Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Një 30-vjecar vdes nga interneti Kinë - Një 30-vjecar vdes nga interneti Një maniak interneti nga Kina, pjesëmarrës në një maratonë treditore interneti, në një internet-kafe në një qytet të Kinës Jugore, me emrin Zhongshan, nuk ka mundur dot të mbijetojë, me gjithë ndihmën e shpejtë të mjekëve. 30-vjecari u plas pa ndjenja para kompjuterit, bënte të ditur një gazetë nga Pekini, e cila i referohej një gazete lokale me këtë rast. Të gjitha përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit të qytetit rezultuan të kota, pasi ai tashmë kishte vdekur si pasojë e ndalimit të zemrës. Megjithatë, se cfarë ia shkaktoi vërtet djaloshit këtë, tri ditë pas qëndrimit para kompjuterit, kjo sipas mjekëve specialistë mbetet akoma e paqartë. Përballë numrit në rritje të maniakëve online, qeveria kineze ka marrë disa masa që mendohet se do sjellin përmirësim. Kështu, ndër këto masa përmendet bllokimi automatik i vazhdimit të lojërave online nga serverët e kontrolluar prej shtetit, për shembull, nëse lojtari ka tejkaluar numrin e orëve të menduara se mund të lejohen për qëndrim para kompjuterit.
Janullatos, Pro G(ay)rekeve. Kunder Cameve. Nga Kastriot Myftaraj - Në Deklaratën e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, me të cilën shpjegohej refuzimi për të marrë pjesë në përshpirtjen për viktimat shqiptare çame të gjenocidit grek, thuhet se: “Parim bazë i Kishës është të mos përzihet direkt ose indirekt, në çështje politike të brendshme ose të jashtme”.Përkujtimi i viktimave të gjenocidit grek nuk është çështje e politikë së brendshme shqiptare, se në përkujtimoren që u mbajt me këtë rast në Shqipëri morën pjesë deputetë nga të dy palët e politikës shqiptare. Pra është një aspekt i një çështje nacionale shqiptare, i çështjes çame dhe nëse është çështje politike është çështje e politikës nacionale. Dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare për një çështje nacionale shqiptare natyrshëm duhet të ketë qëndrimin e përgjithshëm, ashtu siç e kanë dhe institucionet e tjera fetare në vend, katolike dhe myslimane ose siç e kanë kishat në vende të tjera, qoftë edhe ortodokse. Përkujtimi i viktimave të gjenocidit grek kundër çamëve është një çështje e politikës së jashtme vetëm për shkak se Greqia e mohon këtë gjenocid dhe i quan çamët bashkëpunëtorë të fashizmit. Por në këtë çështje ka dy qëndrime, është qëndrimi shqiptar që e quan shfarosjen dhe dëbimin e çamëve gjenocid grek, si dhe qëndrimi grek që e mohon një gjë të tillë, duke thënë se çamët u larguan vetë për shkak të bashkëpunimit me pushtuesit fashistë (Këtu duhet thënë se Napoleon Zerva dhe forcat e tij që bënë këtë gjenocid ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve dhe për këtë arsye pas luftës SHBA e kushtëzoi dhënien e ndihmave për Greqinë, me largimin e Zervës nga qeveria ku mbante postin e ministrit). Në këtë rast Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare natyrshëm duhet t’i përmbahet qëndrimit shqiptar, ashtu siç bën Kisha Ortodokse Greke që i konformohet qëndrimit grek, dhe jo të paraqitet Kisha Shqiptare, si neutrale, çka krijon përshtypjen sikur ajo është një entitet i pavarur nga shoqëria shqiptare. Duke qenë se krerët e kësaj Kishe, që nga Janullatos, deri tek shumica e anëtarëve të Sinodit janë grekë, atëherë krijohet përshtypja se ky neutralitet në fakt kamuflon një qëndrim progrek, që sot për sot nuk shprehet dot publikisht. Edhe për çështjen e Qipros dhe gjenocidit atje ka dy qëndrime të ndryshme, një turk dhe një grek. Sipas qëndrimit turk në Qipro ndodhi një agresion dhe gjenocid nga ana e grekëve të cilët donin të bënin spastrim etnik të ishullit nga turqit dhe t’ia aneksonin ishullin Greqisë, prandaj ushtria turke ndërhyu për t’i shpëtuar bashkëkombësit e Qipros. Përndryshe, sipas qëndrimit grek, ishin turqit ata që bënin gjenocid kundër grekëve dhe Turqia bëri një agresion duke ndërhyrë ushtarakisht në Qipro, si dhe duke mbajtur të pushtuar Qipron. Kisha Ortodokse Greke për çështjen e Qipros mban qëndrimin e mësipërm grek, duke e quajtur ndërhyrjen turke në Qipro gjenocid, agresion dhe pushtim, dhe nuk shprehet se nuk ndërhyn në këtë çështje pasi është çështje e politike. Sigurisht që ajo është një çështje politike dhe nacionale, por mban qëndrimin grek të përmendur më lart. Edhe vetë Janullatos, për çështjen e Qipros, mban qëndrimin grek dhe nuk është neutral. Në librin e Janullatos “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, të botuar edhe në Shqipëri, thuhet: “Gjithashtu edhe në shekullin tonë (është fjala për shekullin XX- K. M.) shumë fuqi ‘të krishtera’ perëndimore, i braktisën dhe i tradhtuan, pas Luftës së Parë Botërore, popullsitë e krishtera të Azisë së Vogël dhe mbajtën qëndrim pasiv përpara çrrënjosjes së re të të krishterëve ortodoksë nga Kostandinopoja dhe nga Qiproja Veriore”. (Anastasios Janullatos: “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2004, f. 172) Nëse do të përdorim logjikën e deklaratës së Sinodit në krye të të cilit është Janullatos, atëherë do të thoshim se këtu Janullatos është përzier në një çështje politike, pasi ai ka bërë të vetën pikëpamjen greke për këtë çështje. Madje Janullatos tregon këtu dhe një urrejtje të qartë për Fuqitë e Mëdha perëndimore, duke u nënkuptuar SHBA dhe Britania e Madhe, që pas Luftës së Parë Botërore dhe gjatë krizës në Qipro në 1974, nuk ndihmuan Greqinë kundër turqve. Pas Luftës së Parë Botërore, Greqia mori nga aleatët sipas termave të paqes të drejtën e aneksimit të një rripi gjatë bregdetit lindor të Egjeut, në Turqinë e sotme. Por grekët të rrëmbyer nga deliri bizantin donin shumë më tepër dhe filluan në mars 1921 një mësymje të çmendur në thellësi të Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u thyen nga turqit në gusht 1922 dhe u flakën në det, duke humbur dhe atë që patën fituar. Atëherë dhe sot grekët fajësuan fuqitë perëndimore për këtë katastrofë, duke dashur që ato të luftonin kundër turqve për hir të delirit bizantin të grekëve. Merret vesh edhe Janullatos ka këtë qëndrim grek, që është bërë zakon të thuhet se është vetëm qëndrimi i ekstremistëve grekëve. Por, edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë na qenka një ekstremist grek. Edhe për çështjen e Qipros grekët, ashtu si për disfatën në luftën në Anadoll, fajësuan fuqitë perëndimore, dhe në radhë të parë SHBA, që sipas grekëve duhej ta detyronte Turqinë që mos të reagonte kur grekët të pushtonin Qipron dhe të dëbonin turqit prej ishullit. Kështu SHBA duhej të armiqësoheshin përjetë me Turqinë për hir të delirit bizantin grek. Ky qëndrim grek për çështjen e Qipros, është bërë zakon të quhet si qëndrim i ekstremistëve, por kështu na del se kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse Shqiptare, na qenka një ekstremist grek. Qendrimi i Janullatos për çështjen e Luftës Greko-Turke dhe për çështjen e Qipros është një qendrim direkt politik. Është madje edhe një qëndrim politik i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi libri është botim i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kështu, del se Kisha Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare mban një qëndrim politik progrek kur është fjala për çështjen nacionale greke, për Qipron, dhe nuk pranon të mbajë një qëndrim proshqiptar kur është fjala për një çështje nacionale shqiptare, për atë çame. Ky standard i dyfishtë tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është praktikisht aneks i Kishës Ortodokse të Greqisë, e cila është një kishë zyrtarisht dhe ligjërisht e politizuar, me politikën nacionale greke. Sipas paragrafit të dytë të Nenit 33 të Kushtetutës së Greqisë, Presidenti i Republikës së Greqisë, kur zgjidhet betohet sipas kësaj formule: “Betohem në emër të Triadës së Shenjtë, bashkëthelbësore dhe të pandashme se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, se do të kujdesem për respektimin e tyre me besnikëri, se do të mbroj pavarësinë kombëtare dhe tërësinë e Vendit, do të mbroj të drejtat dhe liritë e Helenëve dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Kombit helen”. Kështu pavarësia kombëtare e Greqisë, të drejtat dhe liritë e helenëve, interesat dhe përparimi i kombit helen, shihen sipas ligjit themeltar grek, si të pandara nga feja ortodokse greke, në thelb të së cilës triada e shenjtë e pandashme. Për shtetarët dhe klerikët grekë feja ortodokse dhe helenizmi politik janë të pandara dhe kështu janë edhe për Janullatosin dhe për shumësinë e anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Shqiptare që janë shtetas grekë me kombësi greke. Prandaj Janullatosi dhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare refuzojnë të përkujtojnë dhe nderojnë viktimat çame shqiptare të gjenocidit grek, ndërsa në anën tjetër shprehen sipas pikëpamjes greke për çështjen e Qipros. Nëse Kisha nuk përzihet në çështje politike, atëherë si ta kuptojmë që kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu, gjatë përshëndetjes që bëri në kongresin e PS, në Tiranë, në qershor 2006, u shpreh kur ishte fjala për ato gjëra që krijojnë lidhje mes dy partive dhe dy vendeve: “Kështu ne e shohim edhe punën e Kishës Ortodokse me zotin Anastas”. (cituar sipas: “Zëri i Popullit”, 11 qershor 2006, f. 5) Ç’punë ka kryetari i një partie politike të një vendi tjetër që të vijë në kongresin e një partie shqiptare, dhe të shprehet pro kryetarit të një komuniteti fetar, kur Shqipëria është vend laik, ku politika është e ndarë me ligj nga feja? Me këtë Papandreu kërkon t’i thotë PS, se për të ortodoksia duhet të jetë fe zyrtare dhe Janullatosi udhëheqësi i saj shpirtëror. A mund të quhet tjetër përveçse veprim politik fakti që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e drejtuar nga Janullatos, e njohu si shenjt të vetin, të ashtuquajturin Shën Kozmai, që u shpall shenjt nga Kisha Greke në vitin 1961 dhe që deri në 1991, nuk ishte njohur si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare (në Shqipëri u ndalua feja pak vjet më pas). Kozmai, një agjent rus dhe propagandist nacionalist grek i shekullit XVIII, njihet si shenjt vetëm nga Kisha greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare dhe nga asnjë kishë tjetër ortodokse. Në librin e Fani Mihalopulli “Kozmai nga Etolia”, që është botim zyrtar i Kishës Ortodokse Greke, dhe që është botuar në Shqipëri në 1999, thuhet për bëmat e “Shën” Kozmait: “Patriku Serafim II dhe Patriku samuil qenë rusofilë fanatikë dhe njohës të planeve të Ekaterinës së Madhe (bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Plani Grek” për ringjalljen e Imperisë Bizantine- K. M.). Edhe Kozmai kishte dijeni për lëvizjen që kishte si qëllim ringjalljen e Perandorisë Bizantine që përhapte Moska”. (Fani Mihalopullos: “Kozmai nga Etolia”, Shtëpia botuese “Neraida”, Tiranë 1999, f. 21) Më tutje thuhet për të ashtuquajturin Shën Kozmai: “Ai ishte betuar që kur ishte në Akademi me Vullgarin dhe Xharxhullin se ishte gati të punonte për atë ide të madhe (MegaliIdea në greqisht-K. M.), madje të jepte edhe jetën për të. E dinte politikën e Patrikanës, e cila vazhdimisht ndiqte sugjerimet e Rusisë dhe ushqente idenë e çlirimit nëpërmjet kombit flokëverdhë”. (po atje: f. 21) Kjo frymë është ringjallur edhe sot në marrëdhëniet greko-ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës që bëri në Greqi, në 9 shtator 2005 vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe një manastir rus. Duke folur pas një seance lutjesh, Presidenti Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë. Derisa Rusia është vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e Ortodoksisë, u shpreh Putin. Gjatë vizitës në një nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord. Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ç’lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë botën, pra do ta sundojë atë. Në Greqi, e cila është, në mos një shoqëri thellësisht fetare, së paku me siguri një shoqëri thellësisht e ushqyer me mitet historike, të cituara më lart në librin e Mihalopullos, që ka prodhuar kleri ortodoks, që prej tre shekujsh, që nga koha e carit Pjotër i Madh, lexohen e janë bërë pjesë e vetëdijes nacionale, traktatet nostradamusiane të shkruara nga murgjërit ortodoksë, ku profetizohet e ardhmja e bukur e Greqisë, sikur Greqia do të bëhet një shtet i madh që do t’i rimarrë një pjesë të madhe të territoreve bizantine që ia rrëmbyen turqit dhe se e gjithë kjo do të bëhet me ndihmën e një popull të fuqishëm ortodoks biond, që do të zbresë nga Veriu për t’i ndihmuar grekët, pra është fjala për rusët. Pikërisht ashtu siç predikonte në shekullin XVIII agjenti rus, i ashtuquajturi shenjt (Shën Kozmai), dhe kjo thuhet dhe në hagiografitë që janë botuar për të në Greqi. Vdekja e të ashtuquajturit Shën Kozmai nuk qe një martirizim, por fundi i merituar i një spiuni rus dhe në vendin ku u bë ekzekutimi (ndoshta e vetmja e mirë që një pasha shqiptar osman si Kurt Pasha i Beratit i ka bërë Shqipërisë), si dhe në manastirin e tij, duhet të vihet një pllakë ku të thuhet se fundi i tij ishte i merituar dhe se këtë fund duhet të kenë të gjithë spiunët e fuqive të huaja antishqiptare, siç edhe bën çdo vend i botës me spiunët që punojnë kundër tij. Shenjtërimi i këtij Kozmait nuk është një çështje fetare por një çështje politike, se është bërë me qëllim për t’i shërbyer Helenizmit, të cilit i shërbeu Kozmai. I ashtuquajturi Shën Kozmai është simbol i aleancës greko-ruse, me anë të së cilës Greqia sot llogarit të marrë Vorio-Epirin, ku “u martirizua” Kozmai. Duke i bërë ortodoksët shqiptarë të nderojnë Kozmain, i duan t’i bëjnë të nderojnë Helenizmin. Anastasios Janullatos shkoi për herë të parë për vizitë zyrtare në Athinë, në nëntor 2001, pasi që ai të pritej zyrtarisht nga kreu i Kishës Greke duhej të kishte rangun e kryepeshkopit rang që ai mundi ta arrinte vetëm pasi u kanonizua si i tillë nga sinodi i kishës shqiptare, që mundi të krijohet vetëm në 1998. Dhurata që Anastasios i solli homologut grek Kristodhulos nga Shqipëria, qe një ikonë e Shën Kozmait, e punuar me karaktere greke nga besimtarë ortodoksë të rinj nga Shqipëria. Duke pranuar dhuratën, Kryepeshkopi grek Kristodhuli shprehu vlerësimin e vet për Shën Kozmain si “ndriçues i kombit”. Shën Kozma Etolioti, i cili ka jetuar në shekullin XVIII, njihet në të gjitha tekstet kishtaro-politike greke si një misionar i Ortodoksisë dhe Helenizmit në Epirin e Veriut dhe ai e quante vetveten si misionar i helenizmit dhe ortodoksisë. Shën Kozmai qe një nacionalist grek (dihet se në nacionet fqinje ortodokse feja qe në lidershipin e luftës çlirimtare kundër okupacionit turk) dhe u vra si i tillë. Pasi u vra Kozma Etolioti u bë shenjt nga Patriarkana e Stambollit për të potencuar idealin nacional-religjioz heleno-ortodoks dhe njihet si shenjt vetëm nga kisha greke dhe kisha ortodokse shqiptare që është vasale e kësaj të fundit dhe nga asnjë prej kishave të tjera ortodokse të botës. Kryepeshkopi grek Kristodhuli e shprehu qartë këtë kur me këtë rast e quajti Shën Kozmain si “ndriçues i kombit”, duke e pasur fjalën për “kombin grek”, në të cilin ai fut dhe ortodoksët e Shqipërisë. Dhurata e Janullatosit është mjaft sinjifikuese. Me të ai i kumton kryepeshkopit grek dhe grekëve se rinia ortodokse shqiptare ecën në gjurmët e Shën Kozmait, pra në gjurmët e helenizmit. Plani i Kishës Greke, së cilës i përket Janullatos është që ky i fundit të bëhet shenjtor pasi të vdesë dhe t’i shërbejë si simbol kauzës së ortodoksisë dhe helenizmit në Vorio-Epir, së bashku me Shën Kozmain, si një Shën Kozma modern. Janullatos dhe Sinodi me shumicë greke i Kishës Ortodokse Shqiptare, derisa nuk pranojnë që të bëjnë një përshpirtje për viktimat çame, kanë bërë të tilla mëse një herë për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke. E pra, del se ushtarët grekë qenkan për Sinodin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më të rëndësishëm se viktimat shqiptare. Çështja e refuzimit të Sinodit me shumicë greke të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të bërë një përshpirtje për viktimat çame, duhet marrë shumë seriozisht se kjo është një shenjë e miratimit të genocidit dhe të spastrimit etnik. Me këtë kjo Kishë që është aneks i Kishës Greke, kërkon të thotë se genocidi dhe spastrimi etnik kundër shqiptarëve duhet të vazhdojë më tutje, sipas MegaliIdesë, derisa, në aleancë me Serbinë të okupohet dhe të spastrohet Shqipëria, duke pësuar shqiptarët fatin e çamëve, ndërsa territori i Shqipërisë do të ndahet midis Greqisë dhe Serbisë. Tashmë është e qartë se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është aneks i Kishës Greke dhe provë për këtë është fakti se për çështjen e përkujtimores së genocidit kundër çamëve Kisha Ortodokse Shqiptare reagoi njëlloj si organizata “Omonia” e minoritetit grek në Shqipëri. Në këto rrethana, është koha që ortodoksët shqiptarë, elita e tyre intelektuale dhe politike ta kuptojnë se Janullatos dhe grekët e tjerë që kanë uzurpuar kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e kanë futur në një «fushë të minuar» gjeopolitike gjithë komunitetin ortodoks shqiptar. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet të ndahet nga Ortodoksia Helene që e ka uzurpuar kishën e tij, pasi Ortodoksia helene është instrument i gjeopolitikës greke, serbe dhe ruse, që po kërkon revansh në Ballkan, duke sfiduar SHBA dhe shqiptarët. Greqia po bëhet gati të hyjë në aventura që mund të çojnë në reduktimin dhe ndoshta shpërbërjen e saj si shtet. Në këto aventura Greqia kërkon të tërheqë dhe komunitetin ortodoks shqiptar. Këta duhet ta dijnë mirë se në rast se do të lejojnë që Greqia t’i tërheqë në këto aventura atëherë do të pësojnë fatin e grekëve të Anadollit, pas Luftës së Parë Botërore. Ortodoksizmi shqiptar nuk ka pse është ortodoksizëm helenik, as sllav. Ortodoksizmi helenik dhe sllav është paleoideologji e gjeopolitikës sllavo-greke. Ortodoksizmi në Shqipëri ose do të jetë ortodoksizëm shqiptar ose nuk do të ekzistojë fare. Ky do të jetë një fatalitet historik, por në një sens të caktuar do të jetë vetë zgjedhja e komunitetit ortodoks.
Polici Refik Injoranca e amerikaneve vazhdon deri ketu sa te krijojne nje Borat te ri me emrin Refik i cili po vjen nga shqiperia dhe eshte polic, detyra e tij eshte ndalimi i krimineleve te L.A ne amerike dhe ketu do te shfaqet nje fryme perbuzese dhe nenvleresuese ndaj nje polici shqiptar me te cilin se shpejti do qeshin dhe tallen me miliona amerikane pasi ky do te jete si ata katunaret qe po dalin dhe shikojne boten perendimore dhe shqiperia eshte nje vende i humbur dhe i mbushur me njerez me nivel te ulet kulturor, keta skenarista, karikaturista dhe pergjegjesite e kesaj komedie qe shfaq injorancen totale te drejtuesve te kompanise pasi nuk marrin parasysh se shqiperia eshte nje vende me kulture perendimore edhe pse me nje shkeputje 50 vjecare qe na ka rrenuar ekonomikishte ne jemi pjese e pandashme e evropes dhe vlerave qe perfaqesone ajo, te paret e policit refikut me siguri kane qene shume me te qyteteruar se cdo amerikane i sotem shekuj me pare, mbase shqiperia nuk ka pallate apo kompani shumekombeshe por me siguri qe ka vlera te jashtezakonshme te cilat i ka vene ne sherbime te mbare botes. STOP STOP STOP abuzimeve me shqiperine per faktin se nuk e njohin kete vende, protestoni dhe dergoni letra tek regjizori i cili po shpif ndaj kombit tone dhe automatikishte ndaj cdo shqiptari per shkak te mungeses se kultures dhe njohurive, autori eshte nje anglez katunar qe paragjykone nje kombe nje kulture e cila eshte shume me e lashte dhe me e gjere se ajo e kombit te tij
Triumfi i partisë së Erdoganit Partia e kryeministrit turk, Rexhep Tajjip Erdoganit, Partia qeverisëse islame e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) ka fituar 51.6 përqind të votave në zgjedhjet e sotshme parlamentare, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të përafërt të ¼ e votave, ka njoftuar televizioni privat turk CNN. Dy partitë tjera kanë kaluar pragun për të hyrë në parlament prej 10 përqindëshit. Partia opozitare Republikane Popullore e qendrës së majtë ka fituar 15.2, ndërsa Partia radikale Lëvizja Nacionale 13.7 përqind të votave, ka transmetuar agjencia Rojters. Funksionari i Partisë së drejtësisë dhe zhvillimit, Salih Kapusuz shpreson që partia e tij do të zë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar qeverinë njëpartiake. “Shihet që do të jemi të vetmit në qeveri dhe që stabiliteti në Turqi do të vazhdoj”, ka vazhduar Kapusuz. Zyrtarë të komisionit zgjedhor kanë vlerësuar se dalja në zgjedhje ka qenë përafërsisht 80 përqind, në vendin prej 74 milion të njerëzve, ku votimi është i detyruar. Në zgjedhjet e sotshme në Turqi të drejtë për votim kanë pasur 42.5 milion banorë të cilët kanë zgjedhur 550 deputetë. Për vende në parlamentin turk kanë luftuar anëtarët e Partisë AK, e cila ka orientim religjioz dhe nacionalistët të cilët dëshirojnë ta ndajnë islamin nga politika. Dalja e votuesve ka qenë masovike, ka transmetuar BBC. Shumica prej tyre, madje, i kanë ndërpre edhe pushimet dhe kanë ardhur në pikat votuese në mënyrë që të përmbushin të drejtën e tyre qytetare. Analistët konsiderojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë më të re të Turqisë – test i rëndësishëm për sistemin sekular të vendit, në tentim që të mbahet baraspesha ndërmjet islamit dhe demokracisë.
Dolli per Diktaturen! Autoritarizmi si korrupsion në "antikorrupsion" Andrea Stefani "Shteti jam unë, partia jam unë, demokracia jam unë, drejtësia jam unë, ligji jam unë, Kushtetuta jam unë, antikorrupsioni jam unë, patriotizmi jam unë, madje unë jam edhe kombi, populli, liria dhe pavarësia. Çdo gjë që unë prek shndërrohet automatikisht në diçka atdhetare nëse unë dua që ajo të shpallet e tillë, qoftë kjo kontrabandë apo korrupsion. Por unë jam edhe më shumë se një Midas i patriotizmit, sepse kam pushtet jo vetëm ta shpall të keqen të mirë, por edhe të mirën të keqe, kam mjeshtëri që patriotin ta bëj tradhtar, kushtetuesen ta paraqes si antikushtetuese, etjen për pushtet si etje për liri, luftën kundër medias kritike ndaj meje si luftë kundër evazionit, flakjet e njerëzve nga puna si "reformë" dhe punësimin e fanatikëve të paaftë si "meritokraci", sakrifikimin e shtetit si mbrojtje të shtetit. Unë kam forcën madhore të përbalt ndershmërinë dhe të ngre në piedestalin e nderit, poshtërsinë. Askush nuk mund t‘i bëjë ballë magjisë dhe muskujve të autoritetit tim. Të gjithë dridhen para forcës sime faranike, sepse fati dhe dinjiteti i tyre, janë të epshme në duart e mia si ajo balta në duart e poçarit". Kjo është kredoja, krenaria e fshehtë e Kryeministrit dhe (prej 18 vjetësh) zotit të përjetshëm politik të "së djathtës", Sali Berisha. Një kredo e pa shqiptuar, por e demonstruar gjithnjë e më me arrogancë në punët e qeverisjes dhe të shtetit, pjellë e një kulti antiliri dhe shumë anakronik për kohën, për një parti dhe për një sistem që shpallen demokratike, ves i një kulti të rrezikshëm që po konkurron denjësisht me atë të ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. Dhe si i tillë, ky kult autoritarist, pikërisht ashtu sikundër qe parathënë, nuk mund të mos gjeneronte korrupsion me të ardhur në pushtet. Sepse gjithçka që del mbi ligjet e një shteti, edhe pse e veshur me flamurin e antikorrupsionit apo të patriotizmit, është e dënuar të jetë e jashtëligjshme, të jetë rrënja e korrupsionit edhe në "antikorrupsion". *** Ai që po cilësohet si skandali i rrugës Durrës-Kukës, është në fakt rrjedhojë e drejtpërdrejtë e arrogancës autoritariste të Kryeministrit, arrogancë që është manifestuar me shkelje të ligjeve të vendit dhe deri transplantimin e habitshëm të ligjeve angleze. Kjo akrobaci juridike do të ishte krejt e panevojshme nëse qeveria do të kishte prirjen të vepronte me ligj. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet që në vend të amendimit të ligjit të prokurimeve që nuk parashikonte zbatimin e kontratës me çmime për njësi, qeveria preferoi ta bëjë të ligjshme këtë tip kontrate duke importuar një ligj nga Britania. Përse ky fiflak juridik qesharak dhe pa precedent? Eshtë thjesht arrogancë berishiste e tipit ‘unë nuk pyes për ligj‘? Apo qeveria dhe mazhoranca nuk donin një amendim të ligjit, sepse një gjë e tillë do pengonte t‘i bënin punët ashtu si i kanë bërë pra, duke krijuar premisa korrupsioni dhe grabitje të parave publike ? Apo mos ndoshta në momentin që do të tentonin amendimin e ligjit, nuk gëzonin mbështetjen e opozitës, sikundër përflitet? Por edhe në qoftë kështu, a nuk është burimi kryesor i konfliktualitetit me opozitën, autoritarizmi agresiv i Kryeministrit Berisha? Dhe a nuk do të qe e tërë kjo histori, një shembull tjetër i bumerangut apo kostos politike që herët a vonë, do të detyrohet të vuajë autoritarizmi? Mosparaqitja e ministrit Basha në prokurori me pretekstin se nuk ka kohë (ndërsa shpenzon shumë kohë në debate televizive) është një formë arrogance e pacipë autoritariste, është një nga format e dhunës (a nuk janë të tilla shpesh mospërfillja dhe përbuzja?) të ekzekutivit mbi pushtetin e ligjit. Por brenda kësaj arrogance, fshihet frika për t‘u ballafaquar me ligjin dhe drejtësinë. Ndërkaq, ky akt, bie ndesh me të gjithë angazhimet dhe betimet e Berishës, para se të rimerrte pushtetin, se të gjithë deputetët e PD nuk do të përdornin imunitetin për t‘iu shmangur ligjit. Konsekuent i strategjisë së tij autoritariste për kapjen e të gjitha pushteteve dhe mposhtjen e çdo opozite apo kritike, Berisha po përpiqet ta kthejë kundër opozitës duke politizuar kërkesën normale që një ministër të paraqitet në prokurori. Ai po e kushtëzon vajtjen e Bashës në prokurori, me një çështje tjetër që s‘ka të bëjë fare me të, me çështjen e heqjes së imunitetit për të gjithë deputetët pra, edhe për opozitën. Berisha bën sikur nuk e kupton që imuniteti, është shpikur që të mbrojë pakicat politike nga shumica dhe pushteti i saj. Aq më tepër kur në pushtet, ndodhet një Kryeministër autoritarist si Berisha që ka kapur të gjitha pushtetet dhe shumë shpejt, mund të kapë edhe atë të Kryeprokurorit. Në këtë kuptim, opozita ka të gjithë të drejtën politike ta kundërshtojë një iniciativë të tillë në thelb antikushtetuese, pa u trembur nga akuzat e pritshme se është e korruptuar. Heqjen në bllok të imunitetit nga deputetët, mund ta bëjë Gjermania, por atje, nuk është drejtësia që shkon te Helmut Koli, por Helmut Koli që shkon para drejtësisë. Atje ka prokurorë dhe gjykatës të lirë e të pavarur me integritet të tillë profesional që nuk duan t‘ia dinë për planet politike të Kryeministrit. Ndërkaq, nuk duhet harruar se imuniteti, si nocion juridik dhe praktikë politike, nuk është shpikur për të mbrojtur opozitat e korruptuara, por për të penguar lakmitë autoritariste të pushteteve dhe shumicave në pushtet. Pikërisht këtë pengesë do të dërrmojë Berisha duke spekuluar me nevojën e një "antikorrupsioni" tashmë qartas të korruptuar. Por le të pranojmë për një moment që opozita, nuk do të heqë dorë nga imuniteti, sepse është e korruptuar. Po pastaj, mos duhet të shërbejë kjo si pretekst që ministri Basha të mos u paraqitet në prokurori? Në ndodhtë kështu, a nuk do të çonte lëvizja politike e shumicës për heqjen e imunitetit të të gjithë deputetëve, në bllokim dhe në mos-heqjen e asnjë imuniteti? Në favor të kujt do të ishte ky rezultat i strategjisë autoritariste të Berishës, në favor të korrupsionit apo antikorrupsionit? Pushteti nuk duhet të gjejë te sjellja e opozitës një pretekst për të mos u ballafaquar me ligjin. Ai duhet të dërgojë njerëzit e vet para ligjit kur e kërkon ligji duke dëshmuar vullnetin e vet për të luftuar korrupsionin. Dhe ka një shkak më shumë për ta bërë këtë. Sepse përsëri nuk duhet harruar që korrupsioni, në të gjitha kohët, e ngre folenë në pullazet e pushtetit. *** Mund të gjenden shembuj të shumtë që provojnë se autoritarizmi duke qenë antiliri është edhe antiligj dhe duke qenë antiligj, nuk mund të mos jetë edhe antipatriotik. Dihet që përgjithësisht ligjet e sotme shqiptare, janë hartuar sipas standardeve perëndimore. Ato kanë në thelbin e tyre lirinë e njerëzve dhe bizneseve. Kjo e bën të pashmangshme përplasjen e autoritarizmit me ligjin që, duke qenë sanksionim i lirisë së njerëzve dhe bizneseve, është edhe garantues i marrëdhënies kryesore mes tyre që është konkurrenca. Por pikërisht konkurrenca që ligji rreket ta mbrojë, shfaqet si një nga armiqtë kryesorë të autoritarizmit. Jo rastësisht, gjëja e parë që bën një lider autoritarist, është mbytja e konkurrencës në partinë e tij. A nuk ka bërë kështu Berisha? Më pas kulti autoritarist nuk mund të funksionojë, nuk mund të ushqehet dhe të fryhet, nëse lejon konkurrencën. Me marrjen e pushtetit, kjo nevojë vitale e autoritarizmit për të mbytur konkurrencën brenda partisë, përhapet edhe në shtet. Sepse duhen përkrahur ato biznese që mbështesin pushtetin, ndërkohë që jo të gjitha ato, janë më të aftat për të dalë fituese në një konkurrencë të pastër. Konkurrenca nis të sabotohet me favorizime dhe pseudo-tendera. Duhen mbështetur njerëz që duartrokasin me fanatizëm pushtetin dhe qeverinë dhe këta, në shumicën e rasteve, nuk janë ata të aftit që mund të triumfojnë me anë të konkurrencës së lirë. Përsëri konkurrenca dhunohet nga hatëret, nepotizmat, klanizmat. Por pas ardhjes në pushtet, nevojës politike që autoritarizmi ka për të mbytur konkurrencën i shtohet etja për fitim, sepse paraja dhe ari, ky dërrmues i përbotshëm, vepron mbi shpirtrat e pushtetarëve si ndryshku mbi hekurin. Edhe kur këta kanë ardhur në fuqi me premtimin për të luftuar korrupsionin. Por edhe paraja është një mjet jo pak i rëndësishëm në mbajtjen dhe forcimin e pushtetit sa më e korruptuar të jetë shoqëria dhe institucionet e saj. Ndaj ndryshe nga sa premtoi, autoritarizmi i Berishës ka bërë aleancë me korrupsionin e në radhë të parë me korrupsionin e ri të qeverisë "Berisha". Prandaj është tretur ajo gatishmëri idealiste për t‘u ballafaquar me ligjin që njerëzit në pushtet dhe lideri i tyre Berisha premtonin sa pa vënë vithet në kolltuqe. Por evidente është edhe aleanca e Berishës me segmente të korrupsionit të vjetër. Fakte? Po çfarë është "kompromisi historik" i Berishës me "padrinon", "kumarxhiun", "trafikantin", "kriminelin", "vrasësin", "kryeministrin e korrupsionit" Fatos Nano? Vërtet Berisha mund të besojë për veten se është Midas, se Nanon mund ta shndërrojë si t‘ia dojë mideja nga "të korruptuar" në "paqeruajtës" por, e gjithë kjo, është një "magji" që nuk funksionon për shumicën e shqiptarëve. Ata që janë emancipuar nuk mund të besojnë më që një lider të ketë gjithnjë të drejtë si Duçja apo Enveri. Ky i fundit kishte të drejtë edhe kur e puthte edhe kur e shante Titon, edhe kur e puthte edhe kur e shante Hrushovin, edhe kur e puthte edhe kur e shante Maon, edhe kur e puthte edhe kur e pushkatonte apo "vetëvriste" Xoxen, Spirun, Shehun, Ballukun, Dumen dhe shumë të tjerë. Dhe është alarmante të shohësh se 18 vjet pas përmbysjes së komunizmit dhe kultit të Hoxhës, realiteti shqiptar ka pjellë përsëri një lider që i interpreton sipas dëshirave të tij situatat dhe njerëzit. Nano dje qe i keq, sepse kështu thoshte Berisha, sot është i mirë se kështu do Berisha, dje blerja e energjisë nga KESH me 42 euro për 1000 kilovatorë ishte korrupsion, por sot, që Berisha është në qeveri, blerja e energjisë me rreth 85 euro për 1000 kilovatorë është "patriotizëm", kur Berisha ishte në opozitë mungesa e dritave deri 4 orë ishte paaftësi qeverisëse dhe korrupsion, sot kur Berisha është në qeveri mungesa e dritave deri 14 orë është thjesht "fatkeqësi" natyrore. Po, për një gjë Berisha ka të drejtë. Historia duhet t‘i ndihmojë shqiptarët të emancipohen nga kultet politike duke goditur më qartë dhe prerë kultin e diktatorit Hoxha, duke denoncuar edhe gjymtimet që ka shkaktuar në trutë e shqiptarëve sundimi i tij 40-vjeçar. Një nga këto gjymtime është paaftësia e tyre për të qenë njerëz të lirë. Dhe duke bërë këtë, do t‘i ndihmojë të çlirohen edhe nga nënshtrimi që ju imponojnë kultet politike pas-enveriane si ato të Berishës. Duke goditur kultin e shëmtuar të Enverit, historia do t‘i ndihmojë shqiptarët të godasin kultin poshtërues të Berishës. *** Është e habitshme sesi një shoqëri nuk neveritet nga akrobacira të tilla, kur i njëjti lider atë që e shpallte dje të bardhë sot e bën të zezë dhe anasjelltas. Sepse kjo nuk është politikë, as diplomaci, por pafytyrësi. Dhe kuptueshëm kjo nuk ka të bëjë fare me ndonjë aftësi të veçantë, aq më tepër magjike, të Berishës apo me ndonjë gojëtari a propagandë të stërholluar. Përgjithësisht ato që thotë janë në nivelin mediokër. Por pikërisht për këtë gjejnë mbështetje më lehtë. Sepse shumë pasues të tij shohin te ky mediokritet, zbritjen e pushtetit në nivelin e tyre mediokër. Berishën e ndihmon edhe tradita e rrënjosur e konformizimit total me liderin. Por përveç traditës së vetënënshtrimit që mbetet e fuqishme mes shqiptarëve, kanë hyrë në lojë faktorë të rinj. Në radhë të parë është tendenca e arratisjes nga liria dhe sfidat e saj që i bëjnë mjaft njerëz të kërkojnë strehë dhe mbrojtje diku. Njëra nga këto strehëza antiliri, është autoritarizmi, nënshtrimi ndaj një lideri autoritar si Berisha. Kjo arratisje nga liria është akoma më masive në një vend si Shqipëria ku demokracia më shumë se u ngjiz brenda vendit, u importua nga jashtë në momentin historik të kolapsit të mbarë sistemit të socializmit real. Demokracia më shumë se u fitua nga shqiptarët, është një dhuratë që atyre u bëri historia. Dhe atë që nuk e ke fituar, në jo pak raste, nuk të vjen shumë keq kur e humbet. Aftësia e Berishës si politikan është se po maksimalizon në favor të kultit dhe pushtetit të tij, tërë këtë traditë vetëskllavërimi dhe këtë lodhje të shqiptarëve nga një liri e vështirë që është bërë edhe më e vështirë, për shkak të politikanëve si Berisha. Por natyrisht, ai ka edhe mjaft bashkëpunëtorë që e ndihmojnë në këtë mision skllavërues. Janë të gjithë ata që dikur pasi Berisha i përzuri me shkelma nga PD, e shanin dhe e mallkonin autoritaristin Berisha, por më vonë, kur nisën të ndiejnë avujt dehës të pushtetit, e ndërruan gjuhën dhe nisën të propagandojnë Berishën ndryshe. Berisha që i kish denoncuar si "agjentë", "tradhtarë", "të korruptuar" e "karrigethyer" i shpalli të mirë dhe ata, nga ana e tyre, thanë se Berisha nuk ishte më ai tirani dhe autoritaristi, por se kish ndryshuar. Janë të gjithë gencërit, zogëria dhe xhuvelëria e qeverisjes së sotme që punon dhe "ua mbush mendjen" ndërkombëtarëve dhe "qytetarëve" se Berisha po lufton krimin dhe korrupsionin në një kohë që krimi përgjak rrugët e Shqipërisë dhe korrupsioni përmbyt buxhetin e shtetit dhe xhepat e varfër të qytetarëve. Ky është truri i klaneve të reja që përfiton më shumë ekonomikisht nga kulti i Berishës. Por pas klaneve që mbështillen rreth Berishës, vjen masa e gjerë e fanatikëve me tru të mbyllur që nuk mendojnë. Pavarësisht si qeveris Berisha, edhe sikur të mos kemi drita 24 orë pas një premtimi për 24 orë drita, për ta ai do të mbetet lideri historik i shqiptarëve. Dhe po deshi Berisha, i tillë është do të jetë për ta edhe Nano edhe pse ishin po ata që pak vite më parë, në shtator ‘98, desh e vranë Nanon të nxitur nga thirrjet e Berishës kundër Nanos. Për këto viktima pa tru që shpëtimin e gjejnë jo te liria e tyre, por te nënshtrimi, Berisha duhet të qeverisë jo vetëm deri në 2013, por deri sa të ketë ymër. Tamam si Enveri. Por a nuk kërkon demokracia qarkullim të elitave, të liderëve, pushteteve? Edhe këtë e kanë zgjidhur. Shqipëria përsëri do të ecë drejt Evropës në rrugë të pashkelura nga Evropa. Ndërsa Enveri e ndërtoi "socializmin" në një vend të vetëm dhe të vogël, ne do ndërtojmë "demokracinë" me një lider të vetëm, por "të madh". Dhe le të themi se Berisha do të qeverisë deri në 2013 sikundër edhe e ka shpallur publikisht ambicien e tij. Deri në atë kohë do t‘i jenë bërë rreth 25 vjet në krye të partisë dhe të shtetit. Dhe pa dyshim përvjetori do të festohet në Tiranë me fishekzjarrë, që do të ndriçojnë në faqen e malit të Dajtit jubileun e XXV të Berishës. Vërtet do të ketë disa që X-et e vjetra në faqen e Dajtit, do t‘u duken si ato të përvjetorëve të Enverit apo si hekura a tela me gjemba, por nuk do të guxojnë ta thonë dhe do të bëjnë atë që shqiptarët dinë të bëjnë më mirë në këto raste, do heshtin. Ndërkaq, shumica do të festojnë plot gaz. Se askush në botë nuk di ta festojë më hareshëm se shqiptarët, dhe kjo u provua në 45 vjet komunizëm, diktaturën si demokraci. Prandaj pse të mos ngrenë dolli edhe për demokraturën?
Izraeli deklaron Gazën "Zonë armike" Izraeli ka deklaruar Bandën e Gazës si "zonë armike". Kjo do të thotë që Izraeli nuk është mê i detyruar të furnizojë me ujë, energji elektrike dhe ekonomikisht Gazën. 1,3 milionë palestinezë që jetojnë në Gaza ndodhen tashmë në mëshirën e Izraelit. Ndërkohë, Hamas,i cili kontrollon Gazën që nga viti i kaluar, ka deklaruar që ky vendim i Izraelit është një deklaratë lufte dhe se do ti shkojë kësaj lufte deri në fund. Në anën tjetër, SHBA ka dënuar këtë vendim të Izraelit duke shtuar se nuk do ti braktisë palestinezët e pafajshëm. Si e shikoni këtë zhvillim të ngjarjeve në Lindjen e Mesme? Cilat janë pasojat e vendimit të Izraelit? Ju ftoj të diskutojmë pa eksese.
Grusht shteti” familjar “Grusht shteti” familjar E Diele, 09 Shtator 2007 Pas vrasjes se Sabri Shurdhit, familjare dhe bashkefshatare te tij lazaratas dogjen makinat e policise se komisariatit te Gjirokastres. Per gati 1 ore qyteti ishte ne dore te “lazove”. Te gjitha detajet e ekzekutimi i te 27-vjecarit te kerkuar dhe rimarrja e qytetit te gurte nga forcat policore Klodiana Kotorri Bledar Shehu Ajo cka dje u shfaq dendur ne plane televizive a foto e gjithckaje ndodhi ne Gjirokaster, fatkeqesisht nuk ishin pamje arkivi te ’97-s se mbrapshte. Nje dore e vogel lazaratasish, bene serish “sherrin e madh”. Dje, pas vrasjes se nje te kerkuari, ne rrethana ende jo shume te qarta, njerezit e fshatit rebel moren rrugen serish drejt qyteti, u mblodhen para zyrave te komisariatit te policise, e dogjen gjithcka metalike iu doli para, shane “mbare e mbrapsht me te madh e me te vogel”, e pasi shfryne dufin iken. Pame dhe policine... Ne fakt nuk e pame, deri kur ata iken te bindur nga fjalet e kryetarit te tyre te komunes. Moren trupin e te vrarit nga morgu dhe “u mbyllen” serish ne fshatin e tyre te vogel te pa shqetesuar nga askush. Pas nje periudhe pauze ne fshatin e “incidenteve” Lazarat, serish forcave te RENEA-s iu desh te konfrontohet me arme. “Sepebi” i rradhes ishte aksioni per arrestimin e nje te shumekerkuari. Ky i fundit gjeti vdekjen pas rezistences me arme zjarri. Vdekja e tij shkaktoi revolten e lazaratasve te tjere, te cilet shkuan dhunshem ne Gjirokaster duke djegur dhe shkaterruar disa makina policie ne shenje hakmarrje. Gjithcka ndodhi paraditen e djeshme nisi me operacionin e RENEA-s per kapjen e te kerkuarit Sabri Shurdhi prane fshatit Lazarat dhe perfundoi me protesten e dhunshme te banoreve te ketij fshati para komisariatit te policise se Gjirokastres. Si nisi Rreth ores 10:00 te paradites se djeshme forcat e RENEA-s tentuan te conin ne qeli lazaratasin e shumekerkuar Sabri Shurdhi, 27-vjec, i akuzuar per nje sere veprash penale. I riu ishte duke udhetuar me automjetin e tij tip “Benz”ne drejtim te fshatit kur ka degjuar thirrjet e policise per te ndaluar. Sipas policise mesohet se thirrjeve te RENEA-s i kerkuari iu eshte pergjigjur me arme. Ai ka nxjerre nje automatik, te cilin e mbante ne makine dhe ka qelluar ne drejtim te makines se policise. Kur nje plumb depertoi ne jelekun antiplumb te nje prej forcave te RENEA-s, keta te fundit vendosen te pergjigjen me te njejten “monedhe”. Blute qelluan ne drejtim te makines se Shurdhit e cila brenda pak sekondave ndaloi. Nga makina e te kerkuarit nuk kishte me levizje, ndaj dhe forcat e policise iu afruan per te kapur 27-vjecarin, por e kane zene “rob” vetem te vdekur. Mesohet se i riu kishte marre dhe nje plumb ne koke, gje e cila i shkaktoi vdekjen e menjehershme. Forcat e repartit te RENEA-s te mberritura nga Tirana enkas per te kryer kapjen e Shurdhit, moren trupin e tij dhe e transportuan per ne morg. Brenda pak minutash lajmi per konfrontimin me arme mes policise dhe Sabri Shurdhit u perhap ne fshatin e Lazaratit. Rreth 70 persona te aferm te viktimes, u nisen me automjete ne drejtim te Gjirokastres, ku rruges konstatuan dhe makinen e 27-vjecarit te shoshuar nga plumbat. Grusht shteti familjar Sapo mberriten ne Gjirokaster, te aferm te Shurdhit mesuan per vdekjen e tij, gje e cila i irritoi ata duke i shtyre dhe drejt nje revolte. Banoret e Lazaratit i jane afruar komisariatit te policise se Gjirokastres ku u perballen me policet roje. Keta te fundit shfajesuan veten duke ia deleguar autoresine e vrasjes se Shurdhit homologeve nga Tepelena, Delvina, apo nga Tirana dhe ne fund kane treguar se nuk dinin se te kujt komisariati ishin forcat e policise qe vrane Shurdhin, por qe ishin te sigurt se vetem nga komisariati i Gjirokastres nuk ishin. Megjithese policia u vu ne dijeni per mberritjen e te afermve te viktimes, dhe kerkoi perforcime, gjate protestes se dhunshme para komisariatit nuk u duk asnje efektiv blu. Sipas zyrtareve te komisariatit te Gjirokastres mosnderhyrja per te neutralizuar turmen u justifikua me faktin se situata mund te merrte edhe trajta te tjera. Keshtu lazaratasit “shfryne dhimbjen” duke ofenduar policine dhe paralelisht hidhnin gure mbi makinat e saj te parkuara para komisariatit. Nje makine policie ata i hodhen benzine dhe me pas i vune flaken, ndersa kater te tjera i shkaterruan me mjete rrethanore. Ishte kryetari i komunes se Lazaratit, Dashamir Aliko i cili negocioi me banoret e fshatit qe te terhiqeshin nga protesta. “Une u sigurova banoreve te Lazaratit se shteti do te zbardhe te verteten e kesaj ngjarjeje, vrasjen e Shurdhit” - u shpreh mbreme per gazeten “Korrieri”, kreu i komunes se Lazaratit Dashamir Aliko. Pas rreth nje ore proteste para komisariatit, te afermit e Shurdhit u larguan ne drejtim te morgut per te marre trupin e 27-vjecarit. Per me shume se nje ore lazaratasit “pushtuan” Gjirokastren, megjithese mllefin e kishin me policine te gjithe gjirokastritet “u struken” ne banesat e tyre, ndersa lokalet dhe dyqanet u mbylle. Nderkohe qe pas nje ore policia rimori situaten ne dore dhe kjo pas negociates se kreut te komunes se Lazaratit me banoret e ketij fshati. Po mire a ka shtet a nuk ka shtet, se mire korrupsionit i hongren m.... po ne te vijne 30 veta ne mes te dites me te sulmu policine Ministri brendshem duhet te japi doreheqjen pas kesaj ngjarje, pasi kur policia nuk mbron dot makinen dhe godinen e saj, si mund te mbroje popullin ne rast problemesh!!
Flake ne greqi Diktatura e fundit ne evrope, greqia e cila keto dite po njeh nje katastrofe e krijuar nga zjarret dhe jo vetem por edhe per shkak te paftesise se qeverise dhe autoriteteve qe marrin vendime,une keto dite rastis te jem ne greqi dhe po e shikoj situaten nga afer.Pamjet shokuese ne TV ku shikoje pleq te cili nuk largoheshin nga shtepite e tyre edhe ne momentet ku zjarri po afronte ne distance prej disa metrash ata benin rezistenc me mjete rrethanore per te shuar flaket gjigande duke te kujtuar edhe goliadin pasi mundoheshin me nje zor e cila as per vaditje ne oborr nuk sherben dhe me disa shkurre ne dore mundoheshin te fiknin flaket te pandimuar dhe organizuar nga autoritetet perkatese si edhe ata qindra vullnetar qe banonin ne zona perreth qe endeshin ketej andej pa asnje qellim te caktuar.Ne kete vend te dictatorial I cili te kujton keto dite lindjen e mesme ku keto dite masat e sigurise jane bere tmerresishte te rrepta dhe qeveria ne pamundesi per te ndaluar zjarret dhe stabilizoj gjendjen po mundohet qe te gjej dhe krijoj me sakte armik imagjinar sic po shkruhet ne gazetat dhe TV prane qeverise kjo per te hequr nga vetja pergjgjesite,kjo te kujton diktatore si Hitleri me cifutet ose Sadam Husein me vendet fqinje dhe armiqte e vendit.Plani eshte I thjeshte te krijohet mendimi sikur po sulmohet greqia dhe te kaloj ne ceshtje kombetare ku armiqte “virtual” po mundohen te destabilizojne greqine,"armiqte" duan te krijohet imazhi I keq per greqine ne bote te pushoj se qene e para ne jeten ekonomike te vendeve te ballkanit dhe te most e jete me nga vendet e fuqishme dhe me stabilitet ne rajon dhe se forcat e huaja armiqesore(per pak dhe nuk ngaterrohesh me enverin tone)nuk po durojne dote zhvillimin e greqise dhe rolin kryesor ne ekonomin e ballkanit dhe se greqia me ane te kryeministrit Kostas karamanlis dhe bashkepuimit me rusine dhe Vladimir Putin po kthehet ne nje vend kyc per energjine e rajonit, te gjithe keta armiqe te vendit kane vene si qellim te godasin dhe destabilizojne greqine, kjo eshte ndjenja qe kerkon te perciillet tek njerezit nga qeveria.Sot disa dite me vone kudo ne Athine dhe Selanik(vendet me numrin me te madhe te votuesve) ka nje numer jashtezakonishte te madhe poolicesh me veshje pothuajse lufte te cilet bejne kontrolle per te krijuar pershtypjen se greqia po sulmohet dhe vendi duhet te jete I bashkuar, pasojat?zakoni I vjeter I grekeve dhe perseritja e historise ku arrestimet I pesojne shtresat me te pambrojtura te greqise dhe ata jane emigrantet te cilet jane viktimat me te thjeshta pasi jane te huaj me shumice dhe zakonishte nuk dine gjuhen dhe greket ne emrin e tyre kane si sinonim armikun cdo gje keshtu mbulohet,sot diten e hene jane arrestuar dy shqiptare te cilet dyshohen se jane autore te venjes se qellimshme te zjarreve, pardje u arrestuan dy femije 11 dhe 12 vjec si dhe prinderit e tyre te cilet kane vite qe punojne ne greqi keta akuzojne nga shteti grek per venie me qellim te zjarreve dhe vrasje ne mase me qellim!ka pasur edhe arrestime te tjera me nje shtetase greke 64 vjecare sepse kishte harruar gjellen ndezur si pasoje u ndez zjarri ne nje zone te peloponezit,akuza eshte zjarrevenie pa qellim.Keta jane armiqte e padukshem te greqise Mylazimi I cili u be Jorgo dhe punonte arrat,Arbeni I cili u be Kostaq dhe punonte si punetor ne ndertimet e reja te greqise dhe dy familje shqiptare akuzohen pasi femijet e tyre tentuan mbase te imitojne skenat qe shikojne ne TV ose thjeshte ishin ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar.BRAVO kosta karamanlis,BRAVO greqia evropiane,ministria e jashtme shqiptare dhe L.Basha duhet te reagoj dhe mbroj interesat e shtetasve shqiptare te cilet tani jane te pambrojtur. A mendoni se shqiperia perfiton nga kjo gjendje e trazuar ne vendin fqinje?
Gazetat shqiptare ne 2007 Si mendoni per gazetat qe lexoni ne shqiperi,a ju kenaq cilesia e tyre qofte edhe nga letra e jashte por edhe nga permbajtja?do te kene shitje gazetat ne shqiperi ne epoken e TV dhe RADIOS dhe me shtimin e numrit te gazetave te ndryshme qe jane ne treg? Shume njerez ankohen per numrin e madhe te gazetave qe jane ne tregun shqiptar me mendimin se ato jane kthyer ne biznese vetem per fitim por kjo eshte dicka e shendetshme ne nje demokraci dhe nuk perben problem numri,uroj qe nese mundemi cdo njeri nga ne te botonte nga nje,besoj se problemi si nje lexues i rregullte i gazetave eshte cilesia e dobet e fleteve te cilat ndryshojne ngjyre nga njera flete ne tjetren por edhe bojerat jo cilesore qe te mbushin duart me njyrat e gazetes kjo mbase edhe per faktin se te ardhurat e nje gazete shume here jane ose te reklamave qe jane fare te pakta ne tregun shqiptar(zakonishte AMC dhe VODAFONE) edhe kompensimi i humbjeve nga pronari i cili mund te kete biznese te tjera por ka edhe gazeta te cilat financohen nga korporatat e shtetit te cilat kontrollohen nga qeveria edhe nga tenderat te cilet shpallen neper gazeta te cilat i vendos qeveria dhe kete nuk e bene ne menyre te barabarte por selektive,kjo persa i perket anes se jashtme. Shume here kur lexon gazeta te ndryshme kupton se ato kane te njejtin lajm me gazeten e meparshme dhe lajmin te cilin e ke lexuar ne internet ne nje site italian por qe tani e kane perkhtyer per te mos folur pastaj per cilesine tmerresisht skkandaloze te disa gazetareve te cilet dashje apo pa dashje bejne gafa te medha si me perdorimin e termave qe shume here jane ne dem te vendit ose gabime per shkak te njohurive te pakta te gazetarit 23 vjecar i cili pranon te paguhet me pak per te mbuluar shpenzimet e shkolles apo gazetar qe bejne gjithcka duke fyer genjyer vetem per te bere buj,rralle gjen gazeta serioze ne shqiperi ku gazeta lexohet dhe kontrollohet nga njerez profesionist para se te dali ne treg dhe ku keta profesionista paguhen aq sa u takon te tilla mendoj se jane vetem gazeta SHQIP e cila ka edhe te met at e vetma pasi si pjese e TOP-MEDIA jep lajmet qe Top-channel transmeton naten por qendron me lart se te tjerat sebashku me Gazeten shqiptare,Albania dhe STANDARTI i dikurshem i Henri Cilit por qe tashme eshte gazeta qe lexon cdo mengjex berisha me qejf por edhe keto jane te nje niveli shume te ulet me simotrat e tyre ne evrope,une mendoj se gazetat ne shqiperi jane fare amatore dhe kane nevoje per investime te medhaja private per te rritur cilesine ne menyre qe tirazhi te shtohet ne shifrat e dikurshme dhe jo sic behet sot ku tirazhin e shtojne vetem lajmet-skandale fallco te krijuara nga vete gazetaret
Porn-Tokalli Porn-Tokalli Tuesday, 03 April 2007 Nga Xhentil Demiraj - Pas një bombardimi disamujorësh me sinonimin vulgar të fjalës “prapanicë” dhe termave që përshkruajnë disa nga proceset kryesore të performuara prej këtij organi, Portokallia na serviri më së fundi versionin e saj porno.Koalicioni “The Shbëlsh-Avdiu” demonstroi profesionalisht stadin më të fundit ku është katandisur gjuha e Portokallisë. Përpara se të shtjelloj opinionin tim të fortë në lidhje me rolin negativ-social, që unë besoj se po luan gjuha e përdorur në Portokalli, më duhet të jem i sinqertë me veten duke theksuar me zë të lartë mbështetjen time për misionin thelbësor të kësaj shfaqje, tashmë kaq popullore në Shqipëri. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se Portokallia ka arritur të bëhet shfaqja artistike më e rëndësishme e viteve të tranzicionit tonë. Me personazhet, aktet dhe batutat e zgjedhura zgjuarsisht nga skenari dhe regjia, Portokallia ka vënë gishtin mbi plagët e tranzicionit shqiptar, duke sulmuar fenomenet me shqetësuese ndërkohë që ka shfaqur dhe një shkallë cilësore argëtimi të paparë më përpara në artin tonë skenik postkomumunist. Shumëkush prej nesh i sheh të manifestuara saktë në Portokalli psherëtimat tona reaguese ndaj fenomeneve të pafundme negative të tranzicionit. Përveç kësaj, më duhet të sqaroj se motivacioni im për të kritikuar gjuhën e përdorur në Portokalli nuk gjeneron as nga background-i im artistik (unë nuk jam kritik arti), as nga bindjet e mia politike. Për më tepër opinioni im nuk motivohet as nga ndonjë tradicionalizëm arkaik i karakterit tim. Në fakt koha e gjatë e të jetuarit tim në SHBA (mbi 10 vjet), e shoqëruar me një shkollim dhe asociim social të zgjeruar, lehtësisht më skualifikon si kritik potencialisht i bazuar në këto motive. Ajo që më shqetëson mua si qytetar shqiptar, që vlerëson dhe mbron kulturën dhe vlerat tona, është mesazhi i gabuar që tejçon gjuha e Portokallisë tek familja shqiptare, veçanërisht tek brezi i ri. Është evidente që familja shqiptare i përket shumë më tepër tipit komunitar sesa atij individualist. Në familjet tona gjen rëndom tre breza bashkëjetues (gjyshër-prindër-fëmijë), por thuajse gjithmonë të paktën dy breza. Jam gjithashtu i bindur se popullariteti i Portokallisë e ka bërë atë një emblemë të argëtimit në vend dhe në shqiptarët e diasporës, aq sa shumica dërrmuese e shqiptarëve i asociojnë mbrëmjet e së dielës ekskluzivisht me të parit e kësaj shfaqjeje. Edhe gjuha e përdorur të hënën nëpër vendet e punës, shkolla apo ambiente sociale, dominohet nga batutat e natës së mëparshme. Bazuar në këto që përmenda, e kam të vështirë ta besoj se një familje tipike shqiptare, e civilizuar, me dy ose tre breza nuk ndihet keq dhe nën presion nga fjalët vulgare in extremis të përdorura shkujdesshëm nga personazhet e Portokallisë. E kam të pamundur të mos përfytyroj skuqjen e natyrshme të prindërve me fëmijët përkrah kur Potokallistët lëshojnë “molotovet”e tyre ofenduese. E kam po ashtu të pamundur të mos përfytyroj fytyrat e shtangura të fëmijëve, koshienca e të cilëve rreket të kuptojë nëse këshillat e prindërve e mësuesve për xhentilë dhe gjuhë të respektuar, apo vulgariteti i gjuhës së Portokallisë janë modeli që ata duhet të përdorin. Të gjithë jemi dëshmitarë të përçudnimit ekstrem që ka pësuar familja shqiptare këto vite të tranzicionit. Jemi dëshmitarë të krimeve për motive të dobëta dhe të dhunës në familje, të adoleshentëve në krizë, të abuzimit në rritje me substancat ilegale, të largimeve nga shkolla, të dhunimit të normave themelore të shoqërisë, të rritjes së papërgjegjësisë e mjaft fenomeneve të tjera shumë të dëmshme. Në këtë periudhë të vështirë dhe me kosto sociale në rritje të brezit tonë të ri, jam i bindur se gjuha e mbarsur me fjalë vulgare e Portokallisë nuk ndihmon. Referimi i pallimit dhe i zellshëm ndaj organeve gjenitale të jashtëqitjes, ndaj erosit dhe së fundmi “pornografisë përtej cohës së pëlhurës” pa dyshim që acarojnë konfliktin midis së mirës dhe së keqes në mendjet e adoleshentëve, padyshim që rrisin tendencën e tyre për të qenë më vulgarë në familje dhe në shoqëri dhe pa dyshim që kërcënojnë modelin e brishtë të konturuar që ata kanë në mendje për sjelljen në familje dhe në shoqëri. Nuk ka sesi të gjitha këto të mos rrisin predominancën e këtij grupi demografik për t’u përçudnuar edhe më tej. Këtu edhe një herë po komentoj vetëm efektin tek adoleshentet sepse të rrekem të përfytyroj efektin që mund të ketë gjuha e Portokallisë tek fëmijët e shkollës fillore do të më shkaktonte vërtetë dhembje. Ka ardhur koha të mendojmë seriozisht për standardet e gjuhës që mund të përdoret në publik. Portokallia, për vetë rëndësinë dhe popullaritetin që ka, si dhe për volumin e vulgaritetit që shfaq, meriton skrutinizimin më të madh, por nuk është se gjuha e këngëtarëve të BBF-së apo ajo e Zonës së Lirë, mbeten shumë prapa. Është koha kur për vetë periudhën që po kalon brezi i ri në Shqipëri, mbase është më mirë të gabojmë në favor të konservatorizmit, sesa t’i japim “grant - no limit” korrierëve të zellshëm të fjalorit vulgar. Edhe në vendet më të përparuara dhe socialistë më modernë si SHBA-ja, ka një legjislacion që censuron përdorimin e disa fjalëve vulgare në publik. Nuk ka pse civilizimi dhe modernizimi social i shoqërisë sonë të kalojë nëpërmjet oratorisë vulgare apo interpretimeve erotiko-pornografike në publik. Nuk ka pse të ecim përpara duke shpërfillur vlerat e kulturës dhe familjes sonë fisnike. Nuk ka pse të vazhdojmë të rrisim me dorën tonë kostot sociale të brezit tonë të ri dhe të gjithë shoqërisë. http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=42878&lang=
A eshte e pranueshme teoria e Katovices? Gazeta Ballkan para disa ditesh botoi fjalen e Ramiz Alise perpara nje pjese te zgjedhur te Byrose Politike ne Shqiperi, ne prag te fillimit te ndryshimeve demokratike te dhjetorit 1990. Sipas ketij teksti, qe po e botojme te plote ne vijim, pretendohet se pinjollet e titullareve komuniste dhe besnikeve me te afert te tyre kane trasheguar pushtetin ekonomik sipas nje skeme te paramenduar politikisht ne nivel europian nga presidenti rus Gorbaçov. Kjo skeme u mbiquajt “Dokumenti i Mbledhjes se Katovices”- Poloni dhe u zbatua perngjashem ne krejt ish-lindjen komuniste. Sa i vertete eshte ky supozim dhe a ka fakte qe provojne ate? A ka qasje qe deshmojne te kunderten e ketij pretendimi? Instituti Shqiptar i Marredhenieve Publike fton te gjithe te interesuarit te diskutojne mbi kete ne nje forum te hapur, duke pasur gjithnje parasysh etiken e komunikimit, ne themel te se ciles qendron e verteta dhe qytetaria. Redaksia gjykon se ecuria e nje shoqeria mbeshtetet fort vetem tek e verteta dhe tek forca per te kapercyer gabimet e se shkuares, nese ka te tilla. Pjesmarrja ne procesin e gjetjes se te vertetes eshte metodologjia e nje kombi qytetar, ndersa eshte detyrim i te gjitheve krijimi i hapesirave te lira per ata qe duan t’i bashkohen ketij procesi, heret a vone. Per te komunikuar drejtperdrejt mjafton qe te beheni anetare ne kete site, ose thjesht shkruani tek a.bala@albpr.org. Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë marre nga Gazeta Ballkan Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër....... Poshte do te gjeni artikullin te plote. Pervec komenteve ne faqen e Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike keni dhe nje sondazh me titull : Katovica - Sa eshte zbatuar? Jeni te lutur te pasqyroni dhe aty mendimin tuaj! http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=84
Të hollat e shpenzuara për një ditë në Irak do të Përderisa bota proteston kundër luftës katër vjeçare në Irak, George Bush planifikon rritjen e numrit të trupave ushtarake A e dini sa i kushton Amerikës, por edhe botës, lufta në Irak? Sipas gazetave amerikane çdo minutë e luftës në Irak kushton 380.000 dollar. Këtë kalkulim e ka bërë ekonomisti nobelist, Joseph Stiglitz. Kjo është shumë e dyfishuar nga shpenzimet amerikane gjatë luftës në Vietnam. Sipas raporteve të WFP-së, organizatë e Un-së e cila merret me problemin e urisë në vendet e botës së tretë, çdo ditë nevojiten 0.19 dollar për t’u ushqyer një fëmijë. Çdo ditë 20.000 fëmijë vdesin nga uria. Gjatë kohës, të cilën e keni humbur duke lexuar këtë artikull, 15 fëmijë më nuk janë në mesin tonë. Kur këto dy shifra krahasohen, rezultatet tregojnë se nga të hollat të cilat shpenzohen brenda një minute në Irak mund të ushqehen dy milion fëmijë në ditë. Të hollat që harxhohen brenda një dite në Irak mund t’i ushqejnë 8 milion fëmijë gjatë një viti. 800 milion njerëz në botë vuajnë nga uria. Buxheti për tre deri në katër muajt e luftës në Irak mjafton për t’u ushqyer të gjithë njerëzit e uritur në botë.
Italia, Hamasi, Izraeli dhe dritarja e dialogut Romano Prodi, kryeministri Italian, nga Castiglion del Lago ku ndodhet me pushime, deklaroi se Lëvizja Hamas duhet të përfshihet në nje dialog me pjesen tjeter te ANP te Abu Mazen dhe nuk duhet te perjashtohet nga negociatat per zgjidhjen e statusit te Palestines. “ftesa që Prodi i ben komunitetit nderkombetar per te dialoguar me hamasin eshte nje shenje e qarte se Italia e ben politiken e saj jashte çadres amerikane” – ka komentuar sot Fouzi Ibrahim zedhenes i hamasit. E djathta italiane sulmoi Prodin per keto deklarata duke nenvizuar edhe njehere se me terroristet nuk negociohet. Ne po te njejten menyre reagoi dhe qeveria izraeliane me ane te sedhensave te saj…Anglezet treguan hapje ndaj hipotezes italiane per te mbajtur hapur nje kanal dialogu edhe me hamasin.. Po a mund te vazhdojne te quhen terrorista nje parti dhe nje levizje qe tregoi se diti te fitoje te parat zgjedhje demokratike dhe te lira ne palestine? A mund te vazhdohet me aplikimin e mentalitetit kolonial te superfuqive evropiano perendimore sipas te cilit ne vendet ku ka probleme duhet te kete nje qeveri kukull qe rrespekton rregullat pa bere pyetje? Ah, desh harrova, zakonisht keta zoterinjte e dyte klasifikohen si politikane te moderuar…
FORUMISHQIPTAR, SKANDAL http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqpenza&lajmid=1217 Një porosi e kohës Nga Mirsim N. Maliqi version i printueshëm deroja nje miku Sigurisht, edhe episodit së “apolitikëve” pro-helen do i vij “The end”-i. Si duket misionarët e të lapalangjozuarëve akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë dot se: “Shqiptari s’ha pulë të ngordhur” dhe se shumë shpejtë i zbulon konspiracionet qëllimkëqija. Sado që shpesh kemi qenë – e jemi - tolerant ndaj depërtimit të të huajve dhe asaj që ata artikulojnë në vendet tona, prap nuk lejojmë që i huaji të jetë superior në odën tonë. Shumë prej intelektualëve shqiptarë iu drejtuan drejtpërdrejt Janullatosit duke i thënë se shqiptarët nuk janë në letargji që të mos i vërejnë laletët e tij bashkëpunuese me shqipfolësit në misionin e tyre kolegjial kundër kombit shqiptarë. Në fillim e shpallën irracional këtë pohim grekët, apo thënë më mirë përfaqësuesi i tyre në Shqipëri Kolonel Anastas Janullatosi dhe kolaboracionalistët që iu kishin bashkangjitur atij për të asimiluar popullin shqiptarë. Kështu vazhdoi deri sa u demaskua konzervatori i njohur, Ilirjan P. Papa (Albo), nga Permeti, i njohur për “shpalosjen” e ideve të Pashko Vasës, mbase si “pasues” i flakët i tij që është, ai forumin e tij të ashtëquajtur “Forumi Shqiptar” e ka mbushur me: “Mos shikoni kisha e xhamija” edhe pse këtë thënie Pashko Vasa ia ka adresuar orthodhoksëve të atëhershëm, kisha e të cilëve ishte bërë stacion i antishqiptarëve që vepronin në asimilimin e shqiptarëve. Historia po përsëritet, misioni antishqiptar po kthehet, Janullatosi grek me miqt e tij të dashur si Ilirjan Papa, akoma po veprojnë nën hijen e shtetit Shqiptarë kundër kombit tonë. Dalin lapërdharët si Janullatosi e na tregojnë neve se ç’farë identiteti kemi, apo nuk dijnë se si të thërrasin në ideologjinë e tyre kundër popullit shqiptar (që shumica janë) me besim Islam, fillojnë të këndojnë këngë që u ka skaduar afati (edhe pse janë prodhuar ilegalisht) që “të bëhemi shqiptarë”!” Çudirat nuk paskan të mbaruar, grekët na paskan mbetur të na tregojnë se çka jemi dhe çka duhet të jemi, apo ndoshta “na njohin më mirë”, ngase hipokrita si puna e këtyrë të lartëpërmendurve ka pasur gjithënjë brenda në mesin e popullit tonë, dhe prej A e deri në Zh të dhënat “autentike” ua kanë "dhënë" grekëve, duke ia bashkangjitur edhe falsifikimet e demagogëve me emra shqiptarë, dhe tashti dalin egërsirat greke të Trojës dhe na mbajnë “leksione” për kombin e shtrenjtë shqiptarë!!! Demagogjija e këtyre hipokritëve nuk mbaron, porse ecën tani me një tempo akomë më të shpejtë. Arritën deri aty këta helenë që në qytetin ku para 120 vite u hap mësonjtorja e parë shqipe –të fusin falsitetet-, (që) fëmijët shqiptarë të mësojnë se Jugu i Shqipërisë na qenka Greqi, dhe çka është “çudija” (?!), këto mësime janë (para) aprovuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Këta shqipfolësa, a mos vallë menduan se kombi shqiptarë është substrat me atë grek, që bënë këtë turp?! Albo, mos harro atë që ka thënë Sendali se: “Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe”, dhe dije se injoranca e ngushtë e Kolonelit grek nuk do mund të arrijë kurë që në mesin e popullit shqiptarë të aktroje skenare helene antishqiptare. Të favorizosh, të përkrahësh, ta ngritësh, t’i bësh reklam, të thërrasësh për, dhe ta stolisësh me fjalë miradije e tash shpallësh “Apostull të shqiptarëve” personalitetin e një kryehelenit antishqiptar në Shqipëri, është tradhti ndaj kombit, dhe këtë e bën ti me kolektivin tënd. T’u bëjmë sabotazhë këtyre tradhëtarëve, është pjesë e mësimeve që na lanë të parët tanë. Mos harroni, Gjergj Fishta ka thënë: “Kujdes nga shkau, kujdes nga greku, kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN”! Pra, kujdes nga Serbijo-viçat e gardat Car Lazare, kujdes nga kolonel Janullatosi dhe këlyshërit e tij shqipfolës, kujdes nga Ilirjan Papa dhe grupi i tij i forumeve, të cilët përkrahin grekun dhe bashkëpunojnë me të. Të dashur bashkëatdhetarë, dijeni se: "Një zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë" prandaj: "Ruajeni atdhenë si shqiponja folenë" dhe mos ia ktheni shpindën sikur këta të shitur, që kanë devijuar për lekët e Janullatosit. Le ta dinë të gjithë këta tradhëtarë se: “Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun”, prandaj o Ilirjan dije se: “Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit”. Me mërzi duhet t’a citoj fjalën e madhe të Faik Konicës se: “Nëse ka kush do t'i bëjë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët”. 03/07/2007
Qeveria debon greket e depozitave te naftes http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=36920 Qeveria dëbon grekët e depozitave te naftes nga portet Data e Publikimit: 31/07/2007 Autori i Lajmit: L.K Depozitat e naftës dhe gazit në Portin e Durrësit dhe të Vlorës duhet të shpërngulen medoemos brenda një viti e gjysmë. Kjo është masa e fundit e qeverisë, e cila në mënyrë ultimative përcakton afatin për shpërnguljen e aktiviteteve me lëndë djegëse nga këto porte dhe zhvendosja e tyre në zona më të programuara për aktivitete me orientim energjetik. Ky vendim ka nisur të përgatitet të njëjtën ditë që ndodhi aksidenti i djegies së depozitave të "Taci Oil" në Shëngjin. Aktualisht, aktiviteti i importimit, transportimit dhe depozitimit, të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, zhvillohet në Portin e Durrësit, në Gjirin e Vlorës në terminalin e naftës në Nartë, që aktualisht është në administrim të "ARMO", si dhe në Portin e Shëngjinit. Sipas një vendimi të Këshillit Ministrave, këto pika të transportit detar, brenda 18 muajsh do të zbrazen nga nafta dhe gazi. Pas këtij afati, ky aktivitet mund të kryhet vetëm në zonën e Porto-Romanos në veri të Durrësit dhe zonën e ish-Uzinës së Sodës dhe e Treportit, në veri të Vlorës. Shoqëritë që do t‘i shpërngulin depozitat e tyre nga portet, ku aktualisht kryejnë aktivitet janë: "Global Petroleum" "Mamidoil" "Evroil" dhe "Kastpetrol" sh.a. Për shoqëritë "Global Petroleum Albania" sh.a., "Mamidoil" sh.a. dhe "Evroil". Kjo masë e re nënkupton nivele më të larta sigurie dhe mbrojtje më të lartë nga ndotja në zonat bregdetare. Qeveritë e kaluara janë munduar disa herë t‘i zhvendosin këto depozita nga portet më të rëndësishme të vendit, por megjithëse këto objekte rrezikonin jetën e qytetarëve, zhvendosja e tyre nuk u mundësua kurrë. Shpeshherë, media të ndryshme kanë lëshuar akuza se pas depozitave në Durrës, fshiheshin interesa greke. Akuza që në disa raste janë mbështetur edhe në fakte të dokumentuara. Por, me sa duket, tani ka ardhur koha që grekët e naftës të largohen nga portet shqiptare, brenda një viti e gjysmë. Zhvendosja e depozitave u argumentua nëpërmjet një studimi të periudhës 1995-2000, me financim të Bankës Botërore për Portin e Durrësit, çka rezultoi në hartimin e një masterplani zhvillimi. Ky dokument parashikon zgjerimin e aktivitetit për përpunimin e trageteve të pasagjerëve dhe të anijeve të mallrave, në të cilën përfshihet edhe zona ku aktualisht janë depozitat për nënproduktet e naftës. Në mbështetje të detyrave që dalin nga zbatimi i këtij masterplani, është hartuar edhe ky projektvendim "Për ndërprerjen e aktivitetit të përpunimit të anijeve që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre në Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit". Ky projektvendim bazohet në ligjin "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, te gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar. Duke iu referuar përcaktimeve të nenit 1 të këtij ligji, "Shteti përcakton politikën e zhvillimit të veprimtarive në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, në përputhje me nevojat e vendit, të mbrojtjes kombëtare dhe të sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut". Ndërkohë që në kushtet kur në zbatim të këtyre politikave zhvilluese në zonën e Porto-Romano është duke u ndërtuar pontili për përpunimin e anijeve të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe po procedohet me ndërtimin e depozitave për stokimin dhe transportimin e këtyre produkteve, referuar afateve të përcaktuara në Marrëveshjen e Koncesionit për shoqërinë "ROMANO PORT" sh.a., është i domosdoshëm fillimi i praktikave për ndërprerjen e aktivitetit të përpunimit të anijeve që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre në portet e Durrësit dhe të Shëngjinit dhe transferimin e tij në zonat e reja të përcaktuara për këto aktivitete. Për këtë qëllim është vlerësuar e nevojshme përgatitja e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili do të rregullojë nga pikëpamja juridike këtë proces.
Top