Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Sokol Balla kopjon shkrimin e "The Economist" ndoshta s me takon mua ta sjell kete shkrim ketu, por sinqerisht do te doja nje opini0on tuajin per kete. ka nje debat te gjere te Peshku pa uje per kete, i falenderoj gjithe peqshqit per diskutimet nga gazeta Sot / 11 Janar Linku i shkrimit tek The Economist Linku i shkrimit te Ballës tek Mapo Getting the message, at last (The Economist) Kaloni mesazhin! (Revista Mapo, Sokol Balla) The Economist - ON A May evening in 1864, several British politicians were disturbed by a knock at the door and the delivery of a telegram—a most unusual occurrence at such a late hour. Had war broken out? Had the queen been taken ill? They ripped open the envelopes and were surprised to find a message relating not to some national calamity, but to dentistry. Messrs Gabriel, of 27 Harley Street, advised that their dental practice would be open from 10am to 5pm until October. Infuriated, some of the recipients of this unsolicited message wrote to the Times. “I have never had any dealings with Messrs Gabriel,” thundered one of them, “and beg to know by what right do they disturb me by a telegram which is simply the medium of advertisement?” The Times helpfully reprinted the offending telegram, providing its senders with further free publicity. S. Balla - Në një mbrëmje maji të vitit 1864, shumë politikanë në Angli u shqetësuan kur në orët e vona të natës ra zilja e dyerve. Në një xhest të pazakontë postieri u la në dorë një telegram. Ajo që ishte irrituese për ta, ishte se nuk bëhej fjalë për vdekjen e mbretëreshës apo për fillimin e një lufte. Jo, vetëm se çifti Gabriel në 27 Harley Street njoftonte se klinika e tyre dentare do të qëndronte hapur në oraret e reja 8 me 5, deri në tetor. Disa prej atyre që morën këtë mesazh të përgjithshëm e kolektiv i shkruajtën gazetës Times duke u ankuar se “nuk i njihnin zotin dhe zonjën Gabriel dhe se asnjëherë nuk kiishin patur të bënin me ta”. The Times i botoi këto letra, duke i bërë edhe më shumë reklamë telegramit në fjalë. The Economist - This was, notes Matthew Sweet, a historian, the first example of what is known today as “spam”. It shows that new communications technologies have been prompting questions about etiquette ever since the advent of the telegraph in the 19th century. The pattern is always the same: a new technology emerges on the scene, and nobody can be quite sure how it will be employed, or the appropriate etiquette for its use. So users have to make up the rules as they go along. S. Balla - Sipas historianëve (fjalite e pjerreta, tregojne ndryshimet e vogla qe ka bere Balla nga origjinali, shen. im highlander) ky është rasti i parë i njohur i mesazheve “spam”. Sot mesazhe të tilla na vijnë shpesh në cellular dhe e-mail: “Kontribuoni për shuarjen e zjarreve… kuvendi i Shqipërisë ju fton të dënoni dhunën në familje”. Por siç shihet nga rasti “Gabriel”, teknologjitë e reja të komunikimit kanë ngjallur debat mbi etikën, që dy shekuj përpara. Çështja është se në kësi rastesh nuk ka rregulla të shkruara paraprakisht. Ato shkruhen rrugës. The Economist - When the telephone appeared in the 1870s, people worried about receiving calls from people to whom they had not been properly introduced. And what should one say when picking up the receiver? Alexander Graham Bell, the inventor of the telephone, suggested “Ahoy, ahoy”. But as in many other respects, his ideas lost out to those of Thomas Edison, who preferred “Hello”, an expression that was rarely used before the telephone but is now ubiquitous. Further social minefields awaited. S. Balla - Kur u shpikën telefonat, shqetësimi i parë që lindi ishte sesi duhet ti përgjigjeshe njerëzve që merrnin në telefon dhe nuk prezantoheshin si duhet. Si dhe cila do të ishte përshëndetja që duhet të përdorej. Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit hodhi propozimin se duhet të përdorej shprehja “ahoy ahoy”. Por si shpesh në kompeticionin me të, triumfoi ideja e Thomas Edison I i cili sugjeroi shprehjen qe përdorej pak deri para lindjes së telefonit: “Hello”. Sot është një nga shprehjet më popullore në botë. Një shekull e gjysëm më vonë ama, shqetësimi mbetet. Sa herë ju ka shkuar në mend të thyeni telefonin e shtëpisë, apo atë cellular, kur dikush që ju merr në telefon, në vend që të prezantohet, thotë :”Alo, kush je?” Po ti mor zotëri kush je, se ti more i pari në telefon? The Economist - In 1903 the trade journal Telephony reported an elderly woman’s complaints about her niece, who received a phone call from a male friend while dressing. “The two of them stood talking to one another just as if they were entirely dressed and had stopped for a little chat on the street! I tell you this generation is too much for me,” she grumbled. S. Balla - Në vitin 1903 një gazetë e industrisë, e quajtur Telephony shkruante një artikull ku citohej një grua e moshuar e cila ankohej se mbesa e saj, mori nje telefonate nga nje mashkull, ndersa po vishej. “Te dy qendruan per ore të tëra duke folur, a thua se po rrinin në rrugë. Ky brez ka shkuar shumë larg”, ankohej gjyshja. A ju kujton kjo ndonjë skenë të kohës sonë? The Economist - Subsequent inventions have posed further tricky questions of etiquette. Is it appropriate to dump your boyfriend by fax? When sending a message to several friends by e-mail, should you put all of their addresses in the “To” field, and so reveal them to all the recipients? Or should you send the message to yourself and “BCC” everyone else? (Answer: b.) How should you respond if your boss “friends” you on Facebook? Does a thank-you letter count if it is sent electronically? S. Balla - Komunikimi elektronik nxorri këto probleme të etikës, dhe i nxjerr vazhdimisht, pasi ofron një liri bisede, që nuk e ofron komunikimi fizik. (për shembull do ti flisnin shefit tuaj me të njejtin stil si në zyrë, si në hapësirat e Facebook?). The Economist - The technology that has done most to complicate matters, of course, is the mobile phone. Because it can be used almost anywhere, and is used by almost everyone (in the rich world at least), it has the greatest potential for social disruption: bleeping inappropriately in theatres, churches and concert halls, subjecting bystanders to tedious diatribes on trains and buses, and distracting people in restaurants. No public event is now complete without a request that phones be switched off. S. Balla - Po ai që ka shkatërruar çdo sens etike, është pa diskutim telefoni cellular. Thuajse e përdorin të gjithë, tashmë edhe në botën në zhvillim dhe thuajse kudo - për shkak të roaming dhe tarifave të tij që sa vijnë e ulen (”Më fal a takohemi pas tre ditësh se për momentin jam në Neë York…”) Zilet e tyre dëgjohen kudo, në kisha, kinema, teatro dhe tashmë edhe në Shqipëri, një shfaqje publike nuk është e plotë, bile as në TOB, nëse në fillim nuk dëgjohet shprehja “Ju lutem, fikni celularët”. The Economist - A decade after mobiles began to spread, the outlines of appropriate mobile etiquette are now clear, though there are regional variations. In some parts of Scandinavia it is customary to text someone to ask permission to call them; and making voice calls on trains is frowned upon in Japan, despite the fact that mobile phones work perfectly, even underground. S. Balla - Rregullat sa vijnë e shtohen për të kontrolluar një komunikim që sa vjen e zgjerohet. Në Skandinavi është thuajse ligj, që nëse do të marrësh dikë, fillimisht duhet ta njoftosh me SMS. Në metrotë e Tokyos - ku kap celulari - tashmë kanë filluar të dalin tabelat “Ju lutem mos përdorni celularët”. The Economist - Given the industry’s long history of introducing new gizmos without much thought for their social knock-on effects, the extension of mobile-phone coverage to aircraft, now under way, represents a striking and welcome change. It is an unusual situation, for three reasons. Planes are one of the few remaining places where mobile phones do not work; they bring together people from different cultures; and airlines are in a position to enforce whatever in-flight rules they decide upon. They are treading carefully. Over the next few months they will allow passengers to use their phones on a handful of aircraft, limiting access in some cases to data (ie, text messages and e-mail), and asking for comments in order to choose the appropriate etiquette. No doubt there will still be unexpected social consequences, and some people will object to the outcome. Determining the right etiquette in advance will not be easy. But airlines should be applauded for trying. S. Balla - Tani celularët do të përdoren edhe në avionë. Shumë shpejt industritë kryesore do të ofrojnë këtë mundësi. Fillimisht me kufizime, si për shembull vetëm email apo SMS. Por gjithsesi nuk ka etikë që të rregullojë dhe kontrollojë komunikimin në një formë përfundimtare. Tani do ta përdorim edhe në avion celularin duke na sjellë “literalisht” më afër me Zotin. Por kjo jo domosdoshmërisht është një gjë e keqe. Dikush mund të flasë shumë ose pak. Por komunikimi është ai që na bën këta që jemi dhe na dallon nga të tjerët. Ndaj, falemnderit zoti dhe zonja Gabriel. Nuk di nëse më 1864, telegrami juaj ju shtoi klientët e dhëmbëve, por pa dyshim i bëri një shërbim të madh shoqërisë.
“PAVARËSIA E KUSHTËZUAR” NËN BE-NË, ËSHTË PRODUKT “PAVARËSIA E KUSHTËZUAR” NËN BE-NË, ËSHTË PRODUKT ANTIDEMOKRATIK I “ELITËS POLITIKE TË KOSOVËS BAROMETRI DIPLOMATIK · Pse populli shqiptar i Kosovës nuk u pyet fare nga përfaqësuesit e vet të “elitës politike”, ta votojë apo mos ta votojë “pavarësinë e mbikëqyrur” evrondërkombëtare? · Shikuar moralisht, ligjërisht dhe demokratikisht, ky është gabim historik, gabim lëndor dhe procedural i demokracisë së importuar, sepse në rastin konkret, popullit shqiptar mbi 90% iu mbyll goja, që ta shprehte vullnetin e tij të lirë dhe demokratik në formë referendumi për vendosjen e fatit të tij dhe të Kosovës. · Mirëpo, si të pyetet dhe të deklarohet populli, kur dihet se ai kishte votuar për pavarësinë e plotë, jo për varësinë e Kosovës nën mandatin e papërcaktuar kohor të Bashkimit Evropian. Prof. Dr. Mehdi HYSENI Tash (edhe ca ditë, edhe ca orë) kur Kosova ndodhet në prag të njohjes së pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare, dikujt i duket si e drejtë dhe, e arsyeshme, se m’u tash është çasti vendimtar historik, që politikës së brendshme të Kosovës, t’i tërhiqet vërejtja e fundit se kjo lloj pavarësie nuk duhet pranuar nga ana “e dhuruesve” të bashkësisë ndërkrombëtare. Arsyeja plotësisht e drejtë: Kosova e meriton njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së plotë (të brendshme dhe të jashtme) sipas së drejtës historike, të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse që nga viti 1912 kishte statusin kolonial nën Serbinë kolonialiste dhe imperialiste. Që të moskeqkuptohemi edhe nga ithtarët, edhe nga oponentët, edhe nga miqtë, edhe nga armiqtë e pavarësisë së Kosovës, faktet dhe argumentet në favor të njohjes imediate ligjore, demokratike dhe paqësore për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes (pa tutelën mikëqyrëse ndërkombëtare, të quajtur Bashkimi Evropian-BE) së Kosovës janë në favor të shqiptarëve, domethënë të titullarit të saj të ligjshëm, jo të sovranitetit kolonial të Serbisë hegjemoniste. Natyrisht, çdo shqiptar normal që ka “dy ditë shkollë” të mirëfillta nga lënda e historisë, e politikës dhe e diplomacisë kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare, nuk do të duhej të pranonte një zgjidhje të këtillë politike, që nuk quhet pavarësi e plotë, sepse nuk është në përputhje me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën, as me asnjë normë as rregull të së drejtës ndërkombëtare. Përkundrazi, kjo kategori “pavarësie” nën mbrojten e armatosur dhe administrative të BE-së, nuk figuron në asnjë parim, në asnjë rregull dhe në asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare, e as të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj, të jemi të qartë se, kjo lloj “pavarësie” as në aspektin e doktrinës së drejtës ndërkombëtare nuk mund të quhet pavarësi, kur kjo si etillë nuk figuron si institut a kategori e saj juridike. Domethënë si teorikisht, ashtu edhe praktikisht (sipas së drejtës ndërkombëtare) në asnjë formë nuk mund të cilësohet pavarësi, sepse është kategori juridike ndërkombëtare, që quhet jo vetëm varësi, por edhe ndërvarësi, që bie ndesh dhe është e kundërta e institucionit-kategorisë juridike që quhet PAVARËSI. Duke qenë se, tanimë i kemi të qarta këto koncepte në aspektin juridik ndërkombëtar, atëherë lind pyetja: - Pse, nga erdhi në shprehje dhe në mbështetje ideja për hartimin dhe finalizimin e kësaj kategorie antijurdike ndërkombëtare, të quajtur “pavarësi e mbikëqyrur”, që pikërisht të zbatohet dhe të konkretizohet në rastin kolonial të Kosovës? Në kët plan kanë ndikuar dy faktorë kryesorë: (1) Faktori i jashtëm ndërkombëtar dhe (2) Faktori i brendshëm i politikës shqiptare në Kosovë. Gabimi i parë i dyanshëm i këtyre dy faktërove, është bërë në Paris të Francës, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujes (18 shkurt 1999), kur palës shqiptare, pa të drejtë i është imponuar diktati, që me çdo kusht, të pranonte versionin e asaj Marrëveshjeje, edhe pse në të nuk ishte përfshirë klauzola e organizimit të Referendumit në Kosovë. Gabimi i dytë, po ashtu është bërë në atë konferencë të Rambujesë, kur pala shqiptare nuk ka këmbëngulur që krahas parashikimit të mbjatjes së Referendumit, të fusin në rreshtat e paragrafëve të asaj marrëveshjeje, edhe kërkesën e drejtë, legjitime dhe legale, që UÇK-ja të mos demobilizohej, por të mbetet faktor dhe institucion ushtarak në Kosovë. Këto janë dy gabimet më kardinale, që kanë ndikuar më se negativisht në procesin e mëpastajmë të administrimit juridiko-politik, demokratik dhe paqësor të Kosovës nën mandatin ndërkombëtar të UNMIK-ut (1999-2008). Gabimi i tretë(kuptohet, i mbështetur dhe i jusitifikuar mbi dy gabimet paraprake të Marrëveshjes së Rambujesë) me pasoja katastrofike për të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, është bërë nga qeveria e përkohshme e Kosovës, e ideuar dhe formuar nga kryeshefi i UNMIK-ut, Bernard Kushner, e cila “blanko” dhe, pa kurrfarë argumenti të arsyeshëm, është pajtuar me vendimet propozuese të “rregulloreve interne” arbitrare të Bernard Kushnerit, që “ligjërisht” dhe praktikisht ta eliminojnë UÇK-në nga skena politike dhe ushtarake në Kosovë. Pikërshit ky gabim katastrofik i qeverisë së përkoshme të Kosovës, ka qenë “kapaku” i mbylljes hermetike i kërkesës së drejtë dhe legjitime, që populli shqiptar në Kosovë të ketë ushtrinë e vet legale, të dalë nga lufta çlirimtare kombëtare. Largimi nga skena e UÇK-së (e cila ka meritat kryesore për çlirimin nga Serbia okupatore dhe gjenocidale) ka gjeneruar krizë të vazhdueshme tetëvjeçare në problematizimin dhe në zvarritjen e pavarësisë së Kosovës. Këto janë ndër gabimet kryesore, pse qe tetë vjet (në paqe) politika e brendshme shqiptare nuk ka qenë në gjendje të bëjë asnjë hap drejt pavarësimit të Kosovës. Arsyeja është kjo: -sepse kjo “elitë politike” shqiptare e Kosovës me gabimet e saj të pakorrigjueshme në Rambuje, si dhe më pas, nën administrimin steril të UNMIK-ut, ka krijuar të të gjitha predispozitat dhe kushtet e favorshme për faktorin ndërkombëtar që, së fundi, në formë të kompromisit politik,pa marrë konsideratë të drejtën historike dhe të drejtën ndërkombëtare të shqiptarëve, të vendosë për fatin e Kosovës, pa dëshirën, pa pjesëmarrjen dhe pa vullnetin e shprehur demokratik të popullit shqiptar të Kosovës përmes REFERENDUMIT. Për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, të politikës nënshtruese dhe vasale të garniturave të deritashme drejtuese të Kosovës, ka ardhur në shprehje imponimi i opcionit antihistorik, antijuridik dhe antidemokratik i të së ashtuajturës “pavarësi kontrolluese” ndërkombëtare, përkatësisht varësi e shumëfishtë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, duhet shikuar edhe dalja në skenë e kërkesave legjitime, legale dhe të drejta të Lëvizjes vetëvendosje, të drejtuar nga Albin Kurti. Pra, si shkak dhe pasojë e polarizimit të forcave politike, demokratike kombëtare dhe progresive dhe atyre antikombëtare dhe antidemokratike, është kryesisht dështimi i faktorit të brendshëm politik në Kosovë, i cili që nga Rambujea e deri më sot, në mungesë të aftësisë politike dhe diplomatike, nuk dijti të ideojë, të projektojë, të avancojë dhe të konkretizojë në teori dhe në praktikë të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës, si antitezë e drejtë historike, e morlashme, humane, e ligjdhme, demokratike dhe paqësore të sundimit kolonial 100-vjeçar të Serbisë në Kosovë. Mirëpo, për hir të interesave të ngushta personale, grupore, partiake, materiale, që pasurohen deri në “qiell” dhe të mos i zbresin “kalit të huaj” karrierist të pushtetit, qorrazi dhe me vetëdije të plotë, “elitat politike” brenda tetëvjeçarit të shkuar (1999-2008) me sjelljet dhe me veprimet e tyre jopolitike, joligjore dhe jodemorkatike, provuan dhe prodhuan të kundërtën-pavarësinë e tyre, që edhe nja 8 vjet të trjera, ta “mjelin” dhe ta udhëheqin Kosovën së bashku me tutelën e tyre të BE-së, vetëm duke dhënë pëlqime, dakordime dhe, duke nënshkruar rregullore e vendime të ndryshme, që do ta zvarritin dhe do ta margjinalizojnë të drejtën e vetëvendosjes-pavarësisë së plotë të Kosovës, ndoshta, edhe për një dekadë të plotë, të ardhshme. Pse “pavarësi e kontrolluar” ndërkombëtare për Kosovën, për këtë duhet ta pyesim dhe të debatojmë me vetëvetën, pse dhe kush ishin ata, që e “dyllosën” dhe e çimentuan REFERENDUMIN jashtë kornizave të Marrëveshjes së Rambujes? Kush ishin ata, që i hoqën vizë të kuqe UÇK-së në paqe? – Kush ishin ata, të cilët qe 8 vjet, e drejtuan Kosovën, por që nuk patën asnjë fije ndikim, as angazhim serios e as dituri të mjaftueshme politike as diplomatike, që në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkauara, ta detyronin UNMIK-un, përkatësisht OKB-në, që popullit shqiptar në Kosovë, t’i mundësohej deklarimi me REFERENDUM për vendosjen e fatit të Kosovës? Kush janë ata “politikanë” e “diplomatë” që me qëllim dhe, për interesa të tyre karrieriste dhe përfituese ekonomike, tregtare dhe materiale, “e harruan” të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës? – E, sot, pas tetë vjetësh, disa prej tyre, të “përjashtuar” dhe të “leçitur” nga “elita politike” drejtuese e Kosovës, si të “pavlefshëm” dhe “jashtëkohës”, po thonë se, Vetëvendosja e Albin Kurtit është në rrugën e drejtë, sepse është në funksion të realizimit të pavarësisë së plotë të Kosovës? -Ata janë të falimenuarit politikë, të cilët në emër dhe, për interesa të ngushta të “elitës politike” drejtuese të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje, rregullore dhe vendime të Rambujes dhe të UNIMIK-ut, pa i lexuar fare, me qëllim që t’ua bëjnë qejfin grupeve të ndryshme të kulltukofagëve dhe “oktopodëve”, të cilët sot, nuk i njohin as ata “politikanë të rastit”, as të drejtën e pavarësisë së plotë të Kosovës, as të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, por vetëm UNMIK-un, përkatësisht EUROMIK-un,(BE), që do t’iu sjellë dhuratën më të çmueshme dhe më lukrative-pavarësinë e plotë tyre, që edhe nja 10-20 vjet të tjera, të qëndrojnë në kolltuqet e buta karrieriste aristokratike, burokratike dhe antidemokratike të qeverisë, të pralamentit, të institucioneve dhe të organeve të tjera të tyre. Ky është “kuptimi juridik” dhe “demokratik” i dhurimit të pavarësisë kushtëzuar për Kosovën nga ana e BE-së. –Pavarësi e pakushtëzuar për karrieristët pushtetmbajtës dhe, VARËSI E PLOTË E SË DREJTËS SË VETËVENDOSJES SË KOSOVËS. Ky është kompromisi politik. Ata të cilët e kanë pranuar dhe, me veprën e tyre të deritashme janë dëshmuar kundër pavarësisë së plotë të Kosovës (sipas së drejtës historike dhe asaj ndërkombëtare), kuptohet edhe kanë përparësi dhe mbështetje nga ana e politikës ndërkombëtare, sepse anagazhimi dhe rezultatet e tyre të politikës së dëgjueshme, nënshtruese dhe kapitulluese, drejtazi dhe zhdrejtazi janë në favor të interesave të saj koniunkturore, pavarësisht se kjo është në kundërshtim flagrant me kërkesën e drejtë dhe legjitime të Kosovës, që të jetë shtet i pavarur dhe sovran, jo i varur as nga Serbia kolonialiste, as nga UNMIK-u e as nga EUROMIK-u. Kjo lloj “pavarësie e mbikëqyrur”, ( e cila vërtet është “rast unik në botë” nga shkaku se deri më sot nuk e njeh doktrina as praktika e së drejtës ndërkombëtare), nën tutelën e protektoratit të BE-së, është meritë e klasës udhëheqëse politike të Kosovës, jo e popullit shqiptar të Kosovës, sepse populli nuk është pyetur, as nuk është deklaruar e as nuk ka luftuar për të, por për njohjen e së drejtës së plotë të vetëvendosjes së Kosovës. Prandaj, është e papranueshme për popullin e kolonizuar dhe të aneksuar të Kosovës nga ana e Serbisë gjenocidale, që këtu e 100 vjet më parë. Kjo pavarësi e kushtëzuar është e pranueshme për politikën zyrtare të Kosovës, sepse aqë edhe ishte efekti dhe kontributi i saj. Ndërkaq, është e papranueshme për popullin, sepse bie ndesh me të drejtën historike, me të drejtën ndërkombëtare, me sakrificinë mbijerëzore, me gjakun dhe me viktimat e tij milionshe në luftërat dhe në kryengritjet çlirimitare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë kolonialiste gjenocidale (1912-1999). Kjo është arsyeja kryesore pse autori as moralisht, as kombëtarisht, as shkencërisht, as në heshtje e as botërisht nuk mund të pajtohet me këtë lloj “pavarësie të mbikëqyrur” nën kujdestarinë ndërkombëtare të Bashkimit Evriopian (BE) ngase në këtë mënyrë të paligjshme dhe antidemorkatike i mohohet e drejta e vetëvendosjes së jashtme Kosovës, e drejtë kjo, që Kosovës, do t’i siguronte subjektivitetin juridik ndërkombëtar të saj si shtet i pavararu dhe sovran. Paraqet,Sabri Selmani
Burg Kush Rreh Femijet Kush rreh fëmijët apo i detyron të lypin, tre vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë Kuvendi do të miratojë projektligjin e hartuar nga ministrja e Integrimit, Bregu, që parashikon se shfrytëzimi seksual, transferimi i organeve të fëmijës për qëllime fitimi apo birësimet e paligjshme dënohen me burgim deri në shtatë vjet Armando Meta Për prindërit e dhunshëm, të cilët rrahin, shesin apo i detyrojnë fëmijët të lypin, do të ketë ndëshkime mjaft të rënda, deri në dënime me burg. Deputetët së shpejti pritet të shtrëngojnë lakun ndaj të gjithë atyre prindërve apo personave që kanë në kujdestari fëmijë, të cilët i përdorin këta të fundit për të lypur, i shfrytëzojnë për punë apo për shërbime të tjera detyruese. Pamjet e fëmijëve në Tiranë, si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit, të cilët lypin lëmoshë nëpër kryqëzime rrugore, duke vënë deri dhe jetën në rrezik, kanë shtyrë ligjvënësit që të marrin një nismë të fortë ligjore, e cila penalizon ashpër personat që përfitojnë duke shfrytëzuar fëmijët. Sipas një projektligji të hartuar nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në seancë plenare në Kuvend, parashikohet që shfrytëzimi i fëmijës së mitur për punë apo shërbime të detyruara, përfshirë edhe kërkesën për lëmoshë nga prindërit apo kujdestarët ligjorë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë nga 50.000 deri në 1.000.000 lekë. Kur shfrytëzimi i fëmijës së mitur bëhet nga të tretët, dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë 100.000 deri në 2.000.000 lekë. Ndërsa kur shfrytëzimi i fëmijës së mitur sjell pasoja të rënda për shëndetin ose sjell vdekjen, përbën krim dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Ndëshkimi Ndërkaq, ligjvënësi, në rastin konkret deputetja e PD-së Bregu, e cila është edhe nismëtare e këtij projektligji, propozon që në Kodin Penal të saktësohen masat ndëshkuese edhe për ata persona që shesin fëmijët. Sipas projektligjit, ofrimi, dhënia apo pranimi i shitjes së fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, transferimit të organeve të fëmijës për qëllime fitimi apo birësimit të paligjshëm të tij, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Masa ndëshkuese parashikohen edhe ndaj prindërve apo të afërmve që abuzojnë me fëmijët. Çdo plagosje e fëmijës, e cila nuk është aksidentale dhe që ka ardhur si pasojë e rrahjes së vazhdueshme, shkundjes, djegies, kafshimit ose mbytjes së fëmijës nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor, një i afërm i familjes ose çdo person tjetër që e ka për detyrë të kujdeset për fëmijën kur nuk ka shkaktuar plagosjen e rëndë, vetëvrasjen apo vdekjen e fëmijës dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. Do të konsiderohen abuzim emocional me fëmijën edhe ato veprime që shkaktojnë dëmtime të shëndetit fizik, mendor, moral dhe social, që kanë sjellë si pasojë kufizimin e lirisë së lëvizjes, sjellje degraduese, kërcënuese dhe frikësuese, të cilat dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Shitja Sipas relacionit që shoqëron projektligjin në fjalë, trafikimi i fëmijëve po zëvendësohet me shitjen e fëmijëve, e cila është një vepër penale ende e papërfshirë në Kodin Penal. Shitja e fëmijëve konsiderohet nga ligjvënësit si një urë për shfrytëzimin e fëmijëve për shitjen e organeve të tyre. Kjo është një arsye, sipas Bregut, që shitja e fëmijëve të konsiderohet si një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal. Duke qenë se fëmijët dhe të rinjtë përbëjnë rreth 40% të popullatës në vend, gjykohet nga ligjvënësit se del e nevojshme që vetë ligji t’u garantojë një mbrojtje të veçantë. Përsa i përket Kodit të Familjes, ai parashikon dhe heqjen e përgjegjësisë prindërore kur prindi neglizhon dukshëm në ushtrimin e përgjegjësive. Ndryshimet e propozuara mundësojnë penalizimin e prindërve, si dhe të palëve të treta për shfrytëzimin e fëmijëve. Ligjvënësi shprehet se në rast se nuk bëhet penalizimi i prindërve, nuk do t’i shërbehet mbrojtjes së fëmijëve. Bregu gjykon se duhet të dënohet çdo person që ka autoritetin mbi fëmijën apo të cilit i është besuar fëmija. Sipas saj, duhet të dënohen ata prindër që shfrytëzojnë fëmijët për të përfituar financiarisht. Dënimet Shfrytëzimi i fëmijës së mitur për punë apo shërbime të detyruara, përfshirë edhe kërkesën për lëmoshë nga prindërit apo kujdestarët ligjorë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë nga 50.000 deri në 1.000.000 lekë. Penalitetet Ofrimi, dhënia apo pranimi i shitjes së fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, transferimit të organeve të fëmijës për qëllime fitimi apo birësimit të paligjshëm të tij, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. 1 Dhjetor 2007
Tranzicioni ne Shqiperi SI jeni? me duhet ndihma juaj....po shkruaj nje punim per Tranzicionin ne Shqiperi nga ana politike dhe shoqerore - temen kufizova deri zgjedhjeve te vitit 1996. Nese keni materialet apo ideet ju lutem ma ndihmoni. Ju pershendes
Liqenas, komuna me universitet! KORÇE/ JORGJETA GJANÇI Aktualisht, në këtë komunë jetojnë 5 mijë banorë, por ngritja e qytezës universitare pritet t’i jap një hov të madh zhvillimi. “Makarishi Center Universitet” do të realizojë projektin, nisja e të cilit, sipas kryekomunarit Edmond Themelko, është çështje përgatitje dokumentacioni. Në këtë universitet, çdo student mund të zgjedhë mes 13 degësh, kundrejt një tarife mesatare prej 12 mijë dollarësh. Në një intervistë, Themelko jep detajet për ngritjen e qytezës universitare, sipas projektit, ndër më të mëdhatë në Evropën Lindore. Zoti Themelko, kur do të fillojë ndërtimi i mjediseve të universitetit? Me përfundimin e përgatitjes së dokumentacionit dhe marrjen e vendimeve në organet vendimmarrëse do të fillojë ndërtimi. Deri tani është marrë vendimi i Këshillit të Komunës, Ministria e Arsimit e ka miratuar këtë investim dhe ia ka dërguar Këshillit të Qarkut, Ministria e Mjedisit është shprehur pozitivisht sepse në territorin prej 100 ha ku do të ndërtohet universiteti është Park Kombëtar dhe ky institucion nuk e dëmton mjedisin. Pritet vendimi i Këshillit të Ministrave dhe i KKRTRSH-së, që të plotësohet tërësisht dokumentacioni. Kemi rënë dakord me investuesit që të përzgjidhen në tender disa firma ndërtimi, të cilat do të punojnë paralel me qëllim që objekti të ndërtohet sa më parë. Investuesit ishin të mendimit që në shtator të këtij viti universiteti të çelej, por është gjithë procedura përgatitore e përgatitjes së dokumenteve, që do kohën e vet për t’u realizuar. Janë evidentuar probleme nga pronësia mbi truallin? Nuk ka të probleme të tilla, sepse toka prej 100 ha është pronë e shtetit shqiptar dhe është e lirë. Personeli pedagogjik si do të sigurohet? Do të ketë personel e pedagogë nga qendra e universitetit investues, por edhe nga komuna, qarku i Korçës dhe gjithë Shqipëria. Në këtë universitet do të ketë shumë të punësuar të tjerë nëpër konvikte, mensa e gjithë veprimtarinë e përditshme të këtij institucioni. A do të ketë ndonjë drejtim të caktuar në degët e këtij universiteti? Do të jetë universitet i përzier, do të ketë 13 degë, 4 magjistratura dhe 2 doktorata. Çfarë kapaciteti do të ketë universiteti? Në auditorët e tij do të kenë fatin të studiojnë 2500 studentë. U theksua edhe në takimin që investuesit zhvilluan me kryeministrin Sali Berisha që Shqipëria do të mburret me këtë universitet, sepse do të jetë më i madhi në vendet e Evropës Lindore dhe fakti që “Makarishi Center Universitet” zgjodhi vendin tonë dhe konkretisht Liqenasin, për këtë investim, përbën një nder dhe shans shumë të madh. Për të interesuarit ky universitet është privat dhe sa është kostoja e studimeve në të? Po është universitet privat, kushdo mund të studiojë aty, kam parë edhe çmimin për një student, që shkon në 12.000 dollarë. Qyteza Në bazë të projektit të hartuar nga investitorët amerikanë, qyteza e këtij universiteti që do të ndërtohet në Liqenas do të ketë 36 ndërtesa dhe kapaciteti i tij do të jetë 2500 studentë. Ata do të paguajnë mesatarisht për studimet 12 mijë dollarë. Ushqimi Produktet ushqimore për gjithë studentët dhe trupën mësimore do të sigurohen nga prodhimet e zonës së Liqenasit. Komuna buzë liqenit të Prespës ka një natyrë të bukur dhe kushte natyrore dhe klimaterike për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. http://www.mum.edu e pashe adresen dhe mu duk univ shume serioz ne fushen e vete, atyre u pelqejne gjera bio dhe orijinale, shqiperia eshte vendi ideal per kete lloj biznesi
Fillimi i Luftes se Ftohte 2?LF2 U.S.A vs Russia. Si mendoni me deklaratat e fundit te presidentit Putin nenkuptohet se pas krizes ekonomike qe kaloj rusia dhe ringjalljes ose shpetimit nga kapitalizmi qe po rezulton per aate pozitiv dhe e ka bere te kerkoj sovranitetin e humbur pasi nuk ishin vetem komunizm-demokraci qe i ndanin dy vendet por dicka me shume qe po tregohet sot kur rusia po fuqizohet dhe kercenon duke treguar se eshte prezente dhe eshte zgjuar nga gjumi qe e vuri kriza ekonomike dhe nese deri dje nuk beri ze per fuqizim e ndikimit amerikane ne evrope me baza ushtarake,do kemi ndonje situate "ndryshe" ne arenen nderkombetare?dhe nese dje ishin bindjet politike qe i ndanin dy vendet sot cfare eshte industria e armeve apo dicka tjeter?
 
Marsianet? Marsianet? shaka apo revolucion? Time zero apo ndonje kinez i cili ka bere nje foto nga PC-ja dhe e ka publikuar para 4 viteve kohe e cila u gjet nga NASA kjo foto, u publikua keto dite nga nje faqe kineze me pretendimin se ka nje forme jete te ngjashme me karakteristikat e njeriut, NASA nuk e pergenjeshtroj por pranoj se e kishte kapur para 4 vjetesh kete foto, shkenctaret jane te ndare ne mes disa skeptike disa se pranojne fare. Ju si mendoni?
Greqi, emigrantët shqiptarë, miting për Kosovën Greqi, emigrantët shqiptarë, miting për Kosovën Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi do të organizojnë një protestë për pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet publik nëpërmjet një deklarate të kryetarit të shoqatave të shqiptarëve të Greqisë, Hidër Buci. Deklarata e shoqatave të shqiptarëve të Greqisë u është shpërndarë të gjitha mediave në Shqipëri dhe Greqi. Nëpërmjet kësaj thirrjeje synohet një pjesëmarrje sa më e gjerë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Ftesa iu drejtohet edhe emigrantëve që jetojnë në zona të tjera të Greqisë, përveç Athinës, për t‘iu bashkuar kësaj proteste. Nëpërmjet "Top Channel", Buci u bën apel të gjithë shqiptarëve të protestojnë paqësisht në sheshin "Omonia" të kryeqytetit helen, të dielën, më 27 janar, ora 11:00 paradite. Me këtë rast do të organizohet edhe një koncert festiv me këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Shoqatat e shqiptarëve të Greqisë, bëjnë thirrje për manifestim paqësor dhe krijimin e një situate festive, pasi pavarësia e Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve. Ndërkaq, edhe Athina zyrtare po mban gjithnjë e më shumë një qëndrim konstruktiv sa i përket Kosovës, duke u afruar me partnerët e tjerë evropianë. Greqia e vlerëson legjitim misionin civil evropian në Kosovë, pa një vendim të ri të Këshillit të Sigurimit. Në këtë mënyrë, Greqia i bashkohet aleatëve të saj evropianë për legjitimitetin e dërgimit të misionit civil evropian në Kosovë, që do të zëvendësojë UNMIK-un, në konjukturën më të vështirë të vendosjes së statusit dhe do të mishërojë në praktikë atë që thuhet se "Kosova është në radhë të parë çështje evropiane". "Në qarqet juridike dhe politike evropiane, ku aktualisht bëhen shumë diskutime për menaxhimin e situatës në Kosovë, gjykohet se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është e mjaftueshme për ndërmarrjen e një misioni të tillë", citohet të ketë thënë një burim i lartë i Ministrisë së Jashtme greke, duke e konsideruar të vetëkuptueshme gatishmërinë e Greqisë për t‘u përfshirë në të. http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35080
Vit i fokusimit në përhapjen e së vërtetës për Kos Written by Esat Stavileci Tuesday, 15 January 2008 I Në momentin kur mësova se jam laureat i çmimit “Intelektual i Vitit 2007”, më doli parasysh mendimi se :koha moderne nuk kerkon prej prej intelektualit që ai “t’ia gjeje asaj kuptimin e vërtetë”; të kundërtën, për intelektualin sot është çështje “jete a vdekjeje” se a do të jetë ai “në nivelin e atij kuptimi”. Edhe në Vitin 2007, sikur se edhe në disa vjet të tëra më parë, “nuk kam qëndruar duarkryq”. Kam reaguar, me fjalë dhe me shkrime, pothuaj se, për çdo ndodhi për dhe rreth nesh. Kam parapëlqyer që t’i analizoj rrjedhat, t’i parashikoj ato; t’i flas së sotmes, duke komunikuar edhe me të nesërmen. E pranoj se ndjenja e kënaqësisë që më ka krijuar marrja e këtij çmimi, i ka kapërcyer përmasat e kënaqësisë së rëndomtë, për faktin se çmimi arriti nga një organizatë që artikulon zërin e studentëve dhe të të rinjëve të Kosovës.Në përmasa me ndjenjën e kënaqësisë është edhe ndjenja e përgjegjësisë për të vazhduar me një mision të nisur i cili nuk shuhet, veçanërisht në kohët që provokojnë mendjen dhe mendimin e intelektualit krijues.Në të vërtetë, koha është,siç thuhet me të drejtë, “nga të gjithë kritikët, më i madhi, më gjeniali dhe më i pagabueshmi”. Ajo tek e cila arrihet më së vështiri, ka çmimin më të madh. Të kesh një vlerë dhe të arrish të të tregosh atë, do të thotë të kesh një vlerë të dyfisht, ndërsa të presësh që të tjerët të çmojnë atë, do të thotë të jetë vlerë e vërtetë. Megjithatë, nuk jetoj në iluzione se ajo është e tëra e kryer dhe e përkryer. Prandaj, çmimi që po më ndat sot, është vetëm një detyrim më shumë që jo vetëm të rris vlerën, por ta bëj edhe më të pranueshme. II Moto e angazhimit tim ishte se nuk është bërë shumë në përhapjen e së vërtetës për Kosovën. Jam fokusuar në të, sipas parimit se nuk ka dy të vërteta për Kosovën, se nuk ka dy bindje për një të vërtetë. Viti 2007 ishte një vit i pritjes së madhe të Kosovës dhe të shqiptarëve, ishte një vit i shpresës se rrjedhat e një procesi politik të nisur një vit më parë, do ta dërgojnë Kosovën në cakun e pritur.Kosova dhe shqiptarët “u sollën si në labirint”, ecën “shtrembër” për “të dalë në rrugë të drejtë”, prandaj nuk “arritën në cak”. Shpresa është vetvetiu një lloj fati.Sado që mund të t’i mashtrojë, ajo i mban gjallë njerëzit. Një prover tërjeq vërejtjen : “Kush rron me shpresë, vdes uni”. III Kam reaguar në rrjedhat e proceseve politike në Kosovë dhe,përgjithësisht, në hapësirën shqiptare.Kam tërhequr vërejtjen në shumë rrjedha, jo për të mbjellur skepticizëm, por për t’u mobilizuar kombëtarisht, në kohën kur kërcënon rreziku që të rritemi si popull, e të tkurremi si komb.Kam tërhequr vërejtjen se ndryshimi në mes të asaj që bëjmë dhe asaj që mund të bëjmë është akoma i madh, pa vra mendjen se Kosova ende “më shumë i ngjan fëmijës që sapo ka lindur, i dobët, dhe ende mbahet me infuzion”.Eshtë shumë e vërtetë se “ajo që rritet ngadalë, i reziston kohës”, por gjithashtu, është shumë e vërtetë se “gjitçka mund të degjenorohet, nëse nuk përparon”. Kam komunikuar me qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes, duke ua tërhequr vërejtjen se status quoja në Kosovë është e paqëndrueshme dhe duke argumentuar fuqishëm të drejtën për vetëvendosje dhe shtet të pavarur dhe sovran. Librin “E vërteta për Kosovën, argumente dhe fakte në mbështetje të pavarësisë së saj”, në anglisht, e kam shpërndarë nëpër botë. Kam kërkuar që diplomoacia shqiptare të kalojë në ofensivë, duke ia tërhequr vërejtjen se është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhet të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Ndaj negociatave kam mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke i konsideruar ato një “investim joekonomik” të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa Delegacionit të Kosovës i kam tërhequr vërejtjen se nuk guxon që prej “pavarësisë” së premtuar, të mos i sheh “dromcat” prej të cilave mund të gjymtohet ajo, sikurse që nuk duhet të shtiret i shurdhër sikur nuk po ndodh asgjë në pjesën veriore të Kosovës dhe që të ketë kujdesin e dihur që “në emër të barazisë” të mos vendos pabarazi, me privilegjet e pakufishme për pakicat. Drojën më të madhe e kam shprehur për mundësinë e vizatimit të “hartave të reja etnike” në emër të “procesit të decentralizimit”. Decentralizimin e kam parë dhe vazhdoj ta shoh si sfidën më të madhe për sigurimin e tërritorit unik dhe të ligjit unik në Kosovë. Kam tërhequr vërejtjen se me përkufizimin e statusit, problemet nuk do të përmbyllën, por ato do të hapen për zgjidhje.Prandaj, edhe porosia ime për Vitin 2008 është se pavarësia eventuale nuk do të jetë “ilaç i mjaftueshëm” për t’i përballuar sfidat me të cilat do të ndeshet Kosova. Natyrisht se një porosi e përbashkët u adresohet të gjithë shqiptarëve për “t’u bashkuar me një zë”, duke iu përkujtuar thënien e Konicës se “tragjedia si komb e shqiptarëve fillon te kulti i tyre për heroizmin vetjak, duke mos e vlerësuar domosdonë në kohët moderne të heroizmit të bashkuar si një popull i vetëm”. Kam qëndruar “jashtë”, por jo “larg” politikës. Mospërcaktimi im politik, në dukje të parë, është në fakt, një përcaktim shumë i qartë të cilin unë, edhe herave të tjera, e kam shprehur: nuk jam me asnjërin, sepse dua që të jem me të gjithë! IV E imja është që “të kuptoj nga rrethana” që “mezi kuptohen”; e imja është që të “njoh realitetin” që “mezi njihet”; e imja është që të “nxjerrë në pah” diçka që “mezi nxirret”.E imja është që “të nxis” mendimin e të tjerëve dhe që “të arsyetoj” ose të “vë në lëvizje” një veprim ose një qëndrim. Nuk kam asnjë arsye që këtë “terapi” të zëvëndësoj me një tjetër. V Në fund të fjalës, do të shkëpus dhjetë mendimet e mia më të shprehura në Vitin 2007. (1)Krahasimi i negociatave me lojën e futbollit nuk është i rastësishëm , për shkak se edhe vetë negociatat nuk ishin më shumë se një lojë, e cila i ka shërbyer bashkësisë ndërkombëtare pëqr t’i matur forcat e kundërshtarëve dhe për të arritur tek një përfundim i lojës, qoftë edhe “i kurdisur” prej gjyqëtarit. (2)Kosova ndien nevojënqë “të qëndrojë në këmbët e veta” dhe që “ta marrë vetën”.Nëse edhe më tej “do të mbahej për dore nga të tjerët”, do ta kërcënojë rreziku i krijimit të një mentaliteti i ri vartësie, nga i cili nuk do të mund të çlirohej shpejt. (3)Shqiptarët, si duket, duhet tëp resin edhe sa kohë që, pas 500 vjetësh “Lepe, pekej, Abej”, pas afro njëqind vjetësh “Razumem druzhe” dhe pas afro nëntë vjetësh “Yes, sir”, të kalojnë, përfundimisht në “Po, zotëri”. (4)Edhe sikur Kosova të konstituohej si shtet i shqiptarëve, “ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan, do të ishte më parë hendikap, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan”, duke pasur parasysh objektivin shekullor të tij për të jetuar i bashkuar. (5)Serbia, në vend se të pranojë veprimin e saj ilegal me të cilin me “të dyja këmbët”ka shkelur ligjin ndërkombëtar, me aneksimin e Kosovës, përdor një argument të paqëndrueshëm shkencërisht për “ta ruajtur sovranitetin mbi Kosovën” të cilin, siç dëshmojnë argumentet dhe faktet, e mbajti jolegjitimisht. (6)Na duhet, si buka dhe uji, një rreshtim kombëtar. Rruga nëpër të cilën do të duhej të ecnim është : jo partia përpara dhe, mbi të gjitha, por populli dhje kombi, para së gjithash, dhe , mbi të gjitha. (7)Aas shpallja e pavarësisë eventuale të Kosovës , por as njohja eventuale e jashtme e kësaj shpalljeje, “nuk e bën një entitet të pavarur”. Kusht kryesor “për pavarësinë është që autoritetet e entitetit që pretendon të jetë i pavarur kanë vendosur një kontroll efektiv të territorit, për të cilin autoritetet pretendojnë t’i takojë shtetit të tyre të pavarur”. (8)Prej Shqipërisë kërkohet që të mos bëjë atë që ka bërë dhe të bëjë atë që nuk ka bërë në lidhje me Kosovën dhe pavarësinë e saj; që të mos veprojë”, “siç e ka mësuar Evropa” që “të shfaqet e moderuar” rreth dhe në lidhje me procesin e statusit të Kosovës, por të kalojë në ofensivë, prej spektator në factor me ndikim. (9)Një kategori e politikanëve hyn në politikë për “t’i dhënë asaj idetë, konceptet dhe alternativat”, ndërsa tjetra është kategoria e politikanëve që hyn në politikë për të vetmin qëllim, “për të marrë prej saj”. Kosova ndien nevojën për të parët, të dytët nuk i duhen fare. (10)Duhet të pushojmë ta fajësojmë historinë dhe Evropën për padrejtësitë ndaj nesh, sepse ato janë ta pakontestueshme. Na duhet konsoldimi kombëtar që të mos na përsëritet e kaluara. Na duhen qëndrime të përbashkëta për çështje të përbashkëta.Sikur ende nuk po e ndiejmë nevojën që të veprojmë si një tërësi kombëtare. Këtë e kemi për borxh kombëtar të cilin ende nuk e kemi paguar. (FJALA ME RASTIN E MARRJES SE CMIMIT”INTELEKTUAL I VITIT 2007”) Sabri Selmani,Gjermani
Nata e Bardhë dhe gënjeshtra e Edi Ramës Nata e Bardhë dhe gënjeshtra e Edi Ramës Fitim Zekthi Nata e Bardhë edhe këtë 29 nëntor pati hapësirën e vet për të dëshmuar tërë shëmtinë e saj. Është viti i katërt që kjo krijesë e kryetarit të bashkisë vjen në Tiranë. Fillimisht, ky lloj manifestimi ka marrë jetë në Paris në 2002-in prej kryetarit të bashkisë atje, Bertrand Delonoe, dhe më pas është përhapur në disa qytete të mëdha të botës perëndimore. Nuit Blanche, në Paris dhe në çdo qytet ku ajo zhvillohet, është një manifestim kulturor dhe nuk bëhet në asnjë datë ku kalendari shënon festë dhe kjo datë nuk ka asnjë ngjyresë politike. Ky manifestim në ato vende ka për qëllim të bëjë më të rrokshëm, më të afërt për njerëzit artin. Një qëllim tjetër është vlerësimi i hapësirës urbane edhe si njësi ku arti është i pranishëm. Në Shqipëri, kryetari i bashkisë, Edi Rama, në një datë me ngjyresa të forta politike si 29 nëntori thërret njerëzit të festojnë në rrugët e qytetit Natën e Bardhë. Ideja e një manifestimi, ku arti bëhet më i rrokshëm nga njerëzit, sendërgjohet nga dalja në disa skena në rrugë e ca këngëtarëve që tunden para tufash të rinjsh, të cilët edhe ata tunden. Këngëtarët që tunden në skena nuk kanë lidhje me muzikën, është e qartë. Ata që dëgjojnë po ashtu. Nuk bëhet fjalë asfare për një manifestim ku arti bëhet më i rrokshëm apo hapësira urbane më pranë ndjesive njerëzore dhe artistike. Në një shesh, një grup veteranësh ngrohen pranë zjarrit dhe këndojnë këngë parrtizane, edhe këta si pjesë e manifestimit ‘Nata e Bardhë’. Pas orëve të para të darkës tufat e njerëzve vrapojnë në lokale ku vendet janë të pakta. Vendet janë të pakta dhe lokalet në Tiranë janë të pafundme. Një Natë të Bardhë të tillë, kinse manifestim artistik, në një qytet ku notat mesatare në shkollat e mesme janë pesat dhe ku katrat kanë një vend jo të vogël, e kupton vetëm kryetari i bashkisë. Turrja rrugëve, bllokimi i tyre, skenat qesharake me përqafime dhe bllokimi masiv i lokaleve nuk mund të mos e klasifikojnë këtë Natë të Bardhë të kryetarit të bashkisë në një shfaqje ku turma nis e merr uniformitetin e saj pasional. Është e kuptueshme, Edi Rama e kopjon në mënyrë të shëmtuar këtë gjetje franceze, sepse kërkon ta përdorë dhe ka përdorur këtë shëmti si mjet për të bërë politikë. Këtu jemi plotësisht në stilin e tij të të bërit politikë me mjete apolitike. Kryebashkiaku i Tiranës e ka stisur Natën e Bardhë këtu, neveritshëm, por me koordinatat që t’i kthejë njerëzit në turmë, sepse ai kësisoj gjen mundësinë të imponojë më mirë pikëpamjen e tij. Ai gjithëherë ka bërë politikë duke psikologjizuar dhe e ka bërë këtë, sepse psikologjizimi është rrugëdalja e vetme, kur mungon një ofertë reale, kur mungon një ide konkurruese dhe zotësia për ta realizuar atë. Kjo është një gjë e pranuar përfundimisht nga shkencat sociale. Edi Rama dikur e ka cilësuar Luftën Antifashiste një luftë vëllavrasëse, ku komunistët luftuan kundër kundërshtarëve politikë. Rama e ka cilësuar komunizmin një të keqe shumë më të madhe sesa pushtimi fashist. Ai madje është tallur keqas me veteranët dhe një veteran të quajtur Kadri e quante xha Cadri. Tashmë, atij i duhet të mbajë një qëndrim tjetër, duke e quajtur luftën një pishtar dhe se data e vendosur nga Enver Hoxha është data e vërtetë e çlirimit. Më anë tjetër, psikologjizimi në politikë është paralel me narcisizmin në politikë. Në rast se dikush mendon se ai është bërë për të drejtuar dhe në rast se mendon se ai ka ide për sukses në pushtet, atëherë kemi të bëjmë me narcisizëm në politikë. Nuk ka dyshim se Rama e ka ngulitur këtë ide te njerëzit e bashkisë dhe tek ata të PS së fundi, se ai ka ide për sukses të padiskutueshëm dhe se ai është i lindur për të drejtuar. Këtë gjë nuk ka asfare nevojë ta shoqërosh me shembuj. Është nevoja për të ruajtur të paprekur mendimin e ish-komunistëve dhe të veteranëve, madje për ta forcuar atë për luftën e madhe çlirimtare dhe për datën e kreut legjendar Hoxha, në një kohë kur dikur e mohuar, është ajo që çon te Nata e Bardhë e shëmtuar e rrugëve të Tiranës. Rama kështu bën politikë me këto mjete apolitike. As Athina, as Sofja, as Bukureshti, as Vjena, as Zyrihu etj., nuk kanë një manifestim të Natës së Bardhë. E kanë qytetet më të mëdha të botës, ku artet dhe muzeumet janë shumë pranë njerëzve dhe në ato ku kryebashkiakët kërkojnë që t’i bëjnë edhe më të forta këto lidhje. I turpshëm nuk është vetëm shëmtimi i idesë së Delonoe-s, e turpshme është edhe mbrojtja në këtë mënyrë e 29 nëntorit. Gjithnjë simbolet e komunizmit janë bazuar mbi gënjeshtër, sepse vetë komunizmi bazohet mbi gënjeshtër. Kështu është data e Revolucionit të Tetorit në Rusi. Kështu është krijimi i Partisë Komuniste në Shqipëri prej jugosllavëve, kështu është lufta e komunistëve në krah të Hitlerit, deri në çastin kur Gjermania sulmoi BS. E rrejshmja e Natës së Bardhë është edhe e urryeshme, sepse është e shëmtuar. Marre nga Gazeta Tema
KOSOVA NË DIMËR- DUKE PRITUR PRANVERËN… KOSOVA NË DIMËR- DUKE PRITUR PRANVERËN… Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë ”Ne po mbytemi në informacion dhe po vuajmë për njohuri.” -Radherford D. Roxhers Kosova në rregull- në dimër me mjegull… Pleqtë po thonë se jemi në arbain, tue dalë në hamsin… Kosova në dimër, si edhe në çdo stinë, terrin e ka mbi shpinë, ku shumica e shqiptarëve jeton në varfëri, duke u ngri, duke u mërdhi, duke e pritur të shkretën pavarësi… Për shqiptarët e ngratë-dimërat janë gjithmonë të gjatë. Për shqiptarët e Kosovës, në veçanti, dimërat e bardhë, për një shekull, nën Sërbi, ishin dimëra të zi… Për shqiptarët e shkretë, ky dimër i vitit 2008, nuk është aspak më i lehtë. Sipas politikanëve, Kosova po del në dritë, sepse për Kosovën çdo gjë është në rregull, por ky dimër po ka më shumë mjegull… Mjegull shpërndajnë politikanët vendor, hiç më pak edhe ata botërorë, nuk kanë dertë pse të gjithë u bënë horë… Tani, përsëri, presin si do të përfundojnë zdhedhjet në Sërbi, që ta ndezin dritën jeshile për pavarësi… ”Edhe pak e shpallim, atëherë, do ta kallim…” Sa e sa herë kanë premtuar, por gjithnjë kanë mashtruar…Caktojshin edhe data, por ju dolën të thata… Madje, njeri prej tyre, kinse shumë i informuar, thoshte me krenari, se edhe orën e di, me saktësi… Por, ajo orë, atij, ju thye n’dorë… Tani e thonë pa hile, nga Brukseli dhe Washingtoni, e presim dritën jeshile… Kur? Edhe pak e shpallim, atëherë, da ta kallim… Kush do ta shpallë? Do ta shpallin Institucionet, që kanë dalë nga akrobacionet… Do ta shpallë Kuvendi ose Parlamenti, që i merrë vendimet ngjeti, sepse kaq din i shkreti… George Fred Williams, (1852-1932), ishte Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe Mal të Zi, gjatë viteve 1913-1914, në librin e tij ” SHQIPTARËT”, përkthye nga anglishtja prej Shaban Ballës, botuar në Tiranë-Shtypshkronja “Dielli”, 1934, në ballinë të librit shkruan: “Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arsye në Sallat e Diplomacisë”. “Djali jem, ti nuk e din se me sa pak mëshirë qeveriset bota”. Deri më sot, të gjitha premtimet nga bota- ishin joshëse, por të kota, siç ishin imponimet për negociata, që ishin të thata… Të thata janë edhe premtimet për pavarësi, që po thonë se së shpejti da ta shpallim dhe kur ta shpallim- atëherë do ta kallim… ”PAVARËSI” NËN ROBËRI… Statusi i Kosovës tashmë është i zgjidhur, por Kosova do të mbetet me nyje e lidhur… Ardhja në Kosovë e Misionit të Bashkimit Europian –na jep me kuptue se Kosova s’është shtet e le më shtet sovran… Ky Mision, lum miku, është më i zi se UNMIK-u, sepse e ka për detyrë, kjo po dihet, me na mbikqyrë… Por, para se me ardhë, para se m’u vendos, do t’na bën një thirrje, një kërkesë, një ftesë, kinse Kosova vetë po e fton, që ai mission t’na rehaton… Institucionet e Kosovës, të zgjedhura nga OSBE-ja, edhe pse janë në kaos, do t’bëjnë çmos, që ky mission, sa më shpejtë, në Kosovë m’u vendos… Kosova me t’ardhme europiane… Kur Misioni Civil (Policor) i Bashkimit Europian në Kosovë të vendoset, atëherë ç’ështja e Kosovës do të vuloset. Do të vuloset sepse Kosova s’është shtet, sepse s’ka sovranitet, por, do të thonë, s’ka dert… S’ka dert që Kosova s’është sovrane, kryesorja është se Kosova ka t’ardhme europiane… Por, a mund të ketë Kosova t’ardhme europiane nëse nuk është shtet, nëse nuk ka sovranitet? Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, para deputetëve të Parlamentit Europian, tha: “Misionet e tilla nuk dërgohen në shtete që janë të pavarura dhe ndërkombëtarisht të njohura”. Ne po mbytemi në informacion dhe po vuajmë për njohuri, thoshte Radherford D. Roxhers. Pak njohuri për ”Pavarësi”… Se Kosova do të ketë “Pavarësi” - këte e di çdo fëmi… Por, për të pasur njohuri, duhet ditur thelbi i tij. Thelbi i asaj që po quhet “pavarësi” - është një mashtrim i ri, është sikur me na qitë pluhur a hi në sy… “Djali jem, ti nuk e din se me sa pak mëshirë qeveriset bota”, e le më Kosova… Kosova do të ketë “pavarësi” sipas propozimit të M. Ahtisaarit, por do të qeveriset prej Misionit të ri të Bashkimit Europian…, dhe ne do ta quejm “shtet sovran”… Në Pakon e Ahtisaarit shkruan: 1. Prania Civile Ndërkombëtare (ICR) dhe jo Kuvendi i zgjedhur i Kosovës, do të jetë “autoriteti përfundimtar për interpretimin e Marrëveshjes” (Parimet e Përgjithshme, Neni:123, Aneksi IX, neni 21.a.) Pra, Prania Civile Ndërkombëtare është autoriteti përfundimtar, që “pavarësinë” e interpreton siç ajo dëshiron… Kurse në Draftkushtetutën e Kosovës shkruan: “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike…” Pra, sipas Kushtetutës së Kosovës, që i ka fry “autoriteti përfundimtar” në Kosovë s’ka më shqiptar… Shqiptarët do të shndrrohen në shoqëri, që do t’i kenë simbolet në këtë “pavarësi”… Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, sipas Kushtetutës, janë: flamuri, stema dhe hymni, që pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj… Pra, në Kosovën e “Pavarur” çdo gjë do të jetë e varur, e varur në karakterin shumetnik, kurse Republika e Kosovës do të jetë shtet laik dhe e paanshme në çështjet e besimeve fetare… E paanshme në çështjet e besimeve fetare, shkruan në “kushtetutën kosovare”, por kjo është hajgare dhe nuk qëndron fare… Nuk qëndron fare sepse 45 kisha dhe manastire ortodokse do të kenë zona të veçanta, të mbrojtura, të siguruara, me teritore të zgjeruara dhe tej mase të priviligjuara…. Së shpejti “Pavarësinë” do ta shpallim –atëherë do ta kallim… Pastaj do të dëgjojmë detajet e një fitoreje… Sapo të dëgjoni detajet e një fitoreje, thoshte Sartri, është vështirë ta dalloni atë nga një humbje. Paraqet,Sabri Selmani-Gjermani
Zbulohen 3 miliard barila nafte ne Shqiperi Zbulohen rezerva nafte në Shqipëri, 3 miliardë fuçi Studimi i amerikanëve për Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut Rezervat e naftës në Shqipëri janë shumë më të mëdha nga sa mendohej deri më tani. Në këtë përfundim ka arritur një kompani shumëkombëshe me qendër në Amerikë, e cila ka studiuar zonën e Shqipërisë së Mesme dhe atë të Veriut duke konkluduar se në këto zona ekziston një rezervë nafte prej gati 3 miliardë fucish. Gustavson Associates LLC, një kompanie njohur në studimet 3 dimensoniale, ka arritur në përfundimin se në nëntokën e kësaj zone ekzistojnë edhe 3 trilion rezerva gazi natyror. Amerikanët e kanë kryer këtë studim për llogari të kompanisë zviceriane, manas Petroleum, që ka të drejtën për shfrytëzimin e kësaj zone. Vlerësimi është bërë në blloqet A, B, D. Këto blloqe përshijnë një sipërfaqe prej rreth 4 mijë kilometrash katrorë. Ata shtrihen nga Durrësi deri në Shkodër. Qeveria shqiptare ja kishte dhënë të drejtën për kërkime në këtë zonë, më parë, gjigandit Shell Oil dhe Corporex. Por ky i fundit pasi shpenzoi më shumë se 25 milionë dollarë për kërkimet u tërhoq, menjëherë pas shpërthimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999. Shell Oil kishte vlerësuar se rezervat e rekuperueshme të naftës në këto zonë ishin mbi 820 milionë fucci, shifër kjo që sipas studimit të ri është dukshëm më e madhe. Me ccmimet aktuale të naftës në bursat ndërkombëtare shifra që del nga shfrytëzimi i këtij venburimi është shumë e madhe. Në fakt nafta bruto shqiptare tregtohet kryesisht në Itali me një ccmim prej rreth 50 dollarë për fucci për shkak se sipas ekspertëve kjo naftë ka një cilësi jo të mirë. Por edhe me këto ccmime vlera totale e naftës së nxjerrë në blloqet A, B, D dhe E do të shkonte në rreth 32 miliardë dollarë. Diosa prej ekspertëve vendas kanë parë rritjen e prodhimit vendas të naftës si rrugën më të mirë për të amortizuar goditjen e madhe që po merr ekonomia nga rritja e ccmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Por në fakt rezervat e naftës kanë një rëndësi strategjike më të madhe se kaq, pasi ato do të ndihmonin Shqipërinë të zbuste efektet e krizës ndërkombëtare të ccmimeve të naftës. Vendi ynë është ndër të paktën në rajon që ka rezerva të konsiderueshme nafte. Ekspertët e konsiderojnë këtë si një avantazh krahasues që Shqipëria ka ndaj vendeve të rajonit, shumica e të cilave nuk disponojnë rezerva nafte. Kërkimet Që nga viti 1990, vendi është ndarë në disa zona, të cilat iu janë dhënë për shfrytëzim kompanive të huaja. Por, nga një vend eksportues deri më 1989-n, tashmë Shqipëria detyrohet të importojë 73% të nevojave të saj për naftë. Kjo edhe për arsyen se dy vitet e fundit një pjesë e mirë prodhimit vendas po ikën për eksport. Kanadezja Bankers Petroleum, që prodhon naftë në vendburimin e Patos-Marinzës në bazë të një marrëveshje koncesionare po eksporton më shumë se gjysmën e prodhimit të saj në vendin fqinjë Itali. Ndërsa kompanitë e tjera koncesionare nuk ushtrojnë aktivitet nxjerrës. Në 15 vjetët e fundit, licenca për këtë qëllim u janë dhënë kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave të Bankës Botërore, janë kryer shpime në 4 666 puse nafte, nga të cilat 3 123 janë operative, ndërsa 981 të tjera janë mbyllur apo braktisur.
Shqipëria është Iliria e vjetër dhe Epiri i Greqis Nga: Mid’hat Frashëri Shqipëria është Iliria e vjetër dhe Epiri i Greqisë Qysh nga ardhja e turqve në Europë, Epirika qenë konsideruar si një pjesë e Greqisë aop e Shqipërisë? Tek një autor me origjinë greke Teodore Spandugino Cantacuscuino, në një histori mbi origjinën e Turqisë, ne lexojmë pjesët e mëposhtme: “Perandori Cantasuzene zgjodhi në Janinë një njeri nga shtëpia Spata dhe e bëri nën - dhespot dhe guvernator so bashku me një Musak Topia nga tëcilët njëri qëndroi në Janinë që ishte kryeqyteti i mbretërisë së Shqipërisë.” “Janina, e cila ishte një vend i fortë, ka qenë kryeqyteti i gjithë Shqipërisë.” “Amurati, që ishte në gatishmëri, pa pritur më gjatë, hyri në Shqipëri dhe pushtoi Artën.” Pra, jo vetëm Janina por edhe Arta konsiderohej si territor shqiptar. Për më tepër Sansovino në faqen 302 na tregon se në kohën e ardhjes së turqve e gjithë Maqedonia quhej Shqipëri sepse banorët e saj flisnin shqip duke u shtrirë nga Thesalia deri në Dalmaci, kufizuar në Lindje nga lumi Strimon dhe shtatë liqenet e tij të mrekullueshëm. Domethënë qysh nga koha e ardhjes së turqve, Epiri shqiptar nuk ishte aspak grek përkundrazi mund të thuash se një pjesë e madhe e Greqisë ishte shqiptare dhe se turqve iu desh të luftonin në Greqi jo vetëm kundër princëve vendas por kundër princëve shqiptarë. Mbas pushtimit turk dhe gjatë shekujve modernë a ka pësuar ndryshime fizionomia etnografike e Epirit? Nuk e besojmë. Turqit e kanë konsideruar Epirin si një tokë shqiptare dhe historianët e tyre e përshkruajnë këtë rajon meemrin arnautllëk (Shqipëri) kurdoherë kur flitet për Himarën, Delvinën, Pargën, Janinën ose Prevezën. E tillë është konsideruar ajo edhe nga misionarët katolikë të Romës, për të cilët Epiri formonte vazhdimësinë jugore të Shqipërisë. Një dokument interesant i ruajtur në arkivat “Propaganda Fide” të Romës, që daton më 1703 dhe është dërguar nga peshkopi i Antivarit Mgr Vincenzo Zmaviewich, një slloven i lindur në Perasto, përcakton kufijtë e Shqiprisë që shtrihet nga Antiveri dhe Dulcigno deri në gjirin e Artës në jug (Italisht në tekst). “Shqipria.. e vënë nën zgjedhë nga turqit, e kufizuar me Maqedoninë dheEpirin si dhe me një pjesë të mirë të skajit të Dalmacisë, zë sot gjtihë atë pjesë bregdetare që ndodhet ndërmjet Postroviçit, kufiri i fundit i republikës Venete dhe gjirit Ambarkisë, i quajtur liqeni Arta duke përfshirë me emrin Shqipëri jo vetëm qytetin Tivari dhe Ulqini, pranë Dalmacisë, por edhe gjtihë Epirin qështrihet nga Vlora deri në Arta si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë. Pra, Epiri përshkruhet vetëm si pjesë, si një provincë e Shqipërisë, si Toscana në Puglia në Itali, si Gaskonje ose Provence në Francë. Për dijetarët modernë kjo çështje qëndron vetëm kështu dhe jo ndryshe. Në botimin e tretë të vitit 1778 në Gjenevë të Enciklopedisë nga Didero dhe Dalembert, në artikullin “Shqipëria”, ky vend përshkruhet i kufizuar: “... në perëndim nga gjiri i Venecias, në veri nga Dalmacia dhe Bosnja, në lindje nga Maqedonia dhe një pjesë e Thesalisë, ndërsa në Jug nga Achaie ose Livadie. Me emrin Shqipëri kuptohet Iliria e vjetër dhe Epiri i Greqisë...” Gjatë gjysmë - pavarësisë së Ali Pashës, Epiri ka qenë konsideruar vetëm si një pjesë integrale e Shqipërisë dhe francezi Mark Bruere des Rivaux s’ka bërë gjë tjetër veçse ka thënë një të vërtetë të thjeshtë kur i spjegonte Ali Pashës së Janinës se “me Epir kuptohet e gjithë hapësira e banur prej arnautëve ose shqiptarëve me përjashtim të Maqedonisë ku ishte vendosur pashallëku i Shkodrës.” Mbas luftës ruso - turke të vitit 1877, atëhere kur projektohej copëtimi i Turqisë, në një seancë të kongresit të Berlinit u propozua me shumë “bujari” nga Franca që t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë së Jugut që shkonte nga Preveza deri në luginën e lumit Kalamas. Ky ishte një territor shqiptar por në atë kohë mendohej vetëm për shtete tashmë të pavarur dhe ishte e natyrshme që të mohohej egzistenca e një kombësie tjetër aty. Shqiptarët u revoltuan kundër një dhunimi të tillë të të drejtave të tyre kombëtare. Ata protestuan kundër kësaj padrejtësie dhe e famshmja Lidhja e Prizrenit, që shtrihej nga Shkodra deri në Prevezë, mori pjesë aktive në këtë çështje duke dërguar një mision në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Përkundrejt këtij manifestimi krejt të ligjshëm dhe me gjithë demostrimet dhe qëndrimet qesharake të Greqisë, gjyqi evropian e dha verdiktin e vet dhe nuk pranoi t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë. Sabri Selmani
Rryma Politike Katolike Shqiptare Rryma Politike Katolike Shqiptare Shkruan prof.Dr.Hysamedin Ferraj Fondamentalizmi katolikocentrist po bëhet secilën herë më iracional ndër shqiptarët ose thënë më popullorçe, katolikocentrizmin po e lënë mendtë. E kanë lënë mendtë jo pse bën thirrje që njërzit me përkatësi të tjera fetare të kthehen në katolikë, sepse përfaqësuesit e çdo besimi i ftojnë të tjerët të përqafojnë besimin e vet. Por e kanë lënë mendë, së pari, sepse tregohet më agresiv se e ka fuqinë e kjo i kthehet si bumerang në dëm të vet dhe, së dyti, sepse këtë thirrje përpiqen ta arsyetojnë më një ‘reason d’nation’, më arsye kombëtare. Prandaj, në këtë shkrim do të tregohet në vija mjaft të përgjithshme se si brenda katolicizmit në shkeuj ka ekzistuar një rrymë politiko-fetare që u ka sjellë dëme të mëdha shqiptarëve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste është vazhdim i kësaj rryme; se si përpjekja për të legjitimuar veprimtarinë e vetë me ‘arsyen kombëtare’ është krejt iracionale etj. Por para se të shqyrtohen këto çështje me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve, nga konceptimi dhe qëndrimi ndaj të cilave varet shumë nëse shqiptarët do të bëjnë një jetë më të mirë apo edhe më të keqe le të fillohet si hyrje me një dukuri të çuditshme të ditëve më të fundit. Çuditja me të çuditurit Për median, analistët, ‘intelektualët’ dhe forcat ‘politike’ në Shqipëri u duk si një çudi, si një rrufe në të kthjellët shpërndarja e një trakti antimysliman në Shkodër dhe një shpërthim pranë bustit të Gjergj Fishtës. Por, për t’u çuditur është vetëm me këtë çuditje të ‘politikanëve’, ‘analistëve’, ‘intelektualëve’ dhe medias shqiptare. Në Shqipëri ka dhjetë vjet që shpërndahen ‘trakte’ si ky që u shpërnda në Shkodër, shpërndahen legalisht në dhjetramijë kopje, në gjithë vendin, në gazetat më të mëdha të vendit, në gazetat e forcave kryesore ‘politike’ dhe në gazetat ‘e pavarura’, shkruhen e shpërndahen libra qindra faqesh e mijëra kopjesh, transmetohen emisione televizive e rediofonike. Veç disa intelektualëve dhe veprimtarëve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’, dhe veçanërisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kësaj fushate antimyslimane nuk ka kundërvepruar gati askush. Ndërsa tani ‘analistët’, ‘intelektualët’, media, ‘politikanët’ çuditen e bëjnë zhurmë për një trakt të shpërndarë ilegalisht, vetëm në një qytet dhe vetëm në disa qindra, ndoshta mijëra kopje. Në trakt nuk ka asnjë ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti më të madh se në artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike që të ngjallnin reagim më të madh se keto. Trakti bën thirrje për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik ‘për arsye kombëtare’; nxitë urrejtje ndaj islamit si besim; e lidh besimin islam dhe institucinet e tij (xhamitë etj.) me terrorizmin ‘fondamentalist islamik’; glorifikon disa figura katolike; bën thirrje të largohen nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar e të Lidhjes Shqiptare të Prizerenti si Ymer Prizereni, Sami Frashëri etj. Por të gjitha këto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtës janë shfaqë legalisht, publikisht në gazeta, libra, media elektronike etj., që dhjetë vjetë në Shqipëri. Trakte si ky dhe ide si këto janë shkruar nga shkrimtarë, studiues, politikanë, gazetarë të njohur e të panjohur. Kështu, thirrjen për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik, ashtu si në trakt, ka mbi dhjetë vjetë që e ka bërë Ismail Kadare. Ai është pasuar nga një varg paseusish të njohur e të panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare dhe pasuesit e tij janë përpjekë të legjitimojnë thirrjen prozelitike me ‘arsyen kombëtare’: se Evropa nuk na mbështetë pa u kthyer në katolik. Trakti, siç u tha, e lidhë besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin ‘forndamentalist islamik’. Por këtë e ka bërë gati që dhjetë vjet më parë Neshat Tozaj në gazetën “Zëri i Popullit” (10.1.1995) në artikullin “Shqipëria një depo municioni islamik?” dhe para e mbas tij kjo ka qenë propagandë e përditshme e shtypit në Shqipëri. E gjithë kjo propagandë antimyslimane është përmbledhë e shpërnda në Shqipëri në një libër prej 330 faqesh të shkruar nga Kastriot Myftaraj: “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”, dhe është vënë në qarkullim njëkohësisht me hedhjen në qarkullim të traktit në Kosovë. Ngjashëmria ndërmjet traktit dhe librit është fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhë besimin islam me terrorizmin. Ashtu si trakti edhe Myftaraj bën thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve (gegë) në katolik duke e bazuar në ‘arsyen kombëtare’, sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim. Shqiptarët ndodhen para alternativës: ‘ose islamin, ose shtetin e bashkum nacional shqiptar’ (ff. 91). Ashtu, dhe më vrazhdë se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon përmbajtjen e islamit. Sipas traktit ‘feja islame është fe e dhunës, krimit, drogës, prostitucionit dhe prapambeturisë’. Sipas Myftarajt feja islame është fe e poshtnimit njerëzor: “Që islami është fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adoptu për ritin e faljes, ranien përmbys” (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame është totalitariste dhe fashiste: “islami në thelbin e vet asht një fe totalitariste” (f.110 etj.) dhe fashiste (ff.111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qëndrore kombëtare të shqiptarëve. Trakti u bën thirrje shqiptarëve: “mos shkoni pas mashtrimeve të dijetarëve të rrejshëm të asaj kohe, të homoseksualëve siç ishin Sami Frashëri, Ymer Prizereni etj.”. Edhe Myftaraj në librin e vet sulmon përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar, veçanërisht Hasan Prishtinën (ff.277; 301 etj.) që vijoi programin e Pashko Vasës, Sami Frashërit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myfatrajt glorifikon figurat politike sipas kriterit fetar katolik. Sipas traktit: “edhe një herë ju ftojmë të ktheheni tek burimorja – tek feja e të parëve e të mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Pjetër Bogdanin”. Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin dhe, natyrisht, nënë Terezën, të cilës, i ka kushtuar një libër tjetër të plotë. Megjithëse më i vrazhdë, me më shumë shpifje dhe urrejtje ndërfetare dhe në më shumë kopje e faqe se trakti, ndaj librit të Myftarajt dhe njerëzve që kanë filluar ta shpërndajnë ‘fshehurazi’ si trakt nuk kanë reaguar negativisht as media, as politikanët, as intelektualët veç disa njerëzve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’. Teza si të traktit e të librit të Myftarajt kanë hedhë vetë politikanët më me ndikim në jetën fatkeqe të shqiptarëve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj të shkruante librin ku përpiqet të fshij historinë mbi 500 vjeçare shqiptare duke e thjeshtuar në histori vetëm të katolikëve, Fatos Nano, pat bërë thirrjen “të fshihen 555 vjet histori të shqiptarëve”. Në përgjigje të kësaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshëm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i është vënë punës menjëherë të fshij 555 vjet të historisë shqiptare, punë të cilën e ka përfunduar në librin “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” disa muaj mbas thirrjes së Nanos. Edhe Sali Berisha në ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezën e Nanos për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe jetë shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar është flamur i krishterimit duke e tjetërsuar kështu falmurin kombëtar të shqiptarëve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kështu, sipas tij, del se Shqipëria përfaqësohet në OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, përkatësinë evropiane të shqiptarëve Berisha u përpoq ta mbështesë në një element të vetëm kulturor, në fenë katolike. Sipas Berishës prova se shqiptarët janë evropian është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Pernadorinë Bizantine. Ashtu, si Nano, si Berisha, që të dy, mendojnë se për të dëshmuar përkatësinë evropianë të shqiptarëve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi të gjitha, jetë e shqiptarëve, për t’u rilidhë me periudhën e Perandorisë Bizantine. Nuk është aq e rëndësishme se tezat e Berishës nuk janë të sakta: a) se në kohën e vet flamuri i sotëm shqiptar ka qenë flamur i vetëm një princi shqiptar (Skënderbeut), meqenëse principatat e tjera kishin flamujt e vet dhe, b) as në kohën e Skënderbeut, dhe aq më pak sot, flamuri nuk kishte asnjë simbol fetar sepse përbëhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jokristian). Po ashtu shqiptarët nuk kanë qenë në shumicë katolike, dhe as të vetmit, as në periudhën e Perandorisë Bizantine. Shqetësimi i Berishës nuk është saktësia e pohimeve, por programi politik që bartin e mbështesin. Prandaj për ‘eruditin’ Berisha, nuk është kryesore padituria e tij. E rëndësishme është se nga pohimet e Berishës provohet: a) se Berisha ose i është nënshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka përbrendësuar vetë ndjenjat dhe qëndrimet katolikocentriste. b) E rëndësishme është se edhe Berisha i bashkohet thirrjes së Nanos për të fshi 555 vjet histori e jetë shqiptare që të kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rëndësishme është se me ndikimin që ka Berisha në Partinë Demokratike e ka kaluar këtë parti në programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinë e Nanos sipas modelit të bashkimit të Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pëllumbin (katolik), e krsitianizmit (katolicizëm + ortodoksizëm) kundër myslimanizmit, çka shpejgon edhe dashurinë e veçantë të PD e Berishës për Plasarin. Mbas gjithë kësaj veprimtarie antimyslimane dhjetvejçare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike është çudi të çuditesh për një trakt që, në krahasim me to, është i parëndësishëm. Dhe çudia me të çuditurit vërtetë ka bazë, sepse të çuditurit vetë kanë shkruar e shpërndarë ‘trakte’ d.m.th. libra, gazeta, emisione në median elektronike dhe në programet politike partiake e jopartiake njëlloj si trakti i fotokopjuar. Çudia bëhet edhe më e madhe sepse gazeta ‘Rimëkëmbja’ (15.1.2001) e kishte botuar traktin mbas shpërndarjes në Kosovë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij duke treguar edhe njëherë se është shumq para gjithë të tjerëve në konstatimin e vprimtarive antishqiptare dhe në luftën kundër tyre. Kundërshtim dhe vijim i traktit Media dhe politikanët u treguan të ndjeshëm ndaj një trakti të hedhur ilegalisht, në pak kopje dhe jo më konfliktuoz a antimysliman se shkrimet e vetë medias dhe mendimet e politikanve kryesor. Por në reagimet kundërshtuese konstatohej edhe njafër vazhdimi i propagandës së traktit. Këtu nuk është vendi të analizohen të gjitha ‘kundërshtimet’ dhe vazhdimet e traktit nga media shqiptare, por vetëm do të paraqiten vetëm disa të tilla sa për të tërheqë vëmendjen e të interesuarve dhe veçanërisht shqiptarëve. Kështu, të ngarkuarit nga shteti për të luftuar veprimtaritë antishqiptare, policia dhe organe të tjera, u duken krejt të befasuara nga shpërndarja e traktit. Shpërndarjen e traktit fillimisht e morën si diçka joserioze dhe si lojë adoleshentësh: “autoritetet policore fillimisht deshën ta kalojnë ngjarjen pa bujë. ‘Ka shumë mundësi që të ketë qenë një lojë adoleshentësh’ – u shpreh të dielën pasdite një nga krerët e Rendit” (“Ballkan”, 12.02.2002, f.9). Ka dy mundësi: Ose krerët e rendit ishin vërtetë të befuasuar, nuk e kishin pritë këtë veprimtari, dhe atëherë mbajnë përgjegjësi (edhe ligjore) pse nuk kanë informacion për veprimtaritë antishqiptare me karakter politiko-fetar. Kjo përgjegjësi nuk mund të anashkalohet sepse janë organe të ngarkuara, sepcializuara e të paguara për të zbuluar këto veprimtari edhe kur askush tjetër mund të mos di gjë për to. Sepse, siç u tha më lartë, kjo është një veprimtari e dendur dhe legale në Shqipëri që dhjetë vjet e se, për më tepër, gazeta ‘Rimëkëmbja’ pa qenë organ i specializuar dhe me mundësitë e organeve shtetërore për zublimin e këso lloj veprimtarishë edhe e kishte botuar traktin, edhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij. Ose, mundësia e dytë, dhe më e besushme mbetet mundësia që organet shtetërore të kenë pasë dijeni për këto veprimtari, por janë përpjekë ta fshehin atë, ta quajnë ‘lojë adoleshentësh’ për ta mbrojtë duke dëshmuar kështu se janë bashkëpunëtor me shpërndarësit e trakteve dhe të antimyslimanizmit. Edhe media, ndonëse në dukje e kundërshtoj zhurmëshëm, gjeti mënyra ta vazhdoj politikën e traktit. Kështu ndryshe nga rastet që kur shprehen kundër myslimanizmit ‘gazetarët’, ‘politikanët’ e ‘intelektualët’ përdorin gjithnjë emërtimi ‘fondamentalizëm islamik’, për traktin katolik që shfaqej aq vrazhdë e dhunshëm kundër myslimanizmit thuhej vetëm ‘trakt fondamentalist’ pa cilësorin katolik. Në editorialin e gazetës “Ballkan” 12.02.2002) shkruhej: “Fondamentalizmi i pafshehur, me stil të hapur dhe arrogant u shfaq të dielën, kur një trakt...”. Editorialisti nuk dëshiron (ndoshta nuk guxon) të thotë ‘fandamentalizmi katolik’ por e le pa cilësor, thjesht fondamentalizëm, sikur të ishte fondamentalizëm ekologjistësh, a budistësh, a alienësh etj. Editorialisti ka frikë nga përdorimi ose se mos futet në perdorim termi i saktë që i përgjigjet veprimtarisë katolikocentriste shqiptare: fondamentalizëm katolik. Gazeta që gati me zor dhe kundër vullnetit e shprehi kundërshtimin ndaj traktit dhe politikës së tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisë Demokratike, ‘Rilindja Demokratike’. Kështu, derisa gati gjithë gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe ‘kundërshtimi’ rrezikut që paraqet politika e traktit, RD i kishte dhënë vetëm gjysëm faqeje dhe atë vetëm me deklarat të thata e formale të drejtuesve lokal të PD-ës. Ky qëndrim i gazetës është shprehje e politikës së Berishës për të parë falmurin shqiptar si falmur të katolicizmit. “Analistët’ e gazetës ‘Korrieri” si përherë edhe të paaftë edhe keqdashës ndaj shqiptarëve e shpjegojnë shpërndarjen e traktit me krizën qeveritare: “Këtë herë kjo mund të shpjegohet me krizën qeveritare apo me masat shtërnguese të policisë për kriminalitetin në këtë zonë” (12.02. 2002, f.11). “Korrieri” kështu përpiqet të fsheh propagandën antimyslimane dhjetëvjeçare në të cilën vetë kjo gazetë përpiqet të ze vend të parë. Propaganda dhjetëvjeçare nuk mund të shpjegohet me krizën qeveritare të kohëve të fundit. As thirrjet e Nanos për të fshi historinë 555 vjeçare të shqiptarëve, as tjetërsimi i flamurit nga Berisha, as thirrjet për konvertim në katolik dhe presioni arrogant ndaj myslimanëve nga ana e Kadaresë, Tozajt, Blushit, Mirditës, Sedajt etj., etj., filluar para dhjetë vjetësh e përsëritë gati çdo ditë nga gazetat dhe media elektronike nuk mund të shpjegohen me krizën e fundit qeveritare. Por analistët e “Korrierit” dihet se janë edhe keqdashës, edhe të paaftë. ‘Korrieri” ashtu si trakti bën vetë propagandë fetare kur poetin kombëtar Gjergj Fishtën e quan përfaqësues të fesë kristiane: ‘u hodh një granatë pranë një monumenti të një përfaqësuesi të fesë kristiane’ (“Korrieri, 12.02.2002). Gjergj Fishta për shqiptarët nuk është përfaqësues i fesë kristiane, por është përjetuar si përfaqësue i nacionalizmit shqiptar dhe është mbështetë nga myslimanët po aq sa nga katolikët me prirje nacionaliste. Pse sulmohet Fishta nga katolikët? Si organet shtetërore, si komentatorët e ndryshëm traktit dhe shpërthimit afër bustit të Fishtës bashkohëshin në konstatimin se të dy veprimet janë kryer nga e njëjta qendër. Kjo është një qëndrim i drejtë i tyre, në ndryshim nga qëndrimet e tjera si vijimi i traktit duke ‘e kundërshtuar’ apo përpjekje për mbrojtjen e tij (tyre) që u përmenden më lartë. Çka mbetet për t’u shpjeguar, megjithkëtë, është pyetja se pse rryma fondamentaliste katolikocentriste e sulmon Fishtën. Përgjigja në këtë pyetje kërkon njëfarë njohurie të përgjithshme të rrymave politike brenda vetë katolicizmit shqiptar. Përgatiti:Sabri Selmani Gjermani
Tashme edhe gazeta Zagoria on line Qe nga data 3 janar ndodhet ne internet edhe gazeta zagoria. Perfaqesuese e shoqates atdhetare kulturore jofitimprurese 'Cajupi'. Ketu mund te gjeni te gjitha lajmet e fundit dhe lajmet nga krahina e Zagories. Ftoj te gjithe zagoritet kudo qe ndodhen por jo vetem ata qe te regjistrohen dhe te behen pjese e gazetes. Me shpresen s te gjithe do te na vizitoni ju ftojme te jepni sygjerimet tuaja dhe pse jo edhe kritika rreth kesaj faqeje. Klikoni mbi kete link: http://www.gazetazagoria.com Me respekte administartori i faqes.
Top