Nano sfidon te tjeret duke nxjer origjinen
Fatos Nano promovoi një praktikë perëndimore në Shqipëri,
duke u rrëfyer për origjinën familjare
Thursday, 21 June 2007
http://www.sot. com.al/index. php?option= content&task= view&id=48922& lang=
Nga Kastriot Myftaraj - Fatos Nano, në daljen e vet në
emisionin «Fakt», në Nesër Tv, më 20 qershor 2007 bëri një
gjë krejt të veçantë për një politikan shqiptar, jo vetëm
në historinë e tranzicionit politik të Shqipërisë, por në
gjithë historinë e politikës shqiptare.Fatos Nano u shpreh
se ka studiuar pemën e vet gjenealogjike deri para shumë
brezash dhe madje bëri të ditur rezultatet e kërkimeve të
veta, duke treguar origjinën e vet, ashtu siç e ka zbuluar
ai. Fatos Nano u shpreh se nga ato që i rezultojnë atij,
origjina e familjes së tij është nga Bregu, duke nënkuptuar
zonën e quajtur Bregu i Detit, në bregdetin e Jonit, madje
Nano specifikoi dhe fshatin, Qeparo, çka do të thotë se
Nano na del me origjinë të largët nga Himara. Nano madje
paraqiti të dhëna të detajuara, duke thënë se familja e tij
ishte larguar nga kjo zonë në kohën e Ali Pashë Tepelenës,
kur katragjyshi i tij, për të cilin Nano tha se mbante
emrin e të atit të tij, Thanas, i cili katragjysh kishte
mbiemrin Joano, por njihej si Thanas komiti dhe që u largua
nga Bregu në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në fakt, Nano
duhet të ketë bërë këtu një pasaktësi të vogël historike,
se në kohën e Ali Pashë Tepelenës nuk përdorej fjala komit,
që doli si term pas mesit të shekullit XIX, nga fjala
komitet (bëhej fjalë për komitetet klandestine antiosmane),
por përdorej një fjalë tjetër që Nano do ta mësonte në rast
se do të kishte lexuar me vëmendje librin voluminoz e mjaft
interesant të ish-këshilltarit të vet Irakli Koçollari për
policinë sekrete të Ali Pashës. Gjithsesi, sipas Fatosi
Nanos, ky Thanas komiti u largua nga Bregu në kohën e Ali
Pashë Tepelenës se nuk donte të bashkëpunonte me Ali Pashën
për nënshtrimin e Bregut dhe shkoi dhe u vendos në Hormovë
të Tepelenës, ku e ndryshoi mbiemrin nga Joano në Nano, çka
mund të ketë qenë një shtrembërim. Më tutje Nano nuk tha
gjë, por duke ndjekur logjikën e tregimit të tij mund
thuhet se ky Thanas komiti, pas shkatërrimit të Hormovës
nga Ali Pasha është larguar për në Zagori, në fshatin
Nokovë, ku edhe ka lindur babai i Fatosit, Thanasi. Për
vërtetësinë e këtyre që tha Fatos Nano secili mund të
mendojë atë që do, por një gjë është e një rëndësie të
madhe dhe të pamohueshme. Fatos Nano është i pari politikan
shqiptar që bëri një rrëfim për origjinën e tij të largët
familjare, si dhe një shpjegim të mbiemrit të vet. Ky
rrëfim bëhet edhe më i rëndësishëm pasi Nano e bëri nga
pozita e kandidatit për President. Me këtë Fatos Nano,
pavarësisht nga motivet që pati, promovoi një model
perëndimor në Shqipëri. Në prag të zgjedhjeve presidenciale
në SHBA, në vitin 2004, kur gjenerali Wesley Klark donte të
kandidonte për President, ai fillimisht tregoi origjinën,
duke thënë se ishte hebre ortodoks. Politikanët shqiptarë
nuk parapëlqejnë ta bëjnë këtë gjë dhe sot për shumë e tyre
ne nuk dimë se cila është origjina e tyre. Ne sot jemi në
situatën paradoksale që dimë më shumë për origjinën e
politikanëve dhe shtetarëve europianë dhe amerikanë se të
atyre shqiptarë. Kështu, ne dimë se Presidenti George
Walker Bush është kushëriri i katërmbëdhjetë i mbretëreshës
të Britanisë së Madhe, por nuk dimë gjë të saktë, bie fjala
për origjinën e Presidentit aktual të Shqipërisë, Alfred
Moisiu. Derisa Gjenerali Klark e tregoi origjinën e vet
para se të pretendonte të bëhej President i SHBA,
Presidenti aktual i Shqipërisë, Alfred Moisiu, nuk u shpreh
për origjinën e vet, as para se të zgjidhej, as pasi u
zgjodh dhe e mbaroi mandatin pa u marrë vesh pikat e errëta
të origjinës së tij dhe pa i shpjeguar ai këto gjëra. Për
Alfred Moisiun është thënë se është me origjinë nga Kavaja,
kjo në sensin që babai i vet Spiro Moisiu, ka lindur në
Kavajë. Për të zbuluar origjinën e Alfred Moisiut,
pjesërisht na orienton një libër i shkruar nga kushëriri i
Presidentit Moisiu, Vangjel Moisiu, në vitin 1977, me
titull “Aleksandër Moisiu”. Vangjel Moisiu në këtë libër
thotë se i pari nga Moisinjtë që ka ardhur në Kavajë ka
qenë Kostandin Moisiu, në gjysmën e dytë të shekullit XIX
(f.5) dhe që është gjyshi i Spiro Moisiut. Në këtë libër
nuk thuhet gjë se nga ka ardhur ky Kostandin Moisiu, i cili
mbetet enigmë, gati sikur të ketë qenë alien. Dhe kjo nuk
ka ndodhur rastësisht. Mbiemri Moisiu është absolutisht i
rrallë në Shqipëri. Ai nuk ndeshet në asnjë pjesë tjetër të
vendit dhe në asnjë familje me përjashtim të pasardhësve të
këtij Kostandin Moisiut. Forma vllahe e mbiemrit të bie
menjëherë në sy. “Moisiu” në fakt është një krahinë në
Rumani, ku deri para Luftës së Dytë Botërore ka pasur një
përqendrim të madh çifutësh, të cilët më pas, në pjesën më
të madhe u asgjësuan gjatë Hokokaustit. Kjo mund të
shërbejë si mbështetje për një tezë që ka qarkulluar se
Moisinjtë mund të jenë me origjinë çifute. Në fakt regjimi
nazist në Gjermani, një të afërmi të Alfred Moisiut, Spiro
Moisiut, ia hoqi nënshtetësinë gjermane duke e quajtur
hebre. E vërteta e pamohueshme është se nazistët janë
akuzuar se kanë vrarë gjashtë milion hebrenj dhe e kanë
bërë vërtet këtë gjë, por nuk janë akuzuar se e kanë
quajtur pa të drejtë një njeri hebre. Aleksandër Moisiu
madje nuk kishte marrë as pasaportën shqiptare dhe ai i
kujtua ta kërkonte atë veç në vitin 1933 kur regjimi nazist
e dëboi nga Gjermania duke e quajtur si çifut (f.120).
Presidenti Alfred Moisiu nuk është përgjigjur kurrë për
enigmat e origjinës së tij. Duke treguar një version të
origjinës së tij të largët, Fatos Nano i bëri dhe një sfidë
Edi Ramës, i cili pretendon të jetë në Shqipëri përfaqësues
i politikës së re, të hapur perëndimore, por që ende nuk e
ka bërë një rrëfim si ai i Nanos, madje ka bërë të
kundërtën, duke dashur të krijojë tek publiku iluzione për
një origjinë të caktuar të vetën, por pa e pohuar atë. Nëse
Edi Rama do të bënte një rrëfim si ai i Fatos Nanos,
atëherë Ramës do t’i duhej të shpjegonte sesi ka mundësi që
familja e tij, e cila është zyrtarisht e fesë ortodokse (i
ati quhet Kristaq), megjithatë mban mbiemrin mysliman
“Rama”, që është shkurtim i emrave myslimanë Ramazan apo
Ramadan. Në Shqipëri ndodh që të ketë njerëz që janë
myslimanë dhe që kanë mbiemër kristian ortodoks (siç është
rasti i mikut të babait të Edi Ramës, Shefqet Peçi), gjë që
është e kuptueshme se shqiptarët kanë qenë kristianë që
kanë ndryshuar fenë, por tek ortodoksët nuk ndodh që të
ketë njerëz me emër kristian ortodoks dhe me mbiemër
mysliman. Atëherë si është puna e mbiemrit të familjes së
Edi Ramës? Nëse Rama do të bënte një rrëfim si ai i Nanos,
ai nuk do ta kalonte lehtë duke thënë se familja e tij
është me origjinë nga Durrësi, se në Durrës nuk ka pasur
ortodoksë me mbiemra myslimanë. Komuniteti ortodoks në
Imperinë Osmane, duke përfshirë dhe atë në Shqipëri, ka
qenë i mbrojtur pas konkordatit të arritur mes Sulltanit
dhe Patriarkanës të Konstantinopolit (Stambollit) dhe,
ndryshe nga ai katolik, nuk ishte e vënë në presion
fekthyes. Tek ortodoksët u ushtrua presioni fekthyes i
tërthortë nga autoritetet osmane, por kjo nuk ndodhi në
qytete, por në fshatra ku kishte rebelime, dhe ku fekthimi
shihej si mënyrë për t’i lidhur banorët me pushtetin osman.
Pra, Edi Rama nuk mund ta shpjegojë mbiemrin mysliman të
familjes së tij zyrtarisht kristiane ortodokse. Për ta
shpjeguar këtë enigmë duhet ditur se paraardhësit e Edi
Ramës ishin nga hebrenjtë sefarditë që erdhën në Imperinë
Osmane ku bënte pjesë dhe Shqipëria, pasi u dëbuan nga
Spanja dhe mbanin mbiemrin Ajtyresa. Ata u vendosën
fillimisht në Manastir dhe pastaj në Voskopojë, kur ky
qytet filloi të lulëzojë. Ndërsa kur u shkatërrua
Voskopoja, për t’u shpëtuar persekutimeve morën fenë
islame, siç bënë një pjesë e hebrenjve osmanë, me ç’rast
morën dhe mbiemra myslimanë. Në rastin e paraardhësve të
Edit ky ishte mbiemri “Rama”. Si dhe u vendosën në Berat,
siç bënë një pjesë e madhe e banorëve që braktisën
Voskopojën. Më pas pati prej këtyre hebrenjve që duke u
marrë me tregti lëvizën gjithandej territorit osman për të
bërë tregti, madje edhe jashtë kufijve të Imperisë Osmane.
Në mënyrë që të kishin lehtësi në tregti me vendasit
kryesisht ortodoksë në Ballkan, si dhe për t’u paraqitur si
grekë në daljet jashtë Imperisë Osmane, shumë nga këta
çifutë morën fenë ortodokse, duke paguar ryshfet tek
autoritetet turke që t’u fshihej fekthimi i parë, që mos
vuanin pasojat e lëshimit të fesë islame. Kështu bënë edhe
paraardhësit e Edi Ramës, që bënin tregti me Vllahinë, që
ishte vend vasal i Turqisë. Por pas luftës turko-vllahe, në
mes të shekullit XIX, paraardhësit e Edi Ramës, të cilët
kishin bërë spiunazh në favor të Turqisë, nuk mund të
shkonin më në Vllahi, prandaj u vendosën në fshatin Kozarë,
midis Beratit dhe Lushnjës, ku ka lindur dhe stërgjyshi i
Edi Ramës, me sa duket për të bërë misione të tjera në
favor të Turqisë, në drejtim të ortodoksëve. Në Kozarë, ku
unë kam shkuar vetë për të mbledhur të dhëna, edhe sot
ruhet gojëdhëna për Ramollarët, të cilët ishin hafije të
Turqisë. Stërgjyshi i Edi Ramës, i cili më pas u vendos në
Durrës, në fillim të shekullit XX. Pjesa më e madhe e
këtyre gjërave thuhen në historikun e familjes që Rama ka
dorëzuar pranë Fondacionit “Soros” kur ka aplikuar si
kriptohebre për të siguruar mbështetjen e gjithanshme të
Sorosit. Në të vërtetë Edi Rama është sjellë në mënyrë të
tillë që edhe pse nuk e ka pranuar me gojën e vet origjinën
hebreje, ka bërë gjithçka që t’ua bëjë të ditur shqiptarëve
atë. Në 5 maj 2006 në gazetën “Zëri i Popullit” njoftohej
se kryetari i PS, Edi Rama gjatë vizitës që bëri në atë
kohë në SHBA mori pjesë në festimet për 100-vjetorin e
krijimit të lobit çifut (këtë term “çifut” e përdorte
gazeta- f. 3) në këtë vend. Për ç’arsye një politikan
shqiptar është i parapëlqyeri dhe mbështetet nga lobi
hebreo-amerikan, që është një lob etno-religjioz, në botë
parapëlqen dhe mbështet, në mënyrë të natyrshme, vetëm
hebrenjtë? A ka shpjegim tjetër kjo përveç atij që
hebrenjtë e Amerikës e shohin Edi Ramën si njërin prej
tyre? Duke konsideruar dhe gjeste të tjera “çifute” të Edi
Ramës, ky është politikani shqiptar që ka bërë gjithçka që
shqiptarëve t’u krijohej bindja se ai është politikani
shqiptar që ka mbështetjen e lobit çifut në Amerikë, i cili
në mitologjinë politike jo vetëm shqiptare, ka reputacionin
e të qenit dora e fshehtë që komandon botën. Edhe lobi
hebreo-amerikan ka kërkuar që t’ua bëjë të qartë
shqiptarëve këtë gjë, si duke e ftuar Ramën në festën e
vet, ashtu dhe me mënyra të tjera. Edi Rama, që në fushatën
e vet të parë elektorale për bashkinë e Tiranës, në vitin
2000 bëri gjithçka që të krijonte tek shqiptarët
përshtypjen se ai ishte njeriu i që kishte mbështetjen e
lobit çifut në SHBA-të. Gjëja që ra më shumë në sy në këtë
fushatë ishte sigurisht këshilltari elektoral i Edi Ramës,
çifuti Irving Berkoviç, i cili paraqitej me një look që e
bënte të kuptonte edhe shqiptarin më të fundit se ky njeri
ishte një çifut. Dr. Berkoviç qëllimisht paraqitej me
look-un e pjesëtarit të një sekti fundamentalist hebre,
ashtu me atë mjekrën masive prej rabini dhe me beretën me
simbole hebraike. Pikërisht, në 1 tetor 2000, ditën e
zgjedhjeve, revista “Klan”, e cila atëherë mbështeste
totalisht Edi Ramën, botoi një artikull të gjatë, të llojit
profil dhe intervistë, me titull “Irving Berkoviç- hebreu
që drejtoi fushatën e Edi Ramës”. Këtu Berkoviç thotë se në
Shqipëri erdhi për herë të parë në vitin 1992 dhe se në
vendin tonë “ka shërbyer edhe si një përfaqësues i
interesave të lobit hebre”. (Revista “Klan”, 1 tetor 2000,
f. 10) Po ky Berkoviç erdhi për të asistuar Edi Ramën dhe
gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2003. Për zgjedhjet
vendore të këtij viti Edi Rama zgjodhi si menaxhues
publicitar të fushatës së vet elektorale hebreo-amerikanin
Arthur J. Finkelstein, themeluesin dhe pronarin e kompanisë
“Arthur J. Finkelstein and Associates”. Arthur J.
Finkelstein është një çifut nga New York City, i cili ka
krijuar dhe drejton një kompani publiciteti me emrin
“Arthur J. Finkelstein and Associates”. Edi Rama, që me
krijimin nga ana e hebreo-amerikanit George Soros të
Fondacionit “Soros” në Shqipëri, në vitin 1994, u bë një
nga beniaminët e Soros në Shqipëri, së bashku me vëllain e
vet. Pasi Edi Rama u zgjodh kryetar i PS, në vitin 2005,
Soros erdhi personalisht në Shqipëri në nëntor 2005 për t’i
dhënë mbështetjen e vet Edi Ramës dhe Edi Rama e bëri
George Sorosin qytetar nderi të Tiranës dhe i dorëzoi në
mënyrë simbolike çelësin e qytetit. Kur Edi Rama e bëri
këtë gjë, ai nuk pyeti nëse kjo ishte dëshira e qytetarëve
të Tiranës, të cilët vështirë se do të donin që ky nderim
t’i bëhej Soros, njeriut që e ka krahasuar me Hitlerin
Presidentin e SHBA, të zgjedhur demokratikisht me votat e
shumësisë së qytetarëve amerikanë. Nga të gjitha këto është
e qartë se Edi Rama është pjesë e interesave hebreje në
Shqipëri, të cilët po e pompojnë atë me çdo mënyrë. Fatos
Nano, me rrëfimin e vet e ka sfiduar posaçërisht Edi Ramën,
i cili ka shumë pika të errëta në origjinën e vet dhe që e
bën atë edhe më të errët me veprimet e veta politike të
mësipërme. Nano, me rrëfimin e vet, krijoi një precedent,
të cilin të tjerët duhet ta ndjekin dhe pastaj rrëfimet e
tyre t’i nënshtrohen analizës së medias dhe të studiuesve.