Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
VORIO- EPIRI, NJË ËNDËRR NË ARKIVOL VORIO- EPIRI, NJË ËNDËRR NË ARKIVOL Nga, Xhsvit SHALA Kriza e zhvarrimeve dhe përpjekjet për ndërtimin e tre maozelumeve përgjatë vijës imagjinare të territorit vori-epiriot, tregoi qartë se Kisha dhe segmente të politikës greke, nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre për Vorio- Epirin... Kriza e zhvarrimeve dhe përpjekjet për ndërtimin e tre maozelumeve përgjatë vijës imagjinare të territorit vori-epiriot, tregoi qartë se Kisha dhe segmente të politikës greke, nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre për Vorio- Epirin dhe se veprimtaria e tyre vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare. Përfshirja e segmenteve zyrtare të Kishës Autoqefale Shqiptare në mision sekret zhvarrimesh të paligjshme dhe fshehje arkivolesh të paidentifikuara, mosbindja e tyre e hapur ndaj agjensive ligjzbatuese shqiptare, kanë vënë seriozisht në dyshim autoqefalinë e kësaj kishe. Kriza tregoi gjithashtu se papërgjegjshmëria e strukturave të pushtetit vendor në terren ju ka krijuar hapësira veprimi qarqeve shoviniste greke. Kriza e zhvarrimeve, e shkaktuar nga gërmimi antiligjor në varrezat e vjetra në fshatin Kosinë të Përmetit, nuk është thjesht vepër e një prifti të marrë dhe e një konsulli, të cilët duket se do të paguajnë faturën për dekonspirimin dhe mospërmbushjen me sukses të atij misioni. Më shumë se sa një incident midis Shqipërisë dhe Greqisë, ajo tregon krizën që po përjetojnë segmente të caktuara nacionaliste, politike dhe fetare greke. Në prag të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe të fillimit të ndërkombëtarizimit të çështjes çame, këto segmente po nguten për të gjetur rrugët, format dhe metodat që, ëndrrën në sirtar të Vorio- Epirit, ta materializojnë sa më shpejt, duke synuar, si fillim, autonominë e tij. Nervozizmi i këtyre qarqeve shtohet sidomos kur mendojnë se fuqizimi i faktorit shqiptar në Ballkan dhe integrimi euroatllantik i tyre, do ta kthejë Vorio- Epirin një ëndërr jo më në sirtar, por një ëndërr në arkivol. Synimi për Vorio-Epirin Synimi për Vorio- Epirin është një strategji afatgjatë antishqiptare, herë zyrtare e herë gjysmë zyrtare. Qëllimi i tyre është përgatitja e kushteve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut apo Vorio- Epirit, siç e quajnë grekët. Ajo është pjesë e Megaloidesë, e strategjise helene për zgjerimin e territoreve në kurriz të fqinjëve të saj, strategji e vjetër kjo sa vetë shteti grek. Pretendimi për Vorio- Epirin është mbajtur vazhdimisht gjallë nga Kisha Ortodokse Greke. Me parimin e saj të fesë-komb, kjo Kishe që në periudhat e hershme, para dhe pas themelimit të shtetit shqiptar, ka synuar helenizimin e besimtarëve ortodoksë shqiptarë e aneksimin e jugut të Shqipërisë. Duke përfituar nga fraxhiliteti i shtetit të sapokrijuar shqiptar dhe pas presionit në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921, grekët arritën të ndërkombëtarizojnë çështjen e të ashtuquajturit Vorio- Epir. Krijimi më pas i Mbretërisë Shqiptare dhe Kishës Autoqefale Shqiptare, e kufizoi dukshëm rolin e qarqeve shoviniste greke në Jug të vendit. Mjaft pozitivisht ndikuan dhe përpjekjet madhore të Nolit e patriotëve të tjerë shqiptar për krijimin e identitetit shqiptar të besimtarëve ortodok, duke përkthyer gjithë literaturën e ndryshuar në shqip liturgjinë. Megjithatë, kisha greke nuk e pushoi aktivitetin e saj në dëm të interesave shqiptare.Dëbimi në vitin 1929 nga Shqipëria, me urdhër të kryeministrit shqiptar të asaj kohe, Koço Kote, intelektual ortodoks, i Eksarkut të Patrikanës në Shqipëri, Jerotheu, për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar, tregonte se shtetarët shqiptarë ishin të vendosur të mos lejonin cënimin e sigurisë kombëtare. Ëndrra helene për Vorio- Epirin tashmë ishte futur në sirtar. Në vitin 1940, Italia fashiste, nëpërmjet territorit shqiptar sulmoi Greqinë dhe ktheu jugun e vendit në teatër të luftimeve. Me zbrapsjen e trupave italiane dhe futjen e forcave greke në territorin shqiptar, autoritetet greke menduan se erdhi koha të jetësonte planin e saj për Vorio- Epirin, duke pretenduar se ushtarët grekë u vranë pikerisht për çlirimin e tij. Greqia bëri përpjekje për ta njohur ndërkombëtarisht pushtimin e Jugut të Shqipërisë . Më pas, pushtimi gjerman i Greqisë bëri që ëndrra për Vorio- Epirin përsëri të përfundonte në sirtar. Edhe gjatë regjimit komunist në vendin tonë, përpjekjet greke për Vorio- Epirin nuk pushuan asnjëherë. Përjashtuar rastet e ndonjë provokimi ushtarak në kufi dhe të kurtheve diplomatike, veprimtaria në përgjithësi ka qenë e fshehtë, agjenturore e subversive, mbështetur nga një numër i konsiderushëm sillogjesh vorioepirote, të stacionuara përballë kufijve tanë. Mjaft aktive ka qenë në këtë kohë kisha ortodokse greke, sidomos prifti Sebastianos, i cili la porosi që kur të vdiste ta varrosnin në këmbë, përballë kufirit shqiptar, që të mos i gjente shpirti prehje deri sa të zgjidhej çështja e Vorio- Epirit. Me fillimin e proçeseve demokratike dhe hapjen e Shqipërisë, segmente nacionaliste greke menduan përsëri se erdhi momenti për ëndrrën e tyre të Vorio- Epirit. Kisha greke ka punuar dhe po punon, në bashkëpunim me segmente të politikës greke, për greqizmin e popullsisë ortodokse të Shqipërisë. Vitet që kaluan në ateizën, i bënë shqiptarët që të harronin shprehjen e Nolit se “fatkeqësitë shqiptarëve nuk u kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë”.Kisha greke mori përsipër ringritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare. Duke përfituar nga vakuumi ligjor e në kundërshtim më Statutin e Kishës Shqiptare, Kisha Greke propozoi e caktoi një bashkëkombas të saj në hierarkinë më të lartë të autoqefalisë shqiptare. Përveç përpjekjeve gati legale për greqizimin e shqiptarëve ortodoksë, për të mabajtur të gjallë idenë e Vorio- Epirit, organizata vorioepirote greke organizuan një sulm të armatosur në rrethin e Gjirokastrës, duke vrarë ushtarakë shqiptarë. Fajtorët e këtij sulmi terrorist, prej të cilëve disa shtetas shqiptare të shitur, megjithëse u identifikuan dhe arrestuan, u liruan në mënyre të turpshme nga gjykatat greke. Segmente të politikës greke luajtën një rol mjaft aktiv në destabilizimin e vendit gjatë krizës se fajdeve në 1997. Pas kolapsit të shtetit, ata menduan se erdhi përsëri ora për Vorio-Epirin. Ishte deklarimi i menjëhershëm i SHBA, BE-së e Turqisë për moscënimin e sovranitetit të Shqipërisë, ajo që i vuri fre aventurës dhe ëndrrës greke të Vorio- Epirit. Tani, përsëri në punë janë vënë të gjitha bateritë për ëndrrën e vjetër. Pak para krizës së zhvarrimeve Kështu, me 6 Prill 2006, rreth 2 javë përpara se në Shqipëri të bëhej publike “kriza e zhvarrimeve”, gazetari grek Lambros, i atashuar pranë Departamentit Amerikan të Shtetit për llogari të gazetës së përmujshme amerikane “Hellenik Neës of America”, zë i fuqishëm kjo e lobit grekoamerikan, u interesua publikisht pranë zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit Sean McCormack “nëse Departamenti i Shtetit do ta rikonsiderojë pozicionin e tij në lidhje me autonominë për minoritetin grek në Epirin e Veriut”, duke kujtuar në këtë mënyrë se Vorio Epiri vazhdon të jetë ëndërr e lobit grek atje. Për gazetarin Lambros, Vorio Epiri është mbështetur dhe nga linja zyrtare greke. “Ish- kryeministri grek në vitet ‘90, e lidhi statusin e Kosovës me atë të Epirit të Veriut”, thotë ai. Edhe Kryepeshkopi Grek Kristodhulos, po pret kohën e përshtashme për ngritjen e flamurit grek në Vorio- Epir. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror grek të një meshe në Katedralen e Athinës, në shkurt të këtij viti, duke folur për domosdoshmërinë e dhënies së pensionit prej 300 eurosh nga qeveria greke për minoritarët në Shqipëri, ai i bëri thirrje qeverisë greke për të mbajtur të gjallë Vorio- Epirin në Shqipëri, përndryshe “askush në Shqipëri nuk do të flasë më për Vorio- Epir, nëse ata nuk do të jenë atje për të ngritur flamurin grek”. Dobësimi i rolit të Serbisë në Ballkan, krijimi sipas gjasave dhe i shtetit të Kosovës, mbështetja e fuqishme amerikane në përgjithësi për faktorin shqiptar, përparimi drejt integrimit euroatllantik të vendit tonë, respektimi i standarteve ndërkombëtare për minoritetet, marrëdhëniet e mira me politikën zyrtare greke, vazhdon të nervozojë shumë segmentet nacionaliste greke. Nervozizmi po i bën ata të hedhin hapa të pamatura, duke shkaktuar kriza vetdemaskuese, siç ishte ajo e zhvarrimeve, apo të provokojnë shtetin shqiptar e ta vënë para faktit të kryer, duke ndërtuar objekte kulti, arsimore apo kryer zhvarrime pa marrëveshje dypalëshe. Kriza e zhvarrimeve dhe përpjekjet për ndërtimin e tre maozelumeve përgjatë vijës imagjinare të territorit vori-epiriot, tregoi qartë se Kisha dhe segmente të politikës greke, nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre për Vorio- Epirin dhe se veprimtaria e tyre vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare. Përfshirja e segmenteve zyrtare të Kishës Autoqefale Shqiptare në mision sekret zhvarrimesh të paligjshme dhe fshehje arkivolesh të paidentifikuara, mosbindja e tyre e hapur ndaj agjensive ligjzbatuese shqiptare, kanë vënë seriozisht në dyshim autoqefalinë e kësaj kishe. Kriza tregoi gjithashtu se papërgjegjshmëria e strukturave të pushtetit vendor në terren ju ka krijuar hapësira veprimi qarqeve shoviniste greke. Kriza e zhvarrimeve është një sinjal i fortë alarmi për agjensitë ligjzbatuese shqiptare, forcat politike dhe strukturat e sigurisë kombëtare. Ajo tregoi domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie për parandalimin dhe neutralizimin në çdo situatë të veprimtarisë së qarqeve vorioepirote. Kjo me qëllim që ëndrra greke për Vorio- Epirin të mbyllet përfundimisht në arkivol. Por, duke mos harruar se grekët i zhvarrosin edhe arkivolet. *Drejtor i Qendres Shqiptare të Studimeve për Sigurinë Kombëtare Paraqet, Sabri Selmani Kiel,Gjermani
Vetedeklarimi i kombesise! PBDNJ partia skandal dhe kukull e greqise me ne krye spiunin Dule eshte shprehur se ai qe deklaron se eshte greke(edhe pse nuk mund te kete lidhje)ai automatikishte behet i tille pra minoritar edhe perfiton pensione dhe lehtesira te shumta si e mendoni ju kete?une besoj se vetedeklarimi eshte i gabuar pasi duhet te jesh edhe objektiv por edhe subjektiv se per ndryshe le hapesire per abyzime!kot nuk thone vorioepirot nga Burreli!!!
Ndarja e Ballkanit Ndarja e Ballkanit Marre nga numri i djeshem i "Los Angeles Times" Shkruan: Timothy Garton Ash Dikur ne dekaden e ardhshme, dy vende evropiane do te behet anetare te Bashkimit Evropian. Ata do te quhen Serbia dhe Kosova. Kronistet do te verejne se nje prej ketyre vendeve ka qene pjese e tjetrit. Serbia, qe do te behet anetar i BE-se, do te jete nje Serbi e vogel, nje hije e ish-vetvetes. Ky rezultat eshte arritur permes nje vale te gjate gjaku, mundimesh dhe lotesh. Ne javet e ardhshme, ndersa nje afat perfundimtar i vendosur prej OKB-se per arritjen e nje marreveshjeje u afrua dhe kaloi, jemi te sigurt se do te kemi me shume mundime dhe lot, por ne mundemi, me fat dhe me gjykimin e mire te te gjitha paleve, te shmangim derdhjen e me shume gjaku. Ky rezultat perfundimtar nuk do te jete teresisht i drejte. Historia nuk punon keshtu. Serbe te pafajshem kane vuajtur dhe vdekur, prane shqiptareve te pafajshem te Kosoves. Me kujtohet se si keta shqiptare te Kosoves jane munduar nen sundimin e udheheqesit serb, Sllobodan Milloshevic, gjate viteve 1990. Kam perpara meje, ndersa jam duke shkruar, fotografite e familjeve te shperngulura, shtepive te shkaterruara, gjakut ne debore. Por, mua gjithashtu me vjen keq per humbjen serbe te historise dhe kultures. Pavaresisht nga dispozitat mbrojtese ne marreveshjet e propozuara prej nderkombetareve mbi Kosoven, manastiret e mrekullueshme ortodokse serbe ne Decan, Gracanice dhe Peje, do te jene te arritshem vetem permes nje territori te banuar dhe te kontrolluar nga ajo qe eshte, te pakten per momentin, nje popullsi armike. Nuk e njoh menyren per te hartuar nje bilanc te fakteve historike qe te percaktoje nese humbja e Serbise ishte nje perfundim i drejte. Pikerisht cili, dhe ne cfare rrethanash, ka te drejten e vetevendosjes eshte nje rebus, te cilin liberalet kane harxhuar 160 vjet duke deshtuar qe ta zgjidhin. Por, dy gjera duhet t'i mbroj me besim. Se pari, e vetmja qenie njerezore qe eshte me shume pergjegjese per humbjen serbe eshte Sllobodan Milloshevici - qe te kalbet ne ferr - i ndihmuar dhe i mbeshtetur nga dy kriminele lufte deri tani te lire, Radovan Karaxhic dhe Radko Mlladic. Une nuk do t'i harroj kurre fjalet e nje murgu melankonik ne manastirin e Decanit, ndersa sulmi i NATO-s nxori jashte Kosoves forcat serbe ne 1999. Ishte Milloshevic, tha ky prift ortodoks serb, ai qe "jo vetem humbi Kosoven, por qe shkaterroi plotesisht popullin e tij, fizikisht dhe shpirterisht". Gjeja e dyte, qe duhet te mbroj me besim, eshte qe shkeputja e Kosoves nga Serbia do te jete perfundimi me pak i keq, jo vetem per Kosoven, por per Serbine. Serbia efektivisht nuk e ka ushtruar sovranitetin e saj mbi Kosoven prej veres se 1999, me perjashtim te pjeses ne veri te lumit Iber te kontrolluar nga serbet. Ne zemrat e tyre, pjesa me e madhe e serbeve e di qe Kosova ka humbur, por pothuajse asnje nga politikanet serbe nuk do ta pranoje kete publikisht. Ne kete menyre, Kosova eshte nje plage e hapur ne trupin e politikes serbe, duke e penguar vendin qe te perqendrohet ne gjerat qe jane me te vertete te rendesishme per mireqenien e saj. Ceshtja e vertete tani nuk eshte nese ky eshte perfundimi i drejte, por se si do te arrihet ai. Rruga me e mire per te ecur perpara eshte bllokuar nga intransigjenca e Vladimir Putinit te Rusise ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Kjo rruge - per te cilen i derguari special i OKB-se per Kosoven, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dhe negociatore te tjere punuan kaq shume - do te ishte siguruar nepermjet nje rezolute te Keshillit te Sigurimit per te bekuar te quajturin Plani "Ahtisari". Ajo kerkonte nje pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven me nje mbrojtje dhe autonomi te gjere per vendet e shenjta serbe, komunitetet dhe komunat. Rusia nuk po u ben aspak nje sherbim vellezerve te saj ortodokse sllave ne Serbi, ose vetvetes, duke qene kaq e etur per gjak. Por ajo ka qene e etur per gjak, dhe ka shume te ngjare te mbetet e etur per gjak edhe pas zgjedhjeve te fundit ruse. Rruga me e keqe perpara per qeverine e re kosovare, nen ish-udheheqesin e UCK-se, Hashim Thaci, do te jete te nxitoje drejt nje deklarate unilaterale te pavaresise. Kjo do te shkaktonte nje reagim te eger nga ekstremistet serbe dhe serbet ne veri te lumit Iber, nje pergjigje te zemeruar nga autoritetet ne kryeqytetin serb te Beogradit (vecanerisht per shkak te afrimit te zgjedhjeve presidenciale), per te mos permendur te njejten retorike te mundshme qe vjen nga Republika Serbe ne Bosnje. Aktualisht rruga me e mire e mundshme eshte ajo qe negociatoret e larte e quajne nje shpallje te koordinuar te pavaresise. Qeveria e re kosovare do te ece drejt objektivit te saj te dashur gjate tre muajve te ardhshem, por ne bashkepunim te ngushte me BE-ne dhe me partneret e tjere nderkombetare. Shqiptaret e Kosoves duhet te lidhin ne menyre te qarte shpalljen historike te pavaresise se tyre me pranimin e planit "Ahtisari", duke perfshire mbikeqyrjen nderkombetare, nje prani te vazhdueshme te NATO-s dhe premtimin per te miratuar nje kushtetute liberale dhe per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve. Megjithese kjo rruge eshte mbeshtetur nga SHBA, NATO dhe, per sa do ta lejoje Rusia, OKB-ja; BE-ja do te marre nje rol drejtues ne rregullimet dhe do t'i realizoje ato ne kontekstin me te gjere te Kosoves - dhe faktikisht, ne pjesen tjeter te rajonit - per ta bashkuar me BE-ne. BE-ja sapo ka nenshkruar ate qe nen zhargonin evropian njihet si "marreveshje stabilizim-asocimi" me Bosnjen - nje hap i rendesishem drejt nje anetaresimi eventual. BE-ja duhet ta beje te qarte si kristali, drejtperdrejt popullit serb, nepermjet diplomacise publike, se ka shume deshire te beje kete edhe per Serbine - diten kur dy kriminelet e luftes, Karaxhic dhe Mlladic, do te dorezohen. Nga ana tjeter, shqiptaret e Kosoves duhet te binden qe te presin deri pas 3 shkurtit, data e percaktuar per mbajtjen e raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, ne perpjekje per te siguruar qe nje vrull i fundit emocional midis serbeve te mos katapultoje nje ekstremist ne zyren presidenciale ne Beograd. Ne kete menyre, shpallja e koordinuar e pavaresise se Kosoves, jo me vone se shkurt 2008, do te ishte shoqeruar nga nje oferte e forte evropiane per serbet: tregtoni ate qe ka mbetur nga sovraniteti formal mbi Kosoven per shansin praktik te nje te ardhme me te mire ne BE. Me gojen e tyre, pjesa me e madhe e serbeve do te vazhdonin te thoshin jo; ne zemrat e tyre, ata mund te fillojne te thone po. kohajonë 12.12.2007
Marrëdhëniet ndërkombëtare Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë qenë një nga pikësynimet e Profetit Muhamed a.s. qysh në gjallërinë e vet dhe këtë na e bëjnë me dijeni të gjitha biografitë e hartuara nga biografët e tij, të hershmet dhe të vonshmet. Qysh në fillimet e veta në Medine për ta plotësuar sa më mirë misionin e vet universal për të cilin ishte dërguar, ai i drejtohet sundimtarëve më të mëdhenj të asaj kohe. Janë shumë të mirënjohura mesazhet e Muhamedit a.s. drejtuar disa sundimtarëve të fuqishëm të botës së atëhershme si: Heraklitit të Bizantit, Khosroes së Persisë, Nexhashiut të Etiopisë, Mukokasit të Egjiptit etj, që ishin në kufi me arabët. Disa prej tyre janë ruajtur në arkivat dhe muzetë osmane siç është edhe rasti i Kuranit të Osmanit, një nga kopjet më unikale të ruajtura deri sot. Teksti i Mesazhit ishte i njëjtë në atë që ftonte ndërsa reagimet e këtyre sundimtarëve ishin të ndryshme. Normalisht ai niste me “Bismilahin” dhe vazhdonte “Prej Muhammedit, robit të Zotit dhe të dërguarit të Tij...”; ose “Prej Muhammedit, Pejgamberit të Allahut...”. Këto mesazhe përmbanin Thirrjen Islame drejtuar këtyre mbretërve e sundimtarëve, nga të cilët vetëm Nexhashiu, perandori i Etiopisë e pranon Muhamedin si të dërguarin e Zotit. Ndërsa të tjerët në një mënyrë ose tjetrën e refuzuan atë por që shumë shpejt do të shihnin perandoritë e tyre t’i nënshtroheshin ushtrive muslimane. Pra, përpara se ta shihnin fundin e sundimit të tyre, Muhamedi iu është drejtuar ta pranonin Islamin në mënyrë paqësore. Le të kalojmë më tej. Thuhet se Harun Er-Rrashidi (766-809) ka shkëmbyer dhurata me Karlin e Madh, duke i dhuruar atij një orë dhe një tabelë shahu të vyer. Madje Karli i Madh u tremb prej orës duke e kujtuar atë një djallëzi të “të pabesëve”. Ndërsa Mehmet Fatihu i famshëm përpara se të niste pushtimin e Kostandinopojës vendosi marrëveshje armëpushimi e traktate miqësie me Hungarinë, Raguzën, Venedikun etj. Ndërsa më 1456 Franca lidh një aleancë të ngushtë me Perandorinë Osmane dhe për të vazhduar më tej rreth kësaj çështjeje mund të flasim pambarimisht por synimi i këtij shkrimi nuk është ky. Pra, siç mund të vërehet qartë ka pasur gjithmonë një vijimësi në praktikat e marrëdhënieve diplomatike dhe më pas me sulltan Sulejmanin e Mrekullueshëm (Kanunin) dhe nën sulltan Selimin, Perandoria Osmane nëpërmjet pushtimeve në Evropë dhe marrëveshjeve diplomatike e fut në gjendje varësie të gjithë Evropën, kështu që ia arrin të kontrollojë të gjithë politikën botërore të asaj kohe, duke mos pasur rivalë politikë dhe ushtarakë për çastin. Osmanët dhe kohët moderne Qysh nga shekulli XIII monarkë të ndryshëm mbajtën shumë herë padrejtësisht titullin e kalifit. Këtij titulli që e mbajtën edhe sulltanët osmanë, iu dha një rëndësi e veçantë prej tyre nga fundi i shekullit XIX me afrimin në Lindje dhe fuqizimin e shteteve të krishtera, duke e emfatizuar rolin e kalifit në përpjekje për të gjetur mbështetje nga muslimanët që jetonin jashtë sundimit të tyre. Perandoria Osmane u rrëzua gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Pas lufte nacionalistët turq shfronëzuan sulltanin dhe më së fundi kalifati pushoi së ekzistuari (Mars 1924) nga Asambleja e Madhe Kombëtare Turke. Heqja e kalifatit solli druajtje dhe hutim në shumë pjesë të botës muslimane dhe shumë protesta u drejtuan kundra qeverisë turke për këtë veprim. Një pas një, mbreti Hysen ibn Ali i Hixhazit (tashti krahinë e Arabisë Saudite), drejtoi thirrje për titullin e kalifit nën cilësinë e pasardhësit të drejtpërdrejtë të familjes profetike dhe kontrolluesit të të dy qyteteve të shenjta, Mekes dhe Medines. Megjithatë, thirrja e tij u prit pa vëmendjen e duhur jashtë Palestinës, Sirisë dhe pjesëve të ndryshme të Arabisë Saudite. Nënshtrimi i Hixhazit më 1925 nga Abdyl Aziz ibn Saud (krijuesi i Arabisë Saudite moderne), sundimtari i Nexhdit në Arabi, e bëri thirrjen e Hysenit edhe më të pavlefshme. Një kongres musliman i mbajtur në Kajro më 1926 për të zgjedhur një zëvendës të pranueshëm dështoi dhe përfundoi në një apel botës muslimane për të punuar së bashku për të ristabilizuar kalifatin. Sidoqoftë qysh prej Luftës së Dytë Botërore preokupimi i kombeve muslimane ka qenë pavarësia kombëtare dhe problemet ekonomike dhe ringritja e kalifatit tashti për tashti nuk duket aq e rëndësishme. Tashmë 51 vende të ndryshme me shumicën e popullsisë muslimane janë grumbulluar në atë që quhet Konferenca e Vendeve Islamike ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por ky organizëm nuk ka atë efekt dhe atë shkëlqim që i sollën kalifatet e ndryshme Islamit. “Përsëri ai mbetej ajo botë e mbyllur e një shoqërie që arriti të bashkojë me dhunë gjymtyrë të reja (compelle intrare), por që i përjashtonte të tjerët, duke u dalluar për një racizëm të vërtetë fetar”. “Qytetërimi i Përëndimit Mesjetar”; Jack Le Goff; B. Toena F. Soros; Tiranë 1998; fq. 185.  “Për gati një mijë vjet forca kryesore në qytetërimin përëndimor ishte Krishterimi. Më pas rreth vitit 1725; ai papritmas, filloi tatëpjetën dhe në shoqërinë intelektuale praktikisht u zhduk”. “Qytetërimi”; Keneth Clark; Shtëpia e Librit; Tiranë 2000; fq. 251.  “Letër për tolerimin”; John Locke; Plejad; Tiranë 2002; fq. 14.  Institucioni i Shejhul Islamit me këshillin e tij, nëse do të bënim një krahasim, i përngjan parlamentit të sotëm dhe kryetarit të parlamentit, me ndryshimin që të parët zgjidheshin nga dijetarët e shquar të fesë.  Për më gjerë shih: “Për ju, o trashëgimtarë të Profetit a.s.”; Abdullah Nasih Ulvan; Biblioteka “Muhamed Ikbal”; Shkup 1993; fq. 26-32.  Për më tepër rreth kësaj teme shih: “Muhamedi a.s. Pishtari ndriçues”; Bashkim Aliu; Furkan Ism; Shkup 2000; fq. 236-241.  Po aty; 236-241.  “Muhamedi a.s. Pishtari ndriçues”; Bashkim Aliu; Furkan Ism; Shkup 2000; fq. 333.  Po aty; fq. 339.  Po aty; fq. 379.  “Por Muhameti, profeti i Islamit, predikonte një doktrinë më të thjeshtë, e cila u pranua menjëherë dhe u dha pasuesve të saj atë ndjenjë solidariteti të pathyeshëm, që u pat prirë dikur legjioneve romake. Brenda një kohe çuditërisht të shkurtër – rreth 50 vjet – bota klasike u nënshtrua”. “Qytetërimi”; Keneth Clark; Shtëpia e Librit; Tiranë 2000; fq. 29.  “Qytetërimi i Përëndimit Mesjetar”; Jack Le Goff; B. Toena F. Soros; Tiranë 1998; fq. 148.  “Europa Islamica, L’Espansione, 1492: La Ricoquista – Il segno di una civilta’”; Pedro Martinez Montavez, Carmen Ruiz Bravo; Istituto Geografico De Agostini; Novara 1991; fq.  “Mehmet Fatih”, Microsoft® Encarta® 98 Encyclopedia. © 1993-1997 Microsoft Corporation.  “Muhamedi a.s. Pishtari ndriçues”; Bashkim Aliu; Furkan Ism; Shkup 2000; fq. 341.  Po aty; 342.  Historia e Përgjithshme Koha e re (1453-1789); Dr. Skënder Rizaj; Fakulteti Filozofik; Prishtinë 1985; fq. 12.  Po aty; fq. 14. Përgatiti.Sabri Selmani Kiel-Gjermani
cfare po ndodh? cfare po ndodh Fatos Lubonja dhe disa te tjere po dalin dhe po na thone se...???????? Kush ka ndonje shpjegim se per fytyren tosit kisha respekt por tani po na del se ne sjemi as ilir as pellazg por qenkemi turq me mentalitet?! Po ky kapllan Resuli kush eshte ka ndonjeri info??? pervec mbrojtesi me i mire i armiqve tane. First, we have no strong historical 'me'. We had five centuries under Turkish occupation, and at that time, we had a Turkish identity, not an Albanian identity, except for our language. We as Albanians didn’t have a real history during these five centuries. Our history was linked to the Turkish Empire. This is one of the reasons I could say that our nationalism started very late... Traditionally, the society was organized into clans, families, tribes. And our Christian law—the so-called “Canon of Lek Dukagjini”—was called by one of the popes the least Christian law in the world. It was firmly linked to the blood feud. And Albanians could defend only their own house, their own family, their own tribe, and they didn’t care about others. Fatos Lubonja Undeniable is the fact that in Albania the toponyms are, say, without exception - Slavic. To what is that owed? Dr. Kaplan Resuli: On the territory of today's Albania, as has already been confirmed by the most distinguished world scholars, from whom I have already mentioned some, first settled the Slavs. In 548 A.D., they enter also in Durrachium. The Albanians come via Transylvania (Romania) and Bulgaria much later, IX-X century. In the meantime, understandably, the Slavs have already named all mountains, valleys, rivers, towns and villages, and built some new ones, giving them their own names. When the Albanians arrive on the Balkan and today¹s Albania, there is nothing else they can do except to take those toponyms. A large part of Albania is flooded with Serbian and Macedonian toponyms. Just as an example, I wish to mention the towns of Pogradec, Kor?a (Korcha), (Chorovoda), Berat, Bozigrad, Leskovik, Voskopoja, Kuzova, Kelcira, Bels and others. Already in 1995 at the University of Skopje, it became clear to me that there will not be peace on the Balkan until the Albanian question is clarified. For that reason I switched rom the law faculty to the albanological studies and here, contrary to what was being said and written not only by the Albanian, but also by our, Yugoslavian scholars, contrary to what is being taught not only in the Albanian language schools (in Albania, as well as in Macedonia), but also in the schools of ³south-slavic² languages, I discovered that not only the Albanians are not autochthonous people, but they are also not related in any way to the Pelasgians or the Illyrians. Understandably, not one of the professors in Albanology has said this to me. They continued with the tale that allegedly Albanians are autochthonous Pelasgoillyrian descendants. I discovered that by chance, studying the Albanian language, which, all agree, is of the type SATEM. According to that global division of languages, researching the Illyrian language I discovered that it is of the type KENTUM. The most elementary logic was saying to me that one SATEM language can not be a direct descendant, not even a kind of derivative of some KENTUM language, without a change of its substrate. Since the Albanian language does not have any changes in its substrate, that means that the Albanians can¹t be, under any circumstance, genealogical descendants of the Illyrians. Later I discovered this, as well, in the works of the world renown professors and scholars... Paul, Hirt, Vaigand, Tomashek, Georgiev, Pushcariu ...and many others, who with numerous scholarly arguments, linguistic and historical, have proven that the Albanians not only do not have anything in common with the Illyrians, not only that they are not autochthonous at any place in the Balkan, but they are not even autochthonous in the territories of modern day Albania. Vaigand for example has formulated 12 arguments. To all of those I've added another five. Unfortunately, these scientists are not being mentioned in (the study) Albanology, nor in Albania, nor are they mentioned in Yugoslavia, or in Macedonia, because the Albanian professors consciously hide the truth about the origins of the Albanians and, instead of (the truth), to their pupils and students they serve up the lies about their autochthony and Illyrian origin. Via those lies, they poison the whole nation. This is not done accidentally, but with the aim to incite the Albanians against the neighbouring nations, thus, hooking them on the ³fishing line² of some invented, wide ethnic territories, to use them as cannon fodder for the interests of some criminalised leaders and the international Capital. The primary motive that inspired me to oppose the Albanian pseudo science about their Illyrian origin was the truth, the love for the truth, my special inclination towards it, but second and equally as important motive was the fact that, watching the Albanians being breast-fed with chauvinism and racism, are being encouraged to fight their neighbouring peoples (nations), I was hoping that if the truth is explained to them, they will move away from the tales, legends and myths about their autochthony and illyrom, thus ceasing with their inexcusable and baseless hatred towards their neighbours. Since in the publication ³YLBERI² (comes out since 1993, in Geneva) and especially through my albanological collection THE ILLYRIANS AND THE ALBANIANS I demonstrated in written form my points of view, the Albanian academic Vincent Golleti, in the printed media stated: "The stances of Kaplan Burovich about the albanological problems, especially on the problem of the origin of the Albanians, need to be greeted most warmly, while the studies which he publishes in relation with those problems should be propagated throughout the whole of the scholarly world". After him followed the Albanian scholar Dr. Adrian Qosi who in the middle of Tirana openly opposed the hypothesis about the Illyrian origin of the Albanians. With me agreed, via the printed media, several other younger scholars of whom I would especially mention Fatos Lubonja, Prof. Adrian Vebiu and others. I can say that today appear a group of new Albanian scholars who do not agree with the false myths and courageously accept the scientific truth. I am proud that I lead this group and that they took up from me the necessary scholarly courage. Because, believe me, that is not easy at all, as the extreme Albanian nationalists, chauvinists and racists led by Ismail Kadare, through the most severe forms of chicanery and satanising are attempting to silence us at any cost. They mentioned Dr Adrian Qosi when he stated that the hypothesis for the Illyrian origin of the Albanians is unfounded, added: ³But it is better not to talk about that because they will declare us anti-Albanians². And they did. SERBS, CROATS OPEN FIRST SCHOOLS IN ALBANIA: The oldest evidenced text in an Albanian language is "Formula paleximit" (Formula for communion), translated from Latin in 8-11-1462 by the Serb Pavle Angelic, whom the Albanians have albanised with the name Pal Engjylli. The first book in Albanian is ³Meshari² (The Book of Thoughts), a manual for religious sermons, dates from 1555 and is written by the Croatian Ivan Buzuk and published in Montenegro. And, understandably, they albanise him with the name Gjon Buzuku. For your information, the first primer in Albanian, after the proclamation of the Albanian independence is a work of ³Slavs² and Vlachs. Dositej Obradovich is the first in history who opens a school in Albanian language, while it was exactly Serbia, which was the first state to recognise independent Albania. MACEDONIANS DEVELOP CULTURE IN ALBANIA: The Macedonians have a significant input in the development of the Albanian culture. For example, one of the oldest publishers in Albania is the Macedonian Petar Budi (1566-1622) who has published three books in Albanian, and also a Macedonian is Jovan Kukuzel, whom the Albanians have claimed as their own and have albanised with the name Jan Kukuzeli, although it is known that when he was born in Drach, XI century, here there still is not even one Albanian. Let me remind you also of Grigor Prlichev (1830-1893) who for some time is a teacher in Tirana and published the wonderful poem ³Skenderbeg². Undeniable is the fact that always at the forefront of all of their positive processes the Albanians had namely non-Albanians. Dr. Kaplan Resuli famous Albanian dissident and historian alb-net.com -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- QUOTE #3: There is an Illyrian myth, with which Albanian culture has been flirting for at least 150 years, and as a myth it can't be questioned (for it has all the answers). There is also a very tentative Illyrian science, based mainly on archaeology, and on some data transmitted by Ancient Greek and Latin Historians. These inscriptions, being totally alien to Albanian, show that the Illyrian question is extremely complicated, and that it isn't likely to be resolved, unless fundamental epigraphic discoveries are made. The great Illyrologist Hans Krahe himself was no supporter of the Illyrian theory about the origin of Albanians. In his late years he came to understand that most of his paleolinguistic theories were generally wrong. Krahe started by finding Illyrian traces everywhere in Europe, but then it was made clear that all he had found were Indo-European traces -- and nobody had any doubt that Indo-European tribes had been in Europe for a long many years. Onomastics is of no great help in settling linguistic and ethnogenetic issues. Let's have a look at some important place names in Albanian territories, like Dajti, Shkodra, Durresi, Vlora, Burreli, Drini, Shkumbini, Tirana, etc. Are they Albanian? We can't say that, for there are no Albanian words that would explain them (as we explain, for example, Kruja with "krue" - fountain). This might well be true, but seems pathetic in front of the fact that we can't explain through Albanian words the place names we currently use, let alone the Illyrian ones. So what? Let's move up in time, and reach the Middle Ages. In the Middle Ages the Albanians were somewhere there, though their first mention is in the 11th century (or 12th, I'm not sure). Where were they living? Where are the places they have named after their common words (technically called appellatives)? The south is full -- literally full -- of Slavic place names, especially the areas of Vlora, Tepelena, Skrapar, Mallakaster, Gramsh, Cermenike, Moker, Korce, Erseke. My personal opinion is that the issue of Albanians descending or not from Illyrians doesn't deserve the interest it has traditionally aroused. There is absolutely NO Illyrian cultural legacy among Albanians today. In a certain sense, Illyrians (with their less fortunate fellows, the Pelasgians) are a pure creation of Albanian romanticism. Ardian Vebiu famous Albanian historian Taken from Dr. Ardian Vebiu's personal Website w/ his permission -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ALBANIAN HISTORIANS: SKENDERBEG WAS A SLAVIC PRINCE: QUOTE #4: Not long ago, for example, I wrote of myths and mentioned Skenderbeg and the Battle of Kosovo. I told of how the Albanians have forgotten that Skenderbeg was a Slav. I was attacked by Ismail Kadare, incensed at how I could possibly say that Skenderbeg was a Slav and that the history and culture of Albanians is on the level of Serbs. That's the way it is with our culture, which is mythomaniac, national-communist, romantic, self-glorifying. You can't say anything objective without people getting angry. The Albanians are a people who still dream. That is what they are like in their conversations, their literature...In light of Hoxha and 'pyramid schemes, Albanians are a people who still dream. That's just the way they are... Fatos Lubonja famous Albanian dissident Taken from Bosnian-Muslim (anti-Serb) daily: BiH Dani QUOTE #5: Lets mention, as well, at this opportune time only Georgi Kastriot ­ Skenderbeg, of an undeniable Slavic ancestry, Naim Frasheri (a Vlach, an Albanian national poet) or Fan Noli (a Greek, whose real name is Theophanous Mavromatis), Petar Bogdan, a Serb, or Ismail Kemali, a Turk who was proclaiming the Albanian independence in 1912
Benazir Bhuto vdes, Pakistani prage lufte civile Në një atentat vdiq para disa orësh Benazir Bhuto, ish kryeministrja e parë grua në historinë e një shteti mysliman si Pakistani. Vrasja e saj ishte e shkruar qysh me mbërritjen në atdhe dhe qe vetëm një fat që ajo nuk ngeli e vrarë në atentatin ku humbën jetën më shumë se 100 vetë. Pakistani ështe pothuajse në luftë civile dhe pritet reagimi i faktorit ndërkombëtar, opozitës pakistaneze dhe qeverisë së Musharafit.
Në mesin e shqiptarëve të Prilepit 31 DHJETOR E HËNË | 2007| R EPORTAZH Në mesin e shqiptarëve të Prilepit - Më afër fshatit Cërnilishtë Shaban DALIPI Fshati Cërnilishtë është afër qytetit të Prilepit dhe i takon Komunës së Dollnenit. Shtrihet në pjesën veriore të saj, aty ku fillon rrafshnalta e Pellagonisë. Ky fshat që numëron rreth 380 shtëpi merret kryesisht me kultivimin e duhanit dhe drithërave, të cilat mbillen në një sipërfaqe prej 1 mijë e 500 hektarësh. Aktualisht në fshatin Cërnilishtë jetojnë rreth 2 mijë banorë shqiptarë, të cilët ekzistencën familjare e sigurojnë pikërisht nga kultivimi i këtyre produkteve. Banorët e këtij fshati janë punëtorë të zellshëm dhe të përkushtuar ndaj prodhimit të duhanit, i cili shquhet për cilësinë e lartë. Për çdo vit, Cërnilishta prodhon rreth 8 qind tonë duhan, por nuk ngec as prodhimi i grurit i cili arrin deri më 1 mijë e 200 tonë. Pikërisht kultivimi i këtyre rendimenteve, e ka ruajtur Cërnilishtën nga migrimi i popullatës, na sqaron Ismail Ahmeti, 71- vjeçar. "Të gjitha familjet që jetojnë këtu merren me prodhimin e duhanit dhe të drithërave, ku përmes tyre ne kemi siguruar mbijetesën dhe tani jemi të kënaqur jo vetëm se në këtë mënyrë kemi zgjidhur çështjen e punësimit, por edhe kemi ruajtur kompaktësinë e familjeve tona dhe të fshatit në përgjithësi", shprehet Ahmeti, duke shtuar se në krahasim me fshatrat tjera, nga Cërnilishta shumë pak veta e kanë marrë rrugën e kurbetit në vendet e huaja. Në mbështetje të fjalës së tij, një grup të rinjsh thonë se në punët e vështira për prodhimin e duhanit angazhohet e tërë familja, nga të vegjlit e deri te më të moshuarit sepse në këtë mënyrë punësohen të gjithë anëtarët e familjes. Ahmeti rrëfen se prodhimi i duhanit dhe i drithërave në këtë fshat ka filluar të rritet me zgjerimin e tokës pjellore, të cilën banorët e Cërnilishtës e kanë blerë nga maqedonasit e fshatrave fqinje, siç është Gostirazhi, Strovi, Dollgoveci, Margari dhe Gostinca. Ai potencon se familjet e këtushme, tani kanë sipërfaqe të mjaftueshme të tokës pjellore për të siguruar kushtet e një jetese të mirë pa u larguar nga vendlindja. Tmerret e represionit Fshati Cërnilishtë ka përjetuar edhe tmerret e represionit të pushtuesve të ndryshëm, të cilët në këto mjedise kanë zhvilluar dy fushata të shpërnguljeve masive. Sipas Xha Ahmetit, fushata e parë ka ndodhur gjatë periudhës së vitit 1918, ku nga fshati Cërnilishtë janë dëbuar me dhunë mbi 60 familje, ndërsa fushata e dytë është realizuar nga pushteti komunist, gjatë viteve 1955-1956 ku nga ky fshat u dëbuan për në Turqi rreth 45 familje nga gjithsej 140 shtëpi, sa i kishte atëherë fshati. "Pas këtyre shpërnguljeve të dhunshme, tendencat asimiluese u përqendruan në fushën e arsimit. Shkolla fillore e fshatit Cërnilishtë e hapur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore nga mësimdhënësit e ardhur nga Shqipëria, deri më vitin 1963 ka mbajtur emrin e Ismail Qemalit, ndërsa më pas kjo shkollë u quajt "Petre Gligoroski", thotë Ahmeti. Ai i ka të freskëta kujtimet e periudhës së atëhershme të pushtetit komunist. "Nuk na mjaftonte vetëm arsimimi fillor prandaj unë së bashku me bashkëfshatarët e mi, 12 herë me radhë kemi shkuar në Shkup për të kërkuar hapjen e shkollës tetëvjeçare në gjuhën shqipe dhe këtë të drejtë legjitime e fituam më vitin 1975", rrëfen plaku 71-vjeçar, i cili nuk lë pa i përmendur edhe goditjet që iu bënë arsimit shqip pas vitit 1981. Por edhe përkundër këtyre vështirësive nga ky fshat, dolën kuadro të profileve të ndryshme dhe me tituj shkencorë, të cilët tani japin kontributin e tyre për zhvillimin e fshatit. Zëri i intelektualëve për shkollë Pikërisht kuadrot e këtij fshati, sot kanë ngritur zërin e tyre kundër një padrejtësie tjetër. Ata nuk mund të pajtohen që selia e shkollës së tyre që ka 350 nxënës, të jetë në shkollën "Petre Gligoroski" të fshatit Kostincë, ku mësimin e vijojnë vetëm 15 nxënës maqedonas, nga klasa e parë deri në të tetën. Për 16 arsimtarët e shkollës së Cërnilishtës kjo është e palogjikshme, por tendencat e këtilla bien sepse numri i nxënësve shqiptarë vazhdimisht rritet, ndërkohë që numri i atyre maqedonas zvogëlohet në atë masë saqë pas disa vjetësh parashikohet mbyllja e shkollës së Gostincës, shprehen ata. Arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Rexhep Ibraimi, thotë se në krahasim me shkollat tjera ku kemi rënie permanente të numrit të nxënësve, shkolla e Cërnilishtës shënon rritje të numrit të nxënësve. "Sivjet kemi mbi 80 nxënës të klasës së parë dhe ky numër me siguri do të rritet pasi që shtohet edhe numri i banorëve të fshatit sepse shumë rrallë mund të ndodhë, që ndonjë familje të largohet nga vendlindja", shprehet Ibraimi, i cili shton se pas riparimit të objektit dhe zgjerimit të hapësirave mësimore, shkolla i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e procesit edukativ-arsimor. Jeta vazhdon të përmirësohet Kohët e fundit, në fshatin Cërnilishtë janë përmirësuar dukshëm gati të gjitha kushtet e jetesës. Sa i përket infrastrukturës, ky fshat, lidhet me vendbanimet tjera dhe rrugën rajonale Prilep - Kërçovë, përmes rrugës e cila është asfaltuar me vetëkontributin e banorëve, qysh në vitin 1970, ndërsa rrjeti i ujësjellësit që shtrihet në një gjatësi prej 8 kilometrash, i plotëson nevojat e banorëve nëse uji shfrytëzohet në mënyrë racionale. Cërnilishta ka një ambulancë e cila është ndërtuar më vitin 2002 dhe aty punon një mjek dhe dy infermiere, që janë në shërbim të pacientëve të fshatit. Në qendër të fshatit, në afërsi të objektit shkollor, në përfundim e sipër është objekti i xhamisë, që përveç banorëve të fshatit, është ndihmuar edhe nga besimtarët e Kërçovës, Tetovës, Gostivarit dhe Strugës. Banorët e këtij fshati tani bëjnë përpjekje për hapjen e ambulancës stomatologjike, si dhe të barnatores, për të cilën kanë më tepër nevojë. Ata pohojnë se kanë nevojë edhe për hapjen e një filiali të shërbimeve postare i cili duke u bazuar në premtimet e dhëna do të fillojë punën së shpejti. Kjo do të thotë se në këtë vendbanim krijohen kushte me të cilat do të parandalohet shpërngulja e popullatës. Nga pikëpamja ekonomike këtu gjithçka është e lidhur me duhanin prandaj edhe shfaqet interesimi që nga kjo punë shumë e lodhshme ku angazhohet e tërë familja, kompensimi të jetë më i madh. Por, banorët shpresojnë në ditë më të mira të cilat do të vijnë doemos nga potenciali rinor, që tashmë po merr në dorë të gjitha organizimet për zhvillimin e fshatit. Të rinj veprojnë të bashkuar. Feta Ibraimi, i cili ka kryer studimet në Fakultetin e administratës publike në Tetovë dhe tani është i punësuar si mësimdhënës në shkollën e Desovës, shprehet se kjo rini dallohet nga ajo e fshatrave të tjera për nga afërsia dhe kompaktësia. "Mbi 600 të rinjtë e këtij fshati veprojnë gjithnjë të bashkuar dhe ky unitet jep efekte pozitive në organizimin e manifestimeve kulturore dhe sportive", thotë Ibraimi. Përveç aktiviteteve sportive, të rinjtë e Cërnilishtës i bashkon edhe SHKA "Tingujt e Pellagonisë", e cila promovon vlerat burimore të këngës, valleve, veshjes popullore dhe dokeve e zakoneve të kësaj ane. SHKA "Tingujt e Pellagonisë" nga fshati Cërnilishtë , është prezantuar edhe në Festivalin e këngëve folklorike "Sharri këndon" në Tetovë, ku mori çmimin e parë me vallen e "Plakut", që e luajtën të rinjtë të cilët njëherësh prezantuan denjësisht edhe veshjen kombëtare të këtij rajoni. Në kultivimin e vlerave të traditës dhe trashëgimisë kulturore të këtij fshati, kontribut të madh ka dhënë edhe Radio "Rinia" nga Cërnilishta e cila prej vitit 1997 e deri më tani ka transmetuar në vazhdimësi emisione për fëmijë, bujqësi, shëndetësi, si dhe nga fusha e arsimit, sportit dhe kulturës. Banorët e këtij fshati i shprehin mirënjohje edhe revistës "Zëri i Pellagonisë", e cila është angazhuar në mënyrë permanente që sa më denjësisht të prezantojë vlerat kulturore të fshatit Cërnilishtë. Shpend VINCA - KOHA
Familja Strugane Kthehet Nga Amerika Kur.......... Familja Strugane Kthehet Nga Amerika Kur Te Gjithe Ikin !!!! Nuk është i vogël numri i struganëve, që me vite të tëra kanë braktisur dhe vazhdojnë të braktisin vendlindjen, duke marrë rrugën e mërgimit për në shtetet perëndimore, SHBA e kështu me radhë. Por, megjithatë i paktë është numri i atyre, që një ditë kanë vendosur t'i kthehen Strugës. Një fat të këtillë kishte Rrustem Istrefi nga Veleshta, i cili tani është 67 vjeç. Ai në vitin 1975 "iku" në SHBA, por 13 vite më vonë, bashkë me bashkëshorten Hirmeten, dhe fëmijët, që i kishin lindur atje, Vjollca, Valbona dhe Dashmiri, vendosën t'i kthehen Strugës. "Pasi kreva shkollën fillore në Veleshtë, mësimet i vijova në Normalen e Shkupit, ndërsa pas tre vitesh ika në Shqipëri. Në Berat qëndrova tre vjet dhe më pas me kërkesë të familjes, por edhe me dëshirën time, u ktheva në vendlindje. Me të kthyer nga Shqipëria, vijova mësimet dhe në vitin 1966 mbarova Normalen në Shkup", rrëfen Istrefi. Ai për pesë vite e ushtron profesionin e mësuesit në vend- lindje, në Veleshtë, ndërkaq në vitin 1972, kur ish-pushteti mbylli shkollën e Veleshtës, mbeti i papunë. "Tre vjet ngela pa punë dhe mandej vendosa të iki, nga sytë këmbët. Shkova në Austri. Katër muaj qëndrova në Vjenë e pastaj, vajta në Amerikë", thotë Istrefi. Nga viti 1975 deri në vitin 1988, ai ka jetuar dhe punuar në Amerikë, në Shtetin e Kenerikut, në qytetin Uariberi, ku edhe kanë lindur tre fëmijët. "Me bashkëshorten Hirmetin ishim martuar në vitin 1967. Në Amerikë punonim nga dy ndërrime. Fitonim shumë, shpenzonim pak dhe kursenim mjaft", kujtohet sot mësuesi i dikurshëm. Vajza e madhe, Vjollca ka lindur në vitin 1982, një vit më vonë vjen në jetë edhe Valbona, ndërkaq Dashmiri ka lindur në vitin 1985. Vendimi për kthim "Jo vetëm unë, por edhe bashkëshortja ime, e cila tërë familjen e saj të ngushtë e kishte në Amerikë, ëndër- ronim që fëmijët tanë të fillojnë shkollimin në vendlindje. Vendosëm të kthehemi nga Amerika në Strugë. Dëgjonin lloj-lloj fjalësh. Të afërmit nga vendlindja na thoshin se mirë jeni rrini atje. 'Ç'kërkoni këtu', na pat thënë një mik nga Struga atëbotë", tregon tani Istrefi. Ai thotë se edhe në Amerikë u thoshin: "po ku doni të ktheheni, kur prej atje njerëzit me të madhe ikin". Por, Hirmeti dhe Istrefi, sot pohojnë se dilemat i kanë tejkaluar lehtë dhe shpejt. "E sollëm vendimin dhe u kthyem me tre fëmijët në Strugë. Filluam një jetë të re. Fëmijët filluan shkollimin, ndërsa ne pa punë kujdese- shim për ata. Kalonin ditët, javët, muajt dhe vitet. Fëmijëve u pëlqeu në Strugë. Edhe me mësimet kalonin shkëlqyeshëm. Pas mbarimit të shkollimit të mesëm, Vjollca dhe Valbona janë regjistruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë", rrëfen Istrefi. Me sukses të dalluar Vjollca ka mbaruar Drejtësinë, ka mbaruar edhe ligjëratat e shkallës së tretë në Universitetin e Beogradit, ku pret të mbrojë magjistraturën, ndër- kaq është e punësuar në Gjyqin Kushtetues të Maqedonisë. Valbona, po ashtu ka mbaruar Drejtë- sinë, në të njëjtin universitet dhe sikurse motra e saj pret të marrë titullin e magjistres së shkencave të Drejtësisë. "Valbona para disa muajsh është martuar me një djalë shkupjan dhe punon në Universitetin 'FON' në Shkup dhe Strugë. Dashmiri ka mbaruar informatikën në UEJL dhe tani ndjek studimet pasuniversitare në Universitetin Amerikan në Selanik", thotë Istrefi. Arritje të mëdha në vendlindje Dy bashkëshortët flasin me mburrje për të arriturat e fëmijëve të tyre. "Kemi investuar shumë në shkollimin e fëmijëve. Dashmiri, vetëm për shkallën e tretë ka paguar 12 mijë euro, ndërkaq për shkol- limin e tre fëmijëve tanë kemi shpenzuar 110 mijë euro", pohojnë ata, duke shtuar se është ky një shpenzim, që e kanë bërë me kënaqësinë më të madhe. Istrefi dhe Hirmeti jetojnë në shtëpinë e tyre në Strugë dhe sipas tyre vajzat dhe djali, varësisht nga mundësitë vijnë në shtëpi. Dashmiri, pohojnë ata, ka dëshirë që të punësohet në Strugë. Dy pleqtë nuk fshehin kënaqësinë e tyre, që kanë arritur jo vetëm të kthehen nga Amerika, por edhe të shkollo- jnë tre fëmijët e tyre. "Nuk e dimë a do të kishim mundësi të shkollonim fëmijët tanë në Amerikë", thonë ata. Vjollca dhe Valbona kanë qenë në Amerikë, në Uashington dhe kanë vizituar edhe vendlindjen e tyre. "Nuk u ka pëlqyer dhe mezi kanë pritur të kthehen në vendlindjen e tyre të dytë, në Strugë. Edhe Dashmiri ka qenë në Amerikë, por assesi nuk ka pranuar të studiojë e as jetojë atje", thotë Istrefi. Misioni i kryer me sukses Tre fëmijët e Hirmetit dhe Istrefit kanë edhe shtetësi amerikane. "Si, keni shtetësi amerikane dhe nuk ikni në Amerikë", shpesh u kanë thënë shoqet dhe shokët fëmijëve atyre. "Derisa fëmijët i kisha në studime shkoja dimrit dhe nga 4 apo 5 muaj punoja në Amerikë", tregon Istrefi, por shton se kurrë nuk i ka shkuar mendja që të marrë me vete edhe familjen e tij sërish. Ai ka pesë vite që nuk ka qenë në Amerikë dhe nuk thotë se nuk do të shkojë, por pohon se "më mirë se këtu nuk e kam askund". Istrefi dhe Hirmeti marrin pensione nga Amerika. "Fëmijët i shkolluam, tani nuk kemi nevojë për para. Me kthimin tonë ia arritëm qëllimit. I kthyem fëmijët në vendlindje dhe i shkolluam. Misionin tonë e kemi kryer", shprehet me kënaqësi çifti Istrefi. Rustem dhe Hirmete Istrefi në Strugë, mbase edhe më gjerë mund të jenë raste tepër të rralla që në vitin 1988, në kohën kur ikja ishte fenomen dhe trend gjithëshqiptar, ata kthehen në vendlindje. Për fat të keq gjurmëve të tyre nuk kanë shkuar familjet e tjera strugane. Përkundrazi, vala e ikjes nga Struga ka vijuar dhe vazhdon edhe në ditët tona. Megjithatë, familja Istrefi është krenare dhe mburret me kthimin e tyre. Mburremi edhe ne të tjerët, që i njohim. Rast jo i zakonshëm Kur të gjithë ikin,Istrefi kthehet Familja Istrefi tani jeton në shtëpinë e tyre në Strugë dhe është shembull i rrallë i kthimit të suksesshëm dhe të denjësishëm nga SHBA-të. Për fat të keq, gjurmëve të tyre nuk kanë shkuar familjet e tjera strugane. Përkundrazi, vala e ikjes ka vijuar dhe vazhdon edhe në ditët tona Koha
Shqiperia mbeshtetjen pavaresine e Kosoves, ... <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Ministri Basha rikonfirmon mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj pavarësisë së Kosovës Data e Publikimit: 18/05/2007 Autori i Lajmit: L.M Shqipëria mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e integritetit të Pakos së Ahtisarit dhe procesit të statusit, si rrugë e vetme për garantimin e stabilitetit në rajon. Këtë qëndrim e paraqiti sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm , Lulzim Basha, pas takimeve me liderë të institucioneve, të partive politike dhe me komandantin e KFOR-it. Shqipëria mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e integritetit të Pakos së Ahtisarit dhe procesit të statusit, si rrugë e vetme për garantimin e stabilitetit në rajon. Këtë qëndrim e paraqiti në Prishtinë ministri i Basha, e paraqiti në Prishtinë, pas takimeve të paradites së sotme me presidentin Sejdiu, kryeparlamentarin Berisha, kryetarin e PDK-së Thaçi dhe n/kryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi, kryetarin e LDD-së Nexhat Daci, ndërsa pasdite ministri Basha është takuar edhe me kryeministrin Agim Çeku, me kryetarin e partisë ORA, Veton Surroi dhe me komandantin e KFOR-it, Roland Kather. Gjatë këtyre takimeve ministri Basha përsëriti mbështetjen e Shqipërisë për ta përmbyllur procesin e statusit me pavarësinë e Kosovës. “Diskutuam për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë ne mbështetje të plotë të pavarësisë së Kosovës si zgjidhja e vetëm që garanton paqe dhe stabilitet në rajon dhe i hap rrugë integrimit evropian . Diskutuam edhe për hapat që po hedhen për fqinjësinë e mirë ne mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimit në çdo fushë, ekonomike ,politike, diplomatike etj.“, ka thënë Basha. Ai u shpreh i bindur se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit, do të rezultojnë me sukses dhe Kosova do të bëhet shumë shpejtë e pavarur. Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shprehur një falënderim të veçantë për rolin diplomatik të Shqipërisë gjatë procesit të statusit. Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë që kanë të dyja vendet në të gjitha fushat. “Ky bashkëpunim kaq i thellë do të vazhdojë natyrshëm sepse nuk mund të ketë barriera mes nesh dhe do të ecim në rrugën e mirë të qasjes tonë për integrimet euroatlantike. Shqipëria ka bërë veprime të jashtëzakonshme e këto do të jenë për neve një model i rëndësishëm që edhe ne të shpejtojmë hapin tonë dhe do të ecim bashkë”, ka thënë presidenti Sejdiu. Kryeparlamentari Berisha e ka falënderuar Shqipërinë, veçanërisht për sponsorizimin nga ana e saj të rezolutës për pavarësinë e Kosovës që u mbështet nga shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike gjatë takimit në Islamabad. “Shqipëria është një dorën e djathtë dhe do ta quaja një avokat i Kosovës. Jam i bindur se pjesën me të madhe të takimeve që i zhvillojnë ja kushtojnë Kosovës. Mora premtimin e tij se do të vazhdojnë të na ndihmojnë me këtë tempo”, ka thënë kryeparlamentari Berisha. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi u shpreh i bindur se liderët nga Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të jenë së bashku në ceremoninë festive për pavarësinë e Kosovës. “Është mjaft shpresëdhënës qëndrimi unik i shtetit shqiptar për statusin politik të Kosovës, që është një qëndrim në përputhshmëri të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka thënë lideri i opozitës, Hashim Thaçi. Në ditën e dytë të vizitës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, është takuar edhe me nënkryetarin e AAK-s, Ahmeti Isufin, kryetarin e LDD-së, Nexhat Dacin, si dhe ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Në orët e pasdites ndërkaq, shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha është takuar edhe me kryeministrin e vendit Agim Çeku, me të cilin ka biseduar kryesisht për periudhën e pas statusit. “Kemi një të ardhme të përbashkët të cilën duhet t’a ndërtojmë së bashku me Shqipërinë”, tha kreu i ekzekutivit Agim Çeku pas këtij takimi. “Dëshirojmë të përfitojmë nga përvojat e shumta të Shqipërisë në përafrimin e tyre me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe ka një vullnet të mirë e të madh që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të jetë vërtetë një shembull i mirë për rajonin. Ne si popull shqiptar në Ballkan, të jemi popull që reflekton stabilitet, siguri dhe që ofron siguri e stabilitet edhe për të tjerët”, ka thënë kryeministri Çeku. Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha foli ndërkaq për rëndësinë që ka Ekipi i Unitetit si një zë i unifikuar i Kosovës përballë komunitetit ndërkombëtare, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të Shqipërisë për punën e tyre. “Ne këto i shohim dhe i mbështesim plotësisht. Mbështesim fuqimisht agjendën integruese euro-atlantike që shteti i ri i Kosovës po përgatit dhe që do të shpalosë menjëherë pas momentit historik të shpalljes së pavarësisë dhe po ashtu siç kemi qenë në dispozicion gjatë gjithë kësaj periudhe, do të vazhdojmë të jemi mbështetës për çdo nevojë e çdo proces”, ka thënë ministri Basha. Ministri Basha është pritur sot edhe nga lideri i Partisë ORA, Veton Surroi njëherësh anëtar i Ekipit të Unitetit. “E informova për rrjedhën e punëve në Kosovë, për atë se gjithë lajmet që dalin aty këtu, dhe interpretimet që u bëhen, Ekipi i Unitetit vazhdon me unitetin e vet dhe është i determinuar që të arrijë bashkë në fazën e fundit të pavarësisë dhe për përgatitjet që po i bëjmë për këtë fazë”, ka thënë Veton Surroi. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Basha është takuar edhe me komandantin e KFOR-it Roland Kather, si dhe me liderë të partive të vogla parlamentare. Vizitën në Kosovë, ministri Basha e përfundon nesër. </div></div>
Interneti ne Shqiperi? Internet Usage in Europe Mundesuar nga: http://www.internetworldstats.com/europa2.htm EUROPE Population ( 2007 Est. ) Internet Users, Latest Data % Population (Penetration) % Users Europe Usage Growth (2000-2007) Albania -Nr. i popullsise: 3,087,159 - Nr i lidhjeve te int. 471,200 - Nr i lidh./popullsise: 15.3 % -Perqindja e lidhjeve shqiptare qe ze ne europe: 0.1 % - Rritja e lidhjeve nga 2000-2007: 18,748.0 % Andorra 69,524 23,200 33.4 % 0.0 % 364.0 % Austria 8,213,947 4,650,000 56.6 % 1.4 % 121.4 % Belarus 9,678,864 5,477,500 56.6 % 1.6 % 2,943.1 % Belgium 10,516,112 5,100,000 48.5 % 1.5 % 155.0 % Bosnia-Herzegovina 4,672,165 950,000 20.3 % 0.3 % 13,471.4 % Bulgaria 7,673,215 2,200,000 28.7 % 0.7 % 411.6 % Croatia 4,468,760 1,576,400 35.3 % 0.5 % 688.2 % Cyprus 971,391 356,600 36.7 % 0.1 % 197.2 % Czech Republic 10,209,643 5,100,000 50.0 % 1.5 % 410.0 % Denmark 5,438,698 3,762,500 69.2 % 1.1 % 92.9 % Estonia 1,332,987 690,000 51.8 % 0.2 % 88.2 % Faroe Islands 49,760 33,000 66.3 % 0.0 % 1,000.0 % Finland 5,275,491 3,286,000 62.3 % 1.0 % 70.5 % France 61,350,009 32,925,953 53.7 % 10.2 % 287.4 % Germany 82,509,367 50,426,117 61.1 % 15.7 % 110.1 % Gibraltar 26,268 6,200 23.6 % 0.0 % 287.5 % Greece 11,338,624 3,800,000 33.5 % 1.2 % 280.0 % Guernsey & Alderney 63,908 36,000 56.3 % 0.0 % 80.0 % Hungary 10,037,768 3,050,000 30.4 % 0.9 % 326.6 % Iceland 299,076 258,000 86.3 % 0.1 % 53.6 % Ireland 4,104,354 2,060,000 50.2 % 0.6 % 162.8 % Italy 59,546,696 31,481,928 52.9 % 9.8 % 138.5 % Jersey 89,485 27,000 30.2 % 0.0 % 237.5 % Latvia 2,279,366 1,030,000 45.2 % 0.3 % 586.7 % Liechtenstein 35,622 22,000 61.8 % 0.0 % 144.4 % Lithuania 3,403,871 1,221,700 35.9 % 0.4 % 443.0 % Luxembourg 463,273 315,000 68.0 % 0.1 % 215.0 % Macedonia 2,056,894 392,671 19.1 % 0.1 % 1,208.9 % Malta 386,007 127,200 33.0 % 0.0 % 218.0 % Man, Isle of 75,530 -- -- -- 0.0 % Moldova 3,727,246 550,000 14.8 % 0.2 % 2,100.0 % Monaco 33,443 18,000 53.8 % 0.0 % 157.1 % Montenegro 665,734 117,000 17.6 % 0.0 % n/a Netherlands 16,447,682 12,060,000 73.3 % 3.7 % 209.2 % Norway 4,657,321 3,140,000 67.4 % 1.0 % 42.7 % Poland 38,109,499 11,400,000 29.9 % 3.5 % 307.1 % Portugal 10,539,564 7,782,760 73.8 % 2.4 % 211.3 % Romania 21,154,226 4,940,000 23.4 % 1.5 % 517.5 % Russia 143,406,042 28,000,000 19.5 % 8.7 % 803.2 % San Marino 31,500 14,300 45.4 % 0.0 % 472.0 % Serbia 10,087,181 1,400,000 13.9 % 0.4 % 250.0 % Slovakia 5,379,455 2,500,000 46.5 % 0.8 % 284.6 % Slovenia 1,962,856 1,090,000 55.5 % 0.3 % 263.3 % Spain 45,003,663 19,765,033 43.9 % 6.1 % 266.8 % Svalbard & Jan Mayen 2,274 -- -- -- 0.0 % Sweden 9,107,795 6,890,000 75.6 % 2.1 % 70.2 % Switzerland 7,523,024 5,097,822 67.8 % 1.6 % 138.9 % Turkey 75,863,600 16,000,000 21.1 % 5.1 % 700.0 % Ukraine 45,833,977 5,278,100 11.5 % 1.6 % 2,539.1 % United Kingdom 60,363,602 37,600,000 62.3 % 11.7 % 144.2 % Vatican City State 767 93 12.1 % 0.0 % 0.0 % TOTAL Europe 809,624,686 321,853,477 39.8 % 100.0 % 206.2 % Si i komentoni keto statistika? ne jemi mbrapa fare nga me te ultat 15% e popullsise ka akses ne internet ne shqiperi deri ne gusht te 2007 qe u bene matjet por kemi edhe rritjen me te madhe ne krahasim me europen madje shume me lart kjo sepse ato se nisen nga hici mbase sepse ne shqiperi nga 1999-2000 u aplikua ne mase interneti
Nikola Sarkozi! Tashme te gjithe e dine se firuesi i gares per presidencen e fitoj Nikola,babai i tij e braktiisi sebashku me vellain dhe e lane ne France pasi ata ishin emigrante nga Hungaria dhe u vendosen ne SHBA ndersa Nikola u shderrua ne nje njeri padyshim te madhe dhe me karakter te forte qe cdo gje qe bente ai e bente pa komplekese personalishte e adhuroj per kete pasi te bene per vete,keto zgjefhje ne France jane ndjekur me vemendje si asnjehere tjeter edhe per faktin se presidenti i ri do te kete rol percaktues edhe per B.E si mendoni se do ndikoj kjo per marredheniet France-Shqiperi(te ngrira fare) dhe Shqiperi-B.E?
 
Rula & Frani c'histori ! Jam duke pare ZONE E LIRE tek Vizion Plus dhe nder te tjere te ftuar ishte dhe nje zonje greke RULA . Nje greke mjaft e pasur 58 vjece me nje femijeri te varfer ( femija e nje pastruesje vile dhe e pronarit te viles , milioner ky i fundit ), na njihet me Franin nga Shqiperia qe kishte 14 vjet qe jetonte dhe punonte ne Greqi . Mbasi njihet me Franin bie ne dashuri dhe martohen .Rula , pra grekja eshte dhe nje persanazh i njohur ne mediat greke dhe martesa e saj ben buje. Por pas 14 muajsh martese Franin largohet , por Rula qenka shume shume e dashuruar me Franin e nuk ka lene media e vend pa i kerkuar te kthehet serish prane saj. Dhe pse sic thote ka dhe ndjenja si ta kish femijen e vet e here here e dashuron. Shkurt muhabeti sonte per here te pare kam pa nje greeke qe qan per nje shqiptar ne nje Tv dhe live. Hera pare qe degjoj qe nje greke thote "Se meshkujt shqiptare jane bashkeshorte te mrekullueshem" E lloj lloj komplimentesh. Nderkohe Rula nga nje martese e meparshme ka nje djale 18 vjec i cili i eshte larguar mbasi ka ndodhur kjo martese " je martuar me djalin tend nene" , i ka thene ai. Tashme me Franin e larguar, me djalin qe se do me, dhe me ambjentin e atjeshem qe nuk e aprovon shume kete zgjedhje te Rules ajo ka ardhur ne Shqiperi dhe jeton me njerzit e Franit , dhe ka vendosur te marre nje pashaporte shqiptare. Kur jane martuar Frani i ka kerkuar nje " Makine dhe dy shtepia " dhe Rula thote le te vije dhe te rrije e dy vjet me mua , sado pak ore vec ta kem prane dhe do e mbaj premtimin. Nderkohe Franin ka nje te dashur tashme. Ehh Forumista a nuk eshte nje PARADOKS ky ? 58 vjece me nje djale 29 vjec. Qan per nje shqiptar. E shpreh Live neper media. dashnia nuk njifka asgje. Te mendosh qe Vjerren ( nena e Franit) eshte 50 vjece ajo 58 lol http://www.youtube.com/watch?v=n_cFZ4fjTok&.%20...
A eshte me Kina shtet komunist? SI mendoni? A eshte Kina me shtet komunist? Kini parasysh zhvillimet ne vitet e fundit....
Chardonnay karaoke - atje ku kendojme shqip Thuajse te gjithe ne Af e dine qe une prej gati 3 vitesh jam i "angazhuar" me boten e kenges. Ne fakt, nuk ka mbetur bar/karaoke ne Tirane ku te mos e kem kenduar ndonje kenge dhe me ju thene te drejten jam ndjere goxha mire kur e kam bere kete gje. Deri para disa kohesh mendoja se deri ketu do te shkonte hobi im per muziken, por jo...paska dhe me shume. Ne fakt nje dite te bukur mora iniciativen per te ngritur nje bar karaoke me qellim primar ta beja ndryshe nga gjithe klubet e te njejtit lloj qe nuk jane te pakta ketu ne Tirane. Me shume perpjekje dhe shpenzime di t'ju them se sot kam arritur te ngre nje bar/karaoke ku promovoj ne maksimum vlerat e kenges shqiptare. Ne "Chardonnay Club" si ne asnje karaoke tjeter kendohen ne version (baze+titra) pjesa me e madhe e muzikes se lehte shqiptare si dhe nje pjese e muzikes qytetare e popullore. tinguj qe mendonim se i kishim harruar kendohen ne mase nga te gjithe ata qe jane prezent fundjavave ne chardonnay. Kjo me ben mua te lumtur, madje shume te lumtur dhe jo per faktin qe mund ti nxjerr ndonje fare fitimi klubit tim por per faktin e thjeshte se me duket sikur kam bere te dukshem nje gjigand qe te gjithe e kishin harruar. Nuk ka gje me te bukur se kur kendojne te gjithe se bashku kenget e Vaces se madhe, Avni Mules, Ema Qazimit, Luan Zhegut, Kozma Dushit, Liliana Kondakciut, Irma Libohoves, Parashqevi Simakut, Ardit Gjebrese etj. Ketu poshte po ju linkoj faqen e Klubit chardonnay, ku ju ftoj te vini dhe te kendoni bashke me mua tingujt e harruar. http://www.chardonnay.5u.com/
neokomunizmi? Po them neokumunizmi pasi kohet e fundit po shikojme nje vale te re te qeverive nga amerika latine te cilat po perqafojne socializmin ekstrem qe me ne krye kane nje njeri te cuditshem dhe jo normal per nga deklaratat, Hugon! dhe me siguri ky ka tiparet e nje diktatori te ri i cili mendon se eshte i afte te sfidoj gjithcka, mbase edhe te frymezuar apo ndihmuar nga venezuela mjaft vende te tjera ne ameriken latine po mbeshtesin kete socializem te ri, pse mendoni? mos nga fakti se shtresat fshatare dhe ne nevoje jane shumice apo sepse amerika ka mbeshtetur ne te kaluaren edhe diktatori ekstreme te djathta te cilat ishin te dhunshme dhe kjo ka sjelle nje pakenaqesi te akumuluar ne kohe ndaj "gjakpiresve" me kompanite shumekombeshe te cilat po gllaberojne dyqanet e vogla? Kush mendoni se jane arsyet qe nje sere vendesh jo te vogla,(Argjentine, Venezuele dhe pak Brazili) ne ameriken latine po shfaqin keto bindje socialiste ekstreme?
Top