Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Avril ndahet nga burri Avril Lavigne perze bashkeshortin nga jeta e saj pas tre vitesh martese.
Avril Lavigne vendos te ndahet nga rocker-i Deryck Whibley, me te cilin u kurorezua ne 2006.
Kishte mese nje vit qe cifti nuk shkonte aspak mire, po ne muajin gusht ata u fotografuan bashke duke zhdukur nga qarkullimi per pak kohe zerat qe flisnin per ndarje.
“I ka thene se do ta linte dhe se nuk donte ta shihte kurre me.
Dokumentat per divorcin duket se do te paraqiten brenda disa ditesh”, tha nje burim i mireinformuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1093. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1093

Afganistan, atentat kamikaz, vdesin 6 italiane Te pakten 6 ushtarake italiane dhe dy civile afgane kane mbetur te vdekur nga nje atentat kamikaz qe pati si objektiv patrullen e NATO-s ne rrugen qe te con ne aeroportin e Kabulit. Si pasoje e sulmit shperthyen edhe mjete te blinduara te eskortes italiane.
Lajmin e kane konfirmuar edhe burime te Ministrise se Mbrojtjes italiane, te cilat saktesojne se nga ngjarja mbeten te plagosur edhe tre ushtare te tjere te NATO-s.
Atentati ka ndodhur paraditen e sotme, ne zonen e quajtur Massud, ku trafiku eshte ngadalesuar si pasoje e kontrollit rrugor. Dy kamikaze kane qene brenda nje automjeti qe ishte ne radhe, ndersa kane hedhur veten dhe mjetin ne ere, duke shkaktuar viktima, por edhe duke shkaterruar objektet qe kishin perreth.
Sulmi eshte marre persiper nga talebanet.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22404. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22404

Burton harron drogen dhe alkoolin Del ne treg filmi me i fundit thriller “Homecoming” me protagoniste Mischa Barton. Ky eshte filmi i pare i aktores pas problemeve qe ajo ka pasur me drogen dhe alkolin.
Tashme bukuroshja hollivudiane duket se i ka lene pas gjithe problemet ne jeten private dhe ka rinisur rrugetimin ne fushen e aktrimit.
Aktualisht ajo po punon me “The Beautiful Life”, nje film i prodhuar nga Ashton Kutcher.
Jam e lumtur pasi luajme shume gjate xhirimeve. Me duken te largeta momentet kur interpretoja Marissa-n ne The O.C.”, shprehet Barton.
Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1090. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1090

Plagosja ne shkolle, prinderit te frikesuar 14-vjecari, i cili u godit me thike ne oborrin e shkolles Bajram Curri nga shoku i tij i klases eshte ne gjendje te mire shendetesore. Ai ndodhet ne shtepi ku po merr mjekimet e duhura. Prinderit e djaloshit, i cili eshte nje nder nxenesit me te mire te klases, shprehen te shqetesuar per incidentit dhe kerkojne siguri nga struktuarat shteterore.
Grindja mes dy adoleshenteve e cila ka  perfunduar me nje inicident, ka ngjallur panik e frike ne te gjithe shkollen. Drejtoresha e shkolles sqaron se ndaj adoleshentit qe ka perdorur armen e ftohte do te merren mase disiplinore.
Prinder e nxenes shprehen te shqetesuar per sigurine e femijeve te tyre.Ata kerkojne qe ne shkolle te kete perfaqesues te uniformave blu dhe kontrroll me te rrepte.
Drejtuesit e kesaj shkolle 9-vjecare kerkojne ndihmen e unmiformave blu por edhe te shtetit per forcimin e masave, per te evituar incidente te tilla mes te rinjve
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22396. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22396

Telefonata falas ne Twitter
Telefonata falas ne Twitter
Rruget e mikro-komunikimit jane te pafundme! Pas mesazheve me 140 karaktere mberrijne edhe telefonatat falas jo me te gjata se 2 minuta. Kete mundesi ta jep Twitter, rrjeti social, qe prej sot i shton funksionalitetit te vet edhe mundesine e telefonatave falas me nje “friend” qe ishte pjesetar i blogut.
Per momentin telefonatat funksionojne vetem per ata qe jetojne ne Amerike.
Mjafton formula magjike «@call @nomeutente» dhe mund te telefonosh.
Vetem dy minuta dhe jo me shume…
Sherbimi do te ofrohet nga Jajah; per te telefonuar perdoruesit duhet te jene te regjistruar, pervecse ne Twitter edhe ne Jajah.
Telefonata nuk mund te zgjase me shume se dy minuta, qe sipas operatoreve eshte e barabarte me nje mesazh prej 140 karakteresh.
Per te ruajtur privatesine, numrat e telefonave do te mbahen te fshehur.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22388. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22388

Kapello: Me Anglinë përfundon karriera Fabio Kapello do ti japë fund karrierës, menjëherë pas përfundimit të kontratës me Kombëtaren e Anglisë. Pohimi është bërë nga vetë Kapello gjatë një interviste për gazetën Suan. Sipas tij, fanela e Anglisë është edhe e fundit në karrierë për të, pasi nuk ka ndërmend të jetë trainer i asnjë ekipi tjetër. Kontrata e Kapellos me anglezët skadon në vitin 2012. I pyetur, nëse do të mud të ishte ndonjë ditë trainer i Italisë, Kapello tha se nuk kishte pikë interesi.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22389. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22389

Qeveria, memorandum bashkëpunimi me USHT-në
Memorandume të ngjashme Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pritet të nënshkruaj edhe me universitete tjera publike dhe private në vend
Pesëmbëdhjetë studentët më të mirë të USHT-së të diplomuar në vitin akademikë 2008 2009, do të pranohen në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo parashihet me memorandumin që sot nënshkruan zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës. Përveç punësimit të 15 studentëve, ky memorandum ka për qëllim edhe profesionalizim dhe depolitizimin e administratës shtetërore, tha zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi. Me këtë memorandum ne konsiderojmë se bëjmë edhe stimulimin e studentëve për të pasur sukses më të mirë. Por poashtu japim kontributin tonë në kualitetin e administratës shtetërore dhe njëkohësisht japim kontribut edhe në depolitizimin e administratës dhe profesionalizimin e administratës shtetërore dhe publike i cili është edhe një nga kushtet kryesore që duhet ta plotësojë Republika e Maqedonisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, theksoi Ademi. Me këtë dokument zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, por edhe qeveria e Republikës së Maqedonisë në tërësi, motivon studentët e rinj të USHT-së të angazhohen sa më shumë për të arritur rezultate sa më të mira gjatë studimeve në mënyrë që të kenë mundësi lehtësimi për punësim dhe për jetë më të mirë, deklaroi Agron Reka, rektor i USHT-së. Memorandume të ngjashme Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pritet të nënshkruaj edhe me universitete tjera publike dhe private në vend.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22381. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22381

Nora Istrefi, fotot e reja dhe planet e vjeshtës Këngëtarja Nora Istrefi ka disa muaj që në treg ka hedhur videoklipin e këngës Vetëm mua. Klipi është realizuar nga shtëpia filmike kosovare Entermedia dhe tash më transmetohet me të madhe nëpër ekranet televizive. Kënga është ritmike duke iu përshtatur stinës së nxehtë, por është cilësuar dhe si një ndër këngët më të pëlqyera verore. Kënga është verore me një tekst të lezetshëm, por edhe spoti është punuar në këtë frymë, ka dinamikë, ka atmosferë verore, është shprehur këngëtarja Istrefi. Por, ky nuk ishte angazhimi i vetëm i Norës gjatë kësaj periudhe. Ajo ishte e nominuar në festivalin Top Fest 6 për kategorinë Best Female me këngën Keq u pafshim, të punuar nga Aida, Armendi dhe Darko Dimitrov, ku tregonte se ndihej shumë e kënaqur që sërish ishte pjesë e këtij festivali. Më pëlqen të konkuroj në këtë festival, pasi është për të rinj, ka thënë Nora, e cila edhe dy herë të tjera ka marrë pjesë në të dhe në të dyja herët është kthyer me çmime. Kjo ka qenë edhe një arsye më shumë për të hyrë sërish në këtë garë.
Por për dallim nga dy herët e kaluara ku ka marrë pjesë me këngë ritmike, këtë herë Nora kishte zgjedhur një baladë. Megjithatë, për të nuk kanë rëndësi edhe aq shumë çmimet, sa fakti që kënga të pëlqehet dhe të përkrahet nga publiku. Përkushtimi i Norës ndaj muzikës do të jetë edhe më i madh, pasi ajo ka kryer tashmë studimet për dizajn, duke iu dedikuar tërësisht muzikës. Angazhimet e radhës tashmë janë koncertet jashtë vendit në perëndim, ku shkuarje-ardhjet i janë bërë udhëtime të zakonshme në jetën e saj të përditshme. Duke folur për të ardhmen profesionale të saj, ajo ka thënë se gjithçka do të lidhet me artin, para së gjithash me dizajnin. E ardhmja ime do të jetë arti, gjithçka që ka të bëjë me artin, pasi këtu e gjej mirë veten.
Dizajni do të jetë fusha ime e ardhshme, mbase edhe piktura e aktrimi, por kurrsesi shkenca e politika, është shprehur ajo. Por, përkundër asaj që e argëton publikun shqiptar, Nora vazhdon të jetë një frekuentuese e rregullt e jetës së natës në Prishtinë dhe pothuajse gjithmonë shihet e shoqëruar nga motra e saj, Nita Istrefi. Motrat kanë një ngjashmëri të madhe saqë publiku vështirë ti dallojë. Edhe pse Nora është e fejuar me Robertin ajo nuk e ka lënë aspak pas dore argëtimin me shoqërinë, pjesë e së cilës bëhet edhe motra e saj. Tash e sa kohë fejesa e saj është përfolur shumë nëpër media. Nora dhe Roberti janë një çift më se i konsoliduar dhe i bashkuar, ku preferojnë të shkojnë kudo së bashku, qoftë edhe për angazhime pune, por qoftë dhe për argëtim.
Çifti i njohur i muzikës duket se i janë dorëzuar argëtimit pa kushte në një nga pub-et e Prishtinës dhe janë bërë gjithmonë e më të nxehtë, pa e kuptuar se ndoshta ata nuk ishin të vetëm, por me një publik që shikonte, por që të dy duket se besojnë në filozofinë Jetoje momentin ashtu siç e ndjen. Në anën tjetër këngëtarja është mjaft e angazhuar gjatë kësaj vere, si në Kosovë, Ulqin e Durrës. Ndërkaq për pushime mendon të shkojë nga fundi i këtij muaji dhe sigurisht bashkë me të fejuarin e saj. Duke qenë njëra ndër këngëtaret më të vlerësuara nga publiku dhe më të dashura,ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa herë që paraqitet me ndonjë projekt të ri muzikor. Ndërsa, sa i përket personalitetit dhe vetive të saj, ajo ka folur duke zbuluar se është person që edhe verës ndjen të ftohtë, kështu që gjithmonë mban pizhame veshur. E gjendur në një emision televiziv seksi këngëtarja ka treguar se në vegjëli ka pasur idol këngëtaren Mihrije Braha. Por, këtë gjë ajo e ka thënë me ironi, pasi këngëtarja e vërtetë që ajo ka dashur shumë dhe është rritur me këngët e saj ka qenë Adelina Ismaili. Unë si fëmijë e kam dashur Mihrije Brahën – ironizon duke e nxjerrë gjuhën po bëj shaka, sepse e kam dashur Adelinën, pasi ka qenë shumë interesante, ka vlerësuar ajo. Pasi ka përfunduar studimet, Nora dëshiron të prezantohet me një revy mode, por duke mos saktësuar kohën se kur do ta bëjë këtë gjë për shkak të angazhimeve të shumta muzikore, por nuk përjashtoi edhe krijimin e një linje mode profesionale pasi dizejnimi është edhe profesioni i saj i vërtetë. Këto komente Nora i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në emisionin Një moto për foto. Pasi që të gjej kohë, Nora dëshiron të vazhdojë studimet master për dizajnin e modës pikërisht në Milano të Italisë.
Ajo së fundi pas këngë Keq u pafshim nuk ka hedhur në treg ndonjë projekt të ri muzikor, pasi dëshiron që të fillojë xhirimet e këngëve të reja menjëherë pasi të kthehet nga pushimi, e mbushur me shumë energji, Nora ka realizuar një set të ri me fotografi profesionale nga dora e fotografit të njohur kosovar Bashkim Hasanit. Për kënaqësinë e lexuesve ne ju sjellim disa foto të reja të Norës por edhe foto nga atmosfera e krijuar në ahengun e organizuar për nder të fejesës së saj me Robert Berishën.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22378. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22378

Ciljeta: Ndihem me e vleresuar se kurre Karriera e saj nisi fort dhe shpejt në muzikë. Ka krijuar një elitë të caktuar fansash dhe një publik që e pëlqen kur e sheh.Këtë herë është rradhitur tek këngëtarët më të mirë për të kënduar në fushatën e Partisë Demokratike. Ja se çna rrëfen ajo. Çili, si ndihesh mes një grupi këngëtarësh profesionistë? Shumë mirë. Një vlerësim maksimal që po përjetoj. Ndodhem mes këngëtarëve më të mirë. Kaloj shumë mirë me ta dhe tashmë më është bërë pjesë e të përditshmes. Na veço disa momente të bukura… Kemi udhëtuar shumë, vërtet shumë. Kemi qenë në shumë qytete. Lëvizim me një furgon që na është vënë në dispozicion dhe ai është momenti ynë i relaksit. Kur na zë edhe nata në rrugë, nga lodhja flejmë ashtu siç jemi në sedilje, kemi marrë edhe disa jastiqe me vete. Dimë gjithçka të njëri-tjetrit. Qeshim shumë, flasim shumë, batuta pa fund. Politika tek ne nuk ka vend. Ne po shijojmë këngët tona, kënaqësinë që i japim publikut dhe vetë kontributin në art. Do këndoje për Partinë Socialiste? Nëse nuk do kishte rregulla kontrata që kam firmosur, pse jo. Këngëtarët nuk kanë të tilla barriera edhe pse bindjet vetjake politike mund ti përkasin asaj partie për të cilën ti këndon. Pse jo. Këngët që ke përzgjedhur për çdo koncert? Ne këndojmë nga tre këngë për çdo koncert. Përzgjedh më të fundit dhe më të pëlqyerat e repertorit tim. Pastaj shohim gjatë ditës dhe kohës që është në dispozicion. Marrëdhënia me këngëtaret e tjera? Kam shkuar në shumë vende dhe jam pritur në mënyrë të jashtzakonshme. Me të gjithë këngëtarët shkoj shumë mirë. Flasim bashkë, rrimë bashkë. Ja për shembull. Këtë herë në Tepelenë do të shkoj me makinën time. Dhe rrugën do e përshkoj me Elvanën. I vlerësoj të gjitha këngëtaret dhe këngëtarët. Më pëlqen që jam bashkë me ta. Dyshe-Dyshe Edhe pse sipas tyre shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, vajzat në disa momente veçohen. Kështu për shebull, Sonit dhe Ledinës u shijon më shumë muhabeti bashkë, ndërsa Çiljetës dhe Elvanës të dyjave. Kjo ka të bëjë edhe me moshën e përafërt që vajzat kanë. Por përsëri e përgjithshmja i gjen bashkë, madje bashkë me djemtë duke shijuar ditët që kalojnë dhe duke iu ardhur keq se për pak do i vijë fundi gjithë aventurës.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4571

Zhvishet, Ingrid Gjoni E re, e bukur dhe shumë e suksesshme. Ingrid Gjoni vjen me një terren të shtruar nga e motra Inisi, kështu që në hapat e saj të parë mbahej mend kollaj si motra e Inisit e më pas si Ingrid Gjoni falë punës së fuqishme që bëri që të jetë ajo motra më Vip e familjes. Ndërkohë vajza bukuroshe nuk ka kursyer hiret e saja për ti shfaqur për publikun që e pëlqen, por këtë radhë është ndryshe. Ajo zhvishet për revistën AS. Ajo ka pozuar disa herë në fotografi seksi. Videoklipet e Ingridit janë tejet të nxehta dhe seksi, me një veshje shumë ekstravagante nëpër koncerte dhe kudo tjetër aq sa kemi menduar se nuk ka mbetur asgjë më për të parë.
Derisa disa vite më herët e motra Inisi u përfshi në një seks skandal i cili u përfol me të madhe në mediat shqiptare, këtë radhë Ingridi si për të na e kundërshtuar këtë hipotezë, vjen e zhveshur artistikisht ekskluzivisht për revistën prestigjioze AS e cila në kopertinën e saj këtë herë ka këngëtaren me disa foto të jashtëzakonshme. Vajza e njohur e ekranit ka pozuar brenda një pishine ku pjesa e sipërme e bikinit mungon dhe si aksesor janë vetëm një palë rruaza, një pamje shumë seksi për të shoqëruar lexuesit në stinën e nxehtë të verës.
Pjesëmarrëse e shumë festivaleve në Shqipëri dhe shumë herë puna e saj është shpërblyer me çmime. Krijimtaria e saj muzikore nuk është shumë e madhe, por ato videoklipe që ka realizuar deri më tani do të mbeten gjatë në mendjen e publikut. Ingridi do të mbahet mend edhe për videoklipin e nxehtë të cilin e realizoi në bashkëpunim me këngëtaren tjetër Ciljeta Xhilagën, me të cilën kanë shoqëri të madhe. Duke pozuar kështu me siguri Ingridi ka thyer disa tabu pasi deri tani asnjëra nga femrat Vip shqiptare nuk ka guxuar të shkojë më tej se sa një foto me bikini.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22374. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22374

VIDEO: Barazim në Milano, fitore për Arsenalin dhe Liverpulin Interi e Barcelona shfaqën një futboll jashtë-planetar në përballjen midis dy prej klubeve më të mëdha të Europës, në prani të 80 mijë shikuesve në San Siro, ku nuk mungoi stili i lojës, pasimet e sakta, mbulimet e forta dhe mundësitë për gol nga të dyja ekipet, por ai mungoi.
Supersfida më e ndjekur e ndeshjeve të ditës së dytë të Ligës së Kampioneve përfundoi 0-0, ashtu si dhe ai shkurtit të vitit 2002, kur zikaltërit e katalanasit u përballën në San Siro, teksa ndeshja e parë në Kamp Nou kishte përfunduar me fitoren 3-0 për spanjollët.
I pari që tregoi klasin e tij ishte Lione Mesi, i cili në minutën e katërt gjarpëroi midis kundërshtarëve, përfshirë edhe Lusion, teksa u desh ndërhyrja e portierit të Interit, Hulio Sezar për të shpëtuar portën.
Dy minuta më pas u kundërpërgjigj Gabriele Milito për Interin , por pa sukses.
Në minutën e 8-të, një shans i madh për gol për Barçën. Zlatan Ibrahimoviç mori një top të gjatë në afërsi të 16-metërshit, e stopoi me gjoks, duke rrezikuar seriozisht.
Maikon goditi nga distanca në të 12, por sfera kaloi gati gjysmë metër mbi portën e mbrojtur nga Viktor Valdes. Ibra ishte pranë golit në të 37, por suedezi nuk mundi të moshtë dot ish-shokun e skuadrës së tij te Interi, Sezarin.
Në minutën e 43-të, një pas i bukur me stil i Mesit për Ibrahimoviçin, por Julio Cesar ishte në gatishmëri.
Pjesa e parë ishte më e mira për Barcelonën, ndërkohë që Interi më shumë u kujdes të mos pësonte gol apo të kapej në befasi nga kundërsulmi i katalanasve.
Në fraksionin e dytë, Interi ishte më i qartë dhe më afër zonës kundërshtare. Një top i gjatë i Muntarit për Militon (58) brenda 16-shes, por zikalteëri nuk e kontrollon mirë topin duke humbur një mundësi të mirë.
Dhjetë minuta më pas, një mundësi e shkëlqyer për mikpritësit. Milito fiton një duel me Abidal, topi shkon te Stankovic, serbi goditi fuqishëm por topi kaloi pak mbi portën e katalanasve.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Dinamo e Kievit mundi në shtëpi 3-1 kampionen e Rusisë, Rubin Kazan, duke marrë dhe kryesimin e përkohëshmë. Domingues shënoi i pari për Rubin në pjesën e parë (25), por ukrainasit shënuan tri herë brenda 15 minutash me anë të Jusuf (70), Magrao (79) dhe Gusev (85).
Në grupin H, Olimpiakos fitoi 1-0 me AZ Alkmar. Golin për grekët e shënoi Torosidis (79). Takimi tjetër, Standard Liezh-Arsenal u fitua nga topçinjtë londinezë me rezultatin 2-3. Belgët shënuan dy gola të shpejtë brnda pesë minutave të para: Mangala (3) dhe Jovanoviç (5, penallti), ndërkohë që për ekipin e Arsen Vengerit shënuan Bendtner (45), Vermaelen (78) dhe Eduardo (81).
Në grupin E, Liverpuli fitoi minimalisht 1-0 kundër kampionëve të Hungarisë, Debrecen. Golin për formacionin e Rafa Benitezit e shënoi holandezi Dirk Kajt në minutën e 45-të. Po me këtë rezultat fitoi edhe Lioni me Fiorentinën. Për francezët vendosi Pjaniç në minutën e 76-të.
VIDEO: Liverpool Debrecen 1-0 Lyon Fiorentina 1-0 Standard Arsenal 2-3 Link:
Inter Milan – Barcelona 0 – 0
Sevilla – Unirea Urziceni 2-0 Link:

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22370. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22370

Sherbimi me i ri: Telefonata falas ne Twitter Rruget e mikro-komunikimit jane te pafundme! Pas mesazheve me 140 karaktere mberrijne edhe telefonatat falas jo me te gjata se 2 minuta.
Kete mundesi ta jep Twitter, rrjeti social, qe prej sot i shton funksionalitetit te vet edhe mundesine e telefonatave falas me nje “friend” qe ishte pjesetar i blogut.
Per momentin telefonatat funksionojne vetem per ata qe jetojne ne Amerike.
Mjafton formula magjike «@call @nomeutente» dhe mund te telefonosh.
Vetem dy minuta dhe jo me shume…
Sherbimi do te ofrohet nga Jajah; per te telefonuar perdoruesit duhet te jene te regjistruar, pervecse ne Twitter edhe ne Jajah.
Telefonata nuk mund te zgjase me shume se dy minuta, qe sipas operatoreve eshte e barabarte me nje mesazh prej 140 karakteresh.
Per te ruajtur privatesine, numrat e telefonave do te mbahen te fshehur.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4567. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4567

A duhet tia shesim shpirtin Evropës ? Nga Milazim Mustafa -
Reagim ndaj shkrimit te botuar ne portalin www.shqipmedia.com (  http://www.shqipmedia.com/?p=19409 ) (Reagim ndaj shkrimit Europa si shpirt dhe rragatjet tona të autorit Ndue Ukaj)
Evropa së bashku me Amerikën, janë bartësit kryesorë të civilizimit dominant në botë. Historia e saj është e stërmbushur më ndodhi dhe akte që kur ti kujtosh të sjellin neveri të papara. Konfliktet dhe luftërat e shumta midis vet popujve evropian, kanë qenë shkaktarët kryesorë që kanë penguar bashkimin e këtij kontinenti në një tërësi të përbashkët ekonomike, politike dhe kulturore. Përkundër tentativave të përhershme për bashkim të kontinentit, bagazhi historik që bartte në vetë kjo thirrje për bashkim, përkujtonte historitë e hidhura, si inkuizicioni, rekonkuista e kështu me radhë, që në vete ishin dështim qysh prej fillimit. Përkundër kësaj, Evropa formën e vet, ku bazohet edhe civilizimi i sotëm evropian, e mori me humanizmin dhe renesancën, vlera këto që u shpërndanë anë e kënd botës Erërat e reja pas Luftës së Dytë Botërore sollën mundësi të reja për bashkimin e Evropës. Ideatorët e projektit Evropa e bashkuar nuk thirrnin në vlera të harxhuara dhe vlera që kishin lënë ankthe dhe gjurmë të tmerrshme në memoriet e njerëzve. Ata kërkonin ti bashkojnë evropianët në diçka që vërtetë të gjithë e kanë të përbashkët dhe parësore. Edhe pse lidhje e brishtë në mes të shteteve të Evropës perëndimore, BE-ja si bashkësi ekonomike funksionoi dhe akoma funksionon mirë. Formimi i tregut të përbashkët evropian si dhe valuta e përbashkët është një e arritur e madhe. Por, projekti BE nuk përfundon vetëm me formimin e klubit ekonomik. Marrëveshje a Mastrihtit 1992 vendosi baza deri diku të sigurta për bashkimin politik të popujve dhe shteteve të Evropës. Inicijativa fillestare e BE-së së sotme filloi me gjashtë shtete që nënshkruan Marrëveshjen për thëngjill dhe çelik. Sot BE, 52 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, BE-ja numëron 25 shtete anëtare dhe disa shtete tjera në proces anëtarësimi. Procesi i integrimit si ai brenda BE-së po gjithashtu edhe me vendet aspirante për anëtarësim të plotë akoma vazhdon. Disa nga vendet që fituan anëtarësinë e plotë si vende anëtare të BE-së, vërtetë treguan një vendosmëri të madhe dhe punë të palodhshme gjatë ndjekjes së këshillave (dhe imponimeve) nga Brukseli, kryesisht në reformat politike dhe ekonomike. Në këtë fazë sot gjinden edhe vendet e Ballkanit, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve politik të Evropës. Përkundër një tranzicioni të dhimbshëm, që përjetuan këto vende, duke u nisur nga Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit, realisht, është për tu përshëndetur puna e tyre në sferën e integrimeve. Çdo krijesë që të mbijetojë duhet të ketë shpirt. Pa shpirt çdo gjë është e vdekur. Evropa pas aleancës ekonomike dhe politike nëpërmjet shumë projekteve kërkon ta gjej shpirtin e vet që kurrë se ka pasur. Eliminimi i dallimeve kulturore që mbizotërojnë në mendjet e evropianëve, gjetja e elementeve të përbashkëta për gjithë popujt e Evropës, promovimi dhe ngritja e tyre në nivel të vlerave, kërkon kohë dhe vërtetë një strategji dhe punë mjaftë të mençur. Sa i përket problematikës së integrimeve, besoj se mjaft është shkruar dhe folur, si dhe gjithnjë e më shumë shkruhet e flitet, mirëpo sa i përket studimeve në këtë lëmi, gati se asgjë nuk është ndërmarrë. Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe, kemi prej atyre që në këtë kohë të kërkesës së madhe dhe interesimit të madh, dëshirojnë të gjejnë treg për petullat e veta. Duke e shfrytëzuar deficitin demokratik të popullatës tonë në lidhje me BE-në, lansojnë tema dhe ide të dëmshme duke kërkuar që të tjetërsohemi për të na u mundësuar anëtarësimi në BE, apo për të arritur ndonjë beneficion tjetër që ofton BE-ja (rast konkret, liberalizimi i vizave). Kinse si rezultat i përkatësisë sonë kombëtare apo fetare ne po privohemi nga këto beneficione. Këto janë vetëm pjellë e mendjeve dhe shpirtrave të prishur që duan ta fusin thikën brenda trungut shqiptarë. Shkrimet e disa personave se kinse përkatësia jonë fetare është shkak që ne si shqiptarë mbetëm jashtë procesit të liberalizimit të vizave janë ogurzezë dhe rritje e dozës së islamofobisë brenda popullatës shqiptare. Po këta tipa me aq perfiditet dhe pafytyrësi, mashtrojnë popullin dhe ftojnë që ti bashkëngjitkemi shpirtit të Evropës, faktikisht diçkasë që nuk ekziston fare. Këta tipa me gojën plot hudhin poshtë civilizim të plotë disa qindra vjeçar të kultivuar dhe zhvilluar në trojet tona, duke e titulluar si akulturim, me faktin se kemi lajthitur nga shpirti i familjes së përbashkët Evropiane, apo kemi bërë shkëputje të lidhjes me civilizimin evropian. Andaj e them me gojë dhe bindje të plot, se krenaria dhe nderi jonë më i madh do të jetë po që se arrijmë ti ruajmë vlerat tona të mirëfillta kombëtare dhe fetare, vlera këto që na kanë dhënë formën që e kemi dhe që na kanë ruajtur nga qëllimet asimiluese të vendeve fqinje. Nuk kërkojmë të mbesim në këtë fazë të zhvillimit, por të mbesim me karakteristikat tona identifikuese kështu si jemi, sepse faza e integrimit në BE nuk do të thotë shkrirje apo asimilim. E kemi dëshmuar veten si komb, se edhe përkundër sprovave dhe sfidave të shumta që i kemi pasur, gjithmonë e kemi ruajtur veten tonë dhe kurrë nuk e kemi sjellur veten deri në krizë të identitetit, gjithmonë kemi ditur ta bëjmë hapin e duhur gjatë ecjes sonë nëpër histori, hap ky që na e ka mundësuar mbijetesën në këtë troje. Mos të mundohet askush, me imponime dhe sulme poshtë belit të falsifikojë ndjenjat dhe vlerat tona civilizuese, sepse shpirti i civilizimit dhe kulturës se një grupi shoqërorë nuk shkon me imponim. E them edhe njëherë se projekti BE është një projekt që ia vlen të ndiqet. Edhe euroskeptikët më të mëdhenj nuk mund ti mohojnë të arriturat dhe anët pozitive që i solli ky projekt. Mirëpo, a është i përkryer? Asesi. Çka duhet të bëjmë ne? Të marrim symbyllurazi gjithçka që na vjen prej BE-së? Kjo është një marrëzi dhe budallallëk. Kjo është në kundërshtim edhe me vet procesin e integrimit që është shtylla kryesore e ndërtimit të BE-së. Ne duhet të mësojmë prej Evropës për zhvillimit ekonomik, atë tekniko-teknologjik, juridiko-politik, traditën e punës, e kështu me radhë, e mos të kërkojmë prej Evropës atë që ajo nuk e ka. Mos të kërkojmë prej Evropës pasuri shpirtërore dhe morale, sepse këto nuk i posedon ajo vet. Këto duhet ne tia ofrojmë. Mos të kërkojmë prej Evropës mësim për marrëdhëniet tona familjare kur ata kanë familje të shkatërruar, mos ti marrim prej Evropës veset, po ti marrim të mirat dhe vlerat. Unë jam për një Evropë të lirë, një Evropë të zhvilluar, një Evropë si treg të vlerave dhe mundësi të zgjedhjes, Evropë ku respektohet e drejta e secilit, Evropë që ia garanton secilit identitetin e tij personal, si pjesë e identitetit grupor apo kolektiv që i përket, me një fjalë Evropë të zhvilluar ekonomikisht, Evropë më të mirë për jetesë, kurse, në atë Evropë që ju po thirrni, ajo Evropë moti ka vdekur, ju thirrni në një Evropë pa shpirt, ju nuk thirrni në integrim, por thirrni në shkrirje dhe zhveshje nga çdo gjë shqiptare dhe shkuarje në Evropë lakuriq. Këtë Evropë nuk e do askush, a ju nëse doni, udha e mbarë ju qoftë.
Autori është magjistrant i studimeve evropiane
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22365. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22365
Hashim Thaqi Hacker ???!!! Beograd 17.09.2009 Policia e serbise e akuzon kryeministrin e kosoves Z.Hashim Thaqi duke pretenduar se ai kishte hackuar webfaqen zyrtare te qeverise se serbise.
Zedhenesi i policise se serbise Z.Millosh Sllobodanoviq tha per agjensine e lajmeve “BLIC” se dikush kishte hyre ne sajtin e qeverise dhe kishte hackuar ate.Policise i jan dashur rreth 3 ore per ta zbuluar autorin e krimit:Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaqi.
“Ne u bazuam ne tekstin qe kishte shkruar hackeri ne index: Kosova eshte shtet sovran,demokratik,multietnik i cili shpalli pavarsine me 17 shkurt 2009 ne koordinim me SHBA-te,BE-n dhe OKB-ne.Dhe kur e lexuam kete e ditem qe kjo vjershe eshte e Hashim Thaqit,dhe pa hezitim e arrestuam ate.”-tha Sllobodanoviq.
Nese Hashim Thaqi shpallet fajtor do te denohet me burgim deri ne diten e zgjedhjeve ne Kosove ne vitin 2011,qe do te thote se Hashim Thaqi do ta humb kete mandat.
Related posts:Thaçi jep dorëheqje pas protestës së VETVENDOSJES Në deklaratën e fundit të zëdhënësit të qeverisë së Republikës...
Related posts brought to you by Yet Another Related Posts Plugin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=151. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=151

Modeli amerikan me prejardhje TETOVARE Bekim Trenova refuzon pop-yllin e muzikes boterore Britney Spears. Modeli amerikan me prejardhje TETOVARE Bekim Trenova refuzon pop-yllin e muzikes boterore Britney Spears.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22358. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22358
Top