Durrës, por që mbeti thjesht një ëndërr. Pas viteve 90-të, rinisja nga fillimi nxori jashtë përdorimit edhe këtë hekurudhë dhe ëndrrat për një rrugë të hekurt në këto vise. Autobusët dhe furgonët e transportit nxjerrin jashte loje shumë shpejt edhe transportin hekurudhor të udhëtarëve. Hangarët e mëdhenj, depot, magazinat e panumërta, merren në vetëpronësi nga pronarët e tokave, ndërtesat e stacioneve kthehen në fjetore popullore dhe punishte të ndryshme... Hekurudha e shitur për skrap Përpos grabitjeve të tjera dhe lloj-lloj trafiqesh, shfaqet dhe një lloj i ri trafikimi, ai i hekurit, që nuk lë jashtë edhe këtë aks hekurudhor. Qindra mijë ton hekurishte, që e kishin emrin “skrap”, por që në fakt ishin mjete funksionale, elektromotorë, transformatorë, vagona treni, shina etj, nisen drejt Kombinatit të Elbasanit dhe të Nikshiqit të Malit të Zi. Vagona dhe vinça super të rëndë janë zhdukur edhe prej kësaj hekurudhe, shina të reja tek vlefta e 1000 dollarëve copa, priten pjesë-pjesë, për t’u ngarkuar nëpër makina në drejtim të shkritoreve. Ka një administratë, por që nuk i dihet adresa. Të vetmen punë që bëjnë prej 16 vitesh: firmosin rregullisht në borderotë e 15 ditëshit. Në pjesën më të madhe të trasesë janë hequr shinat për pjergulla rrushi në fshatra. Tani ky segment është likuiduar nga fjalori “hekurudhë”, pas shinave e aksesorëve të tjerë, radha i ka ardhur mbushjeve të trasesë, çakullit dhe mburojave. Afro 1500 copë të tillë, 1 tonësh secili, janë zhdukur nga muret mbrojtëse përballë lumenjve dhe përrenjve gërryes dhe janë vënë nëpër prona private.
Digitalb e SAT+ ne nje?! me sa jam informuar ne nje te ardhme jo te larget paketat digitalb dhe sat plus do te unifikohen ne nje. shitja e 30% te aksioneve nga nje ortak potencial i sat+ dhe koecidenca e daljes se tvklan ne toksorin digitalb (armikun e saj historik) sqarojne pak a shume situaten ne drejtim te kesaj qe them. nje arsye e trete logjike qe i con kompanite e fuqishme drejt bashkimit eshte dalja ne treg e nje tjeter dixhitali tokesor dhe satelitor qe quhet albania satellite communication nga pronaret e vizion plus. aktualisht sat plus disponon SERIA A, champions league, UEFA, kampionatin spanjoll, kampionatin shqiptar, kupen e anglise, italise e spanjes ndersa digitalb worldcup 2006, Bundesliga, Premierliga, kampionatin francez, formula 1 etj. si mendoni, ky bashkim do te ishte pozitiv apo jo?
+2 radio, turpi i rradhes e dini qe, radio +2 organizon mikrofonin e arte, dhe kjo radio eshte ne pronesi te nje personi te njohur, qe nuk po ia permend emrin kesaj rradhe, dhe e dini qe, kjo radio ben pjese ne te njejten grup biznesi me gazeten shekulli, biznesin, abbissnet, A1 televizion, spekter, dheeeee doja te dilja, qe ky grup biznesi, meqe biletat e spektaklit nuk iu shiten per te nxjerre leke, te gjitheve stafeve te ketyre sipermarrjeve, u jep me DETYRIM nga 2 bileta=1.000 te rinj. qe te shkojne ne koncert, si thoni, a eshte me te vertete nje turp per kete radio kaq famoze. turp turp turp. ps. nqs tema do levizet, mund te me thoni se ku, se nuk dija nese mundet te postohet ketu apo jo.
Kosove, 550 firma per Enver Hoxhen Jane 550 nenshkrime te protokolluara dhe te dorezuara ne Komisionin per emertimin e rrugeve dhe shesheve, nepermjet te cilave kerkohet emertimi i nje rruge a nje sheshi me emrin e ish-udheheqesit komunist ne qytetin e Ferizajt "Ferizaj eshte qytet revolucionar. Eshte turp qe nje rruge a nje shesh te mos kete emrin e Enver Hoxhes, ketij kolosi te historise sone. Bile, mua po me duket pak qe vetem nje rruge te kete emrin e tij", shprehet profesori i gjuhes shqipe, Sahit Salihu, i cili eshte edhe njeri nga anetaret e keshillit per grumbullimin e nenshkrimeve. Nje jave u jane dashur per te mbledhur keto nenshkrime. Shume syresh pritet te mblidhen gjate diteve ne vijim. "Nenshkrimet jane shume te vlefshme, ndersa jane bere me numrin personal te lejes se njoftimit. Shpresojme se kerkesa jone do te mirekuptohet ne emer te ruajtjes se vlerave historike", thote profesori i sociologjise, Remzi Hasani. Ne pyetjen, se perse ne Ferizaj Enver Hoxhes i kushtohet rendesi me shume se ne Shqiperi, profesor Hasani, pergjigjet: "Eshte e vertete kjo, por as ne Serbi nuk i kushtohet rendesi Dimitrie Tucovicit, por me propozimet e reja per emertime, nje rruge ne Ferizaj do ta kete emrin e tij. Ne, asgje nuk kemi kunder ketyre emertimeve. Ne duam qe te aprovohet kerkesa jone, dhe kaq". Mesohet se banoret e rruges "Ali Hadri" kane nisur grumbullimin e nenshkrimeve per nje peticion tjeter, nepermjet te cilit ata kerkojne qe rruga e tyre me emertimet e reja qe do te behen te quhet rruga e "Enver Hoxhes". Keto peticione, ne forme kerkese, nuk i komentojne komunaret. Kryetari i Komisionit per emertimin e rrugeve dhe shesheve, Ibrahim Rexhepi, nuk deshi ta komentoje kete, duke thene se kjo eshte e drejte e qytetareve. Emertimi i rrugeve dhe shesheve, si pjese e rend esishme e plotesimit te standardeve, ka ngecur shume ne komunen e Ferizajt. Ky proces eshte dashur te kryhet ne fund te muajit mars, por ende eshte larg. Ndersa, Komisioni kishte problem me harmonizimin e qendrimeve per emertimin e rrugeve me emra nga historia dhe kultura serbe, tashme ka edhe nje problem tjeter te sferes ideologjike, qe e imponojne 550 nenshkrimet e grumbulluara per kete. Besohet se kjo kerkese e befasishme, por shume serioze e enveristeve ferizajas do te behet shkas qe procesi i emertimit te ecen me shpejte dhe te plotesohet kjo pjese e rendesishme e standardeve. Duhet theksuar se nga kater anetaret e komisionit per grumbullimin e nenshkrimeve, tre nga ta jane emra qe mbajne poste te rendesishme ne komunen e Ferizajt. Remzi Hasani eshte kryetar i Keshillit te Rrethit te LPK-se per Ferizaj, Rexhep Sadiku eshte kryetar i SBASHK-ut per Ferizaj, ndersa Hajrush Reka eshte kryetar i Shoqates per Bashkimin Gjithekombetar. "Ferizaj eshte qytet revolucionar. Eshte turp qe nje rruge a nje shesh te mos kete emrin e Enver Hoxhes, ketij kolosi te historise sone. Bile, mua po me duket pak qe vetem nje rruge te kete emrin e tij"
Top