Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Mbreti Zog gjeneralëve grekë: Nëse prekni kufirin shqiptar do bashkohem me Enver Hoxhën Gjithmonë kanë ekzistuar pikëpyetjet pse Ahmet Zogu nuk tentoi të bënte asnjë kryerengritje për tu rikthyer në pushtet pas vitit 1944. në shënimet dhe dëshmitë e tij oficeri më i afërt i Mbretit Hysen Selmani i jep përgjigje kësaj pyetje. Sipas dëshmive të ofruara prej tij Zogut gjatë qëndrimit në Egjypt iu ofrua disa herë alternativa për të përmbysur sistemin komunist me kryerengtije popullore, por ai nuk pranoi duke e parë këtë gjë si një gabim për momentin kohor, kur sipas tij Greqia fqinje vazhdonte të shfaqte hapur dëshirën për aneksimin e të ashtuquajturit vorio-epir. Zogu kërkonte më parë garancinë e fuqive të mëdha, garanci që ai se kishte për të ndërhyrë kundër regjimit komunist. Në këtë kontekst Zogu refuzon gjeneralët grekë që shkuan në Kajro për ti kërkuar ndihmë kundër komunistëve në Greqi. Zogu tha se kjo ishte punë e Greqisë por nëse tentohej të prekej kufiri shqiptar ai do të vinte forcat e tij në shërbim të Enver Hoxhës.
STAMBOLL, 30 TETOR1945
Madhëria e Tij Mbreti Zog I, i dërgon një urdhër udhëzimesh kolonel Hysen Selmanit në Legatën Shqiptare në Stamboll. Letra përmban këto shënime:
“I dashur kolonel. Raportet tuaja i kam marrë dhe megjithëse u mungojnë hollësirat. Më vjen shumë keq Mër veprimet që po bëhen në vendin tonë. Të kishin qenë të bashkuar shqiptarët, çështja e Shqipërisë nuk do t’u bisedonte rishtazi “ex -nuovo”. Përpara gjendjes së sotme do të na duhet në një anë për të siguruar indipendencën dhe integritetin e Shqipërisë dhe në anën tjetër për t’ u përpjekur të sjellim bashkimin kombëtar për shpëtimin e vendit nga turbullimet dhe anarkia e sotme prandaj: 1-Deri sa Greqia të vazhdojë të kërkojë tokat tona nuk mund të bëhet asnjë bashkëpunim me ta. Propozimet që i përkasin kësaj pike, nga cilado anë që këto të na bëhen, nuk duhet të pranohen para se Greqia të deklarojë zyrtarisht se do të heqë dorë nga kërkesat e saj mbi Shqipërinë e Jugut të cilën ajo e quan “Epir i Veriut.” 2-Vetëm pasi të sigurohet indipendenca dhe integriteti i Shqipërisë, në një mënyrë a në një tjetër, atëherë pas një kohe relativisht të gjatë dhe të vështirë do të na lipset të përpiqemi për shpëtimin e Atdheut nga anarkia e sotme. Sot për sot, nuk shoh ndonjë rrugë tjetër veçse të gjejmë ndonjë mënyrë të përshtatshme që të hyni në marrëdhënie me ata që ndodhen në male si: Gjon Marka Gjoni, Muha;rem Bajraktari, Fiqiri Dinja, Hysni Dema e të tjerë në Veri dhe në Jug pa përjashtim. Këta lipset t’i ruajnë forcat e tyre dhe duke harruar diferencat e kaluara dhe tendencat politike, të bashkuar sa më tepër të presin rastin e volitshërn. Po kështu lipset të veprohet me ata që janë në Itali dhe në Greqi. Ky lipset të jetë qëndrimi juaj derisa të merrni instruksione të reja. E di mirë se kundrejt ngjarjeve që po bëhen në Shqipëri, ky inaktivitet është i rëndë, por kështu e kërkon interesi i Atdheut. Nuk duhet harruar se Atdheu është mbi të gjitha e të na mbani në korent me ngjarjet dhe veçanërisht të na lajmëroni mbi të parin që ekzekutohet apo që persekutohet. Me këtë rast ju dërgoj të falat e përzemërta.”
Parmoor – Hause – 2 6-Tetor-1945 ZOGI
Bëhet fjalë se grekët na kishin bërë shumë propozime: si grekët nacionalistë edhe Qeveria për një bashkëpunim kundër komunizmit në Greqi dhe në Shqipëri e ky propozim nuk u pranua prej Madhërisë së Tij Mbretit Zog I. Ky propozim na u bë si mua ashtu dhe Xhaxhulit.
STAMBOLL, 8 NËNTOR 1945
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe u tërhoqën nga Shqipëria. Ky është një gabim politik dhe patriotik që bënë dirigjentët e Qeverisë komuniste shqiptare kundër Anglo-Saksonëve. Ata, në vend që të kërkonin përkrahjen e ndihmat e tyre për rimëkëmbjen e popullit të varfër nga evolucioni i tmerrshëm rreth 4 viteve; i përzunë në shenjë armiqësore. Një veprim i tillë, vërtetësisht nuk qartësohet. Arsyeja e këtij veprimi mbetet në errësirë dhe është e padalluar. Shqipëria akoma ndodhet në një anarki të tmerrshme, sepse përditë vërtetohen ekzekutime, burgime, internime. Pothuaj është një situatë e dhimbshme që nuk pajtohet me njerëzimin. Dhe ne nuk kuptojmë se pse bëhen këto masakra në popull, pavarësisht se nuk ka asnjë rezistencë që t’i trondisë fituesit nacional-çlirimtarë. Përkundrazi, kjo e ndihmon fort megalomaninë greke në kërkesat e “Vorio – Epirit.” Nga ana tjetër, të gjithë nacionalistët i bashkon fakti me ata që mbrojnë interesat e indipendencës dhe të integritetit shqiptar. Sot, dua të them se asnjë hap nuk bëhet kundër regjimit të Tiranës. Tanimë, edhe qëndrimi i një pjese nacionaliste që kanë mbetur akoma nëpër malet e Shqipërisë, nuk ka asnjë dobi përveç se shtohen vuajtjet e tyre. Dëmtimet që mund të shkaktojnë në popull janë të mëdha, sepse duket se nuk është koha e një aksioni kundër komunizmit. Kuptohet se pa patur sigurimet, siç na urdhëron Madhëria e Tij Mbreti Zog, se grekët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e Shqipërisë së Jugut, asnjëherë nuk do t’ia mbërrijnë atij ëndërrimi të pavend, vetëm se po shkaktojnë një armiqësi në mes të dy popujve miq. Emigrata shqiptare, si në Itali po ashtu në Greqi, ka mbetur në frikësime të mëdha. Frika është se mos t’i dorëzojnë pasi kërkesat e Titos, bëhen pa masë si për jugosllavët ashtu për Shqiptarët që t’i dorëzojnë se janë kriminelë lufte. Ka shumë mundësi që t’i dorëzojnë. Kur na lajmërojnë’ se Mit’hat Frashërin dhe Ali Këlcyrën i kanë arrestuar në Itali, është fiito ///////se mos t’i dorëzojnë tek komunistët. Eshtë kjo arsyeja, që Mbreti Zog ka urdhëruar Ministrin fuqiplotë në Turqi Asaf Xhaxhulin që të bëjë demarshet pranë autoriteteve anglo-amerikane, për t’ i lënë të lirë dhe të japë çdo garanci për ta. Mbreti Zog menjëherë ndërhyri vetë pranë Qeverisë Britanike që mos të pësojnë ndonjë rrezik këta nga kërkesat komuniste. Të lihen në kampe të lirë, ose t’i tërheqë në Angli ose të marshojnë në Egjipt pranë Madhërisë së Tij Mbretit Faruk që të shkojnë në Egjipt. Po, ashtu u bënë hapa edhe pranë Qeverisë italiane. Tani, prej atyre që patën mbetur në male, pjesa më e madhe u tërhoqën dhe kaluan në Greqi si: Fiqri Dinja, Hysni Dema, Muharrem Bajraktari, Abaz Ermenj’ e të tjerë. Pothuaj se afër 300 vetë dolën bashkë me këta në Greqi, sepse ishte i pamundur sigurimi i ushqimeve në Shqipëri pa u diktuar prej agjentëve komunistë. Në ndeshje janë bërë edhe shumë vrasje dhe dëme në popull prej komunistëve. Tani është një pjesë tepër e vogël, por pa asnjë veprimtari. Ata hyjnë e dalin, por jo ndonjë dobi vetëm se kanë qëllim me marrë ndonjë informatë mbi pozitat e soviteve në vendet strategjike.
EGJIPT – KAIRO, 12 MAJ 1946
Madhëria eTij Mbreti Zog I,u drejtoi këtë mesazh gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë brenda e jashtë:
“Vëllezër e motra shqiptarë: Tani u bënë 34 vjet që Atdheu i ynë i dashur ka fituar Pavarësinë e vet. Por u mbushën 7 vjet që kjo Pavarësi ka mbetur një Ijalë e thatë që përvëlon zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë. Provë e gjallë janë patriotët që po vuajnë në mërgim e nëpër kombe, përjashta e përbrenda Atdheut. Por, edhe nëpër burgje janë me mijëra të pafajshëm, jo për tjetër po prej dashurisë për Lirinë e vendit e të popullit të tyre. Vetëm se nuk duhet të dëshpërohemi kurrë. Se zjarri i kësaj dashurie dhe besim i ngulët s’ka për t’u shuar kurrë ndër zemrat tona. Kjo bëhet për një ringjallje sa më shpejt të Shqipërisë sonë të pavarur të cunguar e të lumtur që ta gëzojnë shqiptarët të gjithë e vetëm shqiptarët në Liri e të bashkuar në flakën e shenjtë të një vëllazërie kombëtare të bukur që të jetë e kulluar dhe e panjollë. Ashtu siç po e ndieni e po e tregoni sot ju vetë, aty në mes të gjithë atyre mjerimeve. Rroftë Shqipëria!
Kairo, 12 Maj 1946, ZOGI
ALEKSANDRI, 30 GUSHT1949
Pas formimit të komitetit “Shqipëria e lirë” më këtë’ datë, siç kemi patur përshkruar edhe më parë në vitin 1947 erdhën nga Roma’ ‘Kolonel Lloyd, amerikan; Julian Emery, Billi Macklein anglez. Në Aleksandri, ata menjëherë u paraqitën tek Madhëria eTij, Mbreti Zog dhe i parashtruan programin sipas dëshirës së Mbretit. Në listë ishin këta persona 1-Mit’hat Frashëri si Kryetar (pas pëlqimit të Madhërisë Suaj), 2- Abaz Kupi, anëtar, 3- Nuçi Kotta, anëtar, 4- Sait Kryeziu, anëtar; 5- Zef Pali, anëtar. Ndërsa për sa i përket bllokut indipendent i kemi lutur sa e sa herë, por nuk pranuan të marrin pjesë. Mbreti Zog u përgjigj: “Shumë mirë. Vetëm lipset, që edhe ata që akoma nuk kanë marrë pjesë në komitetet duhet të marrin pjesë të barabartë që emigrata mos të përçahet, se të gjithë janë bijtë e atij kombi e të barabartë. Vetëm mos harroni dhe këtë ta keni gjithmonë parasysh, që në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet veprimi politik që cënon interesat e Shqipërisë, por pa qenë konstatimi im. Sot, ky është i vetmi pushtet ligjor. Unë përfaqësoj vendin tim Shqipërinë. Unë, pas kësaj, do të lëshoj një deklaratë që të mund të qetësoj gjithë grupet politike jashtë dhe kombin brenda, mbi interesat e Atdheut.”Me këto fjalë u ndanë me miqtë amerikanë dhe anglezë. Mbreti i mbajti për darkë dhe shkëmbyen plot fjalë të mira e patriotike. “Gjithmonë duke i vënë të kuptonin se nuk duhet të bëhet asnjë gabim, që të më detyrojnë mua, të shkoj kundër veprimtarisë suaj me komitetin. Dhe, të bëni çmos që të bashkoni gjithë grupet politike me këto fjalë.”I gjithë grupi duke i dhënë të gjitha premtimet Mbretit, u nis i kënaqur për në Romë. Në fund, miqtë amerikanë dhe britanikë, kur ishin në këmbë duke u nisur për në Romë, i kërkuan Mbretit Zog një favor të vogël për sa i përkiste veprimtarisë së komitetit mbi informatat e brendshme. “Ky program, ne na lidh këmbë e duar në veprimet tona,” – i thanë ata. Mbreti Zog, po në këmbë pa u ulur u tha: “Çdo veprim jashtë, përsa kemi biseduar është i papranueshëm që ta bisedojmë më. Në rast se, mendoni një gjë më të vogël që cënon sovranitetin tokësor të shqiptarëve, do të jem unë më i egër se Enver Hoxha kundër një veprimtarie, që nuk pajtohet me interesat tokësore të Shqipërisë. Edhe sikur qeveria komuniste e Tiranës ta pranojë, unë kurrë nuk do ta pranoj dhe do ta luftoj me gjithë fuqinë time. Kjo, tani po më detyron që sot, të lëshoj një deklaratë mbi sa i përket Komitetit.”
DEKLARATA E LËSHUAR
Mbreti Zog menjëherë urdhëroi Legatën Mbretërore Shqiptare në Kairo, për të botuar këtë deklaratë duke ua dhënë të gjitha agjensive të shtypit me 30 gusht 1949 kështu: “U formua Komiteti dhe Legata Mbretërore Shqiptare në Egjipt, për mos t’i lënë shteg asnjë keqkuptimi që mund të shkaktojë kjo gjë,jep sipas udhëzimeve që ka rr arrë prej Madhërisë së Tij, Mbretit të Shqiptarëve Zog I, komunikatën që vijon (Teksti në origjinal): “Ndryshime te bëra, në regjimin e Mbretërisë Shqiptare, që me agresionin e Italisë fashiste në 1939, që shkaktoi shpalljen e luftës prej anës sone’ s’kanë qenë shprehje e vullnetit të popullit. Prandaj, Madhëria e Tij, Mbreti Zog I, i veshur me fuqinë dhe të drejtat kushtetore, është sot i vetmi pushtet ligjor, që përfaqëson vendin. Me këtë cilësi Mbreti i drejtohet Kombit e gjithë partive politike, cilatdo qofshin mendimet politike të tyre, që të përpiqen së bashku dhe me mjetet paqësore për të realizuar bashkimin, aq të nevojshëm, kombëtar. Është e nevojshme, që të gjithë shqiptarët pa përjashtim, duke marrë parasysh rrezikun që rëndon mbi vendin dhe duke parë shqetësimin e situatës ndërkombëtare, të bashkojnë fuqitë e tyre për t’i siguruar Shqipërisë, një kohë përtëritjeje e sigurimi, në mbarë rrethin e Kombeve të lira e demokratike, si edhe për të mbrojtur tërësinë tokësorë të saj. Pas gjithë atyre viteve e luftimeve vëllavrasëse të vajtueshme, që na kanë imponuar këto dhjetë vitet e fundit të historisë sonë, detyra patriotike e çdo shqiptari është t’i shërbejë besnikërisht çështjes së Atdheut, e të kenë besim në të ardhmen e tij. Ditën që ka për të qenë e mundur, Mbreti do të kërkojë që të bëhet në Shqipëri një plebishit legale e i paanshëm nën kontrollin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Qeveria Kombëtare që do të formohet atëherë, ka për të realizuar vllazërimin e të garantojë lirinë.” Dhe kjo komunikatë i shqetësoi grekët, aq sa u hodh pa asnjë drejtim shtypi grek kundër saj. Por, kjo ishte një komunikatë për sa u përkiste shqiptarëve brenda dhe jashtë Atdheut, e jo grekëve, as që është përmendur çështja greke, në të nuk shkruajnë aspak dhe nuk po na bëhet vonë.
EGJIPT, 1 JANAR 1950
Madhëria e Tij Mbreti bashkë me Mbretëreshën edhe me Princeshat e suitën, më datë 1 Janar 1950 shkuan për të vizituar vendet e Faraonëve si “Luksor dhe Asuan.” Natyrisht, Qeveria Egjiptiane i kishte vënë në dispozicion Toufik Dos Pashën si dhe Mahmut Beun. Kishim edhe Dr. Omar Shaukinë. Si në Luksor, edhe në Asuanë kemi qëndruar afër një muaj. Ishte një kohë shumë e mirë dhe e pastër. Më datë 6 Kallnur 1950, ne Aduane, na vjen atasheu ushtarak francez nga Tirana. Ky ishte i emëruar si Atashe Ushtarak i Francës pranë Qeverisë Komuniste Shqiptare në Tiranë. Ai po bënte edhe detyrën e Ministrit. “Porsa ka hyrë në Holelin në Asua, menjëherë ka kërkuar të marrë kontakt me kolonel Hysen Selmanin, që ishte kryeadjutant i Mbretit Zog dhe shefi i shtëpisë Mbretërore. I thonë kolonel Selmanit se një kolonel francez dëshiron t’ju takoje, sepse ka një punë teper urgjente. “Mire, -i thashë kapiten Zenel Shehit,- fute në sallon poshtë. Tani po vij edhe unë.”Menjëherë, shkova në sallon dhe aty e gjeta bashkë me kapiten Zenel Shehin. Si u përshëndetëm e ftova se çfarë dëshironte të pinte. Zyrtari francez kërkoi mjesht një kafe. Posa porositëm kafet, ai më tha se: “Une jam atasheu militar i Francës, në Tiranë, kolonel G. Unë vij direkt nga Tirana. Isha në Aleksandri dhe pa u ndaluar erdha këtu. Kam një porosi tepër urgjente dhe sekret vetëm për t’ja parashtruar Madhërisë së Tij Mbretit Zog, personalisht. Do të jetë e mundur të kthehem prapë.” “Po, mirë, -i thashë, – rrini pak këtu.” Unë shkova menjëherë lart tek Mbreti Zog dhe ja parashtrova tekstualisht. Mbreti më urdhëroi ta ngjisja menjëherë lart tek ai vetë. Shkova poshtë dhe e shoqërova në sallonin privat ku ishte Mbreti. Si u prezantua unë dola, oor më parë i thashë Mbretit: “Po ju lë vetëm.” ‘Mirë,- tha Mbreti,- se po qe nevoja ju thërras. Vetëm na dërgoni kamarierin, që të na sjellë kafe.” Unë dola në sallonin tjetër. Ata kanë biseduar vetëm për vetëm afëro 3 orë, saqë, kur erdhi koha e drekës, Mbreti e ndaloi për drekë të hanin bashkë. ur mbaroi dreka, Mbreti Zog m’u drejtua: “Kolonet, miku yt kolonel G. ka për të qëndruar për katër ditë këtu. Ai është mysafiri im e ta shëtisni gjithkund.” Francezi, menjëherë dha një shifër në legatën e tij franceze në Tiranë, që kështu çdo ditë bisedonte me Mbretin, mbi misionin që i ishte besuar. bas 4 ditëve, ku për çdo ditë kishte bisedime të gjata me Madhërinë e Tij Mbretin, edhe ditën e fundit ai, e ka mbajtur 3 orë në bisedime. Pasi mbaruan, ai u nis direkt për Tiranë dhe mbeti tepër i kënaqur. Mbreti, kur i shtrëngoi dorën, i tha: “Jam dakord, e mos keni asnjë merak dhe ju kolonel kurdo që të shihni nevojë direkte të vini në shtëpinë time në Aleksandri.” Kolonel Selmani e dërgoi në aeroport dhe u pë’shëndetën e u nis për në Tiranë. Pasi u nis koloneli francez atasheu ushtarak në Tiranë, Madhëria e Tij Mbreti Zog, më thiri dhe më urdhëroi të nisesha menjeherë në Athinë, Greqi, Itali e Francë. Madhëria e tij dha një mesazh për mbarë kombit shqiptar dhe emigracionit në të cilën shënonte: “Jam i mendirmt, se një lëvizje sado e vogël që të jetë, po t’i japë formë kryengritjes në Shqipëri sot nuk do të sjellë Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21893. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21893

Megan Fox: Më mirë të puthesh femra sesa meshkuj Megan Fox është shprehur e kënaqur ndërsa puthte aktoren tjetër të filmit të saj me të fundit Jennifer’s Body, Amanda Seyfried, pasi ndihet më rehat teksa puth vajza sesa meshkuj në kamera.
Ndihem shume me mire me femrat, keshtu qe ndihem me rehat kur puth ate ne film, sesa te puth ndonje mashkull, eshte shprehur aktorja.
Megjithate vete Seyfried, sipas Fox, nuk ndihej rehat gjate xhirimeve.
Mendoj se ndihej shume ne siklet. Nuk ndihej rehat edhe pse pati shume te qeshura gjate filmimit, u shpreh Megan.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=546. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=546

Luka Toni rrëfehet për shortin e ligës së kampionëve A eshte i kenaqur sulmuesi italian i Bajern Munih, Luka Toni, qe skuadra bavareze eshte ne grup per turin e pare te liges se kampioneve me Juventus? Per te thene te verteten, jo. Jam i kenaqur se do te gjeje ne kete sfide shume miq, por preferoja nje kundershtar me pak te forte. Nuk eshte fjala se perballe do te kem Bufon, ndaj te cilit kam shenuar disa here. Megjithate kur vihesh perballe Xhixhit, port ate duket gjithnje me e vogel se sa eshte realisht. Te Juventus tani ka ardhur mesfushori brazilian Diego, te cilin Luka Toni e njeh nga ndeshjet ne Bundeslige me Verder Bremen. Ketu ne Gjermani, Diego ka qene shume impresiv dhe Juventus ka bere nje goditje shume kualitative ne merkato. Nen drejtimin e Ciro Ferrares, skuadra e bardhe e zinjve eshte permiresuar me shume. Luka Toni eshte i drejtperdrejte kur pyetet per sfiden Juventus-Bajern Munih: Superfavorit eshte Juventus. Te Bajern Munih ka shume potencial, por sezonin e ka filluar jo mire dhe konfuzioni nuk mungon. Te Juventus, Luka Toni mund te perballet me nje rival te mundshem per postin e titullarit te skuadra e Italise, brazilianin Amauri, qe shpejt do te marre pasaporte italiane. Se pari duhet t[ jesh nj[ futbollist italian dhe se ne skuadren kombetare duhet te luaje me i forti sulmues. Ne kete moment Amauri eshte me perpara. Por deri ne finalet e kupes se botes-2010 shume gjera mund te ndodhin. Dua te rikthehem ne skuadren e Lipit, por per kete eshte e nevojshme qe te shprehem sa me mire te Bajern Munih.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21889. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21889

Robbie Williams më i miri i të gjitha kohërave Në një sondazh i realizuar nga MTV, Robbie Williams u emërua superylli më i madh i muzikës së të gjitha kohërave.
Robbie Williams, i cili që nga viti 2007 nuk ka realizuar këngë të re, në sondazhin e realizuar nga MTV, ka kryesuar ndaj ish grupit të tij Take That dhe ndaj legjendës së muzikës pop, të ndjerit Michael Jackson.
Renditja e dhjetë superyjeve, sipas sondazhit të MTV-së është:
1 – Robbie Williams
2 – Take That
3 – Michael Jackson
4 – The Killers
5 – Girls Aloud
6 – The Prodigy
7 – Red Hot Chilli Peppers
8 – Beyonce Knowles
9 – The Pussycat Dolls
10 – Oasis

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21881. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21881

Vata 37 vjeç nënshkruan me Vupertalin Fatmir Vata është nga raca e lojtarëve që nuk dëshiron kurrë të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi 37-vjeçar shqiptar nënshkroi një kontratë 1 vjeçare me Vupertalin e Bundesligës së 3-të gjermane, që e mban të lidhur atë deri më 30 qershor të vitit 2010, një transferim në parametra zero, pasi kontrata e tij e mëparshëm me Tus Koblencin kishte skaduar. Vata (17 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë) vlerësohet si një lojtar me eksperiencë të madhe, pasi më parë ka luajtur në Bundesliga 1 me Arminian (88 ndeshje) dhe në Bundesliga 2 me Valdhof Manhejmin, Arminia Bilefeldin e Tus Koblencin (120 ndeshje në total). Fatmiri, i cili është përzgjedhur si Futbollisti shqiptar i vitit 2004, nisi stërvitjen me ekipin e tij të ri dhe ndeshja e parë e veteranit të fushave do të jetë ajo kundër ekipit të dytë të Bajernit të Munihut, në transfertën e ditës së shtunë. Mblesi është bërë trajneri i Vupertalit, Uve Fuks, që ashtu si Vata banon në Bilefeld. Pata një bisedë të mire me Uve Fuksin. Gëzohem pa mase që do të luaj për Vupertalin. E bukura e kësaj është se do të vazhdoj të banoj në Bilefeld, – tha Vata gazetën gjermane Vestdojçe Cajtung. Trajneri Fuks theksoi: Fatmiri dhe unë njihemi qysh në Bilefeld, pasi banojmë që të dy atek. Ai është një i çmendur pas futbollit, kjo në sensin pozitiv, dhe do të jetë për mua një partner i rëndësishëm si trajner. Te ai futbolli qëndron në plan të parë, dhe pastaj vijnë paratë. Të njëjtën linjë pozitive mban dhe presidenti i Vupertalit, Fridhelm Runge. Kam thënë shpesh, që ne nuk kemi nevojë më për sulmues, por përjashtim do të bënim për një të veçantë, i cili jep pasa të mira. Vata është tipi i duhur, të cilin ne e kemi kërkuar. Ai do ti japë impulse të rëndësishme skuadrës dhe do të jetë shefi i fushës, që ne na ka munguar. Korit i është bashkuar dhe menaxheri i Vupertalit, Markus Bajerc: Fatmiri ka thjesht dëshirë, akoma edhe më tej të luaj një futboll të suksesshëm. Vata dëshiron që ta ndihmojë ekipin tonë të ri me përvojën e personalitetin e tij. Tifozët e kanë mirëpritur ardhjen e Vatës. Unë jam tifoz i Tus Koblencit, – thotë Ralf, – dhe do të dëshiroja me shumë qejf ta shihja atë të luante në Koblenz, pasi ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit. Ai është një super-sportist, një shembull për të rinjtë. Atëherë shumë fat Fatmir Vata, ndoshta të shohim vitin e ardhshëm të luash në Ligën e Dytë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21885. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21885

OBSH: Gripi i derrit përhapet me shpejtësi të madhe Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësië, Margaret Çen ka thënë se gripi i derrave është përhapur katër herë më shpejt sesa viruset tjera, ndëra 40 për qind e të vdekurve janë të rinj me shëndet të mirë.
Çen i tha gazetës së përditshme franceze Le Monde se virusi po udhëton me një shpejtësi të pabesueshme, gati të padëgjuar më parë.
Ajo ka thënë se se mund të duhen muaj para se të sigurohen vaksina të mjaftueshme për të luftuar pandeminë.
Më shumë se 2180 njerëz në tërë botën kanë vdekur nga virusi, që kur u zbulua në muajin prill.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21877. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21877

BE-ja e bindur se do të arrihet marrëveshje me Prishtinën zyrtare Kristina Gallak, zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Javier Solana, ka deklaruar se nuk ka përfunduar çështja e nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit. Në një prononcim për të përditshmen Koha ditore Gallak ka theksuar se po punohet për të arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës në mënyrë që të arrihet një përfundim i mirë. Ajo ka thënë se përfaqësuesi i lartë i BE-së Javier Solana është në kontakt të vazhdueshëm me shefin e ICO-së Piter Feith dhe me shefin e EULEX-in Yves de Kermabo për të bërë konsultimet e nevojshme për të bindur autoritetet e Kosovës për ta pranuar protokollin. Jemi të bindur se do të arrijmë marrëveshje me autoritetet e Kosovës, sepse kjo është e nevojshme. Ne kemi përkrahur dhe askush më shumë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë në ballë të përkrahjes për stabilizimin e Kosovës me ndihma ekonomike, me EULEX-in dhe me ndihmë për institucionet. Ndihmat kanë ardhur nga të gjitha shtetet anëtare pavarësisht qëndrimit të tyre për pavarësinë e Kosovës, ka theksuar Gallak.
KTV
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21873. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21873

VIDEO: Heroi i ri i Barçës është Pedro Ibraimovich? Po cfare? Eshte zevendesuesi i tij, Pedro heroin e finalen e superkupes se Evropes, diskutuar dje ne mbremje ne Luis II te Montekarlos, midis Barcelones dhe Shahtjor Donetsk, me golin qe realizoi pese minuta perpara perfundimit te kohes shtese. Ibraimovich ishte zhgenjyeers, ndersa ndeshja shume e veshtire per kampionen e Evropes. Per Luceskun, teknikun e formacionit ukrainas, shqetesimi kryesor ishte bllokimi i njeriut qe nderton gjithcka te skuadra katalanase, Xavi Hernandez. Dhe arriti bllokimin e mesfushorit te Barcelones me nje levizje te thjeshte dhe efikase: ne ndjekje te Xavi Hernandezit ishte gjithnje Hubscham. Mesfushori me i mire ne ligen e kampioneve per sezonin e kaluar, u neutralizua dhe ndertimin e lojes se Barcelones e moren persiper, Jahja Ture dhe mbrojtesi Pike. Henri dhe Mesi ndryshuan poicionet midis tyre, por sulmit te Barcelones i munguan levizje ne thellesi te kohes kur ne skuader luante Eto. Tekniku i Barcelones Pep Guardiola vleresoi autorin e golit te fitores Pedro Rodriguez, qe i dha trofene e peste skuadres katalanase brenda nje viti. Pedro shfrytezoi me shume qetesi shansin qe iu krijua dhe natyrisht jam shume i kenaqur me te, pohoi Guardiola. Duhet te me kuptoni, une nuk i beje futbollistet, por i inkurajoje dhe i ndihmoje qe te rriten me shume. Pedro eshte produkt i akademise se te rinjve te Barcelona. Sezonin e kaluar luajti 14 ndeshje, por ne periudhen pergatitore spikati si shenuesi me i mire i skuadres katalanase. Ai si dhe Bojan Krkic kane shansin qe te bejne me shume per skuadren, pasi jane pjese me peshe ne te. Ne kete finale ne ishim dy sekonda me te ngadalte ne veprime, por duhet kuptuar se jemi ne gusht. Kemi fituar dy trofe deri tani brenda javes, kur sezoni ende nuk ka filluar. Rruga perpara eshte e gjate, nenvizoi me tej Pep Guardiola. Tekniku i Barcelones, mbrojti sulmuesin suedez, Ibraimovich nuk ka beret e plote pergatitjen per sezonin e ri, pasi ka qene i demtuar. Por nuk dyshoje se ai do te jete i shkelqyer. Nga ana e tij tekniku i Shahjtor Donetsk, ishte i drejtperdrejte ne kritiken e tij ndaj gjyqtarit gares, belgut De Bleckere: Eshte e veshtire te luash ndaj Barcelones, pasi ka gjithnje mbeshtetjen ne gjykim. Ne kishim nje 11-metersh, ishte 100 per qind, asnje dyshim per kete.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21868. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21868

Nuk punohet as sot te Kroi i Vitakut Karabinierët italianë, që janë pjesë e policisë së EULEX-it, nuk lejuan shqiptarët e Kroit të Vitakut, të shtunën, të shkojnë të punojnë në pronat e tyre.
Disa prej banorëve shqiptarë po qëndrojnë para kordonit të policisë së Eulexit, ndërkaq rreth 200 metra më larg janë disa serbë që po qëndrojnë te pronat e shqiptarëve.
Por, për dallim nga ditët e mëhershme, këtu nuk ka asnjë pjestarë të Policisë të Kosovës, as të stacionit të veriut e as të jugut. Ndërkaq, në shtëpitë që ndodhen në hyrje të lagjes së Kroit të Vitakut, po punojnë serbët por edhe shqiptarët.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21863

Prishtina, parajsë e bizneseve të zeza Bizneseve të Prishtinës nuk ia prish rehatinë askush. Ndërmarrjet Publike presin se një ditë këto biznese do të tregohen “humane” dhe do t’i shlyejnë borxhet. Ndërkaq, në anën tjetër Komuna e Prishtinës nuk merret me borxhet e bizneseve.
Kurse borxhe të mëdha këto biznese të kësaj zone kanë edhe ndaj Administratës Tatimore.
Komuna e Prishtinës nuk merret me biznese
Agim Dibrani, drejtor i Departamentit për Ekonomi dhe Financa ka deklaruar për “Infopress”, se Komuna e Prishtinës sa i përket tatimit në pronë nuk bën ndarjen ndërmjet subjekteve.
“Ne nuk i ndajmë obliguesit tatimorë në biznese dhe jo-biznese”, ka thënë Dibrani. Sipas tij, komuna e di se sa paguajnë obliguesit tatimorë nëpër zona por jo edhe sa paguajnë bizneset.
“Ne si komunë nuk mund ta dimë sa biznese kanë borxhe e sa paguajnë tatim në pronë. Ne mund ta dimë se sa për qind e qytetarëve e paguajnë tatimin në pronë në një zonë të caktuar”, ka thënë Dibrani.
Edhe pse kryeqytetet e vendeve tjera, si: Tirana dhe Shkupi kanë publikuar borxhet e bizneseve që kanë nga tatimi në pronë kjo nuk është shumë e rëndësishme për krerët e “metropolit” të Kosovës.
“Kjo është Prishtinë. Je në Prishtinë. Nuk mund të flasim për kryeqytete tjera”, ka thënë Dibrani.
Miliona euro borxhe ndaj Ndërmarrjeve Publike
Sipas Arjeta Mjekut, zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, borxhet e bizneseve ndaj kësaj kompanie sillen afro 7 milionë euro.
“7 milionë e 500 mijë euro është shuma e përgjithshme që kanë ndaj ujësjellësit bizneset e vogla dhe bizneset e mëdhaja si dhe institucionet”, ka deklaruar Mjeku. Sipas saj, borxhi i akumuluar i institucioneve prej vite më radhë shkon deri në 800 mijë euro.
Ndërkaq, në ngrohtoren e kryeqytetit “Termokos” borxhi i bizneseve ndaj ndërmarrjes kapërcen 2 milionëshin.
“Borxhi total i bizneseve është 2,514,875,23. Ky borxh i takon periudhës kohore 2002-2009″, ka thënë Zana Efendia, zëdhënëse e “Termokos”-it.
Kurse hiq më mirë bizneset e Prishtinës nuk qëndrojnë as me Korporatën Energjetike të Kosovës.
Vetëm konsumatorët e Komunës së Prishtinës i kanë borxhe kësaj ndërmarrje rreth 40 milionë euro. Një pjesë e madhe e këtij borxhi iu takon bizneseve të kësaj komune. Ndërkaq, as Administrata Tatimore nuk ia ka prishur rehatinë bizneseve të kësaj zone.
Krejt bizneset që zhvillojnë aktivitetin në Republikën e Kosovës i kanë borxhe kësaj administrate rreth 270 milionë euro.
Një përqindje e madhe e këtij borxhi i takon bizneseve që shtrihen brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
“Harta” e bizneseve të Prishtinës
Sipas të dhënave të Ministrisë për Tregti dhe Industri në Komunën e Prishtinës operojnë rreth 13 mijë e 306 biznese.
Numri më i madh i këtyre bizneseve janë të orientuara në veprimtari tregtare. Diku rreth 54% e bizneseve merren me tregti dhe hoteleri, 8% me patundshmëri, 15% me transport, dhe vetëm 4% me veprimtari përpunuese.
Sipas Komunës së Prishtinës, aktivitetet ekonomike shërbyese janë kryesisht të koncentruara në hapësirën urbane të qendrës dhe në zonat urbane të lagjeve: “Dardania”, “Ulpiana”, “Kodra e Diellit”, “Lakërishta”, “Qendra” dhe “Aktashi”. Në zonën e Qendrës dominojnë hotelet, restorantet, bankat dhe lokalet tregtare me pakicë. Ndërkaq, një numër i madh i hapësirave banesore në këtë pjesë janë shndërruar në lokale afariste.
Kurse nyjat kryesore ekonomike në Komunën e Prishtinës shtrihen në aksin rrugor Prishtinë – Fushë Kosovë dhe Prishtinë – Ferizaj.
Ndërkaq, sipas Strategjisë për Zhvillim Urban të Prishtinës për vitet 2004/2020+, janë definuar lokacionet për veprimtari ekonomike dhe jo-ekonomike.
Ato janë Prishtina e Re me një sipërfaqe prej 1,000 ha., unazat e qytetit, autostrada Prishtinë-Merdar, nyjat strategjike për zhvillim të ekonomive shërbyese (Prishtinë-Aeroport), zona industriale ekzistuese prej 60 hektarëve si dhe zona industriale prej 600 hektarësh.
Edhe qytetarët borxhlinj të mëdhenj
Prishtinasit i kanë mbi 16 milionë euro borxhe vetëm ngrohtores së kryeqytetit “Termokos”. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj kompanie borxhet e përgjithshme në sektorin e amvisërisë kalojnë shifrën prej 14 milionë eurosh. Kurse ndaj Korporatës Energjetike borxhi i prishtinasve shkon deri në 40 milionë euro. Kurse edhe ndaj ujësjellësit rajonal Prishtina borxhi i qytetarëve të Prishtinës kap shifrën e miliona eurove. Kurse deri në gjysmë milionë euro shkon borxhi ndaj kompanisë “Pastrimi” e cila menaxhon me mbeturinat e kryeqytetit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21858. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21858

Gjermani: Zjarri merr jetën e dy fëmijëve shqiptar Tragjedi për një familje shqiptare në Sangerhausen, një lokalitet me 30 mijë banorë në ish-Gjermaninë Lindore. Dy fëmijë, të moshës, 4 dhe 9 vjeç, kanë mbetur viktima të zjarrit që përfshiu banesën e tyre në orët e para të natës së mbrëmshme. Njoftimet para shtojnë se edhe persona të tjerë janë helmuar nga rrjedhja e gazit dhe ndodhen ende në spital. Në njërin prej kateve të ndërtesës dykatëshe, ndodhej edhe një familje serbe. Fuksionarëtë të policisë dhe gjykatës penale po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë humbje të rëndë për familjen shqiptare.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21854. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21854

VIDEO: Ecën mbi xhama të copëtuar për bamirësi Për qëllime bamirësie një burrë nga Yorkshire ka vendosur rekord të ri botëror ,duke kaluar 30 kilometra nëpër rrugë (të improviziuar)të mbuluar me xhama të thyer. Guximtari 56-vjeçar Nigel Jardine nga qyteti i Leedsit ka kaluar këmbëzbathur 1.060 metra për një orë, me të cilën ka thyer rekordin e mëhershëm prej 960 metrash. Më vonë ai ka vazhduar udhëtimin e gjatë prej 27.5 orësh për rekord tjetër dhe ka bërë 30 kilometra gjithsej. “Jam mësuar të ecë nëpër xhama të thyer, ka thënë garuesi, të cilit i janë lejuar pauzat prej pesë minutash pas çdo ore, e më pas me nga një pije, vizita në tualet apo pushim në formë të shtrirë, shkruan gazeta britanike The Telegraph. Në këtë mënyrë ai i ka ndihmuar organizatës Action for Children, e cila u vjen në ndihmë fëmijëve.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21845. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21845

Sot në mbrëmje superderbi Milan- Inter Seria A do ti kete te gjithe prozhektoret te drejtuar nga derbi Milan-Inter, i cili do te zhvillohet sot ne oren 20:45 ne San Siro. Spektakli brazilian i skuadres se Leonardo do te perballet me forcen e skuadres se Murinjos, e cila vjen ne kete sfide si kampione e Italise.
Ndryshe nga vitet e fundit, ky derbi duhet te beje pa dy yje te futbollit si Rikardo Kaka dhe Zlatan Ibrahimovic. Sidoqofte, talentet dhe spektakli ne kete sfide eshte i garantuar. Pa Kaka, trajneri i Milanit, Leonardo do te mbeshtetet te Ronaldinjo, i cili ne javen e pare te kampionatit italian tregoi nje forme te shkëlqyer. Pato do te jete nje tjeter shtylle ku tekniku brazilian do te përqendrohet ne repartin e sulmit, nderkohe qe partneri i tij pritet te jete blerja me e re e skuadres kuqezi, hollandezi, Klas Jan Huntelar.
Pa Ibrahimovic, por me Samuel Eto, trajneri i Interit Joze Mourinho ka nje karte shume te forte ne rapartin e sulmit. Argjentinasi Diego Milito do te jete nje tjeter lojtar i rendesishem per teknikun portugez, qe pritet te aktivizoje edhe blerjen me te re Wesli Sneider.
Si Leonardo ashtu dhe Mourinho kane bere te ditur se do te kerkojne fitoren ne kete përballje mes rivaleve historike, por te dy trajneret jane limituar te bejne nje parashikim per nje nga ndeshjet me spektakolare te futbollit italian.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21849. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21849

Ata duan ti bëjnë të tjerët si vetja e tyre Më parë sesa ti ngujojë 21 veta në burg, ky dënim synon ti ngujojë dy milionë njerëz, minus 21 veta. Ku ti ngujojë kështu? Në shtëpitë e tyre e para ekraneve televizive ku defilojnë zgërdhirjet e krerëve politikë. Të ngujuarit në krye të shtetit duan ti ngujojnë të gjithë qytetarët. Ata duan ti bëjnë të tjerët si vetja e tyre.
Nga Albin Kurti
Ligji e dënon dëmtimin e pronës. Por, çfarë prone, pronës së kujt e nga kush, për cilat arsye a motive u dëmtua ajo, çka ishte qëllimi i dëmtimit? Me këto merret gjykata. Dhe kjo çështje është gjithsesi politike sepse aksioni ishte politik. Vetëm fakti i ftohtë nuk të bën kriminel. Martin Heidegger shkruante se fakti është ai që është vetëm në dritën e një koncepti. Kur EULEX-i e dënoi aksionin e VETËVENDOSJE!-s duke konstatuar dëmtim kriminal, ai i parapriu gjykatës mbi të cilën ka fuqi ekzekutive. Jo vetëm për shkak të Protokollit famëkeq, dëmtimi i 25 makinave të EULEX-it ishte dëmtim fare i vogël i një dëmtuesi të madh të Kosovës.
Të nesërmen, ndonëse kishin ndodhur të njëjtën ditë, EULEX-i e dënoi edhe sulmin e serbëve në lagjen Kroi i Vitakut. Përveç gurëve, ata kishin hedhur edhe granatë dore dhe kishin shtënë me armë zjarri kundër shqiptarëve që po ndërtonin shtëpinë e tyre. Mirëpo, veprimi i tyre nuk u quajt kriminal. E qartë: nuk mund të quhet kriminal veprimi i atyre të cilët nuk do të arrestohen e lëre më të gjykohen a dënohen. Predikati kriminal është i rezervuar për ata me të cilët është paramenduar se duhet të merren policia, gardianët, prokuroria, gjyqësia. Për pasojë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i përfunduan në anën e atyre që nuk duan ti arrestojnë, në anën e serbëve të veriut. Shqiptarit në Kroin e Vitakut iu ndërprenë punimet. U realizua qëllimi i strukturave paralele në veri të cilat skanë nevojë të protestojnë më meqë Policia e Kosovës dhe EULEX-i po e kryejnë punën e tyre atje.
Të martën, përveçqë në Prishtinë u arrestuan 21 aktivistë kurse në Mitrovicë askush, u tha se në Prishtinë janë lënduar dy protestues e tre policë, kurse në Mitrovicë janë lënduar pesë shqiptarë e dy serbë. Tre policët e lënduar në Prishtinë dhe dy serbët në Mitrovicë janë e njëjta kategori. Ata janë rrenë. Sikur ti kishim tre policë dhe dy serbë të lënduar a mendoni se nuk do ti shihnim në televizion? Patjetër që do ti shfaqnin pafund herë. Por, skishin se ku ti merrnin i lajmëruan policët dhe serbët e lënduar sa për ta zbutur pak disbalancën. Kjo mënyrë tradicionalisht është përdorur në protestat e Lëvizjes sonë. Çdo herë kur intervenimi i policisë ka qenë brutal dhe ka pasur të lënduar, të plagosur ose edhe të vrarë nga radhët e protestuesve, policia i ka dërguar në spital nja dy a tre policë si kinse të lënduar. Ata llogarisin në etikën e mjekut, se ai nuk mund ti thotë atij që është lajmëruar si pacient se nuk ka asgjë. Së paku, do tia përshkruajë një tronditje psikike (e cila në rastin e policëve jo vetëm që mund të jetë prezente, por mund të jetë pak më e vjetër edhe se vetë polici).
Po çfarë bën ndërkohë ky Hashim Thaçi ynë i gjorë? Duket se i ka ra firma: këto ditë spo i shiten aq prerjet e shiritave me rastin e përurimit të kanalizimeve. Nëse dikur ai kryesonte Qeverinë në Hije tash, pasi që erdhi në pushtet, e kryeson Qeverinë në Frigorifer. Bashkë me Sejdiun tha që nuk do të ketë më debat për Protokollin. Thuajse debati na paska qenë problemi, e jo Protokolli. Ata ia dhanë fjalën Yves de Kermabonit, që nëse reagimi i tyre deri më tani kishte qenë verbal e deklarativ, tash e tutje nuk do të jetë as i tillë. Ska më debat. Ska më diskutime. Me fjalë të tjera, Kermaboni ka nevojë të punojë në qetësi drejt nënshkrimit të Protokollit me Serbinë.
Institucionet e Kosovës deklaruan se nuk marrin përgjegjësi për vendimet që nuk i kanë marrur ata. Është e qartë se nuk mund të marrin përgjegjësi për vendimet e veprimet e tyre meqë nuk kanë marrur kurrfarë vendimesh e nuk kanë ndërmarrur kurrfarë veprimesh. Kanë dhënë deklarata për media që nuk paraqesin vendime institucionale dhe të cilat nuk janë pasuar me kurrfarë veprimesh. Mirëpo, institucionet e një shteti nuk kanë përgjegjësi vetëm për vendimet e veprimet e tyre, por edhe për mungesë vendimesh e veprimesh. Përgjegjësia nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë ke bërë, por edhe me atë që nuk e ke bërë (e është dashur ta bësh).
Ngrirja institucionale në Kosovë është e thellë. Mos ma përmendni 6 Pikëshin. Mos ma përmendi Protokollin. Kështu tingëllon Hashim Thaçi, i cili beson se duke mos i(a) përmendur 6 Pikëshin e Protokollin, do të vërtetohet që këto janë të vdekura, se i takojnë vetëm të kaluarës. Për Thaçin, sikurse për Rugovën përgjatë viteve të 90-ta, shteti është përshtypje subjektive. Nëse besojmë se kemi shtet, atëherë kemi shtet. Anipse skemi ushtri, skemi zhvillim ekonomik, skemi sovranitet, se kontrollojmë dot territorin e as resurset natyrore. Me rëndësi është që ne të besojmë se kemi shtet! Pra, sipas Thaçit, 6 Pikëshi e Protokolli kanë vdekur dhe nëse i sheh të gjalla nuk duhet tiu besosh syve e mendjes tënde.
Hë për hë, me 21 muaj burg u dënuan aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Dënimi vazhdon. Ky është vetëm paraburgimi. Pra, fillimisht, gati dy vjet burg u ndanë për nja 50.000 euro. Jo vetëm për 50.000 euro. 50.000 euro është fakti i ftohtë për të cilin fola në fillim. Aq shumë janë frikësuar EULEX-i e Qeveria nga aksioni ynë protestues saqë tash duan ti frikësojnë të tjerët. Ata duan ti bëjnë të tjerët si vetja e tyre.
Ky dënim nuk ka të bëjë aq me 21 veta, por me 2 milionë qytetarë minus këta 21 veta. Më parë sesa ti ngujojë 21 veta në burg, ky dënim synon ti ngujojë dy milionë njerëz, minus 21 veta. Ku ti ngujojë kështu? Në shtëpitë e tyre e para ekraneve televizive ku defilojnë zgërdhirjet e krerëve politikë. Të ngujuarit në krye të shtetit duan ti ngujojnë të gjithë qytetarët. Ata duan ti bëjnë të tjerët si vetja e tyre.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21840. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21840

Snow Leopard, even a few days The long-awaited hereditary of Leopard, Mac OS X 10.6 Snow Leopard, respectively, will start 28th on sale this month with price of 29 dollars.
The new version of operating system for Mac computers brings many innovations, among which noted how the transition to 64-bit work.
Users who already have the operating system Leopard (10.5), the new version will buy for only 29 dollars. Unlike competitive operating system Windows 7, there are many variants of Snow Leopard: there is only one, so users do not need to head with questions lodhin which to choose
As innovation in Snow Leopard, the list is pretty long. Full support for 64-bit way to work, generally work faster, new versions of programs and improved Finder, iChat, Quicktime and Safari 4, full support for Microsoft Exchange storage faster and safer data via Time Machine and a number of other minutiae that in the coming months will certainly understand slowly.
Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=447. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=447
Top