Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Bob Sinclair në Tiranë, ne date 24 shtator Një ndër DJ më të famshëm dhe të suksesshëm aktualisht në botë, do të jetë i pranishëm në 24 shtator, saktësisht pas një jave, në Tiranë. Bëhet fjalë për Bob Sinclair, fansat e të cilit në vendin tonë janë të shumtë. Mësohet se ai do të performojë live në një prej club-eve të kryeqytetit, fakt ky që bëhet i ditur edhe në faqen e tij zyrtare, bobsinclair.com.
Aty njoftohet se DJ i suksesshëm komercial, pas koncertit të djeshëm në Tuluzë, dotëjetë më 24 shtator në kryeqytetin shqiptar, pikërisht në Sharm Club. Kjo na bën të mendojmë se ftesa e tijnuk është një bllof, si ai i paprecedent që ndodhi me këngëtaren e rremë Pink, që performoi pak javë më parë në qytetin e Durrësit, duke lënë fansat të shtangur. Super i njohur me këngët World hold on, Love generation , Sound of freedom, Together, What I want,Everybody dance now etj., DJ do të mund të perfomojë të gjitha hitet e tij për publikun shqiptar.
Por, kush është Bob Sinclair? Ai nisi të bëjë DJ në vitin 1986, ndërsa ishte në moshën 18- vjeçare, kryesisht në muzikën funk dhe hip-hop. Hitet e tij të para kanë qenë Gym Tonic, Darlin etj. Sinclair është gjithashtu i njohur pasi krijoi një projekt afrikan, në të cilën mblidhte artistë që prodhonin muzikë house, të cilën e miksonin me ritme latine, jazz, muzikë afrikane etj. Në vitin 2005 ai goditi me hitin Love Generation, që arriti menjëherë vendin e parë nëpër toplistat botërore, ndërsa kjo këngë ka qenë edhe një nga hitet për Kupën e Botës të zhvilluar në Gjermani në vitin 2006. Më pas ai sigurisht që nuk zhgënjeu, duke nxjerrë të tjera hite të shkëlqyera, si World, Hold On, në bashkëpunim me Steve Edwards, Rock This Party Everybody Dance Now) etj. Hiti World, Hold On kryesoi si kënga më e mirë dance e vitit 2006, duke mundur kështu edhe Madonna-n apoChristinaAguilera-n. Albumiitij ifundit,Lindurnë69(Bornin69), është lançuar në 7 maj 2009, ndërsa single i parë i tij është Lala song
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4589. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4589

Burri më i gjatë në botë kërkon shpirtin binjak Burri më i gjatë në botë, turku Sultan Kosen, i cili është plot 2 metër e 46 centimetër, ka shpjeguar sot në Londër se “ëndrra e tij më e madhe” është të gjejë dashurinë.
I riu 26-vjeçar ka gjithashtu duart dhe këmbët më të gjata të planetit, duart (27.5 cm) dhe këmbët (36.5 cm), sipas rekordeve Gines, e cila e prezantoi rastin në një konferencë për shtyp. Gjatësia e tij e kalon me 10 centimetër atë të kinezit Bao Xishun, i cili është i gjatë “vetëm” 236 cm.
Për sa i përket popullaritetit të tij, Sultan Kosen ka thënë se shpreson që ajo famë ta ndihmojë të realizojë ëndrrat e tij: “të udhëtojë dhe të shohë botën dhe të ketë një makinë të përshtatshme për gjatësinë e tij”. Por “ëndrra e tij më e madhe” është të martohet dhe të “ketë fëmijë”.
“Kërkoj dashurinë”, - ka deklaruar Sultan Kosen, gjatësia e të cilit është rezultat i një tumori, i cili ka bërë që zgjatja e tij të mos ndalonte.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4585. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4585

Torres: Nuk largohem nga Liverpool Fernando Torres dëshiron të qendrojë në Anfield Road. Lajmin e konfimoi vetë lojtari spanjoll për Sky Sports News: “Kam dhe katër vite të tjera këtu me Liverpool dhe jam i kënaqur. Nuk mendoj të rikthehem në Spanjë. Nuk e di se çfarë do të ndjej pas dy apo dhjetë vjetësh, por për momentin dëshiroj të luaj këtu për një periudhë të gjatë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22519. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22519

David Beckham isha vetjak para se të kisha fëmijë Beckham thotë se ai ka qenë vetjak dhe e ka shëruar obsesionin me vetveten vetëm duke krijuar familje.
Ylli i futbollit, i cili rrit fëmijët Brooklyn, Cruz dhe Romeo me gruan Victoria Beckham, thotë se nëse nuk do të ishin fëmijët e tij, ai ende do të ishte interesuar për veten.
Isha shumë vetjak më herët. Çdokush është.
Derisa bëni fëmijë nuk kuptoni se sa shumë kjo ndryshon jetën tuaj dhe se si ata bëhen prioriteti juaj kryesor në kuptimin e qenit të sigurt se ata janë oke, në të qenit të sigurt se ata janë të lumtur, ka thënë David.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1128

Nëna e droguar le të bijën 6-vjeçe para timonit Ngjarje bizare – Coatesville, PA. Lakisha Hogue u arrestua për shkak se para timonit të makinës së saj ishte ulur e bija e saj 6 vjeçare.
Sipas raportit të policisë, e ëma 30-vjeçare kishte marrë një sasi më të madhe të drogës. Sipas gjasave më të mëdha, ajo nuk kishte qenë në gjendje të vozisë, kështu që para timonit të makinës së saj është ulur bija e saj 6-vjeçare për ta transferuar në shtëpi.
Kur policia ndaloi mjetin e Lakisha Hogue, ajo ishte duke vdekur së qeshuri në ulësen e bashkëvozitësit dhe kishte thënë se e mëson të bijën të ngasë makinë. Kur policia kishte filluar të bisedojë me të bijën, ajo kishte thënë se nëna e saj e ka detyruar të vozisë, sepse asaj i është fjetur. Lakisha Hogue është mbajtur në paraburgim me akuzën për vënie në rrezik të fëmijës, por i ka shpëtuar akuzës për vozitje nën ndikim të drogës.
Linda J.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22514. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22514

Maqedonia zyrtarisht hyri në recesion Maqedonia në kuartalin e dytë të vitit 2009 realizoi shkallë të rritjes së Bruto-Prodhimit Vendor (BPV) prej 1.4 për qind, me çka edhe zyrtarisht hyri në recesion.
Rënia e BPV-së prej 1.4 për qind, të cilën sot zyrtarisht e bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë, paraqet rënien e dytë të madhe kuartale të njëpasnjëshme, pasi në tremujorëshin e parë të vitit u shënua shkallë negative e rritjes prej 0.9 për qind.
Sipas teorisë ekonomike, një shtet konsiderohet se ka hyrë në recesion pasi të shënojë rënie të BPV-së në dy tremujorësha të njëpassnjëshëm.
Rënie më të madhe në tremujorëshin e dytë, sipas statistikave, është shënuan në sektorin Nxjerrje të xeheve dhe gurëve, Industria përpunuese dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë prej 13.6 për qind.
Rritje më të madhe është realizuar në ndërtimtari pej 10.8 për qind.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22510. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22510

Cana: Duhet të ndryshoj Kapiteni i ekipit Sunderland, Lorik Cana, tha se mund të detyrohet të ndryshojë stilin e lojës së tij nëse vazhdon të ndëshkohet me kartona në Premier League. Cana ka marrë tre kartonë të verdhë vetëm brenda pesë ndeshjeve të para, dhe mesfushori e pranon se mund të ketë nevojë ta kontrollojë natyrën e vet garuese. Më duhet të ndryshoj disa gjëra të vogla në lojën time dhe në stilin tim, unë mund ta ndryshoj natyrën time, tha ai për BBC. Unë jam mesfushor tipik dhe bëj përpjekje të jem i fuqishëm dhe organizator, shprehet Cana. Lojtari i kombëtares së Shqipërisë erdhi te Sandërlend nga ekipi francez Marsejë ku ishte një prej idhujve të tifozëve për shkak të lojës së tij të pakompromis në mes të fushës në Stade Velodrome. Canës, i cili është emëruar kapiten nga trajneri Steve Bruce, i ka pëlqyer fillimi i jetës në veri-lindje të Anglisë dhe në Premier League në pesë ndeshjet e para. Nga fillimi kam pasur një raport të mirë me lojtarët, personelin, trajnerin dhe të gjithë këtu, tha ai. Premier League është liga më e mirë në botë, është e vështirë dhe të gjitha ekipet kanë shumë lojtarë të mirë. Nga pesë ndeshjet e para, jam vërtet i lumtur me fillimin tonë, dhe dua të bëj çmos për të ardhmen dhe të kemi gjithnjë e më shumë fitore, tha Cana.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22501. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22501

Rendi më i ri botëror Javier Solana është Përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Një dyfishim ky gjithsesi për vendet si puna e Kosovës. Kosova është çështje e politikës së jashtme duke qenë çështje e sigurisë dhe është çështje e sigurisë duke qenë çështje e politikës së jashtme. EULEX-i është mision i BE-së jashtë saj, por është edhe ministria e vërtetë e brendshme e Kosovës. Dhe, gjithashtu, gjersa do ta kemi EULEX-in doemos do të mbesim jashtë BE-së.
Nga Albin Kurti
Përgjithësisht pranohet se konfliktet që eskalojnë sot në botë janë gjithnjë e më shumë brenda shteteve e gjithnjë e më pak ndërmjet shteteve. Kjo lëvizje e rritë rëndësinë e policisë dhe e zvogëlon atë të ushtrisë; hegjemonia e fjalës siguri zhvillohet në llogari të fjalës mbrojtje. Jetojmë në epokën kur realiteti ynë është më parë ai i regjimeve policore (gjithnjë e më të sofistikuara), sesa ai i regjimeve ushtarake (që pëlcasin disi banalisht atëherë kur ngjajnë). Kjo nuk do të thotë se ushtritë po zhduken. Aspak.
Ato vetëm po ridefinohen. Ushtritë gjithnjë e më shumë kryejnë punë policore dhe i përngjajnë policisë. Ato nuk mbrojnë territore dhe nuk sulmojnë ushtri të tjera, por vëzhgojnë me kujdes dhe izolojnë elemente destabilizuese. Shpesh ushtritë po bëjnë përgjime e arrestime më shumë edhe se vetë policitë. Ushtria është policia e re. Bosnja dhe Kosova nuk mbesin prapa. Përkundrazi.
Ato janë avantgardë e rendit më të ri botëror. Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes i ka pasur 22 misione nëpër botë për 10 vjet. Mirëpo, Bosnja dhe Kosova janë të veçanta dy vende që BE-ja ua premton anëtarësimin gjersa udhëheq me sundimin ndërkombëtar mbi to. Prandaj, mos u shqetësoni kur na cilësojnë si të prapambetur. Ne nuk jemi të prapambetur. Të gjithë të tjetër janë të prapambetur. Tek ne të tjerët mund ta shohin ardhmërinë e tyre. Tek ne që skemi të ardhme po vazhduam kështu.
Brenda Bashkimit Evropian çështje është ekonomia. Jashtë BE-së çështje është siguria. Javier Solana është Përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Një dyfishim ky gjithsesi për vendet si puna e Kosovës. Kosova është çështje e politikës së jashtme duke qenë çështje e sigurisë dhe është çështje e sigurisë duke qenë çështje e politikës së jashtme. EULEX-i është mision i BE-së jashtë saj por është edhe ministria e vërtetë e brendshme e Kosovës. Dhe, gjithashtu, gjersa do ta kemi EULEX-in doemos do të mbesim jashtë BE-së.
Regjimi ndërkombëtar në Kosovë, e posaçërisht KFOR-i, flasin për paqen si për një prodhim të përditshëm të tyrin. Jo si për paqekrijim apo paqebërje nga viti 1999, por si një paqeprodhim i përçdoditshëm. Regjimi ndërkombëtar në Kosovë e projekton veten si një fabrikë të paqes, e paqen si produkt serik të tyre. Çdo ditë të re që e jetojmë ata na e shndërrojnë në një ditë të paqes, që do të thotë, në një ditë pa konflikt e trazira, në një ditë të sigurt. Natyrisht se njëmend bëhet fjalë për ditë pa konflikt e trazira, por pas një periudhe disavjeçare do të duhej të mos e përmendim më këtë gjë, apo jo? Duke e cilësuar kohën vetëm si kohë pa konflikte e trazira, kjo i afirmon konfliktet e trazirat anipse duke konstatuar mungesë të tyre. Por, e këtillë është siguria. Kaloi edhe një ditë e sigurt. Për tjetrën sdihet. Por, dihet që e kemi KFOR-in.
Rendi, siguria, qetësia janë fjalë policore. Porse ato do ti gjeni në billboard-at e KFOR-it jo më pak se sa në broshurat e policisë. Madje, edhe FSK-ja është veçse polici. Në fakt, shtojcë e policisë. Një lloj xhandarmërie në rastin më të mirë. Skuadër zjarrfikësish, e notarësh shpëtimtarë në rastin më të keq.
Te EUSR/ICO-ja, si dhe te EULEX-i, njeriu i caktuar që duhet të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE! është i sektorit të sigurisë, jo ai i shoqërisë civile. Kurrë si kemi parë, ose dëgjuar këta njerëz. Mbase ata na shohin, dëgjojnë e përgjojnë. Ngjashëm, edhe shumica e gazetave e vendosën aksionin tonë të përmbysjes së makinave të EULEX-it në rubrikën e sigurisë. Këtë nuk e bëri me paramendim dikush i caktuar aty në redaksitë e gazetave. Ashtu do të ishte kollaj. Do të flisnim për ata persona dhe motivet e tyre. Çështja është se ky kategorizim i aksionit tonë është shprehje e së pavetëdijshmes (tashmë) kolektive (edhe të gazetarëve). Dhuna strukturore e sistemit është çështje politiko-juridike. Reagimi ndaj kësaj dhune bëhet çështje e sigurisë (sic.). Sigurisë së kujt? Sigurisë së pushtetit, natyrisht. Kur të na shikojnë neve këtu poshtë, ata duhet të ndjehen të sigurt atje lart. Cili qytetar na denoncoi në polici se i është rrezikuar siguria apo prishur qetësia pas rrokullisjes së 25 xhipave të EULEX-it? Asnjë. Sa qytetarë na kanë thirrur për të na përgëzuar për aksionin? Me qindra sosh.
Zhvendosja te çështjet e sigurisë e rezistencës politike ndaj tyre është mekanizëm i depolitizimit. Për politikën e demokracinë nevojitet siguria njëherë, predikojnë ata. Mirëpo, kjo siguri e tyre, në fakt, është pikërisht siguri veçse e tyre siguri e kësaj politike dhe demokracie që ndërtohet mbi konceptin e prioritizimit të sigurisë. Siguria ska të bëjë me territorin (e Kosovës të cilin, siç e dimë, nuk po na e mbrojnë). Siguria është e deterritorializuar. Ajo ka të bëjë me ata që duhet të ndjehen të sigurt: me njerëz të caktuar në cilindo territor që ndodhen ata jo me territorin, çfardo njerëzish qofshin aty. Siguri e njerëzve të rëndësishëm lart, jo mbrojtje e territorit poshtë. Dhe, siç na mëson Michel Foucault kur shpjegon konceptin e tij governmentality, kjo siguri ska se si bëhet vetëm për të tashmen, por bëhet edhe për të ardhmen.
Siguria është koncept që patjetër shtrihet në të ardhmen. Siguria është siguri e së ardhmes. Prej këtu, pashmangshëm, ligjërimi për sigurinë shndërrohet në kontroll të njerëzve nga ana e pushtetit, në trajtim brutal të së paparashikueshmes së tyre. Në mënyrë që ti kontrollojë njerëzit, pushteti e parashikon të paparashikueshmen e njerëzve si të zezë, si rrezikim i skajshëm i mundshëm. Dhe, të rrezikon mandej paraprakisht, në emër të sigurisë.
Nëse hyn në një sistem të këtillë, d.m.th. përfundi tij, dhe bëhesh i dëgjueshëm aty, atëherë edhe takohesh e bisedon me politikanët e diplomatët e majave të sistemit. Nëse konteston koordinatat e sistemit dhe kursin zyrtar, atëherë ti caktojnë takimet me policët, gardianët, prokurorët e gjykatësit e sistemit. Mund të zgjedhësh, apo jo?
Nëse flet, nëse vetëm flet, ama gjithnjë e më butë, atëherë të konsiderojnë edhe lider politik. Bëhesh udhëheqës kur sigurohen se do ti ndjekësh; bëhesh politik kur hyn në politikën e tyre. Pra, bëhesh lider politik kur më së paku je i tillë kur sje më as lider e as politik. Ndërkaq, nëse fillon të veprosh, jo vetëm të flasësh, nëse nis e vepron në përputhje me fjalët kundërshtuese, atëherë bëhesh çështje e sigurisë. Mund të zgjedhësh, apo jo? Mund të votosh, siç do të thoshin disa, apo jo?
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22497. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22497

FSK demonstroi kapacitetet ushtarake Forca e Sigurisë së Kosovës, me një ceremoni zyrtare sot shënoi arritjen e kapaciteteve të para operacionale të saj. Presidenti Fatmir Sejdiu njëherit komandant suprem i këtyre forcave ritheksoi se vlersimi pozitiv i NATO-s për arritjen e kapaciteteve të para të FSK-së paraqet një lajm të madh për shtetin e Kosovës. Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi tha se FSK-ja do të jetë forcë moderne e cila do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë mënyrë u shënua zyrtarisht arritja e kapaciteteve fillestare operacionale të FSK-së. Vlerësimin për këtë arritje e kanë dhënë strukturat udhëheqëse të NATO-s pas ushtrimit të sukseshëm fushor me emrin “Luani i Shkathët”. Presidenti dhe komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatmir Sejdiu para pjesëmarrësve, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare ka vlerësuar lartë të arriturat e FSK-së duke shprehur mirënjohje për këtë edhe të aleancës veri-atlantike. Duke folur në këtë ceremoni, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha: Vendimi për vlerësimin se FSK ka arritur kapacitet fillestare operacionale është një lajm i madh për Kosovën. Sot dua të përsëris mirënjohjen tonë të thellë që ka mbështetur FSK-në për të arritur këtë rezultat kaq domethënes për vendin tonë. Instituconet e Kosovës po bëjë përpjekje që të arrijnë standarde të kërkuara për integrimet euro-atlantike. Uroj që pjesëtarët e FSK-së të jenë sa më parë pjesë e misioneve të NATO-s kudo që paraqitet nevoja. Kjo do të ishte një dëshmi se Kosova është e përkushtuar për paqen. Edhe kryeministri Hashim Thaçi, tha se uniforma e FSK-së do të jetë simbol i krenarisë dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. FSK-ja do të jetë e hapur për t’u pasuruar me të gjitha komunitetet kosovare, për të gjithë ata që synojnë Kosovën evropiane. Jetësimi i FSK-së e kishte këtë qëllim që përmes profesianlizimit të kaudrove të tregojë se siguria është sa dëshirë aq edhe brengë e të gjithë neve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe gjinore, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkaq ministri i FSK-së, Fehmi Mujota tha se vlerësimi pozitiv i NATO-s për FSK-në për 8 muaj tregon për përkushtimin e pjesëtarëve dhe profesionalizimin e kësaj Force. FSK po deshmon me sukses ashtu si e përcakton Kushtetuta e Republikes së Kosovës si  forcë e re profesionale vullnetare e uniformuar e armatosur lehte me kapacitetin e përcktuar me Kushtetutë dhe ligje, forcë shumetnike dhe pa dallim gjinie dhe religjioni që ofron siguri për tërë territorin e Kosovës për të gjithë qytetarët dhe e aftë të marr pejsë në misione humanitare jasht vendit, tha ministri Mujota. Drejtuesit e FSK-së, premtuan se gjatë dy viteve të ardhshme do të arrihet numri prej 2500 pjesëtarëve aktiv dhe 800 pjesëtarëve rezervë duke arritur kështu kapacitetet e plota siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
21
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22492. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22492

Olivia Waild pozon me bikini për GQ Konsiderohet si një nga femrat më të bukura të botës. Dhe arsyet duhet se janë të dukshme. Sidomos pasi shikon shërbimin më të fundit fotografik që GQ i dedikon numrit të muajit tetor.
Ajo është Olivia Uajld, ish-aktorja e The O.C. dhe Dr. House. Dhe më e rëndësishmja është që asaj nuk i duhet të zhvishet tërësisht për të magjepsur.
Edhe me bikini, Olivia shfaqet plot sensualitet dhe bukuri.
Një bukuri vërtet e veçantë, fizikun elegant por të plotë në linja, një antitezë e vërtetë e modeleve me forma të dukshme. Ai që bën ndryshimin me të tjerat, është edhe stili i veçantë.
Për revistën GQ Olivia pozon në plazh me bikini dhe me kostum banjoje, por energjia e saj erotike është e pagabueshme dhe e pabesueshme. Janë detajet ndoshta që e bëjnë të jetë kaq seksi, flokët e gjatë të errët, buzët sensuale, shikimi magnetik… me pak fjalë, e përkryer.
PËr klasifikimin e Maxim Worldide 2009 të realizuar disa kohë më parë, Uajld është më e bukura. Ajo madje arriti të superonte bukuroshen Megan Foks, që prej vitesh renditet në vend të parë.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1125

Blushi thëret opozitën të rikthehet në kuvend Grupimi i Mendimit Ndryshe, brenda Partisë Socialiste, i kërkon grupit parlamentar, të ndërpresë bojkotin e Kuvendit. Blushi, Malaj, Isalmi, Bello e Harasani, dolën sot, në një konferencë shtypi, në Hotel Tirana, të kryeqytetit. Deputeti Blushi, i bëri thirrje, kolegëve të tjerë, të lexojnë me kujdes, raportet e ndërkombëtarëve, si dhe kërkesat e tyre. Sipas Blushit, bojkoti, po imponohet nga zgjedhjet brenda PS-së, duke shtuar, se ky qëndrim, nuk i shërben opozitës, cënon imazhin e selisë rozë dhe është, vetëm, në interes të kryetarit aktual Rama. Për deputetin, Arben Malaj, bojkoti është kosto shtesë, e PS-së.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22487. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22487

Shpati Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kaluan pushimet në Turqi Shpati Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kalojnë ditë të bukura pushimi në plazhet e shtrenjta të bregdetit turk. Ata të dy sapo janë kthyer nga Anlatia dhe menjëherë janë përveshur punës rreth planeve të cilat i presin deri në fund të vitit 2009. Ata nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri dhe janë çifti më i bukur i momentit. Derisa Shpati realizoi një bashkëpunim të suksesshëm me V-Ton, këngë kjo e titulluar Ti je ajo, që ende qarkullon nëpër ekranet televizive, në anën tjetër edhe e fejuara e tij modelja e njohur Afërdita Dreshaj, është duke ecur mirë në karrierën e saj si këngëtare.
Të pozosh në kopertina revistash është shumë e lehtë, por ti gjendesh të fejuarës në momente kur ajo ka nevojë është e vështirë, ka thënë Shpati. Pasi publikoi dy këngë me videoklipe, Afërdita është duke përgatitur për një surprizë të radhës. Kësaj radhe si duket Shpati fillon ti jap hapësirë në estradë bukuroshes së tij. Afërdita është njëra ndër pjesëmarrëset e edicionit të festivalit Kënga Magjike 2009. Pritet që ajo të kalojë edhe në finale me këngën e saj konkurruese.
Blerand Rexhepi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22479. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22479

Chris Brown fillon shërbimin ndaj shoqërisë Chris Brown ka postuar në internet një fotografi ku ai shihet duke kryer obligimin ndaj shoqërisë.

Këngëtari është dënuar me 180 ditë punë shërbim ndaj shoqërisë, si pasojë e sulmit ndaj ish-të dashurës së tij Rihanna, ndërsa pas ditës së tij të parë në punë, ai ka postuar një foto në faqen e tij në Twiter.com.
Nën fotografinë e postuar, reperi ka shkruar: Shikoni stilin tim të ri.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1121. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1121
Flen me gruan e kojshisë, burri në taravi! Një burrë në Muqibabë ka përfunduar aventuren e tijë gjatë muajit të shenjtë të ramazanit pasiqë është zënë duke fjetur me gruan e komshisë së tij gjatë kohës kur burri i saj ishte në taravi.
Mazllumi i cili është një besimtar i devotshëm është befasuar kur e ka gjetur në shtrat me gruan e tij shokun e fëmijërisë njëkohësisht komshin e tij Ahmetin duke bërë dashuri. Ahmeti i cili gjatë tërë muajit kishte shpërdorur besimin e shokut të tij, gjatë kohës që ai falte taravitë ky kishte fjetur me gruan e tij. Por e enjte ishte dita e pafat për të sepse atë ditë hoxha nuk kishte ardhur kurse Mazllumi ishte kthyer më herët në shtëpi.
Ahmeti pritet të përzihet nga fshati në mënyren më të turpshme kurse gruaja e Mazllumit do të rrehet me kamxhik gjatë tërë jetës së saj cdo muaj në hënën e plotë.
Related posts:Rihanna është shtatzanë me Chris Brown!
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=157. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=157
Top