Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
"Me nje gur te "vrasesh dy zogj" - Besoj se ja vlen ta postojm dhe esht gjith ky artikull. Por esenca eshte se nje i "depresuar" esht vetflijuar duke denuar luften ne Irak. Per mungese kohe nuk mund ta perkthej dot te gjith artikullin por ky i depressuar gjithashtu ishte i afte te artikulonte numrin Pi deri ne njemije..... Man’s fiery death protested war in Iraq Some call Chicagoan, 52, a martyr By Ashley M. Heher THE ASSOCIATED PRESS Enlarge photo -------------------------------------------------------------------------------- I am ashamed for the mayhem and turmoil caused by my country. MALACHI RITSCHER, IN HIS SUICIDE NOTE CHICAGO— Malachi Ritscher envisioned his death as one full of purpose. He carefully planned the details, mailed a copy of his apartment key to a friend, created to-do lists for his family. On his Web site, the 52-year-old experimental musician who’d fought with depression even penned his obituary. At 6:30 a.m. on Nov. 3 — four days before an election caused a seismic shift in Washington politics — Ritscher, a frequent anti-war protester, stood by an off-ramp in downtown Chicago near a statue of a giant flame, set up a video camera, doused himself with gasoline and lit himself on fire. Aglow for the crush of morning commuters, his flaming body was supposed to be a call to the nation, a symbol of his rage and discontent with the U.S. war in Iraq. “Here is the statement I want to make: if I am required to pay for your barbaric war, I choose not to live in your world. I refuse to finance the mass murder of innocent civilians, who did nothing to threaten our country,” he wrote in his suicide note. “If one death can atone for anything, in any small way, to say to the world: I apologize for what we have done to you, I am ashamed for the mayhem and turmoil caused by my country.” There was only one problem: No one was listening. It took five days for the Cook County medical examiner to identify the charred-beyond-recognition corpse. Meanwhile, Ritscher’s suicide went largely unnoticed. It wasn’t until a reporter for an alternative weekly, the Chicago Reader, pieced the facts together that word began to spread. Soon, tributes — and questions — poured in to the paper’s blogs. Was this a man consumed by mental illness? Or was Ritscher a martyr driven by rage over what he saw as an unjust war? Was he a convenient symbol for an anti-war movement, or was there more to his message? “This man killed himself in such a painful way, specifically to get our attention on these things,” said Jennifer Diaz, a 28-year-old graduate student who never met him but has been researching his life. Now, she is organizing protests and vigils in his name. “I’m not going to sit by and I can’t sit by and let this go unheard.” Mental health experts say virtually no suicides occur without some kind of a diagnosable mental illness. But Ritscher’s family disagrees about whether he had severe mental problems. In a statement, Ritscher’s parents and siblings called him an intellectually gifted man who suffered from bouts of depression. They stopped short of saying he’d ever received a clinical diagnosis of mental illness. “He believed in his actions, however extreme they were,” his younger brother, Paul Ritscher, wrote online. “He believed they could help to open eyes, ears and hearts and to show everyone that a single man’s actions, by taking such extreme personal responsibility, can perhaps affect change in the world.” His son, who shares the same name as his father, said his father was trying to cope with mental illness. Suicide seemed to be the next step, and the war was a way to give his death meaning. “He was different people at different instances and so, so erratic. I loved him no doubt, but he was a very lonely and tragic man,” said Ritscher, 35, who is estranged from the rest of the family. “The idea of being a martyr I’m sure was attractive. He could literally go out in a blaze of glory.” Born in Dickinson, N.D., with the name Mark David, Ritscher dropped out of high school, married at 17 and divorced 10 years later. Eventually, he would change his name to match his son’s and, coincidentally, a world-famous prophet. At the end, he worked in building maintenance and was a fixture in Chicago’s experimental music scene. He described himself as a renaissance man who’d amassed a collection of more than 2,000 musical recordings from clubs in Chicago. He was a writer, philosopher and photographer. He was an alcoholic who collected fossils, glass eyes, light bulbs and snare drums. He paid $25 to become an ordained minister with the Missionaries of the New Truth and operated a handful of Web sites protesting the Iraq war. A member of Mensa who claimed to be able to recite the infinite number Pi to more than 1,000 decimal places, he titled his obituary “Out of Time.” Friends, who seemed surprised about his death, found themselves searching for answers. Ritscher’s death became even more enigmatic than his life. Perhaps the most famous self-immolation occurred in 1963, when Buddhist monk Thich Quang Duc burned himself at a Saigon intersection in protest against the south Vietnamese regime. Another activist, Kathy Change, lit fire to herself in 1996 at the University of Pennsylvania to protest the government and the country’s economic system. Ritscher’s death brought back memories for Anita King, a 48-year-old artist from West Philadelphia who was Change’s best friend. “I think both of them, they just felt like their death could be the last drop of blood shed,” King said. “It was too hard for them. They had too much of a conscious connection to the struggle to go on in their lives.” In the end, only Ritscher knew the motivations for his suicide. There is little doubt, though, that he was satisfied with his choice. “Without fear I go now to God,” Ritscher wrote in the last sentence of his suicide note. “Your future is what you will choose today.”
dallavere dhe helme elektorale Ne kete teme (ashtu si duhet te jete ne realitet) do te konsiderojme dallavere te gjitha ato akuza te shumta ne kete periudhe elektorale qe nuk jane te mbeshtetura ne prova. Helme jane ato sulmet e fyerjet banale qe kundershtaret politike i bejne njeri tjetrit. Pasi ti kemi mbledhur ketu do te mund te gjykojme se cfare bombardimi durojne shqipetaret sa here desherojne te informohen per te vendosur voten.
Kupid - Mentaliteti i rinise shqiptare! Shikoni emisjonin - shfaqje direkt - Kupid. Kupid Shume interesante. Ju jepet mundesia te shikoni direkt mentalitetin e vajzave dhe te cunave shqiptar ne histori direkt dashurie. Me ben pershtypje disa gjera: 1 - <span style="font-weight: bold">Prezantuesja</span> flet me shume turqisht sesa shqip si &quot;rehat,tamam,shykyr,etj&quot; d.m.th. turp e faqja e zeze. <span style="font-weight: bold">Goca - Silvi</span> nje vajze inteligjente 18 vjec qe mbart 5 gjuhe te huaja,studente per Anglisht.Nje bravo per te qe eshte nje shembull per clirimin e rinis sone nga tabute orientale. <span style="font-weight: bold">Cuni - Olsi</span> nje djale simpatik Shkodran qe ha zimcakiz gjat gjithe intervistes se tije. Sa per mentalitetin e tij dhe mendoj se ky eshte dhe mentaliteti i shumices se djemve mesatar shqiptar ndiqeni vete dhe jepni mendimin tuaj. Mendimi im eshte qe megjithese eshte dicka e mire per carjen e tabuve dhe fanatizmit primitiv shqiptar ,kemi shume rruge perpara drejt asaj rinie qe eshte e vetedijshme per ate c'ka kerkon ne te ardhmen e saj por edhe e afte per te lidhur 2 fjale qofte ky nje emisjon televiziv qe per cunin ne fjale eshte &quot;mission impossible&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
serish plumba Renea-s ne Lazarat serish goditen forcat Renea ne Lazarat nga elemente kriminele......dhe nuk kunderpergjigjen per te mos tensionuar situaten....ku ka ardhur puna deri sa aty ku forcat speciale te shtetit terhiqen para krimineleve.hajde shtet leshi hajde.
GEZUAR 28-29 NENTORIN !!! <font color="red"> Gezuar festat e nentorit gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen! RROFTE SHQIPERIA DHE SHQIPTARET! LAVDI E PERJETSHME ATDHEUT. </font>
A Kane Nevoje Mediat Per Çertifikate Virgjerie A Kane Nevoje Mediat Per Çertifikate Virgjerie? Nga Alban BALA Komenti per krijimin e nje oligopoli te ri mediatik ne Shqiperi nuk meriton te kaloje ne heshtje. E para, sepse ketu flitet per te drejten e informimit dhe ne Shqiperi dhe ne kete drejtim te pakten media eshte treguar pozitivisht revolucionare. E dyta sepse ky koment perfshin nje analize pastertisht elektorale dhe si e tille sherben si vleresim paraprak i krejt klimes zgjedhore ne Shqiperi. Ne teresi, une gjykoj se perpjekja per te perbaltur nje pale operatoresh televizive karshi prodhimit te nje certifikate virgjerie per te tjeret- politikisht kundershtare, nuk eshte as e dobishme, as e mundshme. Dua te shprehem qarte: ne gjykimin tim keto “akuza” per krijimin e nje oligopoli mediatik televiziv ne Shqiperi nuk qendrojne. Per me teper mendoj se keto pretendime eshte e udhes qe te ngrihen nga vete opozita, ne rast se pas tyre ka sadopak te verteta publike. Marrja persiper e tyre ne menyre anonime nga nje gazete qe pretendon te jete e pavarur tingellon shume ironike. Keto muaj kemi jetuar te gjithe ne te njejtin qytet, me te njejtat ngjarje, me po ata protagoniste. Rreshtimi me koment ne menyre selektive nga Gazeta Shqiptare i disa argumentave nuk prodhon as besueshmeri politike dhe as etike publike. Opozita kerkoi deri rishikim te Kushtetutes per zgjerimin e kontrollit te saj brenda institucioneve politike-berese dhe program-hartuese te televizionit publik shqiptar. E beri kete me presion politik ne parlament – pavaresisht menyrave te zgjedhura- dhe ia arriti. Prej ketij çasti çdo pretendim tjeter i saj ne kete drejtim eshte i pavlere. Emerimi i z.Petrit Beci ne krye te TVSH-se (pavaresisht se edhe kandidatura tjeter ishte po aq e denje) meriton te duatrokitet. Per here te pare shoh ne poste drejtuese ne TVSH njerez qe kane bere televizion, qe kane manaxhuar Top Channel-in ne rrugen e hyrjes ne treg, qe kane perballuar sfidat e rritjes ne kanalin e luhatshem por te suksesshem KLAN, njerez qe nuk vijne nga fusha si letersia, albanologjia apo gazetaria pra si produkte te mjedisit mediatik, por krijues te ketij mjedisi, si manaxhues te tij, si manaxhues publike me botekuptim te rinuar ne tregun e veshtire dhe te suksesshem privat. Me duhet ta them se ironia e perdorur nga Vezhguesi i Gazetes Shqiptare ndaj z.Lubonja eshte jo thjesht keqdashese; ajo eshte nje e pavertete e madhe. E para, per krejt shoqerine shqiptare do te ishte nje sukses i rendesishem pasja ne krye te Keshillit Drejtues te TVSH-se te nje kapaciteti intelektual si z.Lubonja. Edhe pse mund te mos jem dakort me te ne shume pika te rrahura prej tij ne keto vite, isha i lumtur te shihja ne krye te nje institucioni te ndryshkur quasi shteteror nje njeri me mendje te hapur, me guxim intelektual dhe me sipermarrje publike. Per fat te keq, vete-largimi i z.Lubonja nga detyra e sapomarre e kryetarit te Keshillit Drejtues te TVSH-se erdhi si pasoje e presionit te opozites, duke qene se z.Lubonja ne menyre te qendrueshme dhe pa ekuivoke kishte shprehur kundershtimet e tij per stilin autoritarist te z.Rama dhe per vendimet qytet-shkaterruese te tij sipas Lubonjes, ne qeverisjen vendore te Tiranes. Po ashtu z.Lubonja refuzoi te behej pjese e makinerise skllaveruese te politikes, qe permes presionit kerkoi ta dobesonte poziten e tij perpara se ajo te formesohej ne pune dhe rezultate. Perkundrazi, me vjen te qesh kur lexoj se Aleksander Frangaj konsiderohet prej dikujt, qofte ky edhe anonim i GSH, nje njeri besnik i kryeministrit Berisha. Deri ne fushaten e fundit elektorale, Frangaj dhe arrestimi i tij i para 13 viteve perdoreshin nga e majta sot ne opozite, si dekorata ne gjoksin e lodhur nga betejat politike per demokraci. Debati mes Frangajt dhe dyshes se pronareve nga Grupi ADA eshte nje problem thelbesisht gjyqesor dhe kete sistem me se shumti e mbrojne publikisht mediat e lidhura me opoziten. Asnje polici shteterore nuk kundershton dot vendimet e nje Gjykate dhe te nje permbaruesi. Po ashtu supozimi se KLAN ka lidhje familjare me KKRTSH-ne sepse atje eshte zgjedhur ish-zedhenesja e Ilir Metes ne vitet kur ai e arrestoi Sali Berishen dhe vendosi doren e hekurt ndaj protestuesve ne Bajram Curri, kam pershtypjen se me shume e demtojne sesa e ndihmojne opoziten e majte. Askush nga kampi i mazhorances nuk ka sulmuar psh. perpjekjet e nje ekipi politik per te blere per disa milion euro te gjithe grupin mediatik Edisud ne Tirane, duke perfshire Gazeten, News24 dhe Radio RASh. Ky vendim edhe nese permbushet, nuk perben ngjarje. Pasi te gjitha mediat ne Shqiperi e kane nje profil te lexueshem politik. Me habit lehtesia e shkruesit anonim per te mos permendur lidhjet e paprera mes mediave me origjine ndertimore ne Tirane dhe z.Edi Rama. Me habit lehtesia per te mos permendur sherbimet qe shume media sot prane kryetarit te opozites i bejne Nismes se dikurshme pro-Media te Ministrit te Kultures: “Qeraja 1 Dollar/m2 Pavaresisht Vendit”. Historia e numrave neper komisione nuk nderton dot politika proaktive ne gjenerim lajmesh pozitive apo fshehje lajmesh. As deformon zgjedhjet. E vetmja e vertete qe thote shkrimi i Gazetes Shqiptare eshte se ne Shqiperi ka sot 30 TV dhe 50 gazeta. Dhe keto garantojne – deri ne inflacion - te drejten per informim te publikut. Nese ketij inflacioni i shtohet nje operator i ri, kush eshte diferenca? Prej shume muajsh teleshikuesit kane perqafuar deri edhe kanalet banale muzikore vetem per t’i ikur nervozizmit qe mbillte imazhi i parlamentit dhe ngjarjet e shemtuara te tij per muaj me rradhe. Une mendoj se eshte e kote per te gjitha mediat, pavaresisht emrit, qe te perpiqen t’i ndertojne vetes nje certifikate virgjerie politike ne prag te zgjedhjeve. Per te shmangur rrezikun e njollosjes ideologjike per mediat dhe punonjesit e tyre, une madje kam nje sugjerim edhe me te avancuar. Une mendoj se ne kete rrafsh, me perjashtim te Televizionit Publik, te gjithe televizionet duhet te afishojne publikisht dhe hapur prirjet e tyre editorialistike politike, duke pranuar se favorizojne ne keto zgjedhje njeren ose tjetren pale. Keshtu publiku pike se pari do te dije se ke po degjon. Kjo praktike eshte teresisht e njohur edhe ne SHBA apo vende te tjera te zhvilluara. Kjo do te mundesonte qe mediat te ruajne parimin e paritetit ne kohen e mbulimit, ndersa ne aspektin editorialistik, ato te jene te qarta, te kthjellta, te mos cenojne lajmin – siç bejne nje pjese e tyre qysh sot, dhe te mos behen burim i revanshit politik neper lokalitete. Kjo do te lehtesonte edhe vleresimin real nderkombetar per zgjedhjet dhe cilesine e tyre. Artikulli u more nga faqja e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=369
Serisht Greqia - Vorio Epiri ekziston! Nje radio greke ka filluar transmetimin e saj ilegal brenda territorit te Republikes se Shqiperise diten e sotme.Fillimisht transmetimi i saj ka nisur ne Konice e me pas ne shume qytete te jugut. Radio ne fjale, bente thirrje per Vorio Epirin si dhe jepte mesazhe propaganduese kunder vendit tone. SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit ne Shqiperi, kane nisur hetimin per te zbuluar qendren e radios ne fjale si dhe per te marre masat e menjehershme. Pritet qe ne ditet ne vazhdim te reagojne dhe instancat shteterore.Ky rast vjen pas atij te pak viteve me pare kur shtetas greke te infiltruar ne Himare, grisen flamurin tone dhe ngriten ate grek.Ne ate kohe shume te rinj nga veriu dhe jugu i vendit, u nisen per ne vendngjarje per te reaguar ndaj kesaj ngjarje te rende por u penguan nga forcat e rendit. Mesa duket edhe ky rast do shkaktoje jo pak konflikte. Marre nga: http://perpjekja.faqet.com
Shqipëria, më pak demokraci se Palestina TIRANË - Shqipëria vazhdon të përfshihet në grupin e vendeve me “regjim hibrid”, në rast se do t’i referohemi një studimi të “The Economist Intelligence Unit” i publikuar në revistën britanike “The Economist”. Koeficienti i demokracisë, për 167 vende që janë përfshirë në raportin e përvitshëm, është përllogaritur në bazë të pesë kategorive: procesit zgjedhor, pra, në çfarë mase në një vend kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, liria qytetare, funksionimi i qeverisë, kultura politike dhe pjesëmarrja politike. Në këtë raport, që për revistën britanike është i përvitshëm, Shqipëria radhitet në vendin e 83-të, e para në grupin e vendeve me “regjim hibrid”. Vendi ynë, lë pas vende të tjera si, Libani, Bosnje-Hercegovina, Turqia apo edhe Tajlanda. Megjithatë, ajo vazhdon të mbetet larg vendeve që kanë një demokraci të konsoliduar, gjë, që për shumë vite zor se mund të arrihet, në rast se do t’i hedhim një sy tabelës së rezultateve, sa i përket nivelit të demokracisë për 167 vendet. Në këtë raport, Shqipëria nuk përfshihet as në grupin e vendeve me “demokraci të çalë”, ku radhiten dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në këtë grup, disa shkallë më lart se Shqipëria, sa i përket nivelit të demokracisë, janë radhitur edhe vende te tjera si, Bangladeshi, Guatemala, Palestina, Bolivia, Peruja, Paraguai etj. Ndërsa mbetet shumë larg e pozicionuar nga vendet me demokraci të konsoliduar. Janë plot 27 vende që përfshihen në këtë grup, i cila kryesohet nga Suedia. Kjo e fundit zë vendin e parë, si vendi më demokraci të plotë apo maksimale. Suedia le pas vende të tjera të zhvilluara si, Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu, Finlanda, Kanadaja, Australia etj. Vende të tilla kanë lënë prapa për nivelin e tyre të demokracisë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që radhiten në vendin e 17-të, Japonia në vendin e 22-të, apo edhe Franca që radhitet në vendin e 24-ër. Në grupin me demokraci të plotë, janë përfshire plot 17 vende të Bashkimit Evropian, ndërkohë që Shqipëria e cila synon të anëtarësohet në këtë organizëm, është shumë vende poshtë. Shqipëria do të duhet të plotësojë një sërë kriteresh, duke filluar që nga zgjedhjet, e deri tek kultura politike në vend, me qëllim që të kalojë edhe grupin e vendeve me “demokraci të çalë”. Ndërkohë, në krye të grupit të vendeve me “regjim autoritar” është Pakistani, në pozicionin e 113-të e më pas vjen Jordania, Maroku apo edhe Egjipti, duke përfunduar me Korenë Veriore. Sipas këtij studimi, rreth 40% e popullsisë në botë, jeton nën regjimet autoritare. Rezultatet e kësaj analize janë publikuar në një shtojcë të veçantë, me titull “Bota në vitin 2007” në revistën britanike “The Economist” pak ditë më parë, e cila u pasqyrua dje nga TV-Alsat. Ky raport është përvitshëm dhe publikohet gjithnjë në prag të Vitit të Ri.
Qameria per here te pare ne Parlamentin Europian Parlamenti Europian, së shpejti rezolutë për Çamërinë Eurodeputetja Doris Pack i kërkon shtetit grek që të lejojë çamët të vizitojnë atdheun e tyre Problemi i pazgjidhur i çamëve është ngritur në nivelet më të larta drejtuese të Bashkimit Europian. Parlamenti Europian ka diskutuar për çështjen çame, ndërsa eurodeputetja, Doris Pack i ka kërkuar shtetit grek që të krijojë mundësinë për anëtarët e komunitetit çam që të vizitojnë atdheun e tyre. Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, i cili kryesonte një delegacion që ka lobuar pranë europarlamentarëve për zgjidhjen e çështjes çame, tha se mund të realizohet edhe një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian për çështjen Çame. Tahir Muhedini tha dje për “Shekulli” se debati ishte një eveniment shumë i rëndësishëm, pasi më në fund çështja çame futet në axhendën zyrtare të Bashkimit Europian. Kreu i PDI-së sqaroi edhe pritshmërinë për miratimin e një rezolute për këtë çështje nga ana e PE-së. Pas 62 vitesh, Parlamenti Europian diskuton mbi çështjen çame. A mund të na thoni si është realizuar një gjë e tillë? Diskutimi mbi problemin është realizuar në kuadër të takimit të 13-të ndërparlamentar Shqipëri – Parlamenti Europian të zhvilluar në Strasburg në datat 25 dhe 26 tetor. Një delegacion i kryesuar nga unë, prej katër ditësh ka kryer një sërë takimesh zyrtare me europarlamentarë. Dëshiroj të veçoj disa takime të frytshme që mesa duket kanë dhënë dhe rezultatin e tyre, siç është takimi me eurodeputetin italian, Marco Panela, udhëheqësi i radikalëve italianë. Duhet theksuar se Panela e ka ngritur çështjen çame edhe herë tjetër. Një takim tjetër ishte dhe ai me eurodeputetin britanik, Graham Uollson, eurodeputetin gjerman me origjinë greke, Jorgo Kacinanakis, personazh i njohur për aktivizimin në këtë çështje. Një takim i frytshëm ishte edhe ai me eurodeputeten gjermane, Divella Kallenbach etj. Gjatë të gjitha takimeve, ne kemi vënë në dispozicion nga një dosje të plotë në lidhje me çështjen çame. Dosja është konsideruar nga eurodeputetët, të cilët janë zotuar për shqyrtimin e saj. Për këtë çështje ka folur edhe kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Europian, Doris Pack. Cili është rezultati konkret i këtij debati që është zhvilluar në Parlamentin Europian? Doris Pack e ka iniciuar debatin për çështjen çame në sallën e parlamentit. Ajo ka pyetur Delegacionin e Përhershëm Shqiptar në Parlamentin Europian, lidhur me këtë çështje. Ajo ka vënë në dijeni eurodeputetët për takimin me delegacionin tonë, dhe për problemin që kishim ngritur. Të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar janë shprehur për ekzistencën e këtij problemi, i cili duhet të marrë zgjidhje. Eurodeputetja Pack ka dëgjuar të gjitha debatet në lidhje me këtë çështje dhe më pas është shprehur pro të drejtave të çamëve. Ajo ka thënë konkretisht: “I kërkoj Athinës zyrtare publikisht, që t’iu japë mundësi komunitetit çam të vizitojnë atdheun e tyre dhe t’iu jepet mundësia të vendosin lule në varret e të parëve të tyre”. Sipas informacionit që ne kemi, misioni grek në Bruksel ka treguar interes për vizitën tonë. Madje, eurodeputetë të caktuar në sallën e parlamentit kanë treguar nervozizëm për çështjen e shtruar për diskutim. Realizimi i një debati të tillë për herë të parë, a përbën një hap cilësor në drejtim të zgjidhjes së çështjes çame? Ky është një event shumë i rëndësishëm, pasi për herë të parë pas 62 vitesh, problemi i çamëve hyn në axhendën zyrtare të Bashkimit Europian. Ky zhvillim ka hapur rrugën për ta shtyrë edhe më tej dhe më me shpejtësi zgjidhjen e çështjes çame. Eurodeputetët që ne kemi janë angazhuar se do të studiojnë me vëmendje dosjen që kemi dorëzuar. Ne kemi marrë një premtim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mundësinë e realizimit të një seance dëgjimore në Parlamentin Europian, ku do të dëgjohet pala jonë si dhe pala greke. Gjithashtu, me shumë mundësi, Parlamenti Europian do të miratojë dhe një rezolutë për çështjen çame. Thatë se keni realizuar takim edhe me një europarlamentar gjerman me origjinë greke. Do të jetë i angazhuar pozitivisht në zgjidhjen e çështjes çame? Europarlamentari, Jorgo Kacinanakis, ka marrë dosjen tonë dhe është shprehur se do ta studiojë atë. Ai ka deklaruar se kjo çështje duhet të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë. Ne kemi besim se ai do të shërbejë si një urë komunikimi mes nesh dhe palës greke për të arritur në zgjidhjen përfundimtare. Zoti Kacinanakis zhvillon takime të herëpashershme me funksionarë të shtetit grekë, dhe besojmë se ai mund ta kanalizojë pozitivisht zgjidhjen e çështjes çame. Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Europian shprehet për herë të parë zyrtarisht në lidhje me çështjen çame Doris Pack: Athina të lejojë vizitat e çamëve Kryetarja e Delegacionit Europian për Evropën Juglindore, Doris Pack, ka ngritur për herë të parë zyrtarisht problemin çam në Parlamentin Europian. Gjatë takimit të 13-të ndërparlamentar Shqipëri- Parlamenti Europian, Doris Pack i ka bërë thirrje shtetit grek që të lejojë anëtarët e komunitetit çam që të vizitojnë trojet e tyre në Greqi. “I kërkoj Athinës zyrtare publikisht, që t’iu japë mundësi anëtarëve të komunitetit çam të vizitojnë atdheun e tyre dhe t’iu jepet mundësia të vendosin lule në varret e të parëve të tyre”, ishte deklarata e Doris Pack. Kjo deklaratë pasoi një takim që Doris Pack kishte zhvilluar me një delegacion të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, të kryesuar nga kryetari i saj, Tahir Muhedini. Doris Pack kishte marrë një dosje në lidhje me çështjen çame, dhe gjatë debatit për respektimin e të drejtave të minoritetit, ajo ka shtruar për diskutim edhe çështjen çame. Fillimisht janë pyetur anëtarët e delegacionit parlamentar shqiptar. Anëtarët e këtij delegacioni kanë thënë se problemi është ekzistent dhe duhet zgjidhur. Pasi ka dëgjuar të gjitha debatet e zhvilluara në lidhje me këtë çështje, europarlamentarja Pack i ka bërë thirrje shtetit grek që të mundësojë pa vonesë vizitat e anëtarëve të komunitetit çam në atdheun e tyre. Deklaratat e bëra nga Pack kanë nxitur një debat në Parlamentin Europian. Mësohet se përfaqësuesit e shtetit grek në Strasburg nuk e kanë pritur mirë angazhimin publik të zonjës Pack në lidhje me problemin e pazgjidhur çam.
Sa na kushton shërbimi spitalor... Fillimisht mendova ta postoja tek rubrika "Trupi dhe Shendeti", por pastaj gjykova se eshte me e drejte te qendroj ketu. Njihuni me tarifat qe aplikohen neper spitalet tona "publike", qe ta beni mend mire kur te mendoni per spitalet Sa na kushton shërbimi spitalor... Tarifat nisin nga 200 lekë deri në 50 mijë lekë të reja Lorina Mixha - Gazeta Shqip Kur ndodhesh në një emergjencë spitalore pacienti harron zbatimin e ligjit dhe mjeku bashkë me të harron edhe betimin e Hipokratit. Ndërsa spitali "de jure" është publik dhe "de facto" është privat, nën petkun e shërbimit shtetëror jep shërbim me para. Nëse korrupsioni në çdo fushë të jetës do të përflitej hera- herës, në shëndetësi pacientët ia "bëjnë hallall" ato para që japin nën dorë, pasi bluzat e bardha në spital të kanë në dorë jetën. Madje, ky proces "respekti" për mjekët duket se është bërë një edukatë për qytetarët, që kundrejt një vizite, ndërhyrjeje apo ekzaminimi e quajnë turp faktin e mosdhënies së parave. Rreth 80 për qind e pacientëve në tri spitale të vendit kanë pranuar se kanë dhënë para në këmbim të shërbimit spitalor. Shoqata "Për një demokraci në shëndetësi" në një studim që ka kryer me rreth 800 pacientë ka nxjerrë mesatarisht koston e një pacienti për shërbimet spitalore. Sipas studimit, brenda një dite pacienti duhet të paguajë nga 200 deri në 500 lekë të reja infermieren brenda pavijonit. Ndërkohë që infermierja në sallë paguhet nga 500 deri në njëmijë lekë të reja. Tarifa që i jepet mjekut anestezist është pesëmijë lekë të reja. Ndërkohë që tarifën më të lartë e kanë mjekët kirurgë, të cilët për një ndërhyrje marrin nga 1500 deri në 30 mijë lekë të reja. Sipas studimit të "Për një demokraci në shëndetësi" 80 për qind e pacientëve të anketuar mendojnë se pagesat nën dorë janë të lidhura me një trajtim më të mirë në shërbimin shëndetësor publik. 20 për qind e të sëmurëve kanë deklaruar se personeli mjekësor kërkon para nënë dorë. 80 për qind e pacientëve kanë deklaruar se kanë ofruar para nën dorë, duke menduar se vetëm kështu mund të ofrohet nga mjekët dhe infermierët shërbimi i kërkuar. Rreth 40 për qind e pacientëve mendojnë se pagesa është e nevojshme për një trajtim të mirë dhe 49 për qind mendojnë se pagesa është abuzive. Veç këtij studimi, gjatë këtyre viteve edhe pacientët kanë folur nën zë për të gjitha këto padrejtësi. Nga ana tjetër, ata nuk i njohin të drejtat e tyre, të cilat, sipas rregullit, duhet të afishohen në ambientet spitalore. "Lidhur me faktin e korrupsionit, i cili është bërë pjesë e shoqërisë, Ministria e Shëndetësisë është angazhuar në luftën e ryshfetit, duke përkrahur dhe duke stimuluar shoqatën "Për një demokraci në shëndetësi". Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregullin për afishimin e kartës së pacientit në ambientet e qendrave spitalore", tha zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Iavanaj. Sipas tij, deri tani nuk janë konstatuar raste ankesash nga pacientët, të cilët kanë qenë viktima të korrupsionit. Sipas zv/ministrit, nëse raste të tilla do të evidentohen, patjetër që do të merren masa. Por, edhe në këto raste është e vështirë që pacientët të denoncojnë apo të ankohen, pasi për penalizimet ligji thotë që: "Dënohet edhe personi që e jep ryshfetin edhe ai që e merr". "Pavarësisht nga fasada, retorika dhe hipokrizitë politike mjekësia shqiptare ka vite, që për shkak të financimit të pamjaftueshëm nuk po funksionin si mjekësi publike në kuptimin e vërtetë të fjalës", thotë kreu i Qendrës Kombëtare të Akreditimit të Mjekëve dhe institucioneve shëndetësore, Isuf Kalo. Sipas tij, mjekësia shqiptare progresivisht po shkon drejt kolapsit funksional dhe nën presionin e tregut, madje e përçudnuar si "centaur" është bërë tashti si një "hibrid" gjysmë publik e gjysmë privat ose më saktë as publik e as privat. "Nga një anë nuk është vërtet mjekësi publike dhe ‘falas‘, sepse realisht funksionon me pagesa të paligjshme në dorë dhe nën dorë, që jepen, kërkohen nga të sëmurët", sqaron Kalo. Tarifat "e shpallura" de facto Në shëndetësi: Roja i derës 50-100 lekë Infermierja 200-500 lekë Anestezisti 5000 lekë Mjeku 50000 deri 200000 lekë Sa kushton një lindje në maternitet E veçanta në shërbimet publike, për sa i përket fushës së shëndetësisë, është se tarifat e tyre janë gati të njëjta në të gjithë vendin, pavarësisht kostos së jetesës: Lindje e rregullt: Mjeku 10000 lekë Infermieret (në grup) 5000 lekë Lindje me ndërhyrje kirurgjikale (operacion) Mjeku 20000-40 000 lekë Anestezisti 5000 lekë Infermieret (në grup) 5000 lekë Tarifat 80 për qind e pacientëve pohojnë se kanë ofruar para në dorë për të marrë një shërbim korrekt nga mjekët dhe infermieret 30 mijë lekë është pagesa mesatare, që i ofrohet një mjeku kirurg për një operacion të kryer për sëmundjet e brendshme 20 për qind e pacientëve deklarojnë se vetë mjekët u kanë kërkuar atyre para në dorë, për t‘iu dhënë shërbimin e nevojshëm 6,6 për qind e pacientëve deklarojnë se kanë dijeni për ekzistencën e kartës së të drejtave të pacientit 99 për qind e pacientëve mendojnë se është e nevojshme një strukturë joshtetërore për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve 25 për qind e pacientëve dëshmojnë se kanë ndjerë pabarazi gjatë shtrimit në spital, për shkak të pagesave në dorë
Raporti i UNDP2006 Shqiperia e 73-ta ne bote UNDP: gjashtë vende të SEE kanë nivele të larta të zhvillimit njerëzor 13/11/2006 (Cyprus Mail - 11/11/06; MRT - 10/11/06; UNDP, Sofia News Agency - 09/11/06) Raporti 440 faqesh rendit 177 vende sipas niveleve të tyre të zhvillmit njerëzor. [UNDP] Gjashtë vende të Evropës Juglindore (SEE) janë midis 63 vendeve të botës me nivele të larta të zhvillimit njerëzor, sipas Raportit vjetor të Zhvillimit Njerëzor të UNDP të lëshuar të enjten (9 nëntor). Raporti 440-faqesh rendit 177 vende sipas niveleve të tyre të zhvillimit njerëzor, duke i futur ato në tre grupe: zhvillimi i lartë, i mesëm dhe i ulët njerëzor. Me përjashtim të Malit të Zi dhe Serbisë, duke përfshirë Kosovën, të gjitha vendet në rajon janë rreshtuar në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të raportit (HDI) i cili ofron një tablo të përparimit në çështje kyçe të zhvillimit. HDI është një indeks i përbërë, që vlerëson arritjet mesatare të vendeve në tre dimensione bazë të zhvillimit njerëzor: jetëgjatësinë në lindje, shkollimin e të rriturve dhe regjistrimet në shkolla dhe të ardhurat, të matura me PKB për frymë në fuqinë blerëse (PPP) në dollarë të SHBA. Shumica e të dhënave përdorur në vlerësim janë për vitin 2004. Si në HDI 2005, grupi i vendeve me zhvillim të lartë njerëzor kryesohet nga Norvegjia, me një indeks prej 0.965. Ajo pasohet përsëri nga Islanda dhe Australia, me koeficientë 0.960 dhe 0.957 respektivisht. Gjashtë vendet e SEE të vendosur në këtë grup prej 53 vendesh, sipas rendit zbritës, janë: Greqia, Qiproja, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Bosnje dhe Herzegovina (BiH). Maqedonia, Shqipëria dhe Turqia mbeten midis vendeve me zhvillim të mesëm njerëzor. Greqia ka renditjen më të lartë midis vendeve të SEE, ajo është e 24-ta në botë me koeficient 0.921 që është 0.009 pikë më lart se vlera e saj e HDI në sondazhin e vitit 2005. Jetëgjatësia në vend është 78.3 vjet dhe PKB për frymë është 22,205 $, nga 19,954 $ që ishte në sondazhin e fundit. Lidhur me arsimin, një indeks i përgjithshëm prej 0.97 e bën gjithashtu Greqinë vendin kryesues në rajon ndonëse norma e shkollimit të të rriturve është më e ulët se ajo e shumicës së vendeve të SEE, duke përfshirë Shqipërinë ku 98.7% e popullsisë mbi 15 vjeç dinë shkrim e këndim. Megjithë indekset e larta për jetëgjatësi dhe PKB, Qiproja renditet pesë vende pas Greqisë. Si në HDI e vitit 2005, ajo është përsëri e 29-ta, me një pikavarazh prej 0.903, pra 0.012 pikë më lart se ajo që ju dha vitin e kaluar. PKB e saj për frymë u rrit me më tepër se 4,000 $ gjatë një viti për të arritur në 22,805 që është 600 $ më e lartë se e Greqisë. Nga ish republikat jugosllave, Kroacia renditet më lart me një indeks 0.841. Një përmirësim i lehtë në indeksin e vendit e ka bërë atë të ngjitet me një vend. Ajo është tani e 44-ta midis 177 vendeve të vëzhguara. Lidhur me arsimin e të rriturve, i cili është 98.1%, Kroacia renditet e dyta në rajon pas Shqipërisë. Krahasuar me vëzhgimin e vitit të kaluar të UNDP, PKB e vendit për frymë është rritur me pak më shumë se 1,000 $ duke arritur gati në 12,000 $. Me përjashtim të Greqisë dhe Qipros, Kroacia ishte i vetmi vend i SEE i renditur midis vendeve me zhvillim të lartë njerëzor në HDI të vitit 2004. Bullgaria, e cila u përfshi së pari në këtë grup vitin e kaluar, ka lëvizur lart me një vend, në të 54. Një rritje me 0.008 në indeksin e saj e bëri atë të këtij viti 0.816, në HDI e vitit 2006, që pasqyron një rritje 3% në regjistrimet e kombinuara të shkollave primare, sekondare e terciare si edhe të një rritjeje 300 $ në PKB për frymë të vendit, që tani është 8,078 $. Përmirësimet si në Rumani dhe në BiH i kanë lejuar të dy vendet të bashkohen për herë të parë me grupin e vendeve me zhvillim të lartë njerëzor. Rumania, e cila ishte e 64-ta në HDI të vitit 2005, tani zë vendin e 60-të me një indeks 0.805. PKB-ja e saj për frymë është rritur me 1,200 $ për një vit, duke arritur 8,480 $. Megjithëse rritja është katër herë më e lartë se sa ajo e fqinjit të saj jugor, indekset e saj të ulta për jetëgjatësinë dhe arsimimin, e vënë atë gjashtë vende më poshtë se Bullgaria. BiH është rritur me 0.014 pikë në indeksin e vet që tani është 0.800 dhe e ka lejuar atë të ngjitet me 6 vende, duke mbërritur në të 62-in, duke pasqyruar arsimin e lartë dhe PKB-në në vëzhgimin e këtij viti. Ndonëse PKB e Turqisë është më e lartë se ajo e BiH, vendi renditet nga më të ultit e vendeve të SEE. Një indeks 0.757 e vë atë në vendin e 92-të në botë, dy vende më lart se vitin e shkuar. Një indeks 0.796 e rendit Maqedoninë të 66-tën , shtatë vende më lart se në HDI të vitit 2005, me një PKB më pak se 5,000 $, më e ulta në rajon, Shqipëria renditet e 73-ta në botë me një indeks 0.784. Marre nga www.setimes.com http://setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2006/11/13/feature-02
Burrel ...........Sul Mema ......Dhunohet Pa ndeshjes Burreli-Erzeni 1-1 e vlefshme per kategorine e dyte te kampionatit shqiptar ,Dhunohet keq i deleguari i FSHF-se profesor Suleman Mema aktualisht ne spital nen kujdesine mjekeve. Kur do ndalel dhuna ne stadiumet tona , ku dhuna kalon cdo limit sa qe rrihet dhe i derguari i fedetares , mendo ca behet me futbollistet miq ? Albitrat ! E tha mire ai ke Portokallia Albitri nuk duhet me pas moter se e ze lemza 90 minuta pa pushim
Edhe nje deshmor per bashkim kombetar Dje në mbrëmje(08.11.2006), njesitë speciale sllavo-maqedonase TIGRAT të cilët kanë dalë nga kazerma ILINDEN, në pritë dhe pa kurrfarë paralajmrimi vrau pjestarin e FBKSH-së REXHAIL HAXHIU(KOMANTANT XHILI) i cili sapo ishte kthyer nga detyra, dhe konkretisht nga Struga. Shpifjet dhe insinuatat e pushtetit sllavo-maqedonas dhe të kolaboracionistëve të tyre shqipfolës, të publikuara edhe përmes ALSAT, janë gënjeshtra të tyre të rradhës për të fshehur krimin e tyre monstruoz. Por, kemi bindjen e patundur se populli shqiptar në Luginën e Vardarit dhe më gjërë nuk do ta gëlltit këtë gjellë të ndyrë të përgaditur në kuzhinat e pushtuesit të kolonizatorit sllavo-maqedonas. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË NDRITUR TË KOMANDANT XHILIT, DHE I LEHT I QOFTË DHEU I SHQIPËRISË ETNIKE! Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, GAFURR ADILI
Qeveria shqiptare penalizohet nga një Gjykatë Arbi Padia në Arbitrazh, Sorosi fiton 89 mln lekë FRANCE Qeveria shqiptare penalizohet nga një Gjykatë Arbitrazhi në Francë, ku paditësi ishte fondacioni SOROS (tani quhet OSFA). Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris, vendosi dje që qeveria shqiptare t'i kthejë 89 milionë lekë (900 mijë dollarë) si TVSH, Projektit Shqiptar për Zhvillimin e Arsimit (AEDP), një organizatë joqeveritare e krijuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, SOROS. Që prej vitit 2002, qeveria shqiptare nuk e ka rimbursuar AEDP-në për taksat e paguara për projektet e rindërtimit të shkollave sipas ligjit shqiptar dhe një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 1997 nga të dyja palët. AEDP-ja njoftoi se do t'i përdorë këto fonde për të ngritur një shtëpi për OJF-të, një qendër burimesh për komunitetin e OJF-ve dhe vendtakim për organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që ato të marrin pjesë në diskutimet publike. AEDP dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë (OSFA), do të nisin menjëherë kërkimet për një vend të tillë, me qëllim hapjen e qendrës në qershor 2007. AEDP-ja ka kontribuar me rreth 57 milionë dollarë për zhvillimin e sektorëve të arsimit fillor dhe tetëvjeçar në Shqipëri, një punë 11-vjeçare. Organizata ka shpenzuar mbi 30 milionë dollarë për ndërtimin dhe rindërtimin e 275 shkollave. Mes misioneve të AEDP-së është edhe reformimi i kurikulës së arsimit fillor dhe tetëvjeçar, sigurimi i materialeve të mësimdhënies dhe leximit, forcimi i marrëdhënieve komunitet-shkollë edhe riparimi dhe rindërtimi i mjediseve të shkollave në vend. Që kur u themelua në vitin 1994, AEDP-ja ka bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, kryesisht Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në vitin 1997, ky bashkëpunim u zyrtarizua kur nënshkroi një marrëveshje me qeverinë, për njohjen e rolit të AEDP-së në zhvillimin e arsimit në vend. Me këtë marrëveshje, qeveria shqiptare pranoi të përjashtonte nga të gjitha taksat, përfshi këtu edhe taksat doganore si dhe TVSH-ja, AEDP-në për të gjitha projektet e saj. Ajo ra dakord edhe për një projekt të rindërtimit të shkollave, të njohur si "Tirana 2000". Fillimisht e suksesshme, marrëveshja vazhdoi deri në vitin 2001 me disa projekte për rindërtimin e shkollave dhe bashkëpunimin deri në vitin 2005. Në vitin 2002, megjithatë, qeveria shqiptare vendosi të ndalojë rimbursimin e TVSH-së për shpenzimet e projekteve, pas një ndryshimi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në mirëbesim, AEDP-ja vazhdoi punën për zhvillimin e sektorit të arsimit në vend dhe tentoi të rimerrte shpenzimet për taksat. Pas shfrytëzimit të të gjitha mundësive, AEDP-ja u detyrua të çonte çështjen në një gjykatë ndërkombëtare Arbitrazhi, në gusht 2005 dhe seanca e parë dëgjimore u mbajt në Paris, në maj 2006.
Rrihet Fatos Klosi!!! sipas shtypit te sotem eshte goditur ne oret e para te mengjesit ish sefi i shish fatos klosi. autori, nje ish shikas i kohes se gazidedes eshte arrestuar nderkohe qe klosi eshte shprehur qe shkaqet jane totalisht politike. edhe lideret e opozites kane denuar aktin nderkohe qe maxhoranca eshte ende ne heshtje.
Top