~JO~ kryeministrit RAMA

MeKaNiKu

Forumium maestatis
Deklarata 30-minutëshe e kryeminsitrit Edi Rama, se Shqipëria e ka të pamundur të demontojë armët kimike, është pritur me brohoritje nga protestuesit, të cilët prej 48-orësh kishin qendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pikërisht këtë përgjigje.

“Në momentin e fundit ishim në ankth, por gjithçka shkoi mirë dhe ajo ishte një lule në shkretëtirë që lindi”, deklaroi një protestues.

“U finalizua me një sukses të jashtëzakonshëm. Rama u tha qytetarëve se ‘karrigia është e tija, por pushteti është i popullit’”, komentoi një qytetar tjetër.

“Ai është kryeministri ynë. E kemi zgjedhur vet dhe e falenderojmë shumë. Jemi të kënaqur që e kemi zgjedhur”, u shpreh një tjetër.
Armët kimike
OPCW miraton planin e asgjësimit
“SHBA mbeten partneri ynë strategjik”
OPAK: Do gjejmë alternativa të tjera

Kjo protestë qytetare, e cila kishte organizatorë thjesht ndërgjegjen individuale të secilit protestues, për të mos lejuar demontimin e armëve kimike në Shqipëri, ndryshe nga herë të tjera nuk ka kërkuar as masa të rrepta sigurie përpara selisë së Kryeministrisë.

Pas përgjigjes së kryeministrit, protestuesit janë larguar të entuziazmuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
 

scadarsko

Locus omnem
Gabim i madh,dhe shume humbje arritem ne kete vendim te ngutur e nji ane te sajuar nga interesa kundershtare e PD_ se.....sikur tu pranonte kjo oferte edhe statusi per BE,do mirrej ne dhjetor.Miljarda eur ,u hiqen duarve t shqiptarve nga politika e flliqte berishjane,nga gjelozia e tij qe meritat duhen ti takojn vetem atij ku arrin dhe te dali pse jo dhe anti politik e jashtme vetem per te shitur e njollosur nje komb te tere,per endren e tij te madhe mitomane rrezim me cdo menyre cdo pushtet i cili nuk ka program te partis se tij.
 
Top