Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Lufta berthamore Sot, 50 VJET pasi gjeniu gjerman shpiku bomben berthamore dhe bota eshte kthyer ne nje arene lufte mes teroristeve, shteteve me qeveri ekstremiste por pse jo, edhe armiqesia mes USA-RUSSIA, e cila me sa duket nuk ka mbaruar. Ne kete bote a ndiheni te sigurte kur Pakistani, Irani, Koreja e Veriut dhe me qindra grupe terroriste mund te kene arme te vrasjes ne mase? A mendoni se do te kete nje lufte te tille ne te ardhme?
Pse e dua Shqiperine? Pse e dua Shqipërinë? Friday, 30 November 2007 Nga Edmond ÇAUSHI - Unë e dua Shqipërinë për atë plakun analfabet, i cili kur e pyetën se kush është më i zgjuar presidenti Bush, Berluskoni, Nano apo Berisha, pasi u mendua tha: Më të zgjuar se unë nuk janë ata?!.Unë e dua Shqipërinë, për atë që në mëngjes në pritjet që u zhvilluan në Vlorë me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë politikanët tanë ishin bashkë në tribunë, dhe në mbrëmje përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë për arsye që vetëm ata i dinë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që tek varrezat e dëshmorëve më 29 nëntor u vunë kurora me lule nga përfaqësuesit e opozitës, dhe që zoti Ndoka vendosi dhe ai lule si kryetar i PDK dhe jo si ministër?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Topi shkoi për vizitë me rastin e 29 nëntorit në familjet e dëshmorëve të luftës, Qemal Stafës dhe Mustafa Gjinishi, dhe tha se po vij për vizitë tek familja e dëshmorit të luftës Qemal Stafa, se Qemal Stafa ishte shumë i ri për t’u indoktrinuar nga idetë komuniste dhe unë vij dhe te shtëpia e mikut tim Veli Stafa?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ish-prokurori Sollaku në një emision televiziv na foli për takimin e përzemërt që kishte pasur me Xhozin?! Unë e dua Shqipërinë për nja dy-tre ministra që kur hyn zoti Berisha në sallën e mbledhjeve të qeveris, lëvizin pak nga vendi me një buzëqeshje gjysmë të fshehtë, kurse të tjerët ulin kokat mbi shkresat që kanë përpara?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zëvendësministri i Brendshëm në ceremonialin zyrtar të mbajtur në Vlorë për 95-vjetorin e Pavarësisë ishte para kryetarit të Opozitës?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që institucionet ndërkombëtare mendojnë për politikën tonë, e cila më shumë flet sesa punon?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që bashkëbiseduesi me të cilin po zhvillon një bisedë që e konsideron konfidenciale, ta ka regjistruar bisedën dhe e mban për një ditë të keqe për ta përdorur?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që pafytyrësia dhe mosmirënjohja janë kthyer në institucion?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ka blerë një diplomë në treg të zi dhe na shet leksione për demokracinë dhe ligjin?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që shqiponja në flamurin tone është me dy koka?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Rama para disa vitesh u shpall Kryebashkiaku më i mirë në botë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Topi bëri me rastin e festimeve në Pallatin e Brigadave kur ftoi ish-presidentin komunist zotin Ramiz Alia?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ka një shkrimtar të përmasave botërore si Ismail Kadare. Unë e dua Shqipërinë për atë që shkruan Dritëroi, se ne jemi pa brekë e me opinga dhe Berisha thotë që do ndërtojmë central bërthamor?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që po ndërton një rrugë, e cila është me përmasa faraonike krahasuar me këllqet e shtetit tonë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që shkollat zhvillojnë mësim pasdite, pasi nuk ka ambiente të mjaftueshme?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ne e dimë se ç’është liria ngaqë dimë se çfarë ishte robëria. Unë e dua Shqipërinë për atë që një familje në Gramsh në mes të dimrit jeton në një kasolle me fëmijë dhe me pjesëtarë të moshuar dhe të paaftë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Rama bën duke shëtitur Shqipërinë edhe pse ka një detyrë të rëndësishme shtetërore si Kryetar i bashkisë së Tiranës?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që është e mbushur me lokale kafene, pluhur dhe gropa?! Unë e dua Shqipërinë për atë që mendimet tona “të zgjuara”, të cilat mezi presim t’i hedhim ne “letër”, na i ndërpret mungesa e energjisë elektrike?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që fëmijët e mi kur vijnë dritat zihen se kush ta fryjë më parë qiririn për ta fikur?! Unë e dua Shqipërinë për atë që një shqiptar pasi emigroi në një vend të Bashkimit Europian kërkoi “strehim energjetik”?! Unë e dua Shqipërinë për atë që ka aq shumë parti, televizione dhe gazeta?! Unë e dua Shqipërinë për atë që polici i trafikut të shan në shtatëqind breza në mes të bulevardit të madh në Tiranë?! Unë e dua Shqipërinë për atë që thonë nëpër emisione televizive analistet tanë të nderuar?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që z. Timothy Garton Ash ( profesor i studimeve Europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i “Botës së Lirë”) thotë se ai e do Europën : “jo me të njëjtën ndjesi që dua familjen time, sigurisht; asgjë nuk krahasohet me të. As edhe me ndjesinë si dua Anglinë, edhe pse në një ditë me shi i afrohet asaj ndjesie. Por ka një ndjesi kuptimplote, sipas së cilës mund të them se e dua Europën, me fjalë të tjera, se jam patriot europian. Historia jonë e re europiane nuk do të prodhojë kurrë atë lloj besnikërish krenare që qe karakteristike për shtetet komb të para-1914-s. Europa e sotme nuk është si ajo, fatmirësisht. Sipërmarrja jonë nuk ka nevojë apo as që e dëshiron atë lloj zjarri emocional. Europianësia mbetet një identitet dytësor, më i ftohtë. Europianëve sot nuk u bëhet thirrje të vdesin për Europën. Shumicës sonë as që i është bërë thirrje të rrojnë për Europën. Tërë ajo që lypset është ta lëmë Europën të rrojë”. Marre nga gazeta SOT
je Eja me ne! Kush eshte sllogani qe ju ka terhequr me shume si nga reklamat ne media por edhe nga fusha te ndryshme si nga politika apo mesazhe shoqerore, po tregoj disa nga ato qe me kane pelqyer(reklama lejohet, pasi per te behet fjale) Misko-Gjithmone prane jush, gjithmone me dashuri! O me BICJANI o me gjethe si Adami!U ca sllogani AMC-Ju sjellim me afer(ca shakara qe kam bere me kete) Eshte mire te jesh i pari-HAHAHAHAH kur del ai zeri i lehte si homo i ati balerinit shqiptar, ahahahaa, nuk harrohet Shqiperia 1 euro! Powered by Shqiperia.com- Portali me i madhe shqiptar!
11 Milione Euro gjobe top-medias! Qeveria shqiptare ka gjobitur me 11 milione euro median "rebele" top-channel. mengjesin e se enjtes zyra tatimore ka cuar ne godinen e top medias faturen e gjobes "se cmendur". pagesa e kesaj gjobe con automatikisht ne shkaterrimin e medias me te ndjekur ne vend. akti i sotem eshte nje forme e njohur e perdorur ne regjimet diktatoriale ku media duhet te kontrollohet me cdo kusht. vetem muajin e shkuar ne Venezuele presidenti/diktator Hugo Chaves mbylli televizionin opozitar duke perdorur nje stil te ngjashem.
Ju Lutem Ndihmojeni Kete Balerin Shqiptare Me Vote Ju Lutem Ndihmojeni Kete Balerin Shqiptare Te Trinfoj Ne Edicjoni E Amici Duke I Dhen Nje Vot E Cila Do E Coj Ne Kualifikimin E Tij Ne Kete Edicjon Prestigjoz. Besoj Qe Nuk Do Zhgenjeheni Nga Performanca e Keti Balerini I Cili Quhet Ervi Sanxhaku Shpresoj Tja Realizoni Endrren Keti Balerini Te Ri Ju Lutem Klikoni Ketu Per Ta Votuar
Mediat e huaja: Me largimin e Sollakut, zgjerohet Mediat e huaja: Me largimin e Sollakut, zgjerohet kontrolli i kryeministrit Ne nje artikull shume interesant te gazetes International Herald Tribjun, autori Nikolas Vud thote se gjithcka dihej qe do arrinte ne kete pike, madje vete Sollaku e ndjente qe do shkarkohej ne kete menyre Version multimedial i ketij lajmi Mediat nderkombetare kane pershkruar shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku si nje tjeter perpjekje te kryeministrit te vendit Sali Berisha per te forcuar pushtetin dhe per te patur nen kontroll gjithe institucionet shqiptare. Ne nje artikull shume interesant te gazetes International Herald Tribjun, autori Nikolas Vud thote se gjithcka dihej qe do arrinte ne kete pike, madje vete Sollaku e ndjente qe do shkarkohej ne kete menyre, pasi u kishte rezistuar mjaft presioneve per doreheqje nga partia ne pushtet. Autori thote se dy vite pasi u zgjodh kryeminister, Berisha ka zgjeruar kontrollin mbi institucionet qe konsiderohen si thelbesore per mbijetesen e demokracise shqiptare. Autori ben nje ekspoze te karrieres se Berishes, largimit te tij te turpshem me 1997 dhe rikthimit te bujshem ne 2005 me tezen e luftes kunder korrupsionit. Autori citon kritiket e shkarkimit te prokurorit ne Shqiperi, duke thene se u reduktua nje nga institucionet e fundit te pavarura ne vend. “Levizja e presidentit Bamir Topi konsiderohet krejt e parakohshme perderisa Sollaku po priste nje vendim nga Gjykata Kushtetuese qe merret javen qe vjen ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga pozita”. Me pas autori vlereson gjithe procesin e fundit investigative qe kishte ndermarre Prokuria e Sollakut per te hetuar qeverine e Berishes. “Ky hetim detyroi dhe Ministrin e Drejtesise Rusmajli te jepte dorehqjen. I kishte kerkuar dhe ministrit Lulzim Basha te jepte doreheqjen dhe po hetonte marrdheniet e qeverise me firmen Becshtel. Tani qe Sollaku eshte larguar, komentatoret shqiptare dhe opozita kane frike se Berisha do te behet me i forte se kurre”.s
Veze, domate dhe nafte.... Studentët, vezë e naftë ndaj menaxherit të TEC-it Vlorë, degjeneron takimi i zhvilluar në universitet Një grup studentësh në Vlorë i kanë ngritur një kurth përfaqësuesit të Petroliferës. Pasi i kanë kërkuar takim, e kanë sulmuar duke e gjuajtur me vezë dhe duke i hedhur naftë në fytyrë. Kjo ka qenë një skenë aspak e këndshme, që ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Universitetit të Vlorës, kur edhe vetë rektori, Bilal Shkurtaj, është përballur me rebelimin e studentëve, të cilët e kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre për ndërtimin e Petroliferës në qytetin bregdetar. Disa studentë të universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, pak ditë më parë kanë kërkuar një takim me përfaqësuesit e Petroliferës, që pritet të ndërtohet në Vlorë. Kjo ftesë është pritur më kënaqësi nga përfaqësuesit e Petroliferës. Takimi është lënë për t‘u zhvilluar në sallën qendrore të universitetit. Ka qenë rektori i universitetit "Ismail Qemali", Bilal Shurtaj, i cili bëri paraprakisht edhe prezantimin e Gazmend Shalsit, menaxher në punimet e Petroliferës. Sipas kreut të universitetit, Shalsi, në kuadër të transparencës që ishte kërkuar nga vetë studentët, do të fliste rreth projektit dhe njëkohësisht do t‘iu përgjigjej pyetjeve të studentëve dhe të pranishmëve të tjerë në sallë. Sapo Shalsi ka filluar të jepte shpjegime, disa prej studentëve janë ngritur në këmbë me banderola, ku shkruhej "Petrolifera fuori" dhe gjuanin me vezë e domate në drejtim të tavolinës qendrore. Ndërsa njëri prej studentëve i hodhi në kokë enën e mbushur me naftë Shalsit, i kërkoi që të dilte jashtë sallës. Më pas situata u rëndua dhe studentët bërtisnin jashtë, e vijonin të gjuanin me ç‘të mundnin në drejtim të të ftuarve, të cilët më pas u larguan nga salla. Edhe vetë Shalsi nuk është përmbajtur ndaj agresivitetit të studentëve dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të tyre me ç‘të mundej. (hajde, lufte, hajde) Sipas studentëve, një iniciativë e tillë u ndërmor pasi sipas tyre "Vlora nuk është dëgjuar lidhur me kundërshtimet që ka bërë për sa i përket ndërtimit të Petroliferës në gjirin e Vlorës". Mësohet se ata kanë qenë dhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ndërsa rektori i universitetit, Bilal Shkurtaj, i përlyer me naftë, e ka dënuar aktin brutal të studentëve, duke sqaruar se ky takim ishte kërkuar pikërisht prej tyre, dhe përfaqësues të Petrolifera italo-shqiptare i ishin përgjigjur ftesës së studentëve të universitetit "Ismail Qemali", në kuadër të të qenit transparentë, e për t‘u dhënë fund polemikave. Sipas tij, ishte një veprim që nuk pritej dhe nuk duhej bërë nga njerëz të arsimuar, dhe njëkohësisht në një vatër të arsimit, sikundër është universiteti. Shkurtaj, i shokuar nga situata, deklaroi se studentët e kanë penalizuar vetë vetveten me aktin e turpshëm të kryer mesditën e djeshme. Më pas, përfaqësuesit e Petroliferës kanë bërë ankimim në polici për ngjarjen e shëmtuar të kryer nga disa studentë. Policia më pas ka bërë identifikimin e tyre dhe i ka shpallur ata në kërkim. Deri në orët e vona janë shoqëruar për në ambientet e komisariatit disa prej tyre dhe ende nuk është vendosur masa e sigurisë për ta. Prej kohësh qindra qytetarë vlonjatë kanë kundërshtuar ngritjen e TEC-it në Vlorë, por me një vendim qeverie aty kanë nisur punimet për ngritjen e saj. Disa herë drejtuesit e Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës kanë kërkuar dhe zhvillimin e një referendumi, ku të pyeten banorët nëse janë dakord apo jo për ngritjen e Petroliferës. Punimet e Petroliferës janë shtrirë në një sipërfaqe prej 183 mijë metra katrorë në zonën më të ndotur të qytetit të Vlorës, në ish-Sodë PVC, rreth 4 kilometra larg nga qendra e qytetit të Vlorës. Shoqëria "La Petrolifera Italo-Albanese" është një shoqëri e themeluar nga shoqëria PIR, operatori më i madh italian për depozitimin e karburanteve, që ka firmosur marrëveshje koncesioni me qeverinë shqiptare që janë aprovuar edhe nga parlamenti shqiptar për të realizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e ish-uzinës së PVC, një terminal të përbërë nga porti dhe depozitat e produkteve të naftës dhe gazit të lëngëzuar. Vendi për ndërtimin e këtij terminali është përcaktuar në bazë të vendimit të qeverisë shqiptare në muajin prill të vitit 2001.
LAOS dhe ultranacionalistet. Partia greke fashiste e zeze LAOS e cila ka shfaqur qendrime diktatoriale me profil racist dhe kundra shqiptareve u fute ne parlamentin grek, cfare mendimi keni per te?edhe per kryetarin me origjine shqiptare(arvanitas) kara-xhaferri dhe njekohesisht anetare i parlamentit europian i cili perfaqeson edhe nje grupim ultranacionalist i cili po fuqizohet ne cdo shtet evropian si France,Holland,Danimark,Itali,Greqi dhe shume te tjera te cilat po pranohen ne parlamentet e vendeve te tyre madje edhe qeveri parti te cilat jane kunder shteteve te tjera fqinje,ksenofobe dhe vendeve myslimane ato vende me te cilat kane marredhenie te mira ekonomike pasi eksportojne pafund te keto vende.Si e komentoni pranimin e ketij fenomeni absurd ne BE i cili hedh dyshime edhe ne vete funksionimin politik te BE-se.
KU JENI ORE BURRELSA TE GJITHE BURRELSAT TE MBLIDHEN DHE TE SHOHIM A NJEFIM NDONJE?
barbaret e evropes http://youtube.com/watch?v=Bx9nH-k5Ayc Ata te cilet duhet te largohen nga evropa ose te shuhen pasi jane mikrobet dhe pislleqet e qyteterimit evropian po vazhdojne rradhen e skandaleve duke fyer vlerat e nje kombi te madhe te kombit tone qe i ka rrenjet shume me perpara se ata dhe duke shfaqur armiqesine midis dy vendeve. cfare ndjeni kur degjoni ata neonazistat
Shkolla?! Duke vizituar adresa te ndryshme interneti diku pash nje link per nje shkolle greke ne tirane dhe mesa lexova atje pashe se ne Shqiperi ka me dhjetera shkolla greke nga jugu ne veri gje qe nuk justifikohet me numrin e grekeve ne shqiperi por eshte e drejta e tyre nese kushtetuta jone e lejon problemi mendoj qendron kur shikon se nga ana tjeter e kufirit ku shqiptaret jane mbi 700000 nuk ka asnje shkolle shqipe! edhe kur njerez patriot me deshiren e mire moren iniciativen ata u ndeshen me forcat e policise dhe EYP(sigurimi grek), mua e ka rastisur shume here te shikoj te rinj e te reja shqiptare qe jetojne ne greqi dhe nuk dine fjalet dhe gjuhen e mamase, mesa duket ata na nderuan emrin,gjuhen,zakonet edhe shume te tjera. Pse mendoni se ndodh ky absurditet me shkollat? dhe a duhet te kete shkolle ku mesohet shqip ne greqi?nese po kush eshte fajtor qe deri sot nuk ka?
Ejona kerkon ndihme, nga te gjihe ne Qendra Informative Studentore Shqiptare (www.ztudenti.com) ne bashkepunim me top channel jane angazhuar ne mbledhjen e fondeve per te ndihmuar Ejonen. Ejona eshte nje studente 24 vjecare me rezultate te larta e cila vuan nga tetraplegjia. Kjo e fundit eshte nje semundje qe deri para pak muajsh ishte e pasherueshme. Fatmiresisht, kurimi i Ejones tashme mund te behet i mundur por per kete nevojitet nje shume prej €20,000 operacioni duhet te behet sa me shpejt dhe brenda muajit nentor! Kontributi juaj, sado te jete mundesia financiare, do te bente nje ndryshim te madh per Ejonen. C'do donues do te kete nje falenderim publik Per me shume informacion, si dhe per te donuar vizitoni: [/url] http://ejona.ztudenti.com
Viktima civil dhe të plagosur në Brodec të Tetovës Viktima civile dhe të plagosur në përleshjet e armatosura në Brodec të Tetovës Në fshatin Brodec të Tetovës sot ka filluar përleshje e armatosur midis një grupi të armatosur dhe forcave shtetërore të sigurisë. Burime brenda fshatit për agjencinë INA jozyrtarisht bëjnë të ditur për tetë civilë të vrarë, emrat e të cilëve pritet të zbardhen. Në Spitalin Kirurgjik të Shkupit dhe Spitalin Ushtarak janë ndërmarrë masa të larta sigurie dhe sipas reporterit tonë ndalohet hyrja brenda hapsirave të këtyre dy institucioneve shëndetësore. Reporteri ynë bën të ditur për mbërritjen e helikopterëve, të cilët siç thuhet bartin pjestarët e plagosur të policisë. Burime pranë këtij rajoni thanë se përleshja e armatosur ka nisur nga ora 6 e mëngjesit, ndërkaq grupi që po konfrontohet me policinë thuhet se është pjesë e AKSH-së, një komandant i cilës u vra javën e kaluar në fshatin Odër, disa kilometra afër Brodecit në Malësinë e Tetovës. Burime policore në Shkup konfirmojnë ngjarjen, duke deklaruar se bëhet fjalë për një sulm ndaj siç theksohet grupeve kriminale kryesisht të përbërë nga të arratisurit nga burgu i Dubravës Lirim Jakupi-Nacisti dhe Ramadan Shiiti. Deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë edhe AKSH, e cila më herët theksoi se ka formacione të saj edhe në Maqedoni, me vrasjen e Xhavit Morinës, për të cilin u tha më vonë se ka qenë pjestarë i këtij formacioni. Burime policore bëjnë të ditur gjithashtu se grupi i armatosur në radhët e të cilit ka edhe të vrarë , është tërhequr nga fshati Brodec, ndërsa edhe më tej vazhdojnë luftimet në Malësinë e thellë të Sharrit. Poashtu bëhet e ditur se në këtë rajon janë dislokuar forca të mëdha të sigurisë, mjete të blinduara dhe helikopterë, të cilët shtiejnë në drejtim ku janë të locuar grupet e armatosura rreth fshatit. Në fshat kanë ngelur të patërhequr banorët lokal, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Të gjitha linjat telefonike janë fikur dhe është ndërprerë komunikimi me këtë fshat. Parlamenti sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend. Tensionimi i situatës në këtë rajon filloi pas vrasjes së Xhavit Morinës, që më pas u deklarua se ka qenë komandant i Armatës Kombëtare Shqiptare. Morina strehohej në Maqedoni pas arratisjes nga burgu i Dubravës. (INA) http://www.ina-online.net/
Albforumi ne TOP SHOW Para ca ditesh u be ne TOP SHOW nje emision per forumet nder te tjera pasi kishte perfaqesues nga te gjithe forumet ( vetem nga Albforumi nuk kishte) u fol se cili eshte forumi me i njohur. Te gjithe u munduan te flisnin rreth forumeve te tyre por se mohonin dot Albforumin si forumin me te vjeter. Top channel i kishte bere nje reklame forumit te tyre me 43 000 anetar por kishte vetem 27 000 postime , pra dukej sa forum i frekuentuar ishte. Ato duke u fryre me numer anetaresh harronin qe numri i postimeve tregon trafikun e postimeve. Forumi me me shume postime pervec albforumit kishte rreth 277 000 postime por vendin e pare e zinte albforumi me 955 000 postime. Keto jane statistika qe i nxorri TOP channel e jo une. Duke patur parasysh qe albforumi u ringrit pas demit te pesuar ne 2002 imagjinoni ca diference shkaterruese do kishte patur qe atehere nga forumet e tjera e te mos harrojme qe anetaret me 0 postime pas ca kohesh ketu fshihen. Gjithe kjo pune tregon qe albforumi.com eshte forumi me i vizituar e me i deshiruar nga te gjithe. si staf duam te falenderojme te gjithe vizitoret e forumit. Eshte kenaqesi per ne ti sherbejme atyre
Primitive Plants Trade Food for Sex http://www.foxnews.com/story/0,2933,299498,00.html
Top