Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

UFA Sport blen Superligen Pas rreth dy muajsh bisedimesh, kompania UFA Sport ka firmosur kontraten per menaxhimin e te drejtave televizive me shumicen derrmuese te klubeve shqiptare dhe Federaten Shqiptare te Futbollit.

Na u desh shume kohe deri ne arritjen e kesaj marreveshjeje, megjithate dua te falenderoj te gjithe aktoret qe bashkepunuan. Pas 24 oresh do te filloje edhe tenderi i per televizionet e kompanite per te blere te drejtat. Do te kemi 2 paketa, njeren per transmetim ndeshjesh drejtperdrejt dhe nje per permbledhjen e golave. Ka pasur interes sidomos ne Greqi ku kane filluar bisedimet me nje kompani e cila eshte shume prane finalizimit te nje marreveshjeje 1-vjecare, por ka interes edhe ne Turqi, Kosove apo ne te gjitha shtetet ku ka emigrante shqiptare, shprehet perfaqesuesi i UFA Sport ne Shqiperi, Kostas Elefteriadhis.
Perfaqesuesit e klubeve e kane cilesuar marreveshjen si nje hap historik e shume pozitiv, aq me teper kur perfitojne nga 30 mije deri ne rreth 80 mije euro. Tirana ende nuk eshte bere pjese e kesaj kontrate pasi nuk ishte e pranishme ne takimin e fundit te paleve qe firmosen marreveshjen. Gjithashtu do te mungoje dhe Dinamo qe ka nenshkruar nje marreveshje individuale.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4575. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4575

Grupi Spice Girls pa Posh-in Grupi i vajzave shumë të suksesshme Spice Girls, patën një takim mbrëmë në Londër, por pa Victoria Beckham.
Emma Bunton, Mel B, Mel C dhe Geri Halliwell ishin plot buzëqeshje kur dolën nga restaurnati The Palm.
Për mungesën e Victoria-s anjëra nuk dëshiroi të fliste, por ne kemi dëgjuar se ato patën një zënkë të vogël dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse ato nuk e ftuan Vici-n.
Pas darkës ato e vazhduan ende argëtimin e tyre, për të zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.
Ndërkaq Mel B për këtë takim të tyre në Twitter tha: Ne patëm një darkë të mrekullueshme së bashku. Mel C, Emma, dhe Geri, unë i dua shumë ato.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1108. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1108

David Beckham në lidhje me Shakirën Ndoshta, Victoria Beckham nuk do të ndaloj se shikuari burrin e tij të bukur kur do ta shikon në krahët e tij këngëtaren Shakira.
Këngëtarja e hitit të ri, She Wolf është përtërirë kohëve të fundit për arsye që ende nuk dihen!
Shakira është e lumtur si grua e martuar ndërkaq David gjithmonë ka adhuruar këngët e saja,por nuk i dihet se çfarë mund të ndodh në të ardhmen!
Becks së pari janë takuar me yllin e popit, Shakira, gjatë themelimit të një spitali për fëmijë në Kaliforni!
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1104. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1104

Lohan i trashë buzët Aktorja e Hollywood, Lindsay Lohan është kënaqur mbrëmë pasi që ka reklamuar edhe pamjen e saj të re. Aktorja e filmit Mean Girls, ishte dukur sikurse një vajze memece gjatë një mbrëmje në New York pasi që nuk mund të fliste.
Por ajo ka bërë një operacion dhe tani është mirë dhe nuk ndalon së qeshuri.
Lindsay  i ka trashur buzët dhe normalisht duket më e bukur.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1100. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1100

Arjoni,i preferuar nga publiku femeror Secili nga personazhet e Big Brother zgjidhet per nje arsye te caktuar e per kete ai mbahet mend nga publiku.
Nje nga personazhet qe me siguri mbahet mend mire eshte dhe Arjon Muca.
Djaloshi nga Vlora nder shume karakteristika te personalitetit te tij, dhe pamjes se jashtme vazhdon te mbetet nje personazh i preferuar sidomos nga publiku femeror
Por cfare e beri dhe si arriti Arjoni deri ketu? E kush mund ta dije me mire se prinderit e tij!
“Donte te bente jeten e adoleshentit, kishte hobi sportet ekstreme dhe kerkonte gjithnje te provonte veten”, thote e ema e Arjonit.
Kushdo qe kalon neper ndryshime te tilla te popullaritetit, me siguri qe peson edhe ndryshime ne marredheniet me te afermit.
“Eshte kenaqesi qe ne shohim Arjonin te kompletuar”, thote nena, ndersa i ati eshte shume i kenaqur qe i biri e degjon kur i behen kritika dhe verejtje.
Prinderit ndihen krenare per famen e te birit, por gjithnje kerkojne qe Arjoni te dije ta menaxhoje statusin e te qenurit i njohur.
Djaloshi simpatik ka pasur gjithmone nje raport shume te mire me femrat, por pas fames ai permiresohet akoma me shume! /top-channel.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1116. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1116

Kahn: Kriza ekonomike po thellohet
Kriza ekonomike do të cojë në varfëri ekstreme 90 milionë persona të tjerë. Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Stratuss-Kahn gjatë një konference për shtyp në Washington.
Sipas tij, janë vendet e varfra të planetit që do të kenë efektet më të rënda të krizës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22476. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22476

Obama, politikë e re për mbrojtjen antiraketë në Europë
Presidenti Obama duke folur për politikën e re për mbrojtjen antiraketë në Europë. Foto: AFP
Presidenti Barak Obama po heq dorë nga planet për instalimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat me interceptorë në Poloni dhe një pajisje radari në Republikën Çeke. Siç njofton Paula Wolfson e Zërit të Amerikës, kjo shënon një përmbysje dramatike të një politike të administratës Bush e cila krijonte tensione të thella me Rusinë.
Presidenti Obama thotë se po heq dorë nga propozimi i administratës Bush duke e zëvendësuar atë me një plan që është më elastik dhe më i efektshëm.
“Mënyra më e mirë për të forcuar me përgjegjshmëri sigurinë tonë dhe të aleatëve është instalimi i një sistemi të mbrojtjes nga raketat i cili i përgjigjet më së miri kërcënimeve me të cilat ne ndeshemi dhe që përdor teknologji e cila është e sprovuar dhe me kosto të efektëshme.” Ai tha se e mori këtë vendim nisur në një masë të madhe nga informacionet e reja të zbulimit që tregojnë se Irani po përqendrohet në prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi. Politika e mëparshme për mbrojtjen nga raketat bazohej mbi supozimin se Teherani po përpiqej të zhvillonte aftësi për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. “Ky program i ri për mbrojtjen nga raketat balistike do të përballojë më së miri kërcënimin që përbën programi i tanishëm iranian për mbrojtjen nga raketat balistike.”
Zoti Obama tha se ky ndryshim në politikë mori shkas gjithashtu nga zhvillimet në teknologji përfshirë përmirësimet e interceptorëve me bazë në tokë dhe në det si dhe të sensorëve që i mbështesin ata. Këto sisteme të përmirësuara, tha ai, do të instalohen gradualisht, duke filluar aty nga viti 2011. Sipas planit të tij, pajisja e madhe e centralizuar e radarit e propozuar për tu vendosur në Republikën Çeke, nhuk do të jetë e nevojshme, po ashtu edhe interceptorët e teknologjisë më të vjetër të planifikuar për Poloninë. “Me pak fjalë: arkitektura jonë e re e mbrojtjes nga raketat në Europë do të krijojë një mbrojtje më të fuqishme, më inteligjente dhe më të shkathët të forcave amerikane dhe atyre aleate.” Presidenti Obama e bëri njoftimin në Shtëpinë e Bardhë pasi informoi fillimisht udhëheqësit e Polonisë dhe të Republikës Çeke.
Ai tha se vendimi për të hequr dorë nga plani i vjetër i mbrojtjes nga raketat në asnjë mënyrë nuk e ul angazhimin e Amerikës ndaj sigurisë së saj.
Ky ndryshim në politikë me siguri që do të jetë në axhendën e tij javën e ardhëshme kur Presidenti Obama të takohet në Kombet e Bashkuara ose në samitin e Grupit të 20-shes, me presidentin e Rusisë Dmitiri Medvedev. Planet për një sistem të mbrojtjes nga raketat në disa pjesë të ish bllokut sovjetik kanë qenë një element irritimi mes Uashingtonit dhe Moskës. Duke bërë këtë njoftim, Presidenti Obama përsëriti se motivi i Amerikës për një mburojë antiraketë nuk ka patur kurrë të bëjë me Rusinë.
“Fokusi ynë i vazhdueshëm dhe i qartë ka qenë te kërcënimi që përbën programi iranian i raketave balistike.”
Udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan e kritikuan pa humbur kohë vendimin e Presidentit Obama. Në një deklaratë me shkrim, kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Xhon Bejner i Ohajos, akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po fuqizon Rusinë në kurriz të aleatëve europianë të Amerikës.
VOA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22471. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22471

Feith u tha jo zgjedhjeve në veri dhe Partesh Zyra Civile Ndërkombëtare, shef i së cilës është Pieter Feith, ka sqaruar se kush kishte qenë ideatori që në Mitrovicën e veriut dhe në Partesh të mos mbahen zgjedhjet lokale më 15 nëntor të këtij viti. Në bazë të detyrave që i takojnë Feithit sipas Planit të Ahtisaarit për procesin e decentralizimit, Feith ka bërë një vlerësim, sipas të cilit nuk mund të mbahen zgjedhjet në Mitrovicën e veriut e në Partesh, me arsyetimin se në ato dy vendbanime ende nuk kanë arritur të themelohen Ekipet Përgatitore Komunale. Sebep tjetër pse Feithit kishte vlerësuar që Mitrovica e veriut e Parteshi të përjashtohen nga zgjedhjet e sivjetme lokale, në ICO përmendin raportet që ka marrë Feith nga komunat e ndryshme të Kosovës për gjendjen reale që mbretëron në Partesh e në Mitrovicë të Veriut. Dhe atë vlerësim që e ka bërë Feith ia ka dorëzuar kryetarit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, të cilët kanë pranuar përmbajtjen e vlerësimit të Feith-it, me çrast pas kësaj është arritur marrëveshja që në dy vendbanimet e përmendura më lart të mos mbahen zgjedhje lokale. Drejtori i Komunikimeve në ICO, Andy McGuffie, ka konfirmuar se marrëveshja në të vërtetë është arritur të hënën në mbrëmje, gjatë takimit të Pieter Feithit me udhëheqësit politikë të institucioneve të Kosovës në kabinetin e kryetarit Sejdiu. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka bërë vlerësimin të cilin ia ka dërguar institucioneve përgjegjëse, kryetarit, ministrit Ferati dhe Qeverisë. Vlerësimi thjesht pasqyron procesin se deri ku kanë arritur të dyja vendbanimet dhe jo vetëm Mitrovicën e veriut. Marrëveshja ishte arritur dhe ne punojmë bashkë me Qeverinë për decentralizimin. Kjo ishte diskutuar në rrugë normale përmes kanaleve normale dhe sigurisht që ne nuk komentojmë deri në hollësi çdo bisedë që zhvillojmë me Qeverinë. Ndërkaq, edhe Sejdiu ka përkrahur vendimin e Grupit Ndërministror për Decentralizim që të mos ketë zgjedhje në Mitrovicë të Veriut e në Partesh. Derisa marrëveshja në mes të Feithit dhe udhëheqësve politikë të Kosovës ishte arritur të hënën në mbrëmje, larg vëmendjes së mediave, vendimi ishte zyrtarizuar të martën nga Grupi Ndërministror për Decentralizim. Kurse, ICO-ja pati njoftuar se zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Veriut e në Partesh duhet të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit 2009. Mirëpo, vendimi ishte kundërshtuar fuqishëm nga partitë opozitare dhe lëvizja Vetëvendosje.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22467. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22467

Using Computers to Help Children with Learnign Disabilities Using computers to help learning disabled children improve their academic skills has a great deal of intuitive appeal. Computers should be excellent “teachers” for these children because they repeat a task as many times as necessary without becoming impatient, and they provide immediate feedback. Computers also have an inherent appeal to most children so much so, in fact, that in many scjools where children have access to computers and Internet, loss of computer time is a potent penalty for unacceptable behavior. Research supports informal observations that children appear highly motivated when using a computer and that they stay on task for long periods of time.
Results of early studies on the use of computers to help children with learnign disabilities were equivocal. Recently, however, well controlled studies have shown that computer progrmas designed to improve phonics skills in reading disabled children can produce impressive results.In Florida, for example, a doctor demostarted substantial gain in decoding skills in a group of dyslexic children as a result of a ten week program which involved just fifteen minutes a day for five days a week.
In Colorado a group of doctors used computer assisted instruction methods with young children at high risk for learning disabilities. The results of their research offer the promise that through early intervention many children who would otherwise struggle and fall behind in reading can go on to become normal readers.
Ky artikull eshte marre nga: http://curepages.com/?p=3026. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://curepages.com/?p=3026

Thashethemet, kjo sëmundje e pashërueshme Nuk ka njeri që të mos ketë kureshtje për të dëgjuar diçka mbi kolegun, mikun, fqinjin apo për një të njohur të tij të çfarëdoshëm. Kureshtja e ligë arrin deri në ekstreme të paimagjinueshme, ku njerëzit shkojnë te fallxhoret për të mësuar thashetheme apo të vërteta të pathëna e të pazbuluara. Me vetëdije apo pa vetëdije të gjithë jemi bërë pjese e thashethemeve, duke folur mbi të tjerët, duke deformuar realitetin real për ta veshur me një realitet imagjinar, të cilin ne nuk e  perceptojmë. Edhe pse nuk kemi parë apo dëgjuar diçka drejtpërdrejt në lidhje me një person, sërish ne flasim e përcjellim informacion, ndoshta pa e kuptuar efektin që mund të shkaktojë te referenti kjo bisedë. Në gjuhën shqipe kjo situatë është përcaktuar me termin thashethem, që ndërtohet nga kontaminimi i dy foljeve të së njëjtës fushë semantike: foljes thënë në kohën e kryer të thjeshtë dhe në kohën e tashme, e cila ndërtohet nga bashkimi i trajtës foljore të dy kohëve në vetën e parë njëjës, pra unë thashë dhe them. Bashkimi i dy trajtave foljore të së njëjtës formë semantike është tregues i vazhdimësisë së veprimit, por mbi të gjitha është edhe përçues i idesë se kohët shkrihen me njëra-tjetrën dhe fenomeni mbetet në tejkohësi. Në kuptimin e përgjithshëm thashethemet janë fjalë të pathemelta, zakonisht të këqija për dikë a për diçka, që pëshpëriten e përhapen nga njerëz llafazanë, shpirtvegjël, të cilët marrin nëpër gojë të tjerët dhe nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë. Paradoksi qëndron se edhe pse dihet se thashethemet janë të dëmshme dhe duhet tu qëndrojmë sa më larg, të gjithë kemi një tërheqje magnetike ndaj tyre. Nuk ka njeri që të mos ketë kureshtje për të dëgjuar diçka mbi kolegun, mikun, fqinjin apo për një të njohur të tij të çfarëdoshëm. Kureshtja e ligë arrin deri në ekstreme të paimagjinueshme, ku njerëzit shkojnë te fallxhoret për të mësuar thashetheme apo të vërteta të pathëna e tëpazbuluara. Shoqëria shqiptare dhe individët janë ende të burgosur të vetvetes, ku e mbajnë peng veten dhe të tjerët, nën dhunë të thashethemeve, nën dhunë të shpifjeve, apo të inateve banale egoiste, armë me të cilat ia vrasin jetën çdo ditë njëri-tjetrit më shumë se sa vret çdo krizë ekonomike apo politike. Realisht edhe në shoqëritë evropiane ekzistojnë thashethemet, por mënyra e konceptimit të tyre është krejtësisht e ndryshme nga ajo që ndodh në realitetin shqiptar, sepse emancipimi social dhe mënyra e këndvështrimit të jetës tek ata,  e vret fenomenin e thashethemeve pa u formësuar ende.  Duke qenë se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë një shoqëri e izoluar, ku numri i të papunëve kap shifra alarmante dhe ku përqindja më e lartë e grave i përket kategorisë së shtëpiakeve, kuptohet vetvetiu që në fokus të përditshmërisë së tyre do të jetë tjetri. Fakti që nuk janë të motivuar në jetë, ku gjithë kohën të kenë në vëmendje aspektin profesional e më pas edhe familjar, është faktor kryesor që thashethemet të jenë më të  ndjeshme. Edhe pse mungojnë krejtësisht statistikat zyrtare në lidhje me këtë fenomen, të gjithë biem dakord në një pikë: Njerëzit e pamotivuar, që nuk kanë një vend pune dhe që shumicën e kohës e kalojnë në shtëpi, janë më të predispozuar për të prodhuar dhe për ti përjetuar më keq thashethemet. Për shumë njerëz, thashethemet që dëgjojnë rreth vetes shkaktojnë një stres të jashtëzakonshëm.  Nuk janë të rralla rastet kur vetëm për shkak të thashethemeve janë shkaktuar konflikte, të cilat kanë përfunduar edhe në humbje të jetëve njerëzore. I tillë ishte rasti i ndodhur disa muaj më parë në një fshat të Bulqizës, ku një emigrant i sapokthyer nga Greqia me inicialet M. D. vret bashkëshorten e tij, nënë e një fëmije 5-vjeçar, me motivin e tradhtisë bashkëshortore. I vetmi fakt i tij ishin thashethemet nga gojët e liga dhe asgjë tjetër, por ai u mjaftua me inatet personale të njerëzve mediokër për të zhdukur një qenie të pafajshme. Sot, ai i penduar dergjet në qelinë e burgut të Tiranës, ndërsa gruaja e tij e pafajshme kalbet nën dheun e zi, ndërkohë fëmija po rritet jetim pa e kuptuar arsyen e ironisë së fatit të tij. Këto janë pasojat e thashethemeve, të cilat ju mund ti thoni pa i menduar, pa i përpunuar dhe pa e kuptuar se po shkatërroni jetë njerëzish të pafajshëm. Edhe Kurani i madhërishëm në lidhje me thashethemet thotë, O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, se vërtet disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i  pendimit dhe Mëshirëplotë. Por edhe në Bibël kritikohen thashethemet dhe veçanërisht gratë si mbartëse të tyre: Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota. Pra, thashethemet konsiderohen si element negative edhe në besimet e ndryshme fetare. Shqiptarët për çështje të mentalitetit të sëmurë ngjasojnë shumë me vendet e Lindjes së Mesme, ku primare e të përditshmeve në ato vende  (disa prej gazetave kryesore) është thashethemi dhe futja në punët e brendshme të familjes së tjetrit. Kjo gjë nuk ndodh në vendet ballkanike si Greqia, Rumania, Bullgaria, apo vendet e ish-Jugosllavisë, e aq më pak në Evropën qendrore. Shqiptarëve u duhet të luftojnë për të pastruar mentalitetet e vetvetes, ku çdo individ duhet të punojë për vete, për të larguar mentalitetin e thashethemeve, shpifjeve, marrjes nëpër goje, deri edhe tek gjërat më diskriminuese për njeriun, sepse kjo sjell vetëm regres dhe trishtim.
Jolanda Lila
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22463. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22463

Feja jashtë shkolle edukata fetare në shkolla! Futja e fesë nëpër shkolla do të thotë futja e islamit, e kjo mund të na prish miqësinë me dikë, dhe në fund kjo do të thotë se “po” shqiptarët janë myslimanë si shumicë, por “ama” Kosova nuk është islame
Shkruan: Pastor Dr. Femi Cakolli
Sërish gjatë këtyre javëve të fundit në disa media kosovare është riaktualizuar çështja e futjes në shkollat publike e lëndës fetare. Dikush po e quan mësim-besimi. Besimi si kategori shpirtërore nuk mësohet. Mësohet feja, religjioni. Si lëndë shkollore mund të quhet edukata fetare. Kush po e kërkon këtë lëndë të futet nëpër shkolla? Deri tani kemi parë së bëhet fjalë për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Partinë e Drejtësisë. Si kërkesë është një e drejtë plotësisht legjitime, jo së shumë shtete përreth e kanë këtë lëndë. Nga shtetet perëndimore ka më shumë shtete që nuk e kanë këtë lëndë sesa që e kanë. T’ju kujtojë se në SHBA para shumë vitesh është ndaluar feja në shkolla.
Mua me habit qëndrimi i disa institucioneve shtetërore dhe publike lidhur me idenë e futjes së fesë në shkolla. Ata nuk shprehin një pozicion të qartë. Kështu së voni reagoi edhe kryetari i LDD-së z. Nexhat Daci, duke thënë se as nuk do ta përkrah e as nuk do ta pengojë këtë nismë. Ky konstatim ngjet me tonin e kryeadministratorëve të dikurshëm të UNMIK-ut atëherë kur mbaheshin zgjedhjet serbe në Kosovë (as nuk japim leje – as nuk i pengojmë). Z. Daci për mendimin tim është tallur, apo e ka ofenduar kryetarin e BIK-ut z. Naim Tërnava, sepse ai do të duhej ose t’i thoshte po ose jo kërkesës së tij. Paramendoni moralin e këtij politikani i cili pretendon të jetë i pari i vendit tonë, ndërsa njërit nga autoritet kryesore fetare të Kosovës nuk është në gjendje që t’ja thotë po-n, ose jo-n. Zëri i tij në të vërtetë është tipik edhe i shumë figurave publike dhe shtetërore të vendit tonë, jo vetëm për këtë çështje, por thuajse për të gjitha çështjet. Nga ky këndvështrim rreth kësaj çështje, dhe më shumë, me pëlqen për shembull z. Pacolli, i cili shkon në xhami, nuk fshihet, i kontribuon fesë islame, angazhohet dhe zotohet që edukata fetare të hyjë në shkolla etj.
Kosova, sipas Ligjit të Fesë i njeh pesë bashkësi fetare: Kisha Katolike, Bashkësia Islame, Kisha Protestante, Kisha Ortodokse dhe Bashkësia Hebreje. Prej këtyre bashkësive fetare asnjëra, përpos BIK-ut, kurrë nuk kanë kërkuar që të futet feja si lëndë nëpër shkolla. Kërkesën e BIK-ut madje nuk e trajton me aq seriozitet as shoqëria civile e as mediet. Por, prej shumë qytetarëve nga opinionet e tyre publike, disa janë shprehur për e disa kundër. Cili është këtu mesazhi i parë për BIK-un? Këta shpeshherë thonë së përfaqësojnë 95 për qind të popullatës së Kosovës, pasi ata janë myslimanë, por në realitet kërkesa e tyre nuk mund të shtyhet as sa për një deklarim publik të një lideri kosovar.
Heshtja, hamendja, droja e liderëve, e politikanëve, e shoqërisë civile, e medieve, e bashkësive të tjera fetare kosovare deri tani publikisht a privatisht japin këto mesazhe (reagime) të përgjithshme ndaj kësaj çështje:
Futja e fesë në sistemin shkollor publik nuk është një çështje që duhet të ngutemi sepse është komplekse; nuk është një çështje që e duam sepse ka shumë divergjenca politike, kulturore dhe historike etj. Futja e fesë nëpër shkolla do të thotë futja e islamit, e kjo mund të na prish miqësinë me dikë, dhe në fund kjo do të thotë se “po” shqiptarët janë myslimanë si shumicë por “ama” Kosova nuk është islame. Të mësohet feja nëpër shkolla nuk është një ide e keqe, por feja na lë mbrapa. Ky është një percepcion romantiko-komunist që e dëgjoj shumë herë. Përmes futjes së fesë, kupto pra fenë islame në shkolla, edhe pse BIK-u ka sqaruar disa herë se bëhet fjalë edhe për mësimin e fesë katolike – kurse çka do të bëhet me nxënësit e komunitetit protestant BIK-u i mbyll sytë, do të depërtojë islami jotradicional, islami radikal, e islami politik, dhe kështu Kosova do të fundamentalizohet si shoqëri dhe kështu një ditë mund të përmbytet rendi demokratik i Republikës së Kosovës dhe laicizmi i saj i garantuar me kushtetutë. Personalisht dyshoj në nevojat e shprehura, filozofinë dhe platformën që e propozon BIK-u për këtë problem. Ja pse:
BIK-u shpeshherë deklaron se ata tashmë i kanë gati tekstet shkollore për këtë lëndë që shumë vjet. Kjo domethënë se shkollat publike për BIK-un janë mejtepe a medrese. Nëse futet kjo lëndë tekstet duhet t’i përpilojë ministria përkatëse. BIK-u na thotë së për këtë lëndë ka përgatitur shumë kuadro, me këtë BIK-u nënkupton se mësimdhënësit caktohen prej tyre dhe jo prej ministrisë. BIK-u thotë se nevoja pse duhet të futet feja në shkolla është se rinia është degjeneruar (veshja/zhveshja, droga, alkooli, sjelljet tjera të këqija). Ky argument është shumë kontradiktor. Nëse në Kosovë janë 95 për qind me besim islam fëmijët e kujt po degjenerohen? Atëherë po i bie që gjithë infrastruktura dhe superstruktura islame, e shënuar më poshtë, është jo funksionale. Tani islami në Kosovë si kurrë më parë prej 1945 nuk ka pasur mundësi për ndikimin e saj fetar: Medrese të shumta, shoqata fetare-humanitare nga tërë bota, xhami me numrin më të madh në historinë e shqiptarëve, Fakulteti për Studime Islame në Prishtinë, numri i studentëve kosovarë që studiojnë islamin nëpër botën arabe, Dega e Orientalistikës në UP, numri i madh i haxhilerëve për çdo vit që e vizitojnë Mekën, radiot, tv., gazetat, interneti, njerëzit e tyre kudo në qeveri dhe institucione të tjera. Sikur këto nuk po mjaftojnë për dhënien e edukatës së fesë islame, por po duhen edhe shkollat, pra nxënësit.
Shpeshherë thuhet se ky apo ai shtet evropian ka zyrtarizuar mësimin e lëndës së fesë islame, kjo është mirë, e këndshme, por ia vlen me i përmend dy fakte. Një, në ato shtete mungon infrastruktura islame që gjendet ta zëmë në Kosovë, andaj shteti merr përsipër, garanton të drejtat e secilit qytetar. Dy, pse kurrë nuk flitet se çfarë lloj të drejtash qytetare kanë të krishterët nëpër vendet arabe/myslimane?!
Nuk e shoh të sinqertë kërkesën e BIK-ut për mësimin e fesë në shkolla, aq sa punësimin e ndoshta qindra e qindrave të diplomuarve islam. Nuk di kush prodhon kuadro tek të gjithë shqiptarët më shumë sesa Bashkësia Islame brenda ose jashtë vendit. Kur krijohen shumë kuadro e s’ka punë kjo ngjet sikur të pajisësh mirë e ta përgatisësh fort një ushtri të madhe, por që s’ka ku të luftojë, s’ka arena. Për ushtarin e përgatitur mirë o lufta o anarkia! Opinioni ynë publik është dëshmitarë se prej grupe myslimanësh, nuk dihet kush qëndron pas tyre, kanë uzurpuar hapësira publike në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në Qendrën e Studentëve, në Pallatin e Rinisë dhe të Kulturës etj., për kryerjen e ritualeve të tyre fetare. Kjo ngjan më shumë në imponim, pushtim sesa në edukatë dhe tolerancë. Futja e fesë, qoftë ajo edhe e variantit që e propozon BIK-u, do të shkaktojë segregacion në shkollat shqipe në Kosovë. Futja e lëndës së fesë, sipas variantit BIK-ut, do të shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe disa ligje në fuqi. Kushtetuta dhe Ligji mbi Liritë dhe të Drejtat Fetare në Kosovë garanton që secili qytetar i Kosovës është i lirë ta ushtrojë besimin e tij (ama jo në shkolla), ta ndërrojë, dhe askush s’mund ta detyrojë që ta dëshmojë besimin e tij, pasi kjo është çështje e lirisë së ndërgjegjes personale. Pra, si do të veprohet me ata nxënës që sigurisht se mund të rrjedhin nga një familje me traditë myslimane ose krishtere, por që ata nuk duan të identifikohen më me këto fe, por thjesht deklarojnë se janë shqiptarë, se feja e tyre është shqiptaria ta zëmë – ashtu si i dëgjojmë mori njerëzish, ose në raste të tjera të deklarohen se janë ateist, ose bindje të tjera fetare. Çfarë feje do të mësojnë ata? Si do të zgjidhet kjo situatë pa u shkelur Kushtetuta dhe Ligji? Unë e dua dhe e besoj Zotin, besoj në rilindje shpirtërore dhe shërbej si kler në kishën protestante, por nuk pajtohem me futjen e fesë, ose feve, në cilëndo formë nëpër shkolla domosdo dhe dosido. Absolutikisht si shoqëri kemi shumë nevojë për edukatë fetare, por përqasjet duhet t’i përmbushin tri kritere bazë: shpirtëroren, shkencoren, legalen (ndërgjegjja, ligji, barazia, Kushtetuta).
Gjatë komunizmit, fesë nuk i është kushtuar kurrfarë rëndësie shoqërore tek ne, por ne nuk i kemi pasur këto dukuritë negative tek rinia që i evidencon BIK-u. Kjo më bën të kuptojë se shoqëria shqiptare/kosovare duhet të gjejë përgjigje të reja, koncepte dhe filozofi të re, forma të reja, mësimdhënie të reja, moral të ri, shpirt të ri që t’i tejkalojë problemet e saj, dhe kur jemi këtu merakun që e shtron BIK-u është i qëlluar sepse ata po thonë se ky problem i rinisë, përkatësisht i shoqërisë sonë zgjidhet duke e futur fenë në shkolla dhe nuk duhet pritur tjetër ide prej tyre. Prandaj, jam thellësisht i bindur se është më mirë që secili të flasë, t’i përgjigjet kësaj kërkese, të përgatiten mendjet dhe zemrat. Përfundimisht them se feja s’duhet të futet asnjëherë në shkollat publike, por atje mund të mësohet edukata fetare për të gjithë nxënësit pa dallime.
Moralin shoqëror s’mundemi ne ta shndërrojmë në mjet privat. Morali është lëndë. Ai duhet të fillojë pa lindur fëmija e jo në shkollë. Ai duhet të fillojë në shtëpi e jo në rrugë a teatër. Ai duhet të fillojë në zemër dhe jo në kishë o xhami. Për të kemi nevojë kur ende s’kemi ngrënë dhe jo pasi të ngopemi!?
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22458. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22458

Miliona euro për hamamin e Prishtinës
Mbi një milion euro të shpenzuara për Hamamin e Madh të Prishtinës nuk kanë kryer punë për restaurimin e këtij objekti. Për këtë objekt janë dhënë donacione nga të katër anët, por ende ky monument kulturor nuk ka çati të veten dhe rrezikohet nga shembja.
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës patën paraparë që në vitin 2009 ky objekt t’i kthehet origjinalitetit arkitektural dhe të hapet për vizitorë.
Por, pritjen e tyre këto institucione e kanë shtyrë për një vit dhe tash presin fundin e vitit 2010.
Komuna e Prishtinës participon me 580 mijë euro
Rreth 80 mijë euro i ka shpenzuar Komuna e Prishtinës për fazën e parë të restaurimit të këtij objekti kulturor. Këto mjete janë dhënë për vitin 2008.
“Shuma e mjeteve prej 250 mijë eurove e ndarë për vitin 2009 është shpenzuar e tëra në këtë projekt”, ka thënë Mustafë Halili, drejtor i departamentit të kulturës në këtë komunë. Sipas tij, 250 mijë euro të tjera do të ndahen edhe për vitin 2010 kur edhe pritet të përfundojë restaurimi i këtij monumenti.
Ndërsa Ministria e Kulturës nga buxheti i saj pati ndarë 100 mijë euro për fazën e parë të këtij projekti.
Donatorët e “Hamamit”
Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, për projektin e restaurimit të “Hamamit të Madh të Prishtinës”, kanë ndarë 1 milion e 200 mijë euro.
Ata kanë paraparë që restaurimi të përfundojë brenda dy vjetësh.
Hamami i Prishtinës është një ndër 25 objektet të cilat bëjnë pjesë në listën e objekteve prioritare për rehabilitim.
Ndërkaq projektin për restaurimin e këtij objekti e ka mbështetur edhe organizatat joqeveritare suedeze CHwB dhe SIDA.
Historia e “Hamamit të Prishtinës” Hamami i Madh i Prishtinës dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit, i cili ka shërbyer si vendtakim shoqëror për banorët e qytetit të Prishtinës. Ai është ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe ka funksionuar si i tillë deri në vitin 1960. Ky hamam ndodhet në qendër të qytetit afër Xhamisë së Fatihut e njohur si Xhamia e madhe e Prishtinës. Ndërkaq plani për restaurimin e tij është hartuar për shkak të frikës nga rrënimi i tij. Punimet janë paraparë të realizohen në tri faza. Në të parën janë planifikuar të bëhen hulumtimet për mënyrën e qasjes dhe rrezikshmërisë së rrëzimit, në të dytën do të nisë restaurimi, ndërkaq në fazën e tretë do të bëhet i ditur destinimi i këtij objekti.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22454. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22454

VIDEO, Europa league: Disfata për Romën dhe Lacio Roma ka dalë e humbur nga Sankt Jakob-Park duke humbur 2-0 me zviceranët e Bazelit në Euroleague. Për vendasit shënuan Carlitos, në fillim të pjesës së parë, dhe në të dytën dyfishoi rezultatin Almerares (’87′). Poashtu ekipi tjetër nga Roma, Lacio ka pësuar në fushë të saj nga ekipi austriak Red Bull me rezultat 1 -2.
Hamdi Salihi shijoi minutat e para në Ligën e Europës, teksa skuadra e tij, Rapidi i Vjenës, shkatërroi kryesuesit e Bundesligës gjermane, Hamburgun, me rezultatin e pastër 3-0. Sulmuesi shkodran hyri si zëvendësues në minutën e 85-të në vend të autorit të golit të dytë, Jelaviç. Për Rapidin e Vjenës shënuan Hofman (35, direkt nga gjuajtja e lirë), Jelaviç (44) dhe Drazan (76).
Rezultatet e plota dhe video:
Grupi B
Genoa Slavija Prag 2-0 (Zapater 4, Sculli 39) Lille Valencia 1-1 (Gervinho 86 / Mata 78)
Grupi C
Rapid HSV 3-0 (Hofman, 35, Jelavic 44, Drazan 76) Hapoel Celtic 2-1 (Vucivecic 75, Lala 88 / Samaras 25)
Grupi G
Lazio Red Bull 1-2 (Foggia 59 / Schiemer 82, Janko 90) Villarreal Levski 1-0 (Nilmar 72)
Grupi H
Fenerbahçe Twente 1-2 (Topuz 71 / Nkufo 75, 80) Steaua Serif 0-0
Skupina I
Benfica BATE Borisov 2-0 (Nuo Gomes 36, Cardozo 41) Everton AEK 4-0 (Yobo 10, Distin 17, Pienaar 37, Jo 82)
Grupi J
Club Brugge- Shahtar 1-4 (Geraerts 62 / Gai 12, Willian 19, Srna 35, Kravcenko 75) Partizan Toulouse 2-3 (Krstajic 23, Cleo 67 / Sirieix 30, 38, Pentecote 49)
Grupi K
Cluj Copenhagen 2-0 (Culio 53, Traore 75) Sparta PSV 2-2 (Hubnik 76, Zeman 87 / Reis 80, 90 – 11m)
Grupi L
Athletic Austria 3-0 (Llorente 8 – 11m, 24, Muniain 56) Nacional Werder 2-3 (Lopes 68, Halliche 75 / Frings 39 11m, Pizarro 55, 85).
Rapid 3-0 HSV
Basel 2-0 Roma
Villarreal 1-0 Levski
Genoa 2-0 Slavia Prag Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22449. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22449

Kuzhe, në turne gjatë fundjavës për të ndjekur legjionarët Sot, në Austri për të ndjekur Salihin në Ligën Europiane; në fundjavë pritet të shikojë Maincin e Hykës
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, do të ketë një fundjavë të ngarkuar. Kroati i pankinës kuqezi do të ndjekë këto ditë disa prej futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në Europë. Dhe Kuzhe do ta nisë që sot nga Vjena. Aty ku Hamdi Salihi pret që të shpërthejë edhe në Ligën e Europës pas premierës së tij me gol me fanellën e Rapidit. Në Erst Hapel, austriakët do të nisin sot aventurën e tyre evropiane me Hamburgun. Dhe Kuzhe do të jetë në tribunë për të ndjekur në aksion Salihin. Nuk dihet nëse shkodrani do të jetë nga minuta e parë, por ka shumë gjasa që të luajë si zëvendësues. Më pas, trajneri i Kombëtares do të udhëtojë në fundjavë në Gjermani për të ndjekur Hykën që aktivizohet me Mainz. Ideja ishte që të dielën të shkonte në Ukrainë pasi luhet derbi i shqiptarëve Krivbas-Vorlska, por ky variant ra poshtë për probleme vize nga ambasada ukrainase.
Salihi E ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij me Rapidin. Në ndeshjen e së shtunës së kaluar ndaj Salzburgut, sulmuesi u fut në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit në minutat e fundit duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Sulmuesi zhvilloi atë ditë një lojë shumë të mirë duke goditur edhe shtyllën në minutën e 92.
Hyka Pas një sezoni jo shumë të mirë për të duke u aktivizuar shumë pak, pasi trajneri nuk e preferonte, tani, mesfushori ka filluar të jetë në fushë për Mainzin. Tashmë, trajneri ka ndryshuar. Hyka po zhvillon lojëra të mira dhe është një prej të preferuarve të trajnerit të ri.
Ukraina Të dielën, në këtë kampionat luhet derbi i shqiptarëve, Krivbas-Vorlska. Ideja fillestare e trajnerit Kuzhe ishte që të shkonte në Ukrainë për të ndjekur nga afër këtë takim, por plani ka dështuar pas disa problemeve për vizën me ambasadën ukrainase. Me këto dy skuadra aktivizohen plot shtatë futbollistë shqiptarë. Hidi, Bylykbashi, Agolli dhe Bulku për Krivbas dhe Curri, Dallku dhe Januzi për Vorlskën.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22445. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22445

Etoo: Nuk e kisha lehtë me shokët e ish-skuadrës Kamerunasi Samuel Etoo ka treguar se nuk e kishte të lehtë përballjen më ish skuadrën e tij. Përballja me Barcelonën ishte shumë e çuditshme për mua, sepse ata ishin kolegët e mi për një kohë të gjatë tha Etoo i cili e lavdëroi edhe ish kolegun e tij. Nuk di çfarë të them për të, Messi është unik ai është Maradona i ditëve të sotme.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22441. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22441
Top